Flori Bruqi

              Nga Flori Bruqi

Rreth forumit “Stërkalla” dhe poetit brilant Valter Lazeri...

http://floripress.blogspot.com/search?q=STERKALA#!/2011/08/ne-gjunjejokurresme-ulenrreth-forumit.html

Dashuria ndaj Shqipërisë,Kosovës,Iliridës,Luginës së Preshevës  etj.,  është dashuri e shenjtë, siç është dashuria ndaj  nënës, babasë,fëmiut ,gruas, familjes dhe flamurit.

Mirësevini në toplistën informative dhe kulturore në gjuhën shqipe  “Sterkala”, thekson moderatori  Valter Lazeri…  Ky forum I blogosferës shqiptare  është ngritur pa dallim feje vendi ,apo ideje dhe ka si qëllim bashkimin e shqiptarëve nëpër botë, mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe trashgimninë e saj nga brezat që po lindin jashtë trojeve etnike. Gjithashtu qëllimi i  këti forumi  është shërimi i plagës shekullore të shqiptarëve, bashkimin e trojeve tona me Shqipërinë Etnike . Shekujt u lëshuan  gjeraqinat slave  mbi trojet tona, duke i coptuar por asnjëherë nuk arritën që të shuajnë gjuhën  e ëmbë shqipe, kulturën e lashtë  ilirike .

Në  Faqet  virtuale “Sterkala” që Editohet nga Lazër Valteri . shkruajnë fytyrat më të ndritura të kombit tonë në Internet, Valter Lazeri, Dr.sc.Fatmir Terziu ,Akademik prof.dr.Namik Shehu,Prof.dr.Eshref  Ymeri,poeti prof.Engjëll Koliqi, Merita Bajraktari McCormack, Ndue Hila, Luigj Shkodrani, Vlashi Fili, Albana M. Lifschin, Kostaq Duka, Jeton Kelmendi, Vullnet Mato,Nafi Çegrani,Demir M.reshiti,Bedri  Halimi, Alber Zholi, Akademik prof.Mr.sc.Akil Koci,Agim Gashi,Flori Bruqi,Zef Përgega,Përparim Hysi,Prof.Naim Kelmendi,Reshat Badallaj,prof.dr.Begzat Baliu, Paul Tedeschini,Ajet Nuro,Riza Lahi,
Agim Bacelli,Prof.dr.Sabile Basha, Mimoza  Enver Dajçi ,Ruf Dragu ,Faruk Myrtaj ,Fritz Radovani, Daniel Gazulli, Shefqet Dibrani ,Adem Zaplluzha, Kristaq Shabani ,Mimoza Sali,Fatime Kulli,Keidi Sejdini, Dr.Ismet Hebibi,Faik Miftari,
Fehmi Ramadani ,Thani Naqo,Prof.dr.Flamur Maloku ,Dr.Gjekë Marinaj,Pal  Sokoli,Petraq Kote,Prend Buzhalla,Sali Mehmeti,Albin Kurti,Sejdi Veseli, Engjëll Shehu,prof.dr.Vedat Shehu,Vitore Stefa Leka ,Mardena Kelmendi,Përparim Kulla,Partizan Cene,Rexhep Shahu ,prof.Mr.Ramiz Kelmendi ,Reshat Sahitaj  ,Remzi Limani ,Rrustem Geci  ,Mexhid Yjvesi ,prof.dr.Jahja Kokaj,Fatos Aliu etj. etj. 


Vend prioritar në spektrin e revistave të mirëfillta shqiptare që respekton kriteriumet profesionale të gazetarisë evropiane është edhe “Floripress”, paralelisht me të cilën shquhen Gazeta Kritika, Forumi Shqiptar, Mëmëdheu, , Tribuna Shqiptare, Albemigrant , Stublla.com, Teuta shqiptare dhe një varg mediash tjera të rëndësishme që i japin prioritet letërsisë dhe publicistikës.

