2023-02-08

Tërmeti me mijëra viktima në Turqi, a duhet të shqetësohen shqiptarët? Flet sizmologu Rrapo Ormeni

Mbi 1 mijë e 600 të vdekur në Turqi dhe më shumë se 1 mijë në Siri, ky është bilanci tragjik i tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë të shkallës Rihter që goditi dy vendet këtë të hënë gjatë orëve të para të mëngjesit. Në një lidhje direkte për “Top Story”, specialisti shqiptar në fushën e sizmologjisë, Rrapo Ormeni shpjegoi se zona ku ra ky tërmet është rast i rrallë në gjithë historinë e tërmeteve, pasi u shoqërua me një tjetër lëkundje të fortë dhe mijëra pas-lëkundje. “Tërmeti ishte ndër më të fuqishmit dhe pas tij ra një tjetër tërmet 7.5 ballë. Ky është rast i rrallë në botë ku një tërmet shoqërohet nga një tjetër. Këto tërmete quhen të përbërë, që kanë dy ose tre tërmete kryesore. Nga pasgoditjet, ky tërmet do të vijë duke u shuar. Ka pasur pas-goditje edhe mbi 6 të shkallës Rihter, ndërsa me magnituda të vogla janë mbi 1 mijë. Studime sot parashikojnë tërmete, edhe në atë zonë parashikoheshin tërmetet. Në asnjë rast nuk përcaktohet ora dhe minuta, parashikimi i saktë i kohës është i pamundur deri më tani. Turqia bën pjesë në Mesdhe, zona aktive ku ndodhin 15% të tërmetet e botës. Turqia është një ndër vendet që krahasohet edhe me tërmetet në Japoni”- tha sizmologu. I pyetur nga moderatorja Grida Duma nëse duhet të shqetësohen shqiptarët pas tërmetit në Turqi, sizmologu tha ‘jo’, pasi mekanizmi i pllakave tektonike atje është krejtësisht i ndryshëm nga i Shqipërisë. “Është mijëra kilometra larg, mekanimi i pllakave atje është krejt i ndryshëm nga ai i Shqipërisë. Kjo është veçantia e Shqipërisë, deri në 7 ballë mund të arrijë. Mund të jemi të qetë edhe në rastet e para të tërmeteve të forta në Turqi, nuk kanë ndodhur në Shqipëri. Këtu janë mekanizmat e tjera në varësi të tokës”– tha Ormeni.

