2021-12-28

DINE HOXHA, NJË FILOZOF POPULLOR NË OBORRIN MBRETËROR


Xhamia "Dine Hoxha", e ndërtuar nga Dine Hoxha, Rruga e Kavajës, Tiranë

Xhamia “Dine Hoxha”, e ndërtuar nga Dine Hoxha, Rruga e Kavajës, Tiranë

Arkivat për Dine Hoxhën

 

“Më 17 dhjetor 1920, Peshkopia e mësyme prej një shumice të madhe rebelësh ra në dorën e këtyne, me gjithë që ushtria jonë dëftoi një qëndrim kreshnik. Dine Hoxha e Murat Kaloshi kanë luftue kundra ushtrisë”.

(AQSH, faqe 252, Dosja 98)

 

“Dardha, Reçi, Lura u mblodhën këtu dhe u betuan mbi librin e shenjtë të Kur`anit e lidhën besën për tre muaj, që do të veprojnë bashkë me qeverinë dhe nuk do të ndahen kurrë prej saj. Halit Lleshi i tha Sufë Mëziut se jemi në një mendje me Dine Hoxhën dhe kanë objektiv që Dine Hoxha të niset për në Setë, Halit Lleshi nga Lura e Alush Aga nga Ura e Vezirit, gjithë së bashku do të vijnë në Orosh e mbasi të zënë rob ushtrinë që gjindet atje, të hipi në fron princi Marka Gjoni”.

(AQSH, faqe 846, Dosja 18)

 

“Letër. Fort të ndershmit, Zotni Jashar Erebara

 

Nuk ju kemi shkrue letër nga dembelia jonë. Lutemi familjarisht që të jeni mirë. Kemi patur edhe na telashet tona, të cilat ka me ua tregue gojarisht letërprurësi. Ky njeri vjen në Tiranë, në atë kasaba të madhe, për të gjetë ndonjë punë ose për të hy në ndonjë kurs. Në qoftë se do t’ju shkojë fjala në ndonjë vend, ju lutem tepër që të rregullosh ndonjë punë, se e kam djalë motre. Ka tre vjet që po e mkoj tek shtëpia. Kam ngelur shumë keq me të. Prej zotni Dine Hoxhës, ju paraqet shumë të fala familjarisht e ju puth dorën si zotnisë tuej, ashtu edhe zonjës.

 

Me nderime, I juaji si djalë, Qamil Lushaj, Muhurr, 14.07.1937

 

(AQSH, Dosja 12/4, faqe 11-43)

 

“Letër, Fort të ndershmit, Zoti Jashar Erebara, Deputet i Drinit!

 

Deri këtu në Shkodër erdhëm shëndosh e mirë dhe mbas nesër do të nisemi për në detyrë. Ishalla, me kismet të hajrit. Me anën e kësaj, po ju kujtoj edhe një herë atë punën e Post-Komandantit të Patomit. Që të keni mirësinë me u interesue me anën e zotni major Stamatit, mbasi çështja e transferimit të tij bëhet kollaj me dashtë Stamati, se e ka në dorë. Ose për në Qark të Korçës, ose për në Shkodër, i cili e ka emrin Rexhep Hasani. Për këtë, ju keni lënë edhe Dine Hoxhën me gradën e Rreshterit.

 

Qamil Lushaj, Shkodër, 14.03.1933 !” (AQSH, Dosja 12/4, faqe 11-43)

 

Atentati ndaj Mbretit në Vjenë

 

Si e shpëtoi Zogun, Dine Hoxha

 

Alegoria e hollë dhe brilante e Dine Hoxhës, ka bërë të mundur që mbreti Zog t’i shpëtojë për mrekulli atentatit në Vjenë… Dhe konkretisht, ja si ka ndodhur, treguar nga goja e Isuf Peçit, shofer i Ahmet Zogut. Në shtëpinë e Dine Hoxhës vjen Konsulli jugosllav, pikërisht në periudhën kur Zogu ndodhej në Vjenë për konsultë mjekësore. Me buzë në gaz, i huaji pyeti Dine Hoxhën: – Pas Zogut, kush do të jetë Mbret në Shqipëri? E Dine Hoxha, tepër i zgjuar, duke kuptuar gjithçka, flakë për flakë përgjigjet: – Pas Zogut, në Shqipëri nuk ka Mbret. Duke u ndarë ftohtë me Konsullin jugosllav, drejt Vjenës, Dine Hoxha nisi këtë telegram: “Ahmet Bej Zogut, Hotel “Imperial”, Vjenë: “Paria e këtushme ka vendosur me therë kaun e madh. Mos i leni ta therin. Me shnet, Dine Hoxha!”.

 

(Arkiva. Kujtime të Isuf Peçit, shofer i Ahmet Zogut)

 

“Letër. Fort i dashtuni, zotni Jashar Erebara! Po ju pyes për shëndetin e zotnisë tuej. Ka dashtë Allahu edhe na jemi mirë. Për sa më shkruejshi, ju faleminderit. Prefektura nuk interesohet për çështjen tonë. Ato rrogat i marrin rregullisht. Ne nuk jemi mësue me kotakçillëqe e për këtë kemi vendosë me dhanë dorëheqjen. Këtu kishte çrregullime të mëdha, në çdo pikëpamje. Prefekti ju thoshte katundarëve që martohuni pa kryer formalitetet ligjore. Veçanërisht ju lutemi, së bashku me zotin Dine Hoxha, që të keni mirësinë me ba mundimin deri në Ministrinë e Punëve Botnore me kërkue rezultatin që është dhënë për punëtorët (mjeshtrit) që kanë përgadit urën e Muhurrit, e cila është shumë e nevojshme për këto katunde.

Keni ba një sevap shumë të madh në plotësimin e kësaj çështje.

Zoti Dine Hoxha ju komunikon të falat e tij. Me nderime, Hashim Harkani.

 

(AQSH, Dosja 12/2, faqe 44)

 

Dosier / Dine Hoxha

 

Aty ku Murra derdhet në Drinin e Zi, në një kodër dominuese, ku ngado që të hedhësh vështrimin, Nëntë Malet e Dibrës rrinë përkarshi, edhe sot, e rindërtuar, lëshon rreze një kullë. Kjo kullë-kështjellë është simbol i këtyre anëve, për të kujtuar një nga njerëzit më popullorë, më të dashur, më të zgjuar: Dine Hoxha. Falë zgjuarsisë, ai u quajt profesor i Universitetit të Dibrës dhe për shumë kohë qe dhe Këshilltar i Mbretit Zog.

Por Dine Hoxha nuk ishte vetëm i pasur. Ai ishte dhe i zgjuar dhe bujar, trim dhe besëtar. Ai ishte dhe mbeti, pa dyshim, më i dituri ndër të diturit, më i pasuri ndër të pasurit, më bujari ndër bujarët. Dine Hoxha, edhe pse pa shkollë, ishte këshilltari besnik i Ahmet Zogut, ishte diplomat, ambasadori shëtitës i vetë Mbretit. Zgjuarsinë e tij, dhuratë nga natyra, e vinte në shërbim të kombit, ku u jepte këshilla me vlerë figurave më të spikatura në fusha të ndryshme. Dokumentet arkivore të shumta të kohës, por dhe kujtimet e transmetuara brezave, e sjellin pas dekadash të plotë këtë njeri me emër.

Sot, në metropolin shqiptar, pikërisht aty ku fillon Rruga e Kavajës, një ndërtesë vërtet e bukur, qoftë nga arkitektura e kohës, qoftë nga madhështia e veprës, zbukuron edhe Tiranën. Kjo është xhamia që ndërtoi ato vite Dine Hoxha me shpenzimet e veta, duke e bërë dhuratë për popullin e Tiranës. Sot, minarja e saj lartohet dhe duket sikur takohet lart me retë, e njerëzit thonë: Takohemi tek Xhamia e Dine Hoxhës. Do të falim Bajramin tek Xhamia e Dine Hoxhës… Edhe pse është bërë një ristrukturim në vitin 1996, ajo përsëri mban atë konstruksion që e ndërtoi Dine Hoxha. Edhe pse sot, në murin e saj nuk ndodhet qoftë dhe një pllakatë e vetme që të përkujtojë këtë emër të madh të Dibrës, që ndërtoi një vepër monumentale në Tiranë, në kujtesën e popullit, emri i Dine Hoxhës lartohet dhe vetëm lartohet.

 

Kush qe Dine Hoxha?

 

Po kush është në fakt Dine Hoxha, ky njeri zulmëmadh, bëmat e të cilit i kanë kaluar me meritë kufijtë e Shqipërisë? Sipas dokumenteve arkivore, origjina e fisit Hoxha vjen nga zona e Mirditës. Bëhet fjalë për periudhën para myslimanizimit të vendit.

Erdhën dy vëllezër, Marku dhe Shtjefni, kuptohet për arsye gjakmarrje. U ngulën në fillim në Hurdhë-Muhurr. Marku, duke qenë njeri i zgjuar, me një inteligjencë natyrale, shërbeu si prift në kishën e fshatit. Reprezaljeve të turqve për myslimanizimin e vendit nuk u shpëtoi as Muhurri.

Marku, nga prift, kthehet në hoxhë. Pas Markut, tashmë rrjedh Demiri, Demir Hoxha. Demiri lindi tre djem: Dervishin, Nel dhe Can Hoxhën. Nel Hoxha ishte gjyshi i Dine Hoxhës…

 

Në luftë për çlirimin e Shkodrës

 

“Shtetet ballkanike nuk e njohin Pavarësinë e Shqipërisë edhe në atë territor të cunguar ku ajo u shpall. Kjo do të thotë se ato nuk mund të pajtoheshin me idenë e një shteti shqiptar. Ushtria malazeze nisi luftën më 8 Nëntor 1912, në orën 08:00, me topat e zbrazur së pari nga princi Petar. Mali i Zi, që kishte vendosur ta pushtonte Shkodrën e rrethinat e saj, nuk iu përgjigj për tërheqje as këshillave të Rusisë dhe as kërcënimeve të Austro-Hungarisë. Mbreti Nikolla parashikonte një fitore të shpejtë, por doli krejt ndryshe. Shkodra qëndroi e pamposhtur. Në Shkodër nuk luftonin vetëm repartet turke. Brenda në qytet, pranë divizionit të rregullt otoman që komandohej nga gjenerali turk Hasan Riza Pasha, ndodhej edhe një divizion rezervistësh shqiptarë nën komandën e gjeneralit Esat Pashë Toptani. Së bashku me ta luftonin edhe qytetarët shkodranë, për të cilët tani rreziku kryesor nuk ishte Turqia, por Mali i Zi. Forcat rezerviste të vullnetarëve shqiptarë kanë qenë gjithsej 17 batalione, një nga të cilët edhe batalioni i Dibrës. Një ndër udhëheqësit kryesorë të forcave vullnetare dibrane ka qenë Dine Hoxha. Lufta zgjati 6 muaj. Në këto luftime dhanë jetën 114 dibranë, midis tyre edhe shumë nga fisi Ndregjoni ku Dineja ishte nip. (“Ndregjonët”, Xh.Martini, faqe 71-72″.

 

Miqësia me Esat Pashën

 

Dine Hoxha kishte influencë në Dibrën e Poshtme, ku kishte gjithë rrethin e tij miqësor. Por ai kishte miqësi edhe me Zogollin e Matit. Dihet tashmë se Esat Pasha ishte daja i Ahmet Zogut. Pra, për hir të miqësisë me Zogollin, Dineja me 300 luftëtarë ishte vënë në ndihmë dhe në dispozicion të qeverisë dhe të pushtetit të Esat Pashë Toptanit. Por Dineja e njihte Esatin për atdhetar dhe për këtë kishte bindje. Në Shqipërinë e viteve 1912-1918, kur Fuqitë e Mëdha jo vetëm e copëtuan më 1913, por kërkonin ta copëtonin edhe më, veprimet ushtarake të një gjenerali shqiptar si Esat Pashë Toptani ishin të diskutueshme… Premtimi i Esat Pashë Toptanit ishte bashkimi i dy Dibrave dhe krijimi i Shqipërisë etnike. Qyteti i Shkodrës u dorëzua vetëm një muaj pas nënshkrimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, më 22 mars 1913. Kjo luftë e detyroi këtë Konferencë që Shkodra t’i mbetej Shqipërisë. Edhe gjatë kryengritjes së Haxhi Qamilit ndaj pushtetit të Esat Pashës, Dine Hoxha, vetë i treqind, shkon në Tiranë, Durrës e Fushë Krujë, në ndihmë të Esat Pashës për shtypjen e kësaj kryengritjeje që mori përmasa të mëdha.

Por, “forcat e Esatit, të komanduara nga Xhelal Zogu dhe Dine Hoxha, ikën pa mbaruar ende afati i ultimatumit që kryengritësit u kishin dërguar me fillimin e kryengritjes”, më 30 nëntor 1914.

 

(Arkiva, G.Shpuza, “Kryengritja fshatare e Shqipërisë së Mesme”, faqe 257, botim i vitit 1986)

 

Në luftë me austro-hungarezët

 

Lufta e Parë Botërore pati rrjedhoja tragjike për Shqipërinë, ndonëse kjo nuk ishte pjesëmarrëse në të. Territori i Shqipërisë u bë shesh lufte, ku secila palë përpiqej ta përdorte për të realizuar interesat e veta.

Territori i Dibrës, gjatë Luftës së Parë Botërore, ishte nën pushtimin bullgar. Bullgaria u radhit përkrah fuqive qendrore dhe pushtoi disa toka shqiptare.

Austro-Hungaria nuk i mbajti premtimet për sigurimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe Shqipërinë etnike. Për këto premtime kishin besuar edhe shumë personalitete politike shqiptare të kohës.

