2012-08-24

Kush qëndronte pas vrasjeve politike në Kosovë???!!!


Enigma e vrasjeve të pas luftës,zbardhja e tyre!Kush qëndronte pas vrasjeve???!!!

MAFIA PROSERBE NË KOSOVË KA NDIKIM TË FUQISHËM


Strukturat dhe klanet e mëdha që i krijoi kupola e sherbimit serbë dhe pushteti i Millosheviqit, gjatë regjimit të tij, jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon e në veçanti në Kosovë, paraqesin një strukturë të përsosur të pashpërbërë edhe sot e kësaj dite. Të ashtuqujturat " Polici Lokale" të formuara në kohën e regjimit të Millosheviqit, pas luftes, nuk janë mrrë në pyetje për veprimtarinë e tyre dhe detyrat.Këto struktura, kriminale edhe pas ndonjë goditje, kohë pas kohe këto struktura janë rikonsoliduar, sidomos pas rënjes së Millosheviqit nga pushteti dhe vrasjes së Arkanit dhe disa kapove të kësaj mafie, e cila, por tjerash, ka një shtrirje edhe në Kosovë.

Mafia proserbe në Kosovë, duket se ka një ndikim të fuqishum, Janë persona të përgatitur dhe të infiltruar nëpërmjet kanaleve shtetërore të aparatit të punëve të brendshme, të cilat, në të shumtën e rastëve, kanë ndërrmarrë edhe veprime politike, qoftë në urdherdhenien për vrasje, qoftë në drejtimin e ekonomisë, biznesit, kontrabandës etj..

Sipas burimeve mirë të informuara, pjestarët e kësaj strukture që janë në veprim në Kosovë, disa herë kanë kryer trajnime të ndryshme në Batajnicë ( shqiptarë) dhe kanë përvojë të gjatë në strukturat e krimit të organizuar, krimit ekonomik dhe atij politik, sidomos prej tyre që mund të numërohen në gishtërinjë këtu te ne.

Krimi politik dhe ekonomik në Kosovë shfaqen në formë të krimit të Organizuar dhe të krimeve ordinere. Veprimtaritë kriminale të organizuara në formë të krimit të organizuar dhe të krimeve ordinere zhvillohen falë rrethanave në të cilat gjendet Kosova me status të pazgjidhur, ku kanë terren të përshtatshëm të zhvillimit dhe veprimit të tyre, duke qenë burim permanent për destabilizimin e gjendjes së sigurisë.

Motivimi kryesor i veprimeve të lartëpërmendura kriminale bazohet në aktivitetet e motivuara në arsyetimin politik, në veprimtaritë e motivuara nga sherbimet sekrete të vendeve të cilat kanë qëllim armiqësor ndaj kosovës. dhe në veprimtaritë e motivuara me arsyetim të përfitimit material.



SI PLANIFIKON SERBIA TA RITKHEJEË KOSOVËN

Vrasjet enigmatike të ish- pjesetarëve të UÇK-ës dhe të personaliteteve politike të Kosovës dhe veprimet që i kanë përcjellë ato, të cilat kohë pas kohe skajshmerisht e kanë rrezikuar gjendjen e sigurisë, kanë pasqyruar shumë në destabilitetin politik dhe prishjen e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Është potencuar shumë herë nga ana e serbëve, se shërbimet serbe i kanë prej 25000 deri 50 000 bashkëpunëtorë në Kosovë, gjë që tregon për praninë e lartë të agjenturave serbe në Kosovë, që paraqesin rrezik dhe janë mjaftë shqetësuese për Kosovën dhe banorët e saj.



NË DUKAGJIN GJENDJE E QËLLIMSHME KAOTIKE


Së pari po të shikohet gjeografia ku ndodhin më së shumti aktet e vrasjeve ajo i prket territorit që nuk është i banuar me serbë ( Rrafshi i Dukagjinit)

Supozohet se në Pejë ish komandanti ndërkombëtar i policisë së UNMIKU-t, për rajonin e Dukagjinit Valerij Corotekno, ka qenë njëri prej kordinatorëve dhe mbështetësve të " Klanit të Zemunit", të cilët operonin në Kosovë, nëpërmjet kolegëve të tyre shqipfolës,i cili pos që ka përfituar miliona, ka ndikuar në krijimin e një gjendje kaotike, një gjendje identike të këtyre klaneve sikur të ishte në Beograd.

Disa prej tyre thuajse ishin legalizuar, kuptohet edhe me ndihmen e një grupi të vogël të personelit vendor, të cilët kanë emra dhe mbiemra dhe janë njohës të mirë të situatave dhe të ngjarjeve të ndodhura. Ka prej tyre që janë edhe bartës të atyre ngjarjeve.

Fatkeqësisht individë të këtyre strukturave e kishin edhe mbështetjen e haptë PARTIAKE, me të cilën i mbulonin dhe i kamuflonin veprimet kriminale-mafioze, të drejtuara edhe kundër vendit dhe progresit të Kosovës.

Në atë periudhë ngjarjet e tilla shikoheshin ndryshe, por sot kur ka kALUAR një kohë edhe kanë ndryshuar shumë gjëra, edhe këto ngjarje shikohen nga një vështrim krejtë tjetër, e vërteta ka një dimension tjetër.
Dihen aktorët, dihen qëllimet, dihen viktimat, dihen disa nga vrasësit, natyrisht dihen edhe " bosët" porositës...


SHUMË NGJARJE HESHTËN PËR SHKAK TË POLITIKËS

Shumë prej vrasjeve të pas luftës kanë mbetur në heshtje dhe ndoshta dp t’i mbulojë harresa, sepse në disa sish kishte dorë Politika dhe klanet politike të cilat kishin qëllimet e veta…

Viktimë e këtyre zhvillimeve është Tahir Zemaj me të birin Enisin dhe kusheririn e tij Hasan Zemaj, të vrarë më katër janar 2003. Hasani ishte Aktivist i hershëm i Forumit Rinor të LDK-ës, pjesmarrës edhe në aktivitetet tjera politiko-shoqërore, për të cilat askush nuk mund të thotë asnjë fjalë të keqe. Ndërkaq, Tahir Zemaj, në procesin e ashtuqujtur kundër Grupit të “ Dukagjinit”, nuk kishte dëshmuar kundër Daut Haradinajt, dhe sipas të gjitha rrethanave, nuk mund të thuhet se është viktimë e këtyre proceseve, siç është folur në fillim.

Çuditërisht, po në ditën, e vrasjes, nga një grupacion, i paraqitur publikisht për herë të parë, me këtë rastë u lëshua një komunikatë për media. Ndërsa, ditën e varrimit të Tahirit, Enisit dhe Hasanit, në Strellc ishte promovuar “ një ushtri”, e cila në atë varrim, shpalosi programin e vet, për t’u hakmarrë kundër ish - strukturave të UÇK-ës, në të cilat aludonin ( i akuzonin) se e kishin kryer këtë vrasje, edhe pse këta të fundit nuk kishin shkas për ta bërë këtë vrasje të trefishtë.



PRANIA PUBLIKE E FORMACIONIT PARAMILITAR


Formacioni që u promovua ditën e varrimit në Strellc të Deçanit, më vonë mori përsipër disa operacione dhe vazhdimisht nëpërmjet komunikatave kërcënonte strukturat udhëheqëse të ish - UÇK-ës, udhëheqës Politik të partive, të cilat ata i konsideronin se kanë devijuar etj etj..

Ditën e varrimit përgjegjësi i Tyre mbajti fjalim ndërsa “ ushtarët e ushtrisë së Re” ishin të veshura me të kaltra, që në fakt ishte shenjë e uniformave që kishte pasur FARK-u ( grup ushtarako - Politik) i formuar dhe financuar nga Qeveria e Kosovës në egzil, i përbërë nga ish- oficerë të ish- Armatës Jugosllave. Konsiderohej forcë revanshuese e UÇK-ës, që në skenën e gjerë politike akuzonin njëri - tjetrin.

Edhe ashtu formacioni i Ri paramilitar, konsiderohej forcë e armatosur e Partisë më të mache të LDK-ës, nëpermjet së cilës tentohej të dominohej mbi strukturat e ish UÇK-ës.

Çuditërisht, e njëjta ngjyrë e këtij Formacioni PARAMILITAR karakterizon edhe ngjyrat e LDK-ës dhe të vet Flamurit të propozuar nga Rugova…




Vrasja e Sebahate Tolajt dhe e Jusuf Haklajt


Që nga ajo kohë janë shkruar mijëra faqe gazetash, aty - këtu janë dhënë edhe prova dhe fakte për ekzistimin dhe veprimin e këtij formacioni paramilitar, në emër të të cilit u shkruan dhjetëra afishe e komunikata.

Mirëpo, as vrasja e Tahir Zemës, Enis dhe Hasan Zemajt, deri tash nuk u zbulua sikurse që nuk u zbardh kurrë as puna e “ ushtrisë” ( formacionit paramilitar) që doli publikisht ditën e varrimit në Strellc dhe me rastin e homazheve në Prishtinë ( për Ibrahim Rugovën) e që vazhdon të operojë edhe sot e kësaj dite, siç deklarohen vetë pjestarët e këtij formacioni.

Ngjarjet do të shkojnë aq largë, sa që thuhet se dy pjestarët e SHPK-ës, SEBAHATE TOLAJ dhe JUSUF HAKLAJ, ish - pjestarë të UÇK-ës, zyrtarë të hetimeve, pasi kishin zbuluar dhe kompletuar dosjen, për vrasjen e trefishtë të Tahir Zemajt me të birin dhe kushëririn, të dy vriten në një prit të organizuar në afërsi të Pejës. Në tetor të vitit 2003, derisa ishin duke shkuar në punë.

Pra, sipas kësaj, disa ngjarje që ndodhën duhet shikuar edhe Brenda SHPK-ës. Nga kjo del se edhe vrasja e parë, por edhe e dyta janë bërë për të humbur gjurmë.

Se çfarë gjurmësh, se kush fshihet pas humbjes së gjurmëve dhe pas urdhrit për ekzekutimin e këtyre njerëzve, mbetet të shihet ndoshta me kalimin e kohës…

Klanet dhe kupolat e mafias së organizuar dihet se për t'i realizuar qëllimet e veta, nuk i kursejnë njerëzit e asnjërës palë.

Duhet përmendur që një grup me përmasa të tjera ishte edhe " Klani i MUsajva", i cili, siç është parë, gëzonte edhe përkrahje edhe mbështetje të fortë politike. Ky klan mbrenda katër a pesë vitesh u shkatërrua, duke u vrarë në rrethana të pasqaruara disa nga vëllezerit Musaj, të cilët dikur gëzonin mbrojtjen e fortë nga partia më e madhe, LDK-ja pra e cila kishte vënë në shërbim të këtij klani edhe një pjesë të shtypit, që e mbulonte propagabdën dhe AGJITACIONIN KUNDËR strukturave të caktuara.
Propaganda dhe mbështetja politike, por edhe mbrojtja ndërkombëtare që iu bë një kohë kësaj familjeje, ata i trimëroi aq shumë dhe i shtyri në gabime të pafalshme, duke bërë vrasje e krime mbi njerëz krejtësisht të pafajshëm ( për këtë kemi shkruar më herët në forum).

Thjesht, nga partia të cilës i shërbyen me besnikëri, duke përfshirë këtu edhe klane të caktuara brenda partiake, këta njerëz i përdorën siç thotë populli, " mish për top".



SI I PËRDORNIN GAZETARËT PËR ARRITJEN E QËLLIMIT TË TYRE


Një fat të tillë e pësuan edhe disa gazetarë të cilët ishin të cytur dhe trimëruar për të shkruar dhe krijuar afera të rrejshme kundër ish- pjesëtarëve dhe liderëve të UÇK-ës dhe njerëzve tjerë me influencë në politikën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Fatkeqësisht, pasi " shefat" ( porositësit) e aferave i arrinin qëllimit e veta, gazetarët që i përdornin si vegla për arritjen e këtyre qëllimeve vriteshin për t'i humbur gjurmët. Një fat të tillë e pësuan edhe Bekim Kastrati bashkë me Besim Dajakun, Bardhyl Ajeti, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa etj... Sa për" Xhemën besoj që e keni lexuar që të mos përsëritem ndersa, po në këtë forum besoj që ju kujtohet, kur një forumist i kercenohet Rexhep Kastratit, i cili kishte kercenuar që do të flasë dhe do të tregojë për këto vrasje por edhe per disa të tjera. A, Rexhep Kastrati ishte njëri prej atyre që, shkruante sipas kërkesave të " shefave" artikuj kompromitues për bartesit e luftës dhe ish- udhëheqësit e UÇK-ës...

Këto vrasje që i përmenda më lartë ndodhnin në prag të ndonjë procesi a ngjarje politike, apo për të bërë ndonjë aferë të caktuar.
Këto vrasje, shefave, u shërbenin edhe për një gjë tjetër, për ta paraqitur vetën "viktimë" para faktorit ndërkombëtar, me qëllim të fitimit të një simpatie, por njëkohësisht edhe të një privilegji, që fatkeqësisht në saje të kësaj mjeshtërie të hollë aritën ta fitojnë me kalimin e kohës...


Kujt i shkon për shtati mos ndriqimi i krimeve?


Kjo d.mth, se mosndriqimi i krimeve dhe lënia e lirë e kriminelëve, u shkon për shtati më së shumti atyre që i kanë sponzorizuar krimet dhe kriminelët. Pavarësisht përqendrimit të madh të forcave të KFORIT, Policisë së UNMIKU-t dhe SHPK-ës, pranisë së shërbimeve intelegjente, pastaj kontigjentit të hetuesve, prokurorëve ndërkombëtarë e vendorë, bëri që të dështohet në këtë drejtim duke dështuar totalisht në zbardhjen e veprave kriminale dhe vënien e fajtorëve para drejtësisë.

Kjo është një mungesë vullneti për t'u përballur me strukturat e krimit të organizuar,është një mungesë e vendimeve politike, për të ndërrmarrë masa ndAJ këtyre strukturave.
Kjo bëri që që të humbet besimi i qytetarëve në drejtësi, gjykata dhe deri diku në SHPK, polici të UNMIKU-t dhe më pas në KFOR.



Dosjet bëhen në Serbi UNMI-ku zbaton në Kosovë


E kujt është autorësia e akteve kriminale, dhe kush po tenton me çdo kusht ta destabilizojë Kosovën?!

" Dosjet" përgatiten në Serbi - gjykimet e dënimet i bën UNMIK-u në Kosovë. " Diktatet" vijnë nga ata që e kanë bërë krime në Kosovë, e që sot kanë funksione të rëndësishme shtetrore e Partiake në Serbinë fqinje. Karakteri çlirimtar i luftës që zhvilloi populli i Kosovës në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, u tentua vazhdimisht të zbehët dhe të tjetërsohet nga emisarët e UNMIK-ut.



Vrasjet e dëshmitarëve për humbje të gjurmëve


S'do mendë që drejtësia me qëllim dhe zbardhja e krimit u heshtë nga drejtësia ndërkombëtare dhe vendore, sepse siç duket strukturat e krimit të organizuar kishin lidhje të ngushta me rangje të larta në shtet dhe shteti domosdo nuk mund ta luftojë vetveten.

Si pasojë e saj u likuiduan edhe shumica e dëshmitarëve të proceseve gjyqësore, nëpërmjet të cilave kishin arritur t'i organizonin proceset për të mbetur anonimë/ enigmë fytyrat e kreatorëve të këtyre proceseve. Me vrasjen e këtyre dëshmitarëve në njërën anë e mbulonin vetveten dhe nuk i përmbushnin premtimet ndaj tyre, kurse në anën tjetër ua rëndonin barrën edhe më shumë dhe i akuzonin përsëri të akuzuARIT apo të dënuarit në ato procese të montuara, tani edhe për crasjen e dëshmitarëve (!).

Po e zëmë, Ilir Selimaj, bashkë me kunaten e tij Feride Selimaj, u vra pikërisht në kohën kur duhej të rishqyrtohej lënda e të ashtuqujturit " Grupi i Dukagjinit".
Iliri ishte pjesëtar i Brigadës 136 dhe një kohë pjestar i njësisë speciale " Shqiponjat e Zeza".

E para Ishte "dëshmitar kyç" në procesin e Dukagjinit.

E dyta ai ishte dëshmitar i përpunuar me forcë për një kohë të gjatë nga një klan i njohur, për të dalë kundër këtij grupi. Së pari ishte keqtrajtuar çnjerëzisht duke e quar disa herë buzë vdekjes( duke ia thyer dhëmbët, gishtërinjtë) dhe ishte i mbajtur i mbyllur në lokacione të caktuara, derisa e kishin detyruar me dhunë të japë deklaratë siç ia diktonin përpunuesit ( persona të njohur janë këta për policinë) e pastaj ia kishin servuar policisë dhe gjykatës.

Këtë gjë që ai ishte përpunuar nga një klan e dinte jo vetëm policia por edhe gjykata.

Vrasja e Ilir Selimajt u përdor me mjeshtëri të madhe për të sjellë ngatrresa dhe intriga të reja. Dy ditë pas vrasjes së Ilir dhe Feride Selimajt nga fshati Osojan afër pejës, zëdhënësi i Policisë së UNMIK-ut, z. Singeton, kishte deklaruar se " është identifikuar njëri nga të dyshuarit për këtë vrasje, ai është Adem Elshani" për të cilin, zëdhënësi i policisë së UNMIK-ut në Pejë, deklaron e " janë ofruar mjaftë dëshmi se ai ka qenë njëri nga tre vrasësit që e ka kryer këtë vrasje".
Pas këtij deklarimi zyrtar të policisë, i cili ishte një ndërtim apo cytje, ndodh vrasja e babait të Ademit, Isuf Elshanit nga Ozdrimi i Pejës.



