2017-01-02

Figurat emblematike të rezistencës shqiptare në Kosovë

Afrim Zhitia, lindi më 14 shkurt të vitit 1965 dhe ra dëshmorë më 2 nëntor 1989, është dëshmor i popullit shqiptar. Afrim Zhitija është i lindur në fshatin Llugë të komunës së Podujevës në Kosovë.


Ishte një nga aktivistet dhe organizatorët e Lëvizjes Popullore te Kosovës të viteve të 80-ta. Me 2 nëntor 1989 Lagjja Bregu i Diellit ne Prishtinë rrethohen nga forcat serbe drejtuesit e LPRK-së, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Pas luftës 10-orëshe bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun.

Qëndresa e këtyre dëshmorëve ishte inkuraim dhe ngritje e moralit për të rinjët kosovarë dhe për shumë prej tyre ishin idolë dhe shembull si të mbrohej atëdheu. Me 11 gusht 2007 në fshatin e vendlindjes të Afrim Zhitisë u vu Gurëthemeli i Vendit perkujtimor memorandues, ku morren pjesë shumë bashkveprimtar dhe luftetar te lirise si dhe politikane lokal dhe kosovar te percjellur nga mediat kosovare.

 

 Më 8 tetor 1983, Afrimin e përcjellin ushtar në Banjallukë. Pushteti na pati në sy neve si kundërshtarë të rrezikshëm të tij. Afrimi sikur e trashëgoi rrugën e gjyshit-Sylë Durmishit. Edhe babën tim e vranë çetnikët serbë. Me 11 janar 1984 pas vrasjes së Rexhep Malës e Nuhi Berishës, Afrimi më lajmëron në telefon se e kanë marrë në pyetje hetuesit e gjyqit ushtarak.

Dhe më 14 shkurt 1984 e burgosin dhe ne tek mbas 6-8 ditësh informohemi se Afrimin e kishin sjellë në burgun e Prishtinës. Nga Prishtina e çuan në burgun e Mitrovicës. Gjashtë muaj në hetime. Vizitat kanë qenë vetëm tre minuta. Më kujtohet kur gjykatësi, Ahmet Ahmeti më thoshte për Afrimin: " A po shkon me pa kasapin

 " KURRË NUK DO TË PENDOHEM!

 Me datën 19 gusht 1984, Afrimi del në gjykim me grupin e Sejdi Veselit. Afrimi ishte shumë i ri. Ende nuk i kishte mbushur 19 vite. Prej njëzet vetëv që ishin dënuar ka qenë më i riu .

 Dhe si i ri që ishte në moshë, gjykatësi Ahmet Ahmeti e pyeti: " Afrim ti je shumë i ri, a pendohesh për veprën që e ke bërë? Jo, nuk pendohem dhe kurrë s'do të pendohem. Edhe gjatë vuajtjes së dënimit do të punoj për Kosovën e lirë, do të punoj deri në vdekje .jehoi përgjegja e Afrimit.

 Gjykatësi iu kërcënua me këto fjalë: A e din që je para gjyqit? Por, Afrimi shumë i vendosur i thotë gjykatësit: Unë i përkas popullit dhe vetëm populli mund t'i dënojë bijt e tij, e jo ky gjyq!

 BETIMI PARA FLAMURIT KOMBËTAR

 Pas pyetjes së gjykatësit, se, a e ka dhënë betimin, Afrimi përgjigjet: Kurrë më i lumtur s'kam qenë, se atë ditë kur u betova para flamurit kombëtar me yll në Bregun e Diellit. Në ditën e fundit të gjykimit, Afrimi u dënua më 8 vjet burg. Afrimin e çuan në burgun e Mitrovicës.

Mbas një kohe ende pa i bërë shtatë muaj, atë e transferojnë në kampin " Zabella " në Pozharevc të Serbisë. Kushtet ekonomike në atë kohë ishin të rënda, ishte ajo kohë kur njerëzit nuk i kuptonin të gjitha problemet. Kam kërkuar paketë të thatë për të shkuar në vizitë tek Afrimi, por s'më kanë dhënë. Vizitën e kishim çdo muaj në ora shtatë të mëngjesit, mirëpo ne familjarët prisnim deri ora tre pasdite. Ky ishte maltretim për ne. Në muajin maj shkova prapë.

Afrimin e kishin dënuar me qëndrim një muaj në qeli. Kishin caktuar ndalesë tre muajshe për pakot nga shtëpia! Tre muaj pa asnjë letër! Vizitat gjysmëorëshe i kishin shkurtuar në 15 minuta! Në këtë vizitë djalin e pashë vetëm pesëmbëdhjetë minuta! Ishte dobësuar mjaft shumë dhe vetëm në bazë të dhëmbëve e njoha se është Afrimi! 

GREVA TETËDITËSHE E URISË

 Mbas një muaji në qeli, Afrimi u bashkohet shokëve në grevë të urisë në shenjë proteste për shokët e tyre, Fadil Vatën ( nga Suhareka ) dhe Sami Kurteshin ( nga Gjilani ), të cilët i kishin futur në dhomë me narkomanë dhe homoseksualë. Në grevë merrnin pjesë edhe Beqir Beqa, Nezir Myrtaj, Bardhyl Berisha etj. Ne u informuam për grevën e bijve tanë dhe shtatë prindër shkuam te Vesel Latifi për t'u ankuar.

 Mirëp, Vesel Latifi nuk na pranoi në bisedë dhe shkuam tek Kolë Shiroka, atëherë kryetar i Komitetit Krahinor, por edhe ai na përzuri. Afrimi i mban 4 vite burg. Më 14 shkurt lëshohet nga burgu. Por edhe pas lirimit, Afrimi vazhdon punën e Lëvizjes duke mos u ndarë në asnjë çast nga kërkesa e Kosovës Republikë...( edhe pse kërkesa për bashkim kombëtar ishte e ngulitur qysh atëherë në trurin e Afrimit). Baca Osman, i cili qëndron shumë i fortë gjatë rrefimit të tij për djalin, sikur i mbushen sytë me lot dhe sikur në një anë i qeshin sytë, sepse duket krenar derisa i rrëfen të gjitha këto peripeti që kishte përjetuar bashkë me me Afrimin. . ..

Më kujtohet kur u vra Ali Ajeti. U ula para shtëpisë dhe fillova të qaj. Afrimi erdhi e më pa me lot në sy: " Ah, babë, me lot s'ka asgjë. Lirinë s'ta falë askush... Liria pa gjak s'vjen..." Ku është nëna , më tha, se nënën e donte shumë. Por, mu afrua dhe prapë më tha: " Po, babush, sikur të ndodhte, Ty, më e madhe?!"

 PËR HERË TË DYTË USHTAR

 Pas daljenga burgu, Afrimi, qëndron një vit e tetë muaj. Më 18 qershor 1989 për herë të dytë Afrimin e marrin ushtar në Shibenik për t'i kryer muajt e mëparshëm. Më 13 shtator 1989 vjen në pushim dy ditësh. Ai erdhi bashkë me shokun e tij më të ngushtë, Fadil Vatën dhe biseduan tërë natën.

 Ndërkohë edhe djali i vogël, Naimi pas dy ditësh shkonte ushtar në Maribor. Afrimi e përcolli Naimin dhe atë natë nuk u kthye. Erdhi të nesërmen në ora dhjetë mëngjes.

 NISJA NË ILEGALITET

 Kur do të nisesh Afrim i thashë: " Në ora 17:30 minuta..."më tha. Pse e do më shumë nënën se babën, i thashë duke e përqafuar. " Babush, unë ju dua të dyve, por femrat tona kanë qenë gjithmonë të shtypura ". Na përqafoi të gjithëve me mall. Ma shkruaj një letër , i thashë. " Do të shkruaj...mos u bëj merak..."ishte fjala e fundit e Afrimit

. Dhe më datën 27 qershor 1989, policia erdhi ta kërkojë Afrimin në shtëpi, sepse Afrimi nuk ishte kthyer në garnizon! Tre javë pa u vrarë Afrimi, në Gjermani vranë djalin e axhës së Fahri Fazliut. Shkova për të parë në Podujevë, aty ishte edhe Fahriu. Unë as që e kam ditur që njihen me djalin tim. Kur kam dalur më ka përcjellur dhe më rroku për krahu duke më thënë: " A e ke parë Afrimin? A po vinë të kontrollojnë policia?

Mos u mërzit, Afrimi është mirë! " Unë u preka shumë. Pse s'ka dalur Afrimi në Zvicër, " jo, Afrimi ka punë ketu në Kosovë", më tha. Fahriu ishte i maskuar me një shallë dhe bile unë mendova se mos i dhemb dhëmbi...

 I PAIDENTIFIKUARI N. N

 2 nëntor 1989.

 Lajmet e orës 20:00 të mbrëmjes informojnë për krismat që bëhen në Bregun e Diellit. Dy të rinj u vranë! U mërzitëm shumë për Fahri Fazliun. Për tjetrin dyshonim se është Afrimi. 4 nëntor 1989. Bëhesha gati të shkoja në varrimin e Fahriut.

 Ende pa dalë një automjet i policisë hyri në oborr. Të gjithë prisnim lajm! Edhi lajmi erdhi! Më morën dhe më çuan në kapellë të spitalit. Ishin dy policë. Aty pashë kufomën e Afrimit dhe një të riu tjetër. Mendova se është Fahriu. Desha t'i them diçka, por policët më kërcënuan.

A e njeh këtë? " "Qysh se njoh djalin, që e kam rritur vetë. E përshëndeta Afrimin me grusht! Lavdi të qoftë bir, fytyrën s'ma ke marrë! Aty ia dhashë besën, se pikë loti s'do të lëshoj në sy. Dy orë më mbajtën në SPB. Pastaj e kam marrë kufomën e kam dërguar në shtëpi. U kam thënë njerëzve të familjes: Asnjë pikë loti për familjen. " 5 nëntor 2005 Varrimi zgjatë prej orës 12:00 deri ora 16:00 pasdite.

Prisnim djalin e madh, Sylën nga Zvicra. Naimin nuk e lejuan të vijë të përshëndetej me vëllain nga ushtria. Dëshmori Fahri Fazliu

 DY KRISMA NË BREGUN E DIELLIT: BLLOKU NUMËR 6 HYRJA A/7

 E enjte, 2 nëntor 1989. Në banesën e Fahri Fazliut, Prishtinë. Erdhën në banesë. Të dy dukeshin të lodhur. Gjersa Fahria, motra e F. Fazliut, e përgatiste drekën, nga jashtë vëren lëvizje policësh dhe menjëherë u tregon Afrimit dhe Fahriut.

 Në moment numri i policëve dhe i tankeve shtohej gjithnjë e më shumë. Afrimi dhe Fahriu nga dhoma e pritjes shohin se janë të rrethuar. provojnë nga dhoma tjetër ( nga ana e Matiqanit) të kërcejnë, mirëpo prapë s'kanë mundësi.Spiuj, policë, njerëz civilë kishte shumë edhe andej. Banesa ishte rrethuar ne të gjitha anët.

Nga dhoma e pritjes Fahriu dhe Afrimi kërcejnë nga dritarja në tokë.Derisa ata përgatiteshin të dilnin, dëgjohen të rënat në derë. Policët thyen derën dhe iu drejtuan me automat Bahrijes, kunatës së Fahri Fazliut, dhe Fahrijes duke ju thënë: " Ku janë të tjerët kah kërcyen? Ishin më se 26 policë. Jashtë dëgjohej krisma e dy personave civilë pas automobilave.

Rreth e rrotull banesës ishin policë të armatosur deri në dhëmbë dhe përballë banesës qëndronin dy tanke. prej orës 12:30 deri në ora 18:00 në mbrëmje, krismat nuk pushuan... Afrimi plagoset i pari në këmbë ende pa hyrë në Bllokun numër 6. Fahriu e merr në krah dhe hyjnë në hyrje të këtij blloku. Të dytë qëndruan aq sa mundën... Thjeshtë, një luftë e dy të rinjve me një numër 500 policësh të armatosur! Afrimi vdes më herët. Fahriu vazhdon luftën vetëm. Në ora 18:00-të krismat pushojnë tërësisht.

 Një qetësi e rëndë! Bregu i Diellit vazhdon të shkruajë një baladë për dy lule gjaku...Afrimi gjashtë plumba në trup e një në ballë...Fahriu dy plumba në këmbë e një në ballë...

 Dëshmorë e shok ideali : Fahri Fazliu, Afrim Zhitia, Fadil Vata ( Njoftoj lexuesit se ky shkrim është i argumentuar nga rrëfimi i bacit Osman, babait të Afrim Zhitisë dhe Fahrijes, motrës së Fahri Fazliut. 




Image result for zahir pajaziti



Zahir Pajaziti lindi më 1 nëntor të vitit 1952 në Turuqicë, Podujevë, Kosovë, ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë Vushtrri, Kosovë, ishte nje nder themeluesit e UÇK-s dhe Hero - dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës.

Zahir Pajaziti u lind në një familje bujare në fshatin Turuqicë të Llapit më 1 nëntor të vitit 1962, ishte fëmiu i pestë i prindërve Qerim Pajaziti dhe Fatime(Rudari) Pajaziti.

Nga dyert e kësaj familje kanë dalë ushtarakë që në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Po ashtu edhe babai i Zahirit, Qerimi ishte pjesëmarrës aktiv në forcat progresive të asaj kohe.

Zahiri që në fëmijëri ishte rritur në frymën e babait të tij për dashurinë ndaj atdheut.

Image result for zahir pajaziti biografia

Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij, kurse të mesmen, shkollën e policisë, e regjistroi në vitin akademik 1976-‘77 në Vushtrri. Nga shkolla u përjashtua me arsyetimin: sjellje të papranueshme ndaj organit të shkollës, arsyetim që përdorej zakonisht për persona që kishin pikëpamje tjera nga organi shkollor i asaj kohe.

Në vitin 1980, bashkë me dy bashkëpunëtorë të tij, Raif Sfishta dhe Nexhmi Dabinofci kalojnë ilegalisht kufirin e Shqipërisë dhe për këtë burgosen në Shkodër për 18 ditë. Pas kthimit në vendlindje ai burgoset nga policia lokale e Orllanit dhe dënohet si i mitur me 15 ditë burg.


Pasi që kreu shkollën e mesme në Orllan, Zahiri në vitin 1981 fillon ndjekjen e mësimeve në Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës drejtimin e gjuhës angleze. Po në këtë vit ai vijon shërbimin ushtarak për 12 muaj dhe në vitin 1985 e vazhdon atë edhe për tre muaj në Beograd.
Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët tjerë fillojnë të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë. Si rezulltat i kësaj pune Zahiri dhe aktivistët e Orllanit krijojnë Shtabin e Njësisë Guerile në Orllan.

Në vitin 1991 pasi që në Kosovë fillojnë që punët e ilegalës të kordinoheshin me legalen Zahiri shkon në Shqipëri për qëllime ushtarake.

 Me të kthyer në Kosovë në vitin 1992, grupi i tij zbulohet dhe Zahirit i duhet të kalojë në ilegalitet për disa muaj. Deri në 1992 ai kontribuoi në furnizimin me armatim të shtabeve të krijuara në rrethinën e Orllanit.


Edmond Pajaziti,Zahir Pajaziti dhe Hakif Zejnullahu

Gjatë vitit 1994, Zahiri filloi të angazhohet edhe në pjesë tjera të Kosovës për krijimin e UÇK-së. Kështu, ai është një nga themeluesit e Shtabit të Përgithshëm të UÇK-së dhe anëtar i tij nga fillimi, nga ku fillon të bëhet koordinimi i aktiviteteve politike dhe ushtarake në të cilat Zahiri luante një rol të madh si në zgjerimin e fushës së ndikimit, po ashtu edhe në furnizimin me armatim.

Zahiri shquhet në këtë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë, po veçanërisht në rajonin e Llapit.Per te gjithe aktivitetin e tij ndihmen me te madhe ia ka dhene kusheriri i tij Fadil Pajaziti i cili ishte nje biznismen dhe pothuajse te gjithe financimin e ka pasur nga ai.

Në janar të vitit 1997 grupi i tij zbulohet nga sigurimi serb. Më 31 janar Zahir Pajaziti ishte duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë së bashku me bashkëluftëtarin dhe nipin e tij Hakif Zejnullahu dhe bashkëluftëtarin tjetër Edmond Hoxha nga Juniku, forcat serbe kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.


Adrian Rexehp Krasniqi lindi më 12 tetor 1972 në fshatin Vranoc, komuna e Pejës, nga babai Rexhei dhe nëne majremja, vdiq më 16 tetor të vitit 1997 në Kliçinë. Rrjedh nga një familje me tradita të larta patriotike, e cila para Adrianit kishte dhënë tetë dëshmorë për trojet shqiptare. Ndërsa Taf Mehmeti, i po kësaj familjeje, ishte i detyruar nga pushtuesit sllav të emigrojë në Shqipëri.

 Adriani shkollën fillore e kreu në Baran me sukses shembullor, gjimnazin në Pejë, ndërsa studimet i vazhdoi deri në vitin e tretë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Meqë babai i Adrianit, Rexhep Krasniki, ishte mësues, pas kthimit të tij nga një vizitë që ia bëri Shqipërisë në vitin 1980, solli në shtëpi materiale të shumta, nga të cilat u frymëzua dëshmori. Ky aktivitet i Adrianit daton qysh në fëmijëri. Mirëpo, ky mllef dhe kjo urrejtje ndaj pushtuesit del në shesh, kur Adriani bëhet gjimnazist në Pejë, sidomos me organizimin e demonstratave për solidarizim me minatorët e Trepçës që ishin ngujuar në zgafellë. Për këtë kërcënohet me përjashtim nga Gjimnazi. Por, ky shpirt uragan për çlirim kombëtar nuk ndalet. Bën organizimin e demonstratave të vitit 1988 e 1990, ku u dallua.

Në vitet ‘90 Adriani, me grupin e tij organizativ, në Pejë e filloi grumbullimin e mjeteve për aksione guerile. Me këtë rast siguroi 25 kg trotil. Këtë e solli nga shtetet fqinje dhe e vendosi në Vranoc, të xhaxhai, Xhaferi. Në vitet 1990-1993 Adriani bën një pauzë, meqë studioi në Tiranë. Gjatë kësaj kohe me shokë gjithnjë ndodhej në veprim e sipër për sigurimine materialeve dhe rrjetit për aksione guerile. Dy herë ishte në Shqipëri dhe Mal të Zi. Në vitin 1993, kur në Kosovë burgosen 173 veprimtarë të Lëvizjes, as familja e Adrianit nuk mbeti në harresë. Madje, në këtë të fundit banonte axha i tij, Xhaferi. Pikërisht, nga ky vit.

Adrian Krasniqi kalon në ilegalitet dhe vendoset për një kohë në Shqipëri. Andaj, nuk është i rastit, kur në formularin me shënime për dëshmorët e kombit, inkuadrimi i Adrian Krasniqit në radhët e UÇK-së figuron qysh në muajin maj të vitit 1992, si kamandant i njësitit gueril për Dukagjin. Gjatë viteve 1993-1995 Adrian Krasniqi herëpasheri vinte në Kosovë me misione të caktuara. Në këtë periudhë bën përpjekje të organizojë demonstrata me rastin e vrasjes së studentit Armend Daci, por nuk mundi ta realizojë këtë qëllim.

Në vitin 1995 Adrian Krasniqi sulmoi stacionin e policisë serbe në fshatin Qallapek. Por, me këtë rast zbulohet dhe shpallet fletëarresti për të. Në Pejë policia ia thyen për të dytën herë shtëpinë, por fatbardhësisht nuk gjen askë në të nga familja. Ndërsa në Vranoc, në fshatin e lindjes, po me këtë rast, merret në polici dhe keqtrajtohet axha Xhaferi. Pas qershorit të vitit 1995 Adrian Krasniqi kalon në ilagalitet të thellë ku edhe zënë fill veprimet e tij guerile. Ndërkohë, me kërkesëne shokëve, Adriani caktohet të punojë në Sektorin e furnizimit, meqë kishte lidhje të forta familjare në Tropojë dhe në zonat e tjera kufitare.

