Akademik Prof Dr Hakif
Bajrami, PHD.AAAS
Çka është gjenocidi
“Gjenocidi është vepër e kryer me qëllim të
shkatrrimit plotë ose të pjesërishëm të një grupi kombëtar, etnik, racor apo
fetar. Gjenocidi është vepër e vrasjës masive të grupit, shkaktim i lëndimit të
rëndë trupor apo mental të antarëve, imponim i qëllimshëm i kushteve të jetesës
së grupit, me qëllim të shfarosjes së plotë apo të pjesërishëm, imponim i
parandalimit të lindjeve brenda popullit, bartje me forcë e fëmijëve nga një
popull në popullin tjetër”. Për ta kryer këtë detyrë shtetërore, kishtare
pravosllave dhe politike serbiane, pushteti i Sllobodan Milloshevqit i solli në
Kosovë në një siperfaqe prej 10 000 kilometra katror mbi 160 000
ushtarë dhe policë. Këto njësi vrastare ushtrake, policore dhe paramilitare
ishin të drejtura nga: Kryekomandant Sllobodan Milosheviq, nga Shefi i Shtabit Përgjithëshëm të Ushtrisë
serbiane gjenerali Dragolub Ojdaniq. Zavendës i tij ishte koloneli Svetozar
Marjanoviq. Në Kosovën ishte me detyrë vrastare nga aviacioni gjenral
nënkoloneli Spasoje Smilaniq. Detyrën kryesore për të varë popullsinë shqiptare
e kishte marrë Armata e Tretë, të ciën e komandonte koloneli Nebojsha Pavkoviq.
Në vartësi ofoenzive ushtrake ishte Korpusi i Prishtinë që komandohej nga gjenreal
majori Vlladimir Llazareviq. Ky korpus i kishte nën komandë GJASHTË brigada: 1.Brigada
e 15 e këmbësorisë me shtab në Prishtinë komandohej nga Mlladen Çirkoviq; 2.Brigada
e 125 e motorizuar operative e stacionuar në Mitrovicë dhe Pejë, komandohej nga
kolonel Dragan Zhivanoviq; 3. Brigada e 549 e motorizuar e kishte qendrën në
Prizren dhe Gajkovë komandohej nga kolonel Bozhidar Deliq; 4. Brigada 243 e
mekaniziuar operonte në terenin e Ferizajit dhe Gjinalit, ndërsa komandohej nga
koloneli Krsman Jelliq; 5. Brigada e kombinuar artilerike 52 me qëndrim në
Gjilan komandohej nga kolonel Radojko Stefanoviq. 6.Birgada e policisë speciale
ushtarake nr. 52 komandohej nga Prishtina përmes majorit Zhelko Petkoviq.
Për veprim vrastar në
Kosovë ishin edhe këto njësite
Regjimneti 83 i aviaconit; Regjimenti 52 i
inxhinjerisë me shtab në Krushefc; Regjimnti kundërajror 311 me komandë në
Gjakovë; Bataloni i këmbësorisë nr. 53 me qendër në Gjakovë; Bataloni i këmbsorisë
me qendër në Prizen; Btaloni i
këmbësorisë nr. 57 me komandë në Ferizaj.
Në operacione shfarosëse në Kosovë ishin edhe:
Korpusi 21 nga Nishi, Brigada e blindur 211 nga Nishi me 1258 trupa, me 75
tanke dhe 13 topa. Brigada e Vrajës 150
me 1300 trupa dhe 72 topa. Brigada e motorizuar e Vrajës nr. 78 me 1316
trupa dhe 31 tanke. Brigada e Nishit me 1600 trupa dhe 18 topa. Brigada e
motorizuar e Pirotit me 1600 trupa dhe 31 tanke e 18 topa.Në Koosvë ishte me
detyrë vrstare edhe njësia e inxhinjerisë me shtab në Prekupe me 1000 trupa.
Aktive në luftë ishte edhe njësia e logjistikës nr. 85 nga Nishi me 1000
ushtarë.
Në Kosovë kanë bërë mizori me komandë speciale edhe Korpusi 37 i Uzhicës me brigadën 37 të motorizuar me
shtab në Rashkë. Ky njsit e përcillte situtaën politike dhe ushtrake në
Sanxhak. I kishte në dispozicion 1695
ushatrë profesionist, 31 tanke, 18 topa. Këto njësi nuk kanë bërë lëvizje të
mëdha të teknikës, por kanë diegë dhe plaqkitë popullin kudo që kanë shkuar.
