2015-11-30

“Veç pavarësi, asgjë më pak” – Botimet Koha, Ibrahim Rugova flet vetë!

Nga Enver Robelli
Për Ibrahim Rugovën të gjithë e kanë së paku një mendim. Disa e lartësojnë si themeltarin e shtetit të Kosovës, të tjerët e shohin me sy kritik. Politikanët që në faza dramatike shndërrohen në udhëheqës të një populli kalojnë nëpër tri faza: të lavdërimit, mohimit dhe vlerësimit real. Ka ardhur koha që Rugova të vlerësohet realisht. Një kontribut për të plotësuar biografinë e tij politike është edhe libri “…Veç pavarësi, asgjë më pak. Ibrahim Rugova në shtypin gjermanofon – 1989 – 2006. Përzgjedhur dhe përkthyer nga Enver Robelli”.
Këtë vepër e sjellin tani botimet KOHA.
Libri përfshinë pothuaj të gjitha intervistat, deklaratat, portretet, reportazhet me, rreth dhe mbi Ibrahim Rugovën në shtypin gjermanofon. Karriera politike e Rugovës në skenën ndërkombëtare dhe pranimi i tij si lider i shqiptarëve të Kosovës fillon me botimin e intervistës së tij të famshme në revistën gjermane “Der Spiegel”, më 26 qershor 1989 – dy ditë para se Slobodan Milosheviqi të mbante fjalimin e tij luftënxitës në Gazimestan me rastin e 600-vjetorit të Betejës së Kosovës.
Gjatë viteve 90-të dhe pas luftës Rugova ka folur pothuaj për të gjitha gazetat dhe revistat e rëndësishme gjermane – dhe jo rrallë është ballafaquar edhe me pyetje të pakëndshme. Përgjigjet e tij shpeshherë janë vizionare, nganjëherë të ngathëta për shkak të indiferencës së bashkësisë ndërkombëtare ndaj terrorit në Kosovë, por edhe dobësive të palës shqiptare në organizimin politik.
Në këtë libër Ibrahim Rugova flet vetë!
Veprës i paraprinë një parathënie nga publicisti Halil Matoshi, i cili në verën e vitit 1989, derisa po kalonte pushimet në Greqi, e kishte blerë revistën “Der Spiegel” me intervistën me Rugovën. Si erdhi revista në Prishtinë? Edhe ky detaj zbulohet në këtë libër – për të vijuar pastaj me tekstet nga shtypi gjerman.

“Hëna nuse e poetit”, kryevepra e radhës e poetit Zef Mulaj

Zef Mulaj vjen keto dite me librin e 11-të poetik, pas pesë botimeve në gjuhen italiane, angleze e gjermane.
Libi më i ri, që u publikua keto dite nga shtepia botuese “EDLORA” Tiranë me titull “HËNA NUSE E POETIT”. Me parathënie nga Ndue Ukaj dhe redaktor Halil Haxhosaj

Ndue Ukaj
Koloriti i poezisë së Zef Mulajt është përplot imazhe, ndjenja, ide, porosi, mesazhe që kërkojnë e aspirojnë të bukurën e jetës si ndjesi, realitet ekzistencial, dhe shpërthejnë nëpërmjet poezisë si formë e veçantë e komunikimit njerëzor.

