2016-01-23

Edmond Tupja: Bukuria e kulluar e artit…dhimbja

Edmond Tupja është përkthyes dhe shkrimtar shqiptar, ka lindur në Tiranë në vitin 1947. Pasi kreu studimet në vendlindje, u diplomua për gjuhë e letërsi frënge në Universitetin e Sorbonës, Paris. Fillimisht pedagog në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, pastaj mësues në qytetin e Gramshit, më vonë përkthyes në Tiranë, sot drejton seksionin e përkthimit pranë departamentit të frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Autor tekstesh universitare, vëllimesh me poezi e prozë në shqip dhe frëngjisht, leksikograf, publicist e kritik përkthimesh, laureat çmimesh kombëtare e ndërkombëtare, ka shqipëruar vepra të shkrimtarëve francezë: Proust, Gracq, Tournier, Sartre, Giono, Mauroius, Pieyre de Mandiargues, Delerm, Plazy etj. dhe ka përkthyer në frëngjisht autorë shqiptarë si F. Kongoli, I. Kadare, D. Çomo, D. Çuli, B. Shehu dhe S. Çapaliku. Si shkrimtar, ai ka botuar disa tituj, shumë prej tyre me temë erotike. Përmendim këtu: “69 variacione për një temë erotike”, “Tingujt e trupit tënd” dhe “Fjalori erotik”. Ai është gjithashtu autor i veprave autobiografike “Mos ik, o ma” dhe “Kur dhimbja premton dashuri”.



Botime

69 variacione për një temë erotike
Mos ik, o ma
Kur dhimbja premton dashuri
Tension i lartë
Pro translatore
Vajzat e ballkonit
Mos harro të më puthësh
Albumi i një brenge
etj.

Floripress/Flori Bruqi



Edmond Tupja.jpg


Janë dyzet e nëntë poezi, përmes së cilave Edmond Tupja zhvishet përpara lexuesit, i sinqertë, i vërtetë, njeri, poet, prind…babai i Gesit, djalit të tij 23 -vjeçar, autik.


Suadela Balliu
Nga Suadela Balliu

Nuk është i pari libër që ia shkruan dhimbjes i mbushur plot e përplot me të, e ndoshta as i fundit…Por ky është më i dashuri, më i çmuari ndër ta. Albumi i një brenge, asaj më të thellës…për të birin, për pamundësinë e vdekatarëve të zakonshëm ta kuptojnë një fëmijë të veçantë, që rregullat njerëzore kërkojnë ta etiketojnë si çrregullim neurologjik me emrin autizëm…Ata vdekatarë ku bën pjesë edhe ai e ku përkohësia në këtë botë (e nga ta dimë se nuk është vetëm iluzion?!) ka vetëm një peng; të mos jetë i përjetshëm për t’u kujdesur për birin e tij.

Janë dyzet e nëntë poezi (shifër që e bën vuajtjen po aq mistike sa përsosmëria e matematikës ) përmes së cilave Edmond Tupja zhvishet përpara lexuesit, i sinqertë, i vërtetë, njeri, poet, prind…babai i Gesit, djalit të tij 23-vjeçar, i dënuar me fat e fatkeqësi( siç do e quanim rëndom ne, shumica, e paaftë për t’i kuptuar punët e Providencës) për të mbetur përjetësisht i pastër, përjetësisht fëmijë.
tupja
“Kishte momente kur shkruaja dhe qaja. Rilexoja dhe përlotesha”, – rrëfen Tupja, ndërsa përshkruan me të njëjtën frymë, të cilën ai e quan gulç që nuk e linte të qetë apo dalldi që e kishte mbërthyer për muaj të tërë, ndërsa çdo mbrëmje shkruante një poezi që i kushtohej Gesit.

“Kam botuar një libër për autizmin, tim bir, mbi dramën familjare, tronditjen… i cili titullohet ‘Kur dhimbja premton dashuri’, por diçka kishte mbetur nga ajo kohë. Kisha dëshirë të shkruaja prapë”, – zbulon ai ndërsa rikujton dhimbjen që përshkruan librin e parë.

Dhimbja do trokiste sërish, kësaj here do të kishte trajtën e nënës. “Mos ik o ma” ishte libri që e shkroi tre muaj përpara se e ëma të ndërronte jetë. “Isha prapë brenda qerthullit të dhimbjes”.

Kishte nisur të shkruante ndërkaq disa poezi për të birin. Njëra madje u bë edhe teksti i një kënge. “Renis Gjoka, këngëtar i muzikës rrok ma propozoi, kishin bërë muzikën dhe unë u dhashë tekstin, i pëlqeu, bëri këngën bashkë me një video dhe fitoi çmimin e Videoklipit më të mirë në vitin 2013, pastaj kisha shkruar tri apo katër poezi të tjera. Më erdhi një si gulç, thashë, pse të mos shkruaj poezi për djalin?! Më vinte vetiu. Ulesha në darkë, pasi mbaroja punët e mia të të shkruarit, përpara dhe të bëja një dorë shah apo letra me kompjuterin, ulesha dhe shkruaja një poezi. Shkrova kështu pesëdhjetë ”, – vijon Tupja, ndërsa thotë se njërën prej tyre e sakrifikoi duke menduar se ishte motiv që gjendej edhe në poezi të tjera. Kështu mbetën dyzet e nëntë, që bënë bashkë “Albumi i brengës më të thellë” botim i Shtëpisë botuese “Ombra GVG”.

Një arush që kujton fëmijërinë dhe është subjekt i një prej poezive. Gesi i tij i dashur nuk ndahet kurrë nga lodra e butë e pelushit. Një flakë që digjet e nuk konsumohet, që është dhimbja dhe dashuria e pashtershme e prindit dhe një degë e tharë lulesh, si ëndrrat që ndoshta kurrë nuk u realizuan apo si vitet që ikin duke e shtuar edhe më brengën e një prindi që nuk ka kujt t’ia lërë amanet të birin të pamundur të kujdeset për veten… Është kjo kopertina që hap një album, ku me vargje janë të fotografuara lotët, ditët e vështira, mendimet e errëta të netëve pa gjumë, ndenja e fajit të atij që pafaj vuan, muret e lartë të pamundësisë për të gjetur gjuhën që do e bënte të birin ta kuptonte e të kuptohej, por edhe dashuria e madhe, fitoret e vogla, lumturia dhe një thënie e Gilles Plazy në kopertinën e pasme “…e ushqyer me dëshpërim, poezia lidh duajt e fatit”.

“M’u zgjuan vatra, që si të thuash ishin disi të fjetura, por edhe ato ndodhi që ishin të freskëta në marrëdhënien time me djalin merrnin një ngjyrim tjetër, ndriçoheshin nga delli i poezisë. Ka shumë dhimbje në këtë libër”, -bën të ditur Tupja, që lajtmotiv të palodhur në secilën prej poezive ka brengën e madhe: “Ç’do të bëhet me Gesin tim kur të mos jem? Kush do të kujdeset për fëmijët si Gesi?”. Flet për dhembshurinë e fëmijëve autikë dhe keqardhjen që të ashtuquajturit normalë nuk munden ta kuptojnë botën e tyre të thellë e të mistershme.

Poezia për Tupen, veçanërisht ajo që bën të kullojë dhimbja në çdo varg të saj, është çlirim. Çlirim i së keqes dhe nxjerrje nga vetja. Por kurrsesi ai nuk shkruan thjesht për të shkruar. Asnjë prej librave të tij nuk e ka vendin në sirtar.

“Unë dua shumë të komunikoj, të krijoj marrëdhënie me lexuesin. Sigurisht, është një përçapje nën rrogoz pak egoiste… lehtësohem kur shkruaj. Por nuk është ky qëllimi fillestar. Është një rrëfim, të cilit mund t’ia bëj qoftë edhe një njeriu të vetëm, por ndarja e gëzimit apo hidhërimit me të tjerë të bën të ndihesh mirë”.

Ai nuk ka frikë të dalë emocionalisht i tejpashëm, se mund t’i shihen vragat që i ka lënë jeta dhe dhimbja për të birin, se mund t’i lexohen rrudhat e mundimit, që është i ditëpërditshëm.

“Unë nuk vë maska. Aq më pak në poezi, por edhe në prozë jam i sinqertë. Nuk jam hermetik.

Kjo bën që unë them herë pas here që të shkruarit e kam terapi; terapi për ta hequr nga vetja një gjë. Por egoizmi në këtë rast, duke e hequr të keqen nga vetja, e bëj të lërë gjurmë te tjetri. E sidomos kur tjetri ka empati, e përjeton keq. Ky është efekti bumerang ose pervers i një gjëje shumë të mirë” , – thotë ai, duke shtuar se ky libër ashtu si edhe i pari, për ata që e kanë lexuar dhe bërë të vetin, krijon vetëdije dhe ndërgjegjësim.

