2015-11-01

Rudina Llazari - “Nji komb qi lindet ka nevoje per fatosat qi desin. Por fatosat qi desin nuk kane c’te bajne ne nji komb qi i harron dhe i perbuze”.



Keshtu do te shprehej drejtuesi i revistes “Hylli i Drites” At Gjon Shllaku ne numrin 3-4 te kesaj reviste. “Tjeterkund, njerezit e idealit, ne u mbytshin per se gjalli nderohen per se dekuni. Nder ne ata mbyten dy here; edhe harohen”. Apostrofime ne dukje te thjeshta, parandjenja dhe profeci qe tingelluan deri vone si teper te trishta. Ne mengjesin e zymte, te vrenjtur dhe me shi shkodre te 4 marsit 1946 zemrat e shkodraneve u dridhen nga bresherite e automatikeve dhe jehonat qe vinin nga Zalli i Kirit vendi i namun ku pushkatoheshin “mekataret” kohes se kuqe. Nen plumbat e skuadres ekzektutuese rane njeri pas tjetrit perdhe trupat e 7 te denuarve me vdekje nder te cilet 4 ishin klerike katolike. At Gjon Shllaku qe njeri nder ta. Nuk ishte hera e pare qe ne te zbardhur te drites ne qytet te degjoheshin te shtime te tilla me ushtime te “xanun” si ato qe bien ne mish njeriu. Ne zakonin e fituar rishtazi pushkatimet e heretikeve beheshin ne oret e para kur njerezit ishin ende ne shtroja. Pas pushkatimit zakonisht trupat e te vde****e liheshin ashtu njeri mbi tjetrin si te ishin thase plehu ne dispozicion te qytetareve per tere diten. Ne muzg te nates ashtu grumbull sic ishin hidheshin ne nje grope te perbashket qe mbulohej mire mundesisht te mos mund te dallohej me. Ky qe fati qe parandjeu ne harresen e tij edhe At Gjon Shllaku. “Ne nesre se bashku edhe me nji koleg temin shkume kinse per me shetite, kah vedni i pushkatimit me qellim qe te vertetojme se ku i kishin voprrue. Kurrkund shenje grope dhe as dheu te cuem rishtaz. Ma vone merrme vesh se gropen e kishin cele naten, afer shtratit te lumit, ne zall qe e mbulon lumi mbas shinave. Dheun teprice e kishin trete dhe gropen e kishin rrafshue me kujdes me fundrri te qytetit: teneqe, kutija zhele ne menyre qe te mos dukej sheje dhe as gjurme per krimin e kryer”. Keshtu shprehet ne kujtimet e tij per At Gjon Shllakun Pal Duka-Gjini.
Ne Shkoder At Gjon Shllaku njihet si nje nder me intelektualet klerike klatolike. Filozof, gazetar, profesor, at Shllaku njihet edhe politikan. Ne historine e mendimit demokristian At Gjon Shllaku thuhet te jete i pari kryetar i Partise Demokristiane Shqiptare. Madje duket se kjo ka qene edhe nje nder shkaqet kryesore qe e cuan ate drejt fundit dhe rrokames te pashmangshme. Regjimi nuk mund te pranonte ne rrjedhen e kohes ata qe ishin ne oponence ideologjike me te. Le qe per njerez te tille si At Gjon Shllaku ishte i majtueshem fakti se qe prift dhe qe bente pjese ne nje elite te zgjedhur intelektualesh.

Eruditi qe mbeti ne histori

Te vjetrit e kujtojne shume mire, megjithese ai nuk eshte me qe nga fillim marsi i vitit 1946. Duke kujtuar takimin e pare te tij me at Gjon Shllakun, At Zef Pellumbi tregon “Ishte nje burre i ri , rreth te tridhjetave, por i plakun para kohe. I shkurter, i thate, i zbehte, me nji pale syze te zeza qe i mbulonin gjysen e fytyres qe qeshte”. Jo i bashem ne trup. Me shume i mesem se i gjate. Me nje paraqitje te pervuajtur. Fytyre e nje frati te zakonshem qe pamjes te jashtme nuk i jep as rendesi dhe as peshe. I kendshem ne te folur dhe plot njerezi. Fytyren dhe formen e kokes karakteristike te rraces ilire. Ballin te shpervjelur dhe floket te ralle. Keshtu e mbajne mend ne kujtimet e tyre ata qe e njohen at Gjon Shllakun. “Dinte me u mbajte ne shoqni dhe ne cdo ambjent a rend shoqnuer, ruente te pacenueshem dinjitetin e meshtarit, zotnise e filozofit prakticien dhe sociologut pasurine e nji kulture te hapet dhe te thelle. Kishte nje mbamende te forte dhe refleksive. Lexonte shume dhe shka lexonte e thandronte ne mendje me kollajsi te cuditshme” thote per te Pal Duka-Gjini. Njohes i shkelqyer i filozofeve me te permendur te kohes italiane franceze dhe gjermane ngo ku duket se ka derivatuar edhe nje fare interesi i tij qe mbase per momnetet kur u shfaq mund te quhej i imponuar per politiken. I gatshem per te diskutuar mbi cdo ceshtje te diturise njerezore dhe letrare. Dinte te sillej me te gjithe pavaresisht se kishte parapelqim intelektualet dhe te zgjuarit e kohes. Megjitheate filste perzemersisht njesoj me te gjithe. Ne Shkoder kujtohet miqesia e tij me doktor Shiroken i cili ne bisede me te edhe kur vinte rasti te perdotre terminologjine e ngushte te zhargoneve te shkences humane te njeriut. Po keshtu mbahet mire ne mend edhe nje episod tjeter. Gjate nje vizite te nje gupi albanologesh italiane ne Shkoder At Gjon Shllaku eshte i zoti i shtepise. Ne listen qe kerkohet te behrt per nje dhurate me libra At Shllaku verteton te qenit njeri erudit dhe me kulture dhe shije letraro-ditunore. At Goni ne Liceun franceskan ku jepte mesim konsiderohej si profesori me i pergatitur. Ne kohen e vet thuhej se ishte njeriu me i larte i kultures shqiptare. “E kam pase profesor ne liceun “Illyricum” dhe na jepte mesime ne fiziko-kimi, ne frengjisht dhe ne ekonomine politike. Ishte profesori me simpatik. Ne klase na fliste per marrjen e Bastijes, qe ndryshoi boten. E kuptonim na?.. Sigurisht qe jo…” thote at Zef Pllumi.

Ne drejtimin e “Hyllit te drites” aftesia e padre Gjonit spikati shkelqyeshem. Shpejt revista u shnderrua ne nje forum kombetar me pjesmarrje te personaliteteve me te shquara te kultures si E. Cabej, L. Mirdita, K. Naraci, F. Alkaj, P. Kacnari etj. Ai mblodhi rreth vetes pendat me te mprehat te kohes. Ne vatren qe inicioi Fishta i madh, ku u shkri platforma e nje Shqiperie te lire dhe te perparuar, u ulen ne kuvend si dikur pleqt e kanunit dhe dhe shkrimtaret e rinj te krishtere ose jo, por gjithmone adhurues te nje Zoti. Ai pranoi ide moderne e perparimtare, por pa ia shamnge parimeve kristiane e kultures shqiptare. Ne vitin 1945 intelektualet shkodrane organizuan konfrencen per krijmmin e Shtepise te Kultures. “U ftua edhe Pader Gjoni gje qe ai e perqafoi me entuziasem. Ne ate konference qe e zgjodhi Pader Gjonin kryetar nderi ai mbajti fjalimin perurues, fjalim qe do te mbetet i paharruar per auditorin e asaj dite” thote keshtu Zef Zorba. Te gjithe e njihnin Padre Gjonin dhe ishin te bindur se me nismetar te tille, kultura ekonomia dhe arti do te lulezonin ne Shqipaerine e pavarur.

Per fe e per atdhe

Ne lajtmotivin e klerikeve eshte e njohur edhe jeta e martirizuar per fe dhe per atdhe. Nje jete te tille pati edhe martir qe njihet me ermin Gjon Shllaku. I lindur ne Shkoder, djep te kultures dhe qender te kristianizmit ai pati emrin Kole ne pagezimin e tij. Ende i vogel hyri ne kolegjin Franceskan. Ne tetor te 1922 shugurohet prift dhe filloi jeten rregullatre duke nderruar edhe emrin e pagezimit ne Gjon. Diplomohet ne Hollande dhe Belgjike ne Univeristetin e Levain ndersa ne France ne Universitetin e Sorbones dhe kryen edhe nje kurs per gazetari cka do te jete nje nder synimet e tij kryesoere ne drejtimin e Revistes “Hylli i Drites”. Simbas tradites se Franceskanizmit ne Shqiperi dhe si pasoje e edukates te fituar nga te medhenjte me zhgun Bardhi, Gjecovi, Harapi dhe Fishta Rrota qe ishin mesuesa ne shpirt dhe ne zemer Padre Gjoni ndikoi tek te rinjte jo vec njdenjat fetare, por edhe kulturen e shendoshe dhe ndjesite kombetare. Edhe etij si eterve te Provinces Franceskane i dha jete binomi “Pref fe dhe per atdhe”. Ajo qe e dallon ne misionin e tij meshtarak e franceskan asht penda dhe shkrimi. Ketu dha provat e pare te nje zotesije te ralle dhe te nje talenti te vecante. Shkroi pak sespe koha e shkurter e aktivitetit te tij dhe rrethanat e veshtira te me te cilat u gjet ne momentet qe hyri ne radhet e shkrimtareve.

Mallkimi i kuq dhe politika e fese

Ne vitin 1946 per kleriket e krishtere ne Shqiperi shenohet akti i pare dramatik i asaj tragjedie e cila dalengadale do ta conte kishen e ketij vendi ne asgjesim te plote te cdo shprehej te jashtme te besimit. “Dite e me teper rendoheshin rete e zymta qe lajmeronin stuhi e shterer ne. Me kujtohet si sot trishtimi qe na kishte mbulue te gjitheve dhe me ka mbete ne medn gjendja shpirterore e Pader Gjonit” tash me takon mu, por mjerisht s’jam as i pari as i mbrami. Te lutemi qe Zoti te na jape force dhe zemer per te perballuar martirizimin” thote keshtu Pal Duka Gjini. Akuzat qene gati. Ai ishte me ideale demokristiane. Sipas disa treguesve ne fund te vitit 1945 qe dukur ne Shkoder Sejfulla Maleshova. Thuhet dhe madje eshte e dokumentuar qe ai te kete biseduar me Pader Gjon Shllkaun per krijimin e nje Partie Demokristiane. Keto ishin argumentet qe u sollen ne gjyin farse ndaj priftit te nderuar. Nje nga perkthyeset ne sherbim te Enver Hoxhes tregon se ka degjuar nje bisede te Hoxhes me nje ambasador jugosllav. “E mbytem Pader Anton Harapin e me kete kemi plagose per deke Klerin Katolik. Sipas rrefimit te gruas, serbi i eshte pergjigje “Po! Po! keni ende gjalle pader Gjon Shllakun i cili peshon shume. Duhet sipas porosise te qeverise seme te zhdukni Shllakun dhe te shkaterroni ne kul dhe themel cerdhen e klerit katolik ne shkoder”.

Ate e morren ne shkurt te vitit 1946. E nxorren nga mesimi ndersa jepte mesim. Madje nuk ksih arritur te shkruante as temen ne regjister te klases. Ate nate ne Radio Shkodra u dha lajmi se “Krimineli Gjon Shllaku qe kape duke kaluar kufirin per t’u arratise”. Qe nga ai moment ai nderroi sallen e mesuesit me dhomen e torturave. “Kur ne te tjeret kryem mesimin ne dhjete minuta ne goje te secilit kaloi fjlala. E pat edhe Pdar Gjoni” tregon Duka Gjini. Tani P. Gjoni bashkohej me viktima te tjera ne prijte ne nxirren ne ne arenen e koloseut te Rozafes. Shtonte rreshtin e P Dajanit dhe te Pader Faustinin anetar te organizates antipopullore “Bashkimi Shqiptar”. Mbi te binte edhe akuza e te qenit si kryetar u PDK ne fillimet e saj. Ne gjyq pati nje avokat te guximshem dhe te persosur Myzafer Pipen. Ky ishte ish-student i tij, e njihte personalitetin e Pader Shllakut dhe nuk e pati te zorshme edhe mbrojtjen megjithese pati pasoja prej tij. Sipas kujtimeve te Pal Duka Gjinit, Myzafer Pipa ka pranuar te mbroje Pader Gjonin dhe ne nje koment tha “Shka mund te beje juristi ku s’ka ligje dhe sa drejtesi? Si mund te mbroj nje njeri ne kje se ne kohe para se te provhet jo faji i tij asht i denuem?”. Nje gjyq tragjikomik. Pader Gjoni denohet me vdekje. Akuzat te planifikur nga lart paraqiten Pader Gjonin si ideologun dhe krijuesin e PDK-se, organizatorin dhe udheheqesin e “Bashkimit Shqiptar”. Fajtor per vdekje jo vetem si kundershtar regjimi por edhe si kriminel dhe njeri i demshem per popullin dhe kombin. Denimi me vdekje kishte ardhe prej kohe nga Tirana zyrtare. Pas kesaj ekzekutimi eshte i padiskutueshem.

