Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/02/23

Biden me porosi të qartë: Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u premtoi sot anëtarëve të Evropës Lindore, se SHBA-ja do të “mbrojë çdo pëllëmbë të NATO-s”, duke u dhënë atyre një garanci sigurie një ditë pasi Rusia njoftoi se nuk do të marrë më pjesë në traktatin historik të kontrollit të armëve bërthamore


Joe  Biden ia tha këtë përfaqësuesve të Nëntëshes së Bukureshtit, anëtarë të NATO-s nga Evropa Lindore, liderët e të cilëve u takuan në Varshavë, dy ditë pas vizitës së Biden të paparalajmëruar në Kiev dhe një ditë para përvjetorit të fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt 2023.





“Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s është absolutisht i qartë. Neni 5 është një angazhim i shenjtë i bërë nga Shtetet e Bashkuara. Ne do të mbrojmë fjalë për fjalë çdo hap të NATO-s, çdo hap të NATO-s”, tha  Joe Biden.





No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...