2018-10-31

Skënder Hoxha: Tropoja në dritën e ojkonimeve

Autori i këtij shkrimi, me disa bytyçasë, gjatë një vizite pune Luginës së Bytyçit, më 27 shtator 2015.

RRETHI I TROPOJËS NË DRITËN E OJKONIMEVE (EMRAVE TË VENDBANIMEVE) DHE TË PATRONIMEVE (MBIEMRAVE FAMILJARË)

NGA MR. SKËNDER R. HOXHA

DISA TË DHËNA PËR TROPOJËN

Tropoja ndodhet në verilindje të Shqipërisë dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në jug me Rrethin e Hasit, në perëndim me Qarkun e Shkodrës (me rrethet Shkodër dhe Pukë) dhe në lindje me Republikën e Kosovës. Vendet historike dhe gojëdhënat [ Kalaja e Rosujës, rrënojat e së cilës ndodhen në fshatin Gri të Tropojës, paraqesin një objekt me vlera studimore historike, i cili dëshmon vendbanime dhe rrugë antike ilire që vërtetojnë lashtësinë 4-shekullore parahistorike. Rreth viteve ’80 një grup arkeologësh zbuloi disa enë antike dhe gurë të fosilizuar, që pas studimeve të shumta rezultuan të datonin rreth 2000 vjet më parë.[62] "Gjyteti" (Qyteti) është një legjendë e cila bazohet në rrënojat e mureve deri në katër metra trashësi që shtrihen në skajin veriperëndimor të fshatit Shoshan, sipër Urës së Shtrejtit dhe përgjatë luginës së Valbonës. Gojëdhënat flasin për shtatë vëllezër dardanë që mbretëruan në këtë qytet antik.[63] "Kungji i Armëve" "Kungji i Armëve" (Kunji i armëve) është një kreshtë malore e bjeshkëve të Tropojës, e cila ndodhet në një pikë strategjike përgjatë shtigjeve që të nxjerrin në zonën e Plavës dhe Gucisë dhe shërben si pikë orientimi për shtegtarët. Të vjetrit deklarojnë se rrëzë kësaj kreshte ka qenë vendi i përshtatshëm dhe më i sigurti ku luftëtarët i strehonin armatimet e rënda pas kthimit nga lufta në mbrojtje të territoreve të sulmuara nga serbo – malazezët.[64] “Mrizet e zanave” lidhen me Eposin e Kreshnikëve, konkretisht me figurat mitologjike - “Orët dhe Zanat”. Mrizet janë hije lisash të gjatë, zakonisht në afërsi të një burimi ujor që shërbejnë për çlodhje dhe pushim. Vendasit besojnë që orët dhe zanat të kenë qenë krijesa të mbinatyrshme që pushonin dhe dilnin nga vende të tilla, të veshura në të bardhë që mbronin personin përkatës që u ishte caktuar (kryesisht kreshnikët e maleve), por edhe ishin shumë të rrezikshme në rast se shkeleshin rregullat e mirësjelljes ndaj tyre.[65] “Dhija briprerueme” (Dhia me brirë të artë) është një legjendë që bazohet në tufat e shumta të dhive të egra, që jetonin në pllajat e bjeshkëve të Tropojës. 


Gojëdhëna flet për një zanë mali që ishte maskuar si një dhi me brirë të artë dhe personi që do arrinte ta kapte të gjallë, do zotëronte menjëherë aftësi hyjnore. Trimi kryesor i Ciklit të Kreshnikëve, Gjeto Basho Muja (i njohur me emrin Muji) arrin ta kapë dhe në atë moment dhia shndërrohet në zanën e Mujit, e cila e mbron nga çdo rrezik i mundshëm. Poezia e mëposhtme e Ciklit të Kreshnikëve e mbështet këtë variant: "Muja ngusht te kanka kanë Ka rá kershi e ka nxanë S’mun lue dorë as s’mun lue kamë Fort pisket ku je moj zanë, Ku e ki besën qi m’ke dhanë, Po’i pisket Orës s’vet, Thirri shoqet e hajde shpejt, Se, ka rá kershi e m’ka nxanë, S’muj luej dor’ e s’muj luej kamë, Kurrë ma ngushtë nuk paskna kanë."[66] "Guri i shpuem" (Guri i shpuar) është një majë shkëmbi me përmasa të mëdha në bjeshkët e Tropojës, i cili është i shpuar tejpërtej. Legjenda është pjesë përbërëse e Ciklit të Kreshnikëve dhe e lidh këtë fakt me shpjegimin e saj: Kur baruti ishte prodhuar për herë të parë, Muji ngrit dorën lart dhe urdhëron ta qëllojnë me armë për të provuar fuqinë e këtij mjeti të ri luftarak. Kur e shikon se plumbi depërton nga të dyja anët e dorës dhe shpon edhe gurin, Muji deklaron që: “…i paska ardh funi takatit t’njerit” (i paska ardhur fundi fuqisë njerëzore) dhe nga ai moment kreshnikët nuk janë parë më në trojet shqiptare.[67] Mali i Shkelzenit “Shkelzeni” është një mal me një emër të vetëformuar në dialektin e Tropojës që nënkupton: "shkëlzen – shkëlqen – lëshon rreze drite". Gojëdhëna bazohet në ekzistencën e një shpelle të pozicionuar në faqen verilindore të malit Shkelzen (2407 m), të cilën askush nuk ka arritur ta eksplorojë, pasi banorët mendojnë të jetë pika lidhëse e rrugëve të nëndheshme të bjeshkëve të Tropojës. Banorët vendas këmbëngulin në vërtetësinë e legjendës duke shtuar se kjo shpellë ka qenë vendbanimi i Mujit dhe Halilit. Version tjetër që lidhet me këtë mal konsiston në vendndodhjen e dy varreve të mira të dy princërve dardanë. Gojëdhëna tregon se në pamundësi për të mposhtur dyndjet sllave, shtatë vëllezër dardan vendosin të hedhin topuzin nëpër të gjitha trojet shqiptare, në mënyrë që të varroseshin në vendin ku do të binte topuzi. Topuzi i vëllaut të madh dhe të vogël pëplasen me njëri – tjetrin dhe bien mbi një mal ku lëshojnë një dritë “verbuese”, nga ku ka marrë emërtimin “Shkëlzen” dhe varret vendosen mbi majën e këtij mali. Në periudhën e Ilirisë së madhe, Shkelzeni rezulton të jetë në mes të gjitha territoreve shqiptare. Sipas matjes lineare veri – jug, distanca në vijë ajrore nga Mali i Shkelzenit deri në lumin Danub në territoret e Dalmacisë në veri, është e barabartë me distancën e këtij mali deri në Prevezë në jug.[68] “Zogu Sokol” është një legjendë karakteristike që mbizotëron në rrethin e Tropojës. Legjenda thotë se Sokole Halili (vëllau i vogël i Mujit) kishte rënë në dashuri me të bijën e krajlit (mbretit) serb, Tanushën “e bukur si zana”. Ai tenton ta rrëmbejë Tanushën, por zbulohet nga e ëma e vajzës dhe e burgosën për shtatë vite me rradhë. Muji ishte zemëruar me të vëllanë, pasi nuk e kishte dëgjuar këshillën e tij që të merrte nuse shqiptare duke zgjedhur një serbe, prandaj nuk shkon pas tij për ta nxjerrë nga burgu. Pasi plotësohen shtatë vite, krajli e nxjerr trimin në oborr që t’ia presë kokën. Dëshira e fundit e Halilit ishte të këndonte me lahutë dhe mbreti pranon. Gjatë këngës së tij, një zog fluturon mbi kokën e trimit, dhe Sokole Halili i jep mesazh zogut që të thërrasë kreshnikët për ta shpëtuar. Muji me 30 kreshnikë mbërritën në trojet sllave, maskaruan mbretërinë e tyre dhe liruan Halilin, duke u kthyer në bjeshkët e Jutbinës krenarë që kishin nderuar vendin dhe Shipërinë. Në nder të kreshnikut Sokole Halili, ky lloj zogu edhe në ditët e sotme quhet Sokol.[69] “Fusha e Mejdanit” është një fushë e cila shtrihet në fshatin me të njejtin emër të komunës Tropojë, Mejdan. Fjala “mejdan” nënkupton shesh lufte, ku sipas gojëdhënave mendohet të jenë zhvilluar shumë dyluftime kreshnikësh në këtë fushë. Dyluftimet më të rëndësishme që gojëdhënat e Tropojës parashtrojnë janë: dyluftimi mes Mujit e krajlit serb dhe dyluftimi mesGjergj Elez Alisë dhe Bajlozit të detit.[70] "Lkeni i Dashit" (Liqeni i Dashit) emërtohet në këtë mënyrë njëri nga liqenet akullnajore të bjeshkëve të Tropojës, i cili nuk e ndryshon nivelin e ujit në katër stinët e vitit, fakt që lidhet më dëshmitë rreth lidhjeve burimore me akullnajat dhe shpellat mijëra vjeçare. Gojëdhëna pretendohet të jetë e bazuar në një ngjarje të vërtetë, ku motër e vëlla së bashku me dashin e tyre mbyten në këtë liqen. Furka dhe flokët e vajzës dalin tek Vrella e Mulliqit në Kosovë dhe brirët e dashit së bashku me fyellin e çobanit dalin tek Vrella e Shoshanit në Tropojë.[71] Rrethi i Tropojës është i përbërë nga tetë Njësi të Qeverisjes Vendore (NJQV): 1. Bashkia Bajram Curri 2. Komuna Bujan 3. Komuna Bytyç 4. Komuna Fierzë 5. Komuna Lekbibaj 6. Komuna Llugaj 7. Komuna Margegaj 8. Komuna Tropojë Këto NJQV përmbledhin gjithsej 54 fshatra 1.-Qyteti Bajram Curri-ndërtuar në ish fshatin Kolgecaj 2,-Komuna Bujan,-ku përfshin,-fshati Bujan,-Markaj,- Rosujë,- Gri, Lekurtaj, Selimaj, Dunishe - 7 fshatra

3.Komuna Bytyç,-fshatrat:-Zogaj, Kepenek, Kam, Leniq, Pac,-Vlad,-Zherke, Rodogosh,Visoce,-Rusht-Shengjergj,---10 fshatra 4.-Komuna Fierze,-fshatrat,-Degë, Tpla, Dushaj, Raje. - 4 fshatra 5.Komuna Lekbibaj [Nikaj –Mertur]-Fshatrat:-Tetaj, Betoshe, Qeresh-Mulaj, Curraj-Poshtër, Curraj-Epër, Lekbibaj, Gjonpepaj, Palc, Salce, Bricë.-10 fshatra 6. - Komuna Llugaj, f shatrat:-Lugaj, Bukovë, Luzhë, Cërrnicë - 4 fshatra. 7.Komuna Margegaj,-fshatrat:-Margegaj, Fushë-LUMI, Koçanaj, Shoshan, Bradoshnicë, Dragoi,Valbonë, Rrogam, Çerem—9 fshatra. 8.Komuna Tropojë, fshatrat: - Tropojë, Mejdan,Viçidol, Shumicë -Ahmataj, Babinë, Begaj, Berbat, Kërrnajë, Kovaçe, Myhejan, Kasaj, Buçaj, Papaj, Gegaj -14 fshatra.

