2015-11-29

Kosova paraqet filmin “Babai” për Çmimet Oskar

babai
http://www.zeriamerikes.com/
Me afrimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, Kosova ka paraqitur filmin "Babai" për të konkuruar në kategorinë e filmit në gjuhë të huaj. Ky film dallohet për një trajtim të veçantë nga ana regjizoriale, për identitetin estetik dhe interpretimin e veçantë dhe në mënyrë autentike të aktorëve. 
0:00:00
"Babai" – është filmi i parë i regjizorit dhe skenaristit Visar Morina, që ka qenë mjaft i suksesshëm. Morina është fituesi i Çmimit të Regjizorit më të mirë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary të Republikës Çeke disa muaj më parë.
Ky film po ashtu ka fituar tre çmime të tjera në kategorinë e talenteve të reja, në Festivalin e Filmit të Mynihut, për skenarin, regjisorin dhe aktorin më të mirë. Ai është përzgjedhur gjithashtu si konkurues në Festivalin e 28-të të Filmit  Europian, fituesit e të cili shpallen më 7 nëntor.
"Babai," që është filmi më i kushtueshëm i krijuar në Kosovë vitet e fundit, tregon historinë e Norit, të interpretuar nga Val Maloku dhe të babait të tij Gëzimit, nën interpretimin e Astrit Kabashit. Të dy ata janë shitës ambulatorë cigaresh në periudhën e regjimit të Millosheviçit në vitet ’90.
Gëzimi merr vendimin të emigrojë ilegalisht në Gjermani, por ai e le djalin e tij në Kosovë. Me zemër të thyer, Nori vendos të shkojë pas të atit, me çfarëdo lloj mënyre. Ai lidhet me një bandë trafikantësh, për të realizuar udhëtimin e tij drejt Europës Perëndimore.
Të njëjtin mendim ka edhe  aktori Astrit Kabashi.
Tema e filmit është e njohur për aktorin Kabashi, por ai mendon se historia baba-bir që është në qendër të filmit zhvendoset paska nga fokusi fillestar, ndërsa kritikët përqëndrohen më tepër tek elementi i refugjatëve në këtë ngjarje.  
Filmat kandidatë për Çmimet Oskar të Akademisë së 88-të të Filmit, do të njoftohen më 14 janar të vitit 2016 dhe ceremonia do të zhvillohet më 28 shkurt në Los Anxhelos. 
Vitin e kaluar, Kosova paraqiti si kandidat në kategorinë e “filmit më të mirë në gjuhë të huaj” filmin "Tre dritare dhe një varje” të regjizorit Isa Qosja.

Pse Irani nuk mori pjesë në Panairin e Frankfurtit ?

​Irani mund të mos marrë pjesë në Panairin e Frankfurtit sherri i Selman Rushdies

Irani nuk mori pjesë në Panairin e Librit në Frankfurt, për shkak të Salman Rushdies. Paralajmërimin e kishte bërë zëvendësministri për çështje kulturore të Iranit, Seyyed Abbas Salehi

Salman Rushdie, autor i romanit 'Vargjet satanike', mbajti  fjalimin kryesor në ceremoninë e hapjes së edicionit të 67-të të Panairit të Librit në Frankfurt, më 13 tetor 2015. 
Salehi e ka cilësuar vendimin e organizatorëve të Panairit të Librit në Frankfurt si “hap jokulutor” dhe ka shtuar se “fatvaja e lëshuar nga imam Khomeini është një pikëvështrim religjioz për këtë temë dhe asnjëherë nuk do të tërhiqet”. Ai kishte  kërkuar nga organizatorët e panairit që të anulojnë planet e tyre lidhur me fjalimin e Rushdies.
Irani më herët kishte njoftuar se 12 shtëpi botuese dhe katër unione botuesish do ta përfaqësojnë shtetin në Panairin e Librit në Frankfurt.Përveç kësaj, dhjetëra botues të pavarur iranianë ishin caktuar të prezantonin ofertat e tyre më të reja në panairin që është një prej ngjarjeve më të mëdha botërore në industrinë e botimeve.

DW:Salman Rushdie: "Të luftosh për lirinë"

Salman Rushdie: "Të luftosh për lirinë"

A do të fitojë e keqja në fund? Shkrimtari britanik me origjinë indiane, Salman Rushdie, flet mbi romanin e tij të ri, që papritur u bë shumë aktual, si dhe mbi kulturën, që duhet ta mbrojë lirinë më shumë se kurrë
DW: Në romanin tuaj të ri „Dy vite, tetë muaj dhe njëzet e tetë netë“ – gjithsej këto bëjnë 1001 netë – ju përshkruani luftën midis njeriut dhe xhindit. Kush fiton?

Salam Ruschdie: Libri përfundon mirë! Në të vërtetë unë nuk dëshiroj ta tregoj fundin (qesh). Kur fillova të shkruaj, shumë gjëra që për ne sot janë një shqetësim i madh, atëherë nuk ekzistonin. Nuk kishte IS, për shembull, prandaj është e çuditshme, se si libri, gati krejt pa dashur, u bë kaq aktual.

Çfarë ju frymëzoi, katër vite më parë, kur nisët të shkruanit librin?

Unë doja të krijoja diçka të egër dhe krejt të paqenë. Kjo më çoi përsëri drejt historive të vjetra të stilit të „Njëmijë e një netëve“. Histori të tilla në Indi ka akoma edhe më shumë, prandaj dhe unë u dashurova pas tyre. Edhe Günther Grass ka luajtur rolin e vet. Ai merrte nga bota e përrallave e maleve të Schwarzwald-it ose nga vëllezërit Grimm dhe i kthente ato në letërsi bashkohore: „Shojëza“, „Daullja prej llamarine“ ose „Miushja“.

