2013-07-22

» Antigonë Salihu: Krijimtaria letrare e shkrimtarit Herman Hesse dhe romani Sidarta


Hyrje
I.
Tema, Letërsia gjermane e shekullit XX, ka për qëllim të nxjerrë në dritë, një segment të rëndësinë e kësaj letërsie, jo vetëm për letërsinë dhe kulturën gjermane, por edhe për letërsinë e përgjithshme, botërore.
Duke qenë se shumë vepra të kësaj letërsie janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe, pa dyshim se kjo letërsi njihet mirë edhe nga lexuesit shqiptarë, të cilët në literaturën shkollore kanë mësuar e mësojnë veprat e Gëtesë, Shilerit, Lesingut, Tomas Manit, Remarkut, Cvajgut, Hesses, Kafkës e shumë të tjerëve.
Letërsia gjermane është e begatshme për nga tematika që trajton, ndërkohë që disa nga krijuesit e njohur të kësaj letërsie kanë bërë emër dhe janë përkthyer në shumicën e gjuhëve të botës.
Në këtë mes krijuesish të njohur shquhet shkrimtari gjerman, Herman Hesse (1877- 1962) i cili në vitin 1946 ka fituar edhe çmimin nobël për letërsi.
Tema, të cilën do ta trajtoj lidhur me romanin “Sidarta” të këtij shkrimtari, më bën përshtypje në radhë të parë për meditacionin e tij në trajtimin me shumë zell të jetës së asketëve brahmanë, traditë fetare kjo, e cila nuk ka qenë sa duhet e njohur për lexuesit evropianë. Mënyra sikur i qaset temës, shkrimtare Hesse, është e veçantë, është shumë e kuptueshme, e rrjedhshme dhe e përmbushur me elemente narrative, të cilat shkrihen natyrshëm në tërësinë kompozicionale të veprës.
Romani “Siddharta” vazhdon të mbetet njëra ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore dhe pikërisht për këtë do të mundohem të zbërthej disa veçori të kësaj vepre.
Në trajtimin e kësaj teme jam shërbyer me literaturën e shkruar në gjuhën gjermane, por edhe në gjuhën shqipe si dhe me shkrime të botuara në faqe të shumta të internetit, sikur janë shkrimet e publikuara nga autorët: Petraq Kolevica, Heide Soltau, Ahmet Qeriqi, Remzi Salihu, Silke Liria Blumbach e të tjerë...

II.
Letërsia gjermane e shekullit XX

Populli gjerman në shekullin XX ka kaluar nëpër një rrugë tejet specifike, për shkak të kontradiktave më mëdha sociale, politike e ideologjike si dhe rrethanave ekonomike e politike që kanë mbretëruar në botë, veçanërisht në Evropën e shekullin XX. Pavarësisht rrethanave tragjike, që ka pësuar Gjermania gjatë dy luftërave botërore, por edhe shumë popuj të botës nga ideologjia naziste e Rajhut të Tretë, populli gjerman ruajti në qenien dhe shpirtin e tij besimin në njeriun, faljen dhe mirëkuptimin për popujt, plagë të mëdha të cilëve u kishte shkaktuar, Adolf Hitleri, me makinerinë e tij të luftës.
Letërsia gjermane e shekullit XX, ka shënuar ngritje të madhe cilësore me disa nga emrat më të njohur të shkrimtarëve me përmasa botërore si: Tomas Man, Herman Hesse, Franc Kafka, Erih Maria Remark, Stefan Cvajg, Bertold Breht, Gynter Gras, Peter Hendke, Martin Valser, Elias Kaneti e të tjerë.
Shkrimtari i madh gjerman Tomas Man (1875-1955) me romanin e tij "Budenbrokët", ka përshkruar me besnikëri shkatërrimin e një familjeje tregtarësh nga Lybeku. Në muzeun e Hajnrih dhe Tomas Manit në Lybek është ngritur një dhomë, e cila bazohet në tregimet precize të Tomas Manit. Ndërkohë që romanet e Tomas Manit, si për shembull „Mali Magjik“ (Der Zauberberg) dhe "Vdekja në Venedik“, (Der Tod in Venedig), bëjnë fjalë për perëndimin e borgjezisë së lartë të kohës.
Në krijimtarinë e shkrimtarit të madh gjerman, Herman Hesse (1877-1962) trajtohet kryesisht tema e vuajtjes së individit dhe kërkimi i vetvetes. Kjo është tema kryesore në romanin e tij „Ujku i stepave“ (Der Steppenwolf). Në këtë roman, shkrimtari trajton një njeri, që lufton i vetëm dhe rrezikon të thyhet nga vuajtjet e brendshme. Si "Siddhartha", vepra tjetër e Heses që tregon një histori përrallore të kërkimit religjioz të vetvetes ashtu edhe „Ujku i stepave“ lexohen shumë, edhe prej të rinjve të sotëm. "Siddhartha" ka qenë një libër kulti, jo vetëm sepse personazhi kryesor konsumonte edhe droga. (Heide Soltau, Dojçe Vele, 18. 7. 2008).
Një rol të rëndësishëm në letërsinë gjermane ka luajtur edhe shkrimtari i madh i nivelit botëror, Franc Kafka.
Franc Kafka ka shkruar një mori me tregime, novela e romane. Ai u bë i njohur sidomos pas vdekjes, ku bota e lexuesve jo vetëm, në vendet ku flitet gjermanishtja, por sidomos në Francë, e lexoi dhe çmoi lart krijimtarinë e këtij shkrimtari, i cili vazhdon të mbetet njëri ndër krijuesit më të lexuar, por edhe më enigmatikë në mbarë botën. Veprat e tij mund të kundrohen nga aspekte të ndryshme për të zbërthyer botën e tij, meditimin shumë të thellë, mbase edhe parashikimin për fatalitetin që pësoi populli hebre gjatë kohës së sundimit të Rajhut të Tretë, ku miliona hebrenj u burgosën u arratisën, u vranë dhe u zhdukën në mënyrën më barbare, që kishte njohur ndonjëherë njerëzimi, duke përjashtuar edhe inkuizicionin mesjetar. (A. Q. Bota e trishtuar dhe absurde e Franc Kafkës).
Maria Remark është po ashtu njëri ndër shkrimtaret më të njohur të letërsisë gjermane të shekullit XX. Ai lindi me 22 Qershor 1898 në Osnabrück dhe vdiq me 25 Shtator në Lokarno të Zvicrës. Biografia dhe shkrimet e Remarkut janë të prekura thellësisht nga historia gjermane e shekullit te XX, sikur janë, fëmijëria dhe rinia e tij në qytetin imperial te Osnabrück dhe Lufta e Parë Botërore. Me romanin “Asgjë e re nga fronti i perëndimit”, publikuar për herë të parë në vitin 1929, Remarku pati një njohje mbarë botërore, që vazhdon akoma dhe në ditët e sotme. Romanet më të njohura të Remarkut janë: “Rruga e Kthimit(1931)”, “Tre Shokët (1936-1938)", “Harku i Triumfit (1945)”, “Obelisku i Zi (1956)”, edhe “Një Natë në Lisbon (1962)”. Veprat e Remark janë përkthyer në më shumë se pesëdhjetë gjuhë të botës.(Ballkan Web, Madame Baterflaj).
Në një mënyrë tjetër, anti borgjeze, shkruan Elias Kaneti (Elias Canetti) (1905-1994). I lindur në Bullgari, i rritur në Angli, Zvicër, Austri dhe Gjermani, ai jetoi pas emigrimit, më 1938, në Londër. Kaneti ishte me origjinë hebraike. Në autobiografinë e tij me disa vëllime ai tregon për jetën në kultura dhe gjuhë të ndryshme.
Nacional-socializmi dhe luftërat luajnë një rol të rëndësishëm si temë në letërsinë e re gjermane. Që nga Gynter Gras (1927) tek Martin Valser (1927), Bernhard Shlink (1944) dhe Julia Frank (1970), autorët përqendrohen kryesisht në botën e brendshme të figurave të tyre, si ndikon koha tek karakteret dhe sjelljet e tyre, si jetojnë ata dhe si bëhen fajtorë. Ky grup autorësh fillon që më 1959 me Gynter Grasin, me romanin e tij të sunduar nga pamje surrealiste „Daullja prej teneqeje“ (Die Blechtrommel), që flet për njeriun që nuk rritet më, Oskar Matzerathin, i cili vëzhgon të rriturit me perspektiven e një fëmije. Gras u kthye me të në instancë morali në Gjermani. Fakti që ai vetë ka marrë pjesë në ushtrinë hitleriane, doli më vonë me librin e tij „Duke qëruar qepën” (Beim Häuten der Zwiebel).
Ndërkohë që autorët e vjetër kanë qenë personalisht të përzier në periudhën e nacional-socializmit, autorët e rinj sjellin tone të reja në letërsi. Bernhard Shlink me romanin e tij "Lexuesi" (Der Vorleser), që bën fjalë për një analfabete dhe roje kampi përqendrimi, dhe Julia Frank me "Gruaja e mesditës” (Die Mittagsfrau), që flet për një nënë, e cila duke u përpjekur të shpëtojë lë në mes të rrugës fëmijën e vet. Të dy historitë janë të pazakonta, destruktive. (Heide Soltau, Dojçe Vele, 18. 7. 2008)

Bertolt Breht (Bertold Breht ) i njohur si Eugen Berthold Friedrich Brecht u lind më 1o shkurt të vitit 1898, vdiq me 14 gusht 1956) është njëri ndër dramaturgët më të mëdhenj të Gjermanisë, i njohur edhe si teoricien i teatrit, poet lirik dhe kritik letrar. Brehti ka lindur në një familje borgjeze. Tekstet e tij të para i ka botuar në vitin 1914, në kohën kur studionte mjekësinë. Në vitin 1918 shkroi dramën e tij të parë, të titulluar “Bael”, pastaj shkroi dramat: “Bubullimat e natës”, “Në xhunglën e qyteteve” e drama të tjera me të cilat u bë shumë i njohur dhe i popullarizuar sidomos për qëndrimin e tij antifashist. Në vitin 1933, regjimi i kohës dogji dhe ndaloi veprat e tij, ndërkohë që Brehti u largua nga Gjermania. Në vitin 1949 vendoset në Berlin. I frymëzuar me idetë socialiste, themeloi Teatrin epik, ku dramaturgjia ishte krejtësisht episodike. Brehti i takon gjeneratës të dramaturgëve, të cilët në themel të artit të tyre mendonin se çdo krijim artistik duhet të vihet në shërbim të transformimit të shoqërisë, të jetës dhe mendjes së njeriut. Ai mbështeste me forcë letërsinë e angazhuar sociale, e cila ishte e njohur në të gjitha vendet ku mbizotëronte sistemi socialist e komunist. (Danubius Forum, 13 shtator 2009)

III. Kthesa e madhe e letërsisë gjermane në shekullin XX

Kthesa më e madhe e letërsisë gjermane do të ndodh në shekullin 20. Ky shekull sjell shumëllojshmërinë e veçantisë së poetëve që kanë prekur stile dhe metoda të ndryshme. Dhuna dhe tërmetet e të dy Luftërave botërore, Revolucioni Social, Vrasja në masë, Holokausti, dëbimi masiv, kanë qenë imazhe dhe frymëzime të shumta e tronditëse, që kanë ngritur e kanë zhvilluar pikëpamje e qasje, stile të ndryshme të veprimit dhe krijimit të autorëve. Dalja nga shekulli 19 kërkonte dritare të reja, dritë shkëlqimi, për të tejkaluar shikimin njëanshëm nëpër fushën e gjerë e të shkretuar nga dhuna dhe padrejtësitë e shumta të kohës. Gjetjen e rrugës së vërtetë, në shekullin e ri njerëzimi evropian e kishte të vështirë. Andaj u bënë përpjekje të mëdha për ta gjallëruar dhe mbjellë me kujdes atë lëndinë, hapësirë të djegur e të shëmtuar nga dhuna e krimi, me një fryt të ri, ishte kërkesë e madhe e kohës. Këtu duhet të theksojmë se në përjashtim të disa autorëve, letërsia antifashiste në Gjermani vepronte në egzil, Gjithsesi, se gjatë kësaj kohe në Gjermani nuk ishin të gjithë nazist. Autorët si Erih Kastner, Hans Erih Nosak apo Elizabet Langaser, që s’kishin kurrfarë kompromisi ndaj sistemit, nuk mund të shkruanin, se çka donin në të vërtet ata të shkruanin. Në atë kohë kishte edhe vepra të guximshme që në mënyrë kritike dhe alegorike shkruanin për sistemin e kohës. Gjatë kësaj periode vepronte edhe elita kulturore e Republikës së Vajmarit. Kjo kohë nuk ishte vetëm epoka e kulturës eksperimentale, por ishte edhe koha e konflikteve të mëdha kulturore. (Remzi Salihu: Lirika moderne dhe avangardja në letërsinë gjermane, Portali Akllapi net, 22. 12. 2009).
Letërsia gjermane e shekullit XX me besnikëri ka pasqyruar epokën e kontradiktave tejet të thella në shoqërinë gjermane, por edhe raportin e Gjermanisë me shtetet fqinje, Evropën e botën. Kjo epokë karakterizohet me dy luftëra botërore, ku Gjermania pësoi tragjikisht bashkë me popujt e tjerë, por shpirti krijues i këtij populli, artistët, shkrimtarët, poetët dramaturgët, përveç në raste të rralla u bënë zëdhënës të ideve përparimtare e demokratike dhe nuk u pajtuan me krimet, holokaustin, dëbimet e masakrimet që u bënë kundër popujve.


IV

1. Herman Hesse - Jeta dhe Veprat

Hermann Hesse është njëri nga shkrimtarët më të shquar gjermanë të shekullit të njëzet. Lindi më 2 korrik 1877 në një qytet pranë Württembergut dhe vdiq në Lugano të Zvicrës më 9 gusht 1962. Ishte djali i një pastori (prifti) dhe nipi i një misionari kalvinist. Ky ambient familjar ndikoi në formimin e personalitetit të tij. U dërgua të studionte për teologji, por mësimet fetare i braktisi shpejt! Punoi si mekanik dhe librar në Tübingen. Në botëkuptimin e tij moral e filozofik ishte natyralist, mistik, budist, aktivist faustian, por gjithmonë intimisht fetar.

