2016-02-23

Gënjeshtra më e madhe e historisë së njerëzimit

Mahnitëse/ Gënjeshtra më e madhe e historisë së njerëzimit
Historia e agjentit më të madh të historisë së spiunazhit: Si një ish-fermer pulash, i vetë-bërë spiun mashtroi Hitlerin duke ndihmuar Aleatët të fitonin Luftën e Dytë Botërore
Nga Lucas Reilly
Javë përpara zbarkimit në Normandi, komandantët e Aleancës kishin përpara sfidat më të vështira. “Ky operacion nuk është duke u planifikuar me ndonjë alternativë,” tha gjeneral Dwight Eisenhower. “Ky operacion është i planifikuar si fitore, dhe kështu duhet të jetë”. Në fakt, më shumë se 6 mijë anije ishin të gatshme të lundronin nëpër Kanalin Anglez për të sjellë “dallgën” e parë të dy milion trupave në plazhet e Normandisë. Afro 20 mijë automjetet zbritën në breg si dhe 13 mijë aeroplanë hodhën mijëra ton eksplozivë.
Madhësia absolute e pushtimit – që do të ishte më i madhi në histori – ishte tronditës. Por të tilla ishin dhe aksionet. Megjithatë gjeneral Eisenhower ishte i mbushur me dyshime. Ai ishte kthyer në një “oxhak të shqetësuar” duke tymosur 4 paketa cigaresh në ditë. Liderët e tjerë të Aleancës ndjeheshin njëlloj të pasigurtë. Ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Imperial Alan Brooke shprehej me pesimizëm: “Nuk do të funksionojë”. Ditën përpara pushtimit, EisenhoWer nëpërmjet një shënimi me laps pranonte fajin në rast se duhej të urdhëronte tërheqjen. Kur pa divizionin e fundit të Airborne 101 të nisej, gjenerali i çeliktë filloi të qante.
Ata ishin shumë të shqetësuar dhe kishin arsye për këtë. Me kaq shumë trupa dhe kaq shumë artileri që ndodhej në Angli, ishte e pamundur të mbaje sulmin sekret. Hitleri e dinte që sulmi po vinte, dhe kishte përgatitur një mbrojtje prej muajsh. Vetëm një detaj i kishte shpëtuar atij, dhe ai kishte besim në fitoren e nazistëve, por ai nuk dinte se ku ekzaktësisht do të ndodhte sulmi. Për ta bërë ditën e sulmit të suksesshme, Aleatët e kishin të nevojshme ta mbanin atë të fshehtë. Ata duhet të mashtronin gjermanët duke i bërë të mendojnë se pushtimi i vërtetë ishte vetëm një bllof, ndërsa ideja për ta bërë sulmin të dukej shumë i madh ishte diku tjetër. Detyra dukej e rëndësishme, por për fat, britanikët kishin një armë sekrete: një spanjoll qeros i ri e i shkurtër. Ai ishte një spiun amator, që tashmë ishte bërë profesionist, gënjeshtari më i madh në botë. Ai ishte gjithashtu një fermer pulash.
Juan Pujol Garcia punonte në një hotel në momentin kur vendosi të bëhej spiun. Edhe pse ai kishte lindur në një familje të pasur në Barcelonë në vitin 1919, Pujol i kishte lënë pas dore privilegjet e tij. Ai la shkollën në moshën 15-vjeçare, gjë që e zhgënjeu shumë familjen e tij, dhe u regjistrua në një akademi për fermerët e pulave. Në moshën 21-vjeçare ai shërbeu për 6 muaj në një shërbim të detyrueshëm ushtarak, por jeta ushtarake nuk ishte për të. Ai bleu një teatër filmash. Kur ndërmarrja i dështoi, ai bleu një tjetër teatër më të vogël që pati po të njëjtin fat. Suksesi dukej se nuk ishte me të. Në moshën 24-vjeçare, Pujol kishte hequr dorë nga të punuarit në fermë pulash dhe të martohej me një vajzë të cilën nuk ishte i sigurtë a e dashuronte. Jeta e tij ishte normale, për të mos thënë e mërzitshme.
Megjithatë e tillë ishte jeta në Spanjë, me grupet fashiste e komuniste që luftonin dhunshëm për pushtet. Kinematë e teatrot që u kthyen në vende masakrash publike dhe kufoma politikanësh që ndotnin rrugët e Madridit. Kur Spanja u zhyt në luftë civile në korrik të vitit 1936, Pujol duhet të raportonte për detyrën e tij, por përkundrazi ai u largua. Shumë shpejt u kap dhe u dërgua në burg. Pasi u arratis nga burgu, u mbyll në një shtëpi të sigurt në Barcelonë. Të fejuarën e tij nuk e pa kurrë më. Pas një viti në depresion, Pujoli i dobësuar doli nga ku ishte fshehur. Ai ishte në gjendje të krijonte një dokument ku thuhej se ishte shumë i vjetër për ushtrinë, dhe kjo ishte e para e një liste të gjatë gënjeshtrash.
I dëshpëruar për para, Pujoi gjeti një punë për menaxhimin e një hoteli të rëndomtë në Madrid që quhej “Majestic”. Pavarësisht se në kushte jo të mira, hoteli ishte një shtëpi edhe për të. Ai ishte një njeri që fliste shumë, dhe hoteli ishte një vend i mirë për të njohur njerëz. Dhe këta njerëz mund të ishin bileta e tij për t’u larguar nga Spanja e copëtuar nga lufta.
Një ditë, Duka spanjoll i Torres hyri në hotel dhe kërkoi një dhomë. Kur Pujol hyri në bisedë me të, Duka filloi të ankohej për tezet e tij – dy princeshat – të cilat ishin mërzitura pasi nuk kishin pirë skoç që kur kishte shpërthyer lufta civile. Sytë e Pujol ndriçuan menjëherë. Ai e dinte se kishte pije alkoolike përtej kufirit në Portugali. Ai nuk kishte pasaportë, dhe të merrte një ishte gati e pamundur, por nëse dikush do të mund t’ia siguronte një të tillë ishin vetëm princeshat.
Kështu Pujol i ofroi Dukës një marrëveshje: Nëse ai mund t’i siguronte Pujolit një pasaportë, atëherë Pujol do të kujdesej për gjetjen e skoçit. Duka pranoi, dhe shumë shpejt Pujoli pati letrat e tij. Ai takoi aristokratët në Portugali, dhe mori 6 shishe me skoç në tregun e zi. Arriti t’i fuste ato në Spanjë me lehtësi. Ai kishte një dokument, për të cilin njerëzit vrisnin e vriteshin. Ai mund të arratisej tashmë.
2z7rekiPor nuk kishte kohë më të keqe për ta bërë një gjë të tillë, pasi nuk kishte asnjë vend të sigurtë. Disa javë më parë, në shtator 1939, Anglia i kishte shpallur luftë Gjermanisë. Hitleri kishte filluar “të gëlltiste” Europën. Pujol ishte i bllokuar dhe i zemëruar. “Bindjet e mia humane nuk do të bëjnë një sy qorr përballë vuajtjeve të mëdha që ka shkaktuar ky psikopat,” shkroi ai në një libër me bashkautor Nigel West të vitit 1985. Kështu, në vend që të komplotonte largimin e tij, Pujol filloi të bënte komplote skemash që do t’i hynin në ndihmë Aleatëve.
Në janar të vitit 1941, ai shkoi tek ambasada britanike dhe kërkoi punë si spiun, por kishte vetëm një problem, ai nuk dinte asgjë rreth spiunazhit. Të gjitha dyert e ambasadave e zbuan. I kthyer i zhgënjyer në shtëpi, ai bëri të pamenduarën: Telefonoi ambasadën gjermane dhe i tha atyre që donte të bëhej spiun për nazistët. Zëri nga ana tjetër e telefonit i tha Pujolit të shkonte në një kafene. Një agjent me kostum ishte duke e pritur në pjesën e prapme të kafenesë.
Pujol ndoqi urdhrat. Ai takoi në kafene, agjentin me emrin e koduar Federico, dhe ai ishte i specializuar për të zbuluar mashtruesit. Pujol filloi të shprehte një dashuri të devotshme por false për Hitlerin dhe Rendin e Ri Botëror. Pujol tha një lumë me gënjeshtra duke përmendur dhe emra diplomatësh inekzistentë të cilët gjoja i kishte miq. I impresionuar nga ai, Federico i kërkoi një takim të dytë.
Megjithatë Federico i tha Pujol se nazistët nuk kishin më nevojë për agjentë spiunë në Spanjë. Ditë më vonë, ai i tha Pujol të shkonte në Lisbonë dhe t’i jepnin atij një vizë daljeje. Por ambasada refuzoi. Dukej si fund i pashpresë, por përsëri, aftësia e Pujol për të mashtruar i hyri në punë. Në hotelin e tij në Lisbonë, ai u miqësua me një person të quajtur Jaime Souza. Kur dolën një natë së bashku, Souza i zbuloi një dokument që bëri Pujolin t’i rrihte zemra fort – një vizë diplomatike. Për një javë me radhë Pujol e ndoqi Souza-n kudo ku ai shkoni. Një pasdite, teksa të dy luanin ruletë, Pujol bëri sikur i dhimbte stomaku dhe ndërkohë që Souza vazhdonte lojën, Pujol u fut në dhomën e hotelit të tij, i hapi valixhen, kapi vizën dhe i bëri disa fotografi. Më pas u rikthye në kazino sikur s’kishte ndodhur asgjë.
Brenda disa ditësh, Pujol kishte falsifikuar dokumentin. Me t’u kthyer në Spanjë, ai ia tregoi atë Federicos. Agjenti ishte aq i impresionuar, sa e mori Pujolin nën krahun e tij. I dha 3 mijë dollarë cash dhe emrin e koduar ARABEL – që në latinisht do të thotë “përgjigje ndaj lutjes”. Detyra e tij e parë ishte të shkonte në Angli, të hiqej si producent radioje në BBC, dhe gjoja pjesë e inteligjencës britanike.
Por sigurisht, që Pujol nuk kishte asnjë interes për të spiunuar për nazistët. Ai donte të ishte një agjent i dyfishtë i Aleatëve. Kështu që në vend që të ndiqte urdhrat për të shkuar në Britani, ai shkoi në Portugali. Konfident se Aleatët tani do ta pranonin atë duke qenë se kishte akses tek sekretet gjermane, ai hyri në ambasadën britanike, dhe u tregoi atyre çdo gjë që për t’u bërë një agjent i dyfishtë. Por përgjigja britanike ishte e qartë: “JO”. Pujoli kokëvarur mendonte: “Pse armiku duhet të jetë kaq ndihmues, ndërsa ata për të cilët unë doja të punoja nuk duan”.
Kur lufta filloi, zyra e inteligjencës britanike ishte një fabrikë idesh të këqija. Vendimi për të refuzuar Pujolin ishte çështje politike. Aleatët kërkonin ta mbanin Spanjën jashtë lufte, kështu që nuk i hynte në punë një agjent i dyfishtë spanjoll. Plus që ndikonte fakti që Pujol nuk dinte asgjë për Anglinë. Nuk kishte qenë kurrë atje. Nuk dinte asgjë për ushtrinë. Me zor fliste dhe gjuhën. Dhe tani, atij i duhej të bindte nazistët që kishte jetuar atje.
44734120.cached
Pa u larguar nga Portugalia, Pujol bleu një hartë të Anglisë, një guidë turistësh dhe një listë me oraret e trenave. Gjermanët i kishin thënë të rekrutonte agjentë që t’i vinin në ndihmë. Por Pujol kishte një ide më të mirë: ai do t’i krijonte ata, dhe kur gjërat të shkonin keq, do t’ua hidhte fajin këtyre agjentëve imagjinarë, dhe nëse çdo gjë do shkonte mirë, do t’i merrte meritat për vete. Pujol u dërgonte vazhdimisht letra gjermanëve, por jo me ndonjë informacion të nevojshëm. Por Pujol e dinte se nuk mund të vazhdonte kështu përgjithnjë. I kërkoi Britanisë ndihmë, por ambasada e refuzoi për të katërtën dhe të pestën herë.
Më pas, rastësisht, disa nga raportet e ARABEL shkuan shumë afër të vërtetës. Në një letër, ai u tha gjermanëve se një konvoj me 5 anije të Aleatëve kishin lënë Liverpulin për në Maltë. Ky informacion doli të ishte i saktë. Kur spiunët britanikë zbuluan mesazhin, agjentët u zunë në panik. Një spiun nazist lëvizte lirshëm në Angli. Britanikët u çmendën duke kërkuar Pujolin. Në prill të vitit 1942, britanikët e punësuan Pujolin si agjent të dyfishtë. Britanikët ishin shumë të impresionuar me aftësinë e tij për të luajtur me nazistët. Emri i tij  i koduar ishte GARBO sepse sipas britanikëve ai ishte aktori më i mirë në botë.
Si një agjent i dyfishtë, rrjeti i spiunëve imagjinarë të Pujol u shtua shumë. Ai kishte shpikur në total 27 persona për t’ia dalë mbanë me gënjeshtrat e tij. Për të rritur besimin tek gjermanët, filloi t’i jepte informacione e sekrete të Aleancës, por që në fakt nuk i shkaktonin ndonjë dëm të vërtetë.
Për shembull gjatë operacionit për të pushtuar Afrikën Veriore, tre nga agjentët imagjinarë të Pujol raportuan se kishin parë trupa në Skoci që po bëheshin gati për një pushtim. Por ata nuk ishin aty në të vërtetë. Ky lajm i bëri konfuzë nazistët dhe i kapi ata të papërgatitur. Për të shpëtuar veten, Pujol u shkroi gjermanëve një letër një javë më vonë duke dhënë detaje ekzakte se kur dhe ku  Aleatët do të sulmonin. Informacioni mund të kishte vënë në rrezik jetën e mijëra trupave, por letra u dërgua qëllimisht një ditë me vonesë kështu që Pujoli u duk sërish si një orakull.
Plot raste të tjera rritën emrin e tij. Kur nazistët donin t’i vinin bombën trenave civilë në Angli, ata i kërkuan Garbos orar për trenat. Ai i dërgoi një orar të skaduar. Kur gjermanët sulmuan një avion civilësh mes Portugalisë dhe Londrës, duke i vrarë të gjithë në bord, Pujol gënjeu duke thënë se në bordin e atij avioni ndodhej një nga agjentët e tij imagjinarë. Gjermanët e vënë në siklet nuk sulmuan më kurrë asnjë avion tjetër civilësh në këtë rrugë.
Në vitin 1943, Pujol ishte bërë një nga spiunët më të çmuar të Gjermanisë. Pujol që kishte dështuar në shkollë, në shërbimet ushtarake dhe biznes, ishte një nga njerëzit më të zotë. Dhe tani ai kishte ingredientët për të shpikur gënjeshtrën me të madhe në histori.
Anglia ishte mbushur me trupa, avionë, makina e tenda kudo. Dukej sikur ishulli  do fundosej nga pesha e tyre. Sipas gjermanëve, ishte kjo pikërisht ajo që duhet të ndodhte. Puna e Pujolit nuk ishte të fshihte pushtimin francez, por të bindte gjermanët se do ndodhte në Kalais, 200 milje në veri të Normandisë. Nëse ai ia arrinte, shumica e ushtarëve nazistë do të prisnin në vendin e gabuar. Por shumë pak njerëz besuan se detyra do funksiononte. Ishte e vështirë t’ia hidhje Hitlerit.
Pujoli duhet të bindte nazistët se një ushtri me miliona trupa imagjinare ishte grumbulluar në Anglinë Juglindore. Ushtrisë imagjinare iu dha një emër real: Grupi i Armatosur i Shteteve të Bashkuara. Në maj të vitit 1944, Komanda e Lartë Gjermane ishte krejtësisht e hutuar. Ditë përpara zbarkimit në Normandi, Aleatët bombarduan 19 kryqëzime hekurudhore në afërsi të Kalais dhe asnjë në Normandi. Së bashku me raportimet e Pujolit, bombardimet bën që gjermanët të besonin se në Kalais ekzistonte një ushtri e vërtetë.
Më 6 qershor 1944, trupat e parë të Aleatëve sulmuan në rërën e plazhit Omaha në Normandi. Dita e shumëpritur kishte filluar. Komploti kishte funksionuar. Askush nuk e mori pushtimin seriozisht. Nazistët kujtuan se ishte një skemë për t’i shkëputur ata nga pushtimi i vërtetë në Kalais. Dy ditë kaluan dhe dhjetëra trupa të tjera zbarkuan në plazhe, dhe gjeneralët gjermanë akoma refuzonin të dërgonin përforcime serioze. Duke parë se si shkoi gjendja, një gjeneral iu lut Hitlerit për të përdorur Pancerat, tanket e frikshëm gjermanë dhe kjo mund të hapte problem për Aleatët.
mf_tank_020_cc
Por herët në mëngjes, Pujoli dërgoi një mesazh për ushtrinë false që do të ndryshonte historinë: “Jam i mendimit se këta trupa po operojnë këtu për të bërë një sulm vendimtar në një vend tjetër. Ndoshta do të ndodhë në vendin e quajtur Kalais”. Ky ishte mesazhi që iu dërgua Berlinit. Kështu që pasi lexoi mesazhin e Pujolit, Hitleri urdhëroi që të ndalohej sulmi me Pancerat.
Kjo ishte gënjeshtra më e madhe e Pujolit dhe i dha drejtim tjetër luftës. Ai shpëtoi dhjetëra mijëra jetë të ushtarëve të Aleatëve. Edhe një muaj më vonë 22 divizione gjermane qëndronin duke pritur ushtrinë false në Kalais. Kur Aleatët kishin rifituar Francën, komandantët gjermanë akoma besonin se ushtria FUSAG ishte reale. Berlini ishte i bindur në raportimet e Pujolit sa që e nderoi me Kryqin e Hekur, një nder që i jepet trupave në linjën e parë. Më vonë, Mbreti i Anglisë e bëri Pujolin anëtar të Urdhërit të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike
I vetë-bëri spiun u bë i pari dhe i vetmi person që është dekoruar nga të dy vendet. E ashtuquajtura “D-Day” ishte fillimi i fundit. Hitleri vrau veten pranverën që pasoi dhe gjermanët kurrë nuk e zbuluan që kishin një agjent të dyfishtë në radhët e tyre. Më pas Pujol fluturoi drejt Amerikës së Jugut, pasi atje nuk donte të njihej nga askush. 4 vjet më vonë, ai u raportua i vdekur nga malaria, sëmundje që e kishte marrë gjatë kohës që eksploronte Afrikën.
Por edhe kjo ishte një gënjeshtër tjetër e realizuar shkëlqyeshëm në bashkëpunim me shërbimin sekret britanik. Gënjeshtra për vdekjen e tij u bë për të larguar ndonjë hakmarrje të mundshme të besnikëve nazistë.
Pujol, në atë kohë 36-vjeçar, ishte i gjallë dhe jetonte mirë në Venezuelë, ku jeta e tij u bë sërish e mërzitshëm dhe normale. Ai u martua, kishte dy djem, hapi një dyqan kontabiliteti dhe nisi një mësues gjuhës. Ai madje u përpoq të hapte sërish, por duke dështuar edhe njëherë në këtë sipërmarrje.
51-fIxMTJML._SX324_BO1,204,203,200_Ai jetoi larg vëmendjes deri në vitin 1984, kur gazetari investigues Nigel West e gjeti pas një kërkimi prej dy dekadash. Atë vit, Pujol 72-vjeçar u kthye në Londër për një bashkim emocional. Ish-kolegët e tij të MI5 u tronditën. “Nuk mund të jeni ju,” njëri prej tyre. “Ju jeni i vdekur!”
Perëndimi e mori Pujol në Francë për 40-vjetorin e Ditës D (D-Day). Sapo u mor vesh që Pujol ishte aty, një turmë me veteranë u afruan pranë tij. Një burrë, i rrethuar nga familja dhe veteranët e tjerë, duke i shtrënguar dorën Pujolit tha: “Kam kënaqësinë të njihem me agjentin Garbo, njeriu që shpëtoi jetët tona.”

