2015-11-25

DOSSIER: "20 Shkurti", Si u rrëzua monumenti i diktatorit...

Në ditët e para të shkurtit 1991, studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës, i parashtruan disa kërkesa qeverisë, midis të cilave edhe atë për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga ky institucion.
Këshilli i Ministrave nuk e pranoi këtë kërkesë, duke thënë se prekeshin ndjenjat e njerëzve pasi studentët nuk përfaqësonin gjithë popullin.
DOSSIER:


Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ua përcolli këtë njoftim studentëve gjatë takimit me ta.
Forcatpolitike filluan takimet për çtensionimin e gjendjes.
Nga ana tjetër në organin e PPSH-së botoheshin letra të organizatave të ndryshme pro Enver Hoxhës.
Gjendja u acarua derisa shkoi në grevë urie masive, gjë e paparë deri atë çast. Ramiz Alia zhvilloi me këtë rast një vizitë në Vlorë për të mbrojtur figurën e Enver Hoxhës. Njëkohësisht me këto ngjarje filloi të shfaqej dukuria e drejtimit të njerëzve në portet e Vlorës, Durrësit,etj, si përpjekje për t’u larguar
drejt Italisë.
Më 19 shkurt 1991 në “Zëri i Popullit” botohej letra që kryetari i Bashkimit të Veprimtarëve “Enver Hoxha”, Hysni Milloshi, i dërgonte Ramiz Alisë, në të cilën bëhej e ditur se 5 mijë “shokë dhe shoqe” nga rrethe të ndryshme të vendit kishin formuar më 12 shkurt 1991 në Berat, në sallën ku ishte mbajtur mbledhja e dytë e Beratit më1944-n, shoqatën në fjalë, për “mbrojtjen e idealeve të vërteta të demokracisë” dhe “forcimin e stabilitetit në vend”.
Në deklaratë përmendeshin “28 mijë dëshmorët”, ndërsa në thelb mbrohej figura e Enver Hoxhës, duke përdorur për ilustrim edhe disa fi gura të tjera historike.
Por edhe Këshilli i Ministrave me anë të një deklarate, mbrojti figurën e Enver Hoxhës, sikurse edhe
Plenumi i KQ të PPSH-së shprehu të njejtin qëndrim.
Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës, përkrahën kërkesat e studentëve. Më 20 shkurt 1991 sindikatat e Tiranës ftuan popullin për protestë masive, gjë që ndodhi në orën 14.00 kur monumenti i Enver Hoxhës u rrëzua dhe u tërhoq zvarrë rrugëve të Tiranës.
Vetëm pas kësaj, Këshilli i Ministrave pranoi të hiqte emrin e Enver Hoxhës nga Universiteti “për arsye
riorganizimi”.
Ky ishte edhe akti i fundit i qeverisë, para se të jepte dorëheqjen. Të njejtën ditë u rrëzua edhe monumenti i Enver Hoxhës në Korçë. Ramiz Alia nëpërmjet televizonit shtetëror mbrojti figurën e
Enver Hoxhës si “themelues të shtetit shqiptar”, duke akuzuar për këtë “turmat e irrituara”.
Gjendja në vend u tensionua mjaft dhe u shfaqën shenjat e luftës civile, pro dhe kundër figurës së Enver Hoxhës.
Si u rrëzua monumenti i diktatorit
Njoftimi për Komitetit Qendror të PPSH, Tiranë
Ngjarja ishte alarmuese për Komitetin Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.
Udhëheqësit komunistë të strukur në vilat e rajonit të udhëheqjes, vila që ua kishin vjedhur pronarëve të tyre legjitimë për gati 50 vjet, prisnin një hakmarrje shembullore për të gjitha të zezat që u kishin bërë këtij populli.
Megjithatë, ata u informuan pas disa ditësh për ngjarjen e 20 shkurtit, e cila ishte sipas këtij versioni
shtetëror:
“Në mbrëmjen e datës 19 shkurt Drejtoria e Tiranës mori informacion se në sallën e leksioneve të Pallatit të Kulturës sapo kishte përfunduar mbledhja e sindikatës së pavarur me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, ku ishte vendosur që në datën 20 të lihej puna nga gjithë punëtorët e ndërmarrjeve dhe në shenjë solidariteti me studentët grevistë të shkohej në qytezën e tyre. Lajmin për këtë vendim e dhanë edhe radioja e televizioni. Për të vlerësuar informacionin dhe përballuar situatat që mund të krijoheshin, u mblodhën drejtuesit e Ministrisë dhe të Drejtorisë së Tiranës.
Konkluzioni ishte se punëtorët mund të linin punën edhe ata të ndërmarrjeve të tilla si të miellit, të bukës, të qumështit e të tjerë, do krijonin shqetësime serioze. Prandaj edhe informacioni u transmetua edhe në organet e tjera me sugjerimin që të merreshin masat e mundshme për të parandaluar pasojat.
Mbledhjen e kuadrove të përmendura e përshkoi po ai shqetësim që kishin shkaktuar grumbullimet e mëparshme në mjediset e qytetit të studentëve.
Pra si do të evitohej përqendrimi i turmave nëse merrej një vendim nga organizatorët apo bëhej një thirrje spontane që ato të bënin manifestime te Presidiumi i Kuvendit Popullor, Kryeministria,
Komiteti Qendror ose në sheshin “Skënderbej”.
U vendos që të merreshin ato masa që ishin marrë edhe herë të tjera, por me përqendrim maksimal të
forcave.
Konkretisht u vendos që të mbylleshin me forca të përqendruara, duke paralizuar sulmin e turmave, të gjitha rrugët që lidhin rrugën “Labinoti” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skënderbej”.
Kalimi në këto rrugë do të lejohej vetëm për individë ose grupe të vogla njerëzish që lëviznin qetësisht. U vendos gjithashtu, që punëtorët që mund të linin punën për të shkuar te studentët, të lëviznin në mënyrë të detyruar në drejtime të caktuara pa u dhënë mundësi që të përqendroheshin në sheshin “Skënderbej” e pranë objekteve që përmendëm.