Me mision asanacioni në
Kosovë ishin edhe
Brigada e 19 e Pozhegës me 1600 trupa dhe 18
topa, Korpusi i 24 i Kragujevcit me brigadën nr. 80 i që i kishte 1600 trupa
dhe 18 topa. Korpusi i Novi Sadit me brigadën nr. 18 i kishte 1600 trupa dhe 18
topa. Në Kosovë vranin e bombardonin edhe njësitet e Armatës Parë nën komandën
e Gjeneral kolonel Srbolub Trajkoviq. Ky e kishte siellë në Kosovë edhe
Brigadën nr. 252 të blindur nga Kraleva me 1121 trupa, 82 tanke dhe 12 topa, që
lëviznin kudo dhe kahdo me detyra vrastare, sidomos vranin civilë nepër shtpia
me qëllim frigpsimi për ta lëshuar Kosovën.
Në Kosovë ishin edhe këto njësi që ushtronin
gjenocid: Brigada speciale nr, 72 me 1189 ushtarë. Korpusi i Beogradit me
brigadën e parë të blindur me 1184 ushtarë dhe 112 tanke dhe 12 topa. Brigada
nr, 72 spseciale, brigada nr, 63 e parashutistëve me 460 ushtarë.
Në Kosovë ishte me detyra vrastare edhe Korpusi
nr. 2 i Podgoricës me brigadat: 1 N-4 dhe alpinistët me shtab në Kolashin. Ky
njësit i kishte 350 ushtarë. Me detyrë varstare në Kosovë ishte siellë edhe
Brigada e 4 e policisë ushtarake e Podgoricës me 359 ushtarë. (Për këto
infirmata shiqo: H. R.Watch, Under Orders, N. Jork 2001, pag. 67).
Në Kosovë këto njësite që u plasuan me kujdes
janë përgjegjëse për gjenocid sepse 53% e popullsisë u detyra ta lëshojë
Kosovën. Ndërsa 68% e popullsisë së tërësishme shqiptare ishte detyruar 2 e 3
herë për ta ndrruar vendstrehimin. Të gjithë këta përgjegjës të krimeve do të
duhej të hetoheshin dhe gjykoheshin në Tribunalin e Hagës, duke nxier MËSIME
për histori sikurse PROCESI I NYRENBERGUT për nazifashist më 1946. KS OKB do të
duhej por HESHTI, me detyrim që ekskluzivishgt Serbia t` i paguaj DËMET E
LUFTËS. Pra, vetëm atëherë populli serbian do të vetdijësohej dhe do ta
harronte teorinë se ndaj shqiptarëve duhet zbauar metodën e TOKËS SË DJEGUR.
E pse mos ta themi se Kosova 1997-1999 ishte
vendi më i militarizuar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Por Kosova ishte
edhe vendi më i dëmtuar në ekonomi, njerëz dhe kulturë historike në Evropë.
***
Me këtë
potencial ushtarko-policor, politik, rreligjioz e nacioanl, serbët janë
shoqëria e parë që e prishi Jugosllavinë, duke e thyer Kushtetutën e vitit
1974, përmes suprimimit të autonomisë Kosovës më 23 mars 1989. Veprimtaria e
shembjes së Jugosllavisë është manifestuar nga serbët përmes mitingjeve, kërcnimeve,bartje
e eshtrave të princ Lazarit nepër shumicën e vendeve të shtetit deri në Lublan.
E vërteta, ajo “shetitje” e kufomës “pa emër” ndodhte me prapavi për ta krijuar
Serbinë e Madhe, me sistem centralist, në vend të federalizmit të
decentarlizuar me kushtetutë më 1974. Lidhur me kët, për ata që e kuptonin
momentin historik në vitet 80 –të të shekullit XX, hapur deshmohej se serbët
(sidomso një sektë intelektuale e mykur në shovinizëm si: Kosta Çavoshki,
Dobrica Qosiqi, Vasilije Kresiq, Dushan Kanziri etj. nuk patën lërë “guri” pa
lëvizuar e pa i paraqitur serbët se: “janë viktima të kardelizmit’, që do të
thot se nga viti 1918 kur u krijua katrahura Jugosllavi, serbët ishin masuar të
maskohen pas politikës që të krijohet kombi jugosllavë, e që duhej të ishin ata
vet.
Në rrethana të tilla, 1929-1941, kur u
prononcuan hapur për jugosllavë si popull, për tërë pozitën e popujve në
Jugosllavi (nepër simpoziume), zakonisht pas vitit 1946, e special nga viti
1979 ishte në çarkullim një temë e cila fitoi erupcion më 15 maj 1985 në
Beograd. Aty, dy autor fare të panjohur serbian që vinin nga stafi i policisë
sekrete, kuptohet të seleksionuar me kujdes, do të lajmërohen me temën: “Ugnjetena
i ugnejtaçka nacija u Jugoslaviji” ( Kombi shtypër dhe i shtypur në Jugosllavi).