Në shënjestër të vrasjeve ishin dëshmitarët


Më 24 shtator 2004, në një atentat të përgatitur mirë në Vitomiricë, vritet Isuf Adem Elshani ( 1947) bashkë me shokun e tij të luftës Afrim halitin - Thaçi, me të cilin ishte së bashku në veturë.
Familja Elshani, Adem dhe Isuf Elshani, ishin kërcenuar edhe disa herë më parë, Ademit ia kishin vrarë vëllain më 10 nëntor 2000, deria sa ishin duke u kthyer nga gjykimi kundër disa personave që ua kishin vënë MINËN në oborr, i kishin gjuajtur me armë zjarri më 18 e 24 tetor 2000.
Seanca gjyqesore ishte paraparë të fillonte në orën 12:00, por që, për arsye të panjohura, ishte shtyrë nga gjykatësi i rastit për dy orë. Në atë gjykim Adem Elshani me babain e tij Isufin kishin për të dalë në gjyq si dëshmitarë.

Pas përfundimit të seancës, rreth orës 16:20, duke u kthyer nga gjyqi, familja Elshani sërish sulmohet me armë zjarri. Ata ishin duke udhëtuar me dy vetura: në të parën ishin Isuf e Adem Elshani, ndërsa në të dytën Virgjil e Granit Elshani. Kur arrijnë në Ozdrim, vetëm disa dhjetëra metra largë nga shtëpia e tyre, disa persona nga një veturë " Alfa Romeo" ngjyrë të bardhë, që vinte nga drejtimi im PEJËS, në tejkalim e sipër qëllojnë me armë zjarri dhe bomba dore në drejtim të veturave të tyre. Nga shpërthimi i bombës dhe plumbat e automatikut plagosen rëndë Virgjil Elshani ( 19) ish-ushtar i UÇK-së, i cili vdes pas 12 ore në spitalin ushtarak të KFORIT në pejë dhe Granit Elshani (15) TË CILËT GJENDESHIN NË VETURËN E dytë...




Kush ishin vrasësit e paguar?

Ndërsa Adem dhe Isuf Elshani që ishin më përpara, - shpëtojnë, sepse vetura " Alfa Romeo" që ishte në tejkalim, ndeshet ballë për ballë me një makinë që vinte nga drejtimi i Mitrovicës dhe veturën e mbulon zjarri.
Shoferi i Veturës " Alfa Romeo" nga tronditja që merr nga ndeshja, vetëm disa minuta pasi e nxjerrin nga vetura vdes ndersa tre të tjerë dërgohen në spitalin ushtarak të KFOR-it italian.

Në veturë, policia dhe KFOR-i gjejnë tri pushkë automatike me tre karikatorë rezervë, një tjetër pushkë automatike të djegur në veturë, një revole gjysmë-automatike dhe një bombë dore.

Këtë radhë kryesit e krimit ishin dërguar nga Shqipëria me kërkesën e klanit që gëzonte besimin e Partisë më të madhe të Kosovës dhe ata ishinatbardh gabraj ( 1979) nga fshati Geghysen me banim në Tiranë, Gazmend Luma nga Bajram Curri, Shaqir Bajraj nga Tirana dhe një person tjetër. Të lartëpërmendurit, gjatë marrjes në pyetje nga KFOR-i dhe policia, atë natë janë deklaruar se nga kush janë paguar dhe kush janë porositësit e vrasjës, që tani më s'do mendë për të ditur. Nga " porositësit" ( të njohur për policinë) vrasesit e lartëcekur kishin marrë 350 000 marka gjermane. Në vendin e krimit policia e UNMIKUT, zuri veturën " Alfa Romeo" pronë e personave që kishin financuar vrasësit e paguar nga Shqipëria.

Siç u tha më lartë, familja Elshani ishte sulmuar edhe disa herë, para se të ndodhte vrasja.

Më 18 tetor 2000 në orët e mbrëmjes në oborrin e shtëpisë, Isuf Elshani nga Ozdrini ( Pejë) e gjen të vendosur një minë-teledirigjuese të paaktivizuar. Për këtë e njofton policinë në Pejë, të cilët e bëjnë çmontimin e saj. Akterët, Kur kishte dalë nga oborri i shtepisë djali i Isufit, Adem Elshani, mbase për ndonjë gabim teknik nuk kishin mundur ta aktivizojnë lëndën plasëse, por as ta tërheqin më vonë, sepse ishte vërejtur nga familjarët, dhe në vendin e ngjarjes vjen policia e Unmikut dhe e SHPK-ës..



Seri vrasjesh të pazbuluara


S'do mendë që strukturat e lidhura me "klanin e Zemunit" dhe të cilat operonin në Kosovë edhe me dijen e UNMIK-ut, duke pas përkrahjen e Partis më të madhe vazhdon me krijimin e " mjegullnajes" në Kosovë.
Sipas deponimeve që do të bëhen më vonë në polici, por edhe në gjykatën e qarkut në Pejë, nga ana e disa pjesëmarrësve në këtë akt, në këtë tentim-vrasje kanë marrë pjesë pothuajse të njejtit akterë kryesorë, porositësit e vrasjeve të mëpastajme, ata që e kishin paguar grupin e vrasësve nga Shqipëria. Pra të njejtit të cilët më vonë edhe ishin bartesit të aktiviteteve kryesore të ish- presidencës.
Me ta në këtë rast, pos të tjerëve, ishte edhe Ilir Selimaj, të cilin e kishin marrë me dhunë.
Pas tentimit të realizimit të atentatit me lëndë aksplozive, nga grupi i lartëpërmendur pason atentati tjetër, këtë radhë sulmë me armë zjarri. Gjithçka ndodhi më 24 tetor 2000, rreth orës 22 e 30 minuta në qendër të Ozdrinit, me ç'rast në dy veturat e vëllezërve Elshani është qëlluar nga pusia njëkohësisht me 5-6 armë automatike. Si pasojë e kësaj plagoset rëndë Visar Elshani, ndërsa lehtë plagosen Adem Elshani dhe Ramadan Elshani ( ushtar i brigadës " Adrian Krasniqi" të TMK-ës në Istog). Edhe në këtë rast sulmuesit ishin të njejtë. Pra ata të cilët kishin marrë për detyrë nga shefat, që të krijonin për një klasë politike, përkrahjen e të cilëve e gëzonin, që të ndërronin bindjet në opinion.


Si detyrohet Familja Elshani t'i zbulojë kryesit e sulmeve?

Meqënese policia dhe Organet e drejtësisë nuk përparonin në zbulimin dhe në pengimin e këtyre ngjarjeve, familja Elshani detyrohet për të vazhduar përpjekjet në zbulimin dhe lokalizimin e kryesve të këtyre sulmeve të pareshtura ndaj tyre. Përpjekejt e tyre rezultojnë me zbulimin e disa prej pjesmarrësve në dy sulmet e lartëcekura.

E lajmërojnë rastin në polici, me ç'rast arrestohen tre prej tyre ( M.S., I.S. dhe një person tjetër emrat të njohur për policin dhe drejtësinë) të cilët në policin e UNMIK-ut pranojnë pjesmarrjen e tyre në këto dy sulme. Por dëshmojnë edhe për pjesmarrësit e tjerë, duke dhënë edhe detajet, se gjatë tërë tërë kohës kanë komunikuar mes veti me radiolodhje, se e kanë të formuar një grup prej 30 vetave, me qëllim që të kryejnë atentate kundër pjesëtarëve të UÇK-ës, të TMK-ës por edhe të LDK-ës, për të nxitur konflikte të hapura mes tyre etj.

Për këtë rast inicohet procedura penale në Gjykatën e Qarkut në Pejë.
Shpallja e Adem Elshanit si vrasës i Ilir Selimajt ishte një fushatë për ta likuiduAR ATË APO BABANËE TIJ, ASHTI SIç NDODHI.
- Si mund të shpallej një njeri vrasës, kur vrasja kishte ndodhur në Kosovë e i akuzuari si " vrasës" në atë kohë gjendej në Gjermani.

Pas shpallje fajtor nga anA e policisë së UNMIK-ut lidhur me vrasjen e Ilir Selimajt, babai i Adem Elshanajt, Isufi, kishte deklaruar në media se ishte ankuar në polici, se " policia e UNMIK-ut po ma vret familjen me dorën e vet".
Kjo edhe kishte ndodhur, qëllimi i publikimit të emrit të Ademit ishte i qartë.
Ilir Selimaj ishte i dyshaur për vendosjen e një mine teledirigjuese përfundi veturës së Ademit, ndërsa grupi i tij e kishte gjuajtur disa herë për ta vrarë Ademin, pastaj kishin organizuar vrasës me pagesë nga Shqipëria, të cilët në një aksion e kishin vrarë vëllain e Ademit, Virgjil Elshanin.
Atë e kishin vrarë në mesditën e 10 nëntorit 2000 në rrugë për në Pejë, nga persona që ishin të paguar prej strukturave mafioze, një pjesë e të cilëve kishin pozicione të larta në partinë më të madhe, pra në LDK-ë.



Pse organet kompetente nuk i çuan hetimet deri në fund?


Edhe pse vrasësit e Virgjil Elshanit janë zënë dhe janë dënuar, ende sot e këtë ditë nuk janë zbardhur motivet e vrasjes, me gjithë faktin që në akuzën 12- faqëshe precizohen fare qartë motivet e vrasjes.

Gjykata kishte vërtetuar se kush janë vrasësit dhe kush janë paguesit e kësaj vrasjeje - porositësit e vrasjes. Këtë e kanë pranuar dhe vetë vrasësit, se me familjen Elshani kurrë nuk kanë pasur probleme, madje as që i kanë njohur fare. Nga kjo del se Organet kompetente nuk janë marrë me hetimin e rastit të tyre që e kanë porositur vrasjen. Por edhe në shumë raste të tjera ata nuk u kanë shkuar hetimeve deri në fundë.

Ilir Selimaj kishte dëshmuar rrejshëm në " Gjyqin e Dukagjinit", sepse atij i kishin bërë presion, trysni dhe ishte detyruar të dal dëshmitar në gjyq. Por, policia e UNMIK-ut, pasi e shfrytezoi atë, nuk e mbrojti më pas. Ata, për të dëshmuar, Ilirit i kishin premtuar para të majme, të cilat si ka parë me sy. Ai ishte dëshpëruar në të dy palët dhe kishte filluar të flasë aty- këtu për të vërtetën, e që kishte të bënte me të. Për të gjitha këto policia e UNMIK-ut kishte neglizhuar punën dhe nuk i kishte trajtuar fare denoncimet e familjes Elshani...


Vrasjet serike të ish - ushtarëve të UÇK-ës


Mafia proserbe, duke pasur edhe përkrahjen e disa qarqeve në Kosovë, kombëtare dhe ndërkombëtare ka qëndruar edhe pas vrasjes së Avni ( Smajl) Elezajt (1981) nga Alba( ish Jablanica e vogël e Pejës). Lidhur me këto vrasje, në një prononcim të KMLDNJ -së, ndër të tjera thuhej:
" Vrasjet janë aq mizore sa që nuk mund të merren me mendë sa kanë ngjyrime politike. Këto janë më parë krime ordinere ose të shtytura me forcat e errëta kriminale, të cilat me krime të tilla synojnë vetëm destabilizimin e gjendjës në Kosovë, por edhe anarkinë dhe kaosin me pretendime të qarta, që të komprometohet organizata ndërkombëtare se e " paaftë për të qeverisur dhe mbajtur rendin e qetësinë në territoret nën administrimin e saj dhe për t'i kthyer forcat ushtarako - policore serbe " për të vendosur sigurinë në Kosovë"!

Shihet se dora vrastare e Serbisë po vepron papengueshëm në brendi të Kosovës. UNMIK-u tregohet indiferent ndaj sigurisë së vendit. Vrasja e Avni Elezajt hyn në vazhdën e sulmëve kundër ish- pjestarëve të UÇK-ës dhe TMK-ës. Ai u vra më 12 tetor 2002, në afërsi të Restoranit " Peja City", bashkë me Bekim Mustafën ( 1975) nga Klina e Poshtme e Skënderajt me banim në Arbëresh ( ish_ Vitomiricë) të Pejës, të dy pjestarë të UÇK-ës.
Madje në Avniun njëri nga ekzekutuesit kishte qëlluar edhe nga afërsia, kur e kishte afruar makinën për ta verifikuar vdekjen e Avniut.

Për atë se si është pergadit likuidimi i Avni Elezajt pak më vonë ndersa tashti do të shkruaj edhe për disa raste të pandriquara, e ku viktima ishin ushtarët e UÇK-ës.

Nuk është zbardhur AS VRASJA e Sadri Berishës - komandant " Sykit" të UÇK-ës nga Grabanica e Klinës.Kjo vrasje ndodhi 10 ditë pas vrasjes së komandantit të batalonit të Dytë të TMK-ës, Skënder Gashit, i cili në rethana krejtësisht të panjohura për opinionin e gjerë ishte masakruar, më 20 shtator 2000, në Sapniq të Rahovecit. Tre muaj më herët, ishte bërë edhe vrasja e Metë Morinës nga Grabanica, po ashtu ish luftëtar i UÇK-ës.
Po në Grabanicë të Klinës më vonë u vra edhe Shaqir Krasniqi, ish - pjesëtar i UÇK-ës dhe epror i lartë i TMK-ës.

Para se të vritej, Shaqiri ishte kërcenuar nga njerzit e një krahu të njohur politik, e pastaj ishte vrarë në një pritë të organizuar tek " Ura e Bistricës", i cili ishte duke u kthyer nga vizita, që ia kishte bërë, një të afërmi në fshatin Dollovë, bashkë me nënen e tij, e cila ishte plagosur, kur vrasësit kishin shtënë, mbi djalin e saj. Policia ka qenë, në dijeni, se kush e ka kërcenuar dhe nuk ka marrë masa.

Sipas policisë, kërcënuesi ka qenë arrstuar dhe më pas i liruar. Në Grabanicë, siç u tha edhe më lartë, kishin ndodhur një vargë vrasjesh të fshehta; si vrasja e Metë Morinës, Sadri Berishës, Metë Jahës, Burim Sejdiut, i cili ishte djali i vetëm, pastaj Sabit Rexhepit, i vrarë në oborrrin e shtëpisë së tij, në fshatin Zabërgjë dhe së fundi, e Shaqir Krasniqit.
Të gjitha, në fakt, vrasje të pazbuluara...
( Më vonë do të flasim edhe për vrasjet serike në LDK-ë me emra dhe mbiemra... " sabri e ka selametin" thotë populli... )



Bastisja e Avni Elezajt para se të vritej


Duhet theksuar se disa ditë para se të vritet Avniu, ai disa herë bastiset dhe kërcënohet ng pjesëtarët e SHPK-së, disa herë edhe e kanë çarmatosur. Ndoshta, kjo nuk ështëe rastësishme sikur që nuk ishte e rastësishme as thirrja e "presidentit" Rugova që " në ShPK-ë duhet të punësohen ish - policët e Kosovës.

Avniu pas luftës një kohë ishte pjesëtar i TMK-së e më vonë pjestarë i mbrojtjes së afërt të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt. Më herët ndaj tij kishte pas disa tentim vrasje të tjera. Madje njëra prej tyre, e kryer në Albë të vogël, deri sa po kthehej në shtëpi me veturë, ishte më seriozja. Më se 30 plumba kishin depërtuar tejpërtej makinës, por fatmirësisht kishte shpëtuar. Kjo kishte ndodhur në të njëjtën ditë, kur vetëm disa orë më parë, disa pjestarë të SHPK-së kishin tentuar t'ia merrnin armën me leje që e posedonte, gjë që e bënë pas këtij tentim - vrasjeje. Pra kur s'munden ta vrasin nga prita disa ditë më vonë i morën armën që e kishte me leje.

Ngjarjet rreth Avniut në korrelacion me SHPK-në disi marrin një ndërlidhshmëri të pakuptimtë. Edhe pse vendi i krimit nuk ishte largë nga Stacioni i policisë, kjo e fundit del me vonesë në vendin e krimit, dhe si zakonisht edhe këtë radhë vrasësit " mbesin të panjohur".

Edhe pse pothuajse të gjithë e dinë se kush e vrau Avnin dhe Bekimin, kush urdheroi vrasjen e tyre dhe kush ishin kryesit, vrasja mbetet enigmë. Pasi që Policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja nuk kishin bërë asgjë për zbardhjen e rastit, këtij problemi i mbetet t'i hyjë privatisht babai i Avniut Smajli, i cili pasi arrin ta lokalizoj vrasjen dhe vrasësit, më 17 mars 2004, vetëm pak orë para shpërthimit të protestave të marsit në Pejë, afër vendit të punës, vritet SMAJL ELEZAJ, babai i Avniut, mbase pse u kishte rënë në gjurmë vrasësve të të birit.

As kjo vrasje nuk u ndriçua edhe pse u bë në pikë të ditës.

Vrasje tjetër e ish- ushtarëve të UÇK-së ishte ajo e Agim Makollit në Matiçan të Prishtinës por pasi që kjo vrasje lidhet me Fadil Suleviqin ( dëshmitarin në procesin gjyqesor në mes Bukoshit dhe Adem Salihajt do ta lëmë këtë për më vonë, kur do të flasim, për vrasjet e disa veprimtarëve të LDK-së)..





Vrasja e Besim Malës - komandant Murrizit


Vrasje të ish- Ushtarëve të UÇK-së, të projektuara mirë nga qarqe të vendosjes nga ishin bërë edhe Dosjet për të dërguar disa çlirimtarë në gjykatën e Hagës, aty ku ishin bërë edhe më herët, siç ishte rasti me besim Malën ( Komandant " Murrizi") i cili paraprakisht ishte çarmatosur nga UNMIK-u e pastaj u vra.

Vetëm disa ditë para se të vritej në atentat, UNMIK-u, pa kurfarë shkasi apo arsyetimi, ia kishte marrë lejen e armëmbajtjes dhe armën me leje që e posedonte. Pa ndonjë hezitim mundë të thuhet që në vrasjen e Komandant " Murrizit" kanë marrë pjesë dhe kanë dorë shërbimet sekrete serbe, i përfshirë në të edhe ndonjë përkrahës në radhët e UNMIK-ut, në bashkëpunim me mafian e Organizuar e cila përplasej atë botë për të dominuar në nëntokën kosovare. Po ashtu kur të dihet që edhe disa elementë nga Kosova ishin të lidhur me Klanin e Zemunit siç është fjalë për Enver Sekiraqen ( ky kishte marrë pjesë në martesën e Arkanit me një këngëtare serbe), një krimineli i cili ishte shumë i afërtë me disa nga udhëheqësit e Paretis më të madhe në Kosovë.

