Ismet Hebibi lindi me 05. 06 1955 në Junik-Kosovë.Shkollën fillore e kreu me sukses shembullor në vendlindje, ndërsa diplomoi si kadet ndër më të suksesshmit në Gjimnazin ushtarak – Beograd në vitin 1974.
I paisur me edukatë patriotike dhe ide progresive për lirinë dhe drejtësinë, refuzoi vazhdimin në Akademinë ushtarake dhe u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë nëPrishtinë.Kompenzoi me detyrim shkollimin e mesëm nga puna dhe honoraret e tij,dhe u përcaktua me élan,vetëdëshirë dhe dashuri për çështjen Kombëtare.Kreu me sukses fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Në vitin 1980 iu botua si libër fitues ndër më të suksesshmit nga librat me poezi, libri ''NUNOSJE",dhe më vonë pasoi libri i dytë "DRITËZAT E MASHTRIMIT" më 1989 prap nga NGB"RILINDJA" në Prishtinë.Ishte fitues i shumë konkurseve letrare për tregime dhe poezi, gjithashtu merrej me estetikë dhe kritikë filmi në gazetën "Zëri"Prishtinë
Pastaj pasoi edhe libri i tretë "MAGJIA E HUMORIT TË ZI" më 1995, si dhe shumë libra me tregime dhe poezi të pabotuara, por në dorëshkrim dhe të gatshme presin ditët e mira të botimeve.
Specializoi në degën e Oftalmologjisë në Shkup dhe Prishtinë. Eshtë Oftalmolog-kirurg dhe zbulues e shërues i shumë sëmundjeve në lëmitë mjekësore, me një përvojë dhe suksese 25 vjeçarë( Kanale loti pa operacion, Kancer syri pa operacion, Kancer gjiri te femrat-pa operacion, Kancer lëkure dhe kancere tjera gjithashtu pa operacion, dhe shërues i sëmundjeve lëkurore, Epilepsisë dhe sëmundjeve nervore,... )
Vazhdimisht punoi dhe u avancua si profesionist në mjekësi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, por është i palodhshëm edhe si shkrimtar dhe veprimtar politik.
Në vitin 2000 ka hartuar Letrat për Pavarësinë e Kosovës, dhe i ka dërguar në adresa të organizatave UN, KS i UN, KE, si dhe në adresa të shumë Presidentëve(SHBA,ANGLI, SPANJË, FRANCË, HOLANDË, BELGJIKË, ZVICËR, GJERMANI, AUSTRI, ITALI, SHQIPËRI, KROACI , MAQEDONI, SLlOVENI)dhe shumë Kryeministrave dhe Parlamenteve të botës demokratike.Gjithashtu më vonë edhe Zotit Ahtisari, Albert Rohan, S. Lehne, Havier Solanës ,Zotit Uisner ,dhe shumë Senatorëve dhe Kongresmenëve miq amerikan.
Botimet e mia siç e ceka më lartë nëpër revista datojnë nga viti 1969, të shumtë nëpër gjitha revistat e asaj kohe nga viti 1972 e deri më sot.Libri i parë më është botuar me poezi ”Nunosje” NGB RILINDJA , në vitin 1980, në Prishtinë.Është shumë interesant si është botuar ky libër, sepse qëndrimi im ka qenë tepër korekt, besa edhe me finesa të larta krenarie.
Tregimi i parë i është botuar ne pranveren e katërmbëdhjetë të jetës në Revistën e atëhershme “Pioneri”.E cila redaktohej nga shkrimtarë të afirmuar dhe tejet cilësorë me krijime për fëmijë, dhe tregimi mban tiullin :”Ngjarja në det”.
Dhe për kënaqesinë time dhe habinë e tjerëve është botuar në një faqe të tërë të asaj gazete, bile edhe me ilustrim nga krijuesi i madh në amshim, z.QAMIL BATALLI.