Forcat e policisë zunë vendet e tyre në orën 07:00. Rreth një orë më vonë erdhën informacionet se nga qendrat e punës fi lloi lënia e punës dhe ngjitja e punëtorëve drejt qytezës së studentëve. Kolonat lëviznin paqësisht me përjashtim të punëtorëve të Valiasit që hidhnin parulla politike me përmbajtje fyese e shpifëse. Rreth orës 10:00 sheshi i emërtuar “Demokracia” u mbush si në asnjë nga rastet e tjera, ndërkohë që kolonat e njerëzve që vinin nga ndërmarrjet vazhdonin të ngjiteshin.
Të grumbulluarit rreth godinës ku ishin grevistët e urisë hidhnin parulla të njohura politike, ndërsa më lart punonjës të uzinës “Traktori” montuan një qendër zëri. Ata u paralajmëruan për cenim të ligjit dhe për të mos e përdorur atë. Kërkesa e policisë nuk u zbatua dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, të
sindikatës së pavarur, të uzinës “Traktori”, uzinës “Dinamo”, Rajmonda Bulku dhe ndonjë person tjetër, u folën masës së grumbulluar.
Folësit shprehën solidaritetin me studentët, kritikuan me fjalë të ashpra qeverinë dhe Kryetarin e
Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me përjashtim të Rajmondës, të tjerët bënë thirrje për “qetësi”, për “t’u ruajtur” nga provokacionet etj, ndërsa Rajmonda bëri thirrje që gratë të mblidheshin te Presidiumi
dhe televizioni për të protestuar.
Afërsisht në këtë kohë në një nga ballkonet e konvikteve u shpalos një banderolë ku shkruhej “drejt
sheshit Skënderbej”.
Pas fjalëve të Rajmondës masa e njerëzve fi lloi lëvizjen me thirrje të ashpra drejt rrugës “Labinoti”, duke tentuar të çante bllokun e forcave në të gjitha rrugët që të çojnë në bulevardin kryesor.
Në të gjitha rrugët u sulmuan forcat e rendit, por në rrugën tek Liceu Artistik dhe në rrugët më poshtë saj sulmi mbi forcat e rendit ishte më i egër.
Përpjekjet e forcave për ti penguar zgjatën 45 min dhe përgjithësisht në sajë edhe të përforcimeve që u dërguan nga forcat e dislokuara tek sheshi “Skënderbej”, turmat u shpërndanë, grupe të vogla arritën te ushtarët e gardës që i stepën duke hapur zjarr në ajër prapa Kryeministrisë.
Pjesa tjetër e turmës u vu përballë forcave të policisë që kishin edhe qen në hapësirën midis kinema “Partizanit” dhe Pallatit të Kulturës. Kjo pjesë nuk sulmoi, por mbasi qëndroi disa minuta, vazhdoi
të dilte mbrapa hotel “Tiranës” dhe që aty u përqendrua para Muzeut Historik Kombëtar dhe duke dalë nga prapa tij u vendos edhe në lulishtet dhe kryqëzimet prapa monumentit të Enver Hoxhës.
Një grup i madh njerëzish u vendos përpara muzeut, në rreshtat e parë fëmijë e gra, disa prej të cilave, të ulura në tokë, hapën gjoksin përballë policëve. Forcat e caktuara për mbrojtjen e sheshit me ndihmën e një zjarrfi këse e boshatisën atë.
Për të ruajtur gjendjen dhe duke qenë se forcat që kishin zënë vijën e bllokimit nuk e justifikoi plotësisht qëndrimin, pjesa më e madhe e tyre u thirrën për të mbrojtur rendin në sheshin
“Skënderbej”.
Sheshi u bllokua dhe u pastrua nga demonstruesit në të gjithë perimetrin e tij duke përfshirë
edhe shtatoren e shokut Enver. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë, valë të tjera demonstruesish që erdhën nga banka e rritën presionin mbi forcat e rendit.
Rrethimi i policisë nga krahu i shtatores u ça. Turma u shty katër herë, por pas kësaj forcat e policisë ishin krejtësisht të pa zonjat për ta mbrojtur monumentin me forcën e krahëve, megjithëse morën detyrë të rrethonin e mbronin vetëm monumentin.
Forcat rezervë ishin përdorur, të tjera nuk kishte. Një grup nga turma filloi të shtyjë me supe monumentin dhe ai nisi të luhatej djathtas, derisa u anua.
Në këtë pozicion u lidh me të një litar dhe me tërheqje u rrëzua. Kishte kohë që për mbrojtjen e shtatores ishte organizuar një shërbim për të evituar shkatërrimet me dinamit, ose rrëzimin me tërheqje nga automjete të tonazhit të madh.
Për të plotësuar detyrën, si më parë, edhe në datën 20 qëndronte i gatshëm veç forcave edhe një oficer xhenier, ndërsa hyrja e automjeteve ishte e bllokuar.
Megjithëse u parashtrua, policia nuk ishte një gjendje të evitonte as zvarritjen e monumentit, edhe pasdite me shumë vështirësi ajo mundi t’i hiqte një turme një pjesë të shtatores.
Pa përjashtuar faktorë të tjerë duke përfshirë në to edhe ata organizativë e drejtues, na duket se tre janë të dukshmit që e vunë në pamundësi policinë për të mbrojtur shtatoren dhe në përgjithësi rendin në datën 20 shkurt:
1-Raporti i forcave ishte në disfavor të forcave të sigurimit të rendit. Gjithsej Ministria e Punëve të Brendshme kishte 1.200 forca që përbëheshin nga reparti 326 e 711, të Drejtorisësë Tiranës dhe të dy shkollave.
2-Forcat tona ishin dhe janë të pa pajisura, shkopinjtë e gomës dhe mburojat plastike nuk janë të mjaftueshme. Armët e zjarrit që nuk u përdorën mund të evitonin rrëzimin e shtatores, por edhe mund të
mos e evitonin.
3-Një pjesë e konsiderueshme e forcave ishin lodhur para se të vinin në sheshin “Skënderbej”. Por edhe ato që nuk ishin ndeshur më parë, nuk rezistuan më shumë se një orë.
Grumbullimi i grave te Presidiumi i Kuvendit Popullor që u hoqën forcërisht nga policia para se të bëhej thirrja për miting, grumbujt në sheshin “Skënderbej”, dalja e punonjësve të Radiotelevizionit dhe presioni që bënin ata mbi forcat e rendit për t’i lejuar turmat të kalonin drejt Kryeministrisë, banderola e shkruar dhe veprime të tjera, dëshmojnë për veprimtari të organizuar më parë që nuk ishte
e njohur nga organet e punëve të brendshme”.

