2021-05-21
PSE KOSOVA E SHTYPI VETVETEN ME SHUME SE KUR E SHKELI SERBI
Fishta u pat thene: “Kendoni ne Lahute heronjte qe te mos vdesin e shqip te frymojne. Ky eshte shenjtnimi me i madh per nje komb!” Martin Camaj u pat thene: “Flisni gjuhen qe nana ne djep ua mesoj!” Ndersa Arshi Pipa u coj fjale:” Ate dite qe do te harroni Pjeter Budin ate dite do te shtypni veten!”
Po shqiptari si shqiptari marroset pas politikes dhe injorances, kurre nuk e pranon dijen e vete ta kete mbi krye! Njoh disa qe jane sfide e gjalle qe keta porosi i kane si drita e diellit. Jane pak, por si shenjteri e dheut te vet si shenjti Agustin qe te pakten e donte pak! Si thone ne Mirdite pak e sak. Me librat e tyre Flori Bruqi, Nusret Pllana Anon Nike Berisha, Dibran Fylli, e ndonje tjeter jane me shume se kater akademi. Puna e tyre eshte me shume se nje apo 100 heronj lufte se ata shkruan per heroizmin, shkrifterimin e dheut qe fara te mbije e shendetshme
…ne ATSH, Agjensine e lajmve shterore shqiptare ne vitin 1998 na erdhi nje serb nga Franca te na bente organizimin e strukturave, kur fitoj pushtetin PS.
ZEF PERGEGA
Sa mund te kene derguar te tille ne Kosove?!
Rrenjet e mashtrimt te Serbise per kulturen shqiptare ne Kosove, jane neper hendeqe akademike, ndersa puna e shqiatreve per ta mbrojtur dhe dokumentuar eshte sa ajo e miut…Serbet kane mberritur qe njerin e tyre ta kishin ne drejtimin e gazetes “Le Mond” te Frances e ne gerrhisnim nen lekuren e guaces tone te mbyllur se jemi fanar ndricimi ne bote…sa erdhem e fikem sa gjithe hiri i ketij fanari fantazem erdh e u be buke e pjekur e krimit me monstruoz politik ne bote. Nderkohe Serbia e pa te domosdoshme mashtrimin e opinionit boteror, duke i dhene vetes nje arme te forte sulmi, kur ne shullaheshim ne nje lare dielli perpara nje filxhani kafeje apo nje gote raki me gjize osmane…Ne jemi me keq se korbi qe turpin e kemi si buken me djathe. Ne jemi vrastare te dijes. Ne qeverisemi nga kopilizmi serb, grek dhe turk!
Po dheu yne ka njerez te mire qe kane kapercyer fene e emrit te tyre dhe e kane bashkuar me fene e kombit deri thelle ne gjak e gur te trollit tone. Edhe pse studiesit tone nuk botuan nevojshem libra akademik mbi gjurmet, dardane, ilirike, arberore te kristianizmit e te osmanizmit me analiza dhe burime te sakta ne arshivat e Vatikanit, Romes, Vjenes dhe Stambollit, duke marre rrogen per te ngrohur vezet e karrikes, Kosova pati njerez qe i dolen zot situates dhe deshmise, ti tregonin botes fytyren e genicidit serbo sllav ne Kosove me foto dramatike e renqethese te krimit me makaber te njrezimit qe as lufta e Trojes nuk e ka pare… Tre te tille i njoh personalisht. Nusret Pllanen, Flori Bruqin dhe Dibran Fyellin.
Kam mare pjese ne promovimin e librave te tyre. Nje grusht njerezish qe gjalle e mbajne patriotizmin ne fund te zemres dhe shpirtit te tyre. As nje shenj nga gaveria shqiptare dhe Kosovare. Pusht-tetaret e kane vra dheun tone, historine , gjakun e lirise, kane humbur cdo gjurme e shenj per tu shenjuar ato vete ne brox te ndryshkur… Ndonese mundesia e perhapjes se librave, te Nusretit, te Florit, te Dibranit eshte e vogel me gjithe zanin e madh te shpirtit te tyre sa duket se shteti i nenqesh per punen lapidare te tyre! Eshte nje serb me emrin Vuçic, i cili ia dhuroj Europes nje liber shume interesant per Europen, duke treguar para opinionit te cilivizuar europian faqen e zeze te shqiptarit e fatkeqesi per ne, nen okelion “Trashigimia e krishterë ( kuptohet serbe ) në Kosovë e Metohi "
Shtrohet pytja sa libra ia ka prezentuar Kosova Europes, ku bindshëm te kete shkruar qe objektet e kultit te krishter ne Kosove, se pari jane shqiptare te " vjedhura" nga serbet?!.
A e ka bere kete Akademia e shkencave shqiptare me nje batalion akademikesh apo Universiteti me nje kopani profesoresh?! Pse me tre lule si Nusreti, Flori e Dibrani e ndonje tjeter, mund te vjen pranvera ne Kosove?! Pranvera nuk eshte kur mbjelle nje peme ne trotuar me gjethe jeshile, por kur boton nje liber qe me te cel lulja e gjakut te lirise qe na e kane pire tradhetart, se pari brenda pragut tone.
Nje shtet gjakatar, pushtues e kriminali krijuar ne vitin 1803, Serbia posedon te gjithe pasurine kulturore kishtare shqiptare te Kosoves.
Me kujtohet ne promovimin e librave te Nusretit ne Detroit dhe te Dibranit ne Prishtine, kur njerez kerkuan qe librat, filmat te botohen ne anglisht, por ata qe kishin ne dore, pushtetaret te larte te Kosoves dhe lider te diapores u ra nje hije ngjyre metaline, kur llava e metalit ngrine mbi kallepe. Keta emra qe permenda Nusretin , Florin e Dibranin, sigursiht ka edhe individe te tjere, duhej shoqeria ti mbante ne pellembe te dores dhe bashke me ta te shkonin ne kryeqytetet e Europes , ne mediat dhe forumet e tyre per te folur…por ato sikur thane “le te flain keta qe i kemi zgjedh per pushtet”
Si mund ti besosh as gjate ato qe i ke zgjedh si zgjedhe qe nuk te leshon pa ta pa shkumen e fundit te shpirtit ne buze. Dalin sot e protestojne 30-40 veta se ata i shohin ne Hage dhe nuk marrin librat e shkrimtareve kosovare ti mbanje ne dore se per momentin ato japin mesazhe me shume se mbajtja e flamurit te patriotizmit. Akademia e Kosoves, a eshte ajo nje pandemi ne vete?! A m und te quhet institucion akademik, kur nuk ke forcen as sa nje foshnje te guxosh per te verteten historike?!