Të gjithë më thonin se nuk do ta botojnë, normal ishte i shkruar me dorë dhe nuk kisha askend të njohur në “Pioneri” as në rrethet letrare dhe redaktuese te revistave.Por kishte fituar vlera artistike e tregimit tim për femijë, dhe kjo ishte një suprizë e mrekulleshme, nxitje dhe motiv i madh me u marrë me krijimtari ne prozë dhe poezi.
Haptazi iu thojsha redaktorëve:nëse mendoni vërtetë se ka vlera të mirëfillta letrare dhe origjinale botojeni, nëse jo, prap do të krijoj poezi të reja dhe artistike. Sinqerisht isha shumë i vetëdijshëm për vlerat artistike të ketij libri, sespe kisha punuar në të nëntë vite.
Nuk dua të keqkuptohem as të interpretohem nga lexuesit e nderuar si njeri mendjemadh dhe preopotent, por qëllimi im fisnik dhe teper dinjitoz ishte që të hyj me vlera dhe poezi origjinale ne artin poetik dhe atë krijues universal.
Isha, jam dhe do të mbes njeri i vlerave të vërteta artistike, shkencore dhe politike.
Dhe për mirësinë time, recenzentët kishin dhënë vlerësime në superlativë për librin me poezi ”Nunosje”.
Gjithsesi, krijuesi duhet të jetë edhe novator, të rikrijojë dhe shpikë fjalë të reja, dhe po iu tregoi se ç’ kuptim ka titulli I këtij libri, pra do të ”përkthej” sepse pas botimit të librit ky term ka hy ne fjalor të gjuhës shqipe.
Fjala nunosje do të thotë rrëfim me tërë shpritin e bardhë, rrëfim me qëllimet më të mira dhe dinjitoze për të vertetat e mëdha, rrëfim me plot sinqeritet dhe tranasparencë për të fshehtat e botës dhe njeriut, pse jo edhe të artit dhe poezisë konkretisht që t’i shërbejnë secilit njeri për jetë më të mirë, më të moralshme, më dinjitoze dhe më të lumtur.
Pra, këtë rol e ka poezia dhe shkrimtari, ta bëjë njeriun e ditur,të lirë, të lumtur dhe paqësorë.
Dhe pas nëntë vitesh me 1989 vjen libri i dytë,” Dritëzat e mashtrimit”edhe pse titull mjaft domethënës, dhe një semantikë shumëkuptimore, qëllimi im kryesor ka qenë të tregoj për mashtrimin e serbosllavëve dhe okupimin klasik nga Serbia hegjemoniste dhe gjenocidale promilosheviqiane.
Kosova ndodhej në një burg të ri, të errët dhe mashtrues, dhe kësaj marrie ia ve një kod etik, moral dhe ideal te pastër shqiptaria fisnike, për qëndresë, liri dhe demokraci të vërtetë.
Një dashuri të sinqert për gjithëçka që është shpiptare, një simbolikë dhe kerkueshmëri Orfeike për qenjen tonë dhe qendrushmerinë stoike,ne vjershën e parë ”Alfa e Gjakut”, po citoi vargun:”Mëso gjithëherë vetevetes t’i mjaftosh/asgjë mos të çudit, ndodhin të paprira/Dhe diellin as rrezet tjerëve të mos ua zësh”, se njeriu dhe i dituri janë epiqendra e botës.”.
Poeti dhe qielli, atdheu dhe dashuria janë amshim dhe përkushtim për popullin , pse jo edhe për njeri- tjetrin, se njerëz jemi nga poezia “Paqja e amshuar” dhe vargu i parë:”Çdo njeri e ka qiellin e vet të mishit dhe gjakut /Shuplakat e duarëve të bashkuara si kube mbi kokë,…..
