2012-08-21

Aktorja Elizabeth Taylor , është londineze e rritur në Amerikë.


 Aktorja Elizabeth Taylor  ka lindur në Londër në vitin 1932 nga një çift amerikan me banim në Mbretërinë e Bashkuar. Pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, prindërit e saj u shpërngulën në SHBA dhe u vendosën në Kaliforni.

Ajo vërtet lindi në Londër- dhe që kur ishte një yll në moshën 12, hyri në jetën publike më pasë një nuse shumë e re dhe një grua e ndarë nga burri i saj qysh në moshën 18 vjeç, një perëndeshë në ekran në moshën 19 vjeç dhe një grua e ve në moshën 26 vejç.

Për më shumë se 60 vjet, Liz Taylor ka qenë e pranishme në sytë e publikut botëror. Fama, jeta e stuhishme personale, arritjet në karrierë, dhe përfshirja e saj në iniciativat sociale për probleme që shqetësonin shoqërinë botërore, janë pikat nëpër të cilat ka ecuar jeta e aktores Elizabeth Taylor.

Taylor, konsiderohet prej kohësh një nga bukuritë e botës së ekranit të madh. Ajo u shfaq në më shumë se 50 filma, dhe fitoi tri çmime Oskar, dy për shfaqjet e saj në filimin ”Butterfield 8″ (1960) dhe “Kush ka frikë nga Virginia Woolf?” (1966), në të cilën ajo luajti Burton, dhe një në vitin 1993 për ndihmesën e saj në çështjet humanitare dhe në kërkimet për SIDA-n. Aktorja e lindur në Londër, ka marrë titullin e Damës nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 1999.

Në vitet e mëvonshme, ajo shfaqet në një rol tjetër në publik legjenda Taylor merr rolin e humanitares së njohur dhe më zë në botë. Ajo për disa vjet ishte një zëdhënëse për disa shkaqe, sidomos ato kërkimore kundra sëmundjes vdekjeprurëse SIDA – AIDS.



Për punën e saj në lëmin humanitar legjenda Taylor fitoi nji çmim Oscar të veçantë, çmimin “Jean Hersholt Humanitarian Award”, në vitin 1993.

Mbasi ajo e pranoi atë çmim, ajo i tha një audience televizive në mbarë botën: se “Unë e quaj ketë çmim të gjithëve dhe e ndaj me ju për të nxjerrë nga thellësitë e e zemrës tuaj një dëshirë – për të treguar se ne jemi një racë njerëzore, për të provuar se kjo dashuria jonë është mbigjithëçka, kur kujtojmë nevojën e njerëzve tonë përtej urrejtjes dhe ndarjeve njerëzore, duke treguar se mëshira jonë është më bindëse . “


Ajo në dekadën e fundit u përballë fuqimisht me shumë probleme të saj shëndetësore me një qëndrim stoik, thonë njerëzit që e njohën Elizabeth Taylor nga afër. Jeta e saj personale ka qenë e mbushur me momente që kanë lënë gjurmë. 8 martesa, 4 fëmijë dhe një jetë problematike nga përdorimi i alkoolit, kanë qenë shoqëruese të aktores së famshme në vite.

“Trupi im është një “rrëmujë” e vërtetë,” i tha revistës “W” në vitin 2004 legjenda Taylor. “Nëse ju shikoni vetëm pak trupin tim tani si jam bërë unë pas sëmundjes sime në pasqyrë, ajo është vetëm krejtësisht konvekse dhe konkave.”

Elizabeth Taylor do të mbetet e skalitur në kujtesën filmike të kohërave si një ikonë e kinemasë botërore, si një ndër aktoret më të suksesshme të Epokës së Artë të Hollivudit me talentin, sharmin, forcën e karakterit dhe sytë ngjyrë vjollcë, e cila bëri për vete miliona adhurues anembanë globit.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...