2012-08-21

Një verë me Migjenin...

Nga Kozeta Keze Zylo


Meditime rreth librit “Një verë me Migjenin” me autor Dr.Lazër Radin.



Autori i librit është ndër të rrallët që e ka takuar Migjenin dhe po ashtu është i pari që njoftoi në shtypin shqiptar për vdekjen e Poetit, i lajmëruar nga motra e tij, dhe mbetet ndër të parët miq të tij që shkroi nji esse mbi jetën dhe veprën e Poetit, pak ditë mbas vdekjes së tij…


drlazer-radi-dhe-migjeni.jpg

Vepra e tij le të jetë monumenti i tij dhe mirënjohja e Kombit kundrejt Poetit që vdiq në të 27-tën pranverë do të shkruante Dr.Lazer Radi në gazetën “Drita”, më 9 shtator, 1938



Sa pak e dinë që me Migjenin, me këtë emër të madh, Dr.Lazer Radi ka jetuar një verë së bashku në Pukë.

E lexoj dhe e rilexoj librin me kujtime dhe shënime të autorit Radi rreth Migjenit dhe mornica drithërimi më kalojnë në trup për mohimin dhe dhunën që është ushtruar karshi figurës së shquar poliederike të Kombit Dr.Lazër Radit. Libri u botua siç thotë dhe i biri i profesor Lazërit, poeti i talentuar Jozefi, ndërkohë që autori po shkonte drejt pleqërisë së thellë, i lodhur, i dërmuar, i sëmurë… Nga lartësitë e 83 viteve…I ndëshkuar me të gjitha mjetet e dhunës, i lënë në heshtje, i pavlerësuar as në kufijtë e mirënjohjes, i burgosur dhe internuar për mbi 50 vite, autori solli pranë nesh librin me kujtime për Migjenin, një ndër librat e rralla me vlera të padiskutueshme për artin dhe historinë.
drlazer-radi-kur-mbaroi-studimet-ne-rome.jpg
Fati e deshi që ai të takohej me të në verën e vitit 1936 , në qytezën malore të Pukës, pikërisht në atë vit më kulmor të krijimtarisë së tij.

Lazër Radi shkonte shpesh në orët e mësimit, diskutonte me të me orë të tëra, edhe pse Migjeni ishte një natyrë e tërhequr, qëndronte larg stuhive të fjalëve të rëndomta, ngase ai ishte me një kulturë të jashtëzakonshme në krahasim me moshatarët e tij.

Edhe pse e quante vetminë të shenjtë,

“sancta solitudo”, ai ishte shumë i shoqërueshëm dhe tejet njerëzor.

Dhe duke vazhduar leximin më tej të autorit Radi, dhimbja bëhet dhe më e thellë, plaga lë vraga, por unë do të vazhdojë komentin tim ashtu siç e kam ndjerë këtë libër me kujtime, ngase dhimbja thotë shkrimtari nuk mund të riparojë asgjë, aq më pak kohën, që mbetet e pamëshirshme për të gjithë, për rrjedhojë pak më shume për Dr.Radin!…

Dr.Lazer Radi nuk jetoi vetëm një verë me Migjenin, por ai i vazhdoi dhe më vonë letërkëmbimet me të, ashtu siç bëjnë njerëzit me botë të pasur dhe zemër të madhe, krejt e kundërta ndodh me vdekëtarët…

Por këtë korrespodencë e dogjën raprezaljet, arrestimet e sigurimit ngase vëllai i prof.Radit, Baltoja ishte terrorizuar pas bombës së hedhur në ambasadën sovjetike, ndërkohë shkrimtari ishte në burg.

A mund të ketë lexues njeri që të mos tronditet nga këto ngjarje drithëruese, dhe bashkë me kujtimet që sjell autori shpresoj që të tronditet nga themelet jo vetëm historia, por dhe historia e artit dhe e letërsisë për shtrembërimet, mohimet që kanë sjellë ndër ne lexuesit…

Autori shpesh pohon se i ngazëllehej shpirti dhe kënaqej si fëmijë kur dëgjonte vetë nga goja e Migjenit vargjet që ai krijonte. I gjithë libri të përpin të tërën dhe të magjeps nga mënyra se se i ka përshkruar kujtimet me Migjenin. Të mbeten në mendje bashkëbisedimet e ngrohta, diskutimet intelektuale, si dhe arti në vargje:

Krahët e zezë të një nate pafund/ e varrosën lagjen pranë/ dritë, jetë, gjallëri-askund/ vetëm erresirë e skam…”

Në punën e tij Migjeni do të shkruajë Dr.Radi përpiqej t’ju shmangej sa më shumë artificializmave dhe për këtë një ditë i kishte thënë:

Në poezinë “Parthënia e Parathanieve” vargun e fundit e kam pasë: “ Alo perëndi ku je?!” Kjo “alo” m’u duk si tepër moderne dhe artificiale dhe sikur nuk i kish hije një poezie shqiptare, e lashë ashtu thjesht: “Perëndi, ku je?”

Është e pamundur që vetëm me një shkrim të përmbledhësh kujtimet dhe mbresat e Prof.Radit me Migjenin, por unë shpresoj që një ditë mendjet e kthjellta intelektuale t’i rikthehen veprës së Migjenit dhe t’ju sjellin lexuesve të vërtetën historike, pa pasione dhe egoizma të shpifura.

Kur lexon në këtë liber pjesën “Migjeni dhe Naimi” si lexuese ndjen dashurinë dhe largpamësinë e dy shkrimtarëve intelektualë që dhe pse shumë të rinj në moshe, iu digjej shpirti për Kombin dhe kulturën. Kështu ata më duken si dy rilindas, që kur gjenin kohë uleshin nën hijen e qershizave në Pukë dhe lexonin poezi nga Naimi si:

Dimër i madh me dëborë/ me të ftohtë e me ngricë/ e me gjithë ligësitë/ të la të mjerë e të gjorë/…

Në recitim e sipër Migjeni i thotë: A e sheh Lazër se sa modern është Naimi, i drejtohet një luleje “Manushaqes” që simbolikisht asht Shqipnia.

Pa shiko lulet e tjera/ q’u çelë e u lulëzuan/ shih, pa shih ç’u zbukuruan, i ngjalli përsëri vera/…”

Migjeni adhuronte simbolikën naimiane, delikatesën e luleve dhe mendimet e rilindasve që mbeteshin aktuale.

Me ndjesi të rralla dhe me një vlerësim maksimal autori flet dhe për ditët e fundit me Migjenin dhe njëkohësisht ndryshimin që kishte ndjerë pas takimit me të. Gjatë ditëve të tij në Shkodër autori përpiqej të gjente shitësen e qymyrit, lypësin në skaj të rrugës që shtrinte dorën për lëmoshë, Lulin e Vocërr mes fëmijësh, pothuajse i gjithë qyteti i dukej tashmë një libër i hapur i Migjenit.

Në pjesen e dytë shkrimtari Radi flet dhe për Migjenin jashtë kujtimeve të tij.

Shume impresionuese është në këto shënime eshte dhe profecia e Koliqit për Migjenin i cili kishte botuar në atë kohë në revistën “ILLYRIA” poezinë Shpirtnet shtegtarë” .

Koliqi në Autodafen “Gjurmët e stinëve” thotë se Migjenin qysh fëmi Zanat tue e puthë i vunë zhigen e vet në ballë.

Migjeni vazhdimisht i dërgonte “Illyrisë” poezi të ndryshme kështu një ditë vazhdon autori do t’i dërgonte “Të lindet njeriu”. Menjëherë sa i ra në dorë Karl Gurakuqit, thirri në redaksi Ernest Koliqin, Branko Merxhanin dhe Ismet Toton dhe ua lexoi poezinë.

Ata duke e lexuar në heshtje i vunë kurorën e dafinës në krye, kurorë që do t’i qendrojë përjetësisht në olimpin e letrave shqipe.

Ndërsa në këtë libër të autorit Lazër Radi, ndjeva dhe preka dashurinë njerëzore, atë dashuri të rrallë që është pjesë organike vetëm e kësaj race shkrimtarësh.

Në 100 vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh shpresoj që libri i rrallë “Nje verë me Migjenin”me të vërteta të padiskutueshme nga Dr.Radi të kthjellojë mendjet e mbrapshta dhe t’ju heqë syzet miopëve te kulturës, duke e rivlerësuar dhe duke e vendosur atje ku e kanë vendin figurat e ndritura të Kombit.

