PLANI PER TE ZBRAZUR KOSOVEN ME PARA DHE GJAK



Dokumente sekrete te ish Jugosllavise per spatrimin e Kosoves nga shqipetaret!!! ...


Shtimi natyral i popullesise shqiptare ne ish Jugosllavi ishte ne ato vite 1934-37 per mije ne vite domethen tre here me i larte se shtimi mesatar ne ish Jugosllavi.

Madje keto statistika tregonin se ferteliteti i gruas ne Kosove zinte vendin e trete ne bote dhe popullesia shqiptare ishte me e reja ne moshe ne ish Jugosllavi(ku nga 1deri 35 vjec perbenin 74% te popullesis atje)Me kete tendence rritje qe kishte popullesia e Kosoves do te dyfishohej cdo 24 vjet.

Te gjitha keto dhena I kane preokupuar shume jugosllavet te cilet kerkonin rruget ,format dhe mjetet per pakesimin dhe largimin e popullesise shqiptare.Jugosllavet e konsideronin shtimin e popullesise shqiptare nje process eksplozioni demografik dhe shpiknin lloj lloj-menyrash qe synonin gjithnje pakesimin e popullesis shqiptare


Falsifikimet e Beogradit ne regjistrimet e popullesise shqiptare


Shpesh titistet benin presion per pakesimin e lindjeve ,largonin nga vendi moshat active te popullesise nuk benin asnje perpjekje per te pakesuar mortalitetin dhe per me teper e linin Kosoven ne prapambetje te plote ekonomike dhe kulturore me qellim qe te pengonin rritjen e popullesise.

Keshtu propagandoheshin norm ate Evropes Perendimore per planifikimin familjar,nxitej politika e migrimit jashte e Brenda vendit si dhe migrimet e perkoshme te fuqise punetore kosovare ne Evrope per te perballuar shtesen e popullesise.

Per te realizuarzvogelimin e popullesise shqiptare ne ish Jugosllavi here pas here kane perdorur falsifikimet e pafundeme ne regjistrimin e popullesise shqiptare ne Jugosllavi.Per kete jane shpikur dhe zbatuar lloj-lloj formash e presionesh qe te shenohen sa me shume si maqedonas,malazez,serbe dhe turq(te ashtuquajtur kombesit myslimane e Jugosllavise)

Perfundimishte ,ne 60 vjetet e fundit 1912-1976,ne viset shqiptare te aneksuara nga ish Jugosllavia u zdhuken fizikisht mbi 277 mije shqiptare dhe u shperngulen nga trojet e veta me shume se 973 mije te tjere,qe gjithsej kapin shifren 1milon e 250 mije shqiptare.

Nga dokumente dhe studius te ndryshem del se vetem ne Turqi kane shkuar mbi 700 mije shqiptare kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia ...

A DIHET SA SHQIPTARE JANE NE TROJET SHQIPTARE DHE NE BOTE?

15 milionë shqiptarë jetojnë në të gjithë botën!

Sa shqiptarë ka në të gjithë botën. Këtë pyetje nuk e bëjmë vetëm ne shqiptarët, por edhe të huaj studiues dhe profesionistë. Nëse do t'u referoheshim të dhënave demografike, studimeve të ndryshme, por edhe burimeve historike, na rezulton se në gjithë botën numërohen të jenë rreth 15 milionë shqiptarë. Sigurisht në këtë shifër nuk janë të gjithë shqiptarë autoktonë, apo emigrantë.

Një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë të shpërngulur në vise të tjera prej kohësh, dhe për at mund të themi se vetëm në dejet e tyre ka gjak shqiptari.

Shqiptarët

Sipas të statistikave të fundit të CIA-s, në një regjistrim të vitit 2007, në librin e të dhënave "FactBook", rezultojnë 3 milionë 600 mije 523 shqiptarë. Ndërkohë në Kosovë janë rreth 2 milionë e katër qind mijë shqiptarë autoktonë. Në Maqedoni llogaritet që shqiptarët të zënë vendin e dytë për nga numri i popullsisë pas asaj vendase. Sipas statistikave, numri i shqiptarëve në Maqedoni mund arrijë rreth 1 milion. Po kaq shqiptarë jetojnë dhe në Greqi. Fluksi i emigrantëve që ka zgjedhur shtetin fqinjë jo vetëm për të punuar, por edhe për t'u vendosur familjarisht atje, shkon në një milion të tillë. Ndërsa numri më i madh i shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve të tyre etnike duket se është ai në Turqi. Sipas studiuesve dhe historianëve të ndryshëm shqiptarë, në Turqi llogaritet të jenë rreth 5 milionë shqiptarë. Sigurisht kjo shifër nuk përfshin të gjithë shqiptarët që kanë ikur nga trojet e tyre, por edhe shqiptarët që janë shkrirë me popullsinë vendase. Numri më i madh i shqiptarëve është në Stamboll, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë përgjatë kufirit turko-sirian. Ndërsa në Mal të Zi, sipas statistikave, jetojnë rreth 200 mijë shqiptarë. Ndërsa 70 mijë shqiptarë jetojnë në Serbi në krahinën e Preshevës.

Emigrantët

Që nga emigrantët e parë në fillim të shekulli të kaluar e deri më ditët tona, në Amerikë llogaritet të jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë. Ndërsa në Evropë duket se ka një shpërndarje "të rregullt" të emigrantëve shqiptarë me diferenca të vogla. Kështu në Gjermani emigrantët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Mali i Zi llogaritet të jenë rreth 300 mijë. Austria është një tjetër vend me numër të konsiderueshëm shqiptarësh, rreth 300 mijë të tillë. 200 të tjerë, sipas të dhënave të shoqatave ndërkombëtare që merren me emigracionin, jetojnë në Gjermani dhe po 200 mijë në Zvicër. Po ashtu edhe emigrantët që janë larguar nga trojet shqiptare drejt Kandasë llogaritet të jenë rreth 25 mijë. Rreth 100 mijë shqiptarë të tjerë jetojnë në Francë, ndërsa 50 mijë të tjerë në Spanjë.

Përse në Turqi pesë milionë?

Pesë milionë shqiptarë në Turqi janë një shifër që habit jo pak njerëz. Por janë një sërë historianësh dhe studiuesish që rrumbullakosin një shifër të tillë. Dhe llogaria nis që nga fundi i pushtimit osman, kur ishin të shumta familjet që jetonin në Turqi. Për të vazhduar më pas me shpërnguljet masivet të shqiptarëve nga serbët. Nga Kosova drejt Turqisë serbët dëbuan një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Vetëm pas luftës së dytë botërore serbët shpërngulën nga Kosova rreth 500 mijë shqiptarë. Ndërsa rreth 100 mijë të tjerë u dëbuan nga grekët. Sikur vetëm shtimi i numrit të kësaj kategorie të llogaritet gjatë 50 viteve të fundit atëherë justifikohet shifra prej 5 milionësh. Duhet thënë se shumica e kësaj popullsie është asimiluar. Ndërkohë që e njëjta strategji u ndoq dhe me shqiptarët e Çamërisë. Sipas statistikave, numri i shteti turk zë vendin e parë të emigracionit shqiptar. Qytetet ku shqiptarët janë vendosur me shumicë janë Stambolli, Izmiri, Bursa, Ankaraja, etj. Vendosja e shqiptarëve në Turqi zë fill që në vitet 1500.

Në shifrën prej 5 milionësh bëjnë pjesë dhe ata shqiptarë që janë shkrirë me familje të tjera dhe që kanë prindërit shqiptarë.

SIPAS NJE SHKRIMI TE BOTUAR NË FACEBOOK:

3.600 milionë shqiptarë jetojnë në Shqipëri
2.4 milionë shqiptarë jetojnë në Kosovë
5 milionë shqiptarë jetojnë në Turqi
1 milionë shqiptarë jetojnë në Maqedoni
1 Milionë shqiptarë jetojnë në Greqi
300 mijë shqiptarë jetojnë në Itali
200 mijë shqiptarë jetojnë në Mal të Zi
300 mijë shqiptarë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
200 mijë shqiptarë jetojnë në Gjermani
100 mijë shqiptarë jetojnë në Francë
50 mijë shqiptarë jetojnë në Spanjë
200 mijë shqiptarë jetojnë në Kanada
100 mijë shqiptarë jetojnë në Australi
100 mijë shqiptare jetojnë në Belgjikë
300 mijë shqiptarë jetojnë në Austri

Eksodet e mëdha të shqiptarëve gjatë shekujve

Janë një sërë arsyesh që i kanë ndarë shqiptarët në gjithë rruzullin. Së pari, luftërat dhe copëtimi i Shqipërisë në 1913-n, që la jashtë vendit pjesën më të madhe të territoreve dhe popullsisë. Ndërsa pjesa tjetër ka zgjedhur shtetet e huaja për shkaqe emigrimi.

Eksodet e mëdha nga trojet

Në historinë e Shqipërisë një nga eksodet më të mëdha është ai pas pushtimit turk. Shqiptarët u detyruan të largohen drejt ishujve grekë dhe drejt brigjeve të Italisë. Sipas studiuesve të ndryshëm të historisë shqiptare, mendohet se numri i tyre ka qenë disa qindra mijë. Ndërkohë rënia e perandorisë turke në fillim të shekullit të kaluar solli një tjetër largim të shqiptarëve. Ndërsa më vonë ndarja e popullsisë shqiptare u bë pas marrëveshjeve të Fuqive të Mëdha. Copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër ishte një nga ndarjet më të mëdha që iu bë popullsisë shqiptare, ku do të linte jashtë trungut amë edhe Kosovën. Ndërkohë që serbët dhe grekët larguan me dhunë drejt Turqisë qindra-mijëra shqiptarë. Vetëm nga Kosova drejt Turqisë janë dërguar me dhunë 500 mijë shqiptarë.