Tropoja ka një popullsi prej 24491 banorë (sipas censusit të vitit 2011). Vihet re një ndryshim relativisht i ndjeshëm mes të dhënave të censusit dhe numrit të popullsisë së regjistruar në vitin 2014: 28216 banorë NJQV Grupmoshat 0 - 14 15 - 64 - 65+ Gjithsej Bajram Curri 1406 3497 437 5340 , Bujan 565 1636 349 2550, Bytyç 419 968 176 1563, Fierzë 395 1015 197 1607, Lekbibaj 338 786 83 1207, Llugaj 424 1147 216 1787, Margegaj 577 1470 299 2346, Tropojë 1006 2643 468 4117, Gjithsej 5130 13162 2225 20517

Monumentet natyrore –

Vendndodhja: Rrasa e Pesmarrës Margegaj, Shpella e Haxhisë, Maja e Thatë; Margegaj, Shkëmbi i Forcës, Curraj i Epërm, Burimi karstik i Qireçit; Lekbibaj , Rrasa e Currajt; Curraj i Poshtëm, Liqenet akullnajore të Dobërdolit; Çerem, Liqenet akullnajore të Sylbicës; Malësia e Gashit Depozitimet fluvio-glaciale të Shoshajt ; Shoshan,

Depozitimet fluvio-glaciale të Shëmtirës Ragam Bredhishta e Ragamit, Ragam - Shelgu i Rrjetëzuar, Margegaj - Burimi i Qukut të Dunishës, Valbonë - Burimi i Shoshanit, Shoshan - Burimi i Valbonës, Valbonë - Shpella e Akullit, Valbonë - Lugina e varur akullnajore e Kukajt, Ragam - Lugina akullnajore e Motinës, Dragobi - Kanioni i Shoshanit, Shoshan - Blijtë e Markaje, Markaj - Dushkajat e Qafë-Luzhës, Bytyç - Liqeni i Ponarëve - Maja e Hekurave, Margegaj - Mështekna e Lugut të Zi - Lug i Zi Ahishtja "Gurra e Hasan Gashit", Mali Mërtur - Rrobulli në liqenin e Ponarëve, Margegaj - Arra e Dragobisë, Dragobi - Shpella e Dragobisë, Dragobi - Ahishta e Vranicës - Mali i Vranicës, Lugina e lumit të Gashit - Pellgu ujëmbledhës i lumit të Gashit - Lugina e Valbonës, Valbonë [43]

Ne vend te referencave:

Marrë nga një studim i bërë nga specialistë-historianë, shkrimtarë, e specialistë të fushave të ndryshme pranë Muzeut Hisotik të rrethit Tropojë.

“JANË DISA FAQE ME REFERENCA TË SHKRIMTARËVE E STUDIUESVE BRENDA VENDIT DHE TË HUAJ.. (S. Musaj)

OJKONIME (EMRA FSHATRASH) DHE PATRONIME (MBIEMRA FAMILJARË) TË RRETHIT TROPOJË

Në këtë shkrim do të paraqesim ojkonimet (emrat e fshatrave) si dhe patronimet (mbiemrat (llagapet) familjarë) në Rreth të Tropojës. Këtë lëndë onomastike e kemi sistemuar sipas rendit alfabetik:

Emri i fshatit Mbiemra familjarë

AHMATAJ: Mustafaj.

BABINË: Agaj, Bajraktari, Baliaj, Haxhiaj, Hysaj, Lushaj, Madani,

Qeleposhi, Rexha (Rexhaj), Rrustaj.

BAJRAM CURRI: Doçi, Gjuriqi, Logu, Ndoci.

BEGAJ: Halilaj, Imeraj, Kurmekaj.

BERISHË: Avdiaj, Belinjehi, Danaj, Hoxha, Hysenaj, Koloshi, Paloka,

Qerimaj, Saraqini, Vatnikaj.

BËTOSHË: Bushgjokaj, Ukcamaj.

BRADOSHNICË: Arusha, Malizi, Nokshiqi.

BREG – LUMI: Marklekaj, Pepkolaj, Ramaj.

BRISË: Kolndreu, Mhillaj.

BUÇAJ: Boshnjaku, Haxhiaj, Kuçana, Kuliçi, Leci, Neza, Qelia, Qeliaj,

Trezhnjeva.

BUJAN: Basha, Haluci, Malaj, Margjerka, Mulosmani, Vatoci, Vidrica.

CURRAJ POSHTËR: Hasa, Zhivanaj.

CURRAJ - EPËR (të Nikaj - Mërturit): Mrishaj, Ndrevataj, Nikbibaj, Perpepaj,

Prebibaj.

ÇEREM: Çelaj, Goçaj,Isufaj, Murataj, Sylisufaj, Sylshabanaj.

DEGË: Çuka, Hajdaraj, Hoxha, Osmanaj, Vakaj, Zmakaj.

DOJAN: Buçpapaj, Haluci, Hasanpapaj.

DRAGOBI: Dragobia, Ismajlaj, Metaliaj, Sokolaj.

DUSHAJ: Dushaj, Ponari.

GEGAJ: Bajramaj, Dautaj, Dermishaj, Haziraj, Koldedi, Lataj, Lushaj,

Madani, Mema, Padeshi, Sallahi, Sefaj, Shabanaj, Trezhnjeva, Tutaj.

GEGHYSEN: Mulgeci.

GOSTURAN: Gosturani.

GRI: Agaj, Berisha, Hasa, Malaj, Muçhasa, Muldaka, Pecmarku,

Sinani , Sinanaj.

GUCI E TROPOJËS: Nikoçi.

GJONPEPAJ: Dakaj, Gjeloshaj, Gjergjndreaj, Hasvataj, Ndrepepaj, Niklekaj.

KAM: Halilaj, Jahelezi.

KASAJ: Aliaj, Kasaj.

KEPENEK: Ahmetaj, Avdullai, Avdullahi, Mulaj.

KËRRNAJË: Brahaj, Haklaj, Hysenukaj, Kërrnaja, Madani, Tahiraj.

KOÇANAJ: Dollapi, Gelaj, Muçaj, Mustafvataj, Oruçi, Rrustemaj.

KOLGECAJ: Gjongecaj, Gjuriqi, Mustafa, Mustafaj.

KOVAÇ: Çelaj, Gosturani, Hoxha, Sylaj.

LEKBIBAJ: Bushati, Nikaj, Paplekaj, Rosaj, Susaj, Ulnikaj.

LEKURTAJ: Bashkurti, Demushi, Ismajlgeci, Mulgeci, Pepniku, Prengzi, Prengzaj.

LENIQ – ÇORRAJ (i fshatit Pac): Neza.

LUZHË: Abazi, Balaj, Bici, Haziraj, Kaja, Kurbalaj, Matoshi, Mulkurti, Neziraj, Preçi, Ukhysaj, Zeneli.

LLUGAJ: Çakrraj, Gjocaj, Hajdarmataj, Ismailukaj, Mehmetaj.

MARGEGAJ: Ahmetaj, Bisheva, Camaj, Elezaj, Korbalaj, Ormanaj, Sella, Toska.

MARKAJ: Breçani, Buçpapaj, Hajdarmataj, Hasukaj, Kobilja, Logu, Mulaj, Seci.

MEJDAN: Agaj, Memiaj, Sylaj.

MYHEJAN: Kortoçi, Memia, Memiaj, Myhejani.

PAC: Belinjehi, Bytyçi, Demaliaj, Hoxha, Hysaj, Imeraj, Paci.

PALÇ (të krahinës Nikaj – Mërturit): Geci, Muslia, Ukaj.

PAPAJ: Demaj, Hakaj, Haxhiaj, Hykaj, Papaj.

PERAJ: Gjonpali, Kolbuçaj, Marticanaj, Neçaj.

QERESH – MULAJ: Mulaj.

QERRET: Ukshi.

ROSUJË: Hoxha, Margjeka, Margjekaj.

SALCË (të krahinës Nikaj – Mërturit): Kolndreu, Lekndreaj, Progni, Sadriaj.

SELIMAJ TË GEGHYSENIT: Gjonaj, Hajdaraj, Kalbaj, Lomnica, Musaj, Ndrecaj, Osmanaj, Qerimaj, Rexhaj, Sylhajdaraj.

SHËNGJERGJ (të zonës Nikaj – Mërturit): Mulaj, Pjetërnikaj

SHIPSHAN: Qeliaj.

SHKELZEN: Dezdari, (Dizdari), Kovaçica, Osmajnaj.

SHOSHAN: Bashukaj, Byberi, Dega, Mahmutaj, Palaj, Rrukaj.

SHUMICË: Jahaj, Memiaj, Ramaj, Sylaj, Zmakaj.

SHUMICË – AHMATAJ: Ramaj, Sylaj, Zmajlaj.

TETAJ: Gjoklaj, Qehaja, Rucaj.

TPLA: Bashkurti, Buçpapaj, Doçi, Malaj, Mehmeti, Ponari.

TROPOJË: Berisha, Kelaj, Malaj, Mulaj, Papaj, Selmani.

VALBONË: Malaj, Selimaj.

VIÇIDOL: Ferizaj, Halilaj, Papa, Pitamina, Tabaku, Tafaj.

VILIQ: Kaloshi.

VLAD: Geci, Imeraj, Lahukaj, Mahmutaj, Mehmetukaj, Vladi.

ZOGAJ: Aliaj, Gjediaj, Hajdarmataj, Muhametaj, Neza.

ZHERKË: Gjedia, Gjediaj, Hajdarmataj, Mustafaj, Tafaj, Ukaj, Zhuta, Zhutaj.

