2016-01-22

Ankthi i quajtur Kosovë

Arbër Ahmetaj shkrimtar shqiptar, u lind në Tropojë në vitin 1965, është diplomuar në farmaci nga universiteti i Tiranës dhe ai i Gjenevës. Që nga viti 1986 bashkëpunon me shtypin shqiptar të asaj kohe dhe më pas punon si gazetar në departamentin e informacionit në TVSH. Në 1993 ndërkohë që specializohej për diplomaci në Oksford, Washington Gjenevë dhe Maltë punon në Ministrinë e Punëve të jashtme në Tiranë. Pas detyrash të ndryshme në këtë minitri emerohet sekretar i parë ne ambasaden shqiptare në Bukuresht. Nga shtatori i vitit 1997 vendoset në Sion të Zvicrës duke ushtruar dashurinë e tij të vjetër, punën si farmacist. 

Disa nga verpat e tij në prozë janë "Fletëhyrje për në varr" "Varri i braktisur"  ,"I huaji ai Kosovari","Më mori malli e dashur".(Floripress).


I huaji ai Kosovari


Një roman që duhet lexuar patjetër!

Pas leximit po e mbaja në dorë romanin “I Huaji ai Kosovari” të autorit Arbër Ahmetajt e po thosha me vete : Ky roman i shkurtër, por i gjerë në kohë dhe i thellë në përmbajtje duhet të lexohet patjetër, duhet të bëhet pjesë e bibliotekave të të gjithe atyre qe e përjetuan luftën, por edhe të atyre që kanë lindur pas saj. Narracioni i autorit në këtë roman i ngjanë dukurisë së ortekut te borës : në nisje i ngadalshëm, e i vogël në përmasa, por duke u rrotulluar bëhet aq I madh sa rrëmben gjithëçka gjen para. Po a është ky një roman mbi historinë e luftërave në Kosovë qysh se e ka kurdisur Zoti këtë botë?

Jo, autori nuk ka shkruar një roman historik, nuk ka ngjarje të përshkruara që te kujtojnë këtë apo atë ndodhi reale gjatë apo edhe pas luftës. Por ne të gjithë romanin ndjehet ekoja e luftës, e tensionit, e pasojave psikologjike mbi personazhet dhe shoqërinë. Duke iu shmangur rrëfimit të luftës, autori e sjell atë gjithsesi me gjithë peshën e dramës së saj. Per ta bërë të përballueshme këte peshë për lexuesin, autori me shumë mjeshtëri e freskon romanin me linjën e nje dashurie të humbur apo “të vjedhur” nga një Kosovar. Ai me vetëdije e zgjedh edhe emrin e të «dashurës», Doruntinë. Një emër që njihet mire në legjendat shqiptare, shumëkuptimësine e te cilave autori e shfrytëzon në të gjitha tekstet e tij letrare të deri tanishme. Doruntina e përshkon romanin që nga lindja e asaj dashurie pasionante, të parealizuar e deri sa vdes, diku në Gjermani nga fundi i romanit.

“Kësaj here - thote autori në fund të librit- legjendës i ka vdekur personazhi i bukur, i ka vdekur vet Doruntina, rrjedhimisht legjenda eshte zhbërë, nuk është më legjende”.

Diktatura e Kurvit

Autori edhe në këtë roman duket qartë që ende nuk i ka larë hesapet me diktaturën e instaluar
në Shqipëri nga Kurvi, diktaturë që e mbyti shpirtin e një populli për 40 vjet. Në qytetin e tij
të gjithë e shajnë dhe truajnë këtë diktaturë, por jo haptas.


Veç, autori, edhe këtij burgu kolektiv ia gjen ilaçin. Përmes personazhit, Hafizja e çmendur; dalëngadalë, pakngapak, çdo ditë, në vazhdimësi e grith dhe e përgjak, shpesh ia nxjerr sytë si me maje të kërrabëzës kësaj diktature dhe levave të saj. Deri aty shkon puna sa edhe shërbëtorët më të devotshëm si punëtorët e sigurimit (SS) fillojne e mendojnë se nuk janë njerëz por sende. Sende në të cilat mund të ulesh, të hash, të punosh madje edhe të përshurresh. Kjo gjendje është e tmerrshme
për nomenklaturën e diktaturës, pasi i bënë ata të duken më të çmendur se Hafizja e çmendur.
Ja një dialog në mes të punëtorit të sigurimit SS dhe Hafizës:

- Ku shtrihet Kosova, Hafize?
- Kosova shtrihet në vorr, te kryet e ka një drrasë ku shkruhet Beligrad, te kamt e ka një tjetër
ku shkruhet Tiranë.
- Kush ta ka mësue këtë gjeografi, Hafize?
- Kurrkush e kam mësu vet.
- Jep këso mësimesh gjeografie kur endesh rrugëve?
- Unë nuk flas me njerëz, unë flas me sende.
- Po me mua pse flet?
- Se ti send je!!!