Nga ky sindrom i shovinizmit ekstrem do të vrehet të nesermen se shtypi i
Beogradit (16 maj 1985) është i tërë i komanduar nga qarqet kishtare dhe
politike, të cilat i siguronte grupi i gjeneralëve (Kadijeviq, Mamulla dhe
Haxhiq), dhe me të ciët koketon një person fare minor (atëherë-1985) në pozitë
e që quhet Sllobodan Millosheviq. E vërteta, Velko Kadijeviq dhe Sllobodan
Millosheviq ishin në Simpoziumin e 15 majit 1985. Që të dy e kishin vënë në
tavolinë nga një bllok dhe vetëm shënonin, duke e monitoruar se si po sillet
Ivan Stambolliqi dhe një shqiptar që i rrinet pranë e që quhej Sinan Sahiti.
Sidomos, me që simpoziumi ishte proklamuar me karakter ndërkombëtar, monitorim
i posaqëm u bëhej pesë (5) historianëve shqiptar. Aty, në një qast do të
paralajmërohet nga kryesuesi i punës tema: “Programi jugosllavë për Kosovën”,
duke e lajmëruar si një dokument me shumë interes për zhvillimin ekonimik të
Kosovës. Aty për aty, do të lajmërohet Dushan Kanzir duke thënë se: “Shqiptarët
do t` i zbrapsen me kërkesa REPUBLIKË, vetëm duke e zhvilluar Kosovën. Për
ndryshe Republika për ta është shpëtimtare dhe pashmegshme”.
Ky
paralajmërim do të bëhet edhe nga Kosta Çavoshki duke na përciell sigurimi
shtetëror serbian, se si do të reagojmë ne shqiptarët. Po, Kosta Çavoshkin e
kisha për ball dhe për një çast do të shpërthej se: “Në Kosovë çdo serbian e
jep provimin nëse qëndron aty”, duke bërë me gisht kah unë. Dhe, pa e marrë
fjalën do t` i drejtohem: Po unë jamë aty para 10 000 vjetëve, e ju jeni
mësuar të lëvizni, prandaj askush sekend nuk po e lëvizë. Ju me këtë shovinizëm
do të lëvizni por do të mbeteni në lëvizje”. Të gjithë (64 shkenctar i drejtan
sytë kah unë që nuk i jepja pesë pare për atë gomillë të frustruar ‘shkencore”.
Më duhet të deklarohem se ne nja gjashtë (6)
historianët shqiptar që kishim shkuar në atë simpozium me progarm dhe me tema
të aprovuara sipas standardeve më të larta shkencore, isha edhe unë (HB). Por
serbët dhe malazezët e në një mënyrë edhe maqedonët dhe boshnjakët ishin të
“një taborri”, dhke konfliktet historike të llojit tillë nuk ishin risi për
historianët shqiptar. E vërteta, duhet të dihet se historianët shqiptar janë të
partët që ua kthyen lapsin të gjithë sllavëve që ishin në një front kundër
neve. Ndërsa ne shqiptarët prej tyre nuk konsieroheshin se jemi “komb i shtypuar”.
Por ishte krijuar bindja hibride politike se vetëm në Kosovë ka shtypje ndaj
serbëve dhe malazezëve, që prej kujt vetëm ata e dinin. E shqiptarët duhej ta
dinin të fundit këtë propgramim, sepse të sillen në atë mënyrë i kishin mësuar
pikërisht politikanët shqiptar pakurrizor dhe të mykur në fotele të idiocizmit.
Si duket aty për aty në simpozium, një pjesë e sllovenëve dhe kroatëve e kuptuan
të parët se kah po shknon “lokomotiva e quajtur Serbi homogjene dhe integrale”.
E vërteta, termeti për Jugosllavinë, duhet të
dihet se plasi më 15 maj 1985 në Beograd, për t` u ndier dridhja tektonike një
vit më vonë në Novi Sad, ku pasoi konflikti në mes shkrimtarëve shqiptar dhe
serbian, që natyrshëm shtypi dhe mjetet e infrimimit i patën dhënë publicitet të
skajshëm, krahasuar me atë që kishte ndodhë një vit më parë (1985) në Beograd.