Pritmë liqeni i bukur, pritme si dikur…

Kozeta Zylo


Tungjatjeta Kosovë!


Tungjatjeta Kosove!
Tungjatjeta Princesha ime,
Sot po udhëtoj kudo,
Me medalionin e Lirisë në gjoks,
Medalion që s’do ndryshket kurrë!
Në kujtesën e dhimbjes shkulmëzon shpirti,
Për rrëmbimin e të artit medalion,
Nga zotat e heshtun të Olimpit…!
Lamtumirë ju Zota të heshtun, lamtumirë!
Lamtumirë ju që ma gërryet kockën,
Me molën e hipokrizisë!
Princesha ime Kosovë,
Më lejo të vë buzët, në bisqet e Lirisë,
E me ju të bashkohem ne simfoninë e këngëve,
Të miliona shqiptarëve, që këndojnë shqip,
Aty, në tokën e lirë!
Sythet e Lirisë kanë buisur,
Janë harbuar sot, në degët e Shkurtit,
Shkurt dimri, kthyer në stinë pranvere!
Mëngjesin e burgosur zgjoi,
Duke hapur kufirin e shpirtit,
Me vezullim rrezesh nga bjeshkë Kosove!
Më fal Kosovë që s’të vij dot atje, më fal,
Por, edhe pse larg teje sot,
Unë po e shijoj këtu lotin e gezimit,
Te ngrirë kallkan, acareve,
Tashme të shkrirë nga Ju, por edhe nga kjo tokë,
Ku u vesit gonxhja e Lirise, dikur si manushaqe kokëulur!
Nuk do dëgjoj më krokatje korbash,
Ato kanë kohë që u shkrumbuan në harkun vetëtimë të Lirisë!
Në trungun e tokës tënde, dhimbjet lëshonin rrënjë,
Sot ato u groposën në dheun e Prizrenit, Prishtinës…
E në gjithë tokën e Dardanisë!
Unë kam kohë që jam larg teje, kam kohë…
Por dhe pse larg, vetëm tek ty përkundem me ninulla,
Në të vetmin djep me shqiponjë gdhendur,
Me emrin Kosovë, me emrin Shqipëri!
Eja, Liri Kosove, eja dhe tek unë,
Më kap prej dore, se sonte dua të hedh vallen e Rugovës,
Me xhamadanë sokolash e me plisin e bardhë në kokë,
Të trand botën e cmendur, që shekuj me radhë,
Ta përtypën Lirinë!


Cipa e Shpirtit



Më prekin cipën e shpirtit të ëmblat fjalë,
Dhe timbri i zërit më vjen butësisht tani,
Dridhet zemra ime nëpër fantazi,
Për puthjen e zjarrtë mbetur tek ti!

Unë po shkoj të fle nën kupën e qiellit,
Dhe yjet do më lajnë me lotin e florinjtë,
Do të gdhihem me mëngjesin e artë të diellit,
Një ylber me ëndrra mbi shtrat do jenë shtrirë!

Korrik, 2008

Mjelmat po të vijnë!


Nuk e di,
Në më ke harruar liqeni i bukur i Tiranës,
Nuk e di?
Fëshfërrimën e mëndafshit tim, ecur dikur,
Dhe fërshëllimën e te dashurit tim,
Nga kënaqësia e puthjes,
Kur loznim kukamfshehtësi,
Dhe në gjethet e bardha,
Të lule deleve, kërkonim fatin,
Më do apo s’më do?
Nën ëmbëlsinë e cicërrimes së zogjve,
Ne ecnim te dy të përqafuar,
Rreth trungut të pishave,
Aty ku lulet bënin pjalmimin.
Unë nuk e kam harruar liqenin tim,
Prapë dua të vij pas kaq vitesh,
Edhe pse mund të jesh zemëruar,
Nga mosardhja ime aty,
Por druhem se mos pishat jane tharë,
Dhe liqenit po i humbet shtrati,
Oh, nuk dua ta besoj kurrë këtë marrëzi,
Pritmë liqeni i bukur, pritme si dikur…
Se mjellmat po të vijnë!

New York, 17 Shkurt, 2008

E fundit që jep shpirt…


Zërin se kam bilbil, të të kendojë mbi degë,
As si i ëmbli Naim, të të mjekojë buzën e çarë,
Por po të fal sythin e fjalës, që çel në pranverë,
Dhe Hënën tek parku, që të prêt me aq mall.
Dhe shfaqesh ti pranë pemëve të heshtura,
Me vjeshtën e florinjtë, që gjethet rrëzon,
Në kujtimin e bukur, lotëve të patretura,
Brenda gjoksit të Hënës, veç ti qëndron.
E mbështjellë kujtimin me të butin mëndafsh,
Dhe vesh pemën e zhveshur, nudo nga vjeshta,
Si shenjtore e heshtur, mes kopshtit qëndron,
E fundit që jep shpirt, është vetëm shpresa!
Manhattan, 1997
Në shpirt i kishja fshehur…
Dhimbshëm u ndava nga shkronjat ILIRE,
Të huajat më prisnin udhëve të mundimshme,
Në shpirt i kishja fshehur, me mallin e Hënës,
Dhe një unazë antike të nënokes sime…!
Lotova pa ndalur ndarjen me klasën,
Dhe s’munda të duroja vështrimet e tyre,
Në shtegtim iu mora të ëmblat kujtime,
Dhe hartimet përgjysmë: “Kthehuni Dallandyshe”
Me dënesë përqafova fisniket kolege,
Zemrat si zogth filluan të dridheshin,
Në pikturë Rembrandti një lot u kthye,
Dhe dhimbjet tona pikë-pikë digjeshin!…
Dhe vitet fluturojnë, e pazonja t’i ndal,
As penën në shqip që shkruan në kartë,
Ndërsa brenga e kthimit më grryen ngadalë,
Dhe hartimet përgjysmë, që s’ja u ktheva prapë…
Manhattan, 1998
Një varkë Hëne
Pranverë të tyltë më hodhe supeve,
Me frymën tënde që lehtaz e prek,
Një fashëz hëne butë të puth syrin,
Që si nuse e bukur zbret nga retë…
Barisim të dy në ajër të dehur,
Si pëllumba paqeje në të bukurin qiell,
Kjo mbrëmje e prushtë kujtimet ka krehur,
Dhe si me magji në shtëllunga i tjerr…
Dhe mund të duket kjo, një romancë e bukur,
Brenda qiellit të ëndrrave, që s’shuhen kurrë,
Nga liqeni i syve ca pikëza loti rodhën,
Dhe me buzët e tua m’i fshive ti gjithë nur…
Dhe s’besoj të jetë ky, i fundit ëndërrim,
Që me krah magjie i bie botës rreth,
Ndërsa një varkë Hëne më bën strehim,
Bashkë me Yllin tim, që me aq mall e pres!


New York, 2000


Udhëtonit ju Hyjnesha…

Udhëtonit ju Hyjnesha, udhëve të Atdheut,


E bashkë me ju zogjtë shtegtarë,
Me diellin e syve, botën kishit ndezur,
Sa dhe Hëna verbohej e fshihej mbi Himarë...

Vetëtimthi u përpitë nga humnerat kuçedra,
Dhe si krahë pulëbardhash ngritë nëpër re...
Ndërsa Qafa e Vishës u thinj e tëra,
Dhe Vlorën me kuje e mblodhët atje...

Pranvera hodhi shallin e zi supeve,
Me Petale pikëllimi veshi rrugët e zhveshura,
Trupat jua mbuloi me fustanin e nusërisë,
Ndërsa për dhëndurë, kujtimet e patretura.

Universiteti i Elbasanit qirinjtë ndezi,
Për ju Hyjnesha që u ngjitët në qiell,
Ëndrrat tuaja veç gjuhën e zemrës njohin,
Ndaj do të çelin sythe në çdo pemë të mbjellë…

Homazh viktimave të cilat janë: Denisa Guzi, Ermira Mana, Aurora Molla, Lindita Kabashi, Joana Debinja, Elsa Daka, Juliana Tola, Armand Halilaga, Pellumb Çela, Fabiola Shehi, Eriola Xhoi, Eranda Baloshi dhe Doriana Stafa.


22 Maj, 2012


KOZETA DHE LYPSARI...

Ne autobus prane meje,
U ul nje lypsar,
Nga aroma e ndjeva,
Nga zhapat e lëkurës se tharë.