[...]

SS vuri re se s’qe një ide, qe një kufomë e në ideje në formë pyetje, një kufomë e mbështjellë
në një arkivol të plumtë që po i rëndonte në kraharor. Njeri jam apo send? “Se ti send je... se ti
send je ... se ti send je” po i buçiste në një skaj të kafkës ky refren – se ti send je...!

Ankthi i quajtur Kosovë

Ankthi i autorit është Kosova. Vendi i ndaluar. Kufirin e saj e ruanin njerëz e qenë. Kosova
edhe kjo një legjendë në mendjen e autorit, një emër i gjinisë femërore, një tjetër dashuri
pasionante, e cila ia bren shpirtin të dijë sesi duket. Edhe kur e kishte parë, e kishte parë jo
qartë, në TV me pupla dhe nga larg. Nëse më lejohet të bëj një parantezë, do të thoja se autori
i këtyre rreshtave e ka vizituar për herë të parë Shqipërinë në vitin 1979 dhe derisa e ka takuar
autorin e këtij romani (1997/98) e ka ndjekë si fantazmë pyetja nëse a duan shqiptarët e
Shqipërisë Kosovën, sikur shqiptarët e Kosovës që e duan Shqipërinë ? Dhe ishte habitur kur
kishte mësuar se nga të dyja anët e kufirit kishin bërë të njëjtat gjeste dhe veprime për ta parë
njëri-tjetrin dhe ishin kuptuar sikur vëllezërit binjak.
Personazhi narrator shkon në Kosovë, por rruga nuk është e lehtë, është e mbushur me varre,
me dhimbje! I duhet të varrosë ushtarë të mbetur mbi dhé, ushtarët e Atdheut të vet, sepse
narratori Kosovën e kishte ditur dhe e di për atdhe. Edhe pse e përgjakur, e vrarë, e katandisur, Kosova i duket e bukur.

Një tablo tjetër të cilën autori e abordon me shumë mjeshtëri dhe e vë në spikamë gjithë
lavdinë e ushtrise çlirimtare por edhe llumin qe iu përzie nëpër këmbë e deri në krye. Me
mjeshtri flet hollë e hollë për anën groteske të disa komandantëve të saj që sillen tmerrësisht
keq me kundërshtarët politik. Nëpërmes skulptorit Agim R. të cilit ia vrasin babën dhe djalin,
autori ka vënë në spikamë dhe ua ka bërë gjyqin para Gjykatës Speciale të gjithë këtyre
komandarëve të paskrupullt dhe bodigardëve të tyre, « me zerro shkollë », me këmisha të
zeza, që mbjellin frikë me muskuj të rrejshëm të formuar nga medikamente të ndryshme.
Shume nga këto skena i vendosë në Prizren, qytetin historik të Kosovës, gjatë improvizimit të
një konference për shtyp të një regjisori që donte të bënte një film për UÇK, por që kishte
probleme me zëvendësin e tij-komisar. Ky i fundit nuk e honeps regjisorin e shkolluar dhe
edukuar në shkollën Jugosllave ! Hafizja e çmendur, gjendet si personazh edhe në Kosovë,
por atje ajo, nga një tufë komandantësh, cilësohet si shumë e mençur pasi sipas tyre “disa herë
kishte depërtuar në vijat e armikut dhe kishte sjellë informacione të vlershme”. Po ashtu edhe
oficeri i sigurimit SS, ka shkuar ne Kosovë, ku herë shihet me kolegët e tij të UDB-së e herë
shërben si instruktor politik i komandantëve. Figura më groteske del “I huaji, ai Kosovari” i
cili kishte regjistruar dikur si azilant politik në Shqipëri dy fakultete në Tiranë, por që s’i
kishte mbaruar kurrë, veçse komandant kishte arritur të bëhej.

Legjenda…

Pjesa më e veçantë e romanit është risjellja e legjendës së Mujes dhe Halilit, kënga në të cilën
kreshnikët e zemëruar me njerï-tjetrin, pasi vrasin e shkretojne kundërshtarët e tyre, vazhdojnë kasaphanen mbi njeri tjetrin. Ky lloj teksti poetik i realizuar në prozë, që ruan
gjithsesi rimat dhe ritmin e brendshëm te këngeve të eposit, është aq i përsosur saqë ke dëshira ta lexosh e rilexosh. Romani, I huaji ai Kosovari, e përshkohet prej fillimi e deri në
fund nga një humor i lehtë i mençur, që i alternuar me emocione të forta, shkakton lot. Një
roman që lexohet me shume endje e të mbetet në mendje për shumë kohë.