Me tha nje mik ne Kosove ne promovimin e librit te Dibran Fyellit, ku vetem dy krijues katolik merrnim pjese se ne kosovaret nuk jemi islamike dhe 95% e popullit e don Gjergj Kastriotin si hero te kombit dhe Nana Terezen si shenjtore te kombit..
Po more vellai dashur, ju keni eleminuar nga skena poltike partine qe e krijoi edhe me mebeshtetjen e Rugoves, shkrimtari dhe akademiku i ndjere Mark Krasniqi!!! Ju ia keni lene shtatoren e pajtuaesit te gjaqeve Anton Qeta te shtrire per dhe per shume vite dikun ne nje cep te oborrit. Ju te dashur vellezer ne politike keni derguar ne misione diplomatike njerez qe eshte turp ti shikosh te punojne si kamajer e furrtar, kur Serbia dergon njerez te shkolluar ne perendim.
Ju vellezer jeni shtet multi etnik dhe duhet ta keni nje serb amasador ne vendet ballkanike ao gjetke, , duhet ta keni nje egjypjan ne vendet qe e flasin gjuhen e ketij kombi, duhet ta keni nje turk ne vendet arabe, duhet ti keni pese apo gjashte katolik ne Washinton, Lomder, Zvicer, Gjermani, Austri, Danimarke apo dikun tjeter. Keni njerez te tille. Dhe nese nuk mundeni ti gjeni ti kisht derguar ne shkolle. Por pse nuk keni derguar Florin, Nusretin Dibranin se ato do te flisnin, sic mund te flas une lirshem nga Amerike per kulturen, historine per rrenjet, per tolerance fetare, por nuk keni dashur..
Kjo eshte tradhetia qe i keni brre dheut tuaj, duke iu pershpirtur politikes si gjarperi vezeve te breshkes! Me ato poltikane nje dite nuk eshte cudi te hani kembet tuaja. Po shkrimtari me i shquar mbi vepren e Nana Terezes dhe shume veprave te tjera, Anton Nike Berishaj, per disa vite professor ne Universitetin e Kozences ne dere te shtepise e keni! Po nuk keni deshire ti thoni mire mengjes se eshte kaurr. U larguat prej krimit serb dhe rate ne gropen e krimit Osman.
Nuk mbijetohet keshtu! Buxheti i Serbise per kete propagande mashtruese per Kosoven, eshte shume me i madh se pasuria e Bexhetit qe prest si struci ta zgjase qafen ne ndonje hije karrikeje, duke e prit Thacin te dale nga ajo vrime e zeze qe e kane futur. Duke gerthitur per “vellane” turk, qe nga paslufta i ndertuan 800 xhami, dhe tani dalim me "kryevepren 30 milioneshe " me xhamine e Prishtines. Asgje nuk kam me vprat e kultit dhe as besimet se I kam ne familje, por edhe per ate kishe u shkruan libra kundra, u ndezen kovachanat e kundershtise, sikur nuk i njihni rrenjet tuaja, ndaj Serbia qe e stimuloi kete marri ju quan tani nje mbeturine turke! Ne vend qe te ngriheshi e ti thoni ndal si dardan! Po heronjte i vrane dhe gjakun u pijne per lavdi sot njerez qe nuk kane pike lavdije, por bunker i madh hajnie.
NJE FILM PER SKENDERBEUN….APO PER GJERGJIN
…e vrafte buka njeriun e lig! –thote nje fjale popullore
Osmanet shqiptar dhe heleneve grek ne Shqiperi u pelqen ta quajne Skenderbeu. Duke punuar keta sulltane ne Akademite tona e kane futur kete term qe nuk ka te beje me emrin e djepit dhe te pagezimit neper literature!. Si do te quhej ne film, Gjergj Kastrioti apo Skenderbeu?! Në sytë e Amerikanëve dhe të gjithë perëndmorëve: në nuk kemi qënë kurrë një popull, dhe aq më pak një nacion. Ne për ata jemi thjesht turmë laramane të mbetura e të mbledhura nga ngjarjet historike, ku kusht të mundet hyn e zhvillon lojra interesash. Nuk ka egzistuar në mijëra vjet histori njerzore që: një popull mysliman të ketë hero katolik, apo e kundërta, dhe në fakt shumica absolute myslimane nuk e ka njohur kurrë si hero të tij! Tani ka gjithnjë e më shumë që deklarohen hapur dhe në mënyrën më agresive kundra. Ashtu sic jemi në të vërtetë, ashtu na trajtojnë dhe respektojnë: dmth pa identitet..ose thënë turkçe: pa din e iman. Ne administraten Amerikane shqiptaret qe punojne jane ose musliman ose ortodoks dhe habiten e ngrene supet kur degjojne emra katolike.
Ne Detroit katoliket jane te njuhur prej malesoreve te Malesise se Madhe, por edhe kontributi i tyre sidomos per Kosoven e lire eshte kompromentuar nga mediat globaliste soro-komuniste, sa edhe pak do ta shuajne emrin dhe organizimet e tyre. Ketu kane interferuar disa jugor islame te djallezur deri ne brire, te cilet me misionin e tyre po shkaterrojne cdo vlere kombetare qe nga pas u shkon ndonje lider fetar. Nese Hollivudi do ti ngrinte nga dheu e balta e mohimit vlerat qytetruese, perbashkuese dhe europiane te Heroit tone kombetar, kjo do te binte ndesh me realitetin shqiptar dhe me psikologjine e rrenjosur te perendimoreve te sotem se gjithe kjo histori nuk ka si te jete e vertete, sepse para syve kane librat e mashtrimit serb, sepse etnogjeneza e saj eshte e kalllur nga vete shqiptaret dhe tradhetuar prej tyre.
Sic thote Konica se shumica e shqiptarve mund te pershkruhen si te tille. Te gjithe filmat qe jane bere nga Hollivudi per ngjarje romake, greke, te cilat ka prej tyre shqiptare qe jane pervetesuar nga keto dy kombe, Irlandeze per heronjte e tyre qofshin ato locale apo kombetar tregojne se ato e kane trasheguar mesazhin e luftes dhe se nuk ka polemika mbi jeten dhe vepren e tyre.