Largimi i shqiptarëve

Eksodi i parë i madh i shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri është ai i viteve 1991-1992. Janë mbi 500 mijë shqiptarë që u detyruan të largohen nga vendi për shkak të kushteve të këqija në të cilat jetonin. Pas 50 vitesh izolim, shqiptarët u nisën në kërkim të një jetë më të mirë. Ndërsa ikja e dytë është ajo e vitit 1997. Ngjarjet e marsit 1997 dhe krijimi i kaosit në vend bënë që shqiptarët të niseshin edhe një herë masivisht drejt vendeve fqinje.

Por vitet e tranzicionit në Shqipëri nuk mund të klasifikohen vetëm me dy data. Prej 17 vitesh janë të shumtë ata që kanë zgjedhur të largohen nga Shqipëria. Ndërsa në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni ka pasur një tjetër realitet. Një eksod i vazhdueshëm si pasojë e represionit serb ka bërë që shqiptarët e këtyre trevave të drejtohen në vendet si Gjermania, Zvicra, Austria, SHBA, Angli e Australi.

Emigrimet e para

Greqia dhe Italia kanë qenë vendet e para ku kanë emigruar shqiptarët. Arvanitasit dhe arbëreshët janë shqiptarët që ruajtën edhe pas shumë shekujsh gjuhën dhe zakonet e tyre. Nuk ka shifra të sakta për numrin e tyre, por janë zona, qytete dhe fshatra të tëra që popullohen nga shqiptarë.


SIPAS WIKIPEDIAS NE ANGLISHT SHQIPTARET JANE AFER 13 MILIONE NE GJITHE BOTEN.JA DHE LISTA E PUBLIKUAR NE KETE FAQE DHE VENDET KU SHQIPTARET JANE ME TE SHUMTE NE NUMER. FLASIM PER NJEREZ ME ETNI DHE DOKUMENTA SHQIPTARE.

Albania 3,500,000
Serbia 2,000,000
Turkey 5,000,000
Macedonia 509,083
Greece 500,036
United States 300,000
Italy 238,000
United Kingdom 200,000
Netherlands 105,706
Germany 100,000
Switzerland 40,000
Sweden 35,000
Montenegro 31,163
Australia 20,000
Austria 20,000
France 20,000
Canada 16,135
Croatia 15,082
Bosnia/Herzegovina 15,000
Romania 10,000
Denmark 8,000
Norway 7,000
Slovenia 6,200
Finland 5,000
Belgium 5,000
Egypt 5,000
Luxembourg 4,802
Ukraine 3,300
South Africa 2,000
Russia 1,200

http://www.proletari.com/forumi/view...7&t=1064#p5968

SA EMIGRANTE SHQIPTARE JANE NE BOTE?

Kjo pyetje eshte bere shpesh teme diskutimesh ne media dhe ne rrethe te ngushta si ne Shqiperi, Kosove, ne Maqedoni e Mal te Zi, ashtu edhe ne gjirin e vete mergatave. Zgjidhja e kesaj enigme, edhe pse shume vone e shume me pas se shtetet e tjere me emigracion masiv, ka qene nje nder objektivat paresore te platformave te disa organizimeve te vete emigracionit tone, si p.sh. te Lidhjes se Shqiptareve ne Bote (LSHB), si dhe te Drejtorise se Diaspores prane Ministrise se Puneve te Jashtme, ne Tirane. Por deri me sot keto nisma, ose kane mbetur krejt ne letra e jane arkivuar pa filluar, ose kane mbetur ne mes te rruges. Kjo per disa arsye. Se pari, sepse eshte konceptuar jo si aksion mbarekombetar, por si problem i zgjidhshem edhe nga nje shoqate e nga nje mergate. Se dyti, ne kohen kur eshte shtruar per zgjidhje, nuk kane qene mundesite dhe mjetet e tanishme. Se treti, mbeshtetja shteterore nga Tirana nuk ka qene ne nivelin e kerkuar as per nje fillim te mire e jo me edhe per vazhdimin deri ne perfundimin e plote, ndersa ajo nga Prishtina, deri me 1999, ka munguar krejt. Se katerti, eshte konceptuar si aksion ngushtesisht shqiptar dhe jo i lidhur ngushte edhe me autoritetet qeveritare, te azilimit, te emigracionit, te policise dhe te drejtesise, me institucionet arsimore, fetare dhe me OJQ-te, ne cdo vend ku ka mergate shqiptare.


Nga ana tjeter, problemi eshte bere edhe me i veshtire nga shtresezimi kohor dhe demografik i mergatave tona ne disa vende, si Italia, Turqia, Greqia, SHBA-ja, etj. Ne tri vendet e para kemi bashkesite shume te mocme, qe e kane zanafillen qysh nga mesjeta e hershme dhe jane shtuar me prurje te reja, deri me 1945. Pas ketyre vijne ato te pas viteve '60 e '70 nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe te pas 1990s sidomos nga Shqiperia dhe Kosova. Veshtiresia rritet edhe nga fakti se per bashkesite e mocme duhen marre parasysh edhe perqindja e larte e asimilimit jo vetem gjuhesor si dhe mungesa e deshires dhe e kurajos nga plot anetare te tyre, per te pranuar origjinen shqiptare. Keto dukuri jane shume masive ne Greqi, tek arvanitasit dhe ne Turqi, tek qytetaret turq me origjine shume te lashte apo te larget shqiptare. Mes tyre nuk jane te pakte ata, sidomos te rinj, qe e dine se kane origjine shqiptare, por edhe qe te deklarojne: "gjyshi apo baba im jane shqiptare, ndersa une jo..." Pervec kesaj, nuk mund te mos merret ne konsiderate dhe ne analize edhe mungesa e kenaqesise dhe e mbeshtetjes se autoriteteve zyrtare ne disa vende, per te pranuar zhvillimin e regjistrimit te emigranteve shqiptare dhe aq me pak, per te njohur shqiptarine e tyre.

Gjithsesi, tani keto veshtiresi e pengesa nuk jane as si 10 vjet me pare, sepse jane lehtesuar ndjeshem. Kjo ka ardhur sidomos nga rritja e ndergjegjesimit per identitetin kombetar dhe organizimin ne shoqata e forma te tjera tek vete shumica e emigranteve shqiptare, (kujtoni sidomos ndeshjet e ekipeve kombetare te futbollit apo turnete e grupeve artistike). Lehtesimi i aksionit te regjistrimit frymor te megatave shqiptare eshte mundesuar edhe nga zhvillimi i pershpejtuar i informatikes, i shoqeruar me futjen e kompjuterit ne shumicen e familjeve, zyrave, shkollave e te lokaleve. Por, eshte fakt pozitiv edhe ardhja e nje klime politike e shteterore me te ngrohte, me te favorsshme per krijimin e organizimeve te emigracionit shqiptar dhe te veprimtarive te tij, publike dhe ligjore. Pavaresisht fushates se panderprere per t'i detyruar sa me shume emigrante shqiptare te nderrojne emra e mbiemra, fe e kombesi si dhe rasteve te herepashershme te racizmit antishqiptar, zbutja e klimes politike ndaj emigranteve shqiptare ndihet edhe ne Greqi. Kjo me shume si rrjedhoje e rritjes se presionit nga vete emigrantet shqiptare dhe nga BE-ja se sa nga masivizimi i tolerances nderetnike tek helenet.

Regjistrimi i frymeve te mergatave shqiptare dhe te te gjithe diaspores sone te perbotshme mund te konceptohet si nje aksion shteteror per regjistrimin e popullsise shqiptare ne bote. Por, ndryshe nga regjistrimi i popullsise se Shqiperise, qe mund te kryhet edhe duke u kapur e mbeshtetur vetem tek zyrat e gjendjes civile, per regjistrimin e emigranteve, nga keto zyra mund te vilen apo jepen informacione vetem per kontigjentet me dokumente ligjore te plota e te perfunduara, pra pergjithesisht per ata qe jane integruar. Ne qofte se p.sh. do t'i referohemi Greqise, perben problem shqetesues dhe pengese te forte fakti, se edhe sot e kesaj dite nuk ka nje shifer te sakte te emigranteve shqiptare, te ligjshem e te paligjshem. Publikisht qarkullojne disa shifra, nga 400 000 - 600 000. Kjo edhe sepse ka prurje dhe largime te vullnetshme apo kthime te shpeshta e masive, pergjithesisht ilegale, te paidentifikuara e te paregjistruara nga autoritetet kufitare te dy shteteve. Burimet qeveritare greke kane tendence dhe interes shumeplanesh ta rrisin ndjeshem shifren e emigranteve shqiptare ne kete vend. Se pari, per te perfituar me shume fonde dhe mbeshtetje nga OKB-ja, BE-ja, etj., per azilimin, legalizimin dhe integrimin e emigranteve shqiptare. Se dyti, mbeshtetur edhe nga fshesat e herepashershme ndaj turmave te emigranteve shqiptare, per ta pasur si karte presioni politik ndaj qeverive shqiptare. Ndonje dite, kur ta mendoje te nevojshme, Athina zyrtare und te coje ndermend t'i thote Tiranes qeveritare: Mos e mbani hunden perpjete me ne se ua kthyem gjysme milioni emigrantet, qe ta bejne lesh e li Shqiperine, edhe me keq e me zi se me 1997!" Edhe ne Itali, tani per tani, nuk mund te flitet me shifra te sakta, sidomos per emigrantet e paligjshem.