Si u formua ne Shkoder “Perpjekja Shqiptare”



Historia e levizjes antikomuniste ne Liceun e Shkodres e rrefyer nga nje prej ish-gjimnazisteve te saj. Si u krijuan grupimet e ndryshme dhe cfare aksionesh kryen

Deshmia e 73 vjecarit Ahmet Bushati: “Gjate viteve te para te pasluftes ne gjimnazin e qytetin tone u krijuan disa grupe antikomuniste si organizata “Perpjekja Shqiptare”, qe e kryesonte Bardhosh Dani, grupimi Social-demokrat me Mark Shllakun etj., te cilat kryen dhe aksione konkrete. Nga viti 1945 deri ne 1953 u arrestuan e u burgosen gjashtedhjete gjimnaziste, nga te cilet u ekzekutuan Bardhosh Dani, Brahim Derguti, Mark Caca dhe Asim Rusi”

Gjate viteve 1945-1953 ne Liceun e qytetit te Shkodres apo sic u quajt me vone gjimnazi i shtetit, u krijuan disa grupe antikomuniste te cilet e kryen veprimtarine e tyre si ne ambinetet e asaj shkolle ashtu dhe jashte saje. Kjo levizje antikomuniste e cila ne vitet e para te pasluftes hodhi baza te forta ne ate gjimnaz jo vetem qe nuk ka pasur nje udheheqje te vetme, por grupet e ndryshme qe u krijuan here pas here aty nuk kane pasur fare lidhje me njeri-tjetrin E vetmja gje qe i ka bashkuar te gjitha ata, ka qene urrejtja ndaj komunizmit”, Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per “Gazeten”, eshte 73 vjecari Ahmet Bushati, ish-Kryetari i Keshillit Bashkiak te Shkodres ne vitet 1992-1996 dhe ish-nxenesi i atij gjimnazi i cili ne vitet e para te pasluftes u kthye ne nje bastion te Levizjes Antikomuniste.

Vete Bushati i cili gjate kohes qe studjonte ne bankat e atij gjimnazi, ka marre pjese ne ate levizje dhe ka qene nje nga organizatoret kryesore te rinise nacionaliste te asaj shkolle, pranon te rrefeje nje pjese te vogel nga historia e saj, duke sjelle ne kohe disa nga ngjarjet e asaj periudhe te cilat i ruan ende te fresketa ne kujtesen e tij.

“Perpjekja Shqiptare”

Levizja antikomuniste ne Liceun e Shkodres e cila e ka zanafillen qe nga periudha e Luftes, vazhdoi edhe me pas nga viti 1945 e deri ne 1953 kur u arrestuan dhe pjestaret e grupit te fundit antikomunst me nxenesit qe kishin dale nga ajo shkolle. Lidhur me kete levizje e cila rifilloi ne gjimnazin e atij qytetit (pak kohe pas mbarimit te Luftes) me krijimin e organizates “Perpjekja Shqiptare” qe kryhesohej nga Bardhosh Dani dhe Ethem Bakalli, Bushati kujton: “Ne tetorin e vitit 1947 ne shtepine e Nihat Bakallit ne qytetin e Shkodres u formua nje organizate antikomuniste e quajtur “Perpjekja Shqiptare”, cila kryesohej nga Bardhosh Dani dhe Ethem Bakalli. Per formimin e asaj organizate une u njoftova nga Bardhosh Dani i cili pasi me takoi me tha: Ahmet, na jena te rinj e pa ekseriencen e duhur, e kena nevoje me na drejtue dikush. Mua me ka shkue mendja te ti”. Pas fjaleve te Bardhosh Danit une hezitova qe t’i pergjigjesha menjehere dhe per te fituar kohe nisa ta pyes per veprimtarine qe kryenin ata. Pasi ai me foli gjere e gjate rreth veprimtarise se tyre, me tregoi dhe per nje vendim qe ata kishin marre ato dite, i cili kishte te bente me shkruajtjen e disa parrullave kunder pushtetit ne muret e gjimnazit. Une ia kundershtova ate aksion, sepse ata do te zbuloheshin nga Sigurimi i Shtetit, i cili kishte njerzit e tij ne gjimnaz dhe si rezultat i kesaj do te deshtonte i gjithe misioni qe ata i kishin vene vetes. Mbas keshillave te mija Bardhoshi u bind dhe me premtoi se se paku perkohesisht nuk do e kryente ate aksion. Pas kesaj bisede me Bardhoshin, une pranova te bashkepunoja me te dhe grupin e tij, por i vura disa kushte. Se pari une nuk pranova te isha ne rolin e Kryetarit te Grupit dhe i kerkova qe asnjeri nga antaret e grupit te tij, te mos e mesonte asnjehere lidhjen qe kisha une me te. Pas ketij kompromisi, une u bera nje nga kordinatoret kryesore qe mbaja lidhjet ne mes nxenesve te gjimnazit dhe kryetarit te atij grupimi qe ishte Bardhosh Dani. Per ta shtrire aktivitetin e asaj organizate edhe ne qytete te tjera, une bisedova me Xhevat Qukun, te cilit i rekomandova Ramazan Kthupin nga Durresi (Sigurimi nuk arrti ta zbulonte asnjehere), qe ta zgjeronte grupin ne ate qytet, por lidhjet e mija me Bardhosh Danin nuk ia tregova. Mbas pak ditesh nga takimi qe pata me Bardhoshin, ne muret e gjimnazit te Shkodres u gjeten te shkruara me boje te zeze parullat “Poshte Komunizmi”, “Jashte rrebelet” etj. Pas kesaj une mora takim menjehere me Bardhoshin dhe i thashe se pse e kishin bere ate gje, por ai mu justifikua, duke me thene se nuk kishte pasur mundesi qe t’i ndalonte dot shoket per ate veprim, ngaqe ata ishin pergatitur shpirterisht per ate gje. Pasi nuk kishin kaluar as kater-pese dite nga ajo dite, ndodhi ajo qe une e kisha paralajmeruar Bardhoshin: u arrestuan dy shoket e mi, Remzi dhe Xhevat Quku e bashke me ta dhe Osja, vellai i vogel i Xhevatit,” kujton Ahmet Bushati ate periudhe kur u formua organizata antikomuniste me emrin “Perpjekja Shqiptare”.

Veprimtaria e Organizates

Po cili ishte aktiviteti qe organizata antikomuniste “Perpjekja Shqiptare” zhvilloi me pas dhe kush ishin personat qe moren pjese ne aksionet qe kreu ajo? Lidhur me kete Ahmet Bushati kujton: “Veprimtaria e organizates antikomuniste “Perpjekja Shqiptare” e cila u krijua nen drejtimin e Bardhosh Danit u zhvillua e shumeanshme dhe mjaft e dendur e aksioni i pare qe kryen antaret e saj, ishte ai shkruajtjes se parrullave antikomuniste ne muret e gjimnazit. Boja me te cilen u shkruan ato parrulla, u pergatit nga Mysret Muka ne dyqanin e Visho Barbullushit. Pas ketij aksioni, Sigurimi i Shtetit ra ne gjurmet e asaj organizate nepermjet njerezve te tij dhe si rezultat i kesaj u arrestuan nje pjese e antareve te atij grupimi antikomunist qe perbehej kryesisht nga maturantet. Pas ketyre arrestimeve situata ne gjimnazin tone u acarua aq shume nga survejimet e Sigurimit, saqe organizatoret kryesore qe e drejtonin ate, u detyruan qe veprimtarine e tyre antikomuniste ta zgjeronin dhe ta zhvillonin jashte mureve te asaj shkolle. Keshtu ne janarin e vitit 1948 me ndermjetesine e Viktor Lukes, kjo organiztae u lidh ngushte me grupin social-demokrat qe kishte si kryetar te saj Mark Shllakun. Ate kohe duke e pare situaten teper te acaruar nga ndjekjet dhe survejimet e Sigurimit te Shtetit, Bardhosh Dani me dy shoket e tij Brahim Dergutin e Mark Cacen vendosen qe te kalonin kufirin dhe te arratiseshin nga Shqiperia. Keshtu ne janarin e vitit 1948 teksa ata ishin duke kaaluar kufirin, u rrethuan nga forcat e ndjekjes dhe mbeten te vrare te tre. Kjo vrasje e demtoi rende organizaten “Perpjekja Shqiptare” e cila ne ate kohe u detyrua te riorganizohej per te zgjedhur njerzit qe do te merrnin drejtimin e saj dhe mbledhjet per kete gje u zhvilluan here pas here ne shtepite e Alfons Radovanit dhe Viktor Lukes. Mbas riorganizimit qe beri ajo organizate, filluan te behen dhe aksionet e para te cilat konsistuan ne shtypjen dhe shperndarjen e trakteve te ndryshme ne te cilat propagandohej kunder regjimit komunist qe ishte vendosur ne Shqiperi. Trakti i pare qe shtypi dhe shperndau kjo organizate, ishte ai me rastin e 28 nentorit 1948, trakti i dyte u shtyp nje vit me vone ne 28 nentorin e 1949-es dhe i treti u shtyp ne shtate prill te vitit 1950. Ne traktin e trete qe u shtyp nga ajo organizate, ne mes te tjerash thuhej: ” 29 nentori i vitit 1944 i cili festohet nga komunistet si dita e clirimit te Shqiperise, nuk ka ndonje ndryshim te madh nga dita e shtate prillit te vitit 1939 kur Shqiperia u sulmua dhe u pushtua nga Italia fashiste”. Ne ate kohe keto trakte u shtypen me makinen e shkrimit te Mergim Danit, por me qe makina e tij nuk mund t’i perballonte dot ne te gjitha rastet qe kishte nevoje ajo organizate, u mendua dhe per nje makine shkrimi tjeter dhe per gjetjen dhe sigurimin e saj u caktuan Zef Vila dhe Agostin Dema. Keta te dy arriten ta gjejne makinen e shkrimit duke e marre ate fshehtas ne Drejtorine e Muzeut te Shkodres dhe me pas e nisen menjehere per ne Mirdite tek Gjon Marka Ndoj. Keto trakte qe vazhdimisht konceptoheshin nga Et’hem Bakalli, shperndaheshin me pas per ne Shkoder, Kelmend, Mirdite e Tirane dhe nje nga personat qe e kryente ate pune, ishte Ndoc Ljarja, i cili ne ate kohe ishte nxenes ne Teknikumin “7 Nentori” ne Tirane. Organizata “Perpjekja Shqiptare” ne ate kohe mundi qe te shperndante ne malesite e Shkodres elegjine kushtuar Prek Calit te cilin e kishte sjelle prej fshatit Vukel, Zihni Baja qe ishte mesues atje. Mbas disa kohesh nga dita e krijimit te asaj organizate, u arrestova dhe une dhe perfundova ne hetuesine e Shkodres. Gjate kohes qe isha ne burg mesova se Bardhosh Dani e kishte nderprere per disa kohe mbledhjen e grupit dhe veprimtarine e tij, por kjo nuk kishte zgjatur shume sepse ai e rifilloi perseri ate duke u thene antareve te grupit: “Perderi sa ne nuk po pesojme gja, tregon se Ahmet Bushati po reziston ne hetuesi, e na duhet te vazhdojme punen qe kena nise”, kujton Ahmeti ate kohe kur Bardhosh Dani e rifilloi perseri aktivitetin e tij antikomunist me organizaten “Perpjekja Shqiptare”.

