Shkruan Flori Bruqi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Joe Biden, e ka quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, kriminel lufte, pas një sërë sulmesh të raportuara të ushtrisë ruse në spitalet, maternitetet dhe objektivat tjera civile në Ukrainë.
Që nga fillimi i luftës në ukrainë, më 24 shkurt 2022 , zyrtarët ukrainas thonë se janë vrarë me dhjetëra e mijëra civilë.
Ato që kanë tronditur botën në mënyrë të veçantë, kanë qenë imazhet nga Buça, qytet në rajonin e Kievit.
Pas tërheqjes së forcave ruse atje, në fillim të këtij muaji, qyteti u pa me varre masive dhe trupa të pajetë njerëzish nëpër rrugë - disa prej tyre edhe me duar të lidhura nga pas.
Ukraina ka fajësuar forcat ruse për qindra vrasjet; Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi.
Por, presidenti JOE Biden ka thënë se ka prova të fuqishme për mizoritë e kryera nga trupat ruse dhe ka bërë thirrje për gjykimin e VLLADIMIR Putinit.“Ai është kriminel lufte. Duhet t’i mbledhim informacionet. Duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të vazhduar luftën. Duhet t’i sigurojmë të gjitha detajet që të kemi një gjykim për krime të luftës.
Sulmi me raketë kishte për objektiv komandën në aeroportin Chornovaivka në afërsi të qytetit të okupuar Kherson, dhe aty mbetën të vrarë të paktën një gjeneral, një kolonel dhe 12 oficerë.
Ky sulm ishte kryer me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, që së fundmi Shtetet e Bashkuara ia dhanë ukrainasve. Në video shihet momenti i shpërthimit të kësaj baze, e në kanalet e ndryshme ruse në Telegram, thuhet se Putin është i nervozuar që sistemit raketor rus S-400 nuk po mund të mbrojë forcat e tij.
Ky lajm dhe videoja vjen në kohën kur Ukraina ka zbuluar planin për një ofensivë në shkallë të gjerë, që do të zmbrapste rusët nga territori i Ukrainës – duke angazhuar një milion ushtarë.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Olekssi Reznikov zbuloi se presidenti Volodymyr Zelensky, i ka dhënë urdhrave gjeneralëve të hartojnë planin për sulm dhe të përpilojnë listën e pajisjeve që do t’ju duhen për ta kryer me sukses sulmin.
Reznikov theksoi se puna e tij më pas do të jetë takimit me aleatët perëndimorë, ku nga ta do të kërkojë armë siç është vepruar në rastin e sistemit raketor amerikan HIMARS.
“Jemi popull i botës së lirë dhe kërkojmë drejtësi dhe çlirim. Kemi afërsisht 700 mijë trupa të armatosura dhe kur i shtojmë gardën nacionale, policinë, rojat kufitare – jemi rreth një milion”, shtoi ai për Times.