DY PROFILE TË RRALLA PËR AHMET ZOGUN: Ja ç’mendonin për të Faik Konica dhe Eqrem bej Vlora

DY PROFILE TË RRALLA PËR AHMET ZOGUN: Ja ç’mendonin për të Faik Konica dhe Eqrem bej Vlora
“Tirana Observer” sjell opinionet e dy nga figurave më të shquara shqiptare për karakterin kompleks të Ahmet Zogut. Aq më tepër që si Faik Konica, ashtu edhe Eqrem bej Vlora jo vetëm kanë qenë bashkëkohës të Zogut, por edhe kanë bashkëpunuar me të.
Faik Konica: Ju rrëfej Ahmet Zogun e vërtetë
Të premten e zezë, më 7 prill 1939, ndërsa mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë ishte e sëmurë në shtrat, pasi dy ditë më parë kishte lindur një djalë, fashistët pa asnjë provokim të dukshëm dhe pa shpallur luftë, pushtuan Shqipërinë, një vend të paarmatosur, pothuaj pesëdhjetë herë më të vogël sesa agresori. Kjo bëmë e lavdishme ngjalli xhelozinë e mbretit Zog të Shqipërisë, i cili nga dëshira për të hyrë në garë me një heroizëm kaq të madh, ua mbathi me të shtënën e parë dhe i la atdhetarët shqiptarë të luftonin të vetëm kundër forcave me epërsi dërrmuese. Përbuzja e botës së qytetëruar qe madje më e madhe se tmerri për agresorët fashistë, ndërsa sa për të kapërcyer ato momente në mënyrë të mëshirshme, ajo e përmbajti opinionin e saj për dezertorin shqiptar….
Asnjëherë Zogu nuk ka qenë një sundimtar me të cilin mund të merreshe vesh, por në vitet e fundit ai ishte bërë i padurueshëm. Nga natyra ai kishte disa cilësi të shquara dhe në fillim kishte zotësinë t’i maskonte të metat që i kishte më të shumta, derisa një ditë suksesi në rritje e shtyu të hiqte maskën dhe doli siç ishte: një barbarë i paqëndrueshëm dhe bukëshkalë. Por edhe për ata që u pëlqen, edhe për ata që nuk u pëlqen, ai mbetet një karakter enigmatik interesant, një përzierje e papajtueshme kontradiktash, gjysmë hero e gjysmë karagjoz, i cili për shumë kohë do të tërheqë si mbledhësin e çudirave të historisë, edhe studiuesin e psikologjisë. Disa herë më kanë kërkuar të shkruaj një libër të shkurtër për këtë personazh kureshtar. Kam qenë në mëdyshje për shumë kohë, kryesisht sepse jam zënë prej disa vjetësh me planin për një histori të Shqipërisë, të mbështetur në kërkime të mundimshme, që përfshijnë studimin e dorëshkrimeve të pabotuara në bibliotekat e Evropës. Megjithatë, në çastet e çlodhjes, duke shfletuar faqet e ndonjë autori të kohës së Elizabetës siç bëj herë pas here, më duket se kam parë ndonjë fanepsje të Zogut në pjesën e Shekspirit për mbretin Xhon dhe Dogberrin ose në veprat e Marlout për Mortimenin e Ri dhe Çifutin e Maltës. Shkurt, Zogu që nuk më ka interesuar asnjëherë si sundimtar, më në fund më preku fantazinë si subjekt anatomie. Zaret u hodhën. E ndieja se duhej të shkruaja diçka për të.
Faik Konica ngjyraNdoshta lexuesi do të ketë mirësinë të mendojë se unë i hyj tani kritikës, sepse Zogu ra poshtë. Njeriu disa herë ka të drejtë të mendojë në këtë mënyrë, por ky mendim i veçantë këtë radhë është tërësisht i gabuar. Unë e kam kritikuar Zogun kur ishte në fuqi, e kam bërë këtë pa pushim që nga viti 1922 deri më 1939, në fjalime të hapura dhe në shkrime të firmuara, madje edhe kur kam qenë ministri i tij, aq shumë sa kam pritur çdo ditë të më shkarkonte dhe njerëzit çuditeshin përse më kursente. Sa për ilustrim, po jap pak fakte më poshtë.
Më 21 shkurt 1931 Zogu për një fije shpëtoi nga vrasja në Vjenë. Nuk do t’i mërzis lexuesit dhe veten time me saktësi statistikore. Ata që kanë kujtesë të mirë mund t’i mbajnë mend titujt e shtypit me shkronja të mëdha në faqen e parë. unë shpreha mosmiratimin tim për këtë atentat të ulët, ndonëse ai ishte frymëzuar nga një atdhetari e gabuar. Kur u hap gjyqi, mbrojtja nxori disa copa nga shkrimet e mia, që tregonin se Zogu nuk ishte gjë tjetër, veçse një despot injorant e bosh. Thuhet se të shkëputura kështu nga konteksti i tyre i përgjithshëm, që kishte për qëllim një kritikë konstruktive për t’i kthyer veprimet dhe synimet e Zogut në një drejtim më të mirë, këto citime kanë ndihmuar që të akuzuarve t’u jepej një dënim fare i lehtë.
Më 1938 tri motrat tërheqëse dhe shpirtmira të Zogut bënë një vizitë në Shtetet e Bashkuara. Unë bëra çmos që t’u shërbeja si udhërrëfyes, filozof e mik i tyre. Para se ato të iknin, Abdurrahman Saliu shtatëdhjetëvjeçar, një pasues i trashëgueshëm i Derës së Zogut, i cili shoqëronte princeshat, më shprehu mirënjohjen për përkushtimin tim. Ai më tha se edhe vetë mbreti nuk do t’u kishte shërbyer më me devotshmëri për të mirën e motrave të veta. Plaku besnik pastaj m’u lut t’i jepja, në rast se kisha dëshirë, ndonjë mesazh me gojë për mbretin. “A më premton se do t’ia thuash mesazhin pa asnjë ndryshim?” – e pyeta. Plaku më dha fjalën. “Atëherë, – i thashë, – thuaji mbretit se sado që janë të drejta kritikat e mia për regjimin e tij, unë do t’i kufizoj ato brenda qarqeve shqiptare, kurse jashtë këtyre qarqeve unë do ta mbroj regjimin me gjithë aftësitë e mia. Unë do të vazhdoj t’i shërbej mbretit me besnikëri dhe pa u grindur, sepse unë jam përfaqësues i tij dhe sepse ai është Kryetari i Shtetit Shqiptar. Por personalisht unë kam përbuzjen më të thellë për karakterin e tij”. Abdurrahman Saliu u trondit. “Vërtet dëshiron që t’ia them të gjitha këto?” – më pyeti. “Ti më dhe fjalën se do t’ia thuash”, – iu përgjigja dhe ai pranoi me fjalë të qeta: “Dot a mbaj premtimin. Por, – shtoi plaku pas një pushimi, – a ke kundërshtim të më thuash mua pse ke një mendim kaq të keq për mbretin?” Unë iu përgjigja menjëherë: “Me kënaqësi. E përbuz mbretin për këto arsye: e kam vëzhguar që kur ka qenë tetëmbëdhjetë vjeç dhe asnjëherë nuk e kam dëgjuar të thotë një të vërtetë. Kurrë nuk e ka mbajtur fjalën e besës. Nuk ka asnjë ndjenjë përgjegjësie. Është i pandershëm, i pashpirt, egoist, i pangopur. Ai i urren të gjithë ata që kanë diçka, qoftë kulturë, prejardhje, pasuri, çfarëdo aftësie në ndonjë fushë ose qoftë edhe patriotizëm të pagdhendur, por të ndershëm. Ai i injoron gjërat themelore dhe u jep një rëndësi groteske çikërrimave. Shqipëria kurdoherë ka qenë njohur si një komb me njëfarë dinjiteti tragjik, ai e ka ulur Shqipërinë në nivelin e një farse muzikore të pavlerë”.
Natyrisht, artikujt e mi me nënshkrim nuk kanë qenë kaq të hapur sa fjalët që i thashë plakut të mirë Abdurrahman. Ata janë botuar herë pas here në “Dielli”, që është gazeta më me reputacion dhe e shkruar më mirë në gjuhën shqipe, botohet në Boston, Mesaçusets që nga viti 1909. Sa herë “Dielli” vinte në Shqipëri dhe numri përmbante diçka me nënshkrimin tim, njerëzit rriheshin për të marrë një kopje. Kur policia e konfiskonte një numër të veçantë, siç ndodhte shpesh, një kopje e futur kontrabandë mund të shitej deri njëzet franga ari (që janë baraz me shtatë dollarë me kursin e shkëmbimit të sotëm), gjë që është një provë bindëse e interesit për të, po të mbajmë parasysh se paratë në dorë janë mjaft të pakta në Shqipëri. Në numrin e “Diellit” të 22 gushtit 1938 unë kisha botuar një artikull me nënshkrim, që merrej me format e ndryshme të qeverimit. Ai mbaronte me këto fjalë (të përkthyera): “Monarkia ka në Shqipëri dy tipa armiqsh: ata që e lavdërojnë pa masë dhe pa vend, si dhe ata që e bëjnë qesharake me festime të tepruara. Nëse na pëlqen monarkia, le të përpiqemi t’i japim seriozitet e dinjitet duke hequr dorë nga karnavalet”.
Është e tepërt të shtoj se i vetmi person ndërgjegjës për ato karnavale ishte vetë Zogu. Në të vërtetë, i gjithë regjimi i Zogut nuk ishte gjë tjetër veçse një karnaval i gjatë me një fund tragjik.
zoguNjë gjë interesante për ish mbretin e Shqipërisë ka qenë prirja e tij për ta ndryshuar emrin, duke u ngjitur në pushtet. Ai lindi si Ahmet Zogolli, i biri i Xhemal Zogollit, kreut të krahinës së Matit, më vonë u bë Ahmed Zogu dhe në shkallët e fundit të karrierës së tij të turbulluar e quajti veten “Mbreti Zog”.
Ai lindi më 8 tetor 1895 në fshatin Burgajet të krahinës së Matit dhe vinte nga një varg i gjatë funksionarësh qeveritarë. Kur ishte djalë, e çuan në shkollë në Stamboll, por e ndërpreu shkollën më 1912, kur Shqipëria u çlirua nga Turqit. Por atë që i mungoi si shkollim, ai e plotësoi me inteligjencën e lindur dhe me dredhinë.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, kur një pjesë e madhe e Shqipërisë u pushtua nga trupat austro-hungareze, Zogu bashkëpunoi me pushtuesit, por me kalimin e kohës oficerët austriakë nisën të vinin re njëfarë padurimi të lehtë te ky prijës i ri. Vdekja e perandorit Franc Jozef më 1916 u dha atyre mundësinë për ta larguar nga skena dhe e dërguan në Vjenë për të marrë pjesë në kurorëzimin e perandorit Karl. Aty e mbajtën deri në fund të luftës. Ky ishte kontakti i tij i parë me botën perëndimore dhe ai e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë gjendjen e vështirë, duke mësuar gjermanishten dhe duke vëzhguar nga afër politikën perëndimore. Është interesante të bësh hamendje se kurorëzimi gjithë pompë i perandorit Karl ka qenë arsyeja që e ka ndezur imagjinatën e malësorit të ri dhe ia ka kthyer mendjen për të përfytyruar një kurorëzim edhe të vetes në të ardhmen. Është mjaft e çuditshme që, kur ai u kthye në Shqipëri nga fundi i luftës, i hyri rrugës për t’u bërë mbret. Ai nisi të punonte për të arritur qëllimet e veta në një mënyrë të mirëfilltë makiavelike, ndonëse nuk dihet a i kishte lexuar ndonjëherë porositë e librit të tij “Princi”.
Pasi u kthye në Shqipëri, Zogu e gjeti vendin e vogël të copëtuar nga lufta dhe në kaos politik, në prag të një gjendjeje anarkie. Kjo i dha atij mundësinë për të përdorur me përfitim ata 2000 malësorët e tij, që ishin gati ta ndiqnin në çfarëdo aventure që do të vendoste t’i drejtonte. Për më tepër, shqetësimet e Shqipërisë nuk ishin tërësisht të brendshme, sepse atë e kërcënonte edhe copëtimi nga fqinjët. Kjo krizë i detyroi prijësit shqiptarë që t’i linin mosmarrëveshjet për një kohë. Më 21 janar 1920 ata u mblodhën në kongresin historik të Lushnjes, ku ata iu drejtuan parimit të presidentit Uillson për “vetëvendosjen” e kombeve dhe gjithashtu shpallën besën e tyre, duke u zotuar të vdesin për të mbrojtur tërësinë tokësore e politike të vendit. Lidhur me këtë, duhet vënë në dukje se zona në të cilën u mbajt kongresi ishte ende nën pushtimin italian dhe të vetmet forca në dispozicion për t’i mbrojtur krerët nga italianët ishin besnikët e Zogut.
Kur u formua kabineti nga Kongresi, Zogu u caktua ministër i Brendshëm, një post ky që i dha kontrollin mbi policinë dhe xhandarmërinë. Që nga ky çast ai u ngjit lart si meteor: u bë kryeministër më 1923, presidenti më 1925 dhe së fundi mbret më 1928. Është interesante se çdo hap që bëri, nga ministër i brendshëm deri në mbret, ishte “në mënyrë kushtetuese”.
Për këtë ngjitje në pushtet, i vetmi njeri që e kundërshtoi ka qenë peshkopi Fan S. Noli, i formuar sipas mënyrës amerikane. Peshkopi kryesoi forcat liberale të vendit, shumica e të cilave e kishin shijuar demokracinë në Amerikë. Për më tepër, fshatarët që përbënin 95 për qind të popullsisë e shihnin atë pa asnjë dyshim si të vetmin njeri të aftë për ta udhëhequr vendin drejt reformave demokratike e përparimtare. Në qershor 1924 gjatë një kryengritjeje spontane kundër forcave regresive, ai e detyroi Zogun të arratisej nga vendi. megjithatë, pas gjashtë muajsh Zogu u kthye në Shqipëri me ndihmën ushtarake të Jugosllavisë fqinjë dhe me miratimin e Anglisë, Italisë e Greqisë. Kthimi i tij “triumfal” në Tiranë i dha fund jetës politike të peshkopit Noli.