1.Patronime të sajuara nga antroponime ne trajtën e shquar, me mbaresat: a, i, u:

Babinë: Koloshi, Madani, Rexha; Bajram Curri: Doçi, Logu,Ndoci; Buçaj: Kuliqi, Leci, Neza, Qelia; Bujan: Basha; Bradoshnicë: Arusha; Curraj: Hasa; Dragobi: Dragobia; Degë: Çuka, Hoxha; Dushaj: Ponari; Gegaj: Padeshi; Guci e Tropojës: Nikoçi; Gosturan: Gosturani; Kepenek: Avdullahi; Kërrnajë: Madani; Koçanaj: Dollapi, Oruçi; Kolgecaj: Gjuriqi, Mustafa; Luzhë: Abazi, Bici, Kaja, Matoshi, Preçi, Zeneli; Myhejan: Kortoçi, Memia, Myhejani; Margegaj: Bisheva, Sella, Toska; Markaj: Breçani, Logu, Seci; Pac: Bytyçi, Hoxha, Paci; Palç: Geci, Muslia; Qerret – Zherke: Ukshi; Salcë: Progni; Shoshan: Byberi, Dega, Pala;

Shkelzen: Dezdari; Tropojë: Berisha; Tpla: Doçi, Ponari; Tetaj: Qehaja; Viçidol: Papa, Tabaku; Vlad: Geci, Vladi; Zherkë: Gjedia, Zhuta.

2. Patronime të sajuara mbi bazë antroponimesh (ne trajtën e pashquar) me prapashtesën – aj, si: Ahmataj: Mustafaj; Babinë: Agaj, Baliaj, Haxhiaj, Hysenaj, Lushaj, Rexhaj, Rrustaj; Berishë: Avdiaj, Hysenaj, Qerimaj; Begaj: Imeraj, Halilaj; Breg – Lumi: Ramaj; Brisë: Mhillaj; Buçaj: Qeliaj; Bujan: Malaj; Curraj: Zhivanaj; Curraj – Epër (Nikaj Mërturit):Mrishaj; Çerem: Çelaj, Goçaj, Isufaj, Murataj; Degë: Hajdaraj, Osmanaj, Vakaj, Zmakaj; Dragobi: Ismajlaj, Sokolaj; Dushaj: Dushaj; Gegaj: Bajramaj, Dautaj, Dermishaj, Haziraj, Lataj, Sefaj, Shabanaj, Tutaj; Gri: Agaj, Malaj, Sinanaj; Gjonpepaj: Dakaj, Gjeloshaj; Kam: Halilaj; Kasaj: Aliaj, Kasaj; Kepenek: Ahmetaj, Mulaj; Kërrnajë: Brahaj, Haklaj, Tahiraj; Koçanaj: Gelaj, Muçaj, Rrustemaj; Kolgecaj: Mustafaj; Kovaç: Çelaj, Sylaj; Lekbibaj: Nikaj, Rosaj, Susaj; Lekurtaj: Prengzaj; Luzhë: Balaj, Haziraj, Neziraj; Llugaj: Çakrraj, Gjocaj, Mehmetaj; Margegaj: Ahmetaj, Camaj, Elezaj, Osmanaj; Markaj: Mulaj; Mejdan: Agaj, Memiaj, Sylaj; Myhejan: Memiaj; Pac: Hysaj, Imeraj; Palç (N. Merturit): Ukaj; Papaj: Demaj, Hakaj, Haxhiaj, Hykaj, Papaj; Peraj: Neçaj; Qeresh – Mulaj: Mulaj; Rosujë: Margjekaj; Salce (N. Merturit): Sadriaj; Selimaj dhe Selimaj të Geghysenit: Gjonaj, Hajdaraj, Kalbaj, Musaj, Ndrecaj, Osmanaj, Qerimaj, Rexhaj; Shëngjergj (të z. Nikaj – Merturit): Mulaj; Shipshan: Qeliaj; Shkelzen: Osmaj; Shoshan: Mehmetaj, Rrukaj; Shumicë: Jahaj, Memiaj, Ramaj, Sylaj, Zmakaj; Shumicë – Ahmataj: Ramaj, Sylaj, Zmajlaj; Tetaj: Gjoklaj, Rucaj; Tpla: Malaj, Mehmetaj; Tropojë: Kelaj, Malaj, Mulaj, Papaj; Valbonë: Malaj, Selimaj; Viçidol: Ferizaj, Halilaj, Tafaj; Viliq: Gjidiaj, Lahukaj, Mehmetaj; Vlad: Imeraj, Mahmutaj; Zogaj: Aliaj, Gjediaj, Muhametaj; Zherkë: Gjediaj, Mustafaj, Tafaj, Zhutaj.

III. Patronime kompozitore:

Begaj: Kurmekaj; Berishë: Vatnikaj; Betoshë: Bushgjokaj, Ukcamaj; Breg-Lumi: Marklekaj, Pepkolaj; Brisë: Kolndreu; Bujan: Margjeka, Mulosmani; Curraj-Epër: Ndrevataj, Nikbibaj, Perpepaj, Prebibaj; Çerem: Sylisufaj, Sylshabanaj; Dojan: Buçpapaj, Hasanpepaj; Dragobi: Metaliaj; Gegaj: Koldedi; Geghysen: Mulgeci; Gri: Muçhasa, Muldaka, Pecmarku; Gjonpepaj: Gjergjndreaj, Hasvataj, Ndrepepaj; Niklekaj; Kam: Jahelezaj; Kërrnajë: Hysenukaj; Koçanaj: Mustafvataj; Kolgecaj: Gjongecaj; Lekbibaj: Paplekaj, Ulnikaj; Lekurtaj: Bashkurti, Ismajlgeci, Mulgeci, Pepniku; Luzhë: Kurbalaj, Mulkurti, Ukhysaj; Llugaj: Hajdarmataj, Ismajlukaj; Margegaj: Korbalaj; Markaj: Buçpapaj, Hajdarmataj; Hasukaj; Pac: Demaliaj; Peraj: Gjonpali, Kolbuçaj, Marticanaj; Rosujë: Margjeka; Selilaj të Geghysenit: Sylhajdaraj; Salcë të Nikaj - Merturit: Kolndreu, Lekndreaj; Shëngjergj të Nikaj – Merturit: Pjeternikaj; Shoshan: Bashukaj; Tpla: Bashkurti, Buçpapaj; Vlad: Lahukaj, Mehmetukaj; Zogaj: Hajdarmataj; Zherkë: Hajdarmataj.

TË RUHET FOLKLORI SHQIPTAR NE MAQEDONI

Nafi Çegrani lindi më 10 tetorë 1946 në Çegran Komuna e Gostivarit, RSFJ (sot IRJM). Studjoi gjuhë dhe letërsi shqipe në Shkup, kurse pas daljes nga burgu diplomoi gazetarinë në Tiranë . Është autor i disa përmbledhjeve me poezi si ,,Orfe i vrarë,, i botuar në Elbasan më 1995, ,,Qiell me barë,, ,,Kështjella e vetmisë,, SHB ,,Luma,, Tetovë, ,,Gjethe vjeshte,, Tiranë dhe librit publicistik Ballë për ballë me vdekjen 1. dhe Ballë për ballë me UDB-në , që patën jehonë dhe bëri bujë të madhe në Shqipëri dhe Kosovë. Nafi Çegranit gjersa merren me gazetari në Shkup, më 1981 UDBJA ia kurdisi një proçes gjyqësor me akuza të manipuluara dhe të rreme në Zenicë të Bosnës,e ky proces ishte një farsë, ishte konspiracion i UDB-së dhe KOS-it jugosllav, duke e dënuar fillimisht me vdekje-pushkatim, e më pas dënimin ia kthyen në 20 vite burg të rëndë, prej të cilëve afro 12 vite i kaloi në kazamate. Tani gjendet në liri dhe merret me shkrime e krijimtari letrare. Themelues i radios së parë lokale në gjuhën shqipe në Shkup ,,Kanali 4,, Ka vite që drejton TV regjionale "'Zëri i Çegranit"' në vendlindjen e tij në Çegran të Gostivarit.





Në Maqedoni, vend piktoresk me bukuri të panumërta natyrore ku jetojnë shqiptarët me gjuhën, traditat dhe kulturën e tyre të begatë dhe të stërlashtë, me një xhelozi e kujdes të posacëm ruajnë thesarin e tyre më të cmuar – folklorin dhe traditën në përgjithësi dhe në vecanti ritmin e këngëve dhe të valleve burimore, nuancat dhe tonet karakteristike të veshjes kombëtare popullore. Madje edhe zakonet, doket e ndryshme, këngët e motmotit, ato të dasmave dhe martesës, por edhe këngët e gyrbetit si një kategori e thukët dhe të gërshetuar me të gjitha elementet e vlerave folklorike shqiptare…

Dihet se folklori shqiptar është një fushë që karakterizohet me cilësi dhe vecori të spikatura dhe të posacme, të cilat fare pak i ka folklori i popujve të tjerë në shtigjet e Gadishullit Ballkanik. Shqiptarët si popull me tradita që jetojnë me shekuj të stërlashtë në trojet e tyre etnike në Maqedoni, duke e cmuar dhe ruajtur me shpirt këtë thesar, gjatë tërë historisë së tyre përballë stuhive dhe uraganeve, përplotë batica dhe zbatica në kohë dhe hapesirë, sipas prirjes dhe sipas shpirtit të kultivuar dhe të qenies që kanë shqiptarët në përgjithësi, edhe këngët, valet, doket, traditat dhe tiparet e veshembathjes popullore i përcjellin me një passion të thukët brez pas brezi… E tërë kjo më së shumti vërehet gjatë interpretimit të këngëve të dashurise dhe ato lirike në dasma e gëzime familjare, festa e tubime të ndryshme popullore, këngët e bukura burimore nga këngëtarë e muzikantë të shquar / duke perfshirë këtu edhe këngët e burrave me sharki e qefteli, këngët e grave dhe të vajzave të cilat I interpretojnë me dajre e def. Valle të bukura e të larmishme janë si ato të burrave njashtu edhe të grave, të përcjella edhe me veshjet e bukura kolorite sipas traditës si tek burrat njashtu edhe tek femrat, duke marrë pamjet kolorite dhe me tone të ngrohta, tek meshkujt tirqit me gajtana dhe xhamadana të përshkuar me sumbulla ari, kurse tek femrat me jelek e kemisha të qendisura dhe të pershkuara me ruaza shumëngjyrëshe, të ngjeshura me një prirje e kujdes, e qe edhe në aspektin lirik dhe të artit janë të ngërthyera me naunca e motive të bukura, respektivisht, të pasionuara si rrallë kund, / e që më aë shumti të gjitha këto mrekulli I gjejmë në jetën e banorëve të fshatrave të bjeshkës të Koritës, Gurguricës, Sedllarevës, madje të Strajanit, Padalishtit, Sëmnovës, Qafës, Kalishtit dhe disa fshatrave të tjera që struken pas kurorave të maleve të Sharrit…/

Meloditë, ritmi i këngëve, interpretimi i valleve dhe veshja malësorce përbëjnë një folklor mahnitës dhe të cmuar që ka specifikat dhe karakteristikat e veta përplote elemente ngërthyese të kësaj natyre. Këtu, hasim edhe në shumë këngë kreshnike, e që interpretohen me melodi shume te bukura, njashtu edhe me ritme suptile, gjë të cilat si elemente i hasim edhe te vallet e burrave që kultivohen rrjedhshëm dhe po aq origjinale me nuancat e një lirike të ëmbël burimore !