Anetaret e organizates

Po kush ishin personat qe moren pjese ne organizaten antikomuniste “Perpjekja Shqiptare” dhe cili qe fati i tyre? Lidhur me kete Ahmet Bushati deshmon: “Studentet qe u grupuan ne ate organizate si ne kohen qe drejtohej nga Bardhosh Dani ashtu dhe pas vrasjes se tij, ishin: Ismail Baruti, Gjon Mark Ndoj. Viktor Luka, Et’hem Bakalli, Nihat Bakalli, Mergim Dani, Rrok Jubani, Xhevat Gjyrezi, Nexhip Osmani, Bardh Shiroka, Njazi Uruci, Injac Kujxhia, Ferit Myftia, Pjerin Vata, te cilet u arrestuan te gjithe ne periudha te ndryshme kohe dhe u denuan me burg. Kurse pjestaret e asaj organizate qe ne ate kohe munden te arratiseshin ishin: Zef Hila, Ali Llukaci dhe Lec Vasia. Po keshtu pjestare te asaj organizate qe u arrestuan me pas ishin dhe Ramadan Lumani dhe Rrik Prendushi, kurse Karlet Luka u internua familjarisht. Nga pjestaret e organizates qe munden te shpetonin pa u arrestuar ne ate kohe ishin: Agustin Dema, Sheuki Anamali, Sheuki Mati, Gjovalin Ujka, Rrik Kraja, Ramadan Sokoli, Shefik Jubica, Beqir Sukniqi dhe Hilmi Hoxha. Po keshtu u perjashtuan nga shkolla antaret e asaj organizate si Terezina Baba. (nje nga vajzat me te shquara te “Perpjekja Shqiptare”) Emil Prenushi, Suzana Kraja, Gjovalin Koci, Kolec Simoni, Rrik Kraja, ciljeta Simoni, Gjystina Kapedani, Alfred Marashi, Gjyljana Misloci, Madalena Misloci, Lali Glasovi, Albina Marashi (vajza e Llesh Marashit) Anica Maloku, Terezina Dajci, Gjina Dajci, Rexhina Kola e Marjeta Kici. Gjate asaj kohe pervec veprimtarise qe kryenin keta pjestare te organizates “Perpjekja Shqiptare”, ne gjimnazin e shtetit kishte dhe disa konviktore te cilet ishin te lidhur ngushte me Partine Komuniste dhe e kryenin me devocion punen e saj si P. F.,K.O., A.U. etj”, kujton Ahmet Bushati antaret e organizates antikomuniste te gjimnazit te Shkodres.

Grupet e tjera dhe profesoret

Po si vazhdoi me tej levizja antikomuniste ne gjimnazin e Shkodres dhe a u krijuan grupe te tjera pas arrestimit te antareve te grupimit “Perpjekja Shqiptare” ?Lidhur me kete Ahmet Bushati deshmon: “Edhe pas arrestimit te nje pjese te madhe te atyre nxenesve qe benin pjese ne organizaten antikomuniste “Perpjekja Shqiptare”, levizja antikomuniste ne gjimnazin tone nuk e pushoi aktivitetin e saj. Ne ate kohe krahas asaj organizate ne qytetin e Shkodres vepronte dhe grupimi Social-demokrat qe e udhehiqte Mark Shllaku i cili me pas u arrestua dhe u denua me vdekje. Po ne ate grup ne ate kohe bente pjese dhe Kolec Pikolini i cili ishte i lidhur me te arratisurit qe ndodheshin ne malet e Mirdites. Koleci u kap dhe pasi u denua me vdekje, denimi iu kthye ne burg te perjetshem. Me pas ai u arratis nga burgu dhe nga Shqiperia e perfundoi ne SHBA. Po keshti si pjestar i grupimit social-demokrat ishte dhe Martin Shyti i cili ndonese mundi qe te arratiset nga hetuesia, nuk e fitoi dot lirine sepse u vra nga kufitaret ne zonen e Oblikes teksa ishte duke tentuar te arratisej jashte vendit. Nje nga pjestaret e tjere te ketij grupimi ka qene dhe Martin Camaj i cili pasi u arratis nga Shqiperia per ne Jugosllavi, u vendos ne Gjermani ku dhe fitoi fame te madhe si shkrimtar. Nga pjestaret e tjere te ketij grupimi ka qene dhe Isa Beqiri i cili u arrestua dhe vuajti ne burg. Pas grupimit social-demokrat u krijua dhe nje grup tjeter antikomunist i cili nuk u zbulua dot nga organet e Sigurimit te Shtetit dhe antaret e tij ne ate kohe nuk u arrestuan. Ne perberjen e ketyre grupeve ishin Pjeter Filipi (Arbnori) Adnan Muka, Gjovalin Preka e Bep Jubani. Pas ketyre grupi i fundit qe do te zbulohej ishte ai i vitit 1953 me Ali Spahise dhe Llesh Topallin. Ky grup qe perbehej nga ish-gjimnaziste te Shkodres, shenoi dhe fundin e grupeve anrikomuniste te gjimnazit te Shkodreste cilet luftuan per tete vjet me rradhe pa e nderprere aktivitetin e tyre per te bere te mundur rrezimin e komunizmit ne Shqiperi. Nga gjithe vepritarria tetevjecare e ketyre grupeve antikomuniste qe dolen nga rradhet e gjimnazisteve shkodrane, u arrestuan dhe perfunduan burgjeve te regjimit komunist mbi gjashtedhjete nxenes dhe kater te tjere si Bardhosh Dani, Brahim Derguti, Mark Caca dhe Asim Rusi dhane jeten. Po keshtu gjate gjithe veprmtarise antikomuniste tetevjecare qe kryen studentet e gjimnazit tone, nje ndihme te madhe patem edhe nga profesoret tane te nderuar si Preng Kacinari Qemal Dracini, Prof Fundo, Kol Alimhilli, Gasper Jakova, Hydajet Ceka, Kole, e Ndoc Kamsi, Filip e Gjina Ndoci, Menduh Agolli, Abdyl e Eqerem Rusi, Adem Bazhdari, Zyhdi Sokoli, Tomor Dani (Sekretar i shkolles) etj.”, perfundon rrefimin e tij mbi levizjen antikomuiniste te gjimnazit te Shkodres, Ahmet Bushati, nje nga ish-nxenesit e asaj shkolle te fameshme qe sic thone shkodranet” I ka lene emen te mire vetit” Po cila eshte e kaluara e Ahmet Bushatit dhe e familjes se tij fisnike teper te njohur ne qytetin e Shkodres? Cili eshte aktiviteti i tij antikomunist dhe si i kaloi ia shtate vitet e burgut nen tortura pa iu nenshtruar askujt? Lidhur me keto Ahmeti nuk pranon te rrefeje per “Gazeten” duke u shprehur se per ate ka shkruar gjate ne librin e tij te botuar kohet e fundit te cilin e ka titulluar “Ne gjurmet e nje ditari”.

Pashko Gjeci: “Si e bera Danten te flase shqip”



Historia e dhimbshme e nje prej kolloseve me te medhej te letrave shqipe, i cili perktheu Komedine Hyjnore dhe Odisene. Diplomimi ne Rome dhe burgosja nga komunistet

Nuk do te shpreheshim fare gabim po te thonim se jane te paket ata intelektuale shqiptare apo dhe njerez te letrave te cilet e dine se perkthyesi i famshem i “Komedise Hyjnore”, qe perben nje prej kryeveprave te letersise boterore, apo me sakte njeriu i cili e beri Dante Aligerin dhe Homerin te “flisnin shqip”, quhet Pashko Gjeci. Gjithashtu nuk do ta tepronim aspak po te shtonim perseri se jane te paket ata shqiptare qe e dine se ai njeri, eshte ende gjalle, sa vjec eshte dhe se ku jeton.

Madje per t’i dhene fund ketyre hamendjeve dhe per t’i qendruar asaj cka thame me lart, flet dhe ky fakt: Profesorin e famshem te lauruar per Filozofi e Letersi ne Universitetin e Romes, ish shokun e bankes te Qemal Stafes, nxenesin e Pader Gjergj Fishtes, kolegun e mikun e ngushte te Eqerem cbabejt, Henerik Lacajt, Mark Demes dhe Fejzi Dikes, nuk e njihnin as banoret e shkalles se tij, ndonese prej me shume se 20-vjeesh ai jeton se bashku me zonjen e tij ne ate apartament fare te vogel, ne katin e pare tek “Shallvaret”. Te habitur nga portreti dhe fiziku qe na u shfaq ne aparencen e njeriut qe na uroi mirseardhjen, as nuk e kishim menduar kurre se ai per te cilin interesoheshim dhe kishim perfytyrime nga me te cuditeshmet, ishte vete Pashko Gjeci qe po takohej me ne! Pas prezantimit dhe duke i treguar qellimin e vizites sone, Pashko Gjeci na u pergjigj jo pa humor: “Te jeni te sigurte se do ju deftoj cfare me kujtohet”. Ndonese tashme ne moshen 85-vjecare dhe teper i lodhur nga peripecite e streset e nje jete plote dallge e shterngata, kollosi i letrave shqipe me fizik shtateshkurter e me portret prej fisniku, i quajtur Pashko Gjeci, hera-heres na befason me memorjen e tij brilante dhe humorin e holle te shkodranit teper intelekt, qe pervec te tjerave, eshte shkolluar dhe ne Kolegjin e Jezuiteve.

Ne banke me Qemal Stafen

Pashko Gjeci u lind ne vitin 1918 ne qytetin e Shkodres dhe familja e tij ne ate kohe banonte tek “Arra e madhe”. Babai i Pashkos quhej Gasper dhe ne ate kohe ai kishte hapur nje dyqan te vogel fare prane shtepise se tij, me te cilin siguronte jetesen. Pas vdekjes se babait dhe nje motre te vogel te quajtur Nikolina, Pashko mbeti vetem me nenen e tij dhe motren tjeter Margariten. Pasi mbaroi shkollen fillore me rezultate shume te mira, ai u regjistrua ne Kolegjin e Jezuiteve, te cilen nuk arriti ta mbaronte pasi ne ate kohe u mbyllen shkollat fetare. Lidhur me kete, Pashko Gjeci deshmon: “Pas mbylljes se Kolegjit te Jezuiteve te gjithe ne vazhduam mesimet ne gjimnazin klasik te shtetit po ne qytetin tone te Shkodres. Ne ate kohe une kisha shok te ngushte Qemal Stafen me te cilin rrinim ne nje banke. Po keshtu pervec Qemalit, ne klasen tone kishim dhe Nikolla Shurbanin, Xhemal Brojen, Kol Ashten, Arshi Pipen dhe Lazer Radin, me te cilet gjithashtu kam pasur nje shoqeri te madhe. Qemal Stafa dhe Arshi Pipa dallonin nga te gjithe ne shoket e klases per zgjuarsi dhe inteligjence, e Qemali ka qene nxenesi me i mire qe kam njohur ne jeten time. Ndersa une shkelqeja kryesisht ne lenden e letersise pasi qe i vogel isha i dhene pas saje, isha shume i dobet ne vizatim te cilat m’i benin te tjeret e une i dorzoja si te miat. Ne ate kohe mesuesi qe kishim me perzemer une dhe Qemali, ishte Pashko Geci, i cili na jepte greqishten e vjeter dhe latinishten. Ne fillim ai me kishte ne patronazh vetem mua per te me mesuar greqishten e vjeter, por me duke me pasur mua shok te ngushte, dolen vullnetare dhe Qemali me Nikolla Shurbanin e te tre arritem ta mesonim ate gjuhe. Profesor Pashko Geci, m’i blinte librat dhe per te mos me ofenduar se nuk kisha leke t’ia paguaja, m’i fiste ne banke. Pak kohe para mbarimit te Liceut, Qemali u largua nga klasa jone se familja e tij u transferua ne Tirane”, kujton Pashko Gjeci vitet e gjimnazit klasik te Shkodres ku mesonte se bashku me Qemal Stafen.

Student i Filozofise ne Rome

Pas mbarimit te gjimnazit klasik te Shkodres me rezultate shume te mira, ne vitin 1938 Pashko Gjeci fitoi nje te drejte studimi per te ndjekur studimet e larata ne Itali. Lidhur me kete ai kujton: ” E drejta e studimit per ne Itali m’u dha vetem ne saje te rezultateve qe kisha arritur ne gjimnazin e shtetit dhe Ministria e Arsimit me akordoi vetem nje burse shume te vogel qe mezi mund t’i perballoje nevojat e jeteses. Por une nuk kisha rruge tjeter dhe isha mjaft i kenaqur qe do te shkoja te studjoja ne Fakultetin e Filozofise te Universitetit te Romes. Kete kenaqesi ma shtonte me teper fakti se bashke me mua ishin dhe Kol Ashta, Lazer Radi e Luigj Ljarja. Gjate asaj periudhe qe vazhdoja studimet ne Rome, une fillova perseri te perktheja nga latinishtja apo te shkruaja ndonje poezi te vogel. Poezine dhe perkthimet i kisha pasion qe nga bankat e Liceut te Shkodres dhe ato qe shkruaja i botoja ne revisten “Cirka” apo “Shkendia”. Me kujtohet se asokohe une pata shkruar dhe nje artikull per Pader Gjergj Fishten lidhur me “Lahuten e Malsise”, te cilen ma botuan ne “Hylli i Drites”. Pasi doli revista une se bashku me disa shoke te tjere shkuam dhe ia cuam Pader Gjergjit ne studion e tij. Pasi e pa artikullin, Pader Gjergji pyeti: “Kush eshte ky qe paska shkruar per mua?” Ndersa une qendroja pa folur dhe i turpshem ne fund te dhomes e shoket i treguan se isha une, ai tha: “Ajo grimca atje paska shkruar gjithe kete artikull?” Keshtu deshira dhe pasioni qe kisha per poezine e perkthimet, nuk mu shua as ne Itali dhe ato qe shkruaja i nisja per t’i botuar ne Shqiperi. Fakultetin e Filozofise dhe Letersise e perfundova ne vitin 1943 me rezultate te larta dhe mora graden Doktor i Shkencave. Nisur nga ato rezultate mua me ofruan qe te qendroja si asistent profesor prane atij Fakulteti, por une refuzova dhe u ktheva ne Shqiperi. Deshiren per t’u kthyer ne Shqiperi ma nxiti akoma dhe me shume ish-Ministri i Arsimit, Ernest Koliqi, i cili ne ate kohe kishte ardhur ne Itali per te marre pjese ne ceremonine e dorzimit te diplomave tona. Koliqi me tha: “Kthehu ne Shqiperi te japesh kontributin tend”, kujton Pashko Gjeci lidhur me diplomimin e tij ne fakultetin e Filozofise ne Rome, ku i ofruan te qendronte si asistent-profesor.