Lufta e Parë Botërore i shkaktoi një krizë të rëndë shpirtërore. Doli haptas publikisht kundër dallgës së barbarive që përshkoi Evropën dhe madje arriti ta ndiente veten fajtor për të këqijat e kohës. Edhe më vonë, nga vetë formimi i tij shpirtëror, ishte që në fillim kundër nazizmit. Hermann Hesse është poet e prozator me prodhimtari me vlera artistike të larta e sasi të jashtëzakonshme. Librat e tij me romane, poezi shkrime kritike politike, kulturore dhe letrare, mesatarisht arrin në 80 milion ekzemplarë në të gjithë botën, duke e bërë kështu njërin nga shkrimtarët evropianë më të lexuar të shekullit të njëzetë.
Më 1921 u bë qytetar zviceran dhe 1946 iu dha çmimi Nobel në letërsi. Romani i tij i parë ishte "Hermann Lauscher" (1901) por ai që e bëri të shquhej ishte romani "Peter Camenzind" (1904) më vonë mjaft i admiruar u bë romani "Unterm Rad" (Nën rrotë) 1906 tek i cili, me thekse tragjike e patetike paraqitet kriza e një adoleshenti të vënë nën një disiplinë antinjerëzore të shkollës prusiane. Vazhdojnë pastaj libra të tjerë me novela e tregime: "Diesseits" (Këtej, nga kjo anë, 1907) "Nachbarn" (Fqinjë, 1908) "Umwege" (Rrugë e gjatë, 1912) etj. Shënime udhëtimesh në Indi - Aus Indien (1913). Gjatë Luftës së Parë Botërore, nxori tregimin "Schön ist die Jugend" (Rinia është e bukur, 1916). Por katastrofa e luftës në Evropë solli tek ai një përmbysje të thellë e bashkë me të dhe një pjekuri të motiveve personale. Frut i këtyre ishte libri "Damian, die Geschichte von Emil Sinclairs Jugend" (Demiani, historia e rinisë së Emil Sinclair-it, 1919). Kjo është një vepër e rëndësishme, sepse është ndër të para në Evropë që ve në dukje ndikimin e psikanalizës. Te Demiani paraqiten të rinjtë e universiteteve gjermane, jeta e të cilëve shkatërrohet nga presioni i luftës.
Perla të vogla të vërteta të artit tregimtar janë "Kurgast" (Miku i kurimit) dhe "Bilderbuch" (Libri i portreteve) të dy, më 1925. Shumë i rëndësishëm është veçanërisht romani "Stepenwolf" (Ujku i stepës, 1927) ku, siç thoshte, tregoi: "Ferrin e brendësisë së vet". Kriza shpirtërore dhe forma e jetës së njeriut modern është tema e "Ujkut të stepës", të kësaj autobiografie që ndonëse e varfër në veprime është e pasur në mendime, ku lexuesit të vëmendshëm i tregon "kaosin e botës së tij shpirtërore". Origjina e kësaj krize identiteti është urrejtja ndaj një shoqërie që shkon verbërisht nga një luftë botërore
në tjetrën, neveria ndaj një kulture servile dhe frika ndaj një jete
të brendshme "të përciptë e të normuar". Ndër veprat e tjera mund të përmendim "Narzic und Goldmund" (Lulet Narcis dhe gojëartë) e veçanërisht "Das Glasperlenspiel" (Loja e perlave të qelqta, 1943) që përbën "shumatoren" e të gjitha shqetësimeve, studimeve dhe anktheve fetare të shkrimtarit të shquar.
Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime. Poezitë e tij dallohen për ndjesi të hollë e përsosmëri të vargut. Temat e tyre janë ato të anëve më delikate e më të rëndësishme të shoqërisë njerëzore, si vëllavrasja (Kënga e vdekjes së Abelit), trishtimi, vetmia etj.Vëllimet e tij me poezi janë:
"Romantische Lieder" (Këngë romantike, 1898), "Gedichte" (Poezi, 1902), "Unterwegs" (Në rrugë, 1911), "Musik des Einsamen" (Muzika e vetmitarit, 1915), "Ausgewehlten Gedichte" (Poezi të zgjedhura, 1921), "Krisis" (Krizë, 1928), "Trost der Nacht" (Ngushëllimi i natës, 1929), "Vom Baum des Lebens" (Nga pema e jetës, 1933), "Neue Gedichte" (Poezi të reja, 1937), "Der Blütenzweig" (Dega e lulëzuar, 1945), "Die späten Gedichte" (Poezitë e vona, 1963). Pavarësisht nga titujt e vëllimeve dhe temat e shumta të poezive të tij, ato, përmbledhtas, mund të quhen autobiografi lirike e poetit. (Petraq Kolevica, Shtëpia botuese, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987).
Ndërsa stili i veprave të Hesse-s është tradicional, mesazhet e tyre janë tepër moderne. Hesse u tregon atyre që kërkon këshillë se si mund ta gjejnë brenda vetes. Sipas tij, hapi i parë për ta
përmirësuar botën është ta përmirësosh veten. Për të realizuar drejtësi sociale dhe politike, ai vë në dukje rëndësinë e ndërgjegjes personale. I kundërshton pikëpamjet fetare sipas të cilave njeriu është i lig prej natyrës dhe duhet të poshtërohet. Kundër kësaj ai vë bërthamën pozitive të të gjitha feve, kontributin e tyre për një ekzistencë njerëzore kuptimplotë. „Kush e mohon veten as nuk mund t'i thotë ‚po` Zotit", shkruan, dhe: „Besoj se njëra fe është përafërsisht aq e mirë sa tjetra". Hesse është bërë shkrimtari gjerman i shekullit të XX-të që lexohet më shumë. Kundërshtimin mes mendjes dhe jetës (natyrës), që i ishte rrasur në kokë dhe që përshkon prozën e tij si filli i kuq, e ka kapërcyer duke arritur njësinë e artit me jetën. ( Silke Liria Blumbach, përkthyese, Gazetare – Shkrimtare, AL-GJ-EN-FR-PT)
"As të gjithë librat e botës nuk të japin dot lumturinë, por në fshehtësi të kthejnë në vetvete. Atje gjen gjithçka për të cilën ke nevojë: dielli, yjet dhe hënën. Sepse, drita që po kërkoje jeton brenda teje. Urtësia që ke kërkuar për një kohë të gjatë nëpër biblioteka, tani shkëlqen në çdo fletë, sepse tashmë është e jotja”. Kështu shkruante Herman Hesse, shkrimtari, poeti dhe piktori gjerman, fitues i çmimit “Nobel” për letërsinë në vitin 1946. Për lexuesin shqiptar, shtëpia botuese “Besa”, me seli në Itali, por e njohur për botimin e letërsisë shqiptare, sjell shqip disa tregime të pabotuara nga Hesse, përkthyer nga Zana Vokopola. Libri i titulluar “Miqësia” nis me një nga tregimet e njohura të shkrimtarit gjerman, ndërkohë që në kopertinë paralajmërohet se në këtë botim do të gjenden edhe tregime të tjera të pabotuara më parë. Në fakt, Hesse jetoi një jetë të larmishme. Momente të veçanta lindën veprat e tij, vëllime të tëra në poezi, tregime dhe romane. Pjesa më e madhe e tyre përshkohen nga interesat e tij për ekzistencializmin, spiritualizmin, misticizmin, e jo më pak nga filozofia hindu dhe budiste. Herman Hesse u lind në një familje me bindje të forta fetare, të cilët e nxitën drejt studimeve teologjike. Por ai, me një natyrë rebele që e karakterizonte, arriti të çlirohej nga këto angazhime dhe t’u kushtohej prirjeve të tij artistike. Jeta dhe vepra e Herman Hesse-s që në fillim u karakterizua nga kontrastet mes traditës familjare dhe ndikimit të ambientit të jashtëm.

"Më 2 korrik 1877, një të hënë, në fund të një dite të lodhshme, Zoti na dha fëmijën kaq shumë të dëshiruar. Hermani ynë, i bukur dhe i shëndetshëm sapo kishte lindur dhe ishte i uritur. I kthente sytë blu të kthjellët drejt dritës; shembull i një fëmije të shëndetshëm dhe të fuqishëm”, - shkruan në ditarin e saj, e ëma e tij, Maria Gundert Hesse, e cila kishte sjellë në jete Hesse nga martesa e dytë. Më 1904 u martua me Maria Bernoulli, një fotografe profesioniste me të cilën pati edhe tre fëmijë: Bruno, Heiner dhe Martin. Bashkë me Marian u shpërngulën në një fshat me synimin që pranë natyrës do të ishin më pranë pikturës, fotografisë dhe arteve, por në fakt nuk ndodhi ashtu. Martesa e tyre nuk shkonte mirë. Ajo ishte nëntë vjet më e madhe dhe shumë natyrë e lirë. Të kësaj kohe janë disa romane si: “Të afërmit” (1908), “Gertrude” (1910), dhe vëllimi me poema “Nën tokë”(1911). Përjeton suksesin. Vlerësohet me çmime dhe bëhet pjesë e rretheve të njohura letrare. Por, sërish ndjehej i vetmuar. Provoi pikturën, teosofinë dhe besimet indiane. Përjeton Luftën e Parë Botërore, ndërsa vitet ’20 shënuan një tjetër krizë emocionale për të. I kësaj kohe është romani “Ujku i stepës”(1927). Martohet për të dytën herë me këngëtaren Ruth venger, 20 vjet më të vogël se ai, por martesa nuk zgjati. Për të tretën herë u martua me Ninon Dolbin Auslander, e cila i qëndroi pranë deri në vdekje. Regjimi nazist i solli probleme për veprat e tij letrare, ndërkohë që ai mendonte se artisti nuk duhet të ndikohej nga klima politike. Pas Luftës së Dytë Botërore, më 1945, Hesse zbulohet papritur nga kritikët dhe lakohet shumë në media. Por, nuk i munguan edhe telashet, për qëndrimin që kishte mbajtur regjimi nazist ndaj veprave të tij. Edhe pse mori shumë çmime, përfshirë këtu edhe ‘Nobel’, Hesse u zhgënjye nga zhvillimet e reja të shoqërisë. Vdes më 1962, në moshën 85-vjeçare.
(Zana Vokopola, libri Miqësia, Shtëpia botuese “Besa” në Itali)
Duke shkruar për veçoritë krijuese të shkrimtarit të madh gjerman Herman Hesse, kritikja letrare italiane, Ornela Leone, nënvizon se Herman Hesse ishte një krijuar në kërkim, Krijimtaria e tij artistike nuk kufizohet vetëm me faktin se ai mori çmimin Nobel për letërsi në vitin 1946, por edhe për rravgimet e tij jetësore. Gjatë rrugëtimeve të tij nëpër vende të ndryshme të botës e deri në Indi, ai përjetoi edhe një krizë personale, e cila është edhe pika qendrore e krijimtarisë së tij, sidomos sa iu përket bindjeve të tij religjioze dhe fetare. ( Ornela Leone: Herman Hesse ishte kërkimtar gjatë tërë jetës)

2.
Romani “Loja e perlave të qelqta”, "Das Glasperlenspiel" i shkruar në vitin 1943, është njëra ndër veprat më të realizuara të Hessit, ku ai ka përshkruar shqetësimet e tij intelektuale, studimet dhe konceptet fetare përmes një gjuhe të pasur me figura e metafora të shquara artistike, të ngjeshura me një harmoni të çuditshme . Në pjesën e parë të librit ai ka përshkruar disa zhvillime historike në shkencë dhe në arte, duke ndërthurur edhe definicionin e tyre, që lidhet me zhvillimin e lartë të fshehtësisë gjuhësore, ku sipas tij kanë ndikim të jashtëzakonshëm artet dhe shkenca, përkatësisht matematika dhe muzika. Kjo përbën lojën e tij specifike me të gjitha përmbajtjet dhe vlerat e kulturës. Kjo lojë, sipas romanit të Hessit ka lindur në të njëjtën kohë në Gjermani dhe në Angli.
Fillimisht kjo lojë kishte shërbyer si një mënyrë hyjnore për ushtrimin e mbamendjes te nxënësit.
Shpikësi, Bastijan Pero prej Kalves, kishte shfrytëzuar perlat e qelqta në vend të numrave, apo notave muzikore. Ai kishte konstruktuar një kornizë me tela dhe në ta kishte vendosur perla të qelqta me ngjyra të ndryshme, formë dhe madhësi, të cilat i akordonin vlerave të notave. Në këtë mënyrë ai kishte shpikur citatet dhe temat muzikore.
Gjuhën e shenjave dhe formulën e lojës e kishte themeluar Bazelaku.
Franca për herë të parë kishte lejuar organizimin e këtyre lojërave e më vonë edhe Anglia. Po ashtu me rastin e organizimit ishte emëruar edhe dirigjenti suprem, i cili mbante titullin Magister. Një magjistër i tillë ishte Jozef Knehti për të cilin thuhet se kishte mësuar gjuhën latine në Berolfingen ndërkohë që ishte bërë mësues i muzikës. Autori përshkruan rrugën jetësore të Knehtit dhe arritjet e tij në lojën e perlave të qelqta.

3. Ujku i stepës "Stepenwolf"

Njëra ndër veprat më të lexuara të shkrimtarit gjerman, Herman Hesse, është edhe romani i titulluar “Ujku i Stepës” i botuar në vitin 1927. Pikërisht për këtë roman në vitin 1946, herman Hesse shpërblehet me çmimin Nobel për letërsi. „I vetëm dhe i keqkuptuar nga të gjithë", kështu ndihet edhe Hesse vetë për një pjesë të madhe të jetës së tij. Në shtëpinë prindërore, në familjen e një misionari protestant baltik, përgjegjës për Indinë, mbizotërojnë një klimë e stërfalur dhe metoda mizore edukimi, që synojnë të thyejnë vullnetin e fëmijëve. Kur Hermann arratiset nga shkolla e manastirit të Maulbronn-it, futet pa një pa dy në një shtëpi kurimi. Nga ndryshimi i përshtatjes dhe rebelimit, që është tipik për rininë, por ekstrem te ai, shënon sukseset e tija të para letrare. Nëpërmjet vuajtjeve dhe luftërave të veta, që gjejnë pasqyrim në veprat letrare, Hesse i fton lexuesit për t'u identifikuar me njerëz që e kërkojnë rrugën e vetë, dhe njëkohësisht tregon pika orientimi dhe qëllime të mundshme. Pika kyçe këtu është pranimi i vetvetes, që përfshin edhe anët e errëta të personalitetit, të ashtuquajturën hije.

