RASIM BEBO
SHKËNDIJËZA
Autori Flori Bruqi, poet shkrimtarë, historian, hulumtues dhe kritik i talentuar, prezantohet në mjedisin letrar me libri e 39 “Shkëndijëza”stisur nga frymëzimi i shkëndijëzave, duke qëndruar anës së lumit, jo për të mbledhur gurë të shndritshëm, por për ndjellur mendimet, ashtu si afroheshin valët e qeta të lumit deri te këmbët e tij që e freskonin. I vinin ndërmënd autore të ndryshëm të gjinive letrare, prej kohës së antikitetit, nga të cilët përmend Homerin, shqiptarin e madh të letërsisë botërore Fishtën, dhe vjen te Pashaidha dhe te Karl Reiholdi, të cilët dinakëria greke i fshehu shekuj më parë dhe u zbuluan pas vitit 1990. Nobert Jokli në enciklopedin e Madhe Gjermane, e ka quajtur “Lahutën e MALCISË: “Kënga e këngës së Ballkanit dhe me rastin 60 vjetorit të ditëlindjes, i dërgon telegram urimi. Në vitin 1932, shkruan te “Ylli i Dritës”, ajo është një poemë epike historike me 15.613 vargje, në këto vargje shtrihen ngjarjet e historisë së Shqipërisë së Veriut nga viti 1858 deri në vitin 1913. Lahuta është një nga Krijimet më mahnitëse, në mbarë historinë e letërsisë shqiptare”. (“Artikuj II, f. 54.)
“Fishta është shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar” e ka cilësuar Lasgush Poradeci.
Si Fishta edhe Flori Bruqi, ka marrë përsipër rolin e ndërmjetësit në shtegëtimin e veprës letrare nga autori tek lezuesi. Flori vazhdon të ndikojë me autoritet mbi botën shpirtërore të lexuesit. Rrjedhja kohore ecën me ritmet e saj, duke rruajtur në memorjen e nderit njerëz dhe personalitete të nderuar. Në epokën e sotme një nga këta është intelektuali, shkrimtari Flori Bruqi.
Po të mos ishte shkatërruar, djegur e përvëluar Roma më 476 e. J. nga Vizigotët dhe biblioteka e Aleksandris në vitet 640 e. J. Nga Kalif Omari, që i vuri zjarrin, dike thënë se nuk na duhet biblioteka, se çdo gjë e ka Kurani thotë i “mënçuri Kalif omar. Bota sot do të ishte 3 shekuj më përpara, Flori Bruqi do t’i kishte kapërdirë shkëndijat e tyre. Ndërsa “Pashaida” do kish mbetur e pa njohur, e mbyllur në bodrumet e arkivit të Athinës. Një krijim të përcaktuar për Ali Pashën dha edhe arvanitas Haxhi Sheqreti një mysliman, analfabet me dhunti nga ato që japin muzat disa njerëzve, “e meta” e tij është e të qënit mysliman dhe jo një i krishterë dhe e “meta” e dytë është se i kushtohet një myslimani Ali Pashë Tepelenës. Në qoftë se nuk do të ishin këto dy mëkate, Haxhi Sheqreti do të ishte një “Homer i Ri”, me 10.000 vargje: Tregojmë disa nga vargjet e Pashaidhës: “Kur turbullohet qielli, shkrepëtin e bubullin / dhe era mbi det trazuar ndëron drejtim, / zmadhon dallgët dhe tmerrshëm gjëmojnë, / ngrihen si male, kaltërojnë dhe verdhojnë, / njëra-tjetrës i vijnë, tokën kercënojnë, / të tilla gjëmime, nga se cili top, / gjithkush i dëgjonte, do t’i kujtojë për mot, / si dridhen duart e tyre, sipër mbi dyfek / dhe së prapthi i kapin të errërit fishek...”. (R. B. “Dodona...” bot. 2008, f. 254).“ Flori Bruqi, si një kritik erudit, është i pari në historinë e letërsisë shqipe, i cili ka nxjerrë, si në një “parakalim festiv” të gjithë shkrimtarët dhe poetët e trojeve etnike shqiptare . Nga rradhët e tyre në Perëndimin evropian dhe amerikan, ai përmend 54 syresh.
Flori Bruqi është ndalur në tre momente kryesore; 1. Në zhvillimin e letersisë në kosovë, e cila zë fill në vitet 30 të shekullit të kaluar, që vazhdojnë krimtarinë në kushtet e terrorit serb. Asnjë herë nuk hoqën dorë nga krijimtaria letrare, duke vlerësuar atë si një armë të fuqishme të indetitetit kombëtar. 2. Në zhvillimin e letërsisë arbëreshe, ku jeton një popullsi 90.000 frymësh që vazhdojnë të flasin gjuhën shqipe. 3. Flori flet për arvanitët, Çamërinë, Epirin dhe djallëzitë e qarqeve greke ndaj popullit shqiptar.