 Kur në vitin 1996 bëhet thyerja e depove të armatimit në Shqipëri, Adriani këtë rast e shfrytëzoi për mrekulli. Në fillim krijoi bazën e parë dhe më të fuqishme në zonën kufitare, në Berishës. Ndërsa në Kosovë, përkatësisht në kufirin Kosovë-Shqipëri, shfrytëzonte bazën e Plakut të Shishmanit. Falë mbështetjes familjare nga djemtë e axhës së Adrianit, Besnik dhe Agim Krasniqit në Bajram Curri, të furnizimit, i cili e furnizonte tërë Kosovën me armë, rrjet ky i cili funksionoi edhe pas vrasjes së Adrian Krasniqit, madje deri në përfundimin e luftës. Në Kosovë, përveç axhës, Xhaferit, dhe djalit të tij, dëshmorit të kombit, Përparimit, i cili ndodhej në rolin ngushtë, Adriani kishte edhe baza të tjera, si p.sh. te Sylë Kadria në Nakell, të dhëndri Ahmet Ukshinaj në Lybeniq etj.

Nga shokët Adriani ishte i caktuar të punonte në koordinimin e punëve dhe mjeteve të Shqipëri. Megjithatë, ai nuk pajtohej të punonte vetëm në Shqipëri. Në çdo rast, kur fuste mjetet dhe armatimet në baza të caktuara, kurrë nuk kthehej pa kryer edhe ndonjë aksion. Dëshira dhe vullneti i tij ishte që me duart e veta t’i hidhte në ajër postkomandat e policisë serbe. Kështu ndodhi edhe në muajin tetor të vitit 1997, kur pas hyrjes në Kosovë me një sasi të konsiderueshme armësh, me kërkesën e Adrianit bëhet sulmi në postën e policisë në fshatin Kliqinë të Pejës, ku edhe bie heroikisht në fushë të nderit, ashtu siç dinë të bijnë vetëm trimat, bijtë e dashur të Kosovës.

Ndodhi kjo pikërisht më 16 tetor të vitit 1997, kur Adrian Krasniqi me shokët e idealit Mujë Krasniqin, Ilir Konueshvcin dhe Qerim Kelmendin sulmuan stacionin policor në Kliçinë, me ç’rast ra heroikisht në fushën e nderit. Kjo ditë do të shënohet me shkronja të arta në historinë më të re të shqiptarëve në Kosovë, për luftën dhe bijtë e saj që nuk kursyen gjakun as jetën, vetëm që pikërisht koj Kosovë të çlirohet njëherë e përgjithmonë nga regjimi i urryer serb. Por, Adriani nuk vdiq, nuk u vra. Ai rilindi përsëri, si feniks. Rrugën e tij e vazhduan dhjetëra e mijëra djem të Kosovës deri në fitoren përfundimtare. Edhe familja e tij e vazhdoi këtë rrugë të nisur nga Adriani shumë më herët.

Pas vrasjes së Adrianit, sektori i furnizimit me armë përforcohet edhe më shumë. Shtëpia e tij bëhet bazë edhe më e fuqishme e shokëve të tij të idealit. Përparimi, djali i axhës së tij, ndërpret studimet dhe bëhet ushtar aktiv i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në frymën e fundit, me vdekjen e tij në kufirin Kosovë-Shqipëri. Ndërsa, shtëpia në Vranoc bëhet spital ushtarak ku shëroheshin të plagosurit. Këto ishin idealet për të cilët luftoi dëshmori Adrian Krasniqi dhe për të cilat dha jetën po ky Adrian Krasniqi. Trupi i dëshmorit prehet në varrezat e fshatit të lindjes, në Vranoc.




Komandantët u bën bashkë për lirinë e Kosovës


Sali Çekajt, Rrustem Berisha, Agim Ramadanin, Anton Quni, si dhe eprorët tjerë ushtarakë arritën të thyejnë kufirin e mallkuar midis shqiptarëve në. Sali Çeku dhe Agim Ramadani gjatë gjithë rezistencës së tyre në Kosharen Legjendare dhe fronte të tjera në Kosovë kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe ishin shokë dhe luftëtarë të pandashëm, largpamës, vizionar, strategë të rezistencës në betejat e mëdha për çlirimin e Kosovës dhe atdhetar të paepur… Të gjithë juve që keni luajtur dhe po luani me emrin dhe kontributin e të madhit Sali Çekut dhe të tjerëve më në fund po u pyesim a nuk doni, apo nuk dini të flisni për kontributin kaq të madh të rezistencën të Sali Çekut.

Thyerja e mitit të ushtrisë serbe në Koshare

Pra, Sali Çeku me aktivitetin e suksesshëm të rezistencës aktive që e beri gjatë dy dekadave të fundit, deri në momentin e fundit në Loxhën dhe Kosharen legjendare, ku me 19 prill të vitit 1999 të Rrasa e Zogut në Alpet Shqiptare, duke luftuar gjoks për gjoks dhe fyt për fyt me forcat e armikut shekullor pa pritmes e godit me një plumb, ku ra si hero i vërtet në fushën e mejdanit, për çka në kujtesën e forcave progresive që e njohin të vërtetën dhe kontributi e të madhit Sali Çekut si intelektual, kuadër ushtarak, mirëpritës dhe ndihmaqar për Kosovën dhe popullatën e saj, për çka rezistoi në forma të ndryshme më shumë së dy dekada mbetet në kujtesën tone si figurë e madhe politike dhe ushtarake.
Është interesant të përmendim së përvjetorët, epopetë, akademitë dhe shumë manifestime të tjera që u organizuan dhe u mbajtën anë e këndë Kosovës, në njëmbëdhjetë vitet e fundit shumica e folëseve në fjalimet e tyre asnjë herë nuk u shkoi mendja që ta përmendin rezistencë e përbashkët, mikpritjen, ndihmën e madhe shqiptare dhe përcjelljen andej dhe këndej kufirit shqiptaro- shqiptar të madhin Adem Jasharin me guerilen e rezistencës së tij.

 Në mesin e shumë luftëtarëve të gueriles shqiptare ishte edhe Adem Jashari me bashkëluftëtaret e tij të cilët bashkë me Sali Çekajt një kohë të madhe e kaluan nëpër odat e kullave të rezistencës shqiptare në fshatrat Voksh, Pobergjë, Beleg, Drenoc, Junik e shumë lokalitete tjera të komunës së Deçanit, ku Adem Jasharit iu bë një pritje dhe përcjellje e madhe shqiptare të cilën dinë ta bëjnë vetëm familjet bujare në komunën e Deçanit dhe Rrafshin e Dukagjinit.

 Për fat të keq këtë mikpritje dhe ndihme të gjithanshme shqiptare të cilën Sali Çekajt ia ofroi Adem Jasharit dhe bashkëpunëtoreve të tij askujt nuk i shkoi ndër mend të përmend kontributin e të madhin Sali Çekajt, gjë që mjaftë e ka irrituar familjen e themeluesit të parë të njësive të gueriles shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovës.

Gjendja e mjerueshme kompleksit të varrezave të dëshmoreve në Kosharen legjendare?!

Është koha që pa marrë parasysh përkatësive partiake për të mirën e Kosovës dhe popullatës së saj të tregoni dashuri ndaj njeri-tjetrit, respekt ndaj Sali Çekajt. Respekt ndaj luftëtareve, heronjve, komandantëve, ushtarakëve dhe familjeve të tyre, të cilët pas veti kanë lënë shumë fëmijë pa baba, shumë gra pa bashkëshort, shumë nëna pa djem dhe pa ndihmën e tyre…

Të gjitha këto vepra të mëdha me të cilat sot mburrem të gjithë ne me në fund liderët e partive politike dhe të tjerët, të cilët deshën e nuk deshën duhet të përulen para të madhit Sali Çekut i cili ka ndihmua sjelljen e armatimit nga Shqipëria dhe shpërndarjen e tij anë e këndë Kosovës dhe Maqedonisë. Kjo figure e rezistencës së madhe shqiptare me dhjetëra here ka pritur dhe organizua mikpritje të madhe për të madhin Adem Jashar dhe njerëzit e tij dhe të tjerëve nga Prishtina, Podujeva, Gjilani e vende të tjera të Kosovës dhe Maqedonisë.

Duke u bazuar në këto dhe shumë kontribute të tjera të gueriles shqiptare deçanasve në krye me të madhin Sali Çekun për të cilat nuk flasin ata që duhet të flasin janë të zhgënjyer anëtaret e familjeve të gueriles shqiptare , të cilat me të drejt pyesin krerët e disa partive politike, strukturat udhëheqëse të organeve shtetërore Kosovës, ato të komunave dhe të tjerët, pse që njëmbëdhjetë vite radhazi në përvjetorët, festat shtetërore, ditëlindjet e komandanteve, zbulimin e shtatoreve, lapidareve, pllakave përkujtimore në Kosovë, e sidomos në regjionin e Drenicës asnjëherë nuk u ra në mend të përmendim emrin e të madhit Sali Çekut dhe gueriles deçanasve për ndihmën, mikpritjen e madhe shqiptare dhe përcjelljen besnike që u bënë kalimin andej dhe këndej kufirit me dhjetëra herë dhe kontributin e madh që e dha për UÇK-në dhe çlirimin e Kosovës, e sidomos Adem Jasharit më shokë.

Krenaria është edhe më e madhe, sepse pas shumë zhagitjeve Salihu ynë u kthye në mesin tonë.

Erdhi për të qëndruar për gjithmonë në qendër të qytetit turistik-Deçanit me shtatoren e tij me qytetaret dhe bashkëkombësit që shumë e deshën dhe i deshi në kohen kur punoj si jurist dhe kryetar pranë Gjykatës komunale, Komitetin komunal në ente dhe institucionet tjera të komunës së Deçanit…

Por, sa është respektua Sali Çekajt me shokët e rezistencës tregon shembulli se si varrezat në kompleksin e KOSHARËS LEGJENDARE janë lënë nën mëshirën e stihisë, për çka edhe Alpet shqiptare në krye me Gjeravicen po derdhin lot krokodili, e për këtë fajin kryesor e mbanë qeveria , parlamenti dhe strukturat tjera më të larta të Kosovës, të cilat për dikë po tregohen nënë, e dikë tjetër njerkë . Për Sali Çekaj kemi shumë për të folur, por kemi edhe shumë për të pyetur…,por edhe shumë çka të themi… Për të gjitha këto ka ardhur koha që të flasin shokët e tij të luftës Rrustem Berisha , Anton Çuni, Fadil Hadergjonaj dhe shumë luftëtarë, shokë dhe historianet e Kosovës...

Familja e Sali Çekut, kërkonë që pas dymbëdhjetë viteve lirie më në fund kërkohet që të përfillen amanetet e të madhit Sali Çekajt, të mos lejohet përlloçja e gjakut dhe sakrificat e tij dhe gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës martire kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe në Betejat legjendare në Loxhë dhe Koshare, ku me armiku në këto dy beteja u takua me forcat e UÇK- së fyt për fyt dhe gjoks për gjoks të cilat pësuan humbje me të rëndë të cilën nuk do ta harrojnë kurrë.


Bashkëpunimi me Adem Jasharin e Zahir Pajazitin

Në grupin e parë, thotë në vazhdim Kastriot Hoxha krahas komandantit Sal Cekajtt veprojë edhe Zahir Pajaziti, Zymer Luli, Kadri Gubetini, Bashkim Leci, Shemsi Krasniqi e tjerë. Rreth 60 veta, ndërsa në grupin e dytë ishin Adem Jashari, Ilaz Kodra, Murat e Sahit Jashari, Adem Dërguti, Osman Ferizi, Shkelzen Gjonaj, Ilmi Peci, Ramadan Begu, Sami Tahiraj, Isuf Ismajli, Nazmi Bajrami, Ekrem Sheholli, Faton Gajtani, Hasan Ferizaj, Xhavit dhe Naim Gubetini- gjithsej 65.

Beteja e Koshares pa dyshim ishte njëra ndër pikat më të shndritshme të luftës sonë për liri
-Ne mërgimtaret vazhdimisht nëpërmjet tubimeve dhe manifestimeve të ndryshme, thonë bashkëbiseduesit tanë,t vazhdimisht e kujtuam dhe do ta kujtojmë birin e Betejës së Koshares, prijësin e saj Sali Çekajn, i cili hyri në përjetësinë e kombit duke e shembur njëherë e përgjithmonë murin e zi shqiptaro shqiptar.

Sali Çekaj si veprimtar i zellshëm politik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jurist e, ushtarak vizionar, u detyrua të strehohej në Perëndim, për shkak të presionit e të përndjekjes që i bënte regjimi okupues, ku bashkë me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare, ishte ndër të parët që u mor me përgatitjen e rezistencës së armatosur, pasi që Serbia ia kishte mbyllur portën çfarëdo zgjidhjeje me mjete politike e paqësore.

Sipas traditës sonë të pasur etno -kulturore, përherë janë cilësuar “burra të dheut", ata të cilët kanë luftuar me guxim e trimëri të pashoqe. Ndërkaq për vetë fitoren në Betejën e Koshares pa dyshim ishte njëra ndër pikat më të shndritshme të luftës sonë për liri gjatë viteve 1998 '99, "ajo shënoi fillimin e fundit të pushtimit gati njëshekullor të vendit tonë nga Serbia, por njëkohësisht edhe sinjalin e qartë të rilindjes së Kosovës"...


Në bisedën e gjatë të cilën e zhvilluam këto ditë në Zvicër me bashkëpunëtoret më të ngushtë të Sali Çekajt: Saim Tahiraja, Agim Mehmetaj, Haki Latifin dhe Kastriot Hoxhën dhe të tjerë na thanë:” Ne pjesëtaret e grupit të gueriles shqiptare që punuam dhe rezistuam ditë e nate në Gjermani, Zvicër, Shqipëri dhe Kosovë nëpër shi, borë, ferfllazë, pa bukë, pa ujë dhe rreziqe të cilat na përcjellshin në çdo hap edhe përkundër kërcimeve të një pas njëshme edhe sot jemi aty ku ishte komandanti i ynë legjendar i madhi Sali Çekajt, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti me LDK-në e cila në asnjë moment nuk do të ndalemi për të thënë të vërtetën e luftës së fundit dhe atë me këmbëngulje.

Partia më e madhe në Kosovë, LDK në krye me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugovën, Profesor Fehmi Aganin ka qenë dhe mbeten motori i i të gjitha ngjarjeve të suksesshme politike dhe ushtarake që u zhvilluan në Kosovë dhe diasporë para dhe pas luftës.

Këto dy figura të mëdha të popullit shqiptar në Kosovë me punën e tyre të palodhshme me dy korrik në Kaçanik e shpallen kushtetutën e Kaçanikut, Referendumin për pavarësinë e Kosovës në vitin 1991 si dhe zgjedhjet e para presidenciale.

Adem Jashari me Xhafer Zenen kishin ardhur në kullën e Lush Tahirajt

Më të marrë- vesh për arritjen e armatimit në familjen e Lush Tahiraj në fshatin Beleg të komunës së Deçanit Adem Jashari me Xhafer Zenën nga Drenica legjendare dhe Prishtina me automobilIn e tyre arritjen në shtëpinë e Lush Tahirajt, ku nga njësiti i gueriles deçanasve në krye me Sali Çekun iu organizoi një pritje e madhe shqiptare. Në oden e burrave të kullës të Lush Tahirajve komandanti Adem Jashari nga Sali Çekajt u njoftua me aksionet e bartjes së armatimit nga Shqipëria dhe shpërndarjen e tyre në Kosovë dhe Maqedoni dhe përgatitjet që janë duke u bërë në Rrafshin e Dukagjinit dhe komunën e Deçanit për fillimin e rezistencës së madhe shqiptare kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbo çetnike .

Pas gjithë këtij muhabeti dikur në orët e vona të natës Adem Jashari me Xhafer Zenën dhe ndihmën e aktivisteve deçanas në automjetin e tyre u ngarkuan katërdhjetë kallashnikov, bombe dore, municion dhe material tjetër luftarak. Anëtaret e njësive guerile nga Deçani në atë moment i sugjeruan Adem Jasharit që të këtë kujdes gjatë rrugës së rrezikshme në relacionin Beleg- Deçan-Pejë- Klinë- Komoran- Gllogovc- Skenderaj- Fushë Kosovë- Prishtinë- Podujevë...

Adem Jashari duke u falënderua për mikpritjen dhe përcjelljen e madhe shqiptare që ju bë në kullën e Lush Tahiraj, në fshatin Beleg të komunës së Deçanit dhe për sigurimin e armatimit dhe përcjelljen njësitit të gueriles deçanasve ju falënderoi për brengosjen që keni për ne, por ju garantoi së nuk ka djalë nëne që Adem Jasharit mund t’i dalë përpara...



Juve që e harruat mirëpritjen e madhe shqiptare dhe ndihmën që u afroi i madh Sali Çeku me elitën e rezistencës shqiptare të deçanasve po ju njoftojmë gjithashtu se ky burrë me elitën e vet gjatë viteve 1991/1998 Adem Jashari dhe shumë jasharajve të tjerë nga Kosova, Maqedoni dhe vendet tjera organizoi pritje, strehime, përcjellje, biseda, planet luftarake që u përpiluan në kullat e fshatrave Voksh, Pobergjë, Dranoc, Kodrali, Pobergjëç, Junik e lokalitete të tjera në komunën e Deçanit dhe Rrafshin e Dukagjinit.
Related image
Gjithashtu i madhi Sali Çeku me njerëzit e njësive guerile me dhjeta here Adem Jasharin dhe njerëzit e tij besnik dhe shumë të tjerë nga anët e ndryshme të Kosovës dhe Maqedonisë u ka prirë dhe përcjellë me besnikëri me të madhe, andej dhe këndej kufirit shqiptaro- shqiptar me dhjetëra herë.


Sali Çekaj ishte figurë emblematike e rezistencës shqiptare në Kosovë

Tipar i veçantë i tij ishte këmbëngulja, nuk zmbrapsej edhe kur e injoronin, edhe kur me qëllim nuk e përkrahnin, edhe kur e nënçmonin, vizioni i tij nuk ishte kacafytja dhe lakmia, kurrë nuk e mendonte të futej në histori, as atëherë kur së bashku me Agimin dhe trimat tjerë e të rezistencë shqiptare theu mitin e kufirit midis shqiptarëve.

Related image

Historia po përsëritët, sikur me vrasjen e Ministrit të Luftës të Qeverisë se Ismail Qemajlit, Mehmet Pashë Dërralles si dhe në luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, kur komunistët shqiptarë të dirigjuar nga ideologët bolshevik pansllavistë: Dushan Mugosha, Milladin Popoviçi të cilët me përkrahjen e disa shpirtrave të shitur të” shqiptarëve” të Kosovës dhe Shqipërisë e prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionalistë shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptaro- shqiptare cila vazhdoj deri në ditët e sotme.

Përsëritja tragjike e historisë


Image result for tahir zemaj ahmet krasniqi

Ata nuk mund ta shihnin në krye të ushtrisë së Kosovës një bir të familjes nacionaliste, të nipit të nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës të ideologut të madh nacional-demokrat Metush Krasniqit . Prandaj duhej përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokësh të mëdha që nesër rruga drejt pushtetit të mbetet pa pengesa.

Filloi me Ahmet Krasniqin dhe vazhdoi deri te Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj. Sali Çeku i përjetoi shumë rënd vrasjen të ministrit Ahmet Krasniqi si dhe të Rrustem Bruçit, njësoj sikur në fillimet e luftës së hapur, vrasjen e Adem Jasharit dhe anëtarëve të familjes së tij.