Duke bërë një përmbledhje të karrierës së tij, ka disa arritje që janë në dobi të tij. E para, ai solli njëfarë pamjeje të unitetit për vendin, duke rivendosur rendin pas anarkisë dhe, siç e ka thënë një njeri i mençur, tirania parapëlqehet ndaj anarkisë. Veç kësaj, ai shpëtoi vendin nga brigandizmi dhe mungesa e ligjeve, një realizim ky që vështirë të vlerësohej atëherë, siç e tregon një shprehje fluturake, që qarkullonte atëherë nën zë gjerësisht nëpër kafenetë: “Është e vërtetë që nuk ka më cuba në Shqipëri, sepse kanë shkuar të gjithë në Tiranë, ku vjedhin me autoritet duke ndenjur në tavolinën e zyrës”. Së fundi, ndonëse ishte vetë bej, ai e ngushtoi shumë pushtetin e bejlerëve. Megjithatë, këtë e bëri kryesisht për të siguruar pozitat e veta.
Nga ana negative, administrata e tij ishte e korruptuar dhe e pazonja, sepse ai e rrethoi veten me njerëz që nuk kishin as karakter, as dije dhe as ndershmërinë e zakonshme. U shtyp me egërsi liria e fjalës dhe e shtypit, ndërsa spiunët e tij të kudondodhur e terrorizonin popullin. Ndonëse ishte injorant në fushën e gjerë të ekonomisë, ai ishte dhelparak për punët e veta. Rreth tre për qind të të ardhurave shtetërore i merrte për vete si rrogë dhe shpërblime, por pjesën kryesore të pasurisë, që është vlerësuar midis tre dhe pesë milionë dollarë, e mori si dhuratë nga Musolini për koncesionet politike dhe ekonomike që i bëri Italisë. Në të vërtetë, fama e Zogut si dallaveraxhi i zgjuar mund të përmblidhet në një koment që i ka bërë autorit ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara në Tiranë: “Ishte e lehtë ta blije Zogun, por ai nuk qëndronte i blerë”.
Më 7 maj 1938 Zogu u martua me konteshën Geraldina Aponi të Hungarisë, duke pasur si nun kontin Galeaco Çano, ministrin e Jashtëm të Italisë dhe dhëndrin e të ndjerit Musolini, që nuk e qau kush. Një vit më pas, më 5 prill 1939 lindi një djalë. dy ditë më vonë, të premten e zezë, ndërsa gjithë krishterimi ishte përgjunjur para Princit të Paqes, legjionet e krishtera të Musolinit kapërcyen Adriatikun për të pushtuar një vend të vogël. Ndonëse nuk i mungonte guximi shtazor, kur erdhi çasti për ta treguar atë të premte të zezë fatale, Zogun e lëshuan nervat dhe e tradhtoi vendin. Është domethënëse që italianët nuk bënë asnjë përpjekje për ta kapur kur po arratisej për në Greqi. Meqë aeroplanët italianë fare lehtë mund ta zbulonin karvanin e tij, na duhet të nxjerrim përfundimin se Musolini e la “të shpëtonte” ish-të mbrojturin e tij.
Në rast se Zogu do të kishte vendosur që të qëndronte me popullin e tij dhe do ta godiste pushtuesin nga malet, ai do të kishte përsëritur në shekullin e njëzetë epokën e Skënderbeut, duke fituar kështu adhurimin e botës dhe mirënjohjen e popullit të tij. Në vend të kësaj ai zgjodhi arratisjen.
*Marrë me shkurtime nga kapitulli “Si i erdhi fundi Shqipërisë së Zogut”
****
Eqrem bej Vlora: Zogu më tepër se një mbret, ai është simbol i një epoke!
Ahmet Zogu në shtëpinë e Eqerem Vlorës, 1912
“…Aty pata rast ta vrojtoja mirë. Por doemos, asgjë nuk më lejoi atëherë të hamendësoja se një ditë ai do të ngjitej në majën e piramidës shtetërore dhe jo me lehtësi, siç mund të kishin bërë shumica e dorës sonë, por përmes vështirësish dhe rreziqesh, të cilat ai i kapërceu vetëm falë ambicies së papërmbajtur dhe aftësive të tij të jashtëzakonshme. Si çdo pinjoll i dyerve fisnike shqiptare ai ishte i vetësigurtë, i heshtur, i përmbajtur, krenar, por edhe i druajtur në shoqëri. Në personin e tij, vetitë natyrore të sundimtarit të zgjedhur nga zoti, ato të udhëheqësit ushtarak, të politikanit dhelparak dhe të kujdesshëm oriental, bashkoheshin, megjithatë, me cilësitë e shqiptarit kokëkrisur….”
***
Si filloi ngritja e Ahmet bej Zogut
“…Dhe më 1923/1924 i tillë mund të ishte në Shqipëri vetëm një bej – Ahmet bej Zogu. Ndaj edhe përreth tij u mblodhën të gjithë ata që kërkonin udhëheqje dhe përfitim…
Në krahasim me bejlerët e tjerë, Zogu nuk kishte mjete, madje mund të themi, ishte i varfër. Por kishte gjëra të tjera që nuk i kishin ata – ishte më i zgjuar, më trim, më energjik, më serioz, më bindës dhe më popullor se ata. Atij i duhej të luftonte që, së pari, të afirmohej mes sërës së vet, pra për diçka që të tjerëve u kishte rënë nga qielli. Ndaj edhe meritat e tij ishin më të mëdha, kurse sukseset më të përligjura dhe më të çmueshme. Në fund të vitit 1923, kur ne deputetët e Asamblesë Kombëtare Legjislative u mblodhëm në Tiranë, ai ishte kryeministër dhe pa dyshim, personaliteti më i rëndësishëm në Shqipëri.
Se ç’përfaqësonte ai në të vërtetë, asnjëri nga ne nuk e dinte mirë, por paraqitja e tij ishte aq bindëse, rrezatonte aq epërsi dhe ai vetë besonte aq fort në misionin dhe në të ardhmen e vet, saqë ishte e vështirë t’i shmangeshe fuqisë tërheqëse të personalitetit të tij. Por, po këto veti e kishin çuar deri në pikën e vlimit edhe urrejtjen e zilinë e ish-bashkëpunëtorëve të tij demokratë. Tirana e atëhershme ishte një fshat, ndonëse në rritje, me të gjitha të këqijat dhe kërkesat e një selie. ..
***
Eqrem-bej-Vlora-_zps4be7d1edUnë rrija në një bankë me peshkopin ortodoks, Fan Noli, njeri shumë i kulturuar dhe simpatik, udhëheqës i Partisë Demokratike, me të cilin më hahej muhabeti për mrekulli. Këtë e patën zbuluar shpejt ca spiunë demokratikë dhe e kishin diskutuar në një mbledhje partie. Por një udhëheqës tjetër i tyre, Luigj Gurakuqi, një shqiptar i shkolluar dhe i jashtëzakonshëm i asaj kohe, i shprehu me këto fjalë të qëlluara dyshimet e tij: “Si mund të jeni kaq budallenj dhe të besoni se Eqrem beu mund të kalojë ndonjë ditë në anën tonë? Si mund të besoni se ai, përparimet e rëndomta të të cilit në shkallën e ulët të gjimnazit i njoftoheshin vazhdimisht telegrafisht të jatit nga Ministria e Jashtme p. dhe m. në Vjenë, do të bëhet, befas, demokrat? Ai është aristokrati më i shkolluar dhe më i regjur nga të gjithë: po të ishte nevoja, qoftë edhe kundër pikëpamjeve të veta, ai do të bashkohej edhe me djallin, mjaft që të na kundërvihej neve!” Ky zjarr i kryqëzuar komplimentesh të dyanshme, nuk do të kishte qenë, megjithatë edhe aq i rrezikshëm, të mos kishte kaluar grupi demokratik në disa veprime të një natyre tjetër. Paladinëve të mendësisë demokratike u kishte rënë në kokë për poste dhe ofiqe zyrtare; me demokraci ata nënkuptonin artin për të zënë një post drejtues dhe për ta përdorur atë pastaj, sipas qejfit. Por meqenëse kjo ishte e pamundur me rrugë legale parlamentare (sepse ata nuk mund të shpresonin kurrë për shumicën në parlament), ata kërkonin t’i arrinin qëllimet e tyre me mënyra jolegjitime dhe të dhunshme, ndër të cilat, më e para, ishte mënjanimi i kundërshtarit që u dukej më i rrezikshëm, Ahmet Zogut.
…. Nuk shkoi shumë dhe kjo politikë e papërgjegjshme u kthye edhe kundër Ahmet Zogut vetë. Si vegël për këtë demokratët përdorën djaloshin ekstravagant matjan, Beqir Valterin. Këtë të ri ata e përpunuan për një kohë të gjatë, derisa ai pranoi të vrasë mirëbërësin e tij, Ahmet Zogun, njeriun që para dy vjetësh me paratë e veta e kishte çuar për studime në Itali….
…. Befas ushtuan dy krisma në shkallët e ndërtesës, që u pasuan nga një qetësi e ngrirë. Pastaj u hapën me vrull dyert e sallës dhe brenda hyri Ahmet Zogu, me revolver në dorë. Ai ishte prerë në fytyrë, por ecte me shtatin drejt dhe pas disa çastesh e mori veten, madje buzëqeshi dhe vajti me çap të sigurt tek bangoja e Qeverisë, ku u ul në një vend të caktuar për sekretarët. Ne të gjithë u bëmë në çast të vetëdijshëm për gjendjen dhe e kuptuam menjëherë se ç’kishte ndodhur. Se në raste të tilla populli ynë e mbledh veten shpejt dhe është shumë i disiplinuar. Disa deputetë që kishin miqësi me Ahmet Zogun iu mblodhën përqark, pjesa tjetër e deputetëve ngriu kërcënueshëm, nëpër vendet e saj, prapa nesh. Unë e vlerësova sakaq rrezikshmërinë e gjendjes sime, por edhe në përgjithësi. Kjo qetësi e kjo heshtje mund të shndërrohej nga çasti në çast në katrahurën më të madhe. Unë rrija pothuaj në mes të garibëve demokratë; nga e djathta e sallës, pra, para meje dhe anash pultit të presidiumit, ishin vendet e konservatorëve. Të gjithë ishin të armatosur! Të vinte puna tek armët, unë isha në mes të plumbave të miqve dhe të armiqve. Ndaj brofa në këmbë, i pëshpërita në vesh peshkopit shakaxhi “bëfshi qejf” dhe nxitova drejt lozhës së dëgjuesve, ku po rrinte një miku im i partisë, doktor Simonidhi 5 nga Vunoi i Himarës. E ndihmova atë të kaptonte parmakët e lozhës dhe e çova tek Ahmet Zogu për t’i parë plagët. Zogu në fillim nuk i besoi dhe nuk deshi ta linte këtë të panjohur ta vizitonte, por pastaj, kur unë e sigurova se mjeku është i besueshëm, nuk kundërshtoi më. Plagët ishin të rënda por pa rrezik për jetën: dy plumba e kishin marrë kalimthi duke e çarë thellë, njëri në kofshë e tjetri në baqth; plagët u lidhën përkohësisht. Unë shkova te miku dhe kushëriri im, Iljaz bej Vrioni. … Unë e këshillova Iljaz bej Vrionin të shkonte në presidium dhe të mbante një fjalim të shkurtër, qetësues. Ai e bëri këtë, gjeti tonin e duhur dhe pati suksesin e dëshiruar.
Pastaj u bë i gjallë edhe vetë Ahmet Zogu. Nga karrigia ku rrinte ai foli me zë të fortë e të qetë: “Zotërinj! Nuk është hera e parë në botë që në një parlament ndodh diçka si kjo që më ndodhi mua. Unë u lutem miqve të mi, ta peshojnë rastin me gjakftohtësi dhe pastaj të veprojnë”.
… Atentati kundër Zogut shkaktoi prerjen e menjëhershme të çdo kontakti me Partinë Demokratike, jo se ne ushqenim ndonjë simpati të tepruar apo besim të verbër ndaj Ahmet Zogut, por sepse ky akt na fyente të gjithëve dhe ishte si të na shpallej luftë hapur. Dhe më tepër nga të gjithë, peshën e fyerjes e ndjeu vetë Zogu. Siç e donte zakoni shqiptar, pas kësaj ai nuk doli nga shtëpia deri ditën që sfida mori përgjigjen e duhur. Dhe për të dhënë ndëshkimin e merituar ai përdori me mjeshtëri një mjet që i dha mundësi të vriste dy miza me një të qëlluar. Ai nuk lejoi t’i preken as qimet e flokëve atentatorit, të kapur, ndërkaq, nga rojet e parlamentit të komanduara nga Osman Gazepi, por e thirri dhe e pyeti se përse kishte dashur ta vriste. Beqir Valteri i tregoi të gjitha pa fshehur asgjë, për çka jo vetëm iu fal jeta, por edhe u trajtua mire gjatë kohës që qëndroi i burgosur në kazermën e rojave të parlamentit. Atentatori, që të tëra këto m’i ka rrëfyer vetë më 1943, largohet pastaj nga vendi më 1925, kur Partia Demokratike u dëbua nga Zogu, dhe shkoi në Francë, prej nga kthehet përsëri në Shqipëri më 1939 dhe pushkatohet nga komunistët më 1945.
***
“Inteligjenca natyrore e këtij njeriu ishte e mahnitshme. Edhe kur ia donte puna të gjykonte dhe zgjidhte probleme shumë të vështira dhe të huaja për të, ai rrallë gabonte. Sikundër edhe në shoqëri me njerëz shumë më të kulturuar ai nuk bënte kurrë figurë të keqe. Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie.
Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohtë dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij…”
“Ahmet Zogu ishte prototip, sinteza e të gjitha vetive të mira dhe të liga të njeriut në Shqipërinë e re. Ai i kishte ato veti, të mira e të liga, të gjitha në shkallën më të lartë, ndaj edhe pati një sukses kaq të madh. Nuk mund të ketë sukses një njeri, të një popull, pa qenë vetë kuintesenca e shpirtit të këtij populli. Ahmet Zogu e kishte këtë dhunti dhe u shfaq në çastin e duhur në skenën politike të Shqipërisë – ndaj ai është më tepër se një mbret, ai është simbol i një epoke!”.