Në këtë rast, arti i Edmond Tupes nuk është thjesht “art për art”, edhe pse ai e çmon shumë edhe kur dhimbja përdoret vetëm si element i së bukurës. Libri i tij, arti i tij poetik ka efekt zgjimi, shkundës për ata prindër që ende jetojnë në mohim dhe duan ta fshehin një fëmijë të lindur autik, që fajësojnë ende të tjerët për fatin e tyre, por edhe tek ata prindër që i kanë fëmijët krejt normalë dhe mbajnë merake ekzistenciale për të ardhmen. “Ka një kriter terapeutik edhe për prindër me fëmijë normalë që ndihen fatkeq se fëmija nuk shkon mirë me mësime, që do të shkojë ushtar, apo është në burg, E kam thënë edhe te libri i parë, që këta prindër janë prindër të lumtur”.

Letërsia , thotë Tupja, është dhimbje e dyfishtë. E para, për temat që trajton dhe e dyta, për përjetimin e shkrimtarit a të poetit. “Letërsia limonadë do të kalojë, edhe ajo e angazhuar me tepri bie, por letërsia që mbart dhimbje do të rezistojë. E bukura e vërtetë, për mua është e moralshme”.

Krahas njohjes me një njeri autik, libri i Tupes të bën të njihesh dhe të hysh në lëkurën e një prindi që ka një fëmijë me autizëm, e ravijëzuar nga ndjesia e fuqishme e vetëfajësimit.

Rrëfen sesi deri më tani barrën më të madhe për rritjen dhe kujdesin e të birit e ka pasur e shoqja, Xhilda. Sesi ajo hoqi dorë nga piktura , sesi për vite të tëra iu përkushtua vetëm të birit. “Tani që unë jam në pension, mendova se do të kisha më shumë kohë, por nuk kam sepse djali kërkon shumë kohë e të gjithë këtë e ka pasur Xhilda me një vetëmohim, stoicizëm, pa u ndjerë”.

Flet për ditët e zakonshme që kalon me Gesin, sesi i rivendosin marrëdhëniet e dashurisë çdo ditë, sesi luajnë, sesi komunikojnë për kërkesat e tij të vogla, por edhe sesi e ka përgatitur veten në reagimet e dhunshme kur ai ndjen se nuk e kuptojnë si duhet.

“Prindërit e përjetojnë thellësisht. Unë dhe Xhilda kishim thurur ëndrra për këtë fëmijë. Ishte koha kur e drejta e studimit në diktaturë nuk dilte kollaj. Thoshim që edhe po të mos i dilte e drejta e studimit, unë, i ati, do i mësoja frëngjisht, pikturën do ia mësonte ime shoqe. Por këto nuk u realizuan”, – rrëfen ai, ndërsa kujton edhe netët pa gjumë dhe sesi jashtë shtëpisë jeta vazhdon normalisht dhe me të njëjtat kërkesa e ritme i duhet t’i bindesh, edhe kur ke kaluar kohë të vështirë dhe të pagjumë…Krahas vuajtjes është edhe lumturia. “Fitoret e vogla, hapat e vegjël përpara të japin një gëzim të paparë. Mundimi nuk ka shkuar kot”. E di se një forcë përtej së tijës, e quajtur Zot apo jo, e ka sjellë këtë fëmijë në gjirin e tij, sepse e ka ditur se do ta rrisë me dashuri. “Pas tronditjes së thellë, i bëmë ballë. Kuptuam që duhet të japim shumë dashuri. Dashuri të pakushtëzuar. Të paktën sa të jemi gjallë ne prindërit, t’i bëjmë të lumtur, që nëse ata do të kenë kujtime, të paktën ta mbajnë mend këtë lumturi”, – thotë Tupja.

E ka mbyllur ciklin poetik me një apel, një thirrje për ata që ai i quan të gjithëpushtetshëm, qeveritarë dhe të kamur, të hedhin sytë nga ky komunitet e t’u vijnë në ndihmë, për t’ua bërë pak më të lehtë brengën e pse jo, për t’i qetuar pak në ankthin më të madh, se kush do të kujdeset për këta fëmijë pasi prindërit të mos jenë më në këtë tokë…

Librari i ri në librarinë “Albania” , teksa të dorëzon “Album i brengës më të thellë”, që e shtrëngon në duar, të thotë se nuk i mban dot lotët sa herë dikush i kërkon këtë libër, apo sa herë ai ua sugjeron atyre që duan të blejnë një libër me poezi…Bukuria e artit dhemb. Aq shumë sa e një prindi, si Edmond Tupja.



Një arush që të kujton fëmijërinë dhe është subjekt i një prej poezive. Gesi i tij i dashur nuk ndahet kurrë nga lodra e butë e pelushit. Një flakë që digjet e nuk konsumohet, që është dhimbja dhe dashuria e pashtershme e prindit dhe një degë e tharë lulesh, si ëndrrat që ndoshta kurrë nuk u realizuan apo si vitet që ikin duke e shtuar edhe më brengën e një prindi që nuk ka kujt t’ia lërë amanet të birin të pamundur të kujdeset për veten… Është kjo kopertina që hap një album, ku me vargje janë të fotografuara lotët, ditët e vështira, mendimet e errëta të netëve pa gjumë, ndenja e fajit të atij që pafaj vuan, muret e lartë të pamundësisë për të gjetur gjuhën që do e bënte të birin ta kuptonte e të kuptohej, por edhe dashuria e madhe, fitoret e vogla, lumturia dhe një thënie në kopertinën e pasme “…e ushqyer me dëshpërim, poezia lidh duajt e fatit”

*****

Ti je lënda ime e lënduar

Brenda shpirtit të shpërbërë,

Brenda zemrës së zemëruar,

Brenda ëndrrës plot me rërë.



Ti je kënga grykë prerë,

Shija ime e shituar,

Mjalti im i pandërprerë

Akullnajë e përvëluar.



Ti je kryqi im i ndritur,

Bukuria e burgosur,

Mrekullia e paarritur

Ankthi im i përsosur

Kur rrihej barbarisht Edi Rama


Viktimizimi i Edi Rames dhe glorifikimi i krimit te pasionit!

foto e Sali Berisha

Te dashur miq, mediat e shkruara dhe disa portale, me keqdashje rikthyen sot pas 19 vitesh ne faqet e tyre, aktin e goditjes me grushta por dhe objekte te forta te Edi Rames, duke u perpjekur ti japin edhe sot prapavije politike. 

Lidhur me keto shkrime informoj me pergjegjesi te plote publikun, se ne detyren e Presidentit te Republikes asokohe, e denova me ashpersine me te madhe aktin dhe kerkova nderhyrjen e menjehershme te te gjitha organeve te zbatimit te ligjit per hetimin, gjetjen dhe ndeshkimin sipas ligjit te autorit qe kreu krimin.

 Por te gjitha perpjekjet e mia deshtuan per shkak te refuzimit kategorik te Edi Rames per te bashkepunuar me organet kompetente per identifikimin dhe ndeshkimin ligjor te agresorit. Pavaresisht nga ky qendrim bllokues te zotit Rama, hetimet dhe te dhenat operative faktuan:
- Akti agresiv, krimi i goditjes te zotit Rama ishte thjesht krim pasioni, pa asnje prapavije politike, por lidhej me motive nderpartneriale.
- Ne momentin e goditjes ne mengjes, nga agresori, z. Rama nuk ishte vetem ne dhome por me nje person tjeter te gjinise mashkullore.
-Agresorin e pane me syte e tyre si zoti Rama ashtu dhe personi tjeter qe gjendej ne apartament me z. Rama por asnjeri prej tyre nuk pranoi te thone emrin e tij apo te paraqesin padi ndaj tij ne prokurori apo gjykate.