V
Romani “Siddharta" i Herman Hesses

Romani “Siddharta" i Herman Hesit, shkrimtarit më të njohur gjerman, fitues i çmimit Nobel për letërsi, është ndër veprat më të përkthyera dhe më të lexuara në botë. Ky shkrimtar është i njohur edhe me romanet: “Ujku i stepës”, “Loja e perlave të qelqta” Përveç shkrimeve në prozë, Hermann Hesse shquhet si poet me më shumë se 680 poezi të përmbledhura në 12 vëllime. Poezitë e tij dallohen për ndjesi të hollë e përsosmëri të vargut. Temat e tyre janë ato të anëve më delikate e më të rëndësishme të shoqërisë njerëzore, si vëllavrasja (Kënga e vdekjes së Abelit), trishtimi, vetmia etj.Vëllimet e tij me poezi janë: "Romantische Lieder" (Këngë romantike, 1898), "Gedichte" (Poezi, 1902), "Unterwegs" (Në rrugë, 1911), "Musik des Einsamen" (Muzika e vetmitarit, 1915), "Ausgewehlten Gedichte" (Poezi të zgjedhura, 1921), "Krisis" (Krizë, 1928), "Trost der Nacht"
(Ngushëllimi i natës, 1929), "Vom Baum des Lebens" (Nga pema e jetës, 1933), "Neue Gedichte" (Poezi të reja, 1937), "Der Blütenzweig" (Dega e lulëzuar, 1945), "Die späten Gedichte" (Poezitë e vona, 1963). Pavarësisht nga titujt e vëllimeve dhe temat e shumta të poezive të tij, ato, përmbledhtas, mund të quhen autobiografi lirike e poetit. (Petraq Kolevica, Shtëpia botuese, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987).
Siddharta është një kryevepër e letërsisë së përbotshme, meqë trajton një temë universale, temën në kërkim të dijes dhe të jetës, në kërkim për të zbërthyer qëllimin e pazbërthyeshëm të fenomenit jetë.
Në „Sidarta", një nga kryeveprat e tija, Hermann Hesse arrin një
sintezë të feve perëndimore dhe lindore. Krahas konceptit budist të njësisë së të gjithë të qenëve, sidomos të vetes individuale me atë universale, vihet koncepti i krishterë i dashurisë për gjithçka që jeton dhe ekziston. Mirëpo, në fund të fundit Sidarta, pas takimit me Budën, preferon të mos ndjekë asnjë doktrinë, por të shkojë rrugën e vet. ( Silke Liria Blumbach, përkthyese, Gazetare – Shkrimtare, AL-GJ-EN-FR-PT)

Hese ka bërë përpjekje që përmes fragmenteve nga jeta e Sidarta Goatama Budës, i cili ka jetuar në Indi rreth viteve 560-480 para Krishtit, të trajtojë fenomenin e jetës dhe religjionit sipas pikëpamjeve të Budës. Në këtë segment ai ka arritur të sintetizojë tërësinë e mendimeve gjeniale të Budës në referenca të shkurtra dhe në dialogun specifik, por shumë të thjeshtë e të kuptueshëm të personazheve, për ta bërë veprën dhe përmbajtjen e saj më të kuptueshme dhe shumë më të kapshme për lexuesin.
Hese ka ngritur një monument letrar, të cilin nuk e zbeh dot asnjë kohë. Për më tepër, në botën e sotme të shpejtësive kozmike, në botën e digjitalizimit të shkencës dhe teknikës, në botën e globalizimit të zhvillimeve kapitale në të gjitha segmentet e jetës, njeriu gjithnjë e më tepër po varfërohet, po tjetërsohet dhe po e humb ritmin normal dhe natyror të të jetuarit.
Siddharta, sikur e përshkruan shkrimtari, Herman Hese ishte pinjolli i bukur i brahmanëve, i cili qe rritur dhe edukuar në jetën tradicionale të kohës, me shumë të mira e begati.


1. Rrëfimi për Sidartën

Duke vërejtur se nuk e joshte jeta brenda rrethit familjar e shoqëror, meqë nuk gjente dot lumturi, ai niset në rrugë për ta zbuluar qëllimin e jetës. Në rrugën e tij të asketit, Siddhartës, i bashkohet shoku më i ngushtë, Govinda. Të dy, ndërkohë, takohen me samanët, me pjesëtarë të kastave të murgjve asketë, të cilët agjëronin, ecnin, meditonin dhe jetonin nga lëmosha që u jepnin të tjerë. Ata jetonin shpengueshëm në natyrë pa menduar për ushqimin, pa e lodhur kokën për obligimet jetësore, por duke iu përkushtuar besimit dhe meditimit.
Siddharta, ishte nisur në rrugë ta gjente vetveten, qëllimin e jetës, nirvanën e paarritshme. Dhe kjo, sipas tij, arrihej duke vuajtur, meqë shpëtimi kërkohej duke sakrifikuar gjithçka nga të mirat që sillte jeta, duke anashkaluar të gjitha dhuntitë dhe hiret e saj. Ai jetonte në skamje, me qëllim për të zbuluar edhe atë anën tjetër të jetës. Në rrugëtimin e tij të gjatë nëpër pyje e male, Siddharta kupton se edhe vuajtja si e tillë nuk sillte asgjë më shumë, meqë gjithçka sillej në rreth, gjithçka përsëritej. Duke kuptuar se nuk e kishte gjetur jetën, të tillë sikur e kërkonte, ai pas shumë viteve ndahet nga Govinda dhe fillon jetën tjetër, jetën e epsheve dhe të kënaqësive, që i ofron jeta.
Takohet me kurtizanen Kamala, e cila ushtronte “zejen” e dashurisë, por Siddharta nuk gjen dot prehje as kënaqësi, as mendonte se kishte arritur qëllimin e jetës, sepse dashuria trupore, sipas tij, iu takonte njerëzve fëmijëror dhe jo njerëzve të përkushtuar për të zbuluar hiret e vërteta të jetës. Takohet me tregtarin, Kamasvami dhe për një kohë të shkurtër bëhet i pasur duke shijuar të gjitha kënaqësitë e jetës, pijen, dashurinë, paratë, jetën e shfrenuar, por sërish ndien zbrazëti dhe e braktis atë jetë, të cilën do ta quante jetë e “njerëzve fëmijëror”.
Pasi i ka provuar të gjitha të mirat e jetës, ai sërish fillon rrugën e asketit meqë nuk gjen dot prehje duke gjurmuar jetën. Ai sërish kthehet në natyrë te “Lumi i rrjedhshëm” për të vështruar, qetësinë e rrjedhën e përjetshme të ujit në lumë. E zë gjumi afër një rrapi dhe kur zgjohet sheh pranë një njeri, i cili e kishte ruajtur derisa ta bënte gjumin, me qëllim të mos e helmonte ndonjë gjarpër. Në moment ai njeh shokun e tij të dikurshëm, asketin e papërmirësueshëm, Govinda. Rinjohja me Govindën i jep kuptim jetës, por ai vazhdon rrugën e tij. Ndërkohë takohet me lundërtarin Vasudeva, të cilin e lut të bëhet ndihmësi i tij.

2. Gjithçka rikthehet

Kanë kaluar shumë vjet dhe gjatë një pelegrinazhi ai takon Kamalën, kurtizanen e dikurshme, pikërisht në kohën, kur atë e kishte helmuar gjarpri. Ajo, edhe pse me dhembje, në përpëlitje për të dhënë shpirt e njeh, Siddhartën dhe i tregon se djali, i cili i rrinte pranë, ishte biri i tij. Siddharta gëzohet që kishte gjetur djalin, për të cilin nuk kishte ditur se ekzistonte, ndërkohë që Kamala vdes.
Siddharta tashmë jeton me Vasudevën dhe djalin, i cili nuk mësohet dot me jetën e babait asket dhe një ditë e fyen për jetën e tij të mjerë dhe ikën duke marrë botën në sy. Siddharta ndien brengë të thellë për djalin, i cili kishte mbetur në botën e madhe e të pamëshirshme. Ai brengoset për fatin e tij, por nuk e kthen dot, ashtu sikur nuk kishte arritur ta kthente atë i ati, shumë kohë më parë.
Fillon koha e Sansarës, që është burimi i dhembjes për të birin, i cili do të ikte sikur ai kishte ikur nga i ati... “Unë të urrej, nuk dua të bëhem i butë, më mirë bëhem cub, i kishte thënë ai.
Siddharta tashmë lundërtar kishte kuptuar simbolikën e rrjedhës së ujit në lumë, meqë edhe jeta zhvillohej rrjedhshëm, po ashtu si uji që derdhet herë qetë herë rrëmbyeshëm në shtratin e limit. Sërish takohet me Govindën, asketin e përjetshëm, të cilit ia zbulon disa nga sekretet e jetës, që tashmë i kishte fituar nga përvoja e gjatë.
Kjo është shkurtimisht përmbajtja fabulare e romanit Siddharta, të shkrimtarit të mirënjohur botëror, Herman Hese. Në dukje kemi të bëjmë me një rrëfim të thjeshtë të jetës së një brahmani, por gjatë leximit të kujdesshëm të veprës zbulojmë esencën e filozofisë budiste, e cila ka vlera të pamohueshme në drejtim të njohjes së fenomenit jetë.

3. Diturinë mund ta rrëfesh, urtësinë jo

Ky libër i meditimit dhe mençurisë zbulon para nesh konceptin budist mbi jetën, jetën të cilën Buda e kishte krahasuar me telin e instrumentit. “Telin po ta lësh krejt lirshëm, nuk nxjerr melodi, po ta shtrëngosh fort këputet”. Pikërisht kësaj filozofie iu ka përmbajtur shkrimtari Hese gjatë shtjellimit të romanit.
Siddhatra ishte në rrugën e tij jetësore duke hulumtuar për ta zbuluar misterin e mesit, e atij mesi që nuk duhet shtrënguar sa të këputet, pa e lënë edhe aq lirshëm, sa të mos jetë në gjendje të nxjerrë tinguj.
“Diturinë mund ta rrëfesh, por urtësinë jo. Urtësinë mund ta gjesh, mund ta jetosh, mund të bartesh prej saj, mund t’i bësh mrekullitë e saj, por ta thuash e ta mësosh nuk mundësh. Urtësia, që përpiqet ta rrëfejë ndonjë i urtë tingëllon si budallallëk...” Kështu thoshte Buda, për të konstatuar se njeriu ishte i tillë çfarë ishte, duke përkufizuar se “kurrë në jetë nuk mund të gjendet një njeri tërësisht i shenjtë, apo tërësisht mëkatar.
Kënaqësitë që sjellë epshi janë sikur flaka e kashtës, e cila digjet përnjëherë por edhe shuhet shpejt dhe nuk lë asgjë prapa përveç hirit, që sakaq do të bëhet pluhur. Jeta e vërtetë është sikur guri, i thotë ai Govindës. Merr në dorë një gur dhe thotë: “Ky këtu është një gur dhe në një kohë të caktuar do të bëhet dhe, baltë, e prej dheut do të bëhet bimë, pastaj kafshë apo njeri. Kështu kam menduar dikur ndërsa tani tash mendoj se ky gur është edhe gur, është edhe kafshë është edhe Budë... Në momentet e fundit të jetës Siddharta pa fytyrën e një peshku që po ngordhte me sy të nxjerrë.... fytyrën e një fëmije të sapolindur të kuqe nga të qarët... pa fytyrën e një vrasësi duke ngulur një thikë në trupin e një njeriu. Siddharta vështroi në ujë, dhe në ujët që rridhte iu shfaqen atij pamje e figura, iu shfaq i ati i vetmuar, i hidhëruar për të birin, iu shfaq vetvetja edhe ai i lidhur në pranga malli për të birin e larguar, iu shfaq i biri edhe ai i vetmuar duke rendur plot lakmi në udhën përvëluese të dëshirave rinore, secili drejt qëllimit, secili i djegur nga qëllimi i vet, secili i vuajtur dhe i brengosur...
Gjithçka kthehet përsëri në vendin e vet, mbase sipas ligjeve apo programit hyjnor, pjesë e të cilit jemi edhe ne njerëzit, të cilët rrojmë në këtë botën tonë të madhe e të vogël. (Ahmet Qeriqi: “Gjithçka kthehet përsëri”, shënim për romanin “Siddharta”, të shkrimtarit të madh gjerman, Herman Hese, RKL)