Historiku i zyrave diplomatike ruse në Kosovë dhe vizita e Lavrovit në Prishtinë

Faza finale e Rezolutës 1244 parashikonte zgjidhjen e statusit politik të Kosovës dhe për ta çuar punën deri në fund, ishte riaktivizuar Grupi i Kontaktit për Kosovën. Ministrat e Jashtëm të Grupit të Kontaktit, pjesë e të cilit ishte edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, kishin përcaktuar tashmë në nëntor të 2005 tri parimet themelore për zgjidhjen e statusit final të Kosovës, që ishin: nuk ka kthim të Kosovës para vitit 1999, nuk ka ndarje të Kosovës dhe nuk ka bashkim të Kosovës me ndonjë vend tjetër. Gjatë nëntorit të vitit 2005 Lavrov kishte bërë një hap të rëndësishëm. Çuditërisht, atë që diplomacia ruse gjatë viteve ’90-ta kishte hezituar ta bëjë, pra që të vë kontakte direkte me liderët politikë të Kosovës. Pra, duke e dëgjuar vetëm versionin e Beogradit për Kosovën dhe të motivuar nga aspekti etnik, religjioz e kulturor, Rusia nuk vepronte, atë që shtetet perëndimore tashmë e bënin prej vitesh - vënien e kontakteve me të gjitha palët e një konflikti. Pavarësisht këtij hapi, politika ruse ende sot nuk merr parasysh vuajtjet e popullatës shqiptare të Kosovës. Lavrov vizitoi Kosovën më 7 nëntor 2005. Përpos takimit me kryeadministratorin e UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, ai u takua edhe me Presidentin Rugova, duke shënuar një nga takimet më të larta ndërmjet Moskës dhe Prishtinës. Lavrov nuk kishte hezituar ta takojë Presidentin Rugova në rezidencë, pas diagnostifikimit të tij me kancer. Gjatë këtij takimi, ministri Lavrov kishte shprehur qëndrimin e shtetit të tij, se Rusia do të respektojë bisedimet e udhëhequra nga Ahtisaari dhe Rohan, të cilët ishin ngarkuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan. Gjatë kësaj vizite në Kosovë, Lavrov kishte marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, kohën e hapjes e të cilës Lavrov e përshkruante si të rëndësishme, pikërisht në kohën kur kishin filluar përgatitjet për nisjen e bisedimeve për statusin final të Kosovës. E në hapjen solemne të Zyrës Ndërlidhëse Ruse, Lavrov shoqërohej nga kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi dhe shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen. Por, në lidhje me hapjen e Zyrës Ndërlidhëse ruse në Prishtinë, ka edhe një fakt tjetër historik. Misioni i parë diplomatik rus në Kosovës ishte hapur në Prizren (Nën-konsullatë) në vitin 1866, gjatë kohës kur Kosova ishte nën pushtimin osman. Në kuadër të shtrirjes së ndikimi rus në Ballkan dhe me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të krishterëve në Perandorinë Osmane ishin hapur edhe dy misione tjera konsullore në Vilajetin e Kosovës, një në Shkup në 1880 dhe në Mitrovicë në 1903. E vetëm gjashtë muaj pas hapjes së misionit konsullor rus në Mitrovicë, pason hapja e asaj austro-hungareze. Lavrov është aktualisht një nga ministrat e Jashtëm me një karrierë të gjatë diplomatike. Pas 32 vite shërbimi në MPJ, Lavrov u ftua nga presidenti rus në vitin 2004 ta marrë drejtimin e diplomacisë ruse, në të cilin ai shërbente që nga viti 1972. Por, para se të emërohej ministër, ai nga viti 1994 kishte shërbyer si ambasador rus në Kombet e Bashkuara. Duke i ndjekur zhvillimet politike në shpërbërjen e Jugosllavisë e sidomos gjatë luftës së Bosnjës dhe bisedimeve ndërkombëtare për arritjen e marrëveshjes së Daytonit, Lavrov mbarte me veti një eksperiencë të jashtëzakonshme diplomatike dhe një nga ambasadorët e vetëm në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili më vonë do të merret edhe me intervenimin e NATO-s në Kosovë. Gjatë çështjes së Bosnjës (1992-1995), qëndrimi rus ishte përshkruar nga shumica e diplomatëve dhe politikanëve perëndimorë si tejet konstruktiv. Një qasje të tillë konstruktive për Kosovën shihej edhe në gjykimin e ish ministrit të Jashtëm gjerman, Joschka Fischer (në librin “Vitet kuq-gjelbër. Politika e jashtme gjermane - nga Kosova e deri më 11 shtator”). Mirëpo, ky konstruktivitet ishte venituar gjatë intervenimit në Kosovë, duke e kthyer Lavrovin një nga zërat më oponent të këtij intervenimi. Strobe Talbott, në librin e tij të lartcekur e përshkruante rolin e Lavrovit në hartimin e rezolutës 1244 si pengues, ngaqë i është dashur edhe presidentit Clinton gjatë një bisede telefonike me presidentin Jeltsin më 7 qershor 1999, ta paralajmërojë atë për “taktikat e Lavrovit në Kombet e Bashkuara”, ku Lavrov e vështirësonte procesin duke mos u pajtuar me tekstin e rezolutës. Gjatë viteve të mëvonshme, Lavrov me paraqitjet e tij në Këshill të Sigurimit mbahet mend për kritikat e tij jo vetëm në drejtim të palës kosovare, por edhe të punës së misionit ndërkombëtar në Kosovë. Nga partner konstruktiv në bllokues e agresor Tri parimet themelore të lartcekura për zgjidhjen e statusit final të Kosovës të nëntorit 2005 të Grupit të Kontaktit ishin bërë tashmë të shenjta për ekipin negociator ndërkombëtar (UNOSEK) të drejtuar nga presidenti Ahtisaari dhe ambasadori Rohan. Dy ndërmjetësuesit evropianë nuk kishin dyshim se ata do të gjejnë një zgjidhje e cila do t’i kënaqë të dy palët konfliktuoze. Ahtisaari ishte pothuajse i vetmi lider që kishte arritur të “ndërtojë paqe në tri kontinente” (Kofi Annan) e me mbështetjen e Rohanit, i cili ishte një referencë ndërkombëtare për zhvillimet në Ballkan, hartimi i një marrëveshje do të jetë edhe më i lehtë. Gjatë një bisede të Rohanit me autorin e këtyre rreshtave, ai kishte shprehur bindjen e tij se Moska do ta mbështeste planin e tyre, ngaqë Lavrov që nga fillimi ishte mbështetës i parimeve tashmë të hartuara nga Grupi i Kontaktit. E diplomati rus Petr Ivantsov (aktualisht ambasador i Rusisë në Sarajevë), i cili përfaqësonte qëndrimin e Moskës në negociata, përkujdesej para së gjithash për të drejta më të privilegjuara për serbët e Kosovës. Por, në janar të 2006 gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Grupit të Kontaktit, ku Ahtisaari kishte elaboruar procesin e negociatave, Lavrov e kishte kapur thelbin. Ai pyet Ahtisaarin, “kjo do të thotë se rusët duhet ta pranojnë pavarësinë e Kosovës?”