2015-11-24

Zhvillimet e letërsisë në diasporë





Nga Flori Bruqi


Letërsia është tërësia e të gjitha veprave të shkruara (artistike) dhe të veprave nga lëmi i krijimtarisë gojore, që janë shkruar më herët. Letërsinë ndryshe mund ta qujamë dhe art i fjalës së shkruar.
Letërsia mund të ndahet mbi shumë baza dhe kjo ndarje ka për qëllim që t'i sistemojë korpuset e veprave sipas lëmenjve të caktuar.

Kur flitet për letërsinë shqiptare, kurrsesi nuk duhet harruar se krahas saj vazhdon të mbijetojë një letërsi e brishtë që lind e rritet me shumë vështirësi në shumë vende të botës ku kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë breza të tërë bashkatdhetarësh tanë. Nuk duhet harruar se edhe ata janë pjesë e gjenit tonë. Nuk duhet harruar se midis tyre ka edhe intelektualë të shquar, talente të vërtetë, krijues të palodhur, pasardhës të denjë të Bardhit, Budit e Bogdanit, De Radës e Serembes, Fishtës, Konicës e Xhaferrit, të cilët përfaqësojnë atë pjesë krijimtarie që quhet letërsia shqiptare në diasporë.

Në këtë kuptim, letërsia bashkëkohore shqiptare duhet parë në një këndvështrim më të gjerë gjeografik, pra, përtej një kornize të ngushtë nacionale. Është koha të flitet dhe të zërë vendin e duhur termi letërsia kombëtare shqiptare.

Pavarësisht nga zhvillimet brenda trungut amë, Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Çamëri, duhet pranuar se letërsia shqiptare ka njohur dhe po njeh zhvillime dhe në diasporë.

Zhvillimet e letërsisë në diasporë, mund të shikohen gjeografikisht brenda dy vatrave kryesore :

1. Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.

2. Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi etj.
Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku vazhdojnë të jetojnë rreth një qind mijë arbëreshë, që flasin shqipen. Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve '50, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj. Këto organe ndikuan në rritjen e një brezi krijuesish që shkruan në arbërisht. Një pjesë e këtyre tribumave të shtypit arbëresh shërbyen edhe si shtëpi botuese, duke publikuar shumë vepra letrare në të gjitha zhanret.
Përfaqësuesit më të rëndësishëm të diasporës arbëreshe janë :
Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, ai u kthye në vendlindje. Solano është poet, prozator, dramaturg dhe publicist. Veprat e tij më të rëndësishme janë: “Burbuqe t'egra”, poezi (1946), “Shkretëtira prej gurit”, dramë(1974), “Tregimet e Lëmit”, etj.

Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes. Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe”, “Hapma derën zonja mëmë” etj.

Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar trilogjinë poetike: “Shpirti i arbërit rron”; “Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon”; “Shpirti i arbërit rron. Vuan dega e hershme”.

Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. Ai është angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare" dhe është shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik,. Di Maxhio ka shkruar rreth dhjetë libra poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: “Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t'arbreshë”. “Poemë gjysmëserioze arbëreshe Orëmira”, “Për tokën fisnike të Horës” etj.

Vetëkuptohet që letërsia arbëreshe ka edhe të tjerë shkrimtarë, breza më të rinj dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian.

Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku ka lulëzuar krijimtaria në gjuhën shqip që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është edhe Rumania. Përfaqësuesi më i rëndësishëm i letrave shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht. Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes.

Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë shfaqur organizime të hershme të komunitetit shqiptar. Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e vëllime me tregime.
Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara.
Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa (1920 - 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist. Më 1944 ai drejtoi revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi “Lundërtarë”. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete amerikane deri sa doli në pension. Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi “Libri i burgut” (1959) dhe më vonë dhe vepra të tjera. Një ndihmesë të madhe Arshi Pipa ka dhënë edhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operoi me metoda moderne studimi.
Në vatrat e reja të diasporës shqiptare, po krijohet edhe një shtresëzim i vonshëm krijimtarie letrare, që daton pas vitit 1990, kur një dallgë e madhe emigracioni u shkëput nga Shqipëria dhe u derdh rrëmbimthi drejt qytetërimeve perëndimore.


Ky shtresëzim që po e mban ndezur zjarrin e letërsisë në diasporë në gjuhën shqipe, përfaqësohet nga një brez më i ri krijuesish emigrantë si Gjekë Marinaj, Dalan Luzaj, Petraq Pali, Rasim Bebo, Merita Dajçi, , në Amerikë; Artur Spanjolli, Gëzim Hajdari, Shpendi Sollaku, Ornela Vorpsi, Ron Kubati etj., në Itali; Alush Avduli, Kolec Traboini,Miho Gjini, Mina Çaushi, Nase Jani etj., në Greqi.

Ky brez më i ri poetësh, prozatorësh e publicistësh emigrantë që përfaqësohen me krijimet e tyre në organe shtypi si “Egnatia-Emigranti”“Bota e emigrantit”, “Iliria”, “Tribuna”, “Mëmëdheu”, “Pelegrin”, “Pegasi”, etj. janë një dëshmi e madhe se letërsia në diasporë vazhdon të jetojë e do të jetojë gjatë duke ushqyer e frymëzuar ndjenjat atdhetare kombëtare shqiptare.

Në këto kushte u takon edhe strukturave shtetërore shqiptare që përfaqësojnë organizmat e kulturës sonë të bëjnë më shumë përpjekje që të gjitha këto shtresëzime dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të lidhen dhe të integrohen për të përcaktuar dhe krijuar një nocion të plotë: letërsi kombëtare në gjuhën shqipe.....Etj...

2015-11-23

Sarandë, “Jam kamikaz, jam i ISIS-Allahu Akber”, 34-vjeçari panik në Shtëpinë e Fëmijës

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës për përhapje paniku në Shtëpinë e Fëmijës së këtij qyteti.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e enjte, ndërsa Fatjon Habibi është arrestuar të premten nga policia.