“Një ndër atdhetarët dibranë që nuk i besoi politikës së Austro-Hungarisë, ishte Dine Hoxha. Kur pa se austro-hungarezët po grabitnin dhe keqtrajtonin popullin, ai me përkrahësit e vet doli në mal. Austro-hungarezët kishin ngritur një Postëkomandë në Qafë Murrë. Kjo kishte për detyrë që të siguronte rendin dhe qetësinë, të merrte nga populli me dëshirë ose me forcë, ato prodhime bujqësore dhe blegtorale për të cilat kishte nevojë ushtria e huaj. Ushtarët filluan të terrorizonin malësorët, ngaqë ata nuk dorëzonin “detyrimet”. Radha për shlyerjen e tyre kishte ardhur në Lukan. Dine Hoxha mobilizoi burrat e Katër Grykëve, që t’u binin me armë austro-hungarezëve. Malësorët iu përgjigjën thirrjes së Dines. Ata rrëmbyen armët dhe u bashkuan me të. Luftëtarët shqiptarë u pozicionuan në Qafë të Lukanit, ku u ndez beteja me ushtrinë e huaj. Ajo zgjati disa orë dhe Komandanti i ushtrisë austro-hungareze u detyrua të dorëzohej së bashku me ushtarët”.

Dine Hoxha dhe Llan Destan Ndregjoni, me forcat që kishin nën komandë, vrapuan për në Lis të Matit ku sulmuan një divizion austro-hungarez, të cilin e detyruan të largohej në drejtim të Milotit, Shkodrës dhe Malit të Zi.

Luftëtarët dibranë u furnizuan me armë dhe municione të reja luftarake.

 

(XH.M., cituar më lart)

 

Përballë qëllimeve shoviniste të Serbisë

 

Me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, më 10 tetor 1918, ushtritë serbe hynë në Tiranë me pretekstin se do të dilnin matanë lumit të Matit për të përzënë austro-hungarezët, por, në të vërtetë, ata kishin për qëllim të dilnin në Durrës dhe të okuponin të gjithë Shqipërinë e Mesme.

Përsa i përket territorit të Dibrës, trupat serbe nuk u ndalën as para kufirit të vitit 1913, por zunë vijën Kaptinë e Martaneshit-Qafë Buall-Lanë e Lurës dhe duke vazhduar nëpër malet drejt Veriut, okupuan gjithë Dibrën.

Në këto rrethana, atdhetarët dibranë u organizuan për t’i dëbuar me forcën e armëve pushtuesit jugosllavë. Dine Hoxha dhe Llan Destan Ndregjoni mobilizuan popullin që të luftonte për lirinë e Atdheut.

Me Dine Hoxhën ishin shumë Ndregjonas dhe malësorë të tjerë të Katër Grykëve.

 

Miqësi e prishur me Esat Pashën

 

Qëllimet shoviniste serbe, jo vetëm një herë kanë synuar nënshtrimin e zonave kufitare, përfshi edhe Dibrën. Por Dine Hoxha, me parinë e drejtues të tjerë të rezistencës vihen në ballë të qëndresës. Në takimin e zhvilluar, mes të tjerave, Dine Hoxha tha: “Rrugë për serbin në Dibër nuk ka, veçse kur të kalojë mbi trupat tona!”. (AQSH, Dosja “Rezistenca e Dibrës ndaj pushtimit serb)

Qeveria e Beogradit, për të realizuar qëllimet e saj, jo vetëm në Dibër, por në të gjithë Luginën e Drinit të Zi, rekrutoi, jo me shumë vështirësi, Esat Pashë Toptanin i cili kishte një influencë të padiskutueshme në Shqipërinë e Mesme. Beu Toptanas, me ndihmën e jugosllavëve dhe sigurisht për qëllimet e tyre, realizoi aspiratat e tij, duke formuar dhe një Qeveri të Përkohshme, e cila shtrihej në Shqipërinë e Mesme. Duke qenë tërësisht e painformuar për qëllimet e mbrapshta të Esat Pashë Toptanit, shumë nga paria e Dibrës fillimisht nisën bashkëpunimin me të. Fillimisht, Halit Lleshi, Tafë Kaziu, Osman Mema e Dine Hoxha dhe më vonë edhe të tjerë u lidhën me Esatin, i cili e dinte fare mirë se po të kishte parinë me vete, do të gjente mbështetje dhe në masat e gjera popullore.

Dine Hoxha, i njohur për mendjemprehtësinë dhe largpamësinë e tij prej filozofi popullor, jo se besonte dhe aq shumë tek beu Toptanas, por asokohe e shihte lidhjen e përkohshme me të, si një alternativë të besueshme për të realizuar aspiratat për një Shqipëri etnike. Krisja e parë mes Dine Hoxhës dhe Esat Pashë Toptanit nisi kur me porosi të këtij të fundit, përfaqësues të parisë së Dibrës si Halit Lleshi, Tafë Kaziu, Murat Kaloshi, Selim Noka, Selman Alia dhe vetë Dineja, u nisën nga Durrësi dhe arritën në Lisivalle.

Mbasi hëngrën drekë, Halit Lleshi iu drejtua Elez Isufit:

– Elez aga, na ka dërgue Esat Pasha tek ju. Pasha ju ban selam dhe kërkon t’i lamë një rrugë të lirë në Dibër serbit, që të tërhiqet dhe të dalë në Durrës. Ai kërkon vetëm rrugë, as strehë, as shtrat. Elezi e pyeti: – A serbi apo pasha e kërkon këtë rrugë? – Serbi, – tha Haliti, – pasi pasha nuk do që të derdhet gjak. Ai e kërkon këtë, që të mos detyrohet ushtria serbe të hyjë me përdhunue n’cullë e n’gra! – T’i bani selam Pashës, – ia preu gjithë inat Elezi, – se Dibra asht shkel e djeg disa herë nga serbët dhe Esat Toptanit nuk i ka qarë zemra për Dibrën. E sa për cullët e gratë e Dibrës i thoni Pashës, se serbi nuk ka për t’u parë as shpinën, por të ruajë të vetët, se do t’u hiqen edhe brekët! Rrugë për serbin në Dibër nuk ka, veçse kur të kalojë mbi trupat tona. Dibranët merren vesh me dy fjalë… Ra heshtja. Haliti kërkoi ta thyente me ndihmën e parisë. Sufa heshtte kokulur dhe qeshte nën mustaqe. Heshtjen e prishi Tafë Kaziu.

– Duam apo nuk duam, serbi do të kalojë. Ne ia kemi dhanë fjalën Pashës.

– Ti, – ia ktheu Elezi, – ia ke dhanë me kohë fjalën serbit, por jo Dibra. Po, a nuk më thue, sa pare të ka dhanë serbi për këtë, meqenëse e paske marrë kaparin? Prisni të merrni kusurin kur të kalojë në Qafë Murrë!

 

Miqësia me Elez Isufin

 

…Pas pak, Haliti kërkoi leje me dalë. Rrugës, Tafë Kaziu i tha Halitit:

– Na preu Elezi.- Dine Hoxha, që deri në këto momente veçse kishte heshtur, ia ktheu: – Mos u tremb, or Tafë Kaziu! Qitja fishekët pushkës, se Elez Isufi nuk ka pre ndonjë mik brenda.

Takimi me Elez Isufin, për Dine Hoxhën, është mëse i nevojshëm. Kjo qe krisja e majorit muhurrak me Esat Pashën. Divorcin përfundimisht do ta bënte para 13 qershorit 1920, kohë kur u vra Esat Pashë Toptani. Ishte koha kur krerët e Dibrës po përgatiteshin për kryengritjen e përgjithshme, e zgjuarsia, urtia e trimëria e Dine Hoxhës kërkohej me patjetër.

“Kohë e humbur për mua ajo që kam qëndruar larg Elez Isufit”,- u thoshte Dineja shpesh fshatarëve të tij. Është trim dhe atdhetar, dhe askush nuk është i humbur kur rreshtohet në të njëjtën llogore me të. Kjo periudhë përkon dhe me miqësinë e re që lidhi Dine Hoxha me Elez Isufin.

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës brenda një kohe shumë të shkurtër, kishte arritur rezultate të mëdha në përpjekjet për bashkimin kombëtar dhe administrimin e vendit. (Arkiva, “Lufta e Dibrës 1920” – B.Xhafa, faqe 46-47, 126)

 

Kryengritja e 1920-ës, Dine Hoxha në ballë

 

“Jo 13 000 veta, por edhe 13 milionë ushtarë po të keni, ne e kemi da mendjen me ba pushkë, se me duar në brez nuk do të rrimë!”,- qe vendosmëria dibrane përballë pushtuesit, në gojën e Dine Hoxhës.

“Në korrik 1920, kur ishte duke vazhduar lufta e Vlorës, nënkolonel Ramiz Dibra, senatori i Dibrës, Ramiz Daci dhe Jashar Erebara shkojnë nga Tirana në Dibër. Bëhej një mbledhje në katundin Arras, ku morën pjesë të gjithë krerët e arratisur e jo të arratisur: Ramiz Dibra, Elez Isufi, Dine e Izet Maqellara, Ramiz Daci, Shaqir e Dine Dema, Dine Hoxha, Selim Noka, Murat Kaloshi, Dervish Lusha, etj., në të cilën bisedohet çështja e një aksioni kundër Jugosllavisë, pa u këshilluar me Qeverinë.

Qëllimi i këtij aksioni, ishte të detyrohej Jugosllavia të tërhiqej në kufijtë e 1913 dhe, përveç kësaj, të lirohej edhe Dibra thjesht shqiptare, përndryshe dibranët do të luftonin për këtë qëllim, njëlloj siç luftonin vlonjatët për Vlorën, mbasi për Dibrën nuk mendonte as Qeveria, as edhe viset e tjera të Shqipërisë. U bisedua mbi koordinimin e forcave në një shtab të përbashkët dhe u caktua Elez Isufi si Komandant i Përgjithshëm. U vendos data e kryengritjes dhe u caktuan sektorët e vendosjes së forcave. Dine Hoxha lajmëroi komandantin jugosllav që ta lironte Dibrën shqiptare, por ai iu përgjigj: “Kjo i është lënë Jugosllavisë dhe nuk e lirojmë. Në rast se sulmoni, dijeni mirë se do t’ju presim me armë. Ushtria ime përbëhet prej 13000 vetave”. “Jo 13 000 veta, por edhe 13 milionë ushtarë po të keni, ne e kemi da mendjen me ba pushkë, se me duar në brez nuk do të rrimë!”.

Përgjigjja flakë për flakë e Dine Hoxhës e hutoi për një çast komandantin jugosllav. “Më 18:20, në mëngjes, filloi kryengritja në Lugjapravë-Shumbat prej Sufë Xhelilit: tek Ura e Lushës, prej Dervish Lushës e Murat Kaloshit; në Cap të Brezhdanit, prej Dine Hoxhës; në Grykë të Vogël, prej Demajve e Dan Camit”.

 

Ultimatumi për gjeneralin serb

 

Vetëm dy ditë na ndanin nga data 15 Gusht 1920, kur tek vendi i quajtur Ferra e Pashës u mbajt Kuvendi i Arrasit, një kuvend i madh burrash që nuk ishte mbajtur herë tjetër.

Në të nuk merrte pjesë vetëm paria e Dibrës, por dhe 700-800 burra të tjerë.

Banorët e zonës, kuvende të tilla kishin dëgjuar vetëm në legjenda.

Në Kuvend merrnin pjesë burrat e Dibrës (“Tigrat” e Dibrës – i quajti E.Durham): Ramiz Bej Dibra, Dine Bej Maqellara, Izet Bej Maqellara (bejlerët e Maqellarës), Ramiz Daci, Jashar Erebara, Ismail Strazimiri, Dine Hoxha (Hajredin Aga-Muhurri), Selman Alia (Fushë Alie), Selë Bajraktari (Arras), Selim Noka, Haxhi Noka (Grykë Nokë), Murat Kaloshi, Avdi Kaloshi, Sali e Selim Kaloshi (Sinë), Dan Cami, Selman e Hakik Mena (Bajraktari i Lurës), Llan Destani (Lukan), Kurt e Dik Spata (Grykë Nokë), Ali Tahiri (Pira-Muhurr) e shumë burra të tjerë me zë nga të gjitha trevat e Dibrës. Kishte përfaqësues nga Daci i Kalisit e Lita i Ploshtanit, por dhe nga paria e Matit. Kuvendi bashkoi malësorët luftëtarë dhe i dërgoi mesazhin gjeneralit serb. “Do të lini kokën në trojet tona!”. (“Ballafaqime Politike”, faqe 159 – S.Vllamasi)

Erdhi përballja e armatosur. Sipas burimeve serbe, numri i përgjithshëm i kryengritësve shqiptarë që kryen mësymjen mbi trupat jugosllave e mercenare më 13-15 gusht 1920, arrinte në 4000 vetë dhe ishin nën komandën e Ramiz Beut, Elez Isufit, Dine Hoxhës dhe Dine Beut (Maqellarë), kurse fshatarët vendas, të cilët ngriheshin në kryengritje me afrimin e kolonave kryengritëse, komandoheshin nga paria e tyre: Murat Kaloshi, Selim Noka, Musatafa Kurtishi, Serdar Feta Beu, etj. (AM, Skopje, Pov.br.730, 24.08.1920, Debar).

 

Këshilltari më i afërt i mbretit Zogu I

 

“Duhet secili nga ne me e vendos një gur në themelet e këtij shteti, se nesër brezat që do të vijnë, do të na urojnë. Ndryshe, mallkimi i tyre, edhe pse kemi vdekur, do të bjerë mbi ne”,- i thoshte shpesh Dine Hoxha, parisë së Dibrës. Pas vitit 1920, gjendja politike në Shqipëri ishte disi e turbullt. Paritë e vendit dhe familjet e mëdha nuk vendosnin dot se nga të qëndronin.