Mbi ndjesën e Gjergj Lekës… dhe harapashin mediatik

Mbi ndjesën e Gjergj Lekës… dhe harapashin mediatik
Nga Flutura Açka
Para dy ditësh hodha një shënim në faqen time mbi fyerjet që iu bënë disa këngëtareve të njohura prej kantautorit Gjergj Leka në një intervistë të tij të fundit. E cilësova se shënimi im nuk ka fuqi ta mbrojë moralin e këtyre zonjave, por të gjykojë një rrymë të tërë mllefi dhe denigrimi, që me vite lëshon këllirë mbi artistet, krijueset dhe autoret femra. Veçmas prej atyre burrave (të fushës së tyre artistike), të cilëve, këto gra u duken si gurë në themra.
Unë e njoh shijen e fyerjes publike, ndaj edhe reagova. Një vit më parë, një kolegu im publicist, shkroi kundër meje (i diktuar nga politika dhe hatërmbetës nga ne të letrave) në mënyrën më të poshtër, më fyese të mundshme ndaj meje, madje me cilësime edhe më të rënda, duke u marrë me fis e farë, e duke më cilësuar antishqiptare dhe se nuk lëçisja shqip. Unë nuk di te kem ndonjë aftësi tjetër, veç të shkruarit mirë shqip, vetes. Madje kolegu im nuk guxoi ta publikonte shkrimin as me emrin e tij, por me pseudonim. Prita që ndonjë kolegu apo kolegia ime, qoftë edhe ndonjë artist i çfarëdo fushe të reagonte. Por jo, sepse ne jemi një shoqëri hipoktite dhe sehirxhije, për të thënë më të paktën. Pasi ndonjëherë kam bindjen se jemi shoqëri me prirje hijenash, që mezi presin një viktimë për t’iu sulur, veçmas ato më të dobëtat.
Në rastin tim, kullës ime të lidhjej me lexuesin nuk ra asnjë tulle, sepse kisha thënë vetëm të vërteta historike në një shkrim timin, pa denigruar askënd. Por lista e grave që e kanë pësuar nga këto lloj lançimesh publike, është e gjatë (ka mes tyre edhe shkrimtare), për etikë unë nuk po i përmend në këtë shkrim timin. Dhe në këtë rrymë që prej vitesh, gjithnjë e më shpesh, fyen dhe poshtëron artiste dhe krijuese femra, hyri mbase pa dashjen e tij edhe z. Leka.
Them pa dashje, pasi ndjesa e tij e djeshme ma shpjegon se ai është distancuar nga fjalët e veta. Ndjesa e tij është një akt i admirueshëm dhe duket respektuar. Sepse ndër shqiptarë nuk është e udhës që burrat të kërkojnë ndjesë, edhe kur janë fajtorë. Për këtë e çmoj aktin e Gjergj Lekës, dhe kërkoj publikisht ta çmojnë edhe të tjerët, edhe ata që nxituan t’i hedhin gurë, jashtë debatit publik të ngritur me ç’shkas intervistën e tij.
Por, t’i kthehem çështje sime: Ende pa e publikuar mirë shënimin tim modest në FaceBook, disa gazeta, site dhe agjenci (përveç Gazetës Shqiptare, që e botoi me leje dhe korrektesë), e botuan pa lejen time, dhe ç’është më keqja, disa prej tyre me komente të tepruara, edhe fyese madje ndaj personit që i adresohej shqetësimi im, në ca të tjera madje duke vënë në gojë time cilësime që nuk i ka bërë në shkrimin tim, disa madje me tituj sensacionalë të bujshëm dhe denigrues. Edhe për mua vetë. Pa përmendur një mesazhëri të tërë në rrjete sociale, një pjesë e të cilave nuk merreshin me fenomenin dhe t’i shërbenin debatit, por fyenin, shpesh me libër shtëpie të intervistuarin, shpesh edhe familjarë dhe të tjerë rreth tij.
Ky harapash mediatik, është i papranueshëm, dhe tregon se në çfarë foshnjërie është debati ynë publik. Kështu ndodhi edhe në disa komente në statusin tim prej njerëzve që nuk e lexuan atë të zezë mbi të bardhë, ose që nuk e lexuan fare dhe u mjaftuan të flasim. Me gjithë të drejtën e të shprehurit, unë distancohem nga çdo lloj komenti të tillë, kudo që të jetë botuar e thënë, pasi e shmang thelbin e debatit dhe të shqetësimit tim.
E përsëris se: Përveç asaj që është botuar në statusin tim, cilësimet e të cilit janë qartazi jopersonale ndaj asnjë njeriu, por ndaj një shpure që ka vrarë, ka prerë, ka burgosur, ka fyer, ka denigruar, që ka vjedhur, atëkohë dhe tani, shqiptarët dhe Shqipërinë, nuk kam bërë asnjë koment tjetër. Kjo është shumë e qartë në shënimin tim, dhe, edhe pse kam përdorur të njëjtën monedhë gjuhe të intervistës së z. Leka, këto cilësime nuk janë ndaj tij, por ndaj atyre që lutesha që ai t’i përmendte. Dhe z. Leka, me kurajon që ka, mund t’i kishte përmendur. Madje mund të kishte përmendur edhe faktin se përse RTSH, për të cilin kontribuon, është katandisur si mos më keq, se përse kandidatet femra për në krye të tij, të denja për ta drejtuar, u zhdukën nga lista vetëm sepse ishin femra, dhe më pak të mundshme për t’u kompromentuar. Përse muzika shqiptare është në këtë gjendje dhe përse është dominuar nga kultura e vulgut, dhe me gjithë përpjekjet e tij dhe disave si ai me shije muzike, nuk e përmbysin dot këtë vulgaritet? Këto do të kisha dashur të lexoja nga një artist të lirë si Gjergj Leka.
Unë u përpoqa t’i ndaj cilësimet ndaj këtyre artisteve dhe shpreha shqetësimin vetëm mbi cilësimet mbi moralin e tyre, pasi kjo më duket e padrejtë. Pjesa tjetër, nëse ato i kanë shërbyer atij regjimi dhe nëse gjatë kësaj, kanë dëmtuar karrierën e tij, z. Leka ka të gjithë të drejtën e Zotit që t’i gjykojë dhe të kërkojë transparencë. Por edhe për këtë, besoj se ka radhë. Bashkë me to, do të kishte qenë mirë që të gjykoheshin më parë, burrat (e martuar) që shkonin dhe i përdornin këto gra, ose thënë më mirë, që përdornin pushtetin e tyre për t’i përdorur këto gra, atëherë edhe sot e kësaj dite. Por ndryshe nga tani, kur escort girls janë një fenomen global, që e solli në treg pushteti, paraja, fuqia, dhe abuzimi i padenjë me to, atëherë nuk kishe zgjedhje. Po të kthehesh në ato vite për të cilat flasim, këto vajza, janë veçse viktima të radhës të atij regjimi.

