2015-06-18

Shpend Maxhuni, ka pritur në një takim një delegacion nga Gjermania, përkatësisht nga shteti North Rhine Westphalia

Premtohet ndihmë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka pritur në një takim një delegacion nga Gjermania, përkatësisht nga shteti North Rhine Westphalia, të udhëhequr nga Ralf Jäger, ministër i Brendshëm dhe Dieter Wehe, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së shtetit të North Rhine Westphalia.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, Maxhuni ka thënë që insicutioni që udhëheq është i gatshëm të anëtarësohet në Interpol dhe Europol.
“Policia e Kosovës tashmë ka dëshmuar veten se është e përgatitur të jetë pjesë e të gjithë mekanizmave ndërkombëtarë policorë, si: INTERPOL-i, EUROPOL-i etj. me qëllim parandalimin, luftimin e kriminalitetit si në vend, rajon dhe më gjerë dhe se kjo mbetet ndër objektivat kyçe të PK-së”, tha Maxhuni.
Nga ana e tij Ralf Jäger, falënderoi Policinë e Kosovës, në këtë rast drejtorin Maxhuni për pritjen dhe njëkohësisht premtoi se në takimin, që do ta ketë me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë do ta diskutojë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe EUROPOL.
Gjatë takimit, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, të dy krerët e policive të të dy vendeve u zotuan për bashkëpunim të ndërsjellë në mes të dy policive si dhe avancimin e përbashkët në fushën e parandalimit dhe luftimit të krimit.

Të lumtë Dr. Flora Brovina



Brovina mbështet fillimin e punës së Spitalit Amerikan (Video)

Dr.Flora Brovina mbështet fillimin e punës së 
Spitalit Amerikan në Prishtinë



Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Flora Brovina, nuk e ka asnjë dilemë nëse Spitali Amerikan duhet të operoj apo jo në hapësirën brenda qendrës më të madhe publike shëndetësorë në vend (QKUK).

Brovina ka thënë se ka pasur reagime nga qendra Klinike Universitare rreth këtij spitali por vlerëson se në të gjitha vendet e botës brenda hapësirave të spitaleve publike ekzistojnë edhe spitalet private.
“Në gjitha vendet e botës ekzistojnë brenda oborreve të spitaleve publike edhe spitale private”, ka thënë kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Flora Brovina.

Edhe ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani në emisionin Zona B në Klan Kosova ka folur për Spitalin Amerikan, i cili është duke u ndërtuar në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërtimi i të cilit është kritikuar nga Sindikata e Shëndetësisë dhe disa parti politike.

“Çështja e Spitalit Amerikan është diskutuar edhe gjatë vizitës time në Departamentin e Shtetit, në Washington, mirëpo kjo nuk është më në dorë të ministrisë që unë drejtoj, por nën autoritetin e Qeverisë. Prokuroria ka vendosur që t’ua lejojë punën dhe jemi në pritje të dokumentacionit për ndërtimin e spitalit”, ka thënë ministri Rrahmani.

Kur ka folur për licencimin e spitalit amerikane, Brovina ka thënë se nuk është në kompetencën e Komisionit për Shëndetësi, por që sipas saj, anëtarët e Komisionit duhet ta vizitojnë spitalin amerikan për të parë më afër kushtet dhe shërbimet mjekësore që ofron ky spital.

“Nuk është në kompetencën time kjo çështje, si komision duhet ta vizitojmë spitalin për të parë kushtet rreth ofrimit të shërbimeve nga ky spital. E dyta ne kemi ligjin që barazon shërbimet private dhe publike”, ka thënë Brovina.


Sllovenia po verifikon nëse Haradinaj u gjykua në Hagë për veprat që akuzon Serbia

Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj i cili u arrestua dje në Aeroportin e Lubjanës ka thënë se nuk i frikësohet ekstradimit në Serbi por ka thënë se në rastin e tij Sllovenia është sjellë turpshëm.

“Unë jam në Lubjanë, po pres vendimin për t’ma kthyer pasaportën që të udhëtojë drejt Prishtinës. Kjo situatë është e papranueshme për mua, që Sllovenia nuk e ka pastruar këtë punë. Nëse nuk është gabim i tyre, nëse sistemi i tyre nuk ka gabuar, atëherë ky është një qëllim i keq i autoriteteve këtu. Nuk brengosem fare për Serbinë, unë jam qytetar i Kosovës” ka thënë Haradinaj për N1.

foto

Gjykata e Qarkut në Kranj do të vërtetojë nëse në Serbi ekziston aktakuza kundër Ramush Haradinajt i cili të mërkurën u ndalua në aeroportin Brnik të Lubjanës transmetojnë mediat sllovene.

rambo

Gjykata gjithashtu do të kontrollojë nëse Haradinaj, për veprat të cilat e akuzon Serbia është gjykuar në gjykatën për krime lufte në Hagë.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se ekzistimi i urdhër arrestit serb që nga viti 2006 në bazë të së cilit edhe u arrestua Haradinaj është vërtetuar nga policia, përcjell kp.

Me këtë rast gjykata ka përsëritur se shtetasi i Kosovës pa e bërë emrin publik do të gjendet në territorin slloven aq kohë derisa çështjet e mësipërme nuk zgjidhen

plisat

Tifogrupi i Prishtinës, “Plisat”, kanë kërcënuar Slloveninë duke i kërkuar që ta lirojnë Ramush Haradinajn. Ata kanë vendosur disa mjete piroteknike në hyrje të kompanisë IPKO dhe kanë publikuar videon në Facebook. “Ose lironi Ramush Haradinajn, ose çka ka të Sllovenisë kemi mi kall”, kanë shkruar Plisat në Facebook.


Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Al –Jazeera Balkans ka thënë se nuk e di se kur do të marrë fund procedura nga Gjykata e Sllovenisë e cila pritet të vendos rreth flet-arrestit të lëshuar nga Serbia.
Haradinaj i cili është duke pritur në Slloveni vendimin e Gjykatës rreth fletë-arrestit të Serbisë ka thënë se nuk e di se kur do të marrë fund procedura, transmeton Indeksonline.
“Nuk kam informacione se kur do të përmbyllen procedurat. Më kanë thënë se kjo nuk do duhej të zgjasë, por nuk e di saktësisht. Kam udhëtuar në shumë vende të Bashkimit Evropian, si edhe në SHBA. Kjo është befasi, pasi që e ka bërë një vend i vlerësuar i Bashkimit Evropian, pasi që Interpoli e ka shfuqizuar atë flet-arrest të bashkësisë së dikurshme të shteteve Serbi-Mali i Zi dhe ai më nuk ekziston. Është absurde dhe jologjike këtë që e kanë bërë autoritetet sllovene. Nuk ekziston arsyetim për këtë, pasi që unë jam përgjigjur për të gjitha ato akuza para Tribunalit të Hagës. Nuk ka arsye që një vend anëtar i OKB-së nuk e respekton atë që e ka vendosur institucioni më i lartë i drejtësisë”, ka theksuar ndër tjera Haradinaj.