Në dhjetor të vitit 1924 vritet Elez Isufi, një figurë shumë e njohur në Dibër dhe në gjithë Shqipërinë. Për Dibrën dhe dibranët, kjo ishte një humbje e madhe. Dine Hoxha do të shprehej: “Mos më vini re në qoftë se do të përlotem! E kisha më tepër se mik”. (Arkiva e Muzeut Dibër).

Në këtë kohë, Ahmet Zogu ishte bërë faktor politik, ndërsa dibrani i urtë dhe i zgjuar Dine Hoxha i kishte ndjekur hap pas hapi lëvizjet e tij. Si përfundim, i dha besën e dibranit për të mos e “tradhtuar”, veçse ditën kur do të mbyllte sytë njëherë e përgjithmonë. Për Ahmet Zogun, Major Dine Hoxha nuk ishte vetëm një ushtarak rezervë me përvojë, por dhe një këshilltar tepër i besuar.

Në vitin 1928, Shqipëria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu, Mbret i shqiptarëve. Ky nuk ishte vendim i një pjese të Parlamentit të atëhershëm, por dhe një miratim i shumë prej parive të vendit.

Paria e Dibrës e përkrahu pothuajse unanimisht vendimin e Parlamentit. Dine Hoxha mundohej tashmë të bindte edhe të lëkundurit në Dibër, se vetëm monarkia dhe Ahmet Zogu si monark mund ta bëjnë Shqipërinë shtet. Deri më tani, shqiptarët kishin vuajtur të kishin shtetin e tyre. Lidhjet e vjetra të tij me Ahmet Zogun u forcuan edhe më shumë.

 

Fjalëpeshë në Oborrin e Mbretit

 

Kështu, profesorit popullor të urtë e të zgjuar iu hap rruga për në Tiranë. Dine Hoxha do të ishte i pranishëm edhe në takimet e ngushta, edhe në drekat e darkat ceremoniale që shtronte Ahmet Zogu. Këshillat e tij, kishin vlerë të padiskutueshme në Pallatin Mbretëror. Falë zgjuarsisë, urtisë dhe alegorisë dibrane të përdorur me mjaft delikatesë, ai qe i aftë të përballonte situata të ndërlikuara, të zgjidhte konflikte dhe të parandalonte gjakderdhje. Këto veti dhe mjaft të tjera si këto e justifikonin besimin që kishte Ahmet Zogu për Dine Hoxhën…

“Ahmet Zogu e ka da mendjen me e ba Shqipninë shtet e ne shqiptarëve me na afrue sa ma shumë me Perëndimin. Ky është taman burrë kombi. Duhet secili nga ne me e vendos një gur në themelet e këtij shteti, se nesër brezat që do të vijnë, do të na urojnë. Ndryshe, mallkimi i tyre, edhe pse kemi vdekur, do të bjerë mbi ne”,- i thoshte shpesh Dine Hoxha parisë së Dibrës.

Vendosmëria për të qëndruar krah Zogut dhe për t’u bërë një përkrahës kryesor i tij, ishte e lartë. Kjo dukej dhe nga puna bindëse që Dine Hoxha kishte bërë jo vetëm në Muhurr e Katër Grykët, por në gjithë zonën e Dibrës. Dashamirësit dhe mbështetësit e Monarkisë tashmë në Dibër ishin shtuar dhe të gjithë ishin të bindur se vetëm me Ahmet Zogun në Fronin Mbretëror, Dibra dhe dibranët mund të shikonin më tepër se dritarja e shtëpisë së tyre.

 

Shtypi i kohës, për rolin e Dines në Oborrin Mbretëror

 

Në qoftë se gjatë regjimit të Ahmet Zogut, mjaft nga gazetat e pavarura shkruanin për njerëzit që i qëndronin pranë si “dallkaukët e kombit”, “sahanlëpirësit”, “servilët”, “mjeranët e politikës”, Dine Hoxhën nuk mundën ta etiketojnë si të tillë. Shumë nga faqet e shtypit të kohës, shkruanin me shumë rezerva për të. Vlerësimet ishin nga më të ndryshmet, si: “Dibrani mendjendritur”, “Sokrati pa shkollë”, “Mbreti këshillohet nga plaku i zgjuar i Dibrës”, etj. Debati që në atë kohë Dine Hoxha bëri me Kontin Çiano, la mbresa jo vetëm tek të pranishmit, por zgjoi kureshtjen edhe tek të huajt. Njëlloj si atëherë, më 14 Gusht 1920, me Gjeneralin serb. Në një darkë që kishte shtruar për nder të tij, Ahmet Zogu pyeti:

– Or Dine, ne kemi luftue bashkë tek Shkalla e Deshëve. Unë të kam dashtë dhe ti më ke falur një nga trimat e t’u më të mirë që ke patur. A do të më thuesh në sytë e nanës teme, si burrat: A ke mendue ndonjëherë të më zash vendin?! – Po, – tha Dineja, – unë kam mendue për ty. Në qoftë se do të të shkulnin nga Tirana, unë do të merresha me shtëpinë time, do të bëhesha zot i shtëpisë time dhe do të merresha me qetë.

E ëma e Zogut u zemërua shumë dhe i foli ashpër të birit:

– Bir, shtizat nuk mund t’i fusin të tjerët! Dine Hoxha shpon malin dhe jo thasët. Dine Hoxha është ushtar i Shqipërisë, në vijë të parë, sa herë që të shkelë hasmi në trojet tona dhe është mbret i mbretërve, dhe rrin mbret në kullën e tij… – E dëgjon! – i tha Dineja Zogut. Mbretërit që tremben, nuk flenë rehat se mos iu marrin fronin, vdesin para kohe. Unë dëshiroj të rrosh. Dine Hoxha e Murat Kaloshi, kurrë nuk do të ta marrin fronin ty, por do ta forcojnë atë. Ahmet Zogu kishte idenë se Dine Hoxha e Murat Kaloshi shkonin keq me njëri-tjetrin dhe kur dëgjoi se Dine Hoxha e Murat Kaloshi ishin një “pendë qe” që mund të hapnin hulli edhe në shkëmb, u ngrit në këmbë e thirri me të madhe: – “Hej, bre, Dine, si nuk ma mësuet gjuhën e Nantë Maleve të Dibrës!”

– Gjuhën e Nëntë Maleve tona e ka dijtë baba yt dhe Hoxha i Stambollit, tek i cili falej vetë Sulltani, – u përgjigj Dineja. Më pas, filozofi popullor dibran i tha Mbretit:

– Më vjen keq, Madhëri, se më duket se nuk e din nga je.

Ti je nga kulla e Gjon Zogut, që e ka vendin midis Muhurrit e Sinjës, që edhe sot quhet Kulla e Zogut. Është vetë Skënderbeu që solli të parët e tu si sundimtarë të Matit, që të mbrohej Shkalla e Deshëve kur Dibra të binte në dorë të pushtuesit serb, që nuk ra kurrë. Dibra të pru Mbret dhe nuk e di se cilët bajloza do të vijnë ta marrin fronin që të kemi dhëne ne. Në qofsha gjallë, do vritem ballë për ballë me bajlozat.

– Dëgjo, or bir! – ndërhyri e ëma e Mbretit.- Qofsha a mos qofsha unë, Dibra nuk ka me e dorzue kurrë Shqipërinë. Dibra ka për derë Dine Hoxhën…

 

(Gazeta “Universal”, shtator 1994)

 

E vetmja pakënaqësi ndaj mbretit

 

Në kohën kur Ahmet Zogu do të martohej me Geraldinën, ai pyeti shumë vetë nga këshilltarët e tij.

Pyeti edhe Dine Hoxhën.

– Si thua ti, Dine, a ta marr për grua Princeshën hungareze?

Dineja nuk bëzani.

E pyeti përsëri.

Dineja, më në fund, foli:

– Merre, or mbret, merre Geraldinën, por me atë ti do të lindësh një djalë dhe djali, kur të rritet, do të kërkojë dajat e vet! Merre, or Mbret! Dine Hoxha e paska të vështirë me të këshillue sot…

 

Dine Hoxha në krye të 13 mijë luftëtarëve përballë ushtrisë pushtuesve serbe

 

Dine Hoxha Nr. 2

 

Atentati ndaj Mbretit në Vjenë

 

Si e shpëtoi Zogun, Dine Hoxha

 

Alegoria e hollë dhe brilante e Dine Hoxhës, ka bërë të mundur që mbreti Zog t’i shpëtojë për mrekulli atentatit në Vjenë… Dhe konkretisht, ja si ka ndodhur, treguar nga goja e Isuf Peçit, shofer i Ahmet Zogut. Në shtëpinë e Dine Hoxhës vjen Konsulli jugosllav, pikërisht në periudhën kur Zogu ndodhej në Vjenë për konsultë mjekësore. Me buzë në gaz, i huaji pyeti Dine Hoxhën: – Pas Zogut, kush do të jetë Mbret në Shqipëri? E Dine Hoxha, tepër i zgjuar, duke kuptuar gjithçka, flakë për flakë përgjigjet: – Pas Zogut, në Shqipëri nuk ka Mbret. Duke u ndarë ftohtë me Konsullin jugosllav, drejt Vjenës, Dine Hoxha nisi këtë telegram: “Ahmet Bej Zogut, Hotel “Imperial”, Vjenë: “Paria e këtushme ka vendosur me therë kaun e madh. Mos i leni ta therin. Me shnet, Dine Hoxha!”.

(Arkiva. Kujtime të Isuf Peçit, shofer i Ahmet Zogut)

 

“Letër. Fort i dashtuni, zotni Jashar Erebara! Po ju pyes për shëndetin e zotnisë tuej. Ka dashtë Allahu edhe na jemi mirë. Për sa më shkruejshi, ju faleminderit. Prefektura nuk interesohet për çështjen tonë. Ato rrogat i marrin rregullisht. Ne nuk jemi mësue me kotakçillëqe e për këtë kemi vendosë me dhanë dorëheqjen. Këtu kishte çrregullime të mëdha, në çdo pikëpamje. Prefekti ju thoshte katundarëve që martohuni pa kryer formalitetet ligjore. Veçanërisht ju lutemi, së bashku me zotin Dine Hoxha, që të keni mirësinë me ba mundimin deri në Ministrinë e Punëve Botnore me kërkue rezultatin që është dhënë për punëtorët (mjeshtrit) që kanë përgadit urën e Muhurrit, e cila është shumë e nevojshme për këto katunde.

Keni ba një sevap shumë të madh në plotësimin e kësaj çështje.

Zoti Dine Hoxha ju komunikon të falat e tij. Me nderime, Hashim Harkani.

 

(AQSH, Dosja 12/2, faqe 44)

 

——————————————————————-

 

Ekskluzive/ Pjesa e dytë e studimit të Halil Ramës e Shaqir Skarës për patriotin Dine Hoxha, i cilësuar si “Filozofi popullor i Ahmet Zogut”, jepen fragmente të jetës e aktivitetit të gjërë të këtij atdhetari, i lënë në harresë gjatë viteve të diktaturës jo vetëm se vinte nga një familje e njohur bajraktare, por se shërbeu për shumë vite si këshilltar në Oborrin e Mbretit.

 

(Vijon)

 

Arkivat dhe dëshmitë tregojnë se këshillat e Dine Hoxhës për Zogun, kurdoherë kanë qenë të sakta dhe në të mirë të punëve. Ndërsa qëndresa e njohur e Hoxhës bashkë me patriotë të tjerë dibranë e më gjërë, ishte një nga faktorët e rëndësishëm për mbrojtjen e trojeve nga ushtria pushtuese serbe.

 

Miqësia me Elez Isufin

 

…Pas pak, Haliti kërkoi leje me dalë. Rrugës, Tafë Kaziu i tha Halitit:

– Na preu Elezi.- Dine Hoxha, që deri në këto momente veçse kishte heshtur, ia ktheu: – Mos u tremb, or Tafë Kaziu! Qitja fishekët pushkës, se Elez Isufi nuk ka pre ndonjë mik brenda.

Takimi me Elez Isufin, për Dine Hoxhën, është mëse i nevojshëm. Kjo qe krisja e majorit muhurrak me Esat Pashën. Divorcin përfundimisht do ta bënte para 13 qershorit 1920, kohë kur u vra Esat Pashë Toptani. Ishte koha kur krerët e Dibrës po përgatiteshin për kryengritjen e përgjithshme, e zgjuarsia, urtia e trimëria e Dine Hoxhës kërkohej me patjetër.

“Kohë e humbur për mua ajo që kam qëndruar larg Elez Isufit”,- u thoshte Dineja shpesh fshatarëve të tij. Është trim dhe atdhetar, dhe askush nuk është i humbur kur rreshtohet në të njëjtën llogore me të. Kjo periudhë përkon dhe me miqësinë e re që lidhi Dine Hoxha me Elez Isufin.

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës brenda një kohe shumë të shkurtër, kishte arritur rezultate të mëdha në përpjekjet për bashkimin kombëtar dhe administrimin e vendit. (Arkiva, “Lufta e Dibrës 1920” – B.Xhafa, faqe 46-47, 126)

 

Kryengritja e 1920-ës, Dine Hoxha në ballë

 

“Jo 13 000 veta, por edhe 13 milionë ushtarë po të keni, ne e kemi da mendjen me ba pushkë, se me duar në brez nuk do të rrimë!”,- qe vendosmëria dibrane përballë pushtuesit, në gojën e Dine Hoxhës.

“Në korrik 1920, kur ishte duke vazhduar lufta e Vlorës, nënkolonel Ramiz Dibra, senatori i Dibrës, Ramiz Daci dhe Jashar Erebara shkojnë nga Tirana në Dibër. Bëhej një mbledhje në katundin Arras, ku morën pjesë të gjithë krerët e arratisur e jo të arratisur: Ramiz Dibra, Elez Isufi, Dine e Izet Maqellara, Ramiz Daci, Shaqir e Dine Dema, Dine Hoxha, Selim Noka, Murat Kaloshi, Dervish Lusha, etj., në të cilën bisedohet çështja e një aksioni kundër Jugosllavisë, pa u këshilluar me Qeverinë.