Pa mendoje sikur të mos i përgjigjeshe tutorëve të sigurimit, ku përfundoje, ti edhe familja jote! Dhe para këtij mekanizmi, ato gra dhe vajza, kanë qenë tejet të ekspozuara. Vetëm pasi të jenë gjykuar tutorët, kemi të drejtë të gjykojmë fajtorët e tjerë. Unë do të kisha dashur këtë gjykim të drejtë prej z. Leka, për një baraspeshë të denjë të intervistës së tij. Siç do të kisha pëlqyer edhe një shënim të vetë intervistueses, duke u distancuar nga cilësimet ndaj artisteve, gjë që do ta kishte neutralizuar edhe intervistën, dhe nuk do ta kishte lënë autorin të zbuluar në shënjestrimin publik që pasoi. Dëgjova sot se z. Leka ka vendosur të më hedhë në gjyq, e drejtë e tij, megjithëse përsëris sot e gjithë ditë, se fjalët e mia nuk kanë lidhje me personin e tij, por me fenomenin e radhës së padrejtë në ndërshkueshmërinë shqiptare.
E përsëris se ka qenë një fat i madh që gra artiste, edhe në kushte të një terrori të tillë në diktaturë, me jetën e tyre (ndokund edhe me gabime), me përpjekjet e tyre kanë sjellë regëtime drite, ndryshime, shprese dhe emancipimi. Me gra si D. Pelingu, T. Kurti, V. Zela, M. Xhepa, Zh. Jorganxhi, Y. Mujo, Parashqevi Simaku, I. Libohova, M. Laze e disa të tjera që me ndjesë nuk i përmend dot, Shqipëria ishte më pak e egër dhe ne, gratë shqiptare, më të emancipuara. Ndaj u jemi mirënjohëse, ndryshe, Zoti e di, mund të ishim ende me shamija koke. Kësaj mirënjohjeje i shërben edhe kontributi im, dhe asnjë lloj tjetër cilësimi.
Nëse z. Leka më sheh si fajtore për fajin e tij, dhe do të paguajë para për të qenë më pak i fajshëm, unë do të mbrohem falas dhe publikisht, sepse nuk kam bërë asgjë, veç kam vënë një gur në bankinën e madhe të mbrojtjes dhe respektimit të lirisë së femrës shqiptare, detyrë që e ka secili prej nesh. Nëse ky është faj, shkoj me kënaqësi në burg, sepse fundja shkoj për një kauzë.

PELLASGE - ETRUSKE - SHQIPTARE NGA LEGJENDA NE TE VERTETEN HISTORIKE





(Kumtesë për Akademinë “Iliria”, Romë, themelue nga Nermin Vlora Falaski)


nga Lek Pervizi

Pellasgët perherë e ma tepër po shfaqen mbi skenën e historisë të qytetnimit europian, sikur t'ishin zgjue befasisht prej nji letargut të thellë, në të cilin qëndronin prej mijavjetësh, duke e shkundun shtresën e trashë të pluhunit të harresës që i kishte mbulue. Sa do që të duket e çuditshme, ata filluen të flasin nga thellësia e kohnave të kalueme me të njejtën gjuhë që flasin shqiptarët e sotëm. Si ishte e mundun të ndodhte një fenomen i tillë ? Ç'lidhje mund të kishte mes popullit të madh lëgjendar të Pellasgëve dhe popullit të vogël të shqiptarve, mbas kaq shekujsh ? Pikëpyetjet do t'ishin të shumta; unë do të mundohem me paraqitë disa mendime që të mund të pranohen si të kënaqëshme në atë drejtim, duke pohue se janë pikërisht Etruskët që ndërhyjnë për me na dhanë një pergjigje të pranueshme. Duke pasë përshkue lexime të ndryshme mbi sa thashë ma nalt, kam arritë të formoj një opinion të mirëcaktuem që mund t'i jepte arësye çeshtjes së paraqitun.
Në fakt problemi etrusk, pa pritun bahet epiqendër e vëmendjes të studiuesve të ndryshëm të lashtësisë, të cilët u gjetën para një nyje të Gorgonit, që priste të zgjidhej prej 2500 vjetëve, qysh kur Etruskët u mposhtën dhe qytenimi tyne u shkatërrue prej supremacisë së pandalshme të Romës. Prej atëherë ra mbi ta një heshtje e randë. Si do të zgjidhej ajo nyje ? Me anë të arësyes apo të shpatës së Aleksandrit ?
Andej nga 1828, Luçian Bonaparte bani një zbulim të jashtëzakonshëm në pronat e tija të Lacios në Itali, që shkaktoi bujë dhe i dha shkas letersisë të trajtojë një të tillë çështje, me anë të shkrimtarit farncez Prosper Merimè, i cili shkrojti novelën “Vasoja Etruske”. lshte një flakë kashte, sepse ndërhynë ngjarje politike, revolucione e lufta, kështu që heshtja e Etruskëve vazhdoi të mbetëj e pa shpresë.
Gabriele d'Anuncio, në dramën e tij Forse che si, forse che no (Ndoshta po e ndoshta jo) i vendosi përsonazhët e tij në ato vende të mbulueme me mister, dhe e rishikoi çeshtjen etruske, por vetëm në drejtimin letrar. Duhej të dilte D.H. Lawwrence, autori i”Lady Chattery" për të pasun një paraqitje tjetër të Etruskëve, në librin Etruscan place (vendi etrusk) në të clin, ndër të tjera, përshkruhen vorret dhe mbishkrimet toskane (të shikohët ngjashmënia e emërtimeve Toskana e Toski me ato shqiptare Toskënia e Toskë). Por si të gjitha interpretimet letrare e filosofike, ato të d'Anuncios dhe të Lawrencit, i deformonin të dhënat historike dhe arkeologjike. Nuk kemi çka me thanë në këtë mes, sepse zhenitë kanë të drejtë të ndjekin frymezimin krijues të tynin.
Ndërkaq ishte hapun një shteg dhe publiku dëshironte ta ndiqte nga kurreshtja.
Kjo shërbeu për daljen e një libri tjetër Buzëqeshja e Etruskëve nga Dino Garrone (1944), në një çast të trishtë për Italinë, por që theksonte anën misterioze dhe enigmatik të Etruskëve. Të gjithë këto vepra, ishin mbushun ma tepër me hamendje, se sa me kërkime të proflit historik, arkeologjik apo gjuhësor. Ma vonë botohet libri Etruscologia nga Massimo Pallottino që në 1955 përkthehet dhe anglisht dhe fiton mjaft interesim, sepse vepër e një studiozi plot gjykime, megjithëse jo tërheqës në lexim. Tashma Etruskët kishin të drejtën për t'u përmendun në letërsi siç ndodhte në Francë, Itali, Angli, dhe gjetke. Në këtë kontekst, Italia nuk kishte qëndrue anash dhe ishte paraqitë me Kaldarellin, i cili qyshë në 1924 kishte botue Ricordi delle mia infanzia (Kujtime të fëminisë sime) e në 1952 Il sole a picco (Dielli pingul), në të cilat vepra ai përshkruente plot ndjenja atë Toskanë - etruske, që tashma ishte kthye në një tokë italiane të mirëfilltë. Ndërkaq edhe francezët ishin të tërhequn dhe të frymëzuem nga Etruskët që trajtoheshin me simpati në një roman të M. Bonkompen Lucienne et les Etrusques (Lysieni dhe Etruskët) që doli në 1955. Edhe në Austri kishte fillue të flitej për Etruskët përmes zonjushës Kles - Reden me librin Das versunkene Volk (Populli i humbun), përkthye italisht Gli Etruschi. Skrime të bukura me përftyrime Wagneriane, ma tepër me përmbajtje letrare se sa historike.
Veprat që përmendëm deri tani nuk e mbyllin listën e atyne që iu përkushtuen
etruskëve nga ana letrare, siç ishin Karduçi dhe Huxlej. Por lavdia dhe popullariteti i Toskanëve të lashtë na vjen nga libri me titull të bujshëm The Etruscan, shkrue nga Gageons e botue në 1957, i cill u ba subjekti i një filmi të Hollivudit me të njejtin titull, i paraqitun në një supërprodhim të Eastmankolor.
Pas aq shekujsh harrese, ky ishte një afirmim i bukur !

Cilët ishin shkaqet e një harrese dhe mospërfllje kaq të madhe, që peshuen aq randë mbi Etruskët ? Në fakt ato janë të thjeshta dhe i përkasin vetë lashtësisë. Prej kujt mund të vinin informatat në ketë drejtim perveç se prej Grekëve dhe Romakëve ? Të cilët nënkuptohët kishin përvetësue gjithë historinë. Veçanërisht Latinët që për historinë zyrtare ishin themeltarët e lavdisë së Romës. Për këtë arësye Etruskët megjithëse kishin ndihmue në ngritjen dhe fuqizimin e pushtetit romak, u lanë në heshtje prej vetë romakëve, të cilët flitnin për ta vetëm për t'i përçmue, pse ato nuk kishin lanë asnjë letërsi të mjaftueshme që të mund t’u jepte atyne arësye për të qenë të pranishëm në një qytetnim të randësishëm e me plot ndikim në zhvillimin e historisë së popujve europianë, mbi baza ma të vërteta dhe ma të përcaktueme.
Etruskët pra, ranë viktima të drejtimit që mori Humanizmi në mendimin evropian, në pesë shekujt e fundit krejt i përqendruem në studimin e në lavdinë e Greqisë dhe Romës. Në mjediset e studiuesve të shekullit XX, ata u konsideruen si nënprodukte të helenizmit, viktima të paragjykit romantik, si mbas të cilit gjithçka që nuk ishte greke ose romake, duhet të bahej i tillë, në të kundërten rrezikohej të mos ekzistonte fare. Dhe një historian i shquem si Momsen, admirues i madhështisë së Romës, nuk u jepte randësi Etruskëve duke i përmendun vetëm shkarasi, sikur të mos kishin qenë! Prandaj interesimi ndaj Etruskëve përmbante arësyena jashtë deshirës së informimit apo të objektivitetit historik. Por një ndër anët ma të spikatuna të qytetnimit etrusk, qëndronte pikërisht në misterin me të cilin ishte mbështjellë, e që aq vite kërkimesh nuk kishin arritë të zbulonin, mister që mundi të nxierrë në dritë problemin etrusk, nga dëshira e papërmbajtun e njeriut për t’u gjetun zgjidhje të gjitha çeshtjeve, aqmatepër atyne shumë të ndërlikueme.
Me 20 nëndor 1957, radioja dhe shtypi evropian, njoftonin publikun se një studioz italian, Licinio Glori, kishte arritë me zgjidhë misterin e gjuhës etruske. Një lajm që përmbyste të gjitha të dhënat që i përkisnin origjinës se atij populll deri dhe të Romës vetë. Por shpejt u kuptue se ishte vetëm një fantazi që përputhej me hamendjet e tjera të shprehuna deri në atë kohë, që vështirësonin edhe ma tepër kërkimet mbi Etruskët. Orvatja e parë e besueshme ishte ajo e Prof : Zakeria. Majanit me librin Les Etrusques commencent à parler (Etruskët fillojnë me folë) që doli në 1961 e ku autori përdori gjuhën shqipe per u dhanë kuptim fjalive misterioze të gdhenduna në gurë vorrësh apo sende të tjera. Ai kishte mësue shqipën dhe kishte shkue edhe në Shqipni mu në kohën e diktaturës, për ta përvetesue dhe ma mirë. Majanit i dolën plot kundërshtarë e dukej se vepra e tij mund të përfundonte si ato të parardhësve. Por profesorl i shquem nguli kambe mbi tezen e tij dhe botoi dy libra të tjerë : Les Etrusques parlent (Etruskët flasin) dhe Fin du mystère Etrusque (Fundi i misterit etrusk). Çudia ma e madhe erdhi kur librat e tij të përkthyem në shtatë gjuhë, nuk ishin përkthye në gjuhën itallane ! Si shpjegohej kjo mungesë ? E pra në ato libra kishte aqë të dhëna dhe aqë shkencë që e lehtesonin hyrjen në misterin etrusk. Pse kjo mospërfillje absurde? Gjelozi ? Tashma zarët ishin hedhun dhe hendeku i moskuptimit dhe mospërfilljes ishte kalue. Çështja etruske i imponohej vëmendjes së përgjithëshme.
Ndërkohë Prof. Giuzepe Katapano, me studimin e tij Lashtësia e gjuhës shqipe theksonte faktin se jo vetëm Etruskët flisnin gjuhën pellasgo - shqipe, por edhe popuj të tjerë si : Egjyptianët, Fenikasit, Kartagjinezët, deri dhe Babilonezët ruenin gjurmë të saj. Tashma çeshtja gjuhësore përmblidhej në treshën etruske ¬pellasge – shqipe.
Rruga ishte hapun dhe studiuesit mund të nisëshin pa pengesa, për të arritë qëllimin aq të deshiruem dhe aq të përfolun, megjithëse shumë i zorshëm (teorikisht) për t'u arritë mbrenda një kohë të shkurtë. Por me durimin dhe kambënguljen që karakterizon çdo studiues, të gjitha pëngesat mund të kapërcehëshin.
Në këtë ndërmarrje të madhe që përfshinte atë pjesë të historisë e të njohunive njerëzore të mbetuna pa u zgjidhun, si ajo pellasgjike dhe degëve të saj, ilire ¬etruske - shqipe (për të mos përmendun popuj të tjerë), një vend me randësi zen bashkatdhetarja jonë e nderueme Nermin Vlora Falaski, luftëtare e palodhun per afirmimin e identitetit të shqiptarve si pasardhës të drejpërdrejtë të Pellasgëve ¬Ilirëve dhe Thrakëve, tre përbasit themeltarë të zhvillimit të popujve- e të qytetnimeve te tjera të botës antike, të gjithë me një emnues të përbashkët:
Pellasgët. Asht pikërisht vepra e saj që më ka frymëzue e ndihmue për këtë nderhyemjen time.
Puna e Zojës Nermin Vlora Falaski, asht përqëndrue mbi përkthimin e shkrimeve të lashta etruske me anë të shqipës, që ajo njeh mirë, kur në të njejtën kohë ajo zotnon dhe latinishtën dhe greqishtën e vjetër, turqishtën, përsishtën, sanskritishtën, dhe gjuhët kryesore evropiane. Ajo iu përkushtue paleografisë për të gjetun një zgjidhje mbishkrimeve të lashta, jo vetëm të atyne etruske, por edhe ato të vendëve të tjera, si Greqia, Kreta, Shqipnia, Turkia, Spanja, portugali, e deri dhe përtej oqeanit. Nermini iu kushtue me pasion studimeve të paleografisë euro - mesdhetare, të krahasueme me shqipën, duke korrun mjaft suksese, të përforcueme nga puna e studiozëve të tjerë italianë e të hue j, që ishin ndikue nga librat e saj dhe të studiozëve të tjerë të atij drejtiml. Në Shqipni ishte Prof. Spiro Konda që merrej me çeshtjen pellasgjike, ku kishte arritë përfundime të kënaqëshme, po në linjën e Nermin Vlorës, duke theksue me forcë se ishte shqipja ajo që do të sjellte nje kontribut të madh në historinë e qytetnimit europian, si gjuha ma e vjetër që lidhej drejtpërsëdrejti me gjuhën e Pellasgëve, stërgjyshët e lashtë të Shqiptarve. Por puna e tij nuk pati jehonë, sepse ai jetoi e punoi ne kohën e diktaturës, që nuk lejonte të tilla studime.