Ju sapo rrëfyet se në librin tuaj çdo gjë përfundon mirë. Arsyeja fiton mbi marrëzinë. A do të ndodhë kjo edhe në jetën e vërtetë?

Ndoshta është pikërisht ky trilli i vërtetë në roman. Por unë sidoqoftë besoj se duhet të mbajmë të gjallë besimin se fitorja e së keqes është e shmangshme. Shumëçka tregon se kërcënimi i tanishëm nuk do të na shqetësojë më pas 20 apo 30 vitesh. Por nëse unë do të kisha qenë i ulur këtu me ju në janar të 1989-ës dhe do ju kisha thënë, se për Krishtlindje muri nuk do të jetë më, do të më kishit marrë për të çmendur! Por ndodhi pikërisht kështu. Ne jetojmë në një kohë kur bota mund të rrotullohet plotësisht dhe krejt papritur, me 180 gradë, prandaj është e padobishme që të rrish e të spekulosh se si do të bëhet më vonë.

A jua kanë rritur sidoqoftë sado pak frikën sulmet terroriste në Paris?

Po, por, paçka ngjarjeve të javës së kaluar, më ka bërë përshtypje vullneti i parizienëve për t'i lënë mënjanë frikërat dhe për të vazhduar jetën e zakonshme tipike pariziene. Duke shkuar përsëri në restorante, duke shkuar përsëri në koncerte dhe ndeshje futbolli, duke vazhduar të jenë parizienë të vërtetë. Kjo është përgjigjja e duhur.

Megjithatë, Presidenti frances Holland i ka shpallur luftë IS-it. A jemi në luftë?

Me siguri që ekziston dikush që është në luftë me ne. Mua asnjëherë nuk më ka bindur shprehja e qeverisë Bush: „lufta kundër terrorit“, sepse një luftë e tillë nuk mund të fitohet. Me terrorin nuk mund të nënshkruash asnjë kontratë paqeje. Lufta bëhet kundër njerëzve të thjeshtë, por është edhe një luftë kundër kulturës. Kundër gjithë asaj çka ne në Perëndimin liberal e çmojmë – kundër muzikës, zbavitjes, ushqimit të mirë, ndeshjeve të futbollit – kënaqësi të tilla janë armiku i fanatikëve. Qejfi duket se është ajo që ata urrejnë më shumë, prandaj ne pikërisht këtë duhet të vazhdojmë të bëjmë.

Cili është roli i shkrimtarëve në këto kohëra?

Librat duhet të krijojnë një botë në të cilën ndihesh mirë dhe e cila hedh një dritë ndryshe mbi botën aty jashtë. Kur lexuesi largohet përsëri nga bota dhe faqet e librit, një pjesë e asaj bote mbetet brenda tij dhe bëhet pjesë e mënyrës se si ai mendon dhe ndikon në mënyrën se si ai e percepton botën rreth tij.

Si ndodhi që ju shkruat një libër në të cilin, ndryshe nga librat e tjerë, ju nuk shfaqeni fare?

Mjaft fola për vete, mendova. Le të flasim për njerëzit e tjerë. Për ata që bëjnë një jetë krejt të zakonshme, deri kur papritur ndodh diçka e frikshme dhe që të ndryshon jetën. Si veprojmë ne në situatën e re? Mes gjithë këtyre njerëzve gjendet i fshehur një tis i hollë magjie prej xhindi. Ata janë pasardhësit e dashurisë së lashtë midis princeshës së xhindëve dhe një njeriu. Shpesh ne gjejmë në mesin tonë forcë, moral, ndihmë intelektuale dhe emocionale, dhe ne as që e dinim që e gjithë kjo gjendet mes nesh. Njerëzit papritur mund t'i bëjnë ballë çdo lloj katastrofe.

Ju keni qenë një nga kritikët më të egër të anëtarëve të PEN-it (shoqatë ndërkombëtare, jo politike dhe jo qeveritare, e shkrimtarëve), të cilët në mbrëmjen gala të përvitshme shpreheshin kundër Charlie Hebdo. Çfarë ju ka zemëruar më shumë?

Ata thjeshtë ishin kryekëput gabim, pavarësisht nëse e pëlqenin revistën ose jo. Karikaturistët u vranë sepse bënin vizatime. Dhe PEN është një organizatë e cila lirinë e mendimit duhet ta shkruajë me shkronja të mëdha. Kush nuk i respekton njerëzit të cilët herë pas here merrnin kërcënime dhe prapëseprapë vazhdonin punën e tyre, dhe të cilët si përfundim u vranë për shkak të disa kariakaturave politike, është krejtësisht patetik. Shumë kritikë, për shembull, nuk e dinin se karikaturistët nuk urreheshin e që përkundrazi njerëzit i donin. Dhe se revista nuk është raciste, por madje kundër racizmit, se armiku i tyre më i madh është partia radikale „Front National“. Për mua ishte e tmerrshme, kur të vdekurit u paraqitën në mënyrë aq të shtrembëruar, vetëm e vetëm që të mund të protestonin kundër tyre.

Në panairin e librit në Frankfurt, këtë vit, ju thatë: „Profesioni ynë ngjan gjithnjë e më shumë me një fushatë“. Për çfarë fushate e kishit fjalën?