. Lavrov propozon “ndryshimin e kësaj pike”. E Ahtisaari i kundërpërgjigjet se “që kur ju keni premtuar të përkrahni këtë proces, unë jam duke ju treguar juve se çfarë ju duhet bëni”. Ahtisaari e kishte fjalën për një marrëveshje e cila është e pranuar për 90 për qind të shqiptarëve të Kosovës dhe rusët e dinin këtë. Muaj më vonë Lavrov ia kishte bërë me dije Ahtisaarit se Moska nuk ka në plan t’i detyrojë serbët për ta pranuar marrëveshjen. Mbështetje ruse ishe e nevojshme jo vetëm për t’i bindur serbët, por edhe për votën e tyre në Këshill të Sigurimit. Gjatë një takimi me liderët e Troikës evropiane në Sochi, Putin thuhet të jetë shprehur i shokuar me qëndrimin e evropianëve ndaj marrëveshjes dhe për ngutinë e Perëndimit për Kosovën. Problemi real i Rusisë nuk ishte Kosova e as Ahtisaari, problemi themelor ishte Perëndimi dhe ndryshimet gjeopolitike e gjeostrategjike që tashmë kishin marrë tatëpjetën. E disa prej tyre janë të domosdoshme të vihen nën llupë analitike, ku Kosova ishte efekt anësor. E para lidhet domosdoshmërisht me ardhjen në pushtet të presidentit Putin. Gjatë viteve të para të qeverisjes së tij, ai ishte përpjekur për krijimin e raporteve të afërta me SHBA-të dhe BE-në dhe këto vite “janë vite të qëndrimeve konstruktive të presidentit Putin”, deklaroi Daniel S. Hamilton, njohës i raporteve transatlantike, në një intervistë për autorin e këtij artikulli. Gjatë sulmeve terroristë të 11 Shtatorit kundër SHBA-ve, Putin ishte ndër të parët që kishte telefonuar presidentin Bush Jr. dhe kishte shprehur gatishmërinë ruse për ndihmë amerikanëve në luftë kundër terrorizmit. Të njëjtin mirëkuptim rus duhet parë edhe gjatë intervenimit amerikan në Afganistan (2001). E dyta, intervenimi amerikan dhe britanik në Irak (2003) nuk ishte parë me sy të njëjtë nga Moska dhe me të njëjtin mirëkuptim sikurse luftimi kundër terrorizmit të Al-Kaidës dhe Talibanëve në Afganistan. Në këtë drejtim zgjerimi i NATO-s drejt kufijve rus është parë dhe shihet si kërcënim për Rusinë. Kërcënim i tillë direkt dhe serioz ishte parë edhe vendosja e mbrojtjes raketore në Poloni dhe Republikën Çeke, si dhe ndërtimi i bazave ushtarake amerikane në Bullgari dhe Rumani dhe më vonë në shtetet e Baltikut. Të gjitha këto u interpretuan nga Putini si poshtërim i Rusisë. E treta, intervenimi amerikan në Kosovë (1999) dhe në Irak (2003) pa vendim të Këshillit të Sigurimit dhe planet e mëtutjeshme amerikane për një rend botëror monopolar sipas gjykimit të Moskës duhet ndalur. Kështu që Rusia priste momentin për vendosjen e “vijës së kuqe” ndaj Perëndimit. E këtë vijë të kuqe e kishte bërë të ditur vetë presidenti Putin në Konferencën e Sigurisë në shkurt të 2007 në München e cila konsiderohet padyshim si një pikë kthese në gjeopolitikën globale. Putin ishte i drejtpërdrejtë, i ashpër dhe i pamëshirshëm, duke deklaruar se Rusia nuk do të durojë një poshtërim të mëtutjeshëm. Ai në asnjë rast nuk e përmendi me emër SHBA-të, por mesazhi i tij e kishte atë si adresë të vetme. “Unë mendoj se për botën e sotme modeli monopolar jo vetëm që është i papërshtatshëm, por është aspak i pamundur”, deklaroi Putin duke pyetur: “Tani kemi të drejtë të pyesim: Kundër kujt drejtohet ky zgjerim [i NATO-s]? Dhe çfarë ndodhi me garancinë që partnerët tanë perëndimorë na dhanë pas shkatërrimit të Traktatit të Varshavës? Ku janë këto deklarata tani? As nuk i mbani mend më.” E për Putinin ishte e “qartë se zgjerimi i NATO-s nuk ka asnjë lidhje me modernizimin e vetë aleancës ose me garantimin e sigurisë në Evropë. Përkundrazi, ai përfaqëson një provokim serioz që ul nivelin e besimit të ndërsjellë”. Për Ahtisaarin, fjalimi i Putinit në München ishte një votë kundër për planin e tij në Këshill të Sigurimit. Sipas ambasadorit Wolfgang Petritsch, ishte e qartë se “Kosova u bë viktima” e parë e politikës së re të jashtme ruse dhe si rrjedhojë Rusia ende heziton ta njohë pavarësinë e Kosovës. Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në librin e tij “Ngritja e një shteti”, shkruan se rivaliteti ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë “nuk është vetëm në raport me Kosovën. Madje, në fakt, ajo [Kosova] nuk është fare esenca e rivalitetit”. Sipas Hoxhaj, “brutaliteti diplomatik nën udhëheqjen e Putinit nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet Rusi-Kosovë. Ai ka të bëjë mbi të gjitha me marrëdhëniet në mes të Perëndimit dhe Rusisë dhe rivalitetin e tyre kudo”. Vetëm një vit pas fjalimit të Putinit në München, NATO-ja shprehu interesin e saj në një samit në Bukuresht që në aspektin afatgjatë të pranojë në gjirin e saj edhe Ukrainën e Gjeorgjinë. Vetëm pas pak muajsh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe samitit të NATO-s, Rusia marshoi kundër Gjeorgjisë në gusht të 2008. Pas vitit 2010 vazhdoi seria e protestave kundër sunduesve në Mesdhe në atë që tashmë quhet “Pranvera Arabe”, të cilat prekën direkt interesat ruse. Kulminacioni i tyre padyshim që ende është Siria dhe Libia. Jetike për interesat ruse ishin padyshim protestat e opozitës në Kiev kundër presidentit ukrainas Viktor Yanukovych në vitin 2013, i cili synonte përafrimin me Rusinë dhe Unionin Ekonomik Euroaziatik. Një vit më vonë, Moska aneksoi Krimenë dhe ende mbështet luftëtarët separatistë në Ukrainën Lindore. Dhe me këto veprime, Rusia u shndërrua në një kërcënues të sigurisë evropiane. Duke mos përfshirë këtu tendencat autoritare të presidentit Putin në shtypjen e opozitës dhe vrasjen e helmimin kundërshtarëve politik, politika e Kremlinit shkoi aq larg, sa tregoi edhe fuqinë e tij në ndërhyrjen në zgjedhjet e shteteve të BE-së duke mbështetur partitë e ekstremit të djathë. Kulminacioni ishte në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016, duke mbështetur kandidatin republikan Donald Trump, kundër oponentës Hillary Clinton. Pra, në një interval kohor gati dhjetë vjeçar, Putin dhe perandoria e tij, e ndihmuar edhe nga tendencat agresive të Xi Jinpingut, u shndërruan së bashku në një kërcënim serioz për vlerat perëndimore. Në një nga botimet me të reja dhe më voluminoze për politikën e jashtme ruse është padyshim libri “Mr. Putin: Operative in the Kremlin (Geopolitics in the 21st Century)” nga Fiona Hill, e cila konsiderohet një nga njohëset më të mprehta të politikës së jashtme ruse, për të cilën presidenti Trump mendonte se është vetëm pjesë e stafit teknik, kur ajo merrte pjesë në bisedat telefonike ndërmjet Trumpit dhe Putinit.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë(1945-2023)