Ndyshon puna ne Shqiperi, minaren ne mes Tiranes ia kane ngulur heroit ne sy. Shikoni me kujdes siglen e Sokol Balles apo te njonje tjetri si ai i Zhejit, japin minaren, kishen ortodokse, ndonese aty afer as 500 metra eshte Katedralja. Ne asnje vend prendimor festat edhe ato katolike apo muslimane nuk behen ne shesh sic behen ne sheshin e Tiranes festat e muslimaneve, duke treguar nje supermaci ndaj fete e tjera dhe duke fyer rende ateistet dhe intelektualet. Kjo eshte prekje e hapur e lirise se tjetrit. Nese do cdo komunitet fetar te marre me qera stadiumin dhe te festoje atje, e shqiptaret per te realizuar kete fe mbulojne permendoren e Heroit tone kombetar ne mes te Tiranes, apo perdhosin shtatoren e nena Trezes ne Mitrovice apo gjekte, pikerisht ato qe dolen me qirnjte e saj ndezur ne mes te Prishtines, duke kerkuar liri nga genocidi serb. Si mund te behet film nga amerikanet kur islamiku me pikepamje lindore, Rexhep Qosja e llogarit diktatorin si burrin me te madh te kombit, duke e vene ne krah te Skenderbeut???!!! Kur diktatorit ia hodhen shtatoren, kush mund te jape garanci qe ne vend te Skenderbeut do te vihet ajo e Haxhi Qamilit, sic ka dashur ne fillim Enveri. E c’vlere do te kishte filmi?!. Se edukimi ne Shqiperi e Kosove, historia dhe letersia i ka rrenjet tek partia, keshtu ka thene Ismail Kadare. Po te kishin nxjerre islamiket apo othodokesit nje njeri te permasave te Gjergj Kastriotit do kishin lene qimet e kokes dhe filmin do ta kishin realizuar.
Ruset e bene per ne nje film dhe Enveri nuk ua prishi. Qellimet e ruseve diheshin. Supermaci ne Ballkan!. Ne jemi popull i lashte ilir neper fjale e harta, por jo ne vepra te shkruara qe mund te perballen me boten ne argumenta. Ne jemi mesuar te themi: “Rofte sulltati, rrofte beu, rrofte bajaraktari, rrofte partia, por kurr rrofshin njrezit e dijes, ata I kemi cuar ne hell e i kemi pjekur kukurec…!”
Lexoni keta autor te dijes qe permenda me lart, te shikoni syte e vertete te Kosoves drejt perendimit. Lexoni shkrimet e shqiptaro-amerikanit Agim Vunici. Lexoni vec lexoni per te gjetur vlerat e bashkimit dhe mos i mbani syte tek analistat e ekraneve. Asht rrene krejt bre!
ZEF PERGEGA
Detroid, SHBA
Outlook
outlook.live.com
+ Add to contacts
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i nis letër organizatës që futi Manastirin e Deçanit mes monumenteve të rrezikuara
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka drejtuar një letër organizatës “Future for Religious Heritage”, e cila pati nominuar Manastirin e Deçanit për listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara në Evropë të Europa Nostras.
Çeku ka listuar një sërë pyetjesh në emër të shtetit të Kosovës lidhur me vendimin e tyre për nominimin e Manastirit, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Çeku ka kërkuar përgjigje nga kjo organizatë për pyetjet:
- Cili ka qenë burimi i informacionit për sulmin e pretenduar të organizatës terroriste ISIS në Manastirin e Deçanit?
- Kujt saktësisht i referoheni kur përmendni termin “ekstremistë lokalë” dhe në raportet e cilave institucione të sigurisë jeni bazuar në lidhje me katër sulmet e pretenduara?
- Cili ka qenë burimi i informacionit për konstatimin tuaj se në afërsi të dyerve të manastirit planifikohet ndërtimi i një autostrade të madhe ndërkombëtare?
- A jeni në dijeni për marrëveshjen e arritur vitin e kaluar mes palëve (përfshi klerin ortodoks) në lidhje me rrugën, e cila as nuk ka qenë e menduar si autostradë dhe as nuk është ndërtuar?
- Cilat janë burimet e tjera mbi të cilat e keni ndërtuar argumentin tuaj për të nominuar Manastirin e Deçanit?
- Ne besojmë që çështja e manastirit dhe dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë të ndërlidhura. A mund të na sqaroni cila është lidhja e pretenduar në tekstin tuaj mes këtyre dyjave?
- A mund të na tregoni se me cilat organizata të shoqërisë civile, institute e profesionistë, institucione e grupe të tjera nga Kosova jeni konsultuar për këtë nominim?
- A e keni vizituar Manastirin e Deçanit për të parë nga afër gjendjen reale gjatë procesit të nominimit?
- A keni informacion të mjaftueshëm mbi gjendjen aktuale, situatën e sigurisë, mbrojtjen kushtetuese, ligjore dhe institucionale të Manastirit të Deçanit?
Ngrihet aktakuzë ndaj zyrtares së BE-së në Kosovë, dyshohet për keqpërdorim fondesh me miliona euro
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurës Albina Nura, që si zyrtare e Bashkimit Evropian në Kosovë dyshohet se ka keqpërdorur fonde në vlerë miliona euro.
Në njoftimin e Prokurorisë s’jepen detaje, njoftohet vetëm se ndaj të pandehurës është ngritur aktakuzë për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “konflikt interesi”. Ndërkaq, KOHA ka mësuar se bëhet fjalë për dyshime se Nura ka keqpërdorur fonde në vlerë prej 3 deri 4 milionë eurosh.
Një prej operatorëve që ka përfituar nga këto fonde dyshohet se ka lidhje me Nurën.
Siç ka mësuar KOHA, rasti është iniciuar nga zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa është hetuar nga OLAF-i (Zyra Evropiane kundër mashtrimeve) në koordinim me Task-Forcën dhe Prokurorinë Speciale.
Intervistë me shkrimtarin dhe studiuesin e shquar nga Shqipëria, Prof. Vlash Prendi
Synimi im i përhershëm ka qenë për aq sa kam pasur mundësi të hedh dritë mbi figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare dhe mbarëkombëtare
Vlash Prendi, është një shkrimtar, studiues, publicist dhe kulturolog shumëplanësh. Gazetaria, pasioni për gjuhësinë dhe artin e të të shkruarit, dhe sidomos kritikat letrare, eseistikja etj., përbëjnë substancën e librave të tij. Nuk janë pak libra, ato skalitin profilin e tij krijues. Qindra redaktime, qindra manifestime, tribuna e sesione, ku është dëgjuar fjala e tij, duke lënë përshtypje shumëdimensionale.
Të shkruash shumë dekada pa u ndaluar dhe gjithherë duke vënë në dritë vepra me vlerë, është një gjë admiruese.
Studiuesi Prendi këto ditë ka botuar librin studimor me titull, “Gjurmë në histori”, i cili ishte njëherësh edhe shkas i realizimit të kësaj interviste.