Ne duhet të mbrojmë lirinë tonë të çmuar dhe të fituar me luftë të egër. Në shekujt e fundit, në Evropë janë zhvilluar koncepte të lirisë nga të cilat sot përfitojmë të gjithë. Këto ide kanë mbërritur deri në Amerikë, por çështja është kjo: Ne duhet të ndihemi me fat, që jetojmë në një pjesë të botës, ku mund të jemi të lirë. Shumica e vendeve të tjera nuk e kanë këtë liri. Kina? Jo. Një pjesë e madhe e botës islamike? Sinjal negativ. Pjesa më e madhe e Afrikës? Jo. Nëse ne i kemi këto vlera, atëherë duhet edhe t'i mbrojmë. Ne duhet të luftojmë për to, nëse duhet.

Shkrimtari britanik me origjinë indiane, Sir Salman Rushdie, është një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të letersisë bashkohore. Ai i pasuron tregimet e tij me elemente nga bota e përrallave. Për një pjesë të botës islamike ai është një figurë e urryer: Në vitin 1989, libri i tij “Vargjet satanike” i dha shkak klerikut dhe udhëheqësit revolucionar iranian, Ajatollah Chomeini, që përmes një fetvaje (në traditën muslimane, një shkresë me vlerë juridike e shkruar nga një myfti) ta dënojë me vdekje shkrimtarin Rushdie. Romani i tij i ri “Dy vite, tetë muaj dhe njëzet e tetë netë” është publikuar nga shtëpia botuese C. Bertelsmann.

Shënim: Në anglisht libri titullohet ‘Two Years Eight Months and Twenty-Eight Nights’ dhe është publikuar nga Random House.

“Regjisori ndërkombëtar që duhet ta njihni: Visar Morina“, është titulli i shkrimit të revistës amerikane Variety, e cila i ka dhënë fokus të veçantë filmit kosovar “Babai”.

Filmi “Babai” i Visar Morinës me koproduksion gjermano-kosovar-maqedonas ka përfunduar xhirimet në Ohër të Maqedonisë, pas dy muaj xhirime në Kosovë, Gjermani e Maqedoni.

Filmi i Morinës flet për Norin, i cili shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të mos u ndarë nga ai. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.
Në rolet kryesore janë: Val Maloku (Noli), Astrit Kabashi (Gëzimi), Enver Petrovci, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Alban Ukaj, Xhevdet Jashari, Armond Morina etj.
“Babai” me regji dhe skenar të Visar Morinës është projekti më i shtrenjtë i realizuar deri më tani në Kosovë, ndërsa pritet të jep premierën ndërkombëtare në fillim të vitit 2015, thuhet ë komunikatë.
Ky film është produksion i NikoFilm (Gjermani), Produksioni Krusha (Kosovë), Skopje Film Studio (Maqedoni) dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, nga fondacionet gjermane të filmit si Film und Medien Stiftung NRW, fondacioni FFA, fondacioni Nordmedia, Fondi Maqedonas i Filmit, nga televizioni publik gjerman WDR, televizioni publik gjermano-francez ARTE, si dhe nga Televizioni Publik i Kosovës 
babai
































































[PDF]BABAI by Visar Morina





Ata sqarojnë se si ky film është i dyti me radhë i këtij shteti që ka arritur të hyjë në garën e Oscars për kategorinë e filmave me gjuhë të huaj.
Image result for Visar Morina
Visar Morina

Po ashtu vëmendje i është dhënë edhe regjisorit të këtij filmi, Visar Morina, duke treguar se si ai së bashku me familjen e tij ishin shpërngulur në Gjermani kur i kishte 15 vjet, dhe se si ai nuk dëshiron që ky film të bëhet pjesë e debatit rreth krizës së emigrantëve në Evropë.
Image result for Visar Morina
Ideja e tij fillestare për filmin ishte që të ndjellë frikën që e përshkonte Kosovën në periudhën midis rënies së komunizmit në Jugosllavi dhe shpërthimit të luftës me Serbinë.
Image result for Visar Morina
Të gjithë ishin “të frikësuar për vdekje”, ka deklaruar ai.


Image result for Visar Morina

Variety.com po ashtu i vë në pah edhe çmimet e fituara të këtij filmi, përfshirë këtu në Munich Film Festival, fitues i trefishtë në festivalin German Cinema New Talent Awards – për regji, skenar dhe aktorin më të mirë – e që këtë të fundit e kanë ndarë bashkë aktorët Astrit Kabashi dhe Val Maloku, të cilët në këtë film e luajnë rolin e babait dhe të birit .

******


International Director You Should Know: Visar Morina

http://variety.com/


First-Time Director Visar Morina Behind Kosovo's
COURTESY OF KARLOVY VARY FILM FESTIVAL
The director behind Kosovo’s second-ever entry in the foreign-language Oscar race is himself a debutant.
Germany-based, Kosovo-born writer-helmer Visar Morina’s feature bow, “Babai,” burst onto the scene at the Munich Film Festival in July, winning three times at the fest’s German Cinema New Talent Awards — for director, script and actor — the last prize shared by Astrit Kabashi and Val Maloku, who play the father and son in the film. A week later, Morina won the director prize at the Karlovy Vary Film Festival.
Image result for Visar Morina
“Babai,” which means “father,” tells the story of 10-year-old Nori, who lives in pre-war Kosovo. His father, Gezim, is the center of his world. When Gezim leaves one day without warning to look for work in Germany, Nori sets out to find him.
Image result for Visar Morina
Born in Kosovo in 1979, Morina moved to Germany with his family when he was 15. He started working on the script for “Babai” in 2007, with funding from Film und Media Stiftung NRW in Germany. Heading to Kosovo to write, he stayed almost six months. Through a former tutor, he met up with his producer, Nicole Gerhards of Berlin’s Niko Film.
The movie is Kosovo’s most expensive, at $2 million, and the first round of production funding came from the Kosovo Film Centre, with additional backing from Macedonia, France’s CNC and Germany’s FFA, among others.
Image result for Visar Morina
Though Morina was a refugee himself, he doesn’t want the film to become part of the debate around the European immigration crisis. “I don’t want to get into all that,” he says. The writer-director’s initial idea for the movie was to evoke the fear that pervaded Kosovo in the period between the fall of communism in Yugoslavia and the outbreak of war with Serbia. Everyone was “scared to death” of the police, he says.