Një tribunë interesante është edhe webi Shqip.dk I drejtuar nga shkrimtari shkodran Luigj Shkodrani me moton: Kurrë mos e ndalo dashurinë për Shqipërinë, si dhe Fjala e lirë e  Dr.Fatmir Terziut, Dituria e Sokol Demakut, Pashtriku i Sheradin Berishës, " Diplomacia "e Xhemil Zeqirit, dhe sidomos Zëri i shqiptarëve/Voice of albanians, duke patur për drejtor Skënder Buçpapajn, një moderator brilant  që militon për komunikimin mbarëshqiptar, duke afruar bashkëpunëtorë me vlera, duke ndikuar për afirmimin e vlerave shqiptare dhe ndërkombëtare, në të gjitha fushat e jetës letrare, artistike, shkencore dhe politike....

****


"Pena e artë  për çdo vjet  ndahet nga Shoqata e shkrimtarëve  Shqiptaro-Amerikanë.Ajo  synon të jetë i përvitshme  duke u shndërruar në një traditë mes krijuesish që jetojnë në SHBA.

Në vitin 2003 për tre gjinitë  letrare e morrën këtë çmim të lartë letrar e morren  3 poet shqiptar :

  1. Gjekë Marinaj, për librin e tij publicistik të titulluar "Ana tjetër e pasqyrës" 
    2. Naum Prifti, për librin e tij me tregime humoristike të titulluar "As Miço as Muço"
    3. Valter Lazeri, për librin më të mirë me poezi të titulluar "Shkruar nëpër udhë". 


Floripress- për lexuesit e vet kësaj radhe sjell disa poezi brilante nga poeti  Valter Lazeri. Lazeri   është vlersuar nga  studiuesi shqiptar si një krijues  me  shpirt  të sinqertë  poetik, për vargun e ngjeshur dhe mendimin e kthjellët .

Poeti i vargjeve “shkruar nëpër udhë”  voli  tharmin e vargjeve nga vetë jeta, e cila i la  gjurmë të pashlyeshme jo vetëm me bukuritë, por edhe shqetësimit  të vargut që ky poet i madh i sjellë lexuesit shqiptar.
 "Shkruar nëpër udhë"  nga kritika letrare është padyshim një kontribut i madh në lantologjinë  e poezinë shqipe. 
Redaksia Floripress,ju sjellë disa poezi nga vëllimi poetik” "SHKRUAR NEPER UDHE"(  Botimet "Milosao"-Sarandë,Redaktore letrare Zhuliana Jorganxhi) ...... si dhe disa poezi tjera të botuara kohë pas kohe në forumin virtual “Sterkala”...,”Floripress”;”Floart-Press” etj.


KJO MBREMJE.....
Mbas dites me shkel syrin hena    
Kjo mbremje me  beri te  marre!
Trazova gjithe vitet e  lena     ,
Mes letrave zverdhur sirtaresh

Aty, ti, jedallga e cmendur,
qe vjen me ere plot terbim,
Dhe une nje skemb i goditur,
Me emrin e vjeter -.durim.

Te tjera dashuri kaluam...
Te reja, te fresketa rrine prane.
Nga larg, ca kenge zemeruar
Dhe zhurma e dallgeve cale-cale...
THIKAT
Te ngulura mbi gjoks i kam,
pa njohur  ende  mire  jeten.
Me dhembin kur dua t`i shkul,
Kur pa dashje them te  verteten.

Femij dhe i rritur me to,
I mbajta si briret  kaprolli.
I shpuar, i care ky gjoks,
Nje "eh!"ankuar s`e nxorri.

U rrita,po plakem me to,
Ne gjunje,jo,kurre,s`me ulen!
Sme dhembin te  gjoksit, qe shoh,
S`duroj, kur pas shpine m`u ngulen.
PO TI C`BEHESH?
Tek prag i vjeter c`do dite pres...
Lodh gurishtet beje  rremuje.
Sekondes syte gjithemon te  mjere:
prape mushkonja,pellgje me uje!

Sa larg te dy keshtu u tretem
U pam nje here si per merzi.
Ish kohe puthje per  lejleket,
se s`pruri gje per  ne te  dy.

Thinjat dhe  vitet na rendojne,
Mbi flok e supe...Ku je ti?!
Shko nje darke tek vat`r e ngrohte,
Shkruaj te  clodhesh nje poezi.                          