Hasan Muzli Selimi -Hije dheu

Poezia e Hasan selimit udhëton...
Poezitë e këtij libri më përçuan një ndjenjë të veçantë.....Fjalët nxisin shpresë,ndezin pasion dhe frymëzojnë besnikëri.Poeti Hasan Selimi për një gjysëm shekulli ka derdh vargje''mbi kalldremin e heshtjes''.
Dhe erdhi një kohë kur heshtja të ishte e pafuqishme ndaj poezisë. Gjurmët poetike të lëna në vite, në rrugëtime të vetmuara, ngarkuar me një durim dhe një peng poetik të panjohur, të pathënë, të pashkruar, gjurmë të mbetura në dëborën e ngrirë të thellësive veriore apo në baltën e butë të vendlindjes. Një energji e fshehur thellë, e kthyer në vargje që koha nuk i ka fshi pa mëshirë. Ja si shprehet poeti për vendlindjen e tij tek poezia KASAJ.
Nga larg të shoh,lule çel prej PERËNDIE
Nga brenda je si det freskie.
Rrugës për tek ti mbushem me gëzim.
Kur në zemrën tënde brenda tani unë jam

Poeti e ka pushtuar me tërë magjinë e miteve dhe plagët e sotme vendlindjen jo thjesht si truall me rudina e male, me gurra e ujvara, por si rrënjët që të lidhura me njëra tjetren ,zgjaten, hijeshojnë, dhe rigojnë me vargje malli e krenarie për vendlindjen.
Tek çdo poezi ka tension të fortë mendimi, shihet qartë tradita dhe pasuria shpirtërore, dëshira dhe dashuria, drithërima e shpirtit, mërzia dhe gëzimi. Ja ç'farë thotë në poezinë...

”Në rrugën e bjeshkës”
Në rrugën e bjeshkës emra shkruar kudo
Emra gdhendur gur më gur.
Emra në drurë ,gërvishur me thonjë,
Në rrasen e kronit ,emri i ndërtuesit
Gjithkund tregon identitet.
Bjeshkët janë të miat
Në tokë flasin varret.

Me një zotësi lakmuese poetike di të japë në vargje gjendjen shpirtërore të njeriut, pamje të natyrës, të tokës dhe qiellit, të vështrojë dhe të dëgjojë edhe atje, ku nuk vështrohet dhe dëgjohet. Në adoleshencën e tij e përjeton edhe dashurinë me fishkëllima si një puthje të pa marrë ndonjëherë, por tek lexuesit vjen si një mbrëmje e ngrohtë me mendjen në krahët e lumturisë. Urrejtjen, thotë autori, do ta çoj në ferr.
Në ndonjë varg është vëlla, diku mik, është prind, gjysh, diku fshatar a punëtor, pra udhëton gjithmonë me dashurinë njerëzore në gji.
Veçohet për gjerësinë e tematikës, për thellësinë e vargut, cilësinë e fjalës, për sinqeritetin e ndjenjës, për fisnikërinë e mendimit, për mesazhin e lartë njerëzor.
Poezia e Hasan Selimit udhëton.Ai që udhëton...jeton.
Zenun Hysenukaj
Poet
Tiranë, 19 janar 2016

Kur Facebook përdoret për të publikuar poezitë

Kur Facebook përdoret për të publikuar poezitë
Ai është një poet jo si të tjerët. Elhaid Cufi prej dy vitesh shkruan poezi në Facebook duke arritur sot mbi 26 mijë ndjekës virtual pa përmendur 20 mijë ndjekësit në Instagram.
Djaloshi nga Shkodra nuk e kishte menduar se pasioni për të shkruar mund t’i jepte kaq popullaritet. Thëniet e Elhaidit shpërndahen nga njëra llogari në tjetrën.
Njerëz të njohur e të panjohur gjejnë veten në shumicën prej tyre, gjë që e ka bërë Elhaidin fenomenin e poezive të ndjera apo thënieve për jetën.
“Jam atlet vargjesh, i gjetur, i humbur në mes një bote të bardhë prej letrash e rreshtash”, shkruan ai për veten. “Për momentin banoj në mendime të pa gjetura, pa rrugë as të paditura si një emër, e adresa të sakta, jetoj diku ku nuk jam me trup ashtu si pjesa më e madhe e njerëzve që jetojnë në mend e trupin e përdorin për të jetuar si njerëz normal”, në të tilla mendime jeton Elhaidi, mes poezive dhe fansave virtual.
Ëndrra më e madhe e tij? Pret me padurim që një ditë të botojë librin e parë, por deri atëherë lexuesit mund të vazhdojnë ta ndjekin në Facebook, aty ku popullariteti i djaloshit shtohet dita-ditës.