Atij këto vrasje sikur ia gjymtuan pjesët kryesore të trupit dhe kështu i plagosur në shpirt shumë rend, vazhdoi rrugën drejt Koshares dhe së bashku me Agim Ramadanin ishin strategët dhe zbatuesit kryesor të ngjarjes se madhe historike të pastrimit të kufirit shqiptaro-shqiptar deri në rënien e tyre heroike në fushën e nderit të cilët ranë për të mos vdekur kurrë edhe kështu u bënë gur themel i fort i përmotshëm i shtetit të Kosovës.
Image result for fehmi agani ibrahim rugova adem jashari
Nuk dua të vritem në Prishtinë. Në Prishtinë është madhështi të vdiste, por është mallkim të vritesh, sepse ajo vrasje do të ngarkonte me mallkim të përhershëm çdo shqiptar dhe vet Kosovën”. Vrasjet- fatkeqësisht filluan në Tiranë dhe përfunduan në rrugën automobilistike Deçan- Pejë në afërsi të fshatit Raushiq, por edhe mallkimi ndodhi dhe barrën e tij të rënde po e bartim si komb edhe sot, dhe do të vazhdojmë ta bartim gjere sa e verbëta të mos dali në sheshe dhe atë ta gjykojmë dhe dënojmë si komb”, përfundoi z. Saim Tahiraj .

Me guximin e pashoq dhe trimërinë e rrallë, bashkoi dijen dhe pushkën,

Agim Mehmeti, ish zëvendës ministër i Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, thotë: Penda dhe pushka e Sali Cekajt ishin dy elemente që i kishte gjithmonë parasysh. Me pendë, synonte dijen, me pushkë çlirimin dhe mbrojtjen e atdheut. Tipare këto që shumë burra të dheut të Rilindjes sonë kombëtare, por edhe të historisë sonë të mëvonshme nuk i arritën në tërësi. Ai me guximin e pashoq dhe trimërinë e rrallë, bashkoi dijen dhe pushkën, Tipar i veçantë i tij, që mund ta kenë vetëm talentet e rrallë dhe atdhetarët e devotshëm, ishte këmbëngulja e tij. Ai nuk zmbrapsej edhe kur e injoronin, edhe kur me qëllim nuk e përkrahnin, edhe kur e nënçmonin.

Image result for fehmi agani ibrahim rugova adem jashari


 Vizioni i tij nuk ishte kacafytja dhe epshet e çoroditura për lakmi, pasurim në kurriz të popullit e famë të rrejshme. Ai kurrë nuk e mendonte të futej në histori. As atëherë kur së bashku me Agimin dhe trimat tjerë e të rezistencë shqiptare theu mitin e kufirit shqiptaro-shqiptar. Sali Çekaj i dha shembull kombit se si punohet dhe luftohet për atdhe dhe se si duhet atdheu. Fatkeqësisht, çdo gjë që është e çmueshme dhe e bukur zhduket shpejt.

 Kur Sali Çekajt më së shumti i nevojitej vendit dhe popullit të vet, ra si një meteorit që shndrit fuqishëm qiellin dhe zhduk shpejt. Por a zhduket puna dhe sakrifica e tij ? A po përkrahet apo harrohet vizioni I tij ? A po vazhdohet rruga e mundimshme e Salihut me shokë ,apo çdo gjë po mbulohet me barin e harresës dhe me shtrembërimin e historisë së vërtetë.

A thua Salihu dhe gjithë ata që u sakrifikuan e donin vendin dhe popullin tone në këtë gjendje që është sot? përfundoi z. Agim Mehmeti. Edhe ushtaraku Kastriot Hoxha, oficeri i Ministrisë së Mbrojtës së Shqipërisë i viteve 90-ta, nën përkujdesjen e të cilit i kishte kryer stërvitjet ushtarake Sali Çekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, e tjerë në me tjerash na tha: “ Liria e Kosovës erdhi falë gjakut të Salihut Cekajt- Adem Jasharit dhe Zahir Pajazititi dhe shumë patrioteve të tjerëve”...
Më lejoni, që në emër të ish kolegëve të mi- na tha ne vazhdim të bisedës Kastriot Hoxha nga Ministria e Mbrojtjes në periudhën shtator-nëntor te vitit 1991 në Burrel, që përgatitën, organizuan dhe drejtuan stërvitjen e djemve të ardhur nga Kosova e vise të tjera etnike të Shqipërisë, të përshëndes të gjitha familjet e pjesëmarrëseve ne këto stërvitje.

Fal Marrëveshjes të shtetit shqiptar dhe përfaqësuesve legjitim të Republikës së Kosovës, presidentit Rugova, u realizua stërvitja për përgatitjen e komandantëve të parë të Kosovës, me përgjegjësi, komandanti Sali Çekaj për të dy grupet, i cili u stërvit dhe vetë në grupin e parë.

 Gjatë trajnimit u konstatua një interesim dhe përkushtim nga të gjithë pjesëmarrësit, për të përvetësuar çdo element taktik, teknik dhe përdorimit të llojeve të ndryshme të armatimit. Këta djem për një kohë të shkurtër arritën rezultate shumë të mira- na tha Kastriot Hoxha në vazhdim të bisedës sonë. Këta trima duke qenë të etur për të përvetësuar gjithçka për organizimin dhe drejtimin e luftimit dhe për të kryer veprime në fushën e luftimit.

Sali Çekaj së bashku me kolegët e tij të zyrës së atashuar në Tiranë, nuk pushon së punuari për të zgjeruar bashkëveprimin me udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare. Ata arritën të siguronin mundësinë e kalimit nëpërmjet kufirit me grupin e dytë prej tridhjete e tre veta me një sasi armatimi dhe municioni sa ishte e mundur të transportohej me krah.

Veproi si politikan, gueril, ushtar, komandant...

Sali Cekajt Ishte njëri ndër themeluesit e LDK- së dhe pluralizmit në komunën e Deçan, ishte edhe kryetar KKPP. Sali Çeku ishte njëri nder hartuesit kryesor të Statutit komunal të Deçanit në bëz të Kushtetutës se Kaçanikut.

Ndjekja nga shërbimi sekret serb

Të gjitha këto aktivitete dhe shumë të tjera, Sali Çekajt e vejnë në shënjestër të UDB-ës Jugosllave e cila e gjurmonte hap pas hapi edhe një ditë udbashet të cilët u vërsulen për ta arrestuar, por falë shkathtësisë së tij dhe shokëve, ai arrin të shpëtojë dhe emigroi në Gjermani.

Menjëherë pas arritjes në Gjermani e vazhdon aktivitetin e tij të ngjeshur politik në degën e LDK-së. Krahas aktivitetit politik në këtë degë ai vazhdon edhe atë ushtarak pranë Ministrisë së Mbrojtës të Republikës së Kosovës. Pas një marrëveshjeje në mes të udhëheqjes së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës për stërvitje ushtarake të rinjve nga Kosova dhe trevat shqiptare- na tha në vazhdim të bisedës Saim Tahiraj- Sali Çekajn e gjejmë ndër të parët në këto stërvitje, edhe pse kishte njohuri të mjaftueshme profesionale, sepse ishte oficer rezervë.

Qëllimi i tij ishte që krahas stërvitjeve taktike dhe fizike të njihej për se afërmi me të gjithë shokët me të cilët më vonë do të bëheshin bartësit kryesor të ngjarjeve të mëdha që ndodhen në Kosovë, që nga sulmet e para guerile e gjerë te lufta e hapur. Të dy grupet, tashmë të njohura për opinionin Shqiptar: Si grupi i parë në përbërje të cilit ishin heronjtë e kombit Sali Çeku, Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha dhe grupi i dytë që në mes kishte edhe heronjtë Adem Jashari, Ilaz Kodra dhe të tjerë, ishin edhe do të mbetën bazamenti kryesor mbi të cilën u ndërtua e gjithë lufta e armatosur çlirimtare e Kosovës, por me themelet e nisura në Rrafshin e Dukagjin, Drenicë dhe regjionin e LLapit. Fillimi i saj nisi në dhjetor të vitit 1991, kur këta trima të armatosur thyen kufirin shqiptaro-shqiptar nën komandën e Sali Çekut dhe u futën në Kosovë, duke u shpërndarë në të gjitha trevat shqiptare- ku organizuar fillimin e luftës së armatosur për të mos e ndalur deri në çlirimin definitiv të vendit.

E tëra kjo luftë që nga Shqipëria në vitin 1991 për Kosovë e deri sa përfundoi në vitin 1999. Sali Çeku ka lënë gjurmët e veta herë si politikan, herë si gueril, herë si ushtarë dhe komandant. Të gjitha këto i them me guxim- na tha ne vazhdim të bisedës – Saim Tahiraj, si bashke luftëtar i tij. Kemi argumente për t’i vërtetuar me konkretisht të vërteta shumë te madhe mbi të cilën do të ndërtohet e gjithë e vërteta historike për luftën fundit në Kosove. Ata që i ceka më lartë ishin nismëtaret e parë të luftës në Kosove dhe Sali Çeku ishte komandanti i parë i kësaj nisme, i cili nuk e ndali kurrë rezistencën deri në rënien e ti heroike si komandant në Koshare. Të gjitha aksionet guerile që u kryhen në Kosovë u kryen nga këta trima të udhëhequr dhe koordinuar nga tre kolosët: Sali Çeku, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.

Sali Cekaj ishte figurë e njohur dhe shumë e madhe pat thënë Tahir Zemaj

Çdo veprimtari politiko ushtarake që ndodhi në Rrafshin e Dukagjit në këto periudha kohore është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Çekajt. Sado që elita e kuqe pansllaviste po tenton këtë dhe disa të tjerë t’i eliminojë prej nacional demokrati, nga historia ma e re e Kosovës, ajo ngritët edhe rritët edhe me madhështore, me fitimtare duke u shtrirë dhe përqafuar në tërë hapësirën Shqiptare dhe bëhet figura me e dashur, me çmuar dhe ma e respektuar e kohës.

 Pas gjithë këtyre aktiviteteve politiko-ushtarake në Rrafshin e Dukagjinit edhe me gjerë- Sali Çekajt lufta e hapur e gjënë në majat e organizimit ushtarak pran Ministria e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës të udhëhequr nga Ahmet Krasniqi.

Sali Çeku së bashku me shokë vuri bazat e para të këtij organizimi në Rrafshin e Dukagjit.

 Nga muaji prilli e vitit 1998 ai së bashku me Rrustem Bruçin, Adem Ukhaxhën e shumë shokë të tjerë shtrinë këtë organizim në regjionin e Rrafshit te Dukagjinit, ku më vonë do të vendoset Shtabi me të tri Brigadat Operative 131, 133,134 të komanduar nga komandanti Tahir Zemaj, i cili sa herë fliste për Sali Çekun, fliste me pietetin më të lartë dhe thoshte; “Unë kam qenë Komandant i Dukagjinit, por Sali Çeku ishte figurë e njohur dhe shumë e madhe në Rrafshin e Dukagjit e më gjerë”.

E unë, lirisht mund të pohoj se baza e rezistencës të UÇK-së në Tropojë për shpërndarjen e armatimit, vija e furnizimit përmes Vokshit që komandohej nga komandant “ Guri “- Adem Ukhaxha, baza në shkollën e Viqidolit, ku vendos komanda e udhëhequr nga Tahir Zemaj, mbi njëqind ushtarë që Rrustem Bruçi me shokë e rezistencës i sollën nga Kosova në Shqipëri me të cilët u formuan këto tri brigada operative, të cilat vijën e furnizimit me armatim e kishin nga shtetet perëndimore ishin rezultat i punës se Sali Çekut me shokë. Pas futjes së njësive operative në Kosovë nën komandën të Tahir Zemes, Sali Çekajt në Kosovë pati rol kyçe në komandën e këtij shtabi, ai ishte edhe komandant i Brigadës 134.



Këto njësi operative patën një mori suksesesh në disa beteja si ajo e fshatrave Llukë dhe ajo e Loxhës në të cilën ra heroikisht bashkëpunëtori dhe bashke ideatori me i ngushtë i Sali Çekajt, Rrustem Bruçi, Hilmi Surdulli e tjerë. Krahas këtyre sukseseve ata patën edhe shumë pengesa serioze nga Shtabit Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe pse në mes të Ministrisë të Republikës së Kosovës dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës u arrit një marrëveshje në Oslo, e që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kurrë nuk e respektoi këto vendime. Ai në vazhdimësi e ka ka shkaktuar pengesa shumë serioze në terren. Kështu, në këto rrethana ndodhi akti më i shëmtuar i historisë së luftës së fundit çlirimtare të Kosovës- duke bërë atë në kryeqendrën e Shqipërisë - Tiranë, ku e vranë Ministrin e mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqin.

Historia po përsëritët, sikur me vrasjen e Ministrit të Luftës të Qeverisë se Ismail Qemajlit, Mehmet Pashë Dërralles si dhe në luftën e Dytë Botërore dhe pas saj, kur komunistët shqiptarë të dirigjuar nga ideologët bolshevik pansllavistë: Dushan Mugosha, Milladin Popoviçi të cilët me përkrahjen e disa shpirtrave të shitur të” shqiptarëve” të Kosovës dhe Shqipërisë e prishen marrëveshjen e Mukjes në Shqipëri dhe filluan likuidimin e elitës nacionalistë shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptaro- shqiptare cila vazhdoj deri në ditët e sotme.

Ata nuk mund ta shihnin në krye të ushtrisë së Kosovës një bir të familjes nacionaliste, të nipit të nacionalistit Aziz Zhilivoda, një nxënës të ideologut të madh nacional-demokrat Metush Krasniqit .

Prandaj duhej përdorur strategjia e njohur bolshevike, pastrim kokësh të mëdha që nesër rruga drejt pushtetit të mbetet pa pengesa. Filloi me Ahmet Krasniqin dhe vazhdoi deri te Isuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj. Sali Çeku i përjetoi shumë rënd vrasjen të ministrit Ahmet Krasniqi si dhe të Rrustem Bruçit, njësoj sikur në fillimet e luftës së hapur, vrasjen e Adem Jasharit dhe anëtarëve të familjes së tij. Atij këto vrasje sikur ia gjymtuan pjesët kryesore të trupit dhe kështu i plagosur në shpirt shumë rend, vazhdoi rrugën drejt Koshares dhe së bashku me Agim Ramadanin ishin strategët dhe zbatuesit kryesor të ngjarjes se madhe historike të pastrimit të kufirit shqiptaro-shqiptar deri në rënien e tyre heroike në fushën e nderit të cilët ranë për të mos vdekur kurrë edhe kështu u bënë gur themel i fort i përmotshëm i shtetit të Kosovës.



Legjenda: Sali Çekaj në takim me prof.dr. Fehmi Aganin dhe bashkëpunëtorë në zyrat e LDK-së
Sulmi i parë mbi forcat serbe nga grupi i Llapit

Aty e lanë armatimin dhe u ndanë në tri grupe: Grupi i parë udhëtoi dhe u vendos në kullën e rezistencës të Lush Tahirajt në fshatin Beleg, grupi i dytë me ndihmën e qerreve të kuajve dhe të Bajram dhe Selim Tolajt nga fshati Pobergjë shkuan dhe u vendosën në kullat e familjeve të rezistencës Osmon, Hasan Ferizaj dhe Shkelzen Gjonit në fshatin Kodrali të komunës së Deçanit.

 Më vonë pas shpërndarjes së armatimit duhet theksuar se grupi i rezistencës në regjionin e Llapit e kreu sulmin e parë në Kosovë mbi punktin e policisë serbe. Po ashtu edhe Sali Çekaj me njerëzit e rezistencës organizuan pusi mbi patrullën e policisë në aksin rrugor Deçan- Lumbardh , stacionin e policisë në fshatin Irzniq dhe komplekset e shtëpive serbe në afërsi të fshatrave Rastavicë dhe Junik, ku ishin të vendosura me qindra familje serbe të ardhura nga viset e ndryshme të ish Jugosllavisë me të vetmin qëllim për t’i sllavizma fshatrat që shtrihen rreth kufirit shqiptaro-shqiptar dhe aty me e krijua një tampon zonë të banuar kryesisht me popullatë serbe.

 Në këto momente të vështira në shtatë fshatra të banuara kryesisht me popullatë shqiptare në komunën e Deçanit, ku vepronin njësit e armatosura të gueriles shqiptare me në krye me komandantin legjendar Sali Çekaj forcat policore me egërsirat më shtazarake të pushtuesve shekullor bënë bastisje dhe burgosje të anëtareve të familjeve të rezistencës.

Edhe përkundër këtyre dhe shumë barbarive të tjera nuk arritën ta ngadalësojnë aktivitetin luftarak të grupeve të gueriles shqiptare në komunat e Deçanit.

Plagosja e dy policeve serb në Prekaz të Drenicës

Këto dhe shumë aksione tjera të suksesshme politike dhe ushtarake që i përmendem më lartë komandantin legjendar Sali Çekaj, Adem Jashari Zahir Pajaziti dhe Ahmet Hoxha i ngritën në kreun e figurave më të larta të kombit dhe historisë më të re të Kosovës të cilët në organizimin dhe fillimin e aksioneve të llojllojshëm kundër pushtetit serb gjithmonë ishte në kontakt të përhershëm me koordinatorin e të gjitha aksioneve të njësive guerile në Kosovë të ndjerin dhe të nderuarin e madh të kombit shqiptar dr. prof. Fehmi Aganin.

Është për tu theksuar se Sali Çekaj bashkë me komandantin legjendar Adem Jasharin dhe njerëzit tjerë të rezistencës një kohë të gjatë pas kalimit të kufirit shqiptaro- shqiptar vazhdimisht pushuan në kullat e mirënjohur të djelmoshave të rezistencës në fshatrat Voksh, Pobergjë, Drenoc, Beleg, Kodrali e lokalitetet tjera në komunën e Deçanit, ku me besnikërinë e madhe shqiptare u shoqërua komandanti legjendar Adem Jashari.


Related image
Besnikërinë e madhe në mes këtyre grupeve dhe njerëzve të rezistencës me në krye me Sali Çekajn, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Agim Ramadanin dhe shumë të tjerë më së miri e shohim nga aksionet e shumta që i kryen me sukses kundër forcave policore dhe ushtarake që nga kufiri shqiptaro-shqiptar, komunën e Deçanit dhe Rrafshin e Dukagjinit të cilat për një kohë të gjatë nuk u zbuluan. UDB-ja jugosllave në bashkëpunim me ndihmën e “shpirtrave të shitur” n ë regjionet e komunave të Podujevës, Drenicës, Deçanit dhe vende të tjera në Kosovë më në fund arritën me ra në gjurmë aksionit të shpërndarjes së armatimit dhe municionit në anë të ndryshme të Kosovës të cilat pa vonua shumë në të njëjtën kohë në të gjitha regjionet e Kosovës, e sidomos në lokalitetet, ku guerilë shqiptare ishte më aktive, filluan bastisjet e familjeve të rezistencës shqiptare, ku ndaj tyre përdorën barbari më të egra antinjerëzore të përcëlluara me bastisje, rrahje, burgosje të pa para...
Bashkëluftëtaret e rezistencës rrëfejnë për komandantin e tyre ...


Gjatë udhëtimeve tona neper disa shtete të Evropës perëndimore në Zvicër u takuam me bashke luftëtaret e të madhit Sali Çekaj- Saim Tahiraj, Agim Mehmetaj, Haki Latifin dhe Kastriot Hoxhën me të cilët e zhvilluam një bisedë mjaft interesant rreth veprës dhe rolit të komandantit Sali Cekajt në përgatitjen e luftës çlirimtare në Kosovë gjatë viteve 1991- 1999 dhe vrasja e tij tragjike në Kosharen Legjendare që çka mbeti e shënuar në bllokun tonë gazetaresk. Të flasësh për figurën e Sali Çekut është një nder, por edhe një përgjegjësi e madhe, sepse këtu kemi të bëjmë me një ndër figurat më të mëdha të kombit në historinë më të re të Kosovës. Ai ishte dhe do të mbetet për gjithmonë një figurë poliedrike, shumëdimensionale e cila ngërthen në vetë të gjitha ato veti që rrallë herë në histori mund të gjinden të kompletuara te një personalitet udhëheqës të cilin e bëjnë të pranueshëm për të gjitha shtresat e shoqërisë.

Figura e Sali Çekajt ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencor ...

Të Sali Çeku- na tha ne vazhdim te bisedës Saim Tahiraj e gjejmë juristin, politikanin, oficerin, guerilin dhe intelektualin e madh i cili gjatë dekadave të fundit të jetës së tij diti në mënyrën më të veçantë t’i fus të gjitha në shërbim të çështjes madhore kombëtare.