Është ky poeti që ëndërron yllësitë, si gjithë poetët, dhe me imagjinatën e bujshme poetike lundron nëpër yllësi, male e dete, duke e nuhatur të bukurën, për të cilën aspiron ai, dhe për të cilën, më shumë se kurrë ka nevojë humanizmi ynë. Atij mund të ndodhë t’ia merrë era fjalën në galaktikat e universit me trandje të shumta, ku përplasjet janë të përhershme, por gjithë kjo shkon në funksion të qëllimit të poetit – të gjejë prehje: “Në bibliotekën e dashurisë”; bibliotekë kjo që përfaqëson ëndrra universale të çdo poeti.
Ndonëse poeti Mulaj e di se qenia e poetit bën punën e krijuar për ta; ndonëse e di se atij “I mbeten vargjet/ Si lule pa ujë e diell”, ai nuk ndalet në betejën e tij krejt të fisme; ta sfidojë helmin e gjuhës, realitetin e trishtë, me fjalën e inspiruar poetike. Sepse, një poezi e ndaluar, mund të shpërthejë një ditë, dhe të bëhet kurorë për të kuptuar peshën e fjalës, atë peshë që na jep vullnetin dhe identitetin tonë njerëzor. E ky identitet i brishtë, mund të sforcohet më së miri nëpërmjet poezisë që ka forcë ta përsosë shpirtin dhe sensibilitetin tonë.
Poezia e kërkon të paarritshmen, ndaj përplaset me ata që e ngufatin, veçmas në kohë krizash, siç është ajo e poetit: “Në një pemë e në një ballkon/ Në një garazh e në ndonjë spital/ Lajmet me thikë presin urinë.” Poeti duket sikur të jetë në një varkë, dhe lundron nëpër ujëra e turbullta të kohës, ndaj i duhet me sy që shohin drejt qiellit në detin e pafund të ëndrrave, me aromën dhe me armën e fjalës, ta hedhë shikimin tejmatanë, aty ku pushteti i fjalës poetike
është i paprekshëm dhe mposht pushtet e politikës që prodhojnë shpeshherë të këqija, prishin humanizmin tonë dhe krijojnë varfëri dhe pabarazi.
Temat dhe poezitë e Mulajt janë subjektet dominuese të kohës sonë – kohët e liga nëpër të cilat rrugëton poeti, krizat identitare, ato të marrëdhënieve të politikës me njeriun, të mallit për atdheun, dashurisë, etj. Poeti, dëshpërimin e kthen në këngë, dhe kërkon shpëtimin me poezi e metafora, për t’i mposhtë të ligat e shumta. Në këtë betejë është kryeneç, sepse është atdheu i tij ai që e frymëzon përherë dhe e nxit të shkruajë vargje të hijshme; ai atdheu që i ka muret kullë, si Alpet dhe ato me krenarinë e tyre, tek dielli rrinë, prej nga joshin poetin. Është kjo dashuri imagjinare dhe poetike, një dhunti që ngreh flamurin e mirësisë përballë të këqijave që e godasin atdheun tonë nga plëngprishës të shumtë që sillen vërdallë…
Poeti është i pasionuar për paqen e përjetshme, ndaj komunikon me detin e pafund të ëndrrave, duke u shprehur: “Ah sikur të kisha forcën tënde!” Këtë forcë poeti s’e ka, sepse janë dallgët e detit ato që e trazojnë përherë, por ka një forcë tjetër, të vetën, atë të shpirtit të derdhur në vargjet e poezisë, për t’i pikasur ndjenjat e mendimit e tij, që janë po ashtu ndjesi të kohës, tallazet e këtij deti, që i simbolizon bashkëkohësia.
Ç’është Atdheu, në mos “Një lule një pemë një ferrë”, në universin e të cilit ai ndjen të bukurën e pakufishme që i japin malet, deti, fushat dhe njerëzit. Poeti është i ngazëllyer, sepse e di që “Bota është njeriu”, ndaj atë e kërkon përherë dhe kudo, me aspiratën e përhershme poetike. E kjo botë, është e larmishme, por bëhet hyjnore, kur poeti e portretizon gruan, e cila për të është një dhuratë e shenjtë. E dashuria e poetit për njeriun, është pakufishme dhe shkreptinë me vargjet: “Kur lind një fëmijë/ Dielli bëhet sy.” E ky njeri, nganjëherë është egoist, ndaj, s’ka sesi të mos gjykohet nga poeti sepse ata: “Kanë xhepa të fryrë/ E mëkate në shpirt.”
Poeti mund t’i ngjajë një ”Kitare pa këngë”, mund t’i plogështohet kujtesa, të sfilit nëpër sfida, por asnjëherë nuk sprapset, sepse ai ka fuqinë të rikthejë kujtesën dhe të lëvizë kah e mira me një vjershërim të mrekullueshëm poetik. Zef Mulaj aspiron Itakën e munguar, atdheun e largët, sepse vetja i ngjet me një ëndërrimtar të degdisur në tregun e botës. Kjo është ajo qenie e brishtë, që shtegton në drejtim të mirësisë dhe përsosmërisë. Këtu kemi të bëjmë me një perfeksionim briliant. Autori s’e ndalon zërin e tij që buçet, si poet që rrugëton, për të gjetur frymëzim dhe të shkruajë për tema e motive të bukura, në një mëngjes të bukur, kur poezia shfaqet me krejt spektrin e hijeshisë së saj.