Tashti, kur të kemi parasysh që nga ana e serbëve është potencuar shumë herë se në Kosovë kanë 25 000 deri 50 000 bashkëpunëtorë. Ky klan kishte shtrirje dhe ka operuar në Kosovë, Maqedoni, Mal të ti dhe më pak në disa Rajone të Shqiperisë, me ç'rast pas rasjes së Xhingjiqit, pjestarët e këtij klani mafioz morën goditje edhe në Kosovë. Po të shikohet në retrospektivë do të shihet që ai klanë kishte perkrahjen e disa segmentëve të caktuara të UNMIK-ut në raste dhe vende të caktuara.

Pastaj nuk supozohet kot që ish komandanti Valerij COROTECNO, ka qenë njëri ndër kordinatorët dhe mbështetsit të kësaj mafie. Në këtë kohë ish lideri i Partis më të madhe të Kosovës qëndronte akoma në Itali..

Në mesditën e 16 prillit të vitit 2000 , në qendër të Prishtinës përballë ndërtesës së Radio Kosovës, u vra Besim Mala, i njohur me emrin e luftës komandant " Murrizi", komandant i Batalionit për ndërhyrje të shpejtë në kuadër të Gardës së Trupave Mbrojtëse të Kosovës, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e Gardës së Kosovës. Ndërkaq, gjatë luftës Besim Mala e kishte kryer detyrën e oficerit të lartë me Njësinë Speciale të Zonës Operative të Drenicës, i cili për trimërinë e treguar gjatë luftës, për pjesmarrjen aktive në shumë aksione e beteja të përgjakshme gjatë Luftës Çlirimtare, ishte bërë i njohur jo vetëm në rajonin e Drenicës, por në mbarë Kosovën.

Ai u vra gjatë orarit të punës, me uniformë të TMK-së.

Me këtë rastë, Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së, krahas dënimit verbal të kësaj vrasjeje makabre të njërit ndër pjestarët më të dalluar të UÇK-së dhe TMK-së, nëpërmjet një kumtese kërkoi nga organet kompetente që sa më shpejtë të SQAROHET RASTI, TË GJENDEN VRASËSIT DHE TË NXIRREN PARA GJYQIT, TË BËHEN MË SHUMË NË PARANDALIMIN E KRIMIT DHE SHUARJEN E BURIMIT TË TIJ. eDHE KJO VRASJE BËN PJESË NË SERINË E VRASJEVE TË NJËPASNJËSHME, ku viktima ishin pjestarët e ish - UÇK-së.

ANDAJ nuk është e çuditshme që " shafat" i dërgonin e- mail njeri tjetrit dhe njerzve të tyre në " stilin se, e shifni se çfarë mjegullnaje kemi bërë"...
Për çudi, në shumicën e rasteve ka ndodhur që; në vendë që policia të marrë në pyetje dorasit, kriminelët, ka ndodhur e kundërta, si bie fjala, hetimi i një polici të SHPK-së, nga grupi kriminal i E. Sekiraqës. Pastaj, është shumë e quditshme, se si ka qenë e mundur, deri sa në njërën anë çarmatoseshin ish - Ushtarët e UÇK-së, dhe të cilëve iu mirrreshin ato armë, të cilat edhe ashtu me leje i kishin, teksa nga ana tjeter, ca personave, të cilët kishin një të kaluar të turbullt bashkëpunimi, me ish- rexhimin serbë, në dëm të popullsis shqiptare, u lejohej armë - mbajtja??!!.
Por në raste të shumta, edhe pajiseshin me to, me armë pra, nga vet Organet e SHPK-së e sidomos të UNMIK-ut...

Këto vrasje dhe të tjerat si këto, janë bërë nga armiqtë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, të cïlët e kanë pasë të vështirë ta pranonin fitoren e UÇK-së mbi forcat armike, të cilët mendonin se me vrasjen e çlirimtarëve mund ta kthenin regjimin serb përsëri.

Në një gjë të tilë shpresojnë edhe disa forumist të cilët nuk është vështirë që të identifikohen ngaqë janë të organizuar në strukturat e klanit mafijoz dhe që kryejnë punën e argatit.

Por ata dhe këta gabojnë ngaqë përfundimisht, e kanë humbur luftën dhe përpjekjet, për kundërvënie mbi forcat e UÇK-së të cilat ishin dhe do të jenë të kota. Ato të kota do të jenë edhe në të ardhmen megjithëse, katër vite pas lufte, ani pse kishum SHPK-ën dhe TMK-ën, me uniforma të pranuara, në varrimin e Tahir Zemës, publikisht kishte dalur ushtria e re paramilitare, me simbole dhe Uniforma të veta, konform ligjeve në fuqi, ku në çdo vendë të botës, këta pjestarë do të arrestoheshin ose së paku, do të mirreshin në pyetje, nga pushteti..

Por në Kosovë kjo gjë nuk ndodhë ngaqë këta ishin pikërisht njerzit të cilët u kujdesen që pushteti sërish të jetë në duartë e atij që priste në Itali që të ndodhnin ngjarjet.

Edhe vrasja e Avni Hajdarajt, ish - pjestarë i UÇK-së në zonën e Shalës, vëlla i vetëm i nëntë motrave, në shkurtin e vitit 2000 nuk ishte rastësi.

Nuk janë rastësi as përpjekjet për ta ndarë TMK-në dhe dëshmorët e kombit, për interesa dhe përfitime partiake.

Më 27 janar 2001, në një lokal të Gjakovës, në rrethana enigmatike u vra edhe Mahir Lajçi ( 1981) komandant " Rugova" nga Peja, njëri ndër luftëtarët më të dalluar të UÇK-së dhe epror i njësisë së Mbrojtjes së afërt të TMK-së si dhe u plagosën dy të tjerë po ashtu luftëtarë të dalluar të UÇKsë..

Kjo vrasje u bë nga jerzit e klanit mafioz të Partisë më të Madhe në Kosovë, LDK-së pra, madje vrasësit iu dha edhe njëfarë imuniteti, sepse kishte shtënë në ish- struktura të UÇK-së.
Zakonisht në rastet kur zbuloheshin vrasësit, thuhej se vrasësit këto vrasje i bënin në "vetëmbrotje". Së paku gjyqtarët dhe drejtësia e Kosovës kështu i kanalizonte dhe i klasifikonte. Njerzit që i vrisnin pjestarët e UÇK-së disi ishin të priviligjuar dhe të mbrojtur.

Atyre u jepnin edhe revole dhe armë tjera me leje për t'u " vetëmbrojtur" siç është rasti me E. Sekiraqen apo rasti i Muriqëve, Musajve dhe të tjerëve. Pra deri në këtë shkallë kishte arritur urrejtja ndaj palës tjetër.

Madje kishte ndodhur që në gjyqet tona të dënohen me nga dy vite e gjysmë dy ish - pjestarë të UÇK-së dhe të TMK-së, vetëm se paskan shikuar me përbuzje një pjestarë të " hierarkisë së priviligjuar" dhe kinse të rrezikuar nga njerëzit e UÇK-së.



Atentatorët - pjestarë të strukturave kriminale serbe


Terrori i porositur ndaj strukturAVE të UÇK-së nuk ka të sosur. Kjo bëhej në mënyrë sistematike dhe shumë mirë të planifikuar. Pre e këtij terrori bie edhe Ramiz M. Kiçina, pjestarë i Gardës së Kosovës në TMK dhe vëlla i dy dëshmorëve të UÇK-së, i cili, pasi ishte sulmuar në Qendër të Drenasit, vdes nga plagët e marra.

Një fat të tillë tragjik do ta ketë edhe luftëtari i UÇK-së Nezir Dilaveri ( 33) nga Shtupelli i Klinës, i cili u vra më 13 nëntor të vitit 2000.
Më 21 nëntor të vitit 2000, në Gjakovë pa asnjë arsye, vritet Frashër ( Imer) Syla ( 21) nga Hereçi i Gjakovës, ish - luftëtar i dalluar i UÇK-së.

Frashër Syla u vra nga persona të afërt me të ashtuqujturën " polici lokale" ( nëse Ju kujtohen qenë formuar në bazë të marrëveshjes Rugova - Millosheviq) të Serbisë.

Injorimi i Luftës dhe i pjestarëve të UÇK-së e të TMK-së, po cytet nga e njejta shtresë njerzish, të cilët e injoruan Luftën, që në fillim dhe ishin kundër saj gjatë gjithë kohës, një pjesë e të cilëve iu bashkua njësive paramilitare dhe militare të forcave serbe, të cilët luftuan me të gjitha mjetet kundër popullit të vet.
Janë ata që vepruan përkrah forcave ushtarako - policore dhe paramilitare në masakren e Mejës dhe në masakrat e tjera anëkënd Kosovës.
Janë ata që organizuan me dhjetëra prita kundër pjestarëve të UÇK-së gjatë luftës, në të cilën u vranë qindra ushtarë, me qëllim të shuarjes së luftës çlirimtare.
Janë njerzit e Arkanit dhe Sheshelit të cilët i ndihmuan politikisht, ushtarakisht dhe financarisht.
Kujtoni deklaraten e tre paguesve me paga nga Shqiperia të cilët janë në vuajtje të dënimit e që kishin deklaruar që kanë marrë një shumë prej 350 000 markave Gjermane...

Janë njerzit e besueshëm të sherbimeve të mëhershme serbe, pra të besueshmit e UDB-së dhe të KOS-it.
Janë njerzit e sherbimeve sekrete serbe që po tentojnë ta kthejnë Serbinë në Kosovë. Këta janë ata që po tentojnë të sfidojnë ish - luftëtarët e UÇK-së dhe luftën e shenjtë që e bënë për liri e çlirim, dhe strukturën e TMK-së, si institucion më i rëndësishëm i shtetit...



Nga strukturat e bandave të përmendura vritet edhe Xhemajl Buçolli, pjestarë i një familjeje të njohuar nga fshati Raushiq i Pejës, i cili ishte njëri që nuk ishte përzier kurrë në punë të dikujt tjetër. Në kohën e luftës radhitet në radhët e UÇK-së.

Ai pas luftës i kthehet punës. Me djersë e mund, duke punuar panderprerë e fitonte kafshatën e gojës. Xhemajli u vra nga strukturat e mafias së organizuar të nëntokës së Pejës me rrethinë në bashkëpunim edhe me grupet mafioze që i sillnin nga Shqipëria si vrasës me pagesë me qëllim plaçkitjeje.

Më 10 korrik 2000, në pikë të ditës Besnik ( Elez) Balaj nga Isniqi, në tavernën e lokalit hotelier " Deçani" vrau publikisht me armë automatike bashkëvendasin e vet Sadri Ahmetxhekajn, luftëtar i UÇK-së. Dëshmitarët tregojnë se pas vrasjes makabre, besniku bërtiste " e nxora gjakun e vëllait, e nxora gjakun e vëllait..."

Lidhur me vrasjen e Sadri Ahmetgjekajt, të nesermën më 11.7.2000, zëdhënësi i Komandës Italiane të KFOR-it në Pejë, koloneli XH.S. i tha agjencisë ANSA se fill pas vrasjes është ndaluar shqiptari Besnik Balaj, i cili u dorëzua menjëherë policisë së Kombëve të Bashkuara. ( " KOSOVA SOT" e datës 12.07.2000).

Por deklarimin e bërë një ditë pas vrasjes, zëdhënësi i KFOR-it e mohoi të nesërmen, duke thënë se nuk është zënë vrasësi, por është marrë në pyetje një anëtar tjetër i familjes Bala.

Në rastin konkret përflitet se një deklarim i tillë është bërë me qëllim që Besnik Balaj, pas vrasjes makabre të kalonte në Shqipëri pa asnjë pengesë.

Babai i vrasësit Besnik Balaj, gjatë luftës kishte punuar haptazi me policinë serbe. Ai kishte bërë dorëzimin ( njësoj sikurse një forumist që ka pohuar këtu që ka bë të njejtën gjë)e armëve te policia në Isniq dhe ishte caktuar kryepolic lokal i Serbisë, për bashkësinë Lokale të Isniqit, duke poseduar librezë përkatëse, revole, por edhe pushkë automatike që ia kishte dhënë policia serbe për të Luftuar kundër UÇK-së..



Sulm i drejtuar edhe kundrejt foshnjave


Nga të njejtat struktura të Lidhura me "Klanin E zemunit" - viktimë i së cilës mundet me qenë edhe Tahir Zemaj ( apo luftë me Marajn për pozicionin e njishit), do të goditet rëndë Idriz Balaj nga Gllareva e Klinës, emër i njohur në UÇK, si komandant i Njësisë " Shqiponjat e Zeza" në ZOD, i cili me punën dhe angazhimin e tij ishte dalluar edhe në TMK, një kohë edhe si zv/ komandant i batalionit Gardist në Zonën e Tretë të Mbrojtjes.

Në mbrëmje të 20 janarit të vitit 2002, Idrizit i kishin montuar eksploziv para derës së hyrjes në shtëpinëe tij në Gjakovë, përderisa bashkë me gruan dhe djalin gjendeshin te një mik i tyre në qytet. Kur kthehen sapo i afrohen derës së hyrjes, aktivizohet eksplozivi dhe nga shpërthimi i fuqishëm plagoset rëndë Idriz balaj, e shoqja e tij T.... po ashtu pjestare e TMK-së, e cila aborton foshnjën dy muajshe, humbë njërën këmbë dhe merr plagë të rënda në gjithë trupin ( shpëton vetëm në saje të ndërhyrjes së mjekëve në BOndstill), ndersa djali i tyre S... ( 16 muajsh) pëson tronditje të brendshme.

Ishte ky njeri ndër sulmet më makabre të kryera ndaj pjesëtarëve të TMK-së në Kosovën e Lirë, sulm i drejtuar edhe kundrejt foshnjave.

Vlen të përmendet se kapotë e krimit të organizuar në disa raste atentatet i kishin pergatitur nëpërmjet eksplozivit me telekomandë, njësoj sikurse që janë pergatitur nga të njejta struktura bombat e fundit të krisura në Komunën e Gjilanit.

Shumica e rasteve në fjalë nuk janë zbuluar as sot e kësaj dite, siç është edhe rasti i Idriz balajt dhe njerëzve të tjerë..


Si u vra Avdi Mujaj - " Trimi" veprimtar i njohur i çështjes Kombëtare?


Shërbimet sekrete serbe nëpërmjet bashkëpunëtorëve të vet në Kosovë, organizuan vrasjen e djemëve dhe luftëtarëve më të spikatur të UÇK-së. Një fat të tillë e pësoi edhe Avdi Mujaj nga Strellci i Deçanit.
Kjo vrasje ishte edhe një dëshmi tjetër që tregon se Kosova ishte e pambrojtur nga Serbia.

Avdi Mujaj, i njohur me nofkën e Luftës " Trimi", ishte anëtar i Këshillit të Lëvizjes Popullore të Kosovës ( LPK-së) në Arau të Zvicrës që nga vitit 1986, gjithnjë në detyrat më të vështira dhe në kohërat më të vështira. Në organizimin e qindra demonstratave, tubimeve e në veprimtari të ndryshme për Kosovën. Kontribut të jashtëzakonshëm dha edhe në në mbarëvajtjen e punës në " Zërin e Kosovës", në shoqërinë kulturore " Luftëtarët e Lirisë", në Fondin e Luftës " Vendlindja Thërret", në sektorin për çështje praktike të kryesisë së LPK-së etj. duke u dalluar gjithnjë për punën e palodhshme dhe përkushtuese për liri e çlirim.


Ai bëri gjithçka për rritjen dhe forcimin e UÇK-së. Dhe përseri iu duk pak. Rroku armët dhe hyri në Kosovë atëherë kur shumëkush largohej nga Kosova, dhe luftoi e qëndroi heroikisht deri në fund. ishte ai djaloshi me automatik në duar, që me disa të tjerë, në qoshe të një muri të lagjes, ishte filmuar nga largë nga një kamerman i EURO NJUSIT kështu që ajo pamje kish marrë dhenë; se Në Kosovë ka luftëtarë dhe se aty mbrohet Kosova dhe Luftohet për lirinë e saj. ishte maji i vitit 1998...


Vrasja e Avdi Selim Mujes nga Strellci, para derës së shtëpisë dhe para syve të familjes dhe fëmijëve si dhe plagosja e tre kusherinjëve të tij, vëllezërve V... ( të njohur per ne.. i plagosur rëndë), F... dhe F....Mujaj, është vrasje e kryer në orët e vona të natës së 1 tetorit të vitit 2003, në oborrin e shtëpisë së Avdiut. Edhe kjo vrasje makabre, deri tani ka mbetur " enigmatike" me vrasës të " panjohur".


Avdi Mujaj është sulmuar edhe njëherë tjetër në fundë të korrikut të vitit 1999, kur persona të panjohur i kishin ngritur pusi nga mali në rrugën baran - pejë. Dhjetëra plumbi kishin depërtuar në veturën e tij derisa po udhëtonte në drejtim të Pejës, por kishte mbijetuar...
... Përpjekje për vrasjen e tij kishte pasur edhe në Zvicër...


Një krim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në Dushkajë të Gjakovës. Këtij krimi i dha mjaftë hapësirë edhe shtypi beogradas. Shtypi në fjalë disi e jep një sihariq për likuidimin e " terroristit" Sadik Zeneli.

Si në rastin e vrasjes së Avdi Mujajt, si në atë të Sadik Zenelit, si në rastin e vrasjes së MUSA HOTIT në Belgjikë( ndihmesi i atentatorëve shqiptarë i njohur), caku ishte i njejtë: goditja e atdhetarëve( veteranë)që nga disa dekada të jetës së tyre ua kishin kushtuar përpjekjeve për lirinë e KOSOVËS


Vrasjet e disa veprimtarëve të LDK-së


Gjatë këtyre periudhave ndodhën edhe disa vrasje serike mbi veprimatrët e dalluar të LDK-së siç ishte vrasja e Haki Ymerit, ish - anëtar i degës së LDK-së në Skënderaj, e Shaban Manajt, anëtar i Kryesisë së KP të LDK-së në Istog, e kryetarit të Komunës së Klines Ismet Rracit, pastaj vrasja e deputetit të Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdarajt, Xhemajl Mustafës, këshilltar për informim i presidentit Rugova e deputetit të LDK-së, vrasje e Kosovë Zeqirajt dhe Albert Zeqirajt përkrahës të LDK-së në Istog...

