2013-07-22

Amiko Kasaruho - autoritet i rrallë moral i shqiptarëve

Amik Kasoruho.jpg


Amik Kasoruho (lindur më 1932) në Tiranë. Është autor i disa librave: "Një ankth gjysmëshekullor" (1997), "Çmimi i një ëndrre" botuar në Itali (2000), "Midis qiellit dhe burgut" dhe romanin autobiografik "Ikje nga trilli i perëndive". Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O'Brian, John Selby etj. Është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin Eks & Tra për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999. Në 2000 ka marrë çmimin "Civitas - Arberia 2000 Calabria" për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve "Katundi Ynë". Jeton ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.(FLORIPRESS)

http://floripress.blogspot.com/2012/09/amik-kasoruho-nje-ankth-gjysmeshekullor.html


***************



Rexhep Shahu

Amiko Kasaruho - autoritet i rrallë moral i shqiptarëve

Kur po shkruaja librin tim "Apologji për Udhën e Kombit", ndër njerzit që më ka nxitur e motivuar, jashtë rrethit tim të ngushtë miqësor, është Amiko Kasaruho për të cilin kam shkruar në faqet e atij libri.
E njihja nga larg veprimtarinë e tij, por rasti e solli të pija kafe më të.
Zë ultë, i matur, i thellë, fliste fjalë të atilla që asnjë nuk binte në tokë dhe, si rrallë herë, u ndjeva keq me veten që nuk shënoja apo regjistroja çdo fjalë që fliste dhe xhelozoja ajrin e asaj pasditeje që i merrte me vete fjalët e tij.

Ai fliste dhe unë nuk mbyllja qërpik duke e parë në sy, në ato sytë e tij të xixtë që besoja se shpojnë me rreze drite çdo mal terri.

Nga Amiko Kasaruho mësova për herë të parë se vlera më e madhe e Udhës së Kombit është se ajo kursen kohën e shqiptarëve. Kohën të cilën shqiptarët e kanë çuar dëm më shumë se çdo gjë tjetër në jetën e tyre. Po të matet dhe vlerësohet koha e shqiptarëve, po të çmohet ajo, nuk do të matet dot kurrë leverdia dhe nevoja që kemi ne si komb për atë udhë. A mund të llogarisë kush se sa kohë kanë çuar dëm shqiptarët duke udhëtuar në paudhë…

Kam parë në jetë plot njerëz që emocionohen dhe janë plot pasion si unë kur flitet për Kosovën – gjysmën e atdheut tonë të munguar. Kisha parë shqiptarë të Kosovës që qanin kur flisnin për Kosovën sa ishin të dëbuar në Kukës në vitet 1998-1999.

Por nuk kisha parë kurrë në jetë, deri kur takova Amiko Kasaruhon, se ka njerëz në Shqipëri që qajnë me lotë kur flasin për Kosovën. Nuk kisha parë gjirokastrit që të qante për Kosovën. Ai fliste për Kosovën dhe i dilnin lotë.

Nëpër mend çova plot mallkime që i janë bërë Kosovës, plot përçarës, plot shpërfillës të saj, plot e plot e plot turlifarëlloj monstrash që e duan të ndarë Kosovën me Shqipërinë, që i duan të ndarë e përçarë gegët e toskët shqiptarë.
Por Amiko Kasaruho, gjirokastrit, toskë, i rritur nëpër burgjet e komunizmit, me baba të vrarë nga komunizmi, anikomunist me ndërgjegje dhe jo antikomunist rakie me gjizë a qepë të njoma, apo antikomunist se kish vjedhë në kooperativë apo fermë, apo kish përdhunuar ndonjë nxënëse, apo kish bërë trafik femrash apo inçest në fis, apo ish dehur duke pirë raki me gjizë e me speca, pra Amiko Kasaruho intelektual i kalibrit më të lartë, autoritet i madh moral i shqiptarëve, qante kur fliste për Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës.
Dhe kjo pamje e këtij burri duke folë me lotë në sy për Kosovën është bërë skulpturë e pashembshme brenda meje në jëtë të jetëve. Ai më rrëfeu tri histori që unë po i sjell shkurt.

Kur i kishte vdekur shoku dhe miku më i ngushtë i tij Robert Shvartz, Amiko Kasaruho ishte shtangë kur kishte lexuar një e-mail. Poeti nga Suhareka Ragip Sylaj i kishte shkruar një e-mail ku i përcillte ngushëllimet e tij Amikos për vdekjen e mikut të tij Shvartz. Kjo ishte e rrallë sipas Amiko Kasaruhos dhe e ka bërë një poet shqiptar nga Kosova.

Kur kishte mbërritë një ditë në Prizren me makinë me ca miq të tij, ju kishte ngelë makina në dorë dhe nuk po gjenin vend për ta parkuar që të pinin kafe te Shatërvani i Prizrenit. I sheh një poilic dhe ju afrohet. Meqenëse jeni me targa të Tiranës dhe po shoh se nuk po gjeni parking, më ndiqni, u thotë polici dhe i ndihmon që ta parkonin makinën. Prapë i rodhën lotë Amikos. A ndodh ndokund kjo në qytetet e Shqipërisë, më pyeti me lotë në sy…

Një natë, pasi mbaron një aktivitet në një sallë në Prishtinë, del Amiko me një mik për të shkuar në hotel. Por kishte nisë shiu dhe nuk ecej pa çadër. Një burrë, kalimtar rasti, i sheh nën një strehë dhe e kupton hallin e tyre. Ku do të shkoni, i pyet prishtinaliu. Tek hoteli filan, i thotë Amiko. Hajdeni me mua se andej e kam udhën, u thotë burri me çadër. Dhe i shoqëroi deri tek hoteli. Por shoqëruesi me çadër u kthye mbrapsht. Pse po shkon andej përsëri e pyet Amiko. Po shkoj te shpia, përgjigjet tjetri.

Po ju na thatë se e keni këtu shtëpinë. Afër e kam afër, vetëm sa ju përcolla pak, ia ktheu prishinaliu që shkoi përsëri mbrapsht. Kush ta bën këtë, më pyeti sërish Amiko teksa sytë nuk i tereshin asnjë çast sa më rrëfente këto tri histori.

Amiko Kasaruho është sovran në planetin e elegancës, të trimërisë, të guximit, të dijes, është lart dhe nga atje rrezaton për ne me gjithë jetën, punën dhe shembullin e intelektualit të madh, trim e patriot shqiptar.
Amiko Kasaruho fluturon dhe nuk kanë çfarë i bëjnë mijtë e gjirizeve, zhabat, bollat e gjarpërinjtë.
Janë shumë pak njerëz si Amiko Kasaruho që na bëjnë krenarë pse jemi shqiptarë, që na bëjnë krenarë që i kemi mes nesh, që krenohemi me atë që kanë bërë për ne dhe atdheun tonë me jetën, punën dhe veprën e tyre.

******

Odiseja e një dedektivi-NË KËRKIM TË SË VËRTETËS



Ka libra që lexohen me ëndje, në të cilët jeta rrjedh e qetë në larminë e saj të përditëshme, në të cilët lexuesi njëjtësohet me personazhet, ka përshtypjen  se ato ngjarje i ka jetuar apo dëgjuar dhe kur arrin në fund ka përtypur në vetvete gjithshka. Ai e mbyll librin, e arkivon atë në kujtesë i bindur se nuk do t’i kthehet më leximit të tij. Ka të tjerë që të mbërthejnë, që nuk i lëshon dot nga dora, mbasi ritmet e leximit janë shumë të larta e ankthi apo kureshtja për vijimin e ngjarjeve, apo përfundimin e tyre marrin një ngarkesë të tillë që, në mbarim të librit, duket se ajo është bërë pjesë përbërëse e vetes. Këta lloj librash nuk mbyllen për të mos u hapur më, tek ata rikthehet sërish lexuesi, mbasi  përsiatjet rreth ideve apo ngjarjeve të librit mbeten gjithmonë  nxitëse.
Një libër i tillë është romani “Odiseja e një dedektivi” i shkrimtarit Agim Hamiti. Si nëntitull ai shënon “ngjarje të jetuara”. Ky i jep një karakter të veçantë veprës, që anon më shumë nga  dokumentari se sa nga filmi artistik, nëse do të përdornim gjuhën e kinematografisë.

