2023-02-22
Me urdhër të prokurorit të Gjykatës Speciale sot është bastisur shtëpia e Adil Behramajt, këshilltarit të ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi
Ish ministri i Ekonomisë: Ndikoi politikisht në kontratën mes CEZ-it dhe DIA-s. Nga paratë e DIA-s përfituan njerëz të afërt me Ilir Metën (CEZ-i, Prifti akuzon sërish Ilir Metën)
Ish ministri i Ekonomisë: Ndikoi politikisht në kontratën mes CEZ-it dhe DIA-s. NGa paratë e DIA-s përfituan njerëz të afërt me Metën
Në Shqipëri, ish ministri i Ekonomisë Dritan Prifti iu rikthye sot akuzave për përfshirjen e kryetarit të parlamentit Ilir Meta në kontratën mes kompanisë Cez dhe asaj për mbledhjen e borxheve, DIA. Ky i fundit i ka hedhur poshtë këto akuza. Por sipas zotit Prifti kontrata e DIA-s është ndikuar politikisht nga zoti Meta dhe njerëz të afërt me të tha ai kanë përfituar para nga DIA.
No media source currently available
Ish ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, një armik i shpallur i kryetarit të parlametit Ilir Meta, ishte sot në Drejtorinë e policisë në Tiranë ku ai dha shpjegime lidhur me rolin e tij në situatën e krijuar pas debateve publike mbi dyshimet për një aferë korruptive mes kompanisë Cez dhe DIA-s, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të energjisë elektrike në vitin 2010. Zoti Prifti është akuzuar në një letër që kryetari i komisionit parlamentar të Sigurisë Spartak Braho i ka drejtuar krerëve të institucioneve, se po përgatiste rrëmbimin e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, pronarit të DIA-s.
Në deklaratat e tij, edhe sot zoti Prifti këmbënguli në përfshirjen e zotit Meta në këtë cështje: “Unë jam i bindur që kontrata mes CEZ-it dhe DIA-s ka qenë një kontratë korruptive e ndikuar politikisht nga Ilir Meta. Një kontratë e parealizuar në mënyrë të njëanshme nga DIA, nga e cila kanë përfituar politkisht njerëz të afërt me kryetarin e parlamentit. Unë kam dhënë dhe më parë fakte publike. Kam thënë që para nga DIA kanë shkuar te njerëz dhe miq të Ilir Metës”
Sipas zotit Prifti 350 mijë euro janë derdhur nga DIA për llogari të një kompanie të afërt me zotin Meta, apo se para të DIA-s kanë shkuar pranë politikanëve dhe njerëzve të tjerë të lidhur me të.
Kryetari i parlamentit i ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat, ndërsa gjatë seancës së djeshme foli për një skenar mediatik, politik dhe financiar kundër tij. Edhe sot nënkryetari I LSI-së Ylli Manjani tha se sulmet ndaj zotit Meta synojnë të viktimizojnë pronarin e DIA-s gjë që sipas tij, do të mund të favorizonte këtë kompani në dëm të shtetit shqiptar në cështjen e arbitrazhit në Vjenë, ku ajo kërkon 135 milion euro.