Gjithsesi, pa u trembur dhe paralizuar nga veshtiresite e pengesat e njohura dhe te paparashikuara, ne rruge e siper, aksioni i regjistrimit te emigranteve shqiptare neper bote nuk duhet vonuar me. Se pari, lipset te hartohet nje strategji e te krijohet nje komision mbarekombetar, me dege ne cdo vend me mergata shqiptare dhe nendege ne cdo qytet. Se dyti, ne sherbim dhe dispozicion te ketij aksioni mund te angazhohen dhe japin shume perfaqesite diplomatike te Shqiperise. Se treti, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi, jane shtuar se tepermi dhe kane ndjekshmeri masive mediat radiotelevizive, me transmetime satelitore dhe ne dixhital, si dhe ato te shkruara. Masivizimi i kompjuterit dhe i komunikimit me kanalet e internetit mundeson te dhena shume te shpejta dhe vjelje te informacioneve te sakta. Burime te tjera informacioni te shpejte jane edhe numeratoret telefonike. Keto gjenden edhe si botime, edhe ne internet. Informacione te bollshme mund te vilen edhe nga istitucionet e azilimit e te emigrimit, nga ato te policise, drejtesise, te burgjeve si dhe nga institucionet e administratave lokale. Po keshtu te dhena te vlefshme mund te merren apo konfirmohen edhe nga institucione arsimore, fetare, bankare, nga Dhomat e Tregtise, zyrat dhe agjencite e punesimit, te mbeshtetjes sociale, nga agjencite e udhetimeve ajrore dhe te trageteve, nga doganat ne aeroporte, porte dhe ne pika kufitare tokesore, etj.

Natyrisht ky regjistrim dhe shifra qe do dale prej tij nuk do te jene per nje here e pergjithmone. Lindshmeria shume e larte e kombit tone shprehet edhe ne mergata. Ajo po shprehet dhe vleresohet si faktor per uljen e nivelit te larte te moshes mesatare dhe te mplakjes se popullsise ne shumicen e vendeve te Evropes Perendimore, biles edhe ne Greqi dhe ne Itali. Pervec kesaj, do te vazhdojne valet e emigrimeve te ligjshme (duke perfshire bashkimet familjare, llotarine per ne SHBA, etj) dhe ato te paligjshme, me shume sidomos ne Greqi e me pak, drejt Italise. Njeherazi do te vazhdoje edhe procesi i kthimeve me deshire apo te detyruara per nje kontigjent te papercaktuar numerikisht emigrantesh. Por ata qe kane ikur ilegalisht dhe kthehen po keshtu nuk identifikohen dhe regjistrohen dot dhe si rrjedhoje shkaktojne ulje-ngritje te pakapshme nga statistikat apo regjistrat.

Por edhe nga shifra qe do te dale, perfitimet do te jene shumeplaneshe, shumeformeshe dhe kohegjata. Me ne fund do te kemi nje shifer te sakte apo me tolerance minimale te shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, ne trojet e tyre etnike dhe ne mergata apo diaspore. Analiza e te dhenave do te ndihmoje per te zbuluar potencialet e shumanshme njerezore, financiare, kulturore, shkencore, politike, sportive te emigracionit tone. Njeherazi do te kemi evidenca te sakta per perberjen e tij demografike si dhe per formimin arsimor e profesional. Nga bankat, dhomat e tregtise, doganat, zyrat e tatim-taksave, etj., mund te identifikojme VIP-at e biznesit me origjine shqiptare dhe kontigjentin e tyre qe ka enderr apo deshire te kahershme te investojne ne vendlindjen e tyre apo te te pareve te tyre. Duke u futur me thelle mund te nxjerrim informacione me vlera temedha per femijet dhe te rinjte. Nje pjese e ketyre qe jane asimiluar plotesisht gjuhesisht, mund te kene deshire te ndihmohen qe te mesojne gjuhen amtare si gjuhe te dyte. Por nga rezultati i regjistrimit mund dhe duhet te merret edhe mesazhi se ka ardhur koha qe diaspora shqiptare te mos vleresohet vetem nga rreth 7-8 milione frymet qe ka, per rreth 1 miliard dollaret qe sjell cdo vit ne Shqiperi ne dore apo si investime, por edhe politikisht. Fjala eshte qe emigrantet tane, kudo ku jane, te gezojne te drejten e votes per zgjedhjet politike ne Shqiperi edhe qysh nga vendet ku jetojne e punojne e duke pasur me shume perfaqesues te tyre edhe ne parlamentet e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe te Malit te Zi. Pse jo, personalitetet me te shquar, edhe ne qeverira, me poste te larta shteterore dhe diplomatike...

Sa shqiptarë jetuan dhe sa janë tani në Beograd?



Numri i shqiptarëve në Beograd sipas regjistrimeve të popullsisë:

1880 59
1921 421
1948 1.137
1953 3.262
1961 8.262
1971 6.978
1981 8.212
1991 4.985
2002 1.492

Këtyre të dhënave duhet shtuar, se me siguri për çdo vit kanë ardhur për të punuar në punët sezonale, ose përkohësisht, ilegalisht kanë qëndruar disa qindra shqiptarë, ndoshta ndonjëherë edhe dy-tri mijë, derisa nuk kanë filluar të ashpërsohen marrëdhëniet ndërnacionale në vitin 1981 në Serbi. Pas kësaj shqiptarët kanë shkuar nëpër republikat tjera, kurse pas vitit 1989 edhe në shtetet tjera si mërgimtarë politikë.
Në regjistrimin e vitit 1981 prej 8.212 shqiptarëve të regjistruar, 5.067 ishin meshkuj dhe 3.115 femra, kurse 1.008 prej tyre deklaruan se gjuha e tyre amtare është "serbokroatishtja". Sipas regjistrimit të vitit 1991 prej 4.985 shqiptarëve shumica janë deklaruar se i takojnë fesë myslimane, 95 prej tyre janë deklaruar katolikë, 14 ortodoksë, një protestant dhe një judist, njëri prej tyre ka thënë se është fetar por nuk e ka saktësuar se cilit konfesion i takon, 122 kanë thënë se janë ateistë, ndërsa 392 fare nuk janë deklaruar.
Shpërngulja e familjeve shqiptare nga Beogradi ka filluar në vitet e tetëdhjeta, gjë që është përshpejtuar në vitet e 90-ta. Meqë ligji nuk e ka lejuar zëvendësimin e banesave midis Beogradit dhe Kosovës, familjet e interesuara serbe dhe shqiptare i kanë depozituar kontratat te avokati. Prej viteve të nëntëdhjeta e deri në deri në prill të vitit 2002 shqiptarët në Beograd nuk kanë pasur të drejtë të blejnë pasuri të paluajtshme. Në zgjedhjet e mbajtura në vitin 1996 në zonën e Beogradit, 4.415 shqiptarë kanë pasur të drejtë vote. Poashtu, një numër i romëve nga Kosova janë deklaruar si shqiptarë. Këta gjatë bombardimeve të NATO-s protestuan me banderola: "Edhe ne shqiptarët jemi kundër bombardimeve".
Në nëntor të vitit 1999 gazeta "Glas javnosti" e Beogradit (7. XI) dhe "Nezavisne novine" nga Banjalluka (10. XI) i kanë publikuar të dhënat se për momentin në Beograd jetojnë 50 mijë shqiptarë, por e kanë theksuar edhe se sipas të dhënave të MPB të Serbisë kanë qenë 120 mijë. Këtu shihet qartë se gënjeshtrës e cila me vite është përsëritur ka filluar edhe t'i besohet ose ndoshta me qëllim është servirur për opinionn e vendit dhe atë botëror për t'u krijuar bindja për rrezikun nga ekspansionizmi i shqiptarëve nëpër tërë territorin e Serbisë. Kur në verë të vitit 1999 refugjatët serbë nga Kosova kanë ardhur në Beograd shumë shpejt "është zbuluar" se sa është numri i vërtetë i shqiptarëve në këtë qytet, dhe për këtë serbët e Kosovës janë zhgënjyer sepse më parë i kanë dëgjuar rrëfimet "se në Beograd jetojnë afro 100.000 shqiptarë dhe që serbë të cilët kanë arritur në kryeqytet janë shumë më pak sesa shqiptarët" (Vreme, 11.IX 1999). Serbët e Kosovës atëherë i kanë marrë listat me adresat e shqiptarëve në Beograd nga ndërmarrjet nga të cilat ata i kanë fituar banesat, të cilat më vonë i kanë blerë, dhe kanë kërkuar prej tyre që t'i lirojnë ose ta bëjnë zëvendësimin me banesat e veta në Kosovë.
Me ardhjen në pushtet të Slobodan Milosheviqit, në shtypin vendas ka filluar të pohohet, e këtë e kanë përcjellë edhe gazetat e huaja, se në Beograd jetojnë prej 80 deri 100 mijë shqiptarë. Slobodan Milosheviq në Konferencën për Jugosllavinë në Hagë më 18 tetor të vitit 1991 ka thënë se "në Beograd i kemi 80 mijë shqiptarë. Me siguri asnjëherë nuk keni dëgjuar se ndonjëri prej tyre ka pasur ndonjë problem. Ata i kanë dyqanet e vogla, ata janë punëtorë ose profesorë të universitetit". Në "Nedelni telegraf" të Beogradit, më 2 qershor të vitit 1999, domethënë në flakën e luftës, gazetari Marko Lopushina fjalë për fjalë ka thënë se në Beograd "jetojnë afro 80.000 shqiptarë" duke shtuar se në mesin e tyre "janë rreth dhjetë mijë shqiptarë" - pronarë të ndërmarrjeve dhe zejeve private". Pastaj ka bërë pyetje "a do të bëhet Beogradi viktimë e terrorizmit shqiptar". Në gjykimin në Gjykatën e Hagës, më 19 shkurt të vitit 2002, Slobodan Milosheviqi e ka pyetur dëshmitarin, funksionarin e dikurshëm Mahmut Bakallin, "a e dini se në Beograd jetojnë 70 mijë shqiptarë? Dhe a mos dini se është diskriminuar ndonjëri prej tyre, kurse unë po ju them se në rr. Bulevardi i Revolucionit, nëpër të cilën me siguri keni shëtitiur, mund të shihni shumë dyqane me emrat e shqiptarëve..."(?!).

Si e përjetuan kohën e luftës shqiptarët në Beograd në vitin 1999?