Marrëdhëniet Ruso - Shqiptare ne dhjetor 1991 MPJ e Shqipërise doli me deklaraten, ku Tirana njihte Federaten Ruse si trashegimtare me te drejta te BRSS. Me 6 gusht 1992 vizitoi Shqipërine zevendes ministri i jashtëm I FR V. Çurkin. Gjate vizites u nenshkrua Protokolli mbi zhvillimin e konsultimeve te rregullta midis MPJ te FR dhe MPJ te RSH. 8-11 dhjetor 1997 – gjate vizites se punes te ministrit te jashtëm te RSH P. Milo ne FR u kembyen letrat mbi ratifikimin e Konventes Konsullore dhe Konventës mbi heqjen e tatimit te dyfishte ndaj tatimeve per te ardhurat dhe mallin. Me 5 maj 1998 ne Strasburg u zhvilluan bisedimet e ministrave te punëve te jashtme te FR J. Primakov dhe te RSH P. Milo. Ne qershor 1998, gjatё qendrimit ne Tirane, zevendes ministri i jashtëm i Rusisë A. Andejevi zhvilloi bisedime me ministrin e jashtem P. Milo, si dhe nje takim me presidentin R. Mejdani. Ne mars 1999, gjate vizites se punes ne Tirane, u zhvilluan bisedime te ministrit te jashtem te FR I. Ivanov me perfaqesues te udheheqjes se larte te Shqipërise. Me 7-8 qershor 2000 ministri i jashtëm i Shqipërisë P. Milo ishte ne Moske për vizite pune. U zhvilluan bisedime me ministrin e puneve te jashtme te FR I. Ivanovin. Ministrin shqiptar e priti Kryetari i Dumes Shteterore G. Seleznjov, ai vizitoi Universitetin e Marrëdhënieve me Jashtë, ku bisedoi me rektorin A. Torkunov dhe pedagoge e profesore te Universitetit. Ne ministrine e arsimit te FR u nenshkrua marreveshja mbi njohjen e ndersjelle te diplomave te arsimit. Me 16-17 janar 2001 zëvendësi i pare i ministrit te jashtëm te FR A. Avdejev zhvilloi konsultime nderministrore me zevendes ministrin e jashtem te RSH P. Xhufi. Andrejevin e priti edhe presidenti i RSH R. Mejdani dhe ministry i puneve te jashtme P. Milo. Gjate bisedimeve dhe takimeve u diskutuan disa çeshtje te marredhenieve ruso-shqiptare, u kembyen mendime per problematiken rajonale, para se gjithash ajo kosovare. Palet verejten me kenaqesi nivelin e mire te kontakteve politike, bashkeveprimin midis institucioneve te politikes se jashtme te te dy vendeve. U diskutuan prespektivat e bashkepunimit afatgjate ruso-shqiptar ne fushen e energjetikes, duke pasur parasysh gjendjen e vështire energjetike te Shqipërisë. Vemendje e veçante iu kushtua gjendjes ne Ballkan, problemit te rregullimit ne Kosove. Pavarësisht ndryshimeve te qëndrimeve për këtë problem, palet ishin ne nje mendje per gjetjen e rrugeve te zgjidhjes se krizes te pranueshme për te dyja anët ; u shprehen per forcimin e paqes, sigurise dhe stabilitetit ne Evropen Juglindore, rregullimin e marredhenieve te fqinjesise se mire ne rajon. Ne mars 2001 minsitri i jashtem i FR I. Ivanov gjate turneut te ntij ne Ballkan, vizitoi edhe nje here Tiranen. Me 18 shtator 2002 I. Ivanovi, gjate sesionit tё 57 tё AP OKB u takua ne Nju-Jork me nenkryeministrin, minister i jashtem i RSH I. Meten, te cilin e ftoi te vizitoje Mosken per nje vizite pune. Me 8-10 korrik 2003 ne Tirane zevendes ministri i jashtem i FR A. Safonov zhvilloi konsultime lidhur me sfidat dhe rreziqet e reja me zevendes ministrin e jashtem shqiptar L. Hajdaraga. A. Safonovin e priti edhe zevendes kryeministri, minister i jashtem i RSH I. Meta, ministri i brendshem L. Rama dhe kryetari i komisionit te jashtem parlamentar I. Zela. Me 29 mars 2004 ne Moske u zhvilluan konsultimet nderministrore ne nivel zevendes ministrash te jashtem, midis S. Razovit dhe L. Hajdarages. Me 23 shtator 2004 ne Nju-Jork gjate sesionit 59 te AP OKB ministri i jashtem i FR S. Llavrov u takua me ministrin e jashtem te RSH, K. Islami. Me 8 dhjetor 2004 ishte per vizite pune ne Tirane ministri i puneve te jashtme i FR S. Llavrov. U zhvilluan bisedime te tij me ministrin e jashtem te RSH K. Islami. Ne perfundim palet nenshkruan programin nderqeveritar te bashkepunimit kulturor dhe shkencor per vitett 2004-2005, si dhe sigluan projekt marreveshjen per miqesine dhe bashkepunimin midis FR dhe RSH. S. Llavrovin e priti presidenti i Shqipërise A. Moisiu dhe kryeministri F. Nano. Me 15 prill 2005 ne Tirane zevendes ministri i jashtem i FR V. Çizhov zhvilloi konsultime me zevendes ministrin e puneve te jashtme te RSH L. Hajdaragaj dhe takim me ministrin e jashtem K. Islami. Me 12 prill 2006 per nje vizite pune ishte ne Rusi ministry i puneve te jashtme te RSH B. Mustafaj. Gjate bisedimeve me ministrin e puneve te jashtme te FR S. Llavrov u diskutuan probleme aktuale te marredhenieve dypaleshe, gjendja ne rajonin e Ballkanit dhe tema nderkombetare. U konfirmua gatishmeria e te dyja paleve per dialog politik, per zgjerimin e bashkepunimit ne fushen tregtare ekonomike. Me 22 shtator 2006 ne Nju-Jork, ne kuadrin e sesionit tё 61 tё AP OKB, u zhvillua takimi i ministrave te jashtem te Rusise S.Llavrov dhe tё Shqipёrisё B.Mustafaj. Palёt diskutuan cёshtjet e marredhenieve dypaleshe, perfshi prespektivat e bashkepunimit ne fushen energjetike. U kembyen mendime per gjendjen ne Ballkan, prespektivat e procesit te statusit te Kosoves. Me 1 nentor 2006 ne Moske, ne kuadrin e mbledhjes se 15 te Keshillit te Ministrave te Jashtem te vendeve anetare te Organizates se Bashkepunimit Ekonomik te Detit te Zi, u zhvillua takimi i ministrave te jashtem te FR S. Llavrov me ministrin e puneve te jashtme te RSH B. Mustafaj. Gjate bisedes u diskutuan probleme te rendit politik te dites, prespektivat e bashkepunimit rajonal, si dhe aspekte aktuale te rregullimit ne Kosove. Palet u shprehen per zhvillim te metejshem te kontakteve politike ruso-shqiptare ne tё gjitha nivelet, zgjerimin e bazes se marreveshjeve dhe te se drejtes ne marredheniet dypaleshe. U shpreh tendenca per forcimin e bashkeveprimit, ne rradhe te pare ne fushen tregtare ekonomike. Me 4 dhjetor 2006 ne Bruksel, ne kuadrin e mbledhjes se Keshillit te Ministrave te puneve te jashtme te OSBE, u zhvillua takimi i drejtuesve te institucioneve te politikes se jashtme te FR S. Llavrov dhe te RSH B. Mustafaj. U diskutua problematika gjithevropiane, si dhe gjendja ne Ballkan me theks rregullimin kosovar. Me 21 mars 2007 ne Moske u zhvilluan konsultimet politike te Zv. Ministrit te Puneve te Jashtme te Federates Ruse V.N.Titov me Zv.Ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Shqipërise A.Gurakuqi. Palet diskutuan ne detaje gjendjen dhe perspektivat e marredhenieve dypaleshe, realizimin e marreveshjeve te fiksuara ne dokumentin final te sesionit te katert te Komisionit Nderqeveritar Ruso-Shqiptar per tregtine, bashkepunimin ekonomik dhe tekniko-shkencor qe u zhvillua ne tetor 2006 ne Moske. Gjithashtu palet u shkembyen mendimet për situatën ne Ballkan. Kotakte politike Kontaktet e para politike midis shqiptareve dhe Rusise datojne ne shekullin XVIII. Ne mes te shekullit XVIII u vendosen lidhje politike midis Himares dhe Rusise. Ne keshillin e Himares, ne tetor 1759 u vendos te pranohet protektorati i Rusise dhe te dergohen perfaqesues ne oborrin Rus per bisedime. Drejtuesit e bashkesise himariote pergatiten edhe nje mesazh per Careshen Elisabeta Petrovna, ku shprehej gezimi per fitoret e armeve ruse ne Luften shtate vjeçare dhe shpresa, se se shpejti “keto arme fitimtare” do i shpetojne popujt e shtypur ortodokse te Ballkanit nga zgjedha otomane. Njeherit shprehej gatishmeria per te rreshtuar nen flamujt ruse 1-2 regjimente te himarioteve ortodokse. Bashke me malesoret ortodokse te Shqipërise se Jugut, shqiptaret katolike ne veri te vendit i bene me dije qeverise se Carit se ne rast te nje lufte Ruso-Turke, ata “mund t’i shkaktojne armikut diversion te konsiderueshem”. Keshtu thuhej ne peticionin, qe ne mars 1762 I dorezoi car Pjetrit te III ne Peterburg pjestari i nje familje te njohur shkodrane J. Suma. Por ne te dy rastet Peterburgu nuk e quajti te nevojshme te futet ne marredhenie me shqiptaret ne kohe paqe. Por, kur me 1768 nisi lufta ruso-turke, komandanti i pergjithshem i eskadres ruse ne Mesdhe A.Orllov iu drejtua himarioteve, per te hyre ne sherbimin ushtarak rus, shume himariote iu pergjigjen thirjes dhe luftuan me trimeri ne perberje te eskadres ne Arkipelag. Disa syresh, pas mbarimit te luftes, u shperngulen ne Rusi bashke me familjet e tyre. Ne vitet 1787 – 1791, gjate luftes tjeter ruso-turke shume himariote u rreshtuan me luftetaret e flotes vullnetare, qe vepronte ne Mesdhe kunder turqve nen komanden e patriotit grek, oficerit te sherbimit rus L. Kaconis. Nje pjese e ketyre ushtareve dhe detareve pas nenshkrimit te paqes se jasit u vendosen ne Rusi, prane Odeses. Kesaj periudhe i perkasin emrat e rrugeve te Odeses “Arnaute e Madhe” dhe “Arnaute e Vogel”. Ne kufirin e shekulli XVIII-XIX lidhjet ruse-shqiptare vazhduan te zgjerohen. Gjate ekspedites se admiraleve Ushakov dhe Semjavin ne Detin Mesdhe dhe qendrimit te trupave ruse ne ishujt e Jonit, shume shqiptare luftuan nen flamujt ruse. Ne rrethimin e Korfuzit (1798-1799) moren pjese afer 4500 shqiptare. Qindra shqiptare sherbyen ne “legjionet e pushkatareve te lehte”, te krijuar me 1805 nga komanda ruse ne ishujt e Jonit. Diplomati rus A. Petrjajev, qe mori pjese ne Konferencen e Londres (1912-1913) ku u percaktuan kufijte e shtetit te pavarur shqiptar de-facto ka qene perfaqesuesi i pare zyrtar i Rusise ne Shqipëri. Ai e vizitoi disa here Shqipërine, u takua me anetare te Qeverise se Perkoheshme, me I. Qemalin, me pronare te njohur tokash dhe informonte qevrine cariste per gjendjen ne kete vend. Lajmi per Revolucionin e tetorit ne Rusi mberriti ne Shqipëri ne fillim te nentorit 1917. Shqiptaret i pershendeten aktet e politikes se jashtme te Rusise revolucionare per nderprerjen e luftes imperialiste dhe vendosjen e paqes demokratike pa aneskime dhe kontribute. Luften per rivendosjen e pavaresise dhe ruajtjen e teresise territoriale te vendit e ndihmoi mjaft edhe shpallja hapur nga qeveria sovjetike, midis marreveshjeve te tjera te fshehta, edhe asaj te 26 prillit 1915, ku parashikohej copëtimi I Shqipërisë. Ne tetor 2006 ne Moske u zhvillua forumi dypalesh i punës me pjesëmarrjen e perfaqesuesve dhe sipermarresve te Dhomave te Tregtise dhe Industrisë te Rusisë dhe Shqipërisë. Palet kembyen mendime dhe informacion te dobishem per potencialin dhe mundesite e njeri-tjetrit, diskutuan perspektivat e forcimit dhe zhvillimit te lidhjeve te punës. Pala shqiptare prezantoi programin e qeverise shqiptare “Shqipëria – 1 euro”, qe parashikon krijimin e kushteve maksimalisht te favorshme për investuesit e huaj ne tregun shqiptar. Ne Shqipëri zhvillohen rregullisht panaire sezonale tregtare-industriale. Organizatoret e tyre jane shume te interesuar per pjesmarrjen e firmave prodhuese ruse. Interes paraqesin per ta mallrat tonё te nomenklatures bujqesore (teknika bujqesore, plehrat, drithi, farerat), te profilit ndertimit (materiale ndertimi, sidomos konstruksione metalike, çimento, bojra e llak, duralumin), transporti automobilistik, teknika elektrike (transformatore, kontaktore, çelesa, kabllo etj.), prodhime te poligrafise (leter teknike, etj). Ambasada njofton rregullisht per panairet dhe ekspozitat e organizuara ne Shqipëri Dhomen tregtare-industriale te Rusise, e cila i vendos keto te dhena ne Internet-sajtin e vet dhe e shperndan ne adresa te kompanive ruse te interesuara.