Qëllimi i këtij aksioni, ishte të detyrohej Jugosllavia të tërhiqej në kufijtë e 1913 dhe, përveç kësaj, të lirohej edhe Dibra thjesht shqiptare, përndryshe dibranët do të luftonin për këtë qëllim, njëlloj siç luftonin vlonjatët për Vlorën, mbasi për Dibrën nuk mendonte as Qeveria, as edhe viset e tjera të Shqipërisë. U bisedua mbi koordinimin e forcave në një shtab të përbashkët dhe u caktua Elez Isufi si Komandant i Përgjithshëm. U vendos data e kryengritjes dhe u caktuan sektorët e vendosjes së forcave. Dine Hoxha lajmëroi komandantin jugosllav që ta lironte Dibrën shqiptare, por ai iu përgjigj: “Kjo i është lënë Jugosllavisë dhe nuk e lirojmë. Në rast se sulmoni, dijeni mirë se do t’ju presim me armë. Ushtria ime përbëhet prej 13000 vetave”. “Jo 13 000 veta, por edhe 13 milionë ushtarë po të keni, ne e kemi da mendjen me ba pushkë, se me duar në brez nuk do të rrimë!”

Përgjigjja flakë për flakë e Dine Hoxhës e hutoi për një çast komandantin jugosllav. “Më 18:20, në mëngjes, filloi kryengritja në Lugjapravë-Shumbat prej Sufë Xhelilit: tek Ura e Lushës, prej Dervish Lushës e Murat Kaloshit; në Cap të Brezhdanit, prej Dine Hoxhës; në Grykë të Vogël, prej Demajve e Dan Camit”.

 

Ultimatumi për gjeneralin serb

 

Vetëm dy ditë na ndanin nga data 15 Gusht 1920, kur tek vendi i quajtur Ferra e Pashës u mbajt Kuvendi i Arrasit, një kuvend i madh burrash që nuk ishte mbajtur herë tjetër.

Në të nuk merrte pjesë vetëm paria e Dibrës, por dhe 700-800 burra të tjerë.

Banorët e zonës, kuvende të tilla kishin dëgjuar vetëm në legjenda.

Në Kuvend merrnin pjesë burrat e Dibrës (“Tigrat” e Dibrës – i quajti E.Durham): Ramiz Bej Dibra, Dine Bej Maqellara, Izet Bej Maqellara (bejlerët e Maqellarës), Ramiz Daci, Jashar Erebara, Ismail Strazimiri, Dine Hoxha (Hajredin Aga-Muhurri), Selman Alia (Fushë Alie), Selë Bajraktari (Arras), Selim Noka, Haxhi Noka (Grykë Nokë), Murat Kaloshi, Avdi Kaloshi, Sali e Selim Kaloshi (Sinë), Dan Cami, Selman e Hakik Mena (Bajraktari i Lurës), Llan Destani (Lukan), Kurt e Dik Spata (Grykë Nokë), Ali Tahiri (Pira-Muhurr) e shumë burra të tjerë me zë nga të gjitha trevat e Dibrës. Kishte përfaqësues nga Daci i Kalisit e Lita i Ploshtanit, por dhe nga paria e Matit. Kuvendi bashkoi malësorët luftëtarë dhe i dërgoi mesazhin gjeneralit serb. “Do të lini kokën në trojet tona!”. (“Ballafaqime Politike”, faqe 159 – S.Vllamasi)

Erdhi përballja e armatosur. Sipas burimeve serbe, numri i përgjithshëm i kryengritësve shqiptarë që kryen mësymjen mbi trupat jugosllave e mercenare më 13-15 gusht 1920, arrinte në 4000 vetë dhe ishin nën komandën e Ramiz Beut, Elez Isufit, Dine Hoxhës dhe Dine Beut (Maqellarë), kurse fshatarët vendas, të cilët ngriheshin në kryengritje me afrimin e kolonave kryengritëse, komandoheshin nga paria e tyre: Murat Kaloshi, Selim Noka, Musatafa Kurtishi, Serdar Feta Beu, etj. (AM, Skopje, Pov.br.730, 24.08.1920, Debar).

 

Këshilltari më i afërt i mbretit Zogu I

 

“Duhet secili nga ne me e vendos një gur në themelet e këtij shteti, se nesër brezat që do të vijnë, do të na urojnë. Ndryshe, mallkimi i tyre, edhe pse kemi vdekur, do të bjerë mbi ne”,- i thoshte shpesh Dine Hoxha, parisë së Dibrës. Pas vitit 1920, gjendja politike në Shqipëri ishte disi e turbullt. Paritë e vendit dhe familjet e mëdha nuk vendosnin dot se nga të qëndronin.

Në dhjetor të vitit 1924 vritet Elez Isufi, një figurë shumë e njohur në Dibër dhe në gjithë Shqipërinë. Për Dibrën dhe dibranët, kjo ishte një humbje e madhe. Dine Hoxha do të shprehej: “Mos më vini re në qoftë se do të përlotem! E kisha më tepër se mik”. (Arkiva e Muzeut Dibër).

Në këtë kohë, Ahmet Zogu ishte bërë faktor politik, ndërsa dibrani i urtë dhe i zgjuar Dine Hoxha i kishte ndjekur hap pas hapi lëvizjet e tij. Si përfundim, i dha besën e dibranit për të mos e “tradhtuar”, veçse ditën kur do të mbyllte sytë njëherë e përgjithmonë. Për Ahmet Zogun, Major Dine Hoxha nuk ishte vetëm një ushtarak rezervë me përvojë, por dhe një këshilltar tepër i besuar.

Në vitin 1928, Shqipëria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu, Mbret i shqiptarëve. Ky nuk ishte vendim i një pjese të Parlamentit të atëhershëm, por dhe një miratim i shumë prej parive të vendit.

Paria e Dibrës e përkrahu pothuajse unanimisht vendimin e Parlamentit. Dine Hoxha mundohej tashmë të bindte edhe të lëkundurit në Dibër, se vetëm monarkia dhe Ahmet Zogu si monark mund ta bëjnë Shqipërinë shtet. Deri më tani, shqiptarët kishin vuajtur të kishin shtetin e tyre. Lidhjet e vjetra të tij me Ahmet Zogun u forcuan edhe më shumë.

 

Fjalëpeshë në Oborrin e Mbretit

 

Kështu, profesorit popullor të urtë e të zgjuar iu hap rruga për në Tiranë. Dine Hoxha do të ishte i pranishëm edhe në takimet e ngushta, edhe në drekat e darkat ceremoniale që shtronte Ahmet Zogu. Këshillat e tij, kishin vlerë të padiskutueshme në Pallatin Mbretëror. Falë zgjuarsisë, urtisë dhe alegorisë dibrane të përdorur me mjaft delikatesë, ai qe i aftë të përballonte situata të ndërlikuara, të zgjidhte konflikte dhe të parandalonte gjakderdhje. Këto veti dhe mjaft të tjera si këto e justifikonin besimin që kishte Ahmet Zogu për Dine Hoxhën…

“Ahmet Zogu e ka da mendjen me e ba Shqipninë shtet e ne shqiptarëve me na afrue sa ma shumë me Perëndimin. Ky është taman burrë kombi. Duhet secili nga ne me e vendos një gur në themelet e këtij shteti, se nesër brezat që do të vijnë, do të na urojnë. Ndryshe, mallkimi i tyre, edhe pse kemi vdekur, do të bjerë mbi ne”,- i thoshte shpesh Dine Hoxha parisë së Dibrës.

Vendosmëria për të qëndruar krah Zogut dhe për t’u bërë një përkrahës kryesor i tij, ishte e lartë. Kjo dukej dhe nga puna bindëse që Dine Hoxha kishte bërë jo vetëm në Muhurr e Katër Grykët, por në gjithë zonën e Dibrës. Dashamirësit dhe mbështetësit e Monarkisë tashmë në Dibër ishin shtuar dhe të gjithë ishin të bindur se vetëm me Ahmet Zogun në Fronin Mbretëror, Dibra dhe dibranët mund të shikonin më tepër se dritarja e shtëpisë së tyre.

 

Shtypi i kohës, për rolin Dines në Oborrin Mbretëror

 

Në qoftë se gjatë regjimit të Ahmet Zogut, mjaft nga gazetat e pavarura shkruanin për njerëzit që i qëndronin pranë si “dallkaukët e kombit”, “sahanlëpirësit”, “servilët”, “mjeranët e politikës”, Dine Hoxhën nuk mundën ta etiketojnë si të tillë. Shumë nga faqet e shtypit të kohës, shkruanin me shumë rezerva për të. Vlerësimet ishin nga më të ndryshmet, si: “Dibrani mendjendritur”, “Sokrati pa shkollë”, “Mbreti këshillohet nga plaku i zgjuar i Dibrës”, etj. Debati që në atë kohë Dine Hoxha bëri me Kontin Çiano, la mbresa jo vetëm tek të pranishmit, por zgjoi kureshtjen edhe tek të huajt. Njëlloj si atëherë, më 14 Gusht 1920, me Gjeneralin serb. Në një darkë që kishte shtruar për nder të tij, Ahmet Zogu pyeti:

– Or Dine, ne kemi luftue bashkë tek Shkalla e Deshëve. Unë të kam dashtë dhe ti më ke falur një nga trimat e t’u më të mirë që ke patur. A do të më thuesh në sytë e nanës teme, si burrat: A ke mendue ndonjëherë të më zash vendin?! – Po,- tha Dineja, – unë kam mendue për ty. Në qoftë se do të të shkulnin nga Tirana, unë do të merresha me shtëpinë time, do të bëhesha zot i shtëpisë time dhe do të merresha me qetë.

E ëma e Zogut u zemërua shumë dhe i foli ashpër të birit:

– Bir, shtizat nuk mund t’i fusin të tjerët! Dine Hoxha shpon malin dhe jo thasët. Dine Hoxha është ushtar i Shqipërisë, në vijë të parë, sa herë që të shkelë hasmi në trojet tona dhe është mbret i mbretërve, dhe rrin mbret në kullën e tij… – E dëgjon! – i tha Dineja Zogut. Mbretërit që tremben, nuk flenë rehat se mos iu marrin fronin, vdesin para kohe. Unë dëshiroj të rrosh. Dine Hoxha e Murat Kaloshi, kurrë nuk do të ta marrin fronin ty, por do ta forcojnë atë. Ahmet Zogu kishte idenë se Dine Hoxha e Murat Kaloshi shkonin keq me njëri-tjetrin dhe kur dëgjoi se Dine Hoxha e Murat Kaloshi ishin një “pendë qe” që mund të hapnin hulli edhe në shkëmb, u ngrit në këmbë e thirri me të madhe: – “Hej, bre, Dine, si nuk ma mësuet gjuhën e Nantë Maleve të Dibrës!”.

– Gjuhën e Nëntë Maleve tona e ka dijtë baba yt dhe Hoxha i Stambollit, tek i cili falej vetë Sulltani, – u përgjigj Dineja. Më pas, filozofi popullor dibran i tha Mbretit:

– Më vjen keq, Madhëri, se më duket se nuk e din nga je.

Ti je nga kulla e Gjon Zogut, që e ka vendin midis Muhurrit e Sinjës, që edhe sot quhet Kulla e Zogut. Është vetë Skënderbeu që solli të parët e tu si sundimtarë të Matit, që të mbrohej Shkalla e Deshëve kur Dibra të binte në dorë të pushtuesit serb, që nuk ra kurrë. Dibra të pru Mbret dhe nuk e di se cilët bajloza do të vijnë ta marrin fronin që të kemi dhëne ne. Në qofsha gjallë, do vritem ballë për ballë me bajlozat.

– Dëgjo, or bir! – ndërhyri e ëma e Mbretit.- Qofsha a mos qofsha unë, Dibra nuk ka me e dorzue kurrë Shqipërinë. Dibra ka për derë Dine Hoxhën…

 

(Gazeta “Universal”, shtator 1994)

 

E vetmja pakënaqësi ndaj mbretit

 

Në kohën kur Ahmet Zogu do të martohej me Geraldinën, ai pyeti shumë vetë nga këshilltarët e tij.

Pyeti edhe Dine Hoxhën.

– Si thua ti, Dine, a ta marr për grua Princeshën hungareze?

Dineja nuk bëri zë.

E pyeti përsëri.

Dineja, më në fund, foli:

– Merre, or mbret, merre Geraldinën, por me atë ti do të lindësh një djalë dhe djali, kur të rritet, do të kërkojë dajat e vet! Merre, or Mbret! Dine Hoxha e paska të vështirë me të këshillue sot…

 

(Fund)

 

Som…..

 

U vendos data e kryengritjes dhe u caktuan sektorët e vendosjes së forcave. Dine Hoxha lajmëroi komandantin jugosllav që ta lironte Dibrën shqiptare, por ai iu përgjigj: “Kjo i është lënë Jugosllavisë dhe nuk e lirojmë. Në rast se sulmoni, dijeni mirë se do t’ju presim me armë. Ushtria ime përbëhet prej 13000 vetave”. “Jo 13 000 veta, por edhe 13 milionë ushtarë po të keni, ne e kemi da mendjen me ba pushkë, se me duar në brez nuk do të rrimë!”.

“Duhet secili nga ne me e vendos një gur në themelet e këtij shteti, se nesër brezat që do të vijnë, do të na urojnë. Ndryshe, mallkimi i tyre, edhe pse kemi vdekur, do të bjerë mbi ne”,- i thoshte shpesh Dine Hoxha, parisë së Dibrës. Pas vitit 1920, gjendja politike në Shqipëri ishte disi e turbullt. Paritë e vendit dhe familjet e mëdha nuk vendosnin dot se nga të qëndronin.