Shqiptarët në Beograd përpos problemeve të cilat i kanë përjetuar edhe më herët (mosbesimi, ofendimet, urrejtjet ndaj tyre). Korriku dhe gushti i vitit 1999 ishin muajt më të vështirë për shqiptarët në Beograd. Disa prej tyre u sulmuan fizikisht, kishte edhe ofendime të rënda. Shumë dyqaneve të shqiptarëve ua thyen xhamat. Një grup i vogël i studentëve shqiptarë të Universitetit të Beogradit në maj të vitit 1999 u burgos me akuzë se ka përgatitur akte terroriste. Gjatë seancës kryesore të të akuzuarit në mënyrë të hollësishme e përshkruan torturën që përjetuan gjatë paraburgimit nga ana e policisë, ku siç thanë ata me forcë kanë qenë të detyruar ta pranojnë kryerjen e veprave penale me të cilat janë rënduar. Pas disa muajsh shumica e tyre janë liruar si të pafajshëm.
Me ardhjen e refugjatëve serbë nga Kosova jeta e shqiptarëve u bë edhe më e vështirë. Atëherë një numër i madh i tyre vendosi të shpërngulet nga Beogradi nga frika për të ardhmen. Për një kohë të shkurtër janë larguar rreth 300 familje, përkatësisht rreth 1.500 deri 2000 shqiptarë. Gjatë kohës së luftës kur disa shqiptarë u larguan nga Beogradi banesat e tyre i zunë refugjatët serbë nga Kosova, me justifikim se ne na kanë përndjekur shqiptarët, prandaj ne kemi të drejtë të veprojmë kështu thoshin ata. Me saktësi nuk mund të thuhet sesa është numri i atyre që ua kanë zënë banesat. Në mesin e tyre ishte edhe banesa e Xhavit Shabanit, pensionist i Sigurimti Shtetëror të Serbisë, i cili vite me radhë kishte për detyrë që të kontrollojë se çka bëjnë dhe si veprojnë shqiptarët në Beograd, pastaj banesa e gazetarit të njohur Bahri Canit, të cilit banesa iu kthye pas tri vitesh. Banesën ia kanë zënë edhe aktorit Enver Petrovcit, të cilën ia ka ndarë qyteti i Beogradit, nga e cila më vonë ka hequr dorë. Pushteti fare nuk u ndihmoi shqiptarëve në këto raste. Kur këta kërkonin ndihmë, policia u thoshte duhet t'ia paraqitni ankesën gjykatës.

Çfarë kanë punuar shqiptarët në Beograd?

Në fillim të shek. XX në Beograd, jetonin afro njëqind shqiptarë, shumica prej atyre kishin ardhur për bukë goje. Sidomos binin në sy salepçinjtë dhe bozaxhinjtë, të cilët ishin të veshur me rroba kombëtare shqiptare. Në kokë e mbanin plisin të mbështjellur me shall. Në rrugë gjithashtu mund të shiheshin, sipas Aleksandër Derokut, 'grupet me nga dy-tre turq', siç i quanin atëherë, në rroba të veta nga shajaku i bardhë, me sharra dhe me kambalecat në krah. Ata sharronin dru ahu 'në katër prerje, pesë copa' ose 'në tri prerje, katër copa', ashtu siç merreshin vesh". Piktorja Nadezhda Petroviq në vitin 1905 e pikturoi "Sharraxhiun". Rreth brezit kishin armë, kurse në këmbë kallce të bardha shqiptare. Gazeta "Radniçke novine" e Beogradit në vitin 1913, shkroi: "Ne në Beograd shqiptarët i njohim si mjaft të vyeshëm dhe punëtorë mjaft të mëdhenj, të cilët buzë lumit Sava dhe Danub i ngarkojnë dhe shkarkojnë barrët, ata janë druprerës, bozaxhinj, salepçinj etj. dhe ende nuk ekziston asnjë beogradas i cili është ankuar në përctacinë e tyre". Gjithashtu është interesant se çka shkruan deputeti italian, Aleksandër Giçoli, i cili në ditarin e vet të 25 prillit të vitit 1905, e shënoi: "... në Beograd, ku në fakt nuk ka klasa të caktuara shoqërore, ku ende nuk janë krijuar fabrikat as që ka ndonjë lloj industrie, punojnë vetëm disa qindra shqiptarë dhe boshnjakë...." Në atë kohë në Beograd u shkollua edhe një numër i vogël i shqiptarëve. Midis tyre ishte edhe Nikollë Ivanaj, bashkë me dy anëtarët e familjes së vet, Martin dhe Mirash Dodë Ivanajn, të cilët merreshin me poezi në gjuhën serbe. Ata i botuan vjershat në vitin 1906-1911 në disa revista dhe gazeta të Beogradit.
Shumica e shqiptarëve vinin në Beograd kohë pas kohe për të fituar mjete për jetesë. Gazeta "Politika", më 2 prill të vitit 1939, e botoi artikullin me titull "Shqiptarët - kurbetçinj të cilët u shesin dru me kredi beogradasve". Në të thuhet se "sikur të mos kishte dru njeriu do të detyrohej të mendonte se çka do të ndodhë me shqiptarët, e çka pastaj me Beogradin e varfër sikur të mos kishte shqiptarë". Beogradasit nga shqiptarët kanë blerë dru për t'u ngrohur gjatë tërë muajit, kurse e kanë paguar në fillim të muajit tjetër. "Nëse rastësisht lihet anash ndonjë muaj, pagesa vazhdohet deri në verë". Në këtë artikull zhvillohet biseda me kurbetçiun, Xhabirin, kryetarin e bursës së kurbetçinjve. Në Beograd ka ardhur nga rrethi i Gostivarit dhe Tetovës. Në atë kohë shqiptarët kryesisht ishin të veshur me kostumin karakteristik të shqiptarëve, dhe me plis të bardhë në kokë. Në fotografinë e njohur të demostratës së mbajtur më 27 mars të vitit 1941, shihen dy shqiptarë demonstrues që mbajnë flamurin. Mirëpo, më vonë kur kjo fotografi është botuar në gazeta ose në libra, zakonisht ata dy shqiptarë janë hequr me qëllim që ata të mos shihen fare.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në mesin e zejtarëve dhe tregtarëve në Beograd kanë qenë disa shqiptarë. Si tregtar dhe njeri i kamur sidomos ka qenë i njohur Hajrullah Hajrullahoviq (Hajrullahu), pronar i dyqanit të qilimave persian, në qendër të Beogradit. Vëmendjen e beogradasve e ka tërhequr sidomos automobili i tij i madh i bardhë "hispano-suis", të cilin e ka drejtuar një arab me uniformë. Ka rënë në sy edhe bashkëshortja e tij joshëse, hungarezja e re, të cilën e ka sjellë nga Vjena, por me të cilën nuk ishte gjatë në martesë. Bashkëshortja e mëparshme ishte turke nga Istambulli, ndërsa e treta nga familja Mahmutbegoviq, familje e njohur e bejlerëve të Pejës me të cilën është martuar në Tiranë, ku mbreti Zogu ia ka besuar kujdesin për doganat, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën të cilën ia ka ofruar Hajrullahu derisa ai ishte në egzil në Beograd. (Kushëriri i tij Imer Dauti, ishte oficer i ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë dhe historian ushtarak, i cili ka jetuar në Beograd). Në qendër, te tregu i gjelbërt "Zeleni Venac" e kishte "kuzhinën myslimane" Jahja Elmazoviq (Elmazi), në të cilën shpesh ktheheshin deputetët myslimanë të Kuvendit Popullor të Mbretërisë. Ky në Beograd erdhi në vitin 1913, kurse dyqane pati edhe në disa qytete. Djali i tij Zekirija Elmazi, i cili pas Luftës së Dytë Botërore ishte internist në Entin për sëmundje urgjente interne dhe cerebralo-vaskulare në rrugën Nemanjina. Bislim Salihu ishte pronar i ëmbëltores "Sllavija", poashtu në qendër të Beogradit.
Pas Luftës së Dytë Botërore poashtu shumica e shqiptarëve në Beograd ishin punëtorë fizikë, sharraxhinj, pastrues të rrugëve, por me kohë gjithnjë e më shumë kanë punuar në ndërtimtari, sidomos gjatë viteve 70-ta dhe të 80-ta. Një numër i tyre në atë kohë kanë marrë banesa. Sipas të dhënave të Dhomës Ekonomike të Beogradit në territorin e këtij qyteti prej 7.632 dyqaneve private afro 3% ishin në pronë të shqiptarëve. Më së shumti kishte pastiçeri (afër dy të tretat në këtë degë), pastaj bukëpjekës (pak më shumë se një e pesta), në mesin e tyre ishte edhe Elez Nuredini, i quajtur "mbretri i byrekut", të cilit në vitin 1983 iu mor leja për punë (dyqani i tij gjendej te stacioni hekurudhor i Beogradit). Prej 570 kafeneve dhe restoranteve njëzet pronarë ishin të kombësisë shqiptare, tre shqiptarë i kishin ofiqinat për riparimin e automjeteve, disa argjentarë i kanë edhe sot dyqanet në qendër të qytetit (Angjel Mjeda dhe Kolë Çivlaku (dy dyqane), Gjergj Shkreli, Sokol Zeka, deri vonë edhe Lalush Lalevski, dhëndri i Anton Çetës) dhe Zef Paluci, i cili në kohën e bombardimit ka ikur nga Beogradi sepse ka qenë i dyshur se i takon një grupi të fshehtë bashkë me studentët e arrestuar shqiptarë.
Në Jugosllavinë socialiste jeta për shqiptarët në Beograd ishte shumë më e mirë. Në pikëpamje të punësimit dhe të marrjes së banesave në një masë të madhe ishin të barabartë me qytetarët tjerë. Në fakt, në shumë organe federale dhe republikane janë punësuar sepse këtë e kërkonte urdhri i "çelësit" politik. Në shërbimet e përkthimeve në kuvendin federal dhe republikan ka punuar një numër i konsiderueshëm i përkthyesve. Në sekretariatin e Punëve të Brendshme të Beogradit kanë qenë rreth 30 policë të kombësisë shqiptare, si edhe dy-tre inspektorë. Nuk ka qenë gjë e pazakonshme që në shumë ndërmarrje të haset nga ndonjë shqiptar i cili e ka ushtruar ndonjë punë të kualifikimit të lartë. Kjo kështu ka vazhduar deri sa e ka marrë pushtetin Milosheviqi.