Kalon rezoluta për arrestimin e Ramush Haradinajt, Kosova i dërgon Notë Proteste Sllovenisë
Foto: Bota sot
(E plotësuar) - Projektrezoluta për arrestimin e Ramush Haradinajt morri 65 vota nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Këto vota u morën në rundin e dytë të votimit të saj pasi në rundin e parë nuk mori votat e mjaftueshme.
Me këtë rezolutë i kërkohet Qeverisë së Kosovës dhe presidentes së Kosovës urgjentisht të kërkojnë nga autoritetet sllovene që Ramush Haradinajt pa asnjë kusht dhe menjëherë ti kthehet pasaporta diplomatike dhe ti lejohet kthimi në Kosovë.
Po ashtu me këtë rezolutë Qeverisë Kosovës i kërkohet që të flas urgjentisht me Brukselin dhe të bëjë pastrimin e listave.
Ndërsa si pikë e tretë e kësaj rezolute ishte që Qeveria e Kosovës t’i vëjë notë proteste shtetit të Sllovenisë.
​Mustafa: Nuk ka arsye për notë proteste për Slloveninë
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të bëhet notë proteste ndaj Sllovenisë.
“Ne duhet të kërkojmë që ky problem të zgjidhet, por me marrëveshje ndërkombëtare në Bruksel”, ka thënë Mustafa.
Mustafa apelon që Haradinaj të kthehet në Kosovë dhe këtë sipas tij e ka kërkuar edhe me bisedat me kryeministrin e Sllovenisë.
Ai ka sqaruar edhe procedurat e ndalimit të Haradinajt që sipas tij autoritetet sllovene kanë vepruar në bazë të fletë arrestit që ata e kanë pasur nga Interpoli.
“Me Slloveninë kemi bashkëpunim të thellë ekonomik dhe shtetëror dhe këto duhet t’i mbajmë edhe më tutje”, ka thënë Mustafa.
​Veseli kërkon ta lexojë njëherë Rezolutën e më pastaj të votojnë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka marrë fjalën si deputet duke kërkuar që secili ta shikojë njëherë Rezolutën që e kanë hartuar grupet parlamentare e më pastaj ta votojnë.
Sipas tij në këtë rast nuk duhet të ngutet të dërgojnë nota proteste pa e ditur mirë se çka shkruhet në rezolutë.
Ndërsa zëvendëskryeministri Hashim Thaçi tha se problemi në këtë rast nuk është Sllovenia por Interpoli.
​Thaçi: Këto incidente nuk duhet të ndikojnë në raportet tona me Slloveninë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ndalimin e kreut të AAK-së në Lubjanë të Sllovenisë.
Ai, ka kërkuar që incidentet si ky i kreut të AAK-së, por që kanë ndodhur edhe më herët me Agim Çekun, Fatmir Limajn dhe me vetë atë, të mos ndikojnë në prishjen e raporteve bilaterale dhe të shkëlqyera që Kosova ka me Slloveninë.
“Të gjithë jemi dëshmitarë të një liste të emrave me aktakuza të kohës së Millosheviqit të cilat janë përsëritur edhe në vitin 2006 nga Kushtenica. Ajo që ka ndodhur dje ka ndodhur edhe me zyrtarët e tjerë, por edhe me mua edhe në Lubjanë edhe në Budapest, por edhe me ish – kryeministrin Agim Çekut. Natyrisht se ky fenomen është shqetësues. Jemi angazhuar maksimalisht me të gjitha autoritetet ndërkombëtare që kjo çështje të tejkalohet dhe të zgjidhet menjëherë e përgjithmonë. Kjo çështje zgjidhet drejtpërdrejt nga Brukseli”, tha Thaçi gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Thaçi tha se ndalimi i deputetit Haradinaj mund të jetë çës htje procedurale e ndonjë polici i cili sipas tij detyrohet të veprojë sipas listës që ka.
Ai e ka quajtur të pajustifikueshme ndalimin e Ramush Haradinajt, por që kjo çështje sipas Thaçit duhet të diskutohet seriozisht në Bruksel dhe kjo çështje të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.
****
Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës pas ndalimit të Ramush Haradinajt në shtetin e Sllovenisë kanë kërkuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme lidhur me këtë ngjarje e cila më pas u miratua nga ana e deputetëve me 65 për dhe asnjë kundër
Lidhur me arrestimin e Haradinajt i pari u deklarua kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili tha se veprimet e tilla janë të pa pranueshme dhe si të tilla kanë shkaktuar shqetësime për të gjithë qytetarët e vendit.
Veseli: Rasti që ka ndodhur është i pa pranueshëm
“Ne jemi jashtëzakonisht të interesuar të kemi raporte jashtëzakonisht të mira dhe të vazhdojmë raportet me shtetin e Republikës së Sllovenisë. Megjithatë rasti që ka ndodh për ne është i pa pranueshëm. Realisht ka krijuar shqetësim”, tha Veseli.
Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi në emër të subjektit të saj ka paraqitur mocionin procedural, duke kërkuar kështu një seancë të jashtëzakonshme lidhur me ndalimin e Haradinajt, duke e quajtuar skandal dhe goditje dhe fyrje të rëndë për shtetin e Kosovës.
Petroviq: Mendoni me koka të ftohta
Sllobodan Petroviq në emër të Listës Serbe ka thënë se e kupton shqetësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës e sidomos të atyre të AAK-së por sipas tij “mendoni pak me koka të ftofta e jo të ketë moment nervoze”.
Sipas Petroviqit edhe Lista është që ky problem që ka ndodhur me Haradinajn të zgjidhet me qetësi .
“E kuptojmë situatën por duhet të mendojmë se si duhet të dalim nga kjo situatë”, ka thënë Petroviq.
Edhe Duda Bale në emër të Grupit 6+ ka shprehur shqetësimin në lidhje me arrestimin e Haradinajt me urdhër arreste serbe. Me këtë rast ajo ka përmendur edhe rastin e ushtarakut boshnjakut Naser Oriq i cili u arrestua në Zvicër me urdhër arrest të Serbisë.
AAK propozon rezolutë për lirimin e Ramush Haradinajt
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që gjatë seancës së sotme që të nxjerrët një rezolutë nga Kuvendi i Kosovës, për veprimet që do të ndërmerren rreth rastit të Ramush Haradinajt.
Deputetët kanë lëshuar sallën duke dalë për një pauzë dhjetë minutësh, për t’u koordinuar lidhur me propozimin për këtë rezolutë.
Këtë kërkesë e cila e bëri deputetja Donika Kadaj – Bujupi, e mbështeten edhe partitë tjera në Kuvend
Berisha: Arrestimi i Haradinajt, politikë fashiste e Serbisë
Zafir Berisha, deputet i NISMA-s ka thënë se arrestimi i Ramush Haradinajt është vazhdimi i politikës fashiste të Serbisë.
Ai ka kërkuar që t`i kthehet dinjiteti pasaportës diplomatike dhe Kuvendit të Kosovës.
“Çështja e ndalesës së Ramushit është vazhdimi i politikës fashiste të Serbisë. Ramush Haradinaj është ndalur pas shumë ndaljeve të tija, por pozita e tij si luftëtarë e si deputet na bën të debatojmë për të.
Duhet t`i kthejmë dinjitetin pasaportës diplomatike e këtij Kuvendi. Ministri i Jashtëm është dashur që dje të reagojë menjëherë”, ka thënë Berisha.
Lekaj: Sllovenia po bën hajgare me Shtetin e Kosovës
Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se dje në shtetin slloven është ndaluar një qytetar i Kosovës, një luftëtar, një ish-Kryeministër në bazë të një dokumenti të Serbisë.
“Është tallje me Shtetin, Qeverinë e Presidenten”, ka thënë Lekaj,
Ky zyrtar i AAK’së ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt .
Lekaj ka thënë se nëse s’ka veprime nga institucionet atëherë këtë punë do ta kryejnë qytetarët e Kosovës.
“Askush s’duhet të tallet me qytetarët e deputetët tanë”, ka thënë ai.
​Konjufca: Sllovenia ka prekur në sovranitetin e Kosovës
Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se me ndalimin e Ramush Haradinajt, Sllovenia ka prekur në sovranitetin e Kosovës, duke ia konfiskuar edhe pasaportën diplomatike.
Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se arrestimi i Ramush Haradinajt nuk është hera e parë që po i ndodh një luftëtari të UÇK-së.
Ai ka përmendur rastin e Agim Çekut, Fatmir Limajt e tash së fundi, të Haradinajt. Ndëra, për këtë nuk e ka fajësuar Slloveninë, por Serbinë e cila në vitin 2004 kishte lëshuar fletëarrest për Ramush Haradinajn.
“Nuk është hera e parë që kjo po ndodhë, sepse që nga 2004-ta është e treta herë, me Çekun, Limajn dhe tash Haradinajn. Haradinaj nuk shkoi në Hagë për shkak të këtij fletëarresti por shkoi vullnetarisht. Kjo që ndodhi nuk mund ta amnistojë as Republikën e Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se Sllovenia është pasojë e politikës së Serbisë.
“Është keq që një vend si Sllovenia e bëri një gjë të tillë. Ajo është vetëm pasoja sepse problem politik është vetëm Serbia. Këtë e them se kemi dëgjuar shumë reciprocitet për vende edhe si Bosnja e Hercegovina e Sllovenia, por jo nga Serbia. Kjo e fundit është ajo që I ka lëshuar këto fletëarreste ndaj luftëtarëve të UÇK-së”, ishin fjalët e Konjufcës
Beqiri: Haradinajt t’i lejohet menjëherë të kthehet në Kosovë
Ismet Beqiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se ndalimi i Ramush Haradinajt dëmton raportet me Sllovenin, si një shtet që vlerësojmë që ka qenë korrekt në momente të rënda.
“Ndalimi i Haradinajt është veprim i pa pranueshëm dhe iu pa drejt. Ne besojmë se disa zyrtar të shtetit slloven nuk mendojnë si qytetarët slloven. Ne kërkojmë t’i lejohet menjëherë të kthehet në Kosovës, zyrtaret tonë të angazhohen që kjo të zgjidhet dhe një gjë e tillë të mos ndodhë.
Grabovci kërkon lirimin e Haradinajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci kërkon që praktikat si në rastin e liderit të AAK-së Ramush Haradinajt të ndërpritet.
Shqetësimi më i madh sipas Grabovcit është se kanë të bëjnë me një shtet mik siç është Sllovenia.
“Rasti i tillë është edhe një provokim i rëndë që po iu bëhet qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”, tha Grabovci në seancën e Kuvendit.
Grabovci kërkon angazhim serioz nga të gjitha institucionet që këto praktika të ndërpriten.
“PDK kërkon që listat që provokojnë mbi 300 qytetarë të Kosovës duhet të pastrohen dhe këto të hiqen njëherë e përgjithmonë”, tha Grabovci.
Muja dorëzon pasaportën diplomatike
Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës Shaip Muja ka dorëzuar pasaportën e tij diplomatike tek kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Ai tha se ky pasaport është i pavlerë duke i ftuar në të njëjtën kohë edhe deputetët tjerë që ta bëjnë një gjë të tillë.
Muja ka kërkuar po ashtu që të ndërprehen edhe bisedimet me Bashkimin Evropian rreth Procesit të Stabilizim Asociimit dhe marrëveshjeve me Serbinë.
Kadaj-Bujupi: Sllovenia bëri veprim si shtetet e Regjimit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar kërkesën e grupit parlamentar të AAK-së, për seancë të jashtëzakonshme ndaj ndalimit të Ramush Haradinajt në Slloveni.
Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të mbahet seancë e jashtëzakonshme, ndaj ndalimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Slloveni.
Kadaj-Bujupi ka thënë se ndalimi i Ramush Haradinajt nga policia sllovene është irritues, i papranueshëm dhe fyes si për Kosovën ashtu edhe për të gjithë ne.
“Sllovenia bëri përjashtim nga shtetet e tjera të BE-së dhe bëri veprim si shtetet e Regjimit. Kërkojmë që të lirohet menjëherë në këto momente z.Haradinaj dhe Sllovenia të heq dorë nga këto praktika dhe të bëhet si shtetet e tjera të Evropës”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Seancë e jashtëzakonshme për Haradinajn
Kuvendi i Kosovës ka votuar pro seancës së jashtëzakonshme për kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Seanca erdhi si propozim i Donika Kada Bujupi, ndërkohë pas kësaj seance vazhdon ajo e rregullta.

