Nga Keze Kozeta
Zylo
Për
çdo njeri që ikën nga kjo botë çdokush zemërnjeriu ndjen dhimbje, për më tepër
nëse e ke njohur dhe komunikuar vazhdimisht gjatë jetës. Këtë
radhë është fjala për poetin lirik të mirënjohur nga qyteti i Sarandës Valter
Lazëri, i cili u nda para disa ditësh nga kjo botë.
Poezitë e
tij i kënduan me tërë forcën e dashurisë dhe të shpirtit, Sarandës, Atdheut,
gruas, detit... Pena e tij dukej sikur ishte e ngjyer në stërkalat
Blu të Jonit dhe pikturonte peizazhe të magjishme në kanavacën e qiellit, atje
ku ai është ngjitur dhe kundron nga larg detin që s’ju nda gjithë jetës, qoftë
dhe në imagjinatë.
Ai ishte djalë deti, kishte
lindur atje, por koha e hodhi në vend tjetër që edhe pse i larguar s’rreshti
kurrë së shkruari dhe menduari për të...sikur ta kishte të dashuren e tij reale
që e miklonte çdo ditë, por me mistere krejt të panjohura që i dinte vetëm
poeti, pa përplasje si Titaniku në Ajzberg.
Poezitë e tij duken
sikur kanë ndaluar në breg të Detit Jon dhe presin poetin e Stërkalës, e presin
me mall të zjarrtë si vetë vargjet e prushta që shkruajti
Ai.
Vargjet e
tij janë të kthjellta si kaltërsia e Jonit me metaforën e mallit të ikjes larg
nga Saranda e tij që s’e ndau deri në çastin e fundit të jetës.
Poeti është
mirëpritur nga lexuesit për lirizmin e tij të butë dhe të ngrohtë në vargjet e
tij. E dashuronte marrëzisht natyrën e bukur, nuk e duronte dot
natën pa yje dhe kjo ndihet më së miri në poezinë “Eja LUCIERGANA”, që në
spanjisht do të thotë “Eja Xixellonja”.
Ai kërkon xixellonjat sepse
Hëna është zhdukur fare dhe në natën pus duket si një thelë e zezë, ku sytë dhe
zemra e poetit duket që nuk e shohin, nuk e kundronin nga larg bukurinë
magjepsëse të Hënës. E kush nuk ka kapur xixellonja kur ka qenë
fëmijë, dhe nuk ka ndjerë aq pranë Diellin, Hënën, Dritën...Ja këtë ka ndjerë
poeti kur Hëna nuk ka dalë dhe e kërkon Xixëllonjën: “Eja
Luciergana”!
Ndonëse poetet ikin fizikisht ata përjetësohen me librat e tyre, te cilat
i ruaj si të çmuara ne biblioteken time dhuruar nga Ai. Ato jane
siç thote poeti Lazëri si një vapor mbi det me një kuvertë me halle, që mbush e
zbraz dhimbje të madhe.
Në të shumtën e poezive ndjejmë
mallin përvëlues të poetit për vendlindjen, Sarandën e bukur, ai mezi e kishte
pritur ditën kur do të vinte për herë të parë pas kaq vitesh ta vizitonte atë,
të përulej dhe t’i puthte ballin fisnik me mall dhe ja si shprehet në një
poezi:
Eh,ç’do bëjmë çastin e
parë/ kur të shoh unë syt’ e tu! Do t’përpij me
mall e lotë/do t’gënjej/:“Kam qenë këtu!”“Për tek ti tani jam
nisur”
Kam pasur
fatin të
komunikojmë
së bashku dhe si
anëtare të Shoqates së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e cila me të drejtë e ka vlerësuar me çmimin “Pena e artë”.
Poeti ishte
njëkohësisht dhe themelues i forumit
“Stërkala”,
një forum
që botonte
më së shumti kulturën, artin... është
interesant fakti, se ndonëse
janë krijuar
shumë forume, ku
janë pjesëmarrës mijëra anëtarë, në
forumin “Stërkala” kam
ndjerë nga afër botimin e materialeve plot
kulturë, mirësi dhe mospublikimin e materialeve
të të tjerëve joprofesionale, mediokre, me mllefe, çka tregon
dhe njëherë
mirësinë që
e kishte në thelbin e
zemrës, po aq dhe
kulturën. Lirizmi
në vargjet e tij
për
dashurinë
është tejet i ndjerë, i bukur, mbresëlënës. Këto i lexojmë më
së miri në poezinë: “Evjeni”:
“Shumë fjalë të huaja qenë tonat/ ashtu trazuar/ Eh ,
Evjeni/ kësaj botë me ty jetuar/ Në zemër të Europës/ dhe më tutje/ me ty në
dashuri/ Eh, Evjeni! Me ty dhe pa ty/ Shikoj sërisht valët e detit/ Dajtin më të
lartin mal që jam ngjitur/ Dhimbjet shpërthejnë si
vullkani/ Si vullkan/ Evjeni! Në llavën e tij/ me
ty e pa ty, Evjeni”!
Lajmi i ikjes
së poetit
marrë nga shkrimtari i
mirënjohur qeparotas z.Petraq
J.Pali ishte krejt papritur për
këdo, ngase mosha e tij ishte e
re për t’u
ndarë nga kjo
botë...
Para
një muaji kur
hodha poezinë e
mirëseardhjes
në këtë
jetë për mbesën time Saranda në rrjetin social f/b, poeti Lazëri më uroi njerëzisht, plot emocion dhe mall për Atdheun, poetikisht për pagëzimin e bebes të sapoardhur me emrin e bukur Saranda, dhe ja si
më shkruante midis
të
tjerash:
“Personalisht dua t`ju falënderoj juve që e përcollët dhe
në faqen time.
Ndjej mall dhimbje për
gjithë Shqipërinë. Njëzet vite të ikura me siguri që ngarkon më
shumë botën emocionale të çdo njeriu që ndjen diçka për të shkuarën e
tij. Veç dua të shpreh dhe atë që mund ta quajmë "lokalizëm"; për
Sarandën ndjehem i dobët kur e kujtoj e që asnjëherë s’ka ikur jashtë
meje. Kjo më përlot dhe më shumë, kur një Amerikan vë emrin e
qytetit tim tek bija e tij.
Çoi urimet tona Klodianës dhe Kurtit, Saranda e vogël të
rrojë e të gezojë gjithë lumturitë e kësaj jete”.
Me lot e lexova kur jua ridërgova përsëri prindërve të
Sarandës dhe i njoftova se poeti kishte ndërruar jetë...Ata të dy u prekën shumë
dhe më thanë se këtë urim do ta mbanin si gjë të shenjtë për bijën e tyre
Saranda dhe kur ajo të fillonte të kuptonte do t’i mësonin poezi nga poeti i
qytetit Saranda, Valter Lazëri.
Poeti mbeti
stërkalë mbi qytetin blu të Sarandës dhe në kujtimet tona si lexues të
Tij.
17 Gusht,
2012
Staten Island, New York