2012-08-20

Fatos Klosi, trafikant armësh


Luftën e UÇK-së e shihja ndryshe nga Sali Berisha!

Fatos Klosi
Fatos Klosi
Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), Fatos Klosi, i është kundërpërgjigjur zëdhënëses së kabinetit të kryeministrit Sali Berisha, njëherësh ministre e Integrimeve, Majlinda Bregut, në lidhje me akuzat për trafikim armësh.


“Lufta me ushtrinë serbe në Kosovë, nuk bëhej me llastiqe dhe unë kam bërë atë që më është dukur më e mira për kombin tim, shpesh, edhe duke u përplasur me shefat e mi. Nuk e di me se merrej zonja Bregu në atë kohë, se sa për shefin saj, e di mirë”, ka thënë Klosi, raporton www.shqiptarja.com.
Bregu në deklaratën e saj e ka akuzuar Klosin se ka qenë në ndjekje nga Sigurimi sekret shqiptar, për bashkëpunim me agjenci të huaja sekrete dhe për trafikun e armëve.
“Dua t’i ritheksoj zonjës Bregu, se shefi e ka futur në një hulli gënjeshtrash, që vetëm ai di t’i sajojë... Për sa i takon akuzës së trafikut të armëve, që unë paskam bërë, duhet t’i kujtoj zonjës Bregu se luftën për çlirimin e Kosovës unë e kam konsideruar dhe trajtuar në mënyrë shumë të ndryshme nga ç’e trajtoi shefi i saj”.
“Unë nuk i kam parë kurrë luftëtarët e UÇK-së si ‘marksistë të pandreqshëm’, por i kam konsideruar si djem e vajza, që po rrezikonin jetën për një kauzë, që duhet ta përkrahnim të gjithë shqiptarët”.





Majlinda Bregu
 Zëdhënësja e qeverisë, njëkohësisht ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka reaguar kohe me pare mbi emërimin e kundërshtuar rë Visho Likës si kreu i ri i SHISH.
“U bë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike".

Gjatë një konference për shtyp, Bregu tha se, qeveria ka besim të plotë se zoti Visho Lika ka të gjithë integritetin, aftësitë dhe përkushtimin për të përmbushur me eficencë dhe dinjitet të plotë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, detyrën e lartë të Ddejtorit të SHISH-it, të besuar nga Presidenti i Republikës".

Bregu ka sulmuar kreun e PS-së, Edi Rama se, "për të mbuluar me zhurmë aktin e papërgjegjshëm të bllokimit të heqjes së imunitetit dhe marrjes së statusit të vendit kandidat, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe shpura e mediave që ai kontrollon, kanë shpërthyer këto ditë në një stuhi histerike, gjoja në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve shtetërore, të cilat, sipas tyre, qenkan vendosur në sundim njëpartiak apo në sundimin e Partisë Demokratike".
Bregu për Neobllokmenët
"Qeveria u rikujton shqiptarëve se janë neobllokmenët, ata që erdhën me dhunë në pushtet në vitin ’97, që nxorën me dhunë dhe polici nga zyra, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Rustem Gjata. Janë neobllokmenët ata që instaluan po me dhunë, në emër të pavarësisë së gjyqësorit, si kryetar të Gjykatës Kushtetuese anëtarin e byrosë politike të PS-së, Fehmi Avdiun, njeriun që në vitin ’89 kishte dënuar me varje disidentë të pafajshëm. Janë neobllokmenët ata që për të rrënuar pavarësinë e institucioneve shtetërore, vendosën në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në krye të Gjykatës së Lartë të vendit dhe Bankës së Shtetit, tre ministra të qeverisë socialiste, përkatësisht zotërinjtë Ilir Panda, Thimio Kondi dhe Shkëlqim Cani. Këta dy të fundit njëherazi edhe anëtarë të Kryesisë së PS", tha Bregu.
Ndërkohë, ajo vuri në dukje se, "kjo mazhorancë ka votuar për kryetar të Gjykatës Kushtetuese një gjykatës, i cili nuk ka qenë kurrë anëtar i ndonjë partie dhe që nuk ka dhënë kurrë dënime politike."