Cështja Cez duket se do të jetë për një kohë të gjatë në qendër të debateve. Dje parlamenti votoi kundër kërkesës së opozitës që projektligji i saj për hetim ndërkombëtar të diskutohej me procedurë të përshpejtuar. Megjithatë cështja do të përfshihet sipas procedurës normale në diskutimet e parlamentit. Socialistët janë shprehur kundër, ndërkohë që zoti Meta ka mbështetur idenë e një hetimi ndërkombëtarë i cili të përfshijë të gjithë periudhën që nga momemnti I blerjes së kompanisë së shpërndarjes nga ana e CEZ-it.(VOA)
Çështja CEZ-DIA, Meta tre orë në Prokurorinë e Posaçme
Në Shqipëri, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për të dhënë shpjegime lidhur me çështjen e vjetër të marrëveshjes mes kompanisë çeke CEZ e cila bleu në vitin 2009 kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë, dhe shoqërisë DIA, për mbledhjen e borxheve. Zoti Meta është gjendur shpesh në të kaluarën, nën akuza publike për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, Kastriot Ismailaj, i cili u dënua me burg në vitin 2017. Ashtu si dhe më parë, edhe sot ai hodhi poshtë çdo pretendim për implikimin e tij në këtë çështje, duke folur për veprime me sfond politik nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
Prokuroria e Posaçme rihapi në vitin 2019, çështjen CEZ-DIA, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Kara, si dhe pas disa shkrimeve mediatike. Ish presidenti Meta, u thirr sot pikërisht rreth kësaj çështjeje. Emri i tij është lakuar shpesh në të kaluarën për lidhjet e tij me administratorin e DIA-s, veçanërisht në vitin 2015, kur ky rast u bë pjesë e debatit publik dhe politik.
Ish ministri i Ekonomisë, i ndjeri Dritan Prifti e akuzoi atëherë zotin Meta se kishte ndikuar drejtprëdrejtë që Ismailaj të përfitonte kontratën për mbledhjen e borxheve të CEZ-it. Një përgjim i Prokurorisë, e cila po hetonte Ismailajn që në vitin 2008, zbulonte një komunikim telefonik përmes sms-ve, që sipas dokumentit të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ngrinte dyshime për marrëdhënie parash mes zoti Meta dhe Ismailaj
Një shkrim i botuar po në atë kohë nga BIRN, citonte dokumentat e studios ligjore që mbronte interest e shtetit shqiptar në arbitrazhin me DIA-n, sipas të cilave "një pjesë e parave që kishin qarkulluar mes CEZ-it dhe DIA-s, kishin shkuar për të paguar politikanë shqiptarë, përfshirë dhe një ish kryeministër të akuzuar më parë për korrupsion dhe një ish zyrtar të ERE-s". Shkrimi identifikonte zotin Meta si politikanin e përshkruar në dokumenta. Por më pas vetë studio ligjore saktësoi se emri i zotit Meta nuk ishte përmendur në asnjë rast.
Në tetor të vitit 2015, ndërsa Partia Demokratike kërkonte me këmbëngulje dorëheqjen e tij si kryetar i parlamentit, zoti Meta mohoi publikisht të kishte kërkuar favore nga Ismailaj. "Kastriot Ismailaj nuk më ka kërkuar asnjë favor dhe nuk I kam bërë asnjë favor. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për ju dhe për këdo tjetër”, deklaroi zoti Meta në 1 tetor të vitit 2015, duke iu drejtuar opozitës.
Edhe sot, në dalje pas 3 orësh qëndrim në Prokurorinë e Posaçme zoti Meta tha se ai nuk kishte asnjë lidhje si me çështjen e CEZ-it si me marrëveshjen e kompanisë çeke me DIA-n: “Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ-it, sepse ka qenë në opozitë në atë kohë. Ilir Meta, nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen CEZ-DIA, sepse kjo ishte një çështje, jo vetëm e CEZ-it, por kjo marrëveshje është bërë në kohën që Ilir Meta nuk ishte ministër i Ekonomisë dhe nuk kishte asnjë lloj raporti as me CEZ-in dhe askënd tjetër”.
Nuk dihet çfarë elementësh të rinj ka prokuroria e Posaçme lidhur me këtë çështje tashmë të gjykuar, e për të cilën në vitin 2017 Ismailaj u dënua me 11 vite burgim. Por sipas zoti Meta, ajo ka një sfond të qartë politik dhe shtysë nga qeveria. “Ju e dini kush i ka dhënë udhëzimet që të thirret Ilir Meta te SPAK-u. Janë dhënë nga kongresi I partisë, por nuk pengoj askënd të marrë udhëzime nga partia. Por unë jam ai që e kanë njohur dhe e njohin gjithnjë qytetarët shqiptarë, i hapur e transparent. Mezi presim që për ato firmat fët e fët, që vazhdojnë dhe tani të vidhen miliona euro te inceneratori, te Landfilli i Sharrës, të ketë akte e veprime konkrete”, u shpreh ai.