 Cdo pretendim tjeter sot, pas 19 viteve per incidentin, eshte nje mashtrim i paskrupullt qe ka si qellim politizimin e nje akti mirefilltas krim pasioni dhe viktimizimin e Edi Rames! sb





RRIHET BARBARISHT EDI RAMA*
Nga Nikoll Lesi, Koha Jonë
Si mbrëmë vonë, 19 vjet më parë, ishim tek koka e njeriut që sot është Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama.  Me Ben Blushin e Martin Lekën sapo kishim mbaruar gazetën “Koha Jonë” dhe e kishim nisur për shtypshkronjë, kur morëm vesh se kishin goditur Edi Ramën dhe Vladimir Myrtezain. Për Edin na thanë se është në gjendje kritike. Na thanë se gjendet tek spitali nr.2. Nxituam në një makinë me Blushin e Lekën për tek krevati ku ndodhej i shtrirë në gjak Edi. Nuk kam ç’të shtoj më shumë se sa shkrimi i Martin Lekës në lidhje me këtë akt kriminal shtetërorë botuar në datën 24 janar 1997, por më duhet të bëj këtë shënim të sotëm jo vetëm për faktin e një kujtese njerëzore se si ishte ai fillimviti i mbrapshtë 1997, por edhe si thirrje Kryeministrit të sotëm dhe Edit të djeshëm.
gaz
Rilexova shkrimin e Fatos Lubonjës botuar në “Koha Jonë”  një ditë pas goditjes nga shikasit e pushtetit të asaj kohe dhe mund të them se jemi 19 vite pas asaj nate të zezë, por ende pothuaj  nën një mendësi  pushtuese, ku pushteti nuk rreh më si dikur, por të blen, që jep leje pallatesh apo koncensione pronarëve të medias, që jep leje në bregdet pa pyetur për ligjin, ku mendimi  oponent e kritik shikohet me shpoti e  inat edhe nga ata që u goditën natën 22 janarit 1997.
E ribotova  sot gazetën e asaj nate 1997 edhe si një thirrje Kryeministrit  Edi Rama, i cili asokohe ishte një intelektual karizmatik e kurajoz, që ta lërë të lirë median e sotme të jetojë në kushte konkurrence të barabartë e jo ku disa i mban me hatër, disave iu jep leje ndërtimi  biznesi, të cilët shkatërrojnë median e pavarur apo ndonjërin e mbron publikisht sepse i duhet politikisht në luftë kundër opozitës apo aleatëve.
Zoti Rama! Kujto atë natë të dhimbshme të 19 viteve më parë, kur i sapo kthyer nga Parisi, po bëje një shkrim në “Koha Jonë” dhe të goditën për mendimin, për lirinë tënde me të cilën i shkruaje idetë tuaja për një demokraci e vend të lirë dhe tani që keni gjithçka në dorë mundohu të zbatosh ato çka kishe shkruar edhe në atë janar 1997.
Ndjesë nëse botimi i sotëm të solli lëndimin për një kohë kur të dhunuan në emër të asaj çka besoje se duhej të ishte Shqipëria.
Sot fati, puna dhe Zoti ta sollën të realizosh atë çka kërkoje publikisht prej ish-Presidentit të atëhershëm Sali Berisha.
Në të kundërt e meriton një “rrahje” të dytë, por kësaj radhe prej Ben Blushit, Martin Lekës dhe mua që ishim tek koka e krevatit tënd , i gjakosur, atë natë të 22 janarit 1997.
 gaz
LAJMI I KOHA JONË, 23 JANAR 1997
“Rrihet barbarisht Edi Rama”
“Mbrëmë në mesnatë, persona të panjohur kanë goditur me hekura në kokë piktorin e njohur Edi Rama. Rama, i cili sapo është kthyer në Tiranë pas një specializimi në Francë ishte duke shkruar një intervistë mjaft të ashpër ndaj politikës së Berishës. Pas kësaj ngjarjeje, ai është shoqëruar në spital dhe ende nuk dihet gjendja shëndetësore pas plagëve të rënda”.Edi-Rama_i-gjakosur_Koha-Jo