TI KUJTOJ
Syperlotur tymosur ne cigare,
me te ikur,me the ca fjale:
"S`do te mungojne te ikurit per fare,
do qash te mbeturit gjalle"
Dhe keshtu c`do dite te  kujtoj,
Tymosur tani une me cigare.
Te vdekurit,jane bashke njesoj,
te gjallet,nuk di ne c`livadhe?!  
DASHURISE
Ne c`dite te bukur
  valle ke  lindur
A c`dite e "lige''
    te lindi ty,
kur brenda rron
   e s`del nga shpirti
mpleksur ashtu
 gjithe "ligesi"?!
  .......................
Mpleksur ashtu
  gjithe  "ligesi",
ne c`dite te  bukur
linde ti?!......  
TRISHTIM
Ne dritare vazua
                       lulethare,
Ne porte dy trendafila
                             pa jete.
Kalldremi dhe vija
                          pa uje...
...ne mur vizatuar  rrekeshiu
Larguar!
Si une dhe shume te tjere.   
                       
Poezitë e Valter Lazerit janë të  sinqerta, të ngjeshura me një mendimin  shumë të kthjellët ,që janë vjelur  nga vetë jeta,duke i  lënë  atij gjurmë të pashlyeshme në bukuritë e memedheut,  shqetësim ky i  sjellë pothuaja në çdo varg .. Të gjitha poezitë e tij  që po i editojmë janë padyshim një kontribut  i madh  në letërsinë tonë....



Thash..... 

Thash  per nje cast ...
se isha tek ti.
Ashtu trazuar ne lule e palma.
...dhe det kishte plot
gjithe ajo bukuri.
Ngjanin me ty Sarande.
Endrrova,
po se munda dot largesin.
Brenda hotelit " Venetian"
luks e bukuri.
Ah!
sikur te vinte nje pulebardhe
te me rrembente
te me fluturonte larg...........!
...e te me leshonte tek ty Sarande.
Vullkan shpirti
do behet ky mall.
Kete nate
Me e bukura e botes
qe  te  kam  larg.
.

Lirike 

Une nje drite 
qe po dridhem 
valezes vello bardhe, 
ti thermuar 
neper shkemb` 
shuar une 
neper dallge. 
Une nje lum 
qe vrapoj 
ti nje det` 
qe me perpin. 
Une Sterkala mbi sarande 
ti pinella 
pa nje ngjyre. 
Une pelhure 
permbi vale 
ti nje storme 
qe me perpin 
............... 
Une nje dritez 
qe humbas 
ti nje valez 
ne lundrim....! 


Nata

Nata goditur, hesht.
Me heshtur, sa di ti.
Perrenjeve nje gjak;
(vij,` zhdukur ,mbetur)
pa ngjyre,
perzier gjaku i derdhur.
me te drejten: drejtesi.
Nata; punon tani!?............


Replike

Nese kjo bote eshte zvogeluar
Dhe njerezit ndodhen fare prane,
Te dy ne mbetem te harruar,
Ashtu si vitet, qe na ndane

Ne se te gjite ,jetojne ketu
dhe c`mallen ndoshta me nje shikim,
Per ne s`ka mbetur me asgje
Dhe malli tretet pa kuptim!


LUCIERGANA

Sonte qe hena 
zhdukur fare
s`i thele e zeze
nata pus, ne pus;
ku syt
as zemrat s`shohin fare...!
...eja luciergana....!

Sonte qe nata ka vargonje.
E shpresat tremben erresires.
Gris e cirre me xixa
c`mund te cash,
t`i nina nina........
Eja Luciergana!.....!
valter-usa
Shenim ; Luciergana ne ( spanjish Xixellonje)


Vrapo

Ne se ke mbetur ne endrren time
dhe fle,sic thua,me te
,me nje cader tela thyer,
rrobe shpuar, zbuluar,
mbuluar,pres te vish te me gjesh.
Nese mesdita s`qesh,fillo kerko,
si me kerkoje atehere.
Po
ke mbetur 
ne endrren time,
Vrapo,
te me gjesh!

nina nina ne (kecua -gjuhe e vjeter amerika Latine xixellonje)