Bie fjala, në Dibër dhe Strugë, ne Kërcovë dhe anet pitoreske të Rekës së Epërme, dhe gjer në bjeshkët e Korrabit dhe Opojës, janë këngë, veshëmbathje, valle dhe një folklore I kulluar dhe gjithsejtë i ngjajshëm me ato të fshatrave të Malit të Thatë kur përmenda Sëllarevën, Gurguricën, Koritën dhe gjer në Simnicë, Padalisht e Strajan, gjetiu ku shqiptaret ruajn elemente te thukshme te folklorit tone ne përgjithësi, me një xhelozi të vecantë në vite e shekuj, duke kultivuar këngët e bukura popullore të traditës dhe dashurisë / vecmas ato të gyrbetit/ e që njëkohësisht këto këngë aq mbresëlënëse dhe që të ngërthejnë në shpirt, në shumë raste përcillen edhe me fyell, def dhe kavall.Por në Koritë e Gurguricë, njashtu si në fshatrat e Rekës së Epërme me zyrle e tupan, me daulle e dajre, sidomos dallohen për nga forma e ngjeshur me karakteristikat e veshembathjes si të femrat njashtu edhe te meshkujve… E gjithandej, edhe dashuria është e fshehtë dhe pa lahjka, e ciltër dhe e kulluar si burrimet e tyre që vijnë furrishëm nga shkëmbenjt e maleve dhe bjeshkët baritore që të japin freski edhe në pikë të verës, plotë shushurimë e arome lulesh e jargavani në pranverë, e në tbane e stane dëgjohet cicërima e zogjëve larkatar dhe kënga e bareshës me blegërimën e deleve apo jëhona e fyllit të bariut…

Edhe kërcovarët, sidomos Zajazasit këndojnë bukur /të njohura janë këngët dhe valet e tyre me aq lirikë dhe bukuri interpretimi, sic ka qënë shembull kreshniku i këngës Rexhep Zajazi madje edhe të tjerëve të gjeneratave më të reja me vëllëzërit Dervishi/.Gati në cdo hap janë të njohura këngët melodike të cilat i përshkon një melos specifik i toskërishtes që I kemi ato të Ladolishtit, por edhe andej ku gërshetohen me elemente të melosit gegërisht të Veleshtës, Livadhisë apo edhe disa fshatrave të tjera të kësaj ane, gjithësesi janë këngë që të ngërthejnë thellë më uzdajë e mallë!





*****


 Nafi Çegrani

Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, kurse Normalen për mësues ,,Zef Lush Marku,, e mbaroi në Shkup. Ca vite ushtroi profesionin e mesuesit në fshatin Koritë të malësisë së Gostivarit./ Përçka edhe u frymëzua me motive migjeniane, duke shkruar artikuj, reportazhe të ndryshme për jetën ,doket dhe traditat e malesorëve të kësaj ane. Disa artikuj i botoi edhe nga sfera e folklorit në shtypin e atëhershëm, në “Zërin e rinisë”, “Flaka”, “Bota e re”, “Rilindja”! Por, botoi edhe vjersha per fëmijë në revistat si “Gëzimi”, “Fatosi”, “Pionieri” të Prishtinës etj. Mënyra dhe karakteristikat e të jetuarit tipike edhe për kah gjuha dhe veshëmbathja, doket dhe zakonet i takojnë kohës së Gjon Buzukut... Kështu edhe ato ca shkrime që bëri si reportazhe e poezi, tregime dhe vargje për jetën, të skalitura dhe të gërshetuara me motivet për çka shkruajti edhe Migjeni, sepse këtu, siç pohon edhe vete Nafi Çegrani, në fshatrat Koritë, Gurguricë dhe Sëdllarevë, ka gjetë shumë nxënës të cilët i kanë ngjarë Lulit të vocër. Jeta e malësorve shumë identike me ato që trajtonte poeti i mjerimit... Pa shkëputje nga puna , me tërë vullnetin që kishte, u diplomua në Akademinë Pedagogjike në Shkup, për degën gjuhë dhe letërsi shqipe. Ka studiuar edhe në katedrën albanologjike, njëherit edhe gazetarinë pranë Fakultetit për studime interdisciplinare në Shkup. Disa poezi autori i ka botuar edhe në revistën arbëreshe “Zjarri” të Palermos gjersa ka qëmdruar në Romë të Italisë. Kurse me pseudonimin FATMIR PETRELA ka botuar ato vite në revistën “Jehona” ...! ,,...Erdhën edhe demonstratat e vitit 1981. Herët në orët e mëngjesit, një tog milicionerësh me uniformë dhe me automatikë të armatosur gjer në dhëmb dhe agjentë civil /pjestar te KOS-it ushtarak dhe UDB-se jugosllave/, kishin rrethuar në hekur tërë pallatin, dhe duke hyrë në banesë në mënyrë kriminale të tipit GESTAPO , me sjellje arogantësh, duke frikësuar fëmijët e vegjël të përgjum, duke bastisur e bërë lamsh e gërmadhë çdo orendi, libra dhe çdo gjë tjetër, kanë marrë shkrime, dokumente, libra, fotografi e shumë gjëra të tjera, bile edhe sende me vlerë, e të cilat kurrë nuk i kanë kthyer... Duke ofenduar e sharë çdo gjë dhe NËNËN SHQIPTARE, të prangosur e depertojnë Nafi Çegranin në drejtim të panjohur, në qelitë-skëterrë të burgut famkeq të Zenicës në Bosne.../ ,,Nuk e imagjinoja dot se cfarë mund të më pergatisnin atë kohë,sepse isha i pafajshëm. Nuk dij, si mbeta gjallë, më lejuan që të bëja ankesë në Gjykatën Supreme të Bosnës në Sarajevë /Shiko aktvendimin e kësaj gjykate në krye me Mr Vllajsavleviq Mirko: kzh.139/83 të 13.prillit 1983/, ku kërkoi që Gjykata e Zenicës të bën rishqyrtimin e vendimit paraprak i cili ishte fund e krye i pabazë / nga akuza dhe gjëra të imagjinuara/, duke kërkuar që të lërohesha nga burgu. ... Thellë jam i bindur se pas këtij proçesi të montuar me motive politike dhe antishqiptare, qëndrojnë nëntoka e klanit të UDB-së dhe KOS-it jugosllav!,,- do të thotë Nafi Çegrani. /… Sot, kjo çështje gjendet për shqyrtim dhe drejtësi, pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Europës për të drejtat e Njeriut në Strasburg/! “Dinjiteti im përballë intrigave të kriminelëve ! Ajo nëntokë udbashiane që më dëbuan në qelitë skëterë të kazamateve të Zenicës në Bosne vitet 1981, lehtë më akuzonin për gjëra me të cilat nuk kisha lidhje as njohuri, ata me gjykonin dhe të njejtët më dënonin. Çfarë lojërash djalli e dreqi bënin, njeriu normal nuk mund ta merrte me mend. Dhe sa herë që kundërshtoja akuzat e rreme dhe dallaveret e tyre të atij teatri gjyqësor të pafytyrë. aq edhe më shumë më bënin fajtor! Unë dhe dinjiteti im përballë intrigave dhe manipulimeve të hetuesisë dhe gjykatësve kriminel që zbatonin planet e konspiracionit të nëntokës së UDB-së dhe KOS-it jugosllav, e të cilët me pa të drejtë dhe në mënyrë banditeske kërkonin kokën time... Pse ?

Me daljen në liri,Nafi Çegrani gjeti familjen totalisht të rrënuar dhe të shkateruar, me plotë trauma psikike dhe fizike! Çdo gjë duhej të nistr nga filimi, nga zero…Një jetë të re përplotë batica dhe zbatica. Hapi radion e parë lokale… ...Sot, të botuara ka disa libra me poezi dhe nga sfera publicistike. Shkruan për nderin dhe dinjitetin e shqiptarit të vuajtur, për raportet e kohës dhe historisë në Gadishullin e Ballkanit, ku shqiptari gjithëmonë ka qënë viktimë dhe kurban ballkanik. Në dorëshkrime ka dy romane: "Rrënjët" dhe "Lumi im" / të cilët ishin gati të djegura më 1979, kur në mënyrë misterioze banesës së tij në Shkup i vihet flaka/.
Pas daljes nga burgu merret me shkrime publicistike dhe është autor i disa veprave letrare: "ORFE I VRARË" /poezi/ Onufri 1995, Tiranë. "Kështjella e vetmisë" /poezi/ SHB "Luma" 1998, Tetovë. "Antikohë" /poezi/ Interdiskont,1998 Shkup. "Qiell me barrë" /poezi/ AZA-SEsoft 1999, Tetovë. "Ballë për ballë me vdekjen" /libër autobiografik/ ,,Magnat,, 1999 Shkup. "Ballë për ballë me vdekjen" /ribotim/ SHB ,,Koha,, 2000 Tiranë. / e që bëri bujë të madhe /. "Drajfusi ballkanik" /në gjuhën maqedonase/ Iris 2010, Strugë. "Gjethe vjeshte" /poezi të ribotuara/ GK DOLLANJA 2014, Tiranë.

"Cunami dhe deti" roman 2018 Iris, Struga ISBN 978 608-207-220-3.

"Udba sy djalli për shqiptarër, publicistikë 2018 Iris , Struga ISBN 978-608-207-220-7

Autori Nafi Çegrani, pas librit ,,Udba dhe shqiptarët,, është në përgatitje e sipër të romaneve me titull: “ Hijet e natës” dhe " Zambaku i bardhë" !



“... Nafi Çegrani, autor i librit “Ballë për ballë me vdekjen, 1” pas këthimit të tij nga Amerika, ku ishte arratisur më herët, më 1981 e arrestojnë në banesën e tij në Shkup oficera të KOS-it dhe Policisë udbashiane jugosllave, dhe në saje të akuzave të rreme,të kurdisura, të sajuara dhe inskenuara me motive politike për të ashtuquajtur ,,vrasje,, që, në fakt, nuk egziston, duke e dëbuar në qelitë e kazamatësmë famkeqe të Zenicës në Bosne / ishte proces policoro-gjyqësor i montuar fund e krye sipas një plani sekret dhe urdhër të atyre që e kërkonin kokën dhe likuidimin e tij ...!/

Pra, në librin që shkruan autori,për dinjitetin e tij përballë intrigave tinëzare dhe manipulimeve të nëntokës kriminale udbashiane , meriton kornizë kombëtare, siç e kam thënë edhe në një shkrim timin të mëhershëm , është një sagë e dhimbëshme ku Nafi Çegrani shtjellon të vërtetën,duke kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e pafajsisë së tij, kjo edhe e bën autorin të kalitur në ecjen e tij, dhe në jetën e vështirë të mbetet si një legjendë e gjallë ...!”- thotë me nje seriozitet ne fytyr recenzenti Dr. Asllan Selmani.

