2020-10-24
Kudusi Lame :Populli shqiptar e njeh mirë bijtë e sajë- UçK-në
Duke lexuar këto pjesë deklarimesh të krijohet ideja sikur nuk flitet për vendin ku jetojmë ne, por për një vend tjetër me të cilin nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk jemi parë kurrë. Siç duket, më mirë e dinë Serbia dhe Dick Marty se çfarë ndodh tek ne sesa e dimë vetë; siç duket më shumë na duan neve Serbia dhe Dick Marty sesa e duam ne veten tonë; siç duket më të shqetësuar janë Serbia e Dick Marty për të ardhmen tonë sesa ne vetë që do ta ndërtojmë e do ta jetojmë vetë dhe me pasardhësit tanë. Ky është mashtrimi më banal që mund të besojë njeriu, por ja që i kemi kujdestarët edhe për këto çështje, kemi Serbinë dhe megafonin e saj Dick Marty-n; atyre duhet t’u kërkonim e t’u kërkojmë ndihmë për të na shpëtuar nga UÇK-ja, që na paska ardhur prej se dimë nga ku dhe që paska në program shkatërrimin tonë si popull e si komb.
UÇK-në ky popull shqiptar e njeh mirë, se ajo nuk ishte një instrument UFO-sh, por ishin djemtë dhe vashat e këtij populli, ishte edukata e këtij populli, ishte trashëgimia e këtij populli, ishte gjaku i këtij populli i ndezur për liri, ishte shpresa e shqiptarëve për ta ndërtuar jetën dhe ardhmërinë e tyre, ishte qytetaria shqiptare që nuk mund të jetonte më në robëri, ishte dëshira shqiptare për t’u bërë si të tjerët. E këta djem e vasha shqiptarët nuk i kanë frikë, se askush nuk ka frikë nga familjarët e vet. E udhëheqësit e kësaj ushtrie dhe lufte ishin djem dhe vasha të farkëtuar në veprimtarinë e gjatë kombëtare, nuk ishin të rekomanduar të dikujt, ndoshta atë keni pasur dëshirë ju që të ishin të rekomanduarit tuaj, siç jeni mësuar prej një shekulli, por kësaj radhe nuk ndodhi ashtu dhe shqiptarët fituan.
Jo zotërinj serbë dhe zotëri Dick i Evropës, nuk do të kërkojmë të na shpëtoni ju nga liria jonë të cilën e kemi dhuratë nga lufta e atyre që ju na i paraqitni si rreziku ynë; atyre që për lirinë e vunë veten para armëve tuaja dhe nuk u trembën, por u ndeshën deri në vetëmohim, ku shumë prej tyre u bënë dëshmorë të atdheut vetëm që ju të mos jeni më kujdestarët tanë. Ju mund të vazhdoni të shpifni, por ne e dimë kush jemi, e dimë kush është UÇK-ja, e dimë kush janë udhëheqësit tanë dhe kur të bëjnë gabime i korrigjojmë vetë e, ndoshta, kur ndonjëri e bën borxh edhe e dënojmë, por kurrë jo sipas këshillave serbe. “Krahas kontrabandës së narkotikëve, grupet e organizuara kriminale nga Kosovë – Matohia merren edhe me tregtinë ilegale të armëve, me cigaret dhe mallrat e tjera akcizë, me automjete të vjedhura, me kontrabandën e mishit të bardhë dhe me rishitjen e organeve të njerëzve”.[1]
Besoj gjithkush e kupton mirë se sa të lehtë e ka pasur zotëri Marty ta përpilojë raportin e vet në qoftë se e ka shkruar vetë e nuk i është dhënë i gatshëm. Akuzat që shpifen më sipër janë identike si të raportit. Është shumë e habitshme si ka koinciduar që të dy raportet, ai i 2004-s dhe ai i 2010-s, ta kenë të njëjtën terminologji dhe të njëjtat shpifje akuzuese për Ushtrinë Çlirimtare dhe drejtuesit e saj, të cilët, meqenëse janë kundër dhe në luftë me Serbinë, nuk janë tjetër veçse kriminelë, që janë të aftë të bëjnë të gjitha krimet e mundshme, çfarë kanë lexuar serbët dhe Dick Martyn në librat e shkruara për mafinë botërore në gjithë historinë e saj.
“Duke pohuar se kriminelët shqiptarë kanë pasur rolin kryesor në krimin e organizuar edhe në vende të shumta të Evropës, veçanërisht në lidhje me tregtinë e narkotikëve, përfaqësuesit e Këshillit të Evropës, në raportin e tyre të vitit 2000 kanë vërejtur se krimi i organizuar në Kosovë – Metohi është i lidhur me ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe me kriminelët nga Shqipëria e Veriut. Sipas gjetjeve të zyrtarëve evropianë, krahas veprimtarive kriminale të përshkruara, në Kosovë – Metohi janë përfaqësuar edhe tregtia me njerëzit, me forcë, përfaqësuesit e organeve të policisë dhe të gjykatave, si dhe dhunë mbi baza nacionale, gjatë së cilës spastrimi etnik është trajtuar si biznes i leverdishëm. Kështu, gjatë vitit 2000 “mediat perëndimore e kanë përshkruar Kosovë – Metohinë si ‘ferr gangsterësh’, përkatësisht si territorin që udhëheqësit evropianë gjithnjë e më shpesh e shikojnë si bazën e krimit të organizuar, sidomos të tregtisë me drogën”.[2]
Kush e beson që kriminelët shqiptarë paskan pasur rolin kryesor në krimin e organizuar në Evropë? Vetëm serbët dhe Dick Marty, apo ka edhe të tjerë? Natyrisht që në gjithë këtë propagandë ka edhe të tjerë, se po të mos kishte nuk do të kishte arritur dot zotëri Marty, ta bindte Këshillin e Evropës, por ajo që më vjen në mendje është: Ne shqiptarët paskemi vendin e parë në Evropë e, ndoshta, në Botë për organizimin e krimit; dhe dihet që organizimi i krimit është shumë i vështirë se, përveçse kërkon mjeshtri për t’i dominuar sivëllezërit e organizatës, por edhe gjithë trysninë dhe luftën që të bën shoqëria, ligjet njerëzore, opinioni, konkurrenca etj.; pse pra Evropa e bota nuk na e jep vendin e parë edhe në art, në shkencë, në kulturë, në politikë, në diplomaci etj? Sa dorëlëshuar qenka e para Serbia e pas saj edhe Evropa për të na vënë në vend të parë si kriminelë. Por ne e dimë se çdo të mirë që kemi mësuar, por edhe çdo të keqe e kemi mësuar nga ata që kanë qenë më të zhvilluar se ne e më të mëdhenj se ne, kështu i takon që shumë gjëra ne shqiptarët i kemi mësuar nga Evropa e edhe nga Serbia që na ka mbajtur një shekull të pushtuar, pra edhe organizimin e krimit. Asgjë nuk lind pa një model. Nëse Evropa, Serbia dhe Bota pranojnë që modelet i marrin nga ne shqiptarët, edhe ne do të pranojmë që ndoshta jemi jo baba i mirë, por baba i kësaj bote që po na akuzon.