Shpirtin o të Madh e kam sa i gjithë Vendi im!”Këtë libër të dytë e ka vlerësuar mjaft lartë kritika letrare dhe ndër ta edhe Ramadan Musliu, dhe bënë pyetje e thotë :”se duhet t’i bëjmë vend në letërsi poetit Ismet Hebibit.Vazhdon,:” duke u nisur nga kjo pikpamje dominuese për tërë librin, edhe na duken të qëlluara vargjet:-A ka lumturi më të madhe se largimi nga e keqja,”Kënga për lumturinë faqe 59) dhe motivi qendror për lirinë, lirinë e embël ’’-Unë po iu njoh/Marshojnë nëpër Gjakun e Kuç /Spastrohen në Zemrën time/ Nëna:Liria!E dashura:Poezia!Prandaj s’kam fol, s’ kam bërë intervistë , as s’ jam shtyrë me brryla, se poezitë dhe veprat flasin më bukur se unë, secili poet ia ndërton kështjellën vetit.
Përgatiti:Flori Bruqi
------------------------
2
Nga Hysen Ibrahimi , Förslöv – Suedi
Poezia nga poeti dhe veprimtari i shquar
Dr. Ismet Hebibi
Forma e të krijuarit poezi të poetit dr. Ismet Hebibi, shkon duke prekur variacione moderne të poezisë europiane, të cilat janë jashtëzakonisht të qëlluar.
Këto poezi nuk mund të rrudhen sepse në vete ngërthejnë artin e vlerës poetike dhe dallohen për nga rezultati i mëvetsishëm poetik në rezultatin e vlerës poetike.
Edhe zgjërimi i tyre mund të humb tematiken kuptimore, sepse janë krijuar nga autori mjaft mjeshtëri dhe përpikëmiri.
Para se gjithash ka një shtrirje duke filluar me poezinë „Si burrat e vjetër“, kushtuar të madhit Prof. dr. Ibrahim RUGOVA, por aty për aty nxjerr thënjen e e të amdhërishmit Pjetër BOGDANIT, kur thot, citat: „I veshur me Diell e i mbathur me Hënë“ mbaron citati.
Pra fillon me legjendën duke prekur historinë dhe pika atëdhedashurie me realitetin, madje mund të themi pa mëdyshje se poeti dr. Hebibi është i mbushur plot e përplot me implikacione dhe iluzione që lidhen ngusht me tema patriotike, atëdhetare dhe realitetin.
Në poezinë e dr. Hebibit, vërejmë çartë interesimin e tij me tendencë për të dëshmuar ekzistencën e njerëzve të mëdhenjë të kohës dardane, këtë arrinë t’a nxjerrë me mjeshtëri, sepse përqëndrimi i vet autorit me një vëmendje që hetohet në vargun e tij ku prekë situatat e caktuara historike gjer në realitetin aktual të kohës.
Në poezinë „SI BURRAT E VJETËR“ në strofën e parë:
Pa frigë.Pa rrotulla.Me Dritën e mendjes
Iu hyni të gjitha luftërave në Jetë
Para Skeptrin e Shpirtit Bardhë
nxjerr një karakteristikë ku tendenca e poetit Hebibi është që friga, pa rrotulla, me driten e mendjes, i’u hynë të gjitha luftërave në jetë…. të mos mbesin në nivelin e harreses, përkundrazi me një intelekt të tij prej poetit dhe atëdhetarit që e posedon poeti Hebibi, këtu formon një bazament poetik të fortë të idealit të kryetarit Prof. dr. Ibrahim RUGOVA. Megjithat këto vargje mund të nxirren si model i poezisë moderne se si me pak fjalë të shkurtëra, nxirret një poezi e sakt e që në vetvete përmbanë edhe filozofi poetike.
Një gjë të kësaj natyre e ndeshim edhe në strofën e dytë po të njejtes poezi:
Nuk i ikën të vërtetës.Por as vetvetës
Orientimin e ka koduar në busollën e vet
Çdoherë arrin i pari me kohë
poeti bën përpjekje dhe ja arrinë të bëjë një përkufizim së paku poetik prej një përvoje krijuese dhe nxjerr trimërinë e protagonistit të kësaj poezie dhe në veçanti orientimin e tij të drejtë e që arrinë gjithëherë i pari.