Romani fillon me kapitullin e parë që titullohet : Spaçi. Është një përshkrim i bukur i mjedisit natyror e njerëzor të një kampi pune të detyruar në Mirditën e gjysmës së dytë të viteve 70. Është kampi ku më 1973 u zhvillua e para kryengritje në një burg komunist shqiptar, edhe se në formën e saj parake. Emri Spaç është binjakëzuar me kryengritjen e majit 1973 dhe me ekzekutimin barbar të tre të dënuarve (Xhelal Koprencka, Fadil Kokomani e Vangjel Lezho) “Për dy letra adresuar pushtetit qëndror në Tiranë, ku denoncohej veprimtaria antikombëtaree diktatorit Hoxha”. Për revoltën, siç e quan autori, “Çmimi me të cilin u pagua ajo qe tepër i shtrenjtë. Katër të pushkatuar dhe 86 të ridënuar me një shumë  përgjithshme prej 1400 vjet burg (14 shekuj jetë njeriu!)”. E gjithë kjo mynxyrë për tri ditë mosbindje policëve e ngritjen e një flamuri pa yll nga disa pjestarë të një bashkësie njerëzish të dënuar në kundërshtim me të gjitha normat juridike të një ligjëshmërie normale. Madje këtyre u duhet shtuar, për detyrë kronike edhe varja e një qeni, besoj një dukuri e panjohur në gjithë historinë botërore të shtypjes së kryengritjeve….
Në këtë kamp famëkeq dërgohet për të kryer dënimin prej dhjetë vjetësh për “agjitacion e propagandë” një djalë 31 vjeçar nga Dukati i Vlorës, Sazan Diksi. Jeta e tij, e përshkruar shkurt, na paraqet një stereotip, atë të shumicës dërmuese të bijve të familjeve “të prekura”, t’ashtuquajturit armiq të klasës. Ata rriteshin pa baballarë, sepse këta ishin nën tokë, në burg ose në mërgim. Rriteshin me njëqind sakrifica nga nënat apo gjyshet në kampet e pafund të internimit, në vënde të ndryshme të Shqipërisë. Në më të shumtën e rasteve këta fëmijë ishin të parët e klasës, nxënës t’etur për dije e që mundoheshin të mësonin ndonjë gjuhë të huaj, për t’a zgjeruar atë. Ata i priste kazma që në moshën 16 vjeçare, sepse dyert e universitetit e, ndonjë herë edhe të shkollave të mesme, ishin të mbyllura për to. Kur arrinin moshën i përlante shërbimi ushtarak, pa kapur armë me dorë, në repartet e punës. Ishte preludi i viteve të punës së papaguar që më vonë do të kryenin në burgjet politike. Ata ishin gjithmonë nën vërejtjen e pandërprerë të “ëngjëjve projtës”, “heronjve të heshtur”, kriminelëve të Sigurimit të shtetit, pjesa më parazite e një shoqërie që kishte në themel të saj dhunën dhe varfërinë. Strategjia e tyre e zakonshme synonte një trysni të pashembullt, të gërshetuar me premtime joshëse, për t’u vënë në shërbim të tyre. Kur kjo nuk funksiononte “pinjojtë e klasave të përmbysura” viheshin në listën e arrestimeve, për t’u dënuar e dërguar në kampet e punës së detyruar pa shpërblim, ku ridënoheshin, vriteshin, torturoheshin e, në rastin më të mirë, dilnin të gjymtuar e bëheshin klientë të përhershëm të spitaleve.
Kështu fillon edhe kalvari i Sazan Diksit. Mbas pesë vitesh qëndrimi në Spaç, ai shpërngulet në Qafë Bari, një tjetër emër kampi, i lidhur me një t’ashtuquajtur kryengritje, shtypja e së cilës, përsa i përket mizorisë së dhunës, shënoi rekorde planetare. Këtu dukatasi fjalëpak u njoh me një gjirokastrit, në frontin e punës së zbrazjes së vagonëve të mineralit.  Kolegu i burgosur quhet Hamit Meli dhe vjen nga një përvojë krejt tjetër nga ajo e Sazan Diksit.Hamiti është bir i një partizani të brigadës së parë, një invalid lufte që mban ende në kokë ciflat e predhës, të cilat bëhen shkak i vdekjes së tij të parakohëshme n’operacionin për t’i nxjerrë. Simbas nënës së Hamitit i shoqi “ shumë duhet të ketë vdekur për shkak të brengave, se nga operacioni”. Ai porosiste djemtë që asnjë të mos bëntë shkolla ushtarake e shpesh thonte :”derdhëm gjak për t’i sjellë një mënxyrë këtij populli…”. Ishte njëri nga të shumtit e zhgënjyer nga socializmi i Enver Hoxhës e që dëshmonte jo vetëm objektivitet gjykimi, por edhe ndershmëri karakteri.
Këto dy veti të çmuara i trashëgonte dhe i biri, Hamiti, që e kishte filluar veprimtarinë në rradhët e DSJ (drejtoria e sigurimit të jashtëm), organi më besnik e më i zgjedhur i diktaturës, që në moshën 19 – vjeçare, si student i vitit të tretë në shkollën e posaçme të kuadrove të saj. Ja si e përshkruan, me pak fjalë, autori i librit parabolën e rrufeshme të karierës së personazhit të tij :
“ Kishin mjaftuar vetëm tre vjet veprimtarie në DSJ që Meli të shpallej unanimisht si detektivi më i mirë i shërbimit sekret shqiptar. Pas pesë vjetësh emri i tij do të regjistrohej në librin e artë  rekordeve botërore të detektivëve që e kalonin shifrën 100 të misioneve të realizuar me sukses….. . Barra e misioneve të kryer për interesat e diktaturës i rëndonte tashmë  ndërgjegje. Rekordet në shërbim të  keqes përbënin një famë lënduese për të….. Pa i plotësuar të 28 vjetët – moshë   cilën shumica e detektivëve të botës fillojnë karrierën e tyre – Meli hoqi dorë përfundimisht nga veprimtaria e detektivit…… Gjithshka kishte qenë anormale në karrierën e Melit : fillimi i hershëm, ritmi i lartë i zhvillimit si detektiv cilësor, martesa e ndaluar nga ligji, përfituesit e fruteve të veprimtarisë  tij si detektiv [Inteligjencë Servici britanik], pendesa e thellë e Melit, burgu dhe, sidomos, ofertat e refuzuara në kampin e Qafë-Barit për rifillimin e karrierës së ndërprerë befasisht….”    
Do t’i mjaftonin këto pak fraza lexuesit për të hyrë në botën e mbrendëshme të personazhit e për të kuptuar dramën e tij. Mes Hamitit dhe Sazanit lind një miqësi e fortë, që buron jo vetëm nga prania në të njëjtin ambient të vuajtjes, por edhe nga një këndvështrim i përbashkët i të vërejturit të botës, nga një përceptim pothuaj i njëjtë i problemeve të Vendit të tyre. Kështu veçoritë e jetëve të tyre nga lindja, stilet e ndryshme, prejardhjet jo të njëjta, shkrihen e sheshohen në vetëdijen e përbashkët të të qënit viktima të një diktature, që ka çuar në kasaphanë dhjetra mijra qytetarë e në mjerim një popull të tërë n’emër të idealeve të paqëna. Në bazën e lidhjes së tyre është respekti e besimi i ndërsjelltë. Ky shfaqet më parë tek Hamiti që, në një çast të vështirë për të, i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset çdo ditë, ka nevojë për një shok që t’i hapë zemrën, të ndajë me të shqetësimet, ankthin, pasigurinë. Të gjithë ata që, fatkeqësisht, kanë kaluar përvoja të tilla e dijnë mirë se sa vlen një shok i vërtetë n’ata kushte.
Sazani befasohet nga rrëfimi i Melit. Natyrshëm në fillim shtanget, por shpejt kupton se tek tregimi i Melit nuk ka hije provokacioni apo prapamendimi të keq e i beson. Shoqëria e tyre forcohet çdo ditë e përballon prova skajore, paralel me ngjarjet e pazakonta në të cilat bëhet pjesëmarrës Meli. Këto ngjarje e futin lexuesin në botën e mistereve, të hafijeve, të të fshehtave, të prapaskenave të paimagjinueshme, që përbëjnë sekretet e pazbulueshme të një regjimi, të një shteti, të pushtetit të një kaste. Jemi të pranishëm në një botë sureale ku në një kamp pune të detyruar, në një nga burgjet më mizore të diktaturës enden ndërmjet të burgosurve, të veshur me uniformën e tyre, kuadro të larta të DSJ që i njeh vetëm një oficer i komandës, kartelisti. Vijnë për të takuar ish detektivin Meli drejtori i DSJ, Dofemi, alias Ilir Enver Hoxha, në shoqëri të funksionarëve shumë të lartë të Sigurimit të KQ, të Inteligenc Servisit britanik, të CIA-s amerikane. Galeria e personave të fuqishëm, që kërkojnë të bindin Melin për rifillimin e veprimtarisë së detektivit, secili në rradhët e tij, është marramendëse, pothuaj e pabesueshme. Ato takime janë përshkruar me imtësi, me data e me orë.
Pa hyrë në përshkrimin e hollësishëm të tyre, edhe se zënë pjesën kryesore të lëndës së rrëfimit, ajo që del nga këta takime ka diçka sa të pabesueshme, aq edhe të llahtarëshme. Fatet e njerëzve  ndërthuren me fatet e popujve në një lojë të fshehtë, të shumfishtë që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzimit, në rastin tonë për shqiptarët. Është loja e shërbimeve të fshehta që përcaktojnë dhe politikat e qeverive, ajo e interesave që shqelmojnë parimet e ideologjitë, ajo e aleancave të padukëshme, të panjohura, të pabesueshme, që mbeten mundësi vendimarrje e pak njerëzve “të zgjedhur”, shpesh herë e  një njeriu të vetëm që i jep  vetes atributet e një perëndie, që vendos gjithshka mbi vartësit e tij, mbi një popull të tërë. Në këtë xhungël të dëndur interesash, në të cilën papritur Hamit Meli zë një vënd qëndror, atij i zbulohen fakte që përmbysin krejtësisht botën e tij të deriatëhershme. Kështu ai merr vesh se në më shumë se njëqind misione vrastare në të cilat ka marrë pjesë, me përjashtim të dy të parave, gjithë të tjerët i kanë shërbyer Inteligjenc Servisit britanik, zyrtarisht armik i tij dhe i Vëndit të tij, e në sajë të tyre sot ka një llogari rrjedhëse në një bankë angleze e rezulton i ngritur edhe në gradë.
“ Midis qeverisë sonë dhe partisë suaj ka ekzistuar gjithmonë një aleancë e fuqishme, e cila, për të qënë efikase, është lypsur të mbahej sekrete. Kjo aleancë ka lindur qysh në vitet e Luftës së Dytë Botërore, kur, si aleatë me njeri-tjetrin, ne luftonim nazi-fashizmin.” Zinxhiri i zbulimeve të të fshehtave që gëlonin në marredhëniet  Enver Hoxhës e të komunizmit shqiptar me anglezët dhe amerikanët është një varg i gjatë episodesh, ndodhish e pohimesh marramendëse që e futin lexuesin në një botë të cilën mund t’a konsiderojë fantapolitike, pjellë e një fantazie të ndezur e të prirë për romanet policorë. Kështu lexuesi mëson për luftën mes CIA-s dhe Inteligjenc Servisit për të patur në zotërim fatet e Shqipërisë, me miratimin e “udhëheqësit legjendar” të saj,  për oficerët e DSJ të vrarë nga anglezët sepse donin të mbështeteshin tek CIA, për të ndryshuar jo vetëm vartësinë por edhe sistemin me dënimin e tradhëtisë së Enver Hoxhës, për vizitën tepër sekrete të këtij të fundit në Londër në tetor 1983, në një nga misionet e fundit të veprimtarisë 40 – vjeçare në shërbim të zbulimit anglez.