Dhe ajo që është më interesante edhe brenda ndër shqiptarë, Serbia dhe zoti Marty bëjnë diferencime, nuk i futin të gjithë në një thes. Pra, edhe këtu nuk janë të gjithë shumë të zotë në këtë fushë, por disa edhe janë: “ish-pjesëtarët e UÇK-së dhe me kriminelët nga Shqipëria e Veriut”. Shumë të zotë ata djem a vasha që krijuan UÇK-në dhe na çliruan nga pushtimi shekullor serb, por që të jenë më të zotë në Evropë në fushën e organizimit të krimit, që është fusha më e vështirë e kur është kjo fushë e zotëruar prej tyre, natyrisht se fushat e tjera nuk i kanë fare të vështira t’i zotërojnë e të dominojnë. Këtë e vërtetuan me vepra; ata vërtetuan se janë luftëtarë të papërballueshëm sepse hodhën jashtë armikun dhe çliruan atdheun, se janë atdhetarë me bindje dhe arritën të marrin gjithë popullin pas vetes, se janë politikanë të nivelit të lartë pasi bënë gjithë botën moderne me vete; sepse fituan simpatinë e të gjithë njerëzve të ndershëm dhe u bënë modeli botëror se si duhet luftuar për liri, sepse u bënë bashkëpunëtorë të suksesshëm të NATO-s në luftë që të tjerët me ushtri të mëdha klasike nuk e kanë provuar akoma dhe ishin aq bashkëpunëtorë të suksesshëm sa u bënë modeli i kohës, ashtu sikurse jam i sigurt se ata që kanë ardhur në politikë nga radhët e kësaj ushtrie, janë më të përkushtuarit për ta zhvilluar vendin dhe më të sigurtit për ardhmërinë e tij, që natyrisht do të bëhen edhe partnerë të suksesshëm të politikës moderne të kohës. Pra, le të bëhet një evidencë e vlerave të UÇK-së dhe pastaj në këtë evidencë vlerash parësore në Evropë, le të futet diku nga fundi edhe organizimi i krimit, por që ju serbët dhe megafoni juaj Dick Marty, të na bëni ne shqiptarëve kampionë të krimit në Evropë njerëzit me mend e me logjikë nuk duhet ta besojnë, por ja që paska edhe të tillë.
Megjithatë, unë kuptoj se kur të prishen interesat, bëhesh edhe agresiv. E këtë është e kuptueshme që e bëjnë serbët duke u vënë shqiptarëve gjithfarë epitetesh fyese e akuzuese. Për këtë unë kam pretendimin pse ne nuk merremi me demantimin e tyre dhe me akuza e shpifje të nivelit siç merren edhe serbët. Por zotërinë Marty me urrejtjen e tij të deklaruar patologjike për shqiptarët nuk e kuptoj fare, po fare.
“Territori i Kosovë – Metohisë, për sa i përket krimit të organizuar është ndarë në tri zona kryesore interesi: qarku i Drenicës, i Dukagjinit dhe i Llapit, në të cilat veprimtarinë kriminale e kontrollojnë disa udhëheqës të ish-UÇK-së, tani udhëheqës në strukturat politike, si dhe më parë, bashkëpunëtorë të ngushtë të AKSh-së, të cilët kanë financuar punën e saj”.[3]
Pasqyrë të plotë i ka dhënë Serbia zotëri Martyt për raportin, prej të cilit ai ka shfrytëzuar vetëm ato pjesë që i janë nevojitur për momentin siç është “grupi i Drenicës”, pasi me të tjerët nuk guxon të merret, pasi me ta si me Dukagjinin ashtu edhe me Llapin e ka humbur gjyqin.
“Zona e Drenicës, përgjatë rrugëve strategjike, që lidhin territorin e Malit të Zi me Maqedoninë nëpërmjet Prizrenit, Klinës, Istogut, drejt Mitrovicës, në qarkun e Shalës, paraqet zonën që kontrollon grupi i Drenicës, besnike e Hashim Thaçit. Ky grup merret me tregtinë ilegale të armëve me automjete të vjedhura, me njerëz, me mallra akcizë, para së gjithash me cigare dhe me karburante. Nëpërmjet lidhjeve familjare që ka në këtë zonë, Thaçi kryen drejtpërdrejt kontrollin mbi institucionet vendore, duke siguruar, në këtë mënyrë, kryerjen e veprimtarisë së përmendur kriminale. Familja Thaçi është lidhur me mafien shqiptare, maqedonase, bullgare dhe çeke”.[4]
Kurrë nuk do të arrihet të njolloset kombi ynë, Kosova ka histori të lavdishme (31)
20 gusht11:37
Shkruan: Kudusi LAMA
Aktorët ndërkombëtarë që morën drejtimin në Kosovë u lidhën dhe u mbështetën te të gjitha strukturat dhe individët që kishin bashkëpunuar me Serbinë gjithë jetën. Do të thoni ju që ata nuk ishin në udhëheqje. Atë e kam të qartë se edhe po ta kishin mendimin tuaj, ose të ishit ju vetë nuk e bënit dot, se për lirinë u bë një luftë e madhe. Por të gjithë informatorët dhe bashkëpunëtorët e niveleve vepruese ishin ish-bashkëpunëtorë të Serbisë. Dhe ta dini zotëri, megjithëse edhe sot Serbia deklaron që ka shërbim të fuqishëm informativ në Kosovë, kurrë nuk do të arrihet të njolloset kombi ynë, sepse gjithë historinë e ka të lavdishme.
Në pjesën e dytë të pikës 10 ju shpreheni: “Në fakt, menjëherë pas përfundimit të konfliktit, kur UÇK-ja kishte praktikisht e vetme kontrollin në terren, u kryen shumë larje hesapesh midis tarafesh të ndryshme dhe ndaj atyre që konsideroheshin, pa asnjë formë procesi gjyqësor, si tradhtarë, sepse dyshoheshin se kishin bashkëpunuar më parë me autoritetet serbe në vend”. Më duket se gjithë informacionin e keni marrë prej kundërshqiptarëve dhe e keni ndërtuar me keqdashje, sepse po të kishit marrë informacion të saktë do të ishit informuar se në Kosovë gjatë dhe pas Luftës Çlirimtare nuk ka pasur asnjë element të luftës civile, që realisht duket se e keni pasur shumë me dëshirë ju zotëri Marty dhe serbët që ua kanë servuar raportin tuaj. Në Kosovë dhe në gjithë hapësirën shqiptare jemi krenar se kurrë nuk ka pasur luftë civile me gjithë përpjekjet që janë bërë shpesh në histori për të na futur në lojëra të tilla të rënda. Dhe duhet të dini se ne i njohim luftërat civile të kombeve të tjera gjatë historisë.
Ndërsa sa u përket atyre që kanë bashkëpunuar me Serbinë kundër UÇK-së duhet të jeni të qartë se ka pasur mjaft kohë për t’i likuiduar që në fillim të luftës, siç ndodh gjithnjë gjatë luftërave çlirimtare, në qoftë se do t’i kishin zënë rrugën ose do të ishin vendosur në vijat e fronteve bashkë me serbët përballë luftëtarëve. Kurse kur lufta kishte përfunduar askush nuk është marrë me ta. Sepse tani në liri shqiptarët të lodhur nga lufta nuk kishin më dëshirë të merreshin me këtë kategori. Dhe përgjithësisht Serbia bashkëpunëtorët i ka marrë me vete, ju e dini mirë këtë. Se nuk do të ndodhte ndryshe se ç’ka ndodhur me pushtuesit e vendeve të tjera, apo edhe me pushtuesit që kanë pushtuar territoret shqiptare gjatë historisë.
