Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/07/09

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ,pse e duartrokiti presidenten prof.dr.Vjosa Osmani

 Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbajtur sot një fjalim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s, ku ka qenë e ftuar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.




Blinken në fjalën e tij e ka falënderuar presidenten e Kosovës duke thënë se ka qenë vendimtare për të filluar me këtë nismë për gratë, sigurinë dhe paqen.

“Jemi të lumtur që e kemi presidenten Osmani këtu. Presidentja Osmani ishte vendimtare në lansimin e kësaj inicaitive.”, ka thënë Blinken në fjalën e tij

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Washington në forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s.

Shefja e shtetit sot ka publikuar një fotografi bashkë me Sekretarin Blinken, të cilin e ka falënderuar për pritjen dhe diskutimin e mbajtur në kuadër të forumit.

Osmani ka thënë se aleanca me SHBA është gurthemel për stabilitetin dhe për të ardhmen globale.

“Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.


No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...