Dr. Zef Mulaj në faqet e revistës Shqiptari

Nga Alban Voka

Revista “Albanezul” në 127 vjetorin e botimit të saj me ndërprerje (1888-1903, 1993-2015) vazhdon të prezantojë subjekte të ndryshme nga bota shqiptare dhe diaspora jonë, viteve të fundit duke u kushtuar nga një numër me nga 50 faqe në kolor, disa krijuesve tanë, njëri ndër ta duke qenë edhe poeti farmacisti Zef Mulaj me banim në Itali. Përveç artikujve dhe lëndës poetike, revistën e dinamizojnë edhe një numër i konsideruar fotografishë, ballina librash dhe faksimile gazetash shqiptare dhe italiane. Nga përmbajtja e revistës respektive po japim edhe disa tituj: “Shpirti i poetit mall e vragë në Haiku” (Halil Haxhosaj), “Lumenj ëndrrash” (Lino Palanka), “Shënime kritike për poetin shqiptar në diasporë, Dr. Zef Mulaj” (Novella Torregiani), “Udhëtimet artistike të fantazisë në “Lumenj ëndrrash” (Halil Haxhosaj), 2Nota critica di Novella Torregiani), “Le piante medicinali sulle Alpi dell’Albania” (Zef Mulaj), “Lulet e egra të kaosit në poezinë e Zef Mulajt (Skënder Buçpapaj), Një libër i rëndësishëm për farmakologjinë” (Prof. dr. Sabile Keçmezi Basha), “Është kënaqësi e veçantë që ta vlerësosh këtë vepër” (Prof. Lamberto Re), Dr. Zef Mulaj, shkencëtar i mirëfilltë dhe shkrimtar i shkëlqyeshëm” (Engjëll Koliqi)
Nga burimet elektronike kuptojmë se Zef Mulaj u lind në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në fshatin Qeresh-Mulaj. Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Në vitin 1994 vendoset në në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij. Në vitin 1998 mbaroi studimet e larta edhe në Universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë.
Zef Mulaj është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton; anëtar i Lidhjes Botërore të Poetëve Kontemporanë (World Poets Society): anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Merr pjesë në koncertet recitale dhe konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë. Specialist në tosikologjinë klinike e ambientale, në farmakovigjilencë mjeksore; ekspert në kontrollin kimik të produkteve farmacutike të lëndës së parë; ekspert në informatikën aplikative. Është i specializuar për ndërhyrjet e shpejta mjeksore për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Merret me hulumtimin dhe zbulimin e substancave të reja farmakologjike natyrale. Është anëtar i Shoqatës së Fito-Terapisë në Repuplikën e Italisë, me qendër në Universitetin e Sienës.
Bibliografi letrare dhe shkencore: Emri që lind diellin, poezi, Tiranë 2004; Mjegullvarur mbi Ballkan, poezi, Tiranë 2006; 880 bimë mjeksore në alpet e Shqipërisë, Tiranë, 2009; Imazh, roman policesk, Shtëpia Botuese Weso Tiranë 2011; Prendi per mano la mia ombra (Merr për dore hijen time), poezi, botuar italisht në Simple Macerata, 2011; Lulet e shpirtit, poezi, Shtëpia Botuese Filara, Tiranë 2012; Memory-Roman, Shtëpia Botuese Filara Tiranë 2012; Altri occhi all’orizonte poezi, Editura Simple, Macerata 2012; Pieni di sogni i fiumi, Editura Simple, Macerata, 2014.

Studime dhe artikuj shkencorë te publikuar:
Bimet etero-vajore ne alpet e Shqiperisë
· Receptura e bimve mjeksore, dhe roli i saj në pasurimin e mjeksisë bashkohore.
· Mundsit ekultivimit te disa bimve mjeksore, etero-vajore, per te perfituar droga me cilsi me te larte.
· Te dhena studimore shkencore lidhur me permbajtjen e substancave aktive ne bime ne nivele te ndryshme klimatike.