(SHKRIMI I  GAZETES “KOHA JONË”, 24 JANAR 1997)
Pas rrahjes barbare të piktorit dhe publicistit të njohur, Edi Rama  
“Të hatashëm përsëkeqi në diktaturë, të hatashëm dhe përsëkeqi në liri”
 Nga Fatos Lubonja
Parmbrëmë natën, kapuçonë të zinj goditën barbarisht me leva dhe doreza hekuri Edi Ramën dhe mikun e tij, piktorin dhe pedagogun e Akademisë së Arteve, Vladimir Myrtezai teksa ktheheshin në shtëpi.
Opinioni publik, veçanërisht ai intelektual, u rrëqeth dhe u trondit shumë thellë nga kjo ngjarje. U trondit sepse e do Edi Ramën, artistin dhe njeriun karizmatik, që në vitin ‘90 e shndërroi sallën e Akademisë së Arteve në vendin e parë të tubimeve antikomuniste të rinisë universitare, intelektualin që u ka qëndruar koherent idealeve të atyre viteve dhe që ka goditur ashpër prirjet e neokomunistëve, me në krye Sali Berishën, për ta kthyer vendin në ato kohëra të zeza. Por opinioni nuk u trondit vetëm për këtë. Ai u trondit edhe sepse me rënien e firmave piramidale mashtruese vendi ndodhet në gjendje krize të rëndë, ku njerëzit po presin me frymën pezull se çfarë zgjidhje do t’i japin forcat politike qorrsokakut tragjik ku na kanë futur. Me goditjen barbare të Ramës, i cili është edhe njeri i rëndësishëm politik, të gjithë ndjenë se pushteti ka zgjedhur rrugën më të mbrapshtë dhe më të ulët, atë rrugë që i ka bërë historikisht shqiptarët vrasës të njëri-tjetrit.
Si është e mundur që njerëzit nuk u kujtuan të godisnin ata që u kanë vjedhur me mijëra dollarë, por gjetën kohën ta ngrenë dorën kundra shtatlartit paqësor Edi Rama, i cili di të godasë vetëm me forcën e ngjyrës dhe të fjalës?!
j1
Nuk është e vështirë të merret me mend se kush i nisi ata muskuj pa tru në orët e vona të natës në apartamentin e Edit në fund të Tiranës, në atë apartament të varfër një dhomë e një kuzhinë, të cilin së bashku me Delinën, ai e ka ndarë me Zaken, piktorin e talentuar si pakkush tjetër?
Në mbrëmjen përpara se Edi të goditej, isha me të në një restorant të qetë, ku mblidhen, pinë e kuvendojnë njerëz gjithfarësh, pozitarë dhe opozitarë, oficerë policie dhe intelektualë dhe ku të krijohet për një çast përshtypja se vërtet ka ardhur koha kur mund të jetojmë në paqe pranë njëri-tjetrit, edhe pse të ndryshëm. Po bisedonim për fatet e vendit tonë. Ai më foli për një intervistë që kishte shkruar që në Francë dhe që nuk po e botonte, pasi ngjarjet po rrokulliseshin aq shpejt sa ajo i dukej e vonuar. Afërmendsh, rrahëm edhe mendimet sesi mund të kapërcehet, pa u përsëritur katrahura e viteve ‘90-‘91, situata që po krijon rënia e njëpasnjëshme e piramidave dhe na u duk një punë shumë e vështirë. Veçanërisht, duke pasur parasysh konsekuencën në aventurizëm dhe dhunë të atyre që na e kanë gatuar.
Edi-Rama_i-gjakosur_Koha-Jo
eeee
Të nesërmen, pasi mora vesh lajmin e zi, shkova ta shikoj dhe nuk i mbajta dot lotët përpara fytyrës së tij të masakruar. O Zot, çfarë përbindëshash ka kjo botë!.
Pas ndonjë ore, i kërkova Delinës intervistën. Fillova ta lexoj dhe ende pa e mbaruar, më pushtoi pyetja: si është e mundur që pushtetet shqiptare gjithherë kanë vrarë dhe burgosur mendjet e tyre më të ndritura? Kur do të vijë ajo ditë që njerëz si Edi Rama dhe Vladimir Myrtezai, të cilët vërtet e nderojnë kombin me talentin e tyre, do të respektohen më në fund edhe nga pushtetet? Janë pyetje që i kemi shtruar dhe rishtruar sa herë. U është rikthyer edhe Edi Rama në intervistën e tij të fundit. Këtu do të doja t’i përgjigjesha pikërisht nëpërmjet gojës së tij, por veçse më duket disi e vështirë, pasi stili i tij i mirënjohur, sikur nuk i shkon kësaj gjendje që na ka krijuar goditja e tij. Edhe nga stili ai kuptohet se është njeri paqësor, njeri që shkruan me një ironi dhe sarkazëm të gëzuar, me ironinë e njeriut të lirë që hedh valle rreth të vërtetës, ku edhe ata që i urren nuk i vret, por i tall. Por meqenëse Edi do të jetë shpejt shëndoshë e mirë dhe mund t’i them, ashtu siç u thoja dikur miqve të burgosur kur dilnin nga ndonjë fatkeqësi “Të shkuara”, besoj të më lejojë të përdor fragmente nga intervista e tij, për t’ia prurë edhe njëherë publikut Edi Ramën, njeriun që jam i bindur, shumica e shqiptarëve e do me gjithë shpirt.
j2pyetur sesi e gjykon gjendjen në Shqipëri, ai jep një përgjigje, e cila më duket se përmban edhe përgjigjen e pyetjes mbi atë çka i ndodhi:
Qëkur s’mbahet mend situata në Shqipëri është po ajo, një rrumpallë e krijuar nga një tufë e paorientuar këmbësorësh, të cilët lindin, vdesin dhe prapë lindin pa u lodhur në një qorrsokak; hipin dhe zbresin Vargmalet e Gënjeshtrës, notojnë nëpër Lumenjtë e Frikës, zdërhallen nëpër Lëndinat e Mashtrimit Reciprok, dremisin nëpër Frëngjitë e Hakmarrjes, azdisen nëpër Pyjet e Marrëzisë, fluturojnë me presh nëpër Retë Imagjinare të Heroizmit, përzhiten nëpër Qyngjet e Injorancës, llokoçiten nëpër Baltën e Nënshtrimit, gremisen nëpër Honet e Dëshpërimit, për t’u shfaqur befas, majë Mullarëve të Entuziazmit Pa Arsye, e kësisoj, vegjetojnë në zemër të Kontinentit të Vjetër si dora e fundit që i mbijetoi Prurjes së Civilizimit. Duke gjetur tek kjo “mbijetesë” oazin e Parajsës Tokësore, e të mbledhur grusht nën hijen e Palmave të Përtacisë, hipur mbi një Kolovajze Vetëpëlqimi të pashoq, bashkësia shqiptare ka arritur të mposhtë në shekuj çdo tundim për t’u zhvilluar mendërisht, për t’u ngritur moralisht, për t’u përsosur shpirtërisht, e pse jo, edhe fizikisht. Nëse për një Tekë të Fatit, pas një vetëburgosjeje që zgjati me qindra vjet, u gjendëm tash të fundi të lirë, e vërteta tragjike që nuk po dimë ç’të bëjmë me lirinë përpos se të shfrytëzojmë hapësirat e saj për të qarkulluar paranë pa lëvizur vetë, gjë të cilën, duhet pranuar, e bëjmë si pakkush tjetër përgjatë perimetrit të globit tokësor nuk është se përbën ndonjë gjë për t’u habitur. E po ashtu, nuk përbën kurrfarë çudie as edhe fakti që ata capak individë të bashkësisë sonë të vjetër, të cilët përgjatë këtij kalvari pambarim kanë rënë pre e një të atilli tundim të ulët siç është dëshira për ta parë në sy të vërtetën, janë konsideruar dhe konsiderohen nga bashkësia si antishqiptarë, tradhtarë, imoralë, perversë, psikopatë apo homoseksualë. Gjithsesi, duke pasur fatkeqësinë të jem njëri syresh dhe të metën mendore që të mos arrij të rresht së marri e së dhëni me bollëk, me fjalë, me këmbë e duar për t’i përçuar bashkësisë ku bëj pjesë, diçka nga shqetësimet e mia për punët e saj, mbroj mendimin se gjithherë në kuadrin e vallëzimit tradicional të historisë sonë kemi bërë “një hap përpara, dy hapa prapa”. Pas një hapi përpara është krejt e natyrshme që bashkësia së shpejti të bëjë dy hapat prapa e t’i bindet kësisoj, si ngaherë, ritmit të vallëzimit në fjalë, të cilin në Shqipëri, e kanë mbajtur rëndom ca ahengxhinj kokëkrisur të vullnetit të një populli, i cili me çka duket përherë e më qartë, i pushtuar nga ethet e ekonomisë së fajdesë ka arritur në përfundimin lapidar se akti i votimit është një akt i kotë për gjallesën dhe se abstenimi është garancia më e fortë për një gjumë shumë të gjatë e të rehatshëm në orbitën e përqindjeve. Nën hijen e dendur të Palmave të Përtacisë, hipur mbi një Kolovajze Vetëpëlqimi të pashoq, bashkësia shqiptare ka arritur të mposhtë në shekuj çdo tundim për t’u zhvilluar mendërisht, për t’u ngritur moralisht, për t’u përsosur shpirtërisht e pse jo, edhe fizikisht.
j1
k4
Mendje e pavarur, skeptik ndaj aderimeve në parti, ja si e përcakton Edi Rama në intervistën e fundit, pozitën e tij në raport me politikën:
Zgjedhja e intelektualit është për natyrë e papërputhshme me realitetin e dhënë, e për këtë, vështrimi i tij mbi këtë realitet është ngaherë krejt i ndryshëm prej vështrimit të politikanit, i cili nga ana e vet shpreson të vërë dorë mbi realitetin duke u njehsuar më parë me të. Intelektuali nuk kërkon vota, sepse nuk i duhen, ai kërkon të vërtetën. Duke ia bërë të njohura opinionit kërkimet e tij, ndodh që në ndonjë rast fatlum, intelektuali edhe ta influencojë atë, por sidoqoftë nuk duhet harruar se tekembramja, nuk është e vërteta në vetvete, por kërkimi i saj që mëshiron zgjedhjen e tij. Ndryshe politikani, ai është njeri i terrenit, të përditshëm dhe normalisht ka mbi vete barrën e madhe të përgjegjësisë për votat që kërkon e nëse nuk arrin t’i marrë këto vota, gjithherë duke besuar në programin e tij politik, ai duhet patjetër të reflektojë për arsyet e mosbesimit popullor mundësisht të gjejë pikat e dobëta të taktikës së tij e pse jo, të ndryshojë edhe krejt strategjinë në funksion të marrjes së pushtetit. Është pikërisht ky reflektim që i mungon sot krejtësisht politikës shqiptare…                                
Edhe kësaj here, Edi Rama nuk ka munguar të jetë kritik ndaj opozitës.