Kthimi ne Shqiperi e burgosja

Pas diplomimit ne Itali, ne vitin 1943 Pashko Gjeci u kthye ne Shqiperi dhe Ministria e Arsimit e asaj kohe e emeroi si profesor te letersise dhe latinishtes ne gjimnazin e Shkodres, ku ai kishte qene vete nxenes pak vite me pare. Edhe gjate kesaj periudhe e deri ne mbarimin e luftes, pervec mesimdhenies ne ate gjimnaz, Pashko u muar perseri me perkthime te cilat i sillte dhe i botonte ne Tirane ne revisten “Shkendia”. Pas ardhjes se komunisteve ne pushtet, Pashko vazhdoi te jepte mesim prane atij gjimnazi deri nga mesi i vitit 1945 dhe me pas ai u transferua ne qytetin e Durresit, ku do te fillonte dhe kalvari i vuajtjeve te tij. Lidhur me kete, Pashko Gjeci deshmon: “Gjate asaj kohe qe punoja si mesues i letersise ne qytetin e Durresit, une kisha miqesi te ngushte vetem me familjen e Jusuf Vrionit, te cilet si shume familje te tjera nga Tirana i kishin internuar atje. Ne ate kohe pervec mesimdhenies, isha zgjedhur dhe kryeja edhe funksionin e Kryetarit te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve per degen e Durresit. Nuk e di se si ndodhi, por mbaj mend se atje me arrestuan, gjoja si i implikuar ne nje organizate e cila kishte per qellim te permbyste me dhune pushtetin komunist ne Shqiperi. Kjo gje ishte e gjitha e sajuar nga Sigurimi i Shtetit, ashtu si dhe ajo organizate per te cilen akuzohesha se beja pjese, pasi une nuk isha marre asnjehere me politike. Ne ate kohe perpara meje arrestuan dhe Arshi Pipen po me te njejten akuze sic me kishin arrestuar mua. Gjyqi me denoi me pese vjet burg te cilat i bera kryesisht ne Durres dhe ne keneten e Maliqit ku na dergonin muajt e veres. Puna atje ishte teper e rende dhe cfilitese, por une munda ta perballoja ate dhe gjithe burgun, pasi isha i ri”, deshmon Pashko Gjeci, lidhur me arrestimin e tij dhe denimin me pese vjet burg, akuze e cila ishte krejtesisht e sajuar nga Sigurimi i Shtetit.

Perkthimi i Dantes e Homerit

Pas lirimit nga burgu, Pashko Gjeci u kthye ne qytetin e tij te lindjes ne Shkoder, ku e priste nena dhe motra. Lidhur me kete periudhe ai deshmon: “Si ish i burgosur politik e kisha te pamundur qe te filloja pune si mesues dhe ne ate kohe mezi u rregullova ne nje pune krahu. Pas dy tre vjeteve ne ate pune, me lejuan qe te largohesha nga vendlindja ime dhe me sollen ne qytezen e vogel te Fushe-Krujes, ku u emerova si mesues ne shkollen shtatevjecare. Ne ate shkolle ku une dhashe mesim per tre vjet me rradhe, ishim gjithsej kater mesues dhe aty une vendosa qe te perktheja poetin e famshem italian Dante Aligerin, poezite e te cilit une kisha filluar qe t’i perktheja qe kur isha 17-vjec ne bankat e Liceut te Shkodres. Qe nga ajo kohe pervec Dantes, une kisha dobesi edhe per Leopradin dhe Safon, poezite e te cileve i mbaja gjithnje me vete. Perkthimin e “Komedise Hyjnore” te Dantes, une e mora persiper per arsye se ai ishte perkthyer edhe ne Bashkimin Sovjetik, e perkthyesit te saj i ishte dhene cmimi “Stalin”. Per perkthimin e saj une shfrytezoja oret e para te megjezit para se te fillonte mesimi dhe cdo dite hidhja ne leter nga kater vargje ne gjuhen shqipe. Disa prej ketyre vargjeve, ne mos gaboj ato te “Ferrit”, une ia tregova mikut tim te ngushte Llazar Siliqit, i cili i botoi menjehere ne revisten “Nentori”. Ndonese ato u pelqyen mjaft dhe u vlersuan nga shume njerez dashamire, kritika e asaj kohe heshti, sepse nuk mund te shkruante per nje ish te burgosur politik. Meqense i kisha vene detyre vetes qe ta perktheja me cdo kusht Danten, vazhdoja te punoja cdo dite dhe kishte raste qe per nje varg me duhej tre kater dite pune. Pasi kisha perkthyer mijra vargje ne ato tre vjet, kater vargjet e fundit i kam perkthyer nje dite te shtune kur tre koleget e mi kishin shkuar ne Tirane. Ato i mbarova aty rreth ores kater te megjezit dhe kur i mbarova, mu duk se u hap dera e prej aty doli Dantja e me la vetem”, kujton Pashko Gjeci ate cast kur mbaroi se shkruari ne shqip nje nga kryeveprat e letersise boterore, “Komedine Hyjnore” te Dante Aligerit.

Vleresimi nga Enver Hoxha

Pasi e mbaroi se perkthyeri poetin e famshem italian, Pashko Gjeci u konsultua me mikun e tij te ngushte Llazar Siliqi, i cili i sugjeroi qe t’i bente nje leter Enver Hoxhes, ku t’i parashtronte te gjitha problemet qe kishte. Per kete Pashko Gjeci kujton: “Ne ate kohe i shkrova nje leter Enver Hoxhes, ku i beja te ditur se kisha ne dore perkthimin e “Komedise Hyjnore” te Dante Aligerit dhe se per perfundimin e saj kisha nevoje qe te studjoja ne Biblioteken Kombetare ne Tirane dhe te konsultohesha me kolege e studjues, per t’u marre mendimet. Pas asaj letre Enver Hoxha dha urdher qe une te transferohesha ne Tirane, ku te me behej dhe pashaportizimi. Kur erdha ne Tirane, ne fillim qendrova tek familja e djalit te xhaxhait, Ernest Gjecit dhe me pas mora nje dyqan te vogel me qera aty prapa Lidhjes se Shkrimtareve, te cilin e adaptova per banese. Ne ate kohe me ndihmen e Llazar Siliqit, Shtepia Botuese “Naim Frasheri” e botoi te plote perkthimin tim “Komedia Hyjnore”. Pas asaj pata pergezime te shumta nga miq e shoke, sic ishin profesori im Pashko Geci, Mark Dema, Henerik Lacaj dhe sidomos nga profesor Eqerem cabej, i cili me vinte shpesh ne shtepi”, kujton Pashko Gjeci lidhur me peripecite qe kaloi per te botuar perkthimin e Dantes, qe u be i mundur vetem ne saje te nderhyrjes se Enver Hoxhes. Pasi “Komedia Hyjnore” pa driten e botimit ne gjuhen shqipe, Pashkon e sistemuan me pune si profesor ne Universitetin e Tiranes, ku ai dha lenden e latinishtes deri sa ajo u hoq nga programi mesimor ne fillimin e viteve 70-te. Ne ate kohe Pashkon e derguan si redaktor ne Shtepine Botuese te Librit Shkollor, ku ai dhe doli ne pension ne vitin 1977. Nga ajo kohe ai kujton me respekt miqesine me kolegun Llazar Siliqi, por dhe ate me nxenesin e tij Pellumb Xhufi, per te cilin shprehet: “Ka kene nje nga nxenesit me te mire dhe me te sjellshem qe kam pasur”. Per kontributin qe Pashko Gjeci kishte dhene ne perkthimin ne gjuhen shqipe te dy prej kryeveprave te letersise boterore, ne vitin 1979 me porosoi nga lart u urdherua Komiteti Ekzekutiv, qe t’i jepte atij nje apartament banimi. Por gabimisht autorizimi i shtepise iu dergua Pashko Gecit, i cili hyri ne shtepine e re. Kur shkuan per t’i kerkua falje Pashkos per gabimin e bere, ai iu tha: “Le ta gezoje Pashko Geci ate shtepi dhe nuk ben me ia marre, sepse ai ka kene profesori im ma i mire”. Qe nga ajo kohe, kur Pashko Gjeci refuzoi te merrte shtepine, qe gabimisht ia kishin dhene ish-profesorit te tij, ai banon aty ne ate apartament te vogel, (tip bodrumi) tek “Shallvaret” dhe pret qe te shohin driten e botimit disa nga perkthimet e tij, si “Fausti” i Getes, “Hamleti” i Shekspirit, “Andromaka” e “Atalia” te Rasinit, te cilat ai nuk i kujton se kujt ia ka dhene per botim.

PERKTHYESI I RRETHUAR NGA HARRESA

Pashko Gjeci, te sfidosh duke heshtur

Tamtamet e mediave nuk rane dy jave me pare, edhe pse perkthyesi me i madh i gjalle i gjuhes shqipe kishte 84-vjetorin e lindjes. Askush nuk trokiti ne apartamentin, te pallatet e Shallvareve, ku ngrys ditet Pashko Gjeci. Per te bota e ketushme ka perenduar prej kohesh, rron vetem ne kujtesen e tij. Prej vitesh nuk e kujton me askush, as shoqeria e as miqte e dikurshem. E harruan qe kur ra ne burg, e gjithnje i venin rralle e me rralle. I vetmi qe grishte harresen ishte Eqerem cabej.
Sot shumkush e di ne anen tjeter te vdekjes. Ne kete harrese me 7 qershor festoi edhe lindjen e tij. Megjithese kurre tamtamet nuk kane rene per te, Pashko Gjeci ben pjese nder ata intelektuale qe nuk e la veten te rrembehej nga ai pesedhjetevjetesh ndeshjesh te felliquara ne emer te pushtetit.
I rrethuar me heshtje endi shkronje pas shkronje udhen drejt perjetesise. Ndryshe nga shume njerez qe rreken te ecin duke u zvarritur ne emer te ****eres, Pashko Gjeci kurre nuk e beri kete. Vepra qe ai krijoi e ngjiti ne majen e Olimpit te letersise shqiptare, edhe pse nuk eshte zvenitur kurre me lavde dhe cmime. Pergjate dyzet vjeteve ka jetuar ne nje dhome shume te ngushte, siper apartamentit te tanishem. Aty ka perjetesuar emrin e tij, megjthese ne ngrysje te kesaj jete nuk ndihet mire me shendet. Kete askush nuk e di. Ashtu sic pak vete e dine qe “Komedia hyjnore” erdhi nga Pashko Gjeci.

Ferrparajsa e Pashko Gjecit

Perkthimi ka qene kurdohere ai i thjeshti, qe s’i gjendej muze ne Parnas qe t’i behej krah. Ne kete forme ka ardhur dhe Dantia ne gjuhen shqipe. Me sa duket cdo njeri qe pas le nje emer te mire ka nje fat te ciditshem. Kur e arrestuan me 4 shtator te vitit 1947, ” per fajin pjesemarrje ne grup kunder pushteti”, Pashko Gjecin e kycen per tre muaj ne nje dhome izolimi. Me tu mbyllur porta metalike, pas shpines se tij drita mbeti perjashta. Ne ditet e para, i mbeshtjelle nga kundermimi i lageshtires nuk arrinte te perceptonte hapesiren. Kurr terri nisi ta mbeshtjelle, endi me emer shpirterat e ferrit. Edhe pse jo plotesisht e botur, vepra e perkthyer e Pashko Gjecit nuk shkohet lehte neper duar. Madje edhe vete Noli nuk mori persiper te perkthente Danten. Nasho Jorgaqi thote se “i bere propozim Nolit por ai nuk e mori persiper”. E ndersa Pashko Gjeci e shqiperoi nga qelite e ferrit te diktatures komuniste.

