2023-02-24

Nga Flori Bruqi : Sot Akademik Prof.dr.Sylë Tahirsylaj, u shpall nga Komuna e Deçanit ,"Qytetar nderi."


FLORI BRUQI




Bashkim Ramosaj Kryetar dhe Syle Tahirsylaj duke pranuar dekoratën nga Kryetari , më 28 shkurt 2023



Kryetari Komunës së Deçanit  zt. Bashkim  Ramosaj ,e ka nderin që ta shpallë sot   ''Qytetar nderi të komunës së Deçanit" ,

shkencëtarin isniqas , Akademikun  e AAAS-it,  Profesorin dhe dr e shkencave të fizikës  Sylë (Ramë) Tahirsylaj nga Isniqi, Komuna e Deçanit më vendbanim në Prishtinë .


AKADEMIK PHD Sylë Tahirsylaj



 Sylë Ramë Tahirsylaj, ka lindur  në Isniq të Deçanit, më  datën 15 gusht 1949



Shkollën fillore e kreu në Isniq  ndërsa Shkollën e Mesme Teknike e kreu në Prishtinë në vitin 1968. 


Nga solemniteti 



Studimet e  fizikës i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976. 

Flori Bruqi duke ja dorzuar akdemikut Tahirsylaj Librin
Leksikon enciklopedik të AAAS-it




Studimet posdiplomike  i filloi në Fakultetin e Fizikës Teknike pranë  Universitetit të Beogradit, ndërsa ato i përfundoi për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin  Shtetëror të Tiranës. Tezën e doktoraturës s e mbrojti në vitin 1996, nga fusha e Fizikës së Atmosferës-Meteorologjisë fizike në Tiranë. 





Në vitin 1997 u punësua si pedagog i fizikës, në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.

Ishte  drejtor i Institutit hidrometeorologjik të Kosovës prej vitit 1999 deri në vitin 2013, si dhe  ishte profesori  i parë nga Kosova në Organizatën Botërore të Meteorologjisë (WMO) dhe CIMO, etj.





 Pushtetarët serb, që ishin  të instaluar dhunshëm në Entin Meteorologjik të Kosovës , e larguam professor dr. Sylë Tahirsylajn me  shumë punonjës studiues  të meteorologjisë që punonin në Entin Meteorologjikë të Kosovës (1990). 

Pas largimit nga puna profesori  Sylë  Tahirsylaj u punësua në arsim , si dhe i vazhdoi studimet posdiplomike  të Fizikës në Universitetin Shtetëror të Tiranës. 

Pas përfundimit të luftës në vitin 1999, Sylë Tahirsylaj, emërohet drejtor në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës ku për shkaqe dhe rrethana  ende të panjohura për opinionin e gjerë Kosovar nuk  dihet  pse u dogj më qëllim i tërë dokumentacioni meteorologjikë , i cili datonte nga Vjetari i parë i vitit 1925 e deri në çlirimin e tij nga pushtuesi serb në vitin 1999. 





Drejtori  legjitim i Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës në tetor të vitit 2013 dha dorëheqje të pa revokueshme  në favor të vazhdimit të punës akademike në Universitetin e Prishtinës. 

Ky  institucion  ishte njeri prej institucioneve të para të Kosovës që u rikrijuara pas luftës, nën drejtimin e meterologut të pare në Kosovë  Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj, I cili ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit të ri, duke kryer detyrat dhe përgjegjësitë ndaj institucioneve shtetërore dhe kërkesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës . Për  ngritjen e sistemit të monitorimit, zoti  Sylë Tahirsylaj ka zhvilluar  në mënyrë bashkohore rrjetin hidrometrikë  të Kosovës, që aktualisht I ka 22 stacione në tërë Kosovën   e bëjnë matjen e nivelit dhe sasisë së ujërave,  si dhe rrjetin e monitorimit të cilësisë së ajrit,  me pajisjen e laboratorit me mjete moderne për analizat e cilësisë së ujërave, të tokës dhe ajrit. 






Falë  punës së palodhshme  të profesorit  Tahirsylaj, është afirmuar edhe  puna shkencore në  Institutin HidroMetereologjik të Kosovës në apektin  ndërkombëtare si dhe është bërë anëtarësimi i këtij institucion në Organizatat Ndërkombëtare të meteorologjisë, si dhe është bërë certifikimi i tij në "EUMETSTAT". 

Akademik Sylë  Tahirsylaj ka botuar dhjeta punime në shumë revista më impakt faktorë ndërkombëtarë në literaturën anglosaksone ,si dhe në shumë vende të tjera të botës :Angli,USA,Australi,Evropë etj.

Profesor  Sylë Tahirsylaj është i dekoruar më shumë mirënjohje nga Institucionet edukativo –arsimore të Kosovës, si  Rektoratai i Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë ,disa  mirënjohje tjera  nga Lidhja e Studenteve të Fakultetit të Bujqësisë  dhe I  Vetrinarisë, në Prishtinë  si dhe  nga Lidhja e Studentëve e UP-së /2021/.

 Dhe krejt në fund në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane me seli në New Jork,Tiranë,

Prishtinë dhe Shkup  i Falenderojmë  përzemërsisht Asembleistet e Komunës së Deçanit si dhe vetë presidentin  e Komunës së Deçanit ,zt Bashkim Ramosaj, për ndërimin e zt.Sylë Tahirsylaj më titullin e lartë “ Qytetar Nderi i Komunës së  Deçanit”.

Ju Faleminderit.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...