eeee

k2
j3
Si pozita, ashtu edhe opozita në Shqipëri, janë dy struktura të ngritura në shpatullat e gjera të arketipit të Njeriut të Ri, këtij modeli të krijuar nga propaganda e shfrenuar komuniste, e cila u mbështet fuqimisht tek dobësitë e karakterit të shqiptarit dhe tek burimet e pashtershme të traditës së tij që ushqen Barbarinë, Totalitarizmin, Autoritarizmin apo thënë me një fjalë të vetme, Nënshtrimin ndaj Babës, duke frymëzuar kësisoj një servilizëm të përmasave të mëdha që nuk kufizohet vetëm brenda mureve të klanit familjar, por që kthehet në Apoteozë të Nënshtrimit kur është fjala për t’iu bindur të gjitha atyre forcave udhëheqëse autoktone apo të huaja, të cilat shfaqen në Majëmalin e Politikës Shqiptare me synimin për të përsëritur Projektin Rutinë të lënies së Shqipërisë në errësirë, edhe pse, meqë ra fjala, duhet pohuar këtu se asnjë forcë e huaj që pati rastin të sundonte shqiptarët nuk arriti asnjëherë t’i sjellë Shqipërisë aq dëme morale dhe materiale sa i sollën vetë udhëheqësit autoktonë.
bb1
E thënë ndryshe, Politika Shqiptare, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, po vjen e po plazmohet dita-ditës si një shartim i kulturës së moçme të primitivizimit me shpresën e papërmbajtur se Amerika do të ndërhyjë më në fund për ta zbritur Skënderbeun nga kali, e për t’ia besuar opozitës atë kalë të bekuar. Fakti që në radhët e opozitës ka individë gjithsesi më të zotë, sesa mesatarja mizerabël e pozitës, po e humbet dita-ditës domethënien e vet, sepse këta individë po tregohen të pafuqishëm për t’u ngritur mbi kufizimet tradicionale kulturore dhe për të artikuluar një forcë të mirëfilltë alternative dhe po mbeten pre’ e entuziazmit të trishtueshëm të ca mitingjeve a takimeve nëpër rrethe me nostalgjikë të së kaluarës, me të papunë, me sehirxhinj, e me të tjerë individë kësodore, që pasi rrahin shuplakat ia mbathin nëpër shtëpira a mejhane dhe presin që të mbijë bar nëpër rrugën plot gropa ku marshon çalë-çalë opozita.    bb2
kj_mart_m_023
Tashmë duhet të jesh vërtet qorr për të parë se pa një frymëzim të vërtetë për të dalë nga qerthulli i traditës së stërlashtë të vjedhjes dhe përvetësimit të së ardhmes së fëmijëve, pa një vullnet të vërtetë bashkëpunimi nën “diktatin” e Frymës Kritike, pa një formulim të qartë të disa aspiratave dobiprurëse për vendin, pa një sakrificë të Unit Deliroz të gjithsecilit në luftë të përditshme me Psikozën e Shumëpërhapur të të qenit Prijës, pa një bashkim të madh e solid të të gjitha forcave opozitare më të emancipuara, do të vazhdojmë të kontribuojmë për të shtuar rentabilitetin e tregut të kafesë dhe të birrës së hapur e për të ngritur xhiron e kioskave, por kurrsesi nuk do të mund të kontribuojmë në ngritjen e rentabilitetit të politikës dhe në kapërcimin e gjendjes paradoksale ku e ka ngërthyer bashkësinë politika e Sali Berishës, në gjendje permanente lirie të kërcënuar ku vlera e opinionit publik është reduktuar në zero, për shkak të vjedhjes së votës. Vërtet, ç’kuptim ka shtypi i lirë pa zgjedhje të lira?
Kur flet për situatën e sotme, ai vazhdon ta konsiderojë, si edhe në shkrime të tjera, jo vetëm rezultat i bëmave të këqija të pushtetit aktual, por edhe produkt të kulturës primitive dhe të prapambetjes sonë shekullore.
j2
Përgjegjësitë e pushtetit të sotëm, janë padyshim të rënda plumb, ashtu sikurse janë të mëdha përgjegjësitë e njeriut që drejton këtë pushtet, por pse-të e keqqeverisjes aktuale nuk shpjegohen thjesht me konceptin krejt të shtrembër që ka Sali Berisha për demokracinë dhe as me vullnetin e tij të pazakontë, për t’i shkuar deri në fund rrugës së gabuar ku ka hyrë duke tërhequr nga pas gjithë bashkësinë. Vetëm për të interpretuar më qartë këtë ide, do të shtoja se po njësoj, edhe pse-të e barbarisë komuniste nuk shpjegohen kurrsesi vetëm e vetëm me perversitetin e mendjes së Enver Hoxhës apo me debilitetin kriminal të marroqëve që i rrinin rrotull atij kodoshi të neveritshëm, sepse asnjë mendje njerëzore, sado e djallëzuar dhe e mbrapshtë qoftë, nuk do të mund ta ndërtojë dot e vetme një të atillë ngrehinë ngjethëse siç qe komunizmi shqiptar dhe të mbajë mbyllur në të për gjysmë shekulli një bashkësi dymilionëshe qeniesh njerëzore.
 k2
(A nuk të shkon mendja këtu menjëherë për robotët mjeranë të veshur me xhupe lëkure dhe doreza hekuri që godasin pritave të natës dhe vrapojnë në terr?FL)
 bb1
Pa themelet e shtrembëta të kulturës shqiptare, pa gurët e pagdhendur të historisë sonë, pa llaçin e frikshëm të gënjeshtrave dhe falsifikimeve që vetëm një mendje si kjo e jona mund të prodhojë, ajo ngrehinë e pakrahasueshme në shëmtim me asnjë nga kështjellat e komunizmit europiano-lindor do të kishte qenë të paktën më e jetueshme. Për fat të mirë, orteku që përmbysi atë Perandori të Shkëlqimit Kriminal e mori me vete edhe regjimin komunist të Tiranës, bashkësia shqiptare u gjend e lirë, sistemi ndryshoi, por Ritmi i Historisë fatkeqësisht është ende po ai, e ne jemi ende po ata, të hatashëm përsëkeqi në diktaturë, të hatashëm përsëkeqi në liri; në të dyja rastet, njësoj të paaftë për të njohur dhe pranuar vlerat universale të humanizimit dhe abc-në e moralit të ekzistencës njerëzore. Unë nuk mendoj se kemi dalë nga errësira. Një dritare na është hapur për kah bota e lirë, e nëse në dritë dukemi akoma më të shëmtuar, kjo vjen ngase errësirën vijojmë ta mbartim brenda vetes. Bashkësia jonë përjeton sot një krizë morale me përpasa katastrofike, sistemi artificial i vlerave që krijoi komunizmi mbi substancën e traditës sonë ia ka lënë vendin zbrazëtisë së plotë, drejtësi nuk ka fare, solidariteti midis anëtarëve të bashkësisë inekzistent, për harmoni shoqërore as që mund të flitet, Ethet e Parasë kanë pushtuar të madh e të vogël, sepse me paranë sot mund të blesh gjithçka, bile më lehtë se çdo gjë tjetër mund të blesh drejtësinë dhe respektin e pakushtëzuar të bashkësisë, e cila i adhuron telefonat celularë njëlloj si dikur patllaket në të ndenjurat e regjimit të vjetër. Hemorragjia e braktisjes së atdheut është fakti më kokëfortë që e provon këtë mjerim. Plot njerëz potencialisht të aftë i kanë lënë shëndenë Shqipërisë, plot e plot të tjerë nuk mendojnë tjetër gjë përpos si t’ia arrijnë së njëjtës gjë.
j3
Megjithatë, atij nuk i mungon krejt optimizmi. Një optimizëm tragjik që duket se do ta ndjekë deri në botën tjetër ku siç thotë ai në intervistën e fundit “do të jemi njësoj si të tjerët”.
Është e vërtetë se njëzet e tetë mijë kilometrat katrore ku na ra për pjesë të lindim, nuk është se frymëzojnë lehtë ideale dhe nuk nxisin për një rezistencë të gjatë në mbrojtje të idealeve, por në krahasim me shkretëtirat ku erdhi vërdallë i vetëm për gjithë jetën e tij udhëheqësi i sotëm i popullit palestinez, i cili arriti më në fund t’i imponohet krejt botës së qytetëruar, që për turpin e saj e pat degdisur në ato shkretëtira, terreni ynë është ku e ku më i favorshëm që opozita shqiptare të luftojë për të ndërtuar një jetë normale.
bb2
Duke vërejtur tragjedinë e re ku po rrokullisemi me rënien e sistemit të fajdeve, e cila padyshim ka lidhje me këtë ngjarje të rëndë, mbetemi gjithherë të mbërthyer në dilemën: ky qenka fati ynë, të vrasim dhe të godasim njëri-tjetrin me plumba dhe me hekur, derisa domosdoja historike të bëjë punën e vet dhe të na fusë në zgjedhën europiane; apo vullnetet e individëve mund ta ndryshojnë këtë situatë? Personalisht, jam i prirur të besoj se pa vullnetin e njerëzve, historia nuk bëhet.
kj_mart_m_023
Dikur, në fillim të viteve frymëzues ‘90, së bashku me një grup të burgosurish i kam dërguar Sali Berishës një letër ku i përmendja thënien e popullit: “Pas lotëve, sytë shohin më mirë”. Kisha shpresë se nga ajo dhimbje e madhe do të nxirrnim ndonjë mësim. Kisha shpresë se dhe ky do të ishte ndonjë nga ata që kishin qarë. Por mesa duket, Sali Berisha është njeriu që nuk ka qarë kurrë në ato vite. Zoti e shpëtoftë!

(SHKRIM I KOHA JONË, MË 24 JANAR 1997)
Tetanoz për Edi Ramën

kj3
Nga Martin Leka
kj3
“Kanë rrahur keq Edi Ramën, është rëndë…”. Zëri i kolegut të radios londineze “BBC” përmes receptorit të telefonit këtë radhë vinte trishtueshëm. Nuk arritëm ta pyesnim për hollësira të tjera, ndonëse arritëm të kuptonim tragjedinë. Në urgjencën e spitalit nr. 2, e vetmja shenjë që identifikonte njeriun e plagosur rëndë me piktorin dhe publicistin e njohur Edi Rama ishte gjysma e trupit jashtë krevatit të zakonshëm të mjekimit. Zoti dhe trupi i hekurt dukej se e kishin shpëtuar gjallë. Përpjekjet për të dalluar tiparet e fytyrës së Edit, t’i sfumonin rrëketë e gjakut që kishin mbuluar fytyrën dhe trupin. Hematomat kishin filluar të përshpejtonin. Buza kishte filluar t’i ënjtej me shpejtësi. Ndërsa mjeku bëhej gati të ndërhynte, bashkë me Nikoll Lesin dhe Ben Blushin, dëgjuam disa copëza nga fjalët: “Deshën të më vrisnin?!…” Me mirësjellje, mjeku na porositi të mos i flisnim. Sapo dolëm, në korridor e jashtë urgjencës ishin mbledhur dhjetëra miq të Edit, intelektualë, piktorë, aktorë e gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut. Infermierja, një grua e shkathët na kërkoi të gjenim një antitetanoz. U larguam të tre, bashkë me çudinë e madhe se si ka mundësi që në spital të mos këtë antitetanoz. U drejtuam në një farmaci nate afër spitalit, por ajo qëndronte hapur vetëm ditën. Në spitalin tjetër përballë, megjithë dashamirësinë e mjekut nuk mundëm të gjenim një ilaç të tillë. Përballë hotel “Arbëria”, edhe farmacia e natës punonte ditën. Kështu na ndodhi në shumë nga farmacitë e kryeqytetit. Shikonim njëri-tjetrin me habinë e njerëzve që takohen pas vitesh. “Ku mund të ketë farmaci tjetër nate”. Absurdi qëndronte bashkë me pyetjen. “Ne jetojmë në absurd. Absurd plagosja për vdekje e Edit, absurd mungesa e tetanozit në spitalin e një kryeqyteti europian, absurd që farmacitë e natës punojnë vetëm ditën…”. Shpresa jonë e fundit u bë farmaci “Agimi” në kryqëzimin e lagjes “Vasil Shanto” nga ku me shpejtësi arritëm në urgjencë me urgjencë. Kishte shumë njerëz. U larguam. Shërim të shpejtë Edi. Zoti qoftë me ty dhe me të gjithë ne shqiptarët e pa zot…
—-