Kunterbimi I eres po me terbonte,
U ngrita paksa te nderroja vendin,
Por ne moment ndryshova mendimin,
Dhe me te fillova bisedimin.

Doja t’I beja moral per ndryshim,
Por shpejt me pyet si e ke emrin?
KOZETA, I them me nxitim,
Furishem pergjigjet, ne gjysme çmendine.

Te lutem I them, mos m’u afro prane,
Do te jap une buke dhe dollar,
Jo.o.o.o.! Nuk dua $, veç ndjeje emrin tend,
Simboli I mjerimit per cdo lypsar!

E ngrire qendroj prane syve blu,
Nje drite më rrezelliti mendimi I tij,
E pyes, pse je katandisur keshtu?
Me thote: I mbetur jetim qysh ne femijeri.

Shkollen e mbarova, por I pafat,
Ne depresion rashe nga burgu I jetes,
Kozeten e Hygoit e kam pare disa here,
Melhem per mua dhe per çdo te mjere.

E ftova per dreke ne shtepi,
I urituri hante dhe s’kishe te ngopur,
E vesha me rroba, nga koka tek maje e thoit,
Qe te mos vuante më, si Kozeta e Hygoit!


VALBONA, BIJA IME...

Gjethi sapo ka dale,
Si gur diamandi shndrin vesa,
Ngadale piklon deri tek rrenjet,
E etjen ma shuan pa kuptuar,
Si tek burimi i Valbones ne mal.
E une prej dore me Valbonen,
Loz me ujin pllac e plluc,
Duke puthur emrin e bijes sime,
Qe nuk eshte me udhetim imagjinar,
Por nje vizion ngjyrash i dritares time.
Une kridhesha e tera ne valet e pastra,
E shpesh i thoshja sime bije,
Emrin e bukur qe ke Valbona,
Shume prej personazheve i le ne hije.
Ky emer i magjishem ne shpirtin tim ka hyre,
Me xhigelit e si note ne pentagram tingellon,
I mbeshtjelle me vellon blu Valbone,
Dehem dhe mallengjyer shpirtin me pershkon.
Vals dua te vallezoj me ty engjelli im,
Mbi lendinen e gjelber prane Valbones,
Le t’ja kaloj dhe valsit famoz te Danubit,
Me sterkalat e ujit kristal te Tropojes.
Pasqyra e ujit si feniks shfafqet,
Kudo ne rrugen tende te shkollimit,
diplomat e tua si mozaik, arberie,
Formojne kuroren e arsimimit.
Oh, c’me shetit fantazia lumit te paster,
ku si mendafsh duken guret e vegjel,
Ato gure t’i kishja ketu ne New York,
Do shqyeja veshjen me dru, te shtepise sime,
E me emrin VALBONA do skalisja porten time.



SHIJA E DASHURISË...

Buzëqeshja tënde si petalet e mëngjesit shndrit,
Sapo sheh sytë e mbushur me jetë,
Ngacmuar nga shikimet vjedhurazi përherë,
Si vezullim ndjenjash në rrahje pulsesh troket.

Puthja lozonjare si shkëndija, me xixa përhapet,
Në flakën e nxehtë të dashurisë,
Butësisht prekin mollëzat e njoma,
Parfumosur me afshin e rinisë.

Puthja e rrëmbyer shpuzohet më shumë,
Sythe lëshon në degët e trupit tim,
Kapilarët e gjakut qarkullojnë si lumë,
E etshëm thith, pa ndrojtje dashurinë.

Bashkimi I buzëve si pikturë nudo,
Jep tinguj të brendshëm nën zë,
Lëshon ofshama në akustikën brenda,
Në lumturinë e valsit, oh, c’shije të lë!



MËSUESVE TË GJIMNAZIT “ÇAJUPI”DHE “1 QERSHORI”...

Qiellin me pikeçuditese e mekova,
E si lot margaritar rrezohen mbi mua,
Eshte lemimi i mallit per shoqet,
Per ato mesuese, qe sa shume i dua.

Sa here diskutonim bashke, ne shkolle a kudo qe ishim,
E butesine e fjaleve mbi supe i kam,
Varur si menge, simbol dashurie,
Ngjizur ne shpirt, mjalte mencurie.

Edhe pse vitet, Ajzberg po behen,
Une s’pyes, mallin jua var juve ne mengen tjeter,
Se dashuria jone ka qene e perbashket,
Nje Titanik, i pambytur, histori e vjeter.

Kujtimet si nektar i mbledh nje nga nje,
Shperndare ne fotografi, e ne ditare mesuesi,
Dhembshurine e madhe qe kam per ju,
I tjerr me kujdes, me dhimbjen e nje shkruesi.


POLENA E PUTHJES...

Puthjet e embla jane si flutura,
Qe fluturojne magjishem, ne hapesiren e zemres,
Ndezin gjakun, shtojne ritmin e jetes,
E etshem thithin burimin e veses.

Jam ngjizur e tera, brenda teje
Dy zemrat rrahin si nje e vetme,
Nuk lekunden nga stentet, muzgjet,
Levizja kryhet si deshire e perjetshme.

Ne prush le te digjet puthja, qershi,
Ne llaven e zjarrte te dashurise,
Une nuk do te jetoja dot pa te,
Do te ishja si kali gerdalle, ngordhur qe i ri.

Kjo ndodh ne syte e dashuruar,
Kur ti flocka puthjesh me lë ne buze,
E une ashtu e marrosur,
E vjedh floçken dhe e stampos ne gushe.

Tani si nje engjell me vjen puthja,
Kur shpirtrat bashkohen ne nje,
Shigjeta e shikimeve eshte tretur e tëra,
Dashuria perhapet si polenë ne të.


HISTORIA E KAFSHUAR...

Atdheu im,
Pse mundohen "Ata"
T'i varrosin mekatet,
Gjerat e kobshme katran,
Mjere shamizezat nena,
Qe mbi mollezat e fishkura,
Kalon currili i lotit,
Per djemte e tyre qe vane.
A do te gjendet nje dite,
E verteta e brishte e historise,
Qe gjeneratat mos te konfuzohen,
Dhe une mos te behem xhind,
Qe me thonje shtrigash,
Zhgarravinat e historise t'i gris!
Ndoshta do te duhet pune,
Qe dheun mos ta germoje Kau i Zi,
E qe studentet e mi,
Mos te shkojne me hamall neper Evrope.
Por me forcen e Atdheut,
Dhe krenarine e te pareve,
Te ndalojme vrasesit gjakftohte,
Qe Shqiperia mos te jete me,
E kafshuar si ne vitet 1912-te,
Por e bashkuar me te gjitha trevat,
Me Kosoven legjendare dhe Camerine e masakruar.
E ne zemrat tona prush, e verteta te dihet,
Jo me refren i kobshem,
Clirimi eshte ne 28?!
Clirimi eshte ne 29?!
Por per pikat kyce te historise,
Le te veshim gunen e bashkimit,
Dhe ne mos te vuajme me
Nga kafshuesit HistoSTRUCE te cvirgjerimit!


KLODIANA, ËNGJËLLI IM...

Vitet shpejt kalojne engjelli im,
E ti perhere me dukesh e vogel,
Une loz e qesh me ty si nje femije,
Me kurore lule delesh, mbledhur ne nje koder.

Ne cdo hap te kam ndjekur,
Si cdo nene bijte e vet,
Shperblimin me vell medafshi,
Ma ke dhene ne cdo moment.

Mes yjesh te shndritshem ne qiell,
Emrin KLODIANA, si meteor rrezova,
Pagezuar nga babi yt, emer i tokes nene,
Me arome Ilirie, ne gjoks e shtrengova.

Puthe, puthe dhe kllapoje te teren,
Vargun e nenes sa here ta lexosh,
Si nje qerpik te lagur shpesh do ta kesh,
Ne kaltersine e vegjelise, kur te enderrosh.

Kupen e endrrave, duket ma ke mbushur,
E si pikture Rembrandti I var ne mur,
Pershendetem ne mengjes, e sapongritur,
Duke me dhene vezullim, hijeshi e nur.

Vazhdo te arten rruge, pa u ndalur,
Duke kundruar kudo Arberine,
Skalite emrin tend si mozaik te bukur,
Ne librin e dijes, KLODIANA engjelli im!



ÇUDITEM ME VETEN!...

Cuditem me veten qe nuk ndryshova,
Edhe pse mbi prush eca zbathur,
Mendimet shpesh me zjarr i komentova,
Nen qiellin mavi, me kreshta zbardhur.