Ka qenë një deklaratë e tij:“Jam kamikaz, jam i ISIS – Allahu Akber”, që ka alarmuar rojen e Shtëpisë së Fëmijës, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Habibi mësohet se është besimtar mysliman dhe praktikues i këtij besimi fetar.

Prej 6 muajsh, 34-vjeçari shkonte rregullisht në xhaminë e “Xhermëhallës” në Delvinë, fakti i cili evidentohet edhe nga fotot që 34-vjeçari ka postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Megjithatë burime policore të Sarandës thonë se ka dyshime që Habibi vuan nga çrregullime mendore.

Një fakt të tillë e kanë konfirmuar dhe besimtarët myslimanë që e njihnin nga afër Fatjonin.
Sipas tyre ai kurohej prej vitesh për depresion, por kohët e fundit kishte ndërprerë mjekimin.

Nga Shpëtim POLLOZHANI ; Radikalizohen oficerët e ish armatës jugosllave

Më përpara do të kisha besuar se një deve mund të kalojë nëpër veshin e gjilpërës, se mund të radikalizohet Gëzim Ostreni. Edhe ky majtapllëk me elektoratin e BDI-së e ka një pazar: Fira e BDI të shkojë tek gjenerali dhe mandej, në një koalicionim të ardhshëm të vazhdojë dashuria e parë me Aliun. Gëzim Ostreni bën parti, nuk i pëlqeka veprimi i Aliut dhe i BDI-së! O tempora o mora do të kishte thënë Ciceroni. Si i thonë një fjale, beso gjysmën e asaj që sheh dhe gjysmën e asaj që dëgjon. Besa, kësaj radhe nuk e besoj as një promilë të asaj që e dëgjoj. A ka vallë ndonjë njeri që mund t’i besojë kësaj pune? Gëim Ostreni radikalizohet!

Më përpara do të kisha besuar se mund të pjellë një mushkë se sa që Talat Xhaferi me propozim-ligjin më qesharak dhe më absurd në botë, sa u takon restriksioneve për publikimin e çfarëdolloj faktesh për përgjimet, ua mendon të mirën shqiptarëve. Shqiptarët më nuk do ta hanë sapunin për djath, pasi e kanë ngrënë dhjetra herë duke votuar për Musën, Gëzimin, Talatin dhe kompaninë. Nuk do ta hanë sapunin për djath, për arsye se ata e mësuan hilenë. Këta të «radikalizuar» duan që elektoratit të tyre edhe më tutje t’i shesin myshk dushku për lesh. Këta të «radikalizuar» na sollën ligjin, poshtërrues për përdorimin e flamurit, sipas të cilit flamurit ynë kombëtarë në vende publike duhet të jetë për një të tretën më i vogël se flamuri i «pasardhësve» të Lekës së Madh. Këta të «radikalizuar» me uljen e cenzusit nën 40 për qind për zgjedhje të kryetarit të shtetit i zhbënë shqiptarët si faktor në zgjedhjen e tij. Pas uljes së cenzusit tentuan ta bindin elektoratin se kjo ishte e mirë për shqiptarët. Nuk duhet të lodhen që të dalin në zgjedhje. Këta të «radikalizuar» e luajtën lojën e shefit të tyre – Grujos – për zgjedhjen e Ivanovit të ngratë kryetar shteti. Këta të «radikalizuar» na sollën një ligj, sipas të cilit dënohet me gjoba të larta secili që nxjer ujë nga toka. Po mirë more argatë, si mundeni të votoni një ligj të tillë, kur të gjithë shqiptarët në trojet e veta në këtë dërzhavë, tokat e tyre i ujisin me ujin që e nxjerrin nga puset, derisa i gjithë territori ku jetojnë ata është futur në sistem të ujitjes dhe nuk kanë nevojë të hapin puse? Këta të «radikalizuar» e eliminuan zgjedhjen e Prokurores Speciale me parimin e Badinterit. E eliminuan vetveten nga vendimmarrja për funksion!

Si u bë që të «radikalizuarit» në këto momente shumë të rëndësishme për shqiptarët të mos kërkojnë ndryshime kushtetuese për avancimin e të drejtave të shqiptarëve? Faktori ndërkombëtar na ka dhënë një mundësi të madhe – një punë e tillë të bëhet derisa hekuri është i nxehtë. Si nuk e shkrepi asnjëri çështjen e ligjit për ushtarët e UÇK-së dhe ish të burgosurit politik?! Si nuk e shkrepi asnjëri çështjen e terrorit që e bëjnë forcat speciale të dërzhavës gjatë burgosjeve të «teroristëve»? Si nuk kërkoi asnjë nga politikanët «tanë» që të gjithë të burgosurit politikë, që veprat e tyre i kanë kryer për motive politike, të deklarohen dhe të trajtohen si të tillë?! Ka edhe shumë çështje të tjera, të cilat do t’i shtronin në tavolinë përfaqësuesit e denjë të shqiptarëve. Ndërsa ne po përfaqësohemi në një nivel që është për t’u qarë me vajtuese profesionale.

Ish oficeri i JNA-së na e lexon propozim-ligjin për ndalimin e çdo publikimi të dokumentacionit për përgjimet dhe vazhdon se nuk do të heqë dorë nga kjo nismë, kurse shefi i tij, Aliu, thotë: Le të publikohet çdo imtësi, ne jemi të pastër, nuk i trembemi publikimit të përgjimeve! Mos vallë na del edhe Xhaferi me ndonjë parti? Tatari e martë vesht se si funksionon kjo parti. Njëri ia fut thumbit, tjetri – patkonit.