​AAK vazhdon protestën para ambasadës së Sllovenisë
Deputetë, zyrtarë e mbështetës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po vazhdojnë protestën para ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë.
Ata po vazhdojnë të kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt dhe mundësinë që ai të kthehet në Kosovë, pas arrestimit të djeshëm, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia. Në përkrahje të komandantit të tyre, kishin dalw edhe ushtarët e zonës së Dukagjinit, të cilët shprehin mllefin me veprimin e autoriteteve sllovene.
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi tha për KosovaPress, se do të qëndrojnë para ambasadës sllovene deri në lirimin dhe mundësinë e kthimit të Haradinajt në shtëpi.
Mirëpo, ajo ka kërkuar nga institucionet e vendit që të ndërmarrin veprimet e menjëhershme për zbatimin e rezolutës së miratuar nga Kuvendit, sidomos të pikës së parë dhe të tretë, që kanë të bëjnë me lëshimin e një note proteste dhe kthimin e pasaportës diplomatike Ramush Haradinajt dhe kthimi i tij në shtëpi.
“Pas aprovimit të Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës ne po kërkojmë që menjëherë institucionet e vendit t’i marrin veprimet konform pikave të kësaj rezolute, respektivisht të lëshohet për Slloveninë një notë proteste dhe kërkesë nga presidentja e kryeministri e menjëhershme për institucionet e Sllovenisë që Haradinajt t’i kthehet pasaporta diplomatike dhe t’i mundësohet kthimi në shtëpi. Kjo është pika që kërkojmë të zbatohet sot. Sa i përket informatave të tjera ende jemi në pritje dhe nuk ka ndonjë ndryshim”, tha Kadaj-Bujupi.
Ajo tha se ende nuk kanë informacione nga shteti slloven rreth rastit të Haradinajt, por janë duke pritur. Derisa, e pyetur nëse faktori ndërkombëtar ka lëvizur në këtë drejtim, Kadaj-Bujupi shtoi se kjo është çështje e institucioneve të Kosovës.
“Kjo është çështje që institucionet e Kosovës duhet të reagojnë në formën institucionale dhe konform të vendimit të rezolutës së Kuvendit në dy pikat që janë të menjëhershme dhe urgjente, për të vazhduar me pikën e tretë e cila kërkon kohë që lidhet me pastrimin e listave për ish ushtarët e UÇK-së. por dy pikat, e para dhe e treta janë pika që menjëherë të vihen në zbatim në mënyrë që Haradinaj të kthehet në shtëpi pranë familjes”, theksoi ajo.
Në përkrahje të ish komandantit të tyre, para ambasadës sllovene kishin dal edhe ish ushtarët e Zonës Operative të Dukagjinit.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Avdyl Mushkolaj tha se do të qëndrojnë para ambasadës sllovene deri në kthimin e ish komandantit të tyre Ramush Haradinaj, i cili padrejtësisht është arrestuar nga autoritetet sll ovene.
“Kemi ardhur që të reagojmë para ambasadës sllovene për shkak të ndalesës së ish komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Kemi qenë edhe mbrëmë, do të qëndrojmë edhe sot derisa të lirohet dhe unë besoj se kjo protestë do të zgjatë derisa ai të kthehet në vendlindjen e tij”, tha Mushkolaj.
Sipas tij, veprimi i Sllovenisë, është i padrejtë, pasi që edhe sot në vitin 2015 të arrestohesh me aktakuza të Serbisë, është një turp për Slloveninë.
OVL e UÇK-së: Arrestimi i Haradinajt do të ketë pasoja për Kosovën dhe Slloveninë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shprehet se është e indinjuar thellë për arrestimin e vazhdueshëm që po ju bëhet qytetarëve të Republikës së Kosovës me urdhra të Serbisë pushtuese, siç është edhe rasti më i ri i arrestimit të deputetit të Kuvendit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Zbatimi i urdhërarresteve të Serbisë-Malit të Zi, krijesë e cila nuk ekziston më, është tendencioz dhe me prapavijë politike. Arrestimi nga Sllovenia i z.Haradinaj, është i turpshëm dhe do të ketë pasoja për Kosovën dhe Slloveninë”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.
Prandaj shtohet më tej “Kërkojmë nga autoritetet e Sllovenisë që ta lirojnë urgjentisht Haradinaj; Kërkojmë nga Institucionet e Kosovës që ta bëjnë të pamundurën që ta kthejnë në Kosovë”.
Përndryshe, paralajmëron OVL e UÇK-së, përgjegjësinë për eskalimin eventual të situatës do ta bartin autoritetet sllovene dhe institucionet e Kosovës.
​AAK e vendosur të vazhdojë protestën para ambasadës sllovene
​AAK e vendosur të vazhdojë protestën para ambasadës sllovene

Ahmet Isufi ka thënë se Sllovenia duhet të kërkoje falje publike për këtë veprim. Po ashtu, ka bërë të ditur se sot kanë takuar Ambasadën e Sllovenisë, të cilës i janë drejtuar se nuk kanë se si t`i ndalin qytetarët të mos protestojnë para ambasadës.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur një konferencë për media lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt në Slloveni, ku në fjalën e tij, Ardian Gjini, nënkryetar i kësaj partie, ka thënë se do t`i dërgojë letër BE-së dhe vendeve të Kuintit që veprime të tilla të mos ndodhin më.
“Kërkuam që Sllovenia të kërkojë falje publike për një veprim të tillë. Ne i bëmë të ditur ambasadës se nuk mund t`i ndalim qytetarët që të protestojnë para ambasadës. Sllovenia nuk ka të drejtë që ta arrestojë Haradinajn”, është shprehur Isufi, raporton Indeksonline.
Ai ka sqaruar se Ambasada Sllovene është përgjigjur se është në kontakt me Slloveninë dhe se do të përpiqet që t`i jap zgjidhje këtij problemi.
Në këtë konferencë, AAK-ja ka thënë se do të mbahen protesta paqësore dhe se i fton të gjithë qytetarët që herë pas here të paraqiten para ambasadës sllovene.

PËR DINJITETIN KOMBËTAR

Image result for rasim bebo

Prof. Dr.Rasim Bebo

Të dy kryetarët e partive kryesore në Shqipëri, PS – PD, hapin fushatën elektorale me parullat: “VOTONI ME DINJITET” dhe “PUNONI ME DINJITET. Këta të dy zotërinj dhe grupi deputetëve që u shkojnë pas, janë brumi më i përfolur, që përplasen me revole dhe para, janë aktualisht deputetët më pa dinjitet. Dinjiteti njerëzor është forcë gravitacioni, që i jep kuptim jetës.

Ndërsa Flori Bruqi nënvizon: “Individ dinjitoz ështe ai, që ia del të jetë në paqe me veten dhe me të tjerët”. Një shoqëri që nuk kujdeset për lartësimin e dinjitetit të qytetarëve të saj, lëngon nga primitivizmi.


Komunizmi ka qenë armiku më i egër i dinjitetit njerëzor. Ai e kolektivizoi aq shumë personalitetin e çdo individi, sa jeta e secilit humbi veçantinë e saj. Komunizmi kënaqej me majmunërinë e turmave dhe i nxiste ato, të urrenin ata që ruanin me fanatizëm dinjitetin.

