2012-08-22

PERTEJ LOTIT ME THONI NJE FJALE…


Refleksione rreth lisit te mocem te muzes poetike te Nebih Bunjakut





ZEF PERGEGA- Detroid/USA


Ne muret e gurta te Olimpit shqiptar, lotet kane lene testamente, qe mund te deshifrohen ne kapaket e baladave dhe pergamenteve te lashte. Sa here qe lexoj materiale tek “Agjencioni Floripress” qe Flori Bruqi e mban ndezur mangallin e vatres se qytetit te kultures kosovare dhe e ben fytyren e miteve dhe te legjendave te regetijne ne grushtin e yjeve, me duket se ai me togen e vargjeve, cel nje porte te madhe, per t’u dhene jehone zerave poetik te rinje e te vjeter te ketij koloseu te historise tone.

Keshtu me ndodhi me mua nje pasdite te lodhshme ketu ne Detroit te Amerikes, kur cela e-mailin tim dhe mu shfaq para syve ne rend te pare nje terapi dashurie, qe e kishte fillin deri ne zanoret e embela te gramatikes se zemres, aty ku nenshkruhej testament i lotit, me prushime te zjarrta, me dridhje, si pasarela e nje lumi te vershueshem dhe, mora fryme e thashe me vete: C’ka ben poeti Nebih Bunjaku, e si po i cel ato shtigje te ngushta fjalesh?! Pse po me nguc e po me fut me vullnetin tim ne ato balada, si ushtar i nje beteje te pambaruar! Sic duket poeti Bunjaku e largon pak luftetarin nga fronti i llogores, per te mjekuar plaget, qe nuk i ndjen nga gjaku i nxehte dhe urrejtja per armikun, qe te shkel pragun, per te hyre serish me me energji ne luften jete, per ta bere ate me krah e me flete.




Te pagjeturit e Kosoves nuk jane te pagjetur. Varret e tyre pa mbishkrim mund te gjenden aty ku ka nje krim. Se krim eshte indiferentizmi dhe grykesia e verdhushkave. Po ta shikosh ylberin, miqesine e lidh me diellin dhe kandilin e mbush me henen e plote. Martiret jane gjaku qe gufon ne zemer te dheut dhe damaret e tokes pershkojne lumin e eshtrave te tyre dhe ne ate lum ylberi e mbeshtet sypin. Kete sekret e mesova kur lexova disa poezi te krijuesit te talentuar kosovar Nebih Bunjaku, te marra nga libri me ri “Testamenti i Lotit”
Loti i nanave, si krua pikon neper ato foto engjej te heshtur, te cilat shpesh varen ne kangjella te hekurta te kuvendit qe poiI thone eshte i popullit….Atje larg pertej shallit te reve ne nje sfond ku agimi ia vjedh sekondat nates, dalloj nje misionar te moshes se thinjave, qe ecen ne gjumet e kerkimit. Me thone se eshte kosovar me emrin Nebih Bunjaku. Po me pare se t’i leshoj ze me doren e djathte pas veshit, si gjysem kembane: “ hej more hej, pa ndalu pak e sipas zakonit ta nderrojme kutine e duhanit!” shoh neper rruge disa flete me vargje qe rrjedhin si fara e lokes pas parmendes. Kureshtja me shtyn te ndalem dhe ta humbas qenien ne lexime.

Nebih Bunjaku, si nje banor i lisit te mocem, me driten e qiririt te pasosur te shpirtit te tij, pasi eshte bere bujtes i honeve te dhimbjeve te plageve te reja, gjaku i te cilave nuk eshte mpiksur ende, e ve doren mbi vetull, si ne mahnitjen e koloneve, qe rrezja e yllit te mengjesit te pushoje pak nga udha e gjate dhe te ngroh pak me shume te verteten. E ai pasi degjon korin e vajit te nenave ne bulevardin e Prishtines, ne lekuren e qengjit te kohes ulet dhe shkruan vargun:

Kur hijenat kobzeza
Naten byzantine pa hene
Ne jemi plaga e re
E Gjergj Elez Alise…!

Bunjaku me doren e rende nga pesha e vuajtjeve, nje pluhur mjegullash e largon nga dheu i shkelur, qe renkime frymon dhe aty ai zbulon mbishkrimin e tharmit te vet mes kryqezatave te pabeseve.

Na ka mbatur vetem shpirti
Midis roberise dhe lirise
Midis jetes dhe vdekjes
….
Sot imazhi yne
Varur eshte ne grillat e Kuvendit…!

Po ku vene keta shpend te plagosur nga vetja?! Jane te rritur ne cerdhe te huaja e nuk po dine te flutuojne ne qiellin, qe ua falen deshmoret, se bashke luftuan ne nje llogore?! C’emer te humbur ka ai qe ve lule hipokrizie ne pllaka varresh, perulet perpara kamerave si pikepytje kolltuku?! Po poeti Bunjaku nuk ka merak per miradina. Ai ulet kembekryq ne trotuarin e udhes se vet dhe shkruan me thengjille mbipplaken e gurte, e kaliminaret mbajne vesh mesazhin e vargut te tij.

