2023/02/19

Deklarata e Marko Gjuriqit nxit reagime në Kosovë, cilësohet si e rrezikshme

 


 

Reagime të shumta në Kosovë ka nxitur deklarata e ambasadorit serb në SHBA, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se populli serb ndodhet në një situatë delikate në “hapësirën historike serbe”. Kjo deklaratë është cilësuar si e rrezikshme dhe se po aludohet në Serbinë e madhe.

Deklarata e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, se populli serb ndodhet në një situatë delikate në “hapësirën historike serbe”, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

Kryetarja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Mimoza Kusari – Lila, ia ka kujtuar Gjuriqit krimet që ka kryer Serbia në ish-Jugosllavi.

“Kujdes nga ujqërit që shtiren si dele, tipike e Marko Gjuriqit dhe e përfaqësueseve të tjerë të Serbisë. Jo vetëm që kanë nisur dhe i kanë humbur të gjitha luftërat në ish-Jugosllavi, kanë vrarë mbi 130.000 njerëz, por ata ende kanë guximin që të kenë pretendime për ‘tokën serbe’. Kjo është Serbia ‘demokratike’ dhe ‘konstruktive’”, ka thënë ajo.

E ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, i ka vlerësuar si të rrezikshme deklaratat e ambasadorit serb.

“Një person që njihet gjerësisht për thirrjet e tij qesharake ‘Aco-Srbine’, tani bën një thirrje të hapur për të mbrojtur botën serbe. Po aq e neveritshme dhe e rrezikshme”, ka thënë Qehaja

Reagim pati edhe nga këshilltarja politike e kryeministrit Kurti, Fëllanza Podrimja. Sipas saj, kjo është thirrje që i shkon përshtat projektit politik “Serbia e madhe”.

Marko Gjuriq në një konferencë të diasporës serbe në SHBA ka thënë se janë në një pikë kthese historike ku fati i popullit serb po vendoset.

Gjuriqi ka nxitur reagime edhe për një foto të publikuar me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ish-kandidati për president të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka kërkuar nga autoritetet amerikane që të hetojnë marrëdhënien e Gjuriqit me Escobarin.

No comments:

Post a Comment

Qytetërimi i lashtë grek dhe arritjet e tij kishin një origjinë "shqiptare".

Shkruan :  Flori Bruqi,PHD  Studimet gjenetike te shqiptarët  përfshijnë studimet gjenetike që janë bërë mbi popullsinë aktuale shqiptare, d...