Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/02/22

Me urdhër të prokurorit të Gjykatës Speciale sot është bastisur shtëpia e Adil Behramajt, këshilltarit të ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi

 

 Më urdhër të prokurorit të Gjykatës Speciale  sot është bastisur shtëpia e Adil Behramajt, këshilltarit të ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi. 

Bastisjen në shtëpinë e Behramajt e ka cilësuar si skandal të paprecedent ish-këshilltari tjetër i Thaçit, Artan Behramaj i cili ka  thënë se  ky është një kërcënim i hapur ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediave në Kosovë.  “Bastisja e banesës së mikut tonë dhe udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, Adil Behramajt, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale është një skandal i paprecedent. Pa paragjykuar motivet, frikësimi i gazetarëve nuk i bën nder Prokurorisë të Gjykatës Speciale ka shkruar Behramaj. Bastisjen e  konfirmoi edhe avokati i Adil Behramajt, Artan Çerkini. Ndërkohë zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale  Kristofer Bennett, ka thënë se nuk i komentojnë hetimit e tilla.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...