Image result for Visar Morina
But Morina decided to show things like violence and state suppression indirectly. In one scene in “Babai,” a policeman whistles to a car to stop, but looks away while the driver waits. The driver moves off, and the policeman whistles again for him to stop. In another, a trafficker in humans throws Nori out of a boat so the coast guard is forced to rescue him, giving the trafficker time to escape. Yet the trafficker is not portrayed as evil. “It is just part of his job,” Morina says. “Like a waiter bringing you a coffee.”
Image result for Visar Morina
As Morina repeatedly rewrote the script, the focus of the story shifted onto the relationship between the son and his father, told from the boy’s point of view. “In the end, it turned out that it was much more about trust,” he says. “The boy’s conflict with the father is something everyone can relate to.”

A është kjo ‘monstra’ që e meritojmë?



ARDIAN GJINI


Shumë kohë më parë, Patriarku Jakob e kishte ngritur kampin. Gjatë natës dikush hyri në tendën e tij dhe u kacafyt me të deri sa zbardhi drita. Jakobi e pranoi duelin edhe pse e kuptoi se kundërshtari i tij ishte Zoti. Në mëngjes, ai ende nuk ishte mundur dhe dueli përfundoi vetëm atëherë kur Zoti pranoi që ta bekonte atë…

Paolo Coelho, “Mali i Pestë” (The Fifth Mountain), fq.203



Demokracia duhet të konsiderohet si e drejtë universale. E drejta e njerëzve për të qeverisur me veten, me të mirat dhe me fatin e vet është e drejtë e pamohueshme. Padyshim se kjo e drejtë nuk guxon të vendoset mbi padrejtësinë që mund t’i shkaktohet tjetërkujt. E drejta për demokraci duhet të vendoset mbi të drejtat që iu garantohen të gjithëve, por ‘askush nuk mund të ketë të drejta që bien ndesh me arsyen’. Kjo duhet të vlejë edhe për individin edhe për grupin, edhe për shumicën edhe për pakicat. E drejta për demokraci është sinonim me të drejtën për liri.

Sipas Dahl, demokracia nuk është asgjë tjetër përpos një mënyrë për të qeverisur me shtetin, kështu që asnjë formë tjetër e organizimit njerëzor nuk mund të jetë demokraci për pa qenë shtet fillimisht.

Pra, nëse e drejta për demokraci (lexo: e drejta për të qeverisur me veten ose e drejta për liri) është e pamohueshme dhe nëse ajo e drejtë është e parealizueshme për pa pasur shtet, atëherë edhe e drejta për të pasur shtet është e drejtë fundamentale e cila nuk mund të matet me ndonjë formë të të merituarit të posaçëm. Ndryshe, këtë koncept e ka thurur më së miri T. E. Lawrence (Lorenci i Arabisë), në gusht të vitit 1920 me fjalët: “A janë të gatshëm për pavarësi mbetet të shihet. Por nuk ekziston ndonjë meritë e veçantë që ta bëjë dikënd të kualifikohet për të qenë i lirë”.

Se e drejta për të pasur shtet është e pamohueshme vërtetohet edhe nga rrjedha logjike e kundërt. Nuk ekziston asnjë shpjegim moral që një “populli” t’i mohohet kjo e drejtë. Mund të ketë shpjegim të forcës, apo të rrethanave gjeopolitike por assesi shpjegim moral apo të logjikshëm. Referendumet në Skoci apo në Kuebek e shpjegojnë më së miri konkludimin e fundit. Pavarësisht faktit se as populli i Skocisë e as ai i Kuebekut nuk mund të gjenin arsye të tipit shtypje, dhunë apo mohim i të drejtave të njeriut, për anglezët dhe për kanadezët e drejta e tyre për të kërkuar shtet nuk mohohej. Ta meritosh shtetin nënkupton ta kërkosh atë dhe të jesh i gatshëm për të sakrifikuar. E ndjenja e sakrificës lind mu atëherë kur një e drejtë mohohet.

E drejta për të pasur shtet (lexo: liri dhe demokraci) nuk meritohet. Ajo ekziston. Në aspektin filozofik moral, t’i thuhet një populli se është ende i papjekur për të qeverisur me veten dhe prandaj nuk e meriton pavarësinë është njëjtë sikur t’i thuhet një individi se nuk e meriton të drejtën e fjalës së lirë sepse nuk ka lexuar mjaftueshëm dhe nuk di të shprehet si duhet.

Çështje krejt tjetër është ndërtimi i një shteti të mirë, i një shteti të cilin populli e “meriton”.

Logjikisht, të marrësh atë që meriton do të thotë të marrësh diçka të barasvlefshme me mundin që ke investuar. Por rastet kur dikush provon të ta vjedh atë mund apo atë sakrificë nuk janë të panjohura as për individët e as për popujt. Madje madje, në të shumtën e rasteve hajnat vijnë nga brenda.