Prushi me digjte dhe me piqte kembet,
Une ecje me pika gjaku mbi toke,
Balta e zhuritur ma mbyllte plagen,
Dhe rrathet e Dantes formonte mbi koke.

Zoti do te gjykoje se ku do te me coje,
Shpirtin qe s’me ndryshoi, kurre ndonjehere,
Do te zgjedhi Parajsen apo Ferrin e Dantes,
Apo do te me lere ne sherbim per te tjere?

Shpesh, disa njerez nga goja ma kane xhvatur,
Buken e gatuar nga dora ime,
Te mesuar perhere me qyle dhe hile,
Si Iagot e Shekspirit, qe plagosin zemren time.

Cudi kur shoh disa te tjere,
Me vraga dhe brenga duke biseduar,
Pozojne sipas rastit, eshke pa ndjere,
Krenare per veten qe s’kam ndryshuar.


NJË PUHIZË E LEHTË NË SHPIRTIN TIM...

Kur pranvera vjen me cicërrima,
Une e tëra, bëhem si zog,
Si nuse e bukur, ndjehem papritur,
Kur mbi mëndafshin tim ndjej puthjen e ngrohtë.

Një gjethe shumëngjyrëshe papritur preku,
Gjoksin tim te zjarrtë, përzier me puthjen,
U mrekullova magjishëm, nga butësia e saj,
Si pafundësi kënaqësie, bashkuar me lutjen.

E tërë gjithësia, sythet çeli,
E bashkë me mëndafshin tim, fëshfërin,
Hiret e mia, papritur fshehu,
Me një puhize te lehtë përkëdhel shpirtin tim.

Petale lulesh vallëzojnë brenda,
Nga ritmet e zemrës, harbuar ne dashuri,
Çrregullimi i gjakut shpërndahet në vena,
E buzët lulëkuqe, çlirojnë, puthje freski.



MOLLA E MIGJENIT...

Nxorra nga sunduku, endrren e hershme,
Fshehur ne shpirt, strukur si kotele,
Te ikja larg, larg per te kafshuar,
Vargjet e Migjenit, mollen e ndaluar.

Ja erdhi dhe koha, qe si shtrengate me hodhi,
Ne nje bote te panjohur, hapin ndalova,
Kurreshtjen shpejt, nga dega rrezova,
Mollen e ndaluar, qe asgje s’ shijova.

Molla e kuqe, krimbosur ishte brenda,
Kishte kohe qe priste dhe me nuk duronte,
Kalbesira e viteve i zbehte kurreshtjen,
Nga qullosja e saj, dhembi se kafshonte.

Me vargun e Migjenit ngrire ne buze,
E uritur vazhdoja te kerkoja,
Neper kopshte, zyra mondane qendrova,
Por mollen e ndaluar kurre se shijova.

Buza e ngrire si shege u ca,
Me rruaza te kuqe shkruajten ne gushe,
Mollen e ndaluar qe se shijove ketu,
Eshte ne dheun tend, mbjellur ne cdo fushe.



Kozeta Zylo lindi në Tepelenë në një familje mezhgoranase me tradita të shquara atdhetare. Pasi diplomohet për gjuhë dhe letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit më 1979, punoi deri në vitin 1997 si mësuese e Letërsise shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë që përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës. 

E spikatur që në vitet 80 për prirjet dhe qëndrimet e saj anti-konformiste, për të cilat provoi dhe ulje në detyre, znj. Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit.

Mori pjesë aktive në krijimin e [Partia Demokratike(Shqipëri)Partise Demokristiane të Shqipërisë]] që nga themelimi i saj ishte anëtare e kryesisë dhe në vitet 1994-1995, Sekretare e Përgjithshme e saj.

 Ajo e ka ushtruar me një dashuri dhe pasion të veçantë profesionin e mësuesisë, ku dhe ka gëzuar gjithmonë respektin e studenteve dhe kolegëve të saj. 

Si mësuese e apasionuar, ka qenë mjaft aktive në shtypin e përditshëm periodik, si organizatore, regjizore e spektakleve të gjimnazistëve të Tiranës, etj. 
 
Në Shkurt të vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në SHBA, ku integrohet me kulture dhe dinjitet në kolegjet e New Yorkut. Në New York vazhdon kualifikimet e mëtejshme në kolegj, ku aktualisht është pedagoge në Globe Institute of Technology në Manhattan dhe shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Vit për vit ka organizuar festën e Flamurit në mjediset shqiptaro-amerikane, ku kanë qenë të ftuar kongresmenë dhe ambasadorë, për ta ngritur dhe me lart, zërin e Shqipërisë. Ajo është e zgjedhur anëtare e Keshillit Botues të Librit ne New York. 

Përmes veprimtarise se saj të dendur si dhe krijimtarisë së kahershme publicistike, letraro-artistike, veçanërisht në poezi, Kozeta Zylo ka fituar respektin e studentëve shqiptarë në New York, të komunitetit shqiptar në SHBA etj.

http://www.youtube.com/watch?v=NQe3IdWcIHU

ÇAMËRIA...

Klithin zerat nga nentoka,
C'ben keshtu o Evrope plake,
Jemi camet te masakruarit,
Po kullojme akoma gjak!

Plumbi i Zerves ende sillet,
Ne pretendimet e Vorio Epirit,
Mbeshtetur nga kali i Trojes,
Si ne dramat e Shekspirit.

Digjet zemra e Çamerise,
Per t'u kthyer ne token meme,
Tymi dhe flaka e 44-s,
Kane thinjur Hagen qe ne rrenje.

Dhe sa, do te heshtin kancelarite memece,
Perballe kerkeses se Çamerise,
Do te futen ne kurthin e pabesise greke,
Apo do t'u njihet e drejta e pronesise?

Bubulina ka nxjerre gjoksin,
T'u mekoje me qumeshtin cam,
Te zgjoje sythin e Lirise,
Ku deshmoret per te rane.


ANITA BITRIT...

Kjo vdekja e zeze,
Muret i cane,
Lotet rrjedhin vale,
Per gjeneratat radhe.

C’dhimbje na solle sot,
Me melodite e kenges,
Engjell Sibora,
Le pergjysme endrren e nenes.

Tmerruar nga lajmi rrugen mora,
Kalova me drita te kuqe, vetetime
Ne cep te rruges frymen ndalova,
Me rrodhen lotet kur pashe shtepine.

Zemra s’me pushonte aspak,
Me vehte klithja e mjera e mjera!
Ndenja gjate, por porta s’u hap
Ndeza qiririn dhe e vura tek dera.

Vitet do te ikin dhe shpejt do te kalojne,
Loti I mergimtarit do te ngelet ne dere,
Orkestra “Alba” shpesh do te ekzekutoje,
Kenget e tua ne tastiere.

More helmin ne zemer, ike larg, Anita!
Ndoshta te gjeje qetesine,
Le ne zemrat e njerezve kengen,
Dhe me zerin tend pavdekesine.

I paharruar qofte kujtimi I tyre!


HEU, KOSOVË...


Ma blove shpirtin, nen mokrrat e Evropes,
Kur copetohej trupi si me hanxhare,
Therrte gjoksi, nga rrjedha e plages,
Ku vendosej fati nga kasape te marre.

Me lere te endem e lire,
E te vije aty, ne token time,
Dhe pastaj te perulem ne gjunje,
Pa ushtare me tyta, rreth zemres sime.

Qe syte e mi, mos te hedhin lot,
Si shelgje lotues per te renet,
Por loti im le te kthehet ne kokrriza,
Ku te godas si bresher, ata qe skermitin dhembet.

Dua te thyej hekurat qe te rrethojne,
E te futem ne shpirtin tend gjigand,
Le te mbushem andej me frymen tende,
E te ringjall fizikisht heronjte,qe per ty jeten dhane.

Heu Kosove!
Me dramen tende ne shpine,
Ecje, luftoje dhe asgje s’te ndalte,
U desh fundi i nje shekulli,
Qe lufta tende, shkeputjen nga Serbia te shpallte.

Pavaresia tende e afert,
Nuk eshte me imazh hyjnor,
Ne te jane murrosur shpirtrat,
Qe premtimi i dhene te jete burreror.

E nese ju gjykates boterore,
Rivrisni shpirtrat e murosur,
Trupat e shenjta te tyre,
Do ta kthejne ne legjende, lirine e burgosur...