Cikël poetik nga Skendër Buçpapaj

Image result for skender  bucpapaj


Skënder Buçpapaj është lindur më 25 maj 1953 në fshatin Tplâ të Tropojës. Arsimin tetëvjeçar e ka kryer në fshatin e lindjes, arsimin e mesëm në qytetin Bajram Curri, ndërsa studimet e larta për gjuhë e letërsi në Universitetin e Tiranës. Ka kryer studimet mastër po në Universitetin e Tiranës në fushën e kritikës letrare. Krijimtarinë e ka filluar që në shkollën tetëvjeçare, kur ka botuar edhe krjimet e para në shtypin për fëmijë. Nga viti 1970 në pothuajse të gjitha të përditshmet dhe periodikët shqiptarë ka botuar poezi, përkthime nga poezia botërore prej italishtes, anglishtes dhe gjermanishtes, shënime për librat, kritika, studime monografike etj.

Image result for skender  bucpapaj poezi


Nga viti 1976 është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Nga viti 1986 deri në vitin 1991 ka qenë redaktor në gazetën e Lidhjes së Shkrimtarëve të Artistëve të Shqipërisë, ku ka mbuluar kryesisht sektorin e kritikës. Në fillim të vitit 1991 ka qenë inciator dhe bashkëthemelues i Lidhjes së Pavarur të Gazetarëve të Shqipërisë, më vonë Lidhja e Gazetarëve, i zgjedhur dy herë në kryesinë e kësaj organizate. Në vitin 1991, për pak kohë, ka qenë kryeredaktor i gazetës "Kosova". Po në vitin 1991, në dhjetor, është emëruar zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar; ndërsa më 1992 është drejtor i përgjithshëm i RTSH, detyrë që e kreu deri në gusht të vitit 1995.


Related image

 Prej atëherë ka kaluar në diplomaci, në Ministrinë e Jashtme e pastaj në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Zvicër, ku ka mbuluar sektorë të ndryshëm dhe ka qenë edhe i ngarkuar me punë (chargé d'affaires) pranë kësaj ambasade. Nga viti 1998 filloi në gazetën e përditshme "Bota sot", kryeredaktor i së cilës ishte për dhjetë vjet rresht.

Image result for skender  bucpapaj poezi

Në atë kohë, kjo gazetë, me redaksinë qëndrore në Zyrih të Zvicrës dhe me redaksi të tjera në Prishtinë, Tiranë, Shkup, Frankfurt e Nju Jork arriti në 200 mijë kopje, tirazh i paparë ndonjëherë në gazetarinë shqiptare. Nga viti 1991 është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve me qendër në Bruksel, Belgjikë. Është po ashtu anëtar i Shoqatës së Gazetarëve APES, me qendër në Gjenevë, i Sindikatës së Gazetarisë Krijuese, me qendër në Zyrih.



Është anëtar i kryesisë së Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës. Ka lëvruar pothuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga informacioni, kronika, repotazhi, përshkrimi, udhëpërshkrimit, analiza, komenti, fejtoni, replika, vëzhgimi, polemika, biseda, intervista etj, si dhe ka realizuar shumë dokumentarë televizivë. Ka fituar çmime të ndryshme kombëtare në poezi, kritikë, publicistikë, studime dhe skenarë dokumentarësh. Është përfshirë në antologji të ndryshme të poezisë shqipe. Ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe historiografisë letare në Shqipëri dhe jashtë vendit që me ciklin e parë poetik të botuar në revistën "Nëntori" në janar të vitit 1973.
Skënder Buçpapaj është autor i librave me poezi, studime, eseistikë, tekste shkollore kryesisht të botuara nga shtëpitë botuese dhe mediat në Shqipëri, Kosovë e tjerë:

Vëllime poetike:

1."Zogu i bjeshkës" (1973)
2. "Epikë" (bashkautor, 1979)
3. "Poezi" (1986)
4. "Frika nga Atdheu" (2009)

Studime:

1. "Përmbajtja filozofike dhe morale e poezisë së Fatos Arapit" (1979)
2. "Poetika e simbolikës" (poezia shqipe e Kosovës) (1986)
3. "Zana e Fishtës dhe trillet e saj" (1991)

Eseistikë

1. "Në vetë të parë Hasan Prishtina, një patraes patriae" (1995)
2. "Këndo, hyjneshë, mëninë e Faik Konicës" (2001)

Tekste shkollore (bashkautor)

1. "Historia e letërsisë shqipe", tekst për shkollat e mesme të Republikës së Shqipërisë (1993)
2. "Antologjia e letërsisë shqipe", tekst për shkollat e mesme të Republikës së Shqipërisë (1993)


PLEPAT

Te dritarja e dhomës sime të mësuesit në Ibër-Hasaj të Gashit
Plepat nuk rrinë thjeshtë për të fshirë yjet në prag të agimit
Ata qëndrojnë aty për të thënë
Aty po fle Skënder Buçpapaj
Prandaj mbani aq qetësi e aq zhurmë
Sa duhet për një gjumë të mirë.

Plepat ndanë Valbonës
Si matës të nivelit të kaltërsisë së lumit
Nuk rrinin gjithmonë për të treguar
Se gjithmonë lumi i kaltër do të kalojë aty

Poshtë Urës së Bujanit
Ata rrinin aty për të treguar
Se nëpër të përthimë të ditës së re
Këtu do të kalojë mësuesi i fshatit dhe poeti i Alpeve Skënder Buçpapaj

Plepat rrinë pranë brigjeve, urave, lumenjve
Dregëzohen, lëmohen, gjethohen, zhgjethohen
Gjysmëdrejtëza të hequr nga toka drejt pafundësisë
Për të treguar se nga pafundësia
Pasi të ketë lënë në pritje të gjithë plepat e botës
Do të rikthehet përsëri te plepat e vet
Skaj dritares së mësuesit në Ibër-Hasaj të Gashit,
Skaj lumit aty ku merr udhë për nën Urën e Bujanit
Gjithandej brigjeve, urave, lumenjve.



NDAL SOKOL FALU ME MUA

Shpendi
Sogjetar
Mbi prenë e vet
Përgjon nga hapësira

Plakat
Në dyer të tabaneve
Në Lug të Vrellës
Tellën e Pranverës
Balçinë të Luzhës
Lugun e Vocit
Gjarpër
Tëbanët e Hetës
Të baraslarguara
Nga shpendi sogjetar
Besojnë
Se një ditë tjetër të lume
Do t’u falë
Shpendi fatsjellës

Rrudhat e tyre
Apokaliptike
Palojnë flatrat
Si shpend të butë
Në fytyrat shekullore

Ato bien erë tambël vedrash
Njëqind vite larg
Deri këtu në fund të botës.



POEMA E TPLANIT

Tplani
Prej Moknit në Arvejë
Prej Ballfushës në Kryekand
Është metropoli botëror
I bretkosave.

I kam merak
Se ato, në miliarda,
Mos më mardhin
Në gjumin e tyre letargjik
Nën akull.

Pa muzikën e tyre
Nuk vë gjumë në sy
As këtu midis Alpeve të Evropës.

Druaj se mos më mardhin
Rrëshqanorët e bokave
Zhguallorët dhe jozhguallorët
Ata flenë çdo vit nga gjashtë muaj
Duke mos e ditur
Sa i kushton botës së çmendur
Ky gjumë i pafajshëm i tyre.

Druaj se më mardh
Fauna me gëzof në karma,
Prapshtia, shullëre
Druaj se mos më mardhin në shtëpitë e ftohta
Shkretanët, mbrapshtanët,
Gubanët, qurranët,
Zhelanët, breshkanët,
Gjenialët e Tplanit.



MOJ E MIRA NË ORTEK TË BORËS

Ajo ishte midis diellit
Dhe ortekut të borës
E bardha.

Dielli ishte midis
Së bardhës
Dhe ortekut të borës.

Orteku i borës
Ishte midis
Diellit
Dhe së bardhës.

Flokëbardhën
Sybardhë
Qerpik-bardhë
As me sy
As me të prekur
Por vetëm se kundërmonte zanë mali
E dallova

E bardha
Tamël deleje
Mjelë në ortek të borës
Isha i zanuari i zanës
O.

Shkrimtarja e njohur shiptare nga Vlora ,znj. Vilhelme Vranari Haxhiraj Anëtare e re e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Ameikane me seli në New York



Fotografia e Flori Bruqi


Vilhelmja lindi në Kaninë më 08.12.1944. U arsimua me shumë vështirësi. Në vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetëm për tri (3) lëndë. Internohet përsëri me familjen Vrana dhe i mohojnë ushtrimin e profesionit.Rifitoi të drejtën e studimeve, në degën Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale më 1975, por pa të drejtën e ushtrimit të mësuesisë . Punoi 25 vjet punëtore e vetëm më 1990-të rifilloi punë në arsim dhe u muarr me publicistikë. Më 1997, e rinxjerrin jashtë radhëve të arsimit dhe vazhdon pa punë si demokrate Pas viteve 1990 ka punuar për emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Vlen të përmëndet si një veprimtare e shquar. Është formuluese e të drejtave dhe lirive të gruas në demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)

Është një nga 4-5 femrat e para që u ngritën kundër diktaturës. Ka qenë themeluese dheKryetare e L. D. të Gruas -dega Vlorë, 1991-98, si dhe Anëtare e K.K. të L.D.G. Sh.dhe të P.D.Sh.Kjo i dha mundësinë të gjejë vetveten.

Në moshën 52 vjeçe u realizua ëndrra e saj. U botua vëllimi i parë poetik. Më pas provoi prozën e shkurtër (skicë, tregim, novelë), fabulën, përrallën, romanin. Kujtojmë se merret me studime historike.