VI
Kritika letrare gjermane për veprat e Herman Hesses

Hugo Ball uber Hermann Hesse und den “Siddharta

Die Entstehung des “Siddharta” hat mehr als die anderen Bücher des Dichters eine Geschichte. Beendet wurde das Werk 1922 im Tessin. Der erste Teil aber bis zum Einschnitt, wo Kamala auftritt, verweist in die Nachbarschaft der >> Märchen <<. Noch in deren Erscheinungsjahr 1919 wurde dieser erste Teil niedergeschrieben und erschien in der Neuen Rundschau. Auch die weitere Entwicklung des Buches , bis dahin, wo Siddharta den Tod im Wasser sucht und plötzlich seinen Freund Gowinda neben sich findet, entstand schon im Winter 1919. Dann tratt eine Pause von fast anderthalb Jahren ein, die sich nur so erklären lässt, dass der Siddharta- Kompleks, der früher zu lokalisieren ist, durch das Klingsor-Erlebnis von 1919 gekreuzt wurde. Der Märchenton des ersten Teiles, die Ablösung vom Vater und auch die Widmung an Romain Rolland bieten hinlangliche Reminszenzen an die erste Berner Zeit. Aber noch die Kamala- Episode des Zweiten Teiles erhält wesentliche Entscheidungen bereits in Bern. Neu sind eindringliche religiöse Studien in den Jahren 1919- 1922, und neu ist im ganzen ein veränderter Charakter der Musik. Vorher und den >>Klingsor<< eingeschlossen, ist Hesses Musik mit der dunkelbunten Süssigkeit von mittelalterlichen Kirschenfenstern zu vergleichen. Jetzt bekommt diese Musik einen Lichtstrahl von oben, aus hoher Höhe .Jetzt füllt sie sich mit Tageshelle und lächlendem Götterglanz. Ich zeigte, wie in der Seminaristenzeit das Zerwürfnis mit dem Vater sich entwickelte. Bald, mit den ersten Erfolgen des Dichters, und wohl schon mit dem Tode der Mutter, tritt im Verhältnis zum Vater eine Wandlung ein. Sie führt zwar noch nicht zu einem gegenseitigen Verständnis auch in religiösen Fragen, aber doch wohl zu einem wieder innigeren Austauch. Rührend ist es zu sehen, wie der Vater in einem Trostbüchlein fur Leidende 1909, da er schon nicht mehr in Calw, sondern in Kronthal wohnt, eine Stelle aus seines berühmten Sohnes>>Peter Camezind<< zitiert. Es ist bezeichnenderweise ein Passus, der die franziskanische Neigung des Camezind zu seinem Krüppel-Freunde betrifft und wo es heist :>>Es began eine gute, erfreuliche Zeit fur mich, an de rich zeitlebens reichlich zu zehren haben werde.<> Guter Rat für Leidende aus dem altisraelitischen Psalter<>Siddharta<<. Den der Präzeptor Lohse in >>Gertrud<<, der die Karma , die Schiksalslehre vorträgt, ist kein anderer als des Dichters Vater selbst. Er ist, von Blutsbanden ganz unabhänhig, der erste Freund und auch der erste Mystagoge seines Sohnes gewesen. Lange voher schon,1911, zur Zeit der Indienreise, ist die Gestalt des Vaters im >>Singapur- Traume<< mild geworden>>. Ich lehre dich nicht, ich erinnere dich nur<,, spricht die vertraute Stimme. 1913 erscheint ein Buch des Vaters, >>Aus Henry Martyns Leben, Briefen und Tagebüchern<<, und es ist die Geschichte eines indischen und persichen Missionars. Johannes Hesse verfügt darin über eine grosse Skala der Darstellungsmittel. Politisch-religiöse, kulturelle und ethnographische Interessen zeigen das Bild jenes evangelischen Martyres in vielseitiger Beleuchtung. Nur die Musik der Sprache fehlt diesem Buche, um es zu einem Meisterstuck der Memorienliteratur zu erheben. Und merkwürdig: im selben Jahre 1913 erscheint des Sohnes Buch>> Aus Indien<, und enthält als wichtiges Stück die Erzählung>>Robert Aghion<<, und es ist ebenfalls die Geschichte eines Missionars. Sie ist, mit den Kenntnissen des Vaters verglichen, einförmig und fast dürftig; aber sie hat Musik, sie hat jenes gewisse Etwas, das den Dichter vom Schriftsteller unterscheidet. Aber weiter.1914 publiziert der Vater in den Basler Missionstudien eine Broschüre>>Laotse ein vorchristlicher Wahreitszeuge<<, und 1914 in einem durch den Krieg abgebrochenen Romanfragment >>Das Haus der Traume<< finde ich beim Sohne die ersten Spuren chienesicher Studien. Diese Studien treten dann in den >>Märchen<< und später im >>Klingsor<< stark hervor, um schliesslichim >>Kurzgefasten Lebenslauf<>I Ging <<, zu führen,nach dessen Anweisung der Verfasser in ein selbstgemaltes Eisenbänchen steigt und sich chinesischerweise auf Nimmerwiedersehen empfiehlt. 1916 ist das Jahr, in dem des Dichters Vater in Kornthal gestorben ist. Jetzt erst, von 1916 an, beginnt den Dichter die Lösung jenes anderen grossen Themas zu beschäftigen, das seine Kindheits- und Juglingsjahre erfüllte: Die Lösung des Verhältnisses zum Vater. Die Frucht ist, sechs Jahre später, der >>Siddharta<<. Vorher aber muss { im >>Demian und im .>>Klingsor<<} jene gerade vom Vater lange Zeit zurüczkgedämmte Welt eines triebhaft wuschernden Sinnen- und Gefühlslebens Gestalt geworden sein. Im >>Siddharta<< sucht Hesse vor allem die Musik Indiens zu erfassen. Er tragt ihren Klang seit frühestem Kindergedenken im Ohr; diesen hieratischen Dreiklang, der den Satz gleich einem Sternbild tönen lässt, indem er dreimal dasselbe sagt, nur in anderer Wendung. Priesterlich tanzt und scheitert die Sprache, den der Priesterschritt ist ein feierlicher Urtanz und das Tänzerische ist dem Priester eigen. Ein wohlgefühltes Geschmeide ist diese Sprache, sorglich sind die Verschlüsse und Verschränkungen angebracht, die mit ihm verdeckt und verschlossen wird. So zieht sich kreuz und quer ein Goldgehänge und Silbergefüge uber den Leib des Erleuchteten, des Buddha, dessen Gesicht alle Zeichen in sich verschling und in alle Zeichen sich auflöst. Und so kommt es, dass Gowinda zuletzt verwundert seines Freundes Siddharta gesicht nicht mehr sieht. >> Er sah staat dessen andere Gesichter, viele, eine lange Reihe, einen strömenden Fluss von Gesichter, viele, eine lange Reihe, einen strömenden Fluss von Gesichtern, von Hunderten, von Tausenden, welche alle kamen und vergingen und doch alle zugleich da zu sein schienen.<< Er sieht die Embleme, das Tempelgesicht, das Gesicht der Ruhe und der heiligen Zeichen; das Gesicht der Götter und des ewiegen Kreislaufs. Alle diese Gesichte zusammen machen den Blick des Erleuchteten aus, dem die Sprache ist im Schmeltztiegel der Schmerzen flüssig gemacht und über dem Feuer des Schicksals gelautert worden. Es ist milder Goldglanz und blaue Emaille in ihr und ein feines metallisches Klirren. Und die Sprachkette ist gerafft zu vielen schwingenden Bogen, und alle sammeln sich über dem riesigen Haupte des Krischna, der über den Schlangen tanzt und der doch nur eines der Gesichte ist, die den Blick des Brahmanansohnes Siddharta erfüllen. Denn dieser kommt von der Mutter her, und die Mtter tragt Götter wie Menschen im Schoss; sie ist der Strom und der ewige Kreislauf. Die Lehre des >>Siddharta<<, wenn man davon sprechen will, führt vom Priesterhause weg an den Fluss, zum Natursymbol. Ob es ein Indisches ode ein scweizerisches Paradies sei: immer doch ist ein Naturparadies , nicht ein >>geistiges<<. Immer ist es das >> Reich Gottes auf Erden<<, und im Gegesatze zu den anderen, zu allem anderen, erobern muss. Immer ist es ein Protestierender, ob Dinge die dem schönen Scheine erobert und in ihn aufgelöst weden sollen . Es gilt keine aussere Autorität, heisse sie Vater oder Gautamo Buddha; nur die Stime des eigenen inner gilt. Es gilt kein errungerer Besitzt und keine geprägte Form, mögen sie wie im>>Camezind<< Zivilisation oder wie im >>Siddharta<< Offenbarung heissen. An die harte Welt der Dinge soll die Liebe anknüpfen, nicht an Gedenken, die von den Dingen herkommen. Woher aber kommt die liebe? Sie ist wohl eine gnade, ein Urphänomen, wie die Dinge selbst voll der gnade sind. Und nur wo Gnade und Gnade sich treffen, wo der brüderliche Einklang, wo die Möglichkeit einer Verwandlung des Steins in den Erleuchten und des Erleuchteten in den Stein empfunden wird, nur dort ist fur Siddharta Gott. Oder besser: Dort ist für ihn die ewige Mutter.[i]
Erschien 1927 zu Hermann Hesse 50. Geburstag und im Jahre der Veröffentlichtung des Steppenwolfes. Hugo Ball starb im selben Jahr an einem Krebsleiden.
[1] Hermann Hesse: Siddharta {über- Buddha]


VIII

Literatura

1. Hugo Ball uber Hermann Hesse und den “Siddharta
2. Heide Soltau, Dojçe Vele, 18. 7. 2008.
3. Ahmet Qeriqi: Bota e trishtuar dhe absurde e Franc Kafkës.
4. Ballkan Web, Madame Baterflaj.
5. Danubius Forum, 13 shtator 2009.
6. Remzi Salihu: Lirika moderne dhe avangardja në letërsinë gjermane, Portali Akllapi net, 22. 12. 2009.
7. Petraq Kolevica, Shtëpia botuese, “Naim Frashëri”, Tiranë, 1987.
8. Silke Liria Blumbach, përkthyese, gazetare, shkrimtare, AL-GJ-EN-FR-PT.
9. Zana Vokopola, libri Miqësia, Shtëpia botuese “Besa” në Itali.
10. Ornela Leone: Herman Hesse ishte kërkimtar gjatë tërë jetës.
11.Ahmet Qeriqi: “Gjithçka kthehet përsëri”, shënim për romanin “Siddharta”, të shkrimtarit gjerman, Herman Hese, RKL.

Letërsia franceze, nga kolosët e realizmit social tek gjenitë e rebelimit ndaj çdo tradite shkrimore

Nga Hyqmet Hasko


Fillimet e letërsisë franceze nisin që me origjinën e saj, aty nga Mesjeta, kur frëngjishtja, e cila nuk ishte ende një gjuhë e mirëfilltë, e plotësuar dhe funksionale, por ishte e ndarë në disa dialekte (kryesisht: veriore dhe jugore) u kristalizua në një gjuhë të standardeve letrare.Parakësaj, secili shkrimtar përdorte gramatikën dhe drejtshkrimin e vet, madje për më tepër mjaft tekste mesjetare franceze nuk janë të nënshkruara- siç është rasti me veprat Tristan dhe Iseult.
Fillimet e frëngjishtes letrare
Një pjesë e konsiderueshme e letërsisë mesjetare franceze u frymëza nga sagat popullore të hershme të këtij populli me një fantazi të pasur, që ushqyen rrënjët e pemës vigane që do të lindte mbi një truall të begatë shpirtëror, të një letërsie të madhe.
Shumë shkrime të shkruara e botuara në Mesjetën e hershme kishin karakter anonim, duke u vetidentifikuar me muzën popullore dhe shpirtin etnopsikik të popullit francez.
Një ndër shkrimtarët e parë, më të rëndësishëm është pa dyshim François Rabelais, i cili vuri gurë themeli në frëngjishten moderne, e cila për t’u pasuruar dhe për t’u bërë një gjuhë e mirëfilltë e shkrimit estetik, mori shumë elemente nga stili dhe përvoja e tij shkrimore. Vepra e tij më e shquar, e cila do të bënte jehonë ndër bashkëkohësit dhe me të cilën do të merrej për një kohë të gjatë kritika dhe studimet e mirëfillta, është sigurisht “Gargantua and Pantagruel”.
Mbi këtë përvojë, pra në këtë shteg tashmë të hapur, do të shkelte i famshmi Jean de La Fontaine (La Fonten), fabulat e të cilit, një sërë rrëfimesh mbresëlënëse dhe plot mesazhe filozofiko-etike, janë një koleksion i tregimeve të shkurtra, të shkruara në vargje dhe që, zakonisht, përfundojnë me një “mesazh moral”.
Miti dhe historia e transfiguruar në mesazhe estetike
Shekulli XVII erdhi si një stinë e gjatë dhe e begatë për tokën letrare franceze, ku hodhën farën e tyre poetike dhe estetike shkrimtarë që do të identifikonin veten me vetë shpirtin francez, me mrekullitë e asaj pasurie brilante veprash dhe peizazhesh njerëzore, që do të përcillnin në aventurën e tyre shkrimore. Këto shkrimtarë, me një stil të thellë dinamik dhe impresionues, do të përcillnin mitin dhe historinë e transfiguruar të popullit francez, ndodhitë më të bujshme, legjendat kalorsiake etj.
Pra, gjatë shekullit XVII, shkrimet e Pierre Corneille, Jean Rasine dhe Moliere u bënë një shkollë e hapur jo vetëm franceze, por dhe europiane, ku rrëfimi, poetika dhe dramatika plekseshin me moralin dhe filozofinë e mbijetesës universale.
Librat moral dhe filozofikë të Blaise Pascal dhe Rene Descartes ndikuan thellë në shtresat aristokratike të shoqërisë, duke lënë trashëgimi të rëndësishme për autorët e dekadave që pasuan.
Por është ende shpejt dhe nuk janë shfaqur kolosët e vërtetë, ata që do të bënin epokë dhe do të ndërtonin një themel të fortë e të palëkundur për ngrehinën vigane të letrave franceze. Kjo letërsi e arrin kulmin e saj në shekujt XVII dhe XIX, ku do të dilnin në skenë shkrimtarë me tipologjinë e gjenive të universit.
Shekulli XVIII do të vinte në Francë dhe në Europë me shkrimet dhe krijimtarinë brilante të shkrimtarëve, eseistëve dhe moralistëve të mëdhenj si Volteri, Dideroi, dhe Zhan Zhak Rusoi, një përzierje talentesh të forta dhe idealistësh e utopistësh politikë, por që i vunë emrin e tyre epokës kur u shfaqën në Francë e më gjerë.
“Ndriçimi”, emra dhe vepra
Iluminizmi shoqëror, kulturologjik dhe letrar ka përshkuar faqet e tij më të ndritura në Francë, nga ku do të shpërndahej në të gjithë Europën, duke lënë shenja në arte, poezi, romane, duke lënë gjurmët e mendimin të tij dhe politiko-shoqëror në analet e kohës.
Iluminizmi (ndriçimi) ishte një lëvizje e borgjezisë evropiane në periudhën e përgatitjes dhe të kryerjes së revolucioneve të shek. XVIII-XIX, ai drejtohej kundër rendit feudal dhe kulturës së tij, kundër obskurantizmit mesjetar e të gjitha formave të ideologjisë së prapambetur dhe përpiqej për përhapjen e arsimit e të diturisë. Jehona e këtij iluminizmi të vendeve evropiane, ashtu si ajo e ideve të mëdha të Revolucionit francez të 1789-ës dhe të revolucioneve të 1848-s që tronditën Evropën, u ndie edhe në Shqipërinë e atëhershme, u pasqyrua në ideologjinë dhe në programin e Rilindjes Shqiptare.
Shumë nga udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (në mënyrë të veçantë ideologët e Rilindjes) ishin frymëzuar nga këto ide përparimtare të revolucioneve evropiane dhe patën nxjerrë mësime prej tyre. Të panumërt ishin gjithashtu shqiptarët, madje edhe disa nga rilindësit e njohur, që kishin marrë pjesë në revolucionet kombëtare të shteteve fqinje, në ato grek, rumun e serb, si edhe në revolucionet e vendeve të Evropës. Këta u bënë të ndërgjegjshëm se idetë e këtyre revolucioneve duhej të përhapeshin e të përqafoheshin edhe nga shqiptarët.
Iluminizmi francez ishte vatra e këtij graviteti të fortë të ndriçimit e përparimit, me anë të shkrimtarëve dhe artistëve më në zë, që u bënë shkolla e lirisë dhe e risive, duke rrezatuar me transhendencën e tyre gjithë botën e ndikuar nga kultura, letërsia dhe idetë iluministe franceze.
Mite romantiko-realiste franceze dhe universale
Babai i Romantizmit europian është francezi i shquar Vikor Hygo, një mendje e ndritur, një shkrimtar brilant me një transhendencë universale të pashoqe në historinë e letrave franceze, europiane e botërore. Në 1827-ën, Hygoi shkruan dramën historike për teatrin Kromuell, që u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike, që përfshinë Francën dhe gjithë vendet e kontinentit të vjetër.
Me frymëzim humanitar dhe diapazon mesazhesh të gjëra e të thella universale ishin veprat “Mendimet” (1856) dhe “Legjenda e shekujve”, ku Hygo përshkoi historinë e njerëzimit nga Gjeneza në shekullin XIX, vepër që u publiku në tre pjesë : pjesa e parë në 1859, e dyta në 1877 dhe e treta në 1883. Shkroi në të njëjtën periudhë veprat e tij më të njohura që do përçonin famën e tij në të gjithë Europen si “Te mjerët” (1862), “Punëtoret e detit” (1866), dhe “Njeriu që qesh” (1863).që mund të konsiderohen tre saga mahnitëse dhe unike për fatin e njeriut në kohëra udhëkryqesh shoqërore dhe historike.
Shekulli XIX, shekulli i realizmit të thellë social, solli dhe shkrimtarë të tjerë, që ia hoqën disi shkëlqimin tisit të praruar hygoian dhe u zhytën në bunacat e një realizmi gri, duke krijuar një letërsi përtej dimensioneve të së zakonshmes, si Honore De Balzak, Stendal etj.
Balzaku i bëri një autopsi shoqërisë së kohës së tij, duke nxjerrë në pah veset e ulëta të shtresave më të pasura të shoqërisë, si dyfytyrësinë, kopracinë, makutërinë, grykësinë, dashurinë e lidhur me botën e interesit material. Pra, një kompleks cenesh dhe paranojash njerëzore, që tregonin kalbësinë nga brenda dhe shterpësinë klithëse të këtyre shtresave të shoqërisë së kohës.
Në 1834-ën, Balzaku pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohe nga perandoria e parë deri në monarkinë e Korrikut, kështu publikoi të famshmen “Komedia njerëzore”. Fillimisht, vepra duhet të përmbante 150 romanca të ndara në tre vija kryesore: Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike. Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në 6 skena të cilat përfaqësonin jetën: private, të provincës, atë parisiene, politike, ushtarake dhe të fshatit. Romancat duhet të përmbanin rreth 2000 personazhe, sepse dëshira e tij ishte të krijonte një rrjet ngatërresash midis vëllimeve të ndryshme. Vetëm 2/3 e projektit u realizua. Episodet më të famshme janë: Xha Gorio (1834-35), Evgjeni Grande (1833), Kushërira Beta (1846), Iluzione të humbura (1837-1843).
Përfaqësuesi më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin e XIX, si gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke iu imponuar me artin e tij madhështor dhe të paimitueshëm.
Por, në qoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar; ndërsa bashkëkohësit e tij e merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm. Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike, që janë aktuale edhe sot, pas kaq kohësh. Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.
Stendal grisi perçen e ftohtë që ndante sallonet e aristokracisë franceze të kohës nga shtresat e “vulgut” social dhe tregoi përçudnimin e aristokracisë dhe të fisnikërisë, imoralitetin, korrupsionin moral dhe etik, boshësinë dhe idiotësinë. Tek romani i mrekullueshëm: “E kuqja dhe e zeza” përcjell zvetënimin e kësaj aristokracie, boshin kumbues të atyre që bënin një jetë përrallore, mes qejfesh dhe origjinash, por që kishin një shpirt të tharë dhe të molepsur nga kotësia e ligësia.
Ndërkohë tek “Lulet e të keqes” poeti mahnitës Sharl Bodder do të bënte një udhëtim të thellë në galerinë e vesit njerëzor, duke përcjellë një kompleks rëniesh dhe degradimesh të natyrës njerëzore, luftën mes unit dhe jashtësisë, etj.
Drejt shkallmimit të traditës
Por një brez tjetër dhe një kohë tjetër po trokiste në Francë dhe në Europë, duke i shkallmuar të gjitha ngrehinat e traditës si kudo edhe në art e në letërsi, ku zëra të rinj po vinin nga “hiçi”, duke tundur në dorë erashkat e një lavdie të premtuar. Një djalosh gjashtëmbëdhjetëvjeçar, që kishte ikur nga shtëpia e prindërve dhe kishte ardhur në Paris dhe që shkruante ndryshe të gjitha gjitha rregullave të deriatëhershme të poezisë, deklaronte se poezia franceze kishte vdekur, se ajo që kanë shkruar bashkëkombësit e tij më të mëdhenj deri atëherë nuk ishte poezi, por marrëzi.
Djaloshi quhej Artur Rembo, mik i një tjetri poet të fuqishëm, Pol Verlen dhe në poezinë e tij prish çdo lidhje logjike tradicionale, shkatërron kategoritë (të kohës dhe hapësirës, të shkakut dhe të efektit) që për shekuj kishin vënë rregull në poezi. Fjala, tashmë, nuk është më vetëm një mjet komunikimi, por ajo ka detyrën që të ndjellë një botë krejtësisht tjetër, fantastike.
“Një periudhë në ferr” (1873) është një lloj ditari autobiografik i Rembosë, i shkruar në një atmosferë demoniake, në të cilën momentet kryesore të jetës: fëmijëria, urrejtje-dashuria për nënën, vetmia, degradimi social, transfigurohen nëpër simbolizmi të magjisë, të urrejtjes, të parandjenjës.
Tek “Ndriçimet”, shkruar më 1874 e të publikuara më pas nga Vërlen, poeti përpiqet të bëjë të mundur “përmbysjen e senseve” nëpërmjet përbërjesh të shkurtra poetike, në të cilat shpërfaqen halucinacione, impresione të rrufeshme, tentativa për pasqyrime të reja. Shfaqet një model i ri poeti, poeti-depërtues, që i kundërvihet modelit të poetit civil, poetit-shkrimtar; poeti-depërtues i nëpërkëmb institucionet, vlerat dhe moralin e deriatëhershëm, hidhet i tëri në krahët rregullsisë më të çmendur të ndjenjave.
Artur Rembo hap një shteg të ri, të panjohur deri atëhere në poezinë franceze dhe europiane e për këtë, pavarësisht fatit të tij të keq, depresionit dhe rënies fzike e shpirtërore, derisa vdiq në një moshë fare të re, do të kishte dhjetëra pauses, poetë të cilët rrekeshin ta çlironin poezinë nga të gjitha angazhimet dhe kufizimet, duke bërë që ajo të shkonte drejt postmodernizmit dhe kërkimeve të reja në formë dhe në përmbajtje.
Në prozë konturet i thyen Marsel Prusti, Franc Kafka dhe Albert Kamy, tre romancierë dhe artistë që krijuan një art të ri rrëfimi dhe një laborator të ri për analizën e tablove, mjediseve dhe karaktereve njerëzore.
Kafka tek “Procesi”, “Metamorfoza”, “Kështjella”, në formën e romanit, por dhe nga tregimet e tij të shkurtra si “Një Leksion Akademik”, “Populli i Minjve”, “Barbarët”, etj, përcjell të vërteta tronditëse të realitetit bashkëkohor, me njeriun e thjeshtë brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mirë për to.
Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me vlere në veprën e tij. Personazhi përgjithësisht është njeriu i rendomë, jo heroi që bën diferencën. Kafka injoron pa e marrë fare parasysh esencën romantike të letërsisë dhe hidhet i teri në kërkim të shpëtimit universal të cilin e shpreh në kredon e tij estetike dhe etike e filozofike: “Vetëm kur shkrimtari rastësinë mund ta kthejë në ligj dhe ta bëj njeriun të pavdekshëm, vetëm atëherë ai ka një rol në art dhe vetëm atëherë roli i tij është profetik”.
Kamy e thellon këtë prirje demistifikuese në analiza më të imëta të rrethanave të fatit njerëzor, duke depërtuar në labirintet e psikologjisë njerëzore dhe të strukturave të ligjit e të së drejtës, me anë të personazheve që gjenden gjithmonë në udhëkryq, si tek romani i pakrahasueshëm dhe novator, që çeli shtigje në prozën euopiane “I huaj”.
Një sërë shkrimtarësh francezë, të zhgënjyer e të deziluzionuar nga paranojat tragjike dhe fatale të Luftës së Dytë Botërore, mbi rendin demokratik dhe liritë e të drejtat njerëzore të qytetarëve të thjeshtë, u bënë kriterzerë estetikë të makinës së luftës, të makinacioneve të lutës, të prapaskenave dhe mizantropive politike dhe trusteve të përgjakura financiare, që ushqen babëzia, si preludi i krimit kolektiv dhe luftërave të përbotshme, me pasoja shkatërrimtare mbi qytetërimin botëror,
Sot në Francë shkruhet një letërsi e zhanreve dhe gjinive të larmishme, e shkollave të ndryshme, që lidhen qoftë me traditën, qoftë me thyerjet e saj, duke pasur si pika referimi kolosët e realizmit social dhe ata të postmodernizmit e simbolizmit, të cilët ngritën themele të forta në letrat franceze, duke i bërë ata të qëndrojnë denjësisht krahas tyre dhe madje t’iu paraprijnë në risi letrave të vendeve të tjera të Europës Perëndimore.

