2024-07-12

I burgosur për vrasjen e ushtarit rus dhe vepra tjera penale, Hajrizi iku nga burgu i Smrekonicës dje në orët e mëngjesit me një plan të detajuar.

 

I burgosuri Faton Hajrizi  njeriu që u arratis të shtunën për herën e nëntë nga burgjet e Kosovës është shpallur në kërkim nga Policia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".



Burimet kanë bërë me dije se edhe këtë herë, si në ikjet e tij spektolare të mëhershme, Hajrizi ishte i përgatitur për t’u larguar nga burgu pa u kapur nga oficerët.

Faton Hajrizi dyshohet se u arratij gjatë periudhës kohore nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 07:00.


I arratisuri më i famshëm në Kosovë arriti që fillimisht t’i shfrytëzojë qarqafët e shtratit, të cilët i lidhi në radiatorin e dhomës ku ai ishte i vendosur.

Në këtë mënyrë, Hajrizi arriti që të largohet nga dhoma përmes dritares në katin e dytë dhe kështu ia doli të depërtojë në katin e parë.

Nga aty, Hajrizi e kaloi rrethojën e jashtme të burgut dhe u arratis për të nëntën herë.

Qendra Korrektuese e Smrekonicës ku Hajrizi vuante dënimin është institucion i tipit të hapur.