2017-05-08

Akademik Prof.Dr. Naim Kelmendi,Ph.D : Vepër poetike për Adem Jasharin




Akademik Prof.Dr.Naim Salih Kelmendi,Ph.D


Akademik Prof.Dr.Naim Salih Kelmendi,Ph.D lindi më 10.09.1959 në Ruhot të Pejës.Rrjedh nga një familje e njohur për tradita patriotike në Rrafshin e Dugagjinit.Ëshë biri i nacionalistit të mirënjohur Salih Ramë Kelmendi nga Haxhaj -Rugovë. Për të parët e familjes së tij është shkruar edhe në "Lahutën e Malësisë" së Gjergj Fishtës duke përmendur të parin e kësaj familje -Rrustëm Ukën...


Babai i Naimit,Salihu ishte i ndjekur dhe i burgosur nga shovenistët serb në kazamatat jugosllave.Deri më vdekje babai i tij mbeti konsekuent ndaj çështjës kombëtare.... Naimi,për disa vjet ka punuar si gazetar i gazetës "Bota sot",kurse gjatë luftës çlirimtare në Kosovë,ishte reporter lufte në betejën famoze të Kosharës( 1999)prej nga lexuesi shqiptar njoftohej për luftën heroike të vashave dhe djemëve shqiptarë... Poashtu ai njoftonte opinionin mbarëkombëtarë për të bëmat e lavdishme dhe heroizmin e kësaj beteje të lavdishme,por më vonë Naim Kelmendi shkroi edhe mjaftë radhë,artikuj ,intervista etj.,për një tjetër betejë të lavdishme-Betejën e Loxhës në gazetën "Pavarësia News" etj.

Naim Kelmendi tërë jetën e tij e deri më sot ia kushtojë çështjes sonë kombëtare gjegjësisht penda e tij nuk pushojë kurrë së shkruari poezi e prozë për Kosovën dhe popullin e robëruar shqiptar, dhimbjet e të cilit do t’i përjetojë rëndë në shpirt, njësojë sikur mallin për babanë e tij, ngrohtësinë dhe zërin e ëmbël të të cilit nuk e shijoi kurrë në jetë....

Naim Kelmendi edhe tash vazhdon të shkruan poezi, të këndojë dhe t’i thurë këngë lirisë së fituar me aq shumë gjak, do të këndojë bashkë me popullin e tij të cilit i thuri aq shumë vargje, dhe për lirinë e të cilit ishte i gatshëm të sakrifikohet në çdo çast.

Poetët janë zëri më i bukur i një populli, janë këngëtarët më të mëdhenjë që i këndojnë lirisë, janë bilbilat më të bukur të botës që ia thonë këngës në çastet më të vështira kur të tjerët vajtojnë, vetëm e vetëm që ta mbajnë të gjallë shpirtin e popullit kur ai kërcënohet me zhdukje, siç ishte rasti para një decenie me popullin të cilit i takonte Naimi. Për këtë ai deri më tani ka botuar mbi 12 përmbledhje poezish, ka shkruar me dhjetra punime publicistike dhe gazetareske, është marrë me aktivitete të shumta kulturore, qoftë në Kosovë(Pejë,Ruhot,Prishtinë) në Zvicër,Shqipëri etj.

Naimi ishte redaktor i disa revistave shqipe në diasporë si “Top-Kultura” , “Mërgimtari”, etj. ka organizuar me dhjetra takime dhe mbrëmje letrare, promovime librash, ishte reporteri i parë i gazetës “Bota Sot” që arriti të raportojë nga fronti i luftës në Koshare, ishte bashkëpuntor i shumë botimeve në gjuhën shqipe...Ishte pra gjithmonë ndër të parët në front, në ate intelektual dhe ate të luftës, nuk i frikësohej as vdekjes, sepse trimërinë ia kishin lënë trashëgim të parët e tij nga Rugova, gjysh e stërgjysh, denbabaden deri në ditën e kijametit.

Veprimtaria letrare e Naim Kelmendit , siç na është e njohur mirë përveç vlerave të larta letrare, stilistike, ka edhe vlera pozitivisht të theksuara gjuhësore. I lindur e i rritur në Ruhot, ai si një fëmijë e më vonë si një djalë e veçmas më vonë si nxënës dhe student vërejti se të folurit e Rugovës ka një veçori të vetën e cila po të mbledhet e të ruhet, jo vetëm që do të jetë një thesar i paçmuar për gjuhësinë, por edhe burim e leksik i pashterrshëm për letërsinë, posaçërisht për poezinë.

Qysh në përmbledhjen e parë të poezive me titull "Shtreza në fjalë" është hetuar tek ai se adhurimi i tij është shumë i forte për leksikun autokton rugovas dhe se ato fjalë të vjetra do të mund të shfrytëzohen pafundësisht në poezi. Kjo prirje e tij vazhdoi të thellohet edhe te veprat e tjera, deri tek ajo e fundit. Mund të thuhet se Naim Kelmendi një numër të madh fjalësh të leksikut rugovas e futi me gjeturi në poezi, ia gjeti vendin e përshtatshëm aty dhe ashtu e mbetur ajo u ngulit aty edhe më tej nga bashkëfrymëzuesit e tij, kështu që në saje të meritës dhe të pasuesve të tij, gjuha jonë e ka rinuar një numër fjalësh e shprehjesh të vjetra, ua ka rigjeturur vendin aty dhe aty kanë mbetur e do mbesin përgjithmonë si pasuri edhe e leksikut letrar.

Një meritë tjetër e Naim Kelmendit si poet e prozator e ka edhe për gjetjen e neologjizmave (fjalëve të reja), për krijimin dhe formimin e tyre, duke i dhënë një kontribut të madh neologjisë shqiptare. I dhënë pas letërsisë, ku e ka gjetur strofullën shlodhëse për shpirtin dhe ndjenjat e tij, ai si gjuhëtar tërthorazi ia begatoi leksikun gjuhës së vet, e cila në pendën dhe gjeturinë e tij, gjeti një mjeshtër kulmor për ruajtjen e të vjetrave dhe krijimin e fjalëve të reja sipas dhe në saje të mendjes dhe syrit shigjetues të tij(Nyja e Gordit).

Nga leksiku popullor Naim Kelmendi ia doli të fusë në përdorimin letrar me dhjetra e dhjetra fjalë, të cilat, jo vetëm që nuk ia ulnin vlerën letrare asaj gjuhe, por, përkundrazi ia ngrisnin, ia larushonin dhe ia mbushnin me poezicitet. Natyrisht se një vlerë të tillë nuk mund ta ketë çdo fjalë e leksikut popullor, prandaj ai arriti mjeshtërisht të zgjedhë ato fjalë që në vetvete kishin bukuri fjale, bukurtingëllim, veçanësi emërtimi ose shënjimi(Pse ashtu Pandorë).


Nga sa u tha, Naim Kelmendi në lëmën e leksikut ka sjellur një pasuri leksiku jo vetëm me brumin vetanak por edhe duke e rikthyer në jetë një numër fjalësh të gjuhës sonë, të cilat poezisë i japin hijeshi, gjerësi kuptimi e sidomos melodicitet autokton.
Fjalët e reja të qëmtuara nga veprat, shkrimet dhe shënimet e tij mua më kanë hyrë në punë si lëndë e pakapërcyeshme në punën time gjatë hartimit të FJALORIT TË FJALËVE TË REJA. Ndër krijuesit më të frutshëm të fjalëve veçohet i dalluar edhe Naim Kelmendi ashtu si Azem Shkreli dhe Ramiz Kelmendi. Prej pendës së Naimit kam qëmtuar dhe shënuar me dhjetra fjalë të tipit të neologjizmave.
Naim Kelmendi këngën e ka ndërtuar me fjalë ngjyrimesh të ndryshme ndër të tjera edhe me përmbledhjen me poezi "Nyja e Gordit" . Ai me një "daltë fjale" në dorë këndoi edhe kur shkroi përmbledhjen me poezi "Përballje me vdekjën" me atë formën më të bukur që dinë poetët të bëjnë mjeshtërinë e fjalëve (Eklipsi i diellit,Albanoi,Nyja e Gordit,Pse ashtu Pandorë,Kohë për të folur gurët,Sipërfaqja e padukshme etj).



BIOGRAFI E VEPRAVE LETRARE TE NAIM KELMENDIT:


Shtreza në fjalë, 1985
1.Nyja e Gordit, 1992
2.Albanoi, 1992
3.Pse ashtu Pandorë, 1993
4.Çka të bëj me dhembjen, 1993
5.Satanai me fytyrë tjetër, 1994
6.Eklipsi i diellit, 1997
7.Përballje me vdekjen, 1999
8.Shqiptari vdes duke kënduar, 2000
9.Kohë për të folur gurët, 2001
10.Sipërfaqja e padukshme, 2003
11.Vrasja e deputetit-monografi, 2003
12.Beteja e Koshares…,publicistikë, 2008
13.Pikëpamje dhe reagime,publicistikë, 2008
14.Në një jetë pas Krishtit, 2010 
15.Esenca, 2010
16.Shqiptari vdes duke kënduar (botim i dytë), 2010
17.Antologjia e dhembjes poetike, 2012
18.Është vetëm kujtesë, 2012
19.Po i flisja vetes, prozë, 2013
20.Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar,publicistikë, 2014
21.Një gjurmë intelektuale përgjatë një jete, monografi, 2014
22.Fjala e dhembjes,(antologji poetike),2015

Shqiptari vdes duke kënduar



1.


Gjaku është e vetmja metaforë e kuqe
vdekjes i jep kuptim përjetësisë rrënjë
mbi imazhin e sakatosur të Dhe Atdheut
po kënga në momentet e vdekjes hijezezë
a s’është idealizëm shqiptar i shpirtdhembjes
së madhe shqiptare vurratave të historisë
aty ku dhemb Kosova a nuk derdhet gjaku
aty ku vritet Kosova a s’është gjasë e vjetër
vetëvdekja, dënimi me vdekje për veten
për hir të dritares në ardhmëri bardhësish
po vdekja shqiptarçe aty ku vdesin burrat
a s’është e vetmja fije e hollë që s’këputet
kur e kafshojmë dhembjen e dashurinë
me Kosovë të përcëlluar n’melodi vajtimi
dhe s’vajtojmë kur marrim vendim mbi veten
të biem flijim përmbi kthetrat e natës lubi



2.



Kur na e futën ujin përfundi e mishin e dhisë
në mes gjakut nuk flihet më në atë shtrat
përfundi na ruan një gjarpër që na kafshon
kur të dojë natën në mesnatë, ditën në mesditë
ta lëmë tokën nuk bën se është mëkat
ta lëmë kokën është jetë e përtejme pa fund
s’ka mbetur kohë për rruaza në pe,por koha
është kohë për luftë, kohë për kryqëzatë, kohë
për të marrë frym shqip dega e gjethit n’maje
kohë për Lulëkuqe Llapi e Drenicës etjes në zgjim
kohë për t’i rënë bririt në të katër anët e dheut
kohë për të filluar kohën e lidhur n’zingjir si qen
mor, kohë është për kohën që di të lind nga hiri
do ta ndjek për zotin në gur e në galinë
ka për t’u çuditur alemi e polemic kur i dal n’pritë
e prite i them tash këtë plumb shqiptari në ballë
që të merr në kokë e nuk i shkon krisma huq
robi e ka balsam vdekjen sesa jetën pa ajër t’lirë
prej se mbitë ju ushtri djajsh këtë gjuhë flas me ju
dembabaden përmes tytës i kemi ndarë me ju pleqëritë
me ty vetëm pushka vetëm plumbi sa t’ia këpus kohës
një hallkë nga jeta e robit e sat a lëvizë nga vendi
kohën zero e sa ta përkufizoj përgjithmonë këtë fund


 
3.