Pyetje: Profesor Prendi, vlerësojmë se ju jeni një emër i spikatur i letërsisë dhe botës sonë studimore si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë. Për të qenë edhe më afër këtij lexuesi sidomos në Kosovë vlerësojmë se do të ishte me interes që të na jepni një profil tuajin jetësor dhe të veprimtarisë letrare e studimore.
Pra kush është prof. Vlash Prendi ?
Pёrgjigje: Jam nga fshati Skuraj, kryeqendra e bajrakut te hershem tё Kurbinit, ku kam mbaruar edhe arsimin fillor dhe atё 8 – vjeҫar. Meqenёse isha me rezultate shumё tё mira, m’u dha e drejta tё vazhdoj studimet nё shkollёn e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” nё qytetin e Elbasanit, pasi mbarova tё mesmen, fillova punё si mёsues i gjuhёs dhe letersisё shqipe nё fshatin e lindjes. Nё vijim vazhdova universitetin “Luigj Gurakuqi” nё qytetin e Shkodrёs, nё degёn e gjuhёs dhe letersisё shqipe. Njёherit jam marrё edhe me gazetari, studime dhe krijimtari nё fushёn e folklorit.kam nisur tё shkruaj qe nё bangat e shkollёs sё mesme. Aso kohe kisha bashkёpunim me gazetat e kohёs si “Shkumbini”, Zёri i Rinisё”, “Kastrioti”, etj. Nё kёtё periudhё u mora edhe me poezi, madje pata pergatitur edhe njё vёllim poetik me titull “Buzёqeshja rinore”, per tё cilin disa miq tё mi poetё tё njohur si Rudolf Marku, Agim Isaku dhe Hamdi Meҫa, mё patёn sugjeruar ta dërgoj pёr botim, por nuk e dёrgova pasi akoma nuk isha i bindur nё pjekurinё time poetike, kёshtu që ky libër edhe sot fle diku nё dosjet e mija. Mё vonё u mora me disa artikuj studimorё, qe nё fillim i perkisnin tё drejtёs zakonore dhe jetёs tradicionale, tё cilat i botoja nё gazetёn Kurbini”, tё cilёn e drejtoja bashkё me mikun tim Ҫezar Rica, poet i njohur. Ishte pikёrisht ky mik, që më motivoi dhe mё pёrkrahu, qe tё botoja librin e parё me studime “Kurbini – tradita, kultura”, nga SHB “Rilindja” e Tiranёs, nё vitin 1996. Nё vitet nё vijim ndёrmora bashkёpunim me disa organe shtypi si gazetat “Drita”, “Albania”, “Bulevard”, revistёn “Spekter” Dhe “Kuq e zi”, tek tё cilat botova shumё shkrime pёr disa nga figurat mё tё spikatura tё trevёs sё Kurbinit. Duhet theksuar se kjo trevё ёshtё njё trevё e njohur historike. Nё Kurbin mendohet se kanё jetuar fisi Albani nga e ka prejardhjen edhe Papa Clementi i XI, thuhet se ka jetuar plaku legjendar Kokё Malҫi, bashkёkohёs i Gjergj Kastriotit, ёshtё i njohur aktiviteti patriotik i patriotit Gjin Pjetri qe ngriti Flamurin e Pavarёsisё nё Milot, kёtu ka lindur gjenerali Prengё Pervizi, nё kёtё trevё kanё shёrbyer Imz. Prengё Kameri, dom Nikollё Kaҫorri, atё Shtjefёn Gjeҫovi etj, materialet historike ishin tё bollshme, kёshtu lindi libri i dytё “Kurbini – tradita, kultura” vol. II, nё vitin 2003. Mё vonё erdhёn natyrshёm edhe botime tё tjera, kryesisht nё fushёn e studimeve. Sot numёrohen 14 vepra tё tilla tё butuara nё zhanre dh tematika tё ndryshme.
Pyetje: Këto ditë keni botuar librin studimorë, “Gjurmë në histori”, çfarë ngërthen në përmbajtje dhe tematikё brenda konceptit përmbajtjesor ky libër mjaft voluminoz ?
Pёrgjigje: Po, ёshtё libri i fundit, pёr botimin e tё cilit falënderoj shtёpinё botuese “Hieronimus” me president z. Dodё Ndrecaj, pa ndihmёn e tё cilit ky libёr, ndoshta nuk do ta kishte parё dritёn e botimit, por edhe redaktorin e librit, studiuesin Llesh Ndoj dhe grupin realizues pёr punёn kualitative qё kanё bёrё. Vitet e fundit, u mora me studimin e veprёs sё disa autorёve relativisht pak tё njohur nё vendin tonё. Ky fakt motivoi qё tё pёrpiqesha t’i bёja tё njohur pёr lexuesin shqiptar. Edhe sot po t’i pyesёsh shumё studentё qofshin edhe tё letersisё, kam bindjen se nuk e njohin poetin e Zarёs Shime Deshpali, studiuesin Aleksandёr Stipҫeviҫ, shkrimtarin Kapllan Resuli, dramaturgun Josip Rela, shkrimtarin Hasan Hasani, poetin Din Mehmeti, shkrimtarin Mikel Gojani, e mjaft studiues e poetё që janё afirmuar vitet e fundit. Ky fakt mё shtyu qё tё studioj rreth jetёs dhe veprёs sё tyre dhe tё sjell diҫka pёr lexuesin, sepse ёshtё e pafalshme qё tё jetosh nё njё truall, tё bёsh pjesё nё njё komb me shkrimtarё tё mёdhenj dhe tё mos i njohёsh ata dhe krijimtarinё e tyre. Nё vijim tё kёtij libri, janё pёrfshirё edhe disa autorё tё njohur shqiptarё, vepra e tё cilёve ka patur vlera tё veҫanta nё letersinё shqipe.
Pyetje: Dhe ky libër shpresoj se do të jetë mirëpritur edhe në Kosovë, ku edhe është botuar, por edhe në Shqipëri ?
Pёrgjigje: Nё fakt, pak lexohet sot, por sapo merret vesh se po botohet njё libёr i ri, interesimi është i madh. Disa duan ta lexojnё, ca tё tjerё shtyhen nga kurioziteti, tё tjerё dёshirojnё ta kenё nё bibliotekё. Ҫёshtё e vёrteta kam pasur mjaft mesazhe urimi dhe kёrkesa nga lexues, shokё dhe miq, tё cilёt janё tё interesuar ta lexojnё librin. Mё ka bёrё pёrshtypje reagimi i disa shkrimtarёve dhe poetёve shqiptarё tё Kosovёs, sidomos respekti dhe dashuria qe kanё treguar nё mesazhet e tyre dhe vlerёsimin maksimal pёr librin nё fjalё. Kujtoj kёtu me admirim mesazhet e Xhavit Thaqit, Dodё Ndrecajt, Lekё Mriajt, Vilson Culajt, Gjon Berishёs, Jahja Dranҫollit, Pal Canajt, Mikel Gojanit etj, tё cilёt tё motivojnё pёr tё punuar mё shumё nё kёtё fushё.