Bajroni shkruan: “Nuk ka komb që të jetë parë nga fqinjët e vet me aq urrejtje dhe tmerr se sa shqiptarët”. Kush nuk e di se në fitoren e pavarësisë së Greqisë (1829) që i parapriu kryengritja e vitit 1821, 90% ishin shqiptarë, heronj legjendarë si Kollokotroni, Mjauli, Karaiskaj, Boçari, Xhavella, Bubulina etj., që u vranë prapa shpine njëri pas tjetrit. Lufta më e ashpër kundra çamëve u bë më 27 qershor 1944 në të gjith ëÇamërinë veçanërisht në Paramithi, me pabesinë greke, duke therur, pushkatuar, përdhunuar, torturuar dhe dëbuar, mijëra njerëz të pafajshëm. Dhe për këtë masakër të madhe, nuk u muarr hakë kundra minoritetit grek në Shqipëri, me një fjalë nuk u shpërblye gjaku me gjak dhe dëbimi me debim. Është e turpëshme për Enver Hoxhën, i cili si argat i regjur i Beogradit dhe i Athinës, nuk veproi kundra minoritetit grek ashtu si veproi greku kundra Çamërisë. Nëse Dante Aligheri na solli Ferrin e fantazuar, me të gjitha labirintet e tij, deri në rrethin ei 12-të Perëndisë, në ditët tona dolli një Dante i Ri. Ai ështe shkrimtari Kosovar Flori Bruqi. Ky autor na ka sjellë ferrin e vërtetë njerëzor, ku janë gjeneralë të Serbisë, të strukturave te ushtrisë dhe policisë serbe. Në librin: “Njeriu që shtron shinat e “Olimpit”, nga faqja në faqe njihesh me skena të llahtarshme, jo të sajuara, por reale, ku artistët që luajnë, janë plaka, pleq, gra, burra dhe fëmijë, një popull i tërë i vënë në kalvarine vuajtjes e të torturës, një popull destinuar për t’u përzënë nga trojet etnike. Eshtë një vend i cili u bë shkrum e hi, jo vetëm nga zjarri i predhave, por edhe nga zjarri i vendosur me benzinë nga dora e njeriut, e këtyre kriminelëve të njerëzimit, egërsirave serbogreke.
Përshfaqet aty Shën Bartolemeu i Gjakovës, objektet fetare qindravjeçare që digjen, nëna që dhunohen para fëmijëve, mure të përgjakura, bajoneta që presin kopsa, çajnë gjokset, trupa që digjen me benzinë, maqina që mbushen me kufoma, sisë të prera, sy të dalë, gishta të copëtuar etj. Shëmbëltyra më të këqija të Evropës së sotme.
Është shumë tragjike, vrasja e 22 fëmijëve, masakrimi i kirurgut gjakovar Dr. Izet Himës, i 2019 femrave të dhunuara që trajtohen nga shoqata “Jeta në Kastriot” nga të cilat , 124 prej tyre janë me gji të prerë, me gishtrinj të këputur, 9 me sy të nxjerrë, 16 me plagë në fytyrë, që kanë lënë 4327 fëmijë jetimë. Krime që as mendohen se mund të ndodhin në realitet, s’ka pse te ketë asnjë hezitim nga Tribunali i Hagës për të hetuar dhe vënë para përgjegjësisë. Pikërisht libri i autorit Fori Bruqi “Olimpi Shqiptar” është sinteza më e mirë e dëshmisë së krimeve kundër njerëzimit dhe genocidit serb në Kosovë dhe atij Grek nëÇamëri.
Flori zbret në truallin e folklorit dhe konkretisht në atë të artit rapsodik të rapsodit Dervish Shaqa të Kosovës, të cilin me shumë të drejtë, ai e quan “Gjeneral të folklorit shqiptar”. Vallë ky gjeneral e ka lexuar Karl Reinholdin, që ka botuar në vitin 1856 librin e famshëm “Netët Pellazgjike”, ku paraqet Arvanitët dhe çamët ortodoksë ne Greqi, që flasin gjuhën shqipe. (Nga folklori çam: Karl Reinhold “Netët Pellazgjike”, botimi 2005, mjek nga Getingeni Gjermanisë, kishte ndjekur më 1834 mbretin e parë të Greqisë së pavarur, Oton.)