Kush eshte Pashko Gjeci

Lindi ne Shkoder me 7 shtator te vitit 1918. Mbaroi shkollen e Jezuiteve si dhe gjimnazin Jezuit ne qytetin e lindjes. Nga pedagoget kujton me nderim te madh Eqerm cabejn, Pashko Gecin. Qe ne moshe te re, aty nga viti 1934, perktheu disa poezi te poetit italian, Xhakomo Leopardi. Ne shkolle meson mire italisht, me pas ne gjimnaz, greqishten e vjeter dhe latinishten, gjuhe ne te cilat perktheu mrekullite e letersise boterore. Ne vitin 1938, me gjysme burse te siguruar nga qeveria e asja kohe, regjistrohet ne Fakultetin e Letersise dhe Filozofise ne Rome. Pashku gjithnje kujton me kenaqesi leksionet e prof. Ernest Koliqit edhe pse shoqerimi me te do te kushtonte ne atedhe 5 vjet burg . Me 15 korrik te viti 1942 diplomohet Doktor ne Letersi. Pas kthimit ne atdhe, me 4 shtator 1947, ndalohet me akuzen “Pjesemarrje ne grup kunder pushtetit”. Ne lirim e trasferojne ne Fushe Kruje ku punoi shume gjate per perkthimin e “Purgatorit” dhe te “Parajses”. Kur Noli nuk e mori persiper perkthimin e Dates ne prag te 700-vjetorit te poetit te madh, ata te shtepise botuese iu drejtuan serish Pashko Gjecit. Keshtu qe ne vitin 1960 u botua kantiku i pare, ajo pjese e pare e komedise “Ferri”. Vepres nuk u be ndonje jehone e madhe. Por ish-drejtori i shtepise botuese ne ate kohe, Nasho Jorgaqi, thote se shqiperim te tille mund te bente vetem Pashko Gjeci. Menjehere pas botimit te “Komedise hyjnore” nisi te perkthente “Odisene”. Te gjitha honoraret e “Komedise” i harxhoi ne ato ece-jakjet Tirane-Durres. A thua se ishte ne ndjekje te Homerit per te krijuar “Odisene” ne shqip.

Nasho Jorgaqi: Jemi te padrejte ndaj Pashko Gjecit

Perkthimi i Dantes ishte nje ngjarje jo vetem per letersine, por edhe per kulturen tone kombetare. Duhet t’i jemi mirenjohes ketij perkthyesi shume te zotin, por teper modest. Megjithese ka sjelle ne shqip kryeveprat e letersise boterore, kurre nuk u kujdes per emerin e tij. Ne heshtje te plote, ashtu ne vetmi perktheu vepren me te veshtire te letersise, qe edhe Noli nuk e mori persiper. Ashtu ne vetmi te plote e gjeje shpesh Pashkun tek perseriste trecinat e Dantes. Duhet t’i jemi mirenjohes Pashko Gjecit, madje prej vitesh jemi treguar te padrejte me te. eshte ne nderin e Ministrise se Kultures te nderoje Pashko Gjecin, tani qe eshte ende gjalle.

Edmond Tupja, Pashkun do ta krahasoja me Nolin

Pashko Gjeci ka sjelle ne shqip mrekullirat e greqishtes se vjeter. Kete nuk e ka bere dhe s’ka per ta bere njeri tjeter. Pashku me perkthimet qe u ka bere kryeveprave te letersise boterore ka dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne letersine shqiptare. Ne fushen e perkthimeve eshte nder me te miret, une do ta krahasoja me Nolin. Per ate cfare i ka lene letersise shqiptare mendoj se do te ishte ne nderin e Ministrise se Kultures dekorimi i Pashko Gjecit. Mendoj se kete duhet ta beje tani ne menyre qe Pashko Gjeci te mos kete fatin e Vedat Kokones dhe Isuf Vrionit te cilet u dekoruan pas vdekjes. Ne fakt ky eshte nje paradoks shqiptar, sepse me shume jane te huajt qe njohin vlerat tona se sa ne vete. Pershembull, te dy perkthyesit qe permenda jane vleresuar me pare nga te huajt e me pas nga ne. Keshtu qe them se eshte ne nderin e Ministrise se Kultures te respektoje figura te njohura te letrave shqipe. Megjithese edhe pa kete respekt te istitucioeve, Pashko Gjeci ka endur ne vetmine e tij emrin qe i siguron perjetesine.

HISTORIA E DREJTUESIT TE KOMITETIT QENDROR QE SHPEJT U QUAJT “ARMIK I POPULLIT”, VUAJTJET, SFIDAT DHE SAKRIFICAT E NJE NENE PER TE RRITUR 4 FEMIJET E SAJ…



Dy vjet rradhazi, lapsat kopjativ hidhnin ne fletet e bardha, ndjenjat, dashurine, here here trishtimin… deshiren per te pasur prane gruan dhe kater femijet, apo qofte, per te pare permes hekurave te ftohte ndryshimet e njerezve me te afert. Nje histori e pamate dashurie qe shpesh tejkalon edhe imagjinaten, gjendet lehte ne librin “Leterkembim i dhimshem” te Tuk e Mita Jakoves. Letrat e zverdhura, disa prej tyre te kthyera ne ushqim per minjte e birucave, jane ruajtur me fanatizem nga gruaja e Tuk Jakoves, te ciles jeta nuk i kurseu dhimbjen qe filloi qysh ne vitin 1957. Fjala “armik i popullit” thirrte ne veshet e femijeve ende te parritur mire, diskriminim qe shkaterroi jeten e nje familjeje. “La vita e bella”, eshte filmi i luajtur me aq mjeshteri nga Roberto Benigni, subjekt i se cilit eshte djali i vogel ne kampet e perqendrimit, te cilit babai i thote se eshte thjesht ne nje loje per te fituar tankun e vertete. Keshtu ka ndodhur edhe ne historine e familjes Jakova, kur Tuku shkruante letra nga burgu se eshte mire me shendet, kur nxiste femijet e tij te mesonin, kur i shkruante se babai i tyre do te vinte shume shpejt nga sherbimi i punes.

Nga themelues ne armik

Tuk Jakova i lindur ne qytetin e Shkodres ne vitin 1914 ka qene nje nga pjesmarresit kryesor ne grupin komunist te qytetit te tij, bashke me Qemal Stafen, Zef Malajn, Vasil Shanton dhe si i tille ai mori pjese ne themelimin e PKSH-se ku u zgjodh nje nga shtate anetaret e Komitetit Qendror provizor te partise. Gjate luftes nacional clirimtare Tuku ka qene komisar i Brigades se Pare Sulmuese, i Divizionit te Pare dhe Korporates se Trete. Pas clirimit Tuk Jakova ka qene anetar i Komitetit Qendror dhe i Byrose Politike, deputet, zevendeskryeminister, gjeneral si dhe Hero i Popullit. Si nje nder njerezit me pozite ne ate kohe, Tuku ngriti idene se historia duhej te shkruhej ne baze te fakteve e dokumentave, ide qe i kushtoi shume marangozit te thjeshte shkodran. Ka qene viti 1951 kur Tuk Jakoven e perjashtuan si anetar i Byrose Politike, ndersa ne vitin 1955 u perjashtuan nga posti i anetar i Komitetit Qendror te PPSH-se. Ne nentor te po ketij viti Tuk Jakoven bashke me familjen e tij i internuan ne Berat ku vetem pas disa muajsh, ne vitin 1957, e izoluan ne kalane e Kanines ne Vlore. Ky ishte viti ku per familjen Jakova nisi kalvari i gjate i vuajtjeve, te cilat i kane ndjekur hap pas hapi ato deri pas viteve 1990.

“Sherbimi”

“Babi eshte me sherbim dhe e ka marre shume malli per ju”. Kjo eshte fjalia aq e rende qe ka dale me zorr nga goja e nje gruaje, e cila rriste e vetme femijet, ndersa te shoqin e kishte te burgosur, madje here-here nuk ishte ne dijeni per vendendodhjen e tij. Tukun me 24.5.1957 e izoluan plotesisht ne kalane e Kanines Vlore, ku nisi dhe leterkembimi i dhimbshem mes dy bashkeshorteve. Me kater femije te vegjel, me nje rroge minimale, gruaja e Tuk Jakoves, Mita, kursente 500 apo 1000 leke per t’ia derguar ne burg te shoqit, ndersa “genjente” cdo dite te vegjelit per vendndodhjen e babait te tyre. “Ne leter me kishe fute edhe 500 leke. Te me besojsh se u inpresionova mjaft kur i pashe, sepse m’u duk sikur ckula nga letra ndonje cope mish nga ai i kalamajve”, shkruan ne letren e dates 4.8.1957, shkodrani i urte. Gjate izolimit, Tuku perpiqej te ishte prane familjes se tij, edhe pse nuk donte kurre qe te vegjelit te mesonin per fatin e babait. Ne letrat e dhimshme, Tuku vec mallit e deshires per t’i pare, kryente detyren e babait te kujdeshem, duke i derguar femijeve probleme matematike per t’i zgjidhur, e kete ne nje leter te ardheshme nga familja e tij. “I juaji, te puth me mall, te perqafoj fort”, jane fjalet qe kane mbyllur cdo leter te bashkeshorteve Jakova, ndersa brenda tyre gjindeshin dhimbja, hallet, pamundesia per te bere me shume, lodhja…

Misteri i vdekjes

Me 17 prill 1958, Tuk Jakoves i behet gjyqi ne Tirane ku u denua me 20 vjet heqje lirie, denim qe nuk e kreu deri ne fund. Te vetmit njerez qe i kishin mbetur, ato qe e shihnin apo i sillnin ndonje ushqim e veshje, ishin gruaja Mita, nena Lucia si dhe i vellai Frani, qe pas arrestimit te Tukut u internua familjarisht ne Gramsh. Jeta e burgut nisi te brengoste cdo dite e me shume marangozin shkodran, i cili kohen e kalonte duke dizenjuar skica mobiljesh, madje provoi te merrte pjese nga burgu ne nje konkurs te shpallur nga Ministria e Ndertimit, pergjigje qe sigurisht do t’ishte negative. Ditet e gjata e te pafund te burgut mezi shtyheshin, ndersa kater femijet e Tukut, Vjosa Agimi Besniku e Bujana qe ishte me e vogla, kuptonin se rrefimet e nenes per babain qe kishte ikur me sherbim, nuk ishin te verteta. Gjate kohes se burgut Tuku kerkoi te shihte femijet e tij, dhe ne letren e dates 5.4.1959 qe i dergoi Mites, shprehet; E kam ende te fresket tablone e takimit. Vecanerisht me vjen para sysh Gimi qe ishte rrite aq shume brenda kaq muajve. Sic duket do i ngjase babait te vet edhe ne zhvillimin fizik”. Dy here ne muaj, Tuku dhe Mita i dergonin letra njeri-tjetrit, duke shkruar cdo gje qe ndodhte rreth tyre. Por ditet e zeza, ndiqnin si hije familjen Jakova, deri sa nje lajm i zi i tronditi thelle. Me 26 gusht, 1959, Tuk Jakova shtrohet ne spital ku vdes nga apandesiti akut, vdekje e cila per familjaret ka mbetur enigme.

Tragjedite pas vdekjes

Tronditjen e thelle familja Jakova e perjetoi edhe me shume kur menjehere pas vdekjes se Tukut, filluan perndjekjet e persekutimet. Miten, gruan qe mbante veshur te zezat, e hoqen nga puna si arsimtare dhe e caktuan punetore ne komunale, ne punishten e ngjyrosjes. Te rritur nen presionin se i ati i tyre, ishte armik i ketij populli, femijet nuk paten mundesi te siguronin bursa per vazhdimin e shkolles, vec Vjoses vajzes se madhe te Tukut, e cila ishte absolute ne mesime. Nga nje histori dashurie me nje djale, deshirat rinore dhe pamundesia per te ndenjur prane njeriut te shtrenjte, humbja e fletes se votimit ne nje aksion dhe epitetet bija e armikut te popullit, pesoi tronditje te thella, qe i shkaktuan probleme te parikuperueshme 21-vjecares Vjosa, e cila qysh ne moshen 9-vjecare ndjeu mungesen e nje babai te dashur, lodhjen dhe ne fund humbjen e tij. Agimi djali i madh i ciftit Jakova mbaroi Politeknikumin, ku u be elektricist i kategorise se shtate, ndersa Besniku mbaroi shkollen e mesme per kimi industriale. Bujana e vogel qe Tuk Jakova e perkedhelte me shume se te tjeret pasi mbaroi shkollen e mesme per shkak te veshtiresive ekonomike filloi punen. Ne fillim te vitit 1983, familja e Tuk Jakoves u internua ne Sheq Marinas te Fierit dhe vetem pas viteve ’90, femijet e “armikut te popullit”, iken larg ne emigrim, larg vendit qe i mori nje pjese te jetes se tyre. Por jeta e nje gruaje te moshuar, e cila vuajti qysh ne vitet e para te dashurise se saj, nuk mund t’i shpetonte, fatkeqesise tjeter. E lodhur, me Vjosen, vajzen qe u semur ne kulmin e rinise, nga SHBA-ja nje zile telefoni lajmeron Miten per nje humbje tjeter, vdekjen aksidentale te birit te saj, Besnikut, i cili si per koincidence vdiq ne moshen e te atit te tij, 45-vjecare. Kjo ishte nje histori e dhimshme dashurie jo vetem per ciftin Tuk e Mita Jakova, por edhe nje histori e dhimshme familjare.