E vërteta, në simpoziumin e Beogradit, do të lajmërohet një “historian” hebrej
Henriko Josifi, i cili do të klithë këtë: “Ju serbët jeni mentor të krijimit të
Jugosllavisë më 1918. Ju keni të drejtë të keni përparësi në parti pa Titon, në
ushtri pa Ivan Goshnjakun, në diplomaci pa Kardelin dhe në UDB-e pa Vinko
Hafnerin. Por, Jugosllavia nuk do të mundet të lëvizë tutje pa pushtetin
CENTRALIST të Alkesandër Rankoviqin”! Të gjithë e patën injoruar jahudinë, por
vetëm histirianët shqiptar jo! I njejti Jahudi (Henriko) do të kërcnohet së
bashku me Spasoje Gjakoviqin (ishin ulur afër njëri tjetrit.Por Spasojen nuk e
njihja fare!). Pa e mbaruar fjalën Josifi, kërkova fjalë që nuk ishte rregull
shkencore. Desa Peshiq-drejtuese i simpoziumit, një historiane, më lejoi të
flasi 3 minuta. Po e citoj vetën: Po iu drejtohem juve të pranishëm: Nuk është
e mundur të bëhet tregti me shqiptarë dhe me Kosovën mbi cpirrat helmuse të
ideologjisë Rankoviqiste. Ne jemi populli i tretë në Jugosllavi për kah numri;
ne e kmi vendin më të pasur në Evropë, por i fundit për kah zhvillimi”. Do të
ndërhynë Spasoje Gjakoviq ish OZNASH DHE UDBASH Malazez: “Me këto informata, ty
nuk do të rrinë koka në qafë shumë kohë”. Aty për aty do t` ia kthej: “Qafat e
jueja nuk do t` i mbajnë kokat, nëse nuk u ngjitni shtylla, sepse shovinizmi
dhe urrejta të kanë drejtuar në njësitë çetnike më 1942 në Mal të Zi, të jesh
aleat i tyre. Dhe mbaje në mend, se do t` u shembët deri në themel shovinizmi,
sikuurse termeti Shkupin më 1962. Nuk të frigohem se nuk është më koha e
janarit 1945 që në Drenicë t` i fusish 25 shqiptarë të masakruar me automat dhe
kufomat t` ua fusish nën akull në lumin Drenica. I tillë ke qenë dhe paske
mbetur. Ja atje poshtë në Institutin ushtark i ke dokumentet monstruoze, kopjet
e të cilave i kemi edhe ne, sepse ti e ka inskenuar kthimin e Shaban Polluzhës
nga Podujeva, sepse ia ke vrarë popullin parapa shpine. Po, ti ke punuar me
Programin e Vasa Qubrilloviqit, Likvidimi i shqiptarëve në Jugosllavi deri sa
të zgjasin opreracionet e luftës, nëntor 1944 ”. Do të nderhyn Pavle Iviq, duke
cituar një vierrsh të J.J. Zmajit, me qëllim që konflikiti të mbyllët. Do të
ndërhynë Ivan Stambolliq, Qubrilloviqi ka shkruar program më 1937, jo më 1944.
Unë: Unë e di çka po flas. Është fjala për “Lividacija albanca dokle traju
ratne operacije 3 XI 1944”, e që është dokument më fashist se ai i vitit 1937.
Ivani heshti por Spasoja na sulmoi me polici në hotelin “Ekzelcior”në ora 03 të
natës, më 16 maj 1985. Në lidhje me këto rrethana, për të cilat opinioni nuk
dinte asgjë, serbët disi jetonin ende në atë “famën” që ua kishte falë Evropa,
në nivel falso dikur dhe provonin të dhunojnë ndienjat kombëtare të shqiptarëve,
me të cilët ishin mësuar, të vrasin e masakrojnë dhe mos të përgjigjën për
asgjë. Me këtë psikologji e patën filluar luftën kundër neve, dhe me atë
psikologji po manipulojnë disi edhe sot, duke patur për bazë se BE sidomos po i
toleron.
Tragjedia
1989-1999 nuk ishte vetëm shqiptare
E vërteta, për tragjedinë që ngjau në ish
jugosllavi me fajin ekskluziv serbian, duhet kërkaur edhe në neglizhencën e
dëshmuar të KS OKB si dhe të KPS-it. Për ato rrethana nga niveli i informatave
të sotme, çuditë fakti se disa politikanë shqiptar edhe kur u prish LKJ më 22
dhjetor 1990, ende mendonin se shteti i hienave do të shpëtohet me: parti
ushtri dhe rreligjion fiktiv. Po kur e
panë sidomos sllovenët dhe kroatët, që çdo gjë po digjej, serbt provuan të shpëtojnë katrahurën e tyre me ushtri dhe polici, kuptohet për ta themeluar
Jugosllavinë e Tretë (skurse Rajhu i Tretë) dhe për ta “shpëtuar, së shpejti do
ta gjejnë Hitlerin e tyre, Kasapin S. Millosheviq, të cilit Tribuali i Hagës ia
mjegulloi “vdekjën”, për ta shpëtuar nazifashizmin serbian nga denimi historik.