   Një hije më del e më flet përmallshëm
   krejt e papërkufizuar në është ëngjëll, në është    
shfaqje e djallit s’e di por i flas, i rrëfehem, ajo
më pyet ndoshta nga shqetësimi i vet, përvuajtur
unë pranoj t’i përgjigjem pa dorëza, pa të keq
atdheu s’është leckë që vihet në bisht të sorrës
është për jetë që nuk hahet, nuk pihet, ka shije
të pashpjegueshme, aromë të pasosur, përkufizim
të qartë në fjalët e djegura, për çdo sakrificë rruge
ashpërsi krizash e akullnajë kur e ke larg e djeg
në eshtra, djeg në vargje përcëllon në këngë
kur e ke pranë fle në të si në gjirin e nënës
ia thith gjinjtë e s’ia shterr qumështin e bardhë
të rrit më ëndrra të përkund nëpër ninulla
të jep peshën e gurit ngjyrën e fjalës dhe emrin
me mbiemër dhe ta mban besën kur i flet në besë
e tam ban fjalën kur burrash i lidhesh për fjalë
edhe kur i vjen deri në fyt era e plehut është durimtar
nuk nxiton të anatemojë emra të përdhosë mbiemra, t’jep rast
të përmirësosh veten njëherë përveç kur më e rënda
nëse e tradhton mallkimit të tij as në varr s’i shpëton

 

4.

Përse je ulur mbi atë gur i vetëm i menduar
në sy të vezullojnë pika lotësh e nuk ke zë
a s’është më mirë të bësh diçka konkrete
mundimi yt i brendshëm trishton në rrënjë
po çka po kapërthuresh në atë këngë, e çka
është ai vaj i burrit që nxjerr kënga flakë
e mbush trimëri odën e burrave e çan fushën
si të ishte fundosur anija në det, si të ikte
jeta e djegur nëpër gjurmë të humbura në humnerë
piskamash në orbitë të errët e thirravajesh
në trajta të paajër e zbrazëtive pa emër
ecejakeve pa një thirrje që vezullon rrugët
përmbi pamjet e vdekura e të burgosura keq
të rrahura tërë natën kokës që nuk bindet
të jetë kokë e dëgjueshme nën udhra asisoj
të djajve me ide nështruese e nënçmuse
duke u munduar të t’japin mësim e doktrinë
e shkencë të rreme mbi mitin e gënjeshtrës
dëshpërimin duke dashur të ta bëjnë mësim
e ti s’pranon as të parën herë as të dytën
as të tretën as kurr jehërë nënshtrimin
edhe nëse të vrasin s’pranon të të thyejnë
në ideal të shenjtë as ta thyesh rrugën e nisur




 

5.

Nuk e di se kujt i bëjnë përshtypje
këta lot zemre këto dhembje të tmerrshem
që s’i duron as zoti e s’mund t’i drynoj
por ja po e qaj këtë pamje të ftigshme
që na rrethon me armiq të rrezikshëm,
botën na e kanë bërë si një top leckash
që kah ta vërtitesh e shikon si ndizet
i del flaka etje, shuhet, digjet tjetërkund
përrmbyllet njëra krizë hapen varret
bëhet varr pas varri deri në çmenduri
u humbin edhe emrat pa i ditur ku i kanë
as eshtrat as letërnjoftimet as pa ditur
përse kanë lindur aq të pafat pse vdesin
pa asnjë mbrojtje në duar gjakpirësish
ndërsa atje në kancelaritë hijerënda
mbahet prapë mbledhje dhe shkojnë
e flasin të mëdhenjtë pështyma u thahet
fjalët bëjnë spektakël fjalët keq tradhëtojnë
të vërtetën e shenjtë fjalët bëhen kafshë
të egra dehjes me shampanjë me shikime
të dhelpërta me orekse të egra ujqërie


 

6.

Po unë ç’të bëj tjetër, kërkoj veten time
terësive të humbura të masakruara i gjej
veç gjurmët e gjakut për liri përgjëruar
këtu viti, këtu datë vdekja, këtu epoka
e shiut epoka e thatësirave e thirrjeve
për shpëtim në emër të zotit në emër
të së drejtës në jetë njeriu pa vrasje
pa shëmti të verbër e të prishur nervash
e të dalë arsyes së gjërave në vetvete
prandaj këtu i gjej të gjitha me emër
e mbiemër me datëlindje e fundshekull
duke kafshuar e keqja afër e duke hyrë
sikur shushunja në mes të ajrit të pastërt
pa vetëdijshëm kemi kopjuar diçka
pahetueshëm a s’po e sheh gjakun tim
të shprishur gjeografisë popullore copat
e ndara në duar të ndyra në gojë myku
përgjaket njëri cep shpopullohet tjetri
masakrojnë të parin e copëzojnë të dytin
andej ua vrasin zogjve këngën e parë
ajrin e lirë ua verbojnë gjith këndej
dikund tjetër s’i lënë as t’shohin ëndërr
fatin e tyre në udhë drejt diellit, heej
nxinin turr e turr barbarët, spijujtë, agjentët
çatalloheshin fytyrave mesjetave të zeza
e zinin viktimën e lidhnin me litar në fyt
e venin në kryqin e tyre dhe e kryqonin
antinjerëzisht pse thoshin se jeta jonë

 

7.

Shqiptaria pi qumësht me etje në rrënjë Ilirie
në sofër shtrohet buka e kripa e zemra përplot
besë ora e saktë në dashuri brezash pa rrena
fjala e pathyer në emër të Atit e të Birit
e në emër të shpirtit vetëvdekja e trimit
në shtat e shtatëqind vafshin se Unë njëherë
kam vendosur ta bëj timen për dhe Kosove
ah këtij dheu i pëlciti mjaft zemra, iu bënë dëng
nervat e tij, duke ia zënë diellin mbi kokë kërkushi
me fatin e zi duke luajtur me gjakun e tij me lotin
me ofshama nënash me tragjedi nusesh e krushqish
nëpër ëndrra t’përflakshme përplot zbrazësirë
mot e përmot veç shkrumbi dhe fajtoret e mortit
vit e për vit burgjet prit e përrcjell shqiptarë
nënat, motrat e shtëpitë pëlcitur i ka trishtimi
para tytash, para fytyrsh gjelatësh, para thikash
më prit tash kalorësi i gjakut, çast i bukur
për t’ia shkrepur shqip nga damarët e plasur


 

8.

Po unë kush jam Unë që rri në këtë lëngatë të zezë
durimi a s’është i sëmurë e kush i beson brengës tij
ai tjetri t’i bën të nëntëdhjetenëntat e s’pendohet
ne ia pimë mëkatet me katran këtij Ballkani plak
po Unë mos qofsha bre burra në m’u rrudhtë syri
nga vdekja që s’do ta lë pa e përshtyrë në sy bote
atij askushi pezmin e mbledhur do ia derdh
në fytyrën e pistë le ta shënjtërojë pësimi, dhe
le të ikë prej kah kla ardhur me tërë atë Mesjetë
ose në mos ikt kam për ta varë si qenin e jo
me një vjershë porn ë Fushbetëjë do piqemi
do i masim pëllëmbët e shikimit e hapat e pezmit
dhe krismës shqipëtare do ia nxjerr me zë tymin
prej shkrumbit të durimit prej helmit dhe gjakut
le të burojnë kuq tëra të djegura vrragëve të fatit
mjaft ka zënë myk ndër ne ndeshtrasha dhe mjaft
e kanë ngrënë shpirtin tonë tradhtitë e askushëve
vend më s’u ka mbetur fjalëve veç pushka e ka fjalën
a ta lëviz pak gurin njëqindvjetësh Evropa sa t’shohë
se gjarpërinjtë do të dalin, sa kokat me helm, sa tmerri
ka për ta shëmtuar njeriun pranë tij, se ne prapë jemi
asht i vjetër para kanibalëve me thika në duar, gjëmës
me xhelatë të tërbuar e skenare krajlash për të na zhbërë



9.

Ejani t’ia këpusim dënimin, mjerimin
Sizifit me atë gur mbi shpinë keq e kan dënuar
perënditë e pezmit që dinë aq egër të dënojnë
i pafund mundimi i përjetshëm se tmerr i madh
të mos na qesin kodra pas bregut magjistarët
gënjeshtrat e kripura në filozofi mjerimi
kanë ditur të lëshojnë rrënjë në shpirt  psikë
të vetëburgosur të vetëvrarë të vetevdekur
nga frika e mosvdekjes dhe bëhen torturë
e fjalëve të pathëna në pushin e vetvetës
pa mos ia thënë popullit të drejtën si qiriri
të vërtetën që digjej si pisha nëpër gropina shpirti
mor ejani t’ia këpusim prangat robërisë e shekullit
që ka ditur të na ndajë në Berlin e në Londër
t’ia themi me krismë gjaku se shqiptari nuk vdes
ashtu si ia gatuajnë zhdukjen kokat e barbarisë
mor ne s’jemi katandisur të gjithë bre, jemi këtu
qëkur nxeu ky diell, qëkur dimë për Shkup e për Shkodër

e patëm nga Molla e Kuqe gjer në Artë pamjen një me Ilirinë
e ku keni parë ju ore armiqtë t’i trembni me britma  e gogolë                                                                    
                         
 
10.

Dhe i them Hamzës t’ia dridhë pak telin
më pyet se cilën këkgë e dua cilën histori
po këndoj të gjitha bre burrë të tërat me radhë
krejt qka janë shqiptare dikah u del tymi
se ia kam dhënë besën vetes me një betim
betim të shënjtë tek ngjyra e flamirit tek fara
e fisit tek rrënja e lashtësisë tek buka e vatrës
se kush ia ka lakmi ecjes së ngadaltë të breshkës
s’e arrinë kurrë lirinë dhe s’del tej robërisë
breshkat dhe minjtë s’ia dalin kurrën e kurrës
të krijojnë mendësinë e qëllimit të tyre final
për të arritur përgjithmonë lirinë e qenies
ngase janë minjtë pa zemër e breshka pa mend
lëvizjes i duhet ngjyra e gjelbërt ecjes më alegro
ja si i kanë bërë vend njeriut tënd në humbella botës
herë në atë skaj herë në këtë skaj si vezët e qyqes
thirr andej e këndej thirr njëqind vjet në të shurrshër
kalë i Skëndërbeut a s’e ndanë në dysh hapësirën e erdhi
Gjergj e na mblodhi tok dhe të doli zot zogu i shqipes 



11.