“Kosova e pavarur ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe”

 Shkruan Flori Bruqi 

Vepra “Kosova e pavarur ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe” i doktorit të shkencave politike i diplomatit Prof.dr. Islam Lauka ka hyrë në fondet e Bibliotekës së Kongresit amerikan në Washington D.C.

Ambasador Islam Lauka ka botuar disa vepra shkencore: “Evolucioni i çështjes së Kosovës dhe gjendja e tij aktuale” (1994, shqip e rusisht); “Kosova: Rast Universal apo Sui Generis”, (2007, shqip, anglisht, arabisht, persisht) dhe “Shkëputja e Kosovës nga Rusia” (shqip, anglisht, serbisht).

close
volume_off

Dr. Islam Lauka është bashkautor i dy librave: “Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse” (2006, me prof. dr. Eshref Ymeri) ) dhe “Antologjia e kryqëzimit: qëndrimi rus ndaj çështjes shqiptare, 1878-2012”(me prof. dr. Eshref Ymeri, 2012), si dhe ka botuar e shkruar parathëniet e veprave: “Toni Bler për shqiptarët" (Ramiz Lushaj, 2005),“Marrëdhëniet shqiptaro-hebraike” (Haxhi Bajraktari, 2009),“Medlin Ollbrajt- misionarja e Kosovës (Fatbardha Lauka, 2011).

Veprimtaria shkencore e studiuesit politolog e diplomat Islam Lauka, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Organizatave Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme, president i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike, drejtor i Institutit Shqiptar të Studimeve Politike, është vlerësuar nga personalitete shkencore në dy anët e Atlantikut, në Lindje dhe në Perëndim.

Kryevepra shkencore e dr. Islam Laukajt: “Kosova: Rast Universal apo Sui Generis”(2007) vlerësohet nga drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike në Amerikë, Janusz Bugajski: “Nisur nga konteksti strategjik i luftës për Kosovën, si për analistët ashtu dhe për politikëbërësit është e rëndësishme që të kuptojnë si unikalitetin historik, ashtu dhe rëndësinë strategjike të këtij territori.

Monografia e dr. Laukës shënon një pikë thelbësore të fillimit të këtij procesi”. I nderuari Noel Malkolm, për këtë kryevepër monografike të Laukajt , thekson se “Ky është një studim i vlefshëm dhe i rëndësishëm. Me qartësi dhe koncizitet mbresëlënës, Islam Lauka, analizon një sërë pretendimesh të ngritura, në mënyrë të veçantë nga publicistët dhe politikanët rusë, rreth implikimeve që mund të sjellë Pavarësia e Kosovës dhe me zotësi nxjerrë në dritë dobësitë dhe kundërthëniet e tyre. Pa dyshim, është një libër, i cili duhet lexuar nga çdonjëri që është i përfshirë në debatin mbi të ardhmen e Kosovës”.

Njëherash, po i cek vlerësimet e dy personaliteteve të tjera paneuropane. Prof. dr. Nina Smirvova, komenton: “Është e domosdoshme të theksohet se trajtimi i problemit të Kosovës nga Islam Lauka ndryshon rrënjësisht nga ai që takohet në replikat e pakontrolluara të disa historianëve e politologëve rusë, që e trajtojnë atë nga pozita proserbe”. Prof. dr. Valeri Modestov vlerëson: “Islam Lauka ka analizuar me kujdes dhe në mënyrë kritike gjithçka është shkruar para tij për çështjen e Kososvës, nga specialistë shqiptarë dhe të huaj.Konkluzionet dhe rekomandimet e tij janë plotësisht shkencore”.

Vetë dr. Islam Lauka, politolog e diplomat, shpesh herë shprehet se “Dhurata më e çmuar e jetës së tij është Pavarësia e Kosovës...”. Ndaj, gjejmë rast të theksojmë se dr. Islam Lauka, kur ishte në Ministrinë e Jashtme në Tiranë apo ambasador ose pedagog në Prishtinë, ende jeton e punon me të gjitha energjitë e mendjes e të zemrës, me të gjitha shqisat e në çdo kohë për Pavarësinë e shtetësinë e Kosovës, duke shkruar, botuar e dhuruar vepra shkencore me interes panshqiptar e rajonal, euro-atlantik, ndërplanetar, si monografia “Kosova e pavarur ose dështimi i kryqëzatës ruso-serbe”, që ka hyrë në fondet e Librarisë së Kongresit amerikan.


Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse libër nga Islam Lauka (përg.) dhe Eshref Ymeri (përg. e red.). Botuar në Tiranë nga "Toena", në vitin 2006. Faqe 372. ISBN 99943-1-119-0



 








Vitet e fundit studiuesit rus kanë publikuar jo pak dokumente nga arkivat kombëtare. Në saje të tyre është krijuar një bazë burimore e rëndësishme, për studimin e proceseve që u zhvilluan në vendet e Evropës Lindore, pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore. Vëllimi i tanishëm përmban dokumente arkivore ruse, të botuara kryesisht, por edhe dokumente të tjera të sjella nga prof.dr. Hamit Kaba, gjatë kërkimeve të tij në arkivat e Federatës Ruse në Moskë në vitin 2007.

Turpi i Komunistit Prof.Pirro Priftit

 

Mendime

Pirro Prifti: Një kujtesë për atestin komunist Eshref Ymeri

E merkure, 21.09.2022, 03:52 PM


Një kujtesë për atestin komunist Eshref Ymeri.

Nga Pirro Prifti

Prof. Eshrefi ka harruar se nga ka ardhur, dhe për këtë arësye po i kujtoi disa nga rrugët ku ka kaluar ky trim me fletë.