Këto vrasje dhe një varg vrasjesh tjera të kësaj natyre, duke pasur edhe motive të përafërta me to janë vrasje serike të përsëritura, vrasje me porosi nga një dorë vrastare, prapa të cilës qëndron hija mbështetëse e segmenteve të forcës, ligjit dhe politikës.

Ë shtë shumë interesante të thuhet që të gjitha këto ekzekutime janë bërë në mënyrë identike; pra në hyrje të banesave të viktimave. Kur jemi te Xhemajl Mustafa kësaj radhe nuk do të flasim për këtë gjë ngaqë më herët fveq kemi shkruar sikurse që dihet që; ai është ekzekutuar nga personat e njejtë, të cilët kanë kryer urdhërat e " shefave", të cilët kanë qenë ngushtë të lidhur me " Klanin e Zemunit" dhe me disa nga njerzit kyq të Partis më të madhe në Kosovë...
Gërshëtimi i këtyre interesave ka bërë që gjerë më tani këto vrasje të mbeten " të pa zbuluara" pra vrasje të ditura por " të pa ndriqura".



VRASJA E DEPUTETIT SMAJL HAJDARAJ


Shumë herë në këtë Forum është potencuar dhe shkruar se " kush e vrau deputetin Smajl Hajdarajn?" duke aluduar dhe bërë me gishtë nga njëra palë, sipas porosive të " padronëve" me qëllim njollosje të një kategorie të njerëzve të caktuar.
Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Smajl Hajdaraj, para se të vritej, në faktë kishte pasur një varg kërcënimesh nga elementë revanshistë që nga viti 1998 duke e quajtur sabotator të UÇK-së, më pastaj duke e shantazhuar në punë sa ishte drejtor i Distribucionit të Elektro Kosovës në Pejë.
Disa herë kishte pas konflikt të hapur me qarqe të ndryshme brenda LDK-së, për ç'gjë vetëm pak kohë para se të vritej, e kishte njoftuar detajisht me shkrim Kryetarin Rugova

Një problem të hapur e kishte pASUR ME ATË KLAN edhe gjatë luftës. Të tillët edhe pas luftës patën konflikt të hapur me Smajl Hajdarajn, madje nuk e lanë as t'i afrohej kryetarit Rugova në tubimin elektoral në Pejë gjatë fushatës së zgjedhjeve presedinciale.

Në një rast tjetër, z. Hajdaraj, ishte kërcënuar me vrasje nga disa pjesëtarë të këtyre strukturave, pasi nuk i kishte lënë të hyjnë mbrenda në Objektin e Komunës në Pejë, ditën kur u bë hapja e Zyrës Flamane në Pejë, ku ishte i pranishëm edhe kryetari Rugova.
Ngjarja e fundit kishte ndodhur vetëm disa ditë para vrasjes së deputetit.
Deputeti Hajdaraj në një mbledhje të kryesisë së LDK-së dhe të deputetëve të LDK-së, kishte deklaruar se" nëse shkoni me " POVRATAKUN" unë do të dal publikisht kundër". Ai nuk vuante nga paragjykimet. Andaj vrasja e tij ishte një vrasje nëpërmjet së cilës mendohej të goditej unifikimi i faktorëve shqiptarë në diasporë por edhe në Kosovë.
Realiteti objektiv që duhet të jetë është - fajtorët në burgë.

Smalj Hajdaraj u vra më 17 janar 2002, ditën kur njëzet vjet më parë u vranë edhe Vëllezrit Gërvalla dhe Kadri zeka. U vra në hyrje të banesës së tij ( njësoj sikurse Xhemail Mustafa, Ismet Rraci...) në " lagjen Fidanishtja" të Pejës, me pistoletë, nga dy persona, të cilët analistët i cilësuan si " vrasës me porosi"..

Smajl Hajdaraj ishte aktivist i çështjes Kombëtare dhe njëri ndër organizatorët e UÇK-së në Rugovë. Ditën e varrimit para mijëra të pranishmëve, zyrtarë të lartë të Kosovës, parlamentit dhe të partisë por edhe të UNMIK-ut lexuan telegrame dhe jetëshkrime mbi veprimtarinë e bujshme politike - ushtarake të deputetit Hajdaraj. Ata u zotuan se nuk do të shkon larg dita kur para drejtësisë do të gjenden ata që ngrehën gishtin e krimit dhe e bënë këtë vrasje mizore.

Mirëpo, me sa u pa, që nga ajo kohë e gjer më sot premtimet mbetën boshe dhe dhimbja për Smajl Hajdarajn i mbeti Familjes dhe farefisit. Nga të gjithë folësit në këtë tubim mortor, vrasja e tij u cilësua vrasje me paramendim kurse për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit ishte zotuar edhe policia e UNMIK-ut.



Vlerësimet paraprake të shtypit të verdhë


Pra, elementet të lidhura ngushtë me disa nga krerët e Partis më të madhe dhe në bashkëveprim me " Klanin e Zemunit" kontrollonin edhe një pjesë të shtypit. Në vlerësimet e shtypit që mbështetnin vijën partiake, vrasja e Smajl Hajdarajt( ani pse ai veq pak ditë më parë me shkrim e kishte njohtuar presidentit Rugova për kërcënimet) u klasifikua si vrasje nga kriminelë të vijës së majtë politike" në Kosovë vijë kjo që realisht nuk ekzistonte por ishte paragjykuar nga propaganda e disa gazetarëve ( pjesëtar të klanit) të cilët i klasifikonin strukturat të ish - UÇK-së dhe luftëtarët tjerë të lirisë me sofizma të tilla si " marksistë - leninistë"," enveristë",, " nanoistë", " stalinistë", " për " dhunën politike" etj... që kishte qëllimin e caktuar dhe domethanjen e vet të madhe - hedhjen në tabor të armikut të të gjithë atyre që ishin përpjekur për çështjen kombëtare dhe lirinë e vendit, për t'i dhënë vetës hapësirë për tu veshur me petkun e patriotizmit.

Sofizma të tillë u ka ra të dëgjoni dhe të lexoni po ashtu nga një pjesë e disa forumistëve, me porosi dhe qëllim të caktuar, për të mjeguluar sa më shumë ngaqë " ujku gjuan më së miri kur ka mjegull"..

Për këtë gjë, një forumist i " Folesë së Qyqeve" vet e pranon që ka bë gabim, ngaqë ai ka shkruar, jo si ka menduar por se si ia kanë servirur të tjerët...
( Duke mos e zbuluar nofken vetëm po ju sjellë një arsyetim të tij dërguan nëpërmjet mesazhit privat duke dashur të shfajësoj vetveten...

FORUMISTI X ( i njohur për mua)
( As nuk me njef e as nuk te njof.
Per ate Florimin as qe e kam dite kush eshte e çka eshte dhe ka qene gaf i imi qe e kam qite me propozimin e nje shoku. Por ishte gabimi im qe une nuk i thashe atij qite vete e pse ma nep mua. )
Tung.



Paraqitjet e tilla në Kosovë dhe jashtë Kosove, ( me direktiva nga " shefat" dhe nga "Klani i zemunit") Ishin edhe një kurth për ta ngjallur dhe thelluar LUFTËN VLLAVRASËSE NDËRMJET VETI, NË MËNYRË QË ELEMENTË TË CAKTUAR TË SHOQËRISË TË PËRFITOJNË NGA FATKEQËSITË E TË TJERËVE

Fatkeqësisht, pas çdo akti, janë gjetur persona apo " gazetarë të pavarur" dhe të " varur" të cilët me qëllim apo pa të, me paragjykimet e tyre kanë mjegulluar gjendjen dhe kanë thelluar hendekun e ndarjes mes forcave politike, gjë që gjithnjë u përcoll me rrezikun permanent të inicimit të përshkallzimit të situatës në shkallë më të gjerë...

**********************


Vrasja e deputetit Hajdari kishte ndodhur në prag të marrëveshjës paraprake ndërmjet udhëheqësve politikë të Kosovës për krijimin e institucioneve të Kosovës.

Në këtë mes " dikush" sipas asaj që deklaron bashkëshortja e Smajlit -Kimetja, u kishte thënë dhe i kishin bindur familjarët e Smajl Hajdarajt që të mos e lejonin TMK-ën të marrë pjesë na varrimin e tij.

Ky hap, në bashkëveprim gjithnjë të klaneve që kishin edhe përkrahjen e disa nga udhëheqësit e Partis më të madhe dhe sipas kërkesave të furnizuesve me mjete materiale, që e bënte " Klani i Zemunit" ia arritën që të hapin dhe të bëjnë një thellim hendeku ndërshqiptarë, sesoe një strukturë njerëzish punonin për shuarjen e TMK-së, përkatsisht spastrimin e saj nga elementi UÇK-ë dhe shëndrrimin në një strukturë tjetër pro serbe ( si FARKU bie fjala).

Prandaj mos lejimi i pjesmarrjes sëTMK-së në varrimin e deputetit Hajdaraj, bëri që familja e tij të bie pre e kurtheve të shtresave të caktuara, të cilat emrin e tij dhe të njerëzve tjerë të ndershëm e përdorën për t'u ngjitur shkallëve të karrierës.

Mu ata gjithnjë në bashkëveprim me " Klanin E Zemunit" ( e dihet që kriminelët nuk njohin as fe e as Atdhe) këtë vrasje do ta cilësojnë si " Vrasje politike" e kryer nga ana e ish - pjesëtarëve të UÇK-së ende pa u zbardhur motivet e vrasjes, qëllimi, as arsyeja.

Ata paragjykonin dhe mu këto paragjykime shkaktuan huti dhe ngatërrim ngjarjesh në opinionin e gjerë. Ata i lanë që sa kohë vrasjet të pazbuluara sepse ishte në dorën e tyre aq më parë që kishin deklaruar në shtypë se i dinë vrasësit.

E nëse i dijnë se cilët janë shtrohet pyetja: se përse këtë gjë se kanë bërë deri më tani, pra denoncimin e tyre?

Përgjigja është e thjeshtë: ngaqë vrasësit gjendeshin në mesin e tyre!
Shumë nga vrasjet e aktivistëve të LDK-së u kanalizuan se janë organizuar nga " terrori i kuq" për rritjen e objektivave politike nëpërmjet dhunës. Në një mënyrë, kjo është shkala e parë e njohjes apo e dezinformimit për ta mbuluar krimin, që në gjuhën e ¨shkencës quhet " ASANIM". Në një editorial të kohës në të përditshmën " BOTA SOT" ( Gazetë që finacohej nga vet " Klani i Zemunit") shkruhej se vrasja e martirit të Kosovës dhe të kombit shqiptarë Smajl hajdaraj është bërë me urdhrin e dhënë nga të njejtit urdhërdhënës si dhe për vrasjet e tjera...



Kush po e saboton zbardhjen e vrasjeve?


Nga mafia politike proserbe dhe nga disa shkrues të shtypit të verdhë, urdhërdhënësit janë treguar me gisht, me emër dhe mbiemër, me adresë. meqënëse kriminelet dihen me emër dhe mbiemër, atëherë faji është te gjyqësia, te policia që nuk i arreston kryesit e veprave. Dikush po e saboton zbardhjen e vrasjeve që janë kanalizuar si vrasje politike...

Edhe vrasja e njeriut të lidhur mishërisht me serbët Ahmet Krasniqit, nga qarqe të caktuara është munduar të shfrytezohet që në mesin e shqiptarëve të nxitej vlla-vrasja aq më parë që dihet; që Ai Ahmet Krasniqi iashte i rrethuar me njerëz të cilët më parë ishin direkt të lidhur me sherbimin sekret serbë.
Tashti familja Krasniqi s'ka nevojë të ndjejë veten keq ngaqë siç thotë populli " s'ka mal ma derr të egër", Ahmet Krasniqi ishte njëri nga ata që u kishte sherbyer serbëve me besnikëri. Formimi i një të ashtuqujture ushtri ( FARKU) e kishte për qëllim një farë lloj ballancimi të forcave në mesin e shqiptarëve, diçka e ngjashme si ajo Ushtria e Fikret Abdiqit në Bosnjë...]/b]
Kështu që edhe pse sot e kësaj dite kërkohet të dihet se si dhe nga kush u vra ky njeri, kjo gjë heshtet.

Ahmet Krasniqin e vrau mafiA SHQIPTARE e lidhur ngushtë me Klanin e Zemunit të cilët operonin në disa pjesë të Shqiperisë, me qëllim dobësimi të UÇK-së. Aso kohe flitej që atij i janë dorezuar, 25 miljon marka gjermane dhe pikerisht ngaqë ishte i rrethuar, me njerëz si Tahir Zemaj, kjo edhe është arsyeja e vrasjes së dhëndërit serbë!

Fazli Berisha oficer i APJ-së në Gospiq së bashku me Ahmet Krasniqin dhe njeri nga ata që kishte qenë gjatë me të, pra edhe në Shqiperi, po të intervistohet mund të thotë diçka më shumë... Gjendet në Gjermani...



Ti kthehemi sërish Smajl Hajdarajt


Sidoqoftë deklaratat e familjes së SMAJL HAJDARAJT, gjegjësisht të shoqes së tij, Kumrijes, e cila në disa intervista ka deklaruar se e ka parë vrasësin i cili ishte një njeri me kaçketë ( njësoj si në dy vrasjet e tjera të Xhemail Mustafës,Ismet Rracit, Shefki Popovës...) se atë e ka pritur një person tjetër, më tutje, me të cilin janë bashkuar më largë; se ata kanë pasur makinë " ASKONA" me ngjyrë të kuqe ( është interesante se të gjitha makinat kanë ngjyrë të kuqe... Edhe gjatë vrasjes së Enver Haradinajt u tha se makina kishte ngjyren e kuqe...); se familja e Smajlit por edhe vet Smajl hajdaraj gjithmonë ju ka frikësuar hyrjes së banesës...

Shtrohet pyetja pse? Nga kush? Çfarë kishte shkruar Smajl Hajdaraj në atë letrën me të cilën iu kishte drejtuar kryetarit Rugova dhe treguar se cilët janë personat që po e kërcenojnë!

Ndërsa ekspertët e policisë kanë deklaruar se në vendin e ngjarjes kanë qenë dy lloj fishekësh. Kjo vërteton se kanë qenë dy persona. familja e deputetit hajdaraj kanë cekur në opinion se kishin pasur edhe dy telefonata anonime para se të vritej Smajli.

Kurse vëllai i Smajlit Ademi, në vargun e kërcënimeve dhe presioneve që ka pasur, kishte cekur një problem të Smajlit, në një Manifestim në Loxhë, ku siaps tij, dy pjestarë të " TMK-së" ( grupit paramilitar që më vonë kishin dalë me uniforma të kaltra në varrimin e Tahir Zemës) e paskan kërcënuar dhe pastaj kishin dalë të njofshëm me Smajlin dhe shi për këtë i kishin dhënë një Ftesë në " KULLAT e BARDHA", siç i quan ai, i vëllai i Smajlit Ademi pra, ku deputeti Smajl Hajdaraj nuk kishte shkuar.

Njerëz të shumtë të strukturave të caktuara, u deklaruan nëpërmjet shtypit por edhe kafeneve, ndejave edhe tubimeve si i dinë vrasësit e Smajl hajdarajt, por ata vrasjen e tij e përdornin për marketing politik ( ngaqë vet e kishin vrarë) askush prej tyre nuk shkoi në polici për të dëshmuar.

Smajl Hajdaraj ishte njeri i ndershëm, ish - epror i UÇK-së, i biri i ARI REKUT të Rugovës, i dënuar për çështje politike me shumë vite burgim në burgun e Golli Otokut. Ishte deputet i LDK-së, i cili i takonte grupit që brenda partisë së tij cilësohej si " më nacionalist", i cili kurdoherë asistoi në aspektin pozitiv të bashkëqeverisjes së Kosovës. Duket se kjo politikë nuk u shkonte përshtati disa rrymave, gjë që po shihet edhe sot.



Pse asnjë vrasje nuk është ndriçuar deri në fundë?! -



Sepse zakonisht është penguar që të ndriqohet sapo rrugët hetimore çonin në dyert e atyre që përfitonin politikisht nga këto vrasje, Disa sish bëhen sikur nuk dinë gjë. Por, dielli me shoshë nuk mbulohet, thotë një fjalë e urtë popullore. Ata që përpiqen të përfitojnë nga vrasjet dhe t'i komprometojnë kundërshtarët me ato vrasje, kudo në botë, zakonisht janë sponzoret e tyre, janë porositësit e tyre.
Dikush ( kushdo qoftë), po mendon se tërë jetën mund ta fshehë fytyrën e tij.
Kjo po ndodhë edhe me disa politikanë, të cilët sado që po shtiren dhe fshihen prapa akuzave, e dinë se çka i pret...