Përgatiti :Flori Bruqi

Përse vriten shqiptarët







Nga Vladimir Karaj


Historia e pashkruar e krimit prej mosndëshkimit, prej heshtjes apo rënies së sistemit efikas të drejtësisë penale në vend. Vala e dhunës, ku thuajse çdo ditë ekzekutohen njerëz, ngre pikëpyetje mbi vrasësit e “mëshiruar” nga gjykatat, mbi qytetarë të harruar mes konfliktesh të pazgjidhura apo mbi heshtjen kolektive të një shoqërie që po përballet dhunshëm me pasojat e tranzicionit të gjatë
Shqiptarët nuk janë çmendur më shumë se popujt e tjerë rreth e rrotull. Vapa (sado të duket e lidhur) zor se mund të fajësohet për burrat, gratë e fëmijët që sharrohen nga breshëri kallashnikovi apo përfundojnë humnerave, të ekzekutuar me plumb pas koke. Atëherë kush e ka fajin për valën e dhunës që ka përfshirë vendin?! A ka një fajtor që mund ta kryqëzojmë dhe pas kësaj të pushojmë me ndërgjegje të qetë, se e zgjidhëm këtë punë?! Pse një 18-vjeçare vendos në një moment të vrasë?… Një vëzhgim i përciptë në listën e gjatë të vrasjeve të fundit në Shqipëri, të shtyn të mendosh se vendi po çmendet, por ndërsa thellohesh në motivet dhe historitë e krimeve, gjërat bëhen më të logjikshme dhe nuk mund të justifikohen thjesht me çmenduritë, varfërinë apo xhelozitë e natyrës njerëzore. Në fakt, ndërsa lexon  historitë e më shumë se 70 viktimave prej janarit të këtij viti, të krijohet ideja se krimi në Shqipëri nuk është i çmendur dhe i atypëratyshëm: ai është i ngadaltë e  ndonjëherë shumë i ngadaltë dhe i menduar. Numri i atyre që vriten në një grindje të çastit apo në një moment çmendurie është gjithmonë e më i rrudhur përballë atyre që vriten dhe vrasin pas një historie të gjatë konfliktesh të pazgjidhura apo krimesh të pandëshkuara. Më shumë se 60 për qind e vrasjeve të këtij viti, janë krime që, sipas motiveve të zbardhura prej policisë, rrjedhin prej konflikteve që vijonin prej vitesh, raste të dhunës në familje që mbyllen me vrasje, ose vijnë për shkak të krimeve të mëparshme të padënuara apo dënuara lehtë.