Duke u mbështetur vetëm në ushtri dhe duke
nënçmuar çdo frocë popullore, Borisav Joviq dhe Sllobodan Millosheviq, do të
mbështeten në treshën varrëmihëse të gjeneralëve: Kadijeviq, Mamula dhe Axhiq,
të cilët do të provojnë të marrin instruksione nga Gjenerali Jazov (Rusia),
prej kah do të marrin përgjegje se: “asgjë nuk premtojmë deri sa ta largojmë
ideologun e Perestrojkës (Mikael Gorbaçovin) nga pushteti. Në lidhje me këtë me
insitimin e Sllovenisë dhe Kroacisë që praktikisht ishin larguar nga federata,
Hungaria do t` ua ndalojë hapësirën ajrore aerpolanëve të ushtrisë jugosllave
të kalojnë për të shkuar në Rusi. Brenda shtetit B. Joviq (thonë dok.) do të
provojë përmes Vasil Topurkovskit (maqedon) t` i bind sllovenët dhe kroatët, të
mos largohen nga federata. Ishte e kotë, prangat e burgut të popujve po
thyeshin copa copa, e dikush nga shqipfolësit nuk po shihte, se pa luftë nuk ka
liri, se Evropa të kupton vetëm kur i folë me grykën e pushkës, pati klithur
Bedri Pejani-Babushi më 1945.
Rroli i
Bogiq Bogiçeviqit në shpërbërjen e RSFJ
Bogiq Bogiçeviq ishte antar i Kryesisë
Jugosllavisë nga Bosnja dhe Hercegovina. Si serb që ishte, do të reagojë me
këtë vrejtje: “…nëse përhapet lufta si që ngjan në Slloveni dhe Kroaci, le të
dihet se Kuçani dhe Tuxhmani nuk janë pa faje, sikurse nuk është pa faje edhe
udhëheqësia serbe, që më së shumti po zhurmon me kërcnime përmes ushtrisë. E
kur të fillon lufta, e vërtetë ku popullsia është e përzier, pak do të ketë
ndikim ushtria dhe policia, që ta pastrojë situatën. Do të kemi luftë
vëllavrasëse…”.
Pse shkoi Stpie
mesiq në Gjermani dhe Vatikan
Derisa
sa Kuçani dhe Tuxhmani po e brazonin bilansin e ndarjes nga RSFJ, Stipe Mesiq
si Kryetar i fundit i Kryesisë federative do të shkojë në Gjermani për t` u
takuar me Gensherin. Atje do të prononcohet se Jugosllavia po shkatrohet, dhe
se mundet të ruhet vetëm si konfederatë, sepse çdo segment i federatës është
fundosë. Lidhur me këtë Stipe kishte shkuar në Gjermani vetëm për t` i
informuar dhe nuk kërkonte kurrfar aporvimi sepse për çdo gjë në Gjermani
dihej.
Edhe në Vatikan Stipe Mesiq do të shkojë për ta
informuar Selinë e Shenjët se popujt e Jugoslavisë po ndahen sipas
rreligjioneve dhe se tash e tutja Vatikani do t` i ketë edhe dy shtete katolike
në Ballkan. Në Vatikan Stipe do të ketë një lutje se SHBA duhet të njihen
përmes Selisë Shenjët se shembja e komunizmit në Ballkan po përfundon në të
gjitha format dhe se Serbia do të provojë pa sukses për ta ruajtur regjimin komunist,
realitet ky që automatikisht SHBA ndryshonin qëndrim rreth krizës në Jugosllavi,
duke ua mbajtur krahun sllovenëve dhe kroatëve, por jo shqiptarëve.
Pyetja
e shtruar para shqiptarëve më 1991
Kur Sllovenia dhe Kroacia e pastaj Bosnja e
Hercegovnia, nuk mund të ndaheshin pa lufta, në Kosovë mendohej se do të pasojë
“çlirimi” me telefonata, deklarata fantome. Nga ajo kohë e deri me sot po
vrehet se Perendimi disi po e PËRKDHELË Serbin. Nga ky konkluzion del sheshit
se BOMBARDIMI i Serbisë (24 mars -9 qershor 1999) disi nuk paska qenë për ta
mposhtur nazifashizmin e Serbisë marionetë ruse, por që lufta e UÇK-ës mos të
avansohet dhe shndërrohet në MODEL për
tërë Evropën, sidomos.