Pa dashur të rëndoj z. Eshref, sidomoes për moshën e tij do të dëshëronja ti them se të luash me dy porta njëherësh, duke bërë gola në kohën e diktaturës, dhe në demokraci, është  e vështirë, dhe vetëm disa individë me detyra partiake në kohën e diktaturës e kanë kaluar. Të tjerët emigruan që të mos I zerë mallkimi I popullit.

z.Eshref ashtu si dhe disa te tjerë, shkrimtarë  oborri, apo ish spiunë e ish sigurimsa, apo disa pseudo-ekspertë të shkencave psikologjike-ushtarakeqë jetojnë në SHBA, që u larguan nga Shqipëria pas viteve`90 nga sytë këmbët për shkak të zullumeve që kishin bërë. Nën shëmbuj të tjerë, edhe z. Eshref  ektheu shpejt timonin dhe me ndihmën po të atyre njerzve, doli si bukinist i madh, përkthyes i madh nga rusishtja, dhe filloi të shajë Rusinë  (Serbinë e gjithë lindjen) pikërisht aty ku dhe studjoi në Rusi. Ky sipas pensionist Eshref është Patriotizmi: shaj atë që të ka ndihmuar, shkele  atë që të dha dorën për tu bërë nga fshatar i prapë- në `qytetar i ndershëm` etj, etj.

Ky Prof. Eshrefi sot pensionist, së bashku me disa të tjerë që ikën nga sytë këmbët në SHBA me pseudonime të ndryshme, gjeti armikun që ka penguar Shqipërinë dhe në çdo rast sa herë që sheh shkrimet e mia nuk përton ti shajë (jo ti kritikojë, se kështu e kanë andej nga fshati). Mirë që i lexon…

Ka  botuar tre libra (për të cilat e përgëzoj),  por ajo që e dëmtoi më shumë pensionistin Eshref ishte ndrrimi i sistemeve, sepse i u çorientua  busulla  që i tregonte drejtësinë e fjalës së partisë dhe të shokut Enver që e deshte dhe aq shumë……..

Ndryshimi 180 gradë i sh. Eshref (ndryshim që i shkaktoi edhe lajthitje `të quajtur fisnike`) ndodhi jo pa i kërkuar falje në heshtje ish Diktatorit për ndryshimin e madh që po ndodhte sepse dihet se pensionisti Eshref ishte  një anëtar i denjë i PPSH , por PPSH per këtë Grant të dhënë kërkonte dhe zbatim detyrash të cilat gjatë diktaturës sh.Eshref i zbatoi deri në një sidomos prishjen e kishave dhe xhamive në 1967.

Me ndryshimin e  sistemit edhe z.Eshref duhet të ndryshonte kostumin , e hodhi  xhaketën e vjetër të kuqe të komunizmit dhe veshi xhakëtën me tegela blu të Demokracisë. Bëri dhe disa ndryshime esenciale.

Prandaj Sh. Eshref, pikë së pari u bë zoti Profesor Eshref, që kur shahej Partia. të bënte gjëmën…

së dyti z. Eshref në Demokraci veshi Kostumin e Patriotit të flaktë   që godiste  këdo që dukej në hosrizont si `jo patriot`.

Së treti z. Eshref nga ateist i përbetuar, filloi të besojë tek Zoti dhe për këtë goditjen e parë ja dha KOASH-it

Së katërti z.Eshref zbatoi porositë e Partisë për të vazhduar luftën e klasave edhe në kohën e Demokracisë dje duke spiunuar sot duke sharë…

Që të mos e zgjas më shumë, nga 120.000 ish bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit z. Eshref ze një vend me rëndësi, sepse kthesën e  bëri përsëmbari, u bë `patriot` i madh, gjeti armikun me të cilin krenohet  se e gjeti i pari, , gjejnë armiq për të vazhduar `luftën e klasave` të lënë përgjysëm që nga koha e diktaturës, sepse vetëm kështu sipas tyre demaskohet `diktatura` dhe promovohet `demokracia` e ish spinëve që po e mbajnë 30 vjet rresht Shqipërinë në tranzicion, por edhe se me këtë rast mbulojnë të kaluarën e pisët.

Sidoqoftw, Pleqëri të mbarw i nderuar Eshref e mos e stërmundo vehten tani në pleqëri. Lerua armiqtë këtyre me pseudonime që shkruajnë e ti shajnë  ku të mundin.

priftipirro2017@gmail.com

Prof Dr Eshref Ymeri, ose Filozofi modern mes dy kohёve





                                  Prof dr Fatmir Terziu 


Teksa pija njё gotё raki Shqipёrie nё kryeqytetin shqiptar, Tiranё, pas disa vitesh larg saj, me tё ndjerin, njё nga penat qё bёri mjaft pёr letrat shqipe, shkrimtarin Siri Sulejmani, natyrisht dhe njё nga shёndetet tona, do tё shkonte pёr Prof. Dr Eshref Ymerin, (tё cilin fizikisht ende nuk e kam takuar asnjёherё). Nё bisedё e sipёr ai mё tha fjalё pёr fjalё kёshtu: “Eshrefi ёshtё njё “antioksidant” ideologjik i ditёve tona qё jetojmё”. E thellova pyetjen time dhe kurreshtja ime dёgjoi me vёmendje se “Eshrefi, pra pёr njeriun tё cilin e dёgjoja nё atё bisedё nga njё shkrimtar si Siriu, mjaft rebel nё mendime, ishte dhe mbetej njё intelektual mjaft i rrёndёsishёm, fisnik, i kompletuar dhe mjaft didakt. Pra, i saktё, i qashtёr, i rreptё nё mendimet e tij.” E kёshtu fillova tё lexoj ngadalё dhe me vёmendje, hap pas hapi njeriun qё kishte lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Ndёrkaq nё jetёrrugёtimin e tij do tё gjeja edhe shkollimin e tij qё fillonte me arsimin fillor nё Mesaplik, shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe me Gjimnazin “Ali Demi” tё Vlorёs qё e kishte mbaruar në vitin 1959 me rezultatin “shkёlqyeshёm”. 





