Pershendetje i nderuar Z.Flori,
 
Faleminderit per lajmin e djeshem  per mbritjen e librave te Zefit, akoma me shume faleminderit per njoftimin mbi botimin e librit te Dhimbjes  kushtuar te paharruarit Ali Podrimja dhe per nje sere publikimesh te Floripres..
 
-Ali Podrimen e kam njohur nga afer qysh ne Maj 1979, kur m'u dha rasti te vizitoja Kosoven bashke me poetin Xhevahir Spahiu, si pjesemarres ne  nje veprimtari te pervitshme te asaj kohe,  (Mitingui i Poezise quhej) .Pershtypjet nga ato dite  mbeten per mua te mrekullueshme, perhere te fresketa, te ndritura , me ngarkesa shpirterore si rralle  vizite tjeter kudo qe kam qene me pas..Ali Podrimja  ishte zemra  e rrethit miqesor me te cilin u beme njesh ato dite, zmalti qe na lidhi aq shume me Kosoven, i prekshem si gjethi i majit dhe i forte si lisi,  humori dhe gjalleria vete, befasues, spontan," i krisur " ne ato qe thoshte e bente. Autoritetet e kohes i kishin marre patenten e maqines si shkeles i rregullave te qarkullimit, por Podrimja jo vetem ne drejtimin e kerrit ,njihej si njeri "pa patente" ..  Na merrte mengjezeve nga Prishtina e na conte ne Prizren e Gjakove, ne Podujeve e Gjilan, fliste, tregonte,  deklamonte, here perlotej e here shperthente  -  nje poeme e vertete kosovare ne levizje, ne ecje. I palodhur, i parreshtur. Vinte momenti qe harronte se ishte ne drejtim te kerrit, hiqte duart nga timoni per te na treguar me gisht  nje kulle te shquar per aksh histori, a nje  peme a pirg dheu te shquar per bukuri,dhe keshtu , i mbytur nga emocionet,  kembet i shtonin instiktivisht gazin  dhe ndodheshim buze kanalit a rrepires... "Ani, mos u tutni, burra - thosh-  Kosova na don fort e s'na leshon..." .(Kohe me pare,  ne momente te tilla poetike,   ishte rrezuar me gjithe kerrin e tij nga ura e Ibrit dhe , si deshmi per fuqine mbrojtese te Kosoves, thoshte se nga renia ne fund te lumit nuk kishte pesuar asnje gerrvishje...
 Jemi takuar me pas  sidomos pas 1990, shume here ne Prishtine e Tirane dhe e kam te veshtire te them ne se ishte Poezia  e tij me e bukur e joshese se Aliu, apo ishte vete Aliu me i bukur e joshes se Poezia e mrekullueshme qe shkruante...Pikellim i madh ikja e tij.. Vetem nje ngushellim : ai s'e mesoi dhe s'ka per ta mesuar kurre se ka ikur nga kjo bote.
 
- Tani u ndergjegjesova se Floripress eshte agjensia juaj, megjithese per kete gje me pat shkruar dikur Zefi. Pergezime. Kini fituar me merite emer  e prestigj. Une i jam referuar e i referohem shpesh asaj, ndjek vecanerisht shkrime historike  qe i takojne gjysem shekullit te kaluar e  ketej, nje pjese te tyre edhe i kam shkarkuar kur me jane dashur e kur kam mundur t'i hap e t'i shkarkoj.( nuk i njoh mire teknikat e shkarkimit .nga interneti...)..
Uroj t'u eci perhere mbare kjo pune fisnike dhe e admirueshme...
 
Ne se ju bie rruga ne Tirane do jete kenaqesi te takohemi, te pime nje kafe e te shkembejme dy fjale.Per cdo rast, pa ju obliguar, po ju dergoj No e telefonit :
Tel Fiks : 355 4 2 269 446
Cel : 037 20 33 787
 
edhe nje here faleminderit, shendet, mbaresi per Ju ,familjen, miqte
 
Me resepkt
Spiro Dede