Nexhat Halimi - Zemra me zog

Fluturimi i zemrës


Vëllimi i fundit me poezi “Zemra me zog” – botuar më 2015 nga SHB “Fad”, është padyshim libri më i mirë i Nexhat Halimit për fëmijë. Ky libër-mozaik me tone të gjalla-aktuale e historike, me ngjyra, muzikë dhe mendim adekuat, është realizuar me shumë përkushtim.
I ngjet një cope të qiellit me plot flutura e yje, me hënën në sfondin e pafund të imagjinatës, por aty-këtu ndihen dhe ngjyrime të dhembjes, përkrye arritjes së lirisë, kaq shumë të pritur.
Autori sjell krijime të formës klasike, siç janë soneti dhe poezitë me strofa katrona, tercina etj. Dialogu i brendshëm i heroit lirik me lirinë, me lulet, me fluturat, por dhe me ëndrrat, me përditshmërinë, e nxjerr në shesh dhe një herë mjeshtërinë e veçantë të poetit, ndër më të shquarit ndër ne.
E botoi Shtëpia Botuese “FAD” në Prishtinë, 2015.

Vdes shkrimtarja franceze Edmonde Charles-Roux

Vdes romancierja e njohur Edmonde Charles-Roux
Pjesëmarrëse e Rezistencës, gazetare dhe romanciere, shkrimtarja franceze Edmonde Charles-Roux, e cila nën petkun e saj fshihte sjelljen borgjeze me shpirt të majtë, një vullnet të hekurt dhe me pasionet e një femre rebele, vdiq mbrëmjen e djeshme në moshën 95-vjeçare.
Vajza e një diplomati, me buzëqeshje plot dritë dhe një vështrim enigmatik, ka ushtruar profesionin e infermieres në periudhën e Rezistencës.
Vajza më me influencë e familjes, ajo u bë bashkëpunëtore në vitin 1947 në revistën “Elle” me Françoise Giroud dhe Hélène Lazareff .
Në vitin 1971 ajo publikoi gjithashtu tek Grasset “Ajo, Adriana”, më pas “I parregullti” (1974), biografinë e Coco Chanel, me të cilën ajo takohej thuajse çdo ditë për një periudhë 10-vjeçare.
Më tej autore e “Një fëmijërie siciliane” (1981), “Një dëshirë e Lindjes” (1989) “Nomade isha” në vitin 1995, ajo shkruan gjithashtu disa broshura mbi baletin e Roland Petit.