Shume i dashur Tuk!

Nuk te shkruajta qe mbreme se prita mos merrja sot leter nga ti. Shpesh me vine letrat diten e hene. E mora ne kohen qe po pergatitesha per ne shkolle. Kjo leter me gezoi shume. Ne rradhe te pare qe je me shoke e ti nuk merzitesh, qe je mire me shendet (po s’ka gajle qe une u bera merak me shume se sa duhesh), qe me kerkon cercafe dhe ato sendet e tjera dhe me ne fund qe letren ma shkruaje me boje (kete te fundit e vune re edhe femijet). Mbasi ato ishin ne shkolle, ua lexova ne darke. U mblodhen te gjithe koke me koke. U gezuan shume qe ju shkruaje te gjitheve vec u bene pak xheloze se ne leter shprehje me shume dashuri ndaj Bujanes se sa ndaj te tjereve. Ju thashe se ajo eshte me e vogla etj., etj., por s’iu mbush mendja. Ata thane se Bujana di ca lajka dhe babi kujton mos e do ajo me shume se neve. Sikur ta di ai sa na ka marre malli! Vjosa kujtoi nje perralle qe quhet “Tri deshirat” dhe tha se po te ngjiste me te vertete ajo qe ngjiste ne peralle, une te paren deshire qe do kerkoja ishte te vinte Babi ne shtepi. E pastaj secili thosh te tijat. Bujana kish hapur syte, me shihte mua dhe perpiqej me kembe e me duar t’iu mbushte mendjen se Babi i don te gjithe. Kishin qejf te te shkruanin, por une s’i lashe se qene te lodhur nga mesimet, do te shkruajne heren tjeter. Kurse ajo shejtanka e vogel u ngrit qe sot ne mengjes dhe shkroi ne kete cope leter ato qe meson ne shkolle. Sa per letren kur te mesoj alfabetin e ka merak vete. Te gjithe jemi mire. Mos ki hic merak per ne. Per femijet do te flas kur te takohemi, mbasi kam kerkuar leje dhe jam ne pritje te pergjigjes. Ato qe me kerkon do t’i sjell vete kur te vij. I kam te gjitha. Por edhe sikur te mos i kisha une do t’i rregulloja megjithese ti do te me “hidhnoeshe seriozisht”. Me gjithe mend do te me hidhnoeshe. Tuk! Do me shanje nje cike ne leter dhe asgje tjeter.

Shume e dashur Mita!

Letren tende nr. 2 te 10 dhjetorit e mora. Me erdhi keq qe nuk kishe marre ende letren time te 5 nentorit. Ndoshta do ta kesh marre deri tani. Letrat tuaja si gjithnje me gezojne shume sepse aty mesoj mbi gjendjen tuaj. U gezova qe ishit mire dhe ne ane tjeter me erdhi keq qe e detyruar nga nevoja kishe filluar te punosh ore suplementare. Me preokupon ceshtja e shendetit tend mbasi fizikisht nuk je edhe aq e pershtatshme per te perballuar nje volum pune te dyfishte. Ne te vertete kjo inisiative jotja eshte nje inisiative fisnike, qe nga pikpamja e obligacionit per familjen arrine deri ne heroizem dhe si e tille mua nuk me mbetet vecse ta pergezoj me mirenjohjen me te thelle, por ne qofte se kjo (pamvaresisht nga gadishmeria e jote per sakrifice) demton sadopak shendetin tend, mua dhe femijeve na kushton shtrenjte. Per kete jam i shqetesuar dhe me kete rast deshiroj te theksoj edhe nje here se per mua nuk duhet te behesh merak, mbasi kam mundesi te rroj edhe ne keto kondita te burgut, dhe ne qofte se ti kete sakrifice je e detyruar ta besh edhe per mua, duhet te dish se me kete nuk me nderon, por me ven ne nje pozite te pandershme, te ngjashme me poziten e nje krimineli ndaj gruas dhe femijeve te tij. Prandaj te lutem te kesh kujdes shendetin, duke ju permbajte vetem asaj mase ne pune, qe nuk i kalon fuqite tuaja fizike. Me kuptove?!! Kam marre nga Frani nje kartoline per vitin e ri. Kishte ardhe ne Tirane me djalin se e kish pase te semure dhe i kish ardh keq qe nuk kishte pas mundesi me ardhe e me me taku. Dua t’i kthej pergjigje me 20 janar, prandaj ti mos u merzit qe nuk do te shkruaj ty ne kete date. Megjithese vone po ju uroj vitin e ri.

Zef Prela – njeriu qe i shkroi amanetet me gjak



Deshmia e Lili Ndocit: “Babai im Zef Prela ate nate para se te pushkatohej me ata 15 burra ne Penden e Kirit, neprmejt policit Sulejman Merxhani na dergoi amanetet qe i shkroi me gjakun e tij ne nje leter paqete cigaresh” Edhe pse baba ishte denuar me vdekje, ate vazhdonin ta torturonin. Nga qe nuk mund te duronte dot me torturat, nje nate para pushkatimit ai i tha shokut te qelise Z. Pikolinit: A thue e kam fatin me u pushkatue dhe une me ata burra qe do te vriten neser.

Dhe lutja e tij u be realitet. Ai u ekzekutua te nesermen me 11 mars te vitit 1948 se bashku me ata 15 burra qe ishin te denuar me vdekje dhe mbaheshin te izoluar aty ne burgun e fretenve, te cilet ishin: Imzot Frano Gjini, (Zv/ Nunci Apostolik), Imzot Nikoll Deda, At Mati Prendushi, At ciprian Nika, Caf Dragusha, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Abdullah Kazazi, Pjeter Pali, Dulo Kali, Xhelal Haradolli, Gasper Simon Gasperi, Murat Hysen Haxhija dhe Bilbil Hajmi. Perpara se ta terhiqnin zavrre per ta cuar para skuadres se pushkatimit, baba ju lut policit Sulejman Merxhani qe t` i conte nanes nje cop leter ne shenje amaneti. Polici e mbajti fjalen dhe ja solli nanes amanetin qe baba i kishte shkrue me gjakun e tij ne nje leter paqete cigaresh ku thoshte: Nane. Une po nisem per ne Lumnine e Parrajzes. Qindroni dhe ma bani hallall. Zefi. Lili Ndoci tashme ne moshen 55 vjecare, vajza e Zef Preles njerit prej atyre burrave qe dhane shpirt ate nate te larget marsi te vitit 1948 prej bresherive te armeve te skuadres se pushkatimit, rrefen per “Gazeten” historine e babait te saj dhe familjes qe vuajti per afro gjysem shekulli nen regjimin komunist.

Familja Prela
Familja Prelaj eshte me origjine nga fshati Gimaj i malesise se Dukagjinit dhe nje nga te paret e asaj shtepie qe eshte njohur ne te gjithe krahinen per burrni dhe trimeri, ka qene Kol Prela (babai i Zefit) i cili ka marre pjese ne luftrat e malsoreve dukagjinas kunder serbeve dhe malazezeve. Krisja e mardhenieve ndermjet familjes Prela dhe regjimit komunist ne fuqi e ka zanafillen menjehere qe ne ditet e para te pasluftes, kur forcat partizane nderrmoren ekspedita ndeshkuese ne malesite e mbi Shkodres per te carmatosur popullsine e atyre fshatrave. Kjo ekespedite e partizaneve qe kryesohej prej Xhemal Selimit, me te mberritur ne fshatin Gimaj beri kontroll ne shtepine e Gjelosh cunit (Prela) qe ishte vellai i Kol Preles. Pasi ne ate shtepi ashtu si ne cdo familje malsori kishte arme, forcat partizane menjehere pushkatuan te zotin e shtepise Gjeloshin me gjithe djalin e madh te tij, gje e cila do te sillte me pas armiqesine e perjeteshme te familjes Prela me regjimin komunist ne fuqi.

Kush ishte Zef Prelaj

Zefi, femija i pare i Kol Preles u lind ne fshatin Gimaj ne vitin 1922. Mbas disa vitesh familja Prela u vendos ne qytetin e Shkodres ku Zefi u regjistrua dhe filloi mesimet si konviktor ne Konviktin “Malet Tona” te gjimnazit klasik te atij qyteti qe njihej si nje nga me te fameshmit e asaj kohe. Ne ate gjimnaz ku mesonin shume prej nxenesve qe me pas do te beheshin eksponentet kryesore te luftes antifashiste nacional-clirimtare si Qemal Dracini, Tom Kola, Hajdar Dushi, Qemal Stafa, Emin Duraku, Fadil Hoxha etj, Zef Prela u lidh me levizjen antifashiste nepermjet Prof. Kol Preles qe do te behej me pas nje nga njerzit me te afert te tij. Aty nga viti 1943, pasi Zefi mbaroi maturen, i nxitur dhe nga Prof. Kol Prela ai u bashkua me rrethet nacionaliste te Qarkut te Shkodres qe formuan dhe ceten e tyre e cila udhehiqej prej Ndue Palit dhe kishte mbeshtetjen e disa eksponenteve te Klerit Katolik si Dom Zef Shestani, Pader Gjon Shllaku etj. Menjehere pas mbarimit te luftes, forcat e reparteve te ndjekjes ose sic quheshin ndryshe Brigadat e Mbrojtjes se Popullit, e arrestuan Zef Prelen me akuzen se kishte marre pjese si efektiv i Batalionit te Major Dode Nikolles me forcat e xhandarmerise duke luftuar kunder partizaneve ne Shqiperine e Jugut. Si rezultat i kesaj akuze, Zefi u denua me 5 vjet burg dhe u dergua ne burgjet e improvizuara te qytetit te Shkodres. Me rastin e nje vjetorit te clirimit, duke perfituar nga amnistia qe u dha per nje pjese te denuarish politik, Zefi mundi qe te lirohet nga burgu dhe te kthehet ne shtepine e tij ne Shkoder.


Arrestimi i dyte i Zefit

Pas lirimit nga burgu, Sigurimi i Shtetit nepermjet Gj.U. i beri thirrje Zefit qe ai te bashkpunonte me ato forca, por ai nuk pranoi. Presionit te Gj.U. Zefi ju pergjigj:” Sa te jem gjalle, kurre nuk do te bashkpunoj me forcat tuaja dhe komunistet, pasi ju jeni kunder Shqiperise. Arrestimit i deputetit Kol Prela aty nga fillimi i vitit 1946, i cili ishte zgjedhur ne parlamentin shqiptar nga zgjedhjet e 2 dhjetorit te vitit 1945, ishte nje sinjal i qarte dhe per Zefin i cili ishte nje nga bashkpuntoret me te afert te tij, qe kishte zbatuar porosite e deputetit per formimin e grupeve antikomuniste. Nisur nga kjo gje, duke pare rrezikun qe i kanosej, Zefi la qytetin dhe u arratis duke qendruar ne malet e Dukagjinit ku asokohe ne shpellat e asaj zone qendronin rreth katerqind burra te armatosur qe ishin kundra pushtetit komunist. Mbas deshtimit te Levizjes se Postribes, per forcat e rezisences antikomuniste pasuan dhe disa disfata te tjera qe cuan ne kapjen apo ekzekutimin e disa prej krereve kryesore te asaj levizje. Ne nje nga ekspeditat e forcave partizane te ndjekjes kunder pjestareve te forcave te rezistences antikomuniste ne zonat e malesise se Dukagjinit, si rezultat i nje tradhetie u gjet i rrethuar prej tyre ne shpellen e Gimajve dhe Zef Prela se bashku me disa te arratisur te tjere. Mbas nje perpjekje te gjate me arme ndermjet te ngujuarve ne shpelle dhe forcave partizane te reparteve te ndjekjes, u vra Dush Myftari shoku me i afert i Zefit. Me pas u plagos dhe vete Zefi, e forcat e ndjekjes arriten ta kapin te gjalle. Mbasi e mjekuan per disa kohe ne spitalin e Shkodres, ate e derguan ne qelite e hetuesise te cilat asokohe ishin mbushur plot me te burgosur politike kundershtare te regjimit komunist, te cilet ishin arrestuar te akuzuar si pjestare te Levizjes se Postribes, organizates “Bashkimi Shqiptar” etj, ku pjesa me e madhe perbehej prej klerikeve katolik.