Të mos i mashtrohet mendja dikujt se këto veprime të BDI-së janë të rastësishme. Ato janë pasojat e marrëveshjes së majit, e cila erdhi pas asaj të marsit, të cilën e bëri Thaçi në vitin 2012. Me këto marrëveshje partitë shqiptare u betuan për shërbim pa asnjë kontestim në këmbim të pjesëmarrjes në qeveri. Marrëveshja e majit ishte një premtim me të cilin votat e BDI-së u bënë pronë e Grujos. Kjo është arsyeja e vetme që Gruja nuk i fut kashtë BDI-së. Ky është shkaku që BDI dhe Gruja veprojnë si dy telat e çiftelisë. Gruja gjoja propozon Ligjin për Branitellat, kurse BDI nxjerr në tavolinë 40’000 amandamente dhe gjoja e pengoi miratimin e këtij propozim-ligji. Të dyja partitë fituan përpara dhenëve të tyre. Gruja përpara të vetëve u krenua se desh të sjell një ligj për branitelat, por e penguan shqiptarët e mallkuar. Edhe Aliu mori një blegërimë për «forcën» e vetë në parlament.

Të mos mendojë dikush që eliminimi i parimit të Badinterit për zgjedhjet e Prokurorit Special ishte e rastit. Deputetët shqiptarë e kanë ditur se çfarë do të votojnë por, fatkeqësia e tyre është se doli një parti maqedonase që mbrojti interesat shqiptarëve të ngratë. LSDM nguli këmbë që Prokurori Ppecial të votohet sikurse ishte paraparë – me Badinter: shumicën e dytë, atë të etniteteve të tjera përveç maqedonasve.

Udhëheqësi i opozitës, Zoran Zaev, ka deklaruar disa herë se në negociatat që po zhvillohen ai ka përballë tre kundërshtarë: Grujon, Alinë dhe Thaçin. Gjithnjë Thaçi ka bashkëvepruar me Aliun. Kur është në pyetje pushteti, ata veprojnë si dy bineq siamezë. Përse gjatë të gjithë këti terrori kundër shqiptarëve, Thaçi si opozitë nuk ka organizuar as edhe një protestë? Ka gjithë ato raste bashkëpunimi ndërmjet këtyre dyve që zihen në treg e puthen në shteg. I tillë ishte bashkëpunimi në Gostivar për ta rrëzuar Rufi Osmanin në zgjedhjet lokale.

Ta dijë Aliu, gjenerali dhe oficeri i tij se kungulli nuk shkon gjithnjë mbi ujë. Çdo gjë që është mbarsur, një ditë do të pjellë. Edhe pse peshorja nuk e peshon veten, të tjerët e bëjnë këtë punë shumë mirë. Koha është që të gjithë të vihemi në peshore. Pasi bishtin e sëpatës nuk e gdhend sëpata, por i zoti i saj. Kur prishet besa, nuk ka vend ndesa – thotë një fjalë e urtë popullore. Atë që e bënë kumanovarët me Aliun e gjeneralin, le ta bëjnë edhe Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri, Prespa dhe Manastiri. Le të mbyllet kapitulli i ish oficerëve të ish armatës jugosllave. Shqiptarët nuk janë popull sylesh. Ata e duan atdhenë si shqiponja folenë.

(Pikpamjet e autorit nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë)

Nga John SOLOMON : «Shteti Islamik» po infiltrohet që ta destabilizojë Ballkanin

Ka nisur të rritet frika në mesin e shërbimeve të inteligjencës për ekstremizmit islamik që po përfshin rajonin.