*Shënim: Këto ishin shkrimet e botuara 19 vjet më parë në “KOHA JONE”, kur goditën Edi Rama për vdekje)

» Veton Surroi kundër “Kosovës Republikë”, në kohën kur Serbia suspendoi autonominë



1
Janë të shumta shkrimet dhe qëndrimet antikombëtare të Veton Surroit, birit të ambasadorit të Titos, i cili ishte betuar në ideologjinë jugosllave, me moton, “Shoku Tito ne të betoheni se nga rruga jote ( as pas vdekjes) nuk do të largohemi” . Ia vlen që këtë moto t’ia përkujtojmë edhe në serbisht, (Druze Tito mi ti se kunemo, da sa toga puta ne skrenemo). Jo rastësisht, Veton Surroi edhe veprat e veta i përkthen në gjuhën serbe dhe i përuron në Beograd, Çuditërisht,ai asnjëherë, me asnjë veprim apo qëndrim nuk anashkaloi rrugën e Jugosllavizmit, rrugën e babait ambasador, xhaxhait komunist shqiptar-vrasës dhe klasës kosovare titiste, e cila po përpiqet me mish e shpirt të mos ndahet nga Serbia.
Në shkrimin që do ta sjellim më poshtë shihet qartë qëndrimit politik dhe qëndrimi patriotik jugosllav i Veton Surroit pikërisht në kohën kur Serbia kishte marrë masat e fundit për pezullimin edhe të asaj autonomie që kishte Kosova.

Në një koment, botuar në Gazetën “Rilindja” të 4 marsit të vitit 1989, Veton Surroi bënte përpjekje t’i qartësonte opinionit se kërkesa për “Kosovën Republikë” ishte kërkesë nacionaliste, shoviniste dhe prekte themelet e Jugosllavisë. Krijimi i një Republike të tillë, sipas Surroit ishte një veprim krejtësisht i papranueshëm, që nuk do të duhej të lejohej, në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim. Ai mohonte kategorikisht përkatësinë shqiptare të Kosovës dhe kërkesën gjithë popullore për Kosovën Republikë e trajtonte si kërkesë për Shqipërinë e Madhe.


...Nacionalistët e irredentistët shqiptarë, së pari, duke u shërbyer në radhë të parë me praninë numerike të nacionalitetit shqiptar, vendin ku ata jetojnë e punojnë e shpallin si „truall shqiptar“, duke vënë në rangë të „mysafirëve“ të gjitha nacionalitetet e tjera, gjë që është padrejtësi e madhe ndaj tyre, pra edhe ndaj shqiptarëve, që ndajnë të mirën dhe të keqen së bashku me to. E sa larg mund të shkojë kjo tezë mbi truallin e gjakun nuk shihet vetëm në histori, sepse ç`do të ndodhte në këtë Jugosllavi po të cilësohej „territor kombëtar“ hapësira ku jetojnë një shumicë e theksuar numerike kombëtare. Ç`do të ishte Kroacia pos „territorit kroat“ ç`do të ishte Maqedonia pos „territorit maqedonas“ e fundja, ç`do të ishte Jugosllavia pos „territorit serb“, sepse në RSFJ popullata më e madhe numerike është e nacionalitetit serb. Por sipas të gjitha gjasave, as që mendohet për Jugosllavinë kur flitet për „territoret shqiptare“, sepse në përputhje të plotë me hartën e Shqipërisë së madhe, edhe ky, sikundër çdo nacionalizëm shtetmadh, nuk mund të durojë kufi tjerë pos atij etnik, prandaj edhe në pamfletet separatiste përmendet „lufta përfundimtare“ për shkëputje nga Jugosllavia. (Surroi)


( Veton Surroi: Rojat e Kushtetutës... „Rilindja“ 4 mars 1989)

Protestat e fundit dhe greva politike e shkurtit në Kosovë, tashmë hasen në reagime të ndryshme si në vend, ashtu edhe në botë. Imazhet e klasës punëtore në protestë tejkaluan kufirin Jugosllav e evropian dhe tërhoqën vëmendjen, e në këtë mënyrë shtruan edhe pyetje të opinionit botëror, që manifestoi shqetësim për ngjarjet e fundit në Jugosllavi. Mu në çastin kur pasojat e intensitetit të një protestë ë tillë ende nuk janë eliminuar, në skenën politike të rrugëve të Evropës Perëndimore u lajmëruan grupet emigrante, me dëshirë që të japin përgjigje, e që janë paraqitur dhe paraqiten nga pozitat e nacionalizmit shqiptar. Për këtë dëshmojnë edhe dy sosh nga vargu i demonstratave që janë organizuar kohëve të fundit. Edhe në këto, siç shihet në mënyrë evidente, nëpërmjet të gjoja përkrahjes së klasës punëtore zhvillohet një proces i agjitimit të një programi politik që në thelb s`ka të bëjë me klasën punëtore kosovare.

Kështu, në demonstratën e Gjenevës, në të cilat brohoritet lart se organizohen për hir të përkrahjes së punëtorëve kosovar, harrohet e dhëna se në të njëjta valë të protestës nuk morën pjesë punëtorët e nacionalitetit serb e malazias. Çfarëdo shpjegimi që të jepet, e është evident se duhet shpjeguar se përse arrihet gjer te ndasia e plotë e klasës punëtore në një moment kur artikulohen kërkesat politike, megjithatë nuk mund të eliminohet fakti se protestat e fundit, sado që përfshinin shumicën dërmuese të klasës punëtore kosovare , megjithatë lanë pa përfshirë pakicën e manifestuar ekskluzivisht nga përkatësia nacionale.

Metodologjikisht ky nuk është gabimi i parë, por me të vijnë edhe të tjerët. E ashtuquajtura „përkrahje punëtorëve“ në Gjenevë u përcoll me brohoritjen e parullës nacionaliste „Kosova Republikë“, e kjo gjë është për t`u habitur, kur dihet se pos në disa raste të rralla të brohoritjes gjatë protestave të nëntorit, klasa punëtore shqiptare, turke e myslimane nuk u paraqit me këso parulla e as që e përkrahu. Sikundër që nuk u paraqit as gjatë protestave të fundit dhe grevës politike.

Por rasti i Gjenevës nuk qe i izoluar dhe faktikisht tregoi më përafërsisht se për çka është fjala. Në Bruksel po ashtu në emër të përkrahjes së klasës punëtore, demonstrantët nga pozitat e nacionalizmit shqiptar arritën të bëjnë një kësi konstrukti të palogjikshëm politik. Nga njëra anë, siç thanë ata, u angazhuan që të mos ndërrohet Kushtetuta e vitit 1974, e nga ana tjetër u angazhuan për „Kosovën Republikë“. Nuk ka nevojë të madhe për elaborim e për të shpjeguar se janë në kundërshtim të plotë ruajtja e Kushtetutës së vitit 1974, ku saktësisht definohet pozita e Kosovës si KSA, me parullën „Kosova-republikë“, e cila angazhohet mu për ndryshimin e bazave themelore kushtetuese. E nëse nevojitet edhe ndonjë ilustrim pse të mos përmendet fakti se nacionalistëve shqiptarë mu Kushtetuta e vitit 1974 u pengonte dhe tentuan që me metoda të ndryshme jo institucionale e të dhunshme ta ndërrojnë.