· Kushtet e grumbullimit te bimve mjeksore , dhe ruajtja e tyre nga demtimet masive.
· Pasioni dhe puna e nje specialisti ne fushen e mjeksis, rol vendimtare, ne kerimet shkencore.
· Bimet mjeksore ne luginen e valbones. Faktoret dominues mbi cilsin,pastrimi, dhe permbajtja ne sustanca aktive.
· Bimet mjeksore ne luginen e Nikaj-Merturit, faktori klim dhe faktori njeri ne ruajtjen nga demtimet masive.
· Pasuri me vlera te medha komtare natyra e alpeve te veriut ne shqiperi.
· Ekologjia fito-kimike , ne alpet e Tropojes, nje faktor me rendsi te jashtzakonshme ne cilsin mjekuese te bimve.
· Bime endemike ne alpe, origjina dhe disa perdorime ne mjeksi.
· Kure bimsia mjeksore -natyrore , pasuron recepturen mjeksore,si ne kushte farmacie, industrie, e ne kushtet familjare.
· Çfarë doli nga nje experimentim shkencor ne shkollen e mesme bujqesore te Babines ne rrethin e Tropojes (Mbi ndryshimin e kushteve klimatike te bimve mjeksore, adaptimi ne kushte te reja klimatike).
· Ka rezerva ne bimesine mjeksore, per studim , exsperimentim, tregtim, e perdorim.
· Inventarizimi i bimve mjeksore te alpeve te shqiperis, llogaritja statistikore, dhe harta-fitogjeografike.
· Njohja e studimi i mjeksis popullore e venja ne baza shkencore, mje pjes e rendsishe edhe per kulturen komtare.
· Kultivimi i bimve mjeksore ne shkollen e mesme Babin,rezultatet e nje eksperimenti.
· Ritme pune per te shtuar exportimin e bimve mjeksore.
· Alkaloidet bimore ne bimet mjeksore të Alpeve te Shqipëris roli i madh i tyre ne fushen kurative dhe eksperimentale.
· Bimet me veti narkotike ne Alpet e shqiperis, prespektive e madhe per shkencen nderkomtare ,dhe ekonomin komtare.
· Dy bime te rralla ne alpet e shqiperis.
· Jan dhe njihen por sa perdoren.
· Vlerat praktike, ne kushtet shtepiake te disa bimve mjeksore.
· Herbari i bimve mjeksore te alpeve, dhe Fito-terapia nje aspekt me rendsi per te ardhmen e terapis natyrore moderne.
· Kujdes me te madhe per barnat dhe metodate mjeksis popullore.
· Si ti studiom metodate mjekimeve popullore, per ti ven mbi baza shkencore.
· Krehsi i deleve , nje bime me vlera te medha mjeksore, dhe ekonomike (rushkulli) Ruscus aculeatis.
· Analiza kimike ne kushtet e farmacis nje rendsi e veçante ne siguresen ndaj pacientve. (Farmakovigjilancen)
· Kendi analitik ne farmaci, nje aspekt i larte ne rolin e farmakovigjilences Mjeksore.
· Ndjekja e efekteve te barnave tek pacientet, nga mjeku , farmacisti, dhe dokumentimii tyere ,per ti konfrontuar me prodhuesit dhe experimentimin klinik.
· Reaksioni “Dragendorf” – ne identifikimin e alkaloideve natyrore ne bime, dhe ne kompnimet e tjera.
· Farmakovigjilanca, spekullimi, dhe abuzimi me barnat aspekte te dokumentuera.
· Farmakovigjilanca, dhe roli isaj ne zbulimin, informacionin, dhe rastet e te demtuarve nga perdorimi i barnave.
· Kerkimet shkencore ne industrin e barnave , duhet te orientohet nga intersi i pergjithshem kurues e jo tregtar.
· Efekte e padeshiruera nga barnat me origjin sintetike, dhe ato me origjin natyrore. Fito-farmakovigjilanca.
· Reaksionet alergjike nga barnat ne kushtet spitalore, dhe roli i farmakovigjilance mjeksore ne dokumentim e verefikim.
· Bimet qe permbajn substanca aktive antioksidante, dhe vlerat e tyre ne perdorimin e perditshem , dhe ne mrojtjen e organizmit nga semundjet sidomos ne neoplasit (tumorret)
· Farmacia klinike dhe roli i saj ne terapin, dhe kryesisht tek medikementet e reja.