Në pikën 11, duke u përpjekur të justifikoni veten, ju hidhni gurë kundër UNMIK-ut, se nuk paska punuar mirë dhe se me ardhjen e EULEX-it dhe ardhjen tuaj gjendja ka ndryshuar, por çfarë t’i bësh se u paska mbetur pa zbuluar ajo që doni ju “për krimet e luftës të kryera kundër serbëve e kosovarëve shqiptarë të konsideruar si bashkëpunëtorë apo si pjesëmarrës të fraksioneve kundërshtare. Kjo çështje e fundit përbën një tabu të vërtetë sot e kësaj dite në Kosovë, edhe pse gojë më gojë e me shumë kujdes, të gjithë flasin për një gjë të tillë”. Zotëri, a e dini se luftëtarët e UÇK-së nuk kanë në historinë e luftës së tyre asnjë civil serb, asnjë fëmijë, grua apo plak serb të vrarë gjatë luftës, asnjë shtëpi të djegur dhe asnjë grabitje në shtëpitë e serbëve? Po çfarë paskeni pritur ju, që edhe burrat luftëtar të mos i kishin vrarë në frontet e luftës? Nuk e dini ju se lufta bëhet për të vrarë burra që rreshtohen në formacionet e armikut? A keni marrë vesh ju se UÇK-ja ka lënë në frontet e luftës me ushtrinë dhe policinë serbe rreth 2 mijë dëshmorë? Vërtetë jeni interesant, dhe nuk u vjen çudi me veten për mënyrën se si arsyetoni.
Ndërsa duhet të dini profesionalisht, se fati i kësaj Lufte Çlirimtare ka qenë se nuk pati fraksione, siç do të kishit pasur dëshirë ju. Në atë luftë pati një ushtri që quhej Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe që e kreu detyrën. Këtë e di edhe NATO-ja që luftoi bashkë me të e që më lartë e keni pranuar edhe ju megjithëse në sensin për keqdashje. Kështu që, në qoftë se ka ndodhur ndonjë vrasje, që mund ta evidentoni ju, gjeni arsyet, por mos e lidhni abuzivisht me luftën duke përdorur terminologji sikur ne këtu jemi një tufë të paditurish dhe habitemi me fuqinë tuaj në të shprehur e në shtrim të problemeve.
Më poshtë në pikën 12, shpreheni “Ekipi i prokurorëve dhe hetuesve ndërkombëtarë në gjirin e misionit të EULEX-it, ngarkuar për të vërtetuar pretendimet lidhur me trajtimet çnjerëzore, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me një trafikim të mundshëm organesh, ka bërë përparime konkretisht për sa i përket provës së ekzistencës së vendeve të fshehta të burgimit të UÇK-së në veri të Shqipërisë ku thuhet se janë kryer trajtime çnjerëzore, madje edhe vrasje. Hetimi, megjithatë, nuk ka gjetur mbështetjen e duhur për bashkëpunim nga ana e autoriteteve shqiptare”. Çudi, që ju paskan penguar autoritetet shqiptare, sepse me sa di unë këto autoritete gjithnjë iu kanë ofruar publikisht gjithë ndihmën e nevojshme që të sqaroheni për çdo pretendim. Asnjëherë nuk kam dëgjuar t’u jenë kundërvënë. Ndërsa unë mendoj se u kanë dhënë aq shumë hapësirë, sa vërtetë nuk duhet ta kishin bërë, përderisa ju jeni aq pak serioz, sa kur nuk gjeni çfarë dëshironi, propagandoni pengesën e autoriteteve shqiptare, për të mos deklaruar dështimin tuaj, pasi jeni duke ecur mbi mashtrimin. Pse në raportin tuaj nuk emërtoni kush iu ka penguar? Apo nuk ka rëndësi, pasi ju konsideroheni i fituar në fushën propagandistike kundërshqiptare dhe kaq iu mjafton. Shqipëria ka pasur autoritete edhe kur zhvillohej lufta, nuk ka qenë tokë e shkretë, që ju ta zbuloni sot zotëri.
Ndërsa në pikën 13, jeni më i drejtpërdrejtë për synimin se ku doni të arrini duke u deklaruar: “Emocioni që ngjallën në rrafsh botëror krimet e llahtarshme të bëra nga forcat serbe krijoi një atmosferë të tillë, që mund të vihej re edhe në qëndrimin e disa instancave ndërkombëtare, duke u mbështetur në mendësinë se disa konsideroheshin doemos si xhelatë, dhe të tjerët si viktima, pra pashmangshmërisht të pafajshëm. Realiteti është më i nuancuar e kompleks”. Pra, keqardhja juaj është se instancat ndërkombëtare qenkan emocionuar nga krimet serbe, duke bërë të mos shihen krimet e viktimës. Unë e kam kuptuar se synimi juaj nuk është tjetër veçse të kriminalizojë pikërisht këtë – viktimën për ta barazuar me kriminelin. Po pse more zotëri ke kaq urrejtje për gjithë ata shqiptarë të vrarë? A e di zotëri se sipas statistikave për një shekull, Serbia ka zhdukur 77 % (për qind) të shqiptarëve në trojet e pushtuara dhe se këto shqiptarë që jetojnë sot janë pasardhës të vetëm 23% (për qind) të tyre? Ulu njëherë dhe vëre gishtin në kokë thonë shqiptarët. Nuk janë emocionuar instancat ndërkombëtare, zotëri, por këto instanca të emocionuara sipas jush, na kanë borxhe të mëdha, pasi kanë pjesën e tyre të fajit për vdekjen e gjithë atyre shqiptarëve ndër kohëra e kanë peshë në ndërgjegjen e tyre.
Realisht serbët dhe Serbia në Kosovë dhe në gjithë trojet e pushtuara shqiptare historikisht kanë kryer rolin dhe funksionin e xhelatit mbi shqiptarët, duke ua marrë jetën si kanë dashur. Lexoni zotëri dialogun e Millosheviqit me Gjeneralin Klark, në takimin e tyre të vitit 1999, në Beograd, në librin e tij “Të bësh luftë moderne”, që të sqarohesh se çfarë kanë bërë dhe kërkonin të bënin serbët mbi shqiptarët.
Prandaj edhe sado dëshirë të keni, nuk keni për t’ia arritur kurrë qëllimit të barasvlerësoni shqiptarët me serbët në rrugën e krimit kundër njerëzimit, sepse serbët janë të njohur botërisht për krimet e tyre. Mos bëni shaka zotëri me terma tragjike.
Pika 15, është vërtetë interesante, pasi aty ju thoni: “Nuk mund dhe nuk duhet të ekzistojë një drejtësi për fituesit dhe një tjetër drejtësi për të mundurit. Në çdo konflikt, tërë kriminelët duhet të ndiqen penalisht dhe të cilësohen përgjegjës për aktet e tyre të paligjshme, cilido qoftë kampi të cilit i përkasin dhe pavarësisht nga roli politik që kryejnë”. Jam plotësisht dakord me ju, për këtë pikë, më gëzon fakti që në këtë rast keni marrë rolin e të mundurit (Serbisë), duke kërkuar që edhe shqiptarët (fitimtarët) të vlerësohen për veprat e tyre njëlloj si serbët.