MBRËMË ISHA DERI ATY…

Mbrëmë isha deri aty…
Kalova në urat e dritës hënore.
…deri tek xhamat e dritares tënde.
Aty , ndenja gjithë natën.
Të thashë ngadalë ,
në s’ke dëgjuar:
"Naten e mirë!"
Gjithë natën ty duke shikuar,
syt mbi ty,
si një roje i mirë.
Të pashë kur ëndrrat të trembnin.
Dorën ta
veja mbi ballë.
Të puthja lehtë ballin
e dilja prapë jashtë.
Tek xhamat e ftohtë
mbeta sa dielli doli
e "mirëmëngjes!"
të thashë…
Ti ike
mes diellit
pa ditur
për të shkuarën natë.
……………………….
Mbrëmë isha deri aty…
Kalova në urat e dritës hënore,
deri tek xhamat e dritares tënde,
…aty ndenja…
Aty më ke
çdo natë!
HEJ`or` Osman Taka

... dhe pa vallen tende, mund te rroje
mund te rroje dhe pse s`me ftove ne valle.
Vec po doni me tim at`
mos me thoni
s`e s`kercej fare.
...ejani e me shikoni
si hedhe Osmanin ne D.C
Krahet i shtrij deri ne Konispol
kercej per ju te di.
Eja, o Osman Taka
Ne Lazeraj bene nje valle
Bjer dhe Kozman
Ta djegim fare.
...dhe po s`erdhet,prape kini ardh`
dhe po su pam, na kini pare.
Eja Osman Taka
ne valle bjem dhe Kozman.
Kini rrojtur
vite afer
dhe pse kurr s`jeni pare!

... dhe pa vallen tende, mund te rroje
mund te rroje dhe pse s`me ftove ne valle.
Vec po doni me tim at`
mos me thoni
se s`di tuajen valle! 


NJE

Nje shikim
mjafton,
nje buzeqeshje,
te mbetem skllavi yt.
arrest
ne jete te jeteve,
nje buzeqeshje
mjafton,
nje shikim! 

CASTE

S`te prisja
ketute me vije, 
Nga mendja thashe
te te heq nje cast.
Me trazove,
me bere te pi cigare,
te futem ne" bar"
a gjithe naten
ta gedhij jashte...


Zbraze mbi mua

Mbush nje shami me yje
me balte,
me det
dhe eja! 
eja, mbi djersen time,
merzine,
lodhjen.
Zbraze mbi mua dhe ik!
ik
e qofsh mire! 

"PENA E ARTË ".

Kredoja poetike e Valter Lazerit në këtë vëllim të dytë është dashuria e pafund dhe malli i zjarrtë për vendlindjen e tij Sarandën, dashuria për njerëzit e saj, të cilët ai i takon mbas dhjetë vjet mërgimi.
Ai vjen i mallosur të puthë tokën mëmë, që e lindi, e rriti dhe e pa një dite buzëplasur tek e linte për një jetë më të mirë. Shpirti i poetit i ngjan një vullkani, ku shpërthen gjithë ajo dhimbje e gjithë ai mall përvëlues , ndaj ai merr penën dhe derdh vargje ende pa prekur tokën e shtrenjtë, aty në avion, mes udhëve qiellore, që e çojnë drejt dashurisë së tij të madhe, Atdheut dhe shkruan;
Eh,ç’do bëjmë çastin e parë,
kur të shoh unë syt’ e tu!
Do t’përpij me mall e lotë,
do t’gënjej:
"Kam qenë këtu!"
"Për tek ti tani jam nisur"

Poeti Valter Lazeri, në këtë vëllim, na paraqitet si një lirik shpirttrazuar dhe shquhet për një ndjeshmëri të lartë. Siç theksova dhe më lart lajtmotivet dhe mesazhet kryesore të poetit në këtë vëllim janë ato të dashurisë, mallit për tokën e tij dhe këto ndjenja janë si të thuash nxitëset kryesore të frymëzimit të tij . Muza e tij poetike mban dhimbje dhe mall mërgimtari dhe këtë poeti arrin të na i sjellë me art poetik, me vargjet të tilla si:
Ç’m’u desh që erdha
trazova plagë…
"Ç’m’u desh që erdha"
se: Do të vij të të përpij
me etjen e një djali,që etohet.
Do ta pi lumin e tërë,
të tërë detin!
E kush të dojë
Me mua le të zemërohet!