VRASJET POLITIKE DHE MOSNDRIÇIMI I TYRE

Me gjithë përqëndrimin e madh të forcave politike, të forcave të sigurisë ndërkombëtare, të KFORIT dhe të policis së UNMIKUT si dhe praninë e madhe të shërbimeve intelegjente të hetuesve e prokurorëve dhe gjykatave ndërkombëtare, pothuajse pati dështim total në zbardhjen e veprave kriminale dhe vënjen e fajtorëve para drejtësisë.
Kryerja e vrasjeve politike dhe mosndriçimi i tyre janë një tregues i qartë se Kosova është e pambrojtur nga Serbia. Dora vrastare e Serbisë po vepron papaengueshëm në brendi të vendit tonë. Dhe atë nuk mund ta mbrojë askush tjetër pos ata që e duan dhe që iu dhimbset. Është e qartë se UNMIK-u që është përgjejgës për siguri, është indiferent ndaj siguris së vendit.
Se Serbia edhe më tutje po vepron në Kosovë qoftë nëpërmjet punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve të vet ( qofshin edhe shqipfolës), kjo nuk do koment. Dështimet ndodhin për shkakë të paaftesisë dhe mungesës së vendim-marrjes për t'u përballuar me krimin dhe me kriminelët e vërtetë si dhe hezitimet dhe mos-përfiljen e ndikuara nga vendimet politike të një pjesë të bashkësisë ndërkombëtare me veprim në Kosovë. Kjo bëri që edhe qytetarët ta humbin besimin në drejtësi.
Dëshmitarët e përpunuar nga policia e UNMIKU-t në bashkëpunim edhe me mafiozët politik dhe qarqet e tjera me interesa dhe ndikime të caktuara mbi gjykata dhe prokurori., u premtua atyre dëshmitarëve mbrojtje të sigurt, u premtuan para të majme, u premtuan so do t'u dërgojnë në vende të caktuara të botës ( ku ta vendosin gishtin në hartë) dhe se do t'ua sigurojnë jetën, mirëpo doli e kundërta. Të tillët u dekonspiruan. E vetmja mbrojtje që policia dhe gjykatat ua ofruan " dëshmitarëve të mbrojtur" ishte dhënia e ndonjë revoleje me leje për t'u mbrojtur.





VRASJA E UKË BYTYQIT, AHMET KRASNIQIT

Në të gjitha gjykimet e organizuara në Kosovë, që në shumicën dërmuese të rasteve kishin karakter politik dhe diskriminues ndaj UÇK-ës, " dëshmitarët" u dekonspiruan, u lanë në rrugë, e më pastaj pati raste që edhe u vranë, për të mos i zbuluar enigmat dhe planet sekrete të operacioneve të ndërrmarra për organizimin e këtyre gjykimeve të montuara, me qëllim që të mbeten enigmatike edhe më tutje, por edhe të akuzohen të gjykuarit për vrasjen e " dëshmitarëve" të proceseve.
Mistifikimi i krimit u bë edhe nëpërmjet disa mediave, duke nxitur konflikte mes rrymave dhe grupeve politike, që me disa raste përfunduan edhe me vëllavrasje, siç ishte rasti i Ukë Bytyqit, Kryetar i Kuvendit Komunal të Therandës ( Suharekës) bashkë me dy shoqeruesit e tij, Bajram dhe Bafti Bytyqin në tetor të vitit 2002. Edhe kjo vrasje lidhet me zgjedhjet lokale. Viktimat bashkë me qindra parakalues - simpatizantë të LDK-së, parakalonin me vetura duke kremtuar fitoren në zgjedhjet për pushtetin lokal dhe gjatë kësaj i kishin provokuar vrasësin dhe fshatarët tjerë të fshatit Leshan. Ky provokim më pas u bë shkas i vrasjes së trefishtë dhe plagosjes së dorasit. Pra dorasi i këtyre tri vrasjeve atë ditë ishte plagosur gjithashtu nga pala e kundërt e konfliktit.
Për shkak të zënkave dhe konflikteve qëllimore, në vitin 1998, u vra edhe Ahmet Krasniqi në Tiranë, ish- ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Bukoshit. Vrasja e Ahmet Krasniqit duket të jetë bërë më shumë për konflikte interesash të brendshme, pa pasur konotacione të vrasjes së motivuar nga politika. Pra, kjo vrasje ndodhi mu në kohën kur në qeverinë në ekzil kishte një krizë të mbrendshme institucionale sidomos në ministrinë e mbrojtjes, oponentë të së cilës e sabotonin luftën e UÇK-së.
Ahmet Krasniqi ishte pre e këtyre intrigave dhe mosmarrëveshjeve të niveleve të larta. Prandaj dhe nuk është zbardhur. Edhe kjo vrasje bënë pjesë në radhët e vrasjeve komplotiste, sepse Ahmet Krasniqi ishte ushtarak i lartë, i pari në hierarki ku puqeshin interesa të mëdha dhe atë nga më të ndryshmet. Krasniqi është vrarë nëTiranë , ku " vrasësit me pagesë" atëbotë kishin një strofull pothuajse legale.






VRASJA E ILIR KONUSHEVCIT, HAZIR MALËS, IBRAHIM DHE REXHEP NIKÇIT...

Para Ahmet Krasniqit, në maj të vitit 1998, në Shqipëri është vrarë Ilir Konushevci, përgjegjës i sektorit të furnizimit me armë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëri ndër pjestarët e radhëve të para të UÇK-së. Ilir Konushevci ishte vrarë së bashku me mjekun Hazir Mala,derisa po udhëtonte me një kamion me armë drejt Tropojës. Shihet nga kjo që vrasesit kanë pasur për qëllim likuidimin e Ilir Konushevcit e jo edhe plaçkitjen e tyre. Njëjtë ka ndodhur edhe me djemët e patriotit të njohur Sylë Mehmetit të Rugovës, Ibrahim e Rexhep Nikçin, luftëtarë të UÇK-së, të cilët u vranë në kolonën që po vinte në Kosovë, në Shën Mëri afër Kukësit, në gusht të vitit 1999. Nga e tërë kolona e automjeteve nga kosova, u qëllua vetëm makina e tyre. U tha se mos janë vrarë me qëllim të plaçkitjes. Por edhe pse me vete kishin shuma të konsiderueshme devizash, nuk është plaçkitur asgjë e tyre, as në makinë, as në xhepat e vëllezërve të tyre.





VRASJA E KOMANDANT " LLESHIT", KOMANDANT " REBELIT"...

Në vazhdën e vrasjeve enigmatike hyn edhe vrasja e Ridvan Qazimit - Komandant Lleshit të UÇPMBB-së. Vrasja e tij ndodhi po ashtu në prag të proceseve të mëdha.
Ndodhi atëherë kur ishte bërë marrëveshja për armëpushim e më vonë për çmobilizim të UÇPMB-së.
Si ç është marrë vesh më vonë dhe siç është paraqitur e vërteta edhe nëpërmjet disa intervistave dhe komanteve të disa ish-drejtuesve të UÇPMB-së, merret vesh se për t'u arritur ajo marrëveshje dikush kishte marrë shuma të mëdha të hollash dhe se ai ishte vrarë pasi ishin vënë nënshkrimet në atë marrëveshje. Kjo vrasje tregon qartë për veprimin e rrrymave ultraserbe dhe futjen e tyre në Kosovë, Maqedoni, Kosovën Lindore dhe Mal ë Zi dhe organizimet e tjera politiko - ushtarake, duke bërë një luftë të ftohtë psikologjike dhe propagandistike, duke i dezinformuar qarqet e opinionit të thjeshtë.
Një vrasje tjetër ishte ndodhur me komandantin e Zonës së Qarrit, Muhamet Xhemajlit, i njohur me nofkën e luftës " REBELI", i cili u vra në rrethana të pandriçuara, mbase deri diku për qarqe të njohura dhe që ndërlidhen me disa ngjarje me konotacione negative. Zbardhja e kësaj rasjeje nuk u konvenon strukturave të caktuara mafioze - politike, me të cilat Xhemajli mbante lidhje pas mbarimit të luftës së UÇPMB-së.
TRealisht rasjet e tilla nuk mund të kanalizohen si vrasje politike, pa marrë parasysh të kujdo qofshin ato.
Qarqet armiqesore i shfrytezuan këto fronte për ta nxitur dhe thelluar luftën vllavrasëse dhe për t'i shtuar radhët e sabotorëve të luftës çlirimtare...


PASAPORTAT E TË VRARËVE U PARAQITEN NË TELEVIZIONIN E BEOGRADIT

Njejtë kishte ndodhur në verën e vitit 1998, me dy ushtatrë të UÇK-së nga Theranda, të cilët u vranë në afërsi të Tropojës. Edhe pse kishin të holla me vete, ato nuk ishin prekur, pos dokumenteve të identifikimit - pasaportave të tyre. Është e çuditshme se në mbrëmje të ditës që u vranë, pasaportat e të dyve u paraqitën në televizionin e >beogradit, medium ky që komentoi vrasjen e tyre. Prandaj, nuk do koment që kjo vrasje dhe të tillat si kjo, radhiten në serinë e vrasjeve të porositura e të urdheruara nga shërbimet sekrete serbe, në njërën anë për t'i hequr qafe kundërshtarët e vet, e në anën tjetër, për të hapur intriga dhe dezinformata, për të nxitur përçarje në luftë vëllavrasëse, sepse, siç dihet, atëbotë akzistonin dy fraksione ushtarake, ku secili në mënyrën e vet luftonte kundër Serbisë.





VRASJET POLITIKE DHE MOS NDRIÇIMI I TYRE

Në seancën kryesore të këtj procesi maratonik gjyqësor Halil Çadraku lirohet si i pafajshëm, por, sikur shumë të tjerë, dënohet për " armëmbajtjeje pa leje" për të arsyetuar kohën e mbajtur në burgë ose më mirë me thënë në paraburgim. Në dëshmin e tij, Çardaku ka theksuar se policët Ulrich Ficher dhe Offermans i kishin ofruar katër miljon marka gjermane që të dëshmojë rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së. Ndër të tjera ai ka thënë se më kanë propozuar që të bëhem dëshmitar i mbrojtur apo i shifruar CSOO, dhe të marrë shuma të majme të parave, siç ishte rasti i dy dëshmitarëve me shifra të koduara SC-OOO3 dhe SC-OOO4, të cilat gjatë seancave gjyqësore doli se ishin BASHKIM NDRECAJ dhe REMZI SHALA, që policia e UNMIKUT i kishte " blerë" për të dëshmuar rrejshëm.
Mirëpo bazuar në dosjen e gjykatës, përpilues i këtij plani ishte Nexhmedin Kastrati, përndryshe polic në SHPK dhe tezak me komandant DRININ i shifruar si person i koduar nën siglën CS001. I gjithë ky plan ishte bërë në bashkëpunim me grupin e hetuesve privatë dhe policisë së UNMIKUT, të cilët formuan ekipin e dëshmitarëve të rrejshëm ( së pari duke akuzuar për vrasje ( vrasjen e romëve) e pastaj duke bërë oferta dhe presione për të dëshmuar rrejshëm) mbi të cilët gjykata në fjalë e bëri zgjerimin e hetimeve.

VRASJA E AVOKATIT SHABAN MANAJT




Sidoqoftë kontraktuesit e këtij procesi edhe gjykata por edhe populli e di fare mirë se është edhe ana tjetër e medaljes, që gjykata bashkë me hetuesit nderkombëtarë i kanë ikur krejtësisht.
fatkeqësisht u pa qartë se ky gjykim nuk u organizua për të gjetur vrasësit e Drinit, por për të përdorur përçarje të thella politike brendashqiptare.
Në një intervistë dhënë të përditshmës " Bota sot" ( 19 janar 2000) komandant Drini cekte se në Prizren me rrethinë po veprojnë me të madhe sherbime sekrete serbe.Pas intervistes dhe prononcimeve të vazhdueshme të Drinit rreth situatave të krijuara në Kosovë është udhëhequr një luftë speciale dhe një propagandë tmerruese kundër tij nga qarqe të caktuara. Mjerisht koka e asaj që e ka drejtuar atë propagandë të ndyrë ende nuk i kishte shkëputur lidhjet me MIKICA JOVANOVIQIN dhe me KOS-in e armatës serbe. Këto lidhje mbaheshin të rregullta nëpërmjet oficerëve shqiptarë, të cilët ende edhe gjatë kësaj kohe shërbenin në beograd, me konstruksionet e të cilëve u vranë gjatë luftës edhe komandantët e shquAR të UÇK-së, Xhelal Hajda - Toni e Selajdin Mullaabazi - Mici. Të tillët shërbimi sekret serb i kishte dërguar edhe në Luginën e Preshevës për të përçarë UÇPMB-në.
Lidhur me këtë që u tha më lartë ishin zënë informacione dhe shënime zyrtare të paraqitura në dosjen AET-04712 të datës 19.3.1999. Nga shumë shënime e dëshmi relevante, del se beogradi ka hartuar një strategji të re për Kosovën, për një kohë të paraparë për ta ruajtur " status quon" në këtë vend. Prandaj shumica e vrasjeve me motive politike rrënjët i kanë pikërisht aty. Në një anë i vret ( likuidon) kundershtarët politikë të shtresave të ndryshme por edhe me pikëpamje politike dhe të kategorive të ndryshme, për të futur përçarjen dhe devizën e njohur e të stërpërdorur - vëllavrasjen. Këtu duhet cekur se as familja e komandant Drinit fillimisht nuk ka dyshuar në grupin e sali veselit si vrasës të mundshëm.
Në raste të tilla shërbimet sekrete kanë përgaditur kuadro të cilat gjithnjë kujdestarojnë për ta vënë gishtin tregues andej kah nuk është burimi i krimit. Këto klane të cilat me mjeshtëri po e perdorin edhe mundesinë e UNMIKUT, për t'u sinkronizuar përpjekjet për rrënimin e këtyre vlerave, nuk zgjedhin mjete e metoda për ta arritur qëllimin. Procesi " Drini", është një nga dështimet historike dhe turpi i UNMIK-ut për krijimin e gjyqeve politike.






VRASJA E AVOKATIT TË NJOHUR SHABAN MANAJT

Në vazhdën e vrasjeve të paramenduara për të prodhuar efekte psikologjike, në kohë të caktuar, por njekohsisht edhe për të përfituar politikisht ishte edhe vrasja mizore e avokatit Shaban manajt, ndër më misteriozët për nga natyra e krimit. Shaban manaj ishte rrëmbyer në fshatin Grebnik e pastaj e kishin vrarë pasi ishte torturuar, siç tregon edhe akuza 7-faqëshe me numër 54/1, me dhjetëra faqe të dosjeve shoqëruese që gjendeshin në gjykatë..
Lidhur me këtë vrasje akuzoheshin 8 veta, të cilët më vonë lirohen në mungesë provash. Kjo rasje u përcoll me presione të fuqishme të shtypit për t'u zbardhur sa më parë, mirëpo disa këtë vrasje e shëndërruan në marketing të fuqishëm politik, në disa raste duke e marrë edhe rolin e gjykatësit. Në këtë marketing, LDK-ja nuk i ka " fshehur" gjurmët mirë. I ndjeri Manaj, në listën e LDK-së për pushtet lokal ka qenë i renditur në numrin 22. Shaban manaj ishte kohë që ishte nënvlersuar nga LDK-ja sepse ishte filluar të shoqerohej me djemtë e UÇK-së. Megithatë, vrasja e tij, LDK-së ia siguroi fitoren në zgjedhje në Burim...





Pista e Hetimeve në drejtim të ndriçimit të vrasjes

Historia e zhdukjes së avokatit Manaj, ka lindur " histori" të tjera veçmas pas gjetjes së kufomës së karbonizuar / të djegur të manajt dhe " zbulimit" të kriminelëve nga strukturat e caktuara që derdhën dhe po derdhin lot krokodili lidur me këto vrasje për të cilat fajtorë kujdestarë i kanë caktuar njerzit e luftës, pjestarët e UÇK-së.
Vetë Mark prend Oroshi, i akuzuari i parë i këtij procesi, ishte një aktivist i denjë i LDK-së, vozitës i liderëve të LDK-së të Klinës dhe Burimit. Siç kishte cekur edhe në gjyq, tërë ky proces ishte bërë ( montuar) nëërmjet gruas së tij, që deri në atë kohë mbahej nga gjykata dhe administrata ndërkombëtare si " person anonimus".
Mark Oroshi fillimisht ishte izoluar dhe kompromtuar si vrasës, pastaj ishte kercenuar shtu siç ishte vepruar me shumicën e shqiptarëve dëshmitarë apo të atyre nga të cilët i kishin ndertuar proceset gjyqësore, shumica e të cilëve kishin përmasa politike.
Disa nga vrasësit e ndrysshuar apo dëshmitarët e këtyre proceseve gjyqësore gjithsesi ishin nga radhët e UÇK-së sepse ata duhet akuzuar meqë lufta politiko - propagandistike zhvillohej nëpërmjet dy poleve. Vrasja e Shaban manajt ndodhi disa ditë para se të fillojë fushata zgjedhore. Në këto zgjedhje cikli i dhunës politike fillon pikerisht në qytezen prej nga vinte kryetari i ndjerë, dr. Ibrahim Rugova. Kjo ndodhi në një kohë kur forcat sigurisë ishin të prekopuara me leshimin e urës së Gurakocit, e cila me muaj të tërë ishte bllokuar. Mu në atë kohë dy burra parkuan veturën e tyre " BMW" me ngjyrë të kuqe afër shtepisë së Shaban Manajt në Burim. Adresat e kidnapuesve, mbase të ditur por të kamufluar nga mafia politike, edhe sot e këtë ditë mbetën prapa perdes. Sepse shumëkush më shumë është i interesuar të vrapojë pas efekteve politike sesa të zbulojë krimin. Vle të theksohet se gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s Shaban Manaj rrashet në Rozhajë nga një aktivist i LDK-së. Pas luftës së UÇK-së, aktivistë të njohur të LDK-së ishin ngatërruar disa herë me Shaban Manajn.
Fushatat e tmerrshme dhe pa kurrfarë kriteri që shëndërroheshin dhe perdoreshin për marketing politik jo rrallëherë duke marrë edhe rolin e gjykatësit, nëpërmjet të cilit në shumicën e rasteve e vranë edhe një pjesë të së vërtetës.





LIKUIDIM I DËSHMITARIT PËR T'I HUMBUR GJURMËT

Pasi e vërteta për vrasjen e Shaban Manajt kishte filluar të delë shehsazi, ishte pergaditur nga Mafia Politike e LDK-së vrasja e Mark Oroshit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e avokatit i cili njëkohesisht kishte qenë shofer i udhëheqësve të LDK-së në Klinë dhe të Kryetarit të LDK-së për Burim. Kjo kishte ndodhur pasi që prokurori nderkombëtar pistën e dyshimeve e kishte drejtuar, duke e cilesuar vrasjen e Shaban Manajt si viktimë të vet LDK-së. Pas kësaj Mark Oroshi rrezikohet. Pati tentim - vrasje ndaj tij, për ta vrarë përfundimisht, më vonë në oborrin e shtepisë së tij.
Ndoshta Mark Oroshi u vra për ta përmbyllur një proces shumë më të gjerë sesa mendojmë dhe që kemi thënë...