Po kur do të trajtohen serbët si kriminelë, kur do të japin llogari për gjithë vrasjet që kanë bërë, për të gjitha masakrat, për të gjitha shkatërrimet, për të gjitha shpërnguljet, për gjithë gjenocidin, për gjithë prapësitë që kanë shkaktuar, për të gjitha përdhunimet, për të gjitha djegiet e shtëpive, për gjithë ata operacione zhdukje ndaj shqiptarëve, për të gjithë të zhdukurit, për gjithë fëmijët pa prindër e prindërit pa fëmijë, për të gjithë pensionistët pa pensione, për të gjithë pasurinë e marrë, për gjithë pastrimet etnike e grabitjen me tjetërsim të tokave shqiptare, për të gjitha shpifjet, për të gjitha konfliktet ndërshqiptare që kanë përgatitur, për të gjitha opinionet që kanë përgatitur për opinionin ndërkombëtar për portretin e shqiptarëve etj. Pra, unë jam dakord me ju që të trajtohen njëlloj të gjithë ata që kanë bërë krime, po kur do ta përgatisësh raportin për Serbinë, për ushtrinë e policinë serbe, për kriminelët serb, që të jesh i sigurt janë me mijëra? Bëje edhe këtë, që të pastrosh sadopak, këtë portret që krijove për veten në opinionin mbarëbotëror, duke u munduar të njollosësh portretin e luftëtarëve shqiptar për liri dhe të Ushtrisë së tyre Çlirimtare.
Por unë nuk bindem dot se ju mund të jeni i drejtë në vlerësimin e kriminelit dhe të viktimës, kur lexoj në pikën 16 të kësaj rezolute: “Ndërsa Serbia më në fund arriti të bashkëpunojë, realizimi i gërmimeve në territorin e Kosovës u shfaq shumë më i komplikuar, kurse në territorin shqiptar ka qenë i pamundur, të paktën gjer më sot. Bashkëpunimi me autoritetet kosovare lë për të dëshiruar sidomos për sa u përket kërkimeve për rreth 500 persona zyrtarisht të zhdukur pas përfundimit të konfliktit”.
Së pari, dua t’iu sqaroj se në Kosovë nuk ka pasur një konflikt që mund të ishte zgjidhur edhe me bisedime, por një luftë të armatosur të një populli për liri, kundër të cilit Serbia pushtuese ka përdorur gjithë arsenalin e saj të armëve prej pistoletave e pushkëve, mitralozëve e topave, tankeve e autoblindave, helikopterëve e avionëve gjuajtës – bombardues e deri tek raketat që ka disponuar, pa dalluar se ku lejohet e ku nuk lejohet për të goditur sipas konventave ndërkombëtare. Për këtë mund të shihet edhe plani i përdorimit luftarak të artilerisë në Kosovë, të cilin unë e disponoj në origjinal, që e kanë përgatitur bashkëpunëtorët e tu serb. Të cilin e kam paraqitur në këtë punim më lartë të fotografuar.
Së dyti, ju duket se shpreheni që flitet për vrasje të kryera pas lufte, e realisht nuk kuptohet se si mund të jenë bërë këto vrasje kur nuk kishte luftë.
Së treti, ju përdorni shifrën 500, por nuk vini asnjë emër, adresë e portret të asnjë prej këtyre që juve iu kanë humbur. Ndërsa shqiptarët kanë emrat e mbiemrat, portretet dhe gjeneralitetet, familjet dhe të afërmit, vendbanimet dhe shtëpitë, prindërit dhe fëmijët e mbi 14 mijë të vrarëve e të zhdukurve, dhe ju nuk iu bëjnë fare përshtypje.
Së katërti, ju ankoheni se në Kosovë e Shqipëri iu kanë penguar të gërmoni. Po si u kanë penguar nuk e thoni, pasi nuk dini çfarë të thoni, për vetë faktin se edhe sikur ta gërmoni gjithë tokën shqiptare, nuk do të gjeni varreza masive, siç pretendoni ju, pasi nuk është në zakonin tonë të fshehim varrezat, në traditën tonë njeriu është edhe armik deri në momentin që vdes, prej këtij momenti ai duhet nderuar dhe ne këtë e kemi bërë historikisht dhe e bëjmë. Ne e dimë që për këto çështje Serbia gjithnjë na ngatërron me veten, po ju pse na ngatërroni, a mos edhe ju keni të njëjtën traditë si serbët që të luftoni edhe kundër kufomave?
Së pesti, ju e quani bashkëpunëtore të mirë Serbinë, se ajo paska bashkëpunuar me ju, por për çfarë ka bashkëpunuar? Ne akoma kemi një masë të madhe njerëzish të humbur. A dini ku u ka thënë Serbia se e ka Ukshin Hotin, një personalitet shqiptar me vlera universale, që nuk po kthehet në shtëpi? Ne e duam bashkëpunimin me emra zotëri. A ke dëshirë të rreshtoj të gjithë emrat e të zhdukurve që vazhdojmë t’i presim të na i kthejë Serbia?
Pas këtyre komenteve të rezolutës shoqëruese, le të lexojmë e vlerësojmë raportin e zotëri Dick Martyt, duke nxjerrë konkluzione e duke bërë në fund komentet e nevojshme sqaruese.
Pasi e kemi lexuar me kujdes këtë raport, lind vetvetiu nevoja për ta marrë në analizë pikë për pikë që të kuptojmë më mirë se cili është edhe qëllimi i këtij zotëri Marty-t, që bën këtë raport tepër denigrues dhe keqdashës për kombin shqiptar, për Kosovën e shqiptarët që e banojnë, për Luftën Çlirimtare të Kosovës, për UÇK-në si bartëse krenare e me dinjitet të kësaj lufte, për luftëtarët, invalidët, dëshmorët dhe viktimat e shumta të kësaj lufte, që ishte rrjedhojë e pushtimit nga Serbia dhe domosdoshmërisë së hedhjes së saj jashtë Kosovës me forcën e armëve dhe më gjakun e shumë shqiptarëve.
“Naim Frashëri” i Sabri Hamitit: Shënime për një libër dashurie
Nga: Persida Asllani
Me vargjet që përmbyllnin një nga poezitë lirike më të njohura të letërsisë shqipe si “Fjalët e qiririt”, Naim Frashëri sillte në zemër të letërsisë shqipe një nga enigmat e mëdha të krijimit poetik. E linte aty, si psherëtimë, si pamundësi, si pohim të një të vërtete të patrajtueshme dot deri në fund. Shkurt, na linte trashëgimi një shqiptim të përsosur të thelbit të poezisë: e ku shkruhenë në kartë fjalët e gjuhësë Zjartë?
Si vëlla e në kuvendim të pandërprerë me të, poeti Sabri Hamiti e çel tash së voni përmbledhjen e vet poetike me një homazh personal për gjurmën e gjuhës së zjarrtë, e cila, kur shfaqet mbi fletën e librit a mbi fletën e jetës, dëshmon se aty ka zënë fill poezia, krijimi e leximi i saj, në letërsi e në jetë: “Kur më shihni grumbull hini / Kujtoni sa i madh ishte zjarri”. Lexues i pasionuar i Lasgushit, Hamiti e ka hetuar qysh herët se në thelb është po ai zjarr që pat frymëzuar dikur lexuesin më të mirë të Naimit në modernitetin shqiptar, i cili e rikthente me vetëdije pyetjen e poetit të adhuruar në hyrje të poezisë që ia kushtonte me nderim. Ndërsa në vargjet e frymëzuara ia poetizonte konceptin e gjuhës si një “kredo” poetike, së cilës të dy poetët i ndenjën besnikë deri në ditët e fundit të jetës:
Gjuha: shpirt i shent’i kombit, që kalon dyke kënduar!
Gjuha: zjarr ku djeg me dritë një mendim i frymëzuar!
