Nikollë Frangaj
…çdo gjë që krijohet pa dëshirën e një individi apo
kolektiviteti është e huaj. Kritika e hapët kundër kukudhëve dhe autorëve të
regjimit komunsit ka shtyrë autorin e romanit t’iu kundërvihet dhe t’i zhveshë
gjer në palcë. Autori për më tepër shenjon aktet absurde të tyre, del përballë dhe sfidon.
Duke u bërë njeri i anatemuar nga ata vetëm nga frika se do t’ua përziejnë
duart, e censurojnë, dhe më në fund e dënojnë. Por, ai nuk mposhtet. Heroi i
romanit “Gjarpërinjtë e pallatit” ka sfiduar në emër të shkrimtarëve dhe
gazetarëve demokratë dhe gati mbetet i vetmuar nga breshëria e fyerjeve dhe
diskriminimeve që i bëjnë njerëzit e regjimit dhe prijësit e gazetave që
përkrahin një regjim të tillë. Autori pret finalen tragjike të kukudhëve dhe
rrëzimin e këtyre gjarpërinjëve, sepse në anën tjetër qëndron forca e
pathyeshme e drejtësisë morale.
Shkodër, më 24 korrik
1996
No comments:
Post a Comment