Pyetje: Keni botuar edhe shumë libra tjerë, nga cilat zhanre janë të lëvruarar ato vepra që keni krijuar ?
Përgjigje: Deri tani kam botuar 14 vepra letrare, monografike dhe studimore, nga tё cilat dy janё me kritika dhe recensione, tre me pёrmbledhje folklorike, njё tekst mёsimorё pёr klasat e pesta tё arsimit tё mesёm tё ulёt, dy vepra i kushtohen vendlindjes sime Kurbinit, ndёrsa gjashtё tё tjerat janё vepra monografike, kushtuar patriotёve, heronjve dhe dёshmorёve qё kanё dhёnё jetёn pёr atdheun. Kёtyre figurave u kushtohet edhe libri “Lavdia e vdekjes sё bukur”, shkruar me bashkautor dhe botuar nё vitin 2013, me inisiativёn e Qarkut tё Lezhёs. Dua tё veҫoj kёty librin monografik “Kullat e bardha”, qё i kushtohet njё patrioti tё flakёt mirditor, Frrok Melyshit, i cili u vu nё krye tё lёvizjes kundёr sistemit komunist, nё vitet e para tё vendosjes sё tij. Ështё rast unik, qё pasi vritet nga forcat e sigurimit tё shtetit, trupi i tij digjet me benzinё dhe njerzit e tij tё dashur, as nuk e njohin. Pёr heronj tё tillё, ёshtё nder tё shkruash.
Pyetje: Jeni marrë me studimin e trevës së Kurbinit nga keni edhe origjinën, cili është kontributi juaj në hedhjen dritë për të kaluarën historike dhe rrjedhat tjera të kësaj krahine?
Pёrgjigje: Treva e Kurbin, ёshtё njё trevё e begatё, me vlera tё pamohueshme historike dhe natyrore, ku studiuesit dhe krijuesit katё material dhe motive tё shumta pёr tu marrё me tё. Pёr ta njohur mё mirё, do tё bёj njё pёrshkrim tё shkurtёr, Kurbini del në dokumentacionin historik na del më 1457 Curbino, 1467 Kurbin, 1570 Curbin, 1583 Kurbin, 1634 Curbin, 1638 Corbin,1641 Curbin, 1644 Corbin, 1650 Corbino, 1672 Curbin, 1673 Corbin. Me 1689, ne nje harte te geografit italian, Giacimo Cantelli, gjendet emri Corvino, ne luginen lumit Urdhaza. Kjo harte e kushtuar Gjon Fraçesk Albanit, 11 vjet para se te bahej Pape Klementi XI me origjine nga Laçi, nip i Mikele Laçit e bijve të tij, Filip ,e Gjergj, luftetare te Skenderbeut, qe u larguan nga shqiperia me 1464 dhe u vendosen ne qytetin Urbino te Italise. Ky pape organizon kuvendin e Arbrit nё Merçine tё Lezhёs. Emri Kurbin del po ashtu edhe më 1702 dhe 1703. Në të kaluaren krahina e Kurbinit nuk ka qenë njësi administrative më vete e dallueshme. Ndre Mjeda, e lidh origjinen e emrit nga fisi ilir te lasht Karavante, para pushtimit romak, me kryeqytet Karavante, qe mendohet te kete qene te vendi qe quhet Djerra e Selites. .Kurbini përmendet si krahinë ndër dokumente me sa dimë vonë në shekullin e XV, kur Papa Kalisti II në vitin 1457 i jepte leje abatit të Shën Prendes së Kurbinit të bashkonte manastirin e Shën Gjergjit me atë të Shën Mërisë së Ndërfanës, dëmtuar prej turqve , kur edhe përmendet Santa Venera di Curbino, që ishte qendra ipeshkvore. Për më shumë se dy shekuj duke filluar nga ai i XVII, ky emër përveçse si emër krahine përdoret edhe për Shën Prenden ku ishte vendosur Selia Ipeshkvore e Arbërit (1615-1640) mandej ajo Durrësit (1640-1858), përmes datimit të këtyre dokumenteve në Kurbin.
Në periudhën e Mesjetës Kurbini ka qenё bajrak, nё pёrbёrjen e tё cilit bёnin pjesё 16 fshatra, fshati kryesor ishte Skuraj. Nё kёtё periudhё është përfshirë në Principatën e Arbrit, që njihet si formacioni i parë shtetëror feudal i shqiptarëve qysh nga fundi i shekullit Xll, me sundimtarët Progoni, në vitet 1190-1199 dhe të bijtë, Gjini që sundoi në vitet 1199-1208, Dhimitri 1208-1216, periudhë që njohu fuqizimin më të madh të kësaj Principate. Në shek. XII krahina ishte principate e Skurajve, qe ishte zgjeruar shume, deri ne Vlore, me Princ Aleksander Skura. Në këtë periudhë në grykëderdhjet e lumenjve u ngritën skela të vogla detare që shërbenin për transportimin e mallrave në rrugë detare brenda vendit dhe me vende të tjera. Në grykëderdhjen e lumit Mat funksionoi Skela e Shufadasë. Më vonë principata e Skurajve u zvogëlua në krahinën e Kurbinit e kaloi nën pricipatën e Topijajve, pastaj të Kastriotëve. Me krijimin e principatave feudale në fundin e shekulit XlV, Kurbini dhe fshatrat përreth u përfshinë në Principatën e Topiajve dhe më vonë në atë të Kastriotëve. Skuraj u bë një bazë e fortë ushtarake e Skënderbeut, ku me Milotin dhe fshatrat janë historikisht i qëndruan përkrah dhe mbështetëse të luftrave të Skënderbeut edhe të luftrave të mëvonshme për liri dhe pavarësi. Është për t’u përmendur mbledhja e Kuvendit Krahinor të Kurbinit në fshatin Delbnisht ku “Kanunet e Flamurit të Kurbinit me 5, 6 e 7 gusht 1906 u bënë shtesë në “Kanunin e Lekë Dukagjinit”. Kuvend i organizuar e kryesuar nga Gjin Pjeter Pervizi i Skurajt, i njohur si përfaqësues i vegjëlise e Plak i parë i 45 pleqve të semtit. Kryengritja e Kurbinit e viteve 1903 – 1906 është padyshim fakti më i gjallë historik i rezistencës me armë në dorë të patriotëve kurbinas që e detyruan Qeverinë Osmane të falte taksat mbi gjënë e gjallë, të lejonte Kurbinin të gëzonte të drejtën e të vepronte sipas venomeve të veta, të shpallte amnisti për të gjitha fajet e kryera nga banorët e zonës, të paguante dëmshpërblimet për