Lidhur me këtë që u tha më lartë, për t` mos u
keqkuptuar vetëm duhet shiquar se çfar CINIZMI ngjau në Minhen më 18-19 shkurt
2023. Të gjithë diplomatët e pranishëm aty silleshin e pshtilleshin rreth
Aleksander Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit, kur dihet se çfar rroli kanë pasë këta më
1991-1999, e që nuk kanë ndryshuar, për asgjë. Bje fjala në tri takime ata
theskuan se: “Asociacioni duhet themelohet në Kosovë me çdo kusht. Se
pavarësinë e Kosovës nuk e pranojmë kurrë”. E nderkombëtarët nuk po mendojnë
fare se si është e mundur që një shtet (Serbia) mos ta pranon kurrë pavarësinë
e Kosovës, e njëherit të kërkojë prej një shteti tjetër (që nuk e parnon), e të
kërkojë institucion antikushtetues për 4% të një pakice. Elemnti tjetër, po ta
pranonte Serbia realitetin në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe
Kosovë, ajo nuk do të i zhvillonte katër (4) luftëra shumë të përgjakshme. Në
këtë drejtim ta shënojmë edhe një fakt: kurr sllavët-sllovenët, kroatët,
maqedonët, boshnjakët dhe malazezët nuk mund të bashkjetojnë me serbianë,
atëherë shtrohet pyetja si detyrohen terthorazi shqiptarët të jetojnë në një
shtet me serbianët që gjithëmonë e kanë profesion SHOVINIZMIN dhe zanat
popullor URREJTJËN.
Anatomia e dokumenteve ndërkombëtare si u shemb RSF Jugosllavia
1989-1999
Shembja e Jugsollavisë më së miri do të
kuptohet nëse në mënyrë kronologjike rreshtohen Rezolutat e KS OKB-ës nga 25
shtatori 1991 e deri më 9 qershor 1999. Shkojmë me radhë:
1.Qysh nga Rezoluta e parë e KS OKB-ës për RSFJ
nr. 713 të 25 shtatorit 1991 ishte e ditur se Serbia që provonte të jetë
trashëgimatre e Jugoslavisë kishte armatim për një luftë konvencionale 15
vjeqare. E pikërisht KS OKB ia ndalonte Serbisë armatimin e mëtejmë duke pasur
droen për një luftë civile, e cila do të shfaqet në formën më tragjike, sidomos
në Bosnje Hrcegovinë 1991-1995, që mbaroi me Konferencën e Dejtonit
(Ohajo-SHBA) dhe në Kosovë 1997-1999, që mbaroi me nënshkrim të kapitullimit të
ushtrisë dhe policisë Serbe në Kumanovë, më 9 qershor 1999 .
Mjerisht establishmeni politik në Kosovë,
atëbotë (1991-1999) e pati ndarë popullsinë shqiptare në shtresë “paqesore” dhe
shtresë “ekstremiste”. Këtë ndarje e pelqente Beogradi pa asnjë ndryshim. Dhe
mu për këtë dualizëm psikologjik dhe programatiko politik, lufta do të zgjatë
më së shumti në Kosovë (1989-1999). Lidhur me këtë edhe Rezoluta nr. 721 e 27
nëntorit 1991 ishte një përpiekje e zbehtë për dergimin e forcave paqesore
nderkombëtare në tërë vendin, duke mos e përfshirë Serbinë dhe Kosovën me
Maqedoni. Dhe posa e vrejtën këtë fakt serbët duke e njohur forcën e
Bullgarisë, do ta hiekin Maqedoninë nga programi për ta sulmuar. Do të mbetet
Kosova e nënshtruar një terrori për serbizim duke përjashtuar çdo shqiptar nga
puna dhe duke siellur kolonistë serbian
nga Lika dhe paramilitarë te të gjitha
llojeve nga viset tjera jugosllave dhe jashtë saj.
Derisa pushteti serbian po e intesifikonte
luftën shfarosëse ndaj shqiptarëve, KS OKB më 15 dhjetor 1991 do të aporvojë
rezolutë të re nr. 724, duke kërkuar embargo në lëminë e armatimit për
Jugoosllavinë. Lidhur me këtë Millosheviq-Tuxhman po bënin pazare për siellje
të serbëve nga Lika në Kosovë, prandaj më 8 janar 1992 KS OKB do të aporvojë
rezolutë nr. 727, me të cilën paralajmëronte dërgimin e forcave pararëndëse
paqesore në viset ku kishte luftime, pra jo në Koosvë. Po me rrezolutën nr. 740
të 7 shkurtit KS OKB lajmëron se po i fillonte punën e dergimit të forcave
paqesore në trevat e luftës në Kroaci dhe Bosnje, forca ato që me 21shkurt 1992
me rezolutë nr. 743 quheshin UNPROFOR. Nga kjo kohë e deri më 7 prill 1992 KS
do të përcaktohet se në BH i dergon forcat e UNPROFOR-it, duke dëshmuar me
rezolutën nr. 752 të 15 majit se situata në Bosnje Hercegovinë po përkeqsohet,
fakt ky që tregon se Milloshi dhe Tuxhmani donin ta ndajnë Bosnjen dhe
Hercegovinën, sipas sferave të shtrirjës popullsisë, duke sakrifikuar
popullsinë që nuk quhej sllave por boshnjake.
