2012-08-20

PËRHAPE FLAKËN TIME (Femijeve te mi)



Nga: Angjelina  Krasniqi Bardhaj



Ajo që dikur kishte qenë figure e ndertë!
Tani e shftyruar prej ankthit,
prej frikës që i gjarmpëronte nëpër vena,
e shftyruar prej të vetit ngulmim
e zënë fryme me dëshpërim dhe mashtrim.
Tani e neveritshme dhe groteske,
thyer në ndjenjë,
e shtyrë nga një kurreshtje kohe të pistë,
luftonë me të papriturën
që fryti t’mos jetë i fëlliqtë!
Por!…Prap shumë e urtë në mendje
me duar në shtrëngim të frytit të saj
për t’i mbrojtur nga egërsira kohë,
nga murlani që fryen helm,
nga xixat që tërjekin syrin ,
por që djegin trurin…
E urtë dhe e qetë!..
Në ngritje të fenerit lartë
në ndriqim të veprës dhe fjalës
udhërrëfyese e ndritshme e erës dhe flakës.
Mos më lini duarzbrazur,
të djegur në trarët e kulmit,
dhe e mbetur nën mëshirë të xixave,
dhe në pritje të ditës së fundit…
Jam era juaj!…
Që fry stuhishëm e më stuhishëm,
dhe shpërndajë zjarrin tim!…
Ju!…Fryti im!…
Morët dritën e flakën e fenerit tim,
morët timen ndrohtësi
morët erën dhe timën stuhi.
E ndëgjuat britmën time të mbyllur!…
E ndëgjuat zërin tim të shpirtit!…
Ngritët lartë një gjuhë flake,
dhe me rrymat e erës këtë flakë e ushqyet
madje ndezët dhe pishtarë të tjerë
gjersa unë këndojë hyminin e triumfit!

ISHA LUMBARDHA E BURIMEVE?

Lumëbardha e burimeve të mia freskuese,
Me përkëdhelje, me thirrje tingëlluese.
Hirushe më bëje, kur vezullonte dritëhëna,
Ketrushe e bukurive mahnitëse si zana.
Endrra ime e sotme, dhe e nesërme që vjen,
Shpirti i madhërishem, freskon plagën që bren.
Drenushë e pyllit tim, për ty e mbaj të praruar,
Jeta me peshë të artë, dhe e flakëruar.
Mjellma që bardheson çdo gjë ne mua
Frymëzim i pashtershëm,më i bukuri krua.
Engjelli i shpirtit e porositur nga vetë Zoti,
Buzëqeshjen dhe harenë e mora dhe nga loti.
Kalove nga mermeri i ngurtë dhe i ftohtë,
Te fjala, ëmbëlsia, dhe dashuria e ngrohtë.
Kjo ngrohje s’dua kurrë të më mungojë,
E dua ..e dua dhe pa të s’mund të jetoj.
Vlejnë përkëdheljet akoma te vala prush
Apo jane flakaritëse te embla te mjaltes gushe?
Me thuaj, i dashur, çfar të besoj,
Ndoshta nga ti,të pamundurën kërkoj?
Ato imazhe të bardha sot i kam në mua,
Nuk ndryshojnë as edhe atëherë kur vuaj.
Edhe kur flatrat mbuluan bustin e thyer,
Drita e fenerit ndriçon në shpirtin e grryer.
Vrundullime të buta ndër vello mbeshtjell,
Për t’u shndërruar në drenushë, apo zog me vlerë.
Mos e bëj veten fajtor, se më dashuron,
Këtë pyetje bej vetë,por ti nuk e kupton.
I dua ata tinguj të magjishem, dhe të zjarrtë,
I dua ata krahë të ngritur hirshëm lart.
Hyn kush në mesin e flakës së kërkuar,
Apo do mbetet DASHURI E AMSHUAR?!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...