Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/02/19

Kryeministri i KosovKurti takohet me Admiralin Munsch, thotë se Kosova është e gatshme t’ia kthejë të mirat NATO-s

 


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me admiralin Stuart B. Munsch – komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.





Kurti ka përmendur kontributin e NATO-s në parandalimin e gjenocidit në Kosovë gjatë këtij takimi. Po ashtu, Kurti ka shtuar se NATO është pjesë jetike e sigurisë në Kosovë derisa ka përmendur edhe pjesëmarrjen e Kosovës në manovrën gjigande ushtarake të NATO-s “Defender Europe”




“Nga ndalimi i gjenocidit në ’99 deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë. Siç diskutova me Admiralin Munsch, ne jemi gati të kthejmë të mirat. Edhe këtë vit Kosova do të jetë edhe një herë pjesëmarrëse dhe vend pritës i Defender Europe 23.”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po ashtu në kuadër të Konferencës në Mynih, është takuar me admiralin Stuart B. Munsch- komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Zyra e Presidencës njofton se Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-së në Kosovë.





Gjithashtu, në takim është “diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej”.





No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...