2018-10-30

Kur këndon Eva Golemi !

Eva Golemi - Ushqimi...moment sublim i shijes


Se shpejti miq...per ju...qe me keni ndjekur per kaq vite...me keni duartrokitur ne sfidat e mia ne pentagramet e lirikes operistike...dhe me dashurine tuaj me keni mbajtur te mos e braktis teatrin e te iki diku ne Perendim ...rikthehem per te 80 here brenda dhe jashte vendit me operen time te zemeres...ne rolin e Violeta Valeri La Traviata...Viva Verdi,shkruan në facebook.com e madhja e jonë -operistja Eva Golemi!



Fotografia e Eva Golemi


Sopranoja Eva Golemi falë talentit të saj në skenën operistike sot është një nga emrat që ka shijuar suksesin me role në kryeveprat botërore. Me një aktivitet artistik shumë të pasur, Eva Golemi është një nga zërat më brilante të muzikës lirike, e cila ka disa vite që është pjesë e pandarë e roleve kryesore në vepra të ndryshme operistike dhe tashmë ka interpretuar plot 26 role të para në opera. Mbrëmë në skenë e Teatrit të Operës dhe Baletit, sopranoja Eva Golemi mori jo pak duartrokitje me rolin e Toskës në operën me të njëjtin emër të Puçinit. Kjo vepër u rikthye pas disa vitesh për publikun, por sopranoja në skenën shqiptare e interpretonte për herë të parë këtë rol. Në intervistën dhënë për gazetën sopranoja Eva Golemi flet për karrierën e saj artistike, dhe tregon se për të arritur deri këtu ku është sot ka kaluar jo pak sakrifica në jetë. Energjike, e çiltër dhe e lirshme njësoj si në skenë, sopranoja e parë e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Eva Golemi tregon se Toska është një nga rolet e saj më të dashura.

















-Opera “Toska” me regji të Nikolin Gurakuqit ju dhuroi të tjera duartrokitje nga publiku. Më herët keni pohuar se e vlerësoni shumë personazhin e Toskës në veprën e Puçinit. Si u ndjetë në veprën e Puçinit, që u rikthye pas disa vitesh në skenën e TOB?

Toska është një nga rolet e mia më të dashura dhe më të preferuara, jo vetëm i imi por edhe i shumë sopranove të tjera. Toska këtë herë erdhi komplet ndryshe me regjinë e regjisorit Nikolin Gurakuqi. Ai e ka vënë në skenë para gjashtë vitesh dhe këtë herë ka shumë ndryshime, si në skenë, në regji, etj. Vërtetë që unë u ndjeva shumë mirë me këtë bashkëpunim me regjisorin Nikolin Gurakuqi dhe dirigjentin e veprës Edmond Doko. Pa dashur të lë mënjanë kolegun tim Ylber Gjini, si dhe tenorin italian Leonardo Gramegna, i cili ka një zë të shkëlqyer.

-Opera me tre akte “Toska” ka tronditur skenat kudo që është vënë në teatrot e botës. Si erdhi këtë herë Toska me zërin tuaj?

Toska është një personazh i jashtëzakonshëm. Është një personazh fleksibël ku hyn brenda dashuria, xhelozia, ka një gamë të gjerë dhe diapazon vokal jashtëzakonisht të madh. E dashuroj rolin e Toskës, sepse më duket se dhe vetë në jetën time unë jam Toskë. Në aktin e parë është lirike, vjen dashuria, dhe ku ka dashuri ka dhe xhelozi brenda. Është një lirizëm i jashtëzakonshëm. Në aktin e dytë është dueti me Skarpian që është mjaft dramatik, dhe fundi që vret Skarpian për hir të dashurisë që ka për Kavaradosin. Akti i tretë i veprës vjen i ndërthurur, në fillim lirizmi dhe më pas dramaciteti në fund. Kur në të vërtetë e vrasin Kavaradosin, Toska është shumë e dëshpëruar, qan mbi trupin e tij dhe më pas hidhet nga kalaja duke u vetëvrarë. Opera “Toska” është me të vërtetë fantastike. Ne e shohim si veprës operistike, por në fakt Toska është ngjarje e vërtetë.



-Ju Toskën e keni interpretuar dhe në skenën italiane, si ka qenë prezantimi juaj atje?