Në 17 vite karealizuar 35 vepër letrare, si dhe 3 ribotime. Ka gati për botim 2 romane, një poezi, ese publicistikë, një me prozë të zgjedhur, vëll.” Letra nga burgu”, një studim filozofik etje. Gjinia letrare, ku autorja gjen veten të plotësuar, është romani. Deri tani ka botuar 18 romane, ku spikat personazhi femër dhe problemet sociale që tjetërsuan njerinë si rezultat i varfërisë ekonomike, shpirtërore dhe mendore, që shqetësojnë shoqërinë shqiptare dje dhe sot. Tejet e suksesshme është: Trilogjia“Vështroni Meduzën”( 3 vol), ku në mbi 1100 fq. përshkruhet realiteti shqiptar, që nis nga shek. i XV-të dhe deri në rënien e diktaturës. Në romanin“Rrëfim në të perënduar”, ngrihet me forcë kundër dhunës ndaj femrës. Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinë e dy të rinjëve, që sfidon diktaturën, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqërore. Është e para dhe e vetmja autore që solli Babanë e Kombit, Ismail Bej Vlorën të gjallë pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londër dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri në ShBA, e kanë quajtur romanin e saj"Rikthim i Ismail Qemalit" "E Munguara në Letërisnë Shqipe". Ose shkrimtari Bedri Çoku kur flet për vlerën e këtij romani bashkëkohor, thekson:" Shkrimtarja e kombit ngriti Babanë e Kombit nga varri shekullor që t'i rrëfehej, se s'kishte tjetër se kujt t'i qahej..." Aktualisht krahas letërsisë artistike dhe punës studimore, vazhdon publicistikën në disa gazeta me rëndësi në Tiranë, Kosovë, SHBA, Londër,Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicër ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe për disa vite ka qenë Kr/redaktore e Gazetës “Kanina”.

Puna e saj është vlerësuar nga kritika profesionale, si:Kallulli, Grillo, Laço, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prençi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muça, O.Gargano,F. Minguli, si dhe shumë analistë, shkrimtarë dhe lexues. E vlerësuar me mbi 20 çmime prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, krijimtaria e saj është përfshirë në 18 antologji në disa shtete. Edhe pse është në moshën 70 vjeç, e pranon sfidën me krijimtarinë e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresëdhënëse, duke u ballafaquar me krijimet e letërsisë shqipe. Ka botuar tek ShB "Toena" dhe tani boton te ShB"Nacional"

Shkrimtarja Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhëse e familjes më të lashtë të Kaninës,të Princit Gjergj Arianiti, të cilën sot pa frikë e quajnë “ Herta Muleri Shqiptare”.

Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lëvruar disa gjini letrare : poezi, skicë, novelë, tregim, roman dhe pjesë teatrale(skenarë) për fëmijë.

Si publiciste në mediat brenda dhe jashtë vendit, është paraqitur me analiza, opinione, histori, politikë, kulturë, përshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet në Shqipëri, Kosovë, Angli, Itali, Arbreshët e Italisë, Bukuresht, Francë, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicër, ShBA, Kanada etje…

Ka përkthyer 3 libra nga gjuha italiane.

E vetmja ai utore shqiptare që futet në Antologjinë italiane(2010-2012) mes 100 autorëve fitues nga e gjithë bota.

Është e para autore femër, brenda trojeve shqiptare, që u përkthye në gjuhën rumune.

Duke i dhuruar lexuesit 36 vepra brenda 17 viteve, mjaft publicistikë në mediat e vendit dhe të huaja, bija e Kaninës së lashtë nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave më të shquar të letërsisë shqipe.

Asnjë shkrimtar tjetër i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur të imponohet me kaq dinjitet njerëzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.

Ajo i bëri disa shërbime të rëndësishme letërsisë shqipe.

Së pari prishi hierarkinë e emrave letrarë të vendosur në mënyrë të pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.

Së dyti solli një një pasuri të pafundme origjinale të stilit , frazës, gjuhës, duke prishur uniformitetin e një letërsie standarte gati 50 vjeçare.

Së treti ajo shndërroi në letërsi vuajtjen e një kombi nën regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidën letrare dhe psikologjinë që e prodhoi dhe e mbrojti atë

Proza e saj ka përmasat e një drame globale. Përmes saj ajo ka ribërë shpirtin e humbur të njeriut dhe të kombit.

“Nëse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do të ishte përkthyer në gjuhët kryesore ndërkombëtare, atëherë bota do të njihte letërsinë dhe artin e saj tronditës. Veç pa frikë mund të them se proza e saj është e një niveli europian dhe botëror. Unë mund ta vlerësoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si Herta Mulerin, e cila fitoi çmimin Nobël për letërsinë 2009. Të dyja këto shkrimtare që e kaluan jetën në “Perandorinë e së Keqes”, siç ka deklaruar Presidenti Regan, kanë të përbashkët jo vetëm persekutimin e gjatë komunist, përndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e të shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetëm në faktin se Herta shkruan në një gjuhë të madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes një shtet si Gjermania. Ndërsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janë të tmerrshme, të vazhdueshme dhe rrënuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist të ushtronte profesionin dhe as të botonte asgjë deri në rënien e tij në dhjetor 1990.

Mujo Buçpapa

Botime të autores:

Poezi
Loti nuk ka faj, 1996
Të pres, 2000
Rãdãcinile-Rrënjët, shqip/rumanisht, 2009.
Prozë e shkurtër
Mamaja, novelë 2000
Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)
Rrugë pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.
Mamaja, novelë Rumanisht, 2011
Çmimi i Dualizmit, novelë, 2012 ShB Nacional
Një mall i pashuar, novelë, 2014, ShB Nacional
Romane
Dhembje nëne, 1998
Jetë në udhëkryq, 2001
Ringjallur si Krishti, 2002
Amanti i Arbërisë, 2003
Rrëfim në të perënduar, 2007
Unaza e Prangosur, 2008
Zonja me karafila të bardhë, 2009
Dritëhijet e medaljes… enigmë, 2010- ShB Nacional
Vonë tejet vonë, 2011- ShB Nacional -
Ankthi i së Vërtetës, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011
"Pa Titull" Ese-publicistikë9 ShB Nacional-2011—Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012
Bashkë në dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012
Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012
Ankthi i së Vërtetës, botoi - botimi i dytë, ShBNacional-2013
Bashkë në dashuri dhe atdhetari –botim i dytë- Bukuresht 2014
Loja e Mëkatit- Sh.B.Nacinal- 2015
Unikale - Sh.B.Nacinal- 2015
Trilogji
Prolog Jete, roman I, 2007
Vështroni Meduzën, roman II, 2005
Dilema e së Nesërmes, roman III, 2006.
Ese-publicistikë
"Pa Titull", 2011
Letërsi për fëmijë
10 Fabula, 2000
Bëmat e Dhelprës fabula, 2002
Ne jemi lulet e jetës fabula, 2003
Vogëlushja Bianka dhe kafshët e saj, përralla, 2008
E dini se ç’emër kam?! fabula e gjëegjëza , 2009
Përrallat e vendit Blu/cikël me përralla:
Kuçedra dhe Dragoi -libri i I- përralla, ShB Nacional-2010
Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-përralla, ShB Nacional 2011
Shoku im arushi-përralla - ShB Nacional -2013

Etj.

Krijimtaria e Vranarit përfshirë në 22 antologji. Veç atyre me autorë shqiptarë, është përfshirë në antologji italiane, arbëreshe, Mal i Zi, Kosovë, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, që janë në shqip apo gjuhët e vendeve përkatëse

Vlerësime Letrare dhe Mirënjohje:

Shkrimtarja Vilhelme Vranari Haxhiraj është vlerësuar me mbi 20 çmime letrare kombëtare dhe ndërkombëtare,si:

Çmimi “Petro Marko” për romanin “Dilema e së nesërmes”, nga Bashkia Vlorë dhe Lidhja e Shkrimtarëve Vlorë (2006).
Çmimi për “Poezinë e mirëinterpretuar”, Lidhja e Shkrimtarëve (2007).
Çmimi “Protagonist i vitit 2008” për romanin “Unaza e Prangosur”
Çmimi internacional Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, Torino (Itali), çmim që vjen për herë të parë në Shqipëri (2009).
Çmimi “Mirënjohje e Lidhjes së Prizrenit” (Kosovë, 2009).
Çmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i mediave-2009
Çmimi “Mirënjohje e Kaninës” (Kaninë, 2010).
Çmimi “Mirënjohje e Klubit Drita” (Athinë, 2010)
Çmimi “Mirënjohje e Vlorës” me Medalie Argjendi (2010)
Çmimi i “Karrierës” konkursi letrar në Prozë (2010)
“Çmimi i parë” Mal i Zi” -2011
Çmimi i tretë në prozë -2011
Çmimi "Mirënjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (për 100 vjet Pavarësi)
Vlerësohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penës" dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikës Prof.Dr. Bamir Topi ,më 27-6-2012 (në 100 vjetorin e Pavarësisë kombëtare)
Çmimi "Mirënjohje e Bukureshtit” për 100 vjetorin e Pavarësisë (28 nëntor 2012)
Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë" në 100 vjetorin e Pavarësisë.
Fituese e çmimit “Premio internazionale di Poezia “Firence- Italia -2013. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorëve nga e gjithë bota që përfshihet në antologjinë Italiane të 3 viteve (2010-2012)
Çmimi “Pena e Kristaltë”dhe “Çmimin e Dytë” në Suedi-14 Mars 2014
Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë”nga Shoqata Atdhetare kulturore Mbarëkombëtare Labëria.
“Çmimin e Parë Internacional”-Suedi-28 mars 2015
Dy fragmente nga analizat e romanint “Loja e mëkatit “ të shkrimtares shumëdimensionale, tashmë e mirënjohur dhe e vlerësuar si brenda dhe jashtë vendit, Vilhelme Vrana Haxhiraj:

“ ...“Loja e Mëkatit” i Mjeshtres së Madhe Vranari, një roman modern me stilin e Xhejms Xhois, nis me një narrativ linear, të tendosur, me një stigmë që kapërcen det, tokë, dritë, ajër, bunker dhe izolim, madje shterpëzon konceptin njeri në itinerarin jetë-vdekje, liri-bunkerizim…, duke sfumuar në këtë gjysëmterr fate njerëzish, madje edhe të një foshnjeje të braktisur që bëhet më pas ulërimë e kontekstit. Narrativi i strukturuar bukur e thjesht, në një formë sa të kapshme e po aq të pastër dhe të pasur në gjuhë e lexim..., pasi plagët që shëron Vranari, kanë qenë, janë dhe do të mbeten debat i kudogjendshëm. Vranari, vazhdon të provojë me punë dhe me talent se është femra shkrimtare më prodhimtare, cilësore dhe më e ndjeshme e problematikave shqiptare në dekadat e fundit...”

Dr.FatmirTerziu- Londër kritik, studiues, poet,shkrimtar, kineast, botues dhe publicist i shquar.