Figura e të madhit Sali Cekajt ka nevojë për një studim të mirëfilltë shkencore, e cila do ta zbërthente tërë kompleksin e sajë nëpërmjet të cilit do të dali në pah e vërteta të cilën e ka mbuluar pluhuri i harresës - qëllimshme nga elita e sotme totalitare bolshevike. E tëra kjo bëhet me të vetmin qëllim që t’i vazhdohet jeta gënjeshtrës se madhe historike, e cila u ndërtua nga shkelësit e historisë mbi të cilën ndërtuan karrierën e tyre politike dhe sot qëndrojnë në maje te pushtetit.


Aktivitetin patriotik Sali Çekaj e filloi në pranverën e vitit me 1981 me fillimin e demonstratat masive mbarë popullore në Kosovë. Këtë kolos e gjejmë në mesin e tyre. Ndryshimet e mëdha politike të viteve 1990 e gjejnë në krye të udhëheqjes politike në komunën e Deçanit dhe Kosovës. Ai vihet në ballë të gjitha kërkesave mbarë popullore të kohës, siç ishin protestat tubimet dhe marshimet drejt Prishtinës në përkrahje të minatorëve të Trepçës.

Përgatitjet e para ushtarake kundër Serbisë

Po në këtë kohë Sali Çekaj ishte figura e parë në Kosovë që e emëroi grupin për miratuan statutin dhe rregulloren e kuvendit të komunës së Deçanit në frymën e kushtetutës së Kaçanikut ... Në këto momente strukturave udhëheqëse të pushtet të ish Jugosllavisë dhe Serbisë u ra në sy dhe vesh “aktiviteti armiqësor” i Sali Çekajt si sekretar i komitetit komunal të LK dhe grupit të rezistencës që punoni me ta në kuvendit të komunës së Deçanit dhe organizatat politiko- shoqërore të komunës së Deçanit dhe më larg të cilët pa vonuar shumë organet e pushtetit çetnik-komunist të ish Jugosllavisë dhe Serbisë i suspenduan nga vendet udhëheqëse të punës.

Kundërvimi pushtuesëve serbë

Pas pushimit nga puna Sali Çekaj me shokë një kohë të gjatë punuan ilegalisht kundër pushtetit çetnike-komunist të ish Jugosllavisë dhe Serbisë.

Nuk vonoi shumë filluan burgosjet e para të aktivisteve të kësaj ane të cilët të paret në Kosovë iu kundërvunë pushtetit serbo-jugosllav në forma të ndryshme. Në këto momente kritike i madhi Sali Çekaj dhe strukturat tjera udhëheqëse të komunës së Deçanit për t’i shpëtuar kurtheve të cilën ia përgatiten inspektoret e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Jugosllavisë në mesin e tyre kishte edhe “ shpirt të shitur të shqiptarëve”.

Pa vonuar shumë Salih Çekaj emigroi në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Shtutgardit, ku bashkë me shumë shokë të rezistencës shqiptare në krye me Ibrahim Rugovën dhe koordinatorin kryesor e të gjitha aksioneve politike dhe ushtarake në Kosovë prof. dr. Fehmi Aganin nuk e pushuan aktivitetin, e ngjeshur dhe me tempo të shpejtë u ngritën në lider të respektuar në aktivitetin politik dhe atë ushtarak.

 Nga kjo kohë të gjithë këta punuan me një përkushtim të madh në Zyrën LDK-së në Shtutgard dhe Cyrih të cilat ishte nyja kryesore për ndërkombëtarizimin e çështjes së pa zgjidhur të Kosovës.

Drejtimi tjetër ishte fillimi i veprimtarisë ushtarake i cili që atëherë ka vepruar në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e cila punonte në ekzil, ku kishte marrë instruikcione nga njerëzit e Qeverisë për fillimin e përgatitjeve të para ushtarake bashkë me shumë bashkëluftëtarë të besueshëm të çështjes kombëtar të cilën më së miri e ilustrojnë fotografit e kamerës sonë.

Punë e madhe në këtë kohë u bë edhe në organizimin e formacioneve të armatosura të njësive të gueriles shqiptare kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare në Kosovë.

Kur jemi këtu nuk mundemi të kalojmë pa e përmendur kontributin e madh të katër shtyllave kryesore të rezistencës shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit Sali Çekajt, në Regjionin e Drenicës komandantin legjendar Adem Jasharin dhe në regjionin e Llapit, Zahir Pajazitin, dhe Ahmet Hoxhes në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit.

Këta katër martirë dhe shumë martirë të tjerë anë e kënde Kosovës punuan ditë e natë në përgatitjen e luftës kundër pushtetit çetnik-komunist të Serbisë dhe ish Jugosllavisë në një anë dhe në anën tjetër me suksese në këto tri regjione u realizuan aksionet e para të rezistencës shqiptare kundër forcave serbe dhe në të njëjtën kohë me sukses i udhëhiqen formacionet e armatosura të njësive guerile kundër forcave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë të cilët vazhduan luftën e hapur fyt për fyt dhe gjoks për gjoks deri sa ranë heroikisht në vijën e parë të mejdanit.

Hyrja e tridhjetë e katër vetave në Kosovë të armatosur deri në dhëmbë

Sali Çeku me shokët e rezistencës i pari e përpiloi planin ushtarak për fillimin e përgatitjeve për luftën çlirimtare kundër pushtuesit çetnik-komunist në Rrafshin e Dukagjinit dhe Kosovë i cili për një moment nuk kishte mundësi realizimi.

Këtu ndikim dominues pati diplomacia amerikane e cila urgjentisht nga udhëheqësit e shtetit shqiptar të Shqipërisë dhe ata të Kosovës kërkoi që menjëherë të ndërpriten përgatitjet për fillimin e luftës në një anë, kurse në anën tjetër në asnjë mënyrë mos të hyhet në konflikt me forcat ushtarake dhe policore të shtetit serb dhe atij të ish Jugosllavisë.

Në anën celulat e para të njësive guerile pasi në këtë kohë në Shqipëri kishin ardhur gjashtëdhjetë vullnetarë3 të rezistencës shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare, Evropa deri nga Amerika e largët. Kështu pa vonuar në Burrel dhe në malin Dajti u liruan objektet ushtarake të cilat kryesisht u përdorën për vendosjen dhe përgatitjen e gjashtëdhjetë djelmoshave vullnetarë që kishin ardhur nga shtetet e Evropës, Amerika e largët, Maqedonia, Kosova Lindore dhe viseve të tjera...

Mirëpo, ndërkohë erdhi lajmi mos të nisen në kohën që ishte caktuar, sepse rreth kufirit kishte koncentrime dhe lëvizje të mëdha të forcave ushtarake dhe policore serbe dhe jugosllave, e sidomos rreth kufirit në Zonën e regjionit të Rekës së Keqe deri në Junik dhe fshatin Pobergjë. Kështu Sali Çekjat e shtyri hyrjen e njësive të rezistencës në Kosovë për një kohë të shkurtër, dhe e ndërroi vijën e rrugës nga Shqipëri në drejtim të Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve punë të madhe në formimin e bërthamave të para të rezistencës shqiptare bënë Sali Çekaj, Zymer Lulaj, Zahir Pajaziti i cili për fat të keq u vra nga dora kriminale serbe forcat serbe. Në këtë kohë shumë të vështira organizimi rezistencës shqiptare iu besua heroi kombëtar Sali Çekajt i cili ishte i vetmi që posedonte me njohuri ushtarake si oficer rezervë i cili kishte njohuri rreth pikave për të hyrë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas...

Komandanti legjendar shumë pak u respektua në vitet e fundit në Kosovë si njeri i qetë, serioz, i besës dhe njeri prej intelektualeve i cili shumë mirë dinte së çfarë duhet bërë për Kosovën. Sali Çekaj pas tridhjetë ditësh ushtrimesh intensive të gjashtëdhjetë ushtarëve, sa ishin në grupin e dytë, vetëm tridhjetë e katër prej tyre me shtatëdhjetë e pesë kallashnikovë, municion dhe bomba dore para nisjes për Kosovë.

Në këto momente të vështira Saim Tahiraj bashkë me Xhemail Berishën e ndjerë udhëtuan për në Kosovë me detyrë për të vëzhguar dhe siguruar udhëtimin e tridhjetë e katër ushtareve të rezistencës shqiptare për në Kosovë.

Pse e mbuloi pluhuri i harresës të madhin Sali Çekajt dhe shokët e tij?! ...

E tërë kjo është bërë me të vetmin qellim që në Kosovë të vazhdohet rruga e manipulimeve historike, të cilën qe njëmbëdhjetë vjet disa politikanë e ndërtuan karrierën e tyre, të cilët sot qëndrojnë në kupolat më të larta udhëheqëse në Kosovë. Ketë e ilustron thënia e ish presidentit Akademik Prof.dr.Ibrahim  Rugova :

 “I frikohem hakmarrjes komuniste e cila nuk mund t’i çrrënjosë bindjet totalitare dhe ajo në Kosovë na ndodh”.

Image result for salih cekaj agim ramadani


Ne, shqiptarët jemi mësuar që njerëzit e mëdhenj t’i njohim vetëm nëpërmjet librave të historisë dhe tregimeve të pleqve. Por në dekadën e fundit edhe komandantët legjendar Sali Çekaj, Adem Jashari, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha dhe shumë të tjerët të cilët nuk janë njerëz të legjendave, por të thjesht, e të natyrshëm si të gjithë të tjerët. Këto figura madhore të rezistencës shqiptare asnjë herë në jetën e tyre nuk vrapuan për të zënë vendin që e merituan. Asnjë herë nuk bënë garë të pandershme që të shkruajnë historinë ashtu si nuk ishte. Këto shtylla të rezistencës shqiptare në Kosovë me mund, me mençuri, guximin, trimëri tërë jetën u bënë pjesë e historisë së Kosovës, për çka ata që ishin me ta duhet të flasin dhe të shkruajnë për atë që bënë në historinë e Kosovës. Andej, këto figura madhore historike nuk mund të margjinalizohet e as të keqpërdorën nga individët dhe grupet partiake dhe mafioze për përfitime të tyre politike dhe ushtarake të cilët pjesën më të madhe të kohës gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve pak punuan për të mirën e Kosovës, por më shumë për interesa të tyre karrieriste.

Kush po mundohet ta mohojë aktiviteti e figurave të rezistencës shqiptare?!...

Si të gjithë të tjerët edhe këto figura madhore historike e deshën jetën, ndoshta më shumë së të tjerët, të cilët herët e kishin kuptuar së nuk mund të jetohet dhe as të gëzohet njeriu pa liri, për çka edhe ranë fli...

Kombit shqiptar gjatë njëqind e tridhjetë e tri vjetëve kurrë nuk i kanë mungua individët dhe grup e shquara, të cilat në vazhdimësi me të gjitha forcat që i ka pas kanë bërë rezistencë heroike për çlirimin e trojeve tona stërgjyshore nga pushtuesit e egër shekullor.

Në këtë rezistencë nuk ka munguar edhe rezistenca e familjeve nacionaliste të cilat në shekullin e fundit janë shquar për Atdhe dashuri si dhe sakrificën për te.

Periudha kohore që nga Kongresi i Berlinit të vitit 1878 e deri në luftën e fundit dhe më parë mbi popullatën e pafajshëm shqiptare në regjionit e Rrafshit të Dukagjinit, Kosovës dhe trojet tjera shqiptare është intensifikuar një represion i përgjithshëm antishqiptarë, me një qëllim të likuidimit fizik të burrave të Lëvizjes kombëtare shqiptare të te gjitha moshave një anë, kurse në anën tjetër zhvendosjen e tyre nga trojet e tyre stërgjyshore...

Edhe përkundër barbarive të pa para burrat e rezistencës shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri dhe trojet tjera shqiptaret në të gjitha frontet, ku murrën pjesë që nga Spanja, Shqipëri e deri në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni rezistuan me armë në dorë, ku treguan një trimërinë të pa parë në një anë, kurse në anën tjetër lanë përshtypje të madhe...

Burrat e rezistencës shqiptare dhe përkrahësit e tyre edhe përkundër faktit së e dinin së forcat e armikut shekullor ishin shumë më të forta për kah numri forcave ushtarake dhe të armatimi, asnjë herë nuk e pushuar rezistencës kundër robëruesve shekullor turk dhe sllav dhe të tjerë.

Andaj, aktiviteti i tyre luftarak kishte një orientim konsolidim e idesë çlirimtare e cila u kurorëzua më sukses në fund të gjysmës së parë të vitit 1999, kur një herë e përgjithmonë nga trojet tona stërgjyshore të djegura, të shkrumbuara, të masakruara një herë e përgjithmonë u larguan forcat e armikut shekullor...
Image result for zahir pajaziti biografia
Kësaj radhe në fejtonin tonë do të bëjmë fjalë për rrugën atdhetare të komandantit legjendar Sali Çekajt dhe bashkëluftëtaret të mirënjohur në Rrafshine Dukagjinit, Drenice, Llapit dhe regjioneve të tjera anë e këndë Kosovës dhe më larg, të cilët në kohen më të vështira dhe më të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare shqiptare, duke filluar që nga Lidhja e Prizrenit dhe deri në luftën e fundit nuk pushuan së vepruari me aktivitete e tyre atdhetare... Nga fshatrat e komunës së Deçanit, Drenicës, Llapit dolën edhe celulat e para të UÇK-së me në krye me Sali Çekajt, Adem Jasharin, Zahir Pajazitaj, Agim Ramadanin dhe shumë të tjerë.
Related image
Sali Çekajt nuk u larguan nga rruga gjysheve dhe stërgjysheve të tij...

Komandanti i parë legjendar i grupeve guerile të UÇK-së n[ rrafshin e Dukagjinit - Sali Çekaj rrjedh nga një familje me traditë patriotike, e cila dekada më radhë rezistoi në forma të ndryshme kundër forcave pushtuese shekullore e cila si e tillë ishte në shënjestër të përhershëm të pushtetit serb. Në vitin 1913 Salih Çekajt iu vra gjyshi Dervish Çeku.

Ky nacionalist asnjëherë nuk u largua nga rrugët të cilat i kishin nisur gjyshet dhe stërgjyshet e tij... Sali Çekajt që nga ditët e hershme të rinisë asnjë herë nuk iu nënshtrua robërisë çetnik-komuniste. Sali Çekajt- qysh në bankat e gjimnazit “ Vëllezërit Frashri” në Deçan u tregua si djalosh i qet, i tërhequr, i vendosur dhe i mençur në aksione...

Pas kryerës së fakultetit juridik dhe at ekonomik në Prishtinë Sali Çekajt bashkë me luftëtaret e tij duke e parë së vendlindja e tyre kishte nevojë për profilin e juristit dhe ekonomistit u kthye dhe u punësua në Gjykatën Komunale në Deçan, ku në fillim si gjyqtar, e më vonë si kryetar i Gjykatës, Sekretar i komitetit komunal të Lidhjes komuniste..

Në Gjykatën komunale Salihu si kryetar i Gjykatës me juristet e nacionalitetit serbo-malazias u përball me një luftë të ashpër. Ai si komandat i pare i njësive te gueriles të UCK-se në të gjitha nivelet në komunë serbet edhe pse ishin pakicë dominofshin dhe komandofshin në të gjitha fushat?! Mirëpo, Sali Çekaj me shokët e punës nuk ua vuri veshin shumë dhe kështu Gjykata komunale dhe kuvendin e komunës së Deçanit ishin seli e aktiviteteve nacionaliste, gjë e cila u ra në sy dhe vesh qeveritareve serbo malazias . Sali Çekajt edhe përkundër kërcimeve të një pas njëshme nuk i përfillen normat e punës dhe ligjet të pushtetit serb.

Veprimtaria Kombëtare e Salih Çekaj-Veterani


Sali Çekaj ishte figurë poliedrike, që është vështirë të përcaktohet së në cilën fushë shkëlqente më shumë. Të personaliteti i Salihut i gjejmë të gërshetuara vlerat tradicionale të vulosura nga oda dhe fjalët e urta shqiptare, dhe cilësitë moderne të fituara nga studimet dhe kontaktet më njerëz të ngritur si dhe përvoja e punës në politikë dhe diplomaci.

Cilësitë e larta prej humanisti dhe gatishmërinë për të luftuar për lirinë e popullit të vet. Aftësitë për të identifikuar dhe artikuluar shpejt kërkesat e masës dhe për të dhënë këshilla dhe sugjerime për dalje nga kriza. Kishte vizion për ndërtimin e strategjisë për shtigje të gjata ,por edhe vepronte konkret për dizajnim korrekt të detaleve të kësaj strategjie, për të mos dal jashtë kornizave të kohës dhe hapësirës.

Përcaktimi i Sali Çekajt në mbrojtjen e popullit të vet ishte traditë familjare e trashëguar nga Bëlleja dhe Bërliqi . Veprimet e tija patriotike ishin në përputhje më kohen. Ai kishte qëndrim stabil dhe nuk rrëmbehej nga situatat. Kur shqiptaret u nisën nga Deçani për të përkrahur minatorët e Trepçës ai i përkrahu.

Kur erdhën komiteti nga Beogradi për të dënuar lëvizjen popullore të shqiptarëve të Kosovës ai nuk u hamend por mbrojti shqiptaret.” Populli jonë ka të drejt”, tha Salihu.” Ky popull më vet sakrificë dhe në formën më demokratike po mbron të drejtat e veta elementare”. “Unë nuk kamë qëndrim tjetër për veç qëndrimit të popullit për të mbrojt të drejtat e tyre legjitime dhe këtë qëndrim e përkrahu në tërësi”.

Kur u themelua LDK dhe në krye të këshillit nismëtarë u zgjodh Dr. Ibrhim Rugova, Salih Çekaj i ftoi qytetarët e Deçanit me këto fjalë: “Braktisni lidhjen socialiste dhe komuniste, anëtarësohuni në Lidhjen Demokratike të Kosovës . Është koha të punojmë për vete, pa tutelën e Beogradit”. Kur po përgatitej Kuvendi i Kosovës, Sali Çekaj inkurajoj shokët e vet delegat që të hartonin dhe shpallnin Deklaratën e Pavarësisë.

Pas shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut Sali Çekaj më Rrustem Bruqin dhe shokët e vet jurista hartuan statutin e komunës në bazë të kushtetutës së Kaçanikut. Deçani ishte Komuna e vetme në Kosovë që kishte statutin, që përfaqësonte interesat e popullit të vet.

Për shkak të aktivitetit të tij të dendur patriotik, prokuroria serbe kishte lëshuar fletë arrest për Sali Çekajn .UDB dhe milicia e kërkonin pa ndërpre. Në mungesë të Salihut ata arrestonin vëllanë e tij Musën e rrahnin , torturonin . Tash më e kishte të pa mundshme të qëndronte dhe vepronte legalisht në Kosovë.

Por, ai nuk u dorëzua.

Në vitin 1990 filluan nismat e para të mbrojtjes së Kosovës. U themeluan shtabet komunale të mbrojtjes. Pas themelimit të SHPM,Komandanti i shtabit Mr. Hajzer Hajzeraj së bashku më zëvendësin e tij për siguri dhe informim Ramë Maraj patën takim më ministrin e mbrojtjes të Shqipërisë z. Halil Hyseni dhe më vonë më pasardhësin e tij z. Perikli Teta .

Në këto takime morën vendime të përbashkëta si vijon:

1.Stërvitja ushtarake e të rinjve të Kosovës në Shqipëri,
2. Që stërvitjen fillimisht ta bëjnë ekspertët ushtarak të Shqipërisë,
3. Të sigurohen armët dhe mjetet tjera për luftë,
4. Deponimi i këtyre armëve të behët në kufi më Kosovën dhe për këtë u parapanë vendet strategjike
5. Më urdhër të fillohet më bartjen e armëve në Kosovë.