 Dinjiteti ishte një kërcënim i hapur për diktaturën. Burgjet dhe kampet e zeza të internimit ishin “mullinjtë” ku tirania bluante krenarinë shqiptare. Dinjiteti i të martirizuarve, nuk pranonte mëshirën. Kurse solidariteti i tyre, ishte avokati më i fortë edhe i dinjitetit të tyre. (L.M.)

Tendenca për të afirmuar dinjitetin njerëzor dhe qenien njerëzore si të padefinueshme, si të paçmuar, është një gjë e shenjtë edhe për vetë Zotin, pra, vlerë që nuk duhet diskutuar. Kjo dukuri i dha udhë njërës prej lëvizjeve më progresive që ka njohur historia njerëzore: Rilindjes evropiane.


Në pamje të parë, greva e urisë, mund të duket një akt i pastër dinjiteti. “Ju më hoqët nga puna, atëherë unë po ju tregoj se kam plotësisht të drejtë. Dhe për ta vërtetuar këtë, jam gati të shkoj deri në vetëflijim!”. Ky është pak a shumë sensi i çdo greve të urisë. (F.B.).

Rama dhe Thaçi “shuplakë” familjes së ISA BOLETINIT. ( “TEMA” 11-6-2015). A kanë këta zotërinj dinjitet me qëllim kombëtar?

 JO. U bë shumë mirë që u varros në Boletin, në Mitrovicë, që të dihet se Mitrovica ka qenë, është dhe do të jetë shqiptare.

Vlorën nuk e rrezikon kush, por Mitrovica rrezikohet dhe varrosja e ISA BOLETINIT në Mitrovicë është gur i rëndë vetëm atje. Rama dhe Thaçi kishin biseduar më parë dhe si kryetarë të dy shteteve, vendosën që varrimi të behet në Vlorë...

Kështu plotësohej dëshira e serbëve që nuk e duan në Mitrovicë varrin e tij të shenjtë.

I nderuar Lexues : Peshoni DINJITETIN KOMBËTAR të këtyre kryetarëve të dy shteteve shqiptarë. Këshilli organizativ u bëri ftesa të gjithë organeve shtetërore, për të qenë të pranishëm në tubimin e ceremonisë së varrimit të eshtrave të ISA BOLETINIT. Asnjë nuk mori pjesë.

Atëherë, ku është dinjiteti i kryeministrave të sotëm dhe i atyre që kanë qenë për gjatë dy dekadave e gjysmë, që nuk morën pjesë për të nderuar këtë figurë të madhe kombëtare dhe më keq akoma, mungoi edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Që të jesh pro i negociatave me serbët, për mos varrosjen e ISA BOLETINIT në Boletin të Mitrovicës, tregon se këta zotërinj: “e kanë hequr nga vetja e tyre dinjitetin, sikur ai të ishte zorrë qorre, a diçka tjetër e panevojshme”. (F. B.)

T’ju vijë turp, që jeni kuadër pa DINJITET, që jeni bërë një me politikën sërbe dhe greke, të cilët vendeve tona ua kanë vënë syrin me kohë, i duan pa figura të “Rilindasve Kombëtarë”: Mitrovicën pa ISA BOLLETININ, Përmetin pa NAIM FRASHËRIN, Korçën pa Themistokli Gërmenjin.

 U drejtohem juve, presidentë, kryeministra dhe ministra të kësaj kohe, nga viti 1990 deri sot; që nuk morët pjesë asnjë nga ju, në ceremoninë e rivarosjes së eshtrave të ISA BOLETINIT, kaq poshtë keni rënë nga DINJITETI KOMBËTAR?...

 Qofshi ju që jeni, se keni për t’u mbajtur mend në histori, si drejtuesit më negative të kombit Shqiptar...

Rexhep Shahu shkruan: “T’u shoftë jeta qeveri”. “A thua kanë ardhë në pushtet Rama e Meta me shpopullue Shqipërinë?... A mos i ka sjellë në pushtet ndonjë fuqi e huaj që i intereson të shprazet Shqipëria nga shqiptarët”. (Kur u mungon dinjiteti kombëtar, krahasoheni me Çubrilloviçin, që donte shpopullimin e Shqipërisë. (R. B.).

“Teksa endem nëpër qytet, më bëhet se shoh vetë Vaso Çubrilloviqin në Kukës, duke u knaqë …

Më bëhet se Vaso Çubrilloviq fërkon duart e niset drejt meje sfidues. Unë marr pozën e krenarit.

Ai me gishtin e madh të dorës së djathtë më tregon Ramën e Metën, që sapo u larguan dhe qesh me mua. Më fton për kafe. Unë refuzoj. Jam profet, më thotë nga larg.

 Shporru mut, i thërras unë. Jam në ju, thellë në ju, në shpirtin e qeveritarëve tuaj jam, më thotë me një zë të ultë Vaso…

 Kufoma ime endej nëpër Kukës. Dikur vonë foli : Rrofsh qeveri e mos të zantë sabahi” (REXHEP SHAHU, “Mbresa nga Kukësi 12-6-2015).

Hipokrizia e Janullatosit: Për çfarë dinjiteti flet ti Janullatos?

 Kur kurorëzimin e ke të vjedhur, kur ke zënë vendin e murgut Kozma, për të vendosur helenizimi në truallin shqiptar, kur vjedh kufoma shqiptarësh për ushtarë grekë, kur ti ke krijuar shtetin grek brenda shtetit shqiptar. Kur punën tënde e lavdëron kryeministri juaj grek hapur, se në Shqipëri punoni me Dinjitet për Greqinë.

Me këtë dinjitet të “Megali Idesë” kanë folur pararendësit e Janullatosit kundër Shqipërisë dhe gjuhës shqipe. Murgu Kozma punoi me dinjitet të madh për helenizimin, për Greqinë, por këtu gaboi, se ishte në truallin shqiptar dhe kryetari atëhershëm i vendit i dha dënimin me vdekje.

Pikërisht në këtë kishë ortodokse, ku ju flisni kaq bukur për dinjitetin njerëzor, që e keni kthyer nga kishë shqiptare në kishë greke, brenda në shtetin Shqiptar.

 Këtu është ndryshimi, se murgu Kozma u vra, ndërsa ju, sigrek gëzoni “Poliharenë” nga krerët shqiptarë, bile të puthin edhe dorën.

Kur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” nuk keni asnjë portret të priftërinjve dhe peshkopëve martirë që kanë gjetur vdekjen me masakra nga paraardhësit e tu.

Ata kanë qenë me dinjitet të lartë, që u flijuan për gjuhën shqipe dhe Shqipërinë. Zëri, i Koto Hoxhit, Papa Kristo Negovanit, At Stath Melanit, Petro Ninit, Nolit, Xhuvanit, Kisit etj, na thërret orë e çast, për t’i kthyer dinjitetin e kishës shqiptare.

Janullatosi si pasrendës i peshkopëve grekë mbajti liturgjinë e shenjtëpër festën e pashkës:

“Ftoi besimtarët të përpiqen për dinjitetin e njeriut, për mirësi dhe paqe në botë”. 

 Prit Janullatos, ju flisni “për mirësi dhe paqe në botë”, dhe si peshkop grek që jeni, ju ruani ligjin e luftës për të mbuluar masakrën dhe genocidin e Çamërisë.

A nuk është e padrejte dhe mëkat kjo që keni bërë? Dhe më tej, ju thoni: “Me ngjalljen e tij, Krishti lartëson dinjitetin e njeriut, të cilin e rrëzon padrejtësia, mekati dhe korrupsioni. Njeriu me dinjitet është i drejti, i vërteti”. 

 Ju vetë, Janullatos, keni shpalosur pllakatin e padrejtësisë, mëkatit dhe korrupsionit.

 Ju merreni me të gjitha poshtërsitë dhe prapaskenat kundër kombit shqiptat. Ju me dinjitetin e kishës greke uzurpuat kishën Noliale dhe jeni futurë në luftën për të zhdukur Rilindjen Kombëtare Shqiptare.

Por mëso se toka po të digjet nën këmbë!...

Ne shqiptarët, fesë katolike dhe drejtuesve të parë të saj, u jemi mirënjohës për dinjitetin që na e kanë ngritur lartë siç na takon.

PAPA PALI VI U PRONONCUA:

"Shqiptarë, do të realizohet testamenti i Skënderbeut, sërish do të shkëlqejë me Lavdi Atdheu Juaj ..." (PAPA PALI VI (1897-1978)

Lind pyetja: Dhe sa kohë do presin shqiptarët?!...

 Dhe sa kohë trevat shqiptare do mbeten të robëruara?!...Dhe sa kohë shqiptarët do jenë viktima e politikanëve vendas?!...