Populli i Kosovës meriton edhe shtet më të mirë, edhe qeveri më të mirë. Populli i Kosovës nuk meriton t’i vidhen votat dhe vullneti politik. Populli i Kosovës nuk meriton t’i vidhet mundi dhe djersa përmes tenderëve. Populli i Kosovës nuk e meriton një qeveri që e rrënon solidaritetin duke i ndarë të mirat dhe drejtësinë në mënyrë brutalisht të pabarabartë. Populli i Kosovës nuk meriton qeverisje “monstër”, siç po e quajnë tani vet ata që kanë investuar shumë në ngritjen e saj.

Fatkeqësisht, krijuesit e kësaj “monstre” qeverisëse dhe politike nuk janë vetëm njerëzit që janë drejtpërdrejtë në pushtet. Poaq fajtorë janë edhe ata që kanë ndihmuar me vite për ndërtimin e kësaj piramide. Ata janë në universitet, në media, në gjyqe, në ndërmarrje publike, në biznes, kudo. Janë njerëzit që kanë pranuar “karamele” nga pushteti për vite të tëra. Dhe si gjithmonë, krijuesi nuk dëshiron ta shohë krijesën e vet të plandosur, qoftë ajo edhe monstër. Krijuesit frikohen kur populli fillon ta urrejë monstrën e tyre prandaj me të gjitha fuqitë që kanë i dalin në mbrojtje. E mbrojnë atë në mënyrën më të pandershme, duke provuar t’i bindin njerëzit se edhe shumë krijesa tjera janë monstra, ndoshta edhe më të këqija se ajo e tyre. Se më mirë është të jetë në pushtet një “monstër” si kjo e tanishmja se sa një tjetër edhe më e keqe që mund të vjen. Se populli, në fund të fundit, një monstër e meriton.

Kjo kolumne është shkruar për klankosova.tv

P.S.

Paragrafi nga vepra e Paolo Coelhos është përkthyer nga autori i kolumnes.

Një përgjigje për agresionin ndaj vajzave nga Kosova!



BLENDI FEVZIU

Mbasditen e djeshme në adresën time të emailit mbërriti një letër e dërguar nga një grup vajzash nga Kosova, të cilat denonconin një rast mjaft problematik dhe të frikshëm që ju kishte ndodhur në Shqipëri këtë fundjavë. Letra drejtohej me idenë që të përdorej në emisionin OPINION si sensibilizim për të shmangur rastet e ngjashme dhe problematike. Nisur nga fakti që një njeri që viziton vendin tënd duhet të jetë 10 herë më i sigurtë se sa vetë ti, e bëra letrën publike në Facebook, në adresën time personale. Me rastin isha njohur edhe më parë nga gazeta Ekspress. I premtova vajzave me email që do merresha me rastin e tyre dhe sot jam marrë intensivisht me të. Meqenëse vajzat nuk e bënë emrin publik, unë po ju drejtohem thjeshtë me të nderuara vajza, duke ju përgjigjur po ashtu publikisht.

Të nderuara vajza

Ju më bëtë publik dje shqetësimin tuaj përmes një letre që është botuar edhe në shtyp. Ju falenderoj shumë për të dhe besimin që më keni dhënë. Kur lexova lajmin për pata një ndejsi turpërimi nga ato që ndodhin jo rrallë kur flitet për bashkombasit e mi (por edhe tuajët sepse unë kurrë nuk i kam ndarë në shqiptarë e Kosovare, siç thoni ju, por në shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarë që jetojnë në Shqipëri apo Maqedoni). Pata një ndjesi turpi që e shpreha edhe në Facebook. Gjëja e parë që bëra ishte të organizohesha për të marrë sa më shumë detaje që të ndërtoja një emision për të denoncuar rastin, që nuk dua kurrë, në asnjë rrethanë që të kthehet në fenomen. Komunikuam me Ministrinë e Brendshme, policinë e Lezhës, atë të Kufirit dhe me vendin ku ju po darkonit. Lexova disa nga deklaratat e dhëna dhe për fatin e keq ajo që del nuk përputhet aq shume me mënyrën se si e tregoni ju. Në mbrëmje, kur rilexova letrën tuaj, gjeta gjëra, që si një njeri më i madh në moshë, do t’ju sugjeroja që ti korrigjonit. Por për këtë do t’ju flas më vonë. Rikthehem tek ngjarja.

Sipas asaj që mësova nga burimet e mia ju keni qenë në Tiranë për një festë beqarie. Keni festuar në një nga pubet e famshëm të Tiranës mjaft të kënaqura. Këtë ja keni shprehur edhe personalit aty. Mbasditen e së dielës jeni kthyer në restorantin “Mrizi i Zanave” ku keni pasur një incident me kamarierët për arsye të pagesës dhe ku keni qenë të pakënaqura dhe keni folur ashpër për ‘shqiptarët” që nuk dinë të shërbejnë apo nuk dinë të sillen. Kjo, nëse është e vërtetë, më habit. Po jua përsëris edhe një herë, mos na ndani në ne dhe ju.

Ju thoni se pasi keni dalë nga restoranti, në afërsi të fshatit Fishtë dikush me motor ju ka ndjekur. Po citoj letrën tuaj:

“Pasi që e kaloi veturën tonë la motoçikletën diku në gjelbërim që të mos e shihnim dhe u shfaq pas disa sekondash tek dritarja e veturës, së pari duke i rënë fuqishëm xhamit të veturës e më pas duke tentuar të hapte dyert dhe të futej brenda. Meqenëse dyert tona ishin te bllokuara, ai filloi të gjuante me armë në ajër, ngjitur me veturën tonë, duke na tmerruar.