Në oda burrash është pjekur burrëria është djegur
teli i lahutës janë përrcëlluar këngët në trimëri
trimëri pas trimërie betejë pas beteje i kemi vrarë
i kemi ndjekur me turp i kemi mundur, pyetni vitet
epokat e shkruara me gjakun tim pse i hesht det-o
pse m’i mban kaq gjatë pezmet e derdhura në valë
që të vrasin që të mbysin me lemerinë e misterit tënd
ku je tash vuajtje e përvuajtur po zi na i ke rënë
e zi na i ke shkruar këto stinë e vite, po zi të është
derdhur përmbi kohë e kokë e trup trishtimi
i marrë ishte zjarri i tij dhe ngulfatja jote
dhe hovi yt i zi, revan pa kokë e pa sy
po a zhdoket një popull bre ç’të drejtë
i dhatë mendimit sadist e shpirtit të zi çetnik
urrejtje të zbrazni mbi mua sa uji i detit
s’kanë gjethe drunjtë sa paskësh urrejtje në ju
sëmundja anemike në shije bishe e nerv patologjik
 u ku bërë hije brezave deri në çmenduri totale
detyrë nacionale për ta zhdukur një popull etnik
nga kjo çmenduri zoti u steb, bota bëri u dridh
panë e çka s’panë kohët n’kafshërim të një race
por ne prapë vumë ca gurë fjale atje në Kaçanik

 

12.

Fjalës do t’i japim ujë Rugove e ajër Llapi
në poret e dheut që është i yni, i lashtë
sa vet rruzimi sa vet drita e diellit
sa vet Drenica me përrballje me xhelatë
njëherë do ta mësojmë kohën t’kohojë shqip
prej Çamërie me Lidhje e Besë nga Prizreni
e s’do t’u falet asgjë as kokat e tyre prej kuçedre
kur s’ka dritë kur të vritet e drejta e saj ne jemi
kthetrat e shqiponjës ku thërrmohet epshi i territ
kur s’ka liri thashë, në shtëpinë tënde hyn
e del i mpirë ndjenjash e fjalësh dhe i tëpërt
të duket vetvetja ngase s’di ku ia kanë lidhur nyjën
cilës plagë i dhemb më shumë etja për dritën
terrinës njëqindvetshe duhet ndezur fitilaqen
ta shohim njëri-tjetrin ku ramë e ku shkelëm
në magji të zeza e në puse me ujë që s’ec e s’pihet
dritës në memorie t’ia nxjerrim për diell qëllimin
pa e pyetur kurrë veten a është herët a vonë
vonë është sa t’duash, herët është mjaft për tu nisur
rrugët në një pikë e në një drejtim e në një ditë
dhe do ta marrim ja hurin ja tirqit ja orët e liga
do të na e shtydhin lëngun e kujtesës me të zitë e ullirit




13.

Nesër keni për t’ia parë majen lisit e kokën e tij
si i pretë rrufetë e mnerta me urrejtje të serrta bishe
ata që ishin dje nuk janë sot jemi ne këtu mbi dhe
përsëri Ata që duhet të vdesin në vetëmbrojtje
njërin sy e mbajnë harur për Veri, tjetrin për Jug
ujkonjat na ndërsehen sërish në këtë fundshekull
me pabesi si gjithë jetën të pangopur në toka shqipesh
dheut të Kosovës i mbjellem te plisi i bardhë
këtë radhë po ia shkruajmë këtë histori të ashpër
gjurmën e vjetër me dy kobure të Isë Boletinit
do t’jemi çdokund aromë toke në vesën e mëngjesit
nesër, pra, në prehjen e barit, në paqe, në liri tonën
le të blerohen stinët dhe një libër le të lexojnë
për luftën e fundit, krimet e tyre makabër animalësh
me gjak shqipesh po bukur ia ngjyrosëm të ardhmen
po bukur i dolëm përballë ia gjetëm lulen e ballit
andaj s’duam lot duam histori Kosove e këngë ilirishte
ekzodet kurrë më të mos ekzodojnë nga dheu ç’është yni
jo ikjen po ardhjes t’ia mësoni kohën shqip tek burimi

 
14.

Në tokën arbërore Gjaku i arbrit shihet vadave
luleve e pranverave në secilën stinë cicërrimash
atyre që e tradhtojnë vetëm anatemën e përjetshme
të vdesësh kur duhet të vdesësh nuk është vdekje
përjetësisë i duhen emra, ideale, zëra, etje, atdhetarë
e atdhetarizmës kënga në gojë mu aty para vdekjes
një zë kushtrim për t’i zgjuar edhe të vdekurit në varre
e dredhim nga një duhan kaçkakësh me babën Shaban
derisa rreh dora, rrah gjoksi, pëlcet pezmi nëpër damarë
është ora jonë e shenjtë, idealja, jetën ia lëmë peng
tëra të ardhmeve se u duhej lavdia këngëve tona
librave të historisë, vargjeve, ugareve të përjetësisë
u duhej një udhë tjetër një shteg në ajrin pa dhunë
përsë ne jemi përse është e jona përse është gjaku ynë
gjakimit tij përgjërimi për jetën e lirë të bimëve tona
në Golgotë kryqëzimit na kanë helmuar dritëshikimin
kanë pirë gjakun tonë e kanë derdhur si ujë burimi
e tash kush ia rrah më mirë telin se lufta që erdhi
plumb për plumb e ballë për ballë e zjarr për zjarr
p one nga luftëtarët ende i kemi të përcëlluar sytë
me luftën lozim si me macë se fat tjetër nuk kemi

 


15.

Pushkën top, babë, syri s’na lëviz as këmba
sa të kemi luftë me bisha të gjallë jo se jo
të vdekur s’na falin të bëjnë copë të shqyejnë
deri në frymën e fundit pingul jemi para egërsisë
të nesërmet s’vdesin kurrë, babë, vijnë më mijëra
marrin bekim në këtë gjurmë në këto plagë gjaku
e shkrimi ku janë drynuar egër vitet e burgosura
sot s’është luftë është dasmë e madhe e kremtë
e shpirtit të shtypur që pëlcet përtej stuhive
le ta dëgjojë Evropa pëlcimën e t’i mërrolet
ndopak vetullat mbi syrin e dhisë e në shikim
të akullt e t’i ndizte pak bishti, pak hija e turbullt
e pak hidhërimi i saj kur ai masakrojnë paqen
kur i përgjaken popujt kur s’ka vend për robër
e të ikur, kur s’ka kah ua mbyll derën urive
për drejtësi njerëzorë për liri kombëtare
mor, ejani se na ranë e t’ia shkrepim shqip
një jetë që e kemi rritur e pjekur për këtë ditë

16.

Ore , ata vrasin magjet e miellit e brumin e bukës
njerëzoren me shpirtra mizore ia vrasin zogjtë
ditës me diell degës në pemë të bleruar
ia përgjakin tëra dritaret e kthyera kah e diela
e paqtë në pushim hyjnor me urdhër të zotit
mor, cili guxon të na prek në këtë tokë hyjnore
e të mos ua lëmë kokën si qenve në tyta armësh
bandës së tëbuar turr pas gjakut të shqiptarit
ishin çdoherë janë e do t’jenë armiq të kohës
në verë në pranverë në vjeshtë e në dimër
në krejt çka shihet e fluturon qiellit të vet paqësor
e shohin egër paqen plot llahtar kohën plot kaos
ecjen e zezë nga secila gjeneratë deri në pikën zero
lumturohen në pikën zero shkallë në minus në zemra
që ndjejnë zi ngjyrimit me të zezën e tjetrit si përherë
s’ua gjen për be të bardhën në asnjë shtegdalje
është dritë e tyre nata që i ka zbukuruar me shëmtim

17.

Trishtimi i tepërt për të vjellur nga pamja
e tyre nga mendja e sëmurë me paranojë shpirti
ka për të ckurruar gjak ora e shëmtuar viti 1998
viti 1999, e kanë për të vdekur e kanë për të ndodhur
vdekje përplot lavdi e kanë për ta ngrënë tradhëtitë
vetë njeriun e turpit që do t’ia ha si kob jetën e tij
do t’ia vulosë fundin e tmerrshëm, humbjen e madhe
për të mos u ngritur kurrë më përmbi lirinë njerëzore
mbi lirinë e bimëvë mbi lirinë e fjalëve mbi të menduar
ka për të dalur guximi nga nëntoka nga epika
arbërore, kanë për të shprepur orët me trimëri burrash
trimëri trimash e trimëri shqiptare që pëlcet si kripa
shenjën (UÇK) do ta kenë në uniforma e në djepa
në LAVDI kombëtare në male në shtigje në thepa
aty ku bien zogjtë e shqipes përjetësive të shenjta


18.

Pamjes do t’i kërleshen leshrat e kokës e trupit
ata që s’i kanë ditur gjërat kanë për t’i mësuar
ata që s’i kanë njohur kanë për t’i parë me sy
e për të mos besuar se paskësh kaq mizorë
e mizori të egra prehistorike e paranjerëzore
ata që s’kanë besuar do ta shohin të vetetën
përplot sy të nxjerrur, koka të prera, njerëz të vrarë
nëna të therrura me shtatëzëni e pleq e plaka
bërë për shëmtim të zotit nga duart e krimit
pastaj vijnë nga perëndimi vijnë nga Evropa
plot epsh mëmëdhetar ngritet flamuri i Arbrit
betohen një nga një para tij para atdheut
lidhen besë për besë për Vdekje o Liri, dhe
ua shohim syrin në shënjestër, gishtin në këmbëz
madhështinë shqipëtare në urtinë e hershme të Gjergjit
kushtrimit i del fjala e nga jehona e saj nxihen malet
toka ua ka të madhërishme pamjet, koha të përflakur
ua nxjerr shikimin e pangopur mbi kokat barbarësh



19.

Hyjnë e dalin e hyjnë tepër mjerueshëm
me syte e kaosit në të gjitha rrugët e përtëritjes
lakmi e zezë i ndez i verbon keq i vampiros
pranverat në sytë e tyre s’janë për të qenë stinë
me kaltërim e me lule e me dashuri njeriu
për atë qiell të kaltërt mbi kokë e mbi tokë
për pak diell mbi qiell për pak shtrojë pa gërmadhë
askund s’ua gjen shembullin për mendësi lubie
për rast të veçantë me sëmundje të pashëruar në farë
të egër në shpirt të egër në gjakra vrerë e helmët
urive të tyre s’u del as planeti s’ngopen me shqiptarë
i duan tri pjesë të botës detet për mish popujsh
burra armiku mbetet armik i përjetshëm brezave
asnjërit s’i zihet besë për ne janë ata që ishin, ata
që janë histori mizore, urrejtje e çmenduri mbi etni

 

20.

Kosovës mos m’i dërgo më letra nga mërgimi
nga të katër anët e globit anëve të errta të zbrazëtisë
 kjo tokë ju do brenda balsam i tëra plagëve të saj
kur t’i gjendemi pranë kur t’ju ka gjelbërim dhembja
për t’ dalë zot në orë të liga tek ia vrasin zigjtë
tek ia bëjnë gërmadhë pamjet e rrugët e një qëllimi
tek i mbushen fushvdekjet me kufoma e fushbetejat
t’i jemi pranë dhimbjeve të lindjes në ara në male
e mos t’i thuhet për të flakës së shpirtit të mos digjet
dhimbjeve të harbuara kur ia përgjakin epikën, këngët
kasapët e përkryer për t’i prerë dhe pipat e fundit
e për ta zhbërë nëse munden me pemë e frymorë
me teshë e koteshë duke e ndjekur me tmerr deri në themel
veç gurëve të themelit që s’i lëkund kurrë as ia merr
nga rrënjët e trrollit etnik e nëpër farë e fortë epike



21.