Krimi prej mosndëshkimit
Ministria e Drejtësisë ka vite që ankohet, kohët e fundit edhe me shkresa publike si ajo për prokurorinë e Korçës, për gjykatës dhe prokurorë mëshirëmëdhej. Burime nga kjo ministri thonë se numri i atyre për të cilët jepet dënimi minimal, apo numri i atyre për të cilët aplikohen masa lehtësuese është në rritje dhe po ashtu është në rritje numri i personave me precedentë penalë që, pasi dalin në rrugë, vriten në vetëgjyqësi apo kryejnë krime të tjera.  Në rangun e arsyeve që sjellin vrasje, kjo është ndoshta edhe më e rënda. Në listën e krimeve prej janarit e deri tek ai më i fundit në Elbasan, ku u vranë babë e bir, numri i personave që kanë pas vetes një histori gjyqi të mbyllur në mënyrë të çuditshme bie dukshëm në sy. Lulash Qarri, i cili u bë viktimë e hakmarrjes në Shkodër muaj më parë, kishte vuajtur rreth 11 vjet për një vrasje, ndërsa pas lirimit ishte rehabilituar, madje edhe zgjedhur në funksione publike. “Mëshira” e gjykatësve në këtë rast ka qenë shumë më e madhe se ajo që mund të përballonin të dyshuarit për vrasjen e tij: djemtë e viktimës që ai kishte shkaktuar para rreth 12 vjetësh. Nga ana tjetër, një vrasje e vitin 2005 vazhdon të shkaktojë viktima në Elbasan. Të fundit, atë e bir, Gentian e Nezir Beqiri, ndërsa autorët e krimeve dalin çuditshëm prej qelive për të përfunduar më pas të vrarë apo duke vrarë sërish. Gentian Beqiri, i cili ishte edhe shenjestra e atentatit, ishte lënë në arrest shtëpie edhe pse akuzohej për një vrasje dhe gjithashtu kishte në shpinë një tentativë arratisje nga qelitë e Sarandës. Në anën tjetër, Agustin Mandrea, duhej të ishte duke vuajtur një dënim të rëndë prej të paktën 18 vjetësh ditën kur u përplas e më pas ekzekutoi dy vëllezër në Rrëshen. Por ai nuk ishte në qeli dhe jo sepse ishte arratisur. Në mënyrë të çuditshme, ishte lënë i lirë.
Rasti tipik i këtyre lirimeve është ai i të akuzuarit dhe të dyshuari kryesor për vrasjen e një 38-vjeçareje në Tiranë, një i ri i cili rrugën për në qeli e kishte bërë të zakonshme. Policia thotë se ai ishte arrestuar disa herë për vjedhje me dhunë, grabitje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa nga arkivi i gjykatës së Tiranës provohet se Aldo Hoxha  ka dalë dy herë para gjyqit. Arrestimi i tij i fundit ishte thuajse 1 vit më parë, ku u kap pasi qëlloi në ajër me kallashnikov pas një grindjeje me persona të tjerë. Po si ka gjasa që ai ishte i lirë? Vendimi i gjykatës, i dhënë në dhjetor të vitit që shkoi, e lironte të riun pasi kishte bërë vetëm 6 muajt e paraburgimit edhe pse për të prokuroria kishte kërkuar 2 vjet dënim. Teorikisht ai duhej të ishte në qeli ditën që, sipas policisë, u ndodh pranë Fushës së Aviacionit dhe qëlloi me thikë 38-vjeçaren Tafa, duke i shkaktuar vdekjen. Arsyet e vendimit të butë ishte “pendesa”. Por i dyshuari i policisë kishte qenë edhe më parë në dyert e gjykatës. Ai ishte arrestuar për tentativë grabitje në vitin 2008, prokuroria kishte kërkuar për të si i mitur që ishte një dënim të lehtë 6 muaj, por gjykata e faktit, duke tejkaluar edhe kërkesën e avokatit, që kishte kërkuar një ndëshkim më të butë (pranim fajësie), ka dhënë pafajësinë. Çështja u dërgua nga prokurori në Apel dhe ky i fundit njohu fajësinë, por pezulloi dënimin. Ajo që e bën këtë rast tipik është fakti që në çështjen e dytë ndaj këtij personi nuk është mbajtur parasysh fakti që ai ishte përsëritës në krim.
Krimi prej heshtjes
Në dukje, vrasja e Fiqiri Muçës nga 18-vjeçarja Nazime Visha  është një krim i ndërmarrë në momentin e fundit. Por nëse historia e çiftit është ajo e një marrëdhënie 4-vjeçare, atëherë krimi ka filluar më herët. Ai me shumë gjasa ka filluar kur mësuesit e shkollës së Zall Bastarit vendosën 4 vjet më parë të mbyllin gojën kur Fiqiri Muça erdhi dhe ua mori në klasë nxënësen, njëkohësisht viktimën dhe vrasësen e vet. Pse heshtën mësuesit? Ndoshta sepse shqiptarëve nuk u pëlqen të përzihen në punët e të tjerëve. Ata heshtën ashtu siç heshtin mjaft prej nesh kur shohim burra të rrahin paq në mes të rrugës gratë e tyre, apo kur prej frikës apo prej mungesës së vullnetit lejojmë në heshtje të fortët e qytezave apo lagjeve të shëtisin me pisqolla në brez. Rasti i Kërrabës mund të duket si i vetmi në listën e gjatë të krimeve që vijnë prej mungesës së denoncimit, por edhe pse është e vështirë të përgjithësohet numri i krimeve që mund të ishin shmangur, nëse do të ishte ndërhyrë më shpejt apo nëse do të kishte pasur denoncime më të hershme është mjaft i madh.
Krimi prej mosndërhyrjes
Mosndërhyrja vjen menjëherë pas heshtjes dhe është më e rëndë për shkak se përfshin përgjithësisht struktura të policisë dhe të shtetit. Avokati i Popullit bëri shembull tre punonjës të policisë së Pukës, që megjithëse kishin dijeni për një konflikt dhe kishin marrë kallëzime, vendosën të mos e bëjnë punën e tyre. Por a janë vetëm ata? Në fakt, vetëm në Qarkun e Shkodrës, përveç dy viktimave të familjes Markaj janë të paktën dy viktima të tjera që mund të ishin shmangur, nëse policia do të kishte vepruar për të ndaluar agresorët apo ndërmjetësuar në konflikt. Gëzim Alia, nga fshati Vukël, nuk do ta kishte ekzekutuar kunatin e tij nëse dikush në strukturat ku ai kallëzoi do t’i kishte ndjekur seriozisht denoncimet që ai kishte bërë ndaj viktimës. Gëzim Alia thotë se vrau pasi ishte kërcënuar, ndërsa vrasja nuk ishte aspak një vendim i momentit. Ashtu si në mjaft raste të tjera, bëhej fjalë për një konflikt të hershëm që nuk shuhet dhe megjithëse përplasjet mes palëve janë të dhunshme ndërhyrjet e vakëta të policisë lejojnë përshkallëzimin deri në pikën pa kthim të vrasjes, që si në rastin e konfliktit mes familjeve Shkreta e Llani, vijon të shkaktojë viktima. Pikërisht rasti i fundit është një shembull mos ndërhyrje ose mungese vullneti për të ndërhyrë. Hakmarrja që filloi pas vrasjes së një fëmije 9-vjeç në një pritë, në fakt e kishte zanafillën në një sherr në vend publik me mjete të rënda, pas të cilit policia mund edhe të kishte ndërhyrë. Është e vështirë të bësh kasandrën apo të përgjithësosh rastet të kësaj natyre, por gjasat, që ndërhyrje më aktive të policisë menjëherë pas denoncimit të konflikteve do të shmangnin vrasjet, janë të mëdha.
Krimi në familje dhe ai i nderit
Dy prej krimeve më të përsëritura gjatë këtij viti dhe ndoshta më të vështirët për t’u parandaluar janë krimet e nderit dhe ato brenda në familje. Numri i vrasje për këto kategori është mbi 20, ndërsa motivet janë përgjithësisht xhelozia, sherre të vazhdueshme. Vrasja më e rëndë e kësaj natyre ishte ajo që ndodhi pak kohë më parë në uzinën e armëve në Poliçan. Vladimir Guri u qëllua nga Shpëtim Dervishi, pasi ky i fundit kishte ngacmuar, sipas dëshmitarëve, bashkëshorten e tij. Dervishi pas kësaj ngjarje vrau veten. Raste të tjera të këtij krimi kanë ndodhur në Tiranë në janar, ngjarje që përfshiu dy punonjës policie dhe një tjetër në Fier. Ndërkohë rastet më të rënda të krimit në familje është vrasja në Tropojë nga gruaja e bashkëshortit dhe një të riu që mendohet se kishte lidhje me gruan. Një tjetër krim i rëndë ndodhi në një zonë të thellë të Shkodrës, ku babai vrau vajzën 14-vjeçe, sepse nuk iu bind.
Krimi që nuk kursen as fëmijët
6 fëmijë, më e madhja Marije Quku 17 vjeç dhe më i vogli vetëm disa ditësh, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve nga të rriturit, ndërsa një 9-vjeçar u plagos rëndë. Indrit Llani 9 vjeç, Marie Quku 17 vjeç, nuk ishin shënjestrat të para të autorëve të krimit, por u vranë pa u diferencuar prej të rriturve në dy raste të ndryshme. Vajza në një sulm hakmarrës me të cilin nuk kishte asnjë lidhje të drejtpërdrejtë dhe djali në një pritë organizuar për babain dhe xhaxhain e tij. Xhevit Lamaj 13 vjeç, ishte vetë shenjestra e krimit të një 22-vjeçari, i cili e qëlloi atë me thikë pasi ishte grindur dhe sharë me të vëllanë bashkëmoshatar. Ndërkohë Marjana Bregu 14 vjeç dhe foshnja e familjes Biba në Tiranë u vranë nga baballarët, e para për motivin banal të mosbindjes dhe në rastin e dytë për shkak të dyshimit të babait të arrestuar se fëmija nuk i përkiste atij. Në Vlorë, Jurgen Lukaj 8 vjeç, humbi jetën i qëlluar nga një plumb rikoshet gjatë një grabitjeje. Një tjetër 9-vjeçar u plagos rëndë nga daja në Shëngjin, pasi ky i fundit i vrau nënën dhe babain italian pas një sherri për pronën.
Konfliktet e pronësisë dhe vrasjet për hakmarrje
Të dy këto motive krimi janë shpesh të lidhur me njëri- tjetrin, ndërsa përbëjnë, sipas statistikave të përvitshme të policisë, rreth 1/3 e krimeve në vend. Krimet për pronën, rrjedhojë e parregullsive, lëvizjeve të popullsisë dhe kryesisht ndarjes së tokës sipas ligjit 7501, janë edhe burim kryesorë i vrasjeve të mëvonshme për hakmarrje, ndërsa sipas studimeve të policisë konflikti për pronësi është ai më i shpeshti në Shqipëri dhe ai që ka shkaktuar edhe numrin më të madh të viktimave. Çështjet e pronësisë mbeten ende të pazgjidhura në vend dhe konfliktet prej tyre kryesisht mes fisesh fqinje apo edhe brenda të njëjtit gjak janë ndër motivet kryesore të krimit në vend. Ndërkohë në të paktën 5 raste hakmarrja u ka marrë jetën personave të afërm me autorë të krimeve për të cilët merrej hak.
Vrasja e foshnjës
Hysen Biba, 31-vjeç, i cili në Shqipëri punonte si kasap, vrau të birin e sapolindur duke e hedhur nga dritarja e katit të katërt të maternitetit, pasi, siç ka pohuar në polici, dyshonte se ai nuk ishte i tiji dhe se e shoqja e kishte tradhtuar. Biba më herët kishte dhunuar dhe dëbuar nga shtëpia gruan shtatzënë. Vrasja që tronditi opinionin është ende në hetim, ndërsa familjet kanë kërkuar edhe një analizë ADN-je të foshnjës së vdekur, për të vërtetuar atësinë e tij.
Masakra në Pukë
Dy vëllezër janë vrarë, ndërsa katër persona mbetën të plagosur në një pritë ku fisi Permarkaj qëlloi kundër komshinjve të tyre Markaj, pas konfliktit që këta kishin prej vitesh për disa metra tokë mes shtëpive të tyre në një fshat të Pukës. Tre punonjës policie janë pezulluar pasi akuzohen nga Avokati i Popullit se kishin dijeni për kërcënimet mes fiseve, por nuk kishin ndërhyrë për të zgjidhur atë.
Hasmëria që vazhdon…
Indriti Llani 9 vjeç dha shpirt në duart e s’ëmës, i sharruar prej plumbave të një atentati hakmarrës, pas një sherri banal mes të rriturve të familjes Llani dhe asaj Shkreta. Ngjarja e rëndë ndodhi në Mamurras dhe sipas policisë në këtë atentat mbeti i plagosur rëndë edhe xhaxhai i 9-vjeçarit Muharrem Llani, që ishte dhe shenjestra e atentatit. Babai i fëmijës së vrarë Jetmir Llani është shpallur ndërkohë në kërkim, për vrasjen e 71-vjeçarit Mark Shkreta, babai i dy vëllezërve që u arrestuan për atentatin ku humbi jetën i biri. Shtëpia e familjes shkreta u hodh në erë me eksploziv pak kohë pas kësaj vrasje të dytë.
Vriten gjysh e mbesë
Një 70-vjeçar dhe mbesa e tij u vranë në një breshëri kallashnikovi nga dy persona, që u hakmorën ndaj vrasjes së një 60-vjeçari dy vjet më parë nga nipi  i viktimës. Gjysh e mbesë, Kolë dhe Marije Quku, kanë mbetur të vdekur pas sulmit nga persona të fisit Prroj, të cilët edhe pse të akuzuar nuk janë arrestuar. Autori i vrasjes, për të cilën ndodhi hakmarrja, ndodhet ndërkohë i dënuar në burg, por kjo duket se nuk ka qenë e mjaftueshme për fisin tjetër që ka qëlluar mbi të moshuarin dhe mbesën, pavarësisht se këta nuk kishin lidhje me krimin e mëparshëm.
Krimi në shifra
12 vrasje që nga fillimi i këtij viti, janë identifikuar nga policia si krime mafioze apo larje hesapesh, pjesa më e madhe e tyre mbeten pa autorë, ndërsa në të gjitha rastet bëhet fjalë për persona me precedentë penalë dhe të gjykuar kryesisht për trafiqe dhe krime të rënda. Një pjesë e tyre të liruar, pasi kanë vuajtur vetëm disa vite burg.
10 vrasjet që mund të përfshihen në kategorinë për nder në listën e krimeve nga janari deri në gusht të këtij viti. Pjesa më e madhe përfshijnë një marrëdhënie jashtë martesore, ndërsa disa prej tyre kanë motiv edhe ngacmimin e thjeshtë.
10janë rastet e vrasjeve brenda familjeve, kryesisht burra që kanë vrarë gratë pas grindjeve dhe xhelozisë. Rastet më të rënda janë ato të dy baballarëve që vranë fëmijët. I pari një vajzë 14 vjeçe dhe i dyti djalin ende foshnje.
8 janë raste të krimit prej konflikteve të pronësisë, me më shumë se 14 viktima. Rastet më të rënda janë vrasjet e dy vëllezërve Markaj në Pukë, vrasja e një adoleshenteje dhe gjyshit të saj në Shkodër dhe vrasja e dyfishte e vetëvrasja në Shëngjin, ku Sandër Ndoj qëlloi mbi motrën kunatin dhe veten, duke plagosur rëndë edhe nipin e tij.
3 janë raste të vrasjes në grabitje e sipër, dy prej të cilëve kanë ndodhur në Tiranë. Rasti ekstrem ishte ai i grabitësit serial Viktor Gushi, që akuzohet për disa plagosje dhe dy vrasje. Rasti më i fundit ishte ai me viktimë Fatbardha Tafajn. Rasti i tretë është ai i Vlorës, ku humbi jetën një fëmijë 8 vjeç.
4 janë raste të vrasjes së personave që po tentonin vjedhje, që janë qëlluar nga rojet apo pronarët e pikave që ata synonin të grabisnin.
Numri i vrasjeve* dhe koeficenti i vrasjeve për 100 mijë banorë** në Shqipëri prej vitit 1995, sipas shifrave të raportuara nga policia dhe përllogaritjeve nga Zyra për Drogën dhe Krimet në Kombet e Bashkuara.
19951996199719981999200020012002200320042005200620072008200920102011
6.7**8.049.918.616.19.06.87.54.63.84.22.83.32.92.74.13.8
210*2481542573496275208231144119131871059385127117