Toskën e kam interpretuar në Leçe, dhe kam qenë në tre shfaqje. Ishte hera e parë që unë e luaja Toskën dhe që në atë kohë unë u dashurova pas këtij roli. Ishte viti 2008 kur unë e interpretova në Itali dhe tani në skenën shqiptare e risjell sërish për publikun. Por këtë herë më duket sikur jam më e plotë, më dramatike, më e sigurt. Këngëtari po punoi vit pas viti e ndjen ndryshimin, sidomos të vokalit që fillon të piqet dhe forcohet. Në Leçe ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë duartrokitje nga publiku. Puçinin e kam timin, dhe në ciklin e tij kam bërë dhe role të tjera në vepra të ndryshme, si “Turandot”, “Bohem”, “Suor Angelica”, “Madam Batterflye”, “Toskën”.

Related image


-Në karrierën tuaj bëhen së shpejti 27 role të para në opera. Cili ju ka lodhur më shumë?



Rol i vështirë është Norma tek vepra e Belinit, dhe roli i princeshës Turandot tek Puçini. Është një gamë e gjerë vokale dhe kërkon një impenjim të jashtëzakonshëm. Mund t’ju them se rolin e princeshës Turandot e kam bërë në muajin dhjetor të 2011 kur unë isha 6 muajshe shtatzënë. Ana vokale ishte e madhe madje më lodhën dhe shkallët që ishin në skenografinë e veprës, megjithatë ka qenë një kënaqësi e veçantë, sepse unë prisja dhe një fëmijë dhe kur këndoja e ndjeja se si lëvizte.

Fotografia e Eva Golemi


-Në moshën 22 vjeçare keni interpretuar rolin e parë të plotë në skenën operistike. Sa ka ndryshuar sopranoja Eva Golemi nga ajo kohë dhe deri tani?

Ka ndryshuar jeta personale, ka ndryshuar vokali dhe është bërë më i plotë. Kam ndryshuar shumë nga ana skenike. Kam qenë e re atëherë dhe sot jam shumë e kënaqur.


-Nuk janë pak role të para në aktivitetin tuaj artistik dhe keni marrë vlerësime, por ju keni dhe familjen tuaj, keni dy fëmijë. Mes angazhimit për jetën artistike, si është koha për fëmijët?

Unë kam një vajzë, Laura, që është e rritur dhe ajo është 14 vjeçe, por kam dhe një djalë 10 muajsh. Jam e lumtur me familjen time dhe me fëmijët e mi. Në aktivitetin tim si soprano më ndihmon shumë bashkëshorti tim dhe prindërit e mi. Dëshira për të pasur një fëmijë të dytë erdhi pak me vonesë, por ishte kënaqësia më e madhe. Djali tani është i vogël, por na ka bërë të gjithëve për vete, madje edhe Laura kujdeset shumë për të. Vërtetë që kam shumë angazhime në opera, por me ndihëm e familjes arrihet gjithçka. Profesioni jonë kërkon impenjim të madh dhe unë me sa mundem i jap pjesën artit, por për mua familja është mbi të gjitha.

Fotografia e Eva Golemi

-Po Laura si po ecën me rrugën e artit?

Laura studion për violinë dhe është shumë e talentuar. Laura ka shumë qejf të këndojë, por unë nuk e shikoj shumë me këngën, pasi e shikoj shumë tek violina. Ndërsa djalin dua ta shikoj tenor në skenë një ditë.
Fotografia e Eva Golemi


-Sakrifica për të mbajtur karrierën tuaj, përballë angazhimit për familjen?

Në jetën time ka jashtë mase sakrifica për karrierën artistike. Im bir është i vogël dhe sigurisht që kërkon shumë kujdes, është vetëm dhjetë muajsh. Por mendoj se dhe zoti më ka dhënë forcë dhe po e përballoj lodhjen e madhe që kam në profesionin tim. E dua shumë profesionin tim dhe jap shumë, është dashuria e madhe që kam për artin dhe që vazhdon dhe sot.

Fotografia e Eva Golemi


-Treguat jetën tuaj artistike, sipas jush si është sot opera?

Opera ka evoluar, por dhe spektatori është bërë shumë i ndërgjegjshëm. Vjen në shfaqje, duartroket, sall mbushet plot. Për artistët kjo është shumë e rëndësishme. Sot, opera është shumë më mirë nga sa ka qenë.

Fotografia e Eva Golemi

-Jemi në muajt e parë të vitit, si do të vijojë më tej aktiviteti juaj artistik?

Aktiviteti im do të vijojë me koncerte të ndryshme dhe në muajin qershor do të vijë në skenën e TOB opera “Aida”, ku unë do të interpretoj në këtë vepër. “Aida” rikthehet pas disa vitesh në skenën e TOB, por unë si soprano e kam premierë. Deri tani në aktivitetin tim numëroj 26 role të para në vepra të ndryshme operistike, dhe së bashku me “Aidën” bëhen 27 role të para në opera.

Intervistoi: Julia Vrapi

Përgatiti për Floripress: Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D.

****

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...