Në raportimin e policisë nuk rezulton në një hapësirë prej 1.8 km asnjë gëzhojë arme. Mbi të gjitha, në fshat, asnjë banor nuk ka dëgjuar të shtëna armësh. As drejtuesit e restorantit me të cilët kam folur dje dhe që janë nisur menjëherë në ndihmën tuaj. Ose ju nuk keni dëgjuar mirë, ose policia dhe banorët gënjëjnë.

Po, sipas policisë ka pasur një motoçikletë që është shfaqur në atë rrugë. Unë besoj se motoçiklisti mund të ketë tentuar t’ju ndalojë e mbase edhe t’ju grabisë. Nëse kjo vërtetohet ai është një keqbërës, një bandit, ndaj të cilit shteti dhe drejtësia duhet të japin një dënim shëmbullor. Askush nuk ka të drejtë të shqetësojë askënd, e aq më tepër të kërcënojë një grup vajzash të pashoqëruara. Për këtë, po ju kërkoj edhe publikisht forcave të rendit që personi të identifikohet sa më shpejt dhe të marrë ndëshkimin e merituar. Madje politika shqiptare duhet të forcojë legjislacionin dhe çdo agresion ndaj personave jo rezident në Shqipëri të ketë një ndëshkim më të rëndë se sa ai që jepet normalisht. Por nuk ka rast në botë, ku personi ose personat e kërcënuar të mos pranojnë bashkëpunimin e policisë. Ju thoni:

“Përpos tmerrit psikik të cilin e përjetonim dhe frikësoheshim se personi i cili na tmerroi do të telefononte dikë të na dilte në pritë diku në rrugë (duke marrë parasysh që raste të tilla në Shqipëri ndodhin shumë shpesh jo vetëm tek turistët kosovarë, por kemi edhe rastin e turistëve çekë të cilët u vranë dhe vrasësi i tyre tani u dënua me burg të përjetshëm), ne frikësoheshim të ndaleshim edhe tek Policia rrugore pasi në shumë prej emisioneve tuaja shohim se banditët dhe Policia janë të lidhur shumë ngushtë me njëri-tjetrin. Pa keqkuptime, këtu kemi të bëjmë vetëm me kriminelët dhe banditët të cilët shëtisin lirshëm në vendin tuaj.”

Nuk arrij ta kuptoj se një njeri i kërcënuar nuk kërkon ndihmën e policisë dhe mendon që policia është palë me kriminelët. Po, ka shumë raste denoncimi në Shqipëri, ka shumë raste që trafikantë dhe keqbërës bashkëpunojnë me policinë, por zonja të nderuara, trupa policore shqiptare ka 103 vjet që përballet me krimin dhe keqbërësit. Ka qenë aty në mbrojtje të qytetarëve. Nëse ju telefononi policinë dhe nuk ndaleni kur ajo j’ua kërkon, unë këtë nuk arrij ta kuptoj. Më pas vijoni:

“Meqë ishim në veturën të cilën e kishin sulmuar, vendosëm të mos ndaleshim askund deri te kufiri i Kosovës. Në ndërkohë, shoqet tona u ndaluan nga Policia e Lezhës për shkak të telefonatës së bërë nga ne duke kërkuar kështu më tepër informacion, gjë që është shumë e logjikshme. Çka nuk më dukej e logjikshme ishte fakti se ata insistonin që ne, vetura e sulmuar, të ktheheshim në Stacionin policor në Lezhë, në të kundërtën shoqet tona nuk do të liroheshin.”

Kjo sipas policisë, nuk rezulton e vërtetë. Në momentin që keni kërkuar ndihmë, duhej patjetër të jepnit shpjegime dhe të bënit edhe denoncim në polici. Kështu është ligji. Sipas policisë, Operatorja e shërbimit që keni telefonuar ju ka marrë mbrapsht disa herë dhe ju keni refuzuar të bashkëpunoni, madje edhe t’i jepni të dhënat se ku jeni. Për fat, të gjithë telefonatat në polici regjistrohen dhe avokati juaj mund t’i marrë dhe të dëgjojë se cili ka qenë komunikimi juaj me një vajzë të policisë që kërkonte të dërgonte në ndihmën tuaj patrullën e gatshme. Më pas vijoni:

“Kur ne dolëm të tronditura dhe të dërrmuara nga të qarat dhe ulërimat në veturë, dhe filluam të shpjegonim ngjarjen, policët kufitarë menduan se ardhja në kufirin e Kosovës ishte veprimi më i zgjuar që ne kishim ndërmarrë, jo për të fyer ndokënd, po për vet faktin se ngjarje të tilla këto kohët e fundit kundrejt turistëve kosovarë ka pasur shumë.”

Edhe kjo të nderuara vajza nuk më rezulton e vërtetë. Mund të shihni statistikat. Aksidente mbase po, por grabitje jo.

Së fundmi, jam i prirur t’ju besoj plotësisht, por pa denoncim dhe mbi të gjitha pa bashkëpunim nuk ka asnjë mundësi të zbulohen dhe kapen keqbërësit. Shpreh keqardhjen për çdo gjë që ka ndodhur, e cilësdo përmase qoftë ajo. Eshtë e dënueshme, është kriminale, është e patolerueshme dhe Policia Shqiptare duhet të japë urgjent një version përfundimtar.

Së fundmi, po ju them pak gjëra për mënyrën se si shkruani. Kam shkëputur 6 fraza nga letra juaj:

“Edhe ne kemi hallet dhe problemet tona, mirëpo probleme të tilla kemi më pak, për të mos thënë aspak në krahasim me ato që ndodhin në rrugët tuaja.”

