Ali Sutaj, u lind më 1937, në Llukë të Epërme
të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Deçan e
Isniq, ndërsa shkollën normale e nisi në Gjakovë
dhe e përfundoi në Prishtinë. Kreu studimet për
gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e
Prishtinës. Një kohë punoi mësues në disa shkolla
të Deçanit. Që kur ishte nxënës në shkollën
normale botoi shkrime në revistën "Zëri i rinisë''
dhe raportonte nga komuna e Deçanit për gazetën
"Rilindja".
Më 1961 u punësua gazetar në gazetën "Rilindje".
Përveç lajmeve, raporteve, intervistave, shkroi shumë komente, vështrime,
skica, ese dhe analiza nga fusha e politikës dhe letërsisë. Ali Sutaj ishte
kryeredaktor i "Zërit të rinisë" dhe themelues me detyrë i gazetaverevistave: "Fjala", "Kosovarja", "Shkëndija", "Thumbi", "BAT", "Gep",
"Bota e re"...
Vlerësohet si themeluesi i të gjitha revistave që kanë dalë në kuadër
të "Rilindjes", madje jo rastësisht e quanin "baba" të tyre. Një kohë punoi
në Komitetin Komunal të Prishtinës, prej nga pas vitit 1981, u rikthye në
"Rilindje". Është autor i librit me ese "Mbresa", i botuar në vitin 1975 dhe i
monografisë "Rilindja 1945-1985". Vdiç më 1989 në Prishtinë, dhe u
varros në Llukën e Epërme të Deçanit.
Ali Sutaj ishte dhe mbetet “Korife i Gazetarisë kosovare”, do të
shkruante Ali Jasjiqi. Ali Sutaj e niste një shkrim për iternacionalizmin. Po
aty e rrethakonte me shkronja të imta ndonjë fjalë të Fishtës, Naimit apo
Lazgushit dhe më poshtë shkruante për fenomene, të cilat e përcillnin
popullin e Kosovës, cep më cep, që nga pleqtë, fëmijët, nxënësit dhe
intelektualët, me të cilët ishte çdo ditë dhe përkujdesej, së paku për ata
gazetarë, të cilët kishin nevojë për të. Më duket, se asgjë nuk do të shkruaj,
as nuk do t'ju them asgjë. Sepse fjalët s'më rrijnë në fjali as nuk përbëjnë
ndonjë periudhë.
“Mbresa” (Rilindja, 1975) temë të cilën e diskutoi guximshëm në
mbledhjen e Komitetit Krahinor të LK-së së Kosovës, më 1977 (kushtuar
çështjeve të kulturës), ashtu siç thoshte edhe vetë - “banalisht, faqe dheut”.
Ali Sutaj shkroi; “letra poetëve”, komente, por mbi të gjitha shkroi skica
me lëng jete, ato që shënojnë datën, për njerëzit dhe gjakimet e tyre,
sidomos me ato pyetjet si atij plakut 80-vjeçar gjatë korrjeve, në një arë të “Po rigon pak, po Zoti e bën mirë!”, do t'ia dredhojë tjetrën: “Po motin, si e
keni?”, për të marrë përgjigjen e dytë -“Hambarët i kemi plot, por po
druajmë për fëmijët!”.
Sot do të fliste për Konicen, Fishten dhe Prenushin, por edhe për
Cvajgun, Shekspirin dhe Tolstoin. Do të citonte pak edhe profesor Anton
Çetten dhe mandej, do të fliste edhe për luftën e fundit dhe UÇK-në. Do të
shkruante me përkushtim për gjithë ata njerëz që ende nuk i kanë gjetur
eshtrat e familjarëve të tyre. Në veçanti do të shkruante për Fehmi Aganin,
por edhe për Bardhyl Qaushin. Për njerëzit e thjeshtë, plakun e urtë nga
Shpenadija, Haxhi Tahirin, si për bariun Shaban Binakun që e rrahën
policia serbe dhe vdiq pas pesë dite në Spitalin e Pejës, pse mbante
fotografinë e Ibrahim Rugovës në xhep dhe thoshte, se; “...shkijet vetë po
shkojnë në Serbi...”.
Ali Sutaj ishte gazetar dhe njeri i madh, dhe sot letrave shqipe iu
mungon një pendë e tillë, që të shkruajë për të gjitha këto fenomene, që po e
përcjellin shoqërinë tonë, në këto ditë kaq të rënda dhe me përsiatje dhe me
shumë të panjohura. Ai kishte guxim të shkruante. Të lëmonte, por edhe të
qëllonte me kamxhik, njëkohësisht. Të thumbonte, por edhe të thurte lavde,
jo për ta bërë qejfin, por që të vetëdijesonte mendjen e lexuesit dhe jo vetëm
të tij, por edhe të tjerëve përgjithësisht.