«Agjentët e Perandorisë»: Kush e ka ditur se Shqipëria e shekullit gjashtëmbëdhjetë paska qenë kaq interesante?

Historia mbisunduese e Noel Malcolmit prej kohës së renesancës sjell kufirin e harruar ku takoheshin Lindja dhe Perëndimi.
Historia, së paku prej kohës së grekëve, është shkruar prej fitimtarëve.
Mund të thuhet se vetëm krejt së fundi e ashtuquajtura «histori nga poshtë» ka nisur të sfidojë rrëfimet me histori alternative të «humbësve», të atyre njerëzve dhe vendeve që e kishin të shkruar të mos përmendeshin.
Një arkiv i pasur, i lënë në harresë, i jetës së njerëzve të atyre që zakonisht janë humbur në histori, nuk ishte vënë në pah si rezultat i kësaj.
Por çfarë zihet në mes të gjithë kësaj hallakatjeje, diplomatëve, spiunëve, ushtarëve, priftërinjve e përkthyes, që veprojnë si ndërmjetës në drama të mëdha historike të një epoke si ajo e renesancës?
Këta njerëz janë çelësi i historisë. Ata shpeshherë përmenden aty-këtu dhe harrohen papritmas, zërat e tyre humbin në shkretëtirë a në dokumente të shkruara të lënë anash apo në shkrime të koduara në një larushi të pasur gjuhësh.
Në «Agents of Empire» («Agjentë Perandorie», v.j.), Noel Malcolmi ka nxjerrë në pah një element të mrekullueshëm të kombinimit të rrëfimeve të fundit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë të triumfuesve dhe humbësve të Evropës me ato të ndërmjetësuesve të saj, në formën e kalorësve, piratëve dhe spiunëve, që nuk janë shkruar prej perspektivës metropolitane të Romës, Sevillës ose madje Londrës, por prej këndvështrimit të Shqipërisë dhe bregdetit Adriatik, që shtrihet në pjesën jugore nga Kroacia deri në Greqinë moderne.
Mund të mos ta mbushë syrin Shqipëria si vend prej të cilit të shkruash një rrëfim të Mesdheut, ama, siç argumenton Malcolm në këtë vepër mjeshtërore, është kufiri i harruar aty ku takohen Lindja e Perëndimi, myslimanët e të krishterët, italianët e turqit, aty ku u përplasën, e ku nganjëherë luftuan, por më shpesh u munduan të binin në një gojë.
Shqipëria ishte një kufi poroz ku religjioni – prej katolicizmit e protestantizmit e deri në islamizëm e judaizëm – formësoi jetën e njerëzve, por jo me domosdoshmëri të përcaktonte mënyrën e jetesës, dhe ku prosperiteti ose mbijetesa elementare nënkuptonte ndryshimin e vazhdueshëm të aleancave politike, fetare e tregtare që të përmbusheshin nevojat e një bote të sunduar një ditë prej venedikasve e ditën tjetër prej osmanëve.
Duke i bashkuar të gjitha këto qëndrime, Malcolmi i shkon deri në fund jetës së dy familjeve të lidhura shqiptare, Brunëve dhe Brutëve. Rrëfimi i tij nis në qytetin që laget prej Adriatikut, Ulqin në Malin e Zi modern, që në shekullin e gjashtëmbëdhjetë ishte një prej kufijve të fundit të territorit venedikas që kufizohej me Perandorinë Osmane, dhe seli e tregtarit, diplomatit dhe «ndërmjetësuesit dallaveraxhi», Antonio Bruti.
Lindur më 1518, Bruti kishte krijuar lidhje me botën e «ndërlidhjeve ndërkufitare, ku besimi në persona me lehtësi do të mund të shndërrohej në armiqësi zyrtare», duke vepruar si ndërmjetësues ndërmjet Venedikut dhe Stambollit, duke mbikëqyrur tregtinë vitale të drithërave dhe duke manipuluar një rrjet të ndërlikuar të lidhjeve e aleancave personale osmane-krishtere, që nuk kishin kurrfarë kuptimi kur vinte puna te ndasitë ndërmjet dy kulturave që tradicionalisht karakterizonin njohjen tonë për rilindjen.
Duke shpërblyer besnikërinë dhe arritjet e tij, Dogji i Venedikut e shpalli Brutin kalorës të Urdhrit të Shën Markut më 1559. Ama nuk ishte i vetmi anëtar i klanit që po përfitonte prej një bote jostabile. Edhe anëtarët e tjerë të fisit do të shëtisnin anembanë Italisë, Ballkanin dhe ishujt osmanë gjatë dyzetë viteve në kërkim të përfitimit tregtar, zellit fetar dhe preferencave politike që do t’u sillnin atyre ndikim të madh, që shpeshherë u kushtonte me çmim të tmerrshëm personal.
Njëri prej kunative, Giovanni Bruni, nuk iu nda thirrjes së tij nëpërmjet kishës, duke u ngritur deri në detyrën e Ipeshkvit të Tivarit, duke u konfrontuar me problemin e një dioqeze që po haste në telashe në territorin osman dhe ishte në garë për ringjalljen e bindjeve fetare luteriane dhe të Kishës Greke.
Pozita e Giovannit, si njeri që angazhohej në ballë të frontit kundër «herezive» të përçudnuara të kishës, bëri që ai të fitonte edhe vëmendjen e papatit, që më 1562 e thirri t’i adresohej Këshillit Kundërreformues të Trentit (1545-63), përpjekje e kishës katolike që të vinte shtëpinë e saj nën kontroll dhe t’i kundërpërgjigjej sfidës së protestantizmit.
Derisa Giovanni zbatoi thirrjen fetare, vëllai Gasparo rroku shpatën dhe iu bashkua Kalorësve të Maltës më 1547, tamam atëherë kur sulltani i ri osman, Selimi i Dytë, kërcënonte me një tjetër fushatë detare kundër Maltës dhe interesave spanjolle e venedikase anembanë Mesdheut. Me osmanët që kishin mprehur shpatat për luftë, Ulqini ra në duar të tyre në verën e vitit 1571.