Beogradi shpesh ishte vendstrehim për emigrantët shqiptarë

Beogradi u bë vend ku gjatë disa vlimeve politike në Shqipëri për një kohë të shkurtër gjetën strehim disa intelektualë dhe politikanë shqiptarë. Kur në shtator të vitit 1923, Zogu u rrëzua me ndihmën e liberalëve dhe nacionalistëve, të udhëhequr nga peshkopi ortodoks Fan Noli, ai me dhëndrin e vet Ceno beun Kryeziun (Crnoglaviqin) dhe afro 500 përkrahës erdhën në Jugosllavi. Disa muaj Zogu jetoi në Beograd, në hotelin "Bristol". Në fund të vitit të ardhshëm, me ndihmën e Beogradit arriti që me fisin dhe përkrahësit e vet të bëjë përmbysjen në Shqipëri. Pasi e ka rimarrë pushtetin Zogu, një numër i kundërshtarëve të tij u arratisën në Beograd. Në mesin e tyre ishte edhe prifti katolik dhe shkrimtari Lazër Shanto, i cili e shkroi në vitin 1925 tregimin "Fëmijët shqiptarë në lulishte të hueja..." (është botuar më 1928) . Në këtë tregim përshkruhen dy familje shqiptare, të cilat një ditë të bukur pranverore shëtisnin me fëmijët e tyre në Kalemegdan dhe bisedonin lidhur me jetën e tyre në Evropë. Duke e qarë fatin e fëmijëve të vet, njëri prej tyre thotë: "I mjeri fëmí! Ka pá gjith at botë e nuk njeh enè vendin e vet. Rrinte në kafe Moskva të Belgradit në prêhën të general Vešoviçit, e nuk mund të rrije në prêhën të gjyshit e të gjyshes së vet." (Gjenerali Radomir Veshoviq ishte dikur ministër i Malit të Zi dhe idhtarë i mbretit Nikolla, të cilin mbreti Aleksandër e amnistoi.)
Pas Luftës së Dytë Botërore emigranti më i njohur në Beograd ishte gjenerali Panajot Plaku nga Shqipëria, i cili u arratis në Jugosllavi në vitin 1957. Ai ka shpresuar se Bashkimi Sovjetik do të ndërhyjë që të mposhtet pushteti stalinist në Shqipëri. Kur pas ndërprerjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik Jugosllavia rrënjësisht e ndryshoi qëndrimin ndaj emigrantëve shqiptarë, ai është dëshpëruar thellë. Vdiq në vitin 1966 në Beograd plotësisht i zhgënjyer me pozitën e vet. Varrimi është bërë me nderime të larta ushtarake në Beograd, kurse arkivoli i tij ka qenë i mbuluar me flamur të kuq të proletariatit.

Në fillim të shekullit XX në Beograd u botuan dy gazeta me shkrimet në gjuhën shqipe

Në dhjetor të vitit 1900, në Beograd, filloi të botohet gazeta dyjavore "Bratimstvo" (Vëllazërimi) emërtimi i së cilës ishte i shkruar edhe në gjuhën shqipe me shkrimin cirilik. Pronar i gazetës ishte Aleksa Bogosavleviq - Berisha ishte me origjinë nga vëllazëria Berisha. Gjer sa ai ka qenë pronar, gjatë vitit të parë të botimit të kësaj gazete u botuan artikuj edhe në gjuhën shqipe (me shkrim cirilik). Prej vitit 1902 deri 1906 është botuar edhe gazeta "Albania" në gjuhën serbe me alfabetin cirilik dhe në gjuhën shqipe në alfabetin latin, në dialektin gegë). Kohë pas kohe është shkruar edhe në gjuhën frënge, rumune dhe italiane. Në kopertinë shkruante në gjuhën shqipe "Shipja e shkiptarëvet" (Shqipëria shqiptarëve). Gazeta përpiqej për pajtimin e serbëve dhe shqiptarëve dhe gjithsej u shtyp në 44 numra. Pronar i saj ka qenë Jashar Erebara. Redaksia e kësaj gazete në atë kohë ishte si qendër kulturore e shqiptarëve të Beogradit. Në numrin 30, prej 7 marsit të vitit 1904, lexuesit u njohtuan: "Në redaksi gjenden punimet origjinale, letrare, historike dhe poetike të bashkëvendasve tanë. Gjenden përkthimet nga greqishtja në gjuhën latine dhe nga gjuhët tjera në gjuhën tonë amtare, si edhe librat prej klasës I të shkollës fillore deri në klasën e IV, të gjimnazit si edhe Kurani. Shumica janë shkruar edhe me shkrimin cirilik. Nëse dikujt i nevojitet diçka le të vijë në redaksi, rruga Knez Milosh nr. 23 ose le të drejtohet me letër, kartolinë, dhe redaksia do t'ia dërgojë.

Beogradi dikur ishte qendër e albanologjisë

Shkencëtari i parë i cili seriozisht filloi ta studiojë gjuhën shqipe midis serbëve ishte Henrik Bariqi, katolik i Raguzës, i cili studioi në Gracë dhe në Vjenë. Në vitin shkollor 1920/1921 1920/1921 , në kuadër të seminarit nga Gramatika krahasuese e gjuhëve indoevropiane, e përfshiu edhe Historinë e gramatikës së gjuhës shqipe. Ky konsiderohet si fillim i albanologjisë në Universitetin e Beogradit. Shumë shpejt doli revista Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologijiu (Arkivi për vjetërsinë, gjuhën dhe etnologjinë) (1923-1926), e para e këtij lloji në botë, pronar i së cilës u bë profesori i universitetit, etnologu i famshëm Tihomir R. Gjorgjeviq. Revista shumë shpejt e tërhoqi vëmendjen e opinionit shkencor botëror dhe u bë prestigjioze. Për këtë revistë punoi një numër i madh i shkencëtarëve të njohur të vendit dhe të huaj.

Prej kur studiohet gjuha dhe letërsia shqipe në Universitetin e Beogradit?

Këshilli i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Beogradit, më 31 maj të vitit 1925 e ka marrë vendimin të themelohet Seminari për "filologjinë shqipe", i cili i është besuar Henrik Bariqit. Për lektor me honorar për gjuhën dhe letërsinë shqipe është zgjedhur Xhevat Korça, në vitin 1925, emigrant i Shqipërisë, ish-drejtor i gjimnazit në Shkodër. Ai gjatë vitit shkollor 1927/28 e ka mbajtur "Kursin e gjuhës shqipe për fillestarë", pas së cilit është larguar nga Beogradi. Si lektor - vullnetar, për shkak të mungesës së mjeteve, është zgjedhur Vojisllav Dançetoviq në vitin 1935, serb i Kosovës, i lindur në Vushtrri, i cili dinte të fliste shqip mirë. (Dançetoviq, po atë vit e ka mbaruar romanistikën në Zagreb). Në vitin 1937 ky seminar është suprimuar, gjatë kohës së afrimit të Shqipërisë dhe Italisë. Në këtë fakultet, seminari për gjuhën shqipe e ka rifilluar punën në vitin shkollor 1948/49, dhe për ligjërues është zgjedhur Vojisllav Dançetoviq. Në kohën e përkeqësimit të marrëdhënieve ndërshtetërore midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë në vitin 1949 dy muaj është suprimuar. Pas kësaj e ka vazhduar punën normalisht. Për asistentë janë zgjedhur Anton Çetta dhe Idriz Ajeti në vitin 1950, të cilët poashtu e kanë kryer romanistikën në Universitetin e Beogradit. Më vonë të dytë janë bërë shkencëtarë prestigjiozë. Në vitet e 60-ta, Seminari për Albanologji në Fakultetin Filologjik të Beogradit e ka vazhduar punën si Degë e veçantë e gjuhës dhe letërsisë shqipe, të cilin e ka udhëhequr dr. Vojisllav Dançetoviq, dhe pas vdekjes së tij dr. Halit Tërnavci dhe një kohe si lektore, dhe pastaj si docente dr. Gjystina Shushka. Për nevojat e mësimit janë angazhuar në vitet 80-ta profesorët e Universitetit të Kosovës, dr. Latif Mulaku (për gjuhë shqipe) dhe dr. Latif Berisha (për letërsinë shqipe), mirëpo kjo praktikë është ndërprerë në vitin 1990 për shkaqe politike, për çka kjo katedër ka pësuar dëme të mëdha. Këto studime i kanë kryer një numër i madh i intelektualëve të Kosovës, profesorë, shkencëtarë, shkrimtarë, kryeredaktorë të gazetave, ndër të cilët janë edhe dr. Gani Luboteni, dr. Latif Mulaku, dr. Latif Berisha, Fahredin Gunga, Enver Gjergjeku etj. Nga kjo katedër kanë dalë magjistrat e parë nga fusha e filologjisë në Kosovë, Mehdi Bardhi (1958) me temën "Disa veçori në vokalizmin e së folmes së Hasit" dhe Hilmi Agani (1958) me temën "Krijimtaria lirike e Naim Frashërit".