Ali Sutaj me shkrimet e tij mjeshtërore do të çilte derën dhe do ta
gjente zgjidhjen në një kohe të re, që duket, se në fund të një stine sado të
mërzitshme, do të ketë dalje nga rrethi vicioz, i gjithë këtyre përsiatjeve
ballkanike.
Aliu e përdorte një thënie të moqme; “Mocaniku-mocanikut, shoku
-shokut nuk duhet t´i lavdërohet, sepse ata ja njohin njëri-tjetrit të mirat
dhe të këqijat. Puna flet për virtytin dhe ndërgjegjen e njerëzve”...
Sot, mocanikët e tij, shokët, bashkëpuntorët e fjalës e të penës, që
gjendën aty ku botohen librat apo revistat, me siguri janë kujtuar, apo do të
kujtohen që sot, nesër, t´ia mbledhin nëpër shtypin e asaj kohe të gjitha
kujtimet, mbresat, skicat, meditimet dhe t´ia botojnë në një libër të veçantë.
Pse jo edhe si monografi. Borxh ia kemi, borxh i ka edhe "Rilindja",
ndonëse vepron në këto kushte kaq të rënda. Janë këto borxhe që duhet larë
për jetën e tij dyzetvjeçare në gazetarinë dhe publicistikën tonë...
Se vjen një ditë, fjala e tij e pafund nuk harrohet,thotë bashkëvendasi i bacës Ali, shkrimtari Arif Molliqi nga Lluka e Epërme, emigrant
në Hamburg-Gjermani...
2023-02-11
Akademik Prof. Dr. Ahmet Maloku, PH.D (AAAS)
Akademik Prof. Dr. Ahmet Maloku, PH.D, është i lindur në Lisockë, Komuna e Kamenicës.Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Gjilan me sukses shembullor, për të cilën disa
herë është shpërblyer. Fakultetin e shkencave të kriminalistikes i ka përfunduar me notë mesatare 9.89, në Fakultetin e Kriminalistikës, drejtimi i Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë, të Universitetit të Sarajevës, në katedrën e kriminalistikës, ku fitoi titullin kriminalist i diplomuar.
Fakultetin Juridik (me notë mesatare prej 9.50) dhe studimet master (me notë mesatare prej 9.0), i përfundoi në Fakultetin
Juridik të kolegjit “AAB- RIINVEST” të Prishtinës.
Për suksesin e treguar gjatë studimeve ishte bursist,si studenti më i mirë i gjeneratës së tij.
Prof. Dr. Ahmet Maloku në studimet pasuniversitare ka përfunduar
dy doktorata:
Doktoratën e parë e ka përfunduar në Universitetin e Travnikut -Bosnje dhe Hercegovinë, në Fakultetin Juridik, të katedrës penale, me temë: “Bashkëpunimi ndërkombëtar për luftimin e krimit të organizuar transnacional” me Mentor - Prof. Dr. Nedžad Korajlić, ku mori titullin,Doktor i ShkencaveJuridike në fushën penale.
Kurse doktoraturën e dytë e ka përfunduar në Universitetin publik e Sarajevës - Bosnje dhe Hercegovinë, në Fakultetin e kriminalistikës,Kriminologjisë dhe Studimet e Sigurisë, në katedrën e Kriminologjisë, me temë“Dezorganizimi social dhe karakteristikat e kriminalitetit në rajonin e Gjilanit (Kosovë) në periudhën 2010-2014”, me Mentor: Prof. Dr. Alisabri Shabani dhe ka marrë titullin Doktor i Kriminologjisë, që njëherit bëhet doktori i parë i kriminologjisë në Kosovë, e në trojet shqipfolëse.
Me 13 nëntor 2018 prof.dr. Ahmet Maloku ka përfunduar specializimin dhe është certifikuar nga Ohio Northern University - SHBA,në pedagogji ligjore.
Më shumë se dhjetë vite është profesor në institucione të ndryshme të arsimit universitar në Kosovë, si dhe jashtë Kosovës;
Ka punuar profesor në fakultetit juridik në Kolegjin “Gjilani” nëGjilan nga viti 2012, ndërsa dekan i këtij fakultetit ka qene nga 1 tetori i vitit 2013 deri me 30 shtator 2018.
Po ashtu është profesor universitar në studimet posdiplomike në nivelin master dhe doktoratë në Universitetin e Travnikut, në Fakultetin Juridik në Bosnjë Hercegovinë.
Kurse nga 1 tetori i vitit 2017 është zgjedhur profesor në Universitetin Internacional të Novi Pazarit, dega në Presheve.
Gjithashtu, nga 1 tetori i vitit 2018 (e tutje), është profesor në kolegjin “ILIRIA”- Prishtinë, ku e mbanë edhe pozitën e rektorit në kolegjin “ILIRIA”-
Prishtinë.