Dashuria e re ndaj Kushtetutës së vitit 1974, pra ndaj Kushtetutës së sotme, kundër së cilës qysh dje u sulën grupe nga këto pozita sipas elaborimit të mëtejmë të strategjisë së tyre politike, është çdo gjë tjetër pos dashurisë. Bashkangjitur me programin politik, në kreun e të cilit është parulla „Kosova –republikë“, nacionalistët shqiptar u shpërndan gazetarëve të huaj edhe një hartë , siç thanë ata të territoreve shqiptare në Jugosllavi. Plotësisht në përputhje me ideologjinë nacionaliste të „truallit dhe gjakut“ këto grupe manifestuan jo vetëm se si e shohin gjeografikisht Jugosllavinë, por si e shohin edhe fatin e nacionalitetit shqiptar.

Së pari, duke u shërbyer në radhë të parë me praninë numerike të nacionalitetit shqiptar, vendin ku ata jetojnë e punojnë e shpallin si „truall shqiptar“, duke vënë në rangë të „mysafirve“ të gjitha nacionalitetet e tjera, gjë që është padrejtësi e madhe ndaj tyre, pra edhe ndaj shqiptarëve që ndajnë të mirën dhe të keqen së bashku me to. E sa larg mund të shkoj kjo tezë mbi truallin e gjakun nuk shihet vetëm në histori, sepse ç`do të ndodhte në këtë Jugosllavi po të cilësohej „territor kombëtar“ hapësira ku jetojnë një shumicë e theksuar numerike kombëtare. Ç`do të ishte Kroacia pos „territorit kroat“ ç`do të ishte Maqedonia pos „territorit maqedonas“ e fundja, ç`do të ishte Jugosllavia pos „territorit serb“, sepse në RSFJ popullata më e madhe numerike është e nacionalitetit serb. Por sipas të gjitha gjasave, as që mendohet për Jugosllavinë kur flitet për „territoret shqiptare“, sepse në përputhje të plotë me hartën e Shqipërisë së madhe, edhe ky, sikundër çdo nacionalizëm shtetomadh, nuk mund të duroj kufi tjerë pos atij etnik, prandaj edhe në pamfletet separatiste përmendet „lufta përfundimtare“ për shkëputje nga Jugosllavia.

Sa janë konsekuent „rojet e Kushtetutës „, shihet nga kjo që u tha. Megjithatë, ata në demonstratat e fundit shtrojnë sërish një habi të re : „Nëse ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, do të ketë luftë qytetare“. Dihet se cilit rang i përkasin ideologjitë që kërcënohen me luftë, rangut totalitar, e kështu mund të kuptohen edhe kërcënimet e këtyre grupeve nacionaliste.

Animoziteti i tyre militant, megjithatë, u ka bërë që të harrojnë disa gjëra:
Së pari, se nuk kanë kurrfarë autorizimesh nga populli për ruajtjen e rendit kushtetues, aq më pak të drejtë morale, kur qenë dhe janë kundër këtij rendi.

Së dyti, se për ruajtjen e themeleve të Kushtetutës së vitit 1974 janë deklaruar shumica dërmuese e qytetarëve të Kosovës dhe këtë kërkesë, në kushte elementare demokratike që do pasur, e në saje të konsultimit të plotë të bazës, duhet ta artikulojnë edhe delegatët e Kuvendit të KSA të Kosovës. Sado që atmosfera e krizës, si dhe ajo e porsakrijuar me ngjarjet e fundit lë pasoja objektive presioni, përgjegjësinë për ndryshimet kushtetuese e marrin delegatët në procedurë institucionale, e jo grupe demonstrantësh të cilët, siç pamë, as që e kanë afër mendsh këtë Kushtetutë, as shqiptarët e as Jugosllavinë.


Ky ishte Veton Surroi në vitet e para luftës, por edhe më pr0jugosllav u tregua përnjëherë në verë të vitit 1999, kur luftën e UÇK-së e etiketoi si luftë fashiste e revanshiste kundër serbëve. Vetoni vajtonte fatin e 14 serbëve të vrarë në Grackë të Lypjanit, në gusht të vitit 1999, tetë prej tyre të MUPI-it të Serbisë, të cilët kishin masakruar shqiptarët në fshatrat: Sllovi, Reçak, Hallaq dhe kudo në Kosovë. Marrja në mbrojtje e kriminelëve serbë tregonte faqe botës, se, cili ishte Veton Surroi me të cilin, për mjerimin më të madh koketuan dhe sot koketojnë jo pak politikanë shqiptarë. ( Ahmet Qeriqi)
11. 1. 2016

Armiqtë e rinj të sferës publike

image

Chris STONE

Para sulmeve terroriste të nëntorit në Paris, ishte e ligjshme të organizohej një demonstratë në një shesh publik në atë qytet. Tashmë kjo gjë nuk lejohet. Në Ugandë, qytetarët që kanë bërë në të shkuarën fushata kundër korrupsionit apo në favor të të drejtave të homoseksualëve, qenë përballur shpesh me një publik armiqësor, por jo me rrezikun e burgimit për shkak të tubimit. Por nën disa ligje të reja të paqarta, ata tani po përballen me rrezikun e arrestimit dhe përndjekjes. Në Egjipt, autoritetet qeveritare bastisën kohët e fundit dhe mbyllën institucionet e shquara kulturore - një galeri arti, teatër, dhe një shtëpi botuese - ku mblidheshin dikur artistët dhe aktivistët. Mesa duket në të gjithë botën, muret po mbyllen në atë përmasë, sa njerëzit kanë nevojë të mblidhen bashkë, shprehen lirshëm dhe shfaqin mospajtimet e tyre. Megjithëse interneti dhe teknologjia e komunikimit e kanë bërë të folurit publikisht teknikisht më të lehtë se kurrë më parë, mbikëqyrja e kudogjendur shtetërore dhe tregtare ka siguruar që shprehjet, organizimet, dhe protestat të mbeten të kufizuara. Me pak fjalë, të folurit hapur nuk ka kërkuar kurrë më shumë guxim sesa sot. Për mua, ky ndryshim s'mund të godiste më pranë shtëpisë. Në nëntor 2015, Fondacionet për Shoqërinë e Hapur (filantropët globale të Xhorxh Sorosit, që unë drejtoj) u bënë organizata e dytë në listën e zezë sipas një ligji rus, të miratuar që në muajin maj, çka i lejon Prokurorit të Përgjithshëm të vendit të ndalojë organizatat e huaja, dhe pezullojë mbështetjen e tyre financiare për aktivistët lokalë.

Për shkak se cilido që angazhohet me ne, është subjekt i ndjekjes së mundshme penale dhe burgimit, ne nuk kemi pasur asnjë zgjidhje tjetër, përveç ndërprerjes së marrëdhënieve me dhjetëra qytetarëve ruse, të cilët i kemi mbështetur për vite me radhë në përpjekjet e tyre, për të ruajtur ndonjë fragment të demokracisë në Rusi. Sigurisht, nuk ka asgjë të keqe në rregullimin e hapësirës publike dhe organizatave që e përdorin atë. Në fillim të viteve '90, disa qeveri të reja në Europën Lindore, Afrikë dhe Amerikën Latine, e nënçmuan fuqinë e një qytetarie aktive dhe shoqërisë civile, duke mos arritur të rregullojnë në mënyrë të përshtatshme organizatat mbrojtëse të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, si dhe hapësirën në të cilën ato veprojnë. Por gjatë dy dekadave të fundit, ndërsa qytetarët aktivë kanë rrëzuar regjimet në dhjetëra vende, qeveritë kanë lëvizur shumë larg në drejtimin e kundërt, duke imponuar rregulla të tepërta mbi ato organizata dhe në atë hapësirë publike. Gjatë këtij procesi, ata po kriminalizojnë format më elementare të praktikës demokratike. Në disa raste, qeveritë madje as nuk shqetësohen se mos krijojnë një precedent ligjor për veprimet e tyre.

Pranverën e kaluar në Burundi, Presidenti Pier Nkurunziza mori një mandat të tretë në këtë detyrë, megjithëse Kushtetuta e vendit kishte të sanksionuar vetëm dy mandate. Kur qytetarët dolën në rrugë për të protestuar, ata u shtypën me dhunë. Mjerisht edhe vendet me disa prej traditave më të fuqishme demokratike të botës, kanë shënuar regres në këtë drejtim. Pas sulmeve terroriste të Parisit, Franca dhe Belgjika (ku komploti ishte planifikuar dhe organizuar) pezulluan liritë civile për një kohë të pacaktuar, duke u shndërruar brenda natës në atë që janë tashmë, të paktën me statut, shtete policore. Në të dyja vendet, demonstratat janë ndaluar; vendet e kultit janë mbyllur; dhe qindra njerëz janë arrestuar dhe marrë në pyetje, vetëm pse kanë shprehur një opinion të pazakontë me frymën aktuale.