Pushtimi osman ishte katastrofë për shumicën e anëtarëve të familjes: Antonio u vra dhe Giovanni ishte skllavëruar në galerat turke, por Gasparo u bë njeriu i dytë në komandën e aleancës detare të krishterë që konfrontoi flotën osmane në tetorin e vitit 1571.
Në njërin prej momenteve më dramatike të veprës, Malcolmi me gjallëri rikrijon tablonë e Betejës së Lepantos, ku u vra Giovanni, mbase vetëm nja njëqind hapa larg vëllait të tij në bordin e anijes me flamurin papal, edhe pse jo në duar të turqve, por duke u sfiduar me spanjollët plaçkitës, që e kapën teksa ai po përgjërohej: «Jam ipeshkëv, jam i krishter».
Si te rënia e Ulqinit, Lepanto kishte shifra të larta të të vrarëve në mesin e familjeve Bruti dhe Bruni, por disa prej nipave të Gasparos mbijetuan dhe ia dolën të vazhdonin traditën e ndërmjetësuesve Lindje-Perëndim, duke vepruar si dragomanë, dhe menjëherë nisën të paguheshin si spiunë të spanjollëve dhe venedikasve, me ndërmjetësim të marrëveshjeve me vezirin e madh osman (që e kishte dashur fati që të ishte i afërt i tyre), dhe u përfshin në emërimin e Vojvodës (sundimtarit princëror) të shtetit klient osman të Moldavisë.
Më 1592, kur një vojvodë i ri ishte emëruar, Bartolomeo e teproi me kërkesat e tij, dhe ishte dërguar krejt papritur në Dnjester (edhe pse Malcolmi zbulon një dimension tjetër të vrasjes së tij, një rrëfim më prozaik që e lidh atë me bela parash).
Xhaxhai i tij, Gasparo, ishte shpërblyer për trimëri në Lepanto me komandë në fund të viteve shtatëdhjetë në shekullin gjashtëmbëdhjetë për të mbrojtur enklavën papale të Avignonit nga një kryeneçësi heretike, kësaj here prej hugenotëve protestantë francezë.
Ai dërgoi të birin, Antonio, në një shkollë jezuite në Romë, ku e trajnoi për drejtësi, dhe kah vitet tetëdhjetë në shekullin gjashtëmbëdhjetë po e ndihmonte kushëririn e tij Bartolomeon të administronte Moldavinë.
Ndikimi i klanit madje arriti deri te agjentët e Mbretëreshës Elizabetha e Parë. Edward Barton, administrator anglez në Stamboll, udhëtoi më 1596 me sulltanin osman, Mehmedi i Dytë përgjatë historisë me dragomanin e tij: Pasquale Bruti, nip i Bartolomeos. Fatkeqësisht, Pasquale pati një fat të ngjashëm me atë të xhaxhait, vrarë prej autoriteteve osmane në Beograd më 1597 me dyshimin se ishte spiun.
Jeta e Brunëve dhe Brutëve, dhe historia që sjellin ata janë më shumë se të rëndësishme, por edhe më të rëndësishme për faktin se kanë elementin kyç të njohurive që na sjell shprushja e kryer prej Malcolmit.
Ai kishte hallakatur në dokumente gjithë historinë e Brunëve pothuajse njëzet vite derisa po lexonte një libër italian për shekullin e gjashtëmbëdhjetë të osmanëve.
Kjo kishte nxitur atë të krijonte një rast studimor, duke kërkuar nëpër arkiva prej Mbretërisë së Bashkuar deri në Itali e Ballkan, dhe u përfshi në këshillime me mijëra dorëshkrime e tekste në gjuhën shqipe, serbo-kroate, maqedonase dhe rumune, siç e thotë edhe Malcolmi me modesti, «në gjuhë të ndryshme të Evropës Perëndimore».
Tradicionalisht, rrëfimi i Evropës  dhe Mesdheut të shekullit të gjashtëmbëdhjetë është rrëfyer sipas trashëgimisë intelektuale greko-romake, që nënkuptonte se shumica e dijetarëve me pak njohuri të greqishtes dhe latinishtes dinin diçka për rilindjen si fillim që niste diku në perëndim të Stambollit (ose Kostandinopojës) në shekullin pesëmbëdhjetë dhe që mbaronte në Anglinë e Tudorit në fillim të shekullit gjashtëmbëdhjetë.
Vende si territoret osmane në Evropën Lindore, përfshirë Shqipërinë, thjesht nuk konsideroheshin se kishin farë interesi, por as dijetarët nuk kishin njohuritë e nevojshme për të kuptuar thellësinë e minierës së materialit arkivor që gjendej në to. (Madje edhe Malcolmi kërkon falje pse ka vetëm «njohuri elementare të leximit të turqishtes moderne».)
Problemi ishte lënë në hije edhe prej Luftës së Ftohtë, por edhe kur ra Perdja e Hekurt anembanë Evropës Lindore, historianët ishin frenuar që të merreshin me zbardhjen e rolit të vendeve si Polonia dhe Hungaria në rilindjen e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, sepse nuk kishin ide për ndasitë e atëhershme që do të mund të ndikonin në shekujt pasues në Evropë.
Ka shumë pak dijetarë me shkathtësitë gjuhësore dhe vizion historik si Malcolmi, që është një prej arsyeve pse «Agents of Empire» është vepër kaq e rëndësishme. Hapet me vështrime për të ardhmen e kërkimit në zemër të Evropës së renesancës, duke e lëvizur qendrën e gravitetit kohor në lindje dhe larg prej Italisë, pikërisht në kohën kur ngjarjet e fundit në dhe përreth Turqisë mund të provohet se janë vendimtare në fazën e ardhshme të historisë mesdhetare.
Por kini mendjen: dituria e jashtëzakonshme e Malcolmi të mban peng, dhe durimin e lexuesit të thjeshtë mund ta testojnë edhe digresionet e tij të zgjatura për qarkullimin e lajmit, historia e tregtisë së drithërave, pirateria, lufta e galerave dhe spiunazhi.
Ky nuk është libër plazhi – veç nëse ia keni mësyrë rivierës shqiptare.
Kush e ka ditur se Shqipëria e shekullit gjashtëmbëdhjetë paska qenë kaq interesante?