Anëtar i rregullt (2016) i Internacional Association of Penal Law–AIDP/IAPL. Paris-Francë.
Anëtar i rregullt (2016) i European Society of Criminology - University of Lausanne ESC - ICDP Sorge - BCH - Switzerland.
Anëtar i rregullt (2017) i The International Society of Criminology (ISC) - The International Society of Criminology was
established on July 16, 1937 in Rome.
Anëtar i rregullt (2017) i World Society of Victimology (WSV) - In Consultative Status With the United Nations ECOSOC and Council of Europe.
Aanëtar i bordit (2018) i revistësshkencore ILIRIA International Review.
Publicher/Verlag. Holzkirchen,Germany. Anëtar i bordit (2013) i revistës shkencore “Norma”- Gjilan,
botuar nga Kolegji Universitar “Gjilani”- Gjilan (2013). Etj.
Veprat:
1.”Sociologjia”, 2019.
2.”Friga nga kriminaliteti”, 2019.
3.”Patologjia sociale”, 2019.
4.”Fjalor terminologjik i viktimologjisë”, 2019.
Publikime shkencore dhe profesionale
1.“Alcoholism as a pathological social problem in the region of the
municipality” Gjilan-Kosovo, 2015
2. “Nasilje nad ženama u porodici u regionu Gnjilane”, 2015
3.“Fear of Voilence and Criminality in the Region of Gjilan, Kosovo”,
4. “Bashkëpunimi Ndërkombëtar Policor në luftimin e krimit të
organizuar”, 2015
5. “Kodi i të burgosurve” , 2015
6.Të arriturat dhe sfidat e shteteve te Ballkanit në rrugët e integrimit
Evropian”, 2015
7.“Karakteristikat e organizatave kriminale transnacionale”, 2016
8.”Marrëdhënia ndërmjet veprës penale dhe dezorganizimit social”,
Prishtinë, 2016, etj.
Zgjidhen tre anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave, mes tyre dhe arkeologu i njohur AKADEMIK Adem Bunguri
Pas afro një viti konkurrim, në mbledhjen e Asamblesë u përmbyll zgjedhja e kandidatëve të regjistruar për katër fusha të reja të hapura me vendim të Asamblesë. U regjistruan gjithsej 9 kandidatë, nga të cilët 6 prej tyre u kualifikuan për garën përfundimtare, që u zhvillua sot. Në përfundim të votimit, komisioni bëri të njohur për të pranishmit në sallë dhe për ata në linjë (online) se nga katër fusha pati fitues vetëm për tri prej tyre, si vijon: 1. Për shkencat arkeologjike për titullin akademik: prof. Adem Bunguri; 2. Për shkencat e mjekësisë veterinare për titullin akademik, prof. Anila Hoda; 3. Për shkencën e gjuhësisë, për titullin akademik prof. Valter Memisha. Komisioni do të shpallë nesër pasqyrën analitike të rezultateve për të gjithë kandidatët. Kryesia e Akademisë falënderon të gjithë pjesëmarrësit në garë, institucionet dhe organizmat që u përfshinë në përzgjedhjen, vlerësimin dhe votimin e tyre. Mbledhja e Asamblesë u zhvillua me këtë rend dite: Paraqitja e raportit të Kryesisë për veprimtarinë e Akademisë së Shkencave gjatë vitit 2022 dhe për programin e punës për vitin 2023; Pyetje dhe diskutime rreth raportit; Zhvillimi i zgjedhjeve për anëtarët e rinj të Asamblesë.
Migjeni, martiri më magjik i rinisë
PROF. ASOC. DR. BERNARD ZOTAJ
Millosh Gjergj Nikolla është i njohur si poet, autor dhe publicist shumë i njohur. Migjeni, është emri i penës së tij. Ai ishte poet dhe prozator shqiptar i shquar i viteve 1930 të shek. XX. Migjeni është një ndër shkrimtarët më të lexuar e më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shek. XX. Në kohën që jetoi ishte një zë novator nga brendia dhe forma, ku ndikimi në letërsinë shqipe të kohës bëri një epokë.
Migjeni u përfshi në shkrime të fuqishme të kohës duke kaluar nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik. Ai pasqyroi varfërinë dhe bë mbrojtës i heronjve të tij në krijimet “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, “Legjenda e misrit”, “A don qymyr zotni?”, etj., duke fshikulluar indiferentizmin e klasave ndaj vuajtjeve të popullit.
Ndikimi i Migjenit mbi rrethet e rinisë ishte i ndjeshëm. Këngët e tij u bënë burim frymëzimi për rininë antifashiste. Krijimtaria e tij e plotë u bë e njohur pas Luftës së Dytë Botërore, kur regjimi botoi veprën e plotë të tij, të cilat në vitet 1930 kishin qenë pjesërisht të pabotuara.