Kjo pyetje mbetet pa përgjigje, sepse jemi akoma të skllavëruar nga politikanët tanë, si në Shqipëri, Çamëri, Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi.

Asnjëri nga politikanët tanë nuk e ngriti zërin dhe nuk mori guximin të negociojë me Vatikanin, që ky Testament të bëhet publik nga Selia e Shenjtë.

PAPA FRANÇESKU, në Tiranë tha: "Shqiponjat fluturojnë lart, shumë lart dhe Ju jeni bijtë e Shqiponjave". (Zëri për drejtësi, 25 maj 2014).

Asnjë nuk mund të bëhet me kombësi tjetër, kur lë kombësinë tënde, mbetesh po tek e para. Janë dy shqiptarë që kanë braktisur Dinjitetin, njëri general dhe tjetri akademik. I pari don të bëhet grek dhe i dyti sllavo-serb.

Në rrotullimin e të quajturës demokraci, nga viti 1990 Gjeneral Kiço Mustaqi braktisi dinitetin shqiptar, u arratis, shkoi në Greqi për t’u kthyer në grek dhe u kthye me forcat greke kundër atdheut të tij, Shqipërisë në vitin e katrahurës së 1997-ës .

 “Albanologu” shqiptar Kapllan Resuli, ua ka kaluar edhe historianeve dhe intelektualëve serb, për sa i përket mohimit të historisë shqiptare, pasi ai së fundi vetën e tij nuk e konsideron më shqiptar, por serb.

Ndërsa romani i tij “Tradhëtia” përdoret në librat shkollore të Shqipërisë.

Kjo është fatkeqësi, që braktisën Dinjitetin kombëtar Shqiptar. (“DITA “, 2 -6-2015).

Gjithë ato aspirata humane dhe hove shpirtërore do të shuheshin në plutonin e trekëndëshit, në burgun e kalasë se Gjirokastrës në mëngjesin e nëntorit të vitit 1937. Para se të shkonte me dinjitet të lartë drejt vdekjes, Ismet Toto, do të shkruante letrën e fundit,

 “De Profundis”, ku në mes të tjerash, do të shënonte fjalët: “BOTA NUK ËSHTË E ATYRE QË NGROHEN. BOTA ËSHTË E ATYRE QË DIGJEN “

Ka 105 vjet qe s’e ka prekur koha. Ja, pak krijimtari nga Ismet Toto: Një pyetje që më çjerr shpirtin: ku vemi kështu?

GËNJEJ?

Kur s’jam ai që dukem në të parë,
Kur qesh me zor – se më vjen për të qarë,
Kur flas pa dashur- se dua të mos flas,
kur ri i qetë dhe dua të bërtas,
Atëherë zëmra ime është gati të pëlcasë
Dhe shpirti më nxin, vuaj pa masë.
Dhe loti që pikon nga syri im,
Më siguron se s’ka asnjë shkëlqim.
Fati im, në këtë jetë pa mbarim.

15 maj 1929. (nga prof. Nasho Jorgaqi).

Ka 20 vjet që çdo kryetar partie thotë: “Votoni me dinjitet”, dhe japin premtime të hapura apo të fshehta, për të garantuar një punë në shtet.

Është përsëritur e njëjta histori. Pala fituese largon palën humbëse dhe vendos të vetët në poste zyrtare.

Deputetë të inkriminuar, hajdute, gënjeshtarë, të pa arsimuar, interesaxhi, kriminelë, vrasës.


 Një ndër këta deputetë, është Shpëtim Idrizi, që tërhiqet prej kapistallit, herë nga PD, herë nga PS, me 5 deputetë të partisë çame, herë bashkohen dhe herë ndahen.

 Dhe për votën e çamëve, Edi Rama heq Dulen dhe vendos Idrizin nënkryetar të parlamentit.

Këtu nuk kemi të bëjmë me dinjitet, kur “Rezoluta Çame” rri akoma në sirtarët e tradhtuar nga vetë drejtuesit çamë, që nuk e kërkojnë me dinjitet, për t’ia kundërvënë rezolutës greke, që ka shpallur se “Çamëria nuk ekziston”.

 Zotërinj, kurrë do të DINJITIZOHENI, ju?...

Addison, Çikago, qershor 2015.

(Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Etj.)

2015-06-17

Gani Xhafolli dhe dashnoret e tij

Nga Flori Bruqi




Në vend të përkujtimit....

Gani Xhafolli dhe dashnoret e tij

Në letërsisë tonë artistike, Gani Xhafolli( 25 nëntor 1942- 15 qershor 2015) plotë 40 vjet ishte fanar në pemën e poezisë shqipe për fëmijë. Ngjitjen e tij në këtë pemë të vështirë e ka bërë talenti I tij prej poeti të qiltër. Prushi i vargjeve të Gani Xhafollit është i ngrohtë dhe prekës për lexuesin shqiptar.Fjala vjenë libri i tij,”Vetullat pa akull” është një prurje e re dhe me figura shumë të pasura.

Nuk jam Homer, as Hamlet, po një fëmijë i pagjumë me më të pagjumët e vendit tim. Studio ime e krijimit shprehet Gani Xhafolli , ka tre dhoma; lirikën, metaforën, semantikën,dhe ca paradhoma.
Sa herë gjendem mes luleve zogjët i bien pjanos , dhe orkestrojnë vargjet e mia.
Në hapësirën e pa anë të të kundërtave, thoshte Xhafolli, spikatë fryma e të jetuarit, sahati artistik , muza e tij e shtrenjtë , e magjishmja për më të bukurën.
Në shkretëtirën e letrës së bardhë, përpara se të vë mendimin mbi letër, më bie loti, dhimbja e çarë, të qenit njeri.

Në të argjiltën e fjalës kam mbjellë farën e së ëmblës, kohën e te qënit tim.
Realitetin e të jetuarit- shprehej Gani Xhafolli:’’… unë e lexoj ashtu si është, duke ia shtuar këtë kohë të ardhmes. Nuk ka robëri që ma mbyll derën, sepse , jam poeti, ai që vet u jap frymë vargjeve. Në këtë botë plot trazira unë kam muzën time, vashën më të virgjër të ëndrrave,që kurrë s’ më lë vetëm,por,më merr me vete tek e pagjumta e saj.

Drejtësia është më e padrejta në këtë botë, padrejtësia saj sa e sa herë na ka poshtëruar, na ka fyer e përçarë, na ka bërë kryengritës,lexojmë në librin e tij „ Vetullat pa akull”.
Lufta e motiveve thoshte Gani Xhafolli:”është lufta më gjigande e një krijuesi. Rënia nuk më pëlqen”.


Për poetin Xhafolli , “ …edhe kryefjala, edhe kallxuesi kanë probleme.Zanoret jo rrallë kërkojnë vetëvendosje, mëngjes të fjalës, mesditë të durimit, mbrëmje të dhimbjes”.
Ai thoshte “…I mençuri përherë qanë më shumë.Unë shpirtit s’ kam çka t’ i bëj.Sa herë flë ëndrra më shpie tek ëndrrat e saj, që ta gjej lulen time.Të gjitha shkronjat i kam shumëzuar që kënga të jet më e plotë, më e qartë, më intime. Në valixhen time poetike përveç vesës,shiut, lules dhe ëndrrave, një dritë më ndjek përherë”.
Hëna në poezinë e Gani Xhafollit është mikja e tij më e dashur që i bën pyetje poetit.Zanoret e poetit Xhafolli, janë të veçanta për nga vlera,dhe të mbushura me emocion.

Që i vogël thoshte Gani Xhafolli” më ka humbur çelësi i heshtjes, çelësi i të urtit. Plot lule të jetë sime m´i ka vrarë kjo jetë. Vetëm unë e di sa kam patur dhimbje për atë lule, se unë i kam martuar plot shkronja me vuajtjet e mia.”Në pavetëdijen e pavetores edhe fryma herë- herë i del e kuqe, lexojë në librin e Ganiut “Vetullat pa akull“ .
Dhe unë , nuk e di sa do të mërzitem në fund të këngës...por më mjafton një pikë, një presje, që unë të mbetem tek lulja, tek pema, tek ëndrra, tek mbretëresha ime, poezia.
Don Zhuani - Gani Xhafolli i vetmuar pa 33 dashnoret !!!



Shpreha mendimin se, në një moment kritik, kur shpirti i një pjesë të kombit tonë vuan e lëngon nga kolonializmi dhe shtypja sllave, kur kërcënohet nëpërmjet elaboratëve të udhëheqësve të tyre shtetërorë dhe shpirtërorë, me zhdukje fizike, krijuesit shqiptarë në tërësi, nuk mund të qendrojnë mënjanë apo vetëm të shijojnë letërsinë e Beketit, Kafkës dhe Xhojsit. Shpirti i shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë heq dhe vuan sëbashku me atë të kombit të vet, duke pasqyruar dhe lartësuar vetitë dhe virtytet që e kanë mbrojtur atë nga asgjësimi shpirtëror e fizik. Një komb nuk mund të rrojë dhe ndërtojë të ardhmen e vet pa fituar lirinë individuale dhe atë kombëtare, mbi të cilat ngrihet dhe flatron shpirti i vet dhe dashuria për jetën.