Aktorja Elizabeth Taylor , është londineze e rritur në Amerikë.


 Aktorja Elizabeth Taylor  ka lindur në Londër në vitin 1932 nga një çift amerikan me banim në Mbretërinë e Bashkuar. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, prindërit e saj u shpërngulën në SHBA dhe u vendosën në Kaliforni.

Ajo vërtet lindi në Londër- dhe që kur ishte një yll në moshën 12, hyri në jetën publike më pasë një nuse shumë e re dhe një grua e ndarë nga burri i saj qysh në moshën 18 vjeç, një perëndeshë në ekran në moshën 19 vjeç dhe një grua e ve në moshën 26 vejç.

Për më shumë se 60 vjet, Liz Taylor ka qenë e pranishme në sytë e publikut botëror. Fama, jeta e stuhishme personale, arritjet në karrierë, dhe përfshirja e saj në iniciativat sociale për probleme që shqetësonin shoqërinë botërore, janë pikat nëpër të cilat ka ecuar jeta e aktores Elizabeth Taylor.

Taylor, konsiderohet prej kohësh një nga bukuritë e botës së ekranit të madh. Ajo u shfaq në më shumë se 50 filma, dhe fitoi tri çmime Oskar, dy për shfaqjet e saj në filimin ”Butterfield 8″ (1960) dhe “Kush ka frikë nga Virginia Woolf?” (1966), në të cilën ajo luajti Burton, dhe një në vitin 1993 për ndihmesën e saj në çështjet humanitare dhe në kërkimet për SIDA-n. Aktorja e lindur në Londër, ka marrë titullin e Damës nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 1999.

Në vitet e mëvonshme, ajo shfaqet në një rol tjetër në publik legjenda Taylor merr rolin e humanitares së njohur dhe më zë në botë. Ajo për disa vjet ishte një zëdhënëse për disa shkaqe, sidomos ato kërkimore kundra sëmundjes vdekjeprurëse SIDA – AIDS.



Për punën e saj në lëmin humanitar legjenda Taylor fitoi nji çmim Oscar të veçantë, çmimin “Jean Hersholt Humanitarian Award”, në vitin 1993.

Mbasi ajo e pranoi atë çmim, ajo i tha një audience televizive në mbarë botën: se “Unë e quaj ketë çmim të gjithëve dhe e ndaj me ju për të nxjerrë nga thellësitë e e zemrës tuaj një dëshirë – për të treguar se ne jemi një racë njerëzore, për të provuar se kjo dashuria jonë është mbigjithëçka, kur kujtojmë nevojën e njerëzve tonë përtej urrejtjes dhe ndarjeve njerëzore, duke treguar se mëshira jonë është më bindëse . “


Ajo në dekadën e fundit u përballë fuqimisht me shumë probleme të saj shëndetësore me një qëndrim stoik, thonë njerëzit që e njohën Elizabeth Taylor nga afër. Jeta e saj personale ka qenë e mbushur me momente që kanë lënë gjurmë. 8 martesa, 4 fëmijë dhe një jetë problematike nga përdorimi i alkoolit, kanë qenë shoqëruese të aktores së famshme në vite.

“Trupi im është një “rrëmujë” e vërtetë,” i tha revistës “W” në vitin 2004 legjenda Taylor. “Nëse ju shikoni vetëm pak trupin tim tani si jam bërë unë pas sëmundjes sime në pasqyrë, ajo është vetëm krejtësisht konvekse dhe konkave.”

Elizabeth Taylor do të mbetet e skalitur në kujtesën filmike të kohërave si një ikonë e kinemasë botërore, si një ndër aktoret më të suksesshme të Epokës së Artë të Hollivudit me talentin, sharmin, forcën e karakterit dhe sytë ngjyrë vjollcë, e cila bëri për vete miliona adhurues anembanë globit.

INTERVISTË/Flet Bajazit Cahani, shkrimtari dhe poeti i njohur i letërsisë shqipe

Agime Kastrati


E ka shkruar me shumë dashuri, madje ka marrë shkas nga lagjja ku ai u lind e u rrit, nga shokët e tij të fëmijërisë. Ka pas raste që e ka kënduar dhe vetë bashkë shoqërinë e tij në festa familjare e ditëlindje të ndryshme. Por, asnjëherë nuk është “ngopur”, me poezinë e tij që u bë kënga më e njohur e fëmijëve. Edhe pse kanë kaluar disa dekada, të gjithë e kanë në mendje, madje dhe shumica nga ne e dinë përmendësh këngën e filmit shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”. Për vite me radhë autori i tekstit të kësaj kënge mbresëlënëse që theu çdo barrierë dhe i mbizotëroi të gjitha kohërave mbeti thuajse anonim. Vetëm me ardhjen e demokracisë poetit të njohur në mbarë trojet shqiptare z. Bajazit Cahani i erdhi ndriçimi i duhur.

Vepra e tij poetike mori dhe meritat që i takojnë. Poeti lirik hasjan filloj të merrte “ fronin” e merituar në zhanrin e poezisë vetëm pas rënies së komunizmit. Njihet nga të gjitha trojet shqiptare si poeti disident që e përballoi më së miri ndrydhjen shtypjen dhe shfrytëzimin e kohës së komunizmit. Anashkalimi si poet, ndërprerja e fakultetit dhe marrja e tij me forcë për të kryer shërbimin ushtarak, mosnxjerrja në pah e veprave të tij poetike, këto dhe pjesë të tjera të pazbardhura nga jeta e tij tregon në një intervistë te shkurtër për revistën, Bajazit Cahani poeti lirik me origjinë nga Dushanova e Prizrenit, (kështu quhej dhe vendi kur familja e tij bëri shpërnguljen).

Kur ka nisur karriera juaj poetike?