Në këtë drejtim duhet me përmendë Prof. Françesko Ribezzon që arriti të përktheje me anë të shqipës, treqind mbishkrime mesapike; pastaj, studiues tjerë, profesorë e linguistë të shquar, si Trombeti, Latte, Elefteriadhis, Stipçeviç, e të tjerë. Tashma rruga ishte shtrue për të gjithë. Një radhë studiuesish po përqedrohej mbi çështjen pellasgo - ilire - etruske ¬shqiptare, dhe Prof. Cavalli Sforza me dy bashkëpuntorët, Piazza e Minch, nxierrin përfundimin se shqipja rezulton të jetë gjuha amë e të gjitha të ashtuquejtunave gjuhë Indo- europiane, sa që të përcaktohet deri si gjuhë e parë europiane (proto ¬europiane), duke rishikue edhe pemën gjenealogjike të Scleicherit, që do të paraqes këtu (shiko pemën e gjuhëve). me një midifikim të rrenjët e pemës, ku hiqet termi indo-europian i zevendësuem me atë proto-europian dhe ku trungu i gjuhëve asht pellasgjishtja, prej ku ndahen degët e ndryshme. Ndërsa grafiku i Prof. Erich Minch e Alberto Piazza flet ma qartë e thjeshtë (shiko grafikun). Nuk po due me përmendë studiues të vendëve të tjera që janë marrë e merren me çeshtjen pellasgjike. Por duhet të përmend, se në këto vitet e fundit pas shëmbjes së diktaturës, në Shqipni janë ndërmarrë disa ekspedita arkeologjike nga ekipe të përbashkëta, amerikanë, anglezë, kanadë, austriakë, kroatë, italianë e francezë, etj., me rezultate të befasueshme, që vërtetojnë praninë e një qytetnimi të lashtë shumë ma i vjetër se ato para - hellenike të njohuna, e që u përket Pellasgëve dhe pasardhësve të tyne.

Dikush u shpreh se grafiku asht sajue sipa rendit alfabetik ku Shqipnisë i ruhet vendi i parë. Një idioci e shkallë së injorancës. Ky asht një grafik i dalun nga puna e madhe e këtyne shkencëtarve, që ne një far mënyre kanë thjeshtësue pemen
e gjuhëve të Shlajhërit (Schleicher), që edhe aty shqipja asht radhitë si degë e parë dhe e veçantë nga gjuhët e tjera, në fillim të të njejtin trung, Siç e kemi shpjegue, në do ta paraqesim këtu pemën e Shlajhërit, me një modifikim në pjesën e rrajëve dhe të trungut, që i përgjigjet teorisë së re të origjinës së gjuhëve, ku pellasgjitja paraqitete si gjuhë proto-europiane ose nostratike, qe do të thotë autoktone.



Kërkimet vazhdojnë dhe rezultatet janë në shqyrtim të arkeologëve për të përcaktue randësinë e tyne historike e shkencore Në këtë mes Shqipnia do të jetë një vend i zgjedhun për kërkime arkeologjike, sepse mendohët se fsheh në truellin e saj një pjesë të veçantë të historisë së njeriut europian qysh nga agimet e para të pranisë së tij, e mbetun pa u zbulue per shkaqe të një hermetizmi të imponuem nga ngjarjet historike që pëngonin çdo orvatje hulumtimi në atë drejtim.
Kemi arritë në çështjen që i përket drejpërdrejt Etruskëve. Vetëm duke u nisun nga koncepti të një populli primar pellasgjik, mund të kuptohët e të shpjegohët çdo formë qytetnimi që mban të shkruem në gurë gjuhën dhe alfabetin ma të vjetër që mund të jetë dukun në Europë, e që i përket Pellasgëve. Kjo rastësi shkëncore, e mohueme e pastaj e pranueme, e aprovueme dhe e studiueme, të një gjuhë shqipe e aftë për të deshifrue si duhet shkrimet e ndryshme të lashtësisë, të mbetuna memece e pa kuptimpër një kohë shumë të gjatë, nuk mund të quhet rastësi e kotë, duke qenë se çdo ditë e ma tepër, shkrimet misterioze të Etruskëve e të popujve të tjerë të ngjashëm mesdhetarë të të njejtës periudhë historike, nuk mund të gjejnë as përgjigje as zgjidhje jashtë të folmës së shqipës të vjetër apo të re.

Fakt që përmban në vetvete të vërtetën e pamohuseshme se Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të Pellasgëve. Pikërisht, duke u nisun nga etruskologjia që u ba e mundun të njihet kjo e vërtetë, që kurrë nuk mund të guxohej e të mendohej të përmendej ma përpara. Me këtë ndërhyrjen time, nuk kam ndërmend të ngul kambë në paraqitjen time, se sa të sensibilizoj opinionin shkencor, që studiozët t'i flakin tutje mbeturinat e skepicizmit e të mospërfilljes e të përpiqën të kapërcejnë rëservat dhe dyshimet që mund t'i shqetësojnë, përsa i përket tezës pellasgjike - etruske - shqiptare, e cula po tregohet për ditë e ma tepër ma e përshtatshme për të zgjidhë një mister që ka zgjatë shekuj të tanë.
Rruga ma e mirë për t'u ndjekun do t'ishte ajo e studimit dhe e thellimit të njohunive mbi gjuhën shqipe, që nuk kërkon shumë lodhje për ata që zotnojnë gjuhë të ndryshme, të vjetra apo të reja.
Duke vazhdue në arësyetimin mbi tem~n fillestare, nxierrim se çështja etruske asht e lidhun me atë pellasgjike, e se katalizatori i përbashkët i ketij farë lloj reaksioni gjuhësor, rezulton të jetë gjuha shqipe, faktikisht dhe jo për paragjykim, që do t'i jepte fund debatit edhe nga ana shkencore, në qoftë se ajo do të pranohej si partnere paieografike.
Pika e mbështetjes për të zbulue aq të përfolunin mister që mbeshtjellë Pellasgët dhe Etruskët, asht vetë ai, Herodoti " Babai i Hisorisë ". Si ? ... Aq ma tepër që lëxohet e studiohet vepra e tij aq ma tepër kuptohet dhe arrihet në përfundimin e ekzistencës së një populli shumë të vjetër të Pellasgëve, si dhe të kontributit të ndikueshëm për lulëzimin dhe zhvillimin e qytetnimeve të tjera në gjithë botën antiken prej kohnave ma të thella e deri të lufta e Trojës, si fakt historik, e deri të Helenët, që para kohës homerike nuk ishin gjekundi, as si emërtim. Sipas Herodotit Pellasgët respektohëshin pikërisht për lashtësinë e tyne, pra si një popull i vjetër e themelues i qytetnimit njerëzor, në zanafillën e tij. Në qoftë se Homeri ka dashun t'i përmendë, e ka ba vetëm me iu dhanë hapësinë Helenëve në një kontekst në të cilin nuk ishin fare, duke qenë se ai vetë mbahej Helen. Emni Greqi dhe Grek ka ardhun ma vonë prej romakëve. Për këtë na vjen në ndihmë profesori i shquem francez i gjuhës dhe letërsisë greke - latine, H. Petitmangin,. që në një libër të tij te historisë së letërsisë greke shkruen :
“Nuk mund të thuhet veçse pak, mbi origjinën e Grekëve ". Romakët morën shkas nga fjala Graii, Graeci, qe në fillim i përkiste vetëm një fisi të vogël".
Duke ndjekun Herodotin dhe shkrimtarët e historianët e tjerë të antkitetit, nga Homeri te Virgjili, nga Tuciditi e te Plutarku, nga Pausania deri te Eskili e Seneka, nga Straboni te Plini Plak e Dionizi i Sicilisë, Tit Livi, Taciti etjerë, kuptohet se të gjitha të ashtuquejtunat qytetnime, megjithë emërtimet e tyne të ndryshme, si Kreteze ose Minoike, Mikenike, Dorike, Jonike, Etolike, Fenike, Lidike etj. nuk janë send tjetër veçse shprehje të qytetnimit pellasgjik, që dallohën në të njejtën gjuhë, të cilën Helenët e quenin barbare (të huej), pra krejt e huej për ta, sepse ata vetë flitnin një gjuhë të krijueme nga përzjerja e disa dialektëve e nëndialektëve të fiseve të ndryshme,duke u shkëputë krejtësisht nga pellasgjlshtja, sa që kjo u quejt barbare (e huej). Prandaj këto popuj për "grekët” ishin të huej. Cila mund të ishte kjo gjuhë barbare që edhe në kohën e Herodotlt flitej në qytetet e ishuj të ndryshëm të botës se vjetër ? Për çudi edhe sot e kësaj dite në Greqi flitet gjuha " arvanitas » (shqipe arbërishte), siç flasin edhe në arbëreshët e Italisë. Cila mund të ishte gjuha e përdorun në luftën e Trojës, ku luftuesit merrëshin vesh me të njejtën gjuhë ? Kështu që lufta e Trojës nuk mund të quhët luftë e " Grekëve” (helenëve) kundër Trojanëve, por një luftë mes popujve pellasgjikë vllazën, për supremaci toksore e pushteti. Dihet se Akejtë (pellasgë) që sulmuen e pushtuen Kretën (pellasgjike) andej nga 1700 p. K. për supremacinë e Mikenës nuk flitshin greqisht.. Kështu vepruen dhe me Trojën, që fuqizohej dita ditës e ma tepër me pretekstin egrabitjes së Helenës, që u ba shkak lufte, e vërtetë apo e gënjeshtërt të ketë qenë arësyeja e dashunisë. Në atë kohë Athina nuk ishte fare e mund të ishte ma tepër pellasgjike se helenike. Herodoti na thotë se Athinasit ishin Pellasgë të quejtun Kranoi e se Helenët në fillim ishin të dobët dhe pak nga pak u forcuen . Por nuk din me na thanë ose nuk don (sepse mbahej si helen), si ata u formuen vërtetësisht. Një deshmi tjetër e randësishme na e jep Herodoti kur shkruen se populli i Tirrenëve - Pellasgë kishte kolonizue e themelue Tirrenian ( ma vonë e quejtun Etruria) prej nga edhe deti Tirren. Prandaj s'asht nevoja me fantazue për të pranue origjinën pellasgjike të Etruskëve që përforcohet pastaj nga përsonalitete të shqueme të kulturës latine si Virgjili, Plini Plak, Dionosi i Sicilisë etj., e veçanërisht nga Denis i Halikarnasit, të cilët ishin ma afër atyne ngjarjeve historike. E quej të domosdoshme hulumtimin në dokumentat e shkrueme që na vijnë nga shhrimtarët e antikitetit, për të nxierrë në dritë atë të vërtetë që mbetet akoma e trubullt prej mbinkarkesave artificiale të krijueme vetëm per të mos lejue një rishikim të asaj pjesë të historisë, që mund të ndërhynte në kontekstin aq të hyjnizuem të qytetnimit greko - romak, që ne fakt nuk do të humbiste asgja nga lavdia e fitueme.
Përsa i përket tezës që po paraqesim, për ata që mund ta kundështojnë, e kanë lirinë e plotë, sepse liria e mendimit asht një e drejtë themelore e shoqnisë njerëzore, kur ajo nuk bie nën shtypjen e një diktature të pamëshirshme, ku dhe vetë frymëmarrja asht e kontrollueme. S'asht fjala për të gjetë qimen mbrenda në vezë, por sigurisht se qimja gjëndet kollaj në mjekren e Matuzalemit !
Duhet të ndërhyj pakëz në këtë paraqitje, sepse ka diçka të veçantë që duhet të sqaroj nga pikëpamja historike, që edhe vetë grekët e kanë trajtue, e që mjerisht gjeti mbeshtetje edhe pranë historianëve shqiptarë që i përshtatëshin udhëzimeve të regjimit diktatorial, që e kishte ndalue kapërcimin e caqeve që ishin caktue nga historiografia e zyrtarizueme, që mbështetej mbë qytenimin greko-romak Keshtu që e gjithë Akademia shqiptare bashkë me historinët i përshtatëshin politikës antikombëtare që zbatohej nga regjimi totalitar komunist. Kjo politikë linte liri harimit të historisë sipas diktatit të grekëve.
Në historinë e lashtësisë të shkrueme prej tyne, thuhet se qytetet bregdetare, si Butrinti, Apollonia, Durrësi, etj. paskëshin qenë themeiue prej kolonëve helenë (grekë), rreth vitëve 600 p.K