Pas përgatitjeve të para të nevojshme, në vitin 1991 Salihu u inkuadrua menjëherë dhe më grupin e parë shkoi në Shqipëri ku së bashku më Heroin e Kosovës Zahir Pajaziti themeluan qendrën e parë stërvitore për përgatitjen e ushtrisë së Kosovës, fillimisht për luftë guerile e më vonë u formuan formacionet tjera të rregullta luftarake. Pas një muaj Sali Çekaj, Adem Jasharaj, Zahir Pajaziti më 34 shok të uniformuar dhe të armatosur kaluan kufirin dhe futen në Kosovë duke sjellë armatim edhe për 40 luftëtarë të tjerë. Luftëtaret e grupit të parë ishin nga Deçani,Skenderaj,Podujeva Prishtina,Mitrovica, F.Kosova, Tetova, Kumanova dhe Shkupi.

Më vonë këtë rrugë e kanë ndjekur edhe luftëtarë nga komunat dhe viset tjera. Këtë rrugë në këtë mënyrë dhe më të njëjtin qellim Salih Çekaj e ka bërë tetë vite pa ndërprerë. Për Salihun nuk kishte punë të vështirë apo që duhet ta kryej dikush tjetër, shpesh thoshte” kur mundëm ta bëjë vet pse të pres dikë tjetër?”
Po në këtë vit në Shtutgard të Gjermanisë Salihu ftohet nga komandanti i SHPM të Kosovës , magjistri i shkencave ushtarake z. Hajzer Hajzeraj dhe emërohet koordinator i SHPM për diasporë. Ngarkohet më detyrën për regjistrimin dhe mobilizim të eprorëve shqiptarë që e kishin braktisë armatën Jugosllave dhe gjendeshin jashtë atdheut si dhe të mbante lidhje të vazhdueshme më qendrën për mbrojtjen e Kosovës të vendosur në Tiranë dhe të udhëhequr nga zëvendës komandanti i SHPM të Kosovës Ramë Maraj.

Në vitin 1994 Salihu bashkë më shokët e tij kishte sjell nga Zvicëra një sasi armatimi dhe pajisje lufte .Tek po ktheheshin, kombibusin e mbushen më material propagandistik për Kosovën, të përgatitur nga QIK Instituti i Historisë.

Në të hyrë në Zvicër policia zvicerane e arrestojnë Salih Çekajn për shkak që nuk kishte dokumentacion udhëtimi të rregulluar. Këshilli i jon i informimit nga Zvicera lajmëruan zv. Komandantin për siguri dhe informim SHPMK z.Ramë Maraj i cili qendronte në Tiranë.

Lajmeroi edhe zyra e LDK nga Gjermanija në përfaqësinë e Kosovës në Tiranë të shefi i zyrës z. Anton Kolaj.

Të dy këto qendra u angazhuan. Kërkuan nga kabineti i Presidentit Salih Berisha që të përdor ndikimin e tij që Salih Çekaj të mos kthehet në Beograd.

Situata ishte serioze,ambasada jugosllave po bënte presion që Salihu të ekstradohej në Beograd nga së për te ishte lëshuar një fletë arrest. Pas një ore u njoftuam që do të na pranoi ambasada zvicerane dhe së me ne do të vije personalisht kryetari i parlamentit Z. Pjeter Armnori. Pritja ishte shumë e ngrohtë, dhe miqësore. Ambasadori pasi që telefonoi në Zvicër nga një zyrë tjetër u kthye në zyrën ku ishim dhe më një buzëqeshje dhe iu drejtua Kryetarit Arbnori më këto fjalë:” Z,Kryetar miku i juaj nesër do të kthehet në Tiranë.

Të nesërmen Salihu zbriti në aeroportin e Rinasit.



Toleranca funksionale e Salihut ishte një dhunti tjetër e personalitetit të tij. Ai reagonte matur, nuk demoralizohej edhe kur punët nuk shkonin mirë edhe kur pengesat vinin nga ata që ne pritnim përkrahje dhe ishin të pa arsyeshme,edhe kur kërkonim municion të kalibrave të ndryshëm e pranonim bomba dore. Edhe kur buka e gojës na mungonte ai heshte ose më një zë të ulët thoshte: “ kushte lufte janë këto”.

Pas vrasjes së Zahir Pajazitit për të cilin kishte shumë respekt ai ndër të tjera thoshte:” Është humbje shumë e madhe, do ta na mungoi shumë por vdekja në detyrë për çlirimin e atdheut nuk është vdekje”.

Pas sakrificës më madhështore që e njeh historia e Ballkanit dhe një lufte më të pa barabartë dhe të ashpër në Prekaz , ku luftonte Adem Jashari më familjen e tij, kundër një ushtrie të njohur për masakra. Luftë kjo që i tregoj Serbisë dhe botës së rrënjët tona as për se vdekuri nuk shkulen nga ky truall.

Salihu për 9 (nëntë) ditë rresht qëndroj në familjen Jasharaj.

Tek po ktheheshim nga ngushëllimet Salihu tha:”Kjo humbje kompensohet vetëm më lirinë e Kosovës sepse vetëm për këtë është bërë e terë kjo sakrificë. Ne që jemi gjallë duhet ta bëjmë”.
Energjia fizike e Sali Çekajt burim të pa shterrshëm e kishte motivin për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

Ai nga Shqipëria udhëtonte i ngarkuar, aksionin e planifikuar në Kosovë e kryente me sukses,pas 45 orëve ishte në Bon të Gjermanisë në një mbledhje të LDK dhe ftonte shqiptaret për aksion te përbashkët. Apelonte për unitet,punë ,bashkëpunim, mirëkuptim dhe solidaritet për Kosovën ton.
Ishte veprimtar i inkurajuar nga Dr, Ibrahim Rugova dhe në çdo situatë të rëndë përmendte porosinë e ti :“Ne nuk kemi pushkë për shqiptar”.

Ishte student i Dr. Fehmi Aganit” dhe mbante në kujtesë porosinë që na e kishte dhenë:”Kemi nevojë për djem që punojnë shumë, jo për asi që flasin shumë”.

Kudo që qëllonte Salihu krijonte atmosferë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.

Pas ribërjes së shtabit të mbrojtjes, Salihu bashkëpunoi ngushtë më komandantin SHPM kolonel Ahmet Krasniqi , i rreshtuar në Br. 134 ku së bashku më Kolonel Tahir Zemajn mori pjesë aktivisht në përgatitjen dhe armatimin e Brigadës si dhe në luftën e famshme të Logjes, luftë kjo që e detyroj ushtrinë serbe të braktis kazermën në Pejë.

Pas kthimit në Shqipëri Salih Çekaj ,Agim Ramadani, së bashku më pjesën tjetër të komandës së këtyre dy brigadave 131,134 dhe batalionit diversant vëzhgues formuan “ GO3”,grupi operativ .
l gëzuar për këtë akt të rëndësishëm Agim Ramadani tha: “Kur pushkët bashkohen krismën e kanë më të mirë”. Në këtë takim u murr vendimi për komandën “Pas meje”, komandë kjo e jashtëzakonshme për luftërat në botë por e domosdoshme për luftën në Kosovë.

 E terë komanda e këtij grupi ishte e vetëdijshme se kjo formë e komandimit kursen ushtarët, dhe sakrifikon komandantet. Por, kur ushtarit i prinë komandanti i vet ai, i gjallë nuk ndalet. Ky akt tregon përkushtimin e komandës “ GO3” për lirinë e Kosovës dhe respektin që këta komandantët kishin për ushtarin e vet. Qendra stërvitore u themelua në Papaj më vonë në Babinë,Padesh, Rragam etj. Ushtrimet ishin profesionale, intensive dhe më program të shkurtuar. Aksionet nga këto qendra ishin efikase dhe të pa ndërprera.

Komandant për moral ishte Sali Çekaj-Veterani.

Besimi në komandantet e tyre, në shokët e luftës,në armët që mbanin ishte ngritur në nivel. Përgatitjet,për luftë frontale dhe format tjera të luftës kishin arritur kulmin, pritej vetëm komanda për sulm për të hequr kufirin në mes të shqiptarëve. Dita “D” ishte 9 Prilli i vitit 1999.


Mëngjesi i 9(nëntë) Prillit filloi më orkestrën e zjarrit të koordinuar. Në radiolidhjet tona dëgjohej komanda profesionale, pa panik por më entuziazëm . Gjokeri, Katana ,Veterani, Llakilluki,Noti,
Karragaqi, Bjeshka,Herifi ,Kulla, Berti, Dagllasi, Bresheri, 327.etj,në radio lidhje komandohej me nofka.

Komunikimet ishin të shkurtra dhe përfundonin më refrenin shkëlqyeshëm.

Dita 10. prillit ishte ditë gëzimi dhe krenarie. Karakolli ushtarak i Koshares ishte në duart tona. Flamuri kuq e zi valonte në Karakoll. Katana dhe Noti i dërgojnë trofe lufte komandantit të Brigadës Rrustem Berisha flamurin serb. Autoblinda e armikut,ishte në pozicion më rrotat kah qielli, kamionet ushtarak të armikut më ushtar dhe material kishin përfunduar në përroin e Kosharës.

Armët,municioni, makinat dhe pajisjet tjera luftarake që mbetën në karakoll, tash më shërbenin për ne.Në Rrasë të Kosharës komandonte Veterani.

Dita e 11. Prillit përkundër çlirimit të territoreve tona të okupuara ishte ditë e dhembshme. Rënjën e Agim Ramadanit-Katanës , Salihu si dhe bashkëluftëtarët tjerë e përjetuan rënd. Ushtarët fillimisht këtë nuk e dinin. Ai u betua se aty ku ka rënë gjaku i Agim Ramadanit dhe i dëshmorëve të tjerë nuk ka për të shkel më këmbë e armikut. Betohemi brohoritën të gjithë.

Lufta po vazhdonte më suksese të mëdha por jo edhe pa dhembje të mëdha. Për çdo ditë çlironim pjesë të reja të atdheut ton të shtrenjtë, por edhe për çdo ditë sakrifikoheshin shokët tonë të shtrenjtë. Themelet e lirisë po ndërtoheshin mbi gjakun dhe jetën e tyre.

Jeta dhe amshimi tash më ishin një.

Në mëngjesin e 19 Prillit kishte filluar një ofensivë e fuqishme e armikut. Ata po luftonin për të i ri okupuar territoret tona tash më të lira. Kishim pak ushtar.

Komandant Bjeshka kërkonte përforcime. Rreth orës 1000 erdhi në përforcim komandant Salihu-Veterani ai kishte edhe dy ushtar më vete.”Ku kanë hyrë? pyeti” as kund komando, po bëjnë presion në zonën “A”. Ku është bjeshka? Në zonën “A”.

Në vijë të zjarrit, unë pra po shkoi atje, më shtrëngoi dorën shumë dhe shkoi. Lufta vazhdoi pa ndërprerë deri në ora 1800. Tërë ditën luftë, armiku pësonte humbje në njerëz dhe në teknikë. Gjatë tërë ditës përgjuam tek po thërrisnin për ndihmë,përforcime më njësi elite kërkonin ( hipokrat) kështu i quanin mjekët në komunikim sekret serbet. Kishin shumë të vrarë dhe të plagosur.

 Kuja e tyre dëgjohej edhe pa radiolidhje. Distanca e luftës ishte shumë e vogël.

Rreth orës 1700 u ndërpre lidhja jonë, Veterani nuk përgjigjej, terri po bije mbi Rrasën e Kosharës. Lufta vazhdonte. Më vonë kuptuam realitetin e ri dhe të hidhet Sali Çekaj nuk ishte më në mesin ton. Ai më shpirt kishte udhëtuar të Agimi, Ademi, Zahiri,dhe shokët tjerë dëshmor, por trupin e kishte në Rrasë të Kosharës.

Në vijë të zjarrit.

Ai po vazhdonte edhe dy ditë pas vdekjes të qëndronte në luftë, më shokët e tij të kësaj bote, sikur nuk po i mjaftonte jeta për të mbajt premtimin “së aty ku ka rënë gjaku i Agim Ramadanit dhe luftëtarëve të tjerë nuk ka për të shkel këmbë e armikut”.

Lufta për tërheqjen e Sali Çekajt vazhdoi dy ditë. Ai u tërhoq më luftën e pa ndërprerë të shokëve të tij, nëpër flakë të pushkëve trupin e Salihut e tërhoqi Hysni Ramaj “Raketa,” dua të theksoi së gjatë këtij aksioni u plagua bashkëluftëtari jonë Xajë Qela. Operacionin luftarak për tërheqjen e trupit të Veteranit komandoi vet komandanti i batalionit të II, Bjeshka.


Për këtë duhet të shkruaj historia,ngase sië tha Sali Çekajt :  ” Për Kosovën tonë të bukur dhe popullin e sajë të mrekullueshëm ju ftoj të dilni nga vetëvetja”.

Image result for adem jashari hamza



Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955.

Mëuesi Shaban Jashari,i Prekazit , krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e t´posalindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut.Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë.


Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që u zbrazën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë.


Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor dhe do merrej me bujqësi.

Ai pa ndonjë ngurri vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar.

 Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të burrëri e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave me nam të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari ke luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit.


Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë.


A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase, duke i shkaktuar humbje të mëdha edhe në njerëz edhe në teknikë luftarake agresorit, që kishte aktivizuar për shuarjen e celulave kryengritëse.Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore.

 Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin në rradhët luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur efikasitetin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shëndrruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim të fortë patriotik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori mundet edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re.

Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj me vendosmëri e sinçeritet të lartë nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri, për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës.

Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t´iu trokaste në porta. Ai do t´iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë.
Image result for fehmi agani ibrahim rugova adem jashari
Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t´i kishte.

Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë.UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo.

Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t´i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së.

Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve.

Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore.

Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhepavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë.

 Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe.Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar.

Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi.



Familja Haradinaj e Gllogjanit është ndër familjet më të njohura të historisë sonë kombëtare, sidomos prej Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri në epopenë e lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rezistenca e Haradinajve kundër pushtuesve të ndryshëm të trojeve të Shqipërisë është e mirënjohur. Në fillim të viteve ’81, të frymëzuar nga mësuesi, patrioti e kushëriri i Luanit, Ismail Haradinaj, kontributi i vëllezërve Haradinaj në luftën tonë çlirimtare kundër barbarisë serbe, shënon njërën ndër faqet më të ndritura të historisë sonë më të re, jo vetëm në Dukagjin.

Luan Haradinaj ka qenë djali i tretë me radhë nga shtatë bijtë e tri vajzat e babë Hilmiut dhe nënës Rukie. Ai lindi në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit më 17 nëntor të vitit 1973. Luani mësimet fillestare i mori në Rrezarë, ish-Isniq. Ishte nxënës i qellshëm, i zgjuar dhe tejet i vëmendshëm. Natyra e kishte pajisur me tipare fizike shumtë të harmonishme. Ishte kurdoherë buzagaz, i çiltër e i dashur.

Në vitin shkollor 1988-1989, regjistrohet në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” të Deçanit, të cilin pas katër vjetësh e kryen me sukses të shkëlqyeshëm.

Në vitin shkollor 1992-1993, Luan Haradinaj regjistrohet në Fakultetin e Kulturës Fizike, në Universitetin e Tiranës. Asokohe i kishte filluar studimet në Shqipëri, por interesimi i tij parësor ishte angazhimi për t’i dhënë impulse të reja lëvizjes së rezistencës në Kosovë.

Luani ka qenë në kontakt me grupet ilegale guerile, të cilat qysh nga viti 1991 kishin shkuar në Shqipëri me qëllim të stërvitjeve dhe aftësimit ushtarak.

Ai i takon brezit të parë të rinisë dukagjinase, që mori përsipër furnizimin me armë të ideatorëve të luftës çlirimtare, të shokëve të tij më të ngushtë me të cilët sa e sa herë ilegalisht e kishte kaluar kufirin, duke sjellë armë për grupet e para të çlirimtarëve, jo vetëm në Gllogjan e në Dukagjin.
Luani me vëllanë e tij Shkëlzenin dhe me bashkëmendimtarë të tjerë ishin ndër pjesëtarët e bërthamave të para të rezistencës së armatosur në Dukagjin qysh nga nëntori i vitit 1993.

Prej asaj kohe, Luan Haradinaj me vëllezër, veçmas me Ramushin, Shkëlzenin, Dautin dhe me shokët e idealit, si: Lahi Brahimaj, Agim Zeneli, Adrian Krasniqi, me tërë forcën e tij djaloshare iu kishte rrekur punës në organizimin e grupeve të armatosura.

Duke qenë se kishte treguar zell të veçantë, por edhe shkathtësi të jashtëzakonshme organizative, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, qysh në vitin 1994, i cakton detyrën e shefit të logjistikës.
Luan Haradinaj me vëllezër e shokë të idealit, përveç punës në furnizimin me armatim të luftëtarëve të ardhshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka marrë pjesë edhe në organizimin dhe kryerjen e një mori aksionesh luftarake kundër policisë serbe, sidomos nëpër pika strategjike dhe mbi stacione policore, si në Baballoq, në Isniq, në Deçan, në Junik, Hylaj e në vendqëndrime të tjera të forcave armike.

Luani shquhej në mesin e shokëve për çiltëri, afëri, solidarësi e mbi të gjitha për kujdesin që tregonte për ta, me rastin e kalimit ilegal të kufirit. Pasi që hapërimi i tij çlirimtar nuk ishte ndalur vite të tëra, ai kishte mësuar përmendësh shtigjet nga ku duhej kaluar, andej ishte kurdoherë në çetat e para të çlirimtarëve.

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Luani ishte njoftuar me një rreth të gjerë të bashkëluftëtarëve, nga të gjitha trojet e robëruara të Shqipërisë, veçmas të Kosovës. Luani ka mbajtur kontakte edhe me komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, pastaj me Hashim Thaçin nga Buroja e Drenicës, me Sahit dhe Musë Jasharin nga Prekazi, me Rexhep Selimin dhe Sylejman Selimin nga Açareva, me Abedin Rexhën, me Fehmi Lladrovcin e Ramiz Lladrovcin e me shumë trima të tjerë të Drenicës. Ka mbajtur kontakte me Zahir Pjazitin e Ilir Konushevcin nga Llapi, me Mujë Krasniqin e Ali Krasniqin nga Çabiqi dhe me luftëtarë të tjerë të Dukagjinit si: Adrian Krasniqi, Edmond Hoxha, Sadri Zneli, Lahi Brahimaj e të tjerë.

Kontributi i vëllezërve Haradinaj në zgjerimin dhe konsolidimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është gjithsesi një kapitull shumë i rëndësishëm i luftës sonë për liri, ndërsa vrulli, temperamenti, zgjuarsia e vendosmëria e Luan Haradinajt, kanë mbetur të pashlyeshme në kujtesë të të gjithë bashkëluftëtarëve të tij dhe të të gjithë atyre që e kanë njohur.

Në përballje me forcat okupatore në pranverë të vitit 1997, grupe të shumta çlirimtarësh venin e vinin nga Kosova në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Kosovë, edhe pse forcat okupatore serbe kishin bërë përforcime në të gjitha vendkalimet, shtegtarët dhe shpëtimtarët e parë të lirisë kishin depërtuar shtigjeve, të cilat nuk i kontrollonin dot ushtria e policia okupatore.

Kufiri më i ruajtur dhe më i përforcuar në botë, kufiri që asokohe i ndante në mes për mes trojet e Shqipërisë Etnike, megjithatë kishte filluar të bëhej i kalueshëm për çlirimtarët, në çdo stinë të vitit, në çdo kohë të ditës apo natës.

Më 6 maj të vitit 1997, Luan Haradinaj së bashku me të vëllanë, Ramushin, dhe me Fehmi Lladrovcin dhe Xhevë Krasniqin-Lladrovcin, Ilaz Kodrën, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Rafet Ramën, Ramiz Lladrovcin, Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Gani Ramën e të tjerë, ishin nisur në rrugë për të kaluar kufirin afër fshatit Vlahne të Hasit, në drejtim të Kuzhinit.

Atë ditë, forcat okupatore kishin zënë pusi, ndërsa Luani, i cili u printe bashkëluftëtarëve, bie i pari në pritë të forcave ushtarake e policore jugosllave. Me këtë rast plagoset rëndë Rafet Rama, ndërsa lehtë plagoset Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci. Në ato momente kishte filluar përleshja e armatosur. Forcat okupatore kishin goditur me armë të rënda të artilerisë, me qëllim të t’i asgjësonin të gjithë luftëtarët shqiptarë.