Familja e Migjenit
Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni) ka lindur në Shkodër më 13 gusht 1911. Mbiemri e ka prej gjyshit të tij Nikolla Dibrani. Ky ishte një shqiptar i ardhur nga krahina e Rekës, sot në Maqedonia e Veriut. Ai ka qenë pjesë e komunitetit ortodoks ku dhe ka lindur dhe Josif Jovan Begerin. Nikolla Dibrani u largua nga krahina e Rekës dhe në gjysmën e dytë të shek. XIX u vendos në Shkodër. Këtu ai punoi si murator. U martua me Stake Milanin nga Kuçi, ku lindi dy djem: Gjergjin (1872-1924), i ati i Milloshin dhe Kriston. Vdiq në vitin 1876.
Babai i Migjenit, Gjergji kishte në pronë një bar dhe ishte anëtar i respektuar i komunitetit. Ai u zgjodh përfaqësues i Shkodrës në Kongresin e Beratit më 1922, ku u shpall Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nga Fan Noli në krye. Gjergji u martua me Sofia Kokoshin në vitin 1900. Ajo gëzonte emër të mirë në rrethet shoqërore, pasi ish edukuar në seminarin katolik të Shkodrës. Nëna i vdiq në vitin 1916 duke lënë gjashtë fëmijë, dy djem e katër vajza. Gjergji vdiq më 21 mars 1924. Në dyqan Gjergjin e ndihmoi Nikolla, djali i parë lindur më 30 tetor 1901 dhe vdiq në vitin 1925. Ndër gjashtë fëmijët, Milloshi dhe e motra më e vogël, Ollga, u shkolluan në Shkodër. Shtëpia ku lindi Migjeni nuk ekziston. Ajo u ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri në vitin 1993.
Arsimimi dhe mësues në Vrakë e Pukë
Migjeni arsimin fillor e nisi në qytetin e Shkodrës në një shkollë serbo-ortodokse. Në vitet 1923-1925 ndoqi studimet në Tivar, tek motra Lenka që ishte martuar me Llazar Jovanin, me origjinë nga Kavaja. Në vjeshtë të vitit 1925, daja Jovan Kokoshi, i nxorri bursë në gjimnazin e Manastirit. Përfundoi maturën në vitin 1927 me rezultate të mira. Në vitin shkollor 1927-1928, ndjek seminarin ortodoks “Jan Shën Teologu” po në Manastir. Në gjimnazin e Manastirit mëson për histori, fizikë, matematikë, si dhe gjuhët serbisht, greqisht, latinisht, frëngjisht, rusisht, por edhe pedagogji, metodikë, gjimnastikë dhe këngë. Në diplomën e lëshuar prej drejtorisë së shkollës më 18 qershor 1932, cilësohet “bir i Gjergjit, tregtar”. Me “Dëftesën e Pjekurisë” e shpallin kandidat të aftë për shërbim kishtar, në mësim të fesë dhe studime intelektuale të larta në fakultetet universitare.
Më 22 qershor 1932 niset nga Manastiri për në Tivar. Në pasaportën e marrë në Manastir prej konsullatës shqiptare lexohen shënimet: “Shtati i lartë, balli i rregullt, sytë gështenjë, hunda e rregullt, goja normale, flokët gështenjë, mjekra e mustaqet e rruara, ngjyra e bardhë, shenja të veçanta s’ka”. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues në shkollën fillore në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo ishte koha kur zhvilloi veprimtarinë letrare. Shkrimet e para i botoi në fillim të vitit 1934 dhe filloi bashkëpunimin me revistat “Iliria”, “Bota e re” etj. Në vitin 1936 shkrimet e tij poetike i përmblodhi në librin “Vargje të lira”. Qeveria nuk lejoi qarkullimin e tyre. Në vitin 1936 takon Petro Markon para se ai të nisej për në Spanjë. Kalon një verë me Lazër Radi, i cili u frymëzua prej Migjenit dhe i kushton një libër kujtimesh. Nga fundi i vitit 1937 shkoi në Itali për t’u shëruar nga sëmundja e mushkërive. Migjeni në dorëshkrim një pjesë të rëndësishme të prozës së tij.
Aspiroi për një botë të re...
Migjeni kishte bindje të përparuara për kohën. Ai u brumos në bankat e shkollës, ku u ndikua mjaft nga veprave të autorëve përparimtarë. Punën si shkrimtar e nisi kur në letërsinë shqiptare po forcohej rryma demokratike. Me shkrimet e tij realiste, thellësisht novatore nga brendia dhe forma, dha ndihmë të madhe në zhvillimin e saj.