Gjuha: afsh’i gjall’i jetës! shpat’e ndritur e lirisë!
Gjuha: yll i vjershërisë! Gjuha: Verb’i Perëndisë!
Libri që i kushtohet sot Naim Frashërit nga Sabri Hamiti, shpalos leximin e pandërprerë të kësaj gjuhe të zjarrtë, lexim i dashurimit me të, qysh në vargun e parë, pa e zbehur personalen e thellë që endet aty. Sepse për Naimin mund të shkruhet tashmë vetëm kështu, i djegur nga gjuha e zjarrtë, i zhytur në hinin e vetvetes, përmes ndjeshmërisë së poetit, dashurisë së lexuesit dhe mjeshtërisë së studiuesit.
Prandaj librin “Naim Frashëri” të Sabri Hamitit dua ta quaj një “Naim jete”. Është një Naim që dëshmohet ngadalë, për të gjithë, si një mrekullim i parë me letërsinë kombëtare, si një zbulim i hershëm i lirikës për dashurinë e bukurinë, si rigjetje e vijueshme e mistikës së besimit dhe etikës së lartë të qenies përmes mirësisë dhe përulësisë. Është një “Naim jete”, me një lexim të gjatë e ngulmues, shtresëzuar nga përvojat e thella të jetës, nga përvojat edhe më të thella të letërsisë, nga metodologjitë studimore e kritike të subjektivizuara e sidomos nga një përsosje e pashoqe ndër vite e shkrimit për poetin e poezinë, si finalitet fundor i çdo shkrimi për letërsinë.
Sepse, këtu synon të na kthejë ky libër i autorit, te zanafilla e Naimit, te gjuha e tij e zjarrtë, aty ku më parë Poradeci pati ndjerë poetikisht shenjtërinë e kombit, mendimin e frymëzuar, pasionet e jetës, poezinë e mirëfilltë dhe hyjninë. Sepse “poezia e Naimit është gjuha shqipe e shpirtëruar me pamje të dashurisë”, vijon Sabri Hamiti në këtë 120-vjetor të amshimit të tij.
Kjo fjali, me potencialin e një sentence poetike, çel leximin pasionant të krejt librit për Naimin, duke na kujtuar qysh në qasjen e parë se trashëgimia “naimiane” e bashkohësisë sonë është shumë më e thellë dhe e pasur nga sa e mendojmë dhe se vetëdijesimi për “naimianen” mes nesh është rigjetje e gjuhës amtare në kohën kur me të mbruhej një kulturë e re gjuhësore, botëkuptimore, morale dhe mbi të gjitha poetike, e cila vijon rrugëtimin në identitaren tonë gjuhësore e letrare.
Me këtë mision, autori i shpalos lexuesit të sotëm jo vetëm ideoren e poetit dhe korifeut kombëtar, jo vetëm tematikat dominante të veprës, jo thjesht biografiken e një jete njerëzore, jo vetëm logjikën e veprimit apo të shkrimit, por sidomos trajtat ligjërimore përmes së cilave shprehen ato, kërkimin gjuhësor, shprehjen e kulluar, nuancat dhe finesat që shënjojnë situata të holla emotive, ngritje shpirtërore, mprehtësi konceptuale, feksje mistike e të gjitha këto, pa u larguar asnjë çast nga frymëzimi me të cilin poeti i flet vetëm poetit.
Ai fton të rizbulojmë së bashku me të, ashtu siç ai vetë e ka bërë vit mbas vit, e shkrim mbas shkrimi, këtë ngjizje të madhe përmes shqyrtimit të hollë të tekstit poetik e autorial, si pikënisja e vetme e mundshme e leximit dhe e shqyrtimit të letërsisë si art. Prej këndej buron këmbëngulja e skajshme për ta sjellë tekstin në lexim sa më pranë botimit të parë, për t’iu kthyer atij me lexime të vijueshme dhe pasuruese sa herë që ia dikton shqisa e tij. Atëherë takohemi përnjëmend me Naimin, që himnizon përjetësisht gjuhën, atdheun, heroiken, dashurinë e bukurinë, Naimin e lirikës personale e mistike, Naimin që vajton, Naimin që mrekullohet, Naimin e utopisë dhe ëndrrës, mirësisë e melankolisë, Naimin e Skënderbeut, Naimin e bektashizmës së frymëzuar e sidomos Naimin e zemrës, atë të lexuar për herë të parë e që mbetet thelbi i çdo rileximi, sado i shtyrë në kohë qoftë ai.
Për plotësinë e këtij leximi, autori ka ndërmarrë edhe shqyrtimin e Naimit të të tjerëve, atyre që si ai, pararendës leximesh e dashurish për poetin, panë në veprën e tij thelbe të patjetërsueshme që i kthehen vazhdimisht dijes, vetëdijes dhe ndjeshmërisë kombëtare. Merren në shqyrtim biografitë dhe dëshmitë e Mid’hat Frashërit, intuitimet e pasionet “naimiane” të Faik Konicës, sintezat mbresëlënëse të Çabejt, hetimet psikanalitike të Krist Malokit, analizat kulturologjike të Koliqit dhe leximet metafizike të Eqrem Kryeziut. Krahas këtyre pikëvështrimesh, autori skicon, me gjasë për herë të parë, një hartografi të trashëgimisë “naimiane” në zemër të letërsisë shqipe, aty ku poeti dhe korifeu kombëtar Naim Frashëri, u bë frymëzim e lëndë poetike për poetët e mëvonshëm të letërsisë shqipe. Në këtë kapitull, titulluar simbolikisht “Naimi i trashëguar” merren në shqyrtim shkrimet dëshmuese por edhe krijuese të Lumo Skendos, të cilat vijnë shpesh si portretizim por edhe si poetikë, gjurma në frymëzimet atdhetare të Çajupit, Naimi i Lahutës fishjane, Naimi i Koliqit poet, e sidomos Naimi “lasgushian”, ku theksohet kalimi i trashëgimisë romantike në zemër të poetikës moderniste të Lasgush Poradecit si trashëguesi par excellence i frymës “naimiane” në letërsinë moderne shqipe.
Është një përkim fatlum simbioza e studiuesit dhe e krijuesit në penën e Sabri Hamitit. Ajo i fal atij, krahas thellësisë së analizës e dendësisë së sintezës së studiuesit, një shqisë të rrallë në leximin dhe shqyrtimin e poezisë si shkrirje e gjuhës me ndjeshmëritë dhe finesat, me intuitimet dhe përsiatjet, me frymëzimet dhe konceptualizimet poetike, pa të cilën poezia do të mbetej veç një mëtim. Bash për këtë arsye, edhe leximi i këtij libri mbetet, për shumëkënd prej nesh, një rizbulim i thellë e i hijshëm i Naimit, e mandej edhe një mësim.
Shkruar me dashuri, për Naimin, në 120-vjetorin e ikjes së tij. Kushtuar poetit që rikthehet, teksa e lexojnë ata që e duan e që ai vetë i desh, përmes mirësisë e shpresës, po aq shumë.
Arben Veselaj :Si e shkrova këtë libër
Ideja për ta shkruar këtë libër më ka lindur në qershor të vitit 2019 derisa po përgatisja një reportazh për gazetën Zëri të Prishtinës, në të cilin po përpiqesha t’i paraqisja përshtypjet e para prej gazetari për katundet arbëreshe të Kalabrisë, ku ende flitej gjuha shqipe e Mesjetës dhe ku rronte identiteti i vjetër arbëror.