Lexuesi njihet edhe me të tjera dukuri të mistershme, të pashpjegueshme, që zënë fill nga mbas lufta e kanë të bëjnë me veprimtarinë kundër komuniste të të mërguarve shqiptarë. Është fjala për dhjetra misione desantësh që binin në dorën e Sigurimit, sapo zbrisnin në tokën shqiptare, e që janë motivuar me tradhëtinë e Kim Filbit, për të cilin përgjegjësi i CIA-s për Evropën, në një pasazh të romanit shprehet kështu : “ Un jam gati të  bast, se dekorata që i ka akorduar në heshtje Kim Filbit Inteligjencë servisi me këtë rast, është dy herë  e madhe nga kjo që i ka dhënë KGB-ja. Në ambientet e CIA-s në Amerikë tashmë thuhet nën zë, se Kim Filbi është një nga agjentët e dyfishtë   suksesshëm të historisë  shërbimeve sekrete.”         
Në një tjetër fragment të veprës zbulohet një tjetër dukuri e pashpjeguar për shumë prej të mërguarve politikë shqiptarë. Bëhet fjalë për 100 vetë që punonin për CIA-n e që “kishin shprehur në formë  hapur protestën ndaj qeverisë amerikane, për qëndrimin dashamirës që mbahej ndaj regjimit komunist të Tiranës.” Të gjithë këta, në pak kohë, vdiqën në rrethana aksidentale e jo bindëse. Ndërmjet tyre ishte dhe i ati i Sazanit, për të cilin detektivi i kërkon shpjegime shefit të seksionit evropian të CIA-s, prej të cilit merr këtë përgjigje : “ Babai i shokut tuaj ka tradhtuar interesat e shtetit amerikan, të cilit i shërbente.” Një fund tragjik kanë edhe të gjithë ata t’arratisur, të lidhur me operacionin e Maltës, për të cilët dëshmon edhe plaku kolonjar i mërguar që erdhi nga Nju Jorku n’Athinë, për të tërhequr dy bijtë e tij që ishin arratisur nga Shqipëria. Ai ruante si një relike të shenjtë librin “ Të tradhtuarit” dhe fjalët që i kishte thënë një djalosh, më i riu i Oeracionit të Maltës : “ Ruaje si kujtim të hidhur këtë libër vrastar, në emër të  cilit u zhdukën të gjithë ata që ëndërronin të luftonin e të vriteshin për çlirimin e Shqipërisë nga komunizmi.”
Rrjeshtova këtu disa prej fakteve dhe pohimeve  të romanit, të gjitha rrëfime të detektivit Meli autorit, që ka përmbushur amanetin e shokut të tij për t’i shkruar këto “ngjarje të jetuara”. Ai na ka dhënë një vepër në të cilën spikasin dy linja : burgjet e diktaturës komuniste, si shprehja më e përsosur e “luftës së klasave”, në tërë mizorinë e tyre, dhe prapaskenat e politikës s’asaj diktature në marredhëniet me armiqtë – miq anglo-amerikanë në më shumë se një gjysëm shekulli.
Linja e parë është shtjelluar shkëlqyeshëm. Stili i të rrëfyerit është shumë tërheqës e i kursyer, autorit nuk i pëlqen uji i tepërt dhe ai e shmang atë. Personazhet portretizohen më së miri, përshkrimi i mjediseve dhe ngjarjeve është një riprodhim i saktë e cilësor i realitetit. Përsiatjet e autorit dëshmojnë thellësi  mendimi e citatet në krye të kapitujve erudicionin e tij. Në këtë drejtim është një nga veprat më të realizuara në gjininë e saj, duke zënë një vënd të nderuar në letërsinë e mbas diktaturës. Linja e dytë rrok një problematikë tepër të ndërlikuar, pasqyron një botë të padukshme, që nuk sheh dritën e diellit, që ka për model urithin, që mbetet e panjohur për shumicën dërmuese të njerëzve. Por aq sa është larg përfytyresës  së përgjithëshme, po aq është pranë fateve t’atyre që pësojnë historinë. Libri na jep një tabllo që i ngjan një tërmeti të fuqishëm  që rrafshon gjithshka : bindje, opinione, besime, ideale, botkuptime, ideologji, parime, të vërteta të kthyera në tabu. Mbi gërmadhat e tyre, mes shumë luhatjesh, mosbesimesh, dyshimesh ngre krye një kult i ri, që është ai i mashtrimit, i hipokrizisë, që mbulojnë interesa marramendëse, leva të fuqishme që lëvizin jetë kombesh si t’ishin lodra fëmijësh e që në të folurit diplomatik merr termin “real-politikë”.
Në rastin tonë, ajo që del në dritë, simbas autorit, është një aleancë e fortë mes regjimit komunist shqiptar të Enver Hoxhës dhe demokracive të mëdha të Perëndimit, konkretisht të Anglisë dhe të SHBA, një dukuri që cik absurden, po të mbahet parasysh historia zyrtare e marredhënieve mes tyre, e shënuar nga një armiqësi proverbiale. Lexuesit ndahen në dy pjesë : disa, që u besojnë më shumë dogmave të antikomunizmit të sinqertë të Perëndimit, apo të tjerë besnikërisë ndaj komunizmit të Enver Hoxhës e idhtarëve të tij, më të paktë këta të fundit, e hedhin poshtë romanin si një shpikje apo delir të autorit. Të tjerë, mendoj shumica, duan të gjejnë të vërtetën. Ajo mund të jetë shumë e hidhur, por duhet pranuar si e tillë, cilado qoftë pamja e saj.
Që këtu lind kërkesa, sa e drejtë aq edhe ligjëshme, që ata që drejtojnë shtetin shqiptar të kenë kurajon e burrerinë të hapin arkivat e të nxjerrin prej tyre të vërtetën. Nuk është më e pranueshme që të gjitha sekretet e diktaturës të vazhdojnë të ruhen si të tilla, duke e mbajtur ende shoqërinë tonë robe të së shkuarës, sepse pa u zbardhur mirë e shkuara nuk mund të hidhet shikimi tërësisht në t’ardhmen. Në një demokraci të vërtetë, dyshime të tilla kaqë të rënda nuk mund të mbahen pezull në ndërgjegjen e një kombi, apo të trajtohen me logjikën e diktaturës si “trillime” të një shkrimtari apo të mikut të tij detektiv. Nëse janë të tilla Agim Hamiti apo Hamit Meli duhet të japin llogari para opinionit publik apo ligjeve të shtetit, në të kundërt dikush duhet të japë shpjegime.
Mendoj se këto shpjegime i takojnë më shumë shtresës së luftuar egërsisht nga  diktatura. Kemi jetuar gati gjysëm shekulli nëpër kampet e internimit e burgjet e komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës, kriminelit më të madh të racës shqiptare. Kemi shpresuar tek “forcat e së mirës”, të personifikuara në përfytyresën tonë nga “bota e lirë”, nga demokracitë e Perëndimit, nga SHBA së pari. Kemi besuar në to, jemi përndjekur, jemi vrarë, jemi gjymtuar me ato bindje në mëndje, në një Vend në të cilin Perëndimi dhe sistemi i tij i demokracisë ishin “të këqijat absolute”, “varrmihësit e lirisë së popujve”, “imperializmi agresiv”, “neofashizmi”, “xhandari ndërkombëtar” e sa e sa epitete të tjera, njëri më i keq se tjetri. Mbijetuam, kufoma të gjalla, në një botë që lavdi Zotit u ndryshua me  shpejtësi, por që për ne solli pak ndryshime. Na hoqi telat me gjëmba e na dha mundësi të marrim rrugët e globit në kërkim të një jete të re, duke filluar nga zeroja. Besuam se Perëndimi i “ëndërruar” do të kishte një qëndrim më dashamirës, humanizmi i shoqërive të tij do t’ishte më bujar me plagët tona e më mikpritës ndaj shpresave tona. Qe një tjetër zhgënjim. Në pjesën më të madhe të tij, Perëndimi qe indiferent karshi nesh, i shurdhët ndaj dëshmive tona, madje shumë më mikpritës ndaj xhelatëve tanë.
Tani ky roman merr përsipër të zbulojë një realitet që, po të vërtetohet nga dokumentat, shpjegon domethënien e shumë dukurive të habitëshme. Uroj me gjithë shpirt që dokumentat t’a përgënjeshtrojnë, sepse nuk dua që ajo godinë, thellë në veten time, që ka strehuar një jetë të tërë ëndrrat,  shpresat, iluzionet në të mirën njerëzore, në botën e lirë, të kthehet në një gërmadhë që do të zinte poshtë dhe vetë qënien time. Ka 11 vjet që është botuar ky libër, por asnjë nga pyetjet që shtron nuk ka gjetur përgjigje. A ka qënë Enver Hoxha spiun i Inteligjenc Servisit deri në fund të jetës së tij ? Nëse ka qenë, si është e mundur që Anglia, demokracia më e hershme e historisë njerëzore, s’ka bërë asgjë për të zbutur instiktet e tij kriminale e për të ndihmuar sado pak shqiptarët të ndërtonin një shtet të së drejtës, pa dhunën e terrorin karakteristik të tij? A ka përgjegjësi shteti amerikan, apo ndonjë segment i rëndësishëm i tij,  për qindra antikomunistë shqiptarë, të vrarë nga Sigurimi i shtetit shqiptar këtu, apo nga “rastësitë” në vënde të ndryshme të botës? A ekziston një prirje e admninistratës amerikane për të favorizuar ish komunistët gjatë këtyre viteve të tranzicionit e si motivohet ajo? Cili është fati i oficerëve shqiptarë që punojnë në CIA dhe pse nuk kthehen në Shqipëri për t’a vënë në shërbim të Vendit të tyre përvojën e vyer?
Këto janë disa nga pyetjet që dalin nga leximi i romanit të Agim Hamitit. Nuk më duket me vënd heshtja dhe bojkotimi që i bëhet këtij libri, nuk më duket një shenj i mirë. Librat nuk bojkotohen, nuk digjen, nuk ndalohen, përvojat e tilla na kthejnë në faqet më t’errta të historisë së njerëzimit. Librat diskutohen, idetë e tyre rrihen në kuvende, në faqe gazetash, në libra të tjerë. Ato mund të miratohen ose të kundërshtohen, por nuk mund të vihen para plotoneve t’ekzekutimit. Ky është mësimi i madh që na jep leksioni i demokracisë së mirëfilltë, së bashku me trasparencën, thyerjen e tabuve, dënimin e së keqes, zbulimin e së vërtetës, asaj historike të së shkuarës, asaj të këtyre njëzet vjeteve të mjegullta të demokracisë. Është një mësim që duhet t’a përvehtësojmë nëse duam të shkojmë përpara, duke pastruar rrugën tonë  nga “shpendërat, hithrat, ferrat” e së shkuarës, siç thonte më shumë se njëqind vjet të shkuara poeti ynë kombëtar. Këtë mision i ka vënë vetes edhe ky libër.
Eugjen Merlika