Kroacia ka votuar të dielën me shpresë për heqjen e mbetjeve të së kaluarës komuniste të vendit, ndërsa gjithnjë e më shumë informacione të shërbimeve të inteligjencës tregojnë se «Shteti Islamik» (ISIS) mund t’ia ketë vërë syrin mundësisë së infiltrimit dhe destabilizimit të Ballkanit.
Një burim i lartë nga rajoni i ka thënë «Washington Post» se inteligjenca kroate ka identifikuar një lider të mundshëm të ISIS-it, që është vendosur në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, dhe ka nisur të organizojë shumë luftëtarë islamikë, që janë larguar nga Ballkani për t’iu bashkuar «Shtetit Islamik» ose Frontit «Al-Nusra» të «Al-Qaidas» në luftën e Sirisë dhe në Irak, dhe tash janë kthyer në vendlindje.
«Kemi identifikuar një lider të mundshëm të <Shtetit Islamik> për rajonin dhe po monitorojmë luftëtarët xhihadistë që po kthehen në Ballkan, dhe ka për çka të shqetësohemi», ka deklaruar zyrtari, që ka folur vetëm në kushte anonimiteti për shkak se është çështje e ndjeshme inteligjence për t’u diskutuar hapur.
Shqetësimet janë rritur edhe më shumë për shkak të krizës së refugjatëve që po përhapet gjithandej Europës, por zyrtarët e sigurisë në Ballkan shqetësohen se një celulë e fjetur e ISIS-it do të mund të kthehet në rajon e maskuar me refugjatë sirianë që kërkojnë azil.
Zyrtarët kanë theksuar se një video që është shfaqur në qershor nga krahu i propagandës së ISIS-it ka treguar dhjetëra luftëtarë nga Ballkani në Siri dhe janë kërcënuar me xhihad në Ballkan.
Në video kishte referencë edhe për luftën e prirë amerikane kundër Serbisë në vitet nëntëdhjetë dhe u bëhej thirrje islamikëve në Ballkan për t’iu bashkuar luftës në Siri ose të ndërmarrin aksione në vendlindje. «Vendosni bomba nën makina, eksplodoni shtëpi, helmoni ata, mbytni gjithkund», bën thirrje një luftëtarë në incizim, merret vesh prej një përkthimi të vrazhdë në gjuhën angleze.
Me një popullsi të madhe myslimane dhe ekonomi të dobët që mund të jetë terren i përshtatshëm për radikalizimin e të rinjve dhe të varfërve të papunë, rajoni i Ballkanit po përjeton shqetësime se terrorizmi mund të rrënjosët në mesin e popullsisë civile lokale.
«Kërcënimi është real, dhe rajoni është terren i pëlleshëm për radikalizim», ka deklaruar burimi diplomatik.
Shqetësimet po rriten derisa Kroacia po mban zgjedhjet. Në vendin që është aleat i madh i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s pritet të fitojnë partitë opozitare të prirë prej Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), duke larguar nga pushteti socialdemokratët, që kanë rrënjë nga Jugosllavia komuniste.
Rezultatet me siguri se do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë punën e presidentes Kolinda Grabar-Kitaroviq, 46 vjeçe, femra e parë në krye të vendit dhe anëtare e HDZ-së. Ajo ka punuar në NATO dhe konsiderohet e afërt me amerikanët.
Rezultatet e para tregojnë se gara e së dielës ka qenë e ngushtë.
Kriza e refugjatëve ka qenë faktor i rëndësishëm në garë. Kryeministri Zoran Milanoviq, anëtar i socialdemokratëve, ka mirëpritur fluksin e refugjatëve derisa konservatorët e HDZ-së kanë ngritur shqetësime për sigurinë dhe janë fokusuar në ekonominë kroate, që është në mesin e më të dobëtave në Bashkimin Evropian.
Shqetësimet e rekrutimit terrorist
Shqetësimet për rekrutime nga «Shteti Islamik» në Ballkan janë shtrirë përtej rajonit. CIA llogarit se qindra luftëtarë të ISIS-it në Siri kanë ardhur nga Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Shqipëria ose Kosova që nga viti 2012 dhe dhjetëra të tjerë janë kthyer në vendlindje. Kroacia deri tash nuk është shqetësuar prej radikalizmit – pothuajse nëntëdhjetë për qind e popullsisë është e krishterë, dhe vetëm dy për qind janë myslimanë –, por shqetësimet po rriten se shtrirja e terrorizmit në kufijtë e saj do të vinte prej vendeve fqinje.
«Ballkani ka dëshmuar se është terren i pëlleshëm për ISIS-in dhe këta luftëtarë të regjur kur kthehen paraqesin rrezik në rritje për të përhapur radikalizëm ose për të kryer sulme në Ballkan apo diku tjetër në Evropë», ka deklaruar një zyrtar i lartë amerikan që merret drejtpërdrejt me këtë çështje dhe është përgjegjës për vlerësimin amerikan. Burimi ka folur në kushte anonimiteti, sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për media.
«Të gjitha vendet në rajon janë alarmuar dhe disa kërcënime janë neutralizuar», ka shtuar zyrtari i lartë amerikan. «Por, është një shqetësim që nuk do të na hiqet qafe shpejt».
Shumë agjenci amerikane kanë alarmuar vjet për kërcënimet në Ballkan.
Departamenti amerikan i Shtetit në shtatorin e vitit të kaluar njoftoi se dy luftëtarë nga Ballkani – njëri anëtar i «Shtetit Islamik» nga Kosova dhe një tjetër simpatizues i «Al-Qaidas» në Bosnjë – ishin më mesin e terroristëve që u ishin ngrirë pronat.
Qendra për luftimin e terrorizmit në West Point llogarit se vjet 200 deri në 600 burra nga Ballkani i janë bashkuar që nga viti 2012 ISIS-it. Shumica prej tyre ishin nga Bosnja, Serbia dhe Kosova.
Shërbimi për Kërkime i Kongresit ka sjellë një pasqyrë më të gjerë këtë pranverë, duke pretenduar se 330 luftëtarë të ISIS-it në Siri janë nga Bosnja, 100 deri 150 nga Kosova, 90 nga Shqipëria, 50 deri në 70 nga Serbia dhe disa dhjetëra nga Maqedonia.
Rreth pesëdhjetë luftëtarë besohet se janë vrarë në fushëbeteja, dhe rreth 100 të tjerë janë kthyer në vendet e lindjes në Ballkan.
«Të dhënat për luftëtarët e huaj nga Ballkani Perëndimor duket se zbardhin shumë bastione kryesore, me grupe individësh të lidhur me bashkësi të izoluara dhe radikale në Bosnjë ose Serbi, ose me rrjete radikale bazuar rrethuar xhamive joformale në Shqipëri», thuhet në raportin e Kongresit.
Shumë vende në rajon në të kaluarën vjet kanë marrë masa për ashpërsimin e ligjeve për të ndëshkuar qytetarët që mundohen të largohen prej vendit për të luftuar në konflikte të huaja, dhe agjencitë e sigurisë në shtetet fqinje të Ballkanit kanë organizuar shumë takime së fundi për të përmirësuar ndarjen e të dhënave të inteligjencës.
Kujdesi i shtuar ka rezultuar me arrestime dhe neutralizim të disa sulmeve të planifikuara, një që përfshinte një sulm potencial diku tjetër në Evropë.
Në shkurt, një suedez dhe katër boshnjakë u arrestuan në Bosnjë me dyshimin se kishin planifikuar të kryenin një sulm terrorist me bombë në Skandinavi. Ky ishte një rast i qartë se Ballkani po përdorej si bazë për të kryer sulme tjetërkund.
Autoritetet në Kosovë – ku 90 për qind e popullsisë është myslimane – arrestuan në korrik disa persona që dyshohej se kishin lidhje me ISIS-in, që kishin planifikuar të helmonin furnizuesin më të madh me ujë të pijshëm të Prishtinës. Uji ishte ndalur për një kohë derisa autoritetet konfirmuan se nuk kishte kurrfarë helmimi.
Maqedonia rrethoi dhe arrestoi në gusht nëntë të dyshuar si simpatizues të ISIS-it që besohej se ishin përfshirë në rekrutim dhe radikalizim, ose kishin luftuar në Siri. Nga Maqedonia është rritur së fundi numri i luftëtarëve të huaj në 130, që është një shifër larg më e lartë se ajo që ishte paraqitur në raportin e Kongresit.
(«Washington Post»)

Nga Enver ROBELLI : Fushata antiarabe nuk e çon Kosovën askund





Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dështoi për shkak të shumë faktorëve. S’bën punë tani as akuzimi i të tjerëve, as mbivlerësimi i potencës diplomatike të Kosovës. Tash duhet të fillojë beteja e re – dhe në asamblenë e ardhshme Kosova mund të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Pas dështimit të përpjekjeve të Prishtinës zyrtare dhe të mbështetësve të saj në arenën e politikës botërore për ta anëtarësuar Republikën e Kosovës në UNESCO, paniku mes publikut facebookian dhe twitterian në Kosovë dhe diasporë është i madh. Shpesh dominon toni fatalist, aty-këtu lulëzojnë fraza bajate, edhe më keq: nganjëherë shtetet që nuk e mbështetën nismën për hyrjen e Kosovës në nënorganizatën e OKB-së po mallkohen me fjalor racist. Nuk mund të bëhet gabim më i madh se ky. Për shumë shkaqe.