GJURMËT E KRIMIT NË DUKAGJIN
( DOSJA 129)

TANI MË POSHTË DO T'U SJELLIM GJURMËT E KRIMIT sikurse edhe dëshmit autentike të të dyshuarve në ato vrasje, deklaratat e tyre para prokuroris sikurse edhe dëshmi nga gjyqi...
Dy të vrarë dhe tre të plagosur ishte bilanci i atentatit të pasditës së 10 nëntorit 2000 në fshatin Vitomiric të Komunës së Istogut. Dorasit krimin e kishin kryer për para, ndërsa nga plagët e mARRA NË VENDNGJARJE, përveç viktimës Virxhil Elshani, mbeti i vdekur edhe njëri ngA SULMUESIT GAzmend Lame. kapja e autorëve të krimit u mundësua pasi që me rastin e kryerjes së krimit vetura e tyre u përplas me një automjet të rastit, aksident që la të plagosur që të tre sulmuesit e plaguar, njëri prej të cilëve vdiç.
Pas më shume se gjashtë muaj hetime, Prokuroria Publike e pejës ngre aktakuzë ndaj kryesve të dyshuar të krimit: Fatbardh Gabraj, i lindur më 5.5. 1979 në Bajram Curr, ku edhe banon dhe Shaqir bajraj i lindur më 13. 2. 1960 në fshatin Buçaj të Tropojes ku edhe banon. Ndaj të akuzuarve në fjalë rëndonin akuzat për vrasje dhe Vrasje në tentativë sipas ligjit Penal të Kosovës dhe ligjit penal të Jugosllavisë ( nga kjo shihni se akoma te ne në kosovë aplikoheshin ligjet e ish shtetit okupator)...
Gjykata e qarkut të pejës me 2 tetor 2001 shpalli fajtorë dy të akuzuarit e sipërpermendur dhe vërtetoi edhe motivet e krimit, por ajo që mbeti enigmë me përmbylljen e këtij procesi gjyqësor ishte fakti se kush i pagoi kryesit e këtij krimi dhe cilat ishin motivet e shtytesit për të likuiduar anëtarët e familjës Elshani.
Megjithatë, në dosjen 129 dokumentet e organëve të drejtësisë dhe deklaratat e dëshmitarëve shkarazi japin të dhëna, të cilat shpiejnë në adresën e vërtetë të krimit dhe motivet e shtytesit.





Si ndodhi atentati?

Në raportin policor që mban datën e ndodhjes së krimit thuhet se më 10 nëntor 2000 rreth orës 16:30 një person i paidentifikuar ka ardhur në stacionin policor të pejës dhe ka raportuar se ka pasur të shtëna armësh dhe një aksident trafiku në rrugën për në Istog në fshatin Vitomiric rreth 3 km nga udhëkryqi që çon në rrugën për në Mal të Zi. Menjëherë tri njësi nga Njësia hetuese kanë dalë në vendin e ngjarjes. " Në vendin e ngjarjes pamë dy vetura, një Alfa Romeo e bardhë dhe një kombi ngjyrë portokalli, i cili si duket ka pasur ndeshje në mes të rrugës. Alfa Romeo ishte dëmtuar dhe djegur kurse kombi ishte dëmtuar vetëm përpara. Afër Alfa Romeo ishin të shtrirë tre persona, të cilët duket se ishin lëndime të rënda", thuhet në raport". Gjatë kësaj kohe dëshmitari i kohës, i ngjarjes pra, njëri nga të sulmuarit Adem Elshani, tregoi se personat e lënduar në tokë ishin në Alfa Romeo dhe se ata ishin tentuar ta vrisnin atë dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij derisa ishin duke vozitur. Menjeherë vendi i krimit ishte siguruar dhe është kërkuar ndihma mjekësore dhe janë kontrolluar personat e lënduar. Gjatë kontrollit është lokalizuar një ranatë dore te një person, ndërsa një pushkë gjysmë-automatike te tjetri. Ndërsa dy automatikë dhe karikatorë janë gjetur në tokë afër personit të tretë. Më pas të dyshuarit e lënduar janë dërguar me ambulancë në Spitalin e Pejës.





Rrëfimi i viktimës së rastit

hetuesit Rajonalë janë njoftuar me gjendjen dhe janë kërkuar që të shkojnë në Spitalin e Pejës. Është identifikuar se kush ishte vozitesi dhe pronari i kombit i cili ishte ndeshur me veturen e të dyshimtëve dhe hetuesit kontaktojnë me të. Ai ishte Halil Rugova 1953, i cili ka deklaruar se në kombin e tij Mercedes me targa 217 KS 663 ishte në rrugën për pejë, me ç'rast ka dëgjuar të shtëna në vendngjarje. Ai më pas u ka thënë hetuesve se ka vërejtur se vetura Alfa Romeo është duke ardhur në drejtim të tij, në shiritin e tij të ngasjes dhe ndodhi ndeshja. Rugova tregoi se dy personat që ishin përpara në veturë dolën prej saj dhe vetura filloi të digjej, ndersa personi i tretë qe ndihmuar nga personat që kalonin. Ndërkohë, atij i kujtohet se një Kallashnikov ka rënë në tokë. Rugova me të dalë nga kombi i tij nga fshihet pas kombit, ndersa kishte marrë plagë në kokë si pasojë e aksidentit, prandaj u transportua për në spital nga një person i panjohur..







Elshanët ishin sulmuar edhe më parë

Adem Elshani ishte intervistuar në vendin e ngjarjes shkurtimisht. Ai ka deklaruar që ka qenë i ulur në ulësen e parë të JEEP-it Nissan, ndersa babai i tij, Isuf Elshani, ishte duke vozitur. Pas tyre duke i përcjellur me GOLF të kuq ishte Virgjil Elshani vozites dhe Granit Elshani si pasagjer. Alfa Rome e bardhë i ka kaluar veturat dhe ka filluar të shtijë, pastaj ka ndodhur aksidenti me kombin. Pas kësaj Ademi ka shkuar te Golfi dhe ka aprë sde Graniti dhe Virgjili janë qëlluar/ lënduar. Vendi i ngjarjes është fotografuar dhe procedura është zhvilluar, dëshmitë janë mbledhur dhe nga vendi i ngjarjes janë lëvizur veturat ( Nisan, Golf, dhe Alfa Romeo).
Rreth orës 19 vendi i ngjarjes është pastruar. Nga vendi i ngjarjes hetuesi ka shkuar në Stacionin e pejës për të siguruar dëshmitë e mbledhura, ndërsa më pas në Spitalin e Pejës, nga ku Virgjil Elshani u transferua në Prishtinë për shkak të gjendjes shendetsore kritike. Në raportin e policit ceket se ka pasur edhe sulme të tjera më parë në familjen Elshani.








Kërkesa e Prokuroris për zbatimin e hetimeve

Prokuroria publike, 6 ditë pas ngjarjes i ka bërë kërkesë gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut, për zbatimin e hetimeve. Në kërkesën e PP-së thuhet se me datën 10 nëntor 2000, rreth orës 16:00 në fshatin Vitomiric në afërsi të shkollës fillore " 7 shtatori", fatbardh gabraj dhe Shaqir bajraj së bashku me të ndjerin Gazmend Luma, pasi që më parë janë armatosur me automatikë, bombë dore, fishekë, për motive tani të pavërtetuara me dashje kanë privuar nga jeta Virgjil Elshanin...ndërsa kanë dashur të privojnë nga jeta edhe Granit Elshanin, Isuf Elshanin dhe Adem Elshanin.

Kundër të pandehurve, gabraj dhe Bajraj PP ka kërkuar të caktohet paraburgimi sipas Ligjit të procedures penale, pasi që ka të bëjë me kryes të veprave penale, për të cilat parashikohet dënim i rëndë, ndërsa liria e të dyshimtëve mund të pengojë zbatimin e hetimeve...


Në vazhdim


ENIGMA E PROKUROSIS?!

Tashti,vrasjet në Kosovë nuk ishin vetëm për popullsin e rëndomtë enigmatike por në shumicen e rasteve edhe për Prokurorin.
Me të ndodhë vrrasja e 10 nëntorit 2000, kryesit e krimit që ishin lënduar në vendin e ngjarjes janë transferuar në Spitalin e Prishtinës, ku janë vënë nën ruajtjen e policisë. Më pas ndaj tyre caktohet masa e paraburgimit sipas nenit 191. al. 1 dhe 2 të LPP me dyshimin se lirimi i tyre mund të dëmtojë procesin e kryerjes së hetimeve. Pas përfundimit të hetimeve, në bazë të rregulores së UNMIKUT 2001/2 neneve 45 dhe 262 të Ligjit të Procedures Penale ( LPP) Prokurori ndërkombëtar ngre Aktakuzë kundër Fatbardh GabrAJT dhe Shaqir Bajrajt, duke akuzuar ata me veprën e VRASJES me një akuzë dhe Vrasjes në Tentativë me tri akuza.Vrasja e Elshanëve ishte porositur, ndërsa, sipas dëshmitarëve, qëlimi i kësaj ishte likuidimi i dëshmitarëve të këtij procesi gjyqësor, por shtytësi mbeti i paditur edhe sot e kësaj dite...


Kush janë vrasësit?

( Të dhënat janë nga Gjykata e Qarkut në Pejë - Çështja Penale Nr. HPQ 129/2000... Për të kursye lexuesin do të shlepusë vetëm ato pika që më duken që janë interesante duke u kurser nga emri i babes, nënës e gjera tjera.. Kopjet e Dokumenteve origjinale i kam në disponim për të vërtetuar realitetin dhe vërtetesin e këtyre shkrimeve...)

Fatbardh Lan Gabraj, i lindur më 5 maj 1979 në Bajram Curr - Shqipëri, ku edhe banon, di shkrim dhe lexim, i pamartuar dhe i papunë në gjendje të mirë ekonomike, kinse i padenuar më parë, por që ndodhet në paraburgim në Burgun e Pejës që në nëntor 2000.
Shaqir bajraj, i lindur më 13 shkurt 1960 në fshatin Buqaj në Bashkinë e Tropojës në Shqipëri, ku dhe banon, i martuar, ka tre fëmijë. Nuk është dënuar më parë.
Pjesmarrësi i tretë në këtë vrasje është Gazmend Lume nga fshati Shipshan me banim në Bajram Curr, mirëpo ndaj tij nuk ka mundur të zhvillohen procedurat gjyqësore, ngase ka vdekur me rastin e kryerjes së krimit.


DËSHMIA NË GJYKATË U KUSHTOI ME JETË!


Aktakuza vë në dukje se më 10 nëntor 2000 rreth orës 16:30 minuta të pasditës Adem Elshani nga fshati Ozdrim i Komunës së Pejës, ishte pasagjer në një veturë të tipit Jeep ose Patrol. të cilën e ngiste babai i tij Isuf Elshani për në Istog, rrugës nga Peja. Menjëherë prapa tyre duke vozitur në kolonë, ata u ndoqën nga një veturë e tipit Golf që e ngiste një djalë tjetër i Isufit i qujatur Virgjil Elshani, i cili kishte si pasagjer në veturën e tij Granit Elshanin, vëllain e tij më të ri. Ata po ktheheshin pasi kishin dëshmuar në Gjykatën e Pejës. Gjatë kohës sa kishin qëndruar në Gjykatë, Graniti kishte vërejtur se veturat e tyre ishin nën vëzhgim. Gjatë kthimit nga Gjykata për në shtëpi Virgjili disa herë ishte parakaluar nga një veturë e tipit Alfa Romeo. Më tutje afër Vitomiricës ata panë prapë po të njejtën veturë e cila sapo u ofrua nga ajo u zgjat nga dritarja dhe shtiu me armë automatike në drejtim të tyre. Me të kaluar Golfin, personi shtiu edhe mbi Jeep-in në çastin që po parakalonte. Në këtë çast Alfa Romeo u përplas me një Mercedes që vinte drejt Pejës. Të gjitha automjetet u ndalen dhe u zbulua se Virgjil Elshani ishte qëluar dhe kishte gjakderdhje të madhe, ndersa Graniti kishte marrë një gërvishtje në kokë nga plumbat. Edhe vetutrat ishin dëmtuar nga plumbat. Virgjili u dërgua me shpejt¨si në spital por vdiq nga plagët e marra. Tre personat që ndodheshin në Alfa Romeo ishin plagosur nga përplasja me automjetin tjetër. Personi i ulur në ulësën e parë të Alfa Romeos ishte Gazmir Lume. Ai u gjet afër veturës me një automatik në duar. Ai ishte personi që kishte shtënë me automatik mbi Golfin dhe Jeep-in. Atij iu gjet edhe një pistoletë dhe një ranatë dore. Një automatik tjetër u gjet praë personit të dytë që kishte qenë në ulësen e prapme të Alfa Romeos në pjesën e prapme të së cilës u gjendën edhe shumë karikatorë dhe disa granata dore.




AKUZAT NDAJ VRASËSVE


Mbi të akuzuarit Fatbardh gabraj dhe Shaqir bajraj ka rënduar një akuzë dhe tri akuza për tentim Vrasje.
Sipas aktauzës të prokurorit Publik të Pejës të datës 2 maj 2001; Fatbardh gabraj dhe Shaqir Bajraj akuzohen për bashkëpunim në veprën e vrasjes së Virgjil Elshanit, në kundershtim me nenin 30, pararafi 1. të Ligjit penal të Kosovës ( LPK) lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Jugosllavisë.
( Pra siç mund të lexoni gjykatat tona akoma punojnë sipas ligjeve Penale të ish - shtetit okupues)
Gjithashtu, në të njejtin vendë, në të njejten kohë, me qëllim për të shkaktuar vdekjen e Isuf Elshanit, të auzuarit dhe bashkëpunëtori i tyre i ndjerë Gazmend Lume, pasi parakaluan shtinë mbi GOLFIN dhe pasagjerët e tij, vozitën drejt Jeep-it dhe shtinë mbi të, shoferin e tij, pasagjerin e tij Adem Elshani, duke shpuar gomën e Jeep-it, duke kryer veprën penale të tentim-vrasjes...



ARRESTIMI I EPRORIT ALUSH SHALA

Në ndërkohë, u bë edhe arrestimi i eprorit të zonës së dytë të Mbrojtjes, nënkolonel Alush Shala, shef i sektorit Informativ të Zonës së Dytë, me shumë zhurmë e brutalitet, pa ndonjë argument të qëndrueshëm, gjë që e treguan edhe më tej hetimet e mëtejme, edhe pse atij katër herë iu ndërrua aktakuza, duke tentuar që ta fajësojnë për vepra të pabazuara.
Alush Shala ishte arrestuar nga policia ushtarake e KFOR-it gjerman. PO atë ditë policia ushtarake e KFOR-it gjerman kishte plagosur pjestarin e Inspektoratit të Rendit të Zonës së Dytë LATIF MORINËN, në objektin e komandës së kësaj Zone. Ndërsa, gjatë bastisjes ata i përdorën edhe shkopinjtë e gomës kundër pjestarëve të TMK-së. Duke iu referuar shtypit të Kohës, del se pjestari i TMK-së është plagosur me qëllim nga policia ushtarake e KFOR-it gjerman, të cilët kanë hyrë me dhunë në Lokalet e Komandës së Zonës së dytë të TMK-së. Duke parë këtë ndërhyrje brutale, popullata vendase ishte grumbulluar para objektit të komandës. Përderisa populli ishte grumbulluar para objektit të komandës , policia e UNMIKUT kishte tentuar të shpërndajë me dhunë popullatën e tubuar, me ç'rast ishin lënduar rëndë qytetarët tahir kokollari nga Budakova dhe Rrahim Ndrecaj 65 vjeçar. Por, pavaresisht ndërhyrjes brutale të policisë, ata u shpërndanë, derisa komandantri i Zonës së dytë iu drejtua me kërkesën dhe lutjen që të shpërndahen.
Në Komunikatën e Zonës së dytë të Mbrojtjes, të lëshuar lidhur me plagosjen e inspektoratit të rendit, Latif Morina. ndër të tjera, thuhej se për sjelljet e këqija të policisë së UNMIK-ut komanda e kësaj zone do t'i ngrijë marrdhenjet me policinë e UNMIK-ut në këtë rajon. Në anën tjetër, nga ana e JSEC-ut u suspenduan tre eprorë të lartë të kësaj Zone për " moskooperim".






OFRIMI I DEKLARATAËS SË GATSHME PËR TA NËNSHKRUAR

Shumë gjëra po mbesin të pasqaruara dhe të pandriquara, githnjë ë dëm të TMK-së, që kanë një analogji me kërkesën e kohëpaskohëshme të strukturAVE TË CAKTUARA TË SHOQERISË, PËR SHKATRRIMIN DHE SHPËRBËRJEN e TMK-së.
Duke iu referuar burimeve zyrtare të informimit publik të KFORIT njëra ndër akuzat që qoi në arrestimin e nënkolonel Alush Shalës ishte aktakuza për spiunazh kundër forcave të NATO-s. Mirëpo, rjedha e ngjarjeve më vonë ishte argumentuar dhe paraqitur krejt ndryshe. Pos atyre që u thanë më lartë, kishte edhe disa anekse si për akte ilegale ( kriminale) dhe akte ilegale kundër KFORIT. Këto akuza kaq të rënda për një kohë të shkurtër ranë si kullë prej letre, sepse gjykata nuk kishte gjetur as më të voglin faktë për të akuzuar Shalën. Shala ishte akuzuar edhe si pjestarë i Armatës Kombëtare Shqiptare ( AKSH) e çka jo tjetër.
Ç, është më keq, gjatë procesit të montuar për rastin " Drini", Alush Shalës i bënë presion për të dëshmuar rrejshëm në këtë proces. Konkretisht që të dëshmojë kundër Sali veselit dhe Halil Çardarkut. Sipas dëshmive të Alush Shalës të bëra publike në shtypin kosovar, atij i kanë ofruar shumë të mëdha parash dhe përfitime të tjera nëse pranon të dëshmojë rrejshëm kinse gjeneral Sali Veseli në bashkëpunim me Halil Çadrakun e kanë vrarë komandant Drinin. Më 23 maj 2002, Alush Shalës i kishin ofruar për ta nënshkruar një deklaratë me kusht që që ai të mos e lexonte fare dhe ta pranonte si të vetën. Edhe në këtë rast atij i ofruan shuma të mëdha të hollash. Deklaratën në fjalë ia kishte ofruar për ta nënshkruar hetuesi rajonal i UNMIKUT në prizren.