Si mund të quhet e vërtetë kjo shmangie dhe mashtrim i historisë, kur dihet se ato qytete ishin themelue shumë ma përpara prej Pellasgëve? Qytete që në vazhdim kishin marrë zhvillim prej IIirëve, siç e tregojnë poemët Homerikë e ato Virgjilianë? Trojanët pas shkatërrimit të Trojës, u shpërndanë në drejtime të ndryshme të territorit që perfshin aktualisht pjesën jugore të gadishullit ballkanik ( Greqi e Shqipni të sotme si dhe në ltali e gjetke) dhe asht Eleni, bir'i Priamit që themëlon e ndërton Butrintin (ku kishte gjetë fisin pellasgjik të Kaonëve) si një Trojë të vogë. Kjo ndodhi pas vjetëve 1200 p.K. Si mund të guxojnë keta historianë grekë, etj. të përvetësojnë apo të shtrëmbnojnë historinë e të tjerëve për lavdinë e tyne ? Kjo vien edhe për qytete të tjera që janë themelue e kanë pasë zhvillim pellasgjik – ilir disa shekuj ma përpara të dukjes së helenëve e të romakëve. Megjithatë nuk jemi kundër një pranie të mavonshme greke apo romake, që mund t'i kenë dhanë ma hov një qytetnimi që kishte fillue në kohna shumë ma të hershme. Si rrjedhim ajo tezë e mbrapshtë se ato qytete që përmendem apo të tjera jo të përmenduna por që gjendën në tokat shqiptare, të kenë pasë një origjinë helenike (greke), bie poshtë e do t'ishte absurde per një historian të mirëfilltë qe të besonte të tilla pralla me mbret. Në qofte se faktikisht pranohet se qytetnimi Minoik i Kretës, krejtësish pellagjik, (4000 - 1500 vjet p.K.) nuk i përket një qytetnimi helenik, pavarësisht se Kreta ishte e përfshime në ujnat detare helene (greke). Si mund të quhën helenike ato qytetnime të tjera të ngjashme me atë minoikën, siç ishte qytetnimi Mikenik i Akejve, ai Trojan i Dardanëve, apo ato Dorik dhe Jonik, për të mos përmendun të tjerë, vetëm pse u zhvilluen në ato toka, por që s'kishin të bajnë fare me helenët dhe aspak me emertimin "grek ", shumë ma i vonshëm. Nuk mund të ekuivokojmë ma tut je, sepse ekuivokët e tepërt arrijnë të pranohen si të vërtetë.
Nga i gjithë arësyetimi që u shpreh deri ketu, mund të nxierrim se dhe poemët e famshëm epikë, si Iliada dhe Odisea, nuk mund të ishin krijue, as shkrue as këndue në një gjuhë greke (helene) para e gjatë luftës së Trojës, 1200 p.K. kur gjuha as helenët as gjuha helene nuk ekzistonin akoma. Ato poemë u krijuen, shkruen e kënduen vetëm në gjuhën pellasgjike, që ishte gjuha e përbashkët e gjithë pjesmarrësve të luftës së Trojës. Edhe menyra se si ishin këndue ato kangë epike, mund të krahasohet akoma sot me menyrën se si këndojnë shqiptarët trimnitë e herojve të tyne, lëgjendarë apo të vërtetë, sipas një riti, një still, një strukture poetike dhe një ritmi të gjitha specifike, të ruejuna në shekujt ndoshta prej asaj kohë që tani mbahet si historike, aq të shumta janë faktet përkatëse. Të përvetësojsh lavdinë e tjetrit nuk asht aspak nder ! Jepi Çezarit çfar i takon Çezarit! Ja çka kërkohët përsa i përket historisë së shqiptarve. As ma tepër as ma pak ! Në këtë mes na vjen në ndihmë kronologjia. Po të pranojmë se lufta e Trojës ndodhi 1200 vjet p.K., kuptohet se edhe poemët përkatës u krljuen në atë periudhë. Por Homeri u shfaq 400 - 500 vjet ma vonë, dhe u gjet para disa poemëve që askush nga helenët (grekët) nuk mund të kuptonte, e që këndohëshin nga ato popuj barbarë që banonin fund e krye " teritorin e sotëm grek", në gjuhë barbare (jo greke). Homeri i përktheu në atë gjuhë që mund t'u përshtatej helenëve, tashma të vendas, që ishte dialekti jonik, ma i përhapun dhe i trajtueshëm. Iu vu punës dhe ja që Iliada dhe Odisea u kënduen në gjuhën e re që kishte dalë nga mbështjellimi e përzjerja makeronike e dialekteve të ndryshme të fiseve të ndryshme. Prej një studimi gjuhësor të poemëve, rezulton se ato përmbajnë një shumicë fjalësh pellasgjike, të hueja për dialektin helenik (grek), e si pas Prof. Robert d'Angely, në librin e tij "Enigma, në ato poemë, fjalëve pellasgjike për t'i helenizue, u janë shtue vetëm parashtesa e mbrapashtesa helene (greke). Nga një studim tjetër i linguisti belg Prof. Vindekens, del se në ato poemë ka një shumicë fjalësh pellasgjike, te pakutueshme që nuk marrin kuptim në gjuhën greke të vjetër e aq ma pak të re.


Rikthehemi po ne atë breg, sado që kërkojmë të arrijmë brigje të tjera. Si çështja Kolombiane. Mosbesimi dhe mospranimi ndaj një të vërtete revolucuinare te tokës së rrumbullakët, të propozueme prej Kristofor Kolombit ishte aq i madh sa që kundërshtarët filluen ta quejnë të çmendun. Por truni i lundërtarit të madh, punonte përtej caqeve të konformizmit ptolomeik, me një intuitë që i kapërcente njohunitë dogmatike, dhe pati të drejtë. Prandaj, në çështjet që i përkasin shkencës (të çdo forme), edhe asaj historike, duhet një mendje e hollë që të ndjekë fillin e përfundimeve intuitive që kanë zgjidhun shumë probleme, edhe ato shkencore.
Duke u kthye në bisedën tonë dhe me kambët të mbështetuna mirë mbi tokë, nuk mund ta trajtojmë çështjen që na përket pellasgjike - etruske - shqiptare, po të ndjekim rrugën e zyrtarizueme, por duhët të mbeshtetemi mbi vetinë e vërtetë që afron popujt e ndryshëm, që asht gjuha. Nga ana tjetër këtu na vjen në ndihmë një rregull themelore e aritmetikës,
Nëqoftë se këtë ngatërresë gjuhësore e shtrojmë si problem matematik, arrijmë në një krahasim numerik në të cilin trajtohet barazia reciproke e disa madhësive reale apo teorike, faktikisht :

Po qe se
A = B
B = C
C = D
D = E .... e me radhë ateherë A = B = C = D = E pra A = E

Përfundimisht problemi ynë gjuhësor e historik duhet pranue si ma poshtë



Etruskishtja = shqipe
Pellasgjishja = etruske = ilire (nuk kemu trajtue gjuhë të tjera)
Shqipja = pellasgjike = ilire



Rrjedhimisht kuptohet se Pellasgët = Shqiptarë si popull e si gjuhë



Thjeshtësia, disa herë, ta mbush mendjen ma shumë se çdo traktat shkencor apo filosofik.

Si përmbyllje, mund të themi se, ma tepër që shtrydhim trunin per të gjetë qimen në vezë aq ma tepër shkëputemi nga ajo e vërtetë që na qëndron përpara viganore.
Shqiptarët kanë një shprehje : unë të tregoj ujku, kurse ti me tregon gjurmë.
Në çështjen pellasgjike që aq na tërheq dhe që përfshin në vetvete e për saktësi historike, popuj të ngjashëm si etruskët e shqiptarël, të largët në kontekstin kohor e të afërt në kontekstin ekzistencial nuk mund të ketë ngatërresa që t'i jepnin shkas ndërhyrjes së rastësisë, siç dikush ka pasun e ka ajam të kambëngulë. Mjaftojnë disa shembuj fare të thjeshtë që kuptohën me një shikim, por që përcaktojnë ma së miri vlerën dhe peshën e tezave që ne mbrojmë: të një bashkërenditje të padiskutueshme gjuhësore që vërtetohet edhe në krahun e kundërt, duke marrë si bazë gjuhën shqipe, për të cilën mund të pohojmë se ajo e përkthen dhe e i jep kuptim Etruskishtës, e cila rezulton për analogji se ka prejardhje pellasgjike - iliriane, pra, megjithëse të ndamë nga një hapësinë e madhe kohore, Pellasgë, I1irë, Etruskë dhe Shqiptarë, i përkasin të njejtit trung e të njejtave rrajë historike, e prandaj flasin një gjuhë të njejtë. Arësyetimi asht tepër i thjeshtë dhe akoma ma i thjeshtë asht zbërthimi i asaj të vërtete gjuhësore.
Ja disa shembuj që nuk kanë nevojë për asnjë koment, aq tingëllojnë të qartë dhe të kuptueshëm, sepse janë fjalë të mbetuna po të atilla prej mija vjetësh, si t'ishin skalitun tani. Ne këtë kuptim duhet të falënderojmë zojën Nermin, e cila na ka furnizue me materiale të shumta arkeologjike, ku shquhen mbishkrimet e skalitun prej kohnash të lashta e që të përkthyeme në gjuhën shqipe, na e lehtësojnë këtë paraqitje tonë. Thjesht për kurreshtje e për provë tepër të dukshme, kemi zgjedhun disa fjalë të thjeshta që kanë mbetun të pandryshueme prej kohës kur u skalltën në gurë, se pakut 3000 vjet përpara. Siç janë ato që paraqiten këtu.





Shkrim dhe shqiptim etrusk
SHI shi
KAIE kaje
HAIRE hajre
FIMIJA fimija
ZI zi
MARAZ maraz


Shkrim dhe shqiptim shqip
shi
kaje ose -qaje
hajr
fëmija
zi (ose kob)
maraz

Do t'ishte rasti për të thanë " ... a buon intenditor, poche parole .. , aq i kollajshëm paraqitet ky krahasim fjalësh, që fIiten në largësina kohore mijavjeçare, por që kumbojnë aktuale si t'ishin shqiptue nga buzët e disa etruskëve të ringjallun, me të cilët do të kishim dëshirë të shkëmbenim dy pare llafe.
Ndoshta do të këtë kundërshtime përsa i përket fjalëve HAIRE e MARAZ , që fillimisht duken si turke apo arabe. Përgjigja asht tepër lakonike e domethanëse për me u kuptue, e na jepet nga vetë Zoja Nermin, e cila na e shpjegon qartë në librat e saj.
Ato fjalë janë skalitë 4000 - 3000 vjet ma përpara, kur kambë turku apo arabi nuk kishte shkelë në ato vise. Por, sigurisht, kur para 1000 vjetëve ato popuj i pushtuen vendet e Azisë së Vogël të banueme nga .popuj me origjinë pellasgjike, huazuen shumë fjalë prej tyne, dhe na i soliën si të vetat, megjithëse kishin një prejardhje tjetër. Kështu mund të thuhet për disa fjalë latine apo greke, që dukën në shqipen e sotme, duke harrue se ka ndodhë e kundërta, siç e shpjeguem. Janë fjalët pellasgjike që kanë hy ne ato gjuhë e janë rikthye pastaj si të tilla, pa qenë.

