Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/02/22

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës kërkon që para bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë të vendoset përmendorja e Jusuf Gërvallës

 Jusuf Gërvalla

Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës

K Ë R K E S Ë

Kryeparlamentarit, z. Glauk Konjufca, kryetari të Qeverisë, z. Albin Kurti, ministrit të Kulturës, z. Hajrulla Çeku dhe kryetarit të KK të Prishtinës, z. Përparim Rama Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës Ju drejtohet me këtë kërkesë që para bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë të vendoset përmendorja e shkrimtarit, artistit dhe luftëtarit të lirisë, JUSUF GËRVALLA. Veprimtaria e tij letrare, artistike e atdhetare tashmë është e njohur pothuajse për çdo shqiptar, prandaj të dhëna të tjera për këtë figurë dhe për këtë rast, pos emrit të tij, na duken të panevojshme. Jusuf Gërvalla ka krijuar monumentin artistik dhe të lirisë, ne kemi borxh t’ia ngremë monumentin fizik të lavdisë. Duke pasur konsideratë të veçantë për këtë personalitet historik, kulturor e atdhetar shpresojmë se kërkesa jonë si asociacion i kulturës e i letërsisë do të gjejë mirëkuptimin dhe përkrahjen tuaj.

 Kryesia e LSHK-së , Prishtinë

Kryetari Prof.Dr.Shyqri Galica

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...