Pas përpjekjeve të shumta dhe kundërsulmit të furishëm të çlirimtarëve, Ramush Haradinaj arrin t’i afrohet trupit të vëllait. Pasi e sheh të shtrirë dhe me plagë në kokë e fytyrë, konstaton se Luani kishte rënë. Nën breshërinë e pandalshme të granatave dhe të plumbave të armikut, Ramush Haradinaj arrin ta tërheq trupin e pajetë të vëllait.

Pas katër orë rrugëtimi, me rastin e tërheqjes, Ramushi me bashkëluftëtarë e bartin mbi supe trupin e Luan Haradinajt dhe shkojnë ne fshatin Vlahne. Atje, me dhembje të thellë në shpirt, me nderime varroset trupi i dëshmorit të kombit, Luan Haradinaj.

Vëllezërit, shokët dhe bashkëluftëtarët e tij, vazhdojnë rrugën çlirimtare deri më 21 qershor 1999, kur nga Kosova dëbohen përgjithmonë gjakësorët serbë.

Më 24 gusht të vitit 1999, trupin e dëshmorit Luan Haradinaj, vëllezërit dhe bashkëluftëtarët e nxjerrin nga vendvarrimi në Vlahne dhe e rivarrosin në fshatin e tij të lindjes, në Qëndresën (ish-Gllogjan) heroike, që gjatë luftës çlirimtare kishte shkruar sa e sa faqe heroizmi e lavdie.

Në nderim dhe përkujtim të veprës së tij shkëlqimtare, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtarin dhe strategun Luan Haradinaj, pas rënies, e ka graduar në Gjeneralmajor.
Emri i dëshmorit të merituar të kombit, Luan Haradinaj, është përjetësuar në monumente lavdie, në pllaka e shtatore, që për jetë do të përhapin rreze lirie e atdhedashurie.

Shkëlzen Haradinaj (Punimin për dëshmorin Shkëlzen Haradinaj e shkroi eprori i TMK-së, nënkoloneli Faton Mehmetaj.) u lind më 25 mars të vitit 1970 në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit. Rrjedh nga një familje me tradita të larta atdhetare e dalluar brez pas brezi në luftë për liri, sidomos që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e këndej, duke marrë pjesë aktive në të gjitha ngjarjet dhe kryengritjet për liri e çlirim kombëtar.

Babai Hilmiu u martua me Ruke Brahimajn nga Shqiponja (ish-Jabllanica) e Dushkajës dhe kishin dhjetë fëmijë, përkatësisht shtatë djem e tri vajza. Shkëlzeni është fëmija i dytë i pridërve Hilmi e Ruke Haradinaj, të cilët kushtrimit të luftës iu përgjigjën familjarisht. Shtëpia e tyre në Gllogjan ishte njëra ndër bazat më të hershme e më të fuqishme të UÇK-së në mbarë Kosovën.

Kjo familje luftës për liri ia dha katër gjeneralë dhe dy dëshmorë të kombit: Luanin dhe Shkëlzenin. Dëshmori i kombit Shkëlzen Haradinaj shkollën fillore dhe atë të mesme i mbaroi në Irzniq. Ishte i martuar me Syzanë Fetahajn nga Skivjani i Gjakovës dhe la pas vetes dy djem: Shqipdonin dhe Luanin që u lind në flakë të luftës. Shkëlzen Haradinaj është njëri ndër luftëtarët më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherësh njëra ndër figurat qendrore të kësaj lufte si gjatë veprimtarisë ilegale ashtu edhe pas shpërthimit të luftës frontale.

I shquar për të gjitha vyrtytet që e karakterizojnë kombin shqiptar, për trimëri, urtësi e burrëri luftarake, drejtësi të pashembullt, krenari raciale e qëndresë titanike ishte njëri ndër komandantët më të shquar luftarakë të UÇK-së. Shkëlzeni në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës angazhohet që nga viti 1993 krahas të vëllait Luanit, i cili ishte njëra ndër shtyllat kulminante të UÇK-së në Kosovë, për të cilin 282 bashkëluftëtarët vlerësojnë se ishte ndër ilegalët më meritorë për organizimin e radhëve të UÇKsë. “Luani ishte mbushja dhe zbrazja e UÇK-së”, do të shprehen ata. Madje Shkëlzeni gjatë veprimtarisë ilegale në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka vepruar me emrat e luftës “Skifteri” dhe “Xeni”.

Këso kohe kishte lidhshmëri të punës profesionale me Luan Haradinajn, Adrian Krasniqin, Rexhep Selimin, Mujë Krasniqin, Sylejman Selimin, Zahir Pajazitin, Hashim Thaçin, Lahi Brahimajn, Naser Brahimajn, Kadri Veselin e shokë të tjerë, duke patur një bashkëveprim të fuqishëm me nënzonën e Drenicës, të Llapit etj., ku shpeshherë ka qëndruar e vepruar me detyra lufte. Shkëlzeni ka bashkëvepruar ngushtë në kuadër të Njësitit të UÇK-së së Dukagjinit me të vëllanë Dautin, djalin e axhës Bujarin, Gazmend Mehmetajn, tani dëshmor i kombit, të vëllanë më të madh Ramushin etj., duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, si në furnizimin me armë, në zgjerimin e radhëve të UÇK-së dhe në kryerjen e aksioneve të shumta guerile.

Shkëlzen Haradinaj gjithë veprimtarinë e tij luftarake e zhvilloi në Kosovë dhe për lirinë e saj. Edhe pse i plagosur rëndë disa herë radhazi në luftimet e zhvilluara kundër forcave pushtuese serbe, Shkëlzeni asnjëherë nuk u largua nga Kosova. Edhe me plagë të pashëruara shpeshherë gjendej në vijat e para të frontit. Shkëlzeni ka vepruar një kohë të gjatë edhe me Mujë Krasniqin – Kapuçin, i cili gjatë periudhës së ilegalitetit shpeshherë rrinte me javë të tëra në familjen e Shkëlzeni. Shkëlzeni me bashkëluftëtarët e vet gjatë periudhës ilegale kryen një varg aksionesh kundër patrullave të ushtrisë jugosllave përgjatë brezit kufitar Kosovë-Shqipëri nga drejtimi i Hulajve etj., në periudhën 1995-1998; merr pjesë në sulmet e ndërmarra kundër bazës së policisë serbe në Baballoç dhe në sulmet e ndërmarra disa herë radhazi kundër stacionit famkeq të policisë serbe në Irzniq të Deçanit ku duhet veçuar ato të datave 29 gusht të vitit 1995 kur u vranë dy policë serbë dhe u plagosën 4 të tjerë, si dhe aksionet e datës 24 gusht, 1997, të datës 12 shtator, 1997 dhe 27 nëntor 1997, ku vriten disa policë serbë.

Image result for shkelzen haradinaj

Rënia heroike e të vëllait Luanit, në krye të detyrës në kufirin shqiptaro-shqiptar më 6 maj 1997 nuk e ligështoi. Dhimbjen e ktheu në forcë e forcën në veprim. I bindur se liria nuk fitohet pa gjak, ai e shtoi dukshëm aktivitetin e vet në luftë për liri. Në këtë periudhë, Shkëlzeni luan një rol të veçantë në bartjen dhe furnizimin me teknikë luftarake të njësive të UÇK-së dhe në përcjelljen e ushtarëve që bënin bartjen e armatimit nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. Shkëlezni gjithnjë u ka prirë shokëve. Janë të rralla aksionet guerile, patrullimet në rajonin e Dukagjinit, por më vonë edhe betejat frontale në të cilat nuk ka marrë pjesë Shkëlzeni.

Image result for shkelzen haradinaj

Me të marrë vesh për sulmin e forcave serbe të ndërmarrë kundër Adem Jasharit me familje në Prekaz, në mars të vitit 1998, Shkëlzen Haradinaj me shokë që vepronin në nënzonën e Dukagjinit, vetëm brenda një nate kanë kryer mbi 22 aksione të armatosura kundër bazave policore e paramilitare serbe në rajonin e Dukagjinit. Shkëlzen Haradinaj ishte një luftëtar i devotshëm, që aktivisht veproi në të gjitha etapat e zhvillimit të UÇK-së, duke qëndruar gjatë gjithë kohës në ballë të luftës. Ai u kalit në luftë, duke arritur majat më të larta të organizimit luftarak, që shkëlqeu në të gjitha përballjet me forcat pushtuese serbe.

Image result for shkelzen haradinaj
Dëshmori Shkëlzen Haradinaj në Betejën Heroike të 24 marsit ’98, të zhvilluar në Gllogjan, do të dallohet si organizator e luftëtar i shkëlqyer përkrah vëllezërve Ramushit e Dautit, djalit të axhës Bujarit e luftëtarëve të tjerë, si Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj, që do të kenë fatin e madh që të jenë dëshmorët e parë të lirisë të rënë në luftë frontale në Zonën e Dukagjinit. Duhet theksuar se në këtë Betejë të lavdishme në të cilën morën pjesë edhe anëtarët e tjerë të familjes së ngushtë të Shkëlzenit, babai Hilmiu, vëllezërit Enveri e Frashëri, motra Mejremja e bashkëluftëtarë të tjerë, forcave serbe iu shkaktuan dëme të mëdha në njerëz e teknikë lufte, duke i detyruar të tërhiqen me turp pa i realizuar synimet e tyre shfarosëse.
Image result for shkelzen haradinaj
Vetëm Shkëlzeni atë ditë kishte shkatërruar dy blinda, njërën afër shtëpisë së tij e tjetrën tek Ura e Zallit që gjendet në mes të fshatit. Pasi që komandanti Ramush Haradinaj, ishte plagosur rëndë në Betejën e 24 marsit, për një kohë Shkëlzeni do të drejton organizimin e mëtutjeshëm të luftës, duke bërë zgjerimin e vijave frontale fillimisht në fshatrat përreth Gllogjanit për të përfshirë 283 brenda një kohe të shkurtër pothuajse gjithë Rrafshin e Dukagjinit, duke bërë rekrutimin e ushtarëve të rinj, dhe duke i përmbushur kërkesat për armatimin e domosdoshëm.
Related image
Pas Betejës së 24 marsit të vitit 1998 së pari u sulmua vija e frontit në Baballoç e Gramaçel më 21 prill 1998, sulm ky që paraqet fillimin e operacioneve të pandërprera të ushtrisë dhe policisë serbe në Dukagjin. Këtu Shkëlzen Haradinaj organizoi një qëndresë të pashembulltë bashkë me bashkëluftëtarët Maliq Ndrecaj, Ilir Foniqin, Naser Morina, Lulzim Morina, Ajet Potera, Fazliun nga Podujeva, Bekim Birinxhikun, Ramiz Batushën (dëshmor), Zenun Matajn (dëshmor) etj. Në luftimet e zhvilluara në Baballç, Shkëlzeni plagoset rëndë në nofullën e majtë dhe në kraharor, për çka i duhet një kohë bukur e gjatë për t’u shëruar pjesërisht. Por, edhe në gjendje të rëndë shëndetësore, Shkëlzeni ishte në krye të detyrës duke u përkujdesur për mbarëvajtjen e punëve në Shtabin Operativ të Rrafshit të Dukagjinit me qendër në Gllogjan.
Image result for shkelzen haradinaj
Pas luftimeve të rrepta gjatë ofensivës serbe të ndërmarrë në fund të muajit korrik 1998 dhe fillimin e muajit gusht 1998, kundër pozicioneve të luftës në gjithë rajonin e Dukagjinit, kohë kjo që SHORRD, po ballafaqohej jo vetëm me makinerinë serbe, por edhe me problemet serioze dhe propagandën disfatiste që po e mbillte Tahir Zemaj me bashkëvepruesit e vet, në kohën kur bijtë më të mirë po luftonin që nga Smolica në Junik, Gllogjan e Shqiponjë, pas plagosjes së vëllezërve Enverit tepër rëndë dhe Dautit më lehtë më 9 gusht 1998 në frontin e Gramaçelit, kur forcat serbe po i afroheshin Shtabit në Gllogjan, Shkëlzen Haradinaj si heronjtë e legjendave shtrëngon plagët dhe gjendet në ballë të frontit për ditë të tëra.

Image result for shkelzen haradinaj

Se Shkëlzen Haradinaj, ishte i pathyeshëm para pengesave e vështirësive të ndryshme, sabotimeve e dezertimeve të nxitura nga armiqtë, se ai ishte përcaktuar me njëmendësi për të luftuar e fituar lirinë e popullit të vet me çdo kusht, tregon edhe fakti se Shkëlzen Haradinaj ishte faktori vendimtar për përballimin e pasojave të ofensivës së shtatorit 1998. Ai ishte këmbëngulës për të qëndruar e luftuar në Kosovë, edhe pas kësaj goditje të rëndë se përndryshe “edhe po të kthehemi me njëqind mijë djem dhe ta çlirojmë Kosovën, ikja nga Kosova do të na shënohet tradhti për tërë jetën”, do të shprehet ai para bashkëluftëtarëve në Broliq.

Me t’u bërë riorganizimi i Komandës së Zonës në muajin shtator, Shkëlzen Haradinaj emërohet nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së Ndihmëskomandant për Mbrojtën Territoriale të ZOD, duke kryer me sukses të lartë të gjitha detyrat e ngarkuara, si inspektimi i pozicioneve luftarake, rregullimi i tyre, përgatitja e zjarrit dhe plani luftarak. Për riorganizimin e radhëve të UÇK-së, zgjerimin e territoreve të kontrolluara nga UÇK-ja dhe organizimin e qëndresës së pathyeshme në të gjitha vijat e frontit, padyshim se meritat më të mëdha i ka Shkëlzen Haradinaj, i cili nuk ka pushuar natë as ditë për të arritur objektivat. Ishte edhe ushtar edhe epror sa herë e kërkoi nevoja.

Në fillim të muajit nëntor 1998, Shkëlzen Haradinajn, SHP i UÇK-së e emëron Ndihmëskomandant për Operacione Luftarake të ZOD, detyrë që e kreu me nder e përgjegjësi të lartë deri në rënien heroike. Shkëlzeni do të plagoset sërish gjatë kryerjes së një aksioni gueril në prapavijë të armikut, më 18 nëntor 1998, në magjistralen Deçan-Gjakovë në rrugën e Dujakës, ku u vranë gjashtë policë serbë. Ai do të shquhet në betejën e zhvilluar në Gllogjan, më 17 dhjetor 1998, ku falë gjeturisë së Shkëlzenit, luftëtarët e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” me luftë të armatosur arrijnë të çajnë rrethimin dhe të ripozicionohen në Ratishë.

Vijat e frontit në Ratishë të Epërme e Dashinoc, nën drejtimin e Shkëlzenit me bashkëluftëtarët e tij të Brigadave 131 e 134 do të bëhen digë e pakalueshme dhe varr për forcat pushtuese serbe që tani e tutje deri në përfundim të luftës kurrë nuk do të thyhen nga armiku. Për nëntë ditësh me radhë, në acarin e janarit, prej datës 9 deri më 18 janar 1999, luftëtarët e lirisë do të qëndrojnë stoikisht, duke i thyer keq forcat serbe, dhe duke i detyruar të kthehen prapa. Edhe në këtë betejë, Shkëlzeni merr plagë të reja.

Ai do të shquhet edhe në Betejën e Pozharit të zhvilluar prej datës 27 mars deri më 2 prill 1999 me ç’rast forcat serbe që deri atëherë gjendeshin të stacionuara në fshatrat Lumbardh e Pozhar i detyruan të tërhiqen në drejtim të Deçanit. Në këtë përballje të lavdishme forcat serbe patën dhjetëra të vrarë, në mesin e tyre edhe disa oficerë të lartë dhe dëme të konsiderueshme në teknikë lufte. 284 Shkëlzen Haradinaj gjatë ditëve të prillit do të gjendet në ballë të frontit edhe në Gërgoc e Kralan. Ai më 5 prill 1999 do të drejton operacionin për tërheqjen e më se dyzet luftëtarëve të plagosur në drejtim të Istogut.

Edhe pse kolona dy herë ndeshet me forcat armike (në afërsi të Kotradiqit dhe në Osdrim), pararoja e drejtuar në Shkëlzeni me bashkëluftëtarët Dautin, Bujarin, Fatmirin, Agimin, Burimin, Luanin, Shpendin, Florimin etj., arrijnë që t’i eliminojnë ato dhe të vazhdojnë rrugën. Edhe në komunën e Burimit, në Vrellë, Ruhot, Staradran etj., Shkëlzeni do të ndihmojë organizimin dhe përforcimin e vijave të frontit. Pas rrugëtimit njëjavor, luftëtarët e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” me të cilët zakonisht ka qëndruar e luftuar Shkëlzen Haradinaj, kthehen dhe vendosen në rrethinat e Maznikut.
Image result for shkelzen haradinaj
Rrethimi i hekurt vazhdonte. Më 16 prill 1999, në Malet e Maznikut, në një betejë të ashpër, të zhvilluar gjoks për gjoks e dhëmbë për dhëmbë me forcat serbe për të mbrojtur popullatën civile që ishte e strehuar në vendin e quajtur Duboçak të Bardhaniqit, Shkëlzen Haradinaj bie heroikisht në altarin e Atdheut bashkë me shokët dëshmorë Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj. Luftimet ishin tepër të rrepta dhe zhvilloheshin në afërsi dy-tri metra. Forcat serbe edhe kësaj radhe patën dhjetëra të vrarë. Disa herë radhazi Shkëlzeni me shokë edhe bombat arrin t’ua kthen prapa. Deri në kupë të qiellit jehonte kënga dhe kushtrimi i këtyre trimave të lirisë. Luftonin dhe këndonin pandërprer. Shkëlzenin me fortësinë e shkëmbit, me madhështinë e bjeshkës e qëndresën vigane, nuk e rrëzoi plumbi që e mori në gjoks. Ai ashtu i plagosur e likuidon edhe një armik dhe dikur një plumb e merr në ballë.

Image result for shkelzen haradinaj

Rënia e Shkëlzen Haradinajt, që kishte bërë gjashtë vjet luftë të pakompromis, që kishte kaluar dhjetëra beteja të njëpasnjëshme, ishte humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar. Bashkëluftëtarët nuk e kishin besuar kurrë se mund të vritej Shkëlzeni. Rënia e tij ishte kushtrim për ta çuar luftën deri në fund, gjë që vëllezërit, shokët dhe bashkëluftëtarët e bënë realitet. Më se 400 mërgimtarë që deri atëherë gjendeshin në mërgim, me të dëgjuar për rënien e Shkëlzenit, u nisën drejt luftës në Kosovë.

Shkëlzeni me shokët e tjerë dëshmorë, me nderime të larta ushtarake u varros në Malet e Maznikut, për t’u rivarrosur në Kodrën e Dëshmorëve në Gllogjan më 24 gusht 1999. Batalioni Gardist i Zonës Operative të Dukagjinit, që u formua pas rënies së Shkëlzenit, me nder e krenari e mbajti dhe e mban emrin e Shkëlzen Haradinajt. Pas rënies, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, për merita të veçanta të treguara në luftë ia dha gradën gjeneralkolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Related image

Agim Ramadani (1963-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963. Shkollimin filor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

 Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e përsonale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, mëqe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet antarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

 Ndonëse kishte të rregulëuar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjës së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicërr tre fëmijë dhe gruan. Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare.

Pas thyerrjës së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000.

Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën


Image result for fehmi lladrovci

Fehmi Lladrovci pat lindur në Gllogovcin e Drenicës, në vitin 1950. Të parët e derës së madhe të Lladrovcëve, ishin njohur jo vetëm në Drenicë por në krejt Kosovën për luftrat e paepura ndaj okupatorit serb. Burrat e kësaj kulle do të ishin mbështetj kryesore lëvizjes nacionaliste të udhëhequr nga Shaban Polluzha, e asaj lëvizjeje që ka hyrë në analet e historisë si lëvizja e parë antikomuniste që nuk mund të pajtohej, me parimet ortodokse të internacionalizmit proletar. Fehmiu i vogël do të rritej përmes legjendave të kaluara si edhe shtypjes sistematike që Beogradi ushtronte ndaj viseve në Kosovë dhe Maqedoni shqiptare. Asi do të merrte mësimet e para në Gllogovc ndërsa më pas në Prishtinë.