Nadine Gordimer-Letra e babait



Bir i dashur,

Me shkrove nje leter te cilen kurre nuk ma nise. Ajo nuk ishte per mua, por qe ta lexonin te tjeret {Le po pate dhene porosi qe te digjeshin gjithe shkrimet tuaja!}Asnjehere nuk ke qene i hapur e i cilter me mua. Kjo eshte nje nga ankesat qe e pranon vete se kisha une ndaj teje E thua ne letren qe nuk doje qe ta lexoja une. Ku don te dalesh me keto fjale, eh? Tani une e lexova letren, sido qe te vi pune, e lexova fund e krye megjithse ti thua se une i vija librat tua mbi komodine po nuk i hapja kurre. Ti e di si jane keto pune ketu tek ne dhe s’mund t’ia spjegosh ati qe nuk jeton ketu – njerezit e kane zakon qe flasin per te fshehtat qe marrin me vete ne varr po e bukura eshte se ketu nuk ka kurrfare te fshehte. Nese ka pase dicka qe doje ta dish, qe duhet ta kishe ditur e nese kjo nuk te le te prehesh ne paqe, atehere nga kjo leter mund ta marresh kete njohuri. Te pakten ti kete gje e ke pranuar se ke thene qe une isha nje Kafke i vertete per”fuqine, gojetarine,qendrueshmerine dhe menyren per t’ i kryer gjerat madherisht.” dhe kurre nuk i jam nenshtruar kalbezimit. Une jam ai qe kam qene gjithmone, njeri qe kerkoj te caj me cdo kusht. Jam i palodhshem. I palodhshem. I gatshem per te nxjerre perftime nga do rrethane. Tani nuk ka me asgje qe mund te ma mbash te fshehur. Qofte kur thua se e lash librin tek komodina pa e lexuar qofte kur thua se nuk ke qene burre i vertete ne moshen tridhjetegjashte vjecare dhe me dergove nje leter e cila me gjase me drejtohej mua.

Po te shkruaj tashti qe te dy kemi vdekur.Pra ti nuk leviz dot. E di se nuk je ne gjendje te me kthesh pergjigje. Ate leter e filloje duke thene se trembeshe nga une e pastaj u trembe vete dhe nuk ma dhe ta lexoj. Tashti ke ikur nje here e pergjithmone. Pa fuqine e vullnetit te Kafkeve nuk mund te ma kthesh pergjigje nga asgjeja e nga askundi Kete do ta quaja shkretetire po ku ka rere, ku ka deve, ku shkelqen dielli , dicka ka. E sheh jam ende aq mensch sa per t’u shpotitur. Oh, me fal harrova se ty s’te pelqejne mahite e mia , lojerat e mia te marra me femijet.I shkreti djali im, ti per fat te keq nuk kisha aq fuqi dhe ne te gjitha librat, ditaret, dhe letrat {ato qe u dergove te huajve e grave) e ke thene njeqind here ne menyren tende letrare dhe e ke shkruar ne ate leter se ti “ ishe i paafte per jeten.”Keshtu qe vdekja te erdhi, sic do te thoje ti, ne menyre krejt te natryshme dhe jo njesoj si per nje njeri te fuqishem sic isha une e kete po ta provoj duke shkruar e duke folur. ..Nuk e di a gjindet ndonje fjale per ta percaktuar kete. Sidoqofte eshte fjala per Herman Kafken. Une ashtu si ne Prage edhe ketu kam mbijetuar.

Kjo eshte ajo qe ti me padite ne ato gjashtedhjete faqe { kam vene re se gjatesia e letres ndryshon nga nje gjuhe ne tjetren; natyrisht ajo leter eshte perkthyer ne te gjitha gjuhet, nuk e di ne hotentot apo islandisht apo kinezce. Ti letren e ke shkuar per mua, gjemanisht. Une kam jetuar me gjate se ti nja shtate vjet pasi ti vdiqe por qeshe plak e i semure po e kam fjalen kur ti ishte i ri e gjalle. Eshte fare e qarte si drita e diellit se simbas shembujve qe jep per drojen tende ndaj meje qekur ishe i vogel ajo nuk ishte droje por smire. Ne fillim, kur te merrja per te notuar dhe thua se te dukej vetja nje qenie pa kuptim e i dobet prane trupit tim te zhveshur, madhosh,e te forte atje tek kabina dhe ti thua se ndjeheshe krenar per nje baba te tille, “nje baba me nje trup te mrekullueshem. “Me lejo te te kujtoj se ky baba merrte mundimin e humbte ato pak ore qe mund te rrinte larg shitores per te bere dicka per ate nebich, per t’ i zhvilluar muskujt e tu, per te vene ca mish mbi ato eshtra te shkrete ne menyre qe te rriteshe i fuqishem. Por para barmitzvah-ut tend, mburrja e zakonshme qe cdo femi ndjen per prindin, tek ti u shnderrua e u be smire.Nuk mund te ishe si une, prandaj the se nuk isha aq i mire per ty se isha i pagdhendur, bertisja, haja “si nje derr” { keto fjale i ke shkruar ti} se preja thonjte ne tryeze e pastroja veshet me nje klecke dhembesh.Ah, po tashti s’mund te fshehesh gje se i kam lexuar krejt ato mijera e mijera fjale qe ke perdorurper te turperuar familjen tende e babain tend faqe botes. Dhe perdor aftesine tende per t’ i bere te besueshme fjalet dhe ve ne perdorim gjithfare marifetesh dhe si si nje prestigjiator ngulmon se kjo eshte dashuri dhe se nje cope letre e piste eshte nje flamur i bukur mendafshi se ti e dashuroje teper babane tend.Po si keshtu?He, ma thuaj ti. Ti s’mund te ishe si ai ghasa, shamatar, i panginjur. Po, o djali im, keto “ hollesi t parendesishme” qe ti i permend dhe kalon tej me shpejtesi, keto hollesi po them, bejne dem te madh per gjithe jeten Ti je bere i pavdekshem duke shkruar per mua se thua qe “gjithcka lidhet me ty, baba”Njeqind vjet pas lindjes hebreu cek, biri i Hermanit he Julia Kafkes mbahet nje nder shkrimtaret me te medhenj te botes. Veprat tua do te lexohen derisa te kete njerez qe lexojne. Kete e thone te gjithe, madje edhe gjermanet qe i mbyten ne furrat shfarosese motren tende e nipat e mi.Disa thone se ke qene nje fare profeti {Zoti e di} se rrije e mendoje i mbyllur ne dhomen tende, ne kohen qe familja jote mbremjeve luante me letra.Pas vdekjes tende, disa vende ndertuan fusha perqendrimi ku zbatonin ato turtura qe ti i shpike ne ate historine qe mban emrin “Ne kolonine ndeshkinore” dhe qe ate kohe ka vende ne pika te ndryshme te botes ku zbatohen ato shpikje djallezore qe polli mendja jote – Nejse, nuk dua te merrem me kete ceshtje.

Po ti o bir, me gjith gjenialitetin tend nuk munde t’ i sjellesh pak lumturi kesaj bote. As vatres tende familjare. Nejse, duhet te pranojme ate qe na ka caktuar zoti. A e ke vrare ndonjehere mendjen se sa kam vuajtur per dy vellezerit tuaj te cilet mund te ishin rritur per gezimin e nenes tende dhe timin,por qe vdiqen foshnje? Kurse ti rrije i ulur ne tryeze me fytyen tende te verdhe, i pikelluar dhe fatkeq nuk dije c’te thoje dhe luaje me ushqimet. ..Nuk besoj se e ka harruar qe une ngrija gazeten para fytyres qe mos ta keqyrja ate gje. Isha i zemeruar. Kete ia ke thene gjithkujt pa e vrare mendjen cfare vlonte ne zemren e babait tend .Qe ne krye te heres, une gjithcka e pata fshehur pas gazetes. Per te miren tende. Sepse ti kurre nuk qe si femijet tjere. Kete e pranon edhe vete.