HASAN TAHSINI DHE GJUHA SHQIPE

 Valeria DEDAJ

 


Hoxhë Hasan Tahsini

Hoxhë Hasan Tahsini

  • Hasan Tahsini ka qenë ndër nacionalistët e parë shqiptarë që krijuan një komitet për shkrimin e shqipes më 1864. Më pas punoi për hapjen e shkollave shqipe

-Hasan Tahsini (1811-1881), ka qenë personalitet i rëndësishëm i lëvizjes nacionale shqiptare me ndikim të fuqishëm në jetën publike osmane të shekullit XIX. Periudha kohore në të cilën ai jetoi është shumë e rëndësishme për të kuptuar jetën intelektuale të Perandorisë Osmane, marrëdhëniet lindje-perëndim dhe padyshim ato çfarë ai ka bërë për lëvizjen nacionale shqiptare. Hasan Tahsini ka qenë njohës i qytetërimit lindor dhe perëndimor. Shteti osman për shkak të nivelit të tij intelektual e përzgjodhi dhe e dërgoi në Paris me synimin për të sjellë në Perandorinë Osmane filozofinë dhe racionalizimin evropian. Kurba e aktivitetit të tij intelektual kulmoi me emërimin në pozicionin e rektorit të parë të Universitetit të Stambollit. “Është befasues fakti që shkalla e njohjes që kemi brenda Shqipërisë për këtë personalitet është në raport të zhdrejtë me aktivitetin e tij intensiv në shumë plane dhe fusha si nacionalist shqiptar, dijetar islam, shkencëtar, filozof dhe personalitet publik në Perandorinë Osmane”, thotë studiuesja Genciana Abazi-Egro gjatë referimit që mbajti dje në 200 vjetorin e lindjes së Tahsinit. Në historiografinë shqiptare dhe turke është vënë në dukje që Sami Frashëri është ndër pionierët e modernizimit të jetës intelektuale në Turqi. Por Hasan Tahsini, një brez para Sami Frashërit, është një teolog islam që u shkollua në Francë dhe që futi shumë praktika të reja perëndimore në pedagogjinë osmane. Për më shumë kemi bërë një bisedë me studiuesen Genciana Abazi-Egro, e cila ka bërë një vëzhgim mbi dimensionin gjuhësor të Hasan Tahsinit dhe lidhjen e ngushtë me Lëvizjen Nacional Shqiptare.

Sipas studimit tuaj si e ka trajtuar Hasan Tahsini çështjen e gjuhës shqipe?

Çështjen e gjuhës shqipe Hasan Tahsini e ka trajtuar në nivel kulturor, shkencor, por dhe si elementin kryesor të konforbimit tek shqiptarët. Këtu duhet theksuar se Hasan Tahsini nuk ka qenë vetëm teoricien, i cili hartonte alfabete apo parashtesa për rëndësinë e gjuhës. Ai të qënurit dijetar e ka konceptuar të bashkërenditur ngushtë me njeriun e veprimit politik. Kjo ka bërë që të jetë ndër nacionalistët e parë shqiptarë që krijuan një komitet për shkrimin e shqipes më 1864, dhe më pas të jetë aktivë në çdo iniciativë tjetër në këtë drejtim, deri në përpjekje konkrete për mësimin dhe përhapjen e gjuhës dhe shkollave shqipe më 1874.

Si u trajtua alfabeti me të cilën do të shkruhej shqipja?

Ndërsa gjuha gjatë gjithë lëvizjes nacionale shqiptare është cilësuar si elementi kryesor bashkues i shqiptarëve dhe si element i cili dallonte nga kombet e tjera, alfabeti me të cilin do të shkruhej shqipja u trajtua si në aspektin politik ashtu dhe në atë kombëtar. Alfabeti u cilësua si një mjet bashkues për të gjithë shqiptarët dhe si hapi i parë drejt gjuhës letrare e më pas asaj standarde. Prandaj nuk është rastësi që Kongresi i Manastirit i vitit 1908 që përcaktoi zyrtarisht alfabetin me të cilin do të shkruhej shqipja, shënon dhe sinjalin më të qartë për pavarësinë e Shqipërisë më 1912.

Pra alfabeti i parë shqiptar nuk është përcaktuar rastësisht. Po përsa i përket pikëpamjes politike? 

Nga pikëpamja politike, zgjedhja e germave të alfabetit, një çështje teknike në dukje, përcakton dhe krahun e orientimit të shoqërisë dhe politikës shqiptare. Në këtë kuadër duhet analizuar dhe alfabeti sui generis domethënë unikë që Hasan Tahsini përgatiti për gjuhën shqipe. Madje këtë e mbështesin dhe dy citatet të cilat ia ka bashkangjitur alfabetit të tij. I pari, i Laibnicit i cili citohet të ketë thënë: “më jepini një palë shkronjëza të mira e tju jap një qytetrim fort të mirë”, kurse citati i dyti është i Volneit sipas të cilit “gjithë shkronjat e Evropës janë maskarallëqe, domethënë me të meta”.

Cilat janë arsyet që Hasan Tahsini mbron idenë e shkrimit të shqipes me germat sui generis?

 Hasan Tahsini që në fillimet e veta për alfabetin e shqipes ka mbrojtur idenë e shkrimit të shqipes me germat sui generis që nuk i kishte përdorur asnjë më parë, dhe më pas këtë pikëpamje e konkretizoi edhe me alfabetin e mirënjohur të tij. Arsyet që parashtron HasanTahsini për këtë zgjedhje të tijën janë : së pari, alfabeti i veçantë do të theksonte më shumë idenë e mëvetësisë tek shqiptarët. Ai mendonte se shqiptarët janë një popull i veçantë me një gjuhë të veçantë dhe për këtë arsye dhe alfabetin duhet ta kenë të tillë. Së dyti, germat sui generis do të theksonin karakterin teknik të alfabetit dhe nuk do ta ngatërronin atë me veshje të ndryshme ideologjike në këtë mënyrë dhe funksioni përbashkues i alfabetit tek shqiptarët do të ishte më lehtë i realizueshëm. Së fundmi ishte një arsye thjeshtë praktike. Germat e veçanta shkruhen me më pak lëvizje domethënë më të lehtë dhe më shpejt kështu u sjellin përdoruesve të tyre kursim në kohë, dhe duke zënë më pak vend librat e shtypura do të kishin një vëllim më të vogël dhe do ët shtypeshin më shpejtë. Kështu kishte dhe kursim ekonomik.

Këtë arsyetim e sjell nëpërmjet ndonjë krahasimi? 

Këtë e vë në pah me anë të një krahasimi me alfabetet që përdorin gjuhë të ndryshme të botës. për shembull alfabeti arab që përdorej për të shkruar turqishten në atë kohë kishte nevojë për 486 lëvizje të dorës, alfabeti frëng 444, alfabeti grek 438 kurse alfabeti i propozuar nga Hasan Tahsini kishte 245 lëvizje. Hasan tahsini mendonte se shqipja duhet të shkruhej ashtu sikurse lexohej domethënë sipas parimit fonetik. Alfabeti i tij pasqyron në mënyrë të saktë nivelin fonologjikë të gjuhës shqipe. Sipas studiuesit të gjuhës shqipe Tomorr Osmani alfabeti i Tahsinit ka 36 shkronja, ndërkohë që ka përdorur shumë shenja për shpjegimin dhe përdorimin e tyre. Madje ka përshkruar edhe lëvizjet që duhet të kryejë dora për secilin shkronjë.

Si i klasifikon shkronjat?

Ai ka quajtur alfabet metodik të shqipes dhe kjo ka qenë përcaktuese edhe për vetë mënyrën e paraqitjes së tij. Shkronjat nuk jepen sipas rendit alfabetik sikurse jemi mësuar t’i shohim, por i ka klasifikuar në zanore dhe në bashkëtingëllore. Kurse bashkëtingëlloret i rendit sipas mënyrës së nyjëtimit të tyre. Në të vërtete një paraqitje e tillë ë e sistematike është e domosdoshme për alfabetet sui generis, pasi paraqitja grafike e shkronjave është e panjohur për lexuesin.

Ku është njohur fillimisht alfabeti i Hasan Tahsinit?

Alfabeti i Hasan Tahsinit u njoh kryesisht në jug të Shqipërisë dhe veçanërisht në Filat, Janinë dhe Konispol. Mendohet që gjatë qëndrimit të Hasan Tahsinit në Shkodër e  Berat është paraqitur dhe në këto qytete. Kurse materiale të shkruara nga ky alfabet nuk ka. Studiuesi Hasan Kaleshi në një përpunim të tijin bën me dije dhe për ekzistencën e një abetareje të hartuar nga Hasan Tahsini, por që nuk është gjetur deri tani. Ideja e shkrimit të shqipes me germa të veçanta për herë të parë është shfaqur në Elbasan në mesin e shekullit të 18.

Cilat janë funksionet e gjuhës sipas Tahsinit?

Sipas tij, dy funksionet kryesore të gjuhës janë ai i komunikimit dhe i formësimin të mendimit. Pasi sikurse është njohur transmetimi i mendimit realizohet gjithnjë nëpërmjet gjuhës. Kjo lidhje e ngushtë dhe e ndërsjellët e gjuhës me mendimin bën që gjuha të jetë mjeti kryesor për studimin e mënyrës sesi i artikulon njeriu dhe më gjerë për psikologjinë dhe identitetin e përdoruesit të saj. Ndjeshmërinë ndaj gjuhës Hasan Tahsini i ka shprehur në mënyrë shumë të qyrtë në një pjesë të veçantë në punimin e tij mbi psikologjinë, të botuar në vitin 1894, pas vdekjes. Ai ndalet në vetin përgjithësuese që ka gjuha në sajë të përdorimeve të koncepteve e cila ka favorizuar të menduarin abstrakt të njeriut gjë që ka sjellë zhvillimin dhe civilizimin e njerëzimit. Sipas Hasan Tahsinit këto funksione dhe veçori të gjuhës e bëjnë të domosdoshme kujdesin ndaj gjuhës dhe mënyrës së funksionimit të saj. Në këtë kuadër ai projekton dhe cilësitë që duhet të këtë një gjuhë në përmbushje të mirë të misionit të saj. Së pari pasurimi i vazhdueshëm për të lehtësuar funksionin komunikues të gjuhës. Së dyti thjeshtësinë në mënyrë që të jetë e kuptueshme si nga elita ashtu edhe nga njerëzit me një arsim të kufizuar.

Jeta

Hasan Tahsini (1811-1881), lindi në Sarandë. Ishte rilindës, filozof, dijetar e atdhetar i Rilindjes Kombëtare. Themelues i të parit universitet shtetëror në sulltanatin osman si dhe i “Xhemijet-i Ilmijje-i Arnavudijjê” (Shoqëria e Dijetarëve Shqiptarë apo Kuvendi Shkencor Shqiptar). Ishte ndër të parët që mbolli dhe përhapi në masë mendimin e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar. Tahsini punoi për alfabetin shqip dhe donte ta kishte të ndryshëm nga alfabetet e gjuhëve të tjera për të treguar personalitetin e popullit të tij. Tahsini ka qenë mësues i Abdylit, Naimit, Samiut, Vaso Pashës, etj.

PUBLICISTIKA E PROF. SHEFIK OSMANIT, SIDOMOS ARSIMORE DHE PEDAGOGJIKE

 Prof. Murat GECAJ

 

Prof. Shefik Osmani

Prof. Shefik Osmani

Të shkruash e të flasësh për udhën e botimeve arsimore e pedagogjike dhe të autorëve të tyre, duhen faqe të tëra. Por, më shumë mund të lexonim për to, në veprën “Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar”(Tiranë, 2003). Ajo kishte redaktor përgjegjës, të ndjerin Prof. Bedri Dedja dhe prof. Shefik Osmanin, bashkautor.

Siç dihet, më 1 shtator 1961 nisi udhën e saj gazeta me emrin kuptimplotë “Mësuesi” (tani, revistë, po me këtë emër). Në këto afër 52 vite  vite të jetës së saj, ajo u bë  mjaft e dashur dhe e vyer për mësues e pedagogë, nxënës e studentë, për prindër e mbarë lexuesit shqiptarë. Me rastin e 40-vjetorit të botimit të kësaj gazete, në mesazhin e tij përshëndetës, ndër të tjera, kryeredaktori i parë i saj, prof. Bedri Dedja shkruante: “Gazeta “Mësuesi” zgjoi aftësitë krijuese të dhjetëra mësuesve, gjer në fshatrat më të largët, të cilët nisën të bashkëpunojnë me endje me të…”. Ndërsa, për arsye të ndryshme, ende nuk ka një historik të plotë të kësaj gazete. Por, një ndër ish-redaktorët e kryeredaktorët e saj, Prof.as.Dr. Ilir Kanini ka botuar librin e tij, me titullin “20 vjet, nga jeta e një gazete”(Tiranë, 2004).