dëmet që kishte shkaktuar ushtria turke gjatë ekspeditave ndëshkimore në Kurbin. Lëvizjet e vazhdueshme të rezistencës, të organizuara nga patriotët vendas nn udheheqjen e Gjin Pjetёr Pervizit, ne lidhje te vazhdueshme me Imzot Nikolle Kaҫorrin, nёnkryetar i Qeverise sё Vlorёs, Prend Bardhit, arqipeshkvi i Durrёsit nga Delbnishti i Kurbinit dhe Atё Shtjefёn Gjeҫovi OFM, asokohe famullitar i kishёs sё Laҫit, bënë që më 28 nëntor 1912 edhe në Milot, ashtu si në Vlorë, në të njëjtën ditë dhe orë, të ngrihej flamuri i pavarësisë nga patrioti Gjin Pjetr Pervizi dhe luftёtarё përfaqësues të tjerë nga Miloti dhe gjithe krahina. Në vitet 1916 – 1917 do të nisë funksionimin pazari i Milotit si treg rajonal për shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale, mjaft i njohur nё trojet shqiptare dhe mё gjёrё. Krahina e Kurbinit shtrihet në veriperëndim të Shqipërisë së Mesme në zonën midis lumenjve Mat në veri dhe Drojë në jug. Nga veriu kufizohet me rrethet e Lezhës dhe të Mirditës, në lindje me rrethin e Matit, në jug me rrethet Krujë dhe Durrës dhe në perëndim me detin Adriatik. Rrethi i Kurbinit ka një sipërfaqe prej 271 km 2 dhe një popullsi prej 74 000 banorësh. Ka 1 njësi vendore prej të cilave 1 është bashki; Laçi dhe 3 janë njësi administrative, Mamurrasi, Miloti dhe Fushëkuqja. Qytete janë: Laçi, Mamurrasi dhe Miloti. Pjesa lindore e kësaj krahine është pothuajse krejt male në të cilën dallohen dy vargmale të cilat ecin pothuajse paralel me njëri tjetrin, njëri prej të cilëve ai lindor është vargmali i Skënderbeut rreh 22 km gjatësi, ndërsa tjetri vargmali perëndimor është vargmali Krujë - Dajt. I dhash kёto fakte, pasi ky rajon ёshtё mjaft i pelqyeshёm dhe pёrbёn njё asset tyristik qe prêt tё shfrytёzohet, sidomos lugina e bukur e lumit Mat. Ishin kёto disa tё dhёna qe mё kanё shtyrё mua, qe tё merrem me studimin e historisё, tё dhёnave gjeografike, traditave, zakoneve dhe disa fihurave patriotike tё kёsaj treve, pёrmbledhur nё dy vёllime dhe titulluar “Kurbini – tradita, kultura”.
Pyetje: Jeni kryeredaktor i revistë “Miqësia” organ i Shoqatës së miqësisë Shqipëri – Itali. Cili është roli i kësaj shoqate?
Pёrgjigje: Aty nga vitet 1993, nё qytetin e Vlorёs u forma Shoqata e Miqёsisё dhe bashkёpunimit Shqipёri – Itali.Pas ca vitesh, kjo shoqatё erdhi me seli nё Laҫ tё Kurbinit dhe kryetar i saj u zgjodh z. Nikollё Lleshi, njё njeri energjik dhe mjaft punёtor. Mu propozua qe tё drejtoja revistёn “Miqёsia”, organ i kёsaj shoqate. Pranova menjёherё, sepse doja tё pasqyroja nё faqet e saj, jo vetёm vlerat tradicionale tё baskёpunimit tё dy vendeve mike, por tё njihja lexuesin shqiptar dhe italian me vlerat kulturore dhe shpirtёrore, asetet turistike, fushat e bashkёpunimit dhe prioritetet e ndihmёs sё ndёrsjelltё mes dy vendeve. Revista del nё shumё kopje, botohet nё gjuhёn shqipe dhe nё italisht dhe shpёrndahet edhe nё Itali. Deri tani janё botuar 10 numra tё saj.Ashtu si revista, edhe Shoqata e Miqёsisё Shqipёri – Ilali, ka si synim forcimin e marrёdhёnieve dhe bashkёpunimin mes dy vendeve nё fusha tё ndryshme. Nё kёtё kuadёr janё zhvilluar shumё aktivitete tё pёrbashkёta dhe janё shkёmbyer vizita tё ndёrsjellta.
Pyetje: Jeni laureat i disa çmimeve letrare. A keni mundësi të në veçoni njërin nga çmimet e pranuar ?
Përgjigje: Ҫmimet dhe vlerёsimet nuk janё synim nё vetvete tё autorit, megjithse vlerёsimi ёshtё motivim pёr tё dhёnё mё tё mirёn nё tё ardhmen. Sot, ҫmimet dhe vlerёsimet shpesh ndahen jo sipas meritёs, po sipas njohjes, sipas miqёsis, gjё qe e dёmton procesin krijues. Mё ka rёnё rasti tё jemё shpesh herё anёtar dhe kryetar jurie dhe e kam vёnё re kёtё. Ky fenomen dёmton autorin dhe veprёn. Jam vlerёsuar nё shumё raste, por do veҫoja dy ҫmimet e sipёrpёrmendura, atё “Serembe”, pёr veprёn monografike “Kronikё e njё jete nё amshim” dhe “Gjergj Fishta”, pёr veprёn “Shtegёtime folklorike. Pёr vepra tё tjera jam nderuar me ҫertifikata mirёnjohje.
Pyetje: Çfarë prioritetesh i keni vëne vetes nё vijim, cilat janë disa nga projektet tuaja në të ardhmen nё fushёn e krijimtarisё dhe tё studimeve?
Pёrgjigje: Ne autorёt, sado themi se nuk do shkruajm mё, prap nuk mund tё rrimё pa reaguar ndaj tematikave qe na dalin pёrpara gjatё punёs dhe leximit. Po pёrpiqem tё siguroj materiale rreth jetёs dhe veprёs sё atё Shtjefёn Gjeҫovit, njё personalitet i spikatur nё kulturёn shqiptare, i cili shërbeu nё Kurbin nё vitet 1899 – 1905. Mendoj se mund tё shkruaj diҫka pёr jetёn dhe veprimtarinё e tij nё kёtё trevё. Mendoj t’i rikthehem përsëri kёrkimeve folklorike duke pasuruar kёngёt e tamatikave tё ndryshme me mbledhje tё reja, si dhe duke shtuar ndonjё kapitull tё ri. Nga ana tjetёr do tё vazhdoj hulumtimin me autorё tё tjerё shqiprarё brenda dhe jashtё kufirit, me qёllim që autorёt tanё dhe letersia jonё tё njihet dhe lexohet nё tё gjitha trevat mbarёkombёtare. Nё fund, tё falënderoj nga zemra prof. Mikeli qe mё krijove mundёsinё qe tё shprehem pёr kёto ҫёshtje duke krijuar njё profil tё thjeshtё pёr personin dhe krijimtarinё time ndёr vite.
