2018-10-31

Zoti nuk më hodhi në Hollywood, por unë gjeta Strugën!



Raimonda Shundi Dervishi

Raimonda Shundi rrëfen teatrin e vetëm të Strugës. Si e themeloi çifti Poshka teatrin ku luajnë figura të njohura si Tinka Kurti apo Margarita Xhepa. Olsa Maze Poshka rrëfen sfidat dhe sodisfaksionet e Teatrit


Vajza çapkëne e kohës së lojërave televizive dhe programit të mëngjesit në ish-televizionin TV- Koha (vitet 2002-2003 për rreth 4-5 vjet), me kalimin e tyre, na shfaqet e realizuar në shumë dimensione. Sfida, familje dhe profesion. Krijoi dhe menaxhoi së bashku me të shoqin, Teatrin që mban mbiemrin e familjes së dytë. Olsa Maze Poshka kur drejtonte emisionet e saj (si atë të lojërave ashtu edhe të mëngjesit) ishte portreti më i ndjekur falë spontanitetit dhe gjallërisë tipike që vinte në ekranet ngërçe të kohës. Vajza gazmore edhe sot që kanë kaluar kaq vite, vazhdon të jetë po njësoj. E njëjta gjallëri, e njëjta buzëqeshje, i njëjti pasion ndriçues duke bërë të karikojë teatrin e vetëm të këtij qyteti puthur me liqenin. Studion në Akademinë e Arteve në degën e regjisurës, së bashku me djaloshin Poshka. Ishin shokë kursi dhe kalimi i viteve i spostoi në shokë jete. Shqiptari nga Struga, Xheladin Poshka, është një familje me emër në qytetin e vogël që kufizohet me Ohrin dhe Kalishtën. Vëllai i tij Agim Poshka është një muzikant i njohur si në Maqedoni ashtu edhe në Shqipëri. Si muzikant i lidhur me profesionin, falë kursimeve familjare, por edhe të tijat, mundi të realizonte një bar-arti ku luante me profesionin e dashur. Shumë muzikantë të tjerë performonin në atë vend simpatik në qendër të Strugës.

Ishte kjo situata kur dy regjisorët e rinj Xheladini dhe Olsa, pasi përfunduan studimet në Tiranë, u kthyen të karikuar nga dija e pasioni për të krijuar diçka edhe më të madhe. Kështu lindi ideja për të krijuar të parin teatër në qytetin ku problemet etnike janë disi të komplikuara. “Struganët e duan teatrin” – më thotë Olsa, ndaj kjo ide karikuese u shoqëruan me iniciativa të shumta njëra pas tjetrës, falë ideve së çiftit ambicioz. Në fakt, Olsës sot nuk i duket se ka realizuar gjë në të gjithë këtë kalvar punësh, pasi më pohon me dritën e syve që qeshin se “unë nuk jam këtu për famë, nëse do të doja…, do qëndroja në Tiranë; do rrija kafeneve, beqare, e plakur nga thashethemet dashakeqe tipike, me makinën time, e kaq. Por unë si tradicionaliste vendosa të vijë ku është burri im dhe të lë nga pas gjithçka kisha ndërtuar me aq nxitim dhe fatin natyrisht të Tiranës sime”. Ky qytet i qetë dhe artdashës e pritën bukur të bukurën tonë Çame. Madje iniciativa e saj më mbresëlënëse ishte nisma “të edukojmë nëpërmjet teatrit”, nismë që ka si mbështesë të rinjtë që e duan artin e fjalës, por jo për ta kthyer në profesion. Një risi në format që në akademi na ka munguar, të shkosh në vendin e periudhës që ti po studion, a nuk është zbavitëse?!

Ishte ky teatër që bëri të rinjtë struganë tu shtohet edhe një aktivitet më shumë, një mundësi ballafaqimi më shumë, një derë ku hyjnë emra dhe eksperienca profesionalisht të selektuara. Emrat si Margarita Xhepa, Ndrenika, Mujo, Kurti etj., janë mysafirë të përhershëm për ta kthyer këtë strehëz në një mit, jo vetëm të parë nga ekrani, por duke prekur edhe gjykimin prej ikonave të tyre. Ka vite që Teatri “Poshka” organizon deri në 5 evente vjetore, kryesisht me baza vullnetare. Olsa dhe Xhelo janë të përkushtuar si regjisorë dhe krijues, por janë edhe prindër të shkëlqyer të vajzës së parë Poem dhe djalit Prijës. Sfidat për Olsën nuk mbarojnë vetëm këtu. Ajo shkruan vetë veprat që fëmijët apo aktivitetet i çojnë në ballafaqime teatrale, por ndërkohë po ndjek edhe studimet master për skenar filmi në Prishtinë. Sa të tjera do dëgjojmë?! Le të rrojmë e t’i prekim. Edicioni i pestë në festivalit e teatrove “K’tu fest 2016” në Strugë është i fundit që u organizua me nismën e “Poshka Teatër”, modeluar si skenë e hapur ku flitet shqip, me thyerje traditash, për të lidhur skenën me njerëzit, artin me humanen. E ky numër krijuesish që ftohen në këtë shtëpi arti, organizohet kryesisht nga çifti Poshka. Esat Oktrova, Met Xhelili; pedagogët e Olsës, por ndikimin e profesor Kudret Velcës e ka ngado. “Jam diplomuar në vitet 2002-2003 për Regjisurë në Akademinë e Arteve të Bukura.