Ndërhyemja ime në një seli të i tillë akademikee dhe në prani të një mbledhje të nivelit të naltë intelektual, asht për mue një nder i madh dhe një rast i veçantë, sepse ndodh për të parën herë që unë të kemë mundësi të shpreh publikisht mendimin tim dhe të marr fjalën para studiuesve të shquem të. historisë, gjuhësisë dhe përsonalitëve të tjera të kulturës. Duhet të pohoj se thyej një heshtje të imponueme prej një gjysmë shekulli, kur trupi dhe mendja ishin të dyja të mbylluna në një lloj skëterre prej kah ishte e zorshme të dilje i gjallë, e në qoftë se dilje, sigurish se jo si Dante A1ighieri.
Tani nuk na mbetët vetëm se me u marrë me problemet tona historike për të kalue atë kohë që na ngelet. Për mue asht një arrtitje e bukur, sepse ja që gjëndem papritun para një elite të zghedhun të cilën mundem ta përshendes e me të cilën mundem të bisedoj në gjuhën e tyne italishte, ngjarje kurrë e mendueme para disa vjetëve. E pamundshme. Prandaj kumtesa ime asht mjaft e veshtirë, nga pikpamja e ndigjimit për ju zotnij të nderuem, që do të keni durimin me ndigjue, sipa vargut dantesk " ..chi për lungo silenzio parea fioco .. (.. kush për heshtje të gjatë dukej i mekun), duke qenë se heshtja ime u zgjat ma se 45 vjet, veçanerisht në gjuhën italiane që po përdor, dhe, të fIasësh në gjuhën e atij vendi ku kumbon il dolce si' pas gjysmë shekulli agjerimi të plotë, nuk asht fort e lehtë, prandaj uroj që mirëkuptimi juej të jetë ma i madh se pretendimi im.

Si ndodhi që unë të paraqitem para të tillë njerëzish me nivei të naltë intelektual të përfshimë në këtë Akademi "Iliria .., nismë e lavdishme si për shqiptarët ashtu dhe për miqt tanë italianë? Përgjigja asht e kuptueshme, sepse ishte pikërisht bashkatdhetarja jonë e dashun dhe fisnike Nermin me të shoqin Renzo që në shej miqësie më dhanë kënaqësinë që ta ndiej veten të ripërteritun nga vuejtjet e pesueme, dhe patën mendimin e bukur për të më ftue jo vetëm si mik, por edhe për të me nderue me një privilegj që nuk mund të andrroja kurrë ma përpara. Që më dha mundësinë të shpreh mendimin tim dhe përshtypjet e mija ne mes të Romës, "Urbs Eterna .. , dhe në një institucion të nivelit të naltë kulturor, siç asht kjo Akademi që me emërtimin " Iliria .. përmbush dëshirat ma të mira të çdo shqiptari.
Nga ana tjetër, duhet të vlerësoj zojën Nermin, për punën e saj të palodhun në ndermarrjen rilindëse të historisë të shqiptarve, që ndikon edhe mbi historinë e popujve të tjerë, duke hapun një rrugë që ishte e ndalueme për identitetin e populli tonë. Që paraqet para historisë ato të vërtetea që nuk janë thanë kurrë dhe që janë kundërshtue ma tepër se duhët për konformizëm konservator, i cili kishte arritë deri në prag të një dogmatizmi absolut, në një shkencë si historia, që nuk mund të detyrohet të pësojë imponime të përkundërta me atë liri që duhet të gëzojë mendimi i njerëzve të thjeshtë, dhe aq ma tepër, mendimi i cilësisë më të naltë njerëzore që përfaqësohet nga studiuesit e Ilndëve e shkencave të ndryshme, ku historia zen një vend nga ma të randësishmit, sepse na jep kuptimin e vërtetë të jetës, e duke kapërcye kronologjinë e kohnave, ku mijavjeçarët dhe shekujt kthehën në ditë dhe orë, na ban të rijetojmë zhvillimin historik të njerëzimlt drejt për së drejti dhe jo si spektatorë.
Duke lëxue fjalitë e skalituna në mërmerë, metalë, baltë të pjekun apo të vizatueme në muret e ndërtesave të vorrezaye etruske, na ngjanë sikur po flasim me ato banorë të hershëm të Italisë, me të njejtën gjuhë të prejardhjes, që asht pellasgjishtja, e ruejtun gjatë mijavjeçarëve nga fiset e pamposhtuna shqiptare, që arritën me u mbijetue luftave dhe pushtimeve të njëpasnjëshme të hueja, bashkë me traditat, dhe mbitëgjitha, bashkë me gjuhën e tyne të pavdekshme.


E gjitha kjo ndodhi në vitet e fundit, kur çështja pellasgjike filloi të gjejë mbështetjen e studiuesve dhe një popullaritet të dukshëm të njerëzve, veçanërisht të shqiptarve, që e shohin vehtën të rilindun nga thellësia e ngjarjeve të historisë njerëzore, ku ata mund të fitojnë një hapësinë dhe të gjejnë vend të meritueshëm mes popujve që kanë kontribue konkretisht në qytetnimin e kontinentit europian qyshë në agimet e para të formimit të tij.

Akademia Iliria, mund të konsiderohet si një kryevepër e gjithë punës së Zojës së nderueme Nermin Vlora Falaski, si një ngjarje me randësi të madhe kulturore jo vetëm për popullin dhe kombin shqiptar, por që sjell kontributin e saj deri dhe në vendet mike, e veçanërisht në ItaIt ku ruhën të njejta rrajë të shfaqjeve të lashta të atij qytetnimi që i përket të dy popujve ..
I uroj këtij institucioni të madhërishëm, një sukses të madh e të meritueshëm për t'ardhmen, ku të reflektohet aktiviteti e tij fisnik për përparimin kulturor dhe mirëkuptimin reciprok mes atyne popujve që kontribuen dikur me krijue qytetnimin e Botës së Vjetër, e që përpiqen e bashkëpunojnë sot për zhvillimin dhe lulëzimin e qytetnimit të Botës së Re Moderne.




Pema e gjuhëve me rranjet proto-europiane me trungun e gjuhës pellasgjike ku ndahet degët e ndryshme, sipas radhës : shqipe, gjermanishte, armenishte, helene-greke, etj… Në të gjithë grafikët e gjuhëtarve të tjerë, gjuha shqipe përcaktohet e para dhe e veçantë, në të njejtin trung të gjuhëve.

“Foshnja e mrekullisë” që mbijetoi luftën e Kosovës



Disa herë si fëmijë, gati sa nuk vdiq nga ethet. Kjo ndodhi atëherë kur tashmë 16-vjeçari Don Geci, nxënës i shkollës së mesme në Lake View, i ikte luftës së Kosovës që do të merrte jetët e qindra-mija vetëve dhe do të shkaktonte qindra-mijëra refugjatë, shkruan portali amerikan DNAinfo.
Ajtenja e mbante Donin, më të riun e familjes, kilometra e kilometra nëpër pyje dhe lumenj. Familja - burri i saj Besniku, një vajzë dhe dy djem - mbijetuan katër ditë në skëterrë para se të arrinin në Maqedoninë fqinje. Atje ata u bashkuan me refugjatë të tjer, në rrugën e tyre për në Islandë, New York dhe në fund San Diego. Kur arritën në Kaliforni, ata kishin më pak se 50 dollarë në emrin e tyre dhe vetëm ca rroba me vete.




Shumica e familjes tani jeton në Lakeview, ku Don Geci radhitet si nxënësi i dytë më i mirë në shkollë dhe që synon të bëhet astrofizikan. Ai është po ashtu notuesi më i mirë në shkollë.

“Ai është mrekullia ime”, thotë Ajtenja. “Na bëri krenarë, të lumtur dhe na shëroi të kaluarën”.

Lufta e Kosovës zgjati më pak se 16 muaj, por la pasoja katastrofale. Mijëra u vranë, shumë të tjerë u plagosën dhe u përdhunuan, ndërsa intelektualët përndiqeshin. Besnik Geci u konsiderua intelektual. Ai ishte profesor i edukatës fizike dhe instruktor noti në Universitetin e Prishtinës, në kryeqytetin e Kosovës - qytetin më të madh në vend.

"Nëse jeni brenda një zone lufte, nuk dini se çfarë do të ndodhë”, thotë Ajtenja. “Vendosëm të largohemi”.

Kjo ishte një përvojë e hidhur e rraskapitëse. Përveç udhëtimit nëpër terren të ashpër, familja nuk kishte qasje në medikamente. Ajtene Geci tha se ethet për pak sa nuk e mbytën Donin. Por, Doni nuk vdiq dhe familja përfundimisht arriti sigurinë relative në një kamp refugjatësh në Stankovec, në Maqedoni. Ata mbetën atje derisa Organizata Ndërkombëtare për Migrim nuk i dërgoi Gecët shkurtimisht në Islandë e pastaj në Shtetet e Bashkuara.




Kur ata prekën tokën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy, në New York, Ajtenja përdori katër nga 50 dollarët e familjes për t’ju blerë fëmijëve një kifle të thjeshtë. Ata i kishin rezervat e fundit kur arritën në San Diego. Në foton e dokumentacionit të migrimit, Doni 16 muajsh, fle i rraskapitur në krahët e nënës së tij.

“Kjo familje e bukur mendoj se e kishte një dollar. Ata nuk kishin asgjë për të veshur, asgjë”, thotë Margie Neill, që u takua me Gecët në aeroportin e San Diegos më 4 gusht 1999.

Neill dhe burri i saj Peter kishin lexuar për Gecët në një gazetë lokale, që thoshte se ata dhe refugjatët tjerë kanë nevojë për një vend për të jetuar. Neillët kishin rregulluar një pjesë të shtëpisë, me frigorifer, qilima dhe disa shtretër. Gecët qëndruan atje për pesë muaj.




Me përjashtim të Dionës, Gecët dinin pak anglisht. Meqë puna si profesor nuk vinte në shprehje, Besniku gjeti një punë si ndihmës muratori, për përzierjen e llaçit. Ajtenja u punësua në një dyqan smokingu.

"E kemi adhuruar atë familje, dhe edhe ata na donin neve”, thotë Margie, tani 84 vjeçe.

Pas mbërritjes në SHBA, Doni u rrit në San Diego. Ai e mësoi notin që në moshën katërvjeçare, në pishinën e fqinjit dhe në Oqeanin Paqësor.

Dashuria e tij për astronomi lindi kur u kthye si 10 vjeçar në Kosovë. Duke ecur në një pyll gjatë natës, Doni shikonte qiellin dhe gjeti Rrugën e Qumështit.

"Isha i emocionuar”, thotë ai.

Pasioni i Donit për not dhe yje lulëzoi në Chikago, ku familja u zhvendos një verë para se të fillonte vitin e parë të shkollës së mesme, meqë të dy prindërit i mbetën pa punë. Besniku tani nget një kamion transportues dhe qarkullon mes Chicagos dhe Los angelesit, derisa Atjenja është përfaqësuese e Shërbimit të pacientëve për Avokim të Shëndetësisë.

Shokët e ekipit e quajnë Donin MVP (lojtari më i vlefshëm). Ai është kapiten në këtë vit.



"Kujdesem për Donin”, thotë notuesi Andriy Andrushchak, me origjinë nga Ukraina. "Ai ka aftësi shumë të mira lidershipi, është i motivuar, dhe zbavitës kur e keni pranë”.

"Nuk mund të them sa duhet gjëra të mira për të”, thotë Janet Allen. “Ai gjithashtu zbaton fizikën në not. Kur i mëson fëmijët tjerë për të notuar mirë, ai u thotë: Kujtojeni Ligjin e Tretë e Njutonit”!

Dhe, derisa karriera garuese për Donin mbase do të mbarojë pas shkollës së mesme, përkushtimi i tij për shkencën teksa fillon. Disa prej heronjve të tij intelektualë janë Carl Sagan, Michio Kaku, Richard Dawkins dhe Lawrence Krauss. Ai do të ndihej i nderuar të takonte këta shkencëtarë të tij të preferuar.

Doni momentalisht është duke lexuar librin e Kraussit, “Thelbi i misterit të humbjes së masës në univers”. Dhoma e tij e gjumit është e mbushur me copa të ngjashme të literaturës. Ajtenja, duke parë obsesionin e të birit të saj me mësim, i dha atij kartën e saj të kreditit disa vjet më parë dhe i tha se mund të blejë çdo gjë libër që do të donte.

"Ai nuk ka kufizime në libra”, tha ajo. "Nëse shkoni në dhomën e Donit, çdo gjë është në rregull, dhe e gjitha në lidhje me shkencën. Ju mund të shikoni, por nuk mund të prekni librat e tij”.




Lista e tij e shkurtër e universiteteve përfshin Princetonin, për shkak se "Instituti i saj për Studime të Avancuara ka histori të arritjeve të mëdha”, pastaj Berkelyn, Chicagon...

"Një herë i thash atij se është më i zgjuar se unë, dhe ai filloi të mos pajtohet”, thotë mësuesja e re e fizikës në Lake View, Melissa Zagorski. Ajo shton se vetëbesimi i Donit është i qartë, porse nuk është kryelartë. Zagorski vuri në dukje se ai shmanget nga “drama tipike shkollore”, duke i shikuar punët e tij. Ndoshta pse e dinë se sa shumë sfida ka kaluar familja e tij që ai të jetojë ëndrrën amerikane.

"Natyrisht, nuk mund të kuptoj se çfarë kanë përjetuar, por jam me ta”, thotë Doni. “Qëllimi i prindërve të mi ishte për të ngritur një biznes në Shtetet e Bashkuara. Qëllimi im është për të studiuar universin”

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...