Reportazhin me titull Rrini mirë, arbëreshë! e botova menjëherë, por seç m’u duk se ai nuk mjaftoi për ta rrëfyer krejt atë që ndieja për të rrëfyer për botën arbëreshe. Takimi me atë botë për mua ishte sikur një udhëtim në kohë, një udhëtim historik dhe fantazist njëherësh.
Udhëtimi në botën arbëreshe për një gazetar albanolog do të thotë më shumë sesa një udhëtim ekspeditiv sepse papritmas të zbulohet “i gjallë” trualli ku lindën idetë e qytetërimit modern shqiptar.
Bota arbëreshe ka qenë gjithmonë një lloj ekzotizmi për çdo gazetar dhe udhëpërshkrues. Të rrallë kanë qenë ata që kanë mundur ta frenojnë yshtjen e të mos shkruajnë për të. Edhe mua më mahniti ajo botë.
Ato vise të hirnosuara të gjeografisë kalabreze që i kisha kaptuar sa e sa herë në leximet e pionierëve të romantizmit shqiptar ma nxitën kureshtjen për të rrëmuar sërish në letërsinë arbëreshe, nëse do të mund ta gjeja një kuptimësi të re për ta nxjerr, mbase, edhe një interpretim të ri, ndryshe nga ai tradicional historik.
Kësaj hyrjeje të këtij libri ndoshta mund t’i mungojnë fjalitë klishe të tipit: çfarë shërben ky libër, ose çfarë synon ky libër, por mund të them se disa pjesë të tij provojnë të sjellin një interpretim ndryshe të historisë së letërsisë dhe në përgjithësi të historisë së mendimit shqiptar.
Gjatë shtjellimit të materies të librit mund të haset në një qasje jotradicionale dhe johistoriciste për disa autorë e vepra të letërsisë arbëreshe, si dhe në disa të pathëna rreth dialektikës historike të kësaj letërsie, por ky libër, në asnjë mënyrë, nuk pretendon të jetë kritikë për historinë e letërsisë.
Më shumë se një reportazh nga toka kalabreze, ky libër është një “flashback” në disa faqe të historisë së letërsisë. Mbase mund të jetë edhe një “short history” për botën arbëreshe, por besoj se në një version alternativ më së miri do t’i rrinte titulli Tri rrëfenja arbëreshe, pasi substanca e tij rrëfen sfondin historik (kombëtar), estetik (letrar) dhe ikonik (religjioz) të botës arbëreshe.
As krejt reportazh, as udhëpërshkrim i plotë, as rrëfim i pastër… por të gjitha nga pak, të shkrira në një triptikon gjithëpërfshirës dritëhijesh arbëreshe.
Pasueset e këtij libri mund të jenë deskriptivë e eseistikë më shumë sesa që duhet, por ata janë shkruar kryesisht gjatë kohës së udhëtimit e, ndërkaq, vetë udhëtimi, në përvojën time jetësore e profesionale, ka qenë jo një vizitë e zakonshme, por një pelegrinazh i vonuar në Arbërinë e vjetër.
MKRS-ja do të përkrahë artistët dhe krijuesit e pavarur nga fondi emergjent 16 tetor
Në takim ministrja i njoftoi që MKRS-ja nga fondi prej 5 milionë euro, i shpërndarë për rimëkëmbje ekonomike nga Qeveria e Kosovës, në fazën e parë i ka vënë në dispozicion fondet përmes tri masave që kanë pasur për qëllim; fuqizimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës përmes mundësimit të angazhimit me punë praktike në kompani private, OJQ dhe institucione publike; mbështetjen e drejtpërdrejtë të klubeve të sportit në Kosovë të regjistruara sipas legjislacionit në fuqi; dhe subvencionimin e projekteve nga fusha të ndryshme të sektorit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
“Si MKRS kemi propozuar që fondi i mbetur prej 2.5 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të dikastereve që mbulon MKRS t’i dedikohet mbështetjes së artistëve dhe krijuesve të pavarur”, ka thënë ajo.
Rrjedhimisht takimi i sotëm shërbeu për të diskutuar këtë propozim në mënyrë që të identifikohen mënyrat se si mund të përkrahen krijuesit e pavarur.
U diskutua për vendosjen e kritereve dhe mënyrën e zbatimit, gjithmonë konform nevojave dhe kërkesave që ata mund të kenë.
Ministrja Dumoshi ka thënë që për MKRS-në dhe për të si ministre është kruciale që në këtë fazë të ketë bashkëpunim të ngushtë me gjithsecilin dhe që secili propozim do të trajtohet me kujdesin e duhur institucional.
KOSOVARËT PO I REFUZOJNË PRODUKTET SERBE – EDHE PAS HEQJES SË TAKSËS
SEFER ZOGAJ
e
Taksa 100% është larguar, por përkundër kësaj blerësit kosovarë 100% më pak po blejnë produkte serbe. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por sociologu Labinot Kunushevci thotë se një nga to, mund të jetë edhe krijimi i një kulture të re konsumatore ku refuzohen vullnetshëm produktet e Serbisë.
Kosovarët po i refuzojnë produktet serbe – edhe pas heqjes së taksës
Ishte parë domosdoshmëri nga Qeveria e Ramush Haradinajt taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë, një bllokadë tregtare që synonte të përmirësonte pozicionin e Kosovës në raport me Serbinë.
Efekti i synuar i taksës – qoftë ai ekonomik apo politik – është kontestuar nëse është i realizuar apo jo.
Por ajo që shihet në statistikat që Gazeta Online Insajderi i ka siguruar nga Dogana e Kosovës – taksa megjithatë ka pasur një efekt të pamohueshëm në krijimin e një kulture të re konsumatore në raport me produktet e Serbisë.
Për të dëshmuar statistikisht këtë pretendime se taksa ka rezultuar në një kulturë të re blerëse mund të shihen të dhënat nga Dogana e Kosovës.
Si referencë janë tri vjet; viti 2018 nga 1 prill deri më 6 korrik ( periudha kur nuk kishte taksë ) viti 2019 nga 1 prill deri më 6 korrik ( periudha ku kishte taksë ) dhe viti 2020 nga 1 prill deri më 6 korrik (periudha kur taksa largohet).
Pikërisht më 21 mars të vitit 2020, Qeveria Kurti vendosi për largimin e taksës për lëndën e parë importuese nga Serbia, ndërsa pak javë vonë ishte vendosur parimi i reciprocitetit ( i cili nuk ka ndikuar në bllokadë tregtare), ndërsa më 6 qershor përfundimisht ishim kthyer në pikën ku ishim, para vendosjes së takes – liri e plotë tregtare sikur në vitin 2018.
Në vitin 2018 periudha tre mujore e importeve serbe në total është 120.160.255.57 euro, në vitin 2019 vjen rënie drastike ku të hyrat totale nga Serbia janë vetëm 1.562.777.06 euro, ndërsa në vitin 2020 kemi të hyra tre mujore 54.862.675.86.
Dallimi në mes vitit 2018 (kur nuk kishte taksë ) dhe në vitit 2020 (ku nuk kishte taksë pasi ishte hequr ajo) është mbi 65 milionë euro.
Pra, përkundër faktit se më nuk ka barrierë tregtare për produktet serbe dhe ato mund të futen lirisht në Kosovë – prapë, këto produktet nuk po blihen sikur në të kaluarën.
