2012-08-21

SIKUR PASHË SKENDËRBENË!…


Dr. Leonidha PEPPO



1.

Në datat 16 - 20 maj 2012, u zhvillua në Vjenë të Austrisë një Konferencë shkencore mjekësore, e veçantë për në Shqipëri, flas për shkallën e zhvillimit të rezonancës magnetike të zemrës. Eshtë specialitet i veçantë , që kërkon përgatitje speciale në një fushë pak te zhvilliar dhe përhapje të paktë në fushën imaxheri- kardiologji, në vëndin tonë.

Në rastin tonë, Konferenca në fjalë u zhvillua në një sallë të madhe, në katin e 2-të, e qarkuar nga një oborr drejtëkëndor dhe e rrethuar , gjithashtu, nga ndërtesa me një portë hyrëse shumë të bukur, që mbyllet me kanata të larta prej druri. Salla ishte shumë e bukur, me piktura të stampuara, mundet afreske, me muret dhe tavanet me zbukurime mozaike në vënde të ndryshme të sallës, që të jepte kënaqësi dhe entuziazëm, përtej përfitimit nga lektorët e mirëpërgatitur .

Adresa: A. 1010 Wien Kolumarkt 16 ( Austria), do të bëhej objektivi ynë, gjatë 3 ditëve që u zhvillua konferenca, nga grupi shqipëtar i përbërë nga mjekët kardiologë Dr. Leonidha Peppo e Dr. Gëzim Hakrama dhe mjekët e tjerë, Dr. Matjon Kapaj, Dr. Sokol Myftiu, Dr. Osman Hidi, Dr. Adrian Ballaca, Fiqiri Rrapi, të shoqëruar nga bashkëshortet mjeke ose dhe fëmijët e tyre, tashmë të rritur.

Pjesëmarrja e familjarëve të të ftuarëve është bërë tashmë e zakonshme, në të tilla ngjarje, konferenca ose kongrese shkencore të shoqëruar me vizita të shumta në parqe ose muzetë e shumtë, që janë të pranishëm kudo në botën e qytetërur, me histori të lashtë, me stade të zhvillimeve shoqerore të ndryshme .

Sigurisht, këto konferenca ua rrisin personalitetin prindërve, por sidomos dhe fëmijëve, duke i mbushur plot me culture, që sjell jetën e vërtetë cilësore dhe mjaft të papritura në vitet e ardhshme, duke i përgatitur si qytetarë të ndershëm dhe shumë të përgatitur, për të shërbyer natë e ditë, në radhë të parë vetes, e pastaj vendit të tij.

2.

Kryeqëndra e qytetit ishte muzeu historik, që dëshirohet nga të gjithë. Nqs dëshiron të takohesh me shqipëtarë, shko te muzeu i armëve, ku menjëherë, që në kthesën e parë të shkallëve, përballesh me stendën e xhamave me armët e përkrenaren e Skëndërbeut. Shpata me myllin e saj rreth një 1 metër e gjatë dhe pak më sipër përkrenarja me kokën e dhisë sipër. Menjëherë të kujtohen fjalët e të madhit Naim Frashëri, kur në qytetin e Vjenës pa të njëjtën skenë e u shpreh në vargjet e tij: “ Sikur pashë Skëndërbenë!…”. Më kujtohet një pikturë e shumë viteve më parë, në imagjinatën e piktorit që nuk ia mbaj mend emrin, paraqiste Naim Frashërin në muzeun e Vjenës, para pajisjeve të Skëndërbeut dhe pikturës ia kishte vënë titullin pikërisht me vargun: “ Sikur pashë Skëndërbenë”.

Në muze u takuam me shumë kënaqësi me disa emigrantë shqipëtarë, nga Kosova dhe Amerika. Sigurisht, të gjitha takimet i fiksuam në foto, pra edhe Heroit tonë legjendar, Skëndërbeut. E mirënjohura” SISI”, mbretëresha Elizabeta II, më saktë gruaja e mbretit, për të cilën janë bërë tre filma artistikë, kishte muze të veçantë për të gjithe jetën e saj. Idhulli i gjithë austriakëve dhe jo vetëm, fundi i trishtë i jetës së saj, pra vrasja e pakuptimptë, i habit të gjithë vizitorët.

Na ranë në sy parqe pa mbarim, “ Shën Brauni” i famshëm me statuja dhe oborre shumë të bukura, me koreografi lulesh dhe ujërash, që përfundonte me një kodër, që kulmonte me një kafe restorant mjaft të praruar. Aty, pa pritur, u takuam me grupin tjetër te mjekëve shqiptarë, pjesëmarrës në Konferencë. Në qendrën muzeore të Vienës, ndodhet muzeu naturor, ku flora dhe fauna në shekuj tregojnë evolucionin e tyre. Diku më prapa tyre janë bashkia e qytetit dhe kisha shumë e bukur, e ngjashme me kishën “Sagrada Famiglia” të të famshit Gaudi, në Barcelonë të Spanjës. Pak më tutje, në perëndim të bashkisë gjëndet Parlamenti, i rrethuar me rrugë dhe parqe shumë të bukur, plot me trëndafila dhe pemë. Midis tyre, një të diele, ishte një grup lesbikesh që tentuan të ngacmonin një nga mjekët tone. Në një cep të Vienës ishte muzeu “Madam Tousseau”, i përhapur në gjithë botën, ku njerëzit më të famshëm të botës janë ekspozuar në dhoma të ndryshme . Të pranishëm ishin: Obama, Frojdi e Krauke,futbollist austriak, femrat e bukura të Hollivudit, Sisi, Elisabeta e dytë, që e përshkruam më lart dhe shumë të tjerë, deri te Karl Marksi. Sigurisht, nuk do humbisnim rastin të bënim foto me ta.