Boset e Narko-Trafikut në Shqipëri


Saktesia e te dhenave eshte verifikuar dhe vertetuar nga te pakten 3 burime dhe ka pasur bashkpunimin e disa segmenteve te Sherbimeve Sekrete Shqiptare, jashte kontrollit te ish Kryeministrit Fatos Nano.
Ne dhjetor 1997 Fatos Nano konsultoi socialiston Fehmi Abdiu, president i Komisionit Legjislativ ne parlament(i cili me vone u be Kryetar i Gjykates se Larte), per te abroguar ligjin anti-trafik te 1996, i bere nga Sala. Me 15 Janar 1998, pas nje propozimi te deputeteve socialiste, ligji riapelohet duke krijuar keshtu nje vakum legjislativ per trafikun e droges. Njerzit me te afert te Kryemistrit Nano u bene boset dhe mbrojtesit e ketij trafiku, duke perdorur te ardhurat prej ketij trafiku ne ndertime dhe ne sektorin turistike. Me poshte lista e disa prej grupeve me te rendesishme qe kotrollojne trfikun e droges dhe trafikun ne perendim, te cilet kane lidhje direkte me ish-Krymistrin Fatos Nano.
1. Pirro Ymeri.
Bodyguard dhe krahu u djathte i Fatos Nanos, qe prej 2001 ka nje laborator per perpunimin e droges ne lagjen “Ali Demi”. Tani ai ka levizur laboratorin ne nje vend te panjohur. Ka bashkpunuar me Arjan Rugji, nje oficer i Gardes, me vone Arjan Rugji, Drejtor i Drejtorise se Kufirit dhe Migracionit, i Ministrise se Brendshme qe u therrit ne postin e tij nga Nehat Kulla, nje figure e njohur e krimit ne Tirane dhe nje mik i afert i Nanos. Pasi Igli Toska u be Minster i Brendshem, Arjan Rugji vihet Drejtor i Kufirit ne Ministrine e Brendshme. Te dy bejne trafik droge duke pasur so qender cafe/restaurant “Milosao” ne Tirane. Madje kane bashkpunuar edhe me Ministrin e Brenshem Luan Rama, por jo me persona te tjere te rendesishem. Luan Rama ishte vete i lidhur me dike ne trafikun Turqi-Tirane-Itali.