Pena e poetit pikon dhimbje kur shkon "të vizitojë" miqtë e tij të dashur tashmë të ikur në botën tjetër, në varrezat e qytetit. Janë vargje të dala nga shpirti, për humbjen e tyre dhe këtë çast dhimbje ai ka ditur ta japë me forcë tronditëse me këto vargje:
Dhe sa shumë që ishit bërë
pas kaq vitesh që kam munguar!
Kujt t’ia le tani më parë?
Sa pak lule mbaj ndër duar.
………………..
Kaq pak lule që prura,
s’dalin,jo,për çdo njeri.
Që të gjitha i le tek porta,
për të gjithë ndez një qiri.

"Varrezat"

Zëri poetik i Valter Lazerit bëhet përcjellës i gjithçkaje që i percepton syri, ia ndjen zemra dhe shpirti i tij i ndjeshëm dhe këtë ai e thotë me vargje të vërteta poezie.
Poezia e tij është thirrje jetësore. Ai zhvillon një dialog me Atdheun e tij, njerëzit, kohën, bashkëkohësit dhe bashkëkombësit e tij. Si poet i dhimbjes njerëzore, mallit, dashurisë,ai këto ndjenja i bën bazë
ideoemocionale të poezive të tij. Është i vetdijshëm për ç’ka shkruan.Ndonëse larg vendin të dashur, përsëri mbetet i lidhur me mijëra fije të padukshme, që nisin udhën nga zemra e tij dhe këto lidhje shpirtërore me vendlindjen nuk i këput kurrë, pavarësisht nga mërgimi i tij. Janë këto "udhë zemre", që e kthejnë tek Atdheu si "një fëmijë të rrallë":
As më linde ti e dashur,
mbi detin plot dallgë?
Je ciklon, jam një varkë,
Që një jetë çaj.
Folmë dhe pse zemëruar,
pyetmë në jam gjallë!
Të kam dashur dhe të dua,
jam fëmijë i rrallë.  

"Erdhi koha" 

Në vargjet e këtij poeti ka jo vetëm frymëzim, por ndizet edhe një pasion i vërtetë poetik. Ai të befason me vargun e tij plot nerv duke të venë në mendime dhe të jep kënaqësi.Hapësirat vezulluese të Jonit, ujrat e kaltërt të Sarandës së tij, lëvizin në vargjet e poetit duke na dhënë me mjeshtri bukuri të peisazhit bregdetar, të ngritura këto në figura të gjetura,simetafora,krahasimi,epiteti etj.Figuracioni i tij poetik është i drejtpërdrejtë dhe pa fjalomani artificiale.
Në vargjet e tij figurat janë befasuese dhe zëri i poetit është një zë i tingëllueshëm e plot ndjeshmëri të thellë.

Valter Lazeri ka një poezi meditative, ku rrjedh humanizëm dhe sinqeritet. Lirika e tij, si shpirti i tij është i trazuar.
Ai, poet i mallosur, që për një kohë vjen dhe çmallet me njerëzit dhe vendin e tij, papritur para ndarjes ndjehet i mbushur me mallin që do t’i japë largimi.Atëhere shpirti i poetit buçet si ai det, pranë të cilit u lind, u rrit, provoi dhimbje dhe gëzimin e dashurisë së parë, njohu vuajtjen dhe privimet e një jete nën diktaturë dhe në çastin e ndarjes shkruan:
S’dehet më njeiu i dehur.
Të falem ty mbytur në mall.
Mbush një thes me kujtime
dhe largohem…tutje…larg!
"Dhe largohem…tutje…larg!"

Poeti niset nga konkretja, nga imtësitë dhe çastet e provuara nga jeta, të përjetuara intensivisht dhe di t’i shndërrojë këto në poezi në mënyrë spontane, ndaj dhe shpesh figurat që ai përdor të befasojnë me gjetjen e tyre.Herë herë në poezitë e Valter Lazerit shpërthen me gjithë fuqinë e shpirtit ai pezm, që i mban zemra . Ky pezm kthehet herë herë në pikëllim dhe poeti ka arsye të jetë i pikëlluar dhe këtë pikëllim ai arrin ta derdhë në vargje të një bukurie si:

E unë, vapor mbi det
me një kuvertë
mbushur me halle,
çdo ditë hamall lodhur në kockë,
që mbush e zbraz
dhimbje të madhe.