Migjeni, në themel të veprimtarisë së tij vendosi aspiratën për një botë të re. Ai dëshironte që njerëzit e thjeshtë të jetojnë të lirë dhe të lumtur me dinjitet dhe pa frikë për të sotmen dhe të nesërmen. Humanizmi përshkon tërë veprën e tij. Në poezitë e para, si “Të birt’ e shekullit të ri”, “Shkëndija”, “Zgjimi”, “Shpirtënit shtegtarë”, etj., shpreh pakënaqësinë e thellë ndaj realitetit shtypës të kohës dhe ëndrra e autorit për një të ardhme të bukur të shprehur me figura romantike. Poeti ngrihet kundër rrëmujës së shoqërisëe dhe forcave shtypëse të kohës, “kalbësinave që kërkojnë shejtnim”. Kritika e rreptë ndaj një mjerimi të paparë dhe të rëndë për vendin, gërshetohet në vepra me dëshirën e zjarrtë për “një agim të lum e të drejtë kombëtar”, me shpresën për të luftuar për ditë më të bukura. Migjeni në shkrimet e tij ka si karakteristik kalimi e shpejtë nga romantizmi revolucionar në realizmin kritik.
Në botimet e Migjenit vend parësorë zënë pasqyrimi i varfërisë, sepsë kjo për të kishte rëndësi të madhe shoqërore për të dalë në dritë e vërteta e regjimit të kohës në të cilin jetoi. Heronjtë e Migjenit në veprat e tij ai “Legjenda e misrit”, “Bukën tonë të përditshme falna sot”, “A don qymyr zotni?”, “Bukuria që vret”, “Mollë e ndalueme”, etj., ishin të papunë, rropateshin gjithë ditën për të nxjerrë kafshatën e bukës. Ata ishin malësorë, nxënës, punëtorë, fshatarë të mjerë, që nuk u kishte ecur në jetë dhe të flakur jashtë shoqërisë. “Poema e mjerimit”, vepra më e shquar e Migjenit, përshkrn tablo të gjalla, rrëqethëse të vështirësive të masave të shtypura dhe të shfrytëzuara dhe të venitjes së tyre. Shkrimtari ngrinte zërin fort kundër mjerimit, kundër sundimit dhe regjimit të monarkisë. Në shkrimin “Zoti të dhashtë” Migjeni ngre zërin e protestës kundër indiferentizmit të klasave të pasura ndaj vuajtjeve të popullit. Klasën e pasur Migjeni e pasqyroi kryesisht në jetën e tyre të pasur që bënin në kurris të popullit, si dhe tregoi moralin e tyre në shkrimet “Të çelen arkapijat” dhe “Studenti në shtëpi”, duke pasqyruar marrëdhëniet e tyre familjare. Në skicën “Studenti në shtëpi” ai ironizon inteligjencien e kohës, një inteligjencë e paaftë për të luftuar për ideale të larta dhe njerëzore. Në shkrimet “Kanga skandaloze”, “Programi i një reviste”, “Novelë mbi krizën” etj., Migjeni goditi haptazi dhe me forcë artin dhe shtypin zyrtar. Ishte i pari që guxoi të shkruante dhe të ngrihej kundër klasës shfrytëzuese, duke i pasqyruar me simpati të thellë masat e gjera punëtore.
Migjeni vëllimin e tij “Vargjet e lira” e botoi në vitin 1936. Në këtë botim ai vëllimi çelej me vjershën “Parathënia e parathënieve”, ku shpren gëzim, pasi siç thotë “shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore”. Motivi i vjershës ishte mendimi revolucionar i tij, ku shprehet në vargun “Përditë prendojnë Zotat”. Ky postulat shkon mjaft mirë në kohën e sotme, ku njeriu hipën në fron (pushtet), bëhet zot i të gjithëve dhe nuk përkulet para “idhujve”.
Në skicën “Zeneli”, por dhe tek “Luli i vocërr”, Migjeni nxjerr në pah aftësitë intelektuale të masave, si dhe dëshirën e madhe për ndryshime shoqërore, për protesta ndaj padrejtësive, qofshin këto dhe të veçuara apo të zbehta. Tek skica “Mollë e ndalueme” është një rrëfimi i thjeshtë dhe konciz, e cila zbulon thelbin e dukurisë, shfaqet prirja për t’i dhënë personazhet me viza, me figura poetike shprehëse. Në të gjitha skicat e tij, shfaqet ironia, që është një nga veçoritë më kryesore të stilit të tij. Shkrimet e Migjenit kanë lënë shumë gjurmë të dukshme tek letrarët e rinj të kohës.
