Naim Kelmendi, shkrimtar
nga Prishtina
Vepra "Olimp shqiptar" është edhe një kontribut
tjetër i mendimit intelektual dhe vështrimit, pikëpamjes dhe mendimit kritik,
të shkrimtarit dhe publicistit, Flori Bruqi.Autor i shumë veprave, ai na del
para lexuesit edhe me këtë vepër në publicisatikë, si çdoherë me veprat e tij
në këtë fushë, i arrirë, përmbledhës, i veçuar dhe i shenjuar. Pas veprës
paraprake, "Guxim shqiptar",që tek lexuesi shqiptar, si në Kosovë
ashtu edhe në Shqipëri, nuk mbeti pa jehonën e vet, tash Flori Bruqi vjen para
lexuesit tonë me një tjetër vepër hiç më pak të rëndësishme se kjo që e
theksuam.Madje,kjo e tashmja:"Olimp shqiptar",në dukje të parë,mbase
nënkuptohet si vazhdimësi e "Guximit shqiptar",por kjo na del disi më
e veçuar përnga kuantiteti dhe kualiteti,përnga seleksionimi dhe vizioni
conceptual i librit,poashtu dhe përnga tematika dhe përnga seleksionimi i
lëndës së këtij libri. Nisur nga botimet elektronike,si tek libri "Guxim
shqiptar", në vebfaqen "Floart Press",Flori Bruqi ka ditur të
veçojë në këtë vebfaqe letërsi të mirëfillët, polemika të nivelit intelektual e
shkencor,shkrime e veçime të tjera nga shumë fusha letrare dhe të
publicistikës. Me sajimin e librit "olimp shqiptar" autori sinjifikon
një pikë kulmore të asaj lënde që përfshinë brenda kjo vepër dhe, pikërisht
këtë synon autori t'ia ofrojë lexuesit. E tërë lënda, kuptohet, më parë e
botuar në vebfaqen e njohur "Floart Press", është lëndë e zgjedhur
dhe e përzgjedhur nga kritere të mirëfillta letrare, që përbëjnë një prezentim
zhanresh të ndryshme, duke u nisur nga poezia, me autorë të zgjedhur shqiptarë,
polemika për çështje të veçanta,çështje me tematikë psikologjike, analiza dhe
veçime nga letërsia botërore,kuptohet sipas përzgjedhjes së autorit,por edhe
autorë e figura të letërsisë, publicistikës dhe jetës buplike shqiptare, që në
një formë o në një tjetër, kanë shënuar pika kulmore në jetën dhe dijen
shqiptare. Të tilla figura në këtë vepër i gjejmë, nga bota letrare: Esad
Mekulin,Azem Shkrelin,Din Mehmetin,Fatos Arapin,Arshi Pipën, Martin
Camajn,Anton Pashkun, Agim Vincën,Sabri Hamitin,Besnik Mustafajn,Naim
Kelmendin,Abdullah Konushevcin,Fahredin Shehu, Iljaz Prokshin, Albana
Lifschin,Rajmonda Moisiu etj,nga ajo studimore si Rexhep Qosjen, Idriz Ajetin,
Jup Kastratin,gjithashtu për jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë
Terezën,pastaj për figurat madhore të kohës sonë,legjendën e luftës,
rezistencës dhe trimërisë shqiptare Adem Jasharin, atë të presidentit historik
të Kosovës, Ibrahim Rugovën, atë të shkrimtarit tashmë me famë botërore Ismail
Kadare, si dhe mjaftë tema të tjera me interes të veçantë…Edhe me këtë vepër
diktohet mëtimi i autorit Flori Bruqi që të seleksionojë kategori,vlera dhe
çështje që shenjojnë nivele të arrira në botën e kulturës shqiptare, dhe këtë
ai arrinë ta bëjë me sukses, me një shije të hollë dhe të zgjedhur.Me zellin
dhe sensin e tij prej intelektuali të kujdesshëm,ai pothuajse i vë shenjën
pikante mendimit të analizës letrare,prezentimit,vështrimit,krijimit,debatit,
recensionit dhe shtjellimeve tematike, që ngrit brenda këtyre vështrimeve dhe
tematikës në këtë vepër…