Fëmijët tanë u kënaqën shumë: Etloni djali im e Radiani i Dr. Matjanit dhe Ina e Dr. Gëzimit, duke krijuar miqësi dhe njohje të reja, duke u bërë më shoqërorë, gjë që u shërben për zhvillimin dhe personalitetin e tyre në të ardhmen.

Në kemi shkuar në disa vende të Europës dhe kemi parë e provuar gjithë llojet e transportit, por në stacionet e metrove të Vjenës, që ishin gjithësej 4 linja (Parisi ka 14 të tilla), nuk kishte pengesa për të hyrë në tren ose tranvaj. Por më pas mund të përballesh me kontrollorët dhe nqs nuk je në rregull me biletrën, provom gjobë të mirë. Vjena, me 1 milion e 700 mijë banorë kishte shumë pak qarkullim edhe në zonat turistike, ku Danubi i madh me dy degë të tij e pershkon perms, si në festa dhe ditëtë e pushimit.

3.

Le të kthehemi te detyra kryesore, për të cilëm shkuam në Vjenë, për të ndjekur Konferencën shkencore “Rezonanca magnetike e zemrës”. Lektorë të njohur në fushën e imazhersë dhe kardiologjisë paraqiten talentet e tyre, duke qënë të zotë të shpjegonin përfitimet diagnostike të sëmundjeve të zemrës, duke ua lehtësuar shumë punën mjekëve kardiologë klinistikë, në shërbim të të sëmurit. Mjekët ishin nga Hollanda, SHBA, Suedia, Zvicër, Polonia e Italia. Disa nga temat, që i ndoqëm me shumë interes, ishte ajo e një grupi mjekësh nga Kraska-Poloni, me temën “Rezonanca magnetike e zemrës, në infaritin e ventrikelit të djathtë, me ngritje të segmentit “ST”. Ndërsa një tjetër ishte ajo e Bernard Gerberrit, nga Belgjika, “Parimet bazë në artefaktit e CMR”. Raste të paraqitura në sëmundjet e lindura të zemrës trajtoi me aftësi profesionale Dr. Alad Ciabolaru, nga Nima-Francë dhe shumë të tjerë, në gjuhën angleze.

Sapo del nga salla e ndërtesës së Kongresit, në lagjen e vjetër të Vjenës së bukur, përballesh me “Café Central”, më e famshmja në Austri dhe nga më të njohurat në Europë. Ajo është bërë shumë e njohur nga personazhe mjaft të njohur të politikave botërore, gjatë Luftës së Parë Botërore, si Lenini e Stalini, psikologu i famshmi Frojdi dhe shumë të tjerë. Sa hapej dita e deri në mbyllje të kafenesë, qëndronin aty duke diskutuar me pasion për politikat e ditës. Shumë të tjerë luanin kumar.

Këto qenë të shkruara në muret e kafenesë . Por mundimin e morën edhe ne, për faktin se nuk kishte vende dhe duhej të prisje kohë të gjatë, ku radhën e mbante një kamarier. Kështu, që për famën e madhe që kishte kjo kafene, u detyruam të vinim të nesërmene që në mëngjes, duke priturt orarin e hapjes së saj. Sigurisht, na tërhiqnin struktura dhe mozaiku interesant, i rujatur qyshkur ishte ndërtuar kafeneja. Aty, sigurisht, bëmë edhe kujtimet e përshkruara e të përhershme, siç janë fotografitë, duke fiksuar kështu përshtypje të jashtëzakonshme.Austria ka edhe një piktor shumë të famshëm e të njohur, që është Gustav Klimt, më pikturën e njohur abstrakte, “Puthja”, e shpërndarë dhe e vendosur kudo. Po kështu, ajo ishte e pëlqyer në sheshe e rrugë kryesore, në dhomat e hoteleve e në kafene.

Më datën 20 maj 2012 u kthyem në Atdheun tonë të dashur, që e duam edhe kështu siç është, duke u përpjekur të gjithë së bashku për ta bërë më të mirë dhe të bukur, në të ardhmen. Për këtë gjë shpresojmë shumë. Sigurisht, përvojat profesionale në fushën e kardilolgjisë, që morëm gjatë ditëve të Konferencës në Vjenë, na shërbejnë ne mjekëve shqiptarë që ta rritim më tej shkallën e njohurive tona, në shërbim të njerëzve në nevojë.

Tiranë, 5 korrik 2012

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...