Në çdo ndryshim, në për shkuljen e botës së vjetër dhe krijim të botës së re, Migjeni i drejtohet rininë. Rininë e cilësonte si më të pastrën, më të bukurën pjesë të shoqërisë, ku ai mbështet shpresën, besimin në fitore, për triumfin e idealit për një jetë të re: “Rini, thueja kangës ma të bukur që di!”. Migjeni, me mohimin e shoqërisë të klasave të pasura, me aspiratën e fortë për një të ardhme më të mirë të masave të popullit, zgjoi në rrethet e rinisë përparimtare të kohës energjitë dhe vrullin e saj për aksione konkrete. Kështu me veprat e tij, ai ndihmoi në mënyrë të dukshme në formimin shpirtëror të saj. Këtë rol rinia e luajti në vitet e qëndresës kundër pushtuesit fashist, ku skicat dhe poezitë e tij qarkullonin në rininë antifashiste që po zgjohej për luftë kundër pushtuesit.
Migjeni me veprën e tij, në moshën më të mirë të krijimtarisë, shkëlqeu me bujarinë e shpirtit të tij. Migjeni erdhi i vrullshëm dhe iku i fisëm e njerëzor. Në zemrën e Migjenit, përpëlitej krenaria e dhimbjes dhe tuberkolozi gjembshpuar, duke lënë pas vargun që ka arritur në lartësitë e Shqipërisë...
Migjeni vdiq para kohe nga turbekolozi, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale pa sukses në Sanatoriumin “Ospedale Valdes” afër Torinos në Itali, më 26 Gusht 1938, në moshën 27 vjeçare e në kulmim e krijimtarisë së tij letrare.
Vlerësime për Migjenin
Me çlirimin e vendit, vepra letrare e Migjenit u bë i njohur. Vepra letrare e Migjenit është botuar në vitet 1954, 1957, 1961. Në vite kanë dalë dhe botime të ndryshëm të tij. Shkrimet poetike dhe në prozë të Migjenit janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Për jetën dhe shkrimet e tija janë botuar studime e artikuj të shumtë.
Me interesimin e Republikës Popullore të Shqipërisë eshtrat e Migjenit u sollën në atdhe në vitin 1956. Ai është vlerësuar me titullin “Mësues i Popullit” në vitin 1957. Emrin e tij e mbajnë institucione si: Teatri “Migjeni” në Shkodër, Shkolla 9-vjeçare “Migjeni” në Pukë, shkolla jo publike “Migjeni” në Durrës; Bulevardi “Migjeni” në Kashar, Tiranë; Bust në Shkodër për Migjenin dhe statuja në Pukë për Migjenin me nxënësin e tij; avion shqiptar me emrin “Migjeni”, etj.
Migjeni është cilësuar “Patriot i Rilindjes” dhe është shpallur dëshmor i Rilindjes me vendim nr. 129, datë 3 nëntor 1969 të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Shkodrës. Në kartelën e dëshmorit Atdhetar i vjetër me nr. 131, shkruhet “Zhvilloi veprimtarinë e tij letrare patriotike mbrenda atdheut. Migjeni është poeti që shprehu dufin dhe revoltën e masave popullore kundër shtypjes e mjerimit në regjimin e Zogut. Shkroi vargje e proza të pavdekshme që u botuan mbas çlirimit ne veprat e Migjenit. Vargjet e tij “Qeshu rini, qeshu, se bota është e jote” janë bërë të famshme”, të shkruar më datë 14.9.1984 nga Kryetari i Komitetit të Veteranëve të rrethit, Hys Zaja dhe të plotësuara më datë 10 janar 1998 nga Kryetari i Komitetit të Veteranëce të rrethit, Qemal Llazanji. Eshtrat e Migjenit janë vendosur në varrezat e dëshmorëve në Shkodër.
Gozhda në murin e tjetrit!
SHKRUAR NGA PROF. AS.DR. MSC. ARTAN DUKA
Sikurse dilema Rambuje dikur, edhe çështja e asociacionit sot në Kosovë ka pështjelluar opinionin publik dhe politik shqiptar në rajon. Bie në sy fakti se trysni për të nuk po ushtron vetëm Serbia e BE por edhe SHBA, aleati historik i shqiptarëve por kjo e fundit e ka bërë të qartë se është për një asociacion pa fuqi ekzekutive në respekt të Kushtetutës e sovranititet shtetëror. Njëlloj si në Rambuje, optika e SHBA sheh përtej ngërçit të ditës dhe sot ajo sërish po hipotekon vetveten duke merituar respekt e besim. Përtej debatit rreth përmbajtjes së tij, trysnia rreth asocionit bazohet edhe tek fakti se për të palët kanë rënë dakord dikur. Se si ndodhi kjo, se si i shpëtoi “filtrit” shqiptar e partnerëve tanë e zuri vend në tavolinën e bisedimeve një çështje “apendesit” për Kushtetutën liberale e perëndimore të Kosovës, koha do e tregojë, por e rëndësishme sot është shmangja e një “autogoli” tjetër e “litarëve” pas. Firma e hedhur dikur në parim duhet respektuar por, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe kontekstit aktual në rajon, çështja e asociacionit duhet rishikuar, njëlloj sikurse ndodhi edhe me marrëveshjen e shumëpërfolur të detit mes nesh e Greqisë. Asociacioni nuk ka epërsi ndaj Kushtetutës e sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe nëse duhet të “katandiset kokoshi një thelë”, duhet të jetë asociacioni dhe jo shteti kosovar. Sa i përket kontekstit, firmosja dikur në mirëbesim presupozonte një emancipim demokratik në rritje në rajon por mjerisht Serbia ende nuk reflekton ndaj së shkuarës. Ajo ende mban Kosovën në Kushtetutë, shpall vija të kuqe rreth saj, veçohet nga BE në qëndrimin ndaj Rusisë etj, duke vënë në pikëpyetje vullnetin e mirë dhe synimet reale pas asocionit në fjalë.