Me romanin” Loja e mëkatit” e Vilhelme Haxhiraj, jam“ngopur”me një sëri refleksionesh të cilat më trazojnë shijet estetike, si në një bahçe ku kultivohet me nikoqirllëk një prozë e vërtetë moderne... Gjatë leximit, burgo-vilat marrin përmasat e“Kështjellës” Kafkiane, por me një ndryshim esencial, se aty gjallon një jetë me lakuriqsinë e saj të pështirë, e cila mbytet në një apokalips shoqëror. Kjo përngjan me atë shkallën e fundit të Ferrit Dantesk, ku Ugolinë surealë shqyejnë mëndjet dhe shpirtërat njerëzor. Autorja me mjeshtërinë e penës i kapërcen kufijët e sureales, duke milituar në një kohë substanciale të re, në gjurmët e lëna nga mjeshtërit e mëdhenj Aragon, Brekart, Borges, Eko, duke stiluar me një koncept të ri në natyralitetin bio-shqiptar një dramacitet linear. Gjithçka zhvillohet si në një teatër të stilit tragjik Shekspirian, me çështjet e diskutueshme që mbartin e mbarështrojnë një produkt letrar sa moderrn aq dhe autokton. Nga një ngarkesë e tillë estetike, mëkati në romanin “Loja Mëkatit” ka marrë përmasat e universialitetit nga pena mjeshtërore e Vilhelmes si: mëkat moral, shoqëror, ekonomik, ndërshtetëror e institutcional.

Flori Bruqi

2018-10-30

Kur këndon Eva Golemi !

Eva Golemi - Ushqimi...moment sublim i shijes


Se shpejti miq...per ju...qe me keni ndjekur per kaq vite...me keni duartrokitur ne sfidat e mia ne pentagramet e lirikes operistike...dhe me dashurine tuaj me keni mbajtur te mos e braktis teatrin e te iki diku ne Perendim ...rikthehem per te 80 here brenda dhe jashte vendit me operen time te zemeres...ne rolin e Violeta Valeri La Traviata...Viva Verdi,shkruan në facebook.com e madhja e jonë -operistja Eva Golemi!



Fotografia e Eva Golemi


Sopranoja Eva Golemi falë talentit të saj në skenën operistike sot është një nga emrat që ka shijuar suksesin me role në kryeveprat botërore. Me një aktivitet artistik shumë të pasur, Eva Golemi është një nga zërat më brilante të muzikës lirike, e cila ka disa vite që është pjesë e pandarë e roleve kryesore në vepra të ndryshme operistike dhe tashmë ka interpretuar plot 26 role të para në opera. Mbrëmë në skenë e Teatrit të Operës dhe Baletit, sopranoja Eva Golemi mori jo pak duartrokitje me rolin e Toskës në operën me të njëjtin emër të Puçinit. Kjo vepër u rikthye pas disa vitesh për publikun, por sopranoja në skenën shqiptare e interpretonte për herë të parë këtë rol. Në intervistën dhënë për gazetën sopranoja Eva Golemi flet për karrierën e saj artistike, dhe tregon se për të arritur deri këtu ku është sot ka kaluar jo pak sakrifica në jetë. Energjike, e çiltër dhe e lirshme njësoj si në skenë, sopranoja e parë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Eva Golemi tregon se Toska është një nga rolet e saj më të dashura.

















-Opera “Toska” me regji të Nikolin Gurakuqit ju dhuroi të tjera duartrokitje nga publiku. Më herët keni pohuar se e vlerësoni shumë personazhin e Toskës në veprën e Puçinit. Si u ndjetë në veprën e Puçinit, që u rikthye pas disa vitesh në skenën e TOB?

Toska është një nga rolet e mia më të dashura dhe më të preferuara, jo vetëm i imi por edhe i shumë sopranove të tjera. Toska këtë herë erdhi komplet ndryshe me regjinë e regjisorit Nikolin Gurakuqi. Ai e ka vënë në skenë para gjashtë vitesh dhe këtë herë ka shumë ndryshime, si në skenë, në regji, etj. Vërtetë që unë u ndjeva shumë mirë me këtë bashkëpunim me regjisorin Nikolin Gurakuqi dhe dirigjentin e veprës Edmond Doko. Pa dashur të lë mënjanë kolegun tim Ylber Gjini, si dhe tenorin italian Leonardo Gramegna, i cili ka një zë të shkëlqyer.

-Opera me tre akte “Toska” ka tronditur skenat kudo që është vënë në teatrot e botës. Si erdhi këtë herë Toska me zërin tuaj?

Toska është një personazh i jashtëzakonshëm. Është një personazh fleksibël ku hyn brenda dashuria, xhelozia, ka një gamë të gjerë dhe diapazon vokal jashtëzakonisht të madh. E dashuroj rolin e Toskës, sepse më duket se dhe vetë në jetën time unë jam Toskë. Në aktin e parë është lirike, vjen dashuria, dhe ku ka dashuri ka dhe xhelozi brenda. Është një lirizëm i jashtëzakonshëm. Në aktin e dytë është dueti me Skarpian që është mjaft dramatik, dhe fundi që vret Skarpian për hir të dashurisë që ka për Kavaradosin. Akti i tretë i veprës vjen i ndërthurur, në fillim lirizmi dhe më pas dramaciteti në fund. Kur në të vërtetë e vrasin Kavaradosin, Toska është shumë e dëshpëruar, qan mbi trupin e tij dhe më pas hidhet nga kalaja duke u vetëvrarë. Opera “Toska” është me të vërtetë fantastike. Ne e shohim si veprës operistike, por në fakt Toska është ngjarje e vërtetë.



-Ju Toskën e keni interpretuar dhe në skenën italiane, si ka qenë prezantimi juaj atje?

Toskën e kam interpretuar në Leçe, dhe kam qenë në tre shfaqje. Ishte hera e parë që unë e luaja Toskën dhe që në atë kohë unë u dashurova pas këtij roli. Ishte viti 2008 kur unë e interpretova në Itali dhe tani në skenën shqiptare e risjell sërish për publikun. Por këtë herë më duket sikur jam më e plotë, më dramatike, më e sigurt. Këngëtari po punoi vit pas viti e ndjen ndryshimin, sidomos të vokalit që fillon të piqet dhe forcohet. Në Leçe ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë duartrokitje nga publiku. Puçinin e kam timin, dhe në ciklin e tij kam bërë dhe role të tjera në vepra të ndryshme, si “Turandot”, “Bohem”, “Suor Angelica”, “Madam Batterflye”, “Toskën”.

Related image


-Në karrierën tuaj bëhen së shpejti 27 role të para në opera. Cili ju ka lodhur më shumë?



Rol i vështirë është Norma tek vepra e Belinit, dhe roli i princeshës Turandot tek Puçini. Është një gamë e gjerë vokale dhe kërkon një impenjim të jashtëzakonshëm. Mund t’ju them se rolin e princeshës Turandot e kam bërë në muajin dhjetor të 2011 kur unë isha 6 muajshe shtatzënë. Ana vokale ishte e madhe madje më lodhën dhe shkallët që ishin në skenografinë e veprës, megjithatë ka qenë një kënaqësi e veçantë, sepse unë prisja dhe një fëmijë dhe kur këndoja e ndjeja se si lëvizte.

Fotografia e Eva Golemi


-Në moshën 22 vjeçare keni interpretuar rolin e parë të plotë në skenën operistike. Sa ka ndryshuar sopranoja Eva Golemi nga ajo kohë dhe deri tani?

Ka ndryshuar jeta personale, ka ndryshuar vokali dhe është bërë më i plotë. Kam ndryshuar shumë nga ana skenike. Kam qenë e re atëherë dhe sot jam shumë e kënaqur.


-Nuk janë pak role të para në aktivitetin tuaj artistik dhe keni marrë vlerësime, por ju keni dhe familjen tuaj, keni dy fëmijë. Mes angazhimit për jetën artistike, si është koha për fëmijët?

Unë kam një vajzë, Laura, që është e rritur dhe ajo është 14 vjeçe, por kam dhe një djalë 10 muajsh. Jam e lumtur me familjen time dhe me fëmijët e mi. Në aktivitetin tim si soprano më ndihmon shumë bashkëshorti tim dhe prindërit e mi. Dëshira për të pasur një fëmijë të dytë erdhi pak me vonesë, por ishte kënaqësia më e madhe. Djali tani është i vogël, por na ka bërë të gjithëve për vete, madje edhe Laura kujdeset shumë për të. Vërtetë që kam shumë angazhime në opera, por me ndihëm e familjes arrihet gjithçka. Profesioni jonë kërkon impenjim të madh dhe unë me sa mundem i jap pjesën artit, por për mua familja është mbi të gjitha.

Fotografia e Eva Golemi

-Po Laura si po ecën me rrugën e artit?

Laura studion për violinë dhe është shumë e talentuar. Laura ka shumë qejf të këndojë, por unë nuk e shikoj shumë me këngën, pasi e shikoj shumë tek violina. Ndërsa djalin dua ta shikoj tenor në skenë një ditë.
Fotografia e Eva Golemi


-Sakrifica për të mbajtur karrierën tuaj, përballë angazhimit për familjen?

Në jetën time ka jashtë mase sakrifica për karrierën artistike. Im bir është i vogël dhe sigurisht që kërkon shumë kujdes, është vetëm dhjetë muajsh. Por mendoj se dhe zoti më ka dhënë forcë dhe po e përballoj lodhjen e madhe që kam në profesionin tim. E dua shumë profesionin tim dhe jap shumë, është dashuria e madhe që kam për artin dhe që vazhdon dhe sot.

Fotografia e Eva Golemi


-Treguat jetën tuaj artistike, sipas jush si është sot opera?

Opera ka evoluar, por dhe spektatori është bërë shumë i ndërgjegjshëm. Vjen në shfaqje, duartroket, sall mbushet plot. Për artistët kjo është shumë e rëndësishme. Sot, opera është shumë më mirë nga sa ka qenë.

Fotografia e Eva Golemi

-Jemi në muajt e parë të vitit, si do të vijojë më tej aktiviteti juaj artistik?

Aktiviteti im do të vijojë me koncerte të ndryshme dhe në muajin qershor do të vijë në skenën e TOB opera “Aida”, ku unë do të interpretoj në këtë vepër. “Aida” rikthehet pas disa vitesh në skenën e TOB, por unë si soprano e kam premierë. Deri tani në aktivitetin tim numëroj 26 role të para në vepra të ndryshme operistike, dhe së bashku me “Aidën” bëhen 27 role të para në opera.

Intervistoi: Julia Vrapi

Përgatiti për Floripress: Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D.