Ai u dashurua pas shqipes dhe shqiptarëve, që flisnin shqipen “edhe më mirë se na” dhe u martua me një vajzë arvanite, ishte poliglot. Nuk thithet nga helenizmi dhe helenët. Në atë kohë gjuha e flotës ishte shqipja. Në vitin 1896 Gustav Meieri, ka qënë në Greqi për të verifikuar regjistrimet e Reinholdit, na njofton se “si në marinën luftarake ashtu dhe në ate tregtare, gjuha e komunikimit ishtemë e shumta shqipja” (Alb. studien V.f. I. 1896). Në Parathënien e librit “Noctes pellasgicae” ai shkruan: “I shtyrë nga shoqëria plot dashuri dhe ngrohtësia ndaj meje e pellazgëve, këtyre aleatëve të flotës mbretërore, i kushtova vëmendje gjuhës së tyre dhe më lindi dëshira aq e fuqishme për visaret e saj... të folurës elegante ... nga kumbimi i ligjërimit shqip”. Reinhordi, miku i tij, patër Vasil Saqellari, me të cilin është njohur në flotë, i dorëzonte rregullisht tekste shqipe që janë pjesë të folklorit si këngë, peralla, anekdoda etj. Dhe kjo disa dekada përpara Thimi Mitkos, Zef Jubanit, ose Zef Skiroit. Në fletoren origjinale bëjnë pjesë: 15 dialloge, 15 përalla, 14 tregime dhe anekdoda, 47 gjë a gjëza dhe vargje saterike. Nga Netët Pellazgjike, 62 pjesë, dorëshkrime 82 pjesë, 32 letra drejtuar Reinholdit nga prifti i Porozit , Vasil Saqellarit. Shqipërime janë 138 fabula të Ezopit, 11 fragmente nga ungjijtë etj. Vëllimi që unë kam me 200 faqe ka filluartë shkruhet më 22 janar 1856 dhe është mbaruar në Kalavri më 16 mars1856. Kaluan nga kjo kohë deri në vitin 2005, pikërisht në përvjetorine 150-të të “Netëve Pellazgjike”. Gjatë gjithë kësaj kohe REINHORDI ka qënë më e madhja e fshehtë e ditur e Albanollogjisë. Kuptohet se edhe e grekut dhe më vonë politikës së Enver Hoxhës, që shqiptarëve të Greqisë u vuri kazmën dhe hyri në një izolim të plotë. Po të kishtë dalë në dritë gjithë kjo pasuri, arbërishtja e Greqisë do të kishte qënë e njohur në shkollat tona kudo, po aq sa dhe arbërishtja e Italisë.
EROTIKË Trandafilë, flettë gjërë! / Eja, të të puth një herë! / More, vashëza pa mëmë / Haide, vemi ndë dhe t’ënë! / U të thom e ti të dish: / Të zësh dhromthinë, të vish! / Atje ce jë kumbisurë: / Si shëit’ zografisurë / More! Rusu poshtë të të flas: / Mos nomis, se do të ‘ngas! / u të thashë shumë herë: / Sovaro të mos më mbash / Një zoisë kam i ndari / Të kerkonish, të ma hash? / Klumusht’, mialtë të të jet...”
14 allonarit 1858, Poerje mik të fahlem.
Shumë mot kam të gjen kartë t’ënte, e vreronhem tiatrë gjë, podo haronj gluhënë. E ndë më volifshitë këtë muaj, do vinj për pak dit, i të vish. E të shënonj prëposh ca k’shilie Arbërisht, e nëkë di, andë’ i ke shkruajturë. Këtozë vetëmë kishë, e, ndëçofsha edhe të tiera, do t’a ruanj. Po të më shkrunjësh prë këto, and’ i ke shkruajturë, e, ndë ke gjë punë të të bënj, dergo-më. Vashëza e-ime të puth dorënë. Miku i-it V. S. Prift (f. 315). Fjalori: Dhormthinë = rruga, kumbisurë = shtrirë, zografisur =vizaatuar, nomis = ndërment, sovaro = sigurtë, zoisë = jetë, volifshitë = mundesishtë, këtozë = këto.
Çamja e bukur Thonë edhe zoqtë e malit ik (Nga Kolec Traboni) të tromaksur matan detit Zura një mike një belhollë Më s’dëgjohen cicërima çame e bukur nga Filati veç e qara e një shelgu zgjuar ëndrash, ik mes klithmash për mes flakësh edhe zjarrit Kur do vinëçamovogëlthit Larg vendlindjes rritur shtatin bashkë me zogjtë kur do vinë me pikëllim në syt e zi mos janë rritur të tromaksur për shtëpi e për një vatër që kur morren arratinë për një pjergull nëÇamëri Për një gjysh e për një gjyshe Eh , si mbet Paramithia për një vëlla që vranë në portëm e shkretuar e pa jetë ish i brishtë si një engjëll veç ca peq rrinë në portë e mes engjejsh shkon n’atë botë E sikush me vete flet.