Akademik Prof.DrEshref Ymeri 




 Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, i ishte dhёnё e drejta pёr tё studiuar nё Leningrad të ish-Bashkimit Sovjetik pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte vazhduar Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”, të cilin e kishte mbaruar me rezultate të larta nё vitin 1966. Emёrimi pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse dhe mё pas shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990, e kishin formёsuar mё tej figurёn komplekse tё Profesor Ymerit. Gjatё kёsaj periudhe ai kishte drejtuar redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja. Mё pas viti 1992 sërish me punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, e mbajti nё vёmendjen e madhe dhe pasionin e tij intelektual deri kur doli nё pesion. Dhe vёrtet ka dalё nё pension Prof Dr Eshref Ymeri? Kёtu qёndron enigma e njё intelektuali tё tillё “antioksidant” ideologjik, qё nё leximin e filozofit tё kohёve moderne, Slavoj Žižek ёshtё i lidhur jo thjesht me reklamёn, por me punёn qё jep dhe merr Tjetri nga njё “benefit” i tillё i mjaftёdobishёm mendimi, filozofie dhe intelektualizmi nga mё tё radhёt nё shoqёrinё e sotme shqiptare. Ndёrsa Slavoj Žižek e lidh kёtё me paketёn e çajit “Çaj qiellor”, ku ka një shpjegim të shkurtër të përfitimeve të tij: ‘Çaji jeshil është një burim natyror i antioksidantëve, të cilat neutralizojnë molekulat e dëmshme në trup të njohura si radikalet e lira. Duke zbutur radikalet e lira, antioksiduesit ndihmojnë trupin të mbajë shëndetin e tij natyror.” Ky lloj “çaji qiellor” nё kuptimin filozofik, është nocioni i pastёr qё lufton me rrёnjё aspektualitetin e totalitarizmit dhe ёshtё një nga antioksidantët kryesorë ideologjikë, funksioni i të cilit gjatë gjithë funskionit jetik ёshtё të zbusё radikalët e lirë dhe kështu të ndihmojё trupin social që të ruajё shëndetin e tij politiko-ideologjik. A nuk e bёn njё tё tillё Prof Dr. Eshref Ymeri me tё gjitha shkrimet dhe veprat e tij? A nuk e ka treguar dhe me analizat e thelluara, apo dhe me komentet e thjeshta? Shkrimet e tij, thellimet nё mendime, sigurisht që janë jo thjesht një lexim stimulues, por dhe njё morfologji dhe sintaksё mё vete pёr mjaft udhёrrёfime nё fusha tё ndryshme, pёrfshirё historiologjike, gjuhёsore, inter-kёrkuese, nacionaliste dhe mё tej artdashёse. Në stilin tipik të tij Profesor Dr Eshref Ymeri, prezanton tёrёsinё e tematikave qё trajton si një meditim mbi përdorimin e nocionit logjik të shprehjes. Ajo që Ymeri shërben, është një diskutim i çuditshëm rreth temës sё sotme tё shqiptarit tё kudogjendur, rreth angazhimeve dhe mendime intelektuale dhe politike, rreth tёrёsisё sё vlerave dhe mangёsisё qeveritare, duke u mbështetur në interesin e gjerë akademik, duke filluar nga psikoanalizmi deri te materializmi dialektik dhe studimet moderne kulturore. Por për të gjitha këto, ai të bën të mendosh. Seksioni i shkrimeve tё tij mbi tё sotmen dhe tё djeshmen shqiptare sfidon lexuesin të reflektojë nëse ekziston një shpjegim i thjeshtë dhe çfarë mund të thotë një kompleks. Ai si njё njohёs didakt dhe mjaft profesional nё shkrimet e tij shfaq atё qё kundërshtohet nga një analizë e spastrimeve dhe shkrimet dhe faktet e tij tregojnë sprovat e BRSS-së staliniste të bazuara në psikoanalizë dhe çfarë do të thotë kjo për natyrën e shtetit sovjetik. Në esetё e tij, nё reagimet e hershme e nё ato tё mëvonshme të publikuara shumicёn edhe tek “Fjala e Lirё”, stili i Ymerit bëhet shumё më i çuditshëm dhe intelektual, dhe më i vështirë për t’u ndjekur jo-akademikët, apo dhe nga ata qё mbeten ende tek leximi didakt i mendimit. Tёrsia e mendimit tё profesorit, mbetet nё njё udhё qё rrreket e thellohet me këmbëngulje dhe e bёn lexuesin tё jetojё me të. Profesor Dr Eshref Ymeri nё tё gjitha shkrimet e tij përfundon duke diskutuar “mënyrën e tretë” dhe ngritjen e shoqërisë sё destinuar tё mbetet nё role mbikqyrëse. Me vetëm një rimeso të liberalizmit, kufizimi i debatit të vlefshëm politik rreth terrenit të qendrës dhe përdorimi i një shansi “tjetër” të së djathtës për të siguruar kredencialet demokratike pavarësisht nga mungesa e zgjedhjes, do të thotë se mendimi i tij shkon teka ajo qё nё si shqiptarё prej mendimit tё tij, po rritemi dhe po bёhemi të gatshëm për të parë zgjidhje radikale jashtë kësaj “anti-totalitar” qё ёshtё dhe konsensusi liberal i propozuar dhe lexuar nё mjaft shkrime tё tij. Kam nisur tё skruajё dhe kam tentuar tё rishkruaj për këtë më parë dhe gjithnjё shkrimi i bazuar nё mendimin e kёtij njeriu tё mençur e tё kulturuar mbetet një argument bindës se e meriton njё mijё herё mё shumё. Mbështetur nga një thirrje grumbulluese e shpirtit intelektual, për të marrë përgjegjësinë për mundësitë e ofruara nga stili dhe mendimi i kёtij profesori tё vlefshёm shqiptar, natyrisht edhe dita e sotme qё pёrkon me ditёlindjen na jep njё rast urimi mё tё fortё e mё tё ndjeshёm qё tё na afrojё akoma mё shumё vlera dhe mendime qё na mbeten tё pavdekshme nё jetё tё jetёve. Jetё tё gjatё Prof.Dr.Eshref Ymeri.

Prof.Dr.Eshref Ymeri, gjuhëtari, frazeologu, eruditi, publicisti i shquar dhe personalitet i kulturës shqiptare

 Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj


A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...