Megjithatë, në faqet e gazetës “Mësuesi”, janë të fiksuara puna e djersa e derdhur, nga breza redaktorësh e drejtuesish të saj. Ata janë gjithësej 23 redaktorë, 5 sekretarë kolegjiumi e 9 kryeredaktorë dhe, ndër të parët, ishin emrat e njohur: Prof. Bedri Dedja-Akademik, Mustafa Gerxalliu, Jakup Mato e Sofokli Afezolli e me radhë. Nga  redaktorët e parë, që shërbyen në gazetën “Mësuesi”, ishin: Myzafer Bejleri, Sami Xhango, Bekim Çomo, Dhurata Xoxa, Sadie Agolli, Nako Bezhani, Ramadan Pasmaçiu dhe i ndjeri Muhamet Ndrita. Në vazhdimësi, në  gazetën “Mësuesi” u caktua të punojë redaktor Shefik Osmani (Shkodër,1923-Tiranë, 21 korrik 2012). Ai shkonte aty pas një periudhe relativisht të gjatë pune, në fushën e arsimit dhe të pedagogjisë. Kishte shërbyer drejtues i shkollave pedagogjike, që përgatisnin mësues për arsimin fillor, në Shkodër, Peshkopi e Tiranë . Pra, e njihte nga afër jetën e shkollës sonë, të mësuesve e nxënësve dhe të prindërve. Prandaj në shkrimet, që redaktoi, por edhe në ata që publikoi me emrin e tij, gjatë asaj periudhe, u vërejt pjekuria dhe aftësitë profesionale të një drejteusi, mesimdhënësi, pedagogu e didakti. Nuk është vendi të përmendim të gjithë arsitikujt që ai shkroi në atë gazetë. Por dhe as të flasim për aftësinë e tij të veçantë redaktuese, ku dëshmëroi qartë aftësitë e tij dhe, në një fomë ose në tjetrën, në shkrimet e bashkëspunëtorëve futi e pasqyroi me mjeshtëri edhe shpirtin, mendimin dhe përvojën e tij në fushën e arsimit, pedagogjisë e mësimdhënies. Në ato vite të punës redaktor në gazetën “Mësuesi” ai u dallua edhe për taktin e dshamirësinë e shprehur  jo vetëm ndaj kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, por edhe në marrëdhëniet me mësuesit, nxënësit e prindërit, kur shkonte me shërbim nëpër rrethe.

Duke folur për lidhjet e vazhdueshme, që mbajti prof. Shefik Osmani me gazetën e dashur të tij, “Mësuesi” edhe pasi u largua në punë të tjera ose doli në pension,, një nga redaktorët e saj dhe shkrimtari Viron Kona, tani kujton: “Në dhjetëra takime me të, në zyrën e redaksisë së gazetës “mësuesi” ose në kafe, duke shëtitur në këmbë ose në vizita në shtëpinë e tij, gjithnjë e pashë atë Njeri, koleg e mik të mirë, që të lumturohej dhe të ngazëllehej, kur vinte biseda te arsimi dhe librat, te kultura kombetare dhe vlkerat e gjuhësisxë e të shkrimtarisë shqiptare. Arsimi ishte motive I tij udhëheqës e kryesor, deviza e jetës dhe e veprës së tij madhore”.

Në vitet e mëvonshme, prof. Shefik Osmani shërbeu në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Siç dihet, në atë periudhë dilnin disa organe tjera shtypi, si “Arsimi Popullor” (më pas u emrua “Revista Pedagogjike”) dhe buletine të ndryshme, me të cilat ai bashkëpunoi rregullisht, pra aty botoi mjaft shkrime e studime. Po të hedhim një vështrim në gazetat e kohës, si  “Drita”, “Bashkimi” e “Zëri i Rinisë” , “Rilindja Demokratike”, por dhe në gazeta të Kosovës  e  Maqedonisë etj. dhe në revistat  tona: “Nëntori”, “Ylli”, “Shkenca dhe Jeta”, “Shqiptarja e Re”, “Studime historike” dhe “Kultura Popullore” , do të gjejmë shkrime e studime  të tij për ngjarje të shënuara arsimore dhe për figura të ndritura të arsimit, kulturës dhe shkencës sonë kombëtare. Të tillë ishin punimet për:  Mësonjëtoren Shqipe të Negovanit dhe Kongresin e Elbasanit,  për shkollën Normale “Drita”  të Bukureshtit, për Kongresin e Arsimor të Lushnjës, për shkollat e para shqipe në Shkodër, për disa konferenca kombatare arsimore e pedagogjike të viteve të fundit të shek. të kaluar, Por ai shkroi edhe  për Universitetin e Tetovës e Fakultetin Filologjik të Shkupit, me mësim në gjuhën shqipe, si dhe për shkollat shqipe me mësim plotësues: në Zvicër, Gjermani, Suedi e tjerë. Gjithashtu, ka shkruar  me dashuri edhe për figura të shquara, që iu përkushtuan  me të gjitha dijet e forcat e tyre, mësimit në gjuhën amtare dhe shkollës sonë kombëtare. Nga ata po përmendim shkrimet e tij për: Ibrahim Frakullën e Beratit, Muhamet Çamin-Kyçykun, Naum Veqilharxhin, Naim Frashërin, Petro Nini Luarasin e Ibrahim Dalliun; për Nikolla Lakon, Daut Boriçin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën e Aleksandër Xhuvanin: për Gaspër Beltojën, Vehbi Dibrën, Hafiz Ali Korçën,  Kolë Kocin etj.

Vëmëndje të veçantë  i ka kushtuar prof. Shefik Osmani, “Mësues i merituar”,  edhe  historikut të hartimit dhe botimit të abetarave për shkollat shqipe. Pra, ai shkroi e publikoi disa punime të tij në këtë fushë, siç janë: “Abetarja shqipe e Anastas Kulluriotit”, “Abetarja shqip e Jani Tërrovës, e vitit 1887”, “Një abetare shqipe e vitit 1911” ose edhe: “Pellazgjika shqip, një abetare pak e njohur deri më sot”, “Vështrim historiko-pedagogjik rreth abetareve, me autor Sami Frashërin”, “Tri abetaret e Parashqevi Qiriazit” dhe më tej: “Abetaret e gjuhës shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal i Zi”, si dhe ato për disaporën shqiptare.

Interes të veçantë studimor e pedagogjik paraqesin punimet dhe studimet e publikuara nga prof. Shefik Osmani, në buletine të ndryshme shkencore të Institutit të Studimeve Pedagogjike ose jo. Të tillë mund të përmendim këtu buletinet: “Probleme të shkollës tetëvjeçare”, “Gjuha shqipe dhe letërsia në shkollë”, “Kultura fizike dhe sporti” etj. Një pasuri interesante dhe më vete përbëjnë mbi 62 “zërat”, që hartoi e u botuan, lidhur me çështje të arsimit tonë kombëtar, për ngjarje dhe figura të shquara  tij, në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar”, botuar më 1985 dhe ribotuar në vitet e fundit.

Për disa vite radhazi, prof. Shefik Osmani ishte edhe në redaksinë e revistës shkencore e kulturore “Univers”, botim i Institutit të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, ku publikoi shkrime të vlefshme, nga fusha e arsimit dhe pedagogjisë.

Po t’i shfletosh koleksionet e gjithë atyre botimeve, që përmendëm më lart, aty gjen mjaft artikuj e studime të thelluara të tij, për çështje të mësimdhënies, historisë së arsimit e të mendimit pedagogjik shqiptar, për figura të njohura të arsimit e pedagogjisë etj. Kështu, me mjaft interes janë edhe shkrimet për Pjetër Bogdanin, Pestalocin, Luigj Marlekën e Motrat Qiriazi, të cilëve u kushtoi edhe libra të veçantë. Siç thekson prof. Pajtim Bejtja, në një shkrim kushtuar prof. Shefik Osmanit, një pjesë e artikujve të tij janë botuar si parathënie, hyrje dhe esè, në veprat e autorëve të ndryshëm.

Me inters janë edhe recensionet e shkruara prej prof. Shefik Osmanit, lidhur me temat e disertacioneve, të cilat u shkruan dhe u mbrojtën nga kolegë të Institutit të Studimeve Pedagogjike ose bashkëpunëtorë të jashtëm të tij.

Por, prof. Shefik Osmani nuk kufizohej me shkrimet dhe studimet e tij, vetëm në gazetën e revistat, që përmendëm më lart. Emri i tij u bë i njohur, pothuajse, në të gjitha gazetat e revistat e kohës, si dhe në emisone të radios e televizionit shqiptar. Një pasqyrë të plotë,  të tërë atyre botimeve e shkrimeve të thelluara, gjuhëisht e profesionalisht të larta dhe të bukura, e gjejmë në librin e prof. Njazi Kazazit, ”Në gjurmët e një didakti” (Tiranë,2005).  Ato e kanë zanafillën që në vitin 1940  e 1941 dhe vijojnë, qindra pandërprerje, deri në vitin 2010, kur sëmundja e ndau atë përgjithnjë, nga puna dhe pasioni i veçantë për t’i shërbyer, me atdhetarizëm e përkushtim të dalluar profesional, shkollës sonë amtare, Arsimit Kombëtar Shqiptar.

Edhe me këtë skicim të punës dhe veprimtarisë së gjerë të prof.Shefik Osmanit, si redaktor  dhe bashkëpunëtor i shypi arsimor e pedagogjik, por dhe më gjerë, krijojmë bindjen e një personaliteti të shquar të vendit tone. Prandaj kujtimi dhe vepra e tij do të ruhen gjatë dhe do të çmohen e njihen, jo vetëm sot, por edhe nga brezat pasardhës.

HASAN TAHSINI, BOTOHEN VEPRAT E PANJOHURA TË STAMBOLLIT

 Dhurata HAMZAI

Hoxhë Hasan Tahsini

Hoxhë Hasan Tahsini

TIRANE – Vepra e Hoxha Hasan Tahsinit (1811-1881), këtij personaliteti të shquar shqiptar dhe njëkohësisht drejtues i shquar i Universitetit të Stambollit, në Shqipëri është ende e mangët. Ndërkohë, bëmat e tij akademike dhe atdhetare janë të panumërta, siç janë edhe titujt e veprave shkencore që la të shkruara nëpër bibliotekat e Stambollit. Patrioti me origjinë nga Ninati i Çamërisë (Sarandë), një rilindës i shquar, filozof, matematikan, gjuhëtar në fillimet e shekullit të 19-të drejtonte universitetin ndërkombëtar osman dhe universitetin e parë shqiptar në Stamboll. Hoxha Tahsini qe gjithashtu mësues i Abdylit, Naimit e Samiut, Jani Vretos, Ismail Qemalit etj.

Përsa i përket veprave që la pas, ka qenë trashëgimtarja e familjes Manushaqe Halili, e cila ka bërë dhjetëra udhëtime në Stamboll me iniciativën e saj, në kërkim të varrit, të shtëpisë ku jetoi dhe të librave që shkroi e botoi. Stërmbesa e familjes Tahsini ka fotokopjuar në bibliotekat e Stambollit veprat origjinale dhe duke takuar gjuhëtarë e studiues, ajo vendos që vepra e tij të botohet nga “Onufri”. Një grup studiuesish, përkthyesish dhe redaktorësh kanë punuar që vepra trivëllimëshe e Hoxha Hasan Tahsinit të vij nga turqishtja në gjuhën shqipe.

Çfarë përmbajtje ka vepra e Hoxha Tahsinit

Vëllimi i parë i veprës së Hoxha Tahsinit shoqërohet me një vlerësim të Sami Frashërit, si dhe nga një vlerësim i studiuesit bashkëkohor Moikom Zeqo. Ndërkohë trashëgimtarja e familjes Tahsini, Manushaqe Halili ka shkruar parathënien me titullin “Hoxha Tahsini: Frymëzimi, krenaria dhe përkushtimi im”. Kapitujt kryesorë në vëllimin e parë me mbi 200 faqe janë: “Historia e qenies ose e krijimit”; “Sekretet e ujit dhe ajrit” dhe “Psikologjia”.

Vëllimi i dytë ka afërisht 350 faqe, dhe përmban lëndë të përkthyera nga dy numra të revistës “Mexhmua-I Ulum” (Revista shkencore), ku paraqesin interes “Rregullorja për botimet e zakonshme” dhe bisedat për problemet me shumë interes të kohës së tij, ku shumica janë aktuale edhe sot. Në këtë vëllim të bie ne sy tema “Përparimi i arsimit, historia, klasifikimi dhe frytet e shkencave”. Vëllimi i tretë me afro 300 faqe ka të botuar lëndën e disa numrave të revistës shkencore dhe vijon me “Historia e shkurtër e astronomisë”.

Me botimin e kësaj vepre trivëllimshe në shqip, autori Hoxha Hasan Tahsini, edhe pas më shumë se një shekulli i dhuron audiencës shqiptare teori të vështira, argumente dhe ide përparimtare të mendimit teorik dhe shkencor. Bashkë me veprën botohen edhe vlerësimet e Sami Frashërit, që ka shkruar se: “Hoxha Tahsini ishte nga ata njerëz të mëdhenj, që rrallë nxjerrin shekujt dhe epokat”. Poeti i shquar turk, Abdul Hak Hamidi, ish-nxënës i tij, ka shkruar për Hoxha Tahsinin: “Ishte vëzhgues dhe shkencëtar shumë i ditur, ishte thesar i njohurive shkencore, ndoshta, një botë e tërë dijesh; ishte filozof, letrar,  vjershëtar, i zoti  t’i përgjigjej çdo pyetjeje…”.

HASAN PRISHTINA (1873-1933)


Hasan Prishtina

Hasan Prishtina

Hasan Prishtina është një nga personalitetet dhe figurat më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare. Ky ideolog i shquar, dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjes së përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurin e dha për çështjën kombëtare shqiptare. Veprimtaria e tij politike dhe luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatiten ngritjen e Flamurit në Vlorë.

Familja e Hasan Prishtinës ishte nga treva e Drenicës, përkatësisht nga POLACI i Skënderajt. Fillimisht farefisi i tij njihej me mbiemrin BERISHA, ndërsa tani farefisi i Hasan Prishtinës njihet me mbiemrin VELIU. Familja e tij paraprakisht ishin shpërngulur nga fshati Polac në fshatin Mikushnicë te Mangjollët të cilët janë degë e vëllazërisë Veliu, që kishin prona në fshatin Mikushnicë. Pas tri vitesh, gjyshi i tij Haxhi Ali Berisha ishte shpërngulur në Vushtrri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha në Polaci. Por mbas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin Popullor Turk (1908-1912), ai e ndryshoj mbiemrin përseri, por kësaj here nga Polaci në Prishtina pra, edhe u njoh si Hasan Prishtina.