Sigurisht, nuk kam asnjë përçmim për rrymat letrare, qoftë edhe të asaj rryme që pretendon se admiron dhe lëvron shkrimtari kosovar Gani Xhafolli. Edhe letërsia që krijon Gani Xhafolli është e dobishme dhe i duhet letërsisë, sepse shkrimtari është i lirë të krijojë në përputhje me shijet dhe konceptet e tij artistike dhe estetike. Në një pyll të bukur me drurë të drejtë, nuk është asgjë e keqe nëse njëri ose disa prej tyre e kanë trungun të shtrembët. Madje, në tërësinë e pyllit, ky lloj trungu, me veçantinë e vet, paraqet një përjashtim zbukurues, ashtu siç është natyra e pafundme në llojshmëri dhe përmbajtje. Por, e keqja nis atëherë kur, dikush prej nesh, këmbëngul që të gjithë drurët e tjerë, të cilët ngrihen madhështorë drejt qiellit të kaltër, porositen t'i ngjasojnë drurit të shtrëmbër...
Sipas studiuesit Prof.Dr.Nuhi Ismajli “ Poeti G. Xhafolli, në veprën Vetullat pa akull, shquhet edhe për organizimin semantik të poezisë së tij. Ai përdor një strukturë të fuqishme gjuhësore, ndërton vargun dhe e thyen mjeshtërisht atë, për të theksuar elementin semantik, shfrytëzon mundësitë e shumta semantike të fjalës, rendit të fjalëve, figurës stilistike etj.



Gani Xhafolli , përdor vargje të gjata, thyerje të vargut dhe një renditje të tillë fjalësh, në të cilat theksohet pesha dhe forca e ndjenjës dhe e mendimit: “Njëqind vjet historia nuk e hoqi / Këmishën e zezë nga trupi” (f. 8); “Këmishë të zezë kishte edhe nata” (f. 8); “dihet jemi ujë i robëruar” (f.106) etj.
Ganiu ,përjetimin e rëndë të robërisë, paralizimin e jetës në robëri, e thekson përmes personifikimit dhe thyrjes së papritur të vargut: “asnjë orë e gjetheve nuk merr / frymë…” (f.17), ku fjalafrymë, simbol për shprehjen e largësisë së jetës, hedhet në vargun tjetër.




Jeta e rëndë në robëri dhe pritja e gjatë e lirisë, shqiptohen përmes formës grafike të fjalës, personifikimeve të robërisë, lirisë dhe kushtetutës, shprehjes metaforike (luajnë shah) dhe vargjeve të gjata: “LIRIA dhe ROBËRIA ende luajnë shah / në periferi të Kushtetutës me plagë” (f.11).
Bindja e poetit se fatin kombëtar e përcjell një fatkeqësi, sa herë hapet çështja e zgjidhjes së tij, jepet përmes rendit dhe kuptimit simbolik të fjalëve, thyrjes së vargut dhe vargjeve të gjata: “…hapi Pandora e re kutinë / Kur thirra nanë te Guri i Kufirit” (f.15).



Mungesa e lirisë për disa pjesë të trojeve shqiptare dhe liria e gënjeshtërt, shprehet përmes renditjes së fjalëve, gjatësisë së vargjeve e thyerjes së tyre, figurave etj.: “mërzinë ende nuk e hoqëm nga qafa / e po thonë / ka ardhur liria / ëndrrat janë larg prej Gurit e dheut / pa ujë / nuk di kur do të përqafohemi / me Teutën nën Mollën e Kuqe” (f.44); “po flitet robëria e ka mbuluar / një pjesë të diellit me shami / te zezë / ende nuk dihet kur do të hiqet / gjarpri nga trupi” (f.40).



Pakënaqësia e poetit, të cilin asgjë nuk e kënaq, përderisa pjesë të trojeve shqiptare përjetojnë robërinë, shprehet përmes rendit të fjalëve, paradoksit (liria nuk më duhet…),personifikimit, thyerjes së vargut etj. “nuk e kam ndërmend të shkoj / në parajsë sepse më mungon / Çamëria / liria nuk më duhet sepse / i mungojnë sytë”(f.100).




Gjafolli, zvogëlimin e forcës dhe mundësive të jetës, e gërsheton perms vargjeve më të shkurtra, kurse pamundësitë e jetës shprehen përmes përsëritjeve të fjalëve, thyerjes së papritur të vargut dhe vargut më të gjatë: “Të gjitha rrugët e shpirtit / janë mbushur pikëpyetje / të gjitha udhëkryqet e nyjave / të trupit kërkojnë ndihmë sociale” (f.10). Edhe qëndresa e pamposhtur, përballë së keqes, shprehet përmes vargjeve të gjata, thyrjes së vargut, rendit të fjalëve, figuracionit etj.: “uji nuk lejon të thahet uji / zjarri nuk lejon të shuhet zjarri” (f.39).



Poetizimi i realitetit të përditshëm dhe kritika kundër dukurive negative, shprehet përmes personifikimit dhe ndarjes së vargut: “përditshmëria ka reumë / po plaket çdo ditë”(f.82). Persekutimi ideologjik, si një dukuri tejet antihumane dhe tragjika e njeriut (poetit) në ato rrethana, jepet përmes një vargu të tërë (“Bilal Xhaferi e ka paguar me kokë” , f.79).Pesha e padurueshme e vetmisë dhe monotonia, jepet përmes personifikimit, përsitjes së fjalëve të njëjta ose me rrënjë të njëjtë, aliteracionit etj.:“vetmia lexon vetveten në vetmi” (f.14).





Padrejtësia ndaj tij jepet përmes personifikimit të elementit abstrakt, ndarjes së vargut dhe veçimit të fjalës (simbolit) derë: “robëria ma mbylli derën / në rrugën “Zenel Hajdini” numër 12 / edhe liria e mbylli të njëjtën / derë” (f.38).

Bukurinë e vashës poeti e shpreh me figura origjinale dhe të fuqishme. Kështu, trupi i vashës, sipas poetit, është “prej trëndafili të bardhë”(f.62), ndërsa kujtimet për të nuk janë vetëm ndjenjore po edhe shqisore: “nuk e harroj kurrë erën / e mirë të kujtimeve” (f.62).Natyra e femrës dhe bukuria e saj, si diç enigmatike dhe e pakuptueshme, gjer në fund, jepet sa pëmes figuracionit karakteristik e befasues, sa përmes vargjeve karakteristike: Gruaja “është sintaksë e panjohur”(f.84); “Gruaja është gaforre”(f.84); “B. është libër me tri pikëpyetje / hermetike i ka buzëqeshjet / abstrakte i ka dhimbjet / ka një stil / që papritmas ndryshon / vetullat i ka prozë absurde / që mezi lexohen / është gramatikë pa folje / lulet i rrit nën lëkurë / kurrë nuk e kam pyetur / pse” (f.73).

Image result for gani xhafolli

Dashurinë e tij poeti e jep edhe përmes hiperbolizimit të elementit abstrakt, elementit kohë: “për ty ka dashuri / edhe për katër mijë vjet” (f. 57).

Për pushtimin e tërë nga dashuria e bota e vashës, poeti përdor shprehje e vargje të tilla, si: “jam i mbyllur përbrenda teje / nuk kam portë për dalje” (f.66), ndërsa “Xhelozinë e kam varur / në një gozhdë të vjetër” (f.66).

Dëshirën që të jetë pranë vashës, të kujtohet prej saj, qoftë edhe si një send i thjeshtë (gotë, ujë, libër), poeti e shpreh përmes përsëritjes së fjalëve (anaforës) dhe të vargjeve, njëjtësimit të tij me gjërat e ndryshme etj.: “kur të lahesh në banjë / mos më harro / sepse edhe unë jam ujë / kur pi çaj / mos më harro / sepse edhe unë jam gotë / kur e hap librin / mos më harro / sepse edhe unë jam libër” (f.70). Karakteristike është shprehja për vashën si burim i kënaqësisë dhe mundësi për të mposhtur vuajtjen: “vetullat tua më duhen / për bukurshkrim / …/ dhe në fund të vetmisë / më duhen flokët tua / të bardha” (f.87).

Image result for gani xhafolli
Prishja e dashurisë poetizohet me figura që paraqesin vdekjen ose gjëra të neveritshme (miza, ujku, terri, mërzia): “vazhdova në rrugën e heshtjes / me një lule të verdhë” (f.67), ose: “mbi ëndërr fluturonte një mizë” (f.67).Situatën dramatike në të cilën gjendet për shkak të mungesës së vashës poeti e shpreh edhe përmes shprehjeve, që kanë strukturën e fj. të urta: “ilaçet kanë nevojë për ilaçe / këmba ka nevojë për këmbë / dielli ka nevojë për diell” (f.61).