Ah, shqiptarë plisbardhë e mi zemërdjegurit
të tmerrshëm, ah, mbi supe vitet e robërisë
kudo gjurmë dhëmbësh fashistë të një bishe karpatesh
që s’e di kurrë ku është kufiri i mizorive të çmendura
ngjarje tragjike e kanë kripur kohën mizore e shpirtgur
anë e kënd globit të shpërndarë tragjikisht pikë e pesë
brenda e jashtë të ndarë në mes veti nëpër rrathë ferri
ah tmerri im përplasja ime e tmerrshme në ty
në therrtore therren në fyt arsyet e pastra e kombëtarët
i lënë kokat për dhe të atdheut e flamur shqipeje
pse jo unë ka çdo të drejtë ta lë kokën për tokën
për zotynë kjo racë është patalogjikisht e pashëruar
t’u biam, ta ndjekim deri te një farë të djallit
e mallkim u paçin të ardhmet e tyre deri në një
u shofshin brezat e tyre barbarë e çdi gjë qe e kanë
mësuar antinjerëzisht zoti ua mbuloftë me shëmtim
edhe në fund të globit po të jetë mbirë far shkjau
mos u mashtrone bre se nuk ka kund shkja të mirë
ka vetëm shkije vampirë kudo racë e fëlliqur, mjerim
ka toka kah e shkelin, mjerim kanë pamjet kah i djegin

22.

Pa u ndarë mirë dita e nata krimbohen të papritura
nga vrimat do të dalin veç krimba me krimbërinë e vet
na vërshojnë të etur për pushtet e jo për shtet, medet
po verbim u ka mania për sundim farë e pakuptim
tragjedinë s’e shohin e kanë mësim të huaj lakminë
e prishur për kurtha pas shpine për hile e shërbime
kobëzeza në emër të djallit kur hapet kutia e Pandorës
janë zaptues të egër fronesh të pista e grabitës
me koka përbindëshe pa e parë përbindëshin tjetër
përbindshëm të sulur mbi shqiptarë-heeej burra more
po e lëshuam një këmbë dhe` Kosove këtë plagë të madhe
më mirë t’i biem not detit e të dalë ku të dalë
por jo pa u zhdukur në njeri të fundit e në shqiptar
të fundit pa mbetur shqiptaria pa gjak pa farë
s’e lëmë Kosovën në gojët mesjetare në ujqëri karpatesh
është shenjti me ne është NJERIU që vjen andej
atlantikut i dërguari i zotit në mrojtje të drejtash
është miku ynë më i miri në ditët e vështira
dhe s’kemi për t’i mbetur borxh për miqësi të shtrenjta
dhe s’kemi për t’ia harruar kurrë dorën e zgjatur
në këto orë të liga përfytjes me vampirë e shtriga

23.

Erdhën t’i fryejnë prapë të zezës mbi mua
vetevrasje të bukur u kishte rruga e ardhjes
me mite në maje shtize me lutje për krime
me bekim tek historitë e tyre primitive
tek rrenat që e kanë shkencë nacionale
dikush më ta prit t’i shohim deri ku e kanë
unë i thashë le t’i shohë zoti le t’i gjykojë e drejta
le t’i shohë njerëzimi se si turren radhë me radhë
me kokë gongone plot shëmtim për t’u trishtuar kuptimi
se si përkryhen urrejtjve pas tokave të huaja si yshten
tek Molla e Kuqe ishte kufiri yne deri tek Arta në Jug
por këtë herë të ka mashtruar keq mëkata e gjakut helm
të ka verbuar sysh historia e krimit tash në Kosovë
fundi yt do të jetë turp fund i përjetshëm
para shek XXI s’u desht shpjegim t’i jipja njerëzimit
që s’iu ngopën kokat me tragjeditë tona me tokat
që s’janë tuajat këtë radhë do t’ia korrni të kotat
mendimit mizor me barbari mesjetash tek fara katile

24.

Nëna, motra, fëmijë me fëmijërë të këputur
trishtuar ju ka kaosi, traumat e rënda të këtij fundi
me lotët tuaj do bëheshin riga shiu për një shekull
uh, po ç’tmerre keni parë po ç’dhembje keni ndjerë
para syve të ju pushkatohen më të dashurit, të zënit
rob në duart e kanibalëve sadistë e antinjerëz
ata s’kanë gjak njeriu, janë krijesa shpirt djalli
vijnë nga terri monstruoz i historisë makabre
të mësuar brez pas brezi të pinë gjak shqiptari
ju që vdiqët padashje në illim e në mess ë jetës së ëmbël
me sy të nxjerrur me koka të prera me gjymtyrë copa
ç’faj i patët kohës e zotit që lindët shqiptarë e pse
jetuat shqiptarçe pse vdiqët me pasthirrma shqipe në gojë
ç’faj i patëm lindjes duke ia bartur jetës qefinin
shtigjeve kah kemi stisur ndjekjeve gjysmë të vdekur

25.

Pamëshirshëm qindvjetshavë ke shkelur mbi mua
ke bërë çka s’bëhet, ke stepur edhe zotin atje lart
Uh po armik i egër ke qenë e ke mbetur për jetë po ai
që kur ke ardhur e zure vend përeth tokave të mija
atëherë e sot ke mbetur barabar në tëra ecjet e tua
ku je vuajtje e përvauajtur po zi na i ke rënë epokës
po zi na i ke shkruar këto stinë e vite me të zezën
i zi na është derdhur pqrmbi koka e shpirt trishtimi
Ah, falë të qofsha zoti ynë, ku rendin kështu spijujt
tradhtarët, antinjerëzit, antindërkombëtarët, kurrë s’u falet
shiten lirë për ndonjë shërbim si kuaj pa shërbim
dëgjojani tash gjëmen krismës në këtë zgjim Kosove
është gjaku që ia shkruan historinë Ilirit e Ilirianës
është jehona e tij që pëlcet tek ndërgjegjet e botës
dhe vijnë radhë më radhë shqiptarët dhe i prijnë
luftës dhe epokës tek rrënja e lashtë ia bekojnë tytën
pastaj vijnë kremtet dhen shqip çelin sërish lulet e
bari rritet sërish dhe shpendët përsëri shihen sndej
e shumohen prej vezës së vet e bashkë me njerëzit
ecin lumenjt e stinët e mungojnë vetëm të rënët
s’mungojnë në asnjë çast emrat tanë mësa kohët tona
i yni i bie cep më cep pa drojë duke prekur zgjimin
duke mos besuar se nga hiri i vet Ringjallet Kosova

____________


     Poema  Shqiptari vdes duke kënduar është botuar në Floripress.

Më vonë janë bërë disa plotësime dhe është përfunduar.


*****************


Naim Kelmendi: Po,është e vërtetë se puna krijuese në një vepër letrare, kërkon kohë e angazhim dhe dua të them, sakrificë të madhe, për krijuesin e vlerave. Mbase më idealja për krijuesin është vepra. Kjo ka qenë kështu që kur shkruhen veprat dhe vazhdon të mbetet kështu edhe sot. Në tërë rrugën time krijuese, them me sinqeritet se mbase dhe kam sakrifikuar shumëçka në jetën time vetëm që të krijohet vepra arstistike, ama vepra që le gjurmë në kohë dhe që i reziston kohës me vlerën e saj letrare. Unë mendoj se këtë gjë e ka theksuar dhe vlerësuar edhe kritika letrare e kohës që ka përcjellur veprën time në kohë,(tashmë janë dikund afër 22 vepra të botuara letrare)duke i cilësuar vlerat e krijimtarisë dhe të veprave. 

Është fakt i vërtetë se për ta krijuar veprën duhet lënë anash shumëçka tjetër dhe duhet të kesh kohën për punën krijuese.  Për të krijuar duhet pasur edhe durimin,por mbase dhe inspirimi është gjithmonë pikënisja për të krijuar. Unë them se këtu ka diçka nga dhuntia e lindur,apo sikur e kanë thënë dhe të tjerë se dhuntia dhe talenti do të mbesnin në gjysmërrugë, po të mos punohet për ta ngritur më tutje veten në këtë drejtim, ngase krijimtarinë artistike, e dallojnë shumë faktorë, e që duhet gjithmonë të jenë koincidues në mes vete. Për faktin se a është një vepër letrare vërtet e denjë artistikisht,këtë gjë më mirë ë thotë mendimi i kritikës apo dhe i lexuesit, ngase ata janë barometri më i saktë për këtë, por mbase dhe krijuesi deri dikund e di për nivelin e punë së vet krijuese. Unë i detyrohem gjithmonë kritikës dhe mendimit objektiv të saj në raport me veprën letrare, në këtë rast edhe për veprat e mia lerare.



Me botimin e veprave të fundit,  keni arritur sukses të jashtëzakonshëm, edhe me vlerësime të tilla se gjatë këtyre viteve të fundit  ishin  veprat  më të mira.  Çfarë mund të thoni ju si autor?
Naim Kelmendi:Veprat poetike, për të cilat juve më pyetni, vërtetë besoj së shquhen për një stad të mirë të nivelit artistik, në vazhdën e veprave pararendëse, të botuara këtu e sa vite më parë dhe që përbëjnë kështu opusin e krijimeve të mia letrare, por këto të këtyre kohëve të fundit, besoj se shquhen jo vetëm përnga motivet krijuese, por shquhen edhe përnga preokupimet e mia krijuese dhe përnga ndërtimi dhe nivelizimi poetik i fjalës së shkruar poetike. Këtë e vërtetojnë vetë veprat me lëndën e tyre artistike, pra me prurjen poetike të veprave. Besoj se mund të ndjehem paksa deri dikund i kënaqur përnga niveli artistik i krijimit të këtyre veprave dhe përnga mesazhi dhe qëllimi i krjimit të tyre për të përcjellur mesazhin artistik të tyre edhe tek lexuesi. Dhe, kur krejt kësaj ia shton edhe atë konstatimin e opinionit për arritjen e nivelit të tyre, atëheërë do t’i lejoja vetes vetëm një çast kënaqësie artistike se, ia ka vlejtur puna e bërë krijuese dhe koha dhe përkushtimi krijues ndaj veprave. Unë, them të drejtën kur krijoj mendoj se ekzistoj. Në asnjë rast nuk mund të rri indiferent ndaj jetës dhe të ngjarave të saj në përditshmëri dhe në realitetin në të cilin jetoj dhe frymoj.


Çka është e veçanta e këtyre veprave për dallim nga krijimatia jote e mëhershme?
Naim Kelmendi: Po, e veçanta e këtyre veprave, për të cilat juve i veçuat, janë vetë lënda artistike që ofrojnë këto. E veçanta janë motivet dhe diskursi letrar i tyre. E veçanta është vetë mesazhi poetik i tyre që sjellin ato për lexuesin. Nëse kam arritur vetëm një shkallë të komunikojë dhe të transmetojë ashtu ekzaktësisht mesazhin e veprës tek ai lexues i apasionuar dhe të mbërthejë horizontin e tij të mendësimit, të shijes artistike dhe të frymëzimit, atëherë besoj se vepra letrare e ka kryer dhe do ta kryejë kështu misionin e saj. Për këtë qëllim dhe krijohet një vepër letrare, pra që të transmetojë gjithmonë tek të tjerët mendimin,qëllimin,idetë, dhe të frymëzojë me pëmbajtjen e saj, pra të krijimit. Në të shumtën me humanizmin e saj, e që i duhet gjithmonë lexuesit, njerëzores.