2. Eduart Helmesi. Eduart Helmesi, a.k.a. “Ed 
Baxhella”.
Eduart Hemlesi eshte partneri i gruas se Nanos, Xhoana dhe eshte i dyshuar qe prej 1992 per vrasje me grupin e Gazmend Muca. Helmesi eshte drejtori i kompanise “Xhoy Travel”, pronarja e se ciles eshte Xhoana Nano. Ky grup shperndante drogen ne Greqi me auobusat e “Xhoy Travel” duke bashkpunuar edhe me disa Greke. I njejti grup kishte bashkpuntor ne Greqi dhe ne Itali. Ne Gler partneret kryesor ishin Arjan Shanaj dhe Renato Cami. Renato Cami i mbeshtetur nga shume vrases ne Fier perdorej nga Sherbimet Sekrete per ti bere presion opzites ne zgjedhjet e 2001. Aksidentalisht disa vjet me vone nje sasi e madhe drige u gjend ne shtepine e tij, por Ministri i Brenshem e mbylli çeshtjen. Bashke me Eduart Helmesin punonte edhe Artur Labi(arrestuar me 27.04.2006 per trafik nderkombetar droge dhe pjesemarrje ne organizata kriminale), ne Durres. Ai eshte nje trafikant i vjeter qe nga koha kur Partia Demokratike ishte ne fuqi para 1997.
3. Fabrika Aquila Likuori.
“Aquila Likuori” ndodhet ne autostraden Tirane-Durres. Kjo fabrike fuksionon si laborator droge. Pas 2002 u vu nen kontrollin e njerezve te Fatos Nano. Kjo fabrike kishte nje kontrate me qeverine per furnizimin e pijeve alkolike ne ceremonite zyrtare.
4. Agron Duka dhe Leonard Koka.
Agron Duka, Minister i Ushqimit dhe Bujqesise dhe Leonard Koka. Ky gruop mbante trasportin e kokaines. Leonard Koka eshte vellai i gruas se Agron Dukes dhe mik i afert i Fatos Nanos. Ishte nje nder mbeshtetesit kryesor te Fatos Nanos ne periudhen kur ai u zgjodh Kryeminister 1998-2001, dhe personi qe i prezantoi Xhoanen, gruan e dyte e cila ne ate kohe punonte ne Greqi.Ky grup kontrollonte aksin Turqi-Durres-Kosove-Gjemani gjithashtu dhe Tuqi-Durres-Itali. Ku grup njihej si “Grupi i Shijakut”. Pjesemarresit jane Ilir Hoxha, Arben Shabani dhe vllezrit Tusha(Shijak). Disa prej tyre ishin aktiviste te Partise Demokratike por u futen ne kete grup pas Agron Dukes i cili u zgjodh deputet i Partise Socialiste ne Shijak i cili i ndihmoi te nxirrnin nga burgu nje shok te tyre Arben Shabani, qe ishte arrestuar ne 2001 nga nje kotroll i rastesishem i policise te cilet zbuluan nje laborator dhe nje sasi droge ne shtepin e tij. Ai lirohet nen presioni e Agron Dukes qe ishte Minister i Ushqimit dhe Bujqesise.
Me kete gruop punonte edhe nipi i Bajram Ibro(Drejtori Pergjithshem i Policise) i njohur me emrin “Gezim” ne Laprake, lagje ne periferi te Tiranes. Nje grup i dyte brenda ketij grupi ishte ai i udhehequr nga Lul (Lulezim) Berisha, Arjan Saliu, Klodain Saliu, Rudin Taullahu, Artur Begu, dhe Arben Talja. Ky grup ishte i drejtuar direkt nga Leonard Koka, miku i afert i Fatos Nanos, ne aksin Tuqi-Durres-Tirane-Itali. Me keto 2 grupe eshte i lidhur nje nga deputet e Agron Dukes i cili eshte Drejtor i Pyjeve dhe Shef i Policise se Durresit. Ky grup trafikon kokain ne aksin Durres-Belgjike.
5. Gjegj Luca dhe Jani Morava. Rrjeti tjeter eshte FYROM-Shqiper-Greqi-jashte dhe aksi Tirane-Korçe-Selanik. Ky kas eshte i kontrolluar nga Gjegj Luca dhe Jani Morava i cili ka nje biznes trasporti ne Pogradec. Gjergj Luca eshte nje nga pronaret e disa kazinove ne Tirane, Shkoder dhe Montenegro. Anetaret e ketij grupi jane Roland Ziu(pronar i “Espanja”), Alfred Ziu dhe Fatos Zjarri, transportues.
6. Gjegj Luca , Artur Gjini dhe Arjan Andoni.
Aksi Mal i Zi-Tirane-Itali (kokaine) dhe Tirane-Shkoder, eshte i kontrollur nga Gjergj Luca, Artur Gjini dhe Arjan Andoni. Andoni eshte arrestuar ne 2005 ne nje tentative te Fatos Nanos te vinte Gjergj Lucen nen kontrollin e tij te plote. Pasi u krye çdo gje, liria e tij u urdherua. Nje bashkpunues i afert i ketij grupi eshte Pellumnb Gjoka ,ne Shkoder; Gjoka eshte nje ndermjetes midis Malazazeve dhe Besim Tulines dhe Adem Ahmeti. Fatos Nano kishte stabilizuar ne kontakt me Gjergj Lucen rreth nje vit e gjysem me pare se te ndodhte ky fakt.
7.Grupi i Edmond Pustines.
Grupi i Edmond Pustines dhe “Tota” ne rrugen Fortuzi. Edmond Pustina eshte kushuriri i pare i vellait (jo natyral) te Fatos Nanos, Fatos Pustina, dhe ka qene i perfshire 6 vjet me pare ne lidhje me trafikun. Tani punon ne Dogane. Ne kete grup merr pjese gjithashtu Ilir Arbana(oficer ne Dogane) dhe Ardian Resuli, Shef i Rendit ne Sarande dhe Durres i cili tani investon fitimet e tij ne fushen e ndertimeve. Ata kane lidhje me Gramoz Ruçin, kryetarin e grupit parlamentar te Partise Socialiste dhe Ilir Gjoni, Minister i Brendshem. Ky grup bashkpunon me Sherbimet Sekrete Shqiptare.
8. Igli Toska ne Aksin FYROM-Shqiperia.
Nje njeri i afert i Igli Toskes kontrollon aksin Maqedoni-Shqiperi. Ai ishte arrestuar aksidentalisht ne fillim te 2006 me 30 kg heroine dhe me vone lajmi trasformohet ne 30g heroine. Trafikanti eshte djali i Leonidha Toska, kryetarit të Qarkut të Tiranës. (Igli) Toska nuk beri asnje koment rreth akuzave. Ai po provon te zevendesoje grupin e meparshem te drejtuar nga Ministri Luan Rama dhe grupin e Yamer Lala.
9. Elidoni i Majkos
Bodyguardi personal i Kryeministrit dhe Ministrit te Mbrojtjes Pandeli Majko i quajtur “Elidoni i Majkos”, kontrollon trafikun e droges nga Bullgaria ne Shqiperi. Ai ben transportin me ndihmen e Arjan Rugji, Drejtor i Policise Kufitare ne Ministrin e Brendshme dhe gjithashtu bashkpunon me Fatmir Meta, nje ish Shef Policie i Tropojes arrestuar pas vrasjes se Azem Hajdarit. Kontrolli i ketyre trasporteve kontrollohej nga Arjan Rugji dhe ne disa raste ne hyrjet e kufirit ne piken e quajtur “Tre Urat” edhe nga “Bilali” Shef i Policise dhe ish bodyguard i Fatos Nanos.
Keto jane grupet me te rendesishme te cilet drejtojne trafikun e droges ne Shqiperi dhe perdorin per kete qellim pushtetin politik dhe njerzit afer ish Kryeministrit Nano.

Skënder Luarasi nën filtrin e historisë


Pak fjalë
Te libri ,,Migjeni’’ i botimit të vitit 1957 shkruejti biografinë me titull ”Jeta”,shkrimtari, profesori dhe përkthyesi Skënder Luarasi më 26 gusht 1956 me rastin e 45 vjetorit të lindjes të Migjenit . Aty  foli mbi jetën dhe veprën e Migjenit, kunatit tij, vllai i Ollgës me të gjitha peripecitë e jetës tij.
Për Skënderin flitet vetëm me gjuhën e fakteve sepse i preferonte dhe ishte edukue me këtë kulturë perëndimore, greke dhe aty – aty  ishte me ndikime sllave. Nuk dua t’i hyj në hak atij, përposë t’i japë atë që historia deri më tash nuk ja ka dhanë. ”Historia vonon, por nuk harron,, thotë populli. Ai ishte njeri principial, i rreptë ndaj realitetit të historisë sikurse e ka dëshmue me rastin e Haxhi Qamilit, që replikoi verbalisht me kryediktatorin Enver Hoxha, ku pati rekupersione jo të natyrës arriviste, të egër. Ai ishte dijetar, guximtar dhe ishte biri i patriotit të madh të kulturës, Petro Ninit Luarasi, që sublimoi jetën për shkollën shqipe. Por kjo kurikulum brilant nuk ban që të mos shkruhet për punën e tij si biograf i Migjenit dhe të tjera vepra letrare e krijuese.

Për mue ishte guximi i tij me përmasa katallane, kur u ndeshë me tiranin e Shqipnisë, Enver Hoxhën mbi antishqiptarin otoman, Haxhi Qamilin, që e kishte idhull Enveri dhe model për fatin e zi të tij dhe të  historisë. Haxhi Qamili si  antishqiptar vdiq me fjalën ”Duam Babën Sulltan,, dhe për ironi ende mbeti emni i tij i një shkolle në Tiranë, e rrugicave edhe sot në vitin 2011. Kjo dëshmon se pas 20 vjetve demokraci ende  nuk ashtë çlirue  trashëgimtarët e Enverit të ndodhun në krye të partive plurariste, të presidencës, të kryeministrisë, të akademisë shqiptare, të universiteteve, të muzeumeve, të arshivave qendrore e lokale,…..që të shkulin nga librat dhe titujt e institucioneve shkollore tituj emnash sipas shijes antishqiptare të Enverit nga ndjenja haxhiqamiliste. Dhe ky episod ishte me pasoja të hidhura për profesorin gjithë jetën. Prof. Skenderi shkëlqeu para kryeterroristit ma të madh të kohrave shqiptare, Enver Hoxha dhe mbeti një legjendë në librin e jetës nëpërmjet pendës tij të fuqishme.