Nga Kadri GërvallaVështrimi i librit “Për Shqipërinë entike”


Kadri Gërvalla



Libri për Shqipërinë Etnike, i autorit, Mustafë Krasniqi, pasqyron një temë të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, nga periudha 1877-1999. Autori në fjalë me një përkushtim të madh ka shpalosur një mori tema të ndryshme me të dhëna, dokumente, argumente e kundërargumente, ballafaqime e analiza të shumta historike për të qenë sa më realiste dhe të sakta.

Duke ju referuar historisë,autori thesarin e tij historik e ka mbështetur në shumë të dhëna shkencore dhe ato popullore,së këndejmi vërehet dëshira edhe për t’i kontribuar të vërtetës, duke u referuar dokumentacionit autentik e burimor, me fakte e argumente të dorës së parë. Meqë autori, Mustafë Krasniqi, në parathënien e librit del hapur për lexuesin ku thotë se: “Unë po përshkruaj një realitet, jo si shkencëtarë e historian, por thjesht si publicistë duke ju referuar kohës që brezërit ta kuptojnë qëllimin e luftërave të shqiptarëve për Shqipërinë Etnike”. Autori librin e ndan në pesë kapituj. Në kapitullin e parë na paraqet ndarjen e vilajeteve si ai i Vilajetit të Kosovës, atë të Manastirit, të Shkodrës dhe për Vilajetin e Janinës. Sipas ngjarjeve që i ka dhënë autori dhe studiuesit e shkencëtarët e historisë konstatojë me të drejtë se Kosova konsiderohet si qendra e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve të shekullit XIX.

Ndërkaq pas largimit të Perandorisë osmane hasim edhe në shkrimet e autorit se Shqipëria u shndërrua në një qendër betejash midis shqiptarëve dhe serbo-malazezëve, si dhe ajo Greke. Lufta e popullit shqiptar, për çlirimin e bashkimin kombëtar, nuk u ndal kurrë, dhe që në kapitullin e dytë të librin në fjalë autori hedhë dritë mbi disa figura që bartën mbi supet e veta tërë një histori të vështirë, po aq edhe të lavdishme, si:Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, Noli etj. Autori më të drejtë i quan, këta heronj, arkitekt të kombit shqiptar, mbase nuk lë në harresë as njërën nga zonat e njohura për shumë luftëra të suksesshme siç ishte edhe zonën e Artakollit apo të quajtur edhe zona e Çyçavicës. Sikur çdo periudhë e lavdishme ashtu edhe luftërat në anën e Artakollit kanë lë gjurmë të thella historike për projektin e Shqipërisë Etnike, nga fakti se njerëzit e mëdhenj benë beteja të lavdishme, sidomos edhe në këto malet të kësaj zone, pushka dhe legjendat mbesin argumenti i trimërisë dhe krenarisë kombëtare.

Autori nuk lë pa përmendur edhe anëtarët e NDSH-së si dhe trimat tjerë që lanë nam e njëshan në këto, si; Gjon Sereqi, Ajet Gerguri, Hilmi Zariqi, Azem Bejta, Shote Galica, Shaban Polluzha, Aziz Zhilivoda, Ramiz Qyqalla,Ukshin Kovaçica, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci e shumë të tjerë.

-Libri “Për Shqipërinë Etnike”, në kapitullin e tretë ngërthen në vete vazhdimësi e atyre heronjve që sollen deri aty rrugën e çlirimit dhe që i bashkon një ideal, një flamuri për bashkimin kombëtar, si kryeheroi i kësaj periudhe Adem Demaqin,Zeqir Gervallen, Metush Krasniqin, Fazli Greiqevcin, Ahmet Haxhiun, Selman Berishen, Ukshin Hotin,Ramadan Pllanen etj. Andaj në ketë kapitull autori përmes stilin dhe të shprehurit e tij me një aftësi të dukshme prekë ndjenjat e përditëshmerisë së popullit, gjë që e benë me vlerën dhe të veçantë librin është edhe artikulimit, ndërtimit të fjalisë që lexues të mos lodhej me fraza të thata, apo me ndonjë përshkrim të parëndësishëm për lexuesin. Autori me mjeshtrin e tij thua të gjitha figurat e kujtesës i mban të freskëta në brendësinë e memories me dimensione historike.

-Libri i Mustafë Krasniqit “Për Shqipërinë Etnike” pasqyrohet edhe me kapitullin e katërtë, ku si protagonist i shumë ngjarjeve ballafaqohet edhe vet autori. Në këtë kapitull i gjejmë qëndrimet e LPK-se,pas mbledhjes konsultative…e mbajtur ne Kollare afër Kërçovës e ku morën pjesë shumë figura te LPK-se ,si: Xhavit,Haziri, Ali Ahmeti, Ramadan Pllana, Ramadan Avdiu, Gafurr Elshani dhe shumë figura tjera si dhe autori i libri, Mustafë Krasniqi.