KË E URDHËROI SALI VESELI PËR VRASJE?

Gjeneral Veseli, në bazë të një ligji të imagjinuar, që nuk ekziston askund në botë, u dënua me dhjetë vjet burgim me akuzën " tentativë për nxitje të vrasjes". Meqenëse u liruan Abit haziraj ) i akuzuari kryesor), Halil Çardaku dhe Xhemajl Beqiraj, shtrohet pyetja: Kë e urdhëroi, apo kë e nxiti Sali veseli për ta vrarë Drinin?!!! Ku bazohet gjykata për akuzën " tentativë për nxitje të vrasjes", kur gjykata e vërtetoi se tre të akuzuarit ( Veseli, Çardarku dhe Beqiraj) nuk e njihnin fare Abit hazirajn.
Thjesht , ky është një dështim historik i UNMIKUT lidhur me krijimin e gjyqeve politike.




NJËANSHMËRIA E UNMIKUT


Dihet mirëfilli se policia e UNMIKUT dëshmitarët e rrejshëm ( të montuar) i ka përdorur shumë për të shtuar numrin e të burgosurve politike në radhët e shqiptarëve, pra nga radhët e UÇK-së dhe TMK-së, pa iu përgjigjur, duke mos iu kompensuar as materialisht, as moralisht koha e qëndrimit në paraburgim. halil Çardarku, Abit haziraj dhe Xhemajl Beqiraj u liruan të pafajshëm pas dy vjetësh, pas 36 seancave gjyqësore, të mbajtura për djetë muaj radhazi, ndërsa sali veseli u dënua padrejtësisht, pa asnjë faktë dhe provë. U dënua për diçka të pa-argumentuara, për diçka që nuk është dënuar askush deri më tani në kosovë, por sigurisht s në rajon.
sali veseli u dënua politikisht, siç po dënohen të gjithë kundërshtarët e Serbisë. Dënimi iu v¨èertetua edhe në rigjykim.
Në këtë proces gjyqesor u pa qartë se drejtësia e Unmikut është tërësisht e njëanshme. U pa qartë se mungon drejtësia e UNMIKUT edhe në këto gjyqe të organizuara de të cilat janë thjesht politike. Sa është i çuditshëm po aq është edhe kontradiktor fakti i dënimit të Sali veselit, duke krijuar një ligj special, me kode e nene ligjesh sipas kuotave të UNMIKUT, e cila në shumë raste bënë trysni që të mos lirohen gjykatat nga trysnitë politike. Ky nuk ishte gjyq por ishte ndihmesë e fuqishme e qarqeve të caktuara të cilat po synojnë t'i realizojnë synimet e veta politike duke tentuar ta kriminalizojnë luftën dhe luftëtarët e UÇK-së, e që, faktikisht, është synimi i qarqeve serbe dhe bashkëpunëtorëve të parpërmirsuar të tyre nga radhët e shqiptarëve. U pa qartë se sali veseli u dënua politikisht siç po dënohen të gjithë kundërshtarët e Serbisë, konkretisht, drejtuesit e UÇK-së. Edhe shtabi i Përgithshëm i TMK-së, përmes një deklarate të lëshuar për opinion, lidur me dënimin e gjeneral major Sali veselit, mes tjerash, thekson:" Dënimi i Sali veselit është një vendim skandaloz, i cili e rikthen tek populli përshtypjen se nga gjyqet e Kosovës, sa herë që e kërkon interesi politik, nuk mund të dalë njeriu i pafajshëm". Mendohet se sali veseli është dëuar për shkak të një Ultimatumi për bashkimin e qytetit të Mitrovicës që e kishte dhënë në vitin 2001, deria sa ishte komandant i Zonës së IV të TMK-së.

DËSHMITË KUNDËRTHËNËSE


Të akuzuarit dhe pala e dëmtuar kanë dhënë dëshmi tërësisht kundërthënëse para hetuesve. Derisa të akuzuarit kanë mohuar se kanë sulmuar familjen Elshani, duke përjashtuar çdo mundësi për një atentat të përgaditur, familja Elshani është e bindur se sulmi ndaj tyre është përgaditur në kohë dhe prapa tyre qëndrojnë ata që kishin vëzhguar veturat e tyre, në kohën kur ata ishin në Gjykatën e Pejës për të dëshmuar.






BAJRAJ PRANON SE KISHTE TË SHTËNA

I akuzuari, Shaqir bajraj ka deklaruar në hetuesi se i kujtohet se para datës kritike është takuar me kusheririn e tij Gazmir Lume, që kishte ardhur para ca ditësh nga Belgjika në vizitë në Shqipëri, me ç'rast ai i kishte shprehur dëshirën të shkojë në Kosovë, dhe i kishte propozuar që ta shoqërojë. " Unë u dakordova me të dhe e lamë që më datën 10 nëntor 2000, diku rreth orës 9, të Takohemi në Tropojë, ku ai do të vinte me veturën e tij të marjës ALFA ROMEO, që ishte me ngjyrë të bardhë. Bashkë me të ishte edhe një shok i tij. Prej tropojës nëpër pikën doganore të Qafë Prushit kemi kaluar për në Kosovë me pasapaorta të rregullta dhe pas procedurave të rregullta të kufirit jemi nisur për në Pejë", ka treguar ai. Më tej ai ka thëë se në kohën kur kanë mbërritur në Pejë në drejtim të fshatit ku jeton familja Çeta, ai ishte ulur në ulësen e prapme të veturës. Shoku i Gazmirit që erdhi me ta ishte duke vozitur dhe për një moment ka rritur shpejtësinë dhe ka tejkaluar një automjet të tipit Ford Estrada dhe një makinë tjetër që gjendej para saj. " Makina jonë, makinës qëtejkaluam, ia theu pasqyrën në krahun e ngasësit dhe pas kësaj kemi dëgjuar një të sharë nga ato automjete, e cila është pasuar nga një bresheri të shtënash në drejtim tonin. Meqë automjeti ynë i kishte kaluar ato makina, të shtënat kanë ardhur nga pjesa e prapme dhe me këtë rast unë u plagosa në këbë", rrëfen në hetuesi Bajraj. Ai tregon se pas kësaj menjëherë janë kthyer për në pejë, ngase faktikisht kishin rënë në pritë dhe me këtë rast gazmiri ishte nxjerrë automatikun prej ulëses dhe është kundërpërgjigjur ndaj automjeteve. " me këtë ras gazmiri ka dalë me gjysëmtrupi nga dritarja e ulëses së parë dhe është qëlluar nga arma e zjarrit nga pala tjetër, dhe kam parë si i rridhte gjaku", ka delaruar ai.
" Më pas nuk e di çfarë ka ndodhur sepse aty e kam humbur vetëdijën prej plagëve të marra dhe gjakderdhjes dhe vetëm pas pesë ditësh e kam kuptuar se isha në Spitalin e Prishtinës, ku e kam dhënë edhe deklaratën", ka thënë Bajraj.





GABRAJ MOHON SE KA PASUR SULM


I akuzuari tjetër, Fatbardh Gabraj, për dallim nga bashkëpunëtori i tij, Bajraj, nuk ka pranuar para hetuesve se nga vetura e tyre ka pasur të shtëna dhe këtë e ka arsyetuar me gjendjen e tij jo të mirë shëndetsore, si pasojë e fatkeqësisë së komunikacionit në ditën kritike." E di që një ditënëntori pasdite unë kam dalë në Tropojë me Xhipin tim dhe kam takuar Gazmend Lumen, të cilin e kam pas shokë që nga fëmijëria. Duke shëtitur nëpër Tropojë kemi tauar edhe Shaqir bajrën, i cili po ashtu është Tropojan. Pas takimit jemi marrë vesh që për qejf të shkojmë në Kosovë, përkatësiht në Pejë për t'u shëtitur", ka deklaruar ai.
Pas hyrjes në territorin e Kosovës, gabraj ka thënë se i kujtohet se janë ndalur në një restoran për të ngrënë darkë. Por, pas kësaj kanë dalë nëpër qytet për të shëtitur dhe nuk e mban mend a kanë fjetur atë natë apo kanë shëtitur tërë natën. " Jemi nisur me veturë për të bërë xhiro në dalje të pejës, më kujtohet se unë isha duke vozitur dhe për një çast kam humbur kontrollin mbi automjetin, ngase kam hasur në akull që ishte në rrugë dhe prej rrëshqitjes jam përplasur në një kamion, dhe prej atij çasti si pasojë e ndesjes kam humbur vetëdijen dhe vetëm disa ditë më pas, kam kuptuar se jam dërguar në spitalin e Prishtinës për shërim, nga jam marrë për në burgun e Qarkut të Pejës" ka deklaruar gabraj, i cili ka mohuar të ken"pasur armë me vete. Ai ka mohuar çdo gjë dhe çdo mundësi të jetë pjesë e një krimi të përgaditur.






ELSHANI: DITËN KRITIKE ISHUM TË PËRCJELLË


Në cilësin e palës së dëmtuar, Granit Elshani ka rrëfyer në hetuesi tërë atë që ka parë ditën kritike. Ai ka thënë se së bashku me babain e tij dhe vëllezerit ka shkuar në Pejë, ngase kishin punë në gjykatë. " babai ishte me Jeep me Ademin, ndërsa unë me Virgjilin me GOLF të kuq. Automjetet i lamë në Parking përballë stacionit të Trenit, ndërsa mua më përsëritën që t'i ruaj ngase ditë më parë kemi pasur një problem", kujton ai. Elshani ¨shtë ndalur të blejë diçka në librari në kohën kur babai i tij me vëllezrit Ademin dhe Virgjilin kishin hyrënë gjykatë. Në atë kohë sa ishte para librarisë ka parë se në drejtim të qendrës së qytetit po kalon automjeti i Xhekës, me mbiemrin Kelmendi, me të cilin kishin pasur mosmarrëveshje.
" derisa kam qëndruar te automjetet tona përsëri Xheka me një automjet Jeep ka kaluar aty pari bashkë me një shok që ishte me syze dhe kur kanë parë automjetet tona, Xheka e ka ndaluar shpejtësinë dhe tërë kohën ka shikuar në drejtim të veturave tona. Ai është endur shumë herë praë veturave tona dhe për këtë unë i tregova babait kur është kthyer", thotë Elshani në dëshminëe tij.




TË SHTËNAT NGA ALFA ROMEO

Tutje ai rrëfen se pasi janë nisur në drejtim të shtëpive, rreth orës 16, kur kanë arritur te shkolla ekonomike, ai me Virgjilin kanë qneë duke biseduar për përcjelljen me konstatimin se nuk ka gjë prej saj, por në momentin kur kanë kaluar autoambulancën, ka parë se një Alfa Romeo po i tejkalon dhe njëherësh një person ka nxjerrë trupin nga dritarja e hapur e veturës dhe me automatik ka shtënë në drejtim të veturës së tyre, dhe prej frikës për një çasti ai e humbë vetëdijen. " Pas pak jam këndellur dhe kam vërejtur se jam plagosur në kokë. kam parë se dy persona kanë dalë nga Alfa Romeo dhe kanë kaluar përtej rrugës së asfaltuar dhe i kanë dhënë njëri tjetrit diçka. Më pas shikova ka Virgjili dhe pash se përpara kishte shumë gjak. E kam nxjerrë nga ana ime prej automjetit dhe e kam mbajtur në prehër dhe kam kukatur për ndihmë. Për një çast ka ardhur babai im dhe një automjet me të cilin e kemi dërguar Virgjilin në spital në Pejë, ngase edhe më tej ishte i gjallë", ka d¨shmuar Elshani. Më vonë Virgjili është dërguar në Prishtinë dhe të nesermen kla vdekur në Spitalin e Prishtinës. Elshani ka vë në dukje se nga persona të dyshimtë është përcjellë shumë herë dhe ata janë endur me automjete me targa të Shqiperisë...





MOTIVI KRYESOR I VRASJES ENIGMË?

Në akuzën e Prokuroris përveç tjerash, thuhet se prokuroria do të vërtetjë se sulmi kundër Elshanëve nga të akuzuarit nuk është nxitur nga kjo familje. Dhe në rast se gjykata e pranon dëshminë e Gazmir Lumes para vdekjes, ajo do të arrijë lehtë në përfundim se motivi i të akuzuarve ishte paraja. Pra të akuzuarit nuk kishin pasur kurrë grindje me familjen Elshani. " I vetmi spjegim i dhënë nga Gazmir Lume pak para vdekjes ishte se ata e sulmuan këtë familje sepse ishin të paguar ta bënin këtë. Fakti se kush i pagoi at për t'i sulmuar apo vrarë Elshanët, sipas Aktakuzës ishte çështje hamendje dhe nuk ka prova, prandaj ftohet gjykata që të gjej se të akuzuarit ishin paguar për të kryer këtë sulm nga armiqtë ende të paditur të Familjes Elshani", thuhet në Aktakuzë. e cila vë në dukje se nuk është ndërmarrë asnjë veprim për gjetjen e shtytësit të kryerësve të vrasjes, por është mjaftuar me dorasit.





PSE SHTYTESI I KRIMIT MBETI " SEKRET"?


Në dëshmitë e tyre në cilësinë e palsësë dëmtuar Elshanët kanë thënë se prapa sulmit qëndrojnë hasmit e tyre, pra Familja Kelmendi, ngase më parë autoret e krimit ishin parë të qëndrojnë bashkë me ta. Në dëshminëe tij, Adem Elshani ka deklaruar se në rastin kritik ka komunikuar me njërin prej sulmuesve, të cilin e ka pyetur se kush i ka shtyrë ta bëjnë këtë akt, dhe ka marrë përgjigjen:
" Jemi paguar prej Xhekës".
Ndërkaq ai ka thënë se ka të dhëna që familjes së dorasve iu është dhënë dyfish para për të mos treguar emra.





DYSHIMI NË HASMIT

Babi i viktimës Isuf Elshani ka deklaruar në hetuesi se më 10 nëntor së bashku me dy djemë ishin në Gjykatën e Pejës të ftuar zyrtarisht për të dëshmuar. Dhe meqë kishin një mosmarrëveshje për të cilën edhe ishin ftuar në gjykatë, kanë porositur Granitin që t'i ruajë veturat e parkuara. Graniti më njohtoi se ka parë automjete të dyshimta që kanë vëzhguar veturat e parkuara. Unë fillova të dyshoj që dikush nga personat me të cilët kemi pas mosmarëveshje, e për çka kemi dëshmuar në gjykatë, po na përcjellin, dhe u thash fëmijëve të shkojmë në shtëpi dhe t'i shmangemi kalimit nëpër qytet". ka thënë ai. Dhe kështu kanë hipur nëpër vetura dhe kanë vazhduar deri te ambulanca në Vitomiricë ku për një moment kanë dëguar një rafal pa e verejtur se nga po vijnë të shtënat. " Unë nuk e vërejta që dikush po e tejkalon Virgjilin por këtë e vërejti biri im Ademi i cili më tha " i ranë Virgjilin dhe ranitin, ule kokën. Për një moment kam ulur koken në timon dhe nga frenimi kam dalë jashtë rrugës. Prapa meje është shkaktuar një aksident mes një veture dhe një kombi", kujton Isufi. Ai më pas me Ademin kanë shkuar drejt veturës së fëmijëve të tij. Aty ka parë se në rrugë kishte dalë Graniti dhe kishte nxjerrë nga vetura Virgjilin e plagosur të cilin e mbante në prehër. " Graniti më tha: " E ranë Gjilin". Unë nuk u ndala t'i japë ndihmë. por vrapova të shoh kush kishte shtënë në ta se kisha frikë se dikush është ende aty dhe na vret të gjithëve" , ka shtuar në dëshminë e tij Isufi...





VIKTIMAT KOMUNIKOJNË ME VRASËSIT

Ai më tutje rrëfen se është kthyer te vetura që kishte bërë ndesje prej të cilës nga dera e prapme kishte dalë një person te i cili nuk ka vërejtur shenja jete. Ndërsa nga ana e djathtë ka parë një person me trup jashtë xhamit të veturës me automatik në dorë dhe në atë çast pyeta se kush ka shtënë në Virgjilin. Ademi më tha që personat që kanë bërë ndeshje janë prsonat që kanë shtënë. Unë i jam ofruar personit që ishte mbetutr jashtë xhamit duke i thënë: " kush të shtini me ba këtë", ndërsa ai më thoshte " unënuk kam faj". me kaq kam përfunduar komunikimin me ta dhe jam kthyer te Virgjili të cilin veq e kishin dërguar në Spital së bashku me Granitin. Më pas edhe unë kam shkuar në Spital dhe në vendin e ngjarjes ka mbetur akoma Ademi, i cili ka biseduar me personat që ranë Virgjilin", ka thënë në dëshminëe tij Isufi.





XHEKA NA DHA SHUMË PARA


Adem Elshani i vëlai i viktimës ka bërë të ditur në hetuesi se menjëherë pas ngjarjes është drejtuar te automjeti Alfa Romeo, ndersa babai i tij shkoi drejt Virgilit. " Nga ana e prapme e vetures pashë një person që mbante në duar një automatik jugosllav. Unë arrita t'ia heq automatikun prej duarve dhe më pas iu kam ofruar një personi që në figurë më ishte i njohur, ngase e kiisha parë disa herë në Pejë ne shqoeri me Xhekë kelmendin. Dhe të njejtit i kam rënë shqelm dhe ia kam hequr automatikun dhe e kam hedhur, kështu kam vepruar edhe me vozitesin", ka deklaruar ai. Tutje Ademi ka rrëfyer se kur është ktyer te personi i shtrirë ka vërejtur se nga xhepi ka nxjerrë një revole TT të cilën ia ka heque dhe më pastaj një bombë dore, së cilës ka dashur t'ia heq siguresën.
" Pasi eliminova mundesinë që këta persona të më godasin me armë, i jam drejtuar personit që ishte i shtrirë për tokë:
" Kush ju ka paguar ta bëni këtë?
Ai mu ka përgjigjur:
" Jemi paguar prej Xhekës dhe se janë shumë persona" dhe kërkoi nga unë ta kujtojë ndonjë emër tjetër por nuk përmendi, ka vënë në dukje ai. Ademi e kishte pyetur atë për shumën e parave që u ka dhënë, por kishte marrë përgjigjen se janë shumë para, pa përcaktuar shumën e tyre.
Ky dëshmitar ka shikuar se kur ka shikuar në derën e prapme të automjetit Alfa Romeo ka parë se aty kishte disa bomba dore, karikatorë të automatikut, një sai plumbash dhe një radiolidje Motorola...