Ne ritualin e pritjes
Testament i lotit
Lare nga dielli
E lagur nga shiu…

Eshte rituali i perditshem i nanave qe presin. Eshte bere si nje harte e zhubrosur. Ne liqen loti i kane kthyer parzmoret. Dhe nanat e gjora i mbledhin ato fjale te poetit , sikur po mbledhin kockat e te pagjeturve. Sepse sipas poetit ne ritualin e pritjes nuk duhet te jemi mjet kusuritjesh… Poeti Bunjaku me vargun poetik nuk e lidh dora, lapsi e letra, por talenti, shpirti dhe zemra, ai eshte misherim i dhimbjes se tyre. Aty ku hyjne e dalin baballaret e kombit, qe tash i bezdisin ato foto, qe nuk trazojne, vec kekojne me sy nje varr, degjohet nje thirrme. Eshte thirrma e vargut te Nebih Bunjakut qe piskat:

Te humbur jane ata
Qe ende jetojne
Ne iluzionin
E vdekjes tone…!

Misionari I fjales se lire Bunjaku e vahdon udhetimin e tij te shenjte dhe nen hijen e nje lisi te mocem mundohet ti mjekoje brengat me melhemin e rrenjeve te tij. Trungu u lisit i drejte deri tek qielli si qiri dhe rrenjet deri ne det. Nje figuracion i gjetur poetik per identitetin tone qe nuk ka nevoje per piramida e roje kufitare. Lisi i ka te percatuara trojet qe kur mbiu mbi balle te malit tone e, poeti Bunjaku numeron shekujt ne rrudhat e lekures te kesaj fortese shqiptare natyrore, bash aty ku princat kane matur forcen e dores para perdorimit te shpates.

Midis bjeshkes Lisi i Mocem
I vjeter qindravjecar
Hija e tij mbulon nje qiell
Gjer ne re plisin e bardhe!

Poeti, jo pa shkak rrugeton gojtanave te gjoksit te lavdise se Kosoves, dhe me nje fije te argjende ne muzen e penes se vet e cel ngadale deren e Shtepise se Lidhjes se Prizrenit, aty nen binaret e lashte te shekujve ne armaturat e ardhmerire mbeshtet koken krenaria e popullit shqiptar.

…Ligjeron me fjale perendie
Besa e Beses lidhet nyje
Ky atdhe ka zot
Ne vend te bukes hame barot!

Poeti Bunjaku me syrin e vemendshem, kur i hedh nje sy pllakave te arta qe ajo Shtepi, si themeli i pare i Rilindjes, vallon emrin shqiptar ne varken e Odisese deteve e oqeaneve i ka rene botes rreth e qark, per t’i dhene e per t’i lene nje emer bregut tone. Ja sa bukur shkruan ai per aktorin e famshem Bekim Fehmiu, qe me rolet e veta mahniti edhe Odisene edhe vete Uliksin

…Itaka jote noton me mjerimin
I ka enderrat pa dritare
Se vetveten ka harruar
Ne kete bote te piste zagare
Si Zeusi maje Olimpit
Ligjerove art magjie!

Nuk ka poet shqiptar qe nuk i ther ne zemer plaga e mergimit. Leshimit te trojeve me hir o me pahir. Nuk e di nese autori i shtate librave, Bunjaku e ka provuar ne lekure te vet, por ne lekuren e rreshkur te kombit secili e perjeton kete njolle te zeze qe na ra per hise. Nuk kam lexuar gjer me sot varg me te forte se ky i Bunjakut per emigrantin.

Emigranti ne pike te dites si hije
Cung udhekryqesh fatin nyje!

Njeriun Bunjaku dhe poetin me te njejtin mbiemer i duket se mbi gjoksin e tij i paksohet frymemarrja nga se dikudh derdh llave zifti te zi, per ate qe ne e quajme shperfytirim te lirise nga se nga njerezit e se djeshmes te veshur me hekur ne te sotmen allafranga me kepuce llusftrafin ne kercitje takash e kane pullos shkelqimin ne marka te reja makinash edhe pse fytyra e lluksit u rri shtrember ne pasqyren e te vertetes. Dhe ai pyet pa
ndrojtje per lirine.

Kush ia sheron plaget
Kur e pat marre pushka?!
….
A harroj betimin
E luftes clirimtare
Gjakun e deshmoreve
A mos jeton me marre?!

Pertej lotit, te dashur poet, me thoni nje fjale! Po me pare merrni ne dore librat e Nebih Bunjakut dhe secili do te marre nje pergjigje sipas ndjenjes dhe perjetimit shpirteror, se aty kemi veten tone, qe nga kembet me thonj te paprere te pushtetit e deri tek i verberi, qe pret lemoshe ne qoshe te rruges, ku ende degjohet klithma renkonjese e lirise…ndoshta per ta gjetur ate qe na e grabiten e qe na mungonte ma shume se shekujt ne nje pike gjaku te harruar! Poezia e Bunjakut ehte si nje buke e pjekur nen kakine e mocme , por qe ka mesazhe te reja blerimi me krahasime dhe me fllad te ngrohte metaforash.


Lexoni edhe kete:

http://floripress.blogspot.com/2012/08/nebih-bunjaku-testamenti-i-lotit.html

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...