Image result for gani xhafolli

Për të shprehur dashurinë e vërtetë, në raport me dashurinë e degjeneruar, poeti gjen shprehje (përplot figura, si:personifikimi, metafora, simboli etj.) dhe ndërton vargje të tilla, si, : “Dashuria banon nën akull / e nën zjarr / vetminë e ka grua të mirë / …/ urrejtja është lule që përcillet / … / proza e xhelozisë i duhet kur ka / temperaturë” (f.101) etj.

Image result for gani xhafolli

Ai përdor simbole tejet të fuqishme, siç janë: uji, kripa, akulli, guri, molla, Libri i Gj. Buzukut, Fishta, Kafka, Borhesi, Kamy; simbolet emblematike: Prizreni, Çamëria, Rozafa etj.
Uji e kripa (simbole me burim biblik, të përdorura me origjinalitet dhe me forcë shprehëse), përveç kuptimeve biblike, përmbajnë edhe kuptime të veçanta (Uji - simbol me kuptimin: jeta, njeriu, kombi etj.; Kripa – simbol me kuptimin: shije, elementi i domosdoshëm i kuptimit të jetës, përsosmërisë, plotësisë etj.; Akulli – simbol origjinal për antijetën; Guri – simbol me variacionet e përdorimit dhe nuancat e kuptimeve që merr në kontekstin e paraqitjes së botës shqiptare (Guri i kufirit, Guri i Gjonit, Guri i Gjergjit, Guri i gjyshit, Guri i Lotit, guri i epilepsisë); Molla – një lloj simboli emblematik (variacionet: Molla e Teutës, Molla e madhe, Molla e Kuqe) etj.

Image result for gani xhafolli

Në poezinë Vetullat pa akull G. Xhafolli përdor dendur dhe me forcë shprehëse edhe personifikimin. Në poezinë e tij shpirtëzohen e njerizohen gjërat, sendet dhe dukuritë më të ndryshme, ndër të cilat edhe: koha, nata, mbrëmja, terri, mjegulla, zëri; vetmia, mërzia, zhgënjimi, dëshpërimi, neveria, ëndrra, dashuria, harresa, lodhja; pikëpyetja, pikëçuditësja, zanoret, gramatika, sintaksa, kryefjala, kallëzuesi, pasthirrma etj. Së këndejmi, tek lexuesi shkaktohet një emocionalitet i lartë i kësaj poezie.Veç kësaj, krahas krijimit e përdorimit edhe të metaforave e krahasimeve mjeshtërore, në veprën e tij, poeti mjaft poezi i ndërton mbi metaforën e zgjatur, me ç’rast, poezitë kanë mundësi të marrin kuptime të ndryshme dhe të kuptohen në mënyra të ndryshme nga lexuesi.




KOMUNIKATË PËR MEDIE HOMAZH LETRAR PËR GANI XHAFOLLIN

UNIONI I SHKRIMTARËVE DHE KRITIKËVE SHQIPTARË
L’UNION DES ECRIVAINS ET DES CRITIQUES ALBANAIS


Rr PRISHTINA E RE –KULLA POETIKE E mail:reshats@hotmail.fr 

Tel:044 111 430
ProCredit Bank : 11160022720001-30

Prishtinë, më 17 qershor 2015

KOMUNIKATË PËR MEDIE HOMAZH LETRAR PËR GANI XHAFOLLIN
Të premetën më 19/06/2015
Në Bibliotekën Universitare Kombëtare të Kosovës
ORA: 13.00




Me rastin e vdekjës së pa pritur të poetit të shquar për fëmijë GANI XHAFOLLIT,




 Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, organizon “ Homazh Letrar” më ç’rast krijuesit tanë do të lexojnë poezi kushtuar, do të evokuojnë kujtime nga jeta e poetit tanimë të humbur si dhe permes ekranit do të shfaqën çaste të aktivitetit gjatë kohës kur Gani Xhafolli ishte gjallë.



Ftojmë të gjithë krijusit që me vargjet e tyre artistike t’ia japim lamtumirën e fundit poetit tonë tanimë në rrugën e përjetësisë.


Të gjitha poezitë dhe kujtimet që do të lexohën në këtë homazh poetik, do të botohen në një libër të veçantë.

Për humbjen e Gani Xhafollit ja si shprehen disa nga krijuesit e njohur shqiptarë dhe europianë, të cilët e njohen Ganiun gjatë aktiviteteve internacionale:



Rexhep Qosja: “ Gani Xhafolli ishte një poet i talentuar dhe si njeri shumë i sinqert “
Porf. Dr Daniel Leuwers: Gani Xhafolli ishte nje poet i perkryer per fêmijê, nje poet "par exelence" . Bodleri shkruante: Poezia është fëmijëria e shprehur pa kufi" e Ganiu e perjetonte kete fêmijeri permes vargjeve te tij te shprehura nga thellesia e shpirtit, permes pikturave te tij, permes kaligrameve te tij dhe permes shprehjes se mimikes se tij. Poetet francez e pershendesim vepren e tij dhe vajtojme humbjen e tij”.




Dino Kobatis shkrimtar dhe poet grek shkruan: “Shkrimtari i madh Gani Xhafolli qe nga dje është larg nesh, sepse ai e ka zgjedhur rrugen e perjtshme të poezise. Të dashurin Gani Xhafolli nuk do ta kemi kenaqesin ta takojmë në simpoziumin e shtatorit ne Prishtinë, nga se Ganiu tanimë prehet në paqje, e ne i shprehim ngushëllimet nga thellësia e shpirtit.



Teo Sanz nga Spanja: “Kosova e ka humbur një poet të madh. Ishte një kënaqësi e veçantë që pata rastin të ndanim momente të këndshme poetike dhe miqësore vitin e kaluar në Prishtinë!


 Komunitit artistik dhe mbarë popullit të Kosovës i shprehi ngushëllime, për humbjen e Gani Xhafollit.




ARDHJA E JUAJ NDERON VEPREN DHE JETEN E GANI XHAFOLLIT
ARDHJA JUAJ NDERON LETRATË SHQIPE
Me respekt 

Reshat Sahitaj, 

044 111 430



2015-06-13

Migena Arllati e merr me vete frymëzimin e qiellit....



Poetja, publicistja dhe studiuesja Migena Arllati, lindi në 6 shtator 1974 në qytetin e Elbasanit, në qytetin e Kristoforidhit e Xhuvanit, të Normales e të Isuf Myzyrit. Qyteti i saj i lindjes, i njohur për traditat e lashta mijëvjeçare, është vendi ku shkrihen aq natyrshëm gegnishtja e toskërishtja, ku përthyhen me njëra-tjetrën konfesione të ndryshme fetare, ku vlerat e qytetarisë dhe civilizimit kanë qenë gjithnjë për t’u lakmuar. Atje në Elbasanin e traditave shumë shekullore, ajo do të brymosej dhe edukohej, shkollohej dhe rritej gradualisht. Shkollimi i mesëm do t’i përkiste gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi” gjatë fillimviteve të nëntëdhjeta kur në Shqipëri u përmbys regjimi komunist për të triumfuar erërat demokrate të ndryshimeve. Elbasani si një qytet i qetë dhe me tradita të hershme në arsim, në vitin 1990 do të themelonte Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Migena u rregjistrua në të menjëherë pas mbarimit të maturës, në vitin 1992. Disa vite më vonë, fati do ta sillte në Kosovë për një arsye krejtësisht personale, pasi do të fejohej dhe shpejt martohej me një djalë nga Gjakova. Në vitin 1996, kur Kosova kishte filluar të hynte në periudhën më të vështirë të saj, çifti i ri që prisnin ardhjen në jetë të fëmijës së parë, erdhën në Gjakovë duke kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Familja e re do të shtohej me tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Si mbarë popullata shqiptare e Kosovës, në vitin 1999, edhe ajo përjetoi eksodin duke u detyruar të strehohet tek familja e prindërve në Elbasan.
7 Migena Arllati nderohet nga shqiptaret e Malit te Zi
Fillimet në gazetari