Një kohë Beogradi ishte qendër e studimeve për shqiptarët e Kosovës

Para Luftës së Dytë Botërore një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve të Kosovës studiuan në Beograd. Në Gjimnazin e parë të meshkujve maturoi Mehmed Barjaktereviq (Meto Bajraktari), i cili më parë për shkak të propagimit të komunizmit, u largua nga Medresa e Madhe në Shkup (e quajtur "Medresa e Kuqe"), pastaj u përjashtua nga gjimnazi në Prishtinë, u refuzua nga gjimnazi në Vranjë dhe u ndoq nga gjimnazi në Pejë. Në Universitetitn e Beogradit drejtësinë e studiuan Zejnel Ajdinoviq (Hajdini), Mehmed Barjaktareviq (Meto Bajraktari), Ramiz Sadikoviq (Sadiku), që të tre e kanë humbur jetën si partizanë në Luftën e Dytë Botërore dhe janë shpallur heronj të popullit, Rashiq Dedoviq (Deda), gjithashtu e humbi jetën si partizan, Aziz Sulejmanoviq, luftoi si partizan, Esad Imeroviq (Imeri), Kurtesh Agusheviq (Agushi), Shaip Mustafoviq (Mustafa), njëherë anëtar i PKJ, kurse gjatë Luftës së Dytë Botërore kolaboracionist gjerman, veterinën Esad Mekuloviq (Mekuli), i cili 1933-36, i botoi vjershat shoqërore në revistat përparimtare të atëhershme, agronominë Qamil Ibrahimoviq (Ibrahimi), romanistikën Ferid Peroli, teknikën Hivzi Sulejmanoviq (Sylejmani), pas luftës shkrimtar i njohur, dhe Veli Dediq (Dedi), nga Medvegja në Serbi, i cili më pas në Itali e ka kryer akademinë ushtarake, pas së cilës ka marrë pjesë në Luftën e Spanjës, ku në vitin 1938 është dekoruar me çmimin e lartë "No pasara", e pastaj është bërë hero si komandant i forcave antifashiste në Marsej, etj.
Pas Luftës së Dytë Botërore Beogradi një kohë ishte qendër ku studionin shumë shqiptarë të Kosovës. Doktorët e parë të shkencave nga radhët e shqiptarëve të Kosovës dolën nga Universiteti i Beogradit. Idriz Ajeti, disertacionin e mbrojti në vitin 1958 në Fakultetin Filozofik nga lëmi i shkencave filologjike. Në Fakultetin e Shkencave Natyrore, në vitin 1959, në mënyrë madhështore e ka mbrojtur tezën e doktoraturës Dervish Rozhaja nga lëmi i shkencave biologjike, dhe atëherë ishte doktori më i ri i shkencave në Jugosllavi, po këtë vit në lëmin e veterinës doktoroi Esat Mekuli. Hasan Kaleshi në vitin 1960, në Fakultetin Filozofik e mbrojti tezën e doktoraturës. Mehdi Bardhi dhe Hilmi Agani në vitin 1958 ishin të parët që magjistruan në Fakultetin Filozofik në lëmin e albanologjisë. Ali Hadri 1960 në fushën e historisë, poeti Enver Gjergjeku në vitin 1961 në albanologji, që të gjithë këta më vonë u bënë profesorë të njohur në Universitetin e Prishtinës. Deri në vitin 1989 në Beograd doktoruan afro 100 shqiptarë të Kosovës. Në këtë qytet si shkencëtar filloi të formohet edhe Martin Camaj, emigrant nga Shqipëria, poet lirik, i cili diplomoi gjuhën sllave në Fakultetin Filozofik, por si i papërshtatshëm politikisht, ai në vitin 1957 u detyrua të largohet nga Jugosllavia. Në vitet 50-ta Instituti Etnografik i Akademisë Serbe të Shkencave i angazhoi si bashkëpunëtorë, Mark Krasniqin dhe Kadri Halimin, të cilët në revistat shkencore i botuan disa artikuj me rëndësi për etnologjinë. Akademinë e Arteve Figurative e mbaruan Musli Muliqi, Gjelosh Gjokaj, Ëngjëll Berisha, Bedri Emra, Tahir Emra, Hysni Krasniqi, Sylejman Cara, artet aplikative Matej Rodiqi, Rexhep Ferri dhe Shyqri Nimani, Akademinë e Muzikës Krist Lekaj, Selim Balata, Mark dhe Gjergj Kaçinari, Bajar Berisha, Fahri Beqiri, Bahri Çela, Selim Kabashi etj., kurse Akademinë e teatrit dhe të filmit, aktorët Bekim Fehmiu, Faruk Begolli, Enver Petrovci, Xhevdet Qorraj, regjistorët Isa Qosja, Selami Taraku, Emin Halili, Artan Skender, dramaturgjinë Ekrem Kryeziu, Petrit Imami, montazhin Mustaf Presheva, i cili me sukses e ka filluar karrierën në Beograd dhe pastaj e ka vazhduar në Turqi.

Martesa të përziera midis shqiptarëve dhe serbëve

Në Beograd një numër studentësh shqiptarë kanë lidhur martesë me serbe, Anton Çetta (i biri Lazari, jeton në Beograd), Mark Krasniqi (e bija Drita, jeton në Beograd), Hasan Kaleshi (dy djem, Erolin dhe Damirin), Hilmi Thaçi (e bija Valbona), aktorët Bekim Fehmiu (dy djem, Uliksi dhe Hedoni, jetojnë në SHBA) dhe Faruk Begolli, piktori Matej Rodiqi (i biri Kola), Adem Bllaca, ndihmësdrejtor i Bibliotekës Popullore të Beogradit (në fund të viteve të 70-ta ka kaluar në Prishtinë), etj. Motra e historianit Dimitrije Bogdanoviqit, autorit të "Librit për Kosovën", ka qenë e martuar për Martin Camajn, emigrant nga Shqipëria, shkrimtar, i cili e ka studiuar sllavistikën në Beograd dhe me të cilin ka emigruar në Itali në vitin 1956, sepse është urdhruar që ta braktisë Jugosllavinë. (Kanë jetuar në Mynih, ku ka qenë profesor i gjuhës shqipe në universitetin e atjeshëm. E kanë prishur martesën në fund të viteve të shtatëdhjeta).
Diplomati Elhami Nimani është martuar me Sonjën, të bijën e mitropolitit të Sremit dhe Karlovcit Rajiqin, e cila ka shkuar në Kosovë në vitin 1945 me divizionin e 46-të LNÇ, në repartin e Agitropit. Disa politikanë shqiptarë, të cilët kanë jetuar në Beograd, janë martuar me serbet e Kosovës në mesin e tyre janë Ali Shukria me Dushankën, (i kanë dy djem Zeqirin dhe Luanin), Sinan Hasani me Stanën (dy fëmijë Ilirin dhe Dijanën), Kol Shiroka (Lekën dhe Jugosllavën), Alush Gashi me Lejlën (tre djem Agimin, Skenderin dhe Fatmirin), diplomati Mesud Besniku me Momirën (vajzën Meritën, e cila ka vdekur herët), Halil Fejzullahu me Danicën, (vajzën Kaqushën, ka qenë punëtore e njohur politike, si dhe djemtë Korçaginin, i cili e ka humbur jetën në fatkeqësi komunikacioni, dhe Petritin hendbollist në ekipin e "Crvena zvezdës" së Beogradit. etj. Një numër shumë i vogël i martesave është bërë midis shqiptareve dhe serbëve. Një nga rastet e rralla është midis Eleonorës, e bija e politikanit Mehmet Hoxhës dhe Boshko Jovanoviqit ( i kanë dy djem).

Shqiptarët e dalluar të cilët ishin banorë të Beogradit

Në mesin e shqiptarëve që jetuan dhe që jetojnë dallohen Mehmet Hoxha, Ismet Shaqiri, Alush Gashi (mbesa e tij Antigona Andonov është gazetare e njohur në RTV B92), Ali Shukria, Sinan Hasani, Kol Shiroka, Hadije dhe Murat Morina (djemtë e tyre Edmondi dhe Petriti janë ekspertë për kompjuterë, tani jetojnë në botën e jashtme), Sokol Nimani, drejtor i Fondit për Rezerva, me bashkëshorten Antigonën, përkthyese dhe spikere (ata me fëmijët, Akilin dhe Zanën u shpërngulen në Kanada kur filluan luftërat në ish-Jugosllavi), ambasadorët Elhami Nimani, Rexhep Xhiha, Xhavit Emini, Gjon Shiroka, Mesud Besniku, Kol Shkreli, (Elhami Nimani pas një ngjarjeje tronditëse, u sulmua fizikisht, vdiq më 1998, në varrimin e të cilit në Beograd u grumbulluan shumë miq për t'ia dhënë lamtumirën e fundit), përkthyesi dhe shkrimtari Sitki Imami, gazetarët Hilmi Thaçi, korrespondent i "Rilindjes" dhe Masar Murtezai, redaktor i emisioneve në gjuhën shqipe të TV Beogradit (68-74), më vonë shef i kabinetit të Fadil Hoxhës dhe Sinan Hasanit, eprorët ushtarakë të lartë Xhemail Bajraktari, i cili bëri vetëvrasje, dhe Imer Dauti, i cili ishte disa vite komisar i Spitalit Ushtarak të Beogradit, e pastaj punoi si historian në Institutin Ushtarak për Histori, doktorët Beqir Saitoviq, kirurg në Spitalin e Traumatologjisë dhe Ortopedisë (vdiq në vitin 1976), dhe Zekeria Elmazi, internist në Entin për sëmundje interne dhe cerebralo-vaskulare, Albert Dushi, drejtor i "Filmske novostit" (Kinoditarit), Sherif Dunica, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë, Ismet Gjoshi, zbutës i njohur i qenëve dhe autor i librit "Zbutja dhe zbukurimi i qenëve", i cili u ribuotua disa herë, Shefik Kryeziu, pilot i aviacionit ushtarak, i cili u pushua nga puna më 1993, tani biznesmen i suksesshëm, Ilaz Lushta, përfaqësues i metalurgjisë çeke në Beograd, ekspert i dikurshën në Minierën e Trepës dhe përfaqësues i saj në Çekosllovaki, avokati Hysni Bytyqi i cili në Beograd ka ardhur në vitin 1963 ku gjatë punës e ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme, dhe ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd, kurse ka doktoruar të drejtën në Tiranë (këtë në vitin 2002 në banesën e vet bashkë me bashkëshorten e kanë sulmuar disa persona të panjohur, për çka ka shkuar për shërim në Londër ku ka vazhduar të jetojë), Ali Taraku, kapiten i ekipit përfaqësues të volejbollit jugosllav dhe trajner i ekipit të femrave "Radniçki" të Beogradit (vdiq në vitin 1980), Petrit Fejzullahu, hendbollist i shkëlqyer në klubin e "Crvena zvezdës" edhe në ekipin përfaqësues të Jugosllavisë, Fahri Musliu, gazetar i cili një kohë ishte korrespodent i "Rilindjes", pastaj i "Bujkut", i të përditshmes "Zëri" të Prishtinës, por në të njëjtën kohë dhe i "Zërit të Amerikës", piktorët Matej Rodiqi dhe Isak Asllani, xhirues televiziv Fatmir Nushi, i cili është mjeshtër i spoteve muzikore, Petrit Imami, profesor i skenarit për film në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd i cili në vitin 2000 e botoi librin "Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj" (Samoidat B92), ku i trajtoi marrëdhëniet politike dhe kulturore midis këtyre popujve, aktorët Bekim Fehmiu, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci, të cilët arritën karrierë artistike shumë të suksesshme në Beograd.