Pranimi i ish republikave jugosllave në OKB
Kështu
KS OKB më 18 maj 1992 propozoi që Asambleja e OKB-ës ta pranojë Republikën e
Kroacisë (rrezoluta nr. 753). Në të njejtën ditë Asambleja e OKB-ës e parnoi
Sllovenin (rrezoluta nr. 754). Ndërsa më 20 maj 1992 Asambleja e OKB e parnoi
Bosnjen dhe Hercegovinën me rezolutën nr. 745. Në lidhje me shperbërjen e RSFJ
më 30 maj 1992 KS OKB me rrezolutën nr. 757 e pranoi Jugosllavinë Federative
(Serbi Mali i Zi), por që nuk mund të jenë suksesor të RSFJ-ës.
Komisioni i
Badinterit e shpallë RSFJ inekzistene si shtet
Deri sa Komisoni i Badinterit doli hapur më 4
korrik 1992 se RSFJ më nuk ekziston, më 12 gusht 1992 KS OKB me rezolutë nr.771
doli hapur që duhet caktuar fajtorët për krime lufte, duke e përkrahë në të
njejtën kohë Konferencën e Londrës më 14 shtator 1992, me rezolutë nr. 776, ku
me insitim të Serbisë nuk pranohet asnjë përfaqsim i Kosovës në instancat
ndërkombëtare.
Përjashtimi i Republikës Fedrerative nga OKB
Duke marrë për çdo ditë informata për
veprimtarinë kriminale të Ushtrisë Serbo-Malazeze nepër ish Jugosllavi KS OKB
me rezolutën nr. 777, më 19 shtator 1992 do ta PERJASHTOJË RFJ-ën (SERBI-MALI I
ZI) nga OKB. Në lidhje me këtë KS OKB duke mos rrezikuar me rezolutën nr. 795
të 11 dhjetirit 1992 do të vendosë që UNPROFOR të instalohen edhe në Maqedoni,
sepse kishte zëra që Ushtria serbe do të okupojë edhe këtë ish republikë. Prap
në lidhje me dhunën e ushtrisë serbe nepër zonat e luftës, KS OKB më 18 dhjetor
1992 aprovoi rezolutën për DHUNIMIN E FEMRAVA nepër Bosnje dhe Hercegovinë.
Përpiekja e KS
OKB për t` i frigësuar kriminelët
Duke e vrejtur se krimet vetëm sa po ishin më
të egra, sidomos në Bosnje e Hercegovinë, KS OKB me rezolutën nr. 808 më 22
shkurt 1993 duke lajmëruar THEMELIMIN e Gjykatës Nderkombëtare për ndiekje
penale ndaj përgjegjësve për vepra të rënda si dhe për shkelje te të drejtës
humanitare në ish Jugosllavi.
Maqedonia pranohet në OKB
Më 7 prill 1993 KS OKB me rezolutën nr. 817 do
të sjellë vendimin që Republika e Maqedonisë të pranohet në OKB, duke e frocuar
këtë pozicion edhe me rezloutën nr. 820 të 18 prillit 1993 si përkrahje të
Palnit VENS-OVEN.
Themelim i i
Gjyqit Nderkombëtar për ish Jugosllavinë
Duke pasur
informata të verifikuara nga tereni KS OKB më 25 maj 1993 do ta themelojë
Gjyqin Nderkombëtar për ish Jugosllavinë, që do të thot se krimet do të hetohen
në çdo cep të saj. Për të vrejtur se planifikuesit e luftës dhe zbatuesit e
krimeve do të hetohen dhe gjykohen, më 20 gusht 1993 KS OKB me rezolutën nr. 857 do t` i
përcaktojë gjykatësit e Tribunalit Hagës. Ata Gjykatës ishin nga: Egjipti,
Argjentian, Zvicra, Gvinea,Italia, Suedia,Kanda, Peruja, Polonia, Gjermania,
Nigeria, Rusia, Franca, Kina, SHBA, Mali, Uganda, Kostarika, Turqia, Siri
Lanka, Pakistani, Australia dhe Malezia (shiqo Rezolucije Saveta Bezbednosti
OUN …f. 75, ku janë edhe emrat e gjykatësve). Kështu për t` u kompletuar puna e
gjykatës, më 21 tetor 1993 KS OKB me rezolutë nr. 877 do ta emrojë PROKURORIN e
Gjykatës Nderkombëtare për ish Jugsllavinë zotëri Ramon Eskovar Sallomën.