Akuzat e hetuesise

Gjate asaj kohe qe Zefi qendroi ne hetuesi, ndaj tij u bene tortura te vazhdueshme duke i thyer gjymtyret dhe duke i fikur cigaren ne sy. Ne aktakuzen e hetuesise ne mes te tjerash thuhet: “Zef Kol Prelaj, i biri i Koles dhe i Katrines, vjec 25, i martuar me dy femije. I denuar me 5 vjet burg nga Gjykata Ushtarake, tuj fitue nga amnistija eshte lirue. Shqyptar i varfer me pese klase gjimnaz, lindur ne Gimaj te Shales te N/Prefektures se Dukagjinit dhe banues ne Shkoder. Ka dy kusherinj te ekzekutuar dhe vellane ne burg te arrestuar ne date 14.9.1945. Gjate luftes ka qene ne sherbim te gjindarmerise kuislinge me graden e rreshterit dhe si i tille ka bere pjese ne Batalionin e Dode Nikolles, i cili ka luftuar kundra partizaneve ne Jug. Mbas clirimit eshte arrestuar dhe me pas eshte liruar per te vazhduar perseri aktivitetin e tij kundra pushtetit. Duke u lidhur me deputetin Kol Prela eshte perpjekur te formoje grupe. Ne bashkpunim me te vellane e Kol Preles, Mark Prelen, bjen ne lidhje me policin Zef Marku etj., me te cilet bejne shume mbledhje ku vendosin te bashkohen me te arratisurit e Dukagjinit si Pal Thanin dhe bashke me te jane nisur ne Dukagjin. Ka qene per disa kohe korrieri i Mark Koles dhe i Nik Sokolit. Ai me Lorenc Vaten, Gac Cinin etj., nga te cilet cdo dite eshte furnizuar me materiale dhe lajme. Ka marre pjese me arme kundra pushtetit dhe per kete eshte plagosur dhe me vone eshte kapur nga forcat e ndjekjes. Ne bashkepunim me Mark Prelen duke marre udhezime nga deputeti Kol Prela vendosin qe te lidhen me elementet reaksionare dhe kriminele lufte me ane te policit Zef Marku per te filluar luften kundra pushtetit. Ne grupet qe ka formuar, ju ka bere propagande duke ju komentuar Radio-Londren per ndryshimin e situates ne vend qe do te ndryshonte me shpejtesi pas nderhyrjes se anglo-amerikaneve. eshte lidhur me kriminelin Pal Thani, i cili ishte fshehur ne Shkoder dhe eshte kujdesur per nxjerrjen e tij jashte qytetit per te mos rene ne duart e pushtetit. Ka shkuar dhe eshte takuar me me ish deputetin Kol Prela dhe kane biseduar shtruar ne lidhje me organizaten e tyre dhe mbi situaten nderkombetare, ku ju doli si detyre shtimi i rradheve te tyre. Pas kesaj ai hidhet ne ilegalitet dhe bashkohet me elementet e arratisur si Gjergj Vata e te tjere kriminele lufte, me te cilet fillon aktivitetin duke ju folur katundareve qe te hidheshin ne ilegalitet, duke share pushtetin e sotem, shkruhet ne mes te jerash ne aktakuzen e mbajtur gjate hetuesise per Zef Prelen.

Gjyqi: Denim me vdekje

Ne baze te ketyre akuzave te hetuesise, me daten 29 shkurt te vitit 1948, Zef Prela doli para trupit gjykues ushtarak te Shkodres qe kryesohej nga kapiten P. Alizoti, togeret B. Idrizi, A. Koroveshi dhe Prokuror Z. Shehu. Ai gjyq e denoi Zefin me vdekje dhe humbjen e te drejtes politike dhe civile si dhe me konfiskimin e pasurise se tundeshme dhe te patundeshme, duke ju ngarkuar dhe pagimi prej 162 lekesh i shpenzimeve te gjyqit. Pas pak ditesh nga dhenia e atij vendimi naten e 11 marsit te vitit 1948 ne burgun e fretenve ku Zefi mbahej i izoluar, qendruan dy makina te mbuluara ku policet hypen 16 te arrestuar qe ishin denuar me vdekje per ti derguar drejt ekzekutimit. Bashke me Zef Prelen ne ato dy makina te rrethuar me nje numer te madh policesh, zune vend dhe Imzot Frano Gjini (Zv/Nunsi Apostolik), Imzot Nikoll Deda, At Mati Prendushi, At ciprian Nika, Caf Dragusha, Cin Serreqi, Guljelm Suma, Ing. Fahri Rusi, Abdulla Kazazi, Pjeter Pali, Dulo Kali, Xhelal Haradolli, Gasper Simon Gasperi, Murat Hysen Haxhija dhe Bilbil Hajmi, te cilet ish denuar me vdekje nen akuza te ndryshme si agjente te anglo-amerikaneve, Vatikanit, pjesmarres ne Levizjen e Postribes, futjen e armeve ne Elterin e Shnandout etj.

Si i dergoi amanetet

Asokohe qe u ekzekutua Zef Prela ai kishte vetem nje vajze te vogel tre vjece dhe gruan shtatezane qe lindi me pas dhe nje vajze tjeter qe nuk pati fatin ta shihte kurre babane e saj. Lili Ndoci vajza e madhe e Zefit, kujton: “Edhe pse baba ishte denuar me vdekje, ate vazhdonin ta torturonin. Duke mos i duruar dot me torturat, nje nate perpara se ta ekzekutonin, ai i tha shokut te qelise Z. Pikolinit: A thue e kam fatin me u pushkatue dhe une me ato burra qe do te vriten neser? Dhe lutja e tij u be realitet. Te nesermen me 11 mars te vitit 1948, ai u pushkatua se bashku me 15 burra qe ishin te denuar me vdekje dhe mbaheshin te izoluar aty ne burgun e fretenve. Une asokohe isha shume e voge, por kam degjuar nga njerzit e familjes se baba Zefi ate nate perpara se ta merrnin per ta ekzekutuar, ju lut policit Sulejman Merxhani qe t’i dergonte nanes dy tre copa letre ne shenje amaneti. Ato letra ai i shkroi pak para se ta merrnin zvarre per ta cuar para pushkatimit, me nje fije shkrepse te djegur te cilen e ka ngjyer ne gjakun e tij qe i rridhte ende nga torturat. Aty shkruhet: “Nane, Une po nisem per ne Lumni te Parrajzes. Qindroni dhe ma bani hallall. Zefi.” Polici e mbajti fjalen dhe letrat e babes ai i pruni ne shtepi. Disa muaj pas pushkatimit te babes, lindi motra, por ne shtepine tone nuk ndihej asgje. Aty as nuk flitej dhe as nuk qahej, sepse askush nuk guxonte te vinte per ngushellim, sepse gjyqi kishte urdheruar dhe sekuestrimin e pasurise. Mbas dy javesh nga pushkatimi i babes, axha Marku qe ishte i arrestuar bashke me Zefin, u denua me 5 vjet burg. Kur doli ne vitin 1952 ai u arratis nga Shqiperia dhe kaloi ne Jugosllavi. Aty ai mbaroi studimet e larta dhe u diplomua per Filozofi ne Beograd. Ne vitin 1953(?) autoritetet jugosllave e kthyen ne Shqiperi duke e shkembyer me nje kosovar. Ketu ne fillim ai u denua me pushkatim dhe me pas me 25 vjet. Marku beri 17 vjet burg dhe kur doli punoi ne pune te renda e vdiq ne vitin 1994. Axha tjeter Pjetri pasi u lirua nga burgu ne vitin 1952, u arratis nga Shqiperia dhe sot jeton ende ne Kanada. Mbas pushkatimit te babes, axha i dyte Deda edhe pse ishte i semure, punoi hamall dhe se bashku me gjyshen Katrinen, moren persiper rritjen e dy femijve te vellait (timen dhe motres Irenes) ne mes halleve dhe vuajtjeve te shumta”, perfundon Lili Ndoci deshmine e saj mbi fatin tragjik te babait Zef Preles dhe familjes se tij, te cilet perfunduan burgjeve dhe internimeve per faktin e vetem se ishin kundershtare te atij regjimi qe u instalua ne Shqiperi ne nentorin e vitit 1944.

Si u masakrua familja e Marash Vates




Historia e nje prej familjeve me te degjuara ne Veriun e Shqiperise e permendur dhe nga Fishta ne “Lahuta e Malsise”. Si u persekutuan nga regjimi komunist.

Si u masakrua familja e Marash Vates, bajraktarit te Shkrelit Deshmia e 79 vjecarit Prek Gjelosh Vata: “Familja jone qe rrjedh prej trungut te bajraktarit te Shkrelit Marash Vata i cili ka luftuar kunder turqeve dhe serbo-malazezeve, u trajtua ne menyren me mizore nga komunistet. Pese burra u pushkatuan, dhjete te tjere u denuan me 126 vjet burg nga te cilat vuajten 92, shume u arratisen jashte vendit dhe i gjithe fisi yne perfundoi kampeve te internimit”
Dy vellezerit e mi Vata me Nduen pasi kishin mbaruar akedemite ushtarake ne Itali dhe sherbenin prane Gardes Mbreterore te Viktor Emanuelit, ne vitin 1944 u kthyen ne Shqiperi per tu bashkuar me xhaxhane tone Llesh Marashin ish-Qarkomandantin e Shkodres i cili qe ne 1943 kishte dale ne mal dhe me ceten e tij luftonte kunder italianeve.
Vata me Nduen mbeten te vrare me 19 mars te vitit 1946 gjate nje perpjekje me forcat e Sigurimit ku u rrethuan ne shtepine e Ibrahim Kupit ne qytetin e Kruje, ku u vra dhe i zoti shtepise me djalin e tij 12 vjecar. Po keshtu vellai tjeter Ndoci i cili kishte mbaruar per Teologji ne Rome dhe jepte mesim ne kolegjin e fretenve ne Shkoder, u arrestua ne dhjetorin e vitit 1945 dhe u denua me vdekje i akuzuar si pjestar grupit te seminarsisteve qe hodhen trakte ne zgjedhjet e 2 dhjetorit te atij viti. Ndocit iu fal jeta dhe beri 18 vjet burg ne Burrel. Po keshtu xhaxhai major Llesh Marashi ne vitin 1946 u var ne mes te qytetit te Shkodres, pasi ishte organizatori i Kryengritjes se Malesise se Madhe, kurse nipi Rroku qe u kap i gjalle se bashku me te ne shpelle, ne fillim u denua me vdekje e me pas perfundoi burgjeve dhe internimeve. Vellai tjeter Marku qe banonte ne fshatin Shullaz te Kurbinit, ne vitin 1979 u arrestua dhe u denua me 10 vjet burg i akuzuar se ne shtepi iu gjet nje radio-marrse qe lidhej me agjenturat e huaja. Nga pjestaret e familjes dhe farefisit tone qe rrjedhim prej trungut te bajraktarit te Shkrelit Marsh Vates, shume prej te cileve ishin diplomuar ne Akademite Ushtarake dhe universitetet e Europes, vetem une shpetova pa u denuar se kisha dale partizan. Gjate periudhes se regjimit komunist familja dhe i gjithe fisi yne pesoi nje tragjedi dhe masaker te vertete pasi u pushkatuan kater burra, dhjete te tjere u denuan me 138 vjet burg, nga te cilat vuajten 92 vjet, shume u arratisen jashte vendit dhe pothuaj te gjithe te tjeret deri te brezi i trete e kaluan te gjithe jeten ne kampet e internimeve”. Njeriu qe flet dhe deshmon per here te pare per “Gazeten” eshte 79 vjecari Prek Gjelosh Vata, nipi i bajraktarit te Shkrelit Marash Vates, qe ka hyre ne Historine e Shqiperise si prijes i malesoreve te Shkrelit ne luftrat kunder turqeve e serbeve te cilat jane pershkruar me mjeshteri nga Pader Gjergj Fishta ne “Lahuta e Malcise” ku ndermjet te tjerash thuhet:

“Porsi rrfeja ne shterngata / duel prej Shkreli njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashk me a’t Gjin Pjetrin e Kurbinit /”