Dhandri për vllain e bashkëshortes Ollga
Skënder Luarasi i kushtoi Migjenit një biografi gati të plotë në dy botime si atë të 1957 dhe atë të 1960. Dhe për lexuesin dhe cilindo që interesohet për të ditë mbi gjithshka për Milloshin i referohen si burim kryesor autorit Luarasit në biografinë e Milloshit të shkruajtun me rastin e 45 vjetorit të lindje tij. Por duhet sipas metodikës së çmuarit të fakteve të vlersohen edhe autorë të tjerë që kanë shkrue mbi jetën, veprimtarinë dhe krijimtarinë e Migjenit, sikurse ka peshë graviteti edhe autori, shkrimtari Gjovalin Luka si bashkëkohës i afërt  i Migjenit, i anatemuem nga Enver Hoxha dhe i torturuem në burgje.
Aty merr lexuesi gjithshka për krijimtarinë, për familjen, për edukimin, formimin dhe krijimtarinë Milloshit. Puna e kujdesëshme e Luarasit i ka ra në sy lexuesit dhe ka marrë njoftime për kunatin e tij. Natyrisht që nuk i ka shpëtue Skënderit dukuri të dobësisë sentimentale të adhurimit emocional të përjetuem në të gjallë dhe mbas vdekjes ndaj Migjenit. Kështu që shfaqi edhe gjykime subjektive ndaj tij. Autori i biografisë të Migjenit shkruejti në rrethana të kohës të sundimit të një shoqërie
bollshevike, nën sundimin e pushtimit të regjimit të Stalinit, në regjim komuniste diktatoriale, ku fjala e lirë ndëshkohej në më të shumtën me tortura dhe likujdime fizike. Ishte periudha kur çdo intelektual shkruante sipas oreksit, i shijeve të regjimit komunist dhe i tiranit antishqiptar sllavë, Enver Hoxha. Papërgjegjshmëria dhe mashtrimi ishin arti ma i kulluar i intelektualve, akademikve, profesorve, shkrimtarve të papërgjegjshëm, që i lanë brezave një fondë kulture të politizuem para historisë dhe kohërave.  Ndër ta rrjeshtohet në masën e klasës intelektuale edhe Skënder Luarasi te biografia jo e qartë dhe e saktë mbi Milloshin.
Biografia  përshkohet nga fryma filosllave-sovjetike, falë simpatisë të madhe që kishin Skënder Luarasi me Migjenin si para vitit 1938 dhe në vitet 1956, ku qeveria dhe partia komuniste shqiptare sundohej nga verbëria despotike e nënshtrimit dhe adhurimit ndaj dtiranit Stalin dhe Bashkimit Sovjetik, si kryeshteti ma i madh komunist në botë.
Skënder Luarasi me gruen Ollga dhe tre vajzat
Duke e parë në profilin e decenies të parë të mileniumit të tretë, ku kampi socialistë kapitulloi dhe në Shqipëri nga fundi i shek. të XX-të të përmbajtjes të biografisë të librit ,,Migjeni,, me titullin ”Jeta’’ mëson se prof. Skënderi ka dredhue në faktet sipas bindjeve të tija prokomuniste-enveriste dhe paragjykese ndaj njerzve dhe subjekteve, duke mos i thënë të vërteta shoqërisë dhe historisë. Faktikishtë e ka mundue dhe e ka raskapitur botën sistemi i paragjykimeve nga klasa intelektuale e papërgjegjshme dhe ajo administrative të shtetit dhe e shtresave të ndryshme të shoqërisë për dëmet e pallogaritshme që i shkaktuen kulturës së kombit shqiptar. Paragjykimi është një murë i madh dhe mistikë që nuk të lejon të shikosh diellin në syrin e mendjes të njeriut edhe sot, që vazhdon të kapardiset me kokëfortsi si krye-mentalitetë modern i kohës. Ky instrument ka prishë e ndalue rrotën e zhvillimit të mendimit njerzor dhe atë shoqëror në raport me materien kohë.
Me sa shifet ndodhet prof.Luarasi në mjedisin intelektual mjaft komod dhe i nderuem e si i tillë i paprekshëm nga asnjë vetëtimë e shkëndija rrufeje e jo ma venie në diskutim të asaj çka ka shkrue në letërsinë shqipe me të meta.
Koha në dialektikën e saj rrokullis edhe dollapet e pluhurosuna të veprave të akademikve, për t’i shkund nga mashtrimi, nga bojatisja, nga dredhia, paragjykimet, urrejtjet fetare, sektare, ideologjike, nacionale nga trysnitë e ideologjive fetare, politike, mazonike e mistike. Mirë dhe e shëndetëshme asht për të ditur ”Të Vërtetën e Biografisë të Skënder Luarasit” nga pjesa e fshehur me qëllim nga simpatizantët e tij dhe nga njerzit e familjes  tij, që janë hijet e padeshifruara të portretit tij.
Biografia e Migjenit me titullin ”Jeta” e testoi plotsishtë portretin e prof. Skënder Luarasit si në botëkuptimin e tij e natyrshëm edhe formimin karakterial e konceptual.
Jam përpjekë të jem sa ma i kujdesshëm në peshoren e seleksionimit dhe të disocijimit të fakteve  sepse çdo lëkundje të ekuilibrit e damton besueshmërinë e portretit të autorit të shkrimit biografik ”Jeta”. Disa fakte të pabukura e të shëmtuem due t’i paraqesë nga jetëshkrimi me titullin ”Jeta” te libri Migjeni me rastin e 45 vjetorit të linndjes të Migjenit të autorit Skënder Luarasi.

- Skënder Luarasi kundër Ernest Koliqit, kundër Ngritjes Flamurit të 6 prillit 1911
  1. I.                   Përse e urrejti S. Luarasi si Enver Hoxha e tjerë merhuma, Prof. Ernest Koliqin?

….”Shtypi i regjimit u përpoq ta bënte për vete Migjenin. Ernest Koliqi, i cili e njohu menjëherësh talentin e Migjenit, i shkroi redaktorit të Illyrisë nga Roma që ta siguronte me çdo kusht bashkëpunimin e Migjenit për atë revistë profashiste……………………………….
Kur më 7 shtator të 1935 u botue vjersha ,, Të lindet njeriu….’’, po Koliqi, ky agjent i imperializmit italian, që paguhej për të rekrutuar intelektualët shqiptarë në shërbim të fashizmit, përdori dhelpëri për të shtënë poetin e ri shqiptar në kthetrat e tij fashiste   . ……tregojnë dhe se çfarë pati Migjeni, i cili nuk ra viktimë e kurtheve të tyre.’’………… ”Në kuzhinën letrare të Ernest Koliqit e të Nebil Çikës laramanët e tyre gatuanin çorbën për të farmakosur mëndjen shqiptare.,,
(Marrë nga faqja 18 dhe 19, me autor S.L. të librit ,,Migjeni,, të botimit 1957 me rastin e 45 vjetorit të lindjes të Milloshit.).

Ja se çfarë shkruen Prof. Lazër Radi për Ernest Koliqin
 Prof. Lazër Radi kaloi momente jete me Migjenin dhe vuajti burgjet e komunizmit. Ai  shkruajti për Profesorin, dijetarin e politikanin Ernest Koliqin në lidhjet me Migjenin në librin e tij kujtime për Migjenin “Nje verë me Migjenin”.
Migjeni e adhuroi dhe u inspirue në krijimtarinë e tij prej prof. Ernest Koliqi dhe ja seç pohon në intervistën e Remzi Lani: “Gjithashtu lexonte(Migjeni A.L.) me ëndje Naimin dhe adhuronte Koliqin. Ndoshta nën ndikimin e tij ai nisi të shkruajë “Novelat e qytetit të veriut”.
Prof. S.Luarasi e akuzoi si manipulator i talentit të Migjenit, kurse bashkëkohësi dhe kolegu  i tij dëshmon se Migjeni e adhuronte Koliqin.
Në pjesen e dytë shkrimtari Radi flet për Migjenin jashtë kujtimeve të tij. Shume impresionuese është në këto shënime dhe profecia e Koliqit për Migjenin i cili kishte botuar në atë kohë në revistën “ILLYRIA” poezinë Shpirtnet shtegtarë” .  “Koliqi në Autodafen “Gjurmët e stinëve” thotë se  Migjeni vazhdimisht i dërgonte “Illyrisë” poezi të ndryshme, kështu një ditë vazhdon autori do t’i dërgonte “Të lindet njeriu”.  Menjëherë sa i ra në dorë Karl Gurakuqit, thirri në redaksi Ernest Koliqin, Branko Merxhanin dhe Ismet Toton dhe ua lexoi poezinë.  Ata duke e lexuar në heshtje i vunë kurorën e dafinës në krye, kurorë që do t’i qendrojë përjetësisht në olimpin e letrave shqipe.
Kurse ndaj Ernest Koliqit diktatura ka mbajtur një qëndrim tepër ekstrem, dhe poshtërues. Ajo që më ka dhimbur është pikërisht një shkrim i vonë në një parathënie mbi Migjenin, ku në mënyrë të paskrupull fyhesh një korife i fjalës dhe kulturës shqipe, si Koliqi.“(nga Skënder Luarasi sh.im A.L.) –  Intervista me Dr. Lazër Radi, 5.3.1995, Blendi Fevziu.
Prof. Radi me dëshminë e tij të pakontestueshme hedhë me neveri urrejtjen e prof. Skënder Luarasit ndaj prof. Koliqit. Kështuqë zbërthehet nga prizmi kohë, padrejtsinë e gjykimit mbi Koliqin nga Skënder Luarasi sëbashku me plejadën pseudo-akademike, letrare dhe klasës terroriste të administratës sllave-komuniste të Shqipnisë për afro 50 vjet. Prandaj u burgosë prof. Radi për bindjet e tija të kundërta edhe me apolegjeun e mentalitetit sllavë-eneveristë të profesor Skënder Luarasit. Miopia orotdokse e zbehë portretin e tij të lartuar nga intelektual ortodoksë dhe intelektualë me prirje komuniste.

