Nga: Fatbardha Myslimaj Xhani
TRE DITE DASHURIE
***
Nganjehere
fjalet nisen nga ne
pa na pyetur…
shkojne e trokasin
ne zemra te pastra!!
AJO QË NGEL…
Ajo që ngelet pas nje gjetheje vjeshte
ndoshta është pluhuri i nje fluture qe preku padashur
Ajo qe ngelet pas një nate dashurie
ndoshta është vesa që thahet herët mbi një petal
Ajo që ngelet pas një premtimi
ndoshta është një gardh i bukur që i ngre dashurisë
ajo që ngelet pas mendimit për ty
ndoshta është një shije lëng trëndafili…
NJË PIKË SHIU NË QAFËN TËNDE…
Më mori malli
Për atë pikë shiu
Që u bë vesë mbi një lule
Qëu bë djersë në qafën tënde
Që u bë lot në syrin tim
Që u bë rrëke në rrugën time
Që u bë lumë e shkoi në det
Që u bë det e tërbua
Nga malli për qafën tënde
Më mori malli
Për atë pikë shiu…
NATËN VONË…
Pikellima ime shuhet me driten e yjeve pas reve
Me kohe u mesova piskamen ta mbys ne heshtje
Kurre pendimi nuk mundi deshiren me hi te ma mbuloje
Si shelg lotues varen mendimet dhimbjes e prekin fundin…
MIRËMËNGJES…
Te lutem diell
shkelma pak syrin tek nje dritare
fshehur nga bota…
Te lutem,
me sill nje mendim te bukur
m’i ngri pak kembet nga toka…
DUKE PARË QIELLIN TË MENDOJ…
Ne gjithe kete qiell
pa ngjyre
qe ngjan nje bosh pa kuptim
jane yjet qe flene diten
e naten digjen e dridhen ne puthje
fshehur buzesh thengjij
e tani
sikur asgje te mos kete ndodhur
me sheh pafajshem…
Por… ne fund te fundit asgje nuk ka pse te fshehe
Se kam kuptuar asnjehere
pse duhet te jete dashuria
e vetmja gje e bukur qe fshihet
nga frika e bukurise se vet…!
QUESTION…
Zjarri bubullon
ne soben e ndezur
Ne zemer regetin
nje pyetje e pathene
A e ndjen valle aq sa une
biseden gjysmake
Pengun e fjales se dhene….
***
Ai nuk zemerohet me mua
Ia kerkova kaq here
perlotur stuhish e vetetimash
po ku ta gjej tani detin e terbuar
qiellin e nxire
ate shkulm te bardhe dritherimash……..!?
DETI…
I gjere,
i thelle
pa fund…
Tej horizontesh
malli yt
me perkund…
me thote
pa ty
nuk mund…
me pyet
me kenge valesh
e doren
me tund……..!!
SI UJË…
Si leng pa ngjyre, pa forme e pa frike
Rreshqet ngadale si uje ne duart e mia
Largohet pa me thene fare qe do ike
E bute, e kalter, e embel dashuria…
DY STROFA…
Dy strofa më the, dy strofa më shkruaj
Plot me fjalë zemre, plot me fjalë shpirti
Të ngrysem pa ty, të gdhij dashuruar
Sa herë të shkoj, sa herë të iki…
Në lirinë tënde endem si pulëbardhë
Në mendimin tënd ngjyej penën time
Sa herë të shkoj do jem duke ardhë
Në meriton të jesh poezia ime…!!!
Gusht 2010
TOKË…
E vetmja rrënjë
nga e cila vij
ngulur thellë në ty
dhe gjethet,
që më mbajnë gjallë
atje bien stinë pas stine…
Tokë,
premtomë
qe atje do të jetë ngrohtë!!!
GRI…
Ngushtuar jam ne hapesirat e tua
qe mjaftojne vetem per dy
trembur jam nen krahet e tu
se mos fshihet supit loti ne sy…
Ne qiellin gri qe tretet pafundesish
fluturon nje zog tek,
ndersa ti largohesh tek thua zeulte
zemer dua te te prek…
MESDITË MESNATË…
Mbylla syte
ne mes te dites bera nate te vertete
dhe vetes i thashe genjeshtren e radhes
pse pata frike mos ti me sheh
sic jam…
Jo jo nuk po i çel syte
erresires po i shkoj deri ne fund
ti doren shtrengoma ne menyre imagjinare
dhe po munde
gjej nje arsye per te me falur
pse ta zura diellin
me duar bosh…