Teksa pi duhan me cibukun e tij qe s’e shuan kurre, i ulur aty prane oxhakut te shtepise se vjeter ne fshatin Gurez te Komunes se Fush-Kuqes se Kurbinit (8 km. ne perendim te qytetit te Lacit) ku banon prej me shume se gjashtedhjet vjetesh, Prek Gjelosh Vata rri e mendohet per nje cast sikur do te therrase ne kujtesen e tij gjithe te kaluaren e asaj familje qe para dyqind e sa vjetesh, e cila eshte misheruar ne legjendat qe jane thene e shkruar te cilat ai i ka fare te fresketa ne memorjen e tij. Po cili eshte i pari i shtepise se Marashvatajve dhe si njihet ai e trungu i familjes se tij ne historine e Shqiperise dhe cfare ka shkruar per te Gjergj Fishta ne vepren e fameshme “Lahuta e Malcise”?. Kush ishte Llesh Marashi, majori qe ishte diplomuar ne Vjene te Austrise dhe ne kohen e Monarkise sherbeu si Qarkomandant i Prefektures se Gjakoves e Shkodres dhe perse lufta qe ai beri kunder italianeve ne krye forcave nacionaliste qe komandonte ne fshatin Rec te Malesise se Madhe, per me shume se 40 vjet iu atribua vetem partizaneve ? Si e sulmoi ai me forcat e tija te armatosura qytetin e Shkodres ne ate qe njihet si Kryengritja e Koplikut dhe si varen Lleshin ne mes te Shkodres pasi e kapen te gjalle ne shpelle se bashku me nipin e tij ? Si u arratisen nga Shqiperia dy djemte e Lleshit, Alfonsi me Alfredin kur nuk ishin me shume se 12-14 vjecare dhe si perfunduan burgjeve e internimeve dy motrat e tyre Albina e Rexhina? Kush e vrau Alfredin (djalin e Lleshit) ne Marseje te Frances ne vitin 1979 kur ai ishte duke marre pjese ne nje miting antikomunist qe e kishte organizuar mergata politike shqiptare ne Perendim? Cilet ishin pinjollet e tjere te familjes se Marash Vates dhe si perfunduan ata burgjeve e internimeve te regjimit komunist deri ne fundin e vitin 1990 se bashku me grate e femijet e tyre?

Bajraktar i Shkrelit
Origjina e familjes qe rrjedh nga trungu i Marash Vates eshte nga fshati Zagore i Shkrelit i Malesise se Madhe ku edhe sot gjenden rrenojat e kulles se madhe te cilat me prezencen e tyre ne ate lugine te bukur ku fillojne Alpete Veriut, sikur duan te deshmojne lavdine e dikureshme te saj. Lidhur me te kaluaren e kesaj familje dhe burrat e shquar qe ajo nxorri gjate dy shekujve te fundit, 79 vjecari Prek Gjelosh Vata deshmon: “I pari i trungut te familjes sone ka qene Vat Marashi djali i Marash Vates, i cili ka lindur rreth fillimit te viteve 1800 dhe njihet per luftrat e tija kunder Krajlve te Serbise dhe Malit te Zi. Qe ne moshe fare te re kur akoma nuk i kishte mbushur akoma 25 vjec, Vata u be tmerri i Krajl Nikolles i cili i kishte porositur ushtaret e tij qe t’ja sillnin ate te gjalle dhe ai qe e sillte do te paguhej me flori. Pas vrasjes se Vat Marashit, nusja e tij nuk u largua nga ajo shtepi sipas zakonit, por qendroi aty dhe djalit qe i lindi pas tre muajsh i vune emrin e gjyshit dhe e quajten Marash. Familja jone e cila ka qene e vendosur prej qindra vjetesh ne Zagore te Shkrelit ka pasur nje miqesi te ngushte me familjet e degjuara shkodrane te Ded Jakupit, Hodo Beg Sokolit e Gjon Serreqi etj. Ashtu si gjyshi i tij edhe Marash Vata u rrit duke luftuar dhe mbajti bajrakun e Shkrelit te cilen familja jone e kishte te trasheguar ne disa breza dhe ne krye te malesoreve ai luftoi kunder turqeve e serbo-malazezeve. Per trimerite e Marash Vates dhe urtisine e tij ne kuvendet e burrave ka folur dhe Pader Gjergj Fishta ne “Lahute te Malcise” ku midis te tjerash ne ato kange qe kane perjetesuar ne histori legjendash emrat e burrave qe i bene emer vetit, ai shkruan:
“Porsi rrfeja ne shterngata / duel prej Shkrelit njai Marash Vata / dhe ka msy drejt Dukagjinit / bashke me a’t Gjin Pjetrin e Kurbinit / qe per pushke e per urti / e lan namin te dy ne Shqipni “. Po keshtu ne nje kange tjeter Pader Gjergji flet perseri per Marash Vaten.”E njai tjetri ma pertej /me ato mustake te medhenj / me i prek ne shoq qe ka bri vedit / nuk asht jo Diomedi / por ashte bajraktar i Shkrelit / si jaj pyrgu ne ball te keshtjellit / qe se trem as topi e as shpata / ja thone emrin Marash Vata”

Shkollohen ne Evrope
Po si rrodhen me tej ngjarjet ne familjen e bajraktarit te Shkrelit Marash Vata dhe gjashte djemeve te tij? Lidhur me kete Prek Gjelosh Vata deshmon: “Marashi u martua shume i ri qe ne moshen 18 vjecare dhe nga ajo martese atij i linden 12 femije, gjashte djem e gjashte vajza. Djemte e tij u quajten Rrok, Kanto, Pjeter, Gjelosh, Gjek dhe Llesh. Tre djemte Kanti, Gjeka dhe Lleshi pasi mbaruan kolegjin e fretenve ne qytetin e Shkodres, erdhen ne Tirane dhe perfunduan shkollen mbreterore te plotesimit te oficereve. Pasi ata te tre u diplomuan me rezultate te larte ne ate shkolle ushtarake, fituan nga nje burse shteterore nga qeveria e Mbretit Zog dhe vazhduan me tej studimet prane Akademise Ushtarake ne Vjene te cilen e mbaruan me rezultate te larta dhe u diplomuan e u titulluan si oficere. Po keshtu edhe djali tjeter Rroku pasi mbaroi kolegjin e fretenve ne Shkoder, vazhdoi studimet universitare ne Rome per Teologji dhe me pas erdhi ne Shqiperi ku sherbeu si frat ne disa krahina te Veriut. Dy djemte e tjere Pjetri me Gjeloshin nuk vazhduan shkollat por qendruan ne shtepi ne fshatin Zagore duke administruar ate pasuri qe kishte familja, ndonese Pjetri kishte graden e kapitenit si oficer ne rezerve” kujton Prek Gjelosh Vata lidhur me shkollimin e tre djemve te Marash Vates ne Akademine Ushtarake te Vjenes, si dhe te Rrokut qe u diplomua ne Teologji.

Ne mbrojtje te Zogut
Po cili ishte fati i tre djemve te Marash Vates te cilet u shkolluan dhe u diplomuan ne Akademine Ushtarake te Vjenes ne Austri? Lidhur me kete 79 vjecari Prek Gjelosh Vata deshmon: “Nga gjashte djemte e bajraktarit te Shkrelit Marash Vata, dy prej tyre Kanto dhe Rroku vdiqen ne vitet ’30. Kant Marashi pasi u diplomua si ushtarak ne Vjene, u kthye ne Shqiperi dhe u emerua si oficer i xhandarmerise Mbreterore ne Malsine e Madhe. Sipas disa deshmive Kanto u vra aty rreth vitit 1934 nga nje vrases me pagese te cilin e kishin shtyre disa persona me bindje te majta dhe perkrahes te KONARE (Komiteti Nacional-Revolucionar) qe drejtohej nga Fan Noli qendra e te cileve ishte ne Gjeneve te Zvicres. Kjo vrasje erdhi pasi Kanto kishte bere me ta nje debat te ashper duke u share Leninin dhe Bashkimin Sovjetik, per te cilet ishte shprehur “Kolera qe do te skllaveroj Shqiperine”.

DON SIMON JUBANI 25 VJET PERPARA, KËTU NXORI “SHPATEN”...

Image result for fritz radovani


Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e I.  

ME 4 NANDOR 1990,

DON SIMON JUBANI

25 VJET PERPARA, KËTU NXORI “SHPATEN”...



Fillon riparimi i Kishës së djegun nder vorreza

                                           (NANDOR 1990)

■RRËMAJI... SHKODER... JAVA E TË SHUEMËVE, 4 Nador 1990, ora 9.00 p. dr...
■Shoferi Mark Morana trokiti në deren e Don Simon Jubanit dhe i tha këto fjalë: “Don Simon, Populli asht mbledhë nder vorreza dhe po të pret per Meshë!..” Dhe, Don Simoni shkoi. Kjo ishte Mesha e Parë mbas “Revolucionit Kultural të 1967”, në Kishëzen e vogel të Vorrezave të Rrëmajit, e cila u pat djegë pak vite perpara nga sigurimi komunist...
■Don Simoni shkruen: “Spiunat e mbrendshem e të jashtem të paguem nga sigurimi per të më poshtnue e per të ulë rrolin vendimtar që Shkodra ka luejtë në të gjitha aspektet e jetës shoqnore këtu në Shqipninë tonë..., kanë shkrue dhe perhapë fjalen mbrenda dhe jashta Atdheut, se unë paskam kenë i autorizuem nga Ramiz Alia...” Asht e vertetë se ka qarkullue kjo shpifje, po koha vertetoi se kush ishte Prifti Trim i Shkodres Don Simoni?
■Don Simon JUBANI asht le në Shkoder me 8 Mars 1927, në një familje qytetare.
Ishte infermjer në sanatorium dhe merrej me futboll, ku spikati me “Vllazninë”.
Në 1957 merr urdhnat e Meshtarisë nga Imz. Ernesto Çoba dhe emnohet në Mirditë.
■Në 1963 arrestohet nga sigumi i shtetit komunist dhe dënohet me akuza politike.
Ka vuejtë 26 vjetë burg në Burrel, si antikomunist dhe per kryefortësi, ka kalue ditë dhe muej në një birucë që mbante edhe emnin e Tij, ma shumë se kater vjetë pa shtroje dhe mbuloje, pa ushqim dhe cigare, vetem me bukë thatë dhe me rracion ujit në tre vakte.
■Mbas ardhjes së Jozef Shtraus të Gjermanisë, me kerkesen e Tij per “lirimin e të burgosunve politik...” edhe Don Simoni, asht lirue nga burgu i Burrelit me 13 Prill 1989.
Asht rikthye në Shkoder, dhe ka fillue privatisht edukimin e Rinisë me ndjesi fetare.
■Asht arrestue në Janarin 1990, kur Rinia Shkodrane organizoi Demostraten e heshtun per heqjen e bustit Stalinit, asht torturue nga zv. ministri mbrendshem Zylyftar Ramizi.
■Asht kenë nisiator per Lirinë e Fjalës dhe të Drejtat e Njeriut me pikpamje Europjane.
Mbas Vepres Madhshtore të Meshës së Parë, me 4 dhe 11 Nandor 1990, Don Simoni asht
i Pari Klerik Katolik Shqiptar, që asht thirrë në Vatikan me u takue me Papen Gjon Pali II, vizitë e cila, asht pasue nga disa Personalitete botnore në Belgjikë, dy herë nga vetë Administrata Amerikane, Parlamenti Rus, Franca Gjermania, Italia, Spanja, Stambolli, Kajro, Izraeli dhe shumë institucine jokristjane botnore.
■Universiteti i San Franciskos në Kaliforni i ka akordue Don Simon Jubanit diplomen “Honoris Causa” si protagonist i “një Epoke të Re në Shqipni”.
Shteti i Miçiganit e ka nderue Don Simonin me një “Special Tribute”.
■Don Simon Jubani ka shkrue: “Ateizmi në Shqipni gjoja e kishte gjetë supernjeriun, Enver Hoxhen, dhe ky donte të fitonte me gjak e terror çka Kisha e kishte fitue me lutje, zotësi, mund e djersë. Dhe si të gjithë tiranët që skllavnuen Popullin e Perëndisë, edhe ky mori mallkimin e Popullit të Zotit, u shtyp si miza dhe perfundoi në koshin e plehut të historisë, e megjithkëte, salvuesit nuk kanë mësue nga historia!..
Komunizmi na bani edhe ma të famshëm, se na shtoi numurin e Martirëve.”
***
■Me daten 6 Nandor 1990, Don Simoni u thirrë në Degen e Mbrendshme të Shkodres nga kryetari Çapajev Taçi dhe shefi policisë Dilaver Papare, që e kercnuen per mos me thanë me daten 11 Nandor, Meshen që kishte njoftue Popullin e Shkodres me daten 4.
Don Simoni ishte pergjegjë: “Doni a nuk doni ju, unë Meshen me 11 do ta them!”...
Vazhdon Pjesa II.
Melbourne, Nandor 2015.







Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...