Para se të dal tek fillimi i karrierës dua të përmend dhe pak nga rrënjët e mia origjinën time të hershme. Atë vit që linda unë im atë, 3-4 muaj më përpara rikthehet nga Dushanova e Prizrenit në Kishaj (lagjen Cahan) në Has. Arsimin fillor e kam kryer në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të përgjithshme e kam kryer në Kamëz të Tiranës madje kam qenë maturanti i parë i asaj shkolle. Ndërsa studimet e larta i kam përfunduar në fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës në vitin 1975, pas ndërprerjes që më bënë për kryerjen e detyrimit ushtarak nga regjimi i asaj kohe. Krijimtarinë letrare e kam filluar që në bankat e shkollës, dhe të gjitha janë të botuara në organet mediatike të asaj kohe si: Revista “Nëntori”, “Ylli”, në gazetat “Zëri i rinisë”, “Drita”, në gazetën “Rilindja” e Prishtinës, revistën “Pionieri” në Tiranë dhe revistën “Fidani” në Prizren.

Kujt brezi i përkisni si shkrimtar, a bëni pjesë dhe ju tek disidentët e atyre viteve?

Unë i përkas brezit të shkrimtarëve të viteve 1970-të. Atëherë në mbarë trojet shqiptare u vërejt një periudhë e frymës liberale në fushën e letërsisë. Për veprën time poetike janë thënë e stërthënë mendime të ndryshme. Por pavarësisht mbijetesës time si shkrimtar unë i përkas totalisht disidentëve të asaj kohe. Rrethi miqësor i imi në atë kohë, më ka mbajtur jashtë mase shumë dhe unë i mbijetova rrethanave dhe ideve komuniste që në çdo kohë i kundërshtoja sepse jam dhe do te mbetem demokrat i denjë. Veprimtaria letrare e imja gjithmonë është anashkaluar dhe emri im si autor i veprave të njohura asnjëherë s’ka dalë në pah. Marr si shembull tekstin e këngës së filmit “Tomka dhe shokët e tij”, që është tekst i shkruar nga unë por asnjëherë nuk është thënë se kush është autori i saj, edhe pse skenari është shkruar nga Nasho Jorgaqit dhe kompozimi nga Aleksandër Lalo, emra këta të njohur në fushën e artit shqiptar. Unë në shumë raste të tjera kam qenë vetëm si hije përkrah shkrimtarëve të njohur.

Meqë i përkisni zhanrit të poetikës çfarë është poezia për ju?

Poezia për mua është një kumt shpirtëror që nuk mundem ta mbaj më në shpirtin tim, ndaj formën më të përshtatshme për ta kumtuar, kam poezinë. Me fjalë të tjera, është kitara me anën e së cilës artikuloj tingujt e shpirtit tim pa asnjë paragjykim metrik. Vetëm temporitëm, muzikalitet dhe për mua nuk ekziston koha dhe mosha.

Ju vini nga një krahinë burimore poetike. Çfarë vendi zë vendlindja në poezinë tuaj?

Po. Unë vij nga një trevë tradicionale poetike e njohur në historinë e letërsisë shqipe, që nga i madhi Pjetër Bogdani e deri tek Pal Ndrecaj, Besim Muhadri, Ukshin Morina e Kujtim Morina dhe breza te tjerë të rinjsh që sa vijnë e shtohen. Me pak fjalë unë me plot bindje them se në krijimtarinë time poetike vendlindja zë vend aq sa djepi në jetën e një njeriu.

Në çfarë raporti janë teksti e nënteksti e simbolika në poezinë tuaj?

Nënteksti dhe simbolika kanë vendin primar, por metafora mbetet mbretëresha. Nëntekstin dhe simbolin në shumë raste e definoj me retiçencën, për ti lënë hapësirë dhe liri fantazisë së lexuesit, duke shprehur kështu respekt për intelektin, kulturën dhe shijen e tij.

Në kohën tranzitive, pas komunizmit, duket sikur nuk ka maja në poezi. Është e vërtetë apo iluzion?

Më bëtë një pyetje të vështirë dhe provokative. I. Kadareja, F. Arapi, D. Agolli, A. Podrimja, A. Shkreli apo ndonjë shkrimtar tjetër, që ju mund t’i quani maja, me veprën e tyre më të mirë kanë vënë një standard. Ata prej kohësh i kanë kaluar kufijtë kombëtarë. Por, për mua, kjo është relative, sepse dikush ka kaluar kufirin me vizë shtetërore, dikush ka thyer kufirin inkonjito, duke vënë dhe kokën e tij në rrezik. Por nuk kemi një shembull Sollzhenjicin apo Vaclav Haviel. Por ama ne kemi Martin Camaj që pak kush mund ta ketë e për të cilin pak vlersim e popullarizim është bër për të. Sintaksa e tij poetike është e vështirë, shprehjet metaforike e simboli vijnë krejt natyrshëm, Ne jemi ballkanas e shqiptarë e ju duhet ta kujtoni përgjigjen e LAMARTINIT se si ky i fundit i përgjigjej De Radës tonë të madh se, poezia ka lindur në ato brigje e sërish atje do të kthejë. Kështu që nuk është aspak një iluzion por një realitet i kapshëm.

Meqë jeni në dijeni të enciklopedisë të botuar nga shteti maqedonas çfarë qëndrimi keni ju ndaj pjesë së shkruar për shqiptarët.

z. Bajazit Cahani: Kjo është pyetje shumë e drejtë që duhet medoemos që çdonjëri prej nesh të jetë i drejt me përgjigjen ndaj kësaj çështje të rëndësishme sidomos për pjesën e shqiptarëve. Të gjithë e dimë se Maqedonia është një shtet i ri i formuar nga ardhacakët. Pjesa kryesore e kësaj zone është shqiptare dhe këtë e tregon vet historia dhe vendbanimet shqiptare. Pa shqiptaret Maqedonia nuk bën dot asgjë edhe pse në enciklopedinë e tyre shqiptaret i kanë paraqitur si njerëz mali. Madje jam shumë kritik ndaj qëndrimit të akademikëve maqedonas të cilët kanë mundur të hedhin në botim në enciklopeditë e tyre mendime të tilla të pabaza.

A besoni tek fati pasi pas shume përpjekjeve veprat e tuaja i kanë qëndruar dekadave dhe sot kanë vendin e merituar?

Kësaj pyetjeje si shmangem dot edhe jam paksa skeptik ndaj fatit. Shumica e kolegëve, miqve e dashamirësve të mi shumë shpesh më thonë: ka qenë fati që më ka ndihmuar mua për ti shpëtuar ndonjë burgimi të përjetshëm të asaj kohe apo ndonjë mase tjetër drastike të metodave komuniste. Por unë them se siç thotë poeti i madh Din Memheti, “Fatin nuk e nënshkruaj”, ky është dhe mendimi im. Është rastësi dhe nuk më pëlqen dhe asaj i besoj.

Kush është Bajazit Cahani.

Bajazit Cahani u lund më 17 korrik të 1945 në Kishaj, Cahanit në Has. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse ciklin e lartë të shtatëvjecares e kreu në shkollën “Bajram Curri” në Kukës dhe më pas e përfundoi në Vorë. Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër në degën Gjuhë-Letërsi Shqipe. Ka punuar si gazetarë në organe të ndryshme të shtypit si dhe mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shumë shkolla të Kukësit. Që nga viti 1993 deri më vitin 2006 ka punuar si kryeredaktor i Radio Kukësit, tani jeton në Tiranë.

Librat të botuar:

Në pritje-poezi viti 1972Krijimtarine letrare e filloi qe ne bankat e shkolles dhe ka botuar poezi qe heret ne organe te ndryshme te shtypit te perditshem e periodik, si ne gazeten “Zeri i rinise”, ne gazeten “Drita”, ne revisten “Nentori”, “Ylli”, ne gazeten “Rilindja” e Prishtines, revisten “Pionieri” ne Tirane dhe “Fidani” ne Prizren etj. Ne vitin 1987 ka vene ne skene pjesen teatrale per femije “Kaprolli i Baces Deme” ne Teatrin e Kukullave ne Kukes. Nje pjese e mire e poezive per femije jane kompozuar kenge. Eshte, gjithashtu, autor i tekstit te kenges tashme te njohur “Tomka” ne filmin me te njejtin titull, me skenar te shkrimtarit Nasho Jorgaqit dhe kompozitor Aleksander Lalo. Krijimtarine per femije ende nuk e ka permbledhur ne liber te vecante. Shkruan publicistike dhe proze artistike.

Rrjedh një lumë. . , -poezi, 1981

. . . dhe mbeta flaka në udhëtim. . . -poezi 1998

Nada, N ada. . . , poema 2009

. . . Nëpër kohë. . . , poezi 2009

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...