Ulrike Lunacek : Kosova në rrugën e saj “drejt integrimit në BE

Lunaçek 5 vendeve që s’e kanë njohur Kosovën: Njiheni, se nuk dhemb
Edhe mediat spanjolle i kanë kushtuar rëndësi votimit të MSA-së së Kosovës në Parlamentin Evropian. Agjencia spanjolle e lajmeve Europa Press, shkruan se marrëveshja të cilën palët e përmbyllën në maj të vitit 2014, me të cilën BE-ja dhe Kosova hyjnë në marrëdhënie kontraktuale për herë të parë, parasheh krijimin e një zone të lirë tregtare graduale dhe përfshin dialogun politik, gjyqësinë, lirinë, sigurinë dhe bashkëpunimin në një spektër më të gjerë të sektorëve, si në atë të edukimit, të energjisë dhe ambientit, të shërbimeve dhe ndërmarrjeve.
“Në planin komercial, BE-ja garanton qasjen në tregun e vet për prodhuesit kosovarë, praktikisht, pa restrikcione, porse Kosova do të ketë një afat dhjetëvjeçar për heqjen e tarifave të produkteve evropiane në tregun e vet. Bëhet fjalë për nja afat ta akorduar për aplikimin e tërësishëm të marrëveshjes”, shkruan agjencia spanjolle Europa Press.
Sipas kësaj agjencie, Spanja, njëra nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, bashkë me Qipron, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë, ishte vendi që më së shumti kundërshtoi të pranojë negocimin e MSA-së me Kosovën.
“Në qershor të vitit 2013, Qeveria spanjolle pranoi që Bashkimi Evropian të fillonte negociatat, pasi kishte marrë garantimin se kjo nuk do të nënkuptonte njohjen eksplicite të saj dhe se ashtu vetëm do t’i përmbushte kompetencat komunitare, për ç’gjë nuk do të duhej të ratifikohej në nivel nacional, siç kishte shpjeguar në atë kohë sekretari i Shtetit për BE, Inigo Mendez de Vigo”, shkruan Europa Press.
Teksti njeh “gatishmërinë e BE-së për të dhënë hapa konkretë për materializimin e perspektivës evropiane dhe për përafrimin e Kosovës me BE-në” përmes pjesëmarrjes së saj në MSA, gjithnjë kur i përmbushë kushtet dhe kriteret relevante “posaçërisht bashkëpunimin regjional”.
Vendet e BE-së u pajtuan që t’i hapin negociatat e MSA-së me Kosovën dhe negociatat për pranimin e Serbisë, sipas marrëveshjes historike të nënshkruar për normalizimin e marrëdhënieve të tyre në prill të vitit 2013.
Aprovimi i marrëveshjes nga Parlamenti Evropian mundëson që Këshilli i Ministrave të përmbyllë formalisht marrëveshjen, në mënyrë që e njëjta të hyjë në fuqi brenda “disa muajsh”, informoi Parlamenti Evropian.
Europa Press citon edhe eurodeputetja austriake, Ulrike Lunacek, e cila ka mirëpritur “hapin e rëndësishëm” që ka bërë Kosova në rrugën e saj “drejt integrimit në BE”, sepse “për herë të parë, Bashkimi Evropian dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje kontraktuale” dhe falënderoi vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, si Spanjën, Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë, që pranuan të nënshkruajnë marrëveshjen, të cilave vende, në të njëjtën kohë, iu bëri thirrje që ta njohin Kosovën, gjë që siç tha ajo “nuk dhemb”, shkruan kjo agjenci spanjolle.

Gjyqi i kasapëve të Ballkanit

Zbulohet sekreti i mbajtur mirë në Rusi: Putin ishte ai që e “tradhtoi” Ratko Mlladiçin?!
Gazetari britanik dhe redaktori i politikës së jashtme i The Guardian, fitues i Çmimit Pulitzer, Julian Borger, në librin e tij "Gjyqi i kasapëve", ka shkruar se ka zbuluar detaje të panjohura më parë në lidhje me kapjen e të kërkuarit për krime lufte Ratko Mlladiç, si dhe rolin që në kapjen e tij kishte presidentit rus, Vladimir Putin.
“Të gjitha presionet për të gjetur dhe arrestuar Ratko Mlladiçin nuk kishin efekt: Familja nuk donte ta tradhtonte.
Ata kishin një mbrojtës të fuqishëm të BIA - shërbimin sekret rus (FSB)”, shkruan ai në libër.
Sipas tij, FSB-ja dhe Rusia e Putinit ishin të interesuar në mbrojtjen e Ratko Mlladiç, për arsye të ndryshme: sepse Moska e panë atë si një hero të luftës i cili kishte “maltretuar” fuqitë perëndimore, dhe arrestimi i tij vlerësohej si një dështim strategjik për Rusinë.
Njeriu kyç i Serbisë për të kapur Ratko Mlladiçin, sipas asaj që deklaron gazetari britanik, ishte Miodrag Miki Rakiq, i cili e dinte se vetëm FSB është e aftë për kaq shumë vite me sukses ta fshihte Mlladiçin - kështu që në vitin 2010 ai shkoi në Rusi për të shprehur drejtpërdrejt dyshimet e tij.
Në një konferencë në Moskë, sipas redaktorit të politikës së jashtme të Guardian, Rakiq, i ishte afruar Nikolai Patrushevit – spiunit kryesor të Putinit dhe i kishte thënë: "Ndjej të ftohtë nga era që po na frynë nga lindja".
Ai i ishte përgjigjur se mbrojtja e Mlladiçit ishte urdhëruar nga lart, që ka dhënë të kuptohet se një gjë e tillë ishte urdhëruar personalisht nga Putini.
Pas këtij takimi, mbështetja për Mladiçin kishte përfunduar, dhe siç thotë Bordjer, Rusia në fund e ka “dorëzuar” Mlladiçin.
“Është e qartë se këtë gjë, britanikët e përdorin në konfliktin me Rusinë. Unë nuk jam në dijeni se autori kishte provuar të më kontaktonte ndonjëherë. Nëse dikush ende gjendet në gjyq, dhe titulli thotë se ai është "Kasapi" këtu nuk ka asgjë me objektivitetin”, ka thënë për Blic, Darko Mlladiç, i biri i Ratko Mladiçit.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...