Së pari: Palestina, për shembull, ka votuar kundër hyrjes së Kosovës për t’ia dhënë një flakaresh Amerikës. Ky shtet para disa vitesh e pati luftuar ashpër pranimin e Palestinës në UNESCO. Kur nuk arriti të pengojë këtë, Washingtoni i ndërpreu kontributet financiare për UNESCO-n. Shqipëria, ndërkaq, dy herë ka abstenuar kur Palestina përpiqej të hynte në UNESCO dhe në OKB (si vëzhguese).

Së dyti: Shtete të tjera arabe si Iraku, i cili abstenoi, ende vuajnë pasojat e intervenimit amerikan më 2003. Kjo luftë u bë mbi fakte të rrejshme – se gjoja regjimi kriminal i Sadam Huseinit kishte lidhje me al-Kaidën dhe posedonte armë kimike dhe biologjike. Këto ditë edhe vetë George Bush, babai i George W. Bush, në një libër e qortoi të birin, sepse si president u kishte dhënë shumë kompetenca dhe liri nënpresidentit Dick Cheney dhe ministrit të Mbrojtjes Doland Rumsfeld. Sipas Bushit reagimi i tyre pas sulmeve të 11 shtatorit ishte «tepër i hekurt».

Së treti: Kosovarët duhet të kenë kujdes dhe të mos merren me teori konspiracioni, të cilat janë tipike për Ballkanin. Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dështoi për shkak të shumë faktorëve. S’bën punë tani as akuzimi i të tjerëve, as mbivlerësimi i potencës diplomatike të Kosovës. Tash duhet të fillojë beteja e re – dhe në asamblenë e ardhshme Kosova mund të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Së katërti: Ky dështim duhet t’i faturohet edhe Bashkimit Europian. Diplomatë të BE-së përherë kanë theksuar se dialogu dhe marrëveshjet me Serbinë do ta afrojnë Kosovën me organizatat ndërkombëtare, madje Beogradi nuk do të pengojë këtë proces. Tash këta diplomatë duhet të ballafaqohen me një reagim të palës kosovare. Për këtë Kosova duhet të ketë përfaqësim më të denjë se deri më tani në Bruksel. Në delegacionin e Kosovës nuk ka njerëz që punojnë në mënyrë sistematike dhe serioze. Disa janë të preokupuar me frizura, të tjerët me kozmetikë, ndonjë me ngjyrën e thonjëve. Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO është edhe bankrotim i politikës së Brukselit, i cili e ledhaton Serbinë në vend se t’i vë kushte të qarta: ose njohje të Kosovës si shtet – ose mbyllje e derës së integrimeve europiane.

Së pesti: Duhet të jemi të vetëdijshëm se depërtimi në ligën e parë të politikës botërore është proces i gjatë. Dhe si shembull këtu mund të marrim edhe Palestinën. Dallimi këtu është se Kosova ka aleatë më të fuqishëm, por në organizata ndërkombëtare edhe shtetet më të vogla kanë votat e tyre. Shumica merr vendim.

Së gjashti: Gjatë tërë ditës në mediat sociale është bërë fushatë kundër Arabisë Saudite, për të cilën thuhej se ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Doli se kjo ishte informatë e rrejshme. Edhe në rast se ky shtet do të votonte kundër apo abstenonte, kjo më shumë do të lidhej me mosmarrëveshjet mes Riadit dhe Washingtonit se sa me Kosovën. Pas arritjes së Marrëveshjes për Atomin me Teheranin SHBA janë shprehur të gatshme të përmirësojnë marrëdhëniet me Iranin, fuqinë tjetër rajonale dhe të urryer nga Arabia Saudite. Sauditët ndihen të lënë anash nga SHBA-të. Rrjedhimisht në forume ndërkombëtare mund të jenë skeptik ndaj nismave amerikane. Kësaj radhe nuk qenë të tillë.

Së shtati: Lobimi do të jetë i vështirë në shumë vende për shkak se konflikti Kosovë-Serbi nuk ka përfunduar. Ka marrë fund lufta, por jo konflikti. Shumë shtete nuk duan të pozicionohen. Ndoshta edhe Kosova pas disa vitesh do të jetë në një pozitë, kur s’do ta ketë të lehtë të balancojë mes interesave. Në politikën botërore ka interesa. Dhe vetëm ato llogariten.

Së teti: Dështimi na tregon po ashtu se pesha diplomatike e Republikës së Shqipërisë (si shtet me traditë 100-vjeçare) mbetet tepër modeste në politikën ndërkombëtare.

Së nënti: Nuk është pranimi në UNESCO si festivali i Eurovizionit. Gjithçka çka kemi parë javëve të fundit nga diplomacia kosovare ka qenë një garë e krerëve të diplomacisë për të postuar sa më shumë statuse në Facebook. “E fituam edhe një betejë, e fituam edhe një betejë…”. Kështu jehonin fjalët pa e kapërcyer lumin. Beteja për UNESCO shërbeu edhe si karrem për të larguar vëmendjen nga dështimi i procesit për sigurim të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës. Kur ekipit për lobim iu shtuan edhe persona privatë me lidhje të dyshimta me Kremlinin dhe regjimin e Slobodan Milosheviqit – ishte shumë e qartë se dështimi ishte afër. Mos të flasim këtu për jo pak përfaqësi diplomatike të Kosovës që ose janë çajtore të PDK-së ose mejhane të LDK-së. Megjithatë, dështimi duhet të shërbejë për të nxjerrë mësime. E mësimi kryesor është që Kosova të ketë jo vetëm diplomaci jopartiake dhe profesionale, por edhe politikanë me duar të pastra, të cilët botës ia prezantojnë një shtet funksional. Shtet i tillë Kosova nuk është ende. Mjerisht, për fajin tonë! Dhe faji ynë nuk i ka rrënjët vetëm te sjellja pa kokë menjëherë pas luftës e disa desperadosëve tanë «çlirmtarë». Dhurata më e çmuar për propagandën serbe kanë qenë trazirat e marsit të vitit 2004. Kishat që digjeshin nuk kanë qenë reklamë e mirë për Kosovën.