Zoti Meta deklaroi se po harxhohet kohë me një cështje të mbyllur, ndërkohë që sipas tij, dosjet me denoncimet për korrupsion të qeveritarëve atualë janë bërë mal në Prokurorinë e Posaçme.
Ekspertët në SHBA paralajmërojnë për variantet e reja të Covid-19
Ndërsa pandemia e koronavirusit hyn në vitin e katërt, Shtetet e Bashkuara po përballen me një variant të ri të COVID-19, të quajtur XBB.1.5. Ndërkohë, Kina po raporton një rritje të rasteve pas vendimit për të hequr dorë nga politika e saj e eliminimit të koronavirusit, e ashtuquajtura “zero-COVID”.
No media source currently available
Kanë kaluar tre vjet që kur koronavirusi u shfaq në Wuhan të Kinës dhe u përhap në të gjithë globin. Më vonë u shfaqën variante të reja të Covid-19.
Pavarësisht nga imuniteti i mirë i popullatës dhe niveli i lartë i vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, varianti shumë ngjitës XBB.1.5 ka rritur vigjilencën mes studiuesve mjekësorë.
“Varianti XBB. 1.5 është pjesë e familjes më të gjërë të Omicronit, por ai po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara. Ai tani është shkaktar i 40 për qind të infeksioneve me Covid-19 në vend”, thotë Dr. David Dowdy, epidemiolog i Universitetit Johns Hopkins.
Amerikanët janë ndeshur me një rritje të sëmundjeve gjatë muajve të dimrit. Gripi, sëmundjet e frymëmarrjes dhe koronavirusi kanë rënduar sistemet spitalore të vendit.
Ekspertët mendojnë se gripi dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes tashmë kanë arritur kulmin dhe variantet e tanishme të koronavirusit janë më të buta se ato të mëparshmet. Por ata paralajmërojnë se njerëzit dhe sistemet e kujdesit shëndetësor duhet të jenë vigjilentë.
“COVID-19 do të vazhdojë të jetë i pranishëm. Sistemet e kujdesit shëndetësor duhet të jenë më të qëndrueshme, duhet të trajtojnë sfidat e personelit në infermieri dhe fusha të tjera. Njerëzit duhet të marrin vaksinat e gripit dhe ato të koronavirusit. Ata që janë në rrezik më të madh, kur ka rritje të madhe të rasteve, duhet të konsiderojnë përdorimin e maskës në mjediset e mbyllura. Pra, kjo është normalja e re”, thotë Dr. Tom Frieden nga organizata “Resolve to Save Lives”.
Megjithatë, në Kinë është një situatë tjetër. Qeveria kineze sapo ka filluar të raportojë shifra të larta të vdekjeve nga COVID-19 pas zbutjes së politikës së saj "zero-Covid", në bazë të së cilës Pekini vendosi kufizime të mëdha ndaj lëvizjes së njerëzve.
“Kemi të bëjmë me një popullsi që kryesisht nuk ka qenë e ekspozuar ndaj COVID-it më parë dhe për këtë arsye shumë pak njerëz kanë imunitet ndaj infeksionit, nuk janë vaksinuar, ose kanë marrë një vaksinë që nuk është shumë e efektshme. Tani ata lejohen të lëvizin pa kufizimet që kanë patur këto dy vitet e fundit dhe ky kombinim faktorësh e ka rënduar situatën atje”, thotë Dr. Robert Wachter nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko.
Politikat e zbutura të Kinës tani janë më të ngjashme me ato të zbatuara në pjesën tjetër të botës, ku mbizotëron pikëpamja se COVID-19 do të duhet të menaxhohet si sëmundjet e tjera sezonale.(VOA)
Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.
Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...