Emocionuese janë faqet e librit, kushtuar njërit nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare Çamit me origjinë nga Arta, Mitrush Kuteli, ekonomist, mendjendritur dhe shkrimtar erudit. Nga Ilinden Spase: “mbrëmë von, natën, në të errët erdhën dhe e morën Dhimitrin. Tha ajo me zëmër të dridhur dhe ra në krahët e babajtë. Babai u zverdh në fytyrë. Goja iu zu... Atë ditë , ishte grindur keq në zyrën e eprorit të tij ku ishin dhe disa këshilltarë të huaj. Kishte arritur puna deri atje, sa ai jo vetëm që nuk firmosi po e kish flakur dosjen tutje dhe kish ikur i xhindosur nëpër koridoret e bankës duke bërtitur: -Këtu ka tradhëti! Këtu ka tradhëti! Mbasi iku, Efterpi (Shoqia e Mirushit) erdhi Nonda e tha: “Kanë futur brënda Petro Markon, Andrea Varfin dhe mustafa Greblleshin. (“Im atë Sterjo”, bot 1995, f. 173).
Flori Bruqi shkruan me pikëllim për Mitrush Kutelin: “Prekëse deri në lendim të shpirtit, Përmbajta e letrës është tronditëse, Kuteli zbulon një realitet tragjik të kohës së diktaturës.”Në librin e vet, Flori i ka kushtuar vemendje të veçantë NËNË TEREZËS, e cila pasqyron simbolin e ngrohtësisë shpirtërore dhe të humanizmit botëror. Presidenti Amerikan Bill Klinton shprehej në qershor të vitit 2002 se: “Nënë Tereza ishte e para ajo që më bëri të dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrëmorale ndaj saj dhe vlerave të lirisë” Fjala është për shpalljen e Kosovës se pavarur. Flori vazhdon analizën për shqipen e njësuar, duke u ndalur në parahistorinë e saj që prej shek XVI – XVIII ... Në konsultën gjuhësore të Prishtinës të vitit 1968, e cila u mbështet në parimin “Një komb, një gjuhë, një flamur. Për të arritur këtu u shtrua rruga, që shkruajmë më poshtë. Pikërisht për këtë citojmë F. Gordinjano “Gjeografia kishtare e Shqipërisë” 1934. Thotë: “se islamizimi (në vendin tonë) fillon ngafundi i shek. XVI deri në gjysmën e shek. XVII kemi kthimin masiv të shqiptarëve nga të krishterë në myslimanë. Shqiptarët, thonë mjaft autorë bashkëkohorë, u kthyen në myslimanë të mos thitheshin prej popujve kufitarë sllavë dhe grekë, Kështu mendojnë: I. Irvin, R. Falasci, W.S. Dawis, Roberto Morozo etj. Citojmë prej tyre: “Islamizimi prej shqiptarëve ka qënë një pritë kundër presionit sllav dhe grek”. Dhe më tej bëhet pyetja: “Po si do të ishte harta e sotme politike në Ballkan, në se shqiptarët do të vazhdonin të luteshin në kishat serbe të Savës e në kishat greke, Në gjuhën e këtyre dy kombeve?! A do të ishin asimiluar ata? Shqiptarët U BENË MYSLIMANË PER TË RUAJTUR INDIVIDUALITETIN DHE INDETITETIN KOMBËTAR”. (Sh. Delvina, bot. 1999, f. 304) Aristidh Kola thotë: “Sulltan Murati lëshon urdhër sipas Kuranit dhe thotë: “Sa katolikë dhe të krishterëkanë feude të myslimanizohen dhe do t’i marrin ato, në rast të kundërt do t’i humbin”. Por përveç pasurisë u hiqet edhe liria. Janë njerëz të kategorisë dytë. Kështu që shqiptarët duhet të zgjidhnin midis krishterimit dhe lirisë e pasurisë. Shqiptarët gjithmonë kur u gjëndën në dilema të tilla kanë parapëlqyer gjithmonë lirinë dhe pasurinë, e cila siguronte akoma më tepër të parën. (“Arvanitasit”, bot 2002, f. 283).
Faik Konica thotë: : “Po të mos ishim kthyer në myslimanë, Shqipëria do të ishte e madhe, po nuk dotë ishim Shqiptarë”. Prof. Dr. ESHREF YMERI shkruan:”Flori Bruqi bie në sy për thellësinë e kujtesës letrare dhe për trajtimin estetik të artittë fjalës së shkruar, çka mburon nga pregatitja e tij si një intelektual erudit, i pa përsëritshëm në lëmin e shkencës së kritikës letrare. (internet “Putpuria”, 8 qershor 2016). Prof. Dr. Flori Bruqit, si mjeshtër i Analizës kritioko-letrare i uroj edhe shumë libra të tjerë për ushqim të shpirtit të kombit Shqiptar. Rasim Bebo, Addison Çikago, IL. USA. Qershor 2016.