Sido te te kishim edukuar , ti thua se ne co rast do ishe bere nje “njeri i dobet,i ndrojtur, i pavendisur.” Cili femi nuk perfiton nga nje zenke e vogel me babain? Po kur shkruan per kete ne moshen trembedhjetevjecare e vetmja gje qe kujton eshte se trembeshe se une te ndiqja rreth tryezes kurse nena jote ngrihesh, te largonte nga une kurse ti strukeshe. Pash Zotin, me thuaj c’te keqe ka ne kete mes? Eh sikur une te kisha kujtime te tilla nga feminia ime! E di se kurre nuk teka pelqyer te flisja per te , kjo te merziste , nuk perton te me thuash me shkrim se kjo “te hapte vrima ne tru” po kur une isha shtate vjec isha i detyruar te kapja karrocen e babait e ta coja nga nje fshat ne tjetrin dhe ne dimer i kisha kembet e mbushura me plage. Askush s’me jipte ndonje gjelle qe te rrija e ta vertisja ne pjate dhe isha shume i kenaqur kur me jipnin patate. Me ke bere qesharak duke pershkruar menyren se si une i tregoja ato gjera. Po a nuk kisha te drejte kur te thoja ty e motrave tuaja se ju mbaja me buke dhe vete rrija ne shitore dymbedhjete ore ne dite se ju nuk e dinit c’kisha vuajtur kur kisha qene femije? Kursa tashti na dalkerka se paska qene gabim t’i perftoja birit tim nje gezim te vogel te cilin une s’e kisha njohur kurr.

Dhe kjo ceshtja tjeter qe schlepped me te kaluaren . E kam fjalen per ate nate qe te lashe jashte te mbyllur ne pavlatsche. Fale teje tashti e gjithe bota e mesoi fjalen ceke qe tregon nje fare ballkoni qe kishim ne Prage Po, tashti gjithekush e din historine dhe une jam bere i famshem. Me bere te famshem si babai qe trembi te birin per gjithe jeten. Falemnderit shume. E pra po te them se sado qe e vras mendjen, nuk me vjen ndermend ai incident. Nuk them se nuk ka ngjare megjithse ti ke pase nje perfytyrim qe askush s’e ka pase para teje as pas teje, apo jo? Them se po te kishe heshtur do te kishe plotesuar lutjen e mbrame te nenes tende dhe timen—ti e di sa te llastonte nena , te stermbronte, sic thuhet tani. Ti nuk e merr me mend sa keq silleshe naten , si tiran i vogel qe ishe, shpikje gjithfare marifetesh qe mos te na lije te flinim Per ty kjo nuk kishte rendesi se ishe i vogel dhe mund te flije diten. Une kisha shitoren , duhet te fitoja buken e gojes dhe duhej te shlodhesha Ti kerkoje nje cope buke, kerkoje nje loje qe te ishte shkrepur ne mend, doje te beje pipin, doje te hiqnin nje mbulese e te vinin nje tjeter apo kerkoje uje per te pire. Marifetet tuaja nuk kishin fund. Une nuk te prekja qe mos te vuaje {Ti e pranon se kurre s’te kam rrahur, vetem hiqja rripin sa per te te trembur sikur kinse do te te rrihja me te.}Keshtu qe nje nate te qendrova larg. Keshtu beri edhe nena jote. Kjo zgjati vetem pak minuta kurse ti thua sikur kinse nena te la qe te ftoheshe. Mos e dhente Zoti! Ti kete na e ke mbajtur veth ne vesh gjithe jeten. Tashti po te them ate shprehjen e vjeter qe te nevrikoste: ah sikur te kisha une hallet tuaja.Gjithcka te doli keq eshte per fajin tim. Keshtu thua ne ato gjashtedhjete faqe po ne te njejten kohe shton: “Ne ate familje , besoj se ti nuk kishe asnje faj,” Ne ate shtepi une isha nje “Kafke i vertete.” kurse ti i ngjaje nenes tende , ishe nga ana e Leveve etj. – sipas mendimit tend nga une trashegove vetem gjerat e keqia dhe nuk more aspak nga gjalleria ime. Une isha “teper i fuqishem” per ty. Ti nuk ndryshoje, as une nuk ndryshoja. Atehere? Ti doje qe une ta pranoja kete dhe te dy te jetonim ne paqe. Ti ishe gjykates, une gjyqi, ti ishe i akuzuari,ti jipje vendime ndaj vetes: “Tryeza e punes, ai eshte vendi im. Koka ne mes te duarve, ky eshte qendrimi im.” {kete lipsej ta kundronim une dhe nena jote e shkrete, kjo ishte mburrja jone, gezimi yne se ti ishe i vetmi djale qe kishte mbijetuar.!}

Ti me akuzoje edhe mua: ishe gjykatesi, ishe gjyqi edhe per mua. Nuk eshte keshtu? Po me c’te drejte? Ti perbuzje edhe shitoren e cila na ushqente dhe paguante edhe shkollen tende. C’te hynte ne xhep ty si sillesha une me punonjesit e shitores? Per ty kishte rendesi qe te gjykoje, te gjykoje. Bera gabim qe te lejova te studjosh drejtesi. Nuk bere gje me diplomen tende, megjith shpenzimet e medha per te cilat punova si skllav e rrenova shendetin tim. Ti vetem bere gjyqe kunder meje. Cfare doja te te thoja tani? Ah, po.

Cfarekerkoje qe te pranoj sipas fjaleve te shkrimtarit te madh. Nese dicka shkon keq, dikush duhet ta kete fajin apo jo? Nuk ishim kukulla prej kashte qe te leviznim si marioneta. Njeri nga ne te dy duhet te ishte fajtor. Mos thuaj se mund te ishe ti. Fajtor eshte gjithnje me i fuqishmi apo jo? Une nuk jam mendimtar i thelle sic je ti, jam vetem nje tregtar i artikujve te modes po a nuk ky nje nder ligjet e jetes? “ Efekti qe ti ushtroje mbi mua ishte i vetmi efekt qe s’kisha si mos ta pranoja.” Mos mendon se po me ben ndonje nder te madh duke me falur dhe me thua fyrjen me te keqe qe mund t’ i behet nje prindi? Nese fajet i kam une atehere jam une fajtori deri ne piken e fundit te gjakut te zemres sime dhe faji ka mbijetuar ne trupin tim; atehere mos del se jam fajtor qe jetoj dhe kam lindur nje djale. Kjo eshte? Per shkakun tend une s’duhet te kisha jetuar fare.

Gjithnje ke qene teper i afte {s’me duket gje aftesia letrare} qe te me luash nga mendte. Ti e dije se kjo ma damtonte zemren. Kam Zotin deshmitar se me deshperonte shume, me bente qe… Nejse.

E vetmja gje qe di eshte se jam fajtor per gjithmone. Ti ke punuar qe te jete keshtu. Kjo eshte e shkruar e jo vetem nga ti Ka shume njerez qe shkruajne letra mbi Kafken, mbi Franc Kafken. Une kam faj edhe per emrin qe te kam dhene. Kafka ne cekisht i thone nje lloj shpendi e mbase nga kjo ti kishe ate makth ndaj kafsheve. Kafke!.kanderr, qen, kaproll, mi . Cfare nuk e perfytyroje veten tende. Thone se tregimi per ate kandren eshte kryeveper, fale meje. Une jam ai qe ti trajtoje si nje specie e ulet dhe te frymezova…Zgjohesh i shnderruar ne kander, pastaj ne nje vend tjeter mban nje konference i kthyer ne majmun. A mendon ndonjeri nga zoterinjte e ditur se c’donte te thonte per mua te kisha nje djale

i cili nuk kishte nderim as per veten e te ndjehej njeri ?

Te joshin kafshet po me lejo te te kujtoj se kur ishe ne shtepine e Ottles ne Zurau nuk pranoje te zhvisheshe ne syte e nje maceje qe ajo e linte aty per te kapur minjte…

Ti perfytyroje se ne dhomen tende te gjumit, vinte nje dragua. Ai thonte {ishte dragua i edukuar, noch} “ Ketu me ka sjelle deshira jote…Jam ne doren tende. “ Ishte deshira jote Franc, deshira per perbindsha e zvetenim Pershkruan nje njeri {kuptohet se ai ishte ti} me nje fantazi te cmendur, i cili jetonte me nje kale Ja, fjalet tuaja”…gjate nje viti jetova me njekale, njesoj si nje hute qe jeton me nje vajze te cilen e nderon megjithse ajo e refuzon. Edhe kalit i vure nje emer vajze,Eleanor. Me thuaj cili djale normal do te shkruante nje tregim te tille.?A eshte gje e mire qe pas vdekjes tende, njerezit te lexojne kesi gjerash? Keto jane te botuara, po, gjithcka eshte e botuar.

Me e keqe nga te gjitha eshte ajo e kafshes ne sinagoge. Flet per nje mi apo nuselale. Tregon se rendte nga te kater anet gjate lutjeve duke vrapuar tek krahu i grave madje zbriste edhe tek perdja e Kutise se Beselidhjes. Nje schende, nje kafshe qe vrapon gjate sherbeses fetare . E di qe eshte thjeshte nje tregim po nje gje e tille vetem ty mund te te shkonte neper mend. Sa mungese respekti ke shfaqur.

Gjate shume faqeve ti ngulmon { ne ate letren e fshehur} rreth perdorimit te shprehjeve te trasha yidish, rreth dozes “se paperfillshme te judaizmit” i cili ishte “thjeshtesisht shoqeror” e kjo donte te thonte se “nuk mund ta gjenin tek judaizmi” qofte edhe nga ana e jashtme. Kete e thua ti! Kur ishe djale i ri une te merrja me pahir ne sherbesat e Yom Kippurit, nje here ne vit; ti uleshe aty dhe trilloje histori me kafshe te papasterta qe i perqaseshin Kutise, objekti me i shenjte i fese hebraike. Kur u rrite, vetem nje here shkele ne sinagogen Altnen. Ata qe shkruajne libra per ty thone se kete e bere per te me kenaqur mua. Habitem. Kur ti e more vesht se ishe hebre, judaizmi yt ishte shume intelektual e nuk kishte asnje lidhje me zakonet hebraike te cilat m’ i paten mesuar t’ i keqyrja ne shtetl-in e tim eti kur rroka karrocen ne moshen shtatevjecare. Hebraizmin tend ti e mesove ne Teatrin Yidish. Ama njerez te mrekullueshem qe kishte aty.! Ishin aktore endacake e te paturpshem me te cilet u miqesove ne kafe Savoy. Miku yt ishte aktori Jetchek Levi. Faleminderit Zotit qe ai nuk kishte ndonje lidhje me familjen e nenes tende. Une nuk do ta kisha lejuar nje njeri te tille as ta pershendeste.Ti u bere i paturpshem dhe e fute ne shtepine tone dhe une u detyrova te te them mos ta perseritje me ate veprim. {E kisha zakon qe keqyrja jashte dritares dhe e pashe qe sillej aty ne mot te keq duke te pritur.} Kishe miqesi dhe me aktoren Tchissik dhe pata kujtuar se ishe dashuruar me te; ajo ishte grua e martuar { nese mund te quhet martese ajo fare bashkejetese } Pervec zonjushes Bauer, gjithnje te kane pelqyer grate e rendomta. Po ta them prape sic ta pata thene atehere: Po flejte me qen, do zgjohesh me pleshta. U merzite shume dhe u zemrove me babane tend kur ta tha. Dhe kur te kujtova dhimbjet e zemres, u shfajsove sic e kishe zakon e me the{me kujtohet si te ishte sot}”Perpiqu te permbahesh sa me shume.” Tani kam lexuar Ditaret tuaja se te vdekurit nuk kane nevoje te hyjne fshehtas ne dhomen e gjumit t’i lexojne pa dijenine tende {ti per kete gje padisje nenen tende dhe mua}. Une kam lexuar ate qe ti ke shkruar me vone duke thene se tek une ndjeje nje baba “ i cili si gjithnje ne caste krize tregohej i urte dhe kete vetem une e ndjeja” Pra ti e dije se une kisha te drejte.

E verteta eshte se ti Franc ishe antisemit. Asnjehere s’e ke care koken te dije cfare ndodhte me njerezit tuaj. Veprimet prej vandalesh qe jane kryer kunder hebrenjve ne rruge, shtepi e shitore ne terr, nuk jane pasqyruar fare ne Ditaret e fletoret tuaja. Ti vetem perfytyroje hebrenj. I perfytyroje te torturuar si tek vepra jote “Ne kolonine ndeshkimore.” Nejse, nuk dua te rremoj me thelle se c’kuptim kishte kjo.

Per nje kohe te gjate ti dhe motra jote Ottla studjuat hebraisht pasi ju ishte ngritur mendja te shkonit ne Palestine. Dhe kush? Ti qe ne ate kohe mezi merrje fryme do te shkoje te mblidhje patate ne nje kibuc. Libri i fundit qe eshte shkruar per ty thote se i “kunderviheshe mendesise se tregtarit” te nje tipi hebre sic ishte yt ate. Po ishte babai yt,tregtar komcash e kapsash, lidhese kepucesh, suazash e fotografishe e cikerrimash tjera qe te jepte buke e te lejonte te enderroje. Ishe antisemit Franc nese eshte e mundur qe hebre ta ndaj veten ne dysh {me thote mendja se per ty gjithcka ishte e mundur} I pate thene Ottles te martohej me ate goy te quajtur Josef Devis pasi ai vlente me shume se dhjete hebrenj. Kur miku yt Brod shkruajti nje liber te quajtur Hebraeshat ti i the se te tilla kishte me shumice dhe ty te ngjanin si hardhuca {prape kafshe, kafshe vjedhacake} “ Aq sa gezoheshim duke soditur nje hardhuce ne nje rruge ne Itali, aq tmerroheshim duke pare qindra hardhuca qe zvarriteshin mbi njera tjetren ne nje kuti konservash,” Nga i ke nxjerre keto mendime? E di se jo nga shtepia jone.

Cfare hebreu je ti qe na shperfillje ne hebrenjte e familjes tende hebreje. Ti i pergjigjesh pyetjeve me pyetje. Kam zbuluar se ky eshte stili yt, i famshmi stili yt letrar dhe deshmi e gjendjes tende si hebre. A e ke shkruar ti kete tregim apo pjesez, quaje si te duash, te cilin miku yt Brodi e ruajti te paprekur dhe ti e dije mirefilli se ai nuk do ta digjte: “ Nje here ne nje sesion spiritizmi u shfaq nje shpirt i ri dhe me te u zhvillua kjo bisede. Shpirti:Me leje. Zedhensi: Cfare do? Shpirti: te largohem. Zedhenesi: ti sapo erdhe. Shpirti: ka nje keqkuptim. Zedhenesi: jo s’ka asnje keqkuptim. Ke ardhur e do te qendrosh. Shpirti: Une e ndjej veten keq. Zedhenesi: keq?. Shpirti: shume keq. Zedhenesi: fizikisht? Shpirti: fizikisht? Zedhenesi: po pergjigjesh me pyetje. Kjo nuk ka vlere. Ne kemi menyra per te te denuar prandaj te keshilloj te pergjigjesh se ndryshe do te te heqim qafe menjehere. Shpirti: menjehere? Zedhenesi:menjehere. . Shpirti: brenda nje minute? Zedhenesi: mos vijo me ne kete menyre kaq te vajtueshme.”