(shiqo: Rezolucije SB za bisu Jugoslaviju…f. 81).
Pas kësaj rezolute do të kemi një luftë shumë
të egër në Bosnje, e cila do të mbyllet në Konferencëne Dejtonit, konferencë
kjo që do ta hapë një plagë të pasheruar për tërë historinë dhe jetën e popujve
në Bosnje Hercegovinë, për faktin se do të krijohet një faktor politik që kurrë
nuk kishte ekzistuar e që quhet Republika Serbe.
Rezolutat historike të KS OKB-ës për Kosovën
Dihet se nga viti 1993 në Kosovë vepronin grupe
të armatosura guerile, që i sulmonin postblloqet e okupatorit në çdo cep të
Kosovës. Lidhur me këtë është e vërtetë historike se grupet e UÇK-ës kurrë nuk
kanë sulmuar civilë të pafajshëm serbian. Por është e vërtetë në anën tjetër se
okupatori për çdo ditë tregu po rrahte shqiptar pa asnjë shkak. Madje po
orgaizonte edhe racione duke i sulmuar familjet e mëdha shqiptare, krejtë me
qellim që populli të frigësohet e ta lëshojë Kosovën, për të siellë në trojet e
tyre kolonistë nga Kroacia, sipas Marrëveshjes Millosheviq-Tuxhman më 1991.
Sulmi ndaj një
familje emblematike shqiptare
Në lidhje me këtë që u tha më lartë, rezoluta e
parë e KS OKB nr. 1160 e aprovuar UNANIMISHT më 31 mars 1998 për Kosovën ishte
paralajmrimi i parë zyrtar se padrejtësitë dhe krimet ndaj shqiptarëve, falë
qëndrimit të palëkundur të SHBA, Anglisë, Gjermanisë dhe Austrisë do të hetohen
në çdo aspekt. Në lidhje me këtë, opinioni nuk duhet harruar se më 5-7 mars
1998 në Prekaz (lokalitet në Kosovën qendrore-Drenicë, komuna e Skenderajit)
një shtet do të hynë në luftë frontale me një familje duke provuar ta shfarosë
dhe duke provuar ta frigësojë popullsinë nepër lokalitete tjera, sepse me
UÇK-me qeta e saj, okupatori disa herë kishte dalë humbëse në ushtarë e policë,
prandaj hakmarrja pasonte ndaj civilëve shqiptar të pambrojtur.
Kështu duhet konkluduar se lufa na është
imponuar si faktor mbrojtës, sepse nuk kishim asnjë infrasturktur ushtarke e
politcore, po na mungonte edhe armatimi, çështja e armatimit të UÇK do të bërët
detyrë parësore e një shtrese të popullsisë që nuk mund ta duronte okupimin
serbian.
E vërteta, Rezoluta 1160 e 31 marsit 1998
mbështetej nder të tjera edhe në Kaptinën e VII të Kartës së OKB-ës, që do të
thot se nëse krimet ndaj popullit të pambrojtur shqiptar eskalojnë KS OKB do të
intervenoj me froca ndërkombëtare.
Pse
intervenoi NATO më 24 mars 1999
Në Kosovë kishte luftë frontale në mes UJ dhe
policës serbo-malazeze me një anë dhe UÇK-ës në anën tjetër. Në këtë luftë të
pabarabartë falë motivit për çlirim UÇK në çdo betejë do të dali fituese
morale, e në disa raste edhe fituese ushtrake sepse luftetarët kishin një
perpvojë solide që ta mposhtin armikun.
Me rezolutën 1169 Kaptina VII e OKB më nuk
kishte kuptim asnjë rezolutë. Shkurt populin shqiptar e shpëtonte vetëm një
superfqi siq ishte NATO me bombardimet 78 ditëshe me 1018 avinonë supermodern.
Por fitorja e NATO-s nuk do të ngjnate po mos të ishte Ushtria Çlirimatre e
Kosovës këmbësoria e saj legjitime dhe legale. Me këtë koalicion në botën e
civilizuar do të fillojë për t` u shënuar Epoka e NEOLUFTËS, e cila lirisht
mund të quhet edhe Epoka e Adem Jasharit me familje.
Shkrimi i dedikohet Adem Demaçit që sakrifikoi
28 vjet burgje jugosllave dhe 3 vjet luftë politiko-diplomatike për çlirimin e
Kosovës.
Më 22
shkurt 2023