Armëpushimi i brishtë mes Izraelit dhe Hamasit pas 11 ditë luftimesh
Palestinezët u mblodhën në Jeruzalemin Lindor të premten për të festuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, që kthyeu një qetësi të paqëndrueshme në Gaza dhe Izrael pas 11 ditë luftimesh, që sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë shkaktuan 230 vdekje në Gaza, përfshirë 65 fëmijë, dhe 12 viktima në Izrael, thanë autoritetet atje.Mes fishekzjarrëve që ndiznin qiellin, njerëzit valvisnin flamuj palestinezë dhe të Hamasit dhe u binin borive të makinave.
Armëpushimi hyri në fuqi në 2 të mëngjesit, sipas kohës lokale, pasi Izraeli dhe Hamasi pranuan ndërmjetësimin egjiptian për t'i dhënë fund dhunës.
Atmosfera ishte po aq festive kur palestinezët u mblodhën gjithashtu në kompleksin Al-Aqsa.
Disa bërtisnin "Allahu Akbar", Zoti është i madhërishëm, në arabisht.
Shumë prej palestinezëve e panë armëpushimin si të kushtueshëm, por gjithashtu e konsideruan atë një fitore të qartë për grupin militant islamik Hamas mbi një shtet të fuqishëm siç është Izraeli.
Pati një reagim të përzier, megjithatë, nga banorët në qytetin jugor izraelit Sderot të premten në mëngjes. Disa kritikuan qeverinë për një veprim kaq të nxituar, siç e quajtën ata, ndërsa të tjerë e vlerësuan si një veprim të domosdoshëm dhe pozitiv në interes të paqes.
Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden tha të enjten vonë se kishte folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjashtë herë gjatë 11 ditëve të fundit si pjesë e përpjekjeve diplomatike të administratës së tij në prapaskenë për të arritur një ndalim të luftimeve.
“Besoj se palestinezët dhe izraelitët në të njëjtën mënyrë meritojnë të jetojnë të sigurt dhe të gëzojnë liri, prosperitet dhe demokraci të njëjtë. Administrata ime do të vazhdojë diplomacinë tonë të qetë dhe të paepur drejt këtij synimi. Besoj se kemi një mundësi të mirëfilltë për të bërë përparim dhe jam i përkushtuar të punoj për të”, tha presidenti
Bideni vlerësoi veçanërisht rolin e Egjiptit në arritjen e armëpushimit. Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Kombet e Bashkuara dhe subjekte të tjera për të siguruar ndihmë të shpejtë humanitare për njerëzit e Gazës, si dhe përpjekjet për rindërtim.
Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Volkan Bozkir e përshëndeti armëpushimin në Gaza duke thënë se ishte "i vonuar", por "i sigurtë".
“Kjo tregon se kur Asambleja e Përgjithshme merr drejtimin dhe vendet anëtare flasin së bashku, kemi rezultate. Së dyti, Izraeli si një fuqi pushtuese duhet t'i përmbahet të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjit humanitar".
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e mirëpriti armëpushimin dhe u kërkoi të dy palëve ta respektojnë atë.
Administrata Biden kishte bllokuar përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të dënuar luftimet dhe për të bërë thirrje për një armëpushim, duke tërhequr kritika nga disa vende. Të 15 vendet anëtare të këshillit duhet të bien dakord për rezoluta të tilla.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken postoi në Twitter se ai "do të udhëtojë në rajon në ditët e ardhshme" dhe do të takohet me "udhëheqësit izraelitë, palestinezë dhe rajonalë".
BIRI QË BRAKTISI TË ATIN
Përktheu: Bajram Karabolli
Dikur, në një vend, jetonte një njeri me të shoqen, me djalin e tij të vogël dhe me të atin që ishte shumë plak. I thotë gruaja të shoqit:
– Jam shumë e lodhur dhe e mërzitur me babanë. Ai është shumë plak dhe nuk vlen më për asgjë.
– Është babai im dhe e kam për detyrë ta ndihmoj, – iu kthye burri.
– Mirë, atëherë, zgjidh e merr, ose babanë, ose mua, – i thotë ajo me vendosmëri.
– Po, sipas teje, ç’duhet të bëjmë? – i thotë i shoqi.
– Është shumë e thjeshtë. Çoje diku në mal dhe lëre atje, – nguli këmbë e shoqja.
Pasi u mendua shumë, duke parë se e shoqja e kishte ndarë mendjen, ai vendosi ta shpinte babanë në mal dhe ta braktiste. Sikur do të shkonte për një piknik, përgatiti dy kuaj dhe ushqim për ta marrë me vete. Për ta bërë sa më bindëse këtë punë, mori e dhe djalin e vogël. Dhe i thotë të atit:
– Baba, po bëj me tim bir një shëtitje lart në mal. A do të vish edhe ti? Të bën mirë, ka ajër të pastër.
– Mirë, – i thotë babai, që s’i shkonte kurrë në mendje se cili qe qëllimi i vërtetë i të birit.
Dhe u nisën të tre. Gjyshi me nipçen ishin vërtet të gëzuar për këtë udhëtim të papritur.
Më në fund, mbërritën lart në mal, në një pyll të freskët e të vetmuar. Burri shtroi disa batanije përtokë, e shtriu të atin plak aty, la pranë tij ushqimet dhe ujin që kishin marrë me vete dhe i thotë:
– Baba, rri këtu, sa të kthehemi ne. Po shkojmë të presim dru.
Pa ditur gjë se po braktisej, plaku i mjerë, pa kurrfarë shqetësimi, pranoi të qëndronte vetëm. Veç kur kaluan orë të tëra dhe i biri me të nipin nuk po ktheheshin, mendoi mos u kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe. U shqetësua aq shumë sa nisi të qante. Donte të bërtiste, po nuk kishte fuqi. E megjithatë, kush do ta dëgjonte?
Ndërsa burri me të birin po ktheheshin në shtëpi. Djali i vogël, i shqetësuar, e pyet të atin:
– Babi, pse e lamë gjyshin atje vetëm? Nuk do të kthehemi ta marrim?!
