2012-08-23

Shpërndahet Abetarja gjithëkombëtare në Luginën e Preshevës


Abetarja e parë e gjuhës shqipe, ajo e vitit 1844, me titull "Fort i shkurtër e i përdorshëm Evetar shqip", u përgatit nga personaliteti i shquar e Rilindjes Kombëtare, Naum Veqilharxhi.
Skeda:Abetare.jpg

 Nga ajo kohë kanë kaluar plot 162 vjet. Që atëherë e deri më sot janë shtypur mëse 150 abetare në trevat shqiptare dhe jashtë tyre, si në Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Sofje, Vjenë, Napoli, Selanik, Athinë, Paris, Milano, Bari, Vorçester, Lajpcig, Konstancë, Aleksandri të Egjiptit etj.
Skeda:Abetare (Kolë Xhumari).gif

"Abetare" me Autor Kolë Xhumari. Piktorë Zamir MatiLlazi TaçiIkbal Beli. Shtëpia botuese e Librit Shkollor e re, viti 2009. Faqe 120. ISBN 978-99943-2-227-5

Hartimi dhe realizimi i abetares së saj e vuri Shqipërinë në radhën e vendeve të qytetëruara, duke treguar se ky vend i vogël ka një popull me karakteristikat e tij, me gjuhën dhe zakonet e veta dhe me një thesar të trashëguar nga brezat.

Abetare - Shkronjë pas shkronje.gif


"Abetare - Shkronjë pas shkronje" është libër për fëmijet nga Botimet Morava.
Me autorë:
  • Prof. as. dr. Mimoza Gjokutaj dhe
  • Prof. dr. Shezai Rrokaj
Dhe ilustrimet dhe grafika:
  • Argon Hasanaj.
Shtëpia botuese Shkronjë pas shkronje, viti botimit 2009. Faqe 120. ISBN 978-99956-625-8-5


 Punën e Veqilharxhit e vijoi Kostandin Kristoforidhi, një figurë tjetër e shquar e Rilindjes Kombëtare, i cili në vitin 1867 botoi një abetare në gegërisht dhe një në toskërisht dhe u mësoi me to shqipen shumë bashkatdhetarëve gjatë udhëtimeve nëpër Shqipëri.




Epokën e re për librat shkollore dhe përgatitjen e truallit për shkollën kombëtare e përgatitën figurat e njohura, si Jani Vreto, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Koto Hoxhi, të cilët, gjatë periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1879, botuan "Alfabetarja e gjuhës shqipe".


Më pas, rruga e hartimit të Abetares Shqipe kalon ndër emra të njohur, të cilët punuan me përkushtim brenda dhe jashtë vendit, si Luigj Gurakuqi (1905), Parashqevi Qiriazi (1906), Nikolla Lako (1906), Simon Shuteriqi (1911) etj, dhe në vitet e mëvonshme, A. Xhuvani, Th. Papapano, M. Logoreci, J. Minga, duke krijuar kështu një traditë të mirë. Punimi i mirëfilltë shkencor i Abetares Shqipe u bë pas vitit 1944, përgatitja e të cilit u vu mbi baza shkencore pedagogjike e gjuhësore.


Ana funksionale e këtij teksti popullor nuk është më e madhe se ajo shkencore-didaktike. Shumica e autorëve të tyre janë të njohur në analet e historisë së arsimit dhe të mendimit pedagogjik shqiptar si pedagogë të shquar, si didaktë të aftë dhe si metodistë të përsosur e origjinalë në mjeshtërinë e mësimdhënies. Të tillë kanë mbetur Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami Frashëri, Gaspër Benusi, Jan Risto Terova, Parashqevi Qiriazi, Luigj Gurakuqi, Jani Minga, Simon Shuteriqi, Jashar Erebara, Nikolla Lako, Mati Logoreci, Gaspër Beltoja, Ndue Paluca, Aleksandër Xhuvani, Pertef Pogoni, Qamil Guranjaku, Kolë Xhumari, Mehmet Gjevori etj. Janë këta autorë, që kanë njohur metodat sintetike dhe ato analitike, që kanë ndjekur me kujdes evolucionin (zhvillimin) e tyre gjatë shekujve dhe që kanë zbuluar përshtatjet me veçoritë e gjuhës sonë.







Pas shumë debateve, dhe mangësive abetarja e vërtet gjithëkombëtare tashmë ka arritur edhe në Luginë të Preshevës.

Nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës që fillojnë klasën e parë, këtë vit do të jenë të barabartë me të gjithë nxënësit e trojeve shqiptare të cilët do të mësojnë me të njëjtën Abetare. Ky libër është i kompletuar dhe i shpallur zyrtarisht në Prizren nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai Kosovës Hashim Thaçi.

Duke e vlerësuar si një moment historik, Abetaren gjithëkombëtare kryeministri Berisha e quajti margaritar të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kryetari i Komunës se Preshevës Ragmi Mustafa gjatë prezantimit të abetares, ka thënë se ky është një moment historik pasi kjo kryevepër po kurorëzohet në duart e fëmijëve edhe me rastin e 100 vjetorit të shtet shqiptarë.

Ky tekst disa ditë pas promovimit të tij arriti edhe në Luginë të Preshevës. Arbër Pajaziti. shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit arritjen e Abetares gjithëkombëtare në Luginë të Preshevës e cilësoi rast historik.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme ka filluar shpërndarja dhe dorëzimi i abetares gjithëkombëtare nëpër shkollat fillore të komunës së Bujanocit. Abetarja gjithëkombëtare është mirëpritur edhe nga drejtuesit e shkollave fillore. Ata u shprehën se, kjo është një vepër shumë e madhe dhe i faleminderojn gjithë ata që punuan dhe u angazhuan, që ky libër të vijë edhe në rajonin e Luginës se Preshevës.

Për komunën e Bujanocit janë dhuruar gjithsej 300 abetare së bashku abetare pune, ndërkaq për komunën e Preshevës 400 ekzemplarë. Më 24 prill ishte përzgjedhur teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti ka katër autorë, dy nga Shqipëria, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj si dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumanova Pozhegu, njofton ina.


Ndërkaq Abetarja gjithëkombëtare vjen në një vit historik. Abetaren gjithëkombëtare në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar do ta kenë në duart e tyre edhe nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...