Së dhjeti: Nga ky dështim (i përkohshëm) klasa politike në Kosovë duhet të nxjerrë mësime. Megalomania e pushtetarëve, e demonstruar prej muajsh ndaj çdo zëri kritik, sidomos opozitar, mendjelehtësia, me të cilën është zhvilluar dialogu me Beogradin (në stilin «po na thonë këta miqtë»), dhe reagimi absurd i opozitës me gaz lotsjellës në Kuvend kanë pasur efektin e vet negativ për imazhin e Kosovës në botë. Kësisoj, Kosova u bë lajm edhe për mediumet në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Përgjegjësinë dhe fajin për këtë qorrsokak politik duhet ta ndajnë të gjithë akterët e skenës politike. Diplomacia kosovare duhet të përgjigjet se përse abstenuan shtete si Polonia, Korea e Jugut dhe Kolumbia, të cilat e kanë njohur Kosovën. Apo Egjipti. Këto shtete do të abstenojnë edhe në të ardhmen nëse Kosova sillet si fëmijë i hidhëruar dhe thotë: «Nuk flasim më me serbët». Jo, strategjia duhet të jetë kjo: po, dialog, por jo vetëm me Serbinë, por dhe sidomos me Brukselin që t’i jepet fund politikës së gabuar të BE-së ndaj rajonit. Për këtë Kosova duhet të ketë, siç u tha, politikanë që kur cenohen interesat e vendit janë në gjendje të braktisnin tavolinën e bisedimeve dhe të japin dorëheqje. Nga ky tip i politikanit jemi larg. Andaj e paguajmë çmimin.

Nga Olivera MILOSAVLEVIQ : Paragjykimet e historiografisë serbe: «Skënderbeu është serb»

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve.


«Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […] Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve , duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviqi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. […] Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava» (Dimitrije Tucoviq [1914] 1980:17-44).

Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si «armiqtë» më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e «karakterit» të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX. Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e «lindur» të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i «tipareve», «primitivizmit» dhe «grabitjes» së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në «karakter». Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet. Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: «Shqiptarët i urrejnë serbët»: ata kanë veti specifike në «karakter» nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy «vetitë» e mëhershme. Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.

«Shqiptarët i urrejnë serbët»

Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët «gjenocid», «shtypje», «plaçkitje», «dhunim», andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private. Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviq të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të «gjenocidit të planifikuar» ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviq së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.

Bogdanoviq ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë «gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb», derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe «dëbimin e serbëve nga toka e tyre», si dhe me argumente që baza e dëbimit të shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe «dhunë brutale».

Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm të një elementi por edhe të një «plani për shkatërrimin e tij fizik». Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si «agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste», qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb «me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike», dhe «ta përvetësojnë tokën serbe» që «me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb». Sipas Bogdanoviq, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret. Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e definuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviq [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).

Për Radovan Samarxhiq „arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët «ua turrin» serbëve «që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër». Sipas tij shqiptarët kanë shtypur popullin serb me «vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm» (Samarxhiq, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviq, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteid në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është «mjegull arkeologjike» me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për «gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm». Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. «Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem» (Mladenoviq, 1989:63–69).

Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre. Përderisa Bogdanoviq e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në «nxitjen» e tyre për të sulmuar fëmijët serb (Bogdanoviq [1985] 1990:312), Mladenoviq e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviq, 1989:86). Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: «Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë», duke theksuar në veçanti «se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë «manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi», duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, «frymës primitive fisnore» dhe «frymës myslimane» (Jevtiq, 1992:542–544).

Derisa, sipas Bogdanoviq, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiqit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake e cila «ka llogaritur në njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë». Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiq përmend «natyrën e egër të arbanasve», «fuqinë fantastike për riprodhim», «urrejtjen çnjerëzore», «orgji të përgjakshme» (N. Samarxhiq, 1990:56, 60). Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty «arnautët», mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë «në gjak». Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit «carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje» të terrorizojnë popullsinë serbe.

Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare «i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë». Analiza e ngjarjeve historike si «kthimi i borxheve» këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë «nuk kanë qenë adhurues të regjimit», megjithatë Joviçiq konstaton «se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk». Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, «pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjeshtë, nuk e kanë merituar autonominë e vet».

Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) «sipas mendimeve të ndryshme» është dashur që në vitin 1945 «ta vendosin në një karantinë të veçantë» ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë «armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve», janë bartës të «shovinizmit dhe racizmit agresiv», që dëshmon për «pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi». Ata ndiejnë «urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve», e «sjelljen e tyre gjenocidale» e kanë «punë shekullore». Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiq, 1991a:138–139,143–146,151–153).

Avazi i autorëve bashkëkohorë

Autorët bashkëkohorë shkruajnë për «inferioritetin historik të shqiptarëve» (Dragiq Kijuk, 1992: 411); për «gjenocidin e hapur ndaj popullit serb», për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur «plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave të cilat më vonë janë konvertuar në islam» (Batakoviq, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë «në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase» (Batakoviq, 1991:38); për «bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe», ashtu siç ka qenë «gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese» (Jevtiq, 1992:542). Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve «serbo-shqiptare», sot thuhet se «paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike», që është në natyrën «e organizimit primitiv fisnor» (Glushçeviq, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë «më radikal dhe më mizor nga të tjerët : ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste» (Qosiq, 1992a:64).

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serb pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve. Madje edhe Haxhi Serafim Ristiq i ka përmendur shqiptarët si «armiqtë më të këqij të fesë krishtere dhe torturuesit më të zi të të rinjve të shkretë» (Ristiq, 1864:40), kurse Radosavljeviq Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur «thika, pluhur dhe plumb» (Bdin, 1903:15). Haxhi-Vasileviq i ka vlerësuar arnautët si «kundërshtarët më të flaktë të serbëve» (Haxhi-Vasileviq, 1906:61), «armiqtë e serbëve» (Haxhi-Vasileviq, 1909a:2), duke thënë se «serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre dhe ata i karakterizojnë me këto fjalë: » (Haxhi-Vasileviq, 1913a:143).

Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...