Këtu pa asnjë hamendje mund të themi se poeti dr. Hebibi, duke pasur parasysh krijimtarinë e tij poetike të gjertanishme, përpiqet dhe ja del që t’i nxjerrë shumë konstatime të filozofisë ”RUGOVIANE”, të cilat janë një shkallë të lartë dhe korrenspondojnë me realitetin e punës dhe veprimtarisë së Presidentit RUGOVA.
Dr. Hebibi, realitetin e identifikon me kohën duke i dhën atributet përmes poezisë moderne deri tek ajo më qenësorja për të cilat insiton bindshëm t’i thoet edhe në poezi. Gjë që ja del me sukses sepse i trajton njejtë si ant-vlerën dhe vlerën ashti siq janë në hapësirën shqiptare. Thën shkurt, është mëse origjinal dhe poezia e tij flet pa ndërkamca. Këtë e dëshmon në strofën e tretë:
Le të flasin kopukët e dallkaukët
Ai si dëgjon as syri vërr si bën për alkimista
Me Fatumin e deshirës Popullit
që herë herë shtron edhe probleme në nivele të tjera që të mos i ikë nga realitetit. Këtu në këto poezi të dr. Hebibit shofim raste që priret për kah tretmani i nivelit të lart poetik, në suaza të një poeti krejtësisht të pavarur dhe aspak ndikues nga subjekti njeri.
Por që ndikohet vetëm nga puna e tretmanit të subjektit njeri, me shpjegime poetike që i ndërton përmes kombinimit të imazheve ku secili bartë në vete një mesazh të kjartë sikurse që e kemi poezinë „SI BURRAT E VJETËR“. Në këtë strofë dr. Ismet Hebibi, jo rastësisht thot : ” Le të flasin kopukët e dallkaukët” i cili këtë problem e trajton me intelegjencë si dëshmi se ka pasur të tillë me tendenca për pengesa në punën e të madhit Dr. Ibrahim RUGOVA, e që lidhet ngusht me fenomenin e trajtimit real të poezisë.
E kemi fjalën për një poezi tejet frymëzuese të një kategorie poetike me vlerë artistike, që në këtë rast poeti dëshmohet dhe identifikohet me vlera të larta poetike, ndërkaq sipas meje frymëzimi i këtij poeti duhet të jetë ”Optimizmi i poezisë reale”, pra siq shifet, poeti dr. Hebibi, insiston për drejtësi, harmoni, sinqeritet, unitet dhe vlerë poetike të standardeve europiane.
Në strofën në vazhdim ku thot:
Emëri i jehon më fortë se thirrja në kanion
Ekulibrin e ruan si anija në det- si Shqipja n’ qiell
Stuhitë i përkund e i ve në gjumë
rreshti i parë ”Emëri i jehon më fortë se thirrja në kanion” shtrohet me të drejtë mes autoritetit të krijuar e që emri ”RUGOVA” vërtetë fiksohet në kokën e intelegjencës botërore e që më vonë pati jehonen ndikuese në të cilën fiksohet fati i një kombi nga një krijues që ndjenjat asnjëherë nuk e tradhëtuan sa herë që ka qenë në pyetje fati i Dardanisë Antike.
Këtu poeti arriti të zbuloi dhe të ndërtoi në vargun e tij poetik, poezinë e cila do të jetë pos pasyrë e qëndrimeve të tij prej poeti modern dhe ndjenjave shpirtërore poetike dhe mendimeve moderne. Pastaj në rreshtin e dytë kur thot: ”Ekulibrin e ruan si anija në det- si Shqipja n’ qiell” që dallon tematikisht nga thënjet e tjera dhe mund të themi se shpreh më tepër vizionin largëpamës të kryetarit RUGOVA, me pikëpamje atdhetare siq merr funksionin drejtues e që shërben si një mjet ekuilibrues strategjia e tij filozofike e politike për vendin, pavarësinë dhe unitetin mbarë kombëtar.