Dhe i ati iu përgjigj:
– Jo. Do ta lëmë atje. Është shumë plak dhe nuk vlen më.
Djali i vogël, u mallëngjye prej këtij veprimi dhe filloi të qante:
– Dua gjyshin! Dua të kthehemi e të marrim gjyshin!
– Të thashë, bir, është shumë plak… edhe i sëmurë është… S’kemi ç’bëjmë… Duhet ta lëmë atje…
Atëherë, i biri i thotë:
– Po pse, babi, kështu do të bëj edhe unë?
– Çfarë do të bësh?! – pyeti, gati i alarmuar, i ati.
– Po ja, kur unë të rritem, të bëhem sa ti dhe ti të bëhesh sa gjyshi, të plakesh e të jesh i sëmurë si gjyshi, të të çoj në pyll dhe të të lë atje, vetëm?!
Vetëm atëherë burri kuptoi se ç’mëkat po bënte. U ligështua shumë dhe i penduar e, duke mallkuar veten, u kthye për të marrë të atin.
E gjeti plakun e shkretë ku e kishte lënë. I ra në gjunjë dhe, duke qarë, i kërkoi falje. Plaku që mori vesh gjithçka, duke i përkëdhelur flokët, i tha:
– Mos qaj, bir. Unë nuk ia bëra këtë gjëmë babait tim, kështu që Allahu nuk do të lejonte që ti të më braktisje në këtë mënyrë.
Troja e vërtetë është në Shkodër
Shkruan: Fahri XHARRA
Eshtë shumë e çuditshme se si serbët kanë fakte dhe kanë guxim të shkruajnë ato gjëra historike, që ne as që kemi guxuar ti përmendim deri më sot. Ne, jo vetëm që nuk kemi guxim por e dhe nuk dimë , edhe nuk na intereson që të zbardhim atë që për ne është thelbësore. Njohja e së kaluarës e forcon të tanishmen dhe e përgatitë si duhet tardhmen, por ne nuk ndajmë këtë mendim dhe atëherë vjen pyetja se si do të jetojmë shqip apo e ardhmja e jonë a do të jetë shqip dhe në cilet kurfinj të historisë.
Ja pra, shkencëtari serb e gjenë me fakte dhe në mënyrë shumë bindëse e spjegon që Troja e vërtetë është në Shkoder dhe se Troja e Shlimanit është falsifikim. Ka shumë zëra që Shlimani ka gabuar shumë rëndë kur e thsoshte që Troja është ai vendi që ai e zbuloi në bregdetin e Turqisë së sotme (Heinrich Schliemann Discovers the Ancient City of Troy (1871 – 1873).
Fjalën e kam për autorin serb Milutin Jaćimović-in, që me punën e tij ‘Troja në Shkodër’, vepër e cila u lexua në kongresin e historianëve në Shën Petersburg, u shpall anëtar me korespondencë i Akademisë Ruse të Shkencave ne Shën Petersburg. Pra, veper e madhe historike dhe vlerësim i madh nga ana e Akademisë. Në kllapa ( Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura , por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen.E di një gjë që është njerzore , më lehtë i besohet nje gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risije me një të vërtetë faktike )
Në kllapa ( Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura , por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen.E di një gjë që është njerzore , më lehtë i besohet nje gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risije me një të vërtetë faktike )
Në kllapa ( Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura , por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen.E di një gjë që është njerzore , më lehtë i besohet nje gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risije me një të vërtetë faktike )
Në librin e tij “ Troja… “ e botuar serbisht dhe rusisht, autori Milutin Jovanoviq tregon me fakte që Lufta e trojes eshte kënduar edhe në “Iliaden “ dhe “Odisenë “ e Homerit dhe se ishte luftë shtetesh të vogla në Mesdhe dhe thellë në Balkan. Me bindje të madhe e hudhë poshtë teorinë e Shlimanit kur thotë se Troja dhe deti mund të shiheshin nga maja e maleve thrakase të Sharit. Nga malet e Sharrit, nga Korabi mund të shihen edhe Bjeshkët e namura Për “Trojen” e Shlimanit ai thotë që aty nuk është as nje lumë i cili derdhet në det. Ai e spjegon se afër lumit të madh , qe e cekë edhe Homeri rrjedh edhe një lum më i vogël , pra Drini dhe Buna.
Pra Drini dhe Buna lidhen në një rrjedhë, të cilat përmenden edhe në Iliadën e Homerit. Edhe një spjegim pë lumenjt rreth Trojes; “ Dihet që njalat e detit, kur i hedhin vezët , atë e bejnë edhe në Mesdhe , dhe në Bunë .
Edhe lumi Zeta permendet në “ Iliadë “ që sipas tij dikur quhej Esepi dhe liguna ku rrjedhë Zeta sot, quhej Zelija. Nëse në “Iliadë” përmendet njolla e zezë e lumit, autori e spjegon që këto janë algat ,për shkak të rrjedhës së ngadalshme të lumit.
“ Nëse Pajonët jetonin rreth Vardarit, pra është e vërtetë aë në veriperendim iu është Shkodra, një lloj ashtu si e këndom Homeri “ Burri i botës, Jovanoviqi na bindë që edhe Dardania, nuk përkon me gjetjen e Shlimanit, sepse Dardania ka dalje në Adriatik.
Pra, ja ky ishte spjegimi i gjetjes së Jovanoviqit. Por e vërteta e tij ka ngjyrë serbe edhe titulli i livbrit është :’” Prava Troja je Srpska prestonica Skadar, Šlimanova Troja u Turskoj je falsifikat” . E kuptuat, Troja e vërtetë ishte kryeqyteti i Serbisë, Shkodra “.
Edhe pak nga origjinali në serbisht :” Jaćimović je opovrgao oba krivotvorenja Bečko-berlinske istorijske škole. U svojoj nevelikoj knjizi: „Troja, srpska prestonica Skadar“, objavljena na srpskom i ruskom jeziku, uverljivo dokazuje da je Trojanski rat, opevan u Homerovoj „Ilijadi“ i „Odiseji“, bio obračun srpskih državica niklih na morskim obalama Sredozemlja i u dubini Balkana. On upućuje čitaoca, da nije moguće pronaći planinu u Hisarliku (gde je Šlimanova Troja), koja bi se mogla videti – zajedno s Trojom i morskom obalom, kako je to sve posmatrao, s Tračkog vrha (na Šar planini), Bog Posejdon “
Ne shqiptarët rrimë duarkryq, e presim ndonjë donaciaon të huaj që ta shkruajmë historinë serbe në tokat tona. Turp !
Subscribe to:
Posts (Atom)
Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...