Studimet politiko-juridike i kreu në Stamboll. Shovinizmi i xhonturqëve kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, nxiti një urrejtje të deputetëve shqiptarë, antarë të Kuvendit Popullor turk, të cilët ndërrmorën një takim të fshehtë për fillimin e Kryengritjes (1909-1912) në Shqipëri. Esat Pashë Toptani mori përsipër krahinën e Shqipërisë së Mesme dhe krahinën e Mirditës, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morrën përsipër krahinën e Toskërisë. Ismail bej Qemali u nis për në Europë, për të mbledhur të holla dhe armë për kryengritjen. Hasan bej Prishtina morri përsipër organizimin e kryengritjes në Kosovë, bashkë me Barjam Currin dhe Isa Boletinin. Kjo kryengritje do të kurorëzonte më 28 nëntor 1912 shpalljen e pavarsisë së Shqipërisë së zvogëluar. Në vitin 1913 u ngarkua me detyrën e Ministrit të Qeverisë Kombëtare të Vlorës.
Hasan Prishtina ka qenë drejtor i së përditshmes “ZUKRE” (Afërdita) që ka dalë më 1911. Për arësye të gjendjes së jashtëzakonshme brenda dy vjetëve gazeta e ndërroi emrin rreth 20 herë, ku dolën 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; ’’Pessembe Mebusu Hasan’’ (deputeti i së enjtes). Në vitin 1914, kur vjen për të drejtuar Shqipërinë princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet Ministër i punëve botërore të qeverisë së Durrësit. Më 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhë Kadriu), Bajram Curri dhe shumë të tjerë formojnë Komitetin “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me përfaqësuesit e tyre në Romë dhe në shtetin mëmë Shqipëri, ndërsa në dhjetor të vitit 1919 Komiteti e ngarkoi si kryetar të delegacionit të tij në Konferencën e Paqës në Paris, ku kërkoi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Mori pjesë në përgaditjen dhe organizimin e Kongresit të Lushnjës (1920) dhe në prill 1921 u zgjodh deputet i Dibrës në parlamentin shqiptar. Ai u shqua si luftëtar për mbrojtjen e “zonës neutrale” të Junikut nga forcat serbe dhe ato zogiste, si udhëheqës i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës kundër sundimit serb. Hasan Prishtina më 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar Kryeministër dhe Ministër i jashtëm, por më 10 dhjetor 1921 ai jep dorëheqjen mbas kundërshtimeve të disa deputetëve që i kryesonte Ahmet Zogu. Kështu, për të shmangur gjakderdhjen midis shqiptarëve, Hasan Prishtina mbetet vetëm deputet i atij Kuvendi.
Me vendosjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo – Kroate – Sllovene më 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhafer Ypit u hoqi të drejtën e deputetit në Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Hoxhë Kadriut dhe shumë udhëheqëve të tjerë nga Kosova dhe filloi ndjekja për eleminimin e tyre. Kjo ishte marrëveshja që bëri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtëm të mbretërisë Jugosllave z. Ninçiç më 1922. Në janar të vitit 1922 qeveria e Tiranës lidhi marrëveshjen që ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinën dhe udhëheqësit e tjerë kosovarë edhe brenda territorit të shtetit shqiptar.
Në fund të muajt shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Bajram Curri u ngritën kundër rregjimit serb në Kosovë. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbështeti. Mbas kësaj 3500 shqiptarë të Kosovës u përzunë nga trojet e tyre për në Turqi.

Më 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani në Lidhjen e pestë të Kombeve në Gjenevë. Përfaqësuesit e Kosovës Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundërshtuan për genocidin që ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Mbas rrëzimit të qeverisë së Nolit më dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmën e serbëve, Hasan Prishtina largohet përgjithmonë nga toka e mëmëdheut, për t’u vrarë më 13 gusht 1933 në Selanik nga dorësi i Ahmet Zogut që quhej Ibrahim Çelo. Shumë dekada pas vrasjes së Hasan Prishtinës, eshtrat u sollën nga Selaniku për t’u rivarosur në Kukës, pranë kufirit me Kosovën.

Më 4 maj 2014, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani vlerëson atdhetarin e shquar Hasan Prishtina (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”.

 

PASURIA E HASAN PRISHTINËS NË SELANIK

 

Shkrimi i më poshtëm është marrë nga gazeta greke “Maqedonia e Re” e datës 14 gusht 1933, një ditë mbas vrasjes së Hasan Prishtinës, në Selanik, ku është shënuar se ai është pronar i ndërtesës së sotme “Shkolla e të Verbërve”.
Hasan Prishtina ka qenë shumë i pasur, por pasurinë ai e shkriu për çështjen kombëtare shqiptare. Ai pat mbledhur të holla për të çuar në shkollën normale të Elbasanit’ djemtë shqiptarë nga Kosova. Pasuri e patundëshme që i ka ngelur ende dhe që njihet botërisht është një ndërtesë shumë e madhe që ndodhet në qendër të Selanikut, anës detit në rrugën Vasilis Ollga (dikur zonë e privilegjuar). Ndërtesa është trekatëshe dhe rrethohet prej një oborri gjigant me siperfaqe rreth 1500 m katrorë, vlera e saj në tregun e shitjeve të banesave me truall arrin në shumë milion dollarë amerikan. Sot shtëpia është pronë shtetërore dhe funksionon si shkollë dhe Instuticion bamirës për personat shurdhmemecë dhe të verbër. Kjo ndërtesë për shqiptarët ka një vlerë historike. Vendosja në murin e saj të jashtëm e një pllake memoriale është gjëja më elementare për indentitetin e ndërtesës dhe kujtimin e këtij personaliteti. Është e drejtë dhe detyrë që përfaqësuesit e Kosovës të kërkojnë që kjo pronë e njeriut që nuk e ndali luftën për bashkimin e trojeve shqiptare të njihet dhe të zotërohet. Hasan Prishtina pranoi ma mirë me vdekë nëpër malet e Kosovës, se sa kolltukun e turpit në një ministri në Stamboll. Dhe fitimi i së drejtës do të ishte një shpërblim i merituar, një peng nderimi për këtë burrë të shquar shteti.

HAFIZ ABDULLAH ZËMBLAKU, MËSUES I SHQUAR, FETAR E ATDHETAR

 Dr. Hysen KOBELLARI


Hafiz Abdullah Zëmblaku

Hafiz Abdullah Zëmblaku

“I pështyjmë ata qorrë, që tallen me punët fetare;

Murtaja janë vetë, që t’i hajë fare!…”

H. Abdullah Zëmblaku

Jo rastësisht, por pas një pune hulumtuese disavjeçare nëpër biblioteka, mjedise familjare, dhe, më në fund, në arkivën shekullore të xhamisë “Iljaz Bej Mirahori” të Korçës, arrita të nxjerr mjaft shënime për jetën dhe veprën e Sheh H.A.Zëmblakut.

Kjo figurë shumë e dashur për njerëzit, kudo ku flitet e lexohet shqip e veçanërisht për besimtarët myslimanë, qëndron denjësisht përkrah mikut të tij të shquar, savantit Hafiz Ali Korça, të cilin Zëmblaku vetë e quante vëlla shpirtëror të tij.

Por ndërsa për H. Ali Korçën është shkruar diçka; emrin e tij e mban me krenari një medrese në Kavajë, madje është botuar edhe një monografi për jetën dhe veprën e tij, për Hafiz Zëmblakun pak është folur e shkruar. Të gjithë e njohin “Mevludin” e tij të famshëm, i cili këndohet në raste festash ose përkujtimesh; njohim mjaft vjersha dhe libra bestare në gjuhën shqipe, të vlefshëm edhe sot, pas gati një shekull nga koha kur janë shkruar e botuar. Hafiz Zëmblaku ishte njeri i ditur, shembull i durimit, model i këmbënguljes në punën për përhapjen e fesë së vërtetë dhe arsimit në shqip, në propogandimin e dashurisë për atdheun, diturinë e shkencën, për të vërtetën, paqen dhe mirësinë…

Hafiz Abdullah Zëmblaku e quan veten me krenari “Shërbëtor i Kombit Shqiptar”dhe “Misionar dhe mësues i fesë Islame”. Këto cilësime qëllimlarta ai u përpoq t’i përmbushte me punë të palodhur gjatë gjithë jetës së tij të frytshme, duke shkruar e botuar mbi 30 libra, duke i rënë kryq e tërthor qyteteve e fshatrave të atdheut, për të predikuar falas besimin e vërtetë, diturinë, atdhetarinë, paqen, të vërtetën dhe progresin. Është ndër të parët hartues dhe organizatorë të botimit të librave në gjuhën shqipe me përmbajtje fetare. Librat shkruheshin gegërisht dhe toskërisht dhe shpërndaheshin falas gjatë veprimtarive që organizonte shpesh Hafizi në veri ose në jug të vendit. Në librat e tij gjenden lista të gjata e të hollësishme për dhënësit e ndihmës përkatëse për këto botime nga besimtarë zemërbardhë e dashamirës.

Duke zotëruar disa gjuhë me mundësi të mëdha shprehëse si arabisht, turqisht, persisht, sllavisht, etj. ai formoi një kulturë të plotë jo vetëm fetare, por edhe letrare e shkencore.

Bashkëpunoi me revista dhe gazeta të kohës, si me revistat “Zani i Naltë”, “Kultura Islame”, “Njeriu”, etj., ku botoi shkrime të ndryshme. Përktheu vepra fetare, filozofike e mistike, disa prej të cilave mundi t’i shtypte e t’i shpërndante.

Është ndër bejtexhinjtë e fundit, të cilët poeti ynë kombëtar Naim Frashëri i ka vlerësuar, duke thënë për Hasan Zyko Kamberin se është “Mbreti i Vjershëtorëve” (Revista “Zani i Naltë”, Nr. 8, viti 1938, f.248).

Sheh Zëmblaku është ndoshta bejtexhiu i fundit, i cili u përpoq të kuptonte rrezikun e hyrjes pa doganë të fjalëve turke, arabe, persiane në gjuhën shqipe, të pakuptimta për popullin e thjeshtë, rrezikun e përzierjes së gjuhëve deri në përçudnim. (Xh. Spahiu, Perla, 2005/1 f.17)

Hytbet e mbajtura nga Hafiz Zëmblaku janë model i shkëlqyer i zbërthimit të Kur’anit Famëlartë dhe Haditheve të Pejgamberit (a.s.), shembull arsyetimi dhe gërshetimi me problemet e kohës dhe gjendjen faktike të jetës te ne. Ai propagandonte harmoninë fetare në vendin tonë, duke porositur besimtarët që të respektojnë fenë e tjetrit në të drejtë të tyre dhe duke duke u thelluar në Librin e Shenjtë e Praktikën Pejgamberike…

Edhe sot e kujtojnë Hafizin e shquar për zërin melodioz dhe të ngrohtë, për fjalët e zgjedhura nga burimi shqiptar, për diturinë e pasosur që buronte nga natyra e fesë së vërtetë dhe e kërkimeve të tij të mundimshme nëpër libra, për disiplinën e natyrshme që buronte nga karakteri i tij shembullor. Me bagazhin e dijeve që zotëronte ai ishte mjaft i avancuar krahasuar me nivelin kulturor të njerëzve, ku kishte mjaft analfabetë, gjë për të cilën ai dëshpërohej shumë dhe luftonte në praktikë.

Hafiz Abdullah Zëmblaku ishte edhe një mësues i shquar i gjuhës shqipe. Ka ngritur me qindra kurse verore e dimërore kundër analfabetizmit nëpër qytete e fshatra të ndryshëm të vendit, në një kohë kur pjesa dërrmuese e popullsisë nuk dinin shkrim e këndim dhe jetonte në kushte varfërie e paditurie.

Kurset i organizonte falas, duke siguruar shpeshherë për pjesëmarrësit edhe libra, fletore e lapsa për punë mësimore. Në këto kurse mësohej shqip, por fitohej edhe një kulturë fillestare fetare, si edhe elementë të shkencave të kohës, merrej një edukatë morale e qëndrueshme.

Për të gjitha këto cilësi dhe të tjera, që janë të njohura nga bashkëkohësit e Hafizit, mendoj se kjo figurë shembullore duhet vlerësuar ashtu siç e meriton.

Pak fjalë për paraardhësit

Hafiz Abdullah Zëmblaku u lind dhe u rrit në një familje me tradita të lashta atdhetare dhe fetare islame. Gjyshi dhe babai i tij kanë qenë intelektualë të njohur dhe kanë studiuar nëpër shkolla të famshme të kohës së tyre, brenda e jashtë vendit.

Ndërkohë ata nuk e kanë ndarë diturinë e fituar nga dashuria për vatanin dhe gjuhën shqipe, gjuhën e nënës. Nëna e Hafizit quhej Aishe Mulla Hysein Babani dhe rridhte nga një familje me ndjenja fetare dhe atdhetare. Gjyshi i H.A. Zëmblakut quhej Sheh Hasan Sëmlaku dhe kishte kryer shkollë fetare.

Babai i Hafizit quhej Salih Hulusi dhe ka shërbyer për 30 vjet si mësues shkolle fillore, e quajtur ndryshe Ruzhdie, në disa qytete të Shqipërisë si në Bilisht, Durrës, Ersekë, Krujë, etj. Po ashtu ai ka dhënë mësim edhe jashtë vendit si në Prilep, Allosojë, Ankorë, etj.

Në gjuhët turke, arabe e persiane ai kishte arritur një nivel të lartë përvetësimi dhe lexonte nga origjinali vepra të karakterit fetar, filozofik, shkencor dhe letrar. Po ashtu edhe në gjuhët europiane, sllave e greke. Këtë nivel e trashëgoi edhe Abdullahu i vogël, duke ndenjur vazhdimisht pranë të atit dhe duke marrë mësimet e para dhe kulturën fillestare.