****

Fjala e zt.Jahja Lluka në Konferencën Shkencore për Skenderbeun, organizuar nga Komisioni Qeveritar për Vitin e Skënderbeut

Related image

Jahja Lluka 
Ndihem i nderuar sot që marrë pjesë në hapjen e kësaj konference shkencore ndërkombëtare, kushtuar simbolit të qëndresës kundër pushtuesve të huaj, figurës më përbashkuese të kombit tonë,Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Shqiptarët gjithandej, Kosova dhe populli i saj liridashës, është rritur dhe zhvilluar me kujtimin e kësaj figure të madhe historike, me të cilën na njeh gjithë bota e civilizuar përendimore.
Me flamurin e Skënderbeut shqiptarët kanë prirë qindra beteja, kanë dhënë mijëra dëshmorë, dhe me këtë flamur p.o. dëshmojnë se rruga e vërtetë e lirisë dhe demokracisë, është ajo për të cilën luftoi Gjergji ynë deri në frymën e fundit. 

Ai na e trasoi orientimin e sigurt të s'ë ardhmes tonë evropiane dhe propërendimore.Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të parë të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.
Të nderuar studiues:

Ndihem i lumtur që në kuadër të manifestimeve që po mbahen sivjet në gjithë botën shqiptare, sot nën ombrellën e Komisionit Qeveritar për Vitin Mbarëkombëtar të Skendërbeut dhe Institutit të Historisë qê Prishtinës, janë mbledhur bashkë edhe instituted simotra nga Tirana dhe Shkupi.Përmes këtij organizimi të mirëfilltë shkencor,ju jo vetëm që do të nxirrni në pah të vërteta të reja shkencore dhe historike, por edhe përcillni porosinë e madhe të Gjergjit tonë: "BASHKIMI BËN FUQINË".

Sa më të bashkuar dhe sa më të lidhur që do jemi ndërmjet veti, aq më të sigurt do të kemi të ardhmen tonë të përbashkët në familjen e madhe evropiane dhe euroatlantike.
Të nderuar të pranishëm:
550 vjet pas shkuarjes në amshim, kujtimi për heroin tonë kombëtar- Gjergj Kastrioti -Skënderbeun, nuk shuhet dhe ai mbetet prore fanar ndriçues në rrugën e gjatë të realizimit të apiratave kombëtare të shqiptarëve. 
Jeta dhe vepra e Gjergjit tonë të madh, le të na shërbejë si model dhe si frymëzim se si ta duam Atdheun dhe si ta ruajmë lirinë.
Faleminderit!

Nandoret historikë


Image result for fritz radovani

Nga Fritz RADOVANI:

FLAMURI I GJERGJ KASTRIOTIT

6 PRILL 1911


DEDË GJO’ LULI NGRITI FLAMURIN NË BRATILË

28 NANDOR 1912

ISMAIL QEMALI NGRITI FLAMURIN NË VLONË

M U E J NANDOR 2 0 1 8: K u j t o j m ë ...

9 NANDOR 1944 MUNTAZ KOKALARI Intelektual i njohun gjinokastrit shkruen një leter tri ditë para pushkatimit pa gjyq nga terroristi vrasës Enver Hoxha:

“Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur… Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar se jeta ime dhe e të afërmve të mi është në rrezik nga bashtua, Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh. Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale…Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, kumarxhi e gënjeshtar, që i do njerëzit nën vete; edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Ne intelektualët gjirokastritë ia dimë të gjitha sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë…”(AQSH, F.14 d.2/a v.1944)
●U pushkatuen pa gjyq dhe pa faj nga gueriljet komuniste pranë hotel Bristol në Tiranë, me urdhën të Enver Hoxhës dhe zbatuesit të urdhnave të tij, kriminelit Kristo Themelko, agjent i njohun i jugosllavëve deri në vdekje, edhe 14 intelektualë të shquem të kombit e të kulturës Shqiptare. Ata ishin: Ismail Agë Petrela, Muntaz Kokalari, Vesim Kokalari, Syrja Kokalari, Nebil Çika, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti etj. Ditët e terrorit komunist kishin nisë nga gueriljet qysh më 28 tetor 1944, kur u pushkatuen në dyer të shtëpive, nëpër rrugica dhe sheshe etj.., me qellim terrori e frike ish-oficerët e karrierës së Ushtrisë Kombëtare: Akil Sakiqi, Nazmi Uruçi, Fahri Dabulla, Muharrem Liku etj, dhe vijuan deri më 16 nëntor 1944.
17 NANDOR 1944:Forcat ushtarake pushtuese gjermane ikin nga Tirana në Veri.
●29 NANDOR 1944 Forccat ushtarake gjermane dalin nga Shkodra ora 3.00 nade, e mbasi ikin edhe nga Jugosllavia, këta dy popuj të pushtuem nga komunistët e Titos, u konsideruen të “çliruem”. E Hoxha deklaroi: “Ndaj Jugosllavisë nuk kemi pretendime!”

20 NANDOR 1866 U le shkrimtari i Madh Don Ndre MJEDJA(1866 – 1937).

12 Nandor 1944 Pushkatohet pa gjyq perkthyesi Lorenc RASHA 44 vjeç...

2 NANDOR 1945 Dita e të Shuemve në Zallin e Kirit mbas Vorreve të Rrëmajit.
Forcat e amatosuna të Sigurimit komunist zhdukun Vorrezat e të pushkatuemve...

●27 NANDOR 1945: TRAKTI I ORGANIZATES ANTIKOMUNISTE NË SHKODER, “BASHKIMI SHQIPTAR” : “Mos gabo me votue per bishat komuniste!” Ndersa tjetri ishte: “Masakrat në Shqipni i bajnë me urdhen të Titos dhe Stalinit!”. Fillojnë arrestimet me pjesmarrës në Organizatë me Gjovalin ZEZAJ dhe Luigj KÇIRA.

6 Nandor 1946 Arrestohet Don Prek Qafalia. Ishte Meshtar në Mirditë.
10 Nandor 1946 Vritet pabesisht në Reç nga komunistët Don Luigj PICI (1907 – 1946).
12 Nandor 1946 Arrestohet At Petraq ISAK . U dënue në Elbasan me 15 vjet burg...
12 Nandor 1946 Arrestohet: At Donat KURTI, Don Mark HASI dhe Don Anton MUZAJ.
14 Nandor 1946 Pushkatohet në Tuz Imzot Nikoll TUSHA...Mik i Gazullorëve.
15 Nandor 1946 Arrestohet Imzot Frano GJINI ...Rregjent Apostolik i Vatikanit.
15 Nandor 1946 Arrestohet At Mati PRENNUSHI ...Provinçial i Françeskanve.
15 Nandor 1946 Arrestohet Fra Ndue VILA, nuk i dorzon çilsat e Kishës sigurimit shtetit.
16 Nandor 1946 Pushkatohet i dënuem dy vjet Misionari gjerman Don Zef MAKSEN.
●16 – 17 NANDOR 1946 Futen armët rreth orës 2 – 4 të mjesit nga Sigurimi i Shtetit në Kishen Françeskane të Shkodres, dhe Kuvendi kthehet në Burg me 800 të burgosun...
●25 Nandor 1946 Pushkatohen në Prizren të akuzuemit e pafajshem me Organizaten “Katoliçeskaja Banda”: At Bernard LLUPI, Maria SHLLAKU, Prof. Kol PARUBI dhe mësuesi Gjergj MARTINI.

12 Nandor 1947 Arrestohet Don Ejell DEDA, vdes në burg 31 vjeçar.
20 Nandor 1947 Vdes në tortura Imzot Frano GJURAJ... I kerkohet mohimi i Zotit!

6 Nandor 1956 Arrestohet At Rrok GURASHI: Vdes në burg..,pranon akuzat.
9 Nandor 1956 Vdes papritmas Imzot Bernardin Shllaku në Shkoder.
22 Nandor 1956 Vdes në burgun Burrel nga torturat At Klement Miraj (1882 – 1956).

12 Nandor 1957 Arratiset At Pjeter Stajka, dhe Shugurohet jashta shtetit në 1960.

1 Nandor 1958 Shugurohet meshtar Don Martin TRUSHI (Nandor 1933 – 1998).
5 Nandor 1958 Arrestohet per të dyten herë At Florian BERISHA S.J. ( 1897 – 1970).
5 Nandor 1958 Arrestohet per herë të dytë At Leonard SHAJAKU. Nuk tregon Rrëfimin!
10 Nandor 1958 Pushkatohet mbas arrestimit të tretë Don Ejëll KOVAÇI (1920 – 1958) .
10 Nandor 1958 Arrestohet per herë të dytë At Marjan PRELA (1885 – 1974).

27 Nandor 1968 Arrestohet e torturohet Don Marin SHKURTI (1933 – 1969).

NANDOR 1969 Shembet nga anadollaku Fadil Ymeri Kisha e Vaut të Dejës e vitit 1361, ku asht kunorzue Heroi Kombtar Gjergj KASTRIOTI – SKENDERBEU.

17 Nandor 1973 Arrestohet Don Ndoc NDOJA (1914 – 1996)Vorroset në Rrëmaj.

12 Nandor 1975 Vdes At Gjon Karma S.J.(1896 - 1975) mbas sa vitesh burg.

18 Nandor 1979 Vdes At Zef VALENTINI S.J. (1900 – 1979) Studjues i njohun dhe historian per Shqipninë. Profesor i Seminarit Jezuitëve në Shkoder deri 1946.

4 Nandor 1985 Vdes në Shkoder Prof. Gasper UGASHI (1909 – 1985)
●17 Nandor 1985 Papa GJON PALI II i shkruen dy letra personale Presidentit Ronald REGAN dhe Mihajl GORBAÇOV, per takimet me frymë paqsore në Gjenevë.

20 Nandor 1987 Vdes në Tiranë Prof. Lasgush PORADECI(1899 – 1987)...

9 Nandor 1989 Rrëzohet pergjithmonë Muri i Berlinit. Terroristi komunist dhe anadollak Ramiz Alia, vazhdon me vra Rininë Antikomuniste nder kufijt e Shqipnisë...

4 e 11 Nandor 1990 në Rrëmaji Shkoder, Don Simon JUBANI thotë Meshen e Parë mbas vitit 1967, kur u mbyllen të gjitha Kishat me “Revolucionin Kulturor 1967”.

26 NANDOR 1994 Emnohet nga Papa Gjon PALI II mbas 38 vjetësh nder burgje e interrnime nga komunistët, KARDINALI I PARË SHQIPTAR Imzot Mikel KOLIQI.

10 NANDOR 2002 Kanonizimi i Martirëve Shqiptar nga Vatikani.
NANDOR 2018: U Kanonizuen 38 Martirë nga Vatikani... Ndersa “Shteti Shqiptar” dekoroi në këta 28 vjetë mija kriminelë, vrasës e torturues që sot po drejtojnë Shtetin...
Melbourne 30 Tetor 2018.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...