Së pari kriminelët nuk kanë kombësi. Së dyti nuk keni asnjë statistikë që të tregoni se në rrugët e Shqipërisë shëtisin kriminelë. E treta ka gati 600 mijë shqiptarë të Kosovës që vijnë në Shqipëri dhe nëse kriminelët do shëtisnin rrugëve ata nuk do ktheheshin më.

Ju shkruani: “Ndoshta ju në Shqipëri jeni mësuar me ngjarje të tilla, mirëpo ne në Kosovë jo.”

Të nderuara vajza, mos i ndani shqiptarët në ju edhe ne. Mos shisni një moral fals se është turp për moshën që keni. Të thuash që Kosova është parajsa dhe Shqipëria është ferri, kjo nuk është thjeshtë qesharake, por është raciste.

Ju shkruani: “Duke u nisur nga fakti që një pjesë shumë e madhe e të hyrave në shtetin tuaj vijnë nga turistët kosovarë, çka ne marrim prej jush në këmbim në shumë raste është vjedhja dhe terrori që na shkaktohet në rrugët tuaja.”

Mos keqpërdorni çështjen e parave. E para, askush nuk dhuron para, por paguan shërbimin që merr. Paraja nuk ka kombësi, dhe madje e keni dëgjuar që më shumë para nga Kosova shkojnë në Serbi se sa në Shqipëri, por kjo nuk do të thotë asgjë. E fundit unë nuk di që shpërblimi për shqiptarët e kosovës të jetë vjedhja dhe terrori. Pyetini gjithë ata që vijnë në Shqipëri çdo javë për të qenë më realiste! Ky është minimalisht ekzagjerim.

Ju shkruani: “Pavarësisht faktit se a do të zbulohet e vërteta nga institucionet e juaja të ndjekjes, së paku ne do të ju hapim sytë vendasve tanë që të kenë kujdes dhe të mos udhëtojnë në Shqipëri gjatë natës, për të mos thënë të mos vijnë në Shqipëri fare.”

Mos merrni përsipër të flisni në emër të gjithë shqiptarëve të Kosovës. Zgjedhja është individuale. Si mundeni ju t’i flisni një shoqërie, me një megallomani të tillë?! Eshtë e pashembullt për disa vajza të reja, ku modestia dhe thjeshtësia, duhej të ishin virtytet bazë.

Ju shkruani: Me keqardhje më duhet të them se rreziku që i kanoset Shqipërisë jeni vet ju, qytetarët e Shqipërisë.

Kjo padyshim që është e vërtetë. Ne jemi të keqinjtë e vetes, ne jemi problemi yne. Por meqë flisni për këta qytetarë edhe unë po ju kujtoj diçka që ju se keni parë sepse keni qenë të vogla o mbase s’kishit lindur ende. 16 vjet më parë, këta qytetarë të Shqipërisë, këta të këqinj të vetvetes, mbajtën plot 1 milion shqiptarë të kosovës. Jo me “të hyra” siç thoni ju’ në skamje dhe varfëri, duke u ngushtuar dhe duke ndarë gjithçka kishin. Nuk pati asnjë rast problematik dhe s’pati asnjë moment që dikush të bënte letër publike apo të vajtonte. Dhe e dini pse? Sepse raporti me të vërtetën është jetik. Mjafton një ekzagjerim dhe ballanca humbet. Ndaj qëndrojini të vërtetës suaj; bëni detyrën tuaj, bashkëpunoni me policinë shqiptare pa e paragjykuar atë që keqbërësi të vihet përpsara drejtësisë. Ju premtoj që kjo temë do jetë pjesë e emisionit Opinion në rastin më të parë. Do të mundohem të bëj publike edhe materialet e ngjarjes. Procesverbalët dhe bisedat e regjistruara telefonike, por mbetem në pritje që policia shqiptare t’i japë një version final ngjarjes. Dhe uroj që raste si ky, të mos ndodhin kurrë dhe ju të riktheheni sërish në Shqipëri…


Kë po e godet Ambasadori Amerikan në Tiranë?



ANDI BUSHATI


Tek ata pak njerëz që i njohin mirë kulisat diplomatike përditë e më shumë po përforcohet një ide: se këtë radhë ShBA dhe BE janë bërë bashkë në Shqipëri, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë: për t’i dhënë fund farsës së njerëzve që vrasin pas gardhit të institucioneve dhe nuk u hyn gjemb në këmbë; për t’u dhënë fund politikanëve që vjedhin me bllok në dorë dhe dalin të pafajshëm; për t’u dhënë fund atyre që rrisin borxhin publik për t’u shpërndarë para miqve dhe që njëkohësisht luajnë rolin e shenjtorëve duke hapur faqe për transparencën.

Do ishte shumë e bukur sikur të qe e vërtetë.

Por, pavarësisht kësaj ëndrre, ajo që dihet me siguri është se Uashingtoni dhe Brukseli e kanë marrë seriozisht reformimin e drejtësisë shqiptare. Jo më shumë se sa në harkun e një jave ambasadori Lu foli me emra të përveçëm për ata gjyqtarë që lirojnë kriminelë. Në sintoni me të edhe shefja e BE-së në Tiranë, Vlhautin, foli për ato toga të zeza që kanë pasuri miliona dollarëshe në emër të grave.

Mjafton të shikosh vetëm këto dy reagime të fundit, për të kuptuar se në këto shpërthime nuk ka asgjë të rastësishme; për të parandjerë se aleatët tanë perëndimorë këtë radhë e kanë seriozisht.

Ata janë angazhuar në mbrojtjen e një projekti që e kanë hartuar me specialistët dhe mbikëqyrjen e tyre.