Pyetje pa pergjigje. Enigma. Ti ke shkruar: “Une mund te jetoj vetem brenda kunderthenieve, Po kjo padyshim mund t’i pershtatet gjithe botes se duke jetuar njeriu vdes e duke vdekur, jeton.” Fol per veten tende Perse kush kujtove se je ti, profeti Jezukrisht? Cfare kerkoje? Qiellin e perjeshem te goymeve?Cfare doje te thoje kur nje njeri i humbur, larg vendit te tij , i thote dikujt tjeter:”Jam ne doren tende” dhe ai i pergjigjet:”Jo. Ti je i lire, prandaj je i humbur.”Cfare kuptimi ka te shkruash per nje grua:”E pres i shtrire qe mos te takohem me te?”Eshte nje enigme te cilen besoj se e kuptoj pasi, fale Zotit, jam marre dyzetedy vjet me ty. “ Nje kafaz u nis te kerkoj nje zog.” Ky ishe ti. Kafazi, jo zogu. Nuk e di perse po keshtu ma thote mendja

Ato dokrra per te ikur nga vatra jote {tjeter enigme} ti i quaje Burgu e keshtjella

ime.” Qahesha me shkrim se dhoma jote ishte njefare rrugine, ne mes te sallonit e dhomes se prinderve. Qaheshe se nuk kisha me cfare te shkruaje se ta kishin hequr bojen e shkrimit e te kishte mbetur vetem nje laps. Kete e kishin bere qe te te pengonin te shkruaje. Po ajo ishte per te miren tende, per shendetin tend. – T i ishte i rritur, nje avokat mer diplome po qe nuk dije te kujdeseshe per veten tende. – Po ti rrije duke zhgarravitur gjysmen e nates dhe te nesermen do te ishe shume i lodhur per te punuar ne Assigurazioni Generali{ apo ate kohe punoje tek Arbeiter-Unfall-Vorsicherungs- Austall fur die Konigreich Bohmen?Kujtesa ime eshte dobesuar} Une nuk kisha para me lopata. Nuk mund te ju mbaja te gjitheve per gjithmone.

Ke botuar cdo mosmarreveshtje sado te vogel me familjen tende. Sipas teje ishte gje e tmerrshme qe nuk te linin te dilje kur ishte mot i keq Apo kur nena jote donte qe te mbeshtilleshe mire. Ti ke qene gjithnje shendetlig se nuk trashegoje konstruktin tim. Mua me mposhten puna e rende, tregtia, hallet re familjes. Ke shkruar se nuk mund te beje asnje shetitje pa u ndeshur me kundershtimet e prinderve po ti harron se edhe ne moshen njezetetete vjecare vijoje te jetoje ne shtepine tone. Le po thuase doje te ikje. I shkreti ti mezi levizje tek dhoma ne cepin tjeter te shtepise. Mbyllesh brenda kur kishim vizita , zderhalleshe ne shtrat , gjate dites flije {Se nuk mund te flije naten si gjithe bota}Trillove Ameriken ne vend qe te guxoje te emigrosh, te brofje nga shtrati , te gatisje plackat e te ikje per te nisur nje jete te re.Ajo vajza qe ti e le dy here, ia doli ne krye . A e di se Felice eshte gjalle e jeton diku ne Amerike? Tani eshte grua e plakur dhe ka edhe sternipa. Nuk i futen ne fusha te perqendrimit qe sic thone njerzit e mencur, ti i kishe ditur para se te krijoheshin.Daja yt Alfredi do te te gjente pune ne Madera, ne Azorre apo zoti e di se ku tjeter. Nip i nje mishtari , nje schachet-i, ti nuk e pelqeje mishin , thone se kjo te beri te dobet e te pavendosur. Keshtu pra edhe ky qe faji im se babai im i shkrete duhet te punonte per te nxjerre buken e gojes. Kur nuk ndodhej ne shtepi nena, ti do te kishe vdekur urije po mos te isha une. E cili qe perfundimi? Ty te neveritej ajo qe te jipja sa shkoje dhe e zbrazje stomakun duke vjellur athua se kisha dashur te te helmoja. Ti nuk harrove te shkruash ne leter: “Gjerat e neveritshme duhen nxjerre jashte. “

Gjithcka beja per ty ishte dreck. E ndjeje veten “te perbuzur, te denuar,te shtypur.” nga une. Per kete me perbuzje. Po ka nje gje: une per vete nuk isha nga ata qe shtypen kollaj apo jo?Sa here u mate te ikesh nga shtepia e nuk munde? Gjithcka eshte e shkruar ne Ditaret tuaja e ne librat qe jane shkruar per ty. Po ajo kryevepra tjeter e jotja, Denimi?Nje baba e i biri grinden dhe djali mbyt veten duke thene:”Prinder te shtrenjte, gjithnje ju kam dashue por sidoqofte…” Kuptimi i kesaj historie, mbase te intereson ta dish,po ta kujtoj se eshte se sipas gjitha gjaseve, Herman Kafka nuk donte qe i biri te rritej e te behej burre dhe qe ai te rregullohej pa ndihmen e te jatit. Meshuggenerit-it qe e ka shkruar kete, i befte mire. Ai nuk desheronte te jetoj sic jetuam ne. Kur miku gungac i tregoi nenes tende fshehtas nje leter me ankesa ku ti kerkoje mos te te detyronin te shkoje ne fabfriken e amiantit per te ndihmuar burrin e motres , Brodi fshehu dicka qe ti kishe shkruar . Tani gjithcka eshte botuar, gjithcka, gjithcka, te gjitha gjerat e tmerrshme qe ti mendoje per familjen tende” I urrej te gjithe babain, nenen, motrat.”

Nuk mund te rregulloheshe pa ne -pa mua – U largove vetem kur u bere thuajse tridhjetedy vjec , nje moshe kur cdo burre ka grua e femije e nje vater te veten.

Ti gjithnje je varur nga dikush. Eh, ai miku yt i shkrete, Brodi. Po mos te ishte gungaci i vogel si do te ishte puna jote sot?Ne nje ane furrat shfarosese qe mbyten motrat tuaja dhe ne anen tjeter zjarri qe ti kishe kerkuar per te djegur doreshkrimet tua. Nga ty s’do te kishte mbetur asgje. Ati tipit te cilit i besove, Gestapoja ia konfiskoi gjithe doreshkrimet qe ndodheshin ne Berlin dhe deri tani nuk eshte gjetur asnje gjurme e tyre. Kete s’e ben dot as ekspertet me te medhenj te Kafkes qe i fusin hundet gjithandej. Thoje se e doje Maks Brodin me shume se veten tende. Nuk habitem. Te pelqente mendimi qe ai kishte per ty megjithse e kuptoje se nuk ishte i sakte {a e ve re se nuk jam grob, i pasjellshem, aq i paditur per gjerat qe nuk jane artikuj tregtie luksi se mbase kam fituar ndonje trajte “intuite” prej teje.} Natyrisht une nuk e njoha djalin tim nga pershkrimet e Brodit:” Kafka shperdante nje drite e nje fuqi te jashtzakonshme gje qe s’e kam ndeshur ne asnje vend tjeter e as te njerezite medhenj…Ai zoteronte nje force intuitive te pagabueshme; kurre nuk ishte i zbrazet e kurre nuk tha nje fjale pakuptim … Kishte nje qendrim pozitiv ndaj jetes dhe tregohej ironikisht tolerant ndaj marrezive te botes dhe ishte i mbushur me nje humor te trishtuar.”Duhet te them se as nena jote qe i kuptonte trillet tua, kur kthehej ne shtepi pasi kishte punuar gjithe diten ne kembe ne shitore, as motrat tua qe qe t’ i mburrnin veprat per te te bere qejfin, as babai yt te cilit i copetohej shpirti per familjen, kurre nuk e provuan tolerancen tende. Motrat tuaja {me perjashtim te Ottles tek e cila ti e pranon vete se ke ushtruar ndikim te keq se e nxite te lere shitoren dhe te punoj ne nje ferme si fshatare e te dy bashke te vdisnit urije e te hanit barishte e ajo te martohej me ate goy} ishin marroke sipas mendjes tende e qeshnin vend e pa vend. Nena jote kurre nuk pat mbeshtetjen e nje djali te fuqishem. Ti kurre, ne asnje rast nuk na perftove pak gaz qofte edhe te trishtuar. Me mua mezi flisje. Kush e ka fajin qe ti ishe njeri dhe e pershkruan veten “ duke u sjellur ne nje ishull te lagunes ku nuk ka as libra as ura ku ka muzike por qe s’e degjon as vete” Nuk pershkoje kurre nje rruge e aq me pak nje ure per te pershendetur e per t’u sjellur me perzemersi me dike tjeter; ti hyje ne dhomen tende, mbyllje veshet me oropax per te mos degjuar muziken e jetes as zhurmat e guzhines, zerat e njerezve qe hynin e dilnin {Cfare te benin te kalonin permes dyerve te mbyllura?} madje te merziste edhe kenga e kanarinave apo gazi e ndonje zenke familjare apo shtrati qe gervinte brenda te cilit njerezit normal te martuar, benin dashuri.

Keto qe do te them mbase do te te habisin. E kam fjalen per pjesen e fundit. E di se qekur kam vdekur, ne vitin 1931 bota ka ndryshuar shume Njerezit, prinder e femije tani flasin per gjera qe dikur nuk ziheshin me goje. Njerezit nuk kane turp te lexojne gjithcka, edhe ditaret private, perfshire edhe letrat. Tani nuk ka me turp per asgje. Edhe ne kete gje, ti Franc ke qene ne pararoje. Nuk kishe turp te shkruaje ne Ditarin tend qe miku yt Brodi do ta botonte – ti e dija se ai do te botonte gjithcka e do te fitonte para ne kurrizin tone –gjera qe e kane shtyre njerin nga ekspertet me te njohur te Kafkes te studjoj edhe zhurmerimet ne shtepine tone ne Prage Ai ka shkruar per mua:”Nuk do te ishte ne kakrakterin e Herman Kafkes qe te fshihte pasthirrmat qe leshonte gjate aktit seksual;po ashtu nuk do te ishte ne karakterin e Kafkes. njeri teper i ndjeshem ndaj zhurmave qe te pershkruante vuajtjen qe i shkaktonin ato zhurma.”

E le te shkruar qe ta lexonin te gjithe se te perftonte neveri kur shikojembi shtrat pizhamat e babait tend dhe kemishen e nates te nenes tende. Me lejo te te flas haptas si gjithemone Ne ate shtrat u zure edhe ti. Mua me shkakton neveri ajo neveria jote per ate vend qe per ty duhet te ishte i shenjte ., nje vend per te cilin duhet te shfaqje nderimin me te madh. Megjithate ti je ai qe u ankove per vulgaritetin tim kur te keshillova se duhet te merrje grua – ta bleje apo ta merrje hua por qe te provoje ne moshen tridhjetegjashte vjecare se ishe burre u martove me nje te perdale hebreje te Prages qe tundte gjinjte poshte bluzes se holle. Po, e kam fjalen per ate Julie Wohryzek e bija e kepucarit, e fejuara jote e dyte. Pate paturpesine te ma flakje ne fytyre verejtjen tende ne ate letren qe nuk ma dergove por qe un e e lexova te plote tashti; aty ti thua se e lashe mbi komodinen e nates librin tend “Ne kolonin e ndeshkimore” dhe kurre nuk ta zura me goje.

Tashti dua te cek nje ceshtje tjeter te cilen nuk e zume me goje si ate e bir kur ishim gjalle — ti ke te drejte, mbase qe faji im…Atehere ishte puna ndryshe. E kam fjalen per temen e grave Do te flasim per kete gje o djali im i shkrete se martesa “ishte frika me e madhe” e jetes tende. Keshtu ke thene. Ti flet per perpjekjet tuaja duke u munduar te ftillosh perse nuk mund te martoheshe dhe ketu qendron gjithe “suksesi” i letres qe me drejtojeSipas teje te martoheshe e te krijoje familje, ishe “ maksimumi qe mund te bej nje qenie njerezore” Megjithate ti nuk mund te martoheshe. Po si duhet ta kuptoj kete nje qenie e rendonte njerezore? I ke shkruar me shume se nje cerek milioni fjale Felice Bauerit po prape nuk munde te beheshe burri saj. I cove deri ne Berlin prinderit tuaj qe te kremtonin fejesen (me qe ra fjala eshte nje fotografi qe beri cifti i lumtur e gjindet ne librat qe shkruhen per ty ). Fejesa u prish, pastaj u lidh prape e prape u zgjidh. Habitesh? Kushdo qe hyn ne nje librari apo futet ne nje biblioteke mund te lexoj cfare i ke shkruar te fejuares tende kur motra jote Eli lindi mbesen tona te pare. Ndjeve neveri e mllef kunder kunatit tend sepse “ une kurre s’do te kem femije”.Mbase s’do te kishe me nje vajze te rregullt si ajo e Bauerve e ne nje martese te rregullt por une e kam vertetuar se ti ke pase, kete e thote Brodi,nje femije me nje grua te quajtur Greta Bloch te cilen e mbaje si shoqen me te mire te vajzes Bauer e qe pat qene edhe ndermjetesja juaj. C’thua per kete? Ndoshta nuk e dije. Nuk di si te them {Ti ishe njeri i papergjegjshem} Thone se ajo u zhduk e mbase nuk ta tha kurre ate gje.

Persa i perket vajzes tjeter me te cilen deshe te vije kurore e per te cilen e ngrite zerin ne kupe te qiellit pas fjaleve te mia per hebrenjte e Prages per bluzen etj. – ti u tregove i matur dhe e prishe dasmen dy dite para se te zhvillohej. Une nuk pata mundesi te ndikoje tek ti Kur kishte ndodhur qe ti t’i merrje parasyshe mendimet e prinderve te tu.? kur me pate thene se doje te martoheshe me te bijen e kepucarit, u pata pata bere merak. Ajo Baer te pekten rridhte nga nje familje e mire. Une u tregova i hapur me ty si burri ndaj burrit. Nuk ishe me cunak e nuk mund te martoheshe me cilindo se nje burre nuk martohet me nje dosido.

E kuptova sec’donte te thonte ajo martese o i shkreti djali im. Ti doje grua. Askush nuk e kuptonte kete me mire se une qe jam njeri normal. Ne Prage kishte vende ku mund te gjeje nje femer { e marr mend se cfaredo te ndodhe ka pase e do te kete vende te tilla.}U perpoqa te te ndihmoj, u tregova i gatshem te te shoqeroja vete. E thashe kete faqe nenes tende e cila ishte ne nje mendje me mua. desheronim aq shume te te ndihmonim sa edhe nena jote pranonte leshime kaq te skajshem.

Ne nje leter ti shkruan se nuk e kishe menduar kurre se une do te mund te te kuptoja , me akuzon se doja te te fyej e ku une c’gjera te tjera. Doje te martoheshe me nje te perdale dhe fyheshe nga mendimi per te shkuar me nje femer tjeter me para.