Dhimitër Shuteriqi për Ernest Koliqin
Shkrimtari  i madh Dhimitër Shuteriqi e simpatizoi dhe i dha vlerën ma të naltë, që i takonte prof. Koliqit dhe ja seç  shkroi në “Përpjekja shqiptare”, në maj 1937 fjalët ma të denja: “Vetëm Koliqi qëndron përmbi shokët me ato novela që na japin disa anë të shpirtit shqiptar. Koliqi ka zotësi të shohë andej…”
 -Çudi se me çfarë indulgjence e sheh Shuteriqi letërsinë tonë të atëhershme!
Veni re se sa ka lëngue i gjori prof. Skënder Luarasi nga zgjebja e xhelozisë ndaj zotësisë letrare të prof. Koliqit. Unë dalloj nga zhargoni arrogantë i prof. Luarasit një xhelozi shfrenuese kundër kolegut tij Koliqit,  në kohën e komunizmit, në kohën e yryshit nolian-bollshevik. Sa keq ashtë kur njeriu në shpinën e një rregjimi diktatorial të fyesh, të ndërsehesh sistematikisht deri në denigrim personalitetin e tjetrit për shkaqe paragjykimesh edhe fetare sikurse bani prof. S. Luarasi.

  1. II.                Përse injoroi S. Luarasi ”Ngritjen e Flamurit në Deçiç më 6 prill të 1911” sikurse Enver Hoxha dhe krejt historianët pseudo-akademikë?

Një tjetër fakt që nuk e nderon shkrimtarin, profesorin dhe përkthyesin Skënder Luarasin asht, kur shkruen në librin ,,Migjeni,, i vitit 1956 citon në faqen 27:
”Lindi(Migjeni A.S.) në një kohë kur lufta për pamvarsinë politike e tokësore nga Turqia po zjente nga katër anët e Shqipërisë. Ky bir(Migjeni A.S. ) i shquar i Shkodrës sapo kishte mbushur motin kur u ngrit Flamuri në Vlorë,…..
Dhe matej përmend se pas një viti u ngritë Flamuri në Vlorë dhe pas 7 muejve të vdekjes të Migjenit sulmoi Italia vendin tonë.”
Prita se po lexoj edhe ngjarjen e 6 prillit të 1911 të Ngritjes të Flamurit Shqiptar në tokat shqiptare, si një nga kapituj ma të shndritshëm të Historisë së Valëvitjes Shqiptare, por me keqardhje dhe me një trishtim të madh nuk e kishte përmend historiografia shqiptare për fajin e vetëm se ishin viganët e Maleve të Veriut.
A nuk dinte Skënder Luarasi që kishte punue mësues në Gjimnazin e Shkodrës ,,28 Nandorin,, në vitin 1935, mbi Ngritjen e Flamurit më 6 prill të 1911 në Deçiç nga Dedë Gjo Luli me trimat e Kojës, që ishte porta e preludit të Pavarsisë së Shqipnisë. Si ka mundësi, që ky aktë i madh sublim historik e politik, që bëri jehonë brenda dhe jashtë kombit shqiptar nuk i ra në sy kjo ngjarje e madhe, që ishte viti i lindjes e Migjenit, vllait të grues tij, Ollga? A thue ishte brengosë se djemtë e Kojës dhe të tokave shqiptare të Shqipnisë të Veriut vdiqën në luftë kundër malazezve dhe serbve duke kurorëzuar me Ngritjen e Flamurit pas rrëzimit të saj pas afro 500 vjetve nga barbarët otoman të Turqisë, që mbetën aleatët të përjetshëm me sllavët?
A i falet Luarasit, birit të luftëtarit Petro Nini Luarasi të mos përmend në librin e Migjenit këtë Vepër politike-historike e historisë të kombit shqiptar, 6 prilli i 1911, që u kremtue në 100 vjetorin e saj në Shkodër dhe në tokat shqiptare të Malit Zi më 6 prill të 2011, që mbetet dita ma e lavdishme e historisë së Shqipnisë dhe atyre tokave që i pushtoi Mal i Zi.
Ndoshta mund të shpjegohet se lëngonte Skënderi nga sektarizmi i urrejtjes ndaj Veriut të Shqipnisë si gjithë administrata, klasa intelektuale dhe udhëheqja terroriste e Tiranës për afro 50 vjet, që për dreq vazhdon edhe sot.
Të njejtën sjellje morale-politike kryen gjithë historianët dhe akademikët shqiptar në periudhën komuniste duke injorue si shumë kapituj në librin e historisë si edhe 6 prillin e 1911 e atyre djelmoshave patriotë që dhanë jetën për Flamurin Shqiptar. Injorimi i kësaj vepre sa heroike aq dhe patriotike, sa politike aq dhe morale quhet nihilizëm, patologji sektare dhe me fund jo shqiptare. Shoqëria e epokës në Luftën e Spanjës dhe njehsimi i idealeve komuniste të S.Luarasit me kryeterroristin Mehmet Shehun ishte fryt  i  urrejtjes ndaj Klerit Katolik, ndaj Historisë të lavdishme të Veriut të Shqipnisë, ndaj shkrimtarit të madh Profesor Ernest Koliqi.

Skënder Luarasi për Luftën Nac-Çlirimtare
Ja seç shkruen ai në faqen 27 te nëntitulli ”Koha,, për Luftën Nac  – Çlirimtare:
”Të dy vanë tok te Golgothaja, drejt së cilës e shpunë Shqipërinë sundimtarët e pabesë te regjimit feudalo – borgjez dhe fashistët; që të dy i nxorri bashkë në dritë e në jetë t’amëshuar Lëvizja Nacional Çlirimtare.”
Kushdo që ja venë mendjen cilësimin apo etiketimin e Lëvizjes Nacional Çlirimtare nga ana e prof. Skënderit duhet të njohë glosologjinë e fjalës e amëshuar. I amëshuar do të thotë i përjetsisë. Si arsyetonte prof. S. Luarasi me kulturë perëndimore në kët farë çoroditje cilsimesh të një Lufte që ishte Luftë Civile, luftë vëlla-vrasëse e kualifikue nga viktimat e saj. Ku ishte amëshimi i kësaj lufte bollshevike? Çka ishte produkti final i ksaj amëshimi profesor S. Luarasi?
Ishte ardhja e një bande antishqiptare nga Beogradi, që rrënoi kulturën sikurse perandoria otomane dhe kjo u pa me rrëzimin e kësaj ,,qeverie demokratike,,


Sintezë e bindjeve të shëmtuara të prof. Skënder Luarasit
Janë dy fakte që e kompromentojnë rëndë moralin patriotik të tij kundër Koliqit dhe kundër Ngritjes të Flamurit në Deçiç më 6 prill të 1911 të regjistruara në biografinë e tij.
Dy fakte të pakontestueshme e regjistrojnë në biografinë e Skënder Petro Luarasit një njollë të  rëndë sa morale aq dhe politike të cilsuem realishtë si sjellje e egër sllave-komuniste.

  1. III.             S. Luarasi, avokati i 100 familjeve ortodokse në Shkodër, armik i katolikve

,, Shtytjet që e bënë Milloshin të rritet aqë shpejt në botëkuptimin e tij të gjërë dhe t’i bëjë rendit shoqëror në fuqi një kritikë aqë të drejtë qenë, domosdo, në fillim rrethanat personale(të familjes dhe vetë Migjenit – sh.im A.L.) në të cilat u rrit, vuajtjet materiale e morale që pësonin të 100 familjet ortodokse shqiptare në Shkodër, të cilat për shkak fetar, klerikët e tjerë(katolik e musliman – sh.im A.L.) nuk denjonin t’i quanin veçse ,,Shqeh,, (shkah, shkje, serbë, malazezë e sllavë – sh.im A.L.);…..S.L., faqja 28, vepra ”Migjeni,, 1956.
Prej vuajtjeve ekonomike e morale  të Migjenit si një nga ata ortodoksët në Shkodër sipas S.L. e burrëruan para kohet dhe e bënë një apologje të fshikullimës dhe sarkazmës kundër klasës shtypëse që ishin klerikët musliman-katolik dhe qeveria e Zogut.
Unë nuk kam dallue kurrë një gjurmë diskriminuese e të turpëshme të tillë të mbetur ende në kohën, që u rrita unë sikurse pohon S.L. në marrëdhaniet midis katolikve dhe ortodokseve.
Shembuj të një bashkëjetese të shkëlqyer padallim feje midis katolikve dhe ortodokseve ishte prezente në Shkodër si rasti më i gjallë i përsonaliteteve të kulturës, si piktorët e mëdhenjë Kolë Idromeno e Zef Kolombi kishin marrë gra ortodokse. Apo kam njohur doktorin e dashtun të fëmijve, Filip Pistulli i familjeve të vjetra shkodrane apo dr. Kaçulini i kishin pasë gratë nga Korça me besim ortodoksë e shembuj analogë sa të duesh. Mandej e ka pasë traditë familjet e vjetra katolike intelektuale shkodrane qysh në  vitete 1930 të martoheshin me ortodoksët. Unë kam punue, kam pasë dhe kam ende miqë të mrekullueshme nga besimi ortodoksë në Shkodër, ku nuk kam dallue asnjë gjurmë të kësaj shëmtie që pohonte në veprën ”Migjeni” për kohën e tij se gjoja na i paskëshin  keqtrajtue katolikët dhe muslimanët me shprehjen ,,shqeh, shkja,…’’, pasi ata në faktë nuk ishin të asaj rracet serbe apo malazeze në të vërtetë. Duhet besue se ka pasë dhe ka edhe sot ndonjë person që fyen ende me të tilla diskriminime, sikurse tifozët vlonjat të futbollit i etiketonin përherë skuadrën e futbollit shkodran si serbë dhe malokë në periudhën e komunizmit. Pakica nuk përfaqson mendimin dhe sjelljen e shumicës. Përgjithsimi i tillë për të keq e damtoi figurën e Skënderit duke na lanë shije e një njeriut të pakënaqur dhe urrejtës ndaj popullit shkodran me dy besimet e saj. A mund t’i fshijë historia gjurmë të tilla? Jo!
Unë jam trishtue thellë kur e lexova në parathanien e librit të Migjenit me autor profesor S.Luarasin sepse nuk asht e vërtetë kjo sjellje poshtëruese për shkaqe fetare ndaj një pakice ortodokse shqiptare në Shkodër. Nuk e di se nga e nxorri Luarasi këtë episod ilustrues të turpshëm të shoqërisë shkodrane sepse nuk gjej elementë të tjerë komplementarë të kuadrit prognozë të tij real. Nuk e di sepse S.L. nuk solli fakte të tjera të kësaj sjellje tepër fyes e denigrues për kulturën e Shkodrës!!??
Me një fakt kaq të vobekt e anemikë, S.Luarasi nuk mund të njollosi harmoninë fetare në Shkodër.
Siç duket kjo reminishencë i  ka ardhë në mendjen, prof. Luarasit gjatë periudhës të  fushatës së gjenocidit të administratës komuniste-sllave në vitet 1944 – 1956 e matej deri në vitin 1991, nën drejtimin e bandës sllave të Enver Hoxhës dhe Koci Xoxes, e Hysni Kapos me Mehmet Shehun e me rradhë fosile tjera antishqiptare ndaj qytetit ma të përsekutuem në Shqipni.