A u Pagua heshtja?


Njëri prej të pandehurve në këtë lëndë, fatbardh gabraj, e kishte përcjellë Adem Elshanin së bashku me Xhekën dhe persona tjerë me të cilët Elshanët ishin në konflikt. Elshani ka pohuar se ka të dhëna që një gardiani të burgut të pejës ka dëguar se si një i burgosur ( Fatbardh Gabraj), që gjendet në burg, me rastin e vizites nga e motra nga Shqiperia, aji i kishte thënë se aq sa keni marrë para ju këtu ( kryerësit) dyfish më shumë na kanë sjellë neve në Shqipëri për ta heshtur çështjen mos të qesim emra...




GJYKATA NUK ARRITI TË ZBULOJË SHTYTESIN

Sa i përket shtytesit të mundshëm të këtij krimi, një arsyetim e Aktgjykimit thuhet se trupi gjykues e pati të pamundur të vërtetonte se kush ishte faktikisht anëtari apo nismëtari apo nismetaret e krimeve.
" Familja Elshani përmendi një sërë emrash, madje edhe dëshmitari Hasan Shala konfirmoi se ka dyshime të forta lidur me familjet Musaj dhe Kelmendi. Adem dhe >Isuf Elshani pretenduan se kishin dëgjuer të ndjerin Gazmir Lumen të kishte përmendur emrin e Xhekës, që sipas tyre, është ermi i një pjestari të familjes Kelmendi. Por edhe sikur Lume apo ndonjë i akuzuar tjetër të kishin dhënë emra, situata në të cilën ndodhehsin ata duhet të merret parasysh, sepse ishin të lënduar rëndë*, thuhet në arsyetimin, në të cilin potencohet se për këtë arsye gjykata nuk përcaktoi vërtetësinë e fakteve në këtë drejtim.




EPILOGU

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Pejë ka shpallur fajtorë të akuzuarin Fatbardh Gabraj dhe Shaqir Bajraj, për vrasjen e 10 nëntorit 2000, duke i dënuar të dy me nga 17 vjet burgë. Gjykata gjatë procedures ka vërtetuar se motiv i vetëm i dorasve ishte paraja, ndersa nuk ka arritur të vërtetojë se kush qëndron prapa tyre, ndonese gjatë procedures hetimore pala e dëmtuar dhe dëshmitarët kanë pouar që dorasit ishin të motivuar nga familja Kelmendi ( Xheka).
Një trup gjykues i përbërë nga ndërkombëtarë dhe vendorë, pas procedurës së paraparë gjyqesore në emër të popullit dhe verdiktin e tij në të cilin nde¨r të tjera thuhet:
Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Pejë, i përbërë nga brigit lange Klepsch, në cilësinë e kryetares së trupit gjykues, gjyqtarit Abdylaziz Daci dhe ndihmës gjyqtarë Muzafere Studenica, Qerim Kyqyku dhe Burim Kasapolli në çështjen penale kundër të akuzuarve Fatbardh Gabraj dhe Shaqir bajraj, të dy nga Shqiperia, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të rasjes në bshkë ekzekutim si dhe tri pika të veprës penale vrasjes në tentativë, sipas Ligjit penal të Kosovës dhe ligjit penal të Jugosllavisë, më datë 8 tetor 2001 shpall:
Të akuzuarit ( që të mos perseris edhe njëherë biografit e dorasve ngaqë në shpalljen e aktgjykimit perseriten edhe një herë gjerat do të kalojë menjeherë te masa e dënimeve) Fatbardh gabraj u dënua me 15 vjet për vrasjen e Virgjilit, 10 vjet për plagosjen e Granitit, 6 vjet për tentim vrasje e Ademit dhe 6 vjet për tentimvrasjen e Isufit. Mirepo Fatbardh gabraj me denim të unifikuar merr vetem 17 vjet burgë, në të cilin përfshihet periusha e kaluar në paraburgim nga data 10.11.2000
Po shtu, Shaqir bajraj u denua me 15 vjet burg për vrasjen e Virgjilit, 10 vjet për plagosjen e ranitit, 6 vjet për tentimvrasje të Ademit dhe 6 vjet për tentimvrasje të Isufit.
irepo edhe ky me denimin e unifikuar merr gjithsej 17 vjet burgë duke iu llogaritur periusha e paraburgimti që nga data 10 nëntor 2000...
Të akuzuarit u cilesuan në fundë si vrases me pagesë të cilët ishin të gatshëm që për para të vrisnin secilin...

ENIGMA E VRASJES SË FEHMI AGANIT

Kemi mbaruar të gjithë në qoftë se mndojmë
se secili prej nesh ka lindur vetëm për vehte
( Marin Barleti)

Çështja shqiptare,për ne shqiptarët ka një karakter krejt të veçantë; vonesa historike, zgjidhje e gabuar e hierarkisë diplomatike, pra atë nderkombëtare e më shumë atë kombëtare... Shpeshë herë na ka ndodhë që Tradhtarin ta bëjmë Hero dhe heroin tradhtarë. Në mungesë ndoshta të guximit individual karshi hipnotizimeve kolektive...

Një prej figurave më enigmatike,padyshim që ka qenë dhe është Ibrahim Rugova. Në kohën kur populli i tij përjetonte katrahuren, fyrjen, humbjen e dinjitetit, Ky bëri ngritjen e tij, namin e tij, emrin e tij karshi popullit të shum vujtur. E, dihet që në këso kushte,kur populli përjeton shtypje dhe robëri,vetëm ai që është vazal i shtypësve mund të dehet nën mjerimin e të tjerëve...
Me një fjalë, Ky ishte njeri nder personalitetet më enigmatike ashtu siq mbeti enigmatike edhe vrasja apo më mirë me thana porositsit e vrasjes së Fehmi Aganit...

2.

Dihet që Fehmi Agani dhe Ibrahim Rugova,ishin në mardhenja zero pas Kuvendit të trete të LDk-ës, Kuvend në të cilin Fehmi Agani kishte ofruar dorëheqjen e tij. Dhe që nga këtu ai kishte nderprerë çdo komunikim me Ibrahim Rugoven. Vetëm edhe një herë gjatë konferences Rambujes kishin biseduar me njeri tjetrin por atë me tonë shumë-shumë të ashpëra sa që profesori i kishte thënë: Ty vetëm pushteti të intereson dhe asgjë tjetër...
Gjatë sulmeve të natos u përjetua edhe Golgota shqiptare.Shumë veta kërkonin shpëtimin drejtë Blacës e disa edhe drejt Kukësit teksa Ibrahim Rugova drejt Beogradit... Prej atyre që e kishin zgjedhur shpëtimin e tyre drejt Bllaces ishte edhe Fehmi Agani e i cili kurrë nuk e arriti atë kufi, aq shumë të dëshiruar ani pse shumë afër e kishte pasur.. Ja se pse:

3.

Kristofer Hill aso kohe kishte biseduar me telefon me Adnan Merovcin( aso kohe ishte sekretar teknik i Ibrahim Rugovës) i cili i kishte thënë Hillit se ekziston mundësia që së bashku me Rugoven të shkonin për në Beograd dhe se Ibrahim Rugova kishte kërkuar nga Sigurimi serbë që t'i gjenin se ku janë të fshehur bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, si Fehmi Aganin, Edita Tahirin por edhe Hydajet Hysenin dhe Mehmet Hajrizin.
Gjatë asaj kohe në Han të Elezit,autoritetet serbe e kishin hetuar dhe arrestuar edhe Blerim Shalën si njeri nder pjesmarresit në konferencen e Rambujes.. Kur e kishin zënë Blerimin autoritetet serbe ishin konsultuar me Ibrahim RUgovën dhe Merovcin ( ky i dyti dëshmon për këtë) duke propozuar që ta kthenin Blerim Shalen mbrapa në Prishtinë.Rugova e kishte refuzuar këtë ofertë, duke thënë se nuk kishte nevojë për të. Tani, pas këtij refuzimi të Rugovës policët serbë nga paraburgimi ku e mbanin Blerimin në Han të Elezit e kishin liruar dhe çak i kishin ndihmuar që të kalojë matanë...
Nga kjo del që, policët serbë ndëgjonin dhe zbatonin urdhrat e Ibrahim Rugovës. Ai kishte kerkuar qartë që t'ja gjenin Fehmi Aganin...


4.
Prof fehmi Agani disa ditë ishte fshehur nëpëR Prishtinë ngaqë e dinte që ishte në kërkim...Pasi që gjetja e bashkëpunëtorëve të Rugovës po rrezulltonte me mos-sukses Rugova nga Beogradi dërgon Adnan Merovcin në Shkup( ngaqë tani mendohej që ata do të duhej të jenë atje) me motivacion t"kërkimit të bashkëpunëtoreve të I. Rugovës.Atje Hilli informohet nga Merovci,se sherbimi sekret serbë,paska informata të cilat konfirmojnë se UÇK-ja qenka duke pergaditur vrasjen e Rugovës prandaj forcat serbe kishin vendosur për ta mbrojtë atë...Por atje në Shkup Merovci arriti të kuptojë megjithatë që Fehmi Agani qenka akoma dikund në Kosovë,se nuk paska arritur të dalë fare atje...

Pas gjashtë javë fshehjeje nëpër Prishtinë,Fehmi Agani së bashku me gruan Sadijen dhe djalin Mentorin, do t'ia mësyjë kufirit të Maqedonisë. Ai kishte dronë se do "mund të zihej nga Sigurimi serBË PËR T'U SJELLUR NË SHTËPINË E RUGOVËS ku duhej të inkuadrohej natyrisht në lojën, e Rugovës e të Millosheviqit.
Pasi fytyren e kishte ruajtur gjerë më atëherë mëtonte daljen si gjithë të tjerët në shtetin fqinjë.Kur Treni kishte arritur në han të Elezit, ishte urdheruar që të kthehej për në Fushë Kosovë e që nuk mund të vazhdonte më tutje...
Edhe më herët ishte proklamuar se ishte vra Fehmi Agani... pOR kësaj radhe me të vërtet ai u vra më 10 maj të vitit 1999. menjeherë sipas marreveshjes Rugova - Millosheviq, TANJUGU u ngut të lëshojë një komunikatë tjeter në të cilën do të akuzojë UÇK-ën për këtë... Fatmirsisht kur është vra Agani me të kanë qenë edhe gruaja dhe I biri kështu që këtë argument të TANJUGUT Ibrahim Rugova nuk do të mund ta përdorte për hesape të veta.....
Fill pas Lufte vrasjet enigmatike të Xhemail Mustafes, Racit, Popoves etj Rugova u mundua sipas mësimeve të Tanjugut t'ua adresojë Luftetarëve të Lirisë dhe këtë akuzë e bënte njeriu që sipas mendjes sime ka qendruar prapa të gjitha vrasjeve të bashkë-punëtorëve të tij më të ngushtë... Edhe tentim vrasja e Sabri hamitit shkon në adresë të Rogoves dhe Co...
Një ditë para se të vritet fehmi Agani serbet ishin marrë vesh që Ibrahim Rugoven ta transferonin për në Itali. As që nga atje ai nuk denjoi të përkrahte Luften e popullit shqiptarë për Liri dhe bashkim kombëtar...
I mbetet drejtsis shqiptare që të hetojë këto vrasje dhe rolin e Rugoves në to.....

NE CFARE RRETHANASH U EKZEKUTUA FEHMI AGANI?!

Analiza e vrasjes se Fehmi Aganit simbas "Notizie Est- Balcani" te dates 10-5-1999

Fehmi Agani politiku kosovar qe u lajmerua si i vrare ne fillim te prillit, dhe per te cilin nuk dihej asgje per jave u gjete i vrare rreth 30 km nga Prishtina. Kete here lajmin e ka dhene te paret ata qe sigurisht jane edhe vrasesit e tije, zyrtaret serbe. TANJUG( kontrolluar nga ministria e informacionit serb) shkruan se Fehmi Agani deri para bombardimeve te natos ishte nje nga liderat me te medhenje te LDK-se mbas Rugoves, u vra nga UCK pa dhene asnje gje te detajuar, sikurse nuk tregon asgje ne menyren se si u vra. Informacione jepen nga familja e Aganit, ne menyre te vecant nga djali i tije, i shperngulur ne Maqedoni: Agani u rrembye te enjten me 6 maje nga policia serbe ne afersi te Lipjanit ne nje tren te mbushur me te shperngulur qe u kthyen mbrapsh nga autoritete Maqedonase dhe qe ktheheshin ne Prishtine. Agani 66 vjecar e ndane nga gruaja dhe djali duke e marre me vete policia. Te premten nje pjestar i familjes qe shkoje per te marre informacion ne polici per fatin e Aganit i thane se e gjeten te vrare. Nje tjeter intelektual Kosovare qe eshte strehuar perkohosishte ne maqedoni Ismaili thot se ka qene per disa jave i fshehur se bashku me Aganin nga data 29 mars diten qe policia serbe beri nje operacio te gjere ku arrestoi shume persona ne Prishtine. Ne kete dite ne rremujen qe mbizotronte ne qytet u dha dhe lajmi i vrasjes se tije. Ismaili konfermon se javen e kaluar Agani kishte vendosur te kthehej ne banesen e tije duke hequr dore te shkonte ne Mqoedoni sic beri vet Ismaili. Ne fakt javen e shkuar Natasa Kandic e organizates per te Drejtat e Njeriut ne Beograd kishte konfirmuar ne nje intervist dhene gazetes malezeze "Monitor" qe Agani ashtu si edhe Demaci u rishfaqen ne apartamentet e tyre ne Prishtine mbas nje kohe ne klandestinitet. Zhdukja e Aganit u komunikua edhe nga agjensia shqipetare e Maqedonise "Albapres" e cila lajmeroi te premten ne 7 maje ne mengjes perpara se TANJUG te komunikonte vrasjen e tije, lajmin se Agani "u arrestua nga policia serbe dhe u nda vecas nga familja e tije ne momentin qe donte te largohej nga Prishtina". Ne baze te Kosovapress agjensia e UCK-se, Agani u vra nga policia serbe sepse ne kundershtim nga Rugova kundershtoi te kryente bisedime me autoritetet serbe, dhe keshtu po te largohej jashte Kosoves do te deklaronte pozicjonin e tije. Ne baze te komandantit te UCK-se Thaci i intervistuar nga Retuers , Aganin e vrane autoritetet serbe per te shkatrruar procestin e bashkimit te forcave shqiptare. Thaci ishte ne te kaluaren nxensi i Aganit me te cilin kishte nje raporte shume te mire.

Lajmi i vrasjes nuk mund te mos lexohet ne fakt ne baze te zhvillimeve te ditve te fundit, qe shikon nje ndarje te brendshme ne levizjen shqiptaro Kosovare, per shkak te tentativave te fundit per te ifiltruar grupe te armatosura te FARK te kontrolluara nga kryeministri ne emigrim Bukoshi, pozicjoni i te cilit eshte afer Rugoves dhe Berishes qe nuk shikohet mire nga perndimi kohet e fundit. Brenda levizjes politike shqiptare, Agani, profesor i sociologjise, megjithse bente pjes ne LDK-ne e Rugoves, por ishte i vetmi politikan moderator qe ishte dakort me nje djalog me UCK-ne fal simpatise qe gezonte nga te gjitha forcat kosovare. Vrasja e tije heq nga skena nje nje figure lidhse te rendesishme per djalogun ndemjet forcave politike shqiptare, ne nje moment ne te cilin, duke pare tentativat pe te arritur nje solucion diplomatik mbi lekuren e popullit kosovare, nje cfardo forme te unitetit politik midis forcave shqipetare do te ishte e rendesishme per te mbrojtur interesat e tyre. Per fat te keq nuk u morrvesh kurre se cila ishte pozicjoni i Aganit ne krahasim me ate te Rugoves per te djaloguar me MIloshevicin, por e sigurt qe nje zgjidhje e provokoi carje te thella brenda LDK-se. Nje gje eshte shume e qarte se vdekja e tije i interesonte si Beogradit dhe te tjerve.

Ne fund nuk mund te mos kuptosh diferencen efatit te Aganit, qe u detyrua te largohej, maskuar ne nje tren te mbushur me te shperngulur dhe te kthyer ne kufi, sekuestruar nga policia serbe dhe ekzekutuar, dhe fati i Rugoves, qe u largua ne nje menyre te rehatshme ne nje xhet te sherbimeve te fshehta italjane ne Rome, fale ndihmes se pergjegjsit te masakres se popullit Kosovar, Miloshevicit, dhe nje nga sponsorat me te medhenje te ketije te fundit Dinit, tani ndodhet ne nje vile luksoze ne Rome dhe i pritur nga te fuqishmit e gjysmes se botes. Rugova e pa te arsyshme te djalogonte me Miloshevicin, Milutinovicin& co, por ne menyre te dukshme nuk levizi nje gisht per te ndihmuar nje si Agani qe kishte qene krahu i djathte i tia per shume vjet, por u braktis ne fatin e tije. Ashtu sic u braktisen edhe Flora Brovina, presidentja e Lidhjes se grave shqiptare te Kosoves, sekuestruar nga policia dhe paramilitaret serbe ne 22 prille dhe Albin Kurti, ish president i Bashkimit Studentor te Prishtines dhe zedhenes i Demacit dhe ai i sekuestruar se bashku me babane dhe vllane qe te gjthe rezultojne "deseparesidos"

Burimi i lajmit: Ruters 8 maje 1999; albapress, 7 maj 1999, TANJUG 7 maj 1999 " "monitor" maj 1999

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...