Në fillim të viteve 70 të shekullit që lam pas, ngase rezultatet në shkollë i pati të shkëlqyera, Femi Lladrovci ndjek studimet në Universitetin Politeknik të Zagrebit. Këtu, ai do të binte në kontakt edhe me studentë të tjerë nga viset e Kosovës, në mëndjet dhe zemrat e të cilëve ishte zgjuar ideja emblematike e pavarësisë së Kosovës, si dhe bashkimi i saj me shtetin amë. Por me këtë realitet nuk mund të pajtohej asesi Beogradi, i cili nuk i kurseu në asnjë rast masat represive në mënyrë të veçantë ndaj inteligjencës shqiptare. ``Këto rrethana dhe faktorë të tjerë kishin si qëllim strategjik që të ushtronin dhunë permanente ndaj shqiptarëve, me qëllim të pastrimit etnik të Kosovës dhe të viseve të tjera. Rredhimisht me metoda të interpretimit arbitrar dhe selektiv të normave të legjislacionit penal, vepra e cila kryhej nga shqiptarët, konsiderohej si vepër penale e rëndë, si vepër e rrezikimit kundërevolucionar të rregullimit shoqëror dhe të sigurisë së vendit, siç emërtohej në nenin 114 të ligjit penal të Jugosllavisë, në Kosovë, në Maqedoni dhe në jug të Serbisë``(``Çështja e Kosoves një problem historik dhe aktual`` Tiranë 1996, faqe 316)


Por për studentin e Gllogovcit nuk do të kishte barrikada. Ai e pati kuptuar se uragani i lirisë së kombit të vet ishte zgjuar diku, në kujtesë të këtij kombi dhe herët a vonë ai do të rrekej të derdhej nëpër brigjet e Kosovës martire duke fshirë çdo gjurmë të mureve që ndanin shqiptarët. Ndër të parët student të Politeknikumit të Zagrebit, Fehmi Lladrovci do të fliste për pavarësinë e Kosovës, për të drejtat e mohuara të saj, për shpresën e madhe se studentët kosovarë nuk do ta duronin gjatë, natën e urryer të sundimit të Beogradit. Nismëtar i formimit të një grupi ilegal me studentë të tjerë shqiptarë, Femi Lladrovci do të ndikonte me idetë e tij edhe në mendjet e dhjetra studentëve të tjerë.
Arsenali i terrorit shtetëror serb, vepronte tanimë nën maskën e ligjit dhe të shtetit. Fehmi Lladrovci fillimisht thërritet nga policia sekrete jugosllave në Zagreb, e cila e merr në pyetje rreth veprimtarisë së tij nacionaliste. Por kur studenti trim i përgjigjet prerë dhe i sigurtë se çdo veprim i tij nuk ka lidhje me Beogradin, përkundrazi kërkon që Kosova të shpallet Republikë me vete , ashtu sikundër Republikat e tjera nën Jugosllavi, atëhere strategjia zyrtare antishqiptare del në pah me forcën e vet më të verbër. Në këtë mënyrë , në aktgjykimin e gjyqit të Zagrebit, pikërisht për Fehmi Lladrovcin, prokuroria kërkon burgimin e tij 10 vjet ngase`` ka kërkuar që Kosova të jetë Republikë , të ketë flamurin e vet, duke pohuar me gojën e vet se pozita e shqiptarëve në Kosovë lë shumë për të dëshiruar, nëse krahasohet me pozitën e popujve të tjerë të Jugosllavisë.

Burgjet e Jugosllavisë janë një faqe tjetër e tmerrit që vinte prej politikave shovene dhe dhunuese të Beogradit. Qindra e mijra studentë apo nxënës të Kosovës, të dënuar në vitet 1980 –1990 do të jetonin një kalvar të pafund vuajtjesh e dramash të mënxyrshme. Fehmi Lladrovci fillimisht do të dërgohej në burgun famëkeq të Gjilanit e mandej në Stara Gradishka e Gospiq.Ndonëse mbi të u ushtruan dhunë fizike dhe psiqike e pafund, ndonëse nuk u la të takohej për vite me radhë me pjestarët e familjes,
Fehmi Lladrovci askurrë nuk u ligështua. Me trup atleti, me atë zemrën e madhe , me sigurinë në ardhmërinë e Kosovës dhe të krejt viseve shqiptare, burri i Gllogovcit do të duronte dhunën policore serbe, ashtu sikundër mali duron vetëtimat dhe gjëmimet e dimrit. Në fillim të vitit 1993 del nga burgjet famëkeqe jugosllavë dhe shkon në Drenicën e vet të dashur. Por në të vërtet Drenica e tij, sikundër e gjithë Kosova martire, qe shndrruar në një burg të madh. Nuk mund të flisje hapur, nuk lejohej, flamuri kuqezi, nuk lejoheshin këngët shqipe. Liria e munguar e brengosi akoma më shumë Femi Lladrovcin i cili sidoqoftë nuk mund të ndalte përpjekjet e veta për ardhmerinë e Kosovës. Por bie sërish në sy të policisë së fshehtë të Beogradit. Kur këta e thërrasin rreth disa shprehjeve të hapura që pat përdorur në fshat , Femi Lladrovci e kupton se për të ishin hapur të tjera fletë dosjesh e të tjera dyer- burgjesh. Ka qënë kjo arësyeja që me ndihmën e dy - tre miqve të vet , fshihet për pak ditë e më pas arrastiset në Republikën Federale Gjermane.

Këtu nis të punojë në punë nga më të rëndomtat, duke dashur t`i vijë në ndihmë edhe famijles , atje në Gllogovcin e largët, në Drenicën rrethuar prej ujqish serbë. Ai e dinte se familja e tij ( qysh kur vuante dënimin në burg) ishte në qëndër të vemendjes së policisë serbe ndaj përpiqej të zbuste varfërinë sadopak , duke dërguar fshehtas ndonjë të hollë , të kursyer në metropolin gjerman . Sidoqoftë lëvizja kosvare për pavarësi tani ishte rritur dhe në botën e qytetëruar grupet e djemve dhe burrave të Kosovës vepronin plot kurajë jo vetëm duke dashur të nxisnin opinionin ndërkombëtar por edhe duke mbledhur ndihma në mjete monetare dhe materiale për t`i dërguar në Kosovë

Në vazhdën e rezistencës mbarëkombëtare, dihet tanim se falë qëndresës heroike , deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës , më 2 korrik 1990 patën shpallur deklaratën që e shpallnin Kosovën njësi federale të Jugosllavisë .Po kështu , në vjeshtën e vitit 1991 Kuvendi i Kosovës bëri referendumin , në të cilin shumica absolute e popullsisë u deklarua për Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. Fehmi Lladrovci së bashku me intelektualë të tjerë në Gjermani , u bë gjatë kësaj kohe një strehë e sigurtë e mjaft prej deputetëve dhe politikanëve kosovarë, të cilët e shtrinë lëvizjen e tyre mbarëkombëtare edhe në rrethet përparimtare evropiane , duke dëshmuar me fakte konkretë mbi dhunën dhe terrorin sistematik që Beogradi pati ushtruar dhe kërkonte të ushtronte ndaj viseve të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare.
Në dihmën e drejtpërdrejt të Fehmi Lladrovcit dhe miqve të tij në Gjermani , u shkolluan disa djem nga Drenica në Perëndim dhe u mbajtën me të holla mësues të gjuhës shqipe , të cilët shkonin kullë më kullë , deri në fshatrat më të largët për të ndriçuar atje vatrat me pishtarin e shqiptarizmës. Në këto vite vuajtjesh pafund, në këto vite të ëndrrave të mëdha, burri i Gllogovcit lidh jetën me njërën prej zanave kosovare , me Xhevë Avdyl Krasniqin . Një dashuri e pakufishme për Kosovën martire , për lirinë e saj , e ka shtyrë këtë Shotë të re të Drenicës , të bashkojë jetën dhe fatin e saj me Femiun.


Image result for fehmi lladrovci

Xhevë Krasniqi ( Lladrovci) pati lindur në vitin 1955 në fshatin Drenovc të Malishevës. Ati i saj, Avdyli si edhe të afërm të tjerë patën luftuar kundër okupatorit serb, për të aderuar më pas në lëvizjen e shquar të organizatës Nacional - Demokratike Shqiptare, e cila frymëzohej prej parimeve të Dekalogut të Ballit Kombëtar. Xheva pati shfaqur qysh herët dashuri e përkushtim për dije, ndaj dhe prindërit bënë çmos që vajza e tyre të shkollohej. Mbas mësimeve të para në vendlindje , Xheva vazhdoi studimet në Prishtinë ku mbaron me rezultate shumë të larta degën gjuhë –letërsi. Pas mbarimit të studimeve të larta ajo dërgohet si mësuese letërsi e ne gjimnazin e Kievës.
Këtu, së bashku me dashurinë për librin shqip, Xheva do t`u mësonte nxënësve të saj dashurinë e shtrenjte për lirinë e trojeve amëtare. Ka qënë kjo arësyeja që policia e fshehtë jugosllave ndjek hap pas hapi veprimtarinë atdhetare të Xhevë Krasniqit dhe në mesin e viteve 80 të shekullit që lamë pas, mësuesja trime Xhevë Krasniqi, pushohet nga puna me motivacionin se `` ka kryer veprimtari të hapura që bien ndesh me kushtetutën e R.S.F të Jugosllavisë.`` Pas këtij akti për Xhevë Kasniqin dhe familjen e saj ishte e kuptueshme që ishin të hapura portat e burgjeve. Ndaj bija e Drenovcit merr rrugët e mërgimit pa iu dridhur aspak qerpiku, duke patur kurdoherë në zemër dhe në mendje dashurinë e vyer të nxenësve të vet.


Në fillim të vitit 1998, Fehmiu vendos të kthehet në vendlindje. Ai e kupton se lisi i fortë e ka vendin e vet, aty në ballë të stuhisë, duke iu bërë krahë i shëndosh jo vetëm familjes, por në radhë të parë lëvizjes mbarëkombëtare të Kosovës për liri. Nërkaq lëvizja nacional-shoviniste serbe ishte në apogjeun e saj. Energjitë rrënimtare të kësaj lëvizje po rrekeshin çdo ditë e më shumë të frymëzonin një varg `` akademikësh `` serb të përgatisnin turli teorish e mashtrimesh, duke dashur t´i riktheheshin lavdisë së dikurshme të Serbisë së Vjetër. Madje ata e patën gjetur edhe udhëheqësin e lëvizjes që do të viktimizonte një popull të tërë . Cinizmi i politikës serbo –sllave ishte shfaqur madje edhe publikisht.Duke folur për kreun e shovinizmit serbomadh Milosheviçin, shtypi shkruante tekstualisht; `` Ai është një shfaqje e re në jetën e Serbisë, njeri i cili e ka artikuluar zemërimin e popullit duke e shdërruar në aksion politik.`` Gazeta ``Borba`` Beograd 30 qershor 1989, faqe 6)

Në pranverën e vitit 1998 në Drenicë e vise të tjera të Kosovës u panë grupe të organizuar të guerrileve shqiptarë.Qëndresa epokale e Jasharajve dhe shfaqja e luftëtarëve me uniformën e UÇK-së, tregonte se shqiptarët jo vetëm nuk mund të pajtoheshin me dhunën e Beogradit por brenda tyre, brenda dhimbjes së madhe, po gjallonte vullkani i urrejtjes shekullore ndaj poshtërimeve serbosllave. Fehmi Lladrovci, në krye të luftëtarëve të UÇK-së në Lladrovc e më gjërë, kishte mundur të përgatiste dhjetra djem jo vetëm nga ana fizike por në mënyrë të veçantë nga ana psikologjike, pasi edhe pse ata ishin vetëm një grusht djemsh, do të luftonin pa u friguar ndaj makinës ushtarake serbe. Me atë vështrimin burrëror, me zërin e trashë e babaxhan, Fehmi Lladrovci, më shumë se një ushtarak epror, do të ngjante me një vëlla të madh të rrahur prej stuhive te jetës.

Në qershorin e vitit 1998 në afërsi të Lladrovcës, një repart special i ushtrisë jugosllave kërkonte të vendosej në fshehtësi aty. Fehmiu lajmërohet menjëhërë dhe në bazë të sinjaleve të vendosura qysh më parë, trupa e UÇK-së është e gatshme për luftim. Intuitiv nga natyra,Fehmiu vëzhgon me kujdes situatën. Ndërkaq nga komanda eprore ka ardhur urdhëri që reparti serb të goditet menjëherë dhe të mos lejohet pozicionimi i tij në atë zonë pasi mund të shërbente për efekte strategjike. Femi Lladrovci si një zbulues i talentuar, afrohet pranë patrullës serbe dhe hap zjarr i pari. Reth 40 minuta vazhdon një shkëmbim zjarri i fuqishëm dhe paskëtaj serbët largohen.`` Të drejtuar nga eprori Fehmi Lladrovci, trupat e UÇK-së u japin mësim serbve`` thuhet në njoftimin që Shtabi i UÇK-së dërgon në Tiranë. ( Arkivi i Ministrisë së Mbrojtjes, Tiranë, Fondi`` Kosova`` 16 qershor 1998)
Për hirë së vërtetës, vlen të thuhet se kur grupet e luftëtarëve të UÇK-së u organizuan dhe filluan luftimet me pikësynime të qartë politikë dhe ushtarakë, Beogradi ndërmori një nismë shumë djallëzore. Pikërishtë aty ku ishte hasur qëndresa e UÇK-së, Milosheviçi dhe emisarët e tij të turpit dërgonin forca të mëdha ushtarake dhe mjetë të blinduara duke djegur, shkatërruar e bërë rrafsh fshatra të tërë. Politika dhe strategjia e `` tokës së djegur`` në thelb, përpiqeshin të fusnin në armiqësi popullin kosovar me luftëtarët e UÇK-së.Por në këtë rast dhelpëria serbe nuk fuksionoi siç duhet. Populli i Kosovës e dënoi dhe urreu më shumë dhunën serbe duke u bashkuar rreth luftëtarëve të UÇK-së si e vetmja alternativë për pavarësinë e vet dhe realizimin e aspiratës shekullore të lirisë.

Në korrikun e vitit 1998, Beogradi ndërrmori një tjetër ofensivë, në ato vise të Kosovës ku prania e UÇK-së ishte më e dukshme. Madje shtypi i Beogradit nuk nguroi të citonte me cinizëmin e vet karakteristik se brenda dy- tre javëve do të zhdukte edhe të fundit ushtar të UÇK-së. Përballë kësaj mësymje Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së vendosi që djemtë kosovarë të tërhiqeshin duke e goditur armikun në vende të ndryshme si dhe duke marrë në mbrojtje popullsinë e pafajshme. Në krye të Brigadës 114 të UÇK-së, Fehmi Lladrovci do të përballonte për javë të tëra një varg sulmesh të forcave serbe, duke rrëfyer jo vetëm aftësitë e tij organizuese dhe lufarake, por sidomos besimin e madh në mundjen e bishës sllave.Tashmë breshërisë së automatikut të tij në beteja i përgjigjeshin qindra armë të tjera dhe qindra luftëtarë të UÇK-së shkonin pas komandatit të tyre si shkrepëtima.
Altoparlantët e prishur të Beogradit, për kinse zhdukje totale të forcave të UÇK-së, tanimë po heshtnin dita – ditës.Në vjeshtën e parë të vitit 1998, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kontrollonte me shumë se 70 përqind të gjithë te territorit të Kosovës, madje luftëtarët e sprovuar të UÇK-së po mirrnin konsiderata të lavdërueshme edhe nga forcat përparimtare ndërkombëtare. Morali i shovinistëve serb po binte dita ditës. Robi serb Shevko Jahiroviq, deklaronte midis të tjerave: `` Për ushtarakët serb që frikësoheshin në aksionet kundër shqiptarëve kishte ndëshkime makabre. Ndërsa për të tjerët që komanda dyshonte u kërkohej si provë besnikërie të sillnin nga fshatrat ku luftohej një kokë e prerë fëmije.`` ( Dëshmia ndodhet në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes – Tiranë.)

Tashmë Fehmi Lladrovci, në pozicionet e luftimit përkrah qindra luftëtarëve që komandonte, kishte edhe të shoqen, Xhevën. Kishte të drejtë edhe ajo, mësuesja e dikurshme e letërsisë të luftonte përkrah burrit dhe nxënësve të saj, për ardhmërinë e Kosovës. `` Si Shota me Azemin`` pëshpërisnin luftëtarët me vete, kur shihnin komandatin e tyre të fjalosej me Xhevën. Xhevë Lladrovci do të ishte kurdoherë në radhën e parë të sulmit duke u shdërruar në shëmbull frymëzimi dhe fisnikërie për të gjithë vajzat dhe djemtë mbushnin radhët eBrigadës 114. Pak kohë më vonë , në një intervistë të eprorit të UÇK-së, Sulejman Selimit, ky shprehet tekstualisht:`` Si nderim dua të kujtoj disa nga luftëtarët e parë që janë Adem dhe Hafiz Jashari, Osman Geci, Mujë Krasniqi, Fehmi Lladrovci, Abedin Rexha, Xhevë Krasniqi(Lladrovci) etj…`` ( Gazeta `` Ushtria`` Tiranë në 27 mars 1999) Kësisoj për të ardhur në agun e 22 shtatorit 1998. Forcat ushtarake serbe me mijra patën mësy kundër Drenicës, për të çarë aty vijën e mbrojtjes të UÇK-së. Femi Lladrovci dha kushtrimin i pari. 

Nga rendën pas tij vajzat dhe djemtë e Drenicës me armë në krah dhe besën e madhe në zemër. Serbët nisën të mësynin me tanke dhe artileri.Detyra e burrave të UÇK-së ishte të mos lejoni depërtimin e armiqve në zemër të Dardanisë së lashtë.`` Dara e rrethimit armik sa vinte dhe ngushtohej. Atëhere kur pritej asgjësimi, doli nga pozicioni komandant Fehmiu dhe lëshoi kushtrimin me sa fuqi kishte. Kundërsulmi zgjati disa orë.``( Gazeta ``Ushtria`` Tiranë 5 maj 1999.

Pikërisht atëhere kur serbët filluan tërheqjen, dikush pa se pozicioni ku ishte komandant Fehmiu po heshtëte. Ngarendi drejt tij dhe pa gjoksin e komandatit të mbuluar nga plagët e fishekëve të snajperëve serbë. Pranë komandatit patën rënë më përpara edhe dy ushtarë të tjerë dhe ky vet i pat rregulluar në mënyrë që armiku mos t`i gjente trupat e tyre. Kur i dhanë lajmin Xhevës,burrnesha heshti për pak çaste. Nuk besonte ndaj vrapoi tek plagët e ngrohta që rridhnin gjak. Ajo e kuptoi se hutimi mund të kushtonte shtrenjtë ndaj porositi shokët të mos e përhapnin lajmin e vrasjes së Femiut dhe vet u hodh e para në sulm.Janë dashur vetëm dy orë luftimesh të papara, me ç`rast plumbat gjejnë rrugën për në zemër të Xhevës.Kështu mbyllej epopeja e 22 shtatorit 1998 në Drenicë. Në altarin e lavdishëm të kombit zunë vend dy emra të rinjë, dy emra që u kurorizuan në emër të Zotit, por edhe dy emra të mëdhenj që u kronizuan nga kombi që s’di të vdesë, në llavën e madhe të padrejtësive historike.
Image result for Indrit Cara hero

Enderra e mbetur peng e Indrit Cares 

Garip Troci Kavaje - Nese e pyet Qemal Caren nga Kavaja per te birin, atij nuk i shpetojne lotet. Por, ne te njejten kohe edhe krenohet me te. Vepra e Indritit te mbetur ne fushen e betejes ne Kosove, tashme nuk i perket vetem atij, por gjithe kombit tone. Ai shkoi me qellimin e vetem clirimin e trojeve shqiptare nga serbet dhe atje ra deshmor. La Angline ku punonte prej vitesh si emrigrant. La punen dhe nje kurs per kompjutera. Per kombin i la te gjitha, edhe jeten. Babai i tij nis te tregoje historine e Indrit Cares, djaloshit 22 vjecar nga Kavaja qe ne mars te vitit 1999 dha jeten per clirimin e Kosoves.