Kjo filozofi është kur poeti thot ”Stuhitë i përkund e i ve në gjumë” pra është si një vërtetë reale dhe domethënëse që poeti e vë me mjaft sukses në pikëpamje poetike, e që mund të nxirret poezia e denjë e vlerës dhe qëndrueshmërisë me vizionin mbi krijimin poetiko-artistik.
Derisa një pjesë e poezive të autorit dr. Ismet Hebibi kalon në kritikë të ashpër për mënyrën e njerëzve se si sjellen karshi figurave kombëtare, ku poeti prekë pjesët ekstreme të tyre, kurse në anën tjetër nxjerr pjesën më mirënjohëse të figurave që punuan dhe ndihmuan çlirimin e popullit Shqiptar.
Mirëpo duhet thënë se poezia e krijuar nga poeti në fjalë për nga kuptimi dhe mesazhi ndryshojnë në konceptin ideor të cilat ndryshojnë prej poezie në poezi varësisht nga disponimi i poetit nga kushtet dhe rrethanat dhe nga ndikimi i veprimit të faktorëve ekzistues.
Të gjitha poezitë e poetit dr. Ismet Hebibi si: B E K I M A M E R I K Ë S E P R E S I D E N T I T , DASHURI SHQIPËTARESH,
DASHURIA E SHENJTË SI ZOTI, DASHURIA E SHTRENJTË SI ATDHEU,DASHURIA E DHEMBSHME SI VASHA, DASHURIA KRENARE SI BABAZOTI,dhe poezi të tjera janë si përpjekje të poetit për t’a ngjallur at që është predestinuar të mbetet faktikë e historisë si meterje përbërëse e saj edhe përmes fushës poetike, nga një pasion poetik.
Veçanërisht bie në sy efekti shpresëdhënës që kushtëzohet në shërbim apelativ për unitetin e gjithëmbarshëm kombëtar. Nga shembujt e cituar nga poezitë që vijnë mund t’a nxjerrim një përfundim:
„Poeti dr. Ismet Hebibi, asnjëherë në krijimtarinë e tij, nuk e kalon realitetin e përditshmërisë nga situatat jetësore gjatë përshkrimit të poezisë, nga ndjenjat e tija shpirtërore“.
3
SI BURRA TË VJETËR
Pa frigë.Pa rrotulla.Me Dritën e mendjes
iu hyni të gjitha luftërave në Jetë
para Skeptrin e Shpirtit Bardhë
nuk i ikën të vërtetës.Por as vetvetës
orientimin e ka koduar në Busollën e vet
çdoherë arrin i Pari me kohë
le të flasin kopukët e Dallkaukët
Ai si dëgjon as syri vërr si bën për Alkimista
me Fatumin e deshirës Popullit
Emëri i jehon më fortë se Thirrja në kanion
ekulibrin e ruan si anija në det- si Shqipja n’ qiell
stuhitë i Përkund e i ve në gjumë
fol drejt e ia qëllon me të parën si Filozof
politikën e Urtësinë i ka profesion jetësor
gurët e Fatit secilit Mik ia dhuron
gjithmonë i ri në mesin e të Rinjëve
gjithherë i vjetër në mesin e të Diturëvet
Burrëria nuk ka moshë as teke
ky Emërbardhë i Abrahamit hyjnor
udhërrëfyes dhe Njeriu i Ynë fatlum
gjithkund i mirëpritur e i Nderuar!