Pikërisht në emër të këtij projekti ata po krijojnë një klimë mbytëse kundër xhambazëve të korporatës të gjyqtarëve shqiptarë dhe politikanëve që mund të dalin pro tyre. Pikërisht për këtë Lu flet me emra konkretë dhe Vlahutin u përmend disproporcionin mes pagave dhe pasurive.

Dhe deri këtu gjithçka duket me nota optimiste.

Por, pyetja që shtrohet është : po pas kësaj? Mirë që po hartohet një projekt, po kush do ta vërë atë në jetë ?

Opozita ka thënë se nuk e voton.

Po a mund të qëndrojë ai në këmbë me votat e një shumice që po rezulton përditë e më kleptokrate?

Kush do ta marrë në dorë spastrimin e togave që janë nxirë më shumë sesa rroba që mbajnë veshur?

Kush do të përzgjedhë gjykatësit e rinj?

Po prokurorët?

Kush do t’i bëjë emërimet?

Është vështirë të gjendet një përgjigje për këto pyetje. Sepse asnjë krah i politikës nuk e ka tagrin moral ta bëjë këtë transformim. Ata të gjithë së bashku janë varrmihësit e drejtësisë.

Kohë më parë, një kolegu im gazetar, i cili kishte një proces të madh me një nga oligarkët tashmë të falimentuar, shkoi t’i kërkojë ndihmë dhe drejtësi kreut të shtetit që ishte në detyrë. Për hir të së vërtetës, Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u angazhua në favor të gazetarit. Por ky i fundit megjithatë e humbi betejën në gjykatë. Dhe kur, pas disa kohësh, u përball me gjykatësin që kish dhënë vendimin, ky i fundit i tha: “Më fute mikun e gabuar: unë presidentit ia kam bërë respektin, e ka marrë ai pjesën e tij për emërimin tim. Ndaj tani jam i pavarur”.

Këtë tip gjyqtari ka ndërtuar politika në Shqipëri këto 20 vjet. Atë që paguan dhe bën favore politike në këmbim të “pavarësisë” që në këtë rast kuptohet si licencë për të grabitur.

Atë që nuk dënon politikanin, por rrënon të vobektin. Atë që nuk ia jep pronën hallexhiut, por oligarkut që blen gjithçka. Atë që gjithmonë dënon për shpifje opozitën (kushdo që të jetë) dhe nxjerr të pafajshëm pushtetarin. Atë që ka guximin ta lërë tragjedinë e Gërdecit pa asnjë të burgosur. Abuzimet për rrugën e kombit, pa asnjë fajtor. 21 janarin pa vrasës.

Atë tip gjyqtari që i jep njësoj të drejtë edhe Ilir Metës edhe Dritan Priftit. Që i heq 10 votat Ramës kur është në opozitë dhe që i bindet sot çdo telefonate që vjen nga paradhoma e tij si kryeministër.

Ky është profili i gjykatësit që ka skalitur kjo klasë politike dhe për këtë ajo e ka humbur shansin që të rikrijojë një të ri.

Prandaj sado të forta të duken reagimet e diplomatëve kryesorë të perëndimit, sado e qëlluar të jetë taktika e tyre për të mbarsur një mjedis armiqësor ndaj gjyqtarëve që vetëmbrohen dhe politikanëve që i qëndrojnë pas, ato nuk i japin përgjigje një pyetjeje themelore:

A mund të ketë kartën morale një Parlament i vetëshpallur me rezolutë si i kriminalizuar të spastrojë një pushtet tjetër?

Natyrisht kjo pyetje retorike nuk ka nevojë për përgjigje.

Po atëherë si veprohet?

Duket sikur zgjidhja është vetëm një. Ashtu siç janë përfshirë në një fushatë arrogante dhe në një ndërhyrje pa dorëza në punët e brendshme të një vendi sovran, diplomatët e huaj në Tiranë, duhet të shkojnë deri në skaj të misionit të tyre. Ata duhet t’u flasin shqiptarëve hapur që ky është projekti i tyre. I ideuar dhe i sponsorizuar nga ata.

Dhe pasi të kenë bërë këtë, të mos mjaftohen me kërcënime dhe shantazhe që t’i hapin rrugën një shumice parlamentare për të kaluar në parlament reformën në drejtësi.

Asnjë shqiptar nuk do të bindej se shumica e sotme e ka seriozisht krijimin e një sistemi të drejtë dhe të ndershëm.

Prandaj dhe Donald Lu edhe Romana Vlahutin, në emër të fuqive që kanë pas duhet t’i dalin hapur në mbrojtje projektit dhe të kërkojnë miratimin e tij me referendum. Duhet ta bëjnë këtë edhe nëse parlamenti i ka votat e nevojshme për të miratuar reformën.

Sepse hapja e një kapitulli të ri nuk mund të bëhet nga varrmihësit e të vjetrit.

Për të duhet të vendosin shqiptarët. Të bindur se ai është një projekt i aleatëve tanë që do të na sjellë shpejt shembuj të ngjashëm me Rumaninë apo Kroacinë.

Natyrisht është e vështirë që t’i kërkohet diplomatëve të krijojnë frymë dhe të jenë idealistë.

Për ata i rëndësishëm është qëllimi.

Por në këtë rast, ky qëllim rrezikon të shndërrohet në farsë, nëse ai nuk do të jetë i besueshëm dhe i pranuar nga pjesa më e madhe e shqiptarëve. Këtë herë duhet të jenë ata dhe jo kasta që duhet të vendosin për një lëvizje që jep shpresë. Pikërisht për këtë duhet referendum.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...