Çfarë po kërkon Administrata Trump në Kosovë?
Pas një liste të gjatë dështimesh diplomatike në Europë, Lindjen e Mesme dhe Azi, Shtëpa e Bardhë synon të shënojë një sukses në politikën e jashtme nëpërmjet një marrëveshje paqeje midis Kosovës dhe Serbisë.
Richard Grenell, së bashku me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Në vitin 1999, NATO nën drejtimin e SHBA-së për herë të parë ndërhyri në një konflikt që nuk rrezikonte sigurinë e asnjë prej vendeve anëtare, duke i hapur kështu rrugë doktrinës “Responsibility to Protect” ose R2P. Por, për SHBA-në Kosova do ishte së shpejti shembulli tipik i neo-konservatizmit Amerikan. Nëse R2P pranon ndërhyrje ushtarake në rast të pastrimeve etnike apo genocideve, neo-konservatizmi i jep një formë tjetër, pasi ka si fokus rrëzimin e regjimeve jo-demokratike dhe kthimin e këtyre vendeve në regjime demokratike dhe mbështetëse të SHBA-së. Administrata ‘Clinton’ vendosi ta bënte këtë ndërhyrje mbas dy dështimeve; pasi lejoi që konflikti në Bosnje të vazhdonte prej më shume se 4 vitesh dhe të kishte një bilanc prej më shumë se 100.000 viktimash. Kritikët, veçanërisht në mediat amerikane liberale, e kryqëzuan administratën ‘Clinton’ për mosndërhyrjen gjatë genocidit në Ruanda. Milosheviçi u ekstradua drejt Hagës, Kosova ngriti një sistem demokratik dhe lufta nuk pati asnjë ushtar amerikan të vrarë. Ndërhyrja e SHBA-së nuk kishte kosto politike. Kosova ishte pjesë e asaj që kishte ngelur nga Jugosllavia, e cila ishte një shtet i dështuar. Së treti, ndërhyja ishte në mbështetje të një popullsie në shumicë muslimane, duke minimizuar kundërshtitë apo ankesat nga vendet e botës arabo-isalmike. Më e rëndësishmja në vitin 1999, SHBA-të nuk kishin përjetuar akoma dështimin në Irak dhe Afganistan. Synimi për të rrezuar regjime jo-demokratike dhe për të sjellë në fuqi demokraci e miqësi ndaj SHBA-ve, e gjeti zbatimin e parë në periudhën e post-Luftës së Ftohtë. Kosova i plotësonte të dy elementët e doktrinave, atë ‘Responsibility to Protect’ dhe të neo-konservatorizmit amerikan.
Administrata Trump, me gjithë skepticizmin e saj për sa i përket angazhimit në çështje Europiane, e ka vendosur arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi në top prioritetet e politikës së jashtme. Duket se Shtëpia e Bardhë ka hyrë prej disa muajsh në ethet e garës presidenciale. Megjithëse kriza e COVID-19 dhe protestat ndaj vrasjes së afro-amerikanit George Floyd duket se e zhvendosi vëmendjen nga çështjet e jashtme. Bilanci i Presidentit Trump në politikën e jashtme është një katastrofë. Tentativa për de-nukleaurizuar Koren e Veriut, dështoi. Kjo u provua qartë me ngjarjet e fundit në Koren e Veriut. Politika e miqësisë dhe “letrave romantike” mes Kim Yong-ut dhe Presidentit Trump, nuk dhanë rezultat. Administrata Trump provoi edhe mënyra të tjera, forcën e sanksioneve ndaj Venezualës dhe Iranit. Maduro është akoma në fuqi, kjo falë ndihmës së Kinës dhe Rusisë. Ndërkohë Irani e ka rinisur programin për pasurimin e uraniumit për armë bërthamore. Tentativa tjetër ishte e ashtuquajtura ”marrëveshja e shekullit” ajo mes Izraelit dhe Palestinës. Por edhe këtu SHBA-të e hodhën në erë rolin e të qenurit arbitër në këtë konflikt 70-vjeçar, pasi i dhanë prioritet vetëm kërkesave të njërës palë, asaj izraelite. Veç rasteve të mësipërme, Trump ka dështuar në premtimin e tij se do të arrinte një marrëveshje me talebanët në Afganistan dhe se do të tërhiqej plotësisht nga Iraku. Marrëveshja me Talebanët akoma nuk duket në horizont se do të implementohet, e ndërsa trupat amerikane janë akoma prezent në Irak. Lista e dështimeve të administratës Trump vazhdon me Ukrainën, Libinë dhe Sirinë. Duket se e vetmja kartë që ka ngelur është Kosova. Një vend pro-Amerikan, pa shumë mundësi për aleatët jashtë Perëndimit dhe që e ka të vështirë t’i thotë JO çdo lloj marrëveshje që mund t’i kërkohet nga Washingtoni.
Së pari, kjo marrëveshje mund të rezultojë në një ‘photo op’, dhe një marrëveshje si ajo e Konferencës së Mynihut midis Serbisë dhe Kosovës, e cila nuk i hynte në punë askujt, përveç twitter-it të Presidentit Trump. Së dyti Rusia nuk duket aq shumë jashtë loje. Presidenti Vuçiç, do të fluturojë në Moskë, 3 ditë para se të ulet për të diskutuar të ardhmen e Ballkanit në Shtëpinë e Bardhë. E kjo nuk duket e rastësishme. Së treti, mund të ketë një marrëveshje reale, por e cila ka shumë pikëpyetje për sa kohë asnjë nga aleatët europianë nuk do të jetë prezent.
I dërguari special, Grenell është shprehur se SHBA-të do të mbulojnë pjesën ekonomike, kurse BE-ja atë politike. Në rast të një marrëveshje, gjasat janë që Trump do ta përdori atë për tu treguar aleatëve Europian aftësinë e tij diplomatike në zgjidhjen e një krize e cila prej mëse 10 vitesh i qe besuar Brukselit.
E vështirë që SHBA-të në këtë periudhë krize ekonomike t’u ofrojnë qoftë Kosovës apo Serbisë ndihma financiare të konsiderueshme. Më shumë se sa dëshira e Trump për të zgjidhur një konflikt që vazhdon prej dekadash, ai ndodhet nën presion nga ish-këshilltari i tij John Bolton. Ky i fundit, në vazhdimësi të një liste të gjatë ish-zyrtarësh të lartë e ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të Trump, e kanë quajtur një amator në politikën e jashtme presidentin amerikan. Më shumë se kurrë Pesidentit Trump i duhet çfarëdo lloj suksesi në diplomaci, e aq më shumë kur kjo mund të arrihet në një konflikt që së paku 3 prej paraardhësve të tij nuk kanë mundur ta paqësojnë.

Richard Grenell deshtak dhe rrenc i madh