"Gjurmë shpirti"

ose:
Qajnë sot me mua gurët e ftohtë,
me mua qajnë e s’flasin dot!
"Spiral"

Poeti ynë vihet në mbrojtje të jetës, të së bukurës dhe mbi të gjitha të njeriut. Nuk mund të lemë pa përmendur këtu poezi të tilla të shkruara prej tij si "Le të jetë", "Në tavernë me peshkatarët", "Jeta ime", "Ku?!", "Jam unë",
"Erdhi koha","Evjeni","Qaj","Djalli vjen i bukur,"Lukovë", "Po ti…" etj.
Me ç’dhimbje të thellë shkruan ai për atë refugjaten ruse, që ka njohur dikur në Athinë të Greqisë! Shpirti i poetit nuk mund të rrijë indiferent ndaj tragjdisë së saj dhe shkruan plot trishtim njerëzor:

Kaq e lodhur, e trishtuar,
gjithë ëndrrat më flenë.
A s’jam bij’ e buzëqeshjës,
që kaq keq më ka lenë?

"Vetëm"

Vëllimi poetik i Valter Lazerit, nuk do të ishte i plotë pa ato poezi, të cilat ai i ka thurur me një ndjenjë shumë të hollë dhe këto janë poezitë kushtuar dashurisë. Në këto poezi ai shfaqet një djalosh i dashuruar, i cili si poet luan bukur me vargun, që me të drejtë do ta quanim varg çapkën.Poeti ka bërë shumë mirë që mes vargjeve për dashurinë ka vendosur në vëllim dhe një nga poezitë e hershme të tij, kur ka qenë gjimnazist. Kjo është shkruar me një ritëm të bukur të brendshëm dhe mban zjarrin e vetë moshës së rinise.
Po eja,moj në gjoksin tim,
aty ku dielli të shikon,
se fati vjen vetëm njëherë
dhe prapë si zogu fluturon!

"Po eja,moj!"

Poezitë e dashurisër janë shkruar gjithë pasion poetik dhe kanë një lirizëm sa romantik aq dhe të kohës. Në to shpirti i poetit derdhet gjithë pasion dhe arrin ta ngrejë artin e tij poetik në maja të larta. Figurat shpesh ndjekin njëra tjetrën dhe dashuria merr frymë në to:
Ku je sonte,
që zjarri më është shuar.
Në zemër të akullit po digjem,
në thelb të tij
jam duke u përvëluar.
"Ku je sonte?!"

ose:
Ne puthemi…
Gjithë bota
është në gjoksin tim!

"Puthje"

Në vëllimin e tij "Bëj stop, ndez një cigare", poeti Valter Lazëri, jo vetëm nënvizon idenë mbi të cilën ngre poezinë, por arrin dhe në një përfundim të mendimit të tij poetik.Ai nuk mbetet në sipërfaqen e gjerave a fenomeneve, për të cilat shkruan, por depërton thellë në to. Trajton jo vetëm temën e mallit dhe dashurisë për atdheun e tij, , por me anë të një lirizmi të ndjerë shkruan mbi motive intime, por edhe sociale. Të gjitha këto, poeti Valter Lazeri, ka ditur t’i japë me freski metaforash, antiteza, krahasime, epitete e figura të tjera poetike.

Me këtë vëllim, ai tregon se ka pasuruar përvojën e tij krijuese jo vetëm me ndjenja, por edhe me ide, motive e vizione të reja. Pra, vetë libri paraqet një fazë të re të pjekurisë të këtij autori dhe të përgjegjësisë së tij. Poeti, paraqitet në evoluim të pandërprerë dhe i mbushur me shprehje të pasura emocionale,thotë redaktorja e mirënjohur Zhuliana G. Jorganxhi.

 Prishtinë,17.08.2011.