Ne ketë kapitull LPK-ja sipas autorit na del si një organizatë çlirimtare, si një organizatë që në bërthamën e parë ka krijuar UÇK-së. Në tërë këtë lëvizje shihet se edhe vet autori ka pas një rol të rëndësishëm organizativ, si dhe ka bashkëpunuar ngushtë me Bardhyl Mahmutin ,Ramadan Avdinë dhe heroin e kombit Xhvit Hazirin etj. Në këtë libër figura e Jashar Saliut sikur zë një vend të rëndësishëm qoftë në LPK po ashtu edhe në themelimin e UÇK-së, dhe në kontributin përmes financimit, organizimit dhe më në fund dhe si pjesëtar i saj nën gradën e Gjeneralit. E sipas autorit LPK-ja ishte promotor i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse edhe e mbështet politikisht financiarisht dhe në forma tjera diplomatike që edhe i ka qëndruar përherë pran e në momentin e duhur u shkri e tëra në UÇK-në. Kjo lenë të kuptosh se qëndrimi i LPK-se ka qenë edhe obligative duke u mbshtetur në programin dhe aktivitetin e sajë.

Mendoj se është vështirë të mendohet se autori i ka thënë të gjitha përmes këtij libri, por ajo që konstatoi unë është se ka lë gjurmë për të vazhduar tutje e për të mos mbetet në harresë tërë një histori e bujshme, apo të devijohet nga disa politikaj, historian të kohës që për fatë të keq në njëfarë forme kanë qenë të lidhur si shërbëtor i pushtuesit, dhe përmes këtij devijimi mendojnë që ta pastrojnë emrin e tyre. Mendoi se pas leximit lexuesi do ta thotë fjalën e vet me një kureshtje sepse një libër i tillë i ka munguar opinionit të gjerë shqiptar.

Dhe unë, Kadri Gërvalla, i bashkohem mendimit të autorit se rruga për Shqipërinë Etnike nuk përfundon me periudhën 1999, mbarimin e luftës së UÇK-së, por kjo do të vazhdon deri sa të realizohej vullneti i popullit dhe obligimi kombëtar.

Urojmë përzemërsisht që autori, Mustafë Krasniqi, ta mos ndalej por të vazhdoi edhe më tutje të arrij qëllimin e tijë për zbardhjen e një faqe historike përbrezat e ardhshëm dhe besoi se puna e nisur e tij nuk do të ndalej deri atëherë të arrihet qëllimi i krijimtaris së tij, Mustafë Krasniqit!

Ismail Kadare: “Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim, sa gjuha shqipe, gjatë Perandorisë Osmane”



Shkrimtari më i famshëm shqiptar, Ismail Kadare, ka sqaruar evoluimin e shkollave shqipe dhe se si Perandoria Osmane e ka ndaluar gjuhën shqipe në shkolla gjatë shekullit të XIX-të.Kadare shton se, ata që e sulmojnë Gjergj Kastriotin – Skenderbeun, sulmojnë një vizionar të madh, princ e një njeri që e ktheu vështrimin drejt Europës.Ja reagimi i plotë i Kadaresë:…
“Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme.

Më 1887, në Shqipëri kishte 3000 shkolla. Prej të cilave 1200 shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, 300 shkolla bullgare, serbe dhe vllehe, shkollë shqipe vetëm 1, me drejtor Pandeli Sotirin! Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.

Por rimohuesit nuk e duan këtë të vërtetë. Në vend të saj, ata duan të vendosin një tjetër histori. Siç u pa më lart, për ata pushtimi, pra, sundimi osman nuk ka qenë i keq. E keqe dhe kundërproduktive ka qenë qëndresa e Gjergj Kastriotit. Duke e sulmuar Kastriotin, më shumë se njeriun e shpatës, ata sulmojnë vizionarin e madh, princin, që, ndryshe nga të tjerët, e ktheu vështrimin drejt Europës. Në këtë mënyrë, bashkë me doktrinën e lirisë, ai nismëtoi programin më europianist shqiptar, më modernin program të këtij populli.

Është e qartë tani përse rimohuesit shqiptarë janë kundër testamentit të tij. Teza e tyre se sundimi osman s‘ka qenë i keq, e keqe ka qenë qëndresa, mund të përkthehet fare saktë: e mirë për Shqipërinë nuk është Europa, por Azia. Andej, pra, të kthehemi!”

Gottfried Sieben : Tmerret e përdhunimit të ushtareve osman në Ballkan, përmes disa skicave të vitit 1909

Këto skica janë publikuar fillimisht në vitin 1909 nga Gottfried Sieben për të treguar tmerret e përdhunimit në Ballkan.
Ato janë ripublikuar tashmë pa censurë.
Sipas portalit Newsbomb.al, bëhet fjalë për ushtarë turq, që përdhunojnë vajzat e Ballkanit, mes tyre edhe vajza shqiptarë.
Ndërkohë historiani Arben Llalla thotë se në disa foto ushtarët mund të jenë edhe sllavë, me shumë gjasë malazezë.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...