Ne letren qe shkruajte pak dite pasi hoqe dore vete nga perpjekja e dyte per t’u

martuar ne moshen tridhjetegjashte vjecare, thuase yt ate, si njeri i rrahur me jeten jo vetem shfaqi “ shperfillje “ per ty po kur te kishte folur hapur ne kohen qe ishe cunak , te kishte dhene nje informacion qesharak qe lente te nenkuptohej se kurre nuk do ishe ne gjendje te martohesh, kurren e kurres. Domethene se njezet vjet para luftes, ai per Julia Wohryzek te kishte thene “disa fjale te cilterta {sic thua ti ) duke pohuar se nuk ishe ne gjendje te merrje nuse dhe “te shtyri drejt felliqesise sikur ky te ishte fati im.” A te bie ndermend se kur une dhe nena jote po benim nje shetitje ne Josefplatz bashke me ty,ti shfaqe nje fare kurreshtjeje per ndjenjat e burrave ndaj grave. Une u tregova i hapur me ty dhe isha ne gjendje te te keshilloja ku te shkoje per ta bere ate gje pa ndonje rrezik qe te merrje ndonje semundje. Ishe shtatembedhjete vjec, imcak por burre e jo femi apo jo? A nuk kidhte ardhur kohe per te folur per ato gjera?A te them cfare me kujtohet? Nje dite shfaqe pakenaqesi ndaj nenes tende dhe ndaj meje se nuk te kishim edukuar nga ana seksuale {keshtu the}Tani qahesh perse une u mundova te te drejtoj per ate ceshtje. E bera apo s’e bera? Vendose e nxirr perfundimin tend. Sidoqofte ti ishe i bindur se nuk doje te martoheshe per arsye te asaj qe une paskam bere. Kur une kujtoja se e doje vajzen e e Bauerve a nuk pranova per te ta bere qejfin?Megjithse nuk ishe ne gjendje ekonomike per t’u martuar e une kisha nje mije halle te tjera e isha i semure, a nuk me shkaktove gjithato probleme duke ngulmuar qe te investoj ne nje fabrike amianti mechulan? A e pranova? Kur vajza erdhi ne Prage per te njohur prinderit e motrat tuaja, ti shkruajte:” familjes sime i pelqeu mr shume se do me kishte pelqyer qe t’u pelqente.” Deri ketu arrite: nuk mund te te pelqente asgje qe na pelqente edhe neve. Per kete nuk u martove me te?

U be nje kohe e gjate, nje rruge e gjate… gjithcka po vjen duke u mjegulluar, duke u zhdukur…Po prit, ende nuk kam mbaruar.

Ti thua se e shkruajte ate leter se doje te ftilloje perse nuk mund te martoheshe. Une po e shkruaj leter se ti u perpoqe te me shkruash mua. Ti edhe kete gje desha t’ ia heqesh babait tend. dhe iu pergjigje letres tende para se kete gje t’a beja une. Trillove ne letren tende ate qe perfytyroje se do te ishte pergjigja ime. E bere qe te me kurseje punen. Kjo qe, sic thone, nje mendim i shkelqyer . Me aftesite tua si shkrimtar i famshem ti gjithcka e ke shprehur me mire se sa do ta beja une. Po aty je ti para se te jem une. Ma more fjalen nga goja Dhe ne emrin tim ti padit veten se je “ shume finok, puthadores, parazit e jo i cilter” duke ma veshur mua fajin per jeten tende; je treguar serishmi e per here te fundit teper finok, puthadores, parazit e jo i cilter. ne perpjekjen tende per t’ ia hequr babait tend mundesine te mbrohet. Tamam gjeni. Cfare mbetet te them per ty mor cun vetem se duhet te dish se eshte e tmerrshme derisa ti e quan veten kanderr qe jo vetem pickon por edhe thith gjak per te mbetur gjalle. Marifetet e mashtrimet nuk kane marre fund. Me tej ti rrefen se gjithe ai “koregjim” apo “replike” sic e quan ti me edukate se“ nuk e ka prejardhjen nga babai yt po nga ti vete, nga Franc Kafka.” Ja, shiko, ketu qendron prova se ti megjith zgjuarsine tende, nuk di per mua dicka. Ti thua se gjithnje ke shkruar per mua, babane tend. por ne te vertete ke shkruar gjithcka per veten tende.Kandrra qe dergjej ne shpine dhe tundte putrat ne ajer, nuk mundte te ngrihej per te pare Ameriken apo Murin e Madh Kinez. Te gjitha ishin per ty, per ty, vetem per ty. Ne fund te letres tende ti e mbush rrefimin plot arsyetime ne te mire te anes tende, e thua ti fjalen e fundit duke pohuar se une nuk mund te dija gje apo te kuptoja gje se nuk isha tjeter vecse nje tregtar, nje dyqanxhi. Kjo eshte e “verteta” jote mbi ne dhe fale ketyre ti mbaje shprese se “mund ta beje me te lehte jeten e vdekjen tone.”

Si perfundim, ti Franc takova gruan e fundit. Kjo nuk ishte deshira jone dhe per kete kemi deshmitare vete Zotin. Me ate hebreje nga lindja ti jetove ne mekate.

Ne te dergruam te holla, vetem kaq mund te benim. Sikur te kishim ardhur per te te pare, sikur te kishim lene ne nje ane krenarine tone e te njiheshim me ate grua, prania jopne do te kishte ndikuar vetem per te keq tek ti . Kjo eshte e shkruar ne shkrimet tua e nder librat qe nxjerrin per ty.; gjithcka lidhej me ne te pikellonte e te semurte. E kishim marre vesht se nuk te jepte gjellet e pershtatshme dhe si nje gabele gatuante ne nje furnele me alkool. Ajo te mbante ne nje cep te akullt te Berlinit Zoti te me ndjej po ne varrimin tend {Brodi ia ka treguar te gjitheve} une i ktheva shpinen.

Franc…kur te derguan nga botuesi Kurt Volf Ferlag disa ksombla te librit: Ne kolonine ndeshkimore, ti me dhe nje cope e une te thashe: “ Vere tek komodina prane shtratit.” Ti thua se kurre nuk ta zura me goje. Po ti a nuk e kupton se une nuk njeri i letrave. Po ta them tashti…Lexova disa pjese, disa faqe jo nje here po disa here. Po ta kesh vrojtuar ate liber, une ne cdo dy-tri faqe kisha vene nje shenje me laps per te ditur ku e kisha lene. Nuk ishte si librat qe njihja –pastaj une nuk kisha kohe te lexoja se se qe i vogel punoja si skllav; nuk isha si ti e ne moshe te re nuk mund te mbylleha ne dhome e te lexoja. Po ta kisha bere ate do te kisha vdekur per buke. Kete ti e di. A nuk e kupton se une nuk mund temburresha dot dhe me vinte turp qe ti ta merrje vesht se e kisha te veshtire te kuptoja c’kishe shkruar e qe mua re dukeshin te cuditshme?

Keshtu eshte. E di se nuk jam intelektual po ama dita te jetoj!

Prit pak… me jep ca kohe…kujtimet mjegullohen…

A e merr me mend si e ndjeme veten kur Ottla na tha se kishe tuberkuloz? Si mundet te me kujtosh se nje dite une i zemeruar paskam thene per nje vartesin tim pertac qe kollitej ne shitore – e pra duhet te dije te silleshe me ata goym-et dembela – pra paskam thene qe le te vdiste si nje qen i semure. Ku ta dija une se edhe ti do te semureshe nga tuberkulozi? Nuk eshte faji yne qe t’ u kalben mushkerite. Kur ishe i vogel u pata munduar te ta zgjeroj kraharorin duke te mesuar notin. Nuk duhet te ishe larguar kurre nga shtepia e nga perkujdesjet prinderore duke u futur ne Shenenborpale, ne ate vrime minjsh, ne ate kthine ne Berlin…Nganjehere e kemi kaluar mire,apo jo Franc?Kur pinim birre me salsice pas notit. Kur po vdisje t’u kujtua birra me salsice.

Edhe nje gje tjeter. Me djeg perbrenda e duhet te ta them. E di se kurre nuk do te pergjigjesh. Nje here pate shkruar :” Fjala eshte e nevojshme kur njeriu kerkon te genjej.” Ti ishe tejet i ndjeshem per te folur, Franc. E ruajte te verteten ne heshtje.Ata qe merren me letra kthehen nga ana e murit keshtu edhe ty zhurma e njerezve te gjalle nuk te pelqente.. Ne jete ishe frikacak, nuk merrje dot hak dhe kete e the edhe me shkrim. Nuk mund te dergjemi ne varret tona qetesisht , te cvarrosur e paqefin. A nuk te vjen zor qe e shnderove varrin e prinderve si dikur shtratin? Nuk ndjen turp tashti? Nejse, nuk ia vlene te grindemi. Jemi ne nje varr te perbashket ti, nena jote dhe une. Ashtu si lipsej i dhame fund gjithckaje te bashkuar. Pushofsh ne paqe o bir. ah, sikur te me kishe lene edhe mua te pushoj ne paqe.

Babai, Herman Kafka

Njeriu Franc Kafka në kujtimet e një 17-vjeçari

Albert Vataj




Varianti i parë i këtij libri, të cilin Janushi e pati titulluar “Kafka më tha”, doli në vitin 1951, ndërsa titullin e sotëm “Biseda me Kafkën” libri e mori nga drejtuesit e Shtëpisë botuese “Fischer” të Frankfurtit, të cilët u kujdesën për botimin e tij. Për ta botuar, Janushi kërkoi ndihmën e Maks Brodit, mikut më të afërt të Kafkës, atij që kishte përkrahur hyrjen e tij në letërsi, duke i rekomanduar botuesit Rovolt librin Meditime, në vitin 1912. Janushi i pati dërguar atij dorëshkrimin e veprës në vitin 1947 në Tel Aviv, ku Brodi jetonte asokohe, por punët e shumta dhe kushtet e veçanta të pasluftës e penguan shkrimtarin të merrej menjëherë me librin “Biseda”, që do të shihte dritën e botimin vetëm katër vjet më vonë. Janushi, i cili nuk e kishte ndjekur përgatitjen për shtyp, me të dalë libri, shpalli se i pati dërguar Brodit një tekst më të gjatë se ai që ishte botuar: prej një gabimi të vetë Janushit, Brodi kish marrë vetëm një pjesë të tekstit.
Më 1962, Janushi nënshkroi sërish një kontratë me Shtëpinë botuese “Fischer” për një botim të dytë të rishikuar dhe të zgjeruar, mbështeti mbi variantin e plotë, të cilin ndërkohë Janushi e kishte gjetur. Në kontratën e vitit 1964 u shtua një klauzolë, e cila ndalonte shpërndarjen e botimit të vitit 1951. Vepra me tekstin e plotë doli nga shtypi më 1968.
Qysh në shfaqjen e tij të parë libri i Janushit zgjoi interesin e kritikës duke marrë komente entuziaste: Maks Brodi dhe Dora Dimanti, shoqe e Kafkës gjatë periudhë së fundi të jetës së tij, dalluan tiparet e përshkruara nga Janushi, ato të mikut të tyre të vdekur. Shumë nga këto tipare zbulohen edhe në dëshmi të tjera, të cilat ishin bërë të njohura në kohën kur Janushi redaktonte kujtimet e tij, për shembull, Jetëshkrimi i Kafkës i Maks Brodit i viti 1937, por të shumta janë edhe përkimet e rastësishme me dokumente të dala në dritë shumë më vonë: kjo rrethanë e fundit siguron vërtetësinë e shumë prej kujtimeve të Janushit, ndonëse dolën në pah disa paqartësi, të cilat lidheshin veçanërisht me zgjerimin e botimit të dytë. Së pari, habia lindi nga numri disi i fryrë i episodeve; pothuajse të gjitha takimet mund të përshihen brenda gjysmës së dytë të vitit 1920, gjashtëmujor gjatë të cilit, përveç të tjerave Kafka mungoi shpesh në Shoqërinë e Sigurimit për shkak të sëmundjes.
Por kufijtë e veprës janë ato të vetë autorit. Nuk duhet harruar se Janushi, në kohën kur njohu Kafkën, koleg i të atit në Shoqërinë e Sigurimit nga Aksidentet në Punë, ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç. Është pra e qartë se Kafka, njëzet vjet më i madh në moshë, nuk fliste hapur duke lënë në heshtje plot gjëra, ashtu siç duket e pranueshme që i riu Gustav të zmadhojë paksa ndonjë episod, apo të pasurojë me hollësi që janë fryt i fantazisë së tij. Çuditërisht, fakti që Kafka nuk i drejtohet ndonjërit prej miqve të tij, por një djali papërvojë, përbën magjepsjen kryesore të librit, çka e bën të pakrahasueshëm me dëshmi të tjera rreth Kafkës. Libri Biseda i Janushit nuk duhet gjykuar nga pasaktësitë e episodeve të veçuara; ai nuk është as jetëshkrim dhe as vepër kritike. Janushi shkruan se nuk ka mundur as t’i lexojë veprat e Kafkës të botuara pas vdekjes, me frikën se mos fjalët e shkrimtarit do të zbehnin në njëfarë mënyre ato të njeriut, fjalë të cilat gjallonin ende brenda tij.
Kafka i Janushit nuk është figurë letrare, por një njeri magjepsës dhe misterioz, me shikim shprehës dhe buzëqeshje të trishtuar, që bashkëjeton çdo ditë me sëmundjen, e cila pas pak kohësh do ta shpinte në varr: është një mik, të cilit mund t’i besosh paqartësitë, shpresat për të ardhmen apo makthet e tua. Siç e thekson Hartmut Binderi, njëri prej studiuesve më të mëdhenj të Kafkës, Biseda me Kafkën është i rëndësishëm, sepse rikthen një atmosferë duke rrokur gjeste, fjalë, vështrime, grimasa të doktor Franc Kafkës, kreut të zyrës ligjore të Shoqërisë së Sigurimit të Punëtorëve nga Aksidentet. Pikërisht për këto veti dhe vlera të padyshimta libri po i propozohet lexuesit shqiptar në botimin e tij të plotë.
Titulli “Biseda me Kafkën”
Autori: Gustav Janouch
Gjinia: Shënime dhe kujtime
Përktheu: Gëzim Qendro
Shtëpia Botuese: Dituria
Box
Ndërsa synonte që të bëhej poet dhe njeri i letrave, Gustav Janushi (Gustav Janouch) në moshë fare të re, rreth viteve ’20 të shekullit të kaluar, filloi të shoqërohej me një koleg të babait që ishte bërë i njohur si shkrimtar premtues: Franc Kafkën. Prej këtej lindi një miqësi e shkurtër dhe e thellë që shënjoi përgjithmonë jetën e Janushit. Djaloshi regjistroi gjithçka: fakte, fjalë, gjeste të shkrimtarit të madh pragez dhe rezultat janë këto Biseda, ku na shfaqet portreti i një Franc Kafke tejet njerëzor e të ndjeshëm, një hebreu që ëndërronte të ikte në Palestinë, rob i larmisë së tij kulturore, i sëmundjes dhe i vetmisë, në kërkim të një lirie që gjithmonë i është mohuar. Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresëlënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...