Related image

Jeta e Indritit 

Djaloshi nga Kavaja enderronte te behej mjek. Por kushtet jo te favorshme ekonomike e pengojne endrren e tij. Vazhdon shkollen "Skenderbej" dhe pas viteve '90 nis udhen e larget te kurbetit ne Londer. Vetem 22 vjec Indrit Cara "braktis" kryeqytetin e Anglise, per t'u reshtuar ne rradhet e UCK-se, ku dhe bie mes plumbave te zi te serbit... Me 26 janar 1999 pret nje bilete avioni per t'u kthyer ne Kavaje e me pas ne Kosove. Arti ushtarak i mesuar ne shkollen "Skenderbej" e ndihmon ate qe te stervis djemte e Kosoves qe ishin ne Londer. Ketu kish dhe grupe te UCK-se. Ne aeroportin e Londres Indriti takon rastesisht gjeneral Alfred Moisiun dhe ushtarakun Agim Bino, te dy perfaqesues te shoqates Euroatlantike. Gjeneralit i bie ne sy Indriti me trupin e gjate e veshtrimin e embel e te thelle, qe fliste shqip.

-Me falni, nga c'vend jeni, e pyet gjeneral Moisiu.

 -Nga Shqiperia, pergjigjet i shpenguar 22 vjecari.

-Nga te folurit dukesh si nga Shqiperia e Mesme, ben pyetjen retorike serish gjenerali.

-Po jam nga Kavaja, thote Indriti, djali i Lulezim Cares. Duke pritur te niseshin per ne Shqiperi, gjenerali e pyet per lidhjen e tij me doktor Caren. Demir Cara, xhaxhai i Indridit, kish sjelle i pari aparatin kardiologjik ne Shqiperi.

Kete here 22 vjecari flet dhe me i emocionuar, tek i permend gjenerali emrin e xhaxhait te tij, pasi enderronte te behet si ai doktor. Por mundesite ekonomike, tregon i ati i Indritit, Lulezim Cara, nuk qene, qe te realizohej kjo deshire e madhe, qe u mbeti peng prinderve te tij. "Atehere ishim pa shtepi, vetem me nje dhome e aneks", kujton me ze te dridhur i ati.

Keshtu qe djali i tyre u detyrua te vazhdonte shkollen "Skenderbej". Por dhe njohurite e marra ne shkollen ushtarake do ta ndihmonin djaloshin nga Kavaja qe t'u mesonte "artin e luftes kunder serbeve qe bene masakra te percudnuara ne Kosove, duke e mbushur ate me varre masive.

Braktisja e Londres 

Ai do te linte pas Londren, punen si kamarier ne nje nga lokalet e saj moderne dhe kursin dyvjecar per kompjuter per te shkuar ne Kosove, ku vazhdonte lufta. Ka qene ora 21.00, kur ai eshte kthyer ne shtepizen e tij permes eres se ftohte te fundjanarit. Ne ishim te tezja e Indritit, tregon i ati Lulezim Cara. Sapo ishim ulur, kur bie telefoni i komshies Tina. Tina lajmeron tezen e djaloshit duke i thene:

-Lajmero Lulin e Xhemailen te vijne shpejt se ka ardhur Indriti. Nuk kish drita ne pallatin e Lulezim Cares, por fqinjet kishin ndezur qirinjte dhe me to ne duar e ftonin te futej brenda.

-Kishin dale te gjithe fqinjet, kujton i ati Lulezimi. Sa me pa mu hodh ne qafe e me tha: - Erdhe, o ba! Fqinj-_ katit te dyte shihnin djalin e bere burre dhe thonin:

-Po ky qenka si engjell! 

Pasi u larguan fqinjet, kujton e ema Xhemaile, na tha se kish ardhur ne Shqiperi me tre gazetare angleze. Me ta do te shkonte ne Tropoje dhe ne Maqedoni.

 -Nuk do rrime me shume se 21 dite, do na thoshte. Pastaj do te shkojme ne Spanje e nga Spanja ne Angli. Te nesermen u nisen drejt Tropojes. Pasi mberrin atje, njofton tezen e tij ne telefon. Kalojne 15 ditet e para te shkurtit kur zeri i tij le nje mesazh prekes permes linjave te largeta:

-Mami mos u beni merak per mua!

 Me dergoni nje flamur shqiptar Ne telefonatat qe bente, kur ishte ne Londer na porosiste:- Mer dergoni nje flamur shqiptar.

Kete e kujton djali i tezes se tij Edmond Kurti. Pasi na porositi dy-tre here, thote Mondi, ne ia cuam me poste ne Angli flamurin e kuq me shqiponjen dykrenare, simbol i nje stoicizmi te kahershem neper motet e trazuara me re e klithma lufte kunder armiqve qe i suleshin ketij vendi.

Image result for drenica rrit vetem trima

Ku bie Drenica? 

Para se te nisej per ne Kosove, (prinderit nuk e dinin ne fillim kete "itinerar te tij), Indriti kish pyetur te atin se ku bie Drenica! Por kurre nuk e kish kuptuar ne ate moment arsyen e kesaj pyetje. Tek kalonte kufirin drejt Kosoves ai me dy tre shoke kosovare qe kishin ardhur nga Anglia, do te perballej me tre prita te shkjaut. Ne njeren nga pritat do te merrte plage kosovari Fation Klimaliu te cilin do e mbante ne shpine e do e kalonte ne bregun tjeter te Drinit te bardhe. Mes ushtimes se valeve te tij sikur i kumbonin ne vesh sokollimat e Sef Koshares e Azem Betjes.

Gjemime ne kodrat e Gallushes 

Me 31 mars spikerja e TVSH jep lajmin trondites. Tefta Radi ka njoftuar se ne luftimet ne zonen e Pashtrikut, Pagarushes, ne kodrat e Gallushes ka patur luftime te ashpra mes forcave serbe e atyre te UCK. Forcat serbe kane patur humbje ne ushtare e teknike. Jane vrare e plagosur mbi 64 ushtare serbe. Ndersa nga forcat e UCK-se kane mbetur te vrare 4 luftetare. Mes tyre dhe ushtar Kavaja. "Pas xhirimeve te luftimeve nepermjet nje kasete,- kujton i ati i Indritit,- nje nga ushtaret ka thene: ky eshte ushtar Kavaja". Shtabi i Pergjithshem i UCK-se jep njoftimin se ushtar Kavaja eshte djaloshi i ardhur nga Anglia, shqiptar me emrin Indrit Cara. Ky njoftim gjeme i percillet dhe te vellait te Indritit, Dorianit ne Angli. "Ne,- thote i ati,- nuk dinim gje. Doriani me 1 prill njofton tezen e tij:- U thuaj prinderve se Indriti eshte vrare ne lufte ne Kosove. Rastesisht u ndodh aty dhe e ema, Xhemailja. Por tezes se Indritit nuk i bente zemra t'ia thoshte te motres gjemen per djalin. Siria i thote djalit te madh Bashkimit.



Lajmero Lulin se Indriti eshte vra ne lufte ne Kosove"!

 Edhe Bashkimit si behej t'i thoshte babait te Indritit lajmin e hidhur, pati kurajon per ta percjelle kete lajm ngjethes Skenderi, xhaxhai i Indritit. Lulezim Cara po rrinte te stolat, afer xhamise se qytetit, kur e mori vesh lajmin nga i vellai. Per nje cast shtangu. I ngjau se ajo minarja e larte e xhamise iu shemb ne gjoks. Por shpejt u detyrua ta mbledhe veten. Skenderi i thote se kete njoftim e ka dhene Doriani, si dhe Pleurat Sejdia, minister i Shendetesise se Kosoves bashke me perfaqesuesit e UCK-se. Lajmi qe thene neper eter qe me 31 mars, por me pseudonimin ushtar Kavaja, Ushtar Kavaja qe varrosur fillimisht ne fshati Guxat.



Ai do te zhvarrosej prej aty, si ne baladat e lashta shqiptare, per te bere me tej rrugen ne Prizren-Kukes. E prej kendej nje helikopter do ta sillte ne Kavaje, duke mbetur i gjalle ne bustin e ngritur mes qytetit te tij si "qytetar nderi" dhe Deshmor i Kombit. Por prinderve, ai u mungon shume.


Flori Bruqi

Nga Flori Bruqi : Velloja misterioze e UÇK-së ?




Stërvitja e grupeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Shqipëri vazhdon të mbulohet me një vello misteresh.
Këta janë 52 bashkëluftëtarët e parë të Adem Jasharit (Foto)

Dëshmitarë dhe organizatorë të kohës e kanë sqaruar shumë herë atë proces ushtrimesh, sipas një marrëveshje Kosovë-Shqipëri. Por, pavarësisht këtyre sqarimeve, një pjesë e opinionit i mbërthyer nga propaganda e të majtës, përkatësisht LPK-së, vazhdon të sfidohet e vërteta shtetërore, duke nxjerrë si superheronj emra dhe njerëz që kinse janë të parët që krijuan organizimet luftarake në Kosovë, dhe se lufta në Kosovë e ka këtë histori sipas shpjegimit të tyre.

Por, pavarësisht spekulimeve që vijnë nga e majta, apo edhe në mungesë të një kundërvënieje të vazhdueshme nga bartës të institucioneve të republikës së Kosovës, të asaj kohe, e vërteta ka mbetur paksa e mjegulluar.
Image result for ahmet zeqiri dhe zahir pajazitaj
Por, janë dy heronj të jashtëzakonshëm kombëtar Sali Çekaj dhe Adem Jashari që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë. I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa Adem Jashari si sakrifikues unik mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuaja gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb. Paradox i vërtet është se në këtë grup nuk është asnjë emër i politikanëve tanë që kanë bërë bujë në institucionet e Kosovës e të cilët thirrën në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Grupet e para si dhe fotografitë janë dokumente të pakontestueshme historike që dëshmojnë me emra e mbiemra. “Grupet e para që stërviteshin në Shqipëri, të cilat vijnë në kujtesë edhe nëpërmjet fotografive si dëshmi, janë dokumente të pakontestueshme historike të cilat dëshmojnë me emra e mbiemra njerëzit dhe preokupimin e tyre në kohën e caktuar, që ka të bëjnë me përpjekjet për çlirimin e vendit nga okupatori serb”, thotë  publicisti Skender Zogaj.


Skender Zogaj thekson se fakti që këta të rinj kanë shkuar në Shqipëri për të ushtruar është dëshmi se në vitin 1990 janë krijuar celulat e para për çlirimin e Kosovës.

“Vet fakti se, të rinjtë e kanë braktisur Kosovën dhe kanë vajtur në Shqipëri dhe atje janë bërë bashke dhe janë angazhuar në ushtrime ushtarake nën mbikëqyrjen e ushtarakeve profesionist të karrierës, është dëshmia se, që në fillimet e viteve 1990, janë krijuar edhe celulat e para të cilat kanë pasur për qëllim krijimin e grupeve luftarake për çlirimin e Kosovës. Unë mund të them saktë se, në kuadër të LDK-së që në vitin 1991 është punuar për “mbrojtjen e pragut të shtëpisë” dhe për realizimin e kësaj porosie edhe nga vet goja e liderit Ibrahim Rugova, janë hulumtuar mundësitë dhe është punuar për krijimin e strukturave që do ta menaxhonin situatën dhe rastet që mund të imponoheshin në terren” pohon ai.

Zogaj thotë se ideimin e përgatitjes ushtarake e ka përkrahur dhe financuar Qeveria e  dr.Bujar Bukoshit, ku kanë dalë luftëtarët e shquar e ndër ta edhe Adem Jashari.

“Nga kjo kemi edhe ideimin e përgatitjeve ushtarake, që dihet se në Shqipëri i ka përkrahur dhe financuar Qeveria Bukoshi, dhe se, nga grupet e përgatitura në Shqipëri, kanë dalë luftëtarë të shquar, shumë prej të cilëve kanë dhënë jetën dhe tash janë emra heronjsh, ndër të cilët edhe Adem Jashari, kryeheroi i Kosovës. Edhe diçka, një varg dokumentesh dhe faktesh historike, nuk janë pasqyruar sa duhet, sepse, zhvillimet e pasluftës ishin tepër të ndjeshme dhe, për vet pjesëtaret historik, siç janë edhe këta ne këtë listë dhe në këtë fotografi, për hire te proceseve shtetformuese te Kosovës, kanë heshtur, ose kanë qenë të detyruar të heshtin”, thotë  Skender Zogaj.

Image result

Institucionet e Kosovës ishin ato të cilat nxorën grupet e para apo i formuan, ndërsa si udhëheqës i tyre ishte Sali Çekaj, i cili ishte prijës edhe i grupit të parë të stërvitur në Shqipëri, ndërsa Adem Jashari pjesë e grupit të dytë. Nisur nga kjo, dëshmitarët pohojnë se Adem Jashari e kishte për prijës Sali Çekajn. Pjesë e këtyre grupimeve ishin edhe shumë persona të shquar e heronj lufte, si Zahir Pajaziti që ishte pjesë e grupit të parë të stërvitjeve, Ahmet Hoxha, Zymer Lulaj etj.


Lista zyrtare e emrave:

Gjenrata i e parë /91

1. Sali Çekaj
2. Zahir Pajaziti
3. Ahmet Hoxha
4. Bashkim Leci
5. Zymer Lulaj
6. Kadri Gubetini
7. Ismet Cerkini
8. Artan Gjini
9. Arsen Hamiti
10. Fatmir Racaj
11. Ibush Metushi
12.Agron Tushi
13. Fatmir Fejzullahu
14. Hysni Mehmeti
15.Afrim Zena
16. Hysen Agushi
17.Vehbi Zeqiri
18.Besim Shehu
19.Ramir Ramadani
20. Halil Halili
21.Rustem Teneqja
22.Ahmet Zeqiri
23.Rexhep Luma
24. Minush Luma
25.Sedat Osmani
26.Ramadan Pajaziti 

27.Shemsi Krasniqi
28.Remzi Mehmeti
29.Selai Hasani
30.Agim Demnika
31. Ekrem Metoshi
32.Sami Hasani
33.Sami Vishi
34.Azbi Veliu
35.Ali Guri
36. Musa Shabani
37.Ajet Shala
38.Sejdi Sula
39. Milazim Myftari
40.Shaip Haziri
41. Fadil Begu
42. Mefail Vishi
43.Shemsedin Sulejmani
44. Milaim Gerbeshi
45.Rexhep Ilazi
46. Islam Visoka
47. Ilmi Topalli
48. Ylber Topalli
49.Xhevat Qerimi
50.Bashkim Thaçi
51.Bajram Kadriu
52.Shefqet Brajshori 


Image result for ahmet zeqiri dhe zahir pajazitaj

Ahmet Zeqiri, Zahir Pajaziti, Islam Visoka dhe Ajet Shala në Krujë 1991 (Pashtriku)


Për rrethanat e kohës më gjerësisht sqaron Saim Tahiraj, kryetar i Shoqatës Sali Çekaj në Zvicër dhe ish bashkëluftëtar i heroit Çekaj.
Tahiraj për më tepër sqaron se pas vitit 1994 ish LPK-ja merrte përsipër aksionet e kryera pikërisht nga grupet guerile të stërvitura në Shqipëri që vepronin nën kupolën e institucioneve të Republikës së Kosovës, së bashku me Adem Jasharin.


“Nga viti 1991 deri në vitin 1994 nuk ka ekzistuar as emri UÇK, por ne kemi vepruar në kuadër të institucioneve të atëhershme të Republikës së Kosovës dhe jemi quajtur njësitë e vetëmbrojtjes ku unë kam pasur rolin e koordinatorit në mes qendrës në Zvicër dhe grupeve të caktuara në Kosovë dhe po ashtu për koordinimin e disa grupeve në Kosovë.
Pas pagëzimit të LPK-së në vitin 1994 me emrin UÇK, prapë neve nuk kemi pasur lidhje me ta edhe pse kanë lëshuar komunikata në emër të aksioneve tona. Neve kemi vepruar në vazhdimësi në kuadër të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës deri në përfundimin e luftës”, sqaron Tahiraj, ish koordinatori i guerilës në mes qendrës në Zvicër dhe grupeve të caktuara në Kosovë dhe po ashtu për koordinimin e disa grupeve në Kosovë.

Doni

  Grupi i Dytë/91
  1. Adem Jashari
  2. Ilaz Kadriu
  3. Osman Ferizi
  4. Avni Zymeri
  5. Adem Maksuti
  6. Shaqir Salia
  7. Avni Rama
  8. Sami Tahiraj
  9. Shkelzen Gjonaj
  10. Naim Gubetini
  11. Xhavit Gubetini
  12. Lutfi Jonuzi
  13. Ramadan Begu
  14. Ilmi Peci
  15. Shahin Bejtollahu
  16. Hasan Ferizi
  17. Ejup Murseli
  18. Isa Xhaferri
  19. Naser Jakupi
  20. Jakup Limani
  21. Sait Jashari
  22. Bujar Zeneli
  23. Nazmi Bajrami
  24. Beqir Saiti
  25. Orhan Ibrahimi
  26. Bujar Hazizi
  27. Faton Gajtani
  28. Shemsi Zeqiri
  29. Samet Rrahmani
  30. Adem Derguti
  31. Muharrem Bobaj
  32. Ferat Çerkezi
  33. Ahmet Berisha
  34. Murat Jashari
  35. Ilmi Bajrami
  36. Fatmir Staveleci
  37. Nuri Bexheti
  38. Shaip Azemi
  39. Fikret Halili
  40. Selman Rreci
  41. Kenan Kelmendi
  42. Qenan Aziri
  43. Fadil Kadria
  44. Isuf Ismaili
  45. Ekrem Sheholli
  46. Dritan Restelica
  47. Fehmi Beqiri
  48. Hamdi Jaha
  49. Ymer Aliu
  50. Mehmet Breznica
  51. Jahi Zeqiri
  52. Zenullah Voca
  53. Halil Palloshi
  54. Faris Xhemaili.


Image may contain: one or more people and outdoor

  • Lexoni : http://floripress.blogspot.com/2015/11/figurat-e-shquara-te-luftes-per.html

Zahir Pajaziti e Ahmet Zeqiri me uniformë të ushtrisë shqiptare me 1991

Fadil Kajtazi njohes i ceshtjeve te sigurise dhe nje nga protagonistet e shume zhvillimeve ne fushe te sigurise qe nga vitet 90-ta edhe njehere ia ka bere me dije Daut Haradinajt se kush jane veteranet e viteve 90-ta.

Kajtazi dite me pare botoi foton e Grupit te pare te luftetareve nga Kosova qe moren pjese ne ushtrimet ushtarake ne Shqiperi, ku moren pjese edhe Sali Cekaj, Adem Jashari e te tjere

Nderkaq sot ai postoi nje foto ku shihet Zahir Pajaziti e Ahmet Zeqiri ne uniforme te ushtrise shqiptare.




Ahmet Zeqiri dhe Zahir Pajaziti Foto e paparë: Zahir Pajaziti e Ahmet Zeqiri me uniformë të ushtrisë shqiptare me 1991

Eksperti i sigurisë dhe njohësi i zhvillimeve në vend, Fadil Kajtazi, në rrjetin social facebook ka publikuar një foto, ku shihet Ahmet Zeqiri dhe Zahir Pajaziti me uniforme te ushtrise shqiptare ne bazen e Curelit ne malin Dajt me 1991.



“Ahmet Zeqiri dhe Zahir Pajaziti me uniforme te ushtrise shqiptare ne bazen e Curelit ne malin Dajt me 1991, gjate pergaditjeve ushtarake. Ahmet Zeqiri eshte pjesemarres ne "Operacionin Shigjeta" ne Pashtrik, kurse Zahir Pajaziti i vrar nga milicia serbe”, shkruan Kajtazi, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka shpërthyer një debat, pasi që deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj kishte pyetur se kush është dhe kush janë veteranet e UÇK-së të vitit 1991..