Skënder Luarasi në korin e korbave enveriste-sllaviste-titiste kundër Klerikve Katolikë
 Manastiri katolik, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, është e mbushur me rreze të zeza të vdekjes. S.L. faqja 30 botimi 1957 ,, Migjeni,,.
Unë dyshoj se Skënder Luarasi duhet ta ketë huazue këtë citim të masipërme nga ,,mësimet dritë-dhënëse,, m-l të Enver Hoxhës. Vetëm njerëz që urrejnë patologjikishtë me racë dhe rrethin familjar mund të vjellin vrer kundër Klerit Katolik me kësi lloj citimi të tipit bollshevik.
Profesor Luarasi mori guxim ta proklamoi edhe në hyrjen e librit Migjeni këtë fushatë shpifarake aziatike e tërbuar antikatolike të Enver Hoxhës me bandën e tij edhe në Shkodër kundër klerikve katolikë dijetar e atdhetar të mëdhenjë të fillue qysh me ardhjen në pushtetë të çetës terroriste të Jugut në pushtet në Tiranë ne deri në vitin 1991. Priftërinjve të rinjë e të vjetër u ngulnin në gjuhë gozhdën me thikë në tavolinë, i hedhnin në gropë të gëlqeres e të fekaleve, apo i shkulnin gërmazin dhe i hedhnin nga katet e larta, apo i mbytnin duke i torturuar e vrarë, duke i dhunuar familjet e tyne hetuesit e prokurorët, duke u shpifur deri në absurditet…
Ishte koha ku mllefi i brendshëm i intelektualit Luarasi si shumë kolegë e tij enverist-titist-stalinist – antishqiptar si një korë i paraprinin drejt me shpifje mbi Klerin Katolik dhe intelektualë të shquar të Veriut sepse ishte e modës të fyeje e të shpifje shqiptarin për shkakë të fesë katolike dhe aftësive intelektuale të mëdhaja që kishte.

Skënder Luarasai injoroi veprën e At Gjergj Fishtës
 Skënder Luarasi injoroi veprën sa patriotike aq dhe harmonike të At Gjergj Fishtës, që në 1 vjetorin e Pavarsisë të Shqipnisë, më 28 nëntor 1913 lidhi dy pikat më të larta të objekteve fetare në qëndër të qytetit të Shkodrës, minaren e xhamisë së Fushë Çelës dhe kompanjelin e kishës së Fretërve të Françeskanëve me një kordon me drita të llampushkave prej vajguri, që shoqërohej me flamuj kombëtarë, duke i dhënë një pamje jo vetëm festive qëndrës së qytetit, por në të njëjtën kohë duke përcjellë mesazhin e harmonisë dhe bashkëjetesës në mes besimeve fetare në qytetin e Shkodrës. Kjo vepër ishte pasqyrë e modelit të bashkëjetesës fetare në Shkodër, gja që ashtë pa me xhelozi nga armiqtë shekullor sllavë dhe nga disa shtete perëndimore armike.
Për fatin e keq të tij, Skënder Luarasi e shikoi me gjyslyke sllave e komuniste veprën e harmonisë fetare në Shkodër sikurse gjithë klasa intelektuale shqiptare e Jugut me qendër në Tiranë.
Me keqardhje konstatoj se prof. Luarasi nuk kishte fakte bindëse për përçarjen fetare katolik-ortodoks, pasi nuk gjenden gjurmët e saj edhe sot në fillim të shek. të XXX –të. Gjurmët e së shëmtuarës dhe të mirat nuk zhduken aq lehtë nga memorja e shkodranve.

IV. A ka subjektivitet mbi jetën dhe veprën e Migjenit në libër?

A mund ta marrë librin ,,Migjeni,, të botuar nga S.Luarasi me rastin e 45 vjetorit të lindjes të kunatit tij, si të vërtetë në tërësinë e një mori faktesh për njeriun e familjes tij me këtë mungesë ekzigjence në moral dhe në çështjen e atdhedashurisë të dyshimtë të tij në kapituj të hershme të veprimtarisë tij?
Faktikisht më dalin disa pikëpyetje në besueshmërinë biografisë të Migjenit, pasi ka pjesë-pjesë linja dhe pikë-nyje trajtime subjektive dhe fshehje të vërtetave për jetën e Milloshit.
Aty në libër gjej edhe pa ju referue sjelljeve tij aspak të favorshme për të në disa pika të errëta, që më duhet mue dhe lexuesit të panshëm t’i ndriçojmë ato pika të dyshimta me synimin e vetëm të pasqyrohet sa më qartë marrëdhaniet e Migjenit me subjektet dhe njerëzit.
Venia në dyshim të kredibilitetit të autorit të biografisë të Migjenit në disa aspekte e justifikon autorin e kësaj shkrimi ndaj profesorit të madh dhe mjaft ekselent S. Luarasi, që errësoi nyjet dhe lisat e historisë kombtare shqiptare. Nëse një ditë do të permendet prof. Luarasi duhet bashkangjitë edhe ky shkrim i im sepse plotëson në një mase të plotë atë pjesë ende të pandriçuem të tij në librin e biografisë tij. I ftoj miqtë e tij të mos rrebelohen, por ta marrin me të qetë sepse kjo pjesë para malit të veprës të prof. Skënder Petro Luarasi nuk e zbehë, porse del i ndriçuem në 360 gradët profili i tij.
Sa mirë asht të thuash të vërtetës historisë mbi njeriun që la gjurmë të mëdha në letërsi, në pedagogji, në shqipërime dhe veprimtari patriotike etj si dhe anët e padukëshme të fshehur nga shtresat e mjegullta të kohës. Skender Luarasi ishte njeriu i gjithë shqiptarve, prandej kujtohet dhe pasurohet fondi i biografisë tij ende.

Skënder Petro Luarasi ishte njeri i komunizmit
Skënder  Luarasi i faturohet një mëkat të randë në komunizëm: Ai futi në burg Gjovalin Lukën sepse shkruejti për Migjenin vetëm të vërtetat e jetës, veprimtarinë, shoqninë dhe pjesmarrjen e tij te Grupi Komunist i Shkodrës në librin Migjeni, botim i parë pas 1944. Ankimi  i S.Luarasit në Drejtorin e Aparatit të ish KQ të PPSH Gjovalin Lukën, se kishte shkrue gjana të pavërteta për Migjeni si bie fjala: Migjeni ka qenë antar i Grupit Komunist të Shkodrës, etj. i shkaktoi një fat tragjik kolegut tij Gj.Lukës burgë.
”Në beharin e vitit 1953 mora vesh se punimi im mbi Migjenin ishte çuar në shtyp nën redaktimin e Gjovalin Lukës. Protestova duke i dërguar letrën e mëposhtme Drejtorisë së Arsimit e të Kulturës në Komitetin Qendror, ku drejtonte Fatmir Gjata. ”( shih letrën, më poshtë, – shën. Red.). Skënder Luarasi: ”Ana e panjohur e Migjenit”.
Aty nga gushti i vitit 1955, Skënder Luarasi u thirr në Komitetin Qendror të PPSH dhe ngarkua zyrtarisht të hartonte një botim të ri…(të librit ,,Migjeni,,)
Arbër Lisi

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...