Asociacioni, si “iso” e së shkuarës
Nëse Serbia insiston në asociacionin mini-shtet, atëhere le ta bëjë e para këtë gjë me pakicat e saj. Fundja, sido që t’i vejë filli asocionit, ai do të jetë shembull për të tjerë në rajon. Mes respektimit real të pakicave dhe “gozhdës së Nastradinit” në murin e tjetrit ka një dallim thelbësor dhe për rajonin me një këmbë në BE është jetik lënia pas e imazhit historik të fuçisë së barutit. Nëse Serbia e ka seriozisht integrimin në BE, ka shansin që me asociacionin të dëshmojë mentalitet perëndimor. Në mos të braktisë asociacionin “neo-vorioepiriot” që bie ndesh edhe me projektin e tyre të reklamuar Open Balkan dhe vetë frymën e BE, atëhere të respektojë Kushtetutën e Kosovës dhe të bjerë dakord me asociacionin pa fuqi ekzekutive duke e shoqëruar me reciprocitet në Luginë. Dhe mbi të gjitha duke reflektuar mbi të shkuarën e artikuluar ndjesë për të. Ndryshe, një asociacion që shpie ujë në mullirin rus nuk do të ishte shtysë për paqe e harmoni por hapje e kutisë së Pandorës për tensione në rajon. Asociacioni ekspozon keqas qëndrimin me dy standarde të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës. Nuk e njeh zyrtarisht atë por ndërkohë merr të mirëqenë firmën e hedhur vite më parë apo atë të radhës për vënien në jetë të tij! Asociacioni nuk mund të firmoset nga një shtet “fantazëm” dhe sa kohë me alibinë e mosnjohjes Serbia refuzon reciprocitetin me Luginën e gjetiu, asgjë nuk e pengon Shqipërinë të ngrejë zërin për të. Paradoksi historik në marrëdhëniet shqiptaro-greke me shpërpjesëtimin në qëndrimin ndaj pakicave, viktimizimin e rrejshëm, arkaizmat si vorioepiri, tabuja e çështjes çame, shpërfillja e elementit shtetformues shqiptar në Greqi etj, nuk duhet të lejohet të stiset si avaz në raportin e së ardhmes tashmë mes Kosovës dhe Serbisë. Për një shtet me mbi 90% shqiptarë por që sërish pagëzohet multietnik, asociacioni mini-shtet që krijon enklava etnike duhet të jetë po aq vijë e kuqe për politikën shqiptare, sa dhe teza vorio-epirote e ekstremizmit arkaik grek. Ndaj Kushtetutës nuk ka dy standarde dhe nëse ajo shpërfillet për asociacionin, atëhere bie edhe pengesa për referendum për bashkim kombëtar shqiptar.
Asociacioni si problem mbarëshqiptar
Politika nuk është matematikë ku një minus i dytë bën plus të parin. Një gabim i dytë me asociacionin nuk zbut apo zhbën të parin por përkeqëson situatën më tej. Zgjidhja nuk është as asociaciono-fobia (përsa kohë ka reciprocitet), as shpluhurosja e tezës së shkëmbimit të territoreve (që janë të dyja troje shqiptare) por kohezioni e bashkëjetesa demokratike mes qytetarëve në Ballkanin pa kufij. Jeta dhe dinjiteti i një shqiptari në Luginë vlen po aq sa dhe ajo e një serbi në Kosovë dhe fjala kyç mbetet reciprociteti. Pozicionimi i KFOR në urën e Ibrit duhej të ishte në funksion të unifikimit të territorit dhe jo enklavizimit të tij. Asociacioni mini-shtet përveçse njësh dhe koherent me politikat serbomadhe në rajon, është karshillëk jo vetëm ndaj shtetit të Kosovës por dhe vetë KFOR në misionin e tij të garantimit të paqes e lirisë për këdo në Kosovë. Dhe përpara se dikush në BE ta gjejë të arsyeshëm asociacionin mini-shtet, të pohojë më së pari se KFOR ka dështuar në Kosovë!