Kjo qasje është saktësisht një kosto e rëndë. Mijëra njerëz që kishin planifikuar të protestonin gjatë bisedimeve në samitin e Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike muajin e kaluar, zgjodhën të lënë vetëm këpucët e tyre. Ky ishte një imazh befasues, që ilustron më së miri sesi frika mund të mposhtë angazhimet e nevojshme për të ruajtur shoqëritë e hapura dhe liritë politike edhe në Evropë, vendlindjen e qytetarisë moderne. Nuk ka asnjë formulë të thjeshtë për rregullimin e hapësirës publike, ose mbrojtjen e mospajtimit politik paqësor në epokën e terrorizmit dhe globalizimit. Por dy parime themelore janë të qarta. Së pari, bota ka nevojë për kontroll të fortë ndërkombëtar të lëvizjes së njerëzve dhe parave, dhe për më pak kufizime në të folurit, tubimin dhe mospajtimit. Kohët e fundit, qeveritë kanë lëvizur në drejtim të gabuar. Por viti 2016 ofron shumë mundësi për korrigjim, në fusha që shtrihen nga tregtia deri tek emigracioni.

Së dyti, organizatat jo-fitimprurëse që punojnë për të përmirësuar politikat publike, kanë nevojë për të njëjtat të drejta për të siguruar fonde ndërkombëtare, ashtu si sipërmarrësit me qëllime fitimprurëse që kërkojnë të ofrojnë mallra dhe shërbime. Investimet e huaja direkte duhet të inkurajohen, dhe jo pengohen, pavarësisht nëse ato do të mbështesin prodhimin e mallrave dhe krijimin e vendeve të punës apo politikat e forta publike dhe një qytetari më aktive. Përgjegjësia për ndryshimin e kursit nuk bie vetëm mbi qeveritë. Të gjithë ne që e vlerësojmë hapësirën e hapur publike, duhet të qëndrojmë krah për krah në mbështetje të kornizave të politikave dhe institucioneve që e ruajnë atë. Tanimë është koha për solidaritet tek të gjitha lëvizjet, kauzat dhe vendet. Në kushtet kur thjesht aktivizimi si një qytetar i shqetësuar mund t'iu çojë në burg, dhe frika e mbikëqyrjes inkurajon pasivitetin në masë, politika e një çështje të vetme nuk është një strategji fituese. Mënyra më e mirë për të mbrojtur hapësirën publike është pushtimi i saj, edhe në qoftë se ju përkrahni një kauzë të ndryshme nga personi që qëndron pranë jush. Në vitin 2016, ne duhet ta mbushim - dhe në këtë mënyrë mbrojmë - atë hapësirë së bashku. (Chris Stone është president i Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur)

Në Britani liria e fjalës po zhduket në heshtje

Charles C. W. COOKE

Shkopinjtë dhe gurët mund të thyejnë kockat, por fjalët nuk mund të më lëndojnë kurrë." Diçka e përafërt na është thënë që fëmijë. Kohët e fundit, kjo maksimë është gjendur nën zjarr të pandalshëm, sepse dallimi mes dhunës fizike dhe kritikës verbale ka ardhur duke u shuar. Ligjet kundër gjuhës së urrejtjes, që gjenden me shumicë tashmë jashtë SHBA-ve, mbështeten shumë në supozimin se fyerja dhe përbuzja janë të barabarta në dëmin e tyre me armët dhe gjakderdhjen, dhe që shteti është në gjendje ta kontrollojë me ndjeshmëri përdorimin e tyre. Dikur, pranohej si emblemë e Iluminizmit se çdo qeveri që përpiqej të kontrollonte nga afër fjalën e lirë ishte e destinuar për katastrofë, në mos për tirani. Tashmë, edhe atdheu i John Stuart Mill-it është zhytur në llucë. Në Britani, si në shumë vende të Europës, dhjetëra mijëra njerëz hetohen nga policia për asgjë më shumë se shfaqja pa takt në publik. Dhe votuesit duartrokasin si foka.

Le të shikojmë lajmin që një person i famshëm në Britani, e quajtur Ursula Presgrave u shpall këtë javë në Londër fajtore për "komunikim të qëllimshëm." Krimet i saj? Kishte shkuar në Facebook që "të gjithë të lindurit me sindromën Daun duhet të vriten" para se të detyrohen të bëjnë "jetën e pakuptimtë të perimeve", dhe ngaqë kishte ruajtur në telefonin e saj një seri gazmoresh që talleshin me sakatët. Kur u pyet nga prokurorët nëse e pranonte që kishte kryer një krim, Presgrave pranoi pa shumë kundërshtime. Brenda një muaji do të merret vendimi, dhe, varësisht nga gjendja shpirtërore e gjykatësit, ajo mund të kalojë gjysmë viti në burg ose të paguajë gjobë 5000 sterlina. Një tjetër çekiç u përdor për të thyer një lajthi.

Që një person i lirë të pranojë lehtësisht mundësinë e të dënimit me burg për shkak se ka mendime të shëmtuara, duhet të hedhë pak dritë mbi gjenden e sotme të lirisë intelektuale në Britani. Padyshim që Presgrave është mendjelehtë, dhe pikëpamjet e saj janë moralisht të dënueshme. Por kjo nuk është e punë e qeverisë së Madhërisë së Saj ose tjerëve më poshtë që veprojnë ndën koracën e saj. Ajo nuk kërcënoi njeri; nuk rrezikoi njeri ose nuk kishte indikacion për shkelje ligji; nuk u zbulua ndonjë komplot. Në vend të kësaj, një njeri me intelekt poshtë mesatares dhe me kalibrim etik të dyshimtë shprehu një opinion abstrakt që të dyja palët, shumica dhe klasa e analistëve, e konsideruan të neveritshëm. Në një vend ku njerëzit e tij janë të lirë, ky nuk mund të jetë krim. Përkundrazi: Toleranca ndaj këto lloj shprehjesh është ajo që e dallon një vend të lirë nga tiranitë. Duke dënuar Presgrave për diçka që nuk është më shumë se krim mendimi [term i krijuar nga Oruelli në romanin 1984], Britania gabon rëndë.

Pavarësisht sa të këqija janë akuzat në vetvete, ato bëhen dhe më të rënda kur shikon se mendimi për të cilin ajo është ndëshkuar është kulturalisht normal dhe ligjërisht i mbrojtur në Britani. Sipas ligjeve të atij shteti, nënat që presin fëmijë me sindromën Daun dhe paaftësi të tjera lejohen t'i abortojnë deri në momentin e lindjes - disa muaj pas kufizimeve të abortit në vende të tjera. Nuk ka asnjë mundësi të arsyeshme të mos e kuptosh këtë dallim ligjor veç si pasqyrim të besimit se fëmijët me aftësi të kufizuara shpesh janë më mirë të vdekur sesa të gjallë - i njëjti pretendim, me fjalë të tjera, që e çoi Presgrave në gjyq. Duke gjykuar nga sjellja e saj, nuk kemi rrugë tjetër veç të mendojmë se qeveria britanike beson që fjalët dëmtojnë sa shkopinjtë dhe gurët, madje dhe më shumë. Sipas ligjeve aktuale, mjeku që vret fëmijën e pa lindur një javë para se ai të vijë në jetë meriton lavdërime dhe mbrojtje ligjore, kurse një person që lartëson përdorimin e euthanasisë [vrasja e një personi me sëmundje të pashërueshme për ta shëtuar nga vuajtja] pak ditë më vonë në këtë qark meriton burgim. A s'ju duket më e lirë vrima e miut?

Kur kritikojmë tundimin e pafundmë të shtetit drejt shtypjes, është tipike të vizatohen censuruesit si figura negative dhe masa e qytetarëve si viktima të pafajshme të tyre. Në një diktaturë kjo sjellje ka kuptim. Por në Britani, një demokraci përfaqësuese, kjo nuk shkon. Siç shkruante Daily Mirror, Presgrave u arrestua pasi disa qytetarë bënë ankesë zyrtare në polici. Është për të ardhur keq që të lexosh për lirinë e fjalës në Anglinë e 2015-ës do të thotë të lexosh një grup qytetarësh që "shesin" qëllimisht tek autoritetet dikë që ata nuk e pëlqejnë. Askush, me sa duket, nuk është i sigurt nga informatorët: as të famshmit, as gazetarët, as administratorët e universiteteve, as pijanecët që përdorin mediet sociale, as besimtarët myslimanë, as ateistët jo besnikë - askush. Nëse del nga vija, dikush, diku do të thërrasë policinë. A s'ka mbetur njeri në Britani që ta mbyllë telefonin duke vënë buzën në gaz? (National Review)

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...