Na thuaj më gjerësisht për veprën “Shqiptari vdes duke kënduar”, kujt ja keni kushtuar dhe pse?
Naim Kelmendi: Vepra poetike në fjalë, i kushtohet legjendës së trimërisë shqiptare dhe të sakrificës kombëtare, Adem Jasharit. Ajo kap horizont më të gjerë të sakrificës shqiptare në historinë e saj shekullore, por dhe deri tek lufta, heroizmidhe qëndresa e Jasharëve, e që mbeten piemonti i sakrificës sonë kombëtare dhe i luftës për liri. Pikënisjen e krijimit kjo vepër-poemë, e ka në vitet e bujshme të luftës sonë për liri, pra në vitet 1998-1999. Atëbotë poema”Shqiptari vdes duke kënduar”, u botua në një gazetë ditore në perëndim, derisa isha unë atje në Zvicër, dhe krejt pak kohë para se të shkoja si reporter lufte, dhe unë atëbotë, për t’u gjendur në vijat e luftës në Koshare. Por poema është plotësuar më vonë, dhe them se është dhe përfunduar vite më vonë pas luftës, por në të zënë vend poashtu dhe disa krijime poetike nga koha e luftës, derisa isha reporter lufte atëbotë në Koshare, atje ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar, që po ndante kombin shqiptar përgjysmë për më shumë se njëqind vjet.

Kurse te vepra “Esenca?
Naim Kelmendi: Edhe vepra “Esenca”, vjen si një trandje e mendimit dhe frymëzimit e mbase dhe e kuptimit, për ta shikuar botën dhe jetën përreth paksa më ndryshe. Por, dhe për ta thënë preokupimin e subjektit krijues, me gjuhën poetike disi më ndryshe. E them këtë ngase këtu vërtet edhe krijimi është diçka më ndryshe. Gjuha, semantika, figuracioni dhe ligjërimi në tërësi të veprës janë më ndryshe. Pra, është një horizont tjetër i kuptimësisë, mendësisë dhe të të kuptuarit e gjuhës metaforike në shpjegimin e fenomeneve të jetës dhe më gjerë.
 E te vepra” Është vetëm kujtesë”?
Naim Kelmendi: Krijuesi gjakon gjithmonë për ta bërë të përkryer veprën në procesin e krijimit të tij, por ky mbetet një iluzion i tij apo lë hapësirë vetë fenomeni i krijimit për ta cilësuar dhe vlerësuar kulmin dhe rëndësinë e veprës dikush tjetër, pra ata që merren me me studimin e saj. Unë nuk besoj në të përkryeren as te një vepre letrare, por besoj në më të mirën, pra besoj se e kam krijuar më të mirën që kam mundur ta krijoj.Vlerësimet le t’i bëjnë ata që duan.Besoj në atë se, mbase dhe beson se e ke  bërë më të mirën, prapë nuk mund t’i besosh përfundimisht vetvetes. Duhet të ta thonë të tjerët, ata që e shijojnë krijimin artistik dhe mbase ata që merren me studimin e veprës. Por, me veprën”Është vetëm kujtesë”, mendoj se kam gjakuar atë pikën kulmore të ligjërimit dhe ndërtimit të fjalës së shkruar poetike, për t’i vënë pikën dikund nivelit artistik të veprës. Nëse këtë e arsyeton vepra në fjalë, krijuesi ndjenë së paku një shlirim njerëzor dhe i gëzohet ndikimit të saj tek lexuesi, pra tek ai për të cilin dhe shkruhet vepra.
 Te vepra kushtuar poetit tonë të letrave shqipe , 101 përkushtime Ali Podrimjes, pra “Antologjia e dhembjes poetike”?
Naim Kelmendi:Pas vdekjes së poetit tonë të madh kombëtar Ali Podrimjes ,atje në Lodeve të Francës,them se na ka pllakosur dhembja secilin prej nesh që e kemi njohur Podrimjen si poet dhe si njeri,por mbase dhe të gjithë ata teë tjerët që e kanë lexuar dhe janë prekur nga vdekja e tij fizike. Menjëherë pas vdekjes së poetit, kanë filluar përkushtimet poetike gjithandej Evropës dhe deri në Amerikën e largët, pastaj nga poetë nga tërë gjeografia kombëtare, Kosovë, Shqipëri, etj, dhe gjithkund ku jetojnë shqiptarët muzat e poetëve për vdekjen e poetit sikur u zgjuan. Unë hartova këtë libër për të futur brenda një vepre tëra këto krijime të dhembjes së poetëve për humbjen e mikut të tyre të fjalës, por edhe të njeriut dhe poetit që mbase e kanë ndjerë si humbje dhe e kanëë treguar dhembjen e vet përmes shprehjes së figurshme, pra poezisë. Them se libri doli i suksesshëm,dhe mbetet një “Antologji e dhembjes...”, për poetin Podrimja, për ta ringjallur në vargjet e krijimet e këtyre poetëve, pra të 101 poetëve, që shkruan përkushtimet e tyre poetike nga dhembja njerëzore dhe poetike për poetin e madh, njeriun e madh dhe shqiptarin e madh Ali Podrimjen.
 Po mirë, në përgjithësi në veprimtarinë e juaj letrare janë përfshirë shumë periudha kohore, na thuaj cilat janë ato?
Naim Kelmendi: Si të them, mendoni në periudhat e krjimtarisë sime letare mesiguri. Fillimet te mia krijuese datojnë që herët, që në kohën e shkollës fillore, por ka vazhduar më pastaj kështu me krijimet e fillimeve krijuese, pra në vitet shtatëdhjeta, por botimi fillon në vitet tetëdhjeta, dikund më sa më kujtohet me 1984. Me librin e parë të botuar daton viti 1985, dhe kështu ka vazhduar më pastaj gjatë tërë kësaj dekade duke botuar dikund një pjesë të mirë të krijimtarisë që përmbledhë disa tituj. Më vonë do thosha se edhe periudha e viteve të nëntëdhjeta ka qenë e theksuar në botimet e veprave të mia poetike, pastaj publicistike etj,por dhe pas kësaj dekade kam vazhduar dhe pas luftës deri më sot. Besoj se do të vazhdojë ende këtu e tutje.
 Zotëri Kelmendi, po tash kah e keni orientuar tehun e aktiviteteve?
Naim Kelmendi: Krijuesi gjithmonë ka projekte ideore e që më pastaj ose shkruhen ose skicohen për t’u kthyer më vonë me shkrimin e tyre. Kam disa dorëshkrime që më presin për t’i përfunduar.Por, në krijimtarinë time letrare do të jetë primare proza dhe romani, pra në të ardhmen e këtij synimi krijues. Janë disa dorëshkrime në këto gjini letrare, por dhe tjerat që do shkruhen. Pak a shumë jam treguar i padrejtë ndaj këtyre projekteve, por mbase në t’ardhmen do merrem denjësisht me to. Paqim uratën e Zotit dhe dashurinë tij për të na dhënë kurajën, mundësinë dhe kohën

(Autori  Prof.Dr.Naim Kelmnendi,Ph.D,është Anëtar i Akademisë së Shkencave  dhe Arteve Shqiptaro Amerikane)

Floripress

”Potpuria”letrare dhe shkencore e Flori Bruqit



Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri 

Para pak ditësh, Shtëpia Botuese “Klubi i poezisë”, Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, të autorit Flori Bruqi, poet, shkrimtar, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, një libër ky, i 40-ti  në serinë e veprave të tij, të botuara deri tani. Recenzent i librit është Rexhep Shahu, kurse redaktor – Izet Duraku.

Libri përshkohet tejendanë nga interesimet, emocionet, joshat, dyshimet e autorit që e lidhin artin e fjalës me realitetet shumëngjyrëshe të jetës së përditshme. Analizat kritiko-letrare i adresohen një spektri të gjerë çështjesh etikomorale dhe lidhen drejtpërsëdrejti me kërkesat e përditshme të organizmit shoqëror. Si një kritik letrar i kompletuar, Flori Bruqi ka shpërfaqur aftësitë e tij për të zbuluar para lexuesit tablonë e të kuptuarit të plazmimeve artistike në indin e veprave të analizuara. Kësisoj ai ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegtimin e veprës letrare nga autori te lexuesi. Brenda penës së tij vjen e ravijëzohet edhe “reparti i punës” së shkrimtarit, edhe bota e larmishme e lexuesit. Shkrimtari, poeti, kritiku dhe gjuhëtari gjerman Frederik Shlegel (Friedrich Schlegel – 1772-1829) thotë:


“Kritiku është një lexues, i cili merret me “tretjen” e gjërave që ka lexuar. Prandaj ai duhet të ketë disa stomakë”.

Funksionin e kritikës letrare Flori e shikon të lidhur ngushtë me ndikimin që ajo duhet të ushtrojë mbi opinionin shoqëror, mbi vetë autorët e veprave artistike dhe mbi zhvillimin e përgjithshëm të letërsisë dhe të artit. Në mundin e tij kritikoletrar, ndihet prania e heshtur e frymës polemike, dialogu i heshtur me autorin, me lexuesit e hamendësuar, me kolegët-oponentë.

Në këtë vepër të re,Prof.Dr. Flori Bruqi,Ph.D i drejtohet analizës së krijimeve letrare, të kahershme për nga prejardhja e tyre, por që vazhdojnë të ndikojnë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesve edhe në ditët tona. Të tilla janë krijimet letrare të Homerit shqiptar Gjegj Fishta. Vepra e Fishtës, e këtij korifeu të kulturës shqiptare, përherë do të jetë objekt studimi dhe analizash nga ana e kritikëve dhe e studiuesve të letërsisë shqipe. Ajo ka qenë, është dhe do të mbetet përjetësisht burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe pasardhës për farkëtimin e vetëdijes kombëtare, në kundërshtim me vlerësimin armiqësor që i pati bërë Enver Hoxha Fishtës dhe vepërs së tij, simbol i nacionalizmit shqiptar. Lexuesi me vetëdije të lartë kombëtare, vë duart në kokë për mjerimin e palakmueshëm të figurës së Enver Hoxhës, kur sulmin e këtij të fundit kundër Fishtës, e krahason me vlerësimet që kanë bërë për të mjaft personalitete të shquara kombëtare dhe të huaja, të cilat Flori i ka cituar në faqet e këtij libri. Ёshtë e turpshme për Enver Hoxhën, i cili, si argat i regjur i Beogradit, nacionalizmin e pastër të Fishtës, e vë në një peshore me shovinizmin tribal të Vlladan Gjeorgjeviçit, kur deklaron:

“Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese” (Citohet sipas: Enver Hoxha për miqësinë me sllavët, sulmon Fishtën”. Marrë nga faqja e internetit “Peshku pa ujë”. 06 dhjetor 2012).

Këtu po ndalem vetëm në vlerësimin e Prof. dr. Norbert Joklit, të cilin Flori e citon në veprën në fjalë:

“…me At Gjergj Fishtën gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojë. Me At Gjergjin, kryetar në Kongresin e Manastirit, u caktue njëherë e përgjithmonë një alfabet i vetëm për mbarë Shqipninë, vendim ky me dobi që nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla me shqipen gjuhë mësimi…”

Këtë shkrim e titullova “Potpuria” letrare e Flori Bruqit”, sepse Flori, nga vargjet gjëmimtare të Fishtës, kalon te vargjet dhe përgjithësisht te vepra bubulluese e Arshi Pipës. Mandej “e mban vrapin” te josha magjiplote e krijimtarisë së Mira Meksit, në endjen e saj lirike mes Tiranës dhe Parisit, vazhdon me shtresëzimet e letërsisë shqiptare, duke analizuar zhvillimet e saj jo vetëm brenda trojeve etnike, por edhe në diasporë, si në Bullgari, Rumani, Greqi, Turqi e deri në Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për mendimin tim, Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare. Nga radhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54 syresh. Mes krijuesve të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dëshiroj të shtoj edhe emrin e eseistes dhe të shkrimtares sa të talentuar, aq edhe fjalëpakë, Nimfa Hakani, e cila, në nëntor të vitit 2015, botoi në Shqipëri tre libra: përmbledhjen me tregime me titull “Pacientja 101”, një përmbledhje fabulash dhe rrëfenjash për të rritur, të titulluar “Luani i fjetur”, dhe një përrallë për fëmijë, me protagonist Gjeto Basho Mujin.