Asociacioni i hap “oreksin” më tej Serbisë që nuk ndahet nga e shkuara dhe ndonëse bën “delen e zezë” ndaj luftës në Ukrainë dhe izolimin ndërkombëtar të Rusisë, sërish gjen shesh e bën përshesh në BE. Me asociacionin mini-shtet zyrtarizohet intimidimi ndaj shtetit të Kosovës dhe e ardhmja mbetet e paqartë duke zgjatur krizën pafundësisht. Me asociacionin në “xhep” Serbia nuk ka më ngut për asgjë. As për integrimin në BE sepse e di që BE përdëllohet për të me kosto zvarritjen edhe të integrimit të vendeve të tjera në rajon por dhe se nga dyzimi mes lindjes e perëndimit, Serbia veç fiton më shumë. I kujtdo forme, asociacioni gjithmonë do të jetë sfidë për sovranitetin në Kosovë. Sovraniteti nuk duhet të mbetet në letra dhe e vetmi mekanizëm që e garanton atë do të ishte përshpejtimi i futjes së Kosovës në NATO për t’i dalë para çdo shndërrimi eventual të kufirit mes Kosovës e Serbisë në kufi mes perëndimit e Rusisë. Nëse nuk hiqet dorë prej asocionit, atëhere ai duhet rishikuar me njohjen e ndërsjelltë si parakusht, reciprocitetin e kushte të tjera si paketë shoqëruese deri “hollimin” e tij me krijimin e asociacioneve gjithandej (veri, jug, lindje e perëndim) me kompetenca bashkish. Asociacioni nuk është thjesht problem kosovar por shqiptar. Politika, historianët, intelektualët, shoqatat qytetare etj kudo në hapësirat shqiptare duhet të çmontojnë më tej mitet shoviniste në rajon. Kosova nuk është djep i Serbisë por “dosje” e stërmadhe e padrejtësisë ndaj shqiptarëve autoktonë. Krishterimin në ato vise nuk e sollën serbët por e gjetën aty sikurse gëzuan gjatë edhe pasuritë e shumta natyrore për të cilat ka aq shumë nevojë sot shteti më i ri në Europë. Sot është dita për unifikim të qëndrimit shqiptar në rajon në harmoni me partnerët tanë historikë. Jo “krehje” e lojëra opozitash në bulevard që si gjithmonë përkojnë “rastësisht” me krizat në Kosovë, sjellje bedeli e justifikim i mungesës së Serbisë ndaj sanksioneve ndaj Rusisë apo dhe vijimin me Ballkanin e Hapur fryma e të cilit bie ndesh me asociacionin mini-shtet. “Gozhda” e huaj në murin e Kosovës është gozhdë në shtëpinë mbarëshqiptare dhe po aq sa i rëndësishëm është raporti mes shqiptarëve dhe serbëve për të ardhmen e rajonit, po aq rëndësi ka që të fillohet me këmbën e mbarë.
Berisha: Revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë, duke iu referuar primareve të zhvilluara të dielën e kaluar.
“Përfundimi me sukses deri tani dhe shpresoj edhe të dielën që vjen i balotazheve që kanë mbetur shënon kurorëzimin e një procesi, e një festivali të vërtetë lirie, nuk them të përsosur, në PD dhe e ka nxjerrë këtë parti shumë herë më të fortë”, u shpreh Berisha në konferencën e përjavshme për shtyp.
Berisha tha se qëllimi është që siç votuan brenda partisë, të votojnë edhe shqiptarët. “Ne duam që shqiptarët të votojnë”, u shpreh ai.
“Ne do të vazhdojmë revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta më barbar edhe se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush”, theksoi Berisha.
Kreu i PD-së foli edhe goditjen ndaj tij me grusht nga Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit, duke theksuar se “Rama ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese”.
“Ai mendoi se Sali Berisha nuk do ngjitej më në tribunë apo ai do udhëhiqte në zonën ku kërcënohej siguria e samitit, dhe kështu do u tregonte fytyrën e vërtetë pjesëmarrësve në samit. Ose do të ndodhte që kamikazi i tij të vritej dhe në këtë mënyrë të damkoste opozitën si vrasëse para botës”, deklaroi Berisha.
Berisha tha se “policia përdori një dokument jozyrtar për këtë qëllim. Dokumente të kësaj natyre, policia nxjerr në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar agjentët apo informatorët e saj kur ata arrestohen së bashku me delinkuentë të tillë. Një dokument i tillë nuk nxirret kurrë për një të sëmurë, që gëzon kodin më të lartë të sekretit. Ai ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale”.
Subscribe to:
Posts (Atom)
Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.
Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...