Ardhja e lirisë dhe rikthimi në Gjakovë, ndryshuan katërcipërisht jetën e të gjithëve, sigurisht edhe të Migenës, e cila tani nuk kishte nevojë të strukej dhe izolohej. Puna e parë që bëri ishte ajo në një radiostacion. Radio Amadeus, e hapur në Gjakovë disa muaj menjëherë pas luftës, do ta kthente sërish në optimizmin e dikurshëm. Entuziazmi që merrte nga puna në radio, dëshira për t’iu dhënë dëgjuesve më të mirën, bashkëbisedimet e këndshme në mikrofon, njohuritë e shumta dhe gjuha tepër e rrjedhshme, e bënë atë të famshme brenda një kohe të shkurtër. Pas disa vitesh, filloi të bashkëpunojë me KosovaLive, agjensinë e lajmeve në internet. Disa vite më pas, do ta gjente vehten në gazetën e sapohapur Lajm Ekskluzive, si korespondente nga Gjakova, por edhe në televizionin lokal Syri Vision. Ajo u kthye në një shembull të mirë të gazetarisë së printuar dhe televizive, duke treguar se vetëm me aftësi dhe punë mund të thyhen tabutë në shoqërinë tonë. Gjatë kësaj kohe nuk i munguan as sukseset dhe nderimet. Në vitin 2003, gjatë kohës sa punonte në Radio Amadeus, Migena fitoi vendin e dytë dhe shpërblimin prej 2.500 dollarë nga organizata amerikane IREX, në konkursin mbarëkosovarë për trajtimin gazetaresk të problemeve të femrës në Kosovën e pasluftës. Në kuadër të këtij projekti, ajo realizoi programin radiofonik “Ajo në kontrast” në të cilin shpeshherë trajtoi edhe tema tabu në shoqërinë e kohës. Në vitin 2006, Qendra Mediale “Dukagjini” i ndau asaj çmimin e parë dhe shpërblimin prej 500 euro për prezantimin me efikasitet dhe profesionalizëm në shkrime gazetareske të vështirësive me të cilat përballet gruaja shqiptare. Sukseset e saj të njëpasnjëshme, temat e trajtuara me realizëm dhe paanshmëri, stili gjuhësor i pasur me forma shprehjesh dhe larg klisheve, e dalluan si një ndër gazetaret më punëtore në mediat e reja kosovare. Por, impenjimet në gazetari, sa vinin e rriteshin çdo ditë. Kështu vitet do të rrokulliseshin njëri pas tjetrit, derisa pas një periudhe dhjetë vjeçare në gazetari, do të rikthehej në profesionin për të cilin kishte studiuar dhe ëndërruar, arsimin.

 Arsimtarja e gjuhës shqipe dhe letërsisë

Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë ishte qendra arsimore ku ajo u punësua dhe vazhdon të punojë edhe sot e kësaj dite. Si mësimdhënëse e lëndës së gjuhës amëtare dhe të letërsisë, ajo thotë se përparimin e botës e mundësojnë njerëzit, institucionet e pavarura, ndërmarrjet, me një fjalë: shoqëria. Por pa arsimin, asnjëri prej këtyre s’do të luante rolin e duhur në këtë mission. Tek mësimdhënia ajo gjen shumëçka por jo gjithçka, pasi letërsia për të nuk është thjesht lënda të cilën ligjëron, por edhe fusha e artit në të cilin ajo krijon. Krijimet e saj poetike, u botuan relativisht vonë krahasuar me kohën kur u shkruan.

Shkrimet letrare Frymëzimet e para letrare i përkasin moshës së adoleshencës, sidomos kohës përgjatë viteve studenteske. Por asnjëherë s’kishte menduar se do t’i botonte një ditë krijimet e hershme. Për vëllimin me 100 poezi “Mendime në kornizë” ajo ishte hamendësuar prej vitesh nëse duhet ta botonte apo jo. Gjithsesi, ngurrimi i gjatë për të botuar, do t’i linte vendin konfirmimit në vitin 2012, kur poetja do të dilte me publikimin e parë të poezive të cilat do t’i nxirrte nga “korniza” dy dekadëshe në të cilat i kishte ndryrë, pa menduar se do t’i botonte ndonjëherë. Botimi poetik u promovua në një ngjarje të rëndësishme për kulturën gjakovare dhe mbarë kosovare. Ishte Mitingu i 49-të i Poezisë në Gjakovë, Miting ky që atë vit iu kushtua veprës së Ali Podrimjes. Mes dhjetëra e dhjetëra poetëve pjesëmarrës, Mitingu e nderon këtë autore me çmimin “Yllka Domi” me dedikimin si poetja më e mirë e këtij Mitingu. Po atë vit, pra në 2012-ën, ajo boton monografinë “Lindur për t’u bërë mjek”, kushtuar dr. primarius Rifat Lila. Monografia u promovua në njëqind vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kështu autorja Migena Arllati tashmë më në fund vendosi të hyjë bujshëm në botën e botimeve, pasi në botën e shkrimeve ajo kishte vite që ishte e pranishme. Kritika vlerësoi lart stilin e autores. Gjuha, ndërtimi sintaksor i fjalive, qartësia, e pse jo edhe forma dhe stili i shtrirë e artistik i përdorur nga Migena Arllati, përkojnë, madje edhe dallohen në këtë vepër.



Studimet gjuhësore

Një fushë me shumë interes për Migenën janë studimet gjuhësore, pasi në këtë sferë ajo ka mbrojtur titullin “magjistër”. Në kuadër të hulumtimeve shkencore ajo publikoi vështrimin studimor rreth frazeologjizmave në Gjakovë. Ky libër vjen në sajë të studimeve magjistrale të kryera në Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë. Studimet gjuhësore aktualisht po i marrin shumë kohë, meqë ajo është shumë aktive me punime e prezantime të temave të ndryshme gjuhësore në Konferenca albanologjike. Thotë se brenda gjuhësisë dhe letërsisë gjendet një oqean i tërë të cilin një studiues dhe krijues i mirë duhet ta eksplorojë dhe pushtojë. Me pjesëmarrjet në Konferenca të shumta në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, ajo konfirmon se është një studiuese serioze e albanologjisë. Ja disa nga punimet studimore të prezantuara: “Vështrim rreth toponimisë në Gjakovë”, në Konferencën e mbajtur në Universitetin “A. Moisiu” Durrës me temë “Përqark dhe përtej gjuhës angleze, linguistikës, letërsisë dhe didaktikës”, prill 2013; “Vështrim rreth origjinës dhe formimit të patronimeve (mbiemrave, emrave familjarë) në Gjakovë”, në Konferencën e mbajtur në Universitetin “L. Gurakuqi”, Shkodër, me temë “Sfidat rreth së ardhmes”, maj 2013; “Cytje për një shqipe sa më të pastër në shkollat tona”, në Universitetin “Ismail Qemajli”, Vlorë, në Konferencën me temë “Teknologjia moderne në arsimin e sotëm”, qershor 2013; “Prania e turqizmave në toponiminë tonë” në Konferencën e Institutit “Alb-Shkenca”, Tiranë, gusht 2013; “Pse shqipja e sotme nuk po mundet të zëvendësojë emërtimet “tradicionale” orientale?”, në Seminarin VII Ndërkombëtar të Albanologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, shtator 2013; “Çështje të frazeologjisë në Gjakovë”, Konferenca e Qendrës së Studimeve Albanologjike, Tiranë, nëntor 2013.



Skena dhe moderimet

Një pasion i vërtetë nga i cili siç duket e ka të pamundur të ndahet, janë moderimet/prezantimet në evenimente të ndryshme kulturore. Në skenën e Gjakovës, por jo vetëm, ajo ka kohë që ngjitet në kuadër të angazhimeve të njëpasnjëshme si moderatore, gjë të cilën arrin ta bëjë me mjaft elegancë dhe elokuencë në shprehje. Drejtimi i evenimenteve kulturore, poetike, artistike, pse jo edhe politike, me plot kulturë e profesionalizëm, i vjen për shtati më së miri plotësimit të figurës së një artisteje të kompletuar, e cila na konfirmon kështu për disa prirje të njëkohësishme. Sot, pas tetëmbëdhjetë vjet qëndrimi në Gjakovë, është tejet e afirmuar, me një shoqëri të gjerë dhe një jetë të ndërtuar me shumë kujdes. E dyzuar mes Elbasanit dhe Gjakovës, ajo dëshmon se gjithçka në jetë mund të arrihet me punë dhe këmbëngulje.

Ribotohet dhe përurohet "Lindur për t'u bërë mjek" i autores Migena Arllati
Aktive në organizata shkencore e letrare

Migena Arllati është e inkuadruar në disa instanca letrare dhe shkencore, siç janë: Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, si dhe mban postin e sekretares së Pegasi Kosova. Kjo organizatë, në vitin 2012 i dha çmimin “Kumtuesja e vitit” ndërsa në vitin 2013 i ndau çmimin “Studiuesja e vitit”; Është anëtare e Klubi letrar “Gjon N. Kazazi” në Gjakovë; Është anëtare e Institutit panshqiptar “Alb-Shkenca” me seli në Prishtinë, Tiranë e Shkup; Në dhjetor 2013, “Filolet”- konkurs ndërkombëtar poetik me seli në Zvicër, i ndau çmimin e dytë në garën vjetore të poezisë.

MIGENA ARLLATI NDEROHET ME TITULLIN QYTETARE NDERI


https://www.youtube.com/watch?v=vrCnw8hjywY

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...