I ati i Hafizit vdiq në vitin 1936 në moshën 77 vjeçare, në qetësi dhe paqe, kur i biri, Abdullahu ishte në kulmin e punës së vet fisnike fetare e atdhetare…

Vitet e para të jetës dhe arsimimit

Hafiz Abdullah Zëmblaku u lind në qytetin e Bilishtit në vitin 1891. Menjëherë familja u vendos në fshatin Zëmblak, rrëzë fushë-kodrës, në të djathtë të rrugës Korçë-Bilisht, me pamje nga hyrja e fushës së Devollit. Ishte fëmijë i urtë e shumë i zgjuar, plot nur.

Kishte dëshirë të meditonte gjatë dhe të dëgjonte me ëndje të atin kur falej dhe këndonte sure nga Kur’ani i Shenjtë. I pëlqente të thurte vargje e të bënte vjersha të shkurtra sipas modeleve të librave që i lexonin prindërit dhe të bejteve që qarkullonin në atë kohë, disa prej të cilave kishin thekse satire dhe ironie, ku fshikulloheshin vese të njerëzve dhe të zakoneve shoqërore e familjare të kohës…

Mësimet e para fillore dhe të mesme të asaj kohe (e mesmja quhej qytetëse), Abdullai i vogël i mori prej babës së vet Sali Hulusiut në kushtet e shtëpisë. Mësoi përveç gjuhës shqipe edhe bazat e turqishtes, arabishtes e persishtes.

Pastaj i vazhdoi studimet teologjike në Medresenë e Prilepit, atje ku ka shërbyer edhe i ati, si mësues Ruzhdieje.

Në vitin 1910, në moshën 19 vjeçare i mbaroi këto studime dhe u nis për të konkuruar në Universitete të Stambollit të Turqisë, kryeqendër e Perandorisë Osmane, qendër e madhe diturie, qeverisjeje, qytetërimi, ku gëlonin virtyte dhe vese të çfarëdollojshme.

Dëshironte të vijonte studimet e larta filozofike dhe fetare dhe u pranua në Degën Ilahijat të Universitetit. Medreseja e naltë ku ai kreu studimet quhej Darulhilafe dhe shkolla e lartë e Stambollit quhej Darulfununi Sherijje (Universitete) (marrë nga shënimi në Mevludi Paq, viti 1940). Aty mori vlerësimet më të larta në teori e praktikë. Tregojnë se në përfundim të studimeve teorike e praktike, studentët hoxhallarë të rinj i çuan në një pyll. U dhanë nga një pulë të gjallë dhe nga një thikë dhe u thanë: “Therrini, duke mos ju parë kush! “Të rinjtë u shpërndanë nëpër pyll dhe secili e kreu punën e ngarkuar, përveç 5 vetave, midis të cilëve edhe Abdullahu. Kur i pyetën përse nuk kishin bërë si të tjerët, A. Zëmblaku shpjegoi në emër të të pestëve: “Nuk mundëm, sepse Allahu shikon gjithçka!” Atëhere drejtuesit e shkollës vlerësuan me nota maksimale të pesë të rinjtë në fjalë, midis tyre, të parin H.A.Zëmblakun.

Sapo përfundoi studimet e larta dhe u diplomua shkëlqyeshëm, për shkak të fillimit të Luftës së Parë të Përbotshme, u mobilizua nën armë nga shteti osman. Pasi shërbeu për disa kohë si oficer rezervist, u lirua dhe u kthye në atdhe, pranë familjes, plot ëndrra të bukura dhe plane për të ardhmen.

Misionar i përkushtuar dhe mësues i palodhur

Ishte koha kur vendi kishte nevojë për njerëz të mësuar e të përkushtuar dhe djaloshi i devotshëm dhe i përgatitur më së miri duhej t’i shërbente popullit të tij. Për disa vjet Hafiz Abdullahu punoi si imam hatib në fshatin Zëmblak. Aty i hyri punës për të zgjeruar njohuritë e tij fetare, shkencore e kulturore, duke lexuar pa u lodhur literaturë të vjetër dhe bashkëkohore, nga botimet që gjendeshin pranë familjes dhe në libraritë e Korçës, Tiranës, madje porositi literaturë edhe jashtë vendit.

Në vitin 1921, me propozim të Ministrisë së Arsimit u emërua mësues në fshatin Kuç dhe Belorta të Korçës. Në këtë detyrë fisnike punoi vetëm tre vjet, pastaj dha dorëheqjen, për t’u përkushtuar tërësisht në veprimtari fetare dhe për të praktikuar arsim të lirë dhe fe pa pengesë.

Tashmë H. Abdullahu e ndjente veten të përgatitur për të nisur punën intensive në lëmin e përkthimeve dhe botimit të librave fetare dhe shkencore në gjuhën amtare, për të cilat kishte mungesa të mëdha dhe kërkesa të vazhdueshme. Hafizi angazhohej vetëm 6 muaj në detyrën e tij si imam në fshatin Zëmblak, ndërsa gjysmën tjetër të vitit linte një zëvendës të përgatitur nga vetë ai dhe shëtiste në të gjithë vendin, duke dhënë mësime, duke shpërndarë literaturë e duke ndihmuar e inspektuar të gjitha shkollat fetare islame të vendit. Për këtë ai kishte edhe autorizimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe të Ministrisë së Arsimit. (Shënimet në ballinën e prapme të librit “Bilbili Besëtar”, viti 1936).

Kryeministri Mehdi Frashëri, mik i vjetër i Hafizit, i ka premtuar: “Hafiz Zëmblaku ligjërisht është i lirët të mësojë Fe dhe për këtë çështje do t’i them edhe Ministrit të Arsimit, që të mos pengohet nga arsimtarët. (Marrë nga libri “Bilbili shpirtnor ose Misionarët myslimanë)

Në punën e tij misionare, që nga viti 1936 merrte edhe vajzën e tij 8 vjeçare, Hedijen, e cila u bënte mësim vajzave, duke u mësuar atyre vjersha, këngë dhe ilahi, lojëra të ndryshme, shkrim e këndim shqip e arabisht.

Disa herë iu bë ftesë për të kryer detyrën e Myftiut në Korçë dhe Kavajë, por ai e shtynte përgjigjen, duke refuzuar, për të qenë i lirë në veprimtaritë e tij të madhe e të palodhur si përkthyes e botues, në shërbim të mbarëvajtjes së fesë Islame dhe të arsimit shqip.

Si rezultat i një pune të madhe, këmbëngulëse e të gjatë në kohë me librin dhe botimet, H.A. Zëmblaku ia doli mbanë të përkthejë, hartojë, shkruajë dhe botojë mbi 30 libra origjinalë dhe të përshtatur, të cilët ishin shumë të kërkuar dhe që u ribotuan disa herë, për të qarkulluar brenda e jashtë vendit.

Në punën e tij fisnike e ndihmoi shumë edhe miqësia që pati me të palodhurin dijetar dhe misionar, Hafiz Ali Korça. Pati bashkëpunim edhe me intelektualë të tjerë të rajonit dhe të vendit, myslimanë ose jo, si edhe me dijetarë të huaj.

Hafiz Abdullah Zëmblaku ia doli të bëhej njëri nga intelektualët më të spikatur dhe më të përkushtuar të kulturës shqiptare, fesë islame dhe arsimit shqip, duke fituar një reputacion të madh brenda e jashtë vendit.

Edhe pas çlirimit veprimtaritë fetare dhe arsimore i vazhdoi, me gjithë kushtet e vështira të kohës dhe pengesat e monizmit. Është dënuar dy herë me burg nga gjykatat komuniste për motive politike. Po ashtu vlen të theksohet se H. Avdullau ka qënë i internuar për disa muaj në Krujë nga qeveria e Zogut, me vetë porosinë e mbretit, për shkak se në një libër pat shkruar “ Ti moj Nëna Mbretëreshe,/ k’to Komuna pse i deshe?…” Tregojnë se pas internimit Mbreti e thirri në Tiranë, ku patën një bisedë kokë më kokë për probleme të ndryshme. Monarku i dha pastaj një shpërblim për familjen dhe Sheh Abdullau u kthye sërish në fshat për të vazhduar punën e vet…

Abdullah Zëmblaku dhe Shkodra

Nuk është e rrastit që H.A. Zëmblaku i ka shkruar një pjesë të veprave të tij edhe në dialektin gegnisht, të cilin e vlerësonte shumë. Ai ka punuar shumë edhe në veri të Shqipërisë duke kryer shërbime, siç thotë ai vetë “… për Hatër të Zotit, jo për hatër të rrogës.”

Shkodra është vendi ku ka punuar më shumë Hafizi, sidomos në periudhën pas mbarimit të shkollave, në verë. “Mësimi shqip plotësohet për pak ditë dhe drita e besimit rrënjoset përjetë”, thodhte ai për këto kurse verore.

Në vitet ’30 të shekullit të 19-të Shkodra kishte 45 xhami, ndërsa shkodranët çmoheshin përgjithësisht si njerëz fetarë e kombëtarë. Në 10 xhamitë kryesore, si në Rus, Guras, Mbret, etj., Hafiz Abdullau organizonte në verë shkolla të mësim- besimit. Fëmijët dhe të rinjtë, vajza e djem, mësonin një javë, ku mblidheshin në shoqëri, merrnin libra e fletore falas dhe mësonin faljet sipas rregullave përkatëse.

“Shkodra fetare – Meka e Shqipërisë; Shkodra e madhe – Stambolli i Shqipërisë”, shkruan për këtë qytet me gëzim e krenari H.A. Zëmblaku. Duke përshkruar misionin e tij fetar të vitit 1936 në të gjithë Shqipërinë, thekson padijen dhe nivelin e ulët përgatitor të klerit mysliman në bazë.

“Në botë ca njerëz turpërohen nga robi, ca nga Zoti, po ca presin vetëm rrogat.” “Në Vlorë ka xhami, po si kafazi pa bilbil – s’ka xhemmat… Peshku, kur qelbet nga koka, zë qelbet edhe nga bishti”, shkruan midis të tjerash Hafizi me theks kritik në librat e tij.

Le të përmendim se për qëndrimin e tij tepër kritik edhe ndaj punëve të qeverisë, H.A. Zëmblaku është internuar pas viteve ’30 të shekullit XX për një muaj në qytetin e Krujës.

Në një vjershë të tij ai shkroi “Ti, moj Nëna Mbetëreshe, këto komune pse i deshe?!…”, duke kritikuar me theks satirik disa reforma të regjimit. Interesante janë mendimet e H.Zëmblakut për të dy dialektet kryesore në vendin tonë. Ai shkruante: “Për me shkurtim gradon Gegnishtja, për me hollësi na duket Toskërishtja, e cila rreh çekan në majë të kokës. Gegnishtja më tepër tingëllon në hundë, përmenet i ndjeri Hafiz Ali Korça, në gjuhën tonë, po të mos përdoren fjalë të huaja, të dy palë dialektet, që janë motra, do të ruhen dhe do të njihen përgjithësisht… ” (Jepet një fjalor i vogël f.83 Bilbili i nëntë – Pëllumbi.)

Vitet e fundit të jetës

H.A.Zëmblaku nuk është marrë shumë me politikë, por edhe indiferent nuk ka qëndruar ndaj saj. Parapëlqente një monarki të tipit perëndimor, ku Liria të harmonizohej mirë me dituritë dhe edukatën fetare. Ai agjëronte gjithë vitin dhe bënte ibadet (falej) vazhdimisht, sidomos në namaz nate.

Ai e kuptonte mirë politikën, ndonëse nuk ju kushtua shumë asaj. Përkrahte por edhe mbështeste e frymëzonte forcat politike të asaj kohe që e urrenin vërtet pushtuesin, pa braktisur traditën dhe pa qenë skllevër të idhujtarisë bolshevike. Miqtë e tij nga Zëmblaku ishin rreshtuar nëpër aradhat atdhetare të traditës, të cilët nuk kishin lidhje me idetë e huaja. Hafizi shpirtërisht i përkrahu ata.

Për rrjedhojë ai u pa me sy jo të mirë nga regjimi i ri monist, që doli pas luftës. Megjithatë Shehu mbeti në sytë e popullit ashtu siç ishte në të vërtetë, i urtë, i ditur e i drejtë, durimtar e atdhetar veteran. Veprimtaria e madhe atdhetare, librat e shumtë të shkruar e botuar dhe jeta e tij shembullore e kanë bërë figurën e tij të pavdekshme brez pas brezi dhe një nga figurat më të shquara të fesë Islame dhe arsimit në trojet shqiptare.

Pas çlirimit të vendit, për shkak të qëndrimit të regjimit të ri monist ndaj fesë dhe klerikëve, përbuzës dhe denigrues përgjithësisht, Hafiz Zëmblaku, si edhe klerikë të tjerë të vendit, vuajtën dhe hoqën keq. Për motive politike dhe fetare Hafizi u dënua dy herë nga gjykata e atëhershme.

Ai nuk lejohej të qarkullonte lirshëm në të gjithë vendin si më parë, nuk i lejohej të botonte libra, si dikur. Kështu që veprimtaria e tij fetare, letrare e shkencore u rrudh, u përqendrua brenda mureve të shtëpisë dhe në xhaminë e fshatit Zëmblak.

Ai shihte me keqardhje se si brezi i ri po e braktiste besimin fetar, po shthurej moralisht, nuk po nderohej pasuria, puna e tjetrit; njerëzit po vetëflijoheshin në arenën e madhe të luftës së klasave, vendi po izolohej gjithnjë e më shumë nga miqtë e dikurshëm nëpër botë dhe në moçalin ideologjik të kohës po lulëzonte ateizmi, literatura bolshevike dhe përndjekja e intelektualëve, për të cilën kishte shkruar dikur me tone alarmi Hafiz Ali Korça.

Hafiz Abdullah Zëmblaku vdiq më 31 gusht 1960, i përcjellë me respekt dhe mallëngjim nga mijëra besimtarë, nga të afërm, shokë e miq, nga vendlindja dhe diaspora.

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...