Kjo tregon se qytetarët e Kosovës tashmë i kanë zëvendësuar ato produkte me të tjera, qoftë prodhime vendore, qoftë prodhime që vijnë nga shtete të tjera.
Se ka ndodhur ky zëvendësim tregojnë edhe disa të dhënë nga Aleanca Kosovare e Biznesit.
Në një anketë të viti 2019, kur ishin pyetur bizneset kosovare se tash pas takës nga cili vend po furnizoheni? Ata kishin treguar se importimi është zëvendësuar 40 për qind nga vende të Bashkimit Evropian, 20 për qind nga Turqia, 15 për qind nga Shqipëria e Maqedonia dhe një përqindje tjetër nga vende të Azisë.
No description available.
Pas heqjes së taksës, siç tregojnë edhe të dhënat, ka rritje të importit serb, megjithatë, dukshëm më e vogël se sa në periudhën kur s’kishte taksë fare.
As tash nuk ka, por shifrat më nuk po kthehen ashtu siç ishin.
Statistikisht mund të vërehet qartë diferenca tre mujore në mes vitit 2018 dhe 2020, tregues se të hyrat totale nga importet serbe janë më shumë se 100% ulje.
Për arsyet për këtë refuzim të vullnetshëm të produkteve serbe tash, ka edhe një shpjegim kulturor.
Sociologu, Labinot Kunushevci, për Insajderi.com ka sqaruar fenomenin kur vendimet politike konsistojnë në një kulturë konsumatore.
Kunushevci reflektimin blerës karshi një produkti si rezultat i një vendimi politik e sheh edhe si rritje graduale e besimit të shoqërisë ndaj institucioneve – sipas tij, kjo përbën tregues pozitiv.
“Nëse institucionet kulturore zhveshën nga patriotizmi simbolik dhe ceremonial, folk-patriotizmi, dhe e orientojnë dhe prezantojnë atë – patriotizmin – si formë e cila shprehet përmes vetëdijes qytetare dhe refuzimit të produkteve serbe, atëherë kjo tregon shenjë emancipimi. Shoqëritë e zhvilluara, edhe sipas hulumtimeve të kryera, më së shumti u besojnë institucioneve. Ndikimi në rënien e blerjes dhe konsumit të produktit serb pas vendosjes së taksës është tregues pozitiv i besimit gradual të qytetarëve në institucione”, ka thënë Kunushevc.
Transformimi i mendësisë ndaj produkteve të Serbisë ka ndikuar në mënyrë enorme që të blihen shumë më pak produkte luksi nga Serbia
Nëse krahasojmë tre mujorin ( prill-korrik) të vitit 2018 dhe tre mujorin e vitit 2020 po të këtyre muajve, atëherë shohim se të hyrat nga akciza kanë rënie nga 13.111.700.10 euro në 727.742.86 euro.
Edhe pse, në këtë rast, përpos kulturës blerëse në raport me produktet serbe, faktor mund të jetë edhe pandemia pasi produktet e akcizës kanë një çmim më të lartë – çmimet e larta në kohë regresi ekonomik janë të papërballueshme.
Por, siç thotë edhe sociologu, dallimi kaq drastik tregon në të vërtet për një kulturë tjetër nga ajo që ekzistonte para vendosjes së taksës.
Vendimi politik mbase edhe nuk ishte planifikuar që të kishte efekte të thella ekonomike, por ai si i tillë krijoi realitet të ri
Veprat e akdemik Rexhep Ferrit – freskia optimiste e kohërave të vështira
Rexhep Ferri, piktor, profesor e shkrimtar , u lind në Kukës (Shqipëri) në vitin 1937. Më 1958 mbaroi shkollën e mesme të Artit në Pejë. Më 1962 botoi poezitë nga cikli Shëtitësit e lodhur në revistën letrare Jeta e re në Prishtinë. Në vitin 1966 u diplomua në Degën e Pikturës Monumentale në Akademinë e Arteve në Beograd. Në vitin 1970 mbaroi studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Beograd. Më 1971 mori çmimin e dhjetorit të Kuvendit të Kosovës. Në vitin 1974 zgjedhet pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë. Më 1975 fiton çmimin e Sallonit Pranveror për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës. Në vitin 1999 zgjedhet sekretar i Seksionit të Arteve në ASHAK dhe në vitin 2000 zgjedhet anëtar i rregullt i ASHAK. Kritika i ka vlerësuar lartë veprat e tij në aspektin artistik. Ka botuar edhe disa përmbledhje të poezive, si dhe disa romane.
Tituj e veprave
Ndoshta ishte dashuri, Prishtinë: Gazeta "Rilindja", 1997
Atdheu im Torzo, Prishtine: Rilindja, 1998
Kuartet për harqe : partiturë, Autorët" Rauf Dhomi, Rexhep Ferri. Prishtinë, 2001
Frikë nga Guernika: roman, Tiranë: Onufri, 2004
Njeriu po kush tjetër: roman, Tiranë: Onufri, 2005
Shapo Albane: roman, Tiranë: Onufri, 2006
Humbës i lumtur, Tiranë : Toena, 2007
Mbi dyzet punime të bëra gjatë viteve të fundit janë bërë pjesë e ekspozitës personale të akademik Rexhep Ferrit, e hapur të martën mbrëma në Galerinë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës
Janë dhjetëra profile njerëzish, çift dhe tek, që theksojnë një dinamikë mes ngjyrave ku spikat e kuqja, e zeza dhe e kaltra e butë. Nuk është një bredhje e pacak, por një kundrim prej udhëtarësh të zhytur në të thella për tri kohë: të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen.
Me traditën e sublimuar anë e përtej, veprat e reja kondensojnë atë që më së shumti i mungon vitit të murtajës: optimizmit se ditë të mira do të vijnë. Të martën mbrëma, në Galerinë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, është hapur ekspozita personale me mbi dyzet vepra të akademik, Rexhep Ferrit. Edhe një herë bota shumëngjyrëshe e piktorit 83-vjeçar përçon shpirtin e tij kërkues përballë aktualiteteve sfiduese.
Ajo çfarë kritiku francez, JeanMarie Dunyer, e kishte shkruar 43 vjet më parë në “Le Monde” se vizatimet e tij krijojnë personazhe të shformuara e të zhveshura me “prani që të pushton”, kjo mori një pohim edhe kuptimplotë në ditëlindjen e 83-të të akademikut. “Ferri nuk flet kurrë për historinë derisa fytyra njerëzore i ka rezistuar prerjes së sëpatës, profilet e tij janë të tmerrshme, si çdo gjë nga një racë krenare”, kishte shkruar atëbotë Dunyer. “Jemi në një kohë të maskave dhe një shekulli që pret optimizëm. Është faji i njeriut dhe jo gjetkë”, ka thënë akademik Ferri për KOHËN. Në të vërtetë, ekspozita e mbrëmshme, e organizuar nga Seksioni i Arteve pranë ASHAK-ut, ka hapur siparin e të parit event të tillë në institucionin më të lartë akademik në vend prejse ka pllakosur pandemia. Me reputacionin e pranuar prej vitesh si një prej emrave që i është brendashkruar historisë së artit modern në Kosovë, punimet e paraqitura në ekspozitë kanë bartur shenjat e dukshme të një ndjeshmërie artistike përballë realiteteve në evoluim.
“Gjatë tërë jetës po mësoj”, thotë akademiku 83-vjeçar, Rexhep Ferri, teksa vështron pikturat e ekspozuara në hollin e Akademisë së Shkencës e Arteve të Kosovës.