23.12. 1991 Junik
MOS MA KËPUT SHPIRTIN!!!...
ma këpute Shpirtin ah n’ Shpirt më këpute krejt
si Miliarda shpirta t’dashuruar Marrëzisht n’ këtë botë
hej! Shpirti i poetëve s’ështe i Shpifur as llym animalësh!!!...
vetëm këtë shpirt Kemi:mos e këput perin e Fatit tonë
sa here Thua qe s’më don: shpirti fillon si lulja pa ujë me u Tha
vetëtin e Pëlcet i cfilitur: duke kërcitur si kripa n’zjarrë,…
oh ç’ është kjo e bekuara Dashuri: as s’ hahet e as s’ pihet
po n’ acare dimri në Minus shumë grade Celzius pse s’ngrihet
si Frymarrja është: pa te s’ Jetohet as n ‘parajse nuk rrihet!...
fluturat Krahëshkruara n’çdo pranverë dashurie Vijnë
shpirtërat ybleror Shumngjyrësh si bukuria hyjneshës Afërditë
befas pushtojnë Ethet e dashurisë:Derman as çare kund s’gjejmë!!!...
po Përse se thua me zë Zoti:të dëgjojnë gjithë njerëzit dhe Yjtë
t’ heshtin n’ zgurët e tyre Kameleonët pakurrizorët Gjarpërinjtë
kriminelët Katil që vrasin n’errësirë si Xhelatët rezil t’pashpirtë
hipokritët Xheloz smirzinjë e Gjytrymët ngatrrestarë t’ pafat
djajët me brirë si Satanai e kulçedrat shpirtpërvluara në Mëkat
bëhen armiq t’ Përbetuar të dashurive Fatkrisura,...
kanë me ardhë Fatbardhsisht kohë më të Dlira se dje e sot
të rinjtë me Tjerë u nisën t’ kërkojnë Anijet e fatit nëpër botë
secili Ishull i harruar Lumturinë e humbur ka me e gjetë,…
ah! dashurimagjikja Krenare si fjongot e arta n’leshrat e gjatë
ç’dredhen e përzhdredhen hirplota si Princeshat nazemëdha
vetëm dashuria bekon Drejtësi!Liri!Mirësi n’çdo kohëjetë!
Shpirtin ma këpute ah ma këpute Shpirtin krejt,...
rri shtrembër e fol drejt t’ dëgjojnë Zotiengjëjtnjerëz
fatin tënd mos e Nënçmo:si gjahu ik para Mishngrënësvet!!!...
lulëzo Dashuri!rritu kristalkaltër shqipegjak: n’Zemrën tonë t’bardhë!
VIRGJËRESHA E PËRJETËSISË
e vetmja je e Pastërt
n’ Botën smogbërrlogu
dashuri je vet Magjia
suprizë e Suprizave botërore
si kupa e Qiellit e përkryer
e madhërishme si Oqeani
plot Fshehtësi të ëmbla
e hire Mrekulliplote
përkdhel Suprinëdallgat
bëhem Mbret i miklimit
t’ puthi n’gjoks e pas veshi
në emër të Perëndisë
nxjerri nga Thellësit tua
më të çmuarin Margaritar
si Shpirtin tënd të bardhë
Virgjëridashurinë e amshuar
e Vetmja ti shëndrit
kur Dielli ka eklips
mos m’harro kurrë Dashuri
m’ përjetëso Virgjërabukuri!
ANTIKOHËRAT
pas Stuhisë ra borë e madhe
pullazet shkuleshin së Zgërdhiri
njerëzit s’mund të Iknin
bora shumëkënd Mbyti
fjalë e Zjarr hidhnin
n'topuzët e harruar të Respresaljeve
dojshin me na përpirë Kanibalët
rrobaveshur zhonglamishi
tjerëve Darëmengelet iu thyen
as Dhëmballë s’iu mbeti
shpirtërat tonë Fluromë u degdisën
t’mos vegjetojnë n’Parazitët
një i vërbër Vajshëm më tha:
-ti je syri im Blerak, Princ i dritbardhësisë!
syrin Magjik ia dhurova
për operacionin e lavdishëm Plastik!
i thashë:shiko me sy të Shpirtit bardhë
zhytu n' botën e fantazidashurisë
më tha :po shikoi shumë më Kthjelltë
se ata që kanë sy - por e duan Vërbërinë!!!