Cilët shqiptarë ishin më të njohur në Beograd?

Padyshim më i njohuri është aktori i famshëm i filmit Bekim Fehmiu. Me rastin e vizitës Beogradit qysh në vitin 1962, shkrimtari i njohur francez, Zhan Pol Sartër e vërejti talentin e Bekimit në shfaqjen e dramës së tij "Pengjet nga Altona" edhe pse ai pati një rol shumë të vogël, i cili zgjati vetëm disa minuta. Famën botërore e arriti në filmin jugosllav "Mbledhësit e puplave" i cili në vitin 1967 ka bërë bujë në festivalin e filmit në Kanë. Në Beograd e botoi pjesën e parë të memoareve të veta "Shkëlqimi dhe tmerri", ku në mënyrë tërheqëse e përshkruan fëmijërinë e vet në Prizren. Gjatë viteve të 80-ta një nga këngëtaret më të popullarizuara të pop-muzikës ishte Zana Nimani. Edhe pse nuk jeton më në Beograd këngët e saj edhe sot e kësaj dite dëgjohen me të madhe.

A ka pasur shoqata të shqiptarëve në Beograd?

Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore është formuar një shoqatë e shqiptarëve e cila ka vepruar një kohë shumë të shkurtër. Nga mesi i nëntorit të vitit 1957 në Universitetin e Beogradit u themelua Shoqata letrare "Përpjekja", të cilën e përbënin studentët shqiptarë të cilët kishin ardhur për të studiuar. Ajo së shpejti u bë shoqatë letrare-muzikore dhe gjatë ekzistimit të saj zhvilloi aktivitete mjaft të begatshme. Iu ndalua puna në vitin 1984. Në maj të vitit 1990 një grup i shqiptarëve biseduan për mundësinë e formimit të një shoqate të shqiptarëve, ku nismëtarë ishin korrespodenti i atëhershëm i "Rilindjes" Fahri Musliu dhe Hysni Bytyqi, avokat në Beograd, por shpejt u pa se një gjë e tillë në atë kohë ishte e pamundur. Ajo shoqatë është dashur të quhet "Nënë Tereza".

Disa rrugë në Beograd i morën emrat sipas shqiptarëve

Skender-begova ulica (Rruga e Skënderbeut) gjendet në pjesën e vjetër të Beogradit, në Dorqol, dhe quhet sipas heroit më të madh të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut që nga viti 1896. Një nga rrugët më të vjetra në qendër të Beogradit "Makedonska ulica", prej vitit 1872 deri 1896 është quajtur "Kastriotova ulica" (Rruga e Kastriotit), në kohën kur është menduar se ai ka qenë me origjinë serbe.

Ulica Majke Angeline (Rruga e Nënës Angjelinë) e mban emrin e bijës së Arianitit e cila është e martuar në Shkodër më 1460 për princin serb Stefanin e Verbër. Ai ishte i biri i Gjurgj Brankoviqit nga Smedereva, të cilit për dënim i ka nxjerrë sytë në vitin 1441 dhëndri i tij Sulltan Murati II. Angjelina u është përkushtuar të varfërve dhe të sëmurëve, për çka në Srem e kanë quajtur "Nënë Angjelina". Në shenjë përkujtese për të, Kisha Ortodokse Serbe e kremton 12 gushtin si Ditë të Shën Angjelinës. Në fillim të shek. XVII kulti i saj është përhapur edhe në Rusi. Prej vitit 1940 në Beograd një rrugë në komunën Zvezdara quhet sipas saj.

Kondina ulica (Rruga e Kondës) quhet sipas një shqiptari ortodoks nga Shqipëria Jugore, i cili ka treguar trimëri të madhe në vitin 1806 kur Beogradi është çliruar nga turqit. Kjo rrugë në qendër të Beogradit e mban emrin e tij prej vitit 1872.

Esad-pašina ulica (Rruga e Esad Pashës) është emërtuar me emrin e këtij shqiptari në shenjë mirënjohjeje, pasi i ka ndihmuar ushtrisë serbëve gjatë tërheqjes përmes Shqipërisë. Gjenerali serb, Dragutin Milutinoviq ka thënë: "Sikur të mos e kishim pasur Esadin si mik, ne do të kalonim edhe më keq në vitin 1915 me rastin e tërheqjes". Pikërisht për shkak të kësaj një rrugë në komunën e Vozhdovcit e mban emrin e tij prej viti 1935.

Ulica Sadika Ramiza (Rruga e Ramiz Sadikut) e ka marrë emrin sipas këtij revolucionari dhe komunisti nga Kosova, hero i popullit në Luftën e Dytë Botërore. Rruga gjendet në Beogradin e Ri, afër bregut të lumit Sava, në lagjen e dikurshme të punëtorëve, sot jo larg hoteleve më luksoze në Beograd "Hajatit" dhe "Interkontinentalit".

Skadarska ulica (Rruga e Shkodrës) konsiderohet si një nga rrugët më atraktive në Beograd, në të cilën gjenden disa kafene të vjetra shumë të vizituara, dhe këtë emër e ka marrë qysh në vitin 1872. Kjo rrugë dhe pjesa e qytetit është e njohur edhe me emrin Skadarlija. Me të njëjtin emër quhet edhe një rrugë e vogël në Zemun.

Albanska ulica (Rruga e Shqipërisë) gjendet në një nga komunat më të vjetra të Beogradit, në Palilulë. Këtë emër e ka marrë në vitin 1927, dhe e ka pasur deri në vitin 1972, kur është ndryshuar në "Ulica Albanske spomenice" (Rruga e Përkujtimores së Shqipërisë). Emrin e ka marrë sipas asaj që kanë mbajtur mend ushtarët serbë të cilët janë tërhequr në kushte shumë të rënda përmes Shqipërisë në vitin 1915. Në komunën e Zemunit, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, gjithashtu, një rrugë poashtu është quajtur Albanska ulica, dhe këtë emër edhe sot e kësaj dite e mban.

Dracka ulica (Rruga e Durrësit) gjendet në pjesën e vjetër të qytetit, në Dorqol, dhe këtë emër e ka marrë në vitin 1930 sepse ai qytet në Shqipëri u ka mbetur në kujtesë të bukur ushtarëve serbë gjatë viteve 1912-1913. Lješka ulica (Rruga e Lezhës), e cila gjendet në komunën e Çukaricës, e ka marrë këtë emër në vitin 1930 për shkak të kujtimeve të cilat i kanë pasur ushtarët e Ushtrisë serbe në vitin 1912, kur më 18 nëntor e kanë çliruar këtë qytet nga turqit, dhe më 1915 kur në rrugët e ngushta të këtij qyteti, në rrugën në drejtim të Durrësit, kanë kaluar shumë ushtarë të rraskapitur serbë dhe civilë duke u tërhequr para ushtrisë austriake.

Palata Albanija (Pallati i Shqipërisë) gjendet në vendin ku para Luftës së Parë Botërore, në qendër të Beogradit, ka qenë kafeneja "Albanija", emrin të cilin pronari ia ka dhënë për nderë të luftëtarëve serbë të cilët në vitin 1912-1913 kanë luftuar në Shqipëri. Është ndërtuar në vitin 1939 dhe ka qenë ndërtesa më e lartë në atë kohë në Jugosllavi, të cilën e kanë quajtur "Pallati i Shqipërisë", sipas kafenesë në fjalë, dhe me këtë emër beogradasit e quajnë edhe sot e kësaj dite,shkruan në mes tjerash gazetarja nga Beogradi Naile Mala-Imami.

