2012-02-24

TRAGJIKA E SERVILËVE TË NJË KOHE TË PERËNDUAR




Arlinda Meksi
Valdet Hoxha

“Pallati i Akeronit”botoi Shtëpia Botuese Butrinti – Tiranë, 2000

Romani “Pallati i Akeronit”, i shkrimtarit Flori Bruqi, është një zë i guximshëm mbi një periudhë të dhembshme, të mbrapshtë, por edhe të stërkequr, që e krijoi regjimi dhe kukudhët e tij.Ky shkrimtar ka prekur disa nga pikat më të qenësishme te veprimit të disa gazetarëve dhe të atyre politikanëve apo njerëzve të UDB-së.Por në këtë libër që ka edhe elemnte të një romani kriminalistik ku kapet një periudhë e rëndë e shqiptarëve, sidomos, të atyre që punonin për çështjen shqiptare që ishte shumë tragjike.Romani është i ndarë në kapituj, një ndarje kjo formale, porn ë epiqendër është narratori i gjithëdijshëm Uran Dugagjini,që përqendrohet kryesisht rreth veprimit të disa gazetarëve të pandërgjegjshëm, spiun të nëntoks së Beogardit, të zier me regjimin,duke përgjuar njerëzit që nuk i shkonin për shtati atij apo diqka ngjashëm me “kundërrevolucionarët”,të cilët ndiqeshin, largoheshin nga puna, dënoheshin gjer në likuidim fizik, siç ndodhi me Jusuf e Bardhosh Gërvallën, Kadri Zekën, Enver Hadrin e shumë të tjerë.Në roman shihet se ky shrimtar prek edhe çështje të tjera si ato të luftës , heroizmin e disa luftëtarëve e shumë çështje të tjera që për lexuesin do të jenë mjaft interesante.Alergjia e shkrimtarit është e ndjeshme,sepse atij i ndalohet botimi i shkrimeve, si i shumë kolegëve të tij, ndiqet si dhe nuk i lën vend në asnjë shtresë nga veprimi i kukudhëve.Është pra, Uran Dugagjini që njësohet me shkrimtarin, i cili perjeton gjarje të hidhura para dhe gjatë luftës dhe, ende e ndjen veten të “lënë në harresë”, ngase kukudhët janë vendosur në poste të ndryshme,sidomos në mjete të informimit dhe vazhdojnë t’u teket, por tani kuptohet, kinse në emër të “demokracisë”, të cilën deri dje e shkelën apo nuk guxonin ta përmendin.Janë mjaft rrënqethëse disa skena të ndjekjes së tyre që e bëjnë, me ndihmën e UDB-së, qoftë duke përgjuar veprimet e inteligjencisë, qoftë duke i denoncuar në mënyrë mafioze përmes “bajraktarëve” të Pallatit të Lavireve”, të atij të Kuq dhe në fund atij më famëkeqit të Akeronit. Në dhomat speciale, në ato labirinthe shkilej dinjiteti i intelektualit shqiptar, aty bëheshin plane pr ndjekje, denigrime dhe burgosje, e ç’është më e keqja ata shkonin aq larg sa edhe me ndihmën e kriminelëve edhe kryheshin aktet më barbare të krimit. Romani “Pallati i Akeronit” është një qortim publik ndaj atyre që deri dje vepronin me nofka e shifra veprojnë edhe sot; ishin pjesëmarrës të dhënies së informative UDB-së, i nënshkruanin me shifra dhe shumë nga ato përgaditeshin në dosjet speciale për ndjekje e gjyqësi. Autori ka qitur disa fakte, ndërsa është dashur t’i materializojë akoma më tepër, sidmos të dhënat nga dosjet, siç i quan ai “Sekret”. Së fundi duhet thënë se ky roman është sa artistic, aq edhe politik, për vetë faktin se prekë pika të ndieshme të shpirtvogëlsisë së individëve qyqarë, kukudhëve, të cilët të kanë vepruar dhe akoma nuk i vret ndërgjegja mbi veprimet verbuese të tyre në një kohë dhe regjim të caktuar. Rrëfimet e Uran Dukagjinit rikujtojnë një kohë të zymtë, që për shumicën e lexuesve janë të njohura, dhe u ndihmon atyre t’i ndiejnë e përjetojnë akoma më thellë, e ndoshta edhe me keqardhje.
Tiranë, qershor 2000                                       

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...