Ekspozita personale e tij përmbledh mbi dyzet vepra të krijuara në katër vjetët e fundit.Në këto vepra paraqiten dhjetëra profile njerëzish, që theksojnë një dinamikë mes ngjyrave.
Piktori, i cili vazhdon të mbetet i lidhur me traditën, nëpërmjet kësaj ekspozite sjell freskinë e optimizmit në kohë të vështira.Ekspozita personale e akademik Rexhep Ferrit është organizuar nga Seksioni i arteve të ASHAK-ut.
Akademik Flori Bruqi,PH.D
Episkopi Amfilohije i fton serbët në luftë për ta riokupuar Kosovën.
Serbia është kanceri i Ballkanit, e etshme për konflikte, luftëra, vrasje, masakra, dëbime dhe okupimë të trojeve të huaja, për ti zgjeruar kufijtë e Serbisë.
Në historinë e Serbisë dhe të serbëve të ardhur në Ballkan nga Kaukazi, nuk mund të gjesh asnjë periudhë historike pa luftëra dhe pa sulme ndaj popujve autoktonë për tua okupuar trojet, dhe më së shumti nga serbët kanë pësuar shqiptarët.
Serbia dhe Serbët me të njejtin opsion të luftës jetojnë edhe sot në shekullin e 21, kur tërë Bllkani bën përpjekje dhe është angazhuar për forcimin e paqes dhe të sigurisë.
Në Serbi për fat të keq për opsionin e luftës dhe të hegjemonisë janë bërë një mendje, edhe udhëheqësit shtetërorë edhe udhëheqësit fetarë të Kishës Orthodokse Serbe.
Episkopi Amfilohije, njëri nga krerët e Kishës Orthodokse Serbe, më 20 tetor 2020, në një fjalim të tij deklaroi se, “ Do të kthehemi në Kosovë, është toka jonë. Ajo Ushtri është e përkohshme, do ta shuajmë”.
O Episkop Amfilohije, mos e mashtroni veten, sepse të dhënat historike flasin se serbët në Ballkan kanë ardhur nga Kaukazi, kështu që mos gënjeni se tokën, vendlindjen dhe rrënjët e serbëve duhet t’i kërkoni në Kaukaz, e jo në Kosovë.
Kosova është denbabaden shqiptare dhe e larë me gjakun e shqiptarëve.
Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët.
Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare të cilat serbët i kanë pushtuar, ndryshuar dhe përvetësuar. Për këtë ekzistojnë prova bindëse që i mbani të fshehura në arkivat kishtare.
Episkopi Amfilohije, me tej deklaroi se, “ Ata që kanë harruar Car LLazarin, princin serb që u vra në Betejën e Kosovës , tashmë janë të mallkuar nga Zoti. Ka ardhur koha me bekimin e tij që të kthehemi përsëri në Kosovë”.
O Episkop Amfilohije, mos e mashtroni veten, sepse historia e serbëve mbështetet në mitologji dhe gënjeshtra. E vërtetë është ajo që pasqyron kjo hartë e Enciklopesisë Ruse e vitit 1817 që po e botojmë bashkë me këtë shkrim, ku Serbia figuron si një shtet i vocër përreth Beogradit, dhe se është zgjeruar duke vrarë, djegur dhe dëbuar popujt e tjerë, e më së shumri shqiptarët.
Si është e mundur që nje Serbi aqë e vocër siç e tregon harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, të ketë luftuar kundër Perandorisë Osmane në vitin 1389?!
Ju thoni se, “ Ata që hoqën dorë ng Kosova pështynë në eshtrat e e martirëve , varret e këtyre dëshmorëve këtu dhe në të gjithë Kosovën deri në Gjakovë, të cilët luftuan për Zotin në vitin 1912, për të vërtetën dhe drejtësinë e Zotit., për lirinë”.
O Episkop Amfilohije, shqiptarët historikisht kanë jetuar gjer përtej Nishi, mirëpo serbët e ardhur në Ballkan në shekullin e 6-të nga Kaukazi për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë me luftëra të pëgjakshme , me vrasje e masakra i kanë dëbuar shqiptarët nga trojet shqiptare.
Shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan dhe populli më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan.
Nuk ekziston as edhe një pëllëmbë tokë e huaj që të jetë e pushtuar nga shqiptarët.
Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”, paraqet protestën e tij si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm.
Siç shkruan ky shkrimtar hebre në këtë libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912.
Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.
Po Ju paraqesim disa fragmente nga ky libër ku pasqyrohen mizoritë barbare serbe ndaj shqiptarëve.
“Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”.
Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlich i përshkruan si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushtria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër.
Episkop Amfilohije, po Jua kujtojmë se vetëm në fund të shekullit të 20-të Serbia filloi dhe kreu lutërat gjenocidale në Kroaci, Bosnje e Hercegocinë dhe në Kosovë, duke bërë gjenocide trishtuese, duke vrarë, masakruar e dhunuar me mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm.
Në agresionin gjenocidal që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë dhe masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmije duke pi qumësht në gjoksin e nënës.
Dhunuan në mënyrën më shtazarake e makabëre 20 mijë femra shqiptare.
Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.
E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve.
Po Ju paraqesim edhe disa nga rrëfimet autentike nga libri me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi:
“ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”,
O Episkop Amfilohije, Ju dhe tërë klerikër e Kishës Orthodokse Serbe besimin fetar e paskeni kuptuar krejtësisht gabim e mbrapsht.
Pas të gjitha këtyre mizorive që Serbia i kreu në Kosovë, as nga Ju dhe as nga ndonjë klerik tjetër nga Kisha Orthodokse Serbe nuk dëgjuam as edhe një fjalë dënimi, pendimi apo mëshire për këto krime që serbët i kryen në Kosovë ndaj shqiptarëve, e që ishte obligimi i Juaj parësor shpirtëror, nëse me të vërtetë besoni në Zot.
Ju klerikë të Kishës Orthodokse Serbe, kujtojeni Zotin, dhe mos nxitini urrejtje dhe luftëra kundër shqiptarëve, sepse në jetën e përtejme vendin e keni në Xhehenem.
Në Kosovë jeton një grusht i vogël i serbëve që i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë.
Episkopi Amfilohije, në fjalimin e tij theksoi se, “ Ushtria e Kosovës është e përkohshme dhe do ta shuajnë”.
O Episkop Amfilohije, Ushtria e Kosovës është nga më modernet në Ballkan dhe trajnohet sipas kritereve të NATO-s.
Në Serbi sot jeton një numër i vogël i serbëve, sepse hungarezët e Vojvodinës dhe muslimanët e Sanxhakur nuk mund t’i konsideroni si serbë, sepse këto dy krahina i keni okupuar.
Sot gati i tërë Ballkani është në NATO.
Sot në Ballkan jetojnë afër 6 milionë shqiptarë dhe në rast të ndonjë sulmi eventual nuk do të rijnë duarkryq.
Shqiptarët që i dëboi Serbia me presione të ndryshme në Turqi në kohën e Titos dhe të Rankoviqit, tani janë bërë më shumë se 6 milionë, dhe këto shqiptarë mbajnë lidhje të ngushta me vendlindjen.
O Episkop Amfilohije, shkilni me këmbë në tokë dhe shikojeni realitetin. Nëse Serbia eventualisht e sulmon Kosovën, ky do të jetë edhe fundi i Serbisë luftënxitëse dhe ekspansioniste.
Subscribe to:
Posts (Atom)
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...