Posted by AGJENCIONI FLOART-PRESS at 4:23 MD Links to this post


Numerohen rreth 15 milion Shqiptare ne te gjithe Boten
Numërohen rreth 15 milion Shqiptarë në të gjithë Botën ( Duhet pasë parasysh, se ky rezultat është i hulimtuar më parë nga disa faqe elektronike, dhe, nuk ka ende prova për ndonjë regjistrim zyrtar. Megjithatë, nisur nga disa të dhënat e marra, të cilat janë shumë më të besueshme, athere, duhet të merret edhe në konsiderat e besuar në një farë mënyre se me të vërtet ; janë 15 miljon shqiptarë në të gjithë botën)

BEQIR SINA (New York, SHBA)


Vitet e fundit janë shtuar debatet ne forumet shqiptare, lidhur me numërin e shqiptarve në botë. Faktikisht mungojnë statistikat zyrtare ato që do t'a mbyllnin këtë debat. Disa thonë se janë diku tek 17-18 miljon të tjer edhe më shumë ose më pak. Një studim jozyrtar i bërë para dy vjetve cekte faktin se numërohen rreth 15 milion Shqiptarë në të gjithë Botën.Duhet pasë parasysh, se ky rezultat është i hulimtuar më parë nga disa faqe elektronike, dhe, nuk ka ende prova për ndonjë regjistrim zyrtar. Megjithatë, nisur nga disa të dhënat e marra, të cilat janë shumë më të besueshme, athere, duhet të merret edhe në konsiderat e besuar në një farë mënyre se me të vërtet ; janë 15 miljon shqiptarë në të gjithë botën Në këtë kontekst, patjetër, që nuk duhet harruar se në këtë hulimtim demografik është në paln të parë edhe një numër i popullsis shqiptare, të cilët dihet se i përkasin origjinës së shqiptarve. Shqiptarë, nga ata që ne sot i njohim, si të asimiluar, por që ruajn natyrishtë të gjitha karakteristikat që njohin ata si shqiptarë. Sidoqoftë, le t'i referohemi këtyre fakteve të mbeldhura, dhe vet më pasë të nxjerrim një numër më të saktë, ndoshta......

Të dhënat e ofruara deri tani, na tregojnë se Republika e Shqipëris, zyrtarishtë ne terrirtorin e saj ka mbi 3 milion shqiptarë, të tjerët janë minipakica me minoritete e komunitete. Në Kosovë, sot numërohen rreth 2 milion shqiptarë nga dy miljon e 300 mijë banorë sa ka vet Kosova - 2% janë serb, 1% rome, 1% turq e pakica të tjera. Në të ashtuquajturë FYROM (ose ish Republika "Jugosllave" e Maqedonis) numërohen rreth 800 mijë shqiptarë, etnik, maqedonas, janë rreth 58%, shqiptarët përbëjnë rreth 33%, turq 3%, serb 2%, Gypsies 3%, të tjer 2%. Mali i Zi, me rreth 700 mijë banorë, numëron rreth 40-50 mijë shqiptarë. Kosova Lindore, është e përqëndruar në qendrat e zonat për-rreth Presheves, Bujanovcit e Medevegjes, të cilat janë dhe qendrat administrative ku dominojnë shqiptarët. Ndërkaq, gjeografia e vend-ndodhjes së shqiptarëve jashtë trojeve të tyre, patjetër që duhet të fillojë me Turqinë. Turqia, siç tregojnë hulimtimet zë vendin e parë në atllasin e shpërndarjes gjeografike, të shqiptarëve jashtë vendit. Aty ka gati më shumë shqiptarë se sa Shqipëria dhe Kosova bashkë - mbi 5 miljon shqiptarë.

Shqiptarët e Turqisë, me keqardhje duhet pranuar se pothuajse janë të kthyer plotësisht në shqiptaro-turq. Por, që në kartat e indetitetit, shkruhet se kanë kombësi shqiptare. Ata sipas statistikave në Turqi, janë diku aty afër të regjistruar në zyrat e regjistrimit, sipas vet të dhënave zyrtare të shtetit turk, rreth 5 milion qytetarë shqiptaro-turq, me origjinë shqiptare.

Ndërkaq, një tjetër vend nga ku ka shumë shqiptarë, e ata ruajn ende kombësinë shqiptare, shumë nga ata që ne i thërrasim shqiptarë të herëshm, janë dhe shqiptarët e Greqisë. Shqiptarë, këta që vet grekërit, i quajnë Arvanitasit, çka dotë thotë Shqiptarë. Shqiptarët e Greqisë, sipas hulimtimeve e dokumenetve të mbetura, janë të vendosur në rrethinat e kryeqytetit - Athinës. Mirpo, ka edhe shumë shqiptarë që flasin shqip e kanë të njëjtata zakone e tradita me tonat ata përgjatë shtrijes së kufirit, me Shqipërinë. Nga këta numërohen në mbi një milion, duke formuar edhe rreh 50 komuna shqiptarofolëse, në Greqi.

Arbëreshët, njihen historikisht shqiptarë që gjenden në Jug të Italisë, kryesisht në Sicili dhe Kalabri. Arbëreshet, llogariten në mbi 100 mijë banorë. Ndërsa, në Egjipt, një nga vendet e largëta të rrahur aso kohe shumë nga shqiptarët , numërohen rreth 200 familje, me origjinë shqiptare, që kanë rujatur gjuhën, traditat e zakonet tona. Nga vendet e quajtura të Lindjes së Largët, ose Misiri, i njohur tek shqiptarët për emigrim të hershem, është edhe Siria. Studimet atje tregojnë se pas largimit nga Egjypti, shumë shqiptarë u vendosën në Siri. Në Siri hulimtimet tregojnë, se aty numërohen rreth 550 familje.

I njejti studim duke vazhduar, vijon pastaj me shqiptarët që janë të vendosur, në Bullgari. Shqiptarët e Bullgarisë, janë të përqëndruar kryesisht në Sofje dhe në Pllovit. Dhe kapin shifrën, diku aty të rreth nja 52 mijë vetëve. Në Rumani, thuhet se numërohen rreth 20 mijë. Në Kroaci, ështe i njohur ngulimi më madh i shqiptar në këtë vend ai i fshatit Zare i Kroacisë. Janë gjithashtu në studim rreth 12 mijë shqiptarë, në Slloveni .

Numërohen 12 mijë shqiptarë edhe në Ukrainë. Atje janë evidentuar gjithsejt 7 fshatra, te banuara nga shqiptarë, por ende nuk është llogaritur numri i vertet i tyre. Në Argjentinë, një vend tjetër ku janë ngulitur shqiptarët, dhe kryesishtë ata të perzier me emigratët italianë, që erdhën këtu nga Jugu i italisë, pra janë shumica arbëreshë. Shqiptarët e Argjentinës, konsiderohen komuniteti më i organizuar, dhe që kanë ruajtur shumë nga tradita dhe historia. Ata e jane diku aty rreth 50 mijë shqiptarë. Australia, megjithse njihet si një vend i madh për emigratët, për shqiptarët nuk është e preferuar shumë . Në Asutrali, numërohen rreth 26 mijë shqiptarë, të vendosur në rrethinat Viktoria dhe Brisbej.

Kontineti afrikan me perjashtim të Egjiptit, në shtetet e tjera i ka si "pikat e shiut" shqiptarët. Afrika e Jugut, është vendi ndoshta që ka më pak shqiptarë, nga të gjitha ngulitjet. Aty janë vendosur, thuhet deri tani në Kejp Taun e përrreth nja 15 familje .Vendi më i preferuar dhe nga më të populluarit nga hera, por veçanërishtë kohët e fundit kryesishtë, patjetër që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një kuriozitet që forcon këtë mendim, thotë se "shqiptarët e kanë zbuluar Amerikën". Kjo, ide duket se bëhet për të treguar dhe atë se sa janë të dhënë, e lidhur shqiptarët pasë këtij emigrimi, për të ardhur në Amerikë, e gjetur ëndërrën amerikane.

Sot, këtu flitet se gjenden mbi 500 mijë shqiptarë. Shifër kjo që për të radhur keq, kurr nuk ka mundur të bëhet zyrtare. Mbasi gjithmon i ka mungur një inisiativë zyrtare, kryesishtë nga shteti ynë ose edhe organizata e shoqata të ndihmojnë që ta bëjnë një gjë të till me regjitrimine shqiptarve në Amerikë. Gjithmon statistikat në Amerikë, i referohen kryesisht qëndrave nga më të banuarat me shqiptarë. Shqiptarët në Amerikë, janë të vendosur më së shumti në Çikago, Detroit, Miçigan, Nju Jork, Nju Jersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohaio, Kenektiket, Pensillvenia. Ndërsa veçanërishtë, në Kanada, ka shumë shqiptarë të emigruar në 15 vjetet e fundit shumica famije intelektualesh Kandaja, konsiderohet komuniteti më i madh i mbushur me intelektual nga Shqipëria të emigruar dekaden e fundit. Një vend kryesorë në largimin e shqiptarve të kohëve të fundit, ku janë të vendosur shqiptarët e dekadës së fundit, konsiderohet Greqia, me rreth 500 mijë shqiptarë. Pas saj vjen Italia dhe Gjermania, që kanë të dyja së bashku rreth 390 mijë shqiptarë, përfishirë këtu edhe ata të trojeve etnike .

Vetem në Itali, mund të jenë afro rrreth 300 mijë, në Zvicër rreth 180 mijë, kryesisht shqiptarë të trojeve etnike. Në Angli 40 mijë, Belgjike rreth 40 mijë. Një numër më të vogël shqiptaresh gjen pothuajse në çdo vend evropian, Holland, Skandinavi, Spanjë, Francë, Luksenburg, Çeki, Hungari, Austri e Poloni. Ndonse, në fund duhet pranuar se tani nuk ka cep të botës, që nuk gjenë shqiptarë, deri në fund të botës regjistrimi i tyre zyrtar mbetet problem. Pasi mbledhja e numërit të shqiptarve bëhet sipas materialeve të gjendura në internet, ashtu siç është edhe ky studim i bërë para disa vjetve me moton "Etapat historike të shpërnguljes së shqiptareve".

Mos harroni se Shqiperia eshte nje Liste Informative Kombetare Shqiptare, synon ne nxitjen e atedhedashurise, tek te gjithe shqipetaret pa dallim Krahine, besmi dhe seksi. Me parimin : Me i nderuari nga ne eshte nacionalisti dhe ai qe i sherben me shume ceshtjes kombetare... Per kete jane te ftuar te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen qe te kontribojne ne rritjen e atedhedashurise nder shqiptar...

AGJENCIONI FLOART-PRESS

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)