Vajzë e vetme dhe kur nisa shkollën, më erdhi edhe oferta e punës në televizionin Koha, ofertë që më la pa fjalë pasi nuk e kisha dëgjuar deri atëherë. Sapo kishim marrë shtëpi të re që në themel për të na rënë me lirë, por këstet që duhej të paguanim ishin të kripura: 3000 euro në muaj. Ishte një shifër pak e kripur për kohën, sidomos kur lekët janë më djersë e jo drogë apo prostitucion. Pra kjo punë ‘mrekulli’ më mundësoi të paguaja shtëpinë dhe të ndihmoja familjet e prindërve, por edhe timen e cila sapo kishte nisur. Pasi e kryem blerjen dhe rutina e punës sime më bëri të njoh edhe prapaskenat e miqve; miqtë me të cilët pihet kafe sot e dëgjohen njëmijë fjalë të çuditshme nesër”. Xhelo (i shoqi) vjen nga një familje tradicionale dhe duke qenë edhe vet i tillë, në Shqipëri përkthehet që kur dy persona lidhin jetën e tyre, nusja shkon tek dhëndri. “Kur erdhëm këtu në vitin 2007, Struga nuk kishte teatër, në fakt as tani nuk ka. Familja e tim shoqi kishte një lokal jo shumë të madh. Duke e pasur biznes familjar e duke pasur afinitet ndaj artit, edhe vëllai i tim shoqi Agim Poshka, na mbështeti për të avancuar deri në hapjen e teatrit tonë privat. Të qenit muzikant në këtë familje, kompromisi i hapjes së një teatri ishte i bukur pasi përdoret edhe për muzikë live. Kur këngëtarët vijnë në skenë (të cilët nga bashkëpunimet e gjata bëhen miq), të vjen mirë ti shohësh në lartësinë që i jep skena, pasi ndjehesh në një ambient maksimal për të kënduar. Pra nuk është si në baret dhe lokalet e zakonshme, pasi skena të jep autoritet dhe protagonizëm artistik.

Cilat ishin aktivitetet e para në teatrin tuaj?

Fillimisht nisëm të bënin teatër me shkollat e mesme. Madje, në ato fillime kur Zamira Kita organizonte konkurset midis shkollave, ne edhe fituam çmimin e parë që na inkurajoi për vazhdimet. Ishim dhe jemi teatri i vetëm këtu. Fatmirësisht Struganët e duan shumë teatrin. Struga duke pasur probleme me ngarkesa të mëdha etnike, si dhe duke qenë komunë shqiptare që përfaqësohet nga një kryetar komune Shqiptar, ndarjet e buxheteve nuk i ka pasur korrekte. Prandaj këta ende nuk kanë qenë të mundur për një teatër tradicionalisht të qytetit. Kur e nisëm nuk e dinim, por funksionoi kjo punë. Tani kemi hapur edhe “Shkollën e Edukimit nëpërmjet Teatrit”. Gjithë këta fëmijë që sheh, janë vetëm një pjesë e një grupi të madh. Nuk është thelbi dhe qëllimi që ata të bëhen as aktorë dhe as regjisorë. Thelbi dhe qëllimi është që nëpërmjet teatrit këta të marrin atë që unë dhe im shoq Xhelo e quajmë qytetari evropiane. Duke ditur diçka më shumë për mitologjinë, psikologjinë, Frojdin, fëmija merr zhvillim ndryshe nga ata që nuk janë pjesë e kësaj shkolle. Ajo që ne në Akademi na ka munguar është pikërisht prekja e këtij realiteti. Profesori im Kudret Velca (kur fliste p.sh për Ibsenin) nuk na i jepte dot mundësinë, që kur flisnim për autorët apo periudhat e rëndësishme të shkonim edhe në vendin e tyre. Tani jemi duke folur për mitologjinë dhe në fund me nxënësit do shkojmë në Athinë dhe do e prekim vetë Akropolin”.

“Në Shqipëri të plakin keq-komentet!”

Si u mundësua organizimi i grupeve të para?

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...