Kurse sot, ajo kujton se, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka si nënkryetar një jurist të respektuar që ka punuar me ndershmëri prej 16 vjetëve në administratën e këtij shteti, asnjëherë anëtar i ndonjë partie. Po ashtu sipas Bregut, Gjykata e Lartë ka për kryetare një gjykatëse me karrierë të pandërprerë si gjyqtare nga viti ‘87 e gjer sot, e që nuk ka vendosur për vrasjen e ndonjë njeriu të pafajshëm. Sot, Banka e Shtetit drejtohet nga një bankier me karrierë të pandërprerë bankare prej mbi 20 vjetësh dhe i propozuar në mandatin e tij të parë nga qeveria socialiste.

"Neobllokmenët nuk mund të pranojnë pushtetin e shumicës, ndaj dhe sot ata kërkojnë Kushtetutën e sundimit të pakicës, por kjo nuk do të ndodhë kurrë në këtë vend. Kohërat e etërve të tyre nuk kthehen më. Stuhia histerike e z. Rama dhe shpurës së tij kulmuan pas lirimit nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Bahri Shaqiri, i emëruar në janar të 2005 në këtë detyrë nga qeveria socialiste. Rama që derdh lot për largimin, në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit të zotit Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Visho Lika, harron se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike", vijon deklarata e ministres Bregu.
Bregu për Klosin

Ajo e cilësoi qesharake pretendimet e PS-së kundër zëvendësimit pas tetë vjetësh të drejtorit të SHISH-it në një kohë kur qeveritë socialiste, gjatë tetë viteve në pushtet, ndërruan tre drejtorë të këtij shërbimi. "Ata nuk ngurruan të vendosin në krye të këtij institucioni, në emër të depolitizimit, anëtarin e kryesisë së PS-së, Fatos Klosin, të ndjekur për lidhje agjenturore me shërbime të huaja, nga shërbimet e vendit dhe të akuzuar botërisht si trafikant armësh", vijon më tej Bregu.
Visho Ajazi sipas Bregut

Ndërkohë, sipas saj, "SHISH drejtohet sot nga zoti Visho Ajazi, një personalitet i shquar i vendit, jo partiak, me një karrierë akademike dhe zyrtare ndër më të shkëlqyerat". Ai u ftua në Shqipëri në kuadër të programit të Ekselencës dhe Brain Gain-it të qeverisë shqiptare, për të kontribuar në zhvillimin e këtij vendi.
Nga viti 2009 e në vazhdim, Ajazi ka dhënë një kontribut madhor në projektet më kryesore të Shqipërisë dixhitale. Ai ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në forume të rëndësishme ndërkombëtare të fushës dixhitale si: Këshilltar i Lartë Politik për mbrojtjen kibernetike pranë NATO-s, koordinator kombëtar për programet FP7-ICT dhe anëtar komiteti për FP7 -ICT pranë Komisionit Europian.


Fatos Klosi, trafikant armësh 




Fatos Klosi është një nga njerëzit e njohur si trafikant armësh. Majko kërkoi shkarkimin e tij për kontrabandë.
Vetë Kryeministri Majko, menjëherë sapo ka marrë detyrën e tij si Kryeministër, veprimi i parë që ka ndërmarë ka qenë ai i kërkesës për shkarkim të Fatos Klosit. Majko e motivonte kërkesën e tij ndaj Klosit, për implikim në kontrabandë. Megjithëse kërkesa e tij u zyrtarizua tek Presidenti i asaj kohe, Meidani, ajo nuk mundi që të realizohej.

Vetë Meidani ishte një mik i afërt me Klosin, dhe një nga propozuesit e tij për postin e kreut të SHIK. Marrëdhëniet e Majkoso me Klosin kanë qenë të ftohta dhe të tensionuara në atë kohë. PS gjatë tetë viteve në qeverisje ndryshoi tre drejtorë të Shërbimit Informativ.

"Zoti Rama dhe suita e tij mediatike bëhen qesharakë kur çirren dhe vajtojnë se u zëvendësua pas tetë vjetësh, drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërkohë që qeveritë socialiste, gjatë tetë viteve në pushtet, ndërruan tre drejtorë të këtij Shërbimi dhe nuk nguruan të vendosin në krye të tij, në emër të depolitizimit, anëtarin e Kryesisë së PS-së, Fatos Klosin, të ndjekur nga shërbimet e vendit, për lidhje agjenturore me shërbime të huaja dhe të akuzuar botërisht si trafikant armësh, i shkarkuar nga Kryeministri Majko për kontrabandë", u shpreh dy ditë më parë Zëdhënësja e qeverisë njëherazi dhe ministre e Integrimit, Majlinda Bregu.