( nga libri i Ismet HEBIBI, "NUNOSJE", NGB RILINDJA, Prishtinë 1980.)
SHENJËTORJA SHQIPËTARE
Gonxhe Bojaxhiut- Mother Teresa
zemërdhembsur e Bujare
si prindërit e t’Parët
e deshi Jetën
plot Sakrifica
Kudo që shkoi
Dashuri mbjelli
Mëshirë dhuroi
e Bukë për skamnorët
Motra jonë-
e madhja Shqipëtare
Emër i lashtë
Shenjtëri e farës!
MOS MA THE ZEMREN!!!...
mos ma the Zemren mos ma kput Shpirtin!!!...
si thehet Poqi i kristalit kur t ' rreshqet prej Duarsh
kur pelcet Zemra asnje Magjistar s' mundet ta ngjit me!!!
mia thermia Kristalore t 'imta shumzohen ne Thikeza
kuq Gjakosin e thelle Ngulen n' mish e n' asht
me shume se vdekja m' Lendon: nje Jo e jotja???
at dite Dielli semuret nga ethet e Dashurise halucinante
pelcet edhe Ai si pelcesin n'zjarr Pologaqet e vala
n' miliona rreze Perthehet nga malli: me t' perqafuar Ty!
hej suprize! e hallakatura Hene nga Pendim i fshehur zbehet
e kishte harruar t'hapur e Bukura dheut Kemishen e nates
kurre s' kam pa aq shume Brilante vezulluese e t' Magjishme
shkelqenin nga Trup i saj si fildishi e Biluri me i pastert
perhapnin arome Dehese trendalinash t' Posaqelura
qe i kishte mbledhur e Bukura e dheut me doren e Saj
valet e Oqeanit shpirtit kreshperoheshin nga Deshprimi
shkumbzonin e rekellenin Brigje-perplasnin per shkembinje Anijet
o Zot mos lejo me qen Fajtore ti:per gjithavdekjetkatastrofat!!!
vetem kjo mos te Ndodh.As qe duhet as s' Guxon kurrsesi
prania jote Domosdo gjithçka qeteson e Embelson
si tembli i Shendetshem i gjirit- si nena e Devotshme e njerzimit !
ti je Djepi dhe kurora me e bukur e Miresidashurise
por mos u be Padashje fillimi dhe fundi i Merzise
tragjedive Apokaliptike dhe miliona e miliona Fatkeqsive!!!
mos ma kput Shpirtin mos ma the Zemren!!!....
se ime Zemer nese thehet- rikrijon Miliona zemra t' vogla
qe rriten e pushtojne Vasionen- dhe do t'duan Pergjithmone !
vetem Ty !vetem Ty dashuri! vetem Ty dashuria ime!........... .
ANTIKOHËRAT
pas Stuhisë ra borë e madhe
pullazet shkuleshin së Zgërdhiri
njerëzit s’mund të Iknin
bora shumëkënd Mbyti
fjalë e Zjarr hidhnin
n'topuzët e harruar të Respresaljeve
dojshin me na përpirë Kanibalët
rrobaveshur zhonglamishi
tjerëve Darëmengelet iu thyen
as Dhëmballë s’iu mbeti
shpirtërat tonë Fluromë u degdisën
t’mos vegjetojnë n’Parazitët
një i vërbër Vajshëm më tha:
-ti je syri im Blerak, Princ i dritbardhësisë!
syrin Magjik ia dhurova
për operacionin e lavdishëm Plastik!
i thashë:shiko me sy të Shpirtit bardhë
zhytu n' botën e fantazidashurisë
më tha :po shikoi shumë më Kthjelltë
se ata që kanë sy - por e duan Vërbërinë!!!
( Nga libri i Ismet HEBIBI, "NUNOSJE", NGB RILINDJA, Prishtinë 1980.)
Përgatiti:Flori Bruqi