Flori vijon me Rexhep Hoxhën, me këtë krijues të heshtur hijerëndë, që të mahnit me ca vargje plot aromë ëndërrimtare:

As vetë s’e dij pse kot rrugëvet po sillem

Pa kurrfarë qëllimi – pa drejtim askund!

Nër rrugë t’ qytetit m’ duket se po hidhem

Sikurse Kolombi n’ oqean t’ pafund.

Paskëtaj Flori ndalet te Kadrush Radogoshi dhe analizon veprën e tij “Semantika e bregut tjetër”, ku del në pah talenti i tij si eseist, studiues dhe shkrimtar. Prej këtej, hidhet te Prenk Jakova, themeluesi i artit operistik shqiptar, autor i sa e sa këngëve dhe romancave plot lirizëm marramendës, i cili e mbylli jetën në një mënyrë tragjike, me vetëvrasje, për shkak se diktatura komuniste enveriane jetën ia pati lënduar rëndë me pushkatimin mizor të të vëllait, për shkak të bindjeve të tij nacionaliste, çka ai e mbajti peng në zemër sa qe gjallë.

Prekëse janë faqet që Flori i kushton krijimtarisë së Ali Podrimjes që të rrëmben me vargjet e tij plot afsh lirik, aq të pasur me një figuracion emocionues. Me vdekjen e tij enigmatike dhe të parakohshme në Francë, Kosova dhe mbarë trojet etnike shqiptare sikur humbën njërën nga arteriet e tyre me gjak gurgullues.

Martim Camaj zë një vend nderi në historinë e kulturës sonë kombëtare, i njohur si studiues i gjuhës shqipe dhe i dialekteve të saj, si njohës i shquar i botës arbëreshe, të cilin autori ia prezanton lexuesit si një poet dhe prozator të talentuar, të respektuar për thjeshtësinë e madhështisë së tij, për pasurinë e pamatë të leksikut të tij.

“Potpuria” floriane vjen e bëhet edhe më emocionuaes kur ai e ndal “fluturimin” e shënimeve kritike te njëra nga krenaritë e kulturës shqiptare me prejardhje shkodrane, te Ndre Mjeda, te autori i poezive aq të dhembshura që ta ngrenë zemrën peshë me notat e tyre elegjiake.

“Potpuria” në fjalë vjen e pasurohet edhe më shumë me elementet e folklorit dhe të etnografisë. Flori, me përshkrimin e qeleshes së bardhë që sfidon popujt në shekuj, ka folur për historinë e saj. Kjo qeleshe, e quajtur ndryshe plisi shqiptar, si një simbol karakteristik i etnisë shqiptare, është përcjellë nga thellësitë e shekujve, plis ky, i papërsëritshëm në asnjë etni tjetër, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në mbarë botën. Prandaj kjo është edhe arsyeja që, siç thotë Flori, plisi shqiptar (qeleshja) ndodhet i ekspozuar në muzeun e Luvrit (Louvre) në Paris.

Në kreun e librit me titull “Moderniteti në letrat shqipe”, që shërben edhe si titull i kësaj vepre, kritiku Flori Bruqi është ndalur në tre momente kryesore:

Së pari, në zhvillimin e letërsisë në Kosovë, e cila zë fill që në vitet ’30 të shekullit të kaluar, kur dalin në skenë penat emblematike të Esat Mekulit dhe të Hivzi Sulejmanit. Më tej autori vazhdon me krijimtarinë e poetëve dhe të shkrimtarëve të tjerë, të cilët, edhe në kushtet e terrorit serb, asnjëherë nuk hoqën dorë nga krijimtaria letrare, duke e vlerësuar atë si një armë të fuqishme të identitetit kombëtar.

Së dyti, në zhvillimin e letërsisë arbëreshe, e cila përbën një faqe të ndritur në historinë e kulturës së kombit shqiptar. Domosdo që nuk mund të mos shpërthenin “sythet” e letërsisë artistike arbëreshe, qoftë në prozë, qoftë në poezi, përderisa atje jeton një popullsi prej 90 mijë frymësh që vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe.

Së treti, në lindjen në diasporë të një letërsie në gjuhë të huaj, por me tema shqiptare.

Në faqen e internetit “Agjencioni Floripress” të datës 03 shkurt 2014, Flori kishte botur një shkrim me titull “Shkrimtaret e ekzilit” dhe përmendte konkretisht shkrimtaret Anilda Ibrahimi, Elvira Dones dhe Ornela Vorpsi, të cilat, siç thekson në këtë libër, përbëjnë treshen shqiptare të mërgimit në Itali, që i boton librat e veta në italisht, në shtëpitë botuese “Feltrinelli” dhe “Einaudi”. Ai përmend edhe zonjën Besa Myftiu që jeton në Zvicër dhe librat e veta i boton në Francë, në shtëpinë botuese “Fayard”. Asokohe, po më 03 shkurt 2014, unë pata botuar në internet një shënim me titull “Katër burbuqet e magjisë shqiptare”. Me këtë rast, dëshiroj të shtoj edhe një tjetër “burbuqe” të talentuar. Kjo është zonja Nimfa Hakani, e cila, siç e përmenda më lart, jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Karolinën e Veriut. Këtë vit, dhe konkretisht më 25 prill, ajo botoi një përmbledhje me tri novela, me titull “Under The Orange Tree” (Nën hijen e portokallit), me një vëllim prej 362 faqesh. Tematika e tri novelave ka për objekt fshatin shqiptar në jug të vendit, në periudhën midis dy luftërave botërore

Flori i rikthehet kritikës letrare me analizën e krijimtarisë së Gani Xhafollit, një krijues ky me një individualitet mjaft të spikatur në lëmin e poezisë për fëmijë, i cili u nda nga jeta më 15 qershor 2015, në moshën 73-vjeçare

Studimi kritik i Flori Bruqit pasurohet me një analizë të dialekteve të gjuhës shqipe, ku theksohet se dallimet mes tyre nuk janë të mëdha, me përjashtim të disa ndryshimeve në sistemin fonetik, në strukturën granmatikore dhe në leksik. Mandej ai e vazhdon analizën për shqipen e njësuar, duke u ndalur në parahistorinë e saj që prej shek. XVI-XVIII, në hartimin e fjalorëve të parë, në kontributin që dhanë shumë figura të shquara të Rilindjes Kombëtare para dhe pas shpalljes së pavarësisë, derisa u arrit në Konsultën Gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, e cila u mbështet në parimin “Një komb, një gjuhë, një flamur”, çka krijoi parakushtet për thirrjen e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, që hodhi themelet e shqipes së njësuar në mbarë trojet tona etnike.

Në këtë pjesë të librit u është lënë hapësirë edhe studimeve shkencore për gjuhën shqipe që janë kryer nga shkencëtarë të huaj dhe shqiptarë, edhe në kuadrin e lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese.

Disa faqe të librit të vet, Flori ia ka kushtuar Nënë Terezës, e cila përfaqëson simbolin e ngrohtësisë shpirtërore dhe të humanizmit botëror. Prandaj figura e saj ka shërbyer si objekt frymëzimi për shumë personalitete të njohura të kulturës sonë kombëtare dhe të kulturës botërore.

Pas një paraqitjeje panoramike të krijimtarisë së poeteshës, dramaturges dhe prozatores Shqipe Hasani, Flori zbret përsëri në truallin e folklorit dhe konkretisht në atë të artit rapsodik të Dervish Shaqa Kosovës, të cilin, me shumë të drejtë, ai e quan “gjeneral të folklorit shqiptar”. Aq përcëllues ishte mesazhi i këngëve rapsodike të Dervish Shaqas për kolonizatorët serbë, saqë ata filluan përndjekjen e tij. Prandaj ai, në vitin 1956, u detyrua të zhvendosej në Shqipëri, në Rashbull, ku pati themeluar grupin e famshëm rapsodik që ka lënë gjurmë të thella në traditën e folklorit shqiptar.

Emocionuese janë faqet e librit, kushtuar njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, Mitrush Kutelit, ekonomistit mendjendritur dhe shkrimtarit erudit, poetit dhe përkthyesit me shije të hollë, të cilin diktatura komuniste e trajtoi si njerka fëmijën e gjetur. Dhe s’mund ta trajtonte ndryshe, sepse intelektualët me dije enciklopedike përbënin rrezik për përmbysjen e saj. Prekëse, deri në lëndim të shpirtit, është letra e fundit e Mitrush Kutelit. Përmbajtja e saj është tronditëse. Me atë letër, Kuteli, tërthorazi, zbulon një realitet tragjik të kohës së diktaturës, kur ai intelektual i madh ishte katandisur në një gjendje aq të rënduar shpirtërore.

Në “potpurinë letrare” Flori  Bruqi nuk mund të linte mënjanë artet e bukura. Prandaj ai i kushton disa faqe jetës dhe krijimtarisë së skulptorit mjaft të talentuar Agim Çavdarbasha, i cili është i njohur për hapjen e shumë ekspozitave jo vetëm në trojet amtare, por edhe në disa vende evropiane.

Me analizën e veprës së Odise Grillos, të simbolit të letërsisë shqipe për fëmijë, me vlerësimin e krijimtarisë së Esat Mekulit, si shkencëtar në fushën e veterinarisë, si poet me një talent origjinal, si përkthyes me një prodhimtari të jashtëzakonshme, si publicist dhe si një aktivist politiko-shoqëror, i cili zë një vend të veçantë në historinë e kulturës sonë mbarëkombëtare, me pasqyrimin e veprimtarisë së Enver Gjerqekut, poet, studiues, përkthyes dhe historian i letërisë, profesor i letërsisë shqipe në fakultetin filologjik të Universitetit të Prishtinës prej vitit 1962 deri në vitin 1995, mbyllet vepra në fjalë e Flori Bruqit.

Në parathënien e librit, autori ka bërë një analizë kritike të botës letrare shqiptare, me të mirat dhe me dobësitë e saj. Ai ka cituar shkëndijëza të fjalës së çmuar të figurave të tilla, si Ismail Kadare, Ridvan Dibra, Arian Leka, Fatos Kongoli, Visar Zhiti dhe Zija Çela, si edhe të personaliteteve të huaja të lëmit të kritikës letrare. Në këtë parathënie shpërfaqet krtitika letrare profesionale brenda këndvështrimit edhe të krijuesit, edhe të lexuesit. Si një kritik-profesionist, Flori Bruqi bie në sy për thellësinë e kujtesës letrare dhe për trajtimin estetik të artit të fjalës së shkruar, çka buron nga përgatitja e tij si një intelektual erudit, i papërsëritshëm në lëmin e shkencës së kritikës letrare. Prandaj sa herë që lexoj shënime kritike të Flori Bruqit, menjëherë më vjen ndër mend një thënie e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Wilde – 1854-1900).