Ministrja Bregu kujtoi se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike. Ministrja Bregu u shpreh se, neobllokmenët nuk mund të pranojnë pushtetin e shumicës, ndaj dhe ata kërkojnë Kushtetutën e sundimit të pakicës, por kjo nuk do të ndodhë kurrë në këtë vend.

Bregu kujtoi se, kohërat e etërve të tyre nuk kthehen më. "Neobllokmenët nuk mund të pranojnë pushtetin e shumicës, ndaj dhe sot ata kërkojnë Kushtetutën e sundimit të pakicës, por kjo nuk do të ndodhë kurrë në këtë vend. Kohërat e etërve të tyre nuk kthehen më. Stuhia histerike e zotit Rama dhe shpurës së tij kulmuan pas lirimit nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit, Bahri Shaqiri, i emëruar në janar të 2005 në këtë detyrë nga qeveria socialiste.

Zoti Rama që derdh lot, këto ditë, për largimin, në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, të zotit Shaqiri dhe emërimin në këtë detyrë të zotit Visho Ajazi, harron se në çdo vend të lirë të botës, Shërbimi Informativ është agjenci e ekzekutivit dhe jo pronë apo forum i ndonjë partie politike", u shpreh ministrja Bregu. Ajo u shpreh se, aktualisht Shërbimi drejtohet nga zoti Visho Ajazi, një personalitet i shquar i vendit, jo partiak, me një karrierë akademike dhe zyrtare ndër më të shkëlqyerat.

Brugu tha se, zoti Ajazi u ftua në Shqipëri në kuadër të programit të Ekselencës dhe Brain Gain-it të qeverisë shqiptare, për të kontribuar në zhvillimin e këtij vendi. "Nga viti 2009 e në vazhdim, zoti Ajazi ka dhënë një kontribut madhor në projektet më kryesore të Shqipërisë dixhitale. Ai ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në forume të rëndësishme ndërkombëtare të fushës dixhitale si: Këshilltar i Lartë Politik për mbrojtjen kibernetike pranë NATO (senior political advisor for cyber defense to NATO); koordinator kombëtar për programet FP7-ICT; dhe anëtar komiteti për FP7 -ICT pranë Komisionit Europian. Qeveria ka besim të plotë se zoti Visho Ajazi Lika, ka të gjithë integritetin, aftësitë dhe përkushtimin për të përmbushur me eficencë dhe dinjitet të plotë, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, detyrën e lartë, të besuar nga Presidenti i Republikës", tha ndër të tjera ministrja Bregu.

Sigurimi i Shtetit kishte mbi 120 mijë spiunë

Sigurimi i Shtetit përgjatë 40 viteve të sundimit të tij ka pasur në vend 120 mijë informatorë. Duke pasur parasysh numrin e popullsisë së asaj kohe, i bie që afro 7% e të gjithë popullisë të ishin pjesë e Sigurimit të Shtetit. Shifrën e ka konfirmuar ish-drejtuesi i SHIK, Gazidede gjatë një interviste televizive të dhënë kohë më parë.

"Pra, mbi 120 mijë informatorë dhe gjykuar se çdo informator të kishte një dosje do të mendonim se kishte rreth 120 mijë dosje. Por, duhet patur parasysh sepse mjaft raste asgjësoheshin dhe pas një periudhe. Ishin dosje që pasi mbaronte aktiviteti i informatorit, ishin dosje me afat ruajtje 10-20 vjet deri në 25 vjet. Pas kësaj periudhe asgjësoheshin. Quhej proces normal asgjësimi. Duke patur parasysh këtë proces, unë mendoj se në kohën kur unë kam qenë drejtues në SHIK, duke hequr dosjet që ishin asgjësuar, ka patur mbi 40 mijë dosje të Sigurimit të Shtetit", është shprehur para disa vitesh Gazidede.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...