*****

Ndërsa libri , me titull "Triumfi shqiptar", i zotit Flori Bruqi, nxjerr në spikamë natyrën shumëdimensionale të krijimtarisë së këtij personaliteti të shquar të kulturës shqiptare. Në universin e kulturës shqiptare është i rrallë fakti që një krijues të dalë para lexuesve me autoritetin e admirueshëm të një shkrimtari, poeti, përkthyesi, publicisti, historiani, gjeografi, analisti dhe kritiku të talentuar.

 Tek lexon këtë vepër kaq interesante, që të rrëmben me tematikën e vet bukur të larmishme, nuk mund të mos ndiesh njëherazi kënaqësi dhe krenari për faktin që krijimtarinë e zotit Flori e përshkon tejendanë një frymë mahnitëse objektiviteti, humanizmi dhe optimizmi të pakundshoq.


Mes rreshtave të kësaj vepre nuk është vështirë të kapësh tiparin më themelor të formimit intelektual të zotit Flori - dashurinë e tij të pastër për tokën amtare, respektin e lakmueshëm për këdo që është atdhetar dhe që e do me shpirt punën, si burim mirëqenieje dhe begatie për të gjithë.

Albert Kamy (Camus - 1913-1960) thotë:“Asgjë tjetër nuk mund ta frymëzojë kaq shumë njeriun, sesa vetëdijësimi për gjendjen e tij të pashpresë”.

Duke pasur parasysh këto fjalë të qëlluara të Kamysë, mendoj se të gjithë ata shqiptarë që popullojnë mbarë trojet tona etnike në Evropën Juglindore dhe që janë të kapluar nga pak nga ndjenja meskiniteti, smire, xhelozie, inferioriteti dhe zvetënimi të shpirtit njerëzor, pra, nga “vetëdijësimi për gjendjen e tyre të pashpresë”, është mirë ta lexojnë, me durim, veprën e zotit Flori, se nuk do të mbeten të zhgënjyer, nëse do të jenë në gjendje të zbulojnë brenda qenies së tyre një çikëz frymë objektiviteti.

Kam bindjen se do të dalin të fituar, se vepra e zotit Flori shërben si melhem për qetësimin e shpirtrave që janë të infektuar nga mikrobi djallëzor i përçarjes njerëzore. Ne, shqiptarët, kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim prova boll të dhimbshme të përçarjes kombëtare, çka e kemi paguar shtrenjtë - me copëtimin e trojeve tona etnike. Evropa na e ka njohur mirë dhe na e ka “yshtur” po aq mirë këtë mikrob të mallkuar, prandaj edhe trojet etnike na i bëri çarçaf. 

Vepra e zotit Flori duhet të lexohet me shumë vëmendje sidomos në Kosovë, në mënyrë që njerëzit e infektuar nga mikrobi i përçarjes t’i thërrasin mendjes dhe të heqin dorë një herë e mirë nga sulmet që ndërmarrin kundër njëri-tjetrit nëpër faqet e internetit, ca sulme publike këto, me një fjalor të padenjë për stilin e komunikimit njerëzor, por edhe më shumë të padenjë për një komunikim intelektual.

Më gëzon shpirti dhe ndiej një kënaqësi të jashtëzakonshme kur lexoj këtë vepër të zotit Flori Bruqi, që të mëson dhe të frymëzon që ta duash dhe ta respektosh njeriun, pra, ta duash dhe ta respektosh shqiptarin. Sepse në analizat e veta shkencore zoti Flori  Bruqi , tërthorazi, zbulon anët më humane të shpirtit njerëzor, ndikimin e tyre në plazmimin e vlerave krijuese dhe rolin që ato duhet të luajnë në shëndoshjen e shpirtit shqiptar me dashurinë e njeriut për njeriun.

Në gjykimin tim, mbarë krijimtaria e zotit Flori Bruqi, për tematikën e gjërë që trajton dhe për objektivitetin e analizave shkencore që shpalosen në të, mund të vlerësohet pa drojë si modeli i një enciklopedie të mendimit shqiptar.

Mes shkulmave të ngrohtësisë së një shpirti humanist

“Një kirurg i mirë e di se kur thika e tij është duke prekur nervin. Edhe një kritik i mirë e ndien po ashtu lëvizjen e penës së vet”. Bernard Shou .

Me librin e ri “Diademë letrare”, autori Flori Bruqi, i mirënjohur për krijimtarinë e tij të begatë në shumë fusha të dijes, vë në dorën e lexuesve një tjetër vepër interesante, në të cilën pasqyrohen ngjarje të vrragshme në jetën e kombit shqiptar, probleme të gjuhës shqipe, përsiatje në fushën e kritikës letrare, vlerësime mjaft të gjetura për veprimtarinë krijuese të autorëve të ndryshëm, nisur gjithmonë nga objektiviteti shkencor që është produkt i formimit të tij të admirueshëm intelektual.

Ai bën interpretime dhe shpreh këndvështrime për vepra letrare nga pikëpamja e aktualitetit, duke i lidhur ato me problemet e mprehta të jetës shoqërore dhe shpirtërore të popullit shqiptar dhe duke nxjerrë në pah tërthorazi edhe bindjet e veta si kritik, të mbështetura mbi një truall të shëndoshë kombëtar.

Tek po e lexoja me kureshti çdo faqe të këtij libri mjaft tërheqës, më erdhi ndër mend një shprehje e bukur e Oskar Uajldit (Oscar Fingal O’Flahertie Wills Wilde - 1854-1900), filozof, estet, shkrimtar dhe poet anglez me origjinë irlandeze, njëri nga dramaturgët më të njohur të periudhës së vonë viktoriane, i cili thoshte: “Kritika kërkon më shumë kulturë sesa krijimtaria”. Dhe me të vërtetë: vlerësimi kritik i krijimtarisë artistike kërkon formim të gjerë kulturor, i cili përfaqëson në vetvete një “fletëhyrje”, një “lejekalim” për çdo vepër letrare, që kjo të çajë drejt zemrës së lexuesve.

Prandaj  Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D , me formimin e tij, si një intelektual erudit, nxjerr në pah dhe konfirmon parimet krijuese që përvijohen në veprat e shumë autorëve në botën e letrave shqipe, ushtron ndikim të ndjeshëm mbi procesin letrar, si edhe mbi kristalizimin e drejtpërdrejtë të vetëdijes shoqërore.


Vlerësimet e tij herë-herë mbartin një karakter Flori Bruqi publicistik, duke u pleksur me gazetarinë, si edhe një natyrë të mprehtë nga sfera politikës së ditës. Por ato, në të njëjtën kohë, janë të lidhura ngushtë edhe me shkenca të pranëndodhura (fqinjësore), si historia, gjuhësia dhe politologjia. Shumë interesante janë përsiatjet e autorit për letërsinë dhe për psikologjinë.

Aty ai ndalet në figurën e Frojdit, i cili njeriun e vë në qendër të psikanalizës. Në qendër të doktrinës psikanalistike frojdiane për njeriun, qëndron fakti se njeriu përfaqëson në vetvete një sistem energjetik. Sipas Frojdit, njeriu, në këmbënguljen e tij të padiskutueshme për kënaqësi, hyn në konflikt me shoqërinë dhe me qytetërimin.

Njerëzit, sipas tij, veprojnë në përputhje me parimin e kënaqësisë, me pikësynimin për t’i përmbushur dëshirat e veta pa kurrfarë kufizimi.
Duke ballafaquar Frojdin me Marksin në vlerësimin e individit, autori ndalet në atë që mund të quhet antropologjia filozofike e Marksit.

Të mirën dhe të keqen në natyrën e njeriut, dashurinë apo egoizmin, në dallim nga Frojdi, Marksi e shpjegon jo me vetë natyrën në fjalë, jo me ndonjë sistem energjetik, por me rrethanat shoqërore.

Këtë ai e shpjegon me faktin se njeriu apo individët i krijojnë vetë rrethanat shoqërore në ecurinë e zëvendësimit të breznive.

Mjaft interes ngjallin ballafaqimet që bën autori për gjuhën shqipe dhe sidomos për lashtësinë e saj, duke sjellë brenda thurimës së lëndës pikëpamjet e mjaft shkencëtarëve të shquar të albanologjisë, nga hapësirat evropiane dhe nga trojet amtare.

Atë e dëshpëron fakti që historianët, përgjithësisht, i trajtojnë kulturat që kanë krijuar popuj të ndryshëm të periudhave parahistorike apo historike, por kur është fjala për etni konkrete, ata ose flasin pak ose heshtin fare për popujt që i kanë krijuar qytetërimet përkatëse.

Duhet pranuar se historianët e huaj kanë heshtur qëllimisht për etninë shqiptare se lashtësia e saj ka ngjallur xhelozinë e tyre, veçanërisht lashtësia e gjuhës shqipe. 

Fakti që Plini Plaku (Gaius Plinius Secundus (23-79 e.r.), nartyralist i shquar romak, në veprën me titull “Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës), në vëllimin VII, shkruan : “Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin Diademë letrare  alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”, fakti që, pas Plini Prakut, historiani i lashtë romak Apiani (Аппиано́с Александре́ус - 95-170), me prejardhje greke dhe që ka shkruar në greqishten e vjetër, autor i veprës “Historia e Romës”, ka përsëritur të njëjtën gjë, fakti që profesori hungarez Imre Toth, specialist i sllavistikës, në librin e vet kushtuar Kirilit dhe Metodit, dy krijuesve të alfabetit të sllavishtes së vjetër, thotë se, ndër burimet që ata shfrytëzuan për krijimin e alfabetit në fjalë, ishte edhe shkrimi i vjetër shqip, janë dëshmi të pastra se gjuha shqipe qëndron në themelin e të gjitha gjuhëve evropiane. Madje Engelsi, për Apianin, në veprën “Ludvig Fojerbahu dhe fundit i filozofisë klasike gjermane”,shkruan: “Nga historianët e lashtë, të cilët kanë përshkruar luftën që është zhvilluar në gjirin e Republikës Romake, vetëm Apiani është ai që na flet qartë dhe shkoqur…”. 

Një hapësirë boll të mjaftueshme në librin në fjalë autori ia ka kushtuar shkrimtarit racist serb Dobrica Qosiq, filozofisë së urrejtjes të të cilit ndaj kombit shqiptar ai ia ka çjerrë maskën me vet fjalët e këtij shovinisti të regjur, sipas të cilit, në raport me etninë shqiptare, populli serb na qenka, demek, populli më demokratik, më i civilizuar dhe më i arsimuar i Ballkanit!

Me ditarin e vet me titull “Koha e gjarpërinjve”, të cilin e pati shkruar në periudhën 21 mars 1999 - 1 janar 2000, Dobrica Qosiq, në qëndrimin racist ndaj etnisë shqiptare, zë kryet e vendit, përkrah kryeministrit serb të vitit 1913 Vladan Gjorgjeviç, shkrimtarit Ivo Andriç, akademikut Çubrilloviç, kryepeshkopit Pavle që prehet në аtë botë dhe kryepeshkopit të tanishëm Irinej, si edhe të shumë …viçëve të tjerë antishqiptarë. 

Por Flori Bruqi, me elegancën intelektuale që e karakterizon, është sqimatar në leksikun që përdor për të nxjerrë në pah mllefet e Qosiqit kundër popullit shqiptar të Kosovës, mllefe këto që, në të vërtetë, zbulojnë antivlerat e tij intelektuale.

 “Ekranizimi” që Flori i bën në këtë vepër racizmit të Qosiqit, më kujton një letër shumë interesante që shkrimtari i shquar francez Romen Rolan (1866-1944), laureat i Çmimit Nobel në vitin 1915 për veprën me titull “Për idealizmin e lartë të veprave letrare, për simpatinë dhe për dashurinë për të vërtetën”, ia dërgonte Flori Bruqi një kolegu të tij gjerman në vitin 1914, edhe ky laureat i Çmimit Nobel për vitin 1912. Shkak për atë letër ishte bërë sulmi i trupave gjermane kundër Belgjikës. Letra në fjalë i drejtohej dramaturgut të njohur Gerhart Hauptman
(1862- 1946) më 29 gusht 1914 dhe qe botuar më 2 shtator 1914 në“Journal de Geneve”. Në të ai shkruante: “Lufta është fryt i dobësisë së popujve dhe i budallallëkut të tyre…

Unë… e pashë se si trupat tuaja po shkelin neutralitetin e Belgjikës fisnike. Ky është një veprim i pandershëm që ngjall përbuzje në çdo vetëdije të ndershme dhe është pjesë e traditës politike të mbretërve tuaj prusianë”.

 Pra, Flori Bruqi, në analizën e kthjellët që i bën racizmit të Dobrica Qosiqit, hedh dritë mbi një traditë tashmë të konsoliduar gjatë një periudhe mbinjëshekullore të një racizmi mbarëkombëtar serb, të cilin vargani i mbretërve, njerëzit e letrave, bota akademike dhe politika e ushqyer prej tyre, ia kanë kultivuar mbarë kombit serb në çdo pore të tij.

Kësisoj Flori Bruqi, me një qetësi “patriciane”, e zhvlerëson tërësisht deklaratën butaforike të Qosiqit për popullin serb, si më “demokratiku”, më “i civilizuari” dhe më i “arsimuari” i gadishullit tonë! 

Me taktin e një kritiku gjakftohtë, Flori Bruqi i lë të kuptojë lexuesit se kombi serb dhe mbarë intelektualët që e përfaqësojnë, pa qenë nevoja të hyjë në mendësinë e kampeve politike që nuk ia vlen të hetohet, vuajnë nga një sëmundje mbarëkombëtare, siç është mungesa e së vërtetës, e cila, që në zanafillë të zbritjes së tribuve sllave drejt Ballkanit, u përzu dhunshëm për gjetiu, meqenëse vendin e saj e zunë mitet dhe legjendat që u sajuan pa pasur kurrfarë trualli konkret.

Dhe subvensionimi për krijimin e tyre nuk ka njohur kurrfarë kufijsh. Madje ky subvensionim, që para nje shekulli, arriti deri aty, saqë kryeministri Vladan Gjorgjeviçi, në vitin 1913, botoi librin me titull “Shqipëria dhe Fuqitë e Mëdha”, në të cilin shqiptarët i paraqit si njerëz me bisht që i kujtuakeshin pararendësit gjysmë të egër të lashtësisë.

Pikërisht ky libër, i mbushur me mite dhe me shpifje serbe, u qe servirur në tryezë përfaqësuesve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913 që kishin mprehur thikat për copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Diademë letrare .

 Me analizën e vet intelektuale, Flori Bruqi argumenton tërthorazi se e vërteta mbetet një e mërguar e përjetshme e Serbisë, sepse mitologjia dhe shpifografia janë shndërruar për të në “shpendë grabitqarë” që nuk e lënë t’u afrohet absolutisht hapësirave serbe. 

Madje kulti i mitologjisë dhe i shpifografisë serbe ka arritur deri në atë pikë, saqë kohët e fundit edheKardinali Ëallter Kasper, për të përditshmen katolike Kathpress, deklaroi se Vatikani nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës se Kosova na qenka “djepi” i kishës ortodokse serbe!

Kjo deklaratë e këtij përfaqësuesi të lartë të Vatikanit të bën të hamendësosh se ai ose është një klerik me formim të mangët intelektual, ose ka marrë përsipër rolin e tellallit të Serbisë.

Sepse siç dihet tashmë, politeizmi ilir filloi t’ia lëshonte vendin me kohë krishterimit, i cili, që me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore. Për më tepër, kisha katolike shqiptare në Dardani është përhapur që në shekullin e parë pas Krishtit, ndërkohë që sllavët zbritën në gadishullin tonë në shek. VII.

Kur cek problemin e së vërtetës, Dekarti thotë: “Për të gjetur të vërtetën, gjithsekush duhet që, të paktën, një herë në jetën e tij, të çlirohet nga paragjykimet e grumbulluara me kohë dhe ta ndërtojë krejtësisht nga fillimi sitemin e bindjeve të veta”. 

Me sa duket, kjo thënie e artë nuk gjen kurrfarë trualli në hapësirat serbe.
 Në librin e vet Flori Bruqi është ndalur posaçërisht në krijimtarinë e mjaft autorëve shqiptarë, në veprat e të cilëve, në njërën ose tjetrën mënyrë, gjen pasqyrim çështja kombëtare shqiptare, një çështje që vazhdon të përcjellë rënkatën e një shekulli të tërë për një padrejtësi të rëndë që i është bërë etnisë shqiptare, në pritje për të gjetur zgjidhjen e vet përfundimtare. 

Në analizat e tij del në pah Flori  Bruqi kritik dhe Flori artist, krijues.

 Por në rastin konkret, forca gjykuese, forca analizuese merr sipërinë mbi forcën krijuese. Çështjet me rëndësi jetësore, jeta me të fshehtat e saj, plagët e saj të hapura janë më afër organizimit mbresëlënës të botës së kritikut që mbështetet mbi truallin e shëndetshëm të organizimit krijues të artistit. 

Në analizat e Flori Bruqit  që burojnë nga honet një shpirti të ngrohtë mes shkulmash dashamirësie për kolegët e tij krijues, qoftë caqet e një kritike thjesht estetike që përmblidhen Flori Bruqi  në kërkesën për një interpretim dhe takt poetik, qoftë caqet e kritikës historike, vijnë e përcaktohen nga ndjenja e fuqishme e atdhedashurisë.

Në vlerësimet e tij kritike kapen lehtë zërat e gjallë të jetës shqiptare në një përthyerje artistike, zbulohen të fshehtat e mëdha të shpirtit shqiptar dhe të organizimit të tij të brendshëm.

Në këtë mënyrë, në analizat kritike të Flori Bruqit, vetë jeta shqiptare përvijohet para lexuesit si një përndritje hyjnore.

 Në penën e Flori Bruqit , arti dhe kritika përbëjnë një tërësi organike në të kuptuarit e ideales.

Me këtë vepër, Flori Bruqi  ka ngritur një panteon amfiteatror në nderim të shumë figurave të nderuara të letrave shqipe, mes të cilave nuk mund të rri pa përmendur disidentin e shquar, poetin martir Havzi Nela, gurrës poetike të të cilit ia mbylli grykën litari i kriminelëve komunistë, pikërisht atëherë kur sistemi i tyre ishte në grahmat e fundit.


(Autori  Prof.Dr. Eshref Ymeri, është  anëtar i  Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane) 

Profilet e rreme të facebook-ut & të tjerë

Rilindja cullak!

Nga Jeta TOÇILA

Ke facebook? Twitter? Instagram? Linkedin?

Me siguri e ke të paktën një llogari. Mund ta kesh me identitetin tënd real, por ndoshta e ke edhe një profil të rremë. Të të tregoj disa emra që qarkullojnë në treg?

Variojnë nga emra njerëzish deri tek togfjalësha të çuditshëm, si për shembull: “Hape derën..lule manjola, lule bora, Marti Marti.. Ola Ola, …alla shqiptarçe, lepurushja e bllokut, arbër arbëresh, mbreti luan, etj…

Nëse nuk e ke një të tillë dhe ndihesh i frustruar, krijoje dhe ti një të rremë. Do kesh mundës të shfrysh me tepri emocionet e shtypura, të shprehësh dëshirat e fshehta, të shash me “libër shpie” këdo që të ngre nervat, të ngacmosh vajzat apo gratë, t’u shkruash fjalë të bukura e nëse ato nuk ta varin, t’ua kthesh me fjalë të ndyra.

Do kesh mundësi të provosh fatin tënd, ku i dihet, raste suksesi ka patur plot.

Pasi ke dërguar buqeta me lule në inbox, ti o i mjerë, provo më pas ti kërkosh dikujt të të transferojë disa megabite internet ose të të bëjë një ofertë në telefon. Fundja nuk humb gjë, e kuqe ose e zeze, të bjerë ç’të bjerë..!

Sot të duhen disa identitete për të jetuar ashtu siç do, për të pasur atë që nuk ke, për të shprehur atë që mendon ose ndjen, ose provokon.

 Identiteti i vërtetë të frenon, të penalizon nëse në prirjet e tua janë perversitetet ose paligjshmëritë. Me një profil të rremë mund të miklosh ndonjë vajzë apo djalë të parritur e më pas ta shantazhosh, kërcënosh me publikime fotosh apo bisedash, në këmbim të sexit ose disa parave.

 Diçka do fitosh…

Prandaj, krijoje një profil të rremë, merr hak që ke lindur femër ose mashkull, eksploro veten tënde, provo të jetosh gjininë që nuk ke. Je pas kompjuterit, askush nuk të sheh. Ja dërgoji një kërkesë miqësie asaj bukuroshes që e ke parë rrugës disa herë.

Ajo do ta pranojë për të zgjeruar rrjetin social. Ndërsa ti mendon se ajo ka dalë në tregun e gjësë së gjallë ose mallrave të përdorur.

Prandaj, rrihe hekurin sa është i nxehtë, përshëndete me zjarr, lajkatoje, komplimentoje e dërgoji madje dhe shampanjë ose puthje virtuale në inbox. Dërgoji ndonjë foto të ndonjë çuni të palestruar dhe bëhu i pacipë, kërkoji në këmbim asaj ndonjë foto hot.

Nëse ecën mirë, nëse nuk ecën, futi një të sharë.

Ose nëse nuk je i frustruar në aspektin seksual, krijoje një profil për të vjellë vrer ndaj kujt’do që nuk është sinkron me mendimet e tua. Nëse je ndonjë militant i flaktë, jepi, ke rastin ti shash nga motra e nëna të gjithë që flasin kundër idhujve të tu.

Gjëmoji minutë pas minute postimet e tyre, ruaji dhe sulmoji ku t’u djegë e t’u dhembë maskarenjve. Puno me zell aty pas kompjuterit, tabletit apo celularit tënd. Po vjen fushata, do të duhet të hidhesh si çakall në sulm ndaj kampit armik. Bëji kërkesë ose like ose follow faqeve të njerëzve të njohur. Përndiq jetën e tyre dhe xhelozohu.

Mendo pak: Çfarë ka ai/ajo më shumë se ty xhanëm, që bën jetë më të mirë?? Me siguri nëse është femër e suksesshme ka një dashnor me lekë që e ndihmon, nëse është mashkull pale lekët e kujt pastron. (Të jemi realist në këtë pikë mund të kesh për disa raste të drejtë).

Por ti mendon se në vendin tonë nuk ka fare njerëz me vlera dhe as të zotë, se çdokush e ka një cen në CV.

 Prandaj ti përndjek e ndërsen, turbullon ujërat e bën një llum me komentet ose mesazhet e tua.

E ndjen adrenalinën si çlirohet kur lundron incognito??

Nuk ka norma për të respektuar, imazh për të ruajtur, një lojë pa rregulla ka të papritura.

Ty